VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Takimi Thaçi-Putin, zëdhënësi i presidentit rus tregon detajet

By | November 14, 2018
blank

Komentet

blank

DW: Skandali që po e trondit Serbinë, Vuçiq i lidhur me mafian? Çfarë kanë deklaruar dy kriminelë pas arrestimit

Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd. Përplasjet mafioze janë parë vitet e fundit në Serbi gjithmonë vetëm si pjesë e krimit të organizuar. Por në Beograd janë shtuar kohët e fundit pretendimet e mediave dhe qarqeve të ndryshme që thonë se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqjen shtetërore të Serbisë.

Me arrestimin e kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit të tij, ka filluar të zbulohet edhe roli i shtetit serb në mbrojtjen e grupeve të caktuara kriminale. Veljko Belivuk ishte drejtues i grupit huligan-kriminal “Principi”, i cili punonte brenda klanit malazez Kavaq. Kundër këtij grupi është ngritur tanimë një aktakuzë, në të cilën grupi fajësohet për pesë vrasje, për rrëmbime, tortura dhe përdhunimin e një personi. Ky grup akuzohet edhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Detajet tepër shqetësuese të vrasjeve të kundërshtarëve të tyre, mes të tjerash edhe vrasje me sëpatë dhe bluarjen e mishit të njerëzve, kanë vërshuar mediat serbe javët e fundit.

Roli mafioz i pushtetit

Veljko Belivuk dhe dora e tij e djathtë, Marko Miljkoviq, në deklaratat e tyre në prokurori, kanë akuzuar rëndë edhe disa nga krerët e shtetit të Serbisë. Belivuk në deklaratën e tij para prokurorisë pretendon, se ai personalisht është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një apartament në lagjen Zvezdara në Beograd. Belivuk pohon se Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) kanë kërkuar shërbime të ndryshme prej tyre.

Këto shërbime kishin të bënin me parandalimin e thirrjeve në tribunat e stadiumeve kundër presidentit të Serbisë, Vuçiq (asokohe në stadiume brohorisnin disa grupe se Vuçiqi është homoseksual), me frikësimin e organizatorëve të protestave kundër autoriteteve të Serbisë, me sigurimin e qetësisë në Paradën e Krenarisë në Beograd, por edhe me ndikimin e këtij grupi tek taksistët në Beograd, që të hiqinn dorë nga protestat kundër aplikacionit të transportit “CarGo” (një kompani e lidhur me vëllanë e kryeministres Ana Brnabiç). Natyrisht që nuk dihet, se cili saktësisht ka qenë kundërshërbimi i qeverisë për këto shërbime të këtij grupi kriminal, por thuhet se kundërshërbime mund të kenë qenë mos pengimi i trafikut të drogës, sigurimi i klubeve, bizneset fitimprurëse të tyre me shtetin, mbështetje logjistike e tyre, si dhe mbështetje e tyre nga policia dhe gjyqësia në rastet e konflikteve me ligjin.

Ndryshe, Belivuk i ka thënë prokurorit se ai ishte anëtar i partisë SNS (të presidentit Vuçiq) që nga viti 2011. Lista e zyrtarëve qeveritarë, të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të lidhur me mbështetjen e këtij grupi kriminal shkon praktikisht deri në ajkën e pushtetit të partisë SNS, e ata janë: Aleksandar Vulin, ministër i Policisë, Nebojsha Stefanoviq, ministër i Mbrojtjes, Diana Hrkaloviq, ish-sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, Darko Glishiq, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të partisë SNS dhe Novak Nediq, sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë.  Por hetuesit zyrtarisht nuk janë marrë me lidhjet e këtij grupi kriminal me politikën dhe policinë.

Bozho Preleviç: „Ky është problem rajonal dhe evropian”

Dëshmitë e dy kriminelëve kanë vënë në lëvizje makinerinë propagandistike të regjimit në Serbi. E gjithë propaganda drejtohet kundër opozitës, njerëzve të pasur në Serbi dhe ambasadave të huaja, të cilët akuzohen, se ata gjoja po përpiqen në këtë mënyrë të përmbysin pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq në Serbi. Këto qarqe thonë, se kriminelët e akuzuar mund të gënjejnë në mbrojtje, që sigurisht mund të jetë e vërtetë, por siç thotë për Deutsche Wellen avokati dhe deputeti Bozho Preleviq, këto pohime nuk kanë kurfarë logjike. “Pse ata do të mbroheshin me pohime, të cilat vetëm sa mund të përkeqësojnë situatën e tyre? Ata do kalonin më së miri sikur të thoshin se për të gjitha veprat e tyre kriminale e kanë njoftuar opozitën dhe se kanë marrë detyra nga opozita (e jo pushteti)”, thotë Preleviq, në një deklaratë për DW.

Një vëmendje shumë të madhe në Serbi ka zgjuar një tekst i publikuar në gazetën franceze “Le Monde”, e cila shkruan ndër të tjera, se “krimi i organizuar është futur në zemër të sistemit shtetëror në Serbi dhe Mal të Zi”. Gazeta “Le Monde” shkruan më tej se “grupet kriminale nga Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë pjesë në tregtinë e drogës me origjinë nga Amerika e Jugut, e cila është transportuar në të gjithë Evropën, e kjo e gjitha është bërë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare të pushtetit”. Në tekst theksohet në veçanti “roli i vëllait të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq (Andrej Vuçiq) në Beograd si dhe vëllait të presidentit malazez Millo Gjukanoviq (Aca Gjukanoviq) në Podgoricë”, si dhe fakti se “djali i presidentit serb Vuçiq, Danilo Vuçiq, shpesh është parë në shoqërinë e këtyre huliganëve”.

Situata po bëhet tmerrësisht e pakëndshme për qeverinë, pohon Preleviq dhe shton se e gjithë afera nuk është më vetëm problem i Serbisë: “Ky tani është një problem rajonal dhe evropian, e ky problem nuk mund të zgjidhet tani vetëm nga Serbia. Pyetja që shtrohet tani është: nëse dikush ju premton se do të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, a do të thotë kjo se ky person është në gjendje të shkatërrojë tërësisht edhe vendin e vet pas disa vitesh. Dhe a është e mundur që institucionet evropiane, të cilat kanë raporte shumë të sakta për këto gjëra, ndoshta mund t’i mbyllin sytë para këtyre gjërave dhe do t’ia falin ato”, pyet Preleviq.

Situatë e paqëndrueshme – kërkohen përgjigje

Tani është i domosdoshëm një hetim i plotë mbi pretendimet e anëtarëve të grupit të Belivukut, në mënyrë që të saktësohet nëse vërtet ka të vërteta në pohimet se disa grupe kriminale kanë pasur mbështetjen e autoriteteve më të larta, thotë për DW Slobodan Georgiev, drejtor programor i “Newsmax Adria”.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme dhe tani duhet të jepen disa përgjigje. Unë mendoj se njerëzit në polici dhe në prokurori dinë shumë për këto gjëra, ndërkohë që edhe lëvizjet e presidentit të Serbisë mund të përcaktohen shumë lehtë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme dhe shëruese për situatën, sikur të përcaktohej sfondi i qartë i krijimit të këtij grupi, si dhe mënyra e shndërrimit të këtij grupi tifozësh në një grup të organizuar kriminal. Dhe të përcaktohet, se kush e ka ndihmuar këtë grup nga qeveria dhe pushteti”, thonë Georgiev.

Slobodan Georgiev thotë se fushata e mediave të regjimit për pastrimin e pushtetit është e pritshme, sepse siç thotë ai, “kur kontrolloni mediat e mëdha, ju mund të shkoni rreth e rrotull dhe të tregoni versionin tuaj të së vërtetës”. E në anën tjetër e keni në duar edhe buxhetin e shtetit dhe mund të paguani të tjerët të bëjnë propagandë“.

Mediat e regjimit dhe financimi i tyre

Sa i përket dilemës, nëse kjo aferë do të dëmtojë politikisht autoritetet e tanishme në Serbi, apo pushteti do të arrijë të amortizojë këtë aferë, Georgiev nënvizon se “votuesit e Vuçiqit nuk shohin dhe nuk dëgjojnë asgjë tjetër. Ata vetëm shohin se dikush po e sulmon Vuçiqin dhe po e akuzon atë për gjëra të tmerrshme. Ndërsa Vuçiqin e shohin si njeri të mirë që u jep para dhe punë të gjithëve. Kjo është arsyeja pse mediat edhe këtu janë gjëja më e rëndësishme, sepse në këto media nuk mund të lexoni dhe shikoni asgjë tjetër, përveç vajtimeve të Vuçiqit, i cili shkon rreth e përqark dhe thotë se dikush po do ta shkatërrojë – ndërsa për veten pohon se është i gatshëm të shkojë edhe në poligraf dhe të dëshmojë të vërtetën”, nënvizon Georgiev.

Avokati Bozho Preleviq është i mendimit, se SNS nuk mund të bindë më as anëtarësinë e vet, se kjo parti nuk është e lidhur me grupe serioze kriminale. “Zgjedhjet e reja do të vijnë së shpejti dhe se kjo aferë nuk do të mund të ndalet dhe kapërcehet lehtë. Gjyqi dhe mbrojtja e të akuzuarve ende nuk kanë filluar, ndaj besoj se informacionet e FBI-së do të dalin dhe se me to do të njihet edhe opinioni i gjerë në Serbi. Por me këto do të njihen edhe politikanët evropianë dhe se do të shihet se me çfarë problemi po përballemi ne këtu”.

Po për sa kohë Vuçiçi tregohet servil, veçanërisht ndaj amerikanëve, asgjë nuk do të ndryshojë, beson Sllobodan Georgiev.

“Vuçiqi është njeri i dëgjueshëm, dhe derisa vazhdon të jetë i këtillë, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për të. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm, nëse Vuçiqi ndryshon pozicionin e tij, ose nëse dikush vendos të na tregojë disa gjëra, siç ka ndodhur dikur në Maqedoni, ku shihet se Vuçiqi dhe njerëzit rreth tij mund të jenë të lidhur me krimin e organizuar”, përfundon drejtori i “Newsmax Adria”.

blank

Analisti rus: Ballkani i Hapur, thjesht mbulesë për daljen në det të Serbisë nëpërmjet Shqipërisë. Iu privua me rënien e Jugosllavisë dhe ndarjen nga Mali i Zi

 

Studiuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit në një analizë botuar në 31 korrik 2021, analizon Mini-Shengenin ose Ballkanin e Hapur. Duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, analisti rus shkruan:

“Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.

Duke gjykuar për mini-shengenin ballkanik, eksperti rus shkruan se dalin disa pyetje. E para: Kujt i intereson një integrim i tillë. Inisiatorët flasin për zhvillim ekonomik, por Emeljanov është skeptik:

Vërtetë aleanca e shteteve të varfëra do të përmirësojë gjendjen e vendeve pjesëmarrëse, aq më tepër në situatën e mospjesëmarrjes në të, të vendeve të tjera të rajonit dhe praktikisht në mungesë të plotë koordinimi?” – pyet ai.

Analisti rus shkruan se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” – shkruan Valeri Emeljanov.

Analiza e tij mund të lexohet e plotë në “eadaily.ru”, 31 korrik 2021.

Disa numra më herët, analisti i DITA për rajonin, diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati, paralajmëroi gjithashtu se projekti serb i “mini Shengenit” me emrin e ri “Ballkan i hapur” është metoda indirekte e Beogradit për të sanksionuar të drejtën e Serbisë për daljen në detin Adriatik dhe konkretisht në portin e Durrësit. (Lexo: “Deti Adriatik si aspiratë e hershme e gjeopolitikës serbe dhe shashka diplomatike e “njohjes së Kosovës”, DITA 21 korrik 2021).

blank

Mos e bëni pis emrin tuaj e as mos e përzjeni kaq banalisht sportin me politikën… – Nga ADRIATIK DOSTI

Miqesisht tre miqve te mij e tre sportisteve kampione , medaliste dhe elitare te Shqiperise…Izmir Smajlaj, Erkand Qerimi dhe Briken Calja…
Mbushur faqet tuaja te FB me fotot tuaja ne Lojerat Olimpike te Tokyo 2020 me ”Lali Erin” …shoqeruar keto me elozhe, levdata e dedikime a thua se po flisnit per Trajnerin tuaj apo per ndonje specialist, mjek, a pjestar te delegacionit sportiv kombetar shqiptar qe ju shoqeron e ju gjindet prane aty ne cdo moment para, gjate gares e gjate qendrimit tuaj aty…
Desha te shkruaja dicka te bukur vertet per ju te tre sepse vertet e meritoni me c’keni arritur e me ci keni dhene sportit shqiptar e Atdheut tuaj nder vite sikurse kisha ndermend te shkruaj disa radhe edhe per te mrekullueshmen Luiza Gega…por kur pashe qe Lali Eri e politika e se bashku me to vete Fideli i pari ne emer te partise e te shefit te tij te madh ju paskan marre peng kaq banalisht te gjitheve …hoqa dore dhe nderrova mendje…
Se kush ju a solli Lali Erin ne Tokyo …c’pune ka ai aty, kush ja paguan udhetimin, qendrimin e akomodimin ne fshatin olimpik …shpenzimet e tjera…si lejohet perzjerja e politizimi i tij me delegacionin sportiv kombetar te Shqiperise etj etj kjo eshte histori me vete se ciles shpejt do i dali tymi…por per ju jane te pa faleshme fotot me te qe kane mbushur fb tuaj e vecmas komentet e pa pranueshme qe perzjejne piset fare permes fotove tuaja sportin me politiken…
Eshte i vertete fakti se si kryetar Bashkie ai mund te kete bere dicka per ju meqenese ju tashme perfaqesoni vec Shqiperise specifikisht edhe Tiranen …por ju a rikujtoj se nuk ka bere asgje me shume se sa ajo qe i takon dhe ajo qe e ka per detyre te bej per ju… poerpos faktit qe gjithcka qe ai ka bere per ju e ka politizuar gjithmone djallezisht duke e paraqitur cdo gje jo si arritje tuajen individuale e fale talentit tuaj si dhe punes se pa lodhur te trajnereve tuaj [ me vjen sinqerisht shume keq per trajneret tuaj Kovaci, Toska e Rruli ]…por si sukses, kujdes e strategji te sportit kombetar prej Partise , vetes se tij e Shefit te tij te madh atje lart ne qeveri…
Briken ….fakti i vajtjes tende ne Tokyo pa trajnerin tend …zevendesuar nga Fideli dhe Elezi …si dhe fakti qe ata pikerisht ta humben Medaljen olimpike …duhet te te bente ty te reflektoje thelle e te mbaje qendrim ndaj tyre te pakten sportivisht e per te ruajtur personalitetin tend njerezor e figuren e trajnerit tend e jo te lumturoheshe pse dole ne foto me Lali Erin e ti thurje atij lavde e dedikime krejtesisht te pa merituara…
Sepse eshte absurditet e paradoks qe delegacionit sportiv kombetar olimpik shqiptar ti bashkangjitet Lali Eri i Politikes e ti mungoje trajneri i te vetmit sportist prej te cilit Shqiperia priste e pretendonte per te fituar per here te pare nje Medalje Olimpike…
Te njejten gje Lali Eri beri edhe gjate fushates zgjedhore te Prillit 2021 duke marre peng e duke shfrytezuar per qellime te pastra politike disa sportiste e artiste …te cileve ju a uli ndjeshem reputacionin e respektin e tyre ne popull…
Fotot e komentet tuaja ne faqet e fb tuaj me Lali Erin une si njeri i hershem dhe shume i afert e aktiv me sportin kombetar i shoh e i gjykoj si te turpshme per ju , emrin e figuren tuaj…respektin e simpatine qe gezoni tek shqiptaret kudo ne bote…dhe nje perzjerje flagrante e te piset te politikes ne sport dhe propogandes se saj permes sportit a emrit e reputacionit te nje sportisti elitar …..c’ka eshte e denueshme vecmas edhe prej vete IOC -Komitetit Olimpik Nderkombetar…
Ju mund te dilni ne foto me ke tu doje qejfi juve e askush nuk ju pengon per kete……por qe ta perzjeni sportin kesisoj me politiken se keshtu ju pelqen e ju intereson kreut te sotem partiak te KOKSH -Fidelit e kreut te Bashkise socialiste te Tiranes – Lali Erit kjo besoj se nuk ju nderon ju e emrin tuaj aspak perkundrazi ju turperon e ju a ul vlerat sportive e njerezore me shume se c’mund te keni menduar e gjykuar kur bete publike fotot tuaja me Lalin e kur i bombarduat ato me komentet tuaja mbi-vleresuese e te pa merituara per te…
Sinqerisht ishte e turpeshme vertet…beni mire ti hiqni …jo per mua e as per ndonje individ politik a parti politike e per ti bere qejfin dikujt joooo…por me se pari per dinjitetin e krenarine tuaj , per emrin e arritjet tuaja …e per ta mbajtur sportin sa me larg politikes e per te mos e bere kurre ate pis ne forma te tilla neveritese…
Une bera publike ketu ne kete postim timin vetem njeren foto …ate te Erkandit me Lalin…por nje mori fotosh te tilla jane edhe ne fb e Smajlajt e te Brikenit…
Eshte ne nderin tuaj ti fshihni e ti hiqni keto lloj fotosh …natyrisht nese gjykoni si une , si njerez te sportit e jo te politikes pasi eshte ne nderin tuaj qe pikerisht politikes e politikaneve te mbrapshte e anti – shqiptare qe e shkaterruan dhe e rrenuan ate vend e ate popull e sigurisht edhe sportin shqiptar …tu qendroni sa me larg te jete e mundur..
Ju siguroj se fotot tuaja me Lali Erin dhe dedikimet pozitive , te pa merituara e skandaloze tuajat per te i kane fyer shqiptaret shume me teper se sa mund te mendoni ju …
Mbetem ne mirekuptimin tuaj sportiv e njerezor …
Miqesisht miku juaj i mire…
Adriatik R. Dosti – Michigan -USA
blank

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

Fotografi nga lartësia e një rafinerie nafte në qytetin e Pançevës, afër Beogradit, 22 janar 2008.

Ludmila Cvetkoviq

Në Pançevë afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd, deri në fillim të tetorit do të jetë gati një provë e operimit të Termocentralit TE-TO.

Ky projekt në Serbi i ka bërë bashkë Kinën dhe Rusinë.

Investitori rus Gazprom, ka angazhuar Grupin Kinez Shanghai Electric për këtë projekt infrastrukturor në Serbi.

TE-TO do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me këto dy vende, Serbia po ballafaqohet me kritika të vendeve perëndimore. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk e ka harmonizuar ende politikën e jashtme me bllokun 27 anëtarësh.

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Igor Novakoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi ekonomik midis Kinës dhe Rusisë në rajon është i bazuar më shumë në interes tregtar dhe nuk paraqet ndonjë rëndësi politike.

“Sipas mendimit tim Rusia nuk është hiç e interesuar që Serbia të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Është në interesin e saj që ky proces të zgjasë sa më gjatë. Sa i takon Kinës, mbase është në interesin e tyre që i gjithë rajoni të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pasi në këtë mënyrë Pekini llogarit se do të ketë më shumë miq në institucionet e BE-së”, thotë Novakoviq.

Rasti i Termocentralit TE-TO

Kompania energjetike kineze Shanghai Electric u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e një termocentrali (TE-TO) në Pançevë në korrik të vitit 2017.

Në këtë tender aplikuan edhe kompani nga Greqia, Austria, Zvicra dhe Kina, thuhet në faqen e internetit të kompanisë me pronësi ruse “Nis”.

Pjesën më të madhe të investimit prej 180 milionë euro e siguron investitori “Gazprom Energoholding”, një degë e Gazprom, e njohur në Serbi si aksionari më i madh i NIS.

Kontrata me kompaninë kineze u nënshkrua në tetor të vitit 2017 nga kompania TE-TO Pançevo.

Kjo kompani, që do të ndërtojë termocentralin, u formua nga NIS dhe Centrenergoholding, e cila i përket Grupit të Gazprom Energoholding.

Pronësinë e komanisë NIS (Industria e Naftës e Serbisë) e ka kompania ruse Gazprom Neft (56.15%) dhe pjesën tjetër 29.87% shteti i Serbisë.

Projekti TE-TO po ndërtohet pranë rafinerisë së naftës në Pançevë dhe do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

Siç është thënë, energjia e prodhuar aty pritet të sigurojë nevojat gjithnjë e më të mëdha të Rafinerisë së Naftës në Pançevë, dhe pjesa e mbetur e energjisë elektrike do të shkojë në sistemin energjetik të Serbisë.

Gazprom: Projekti konfirmon efikasitetin e bashkëpunimit ruso-kinez

Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom Energoholding, Denis Fyodorov, pati thënë në tetor të vitit 2017 se kompanitë që veprojnë në kuadër të këtij grupi kanë zbatuar projekte për ndërtimin dhe modernizimin e impianteve të energjisë me partnerë nga Kina në dhjetë vitet e fundit.

“Jam i sigurt se realizimi i suksesshëm i këtij projekti do të konfirmojë efikasitetin e lartë të bashkëpunimit ruso-kinez në zbatimin e projekteve në tregjet evropiane të energjisë”, pati thënë Fjodorov.

Nga kompania “Gazprom Energoholding Serbia” i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se aktualisht ata nuk janë në dialog me kompanitë kineze sa i takon bashkëpunimin për projekte tjera në rajon.

Në një përgjigje me shkrim të kësaj kompanie thuhet se Serbia dhe gjithë rajoni i Ballkanit janë një ndër vendet më premtuese për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar të Gazprom Energoholding.

“Ne do të përcjellim me vëmendje tenderët e shpallura nga Ministria e Minierave dhe Energjisë (të Serbisë)” deklaroi kompania.

REL gjithashtu i ka dërguar pyetje edhe kompanisë kineze Shanghai Electric Group lidhur me bashkëpunimin e tyre me kompanitë ruse në Serbi, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas ekonomistit, Millan Kovaçeviq është mëse e zakonshme që kompanitë nga disa vende të ndryshme të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të zbatojnë së bashku një projekt.

“Këtu rastisi të jenë një kompani ruse dhe kineze që mund të tingëllojë se aty ka një aspekt politik, Gjegjësisht, të dyja vendet po përpiqen të heqin pengesat që Bashkimi Evropian po krijon për praninë e tyre në rajonin tonë”, tha Kovaçeviq.

Bashkëpunimi ruso-kinez në nivel global

Edhe në nivel global po fuqizohet bashkëpunimi midis Kinës dhe Rusisë. Qendra për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS) në një analizë të saj thotë se në aspektin praktit lidhjet midis Kinës dhe Rusisë janë forcuar.

“Duke filluar nga diplomacia në mbrojtje dhe nga ekonomika te informacioni – bashkëpunimi midis Pekinit dhe Moskës është intensifikuar”, thotë ky Institut.

“Pekini po punon me Moskën në mënyrë që të përmbushë boshllëqet në aftësitë e saj ushtarake. Pastaj për të përshpejtuar zhvillimin e saj ushtarak dhe për të shtuar përpjekjet e saj në minimin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës global”.

Në analizën e botuar në muajin janar thuhet se Rusia po përforcon kërcënimin që Kina paraqet për Shtetet e Bashkuara.

Në Ballkanin Perëndimor “kështjella” e Kinës dhe Rusisë është para së gjithash Serbia.

Novakoviq: Aktiviteti i Kinës po rritet

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Igor Novakoviq thotë se Kina është gjithnjë e më aktive në rajon.

Sipas tij Kina ka qenë në përgjithësi një lojtar më pasiv në politikën ndërkombëtare, por që tani sipas tij Pekini ka treguar shenja të ndryshimit.

“Ajo (Kina) ishte kryesisht e përmbajtur, pasi u përpoq të mos zemërojë as Perëndimin dhe as Rusinë nëse kishte ndonjë çështje konflikti. Sidoqoftë, tani më duket se kjo po ndryshon”, tha Novakoviq.

Si shembuj të kësaj ai citoi postimin e Ambasadës së Kinës në Podgoricë, përmes së cilit, zyrtarëve amerikanë iu dërgohej porosi të kujdeseshin për punët e tyre me Malin e Zi dhe të shqetësoheshin më pak për bashkëpunimin midis Kinës dhe Malit të Zi.

Një çështje tjetër, analisti Novakoviq përmend propozimin e rezolutës së Kinës dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 22 korrik për heqjen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (OHR), propozim ky që nuk u miratua.

“Jemi duke parë një pozicionim gjithnjë e më konfrontues të Kinës ndaj Perëndimit. Për këtë, Pekinit gjithashtu i konvenon bashkëpunimi me Rusinë, e cila ka qenë e pranishme këtu në rajon dhe ka treguar një sjellje të tillë për shumë vite”, tha Novakoviq.

Bashkimi Evropian disa herë i ka dërguar Serbisë paralajmërime për rëndësinë që ky vend të përafrojë politikën e jashtme me BE-në.

Serbia nuk ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për dënimin e Rusisë dhe Kinës dhe vendeve të tjera autokratike në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut. Beogradi llogarit në mbështetjen e këtyre vendeve në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Stefan Vladisavlev, nga Fondi për Ekselencë Politike, një organizatë joqeveritare me seli në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se në Serbi krahas pranisë së vendeve të BE-së ekziston edhe prania e vendeve nga Lindja.

“Ne trashëgojmë atë që njihet si katër shtyllat e politikës së jashtme. Pra, ne u përmbahemi shtyllave që i referohen Moskës dhe Pekinit, dhe u mundësojmë atyre që të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë në Serbi”, tha Vladisavljev.

Politika e jashtme e bazuar në katër shtylla – Bashkimi Evropian, Rusia, Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Kina, u krijua nga ish -presidenti serb, Boris Tadiq, i cili drejtoi vendin nga vitit 2004 deri më 2012.

Pasi Partia Përparimtare Serbe mori pushtetin në vitin 2012, presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëriti se Serbia është në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por se ajo po ndërton marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

Projektet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë

Ka kohë që Serbia zhvillon shumë projekte infrastrukturore me Kinën dhe Rusinë.

Ministrja e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajlloviq, e cila më 22 korrik bisedoi me përfaqësuesit e Shanghai Electric në Beograd për projektet e mundshme për ndërtimin e termocentraleve me gaz në Serbi, tha se vlera e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës midis Serbisë dhe Kinës është rreth 15 miliardë euro.

Disa nga projektet janë: Korridori rrugor 10 dhe Korridori 11, Ura Mihajlo Pupin në Beograd, pastaj kompanitë kineze kanë blerë hekurishten në Smederevë dhe kompleksin e minierave Bor.

Me Rusinë, Serbia gjithashtu ka zhvilluar shumë projekte të përbashkëta infrastrukturore, të tilla si hekurudha Stara Pazova-Novi Sad, e cila është një pjesë e hekurudhës Beograd-Novi Sad, si dhe projekte energjetike, siç është tubacioni i gazit nga Bullgaria deri në kufirin me Hungarinë.

blank

Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin

Për një kohë të gjatë shumëkush është tallur dhe ka bërë humor me faktin se gjatoshi Edi Rama kishte zgjedhur një zëvendës liliput. Vetë kryeministri e kishte shndërruar këtë fakt në objekt batutash duke e kthyer në argument politik shtatin e Erion Braçes.

Por me sa duket kjo zgjedhje nuk ka të bëjë vetëm me vanitetin e shefit të qeverisë, për të sunduar fizikisht mbi vartësit. Zgjedhjet e tij priren më shumë drejt qëmtimit të lakejve që firmosin çfarë i’u vihet përpara.

Dhe Braçe ka dhënë prova se është i aftë për këtë.

Disa javë më parë ai firmosi dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët që bën sikur i përbalt në Facebook. Ndërsa tani, zv kryeministri ka hedhur nënshkrimin për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës.

blank

Kjo VKM e sigluar nga Braçe është shumë problematike sepse ajo bie ndesh me vendimin që sapo mori Gjykata Kushtetuese, e cila arsyetoi se kalimi i kësaj prone tek Bashkia Tiranë ishte antikushtetues.

Përpos peshës morale gjithçka ëshë e mbështjellë edhe me paqartësi juridike. Sepse pas vendimit të kësaj gjykate, që ia merrte pronën Erion Veliajt, shteti duhej të bënte disa veprime. Së pari Bashkia duhej ta dorëzonte tek ministria e kulturës truallin përreth ish teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Por, pa pyetur për kohën e këtyre formaliteteve Rama i ka kaluar Lalit një pronë që faktikisht atij nuk i iu hoq kurrë, duke mos përfillur për vendimin e kushtetueses. Dhe i ndërgjegjshëm që ligjërisht kjo mund të ketë probleme, ai nuk ka firmosur vetë por ka gjetur për kamikaz një tjetër Erion, me shtat më të vogël.

Natyrisht, shmangja nga nënshkrimi problematik mund të ishte një rastësi në këtë periudhë vere kur shefi i qeverisë është i zënë mes kohës që i kushton Zahos në Dhërmi dhe çasteve që i fal Vuçiçit në Maqedoni.

Por fatkeqësisht nuk është kështu.

Sepse Rama nuk e ka për herë të parë që eviton të lërë gjurmë sa herë planifikon krime për truallin e Teatrit Kombëtar. Edhe në 2018, pasi kishte vendosur personalisht me Bjarke Ingelsin dhe Shkëlqim Fushën se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja, por në fund u fsheh.

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Tani vendin e saj e mban Erion Braçe dhe VKM-në që bie ndesh me vendimin e kushtetueses Rama ia la për nënshkrim atij duke iu shmangur mundësisë së një përgjegjësie të ardhshme.

©Lapsi.al

blank

Kreshnik Spahiu quajti shitësit ‘katundarë’/ Sejko: Ata nuk shitën një vend në gjykatë si ty për 50 mijë euro

Ish-nënkryeari i KLD-së Kreshnik Spahiu, me anë të një statusi në “Facebook” ka sharë dhe ofenduar rëndë shitësit, duke i quajtur ata “katundarë”.

Spahiu shkon edhe më tej në imagjinatën e tij, duke thënë se shitësit shesin një kilogram fiq 13 mijë lekë, prandaj “meritojnë” një polici madje edhe më keq se të Erion Veliajt, por si të Enver Hoxhës.

“Ky ‘katundari’ sot shiste 13 mijë lekë kilogramin e fiqve. Këtë çmim nuk e gjen as në Afrikën e Jugut, Japoni apo në Australi. Këtë çmim e gjen vetëm në bregdetin shqiptar. Nuk paguajnë as taksa dhe as qira, por çmimet i kanë si në hënë.

Sot u binda se këta nuk e meritojnë policinë e Erion Veliajt, por më keq, këta duhet t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës, që iu sekuestroi edhe pulat. Dhe, nuk është problemi për ne që punojmë jashtë, por për ju në Shqipëri, që për një ditë pune merrni sa për dy kokrra fiq”, shkruan Spahiu.

Në lidhje me këtë konstatim skandaloz të Spahiut, ka reaguar aktivisti dhe autori i memeve, Genc Sejko. Sejko thekson se “katundari”, siç iu referohet me përbuzje Spahiu, nuk kanë shitur një vend në gjykatë për 50 mijë euro, duke pasur parasysh kohën kur ish-kreu i AK-së mbante postin e nënkryetarit të ILD-së.

“Ça të bëjë “katundari” i shkretë?! Ai nuk e ka pasur fatin që të shesi 50 000 euro një vend në gjykatë, e pastaj të shkojë e të jetojë për vite të tëra në perëndim pa punuar asnjë ditë”, shkruan Sejko.

blank

Gazeta franceze Le Monde: Vuçiç ka lidhje me grupet kriminale në Serbi

Gazeta franceze “Le Monde” ka shkruar një artikull, ku shprehet se grupet kriminale në Ballkan, sidomos në Serbi dhe në Mal të Zi, kanë diçka të përbashkët dhe kjo është se ata kanë lidhje me shtetin.

“Nëse kriminelët shqiptarë në rajon kanë ndikim falë lidhjeve me mafien italiane, kriminelët në Serbi-Malin e Zi kanë diçka origjinale, dhe kjo është lidhja e tyre e ngushtë me shtetin”, shkroi gazeta franceze, Le Monde në një tekst të gjerë. Gazeta ka bërë edhe një përmbledhje, duke thënë se lidhja ka nisur që në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe kohën që drejtonte Slobodan Millosheviç.

Ekspertët madje arrijnë të thonë se ndoshta Serbinë dhe Malin e Zi mund ta quajnë edhe shtet të të zaptuar nga krimi. Le Monde “godet” fort edhe ish-presidentin malaezez, Milo Gjukanoviç, duke thënë se ai ka lidhje me banda dhe se është “bosi”. Ekspertët kanë analizuar edhe familjarët e personave me pushtet në Serbi dhe në Mal të Zi, duke u shprehur se ata kanë po ashtu lidhje me bandat.

Le Monde shkruan se Milo Gjukanoviç u pasurua nga kontrabanda, por edhe më shumë nga privatizimi, ndërsa vëllai i tij Aco është miliarder. Le Monde gjithashtu shkruan për Serbinë se Vuçiç e njeh mirë botën që zhvillohet mes politikës, futbollit dhe nëntokës./syri.net

blank

SHQIPERI E MJERA SHQIPERI NJËHERË TË MORI TURKU E TASHTI SERBI – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Sot qe nga Durrsi, Shengjini e deri te gjiri i Lalzit jehonë kenga dhe muzika serbe/
Po e nisi këtë shkrim me disa vargje te poetit tonë Pashko Vasa në shënjë proteste për gjendjën ne te cilën sot u sollë Shqiperia.
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule”.
Pashko Vasa.
Më se miri edhe sot pas një shekulli gjendjën e tashme ne Shqiperi e ilustrojnë vargjet e Pashko Vasa Shkodranit.Sot Shqiperia është katandisë keq politikisht,e mbushur me hajni,plaqkitje dhe korrupcion,nga as kush tjëtër pos nga vetë kreret e shtetit të cilët nuk po ua dine fundin pasurisë se vjedhur,kurse nga ana tjetër populli nga varferia po ikë jashtë Shqiperisë.
Sot Shqiperia e këtyre hajnave dhe plaqkitesve shtetëror po e ndryshon edhe politikën gjestrategjike të kethyer kah lidnja,kah pansllavizmi i cili është i njohur si vrastare dhe përqarëse e shqiptarveve.
Sot Shqiperia pa fije turpi ia ka kethyer shpinën vellazerve te vetë në Kosovë,qe as me sy nuk don me i pa,dhe është përqafuar me Serbin,me qetniket e Drazha Mihajloviqit të tipit Aleksandër Vuqit dhe Ivica Daçiq.
Sot Shqiperia lidhë mareveshje te turpshme antishqiptare me Serbin si njefar Mini Shengen”e tash I përkëthyer ne Ballkani i hapur,qe do te thotë e njejta gjë por me një petkë tjetër.Kjo strategji e rreshtimit te gabuar te Shqiperisë do sjellë depertimin e Serbisë,te kaluroi si të dojë ne tokat shqiptare qe dikuar as me luftë nuk ka mujt me i pushtu.Ngadal kjo te qonë deri të formimi i një Jugosllavije te re me Shqiperin mbrenda sajë qe dikuar as Enver Hoxha një gje te këtillë nuk e kishte pranu kur Tito donte ta gllaberonte Shqiperinë.
Sot asaj lirëshem Srebisë fshiste dhe çetnikeve serb u mundësohet të levizin nepër trojet arbenore duke i shfrytezuar asetet me te rëndësishme të Shqipërisë.
Kurse nga ana tjetër so Shqiperia I venë trerë dhe barijera vellazerve te vetë në Kosovë qe as me sy nuk don më i pa.
Është e pa qartë se pse futet një urrejtje e këtillë midis shqiptareve për haterë te Serbisë dhe Edi Ramës.Pse sot Shqiperia je jetë me e afërtë me Serbin se sa më Kosovën.Kjo është e tmershme,e mjerushme.
Oj Shqiperi,o e mjera Shqiperi ku je katandis kështu.Kah po e çojnë kështu,kah je tu shkuar.
blank

Mos i fyej e mos i provoko kaq rëndë shqiptarët Ambasadorja ”mike” …. – Nga ADRIATIK DOSTI

….Sepse perpos 45 vjeteve qe vendi qe ti perfaqeson i la totalisht ne meshire te komunizmit gjakatar …
Sepse 30 vjet me pare kur James Becker vizitoi Shqiperine krejt Bota u çudit me pritjen qe i bene atij shqiptaret
Sepse kur Presidenti amerikan ne detyre George W Bush ishte ne Shqiperi krejt media e globit pohoi njezeri…PO shqiptaret jane kombi me PRO amerikan ne Planet…
Sepse kur ish presidenti Willson tha ato fjale te renda plumb ne peshe por edhe lapidar e historike per Shqiperine nje shekull e kusur me pare shqiptaret e cmuan ate si mikun e madh e te shtrenjte te tyre dhe sot Busti i tij ngrihet plot nder ne nje nga sheshet kryesore te Tiranes…
Sepse kur Clinton , Ollbraight, Clark, Hollbruck etj bene ate qe bene ne mbrojtje te Kosoves jo vetem shqiptaret por krejt njerezimi i civilizuar ishin me ju e ju thane njezeri Bravo…kriminelet e sadistet meritjne vetem asi lloj pergjigjesh …
Eshte ne fakt nje histori e gjate e prekese ne maredheniet shqiptaro-amerikane c’ka i ka bindur perjetesisht shqiptaret qe Amerika ka qene e mbetet miku i tyre besnik dhe i gjindshem per mire sa here qe fatet e kombit te tyre kane qene ne rrezik…
….Por sinqerisht te vjen keq te pohosh e mbetesh i dyzuar perpara pyetjes se rende qe i mundon shqiptaret jo vetem sot por prej disa vitesh teksa shohin te kundertet tek qendrimet e veprimet e Ambasadoreve te USA ne vendin e tyre …
Dhe nuk je vetem ti sot qe po i fyen, provokon e zhgenjen shqiptaret se tepermi aq sa po ju rikujton here pas here ate c’ka ata thone aq mencurisht popullorce….te paska dale Syri…e si thelle ta paskan nxjerre…po mor mik po se nje ”i imi ” ma nxorri….apo ate tjetren se…zot me ruaj nga Miku se nga Armiku di te ruhem vete…
…Qe nga Rayersoni e ne vijim …M.Lino, Limprehti, Arvizu, Lu e se fundi edhe TI me apo pa ”dashje” me porosi a me urdher me koken tuaj apo me kokat e atyre qe ju kane emeruar ju ne Tirane ne nje apo shume forma e menyra nuk keni percuar e percjelle tek Shqiperia e shqiptaret ate Amerike qe jeton prej dekadash ne shpirtin e zemrat e tyre… e qe perfaqeson si kerkush tjeter ne bote…lirine, qyteterimin, demokracine e dinjitetin njerezor…enderren e shpresen tek e nesermja !
…Une sinqerisht dua te besoj te kunderten dhe shpresoj qe Amerika eshte me shqiptaret e me kombin e tyre sepse ka dhene prova te forta historike ne te mire te tyre por…
…Qe Ambasadori[ ja] i saj ta nise detyren duke takuar e duke bere fotografi me kriminelin e 2 prillit qe per fatin e keq te atij vendi e te atij populli sot eshte Kryetari i Parlamentit post komunist te Shqiperise …kjo i fyen teper rende shqiptaret…
Qe Ambasadorja ”mike” te takoje radhazi , te shterngoje duart , tu hidhet ne krah dhe e buzeqeshur dhe e lumtur sa me s’ka te kaloje me se shumti kohen e saj te cmuar ”dipllomatike” me Ramen [ te keqen me te madhe te Shqiperise e te shqiptareve qe pas vdekjes se diktatorit Hoxha]….me Tualet Ballen e bandave kriminale te Elbasanit…me Elisen e me Belinden qe kane bere e po bejne kerdine me milionat e vjedhura nga xhepat e varfer te shqiptareve…apo edhe qe te shetise me Skafe e Jahte oligarkesh te piset e te kete si shoqerues ne krah te saj Erion Veliajn e akuzuar per nje mije e nje pisqille , per abuzime e krime por edhe lidhje mafioze ne dem te vendit e te popullit te tij…kjo jio vetem qe nuk ka kerkundi bythe ku te rrije themi ne shqipot por eshte teper e rende vertet me cdo lloj llogjike e pare nga cdo lloj kendveshtrimi…
E pastaj te vijosh te sillesh si zot ne shtepi te tjeterkujt e te besh ligjin, te japesh komanda e urdhera ne konak te tij kjo eshte e rende sa me s’ka e madje deri edhe poshteruese sidomos per zakonet e traditat e shqiptarit…
Me pas si per ”rastesi terse” te fatit kudo qe te vesh kemben ti per vizite fjala vjen si ne Elbasan, Durres, Shkoder etj …te nesermen te kercase pushka e pistoleta si ne filmat me kauboj te Hollyvudit…edhe kjo te cudit e te le pa fjale e ta ben mendjen corap…
E pastaj ti therrasesh politikanet e atij vendi ku je mike …ti mbyllesh ne Bahcen tende e ti urdherosh e ti detyrosh o firmosni kete Mareveshje qe ju diktoj une o nuk dilni gjalle prej ketej …e aq me shume qe aty ne Bahcen tende te ftosh si Kryemik …Damian Gjiknurin vjedhesin bastard te votave te shqiptareve i cili sot duhej te ishte pas hekurave …edhe kjo eshte e rende fort madje edhe e pa degjuar me pare ne historine e maredhenieve dipllomatike te cdo lloj vendi tjeter te botes…jo vetem me Ameriken por me kedo…
Pastaj te heshtesh kaq turpshem kur dikush e prish dhe e shkel kete Mareveshje tenden…kur dikushi publikisht te injoron krejt [ sic beri Rama me TY ] e madje guxon e ve dore edhe mbi Kushtetuten e vendit e ti serisht te besh rolin e qorrit, shurdhit e te pa diturit e te thuash …is OK… kjo te le pa mend fare moj zonjushe e pertej Atllantikut…
Me pas ti varesh ne qafe Medaljen e meritave te Demokracise Ardian Dvoranit…hetuesit, gjykatesit e prokurorit te djeshem te komunizmit qe ka firmosur e urdheruar denimet e renda me burg e me vdekje te sa e sa shqiptareve antikomuniste e vecmas edhe te atyre shkodraneve trima qe guxuan e rrezuan bustin e kriminelit bolshevik sovjetik Stalin…kjo eshte uleritese fare o zonjusha e pertej Atllantikut…
Te kercenosh publikisht Presidentin e nje vendi vetem e vetem pse ti je e perfaqeson vendin me te madh e me te fuqishem te botes edhe pse vete je vetem thjesht Ambasadore e tij kjo nuk ka vend ku te rrije kerkundi themi ne shqiptaret e madje eshte nje nder rastet me flagrante e me te denueshme nderkombetarishjt nese do ti referohemi Statusit te Dipllomatit e Konventes Nderkombetare te Vjenes qe rregullon e sakteson maredheniet dipllomatike mes shteteve…
E me pas ti turrrsh me te drejte nje figure te piset si Tom Doshi [ edhe pse me deklaratat publike ndaj tij serisht zonja Ambasadore ”mike”] …ti ke shkelur konventen e Vjenes…e pastaj te terhiqesh se Toma me ndihmen e Rames blen shpejt e shpejt nja 3 deputete qe do tu duhen te dyve ne parlamenin e neserm dale pas nje masakre te pa shembullt zgjedhore diktuar nga Partia – shtet…kjo gjykoj se eshte e turpeshme per ju personalisht por edhe denigruese per shtetin qe ju perfaqesoni…aq me shume eshte tallese e qesharake fare ajo c’ka ju ju thate shqiptareve publikisht e zyrtarisht e….Rama me ka premtuar qe Tom Doshin nuk do ta zgjedhe ne kabinetin e tij qeveritar[???]…
Me pas te postosh ne faqen zyrtare te Ambasades se USA …nje tufe me lule ne diten qe barbaria komuniste ne pushtet prish e rrenon Teatrin Kombetar te shqiptareve kesaj une personalisht nuk di se cfare emri ti ve o Ambasadorja ”mike”…
E ne vijim te urosh ti e para Ramen e Partine e tij per ”fitoren” e zgjedhjeve te 25 prillit kur krejt bota tashme e di se cfare ndodhi me ato fare lloj zgjedhjesh ne ate vend aty…e te publikosh pamje me Fishekzjarre po ne faqen zyrtare te Amb se USA ne Tirane kjo haptazi do te thote ti degjenerosh koke e kembe shqiptaret e ta poshterosh totalisht vullnetin e kombin e tyre…
Me pas …te mos ftosh krejt per inate personale perligjur keto gjoja me politiken e vendit tend ndaj Shqiperise…Presidentin e vendit ne disa ceremoni zyrtare qe lidhen me maredheniet e ngushta te Amerikes me Shqiperine …kjo nuk shkon fare, vjen ere te keqe e stonoin goxha…sepse nuk ju behet fort vone shqiptareve per Ilir Meten moj joooo por ti ju fyen Presidentin pra Institucionin e figuren e tij…dhe kjo eshte teper e rende dhe Konventa e Vjenes ka nje kapitull special per kesi rastesh moj zonjushe….lexoje e do te bindesh se sa gabim te rende ke brre e po vzhdon te besh…
E me pas…te tallesh me shqiptaret e tu thuash qe po…po i mbajme shenim verejtjet e konkluzionet e raportit te OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 25 prillit ne Shqiperi…edhe kjo eshte sa fyese po kaq edhe rrevoltuese tek kujton faktin se permbi 650 mije shqiptare votuan haptazi kunderfRames e partise se tij shtet dhe vecmas kunder qeverisjes antikombetare te tij e te bandes se tij…
Ese fundi por jo e fundit sic e ke nisur… te thuash publikisht se une jam Dipllomate e jo Peshkatare …e pastaj te shkosh ne Seline e PD e te Opozites shqiptare e ti kerkosh Kreut te saj Bashes…koken e ish liderit te kesaj Partie duke e kercenuar me ”ngrenie Bari”…kjo eshte Qershia mbi Torte …por ne sensin e kundert e negativ ose sic themi ne shqiptaret jo vetem mbushje Kupe por derdhje e saj…madje banalisht fare…
Si shume majtas je pozicionuar zonjusha Amb.”mike” …madje publikisht e pa te bere syri ”terr” prej askujt…natyrisht tek gjen aty nje vend e nje mall pa zot …e kur gjen shesh natyrisht qe do besh pershesh…por…
…Nese do te priste Shpata TY e vendit qe ti perfason nga te dyja krahet pra majtas e djathtas…e nese sic ju thua shqiptareve se erdhi ora e drejtesise e te kene besim tek reforma juaj ne drejtesi… e se te gjithe politikanet qe kane abuzuar me postin , vendin e popullin e tyre do te pergjigjen para drejtesise…se shqiptaret meritoijne nje fat e nje jete tjeter etj etj…e nese do ti beje keto qe ke bere e po ben kendej nga krahu i PD-Opozites… edhe andej nga ”kampi i Edvinit me shoke e shoqe”… une te siguroj 100 % se shqiptaret i ke e do ti kesh me vete e fuqishem ne kahun tend sepse atyre me shume se TY e se vendit qe ti perfaqeson ju ka ardhur ne maje te hundes prej politikes e politikaneve te tyre bastarde e antishqiptare, komuniste e anti demokrate…filo ruso -sllave e anti-amerikane .. jo vetem te pas 90 por per te qene i sakte fare qe prej baballareve e gjakut te tyre qe nisi qe ne 1945 e vazhdon kaq poshtersisht edhe sot e kesaj dite ne vendin me PRO -amerikan ne bote e qe fatkeqesisht vazhdon te udhehiqet akoma nga ATA qe nje zot e di perse ju i doni e i mbeshtesni kaq fort edhe ne shekullin e 21 e akoma edhe sot…30 vjet me pas …te pakten qe nga renia e sistemit komunist ne Shqiperi…
Shqiperia e shqiptaret e duan Ameriken zonjusha e pertej Atlantikut… besojne tek ajo njesoj si ne Zot…ndaj te siguroj e te lutem TY e vendit qe ti perfaqeson…mos i trajtoni ata e vendin e tyre kesisoij sepse vertet meritojne nje fat e nje jete tjeter pasi askush tjeter pervec tyre e vendit te tyre nuk kane vuajtur aq shume ne Europe jo vetem thjesht prej komunizmit por me se shumti edhe prej loreva e intrigave kombetare e nderkombetare qe jane thurur ne dem e ne kurriz te tyre jete e mot…
blank

Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur në Shqipëri u shemb komunizmi – Nga ALBA KEPI

Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur në Shqipëri u shemb komunizmi.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon se në Shqipëri nuk u shemb komunizmi.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur mësova se diktatura komuniste me ideues, frymëzues e realizues Enver Hoxhën, për gjysëm shekulli mbolli urrejtje, vdekje e të keqe në vendin tim.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon se në Shqipëri askush nuk është shpallur fajtor për këto krime, e po askush nuk ka bërë një falje publike e politike në emër të kombit.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur mora për herë të parë në duar Kuranin e Biblën e mësova se klerikë myslimanë e të krishterë, shqiptarë e të huaj, ishin masakruar, burgosur e mbetur viktimë në Shqipërinë komuniste.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e lexon në italisht At Zef Pllumin që shkruan; “Il mio paese non si trova ai confini del mondo o in qualche remoto angolo sconosciuto del globo. La mia Albania si trova nel cuore dell’Europa, la dove nascono i destini della civiltà occidentale”.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur vizitova për herë të parë një xhami e një kishë, e lexova se dhjetra të tilla ishin shembur nga komunizmi për t’ia lënë vendin depove ushtarake me armë sovjetike, tuneleve të nëndhenshme, bunkerëve e telave me gjëmba që kishin lidhur malet, qytetet, historinë shqiptare.
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, e dëgjon në telegiornale se mjaft armë sovjetike trafikohen ilegalisht nga Shqipëria në Itali prej kaq vitesh.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur pashë gjyshërit e mi të shpërthejnë në një të qarë lirie, e me damarin e fryrë mbi ball e që nuk iu ul kurrë, më thanë; “duhet mos harru shprehjen tonë se do shkoj bari n’rronjë. Bari pa rronjë nuk rritet, ndërsa rronja pa barin po, e po s’u shkul do pjelli sa herë të mund barishte. Mos e lejo të bëhet bar!”
Im bir ka sot të njëjtën moshë timen, kur dëgjon nga unë të njëjtën shprehje; “do shkoj bari n’rronjë”.
Përballë tij, më duhet të përshkoj historinë e pashkruar shqiptare e t’i shpjegoj se si barishteve nuk ia shkulëm dot rrënjët e i lamë të bëhen pllaja.
Im bir ka të njëjtën moshë që kisha unë dikur, për të kuptuar se bari i keq helmon plehun e tokës, prish filizat e luleve, bimëve, pemëve, shtrembëron degët e cifton rrënjët e së keqes.
Si nëndetësja nën ujë që të gjithë e dinë se po noton e askush nuk e di se ku, barishtja e rrënjët shfaqen aty ku toka është më pjellore e shartohen me habitatin e së keqes
Im bir ka të njëjtën moshë që kisha unë dikur, e kupton se bimët e sotme e rrënjët e djeshme të dikaturës, puqen me energji të rinovueshme që financohen me projekte fondesh të huaja, sic bëhet me klimën e ambientin.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur mora në duar një palë pantallona burgu komunist, të arnuara me qime floku.
Im bir ka të njëjtën moshë që kisha unë dikur, e një palë pantallona të ngjashme ja ka parë veshur një ish të burgosuri politik shqiptar, ulur me dorën shtrirë në një qoshe rruge në qëndër të Romës.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur pashë për herë të parë vilat e vjedhura ku kishte jetuar diktatori
Im bir ka të njëjtën moshë që kisha unë dikur e shikon fotografitë e vilës së diktatorit që vazhdon të jetë e vjedhur, me projektin e rinovimit në fonde të huaja për t’ia trashëguar vjedhjen.
Kisha të njëjtën moshë që ka im bir sot, kur më thanë “do shkoj bari n’rronjë”.
Im bir ka të njëjtën moshë që kisha unë dikur, e sot realizova kuptimin e kësaj proverbe urtësie tironse.
Hej o bir “do shkoj bari n’rronjë”.
Jo mam ; “Quando le erbacce invadono un terreno vuol dire che il proprietario è assente” (kur barishtet (e keqja) pushtojnë një terrenin, do të thotë se pronari mungon).
E ke të drejtë, jeta ime!
Derisa prona mos t’i kthehet pronarit e drejtësia qytetarit, haku kriminelit e dinjiteti viktimës, bari i keq do bëj kërdinë e do vazhdoj të zhduk e të largoj nga vendi i origjinës filiza e rrënjë autoktone.
blank

Ceca Razhnjatovic Arkan, vazhdon të buçasë në plazhet shqiptare

Nën tingujt e këngëve të Cecës, po argëtohen pushuesit në plazhin shqiptar, saktësisht në Gjirin e Lalzit.

Këngëtarja serbe e muzikës turbo-folk, Ceca Razhnjatovic, po dëgjohet në plazhet shqiptare, teksa video nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.

Momente kur këngëtarja nacionaliste serbe është dëgjuar në plazhet e Shqipërisë janë regjistruar edhe në të kaluarën. Megjithatë nuk dihet nëse këngët e saja, siç dëgjohet në video, janë lëshuar me kërkesë të ndonjë pushuesi ndërkombëtar apo nga vetë stafi i lokalit.

blank

Misioni i Florian Vlashit dhe pritja e Namik Sadikut Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh

-Është detyrim moral dhe qytetar të qëndrojmë pranë njërit tjetrit
-Florian Vlashi lë Spanjën për një kushtrim të të parëve
-Kudo që të ndodhemi Durrësi dhe durrsakët të jenë prioritarë
-Bienale Netët e Muzikës Klasike, nga pikantet e jetës artistike
… Detyra e durrsakëve të tu, është të të çfaqin dhe të mbështesin artin tënd, ashtu sikundër t’i mbetesh përfaqësuesi i betuar i tyre. Kemi nevojë për përkrahjen e njëri tjetrit, pasi morali dhe qytetaria e jonë është tek njëri tjetri…
Ditë të nxehta. Temperatura të larta. Por për Florian Vlashin këto temperatura janë të dyfishta: së pari nga kushtet e motit dhe së dyti nga puna kolosale që po kryen për ti dhënë dorën e fundit organizimit të Bienales Netët e Muzikës Klasike. Nuk matem dy herë po të pohoj, që kjo Bienale është nga veprimtaritë më nderuese, më autoritare që mbetet si një kurorë nderi, i një angazhimi profesionist të violinistit të madh durrsak me famë europiane Florian Vlashi.
“Gjaku nuk bëhet ujë” është shkruar në librin e urtësisë së popullit. Në trupin e Florianit lëviz gjaku i Gjergj Vlashit. Edhe se e lutnin të dy djemtë për të qëndruar në Spanjë apo në Amerikë, Gjergj Vlashi e kishte vendosur njëherë e përgjithmonë pozicionin e tij: të mos lëvizte kurrë dhe asnjëherë nga Durrësi, nga qyteti i lindjes së tij dhe nga toka e të parëve.
Floriani prej tri dekadash jeton në Korunja të Spanjës. Atje ka ndërtuar shtëpi e katandi. Atje ngriti karierën, rrënjët e së cilës janë në Durrës. Atje dashurohet dhe lidhi jetën, me violonçelisten e njohur Rediana Lukaçi. Familja e tij atje shtohet me dy djem si yje Danielin dhe Martinin, që të dy këta në zanatin e prindërve të tyre. Atje kanë ndërtuar një orkestër që i vjen erë Shqipërie, me dirigjent të përjetshmin Gjergj Vlashi.
Dhe Bienalia që në ditën e parë, është Nata e Muzikës Baroke (në kopshtet e Edenit), me muzikë të autorëve Stabat Mater-Pergolesi dhe Caravaggio, ku interpretojnë Katrina Miftari soprano dhe Safet Berisha –kontra tenor, solistë të bienales së Durrësit. Dhe kjo natë e parë, është një homazh për Gjergj Vlashin- in memoriam. Në fakt në të 10 ditët e Bienales, portreti i gjallë i Gjergj Vlashit është prezent, pasi kjo skenë është e tij, e kolegëve të tij, e artistëve durrsakë.
Floriani i ka kopsitur me imtësi gjërat. Më vjen mirë, që nën drejtimin e tij lëviz një staf profesionistësh dhe shumë miqësor. Mbështetja nga Qendra Kulturore e Durrësit me drejtor aktivin Elio Bajramaj dhe kolegun e tij Julian Shyti, është nga siguritë e suksesit. Tristan Sherifi bëhet copash për të mbuluar gjërat e vogla, si të padukshme por që kanë rëndësi të dorës së parë.
-Po punojmë në kushte optimale, pohon Florian Vlashi. Salla e freskët, ka rritur optimizmin dhe mundësitë, për nivel e cilësi të lartë artistike. Njerëzit që më rrethojnë po më japin mbështetje. Po e presin me padurim fillimin e kësaj Bienaleje, që është një hap më përpara nga organizimet e mëparshme. Prova tërë ditën. Po punojmë me vidoprojektorin, me elementë teknikë të panumërt.
Presim që artistët tanë dhe ato të huaj të bëhen njësh dhe të na çojnë në atë që pritet-suksesin e merituar.
Dhe Bienalja vazhdon me ditën e dytë me Beethoven Goya. Me kuartetin e Kremonës, ku i ftuar është violinsti i njohur Arben Llozi. Vazhdohet me konkursin e talenteve të rinj, ku më i miri do të shkoj në Spanjë për koncerte, kulmon me Sonata Espanola nga Goya tek Dali, ku pritet me padurim interpretimi në violinë i Florian Vlashit dhe në piano të bijës së kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi – Etrita Ibrahimi.
Është në vijueshmëri, referimi i Edmond Buharasë për identitetin tingëllor iliro –arbëro-shqiptar, duke qenë të ftuar L.Sulaj dhe E. Lila. Në të dielën e 8 gushtit, pushteti i Beinales kalon në duart e grupit të njohur instrumental Siglo XX, i krijuar dhe drejtuar nga Florian Vlashi, ku veçohet muzika e mahnitshme e Johan Shtrausit. Nën siglën Krijimi i Botës, në ditën e fundit të Bienales me 10 gusht 2021, pritet një tjetër befasi. Fituesi i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar J. S. Bach Lajpcig, violonçelisti Mare Coppey, do të luajë pjesë nga Bach dhe El Bosco.
Ky është programi i Bienales Muzika Klasike 2021, që organizohet në Durrës që nga viti 2003. Interesimi është në rritje dhe ka kërkesa për të ndjekur çfaqjet. Kjo ishte ana artistike. Por ç’ne Namik Sadiku këtu? Ky është problemi tjetër që më intereson qytetarisht ta nënvizoj. Namik Sadiku reagoi me shpejtësi, kur Florian Vlashi sosi në Durrës dhe hodhi spirancat e anijes së tij në portin e muzikës së qytetit. Namik Sadiku e ndjeu këtë dukuri.
Florian Vlashi është shumë modest. Thjeshtësia e tij, është krijuar që kur u bë pjesë e familjes së Gjergj Vlashit. Tingujt e violinës së tij, që në fillimet kishin brenda fuqinë e e traditës së muzikës, përfaqësimin e dinjitetit dhe personalitetit të qytetarisëe durrsake. Florian Vlashi kishte vendosur të bënte art dhe të kthehej në një artist, për të shërbyer dhe për të marrë përgjegjësi.
A nuk jemi krenar nga pak të gjithë, me krenarinë që na ka krijuar djali ynë Floriani në atdheun e Serevantesit? A nuk e ndjejmë nga pak të gjithë peshën dhe stuhinë e duatrokitjeve të publikut të sallave europiane, për durrsakun tonë aq autoritar? Po pse kur luan në instrument Florian Vlashi, nuk e din vallë ai se mbetet një pjesë e jona dhe ekzekuton edhe për ne? Ai e din fort mirë, prandaj udhëtoi drejt Durrësit të tij, me dëshirën e mirë për të na përshëndetur të gjithëve dhe për të thënë po, jam krenar që mbetem pjesë e juaja. Dhe vendos si shenjë afrimi Bienalen e tij të famshme, nën okielon Netët e Muzikës Klasike.
Ky njeri që vjen urtë e butë dhe që e din fort mirë misionin e tij, nuk ka nevojë për t’i bërë elozhe. Florian Vlashi është nga ai kontigjent i inteligjencës durrsake, që ashtu si i jati, e çmon dhe e vlerëson punën dhe e bën atë moto të jetës. Por ne të tjerët duhet të ngacmojmë vetëdijën, që ta mbështesim këtë shenjë të ndezur të kulturës tonë, t’i krijojmë ngrohtësinë dhe emocionet e tokës së tij, të tokës tonë të përbashkët.
Këtë bëri Namik Sadiku, ky biznesmen i njohur, kryelartë dhe krenar për arritjet e tij. Por Namik Sadiku, me një mbiemër që vjen nga arabishtja që do të thotë, i vërtetë, i sinqertë i bëri një pritje fisnikësh Florian Vlashit. Biseduam për punët, për arritjet, por edhe për vështirësitë dhe e siguroi djalin e Gjergj Vlashit për mbështetje.
Nuk është thjesht se po rrufisim një gotë verë, sesa të shijojmë përkrahjen shpirtërore ndaj njëri tjetrit. Floriani len Spanjën, për të bërë muzikë për ne. Vendos edhe një çmim me paratë e tij, që instrumentistin më të mirë ndër 18 vjeçarët nga Durrësi, ta marrë në Spanjë, t’i jap forcë dhe kurajo përfaqësimi. Me Florian Vlashin, Durrësi fillon që nga Korunja e Spanjës dhe shtrihet në ato skena, ku djali ynë na rrit autoritetin.
Namik Sadiku, në pritjen që bëri në resortin e tij të njohur “Bleart”, i shprehu mirnjohjen këtij floriri të artit durrsak. Ai i dha të kuptojë, që në violinën e tij qendrojnë pas të gjithë durrsakët, të cilët si një kor gjigand, këndojnë ariet e sukseseve të Florian Vlashit. Një natë emocionuese, e thjeshtë ashtu si dhe vetë çifti Vlashi, Floriani dhe Rediana. Takimet prej disa ditësh me djalin e Xhoxh Vlashit, kanë qenë për mua një kënaqësi e jashtëzakonshme. Malli dhe arti i këtij njeriu të përkushtuar, përziheshin me detyrimet që duhet të kemi ndaj tij, veçanërisht ato morale që lidhen me personalitetin e gjithsecilit.
Suksese Bineales tënde Florian Vlashi, e cila është në dekadën e parë të saj! Homazh dhe nderim pa fund, për kalorësin e kulturës durrsake, babain tënd dhe tonin Gjergj Vlashi! Jam i bindur në suksesin tënd. Detyra e durrsakëve të tu, është të të çfaqin dhe të mbështesin artin tënd, ashtu sikundër t’i mbetesh përfaqësuesi i betuar i tyre. Kemi nevojë për përkrahjen e njëri tjetrit, pasi morali dhe qytetaria e jonë është tek njëri tjetri.
Bienalja me 1 gusht 2021 ka premierën. Le të fillojmë që tani duartrokitjet.
Durrës: 30 korrik 2021


Send this to a friend