VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Super Akil Gjakova, fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

By | April 17, 2021
blank

Komentet

blank

13-vjeçarja, bëhet sportistja më e re që merr medalje në një Olimpiadë

Olimpiada e këtij viti është zhvilluar mes rekordeve të shumta të thyera rishtas, si nga rezultatet, por edhe nga mosha, sidomos kur bëhet fjalë për ende fëmijë që marrin medalje.

Së fundmi, sportistja Sky Brown fitoi medalje ari në moshën 13 vjeçe e 11 ditë në disiplinën e skateboard. Broën zhvilloi një performancë fantastike, duke arritur të hyjë në histori të Lojërave Olimpike si sportistja më e re që arrin të fitojë medalje.

Epik ishte dhe momenti që Broën kuptoi se kishte arritur vendin e parë duke gëzuar mes lotësh. Vetëm pak ditë më parë sportistja 13-vjeçare e 331 ditë japonezja Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, disiplina “street”.

blank

blank

“Tokyo 2020”- Përfundon gara finale e 3 mijë metrave me pengesa, ja çfarë vendi u pozicionua Luiza Gega

Luiza Gega përfundoi garën e 3 mijë metrave me pengesa. Atletja shqiptare u rendit në vendin e 13-të nga 15 finaliste. Hera e parë që një atlete shqiptare merr pjesë në finale.

Gega ishte sportistja e fundit shqiptare që garoi në “Tokyo 2020”. Delegacioni shqiptar u paraqit më mirë se në “Rio 2016”, që kulmuan me Briken Caljan i katërti në botë dhe me Luiza Gegën finaliste.

blank

Hyni në faqen e fb të KOKSH… dhe do të gajaseni vërtet me ato çka do shikoni e lexoni… – Nga ADRIATIK DOSTI

Hyni në faqen e fb të KOKSH… dhe do të gajaseni vërtet me ato çka do shikoni e lexoni…

…Keshtu …Presidenti i saj sh. Fidel Ylli ben me dije se Presidenti i Fed, Boterore te Notit vizitoi delegacionin olimpik shqiptar…u takua e bisedoi me notaret shqiptare Kadiu e Merizaj pjesmarres ne kete olimpiade

…ju ofroi trajnim falas e ne fund …ju dhuroi nje Kapuc Noti me logon e KOKSH -it tone [?????]…..

Ne vijim nje Deputet japonez eshte takuar me Shefin e delegacionit olimpik kombetar shqiptar ne Tokyo 2020 sh. Erion Veliaj [ ?????]….Lali Eri nga kryetar bashkie tani brenda dy ditesh u emerua prej Fidelit edhe si Shef i Delegcionit tone sportiv olimpik…dhe te dy kane diskutuar ”gjere e gjate ” per hallet e problemet qe ka sot sporti shqiptar…
Ka te ngjare qe deputeti japonez rrezik nuk e di fare se ku bie Shqiperia e jo te dije e te qaje hallet e sportit te saj…te Lali Erit e te Fidelit…..

E ne fund te takimit e bisedes mes tyre sh. Veliaj i eshte lutur Deputetit japonez qe te nderhyje tek qeveria e tij dhe tek Kom .Olimpik japonez qe shume nga paisjet e baza materiale e kesaj

olimpiade

pas perfundimit te saj ti jepen si ndihme Shqiperise dhe sportit te saj [?????]…eshte bythe e zgjute Lali Eri pse c’kujtoni juve…

Me pas po ne faqen e fb te KOKSH … nje video ku ne knalin televiziv MCN te Tiranes zyrtare realizohet nje lidhje e drejteperdrejte nga Tokyo me Shefin e Delegacionit Olimpik shqiptar Lali Erin…[?????]…
Qyfyre nga rregjimi qyfyr …keshtu titullohej dikur nje rubrike e bukur humoristike ne revisten Hosteni…
blank

“Pesë vite më parë qaja nga dëmtimi”, Gega: Nesër vrapoj me vajzat më të shpejta të botës

Nesër do të jetë finalja e 300 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Gjithë sytë janë nga atletja shqiptare Luiza Gega, e cila do të konkurrojë për herë të parë një finale të tillë. Për të ulur disi ankthin, vetë Gega shkruan:

POSTIMI I GEGËS

“5 vite më parë dhe pikërisht në Olimpiadën time të parë (Rio 2016) kam qenë duke qarë, sepse isha e dëmtuar në tendinë dhe nuk mund të vrapoja.

Por ja ku jam sot, pas 5 vitesh, duke realizuar ëndrrën time si finaliste olimpike dhe duke vrapuar me vajzat më të shpejta të botës. Se di si do të ishte jeta ime pa këtë adrenalinë.”

blank

blank

Bezhani: Rama dhe Veliaj përvetësuan skuadrat olimpike. Fidel Ylli bleu votat për t’u bërë president i KOKSH-it

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, i ftuar në studion e edicionit informativ të lajmeve në Syri Tv, foli për dështimin e kuqezinjve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Bezhani i tha moderatores Eneida Ndoci se presidenti aktual i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka bërë “qoka” me përfaqësimin e Shqipërisë në Olimpiadë.

Sipas Bezhanit, Fidel Ylli nuk i ka vënë rëndësi rezultatit të sportistëve tanë në Olimpiadë, por njerëzve që e kanë ndihmuar të bëhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, ka dashur të bëjë qoka me përfaqësimin e Shqipërisë në Olimpiadë. Ai nuk i ka vënë rëndësi fare rezultatit, por njerëzve të cilët e kanë ndihmuar për t’u bërë president i KOKSH-it.

Rezultati i Brikenit (Caljes) ishte i mirë, por me një kujdes më të madh do të kishim një rezultat edhe më të mirë.

Të pretendosh për medalje dhe të mos kesh interesimin e duhur, kjo nuk është normale.

Sportisti nuk ka nevojë për t’i rënë shpatullave, por për kushte.

Sportisti që shkon në një aktivitet të tillë, duhet të ketë trajnerin me vete, patjetër.

Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë përvetësuar skuadrat olimpike, kryeministrit nuk i takon të japë flamurin, është kompetencë e Presidentit.

Fjalimi i Ramës për Fidel Yllin është i turpshëm, jo si fjalim kryeministri

Fidel Ylli ka blerë votat me paratë e shtetit për t’u bërë president i KOKSH-it.

Erion Veliaj thotë që dënon krimin, por bashkëpunon me të”, deklaroi Viron Bezhani.

blank

Djokovicin e lëshojnë nervat pasi humbi luftën për medalje, moti nuk e keni parë kështu

S’ka medalje për Novak Djokovic në tenis në Lojërat Olimpike. Sido që të jetë, shansi për të është në çifte të përziera që të fitojë të bronztën.

Pablo Carreno Busta e ka shokuar Novak Djokovicin në Lojërat Olimpike.

Ai ka arritur ta mposhtë numrin një në botë për ta fituar medaljen e bronztë.

Djokovic ishte nisur për Tokoi me synimin që të fitojë të Artën, por pasi dështoi dje në gjysmëfinale, sot nuk arriti të fitojë as të bronztën.

Pablo e mposhti Djokovicin 2-1 (6-4, 6-7, 6-3).

Ai u pa tepër i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes, thjesht nuk arrinte ende ta përbijë atë mundësi që humbi të premten për medalje, ani pse sot llogaritet si tenisti numër një në botë.

Në një moment, ai edhe e ka thyer edhe reketin e tij.

Sido që të jetë, zhgënjimin e madh në Lojërat Olimpike Djokovic do të mundohet të mbulojë me medaljen e bronzte në çifte të përzier. /Gazeta Express/

blank

Gjimnastja 18 vjeçare amerikane Sunisa Lee fiton medalje të artë në Tokio

VOA

18 vjeçarja Sunisa Lee, anëtarja më e re e ekipit të gjimnastikës të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike të Tokios, fitoi medaljen e artë në garën individuale të enjten.

Lee u vu në qendër të vëmendjes kur gjimnastja Simone Biles u tërhoq papritur nga finalet e ekipit të martën pasi nuk arriti të ekzekutonte manovrën e saj të planifikuar për kërcimin e kaluçit. Megjithëse nuk kishte bërë stërvitje për garën në ekip, Lee zuri vendin e Biles dhe interpretoi shkëlqyeshëm, duke ndihmuar SHBA-në të fitonte medaljen e argjendtë.

Përveçse është anëtarja më e re e ekipit të Lojrave 2020, Lee është edhe personi i parë me prejardhje Hmong që bën pjesë në ekipin Olimpik të SHBA-së.

E lindur në St. Paul të shtetit amerikan të Minesotës, ajo është pjesëtare e komunitetit të madh etnik Hmong që u vendos në qytetin e pjesës qendrore të Amerikës dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara në fund të viteve 1970 si refugjatë pasi luftuan fshehurazi së bashku me forcat amerikane gjatë Luftës së Vietnamit Lufta, por më vonë u braktisën pas përfundimit të luftës.

Yeev Thoj, nëna e Sunisës, i tha Shërbimit të Laosit të Zërit të Amerikës se ajo dhe burri i saj, John Lee, fillimisht e regjistruan vajzën në gjimnastikë për ta mbajtur atë dhe pesë vëllezërit e motrat e saj aktivë. Me kalimin e kohës, tha ajo, ata vunë re Sunisa kishte ” talent natyral” në këtë sport.

“Kur shkonte në gjimnastikë, ajo dukej se e pëlqente dhe ishte në gjendje t’i përmirësonte aftësitë gjimnastike çdo vit e më shumë. E tillë është ajo”,tha ajo.

Rrugëtimi olimpik i gjimnastes Lee ka qenë i mbushur me sfida vitet e fundit, rasti më i rëndë i të cilave ndodhi në 2019, kur babai i saj mbeti i paralizuar nga kraharori e poshtë pasi ra nga një shkallë vetëm disa ditë para se ajo do të konkurronte në Kampionatin Kombëtar të SHBA-së. Ajo përfundoi siç ishte planifikuar me nxitjen e babait të saj dhe përfundoi e dyta pas Simone Biles në garë.

Ajo po ashtu nuk ishte në gjendje të stërvitej vitin e kaluar pasi palestra e saj u mbyll në kulmin e pandemisë, e cila i mori jetën dy të afërmve të saj. Më pas kur palestra u rihap dhe ajo rifilloi stërvitje, ajo pësoi një thyerje këmbe.

blank

LIGA E KONFERENCËS- Shtatë skuadra shqiptare në fushë, Vllaznia dhe Laçi i luajnë të gjitha

Sot do të luajnë shtatë skuadra shqiptare në arenën ndërkombëtare, më konkretisht në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në orën 20:00 do të luhen katër sfida, Partizani e cila ka humbur në takimin e saj të parë me rezultatin 3-0 ndaj Bazelit të Taulant Xhakës, do të provojë që të kualifikohet për më tej, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 20:00, do ta ketë radhën skuadra e Prishtinës e cila do të luajë takimin e saj thjesht për formalitet ndaj Konah’s Kuei Nomads nga ku në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi me rezultatin 4-1.

Në orën 20:00, do të luhet ndeshja Shkëndija-Riga, ku skuadra tetovarë e Ernest Gjokës do të synojë kualifikimin edhe pse në ndeshjen e parë u mposht me rezultatin 2-0.

Në orën 20:00, do të luhet takimi Fejinord-Drita ku skuadra nga Gjilani arriti një barazim historik 0-0 ndaj skuadrës së madhe holandeze, dhe në ndeshjen e kthimit do të synojë pse jo dhe kualifikimin.

Në orën 20:30, e ka radhën skuadra e Laçit e cila do të kërkojë historinë ndaj Krajovës në shtëpinë e këtyre të fundit për tu kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon përmbysjen e madhe me një kundërshtar si AEL Limasol ku në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 1-0.

Në orën 22:00 do të luhet ndeshja Santa Klara-Shkupi, ku skuadra shqiptare do të kërkojë përmbysjen e rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë./panoramasport

blank

Driton Kuka: Me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës nuk ka lojë!

Trajneri i ekipit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka thënë se ende nuk mund ta besojë se pesë xhudistë kosovarë do të kthehet nga Tokio 2020 me dy medalje të arta.

Ekipi i xhudos, i përbërë nga pesë garues, e shkroi historinë në Lojërat Olimpike 2020, pasi i fitoi dy medalje të arta, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të medaljeve të arta nga vetëm dy pjesëmarrje olimpike, raporton Gazeta Express.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë.

Pak ditë më vonë, të hënën, Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Krasniqi dhe Gjakova i ndoqën hapat e atletes më të madhe kosovare dhe frymëzueses së tyre, Majlinda Kelmendit, e cila e kishte fituar medaljen e artë në Olimpiadën Rio 2016.

Në një reagim në rrjetin social Facebook pasi Loriana Kuka i mbylli garat me humbje për ekipin e xhudos së Kosovës, Kuka e postoi një fotografi të veten me pesë xhudistët të veshur në rroba tradicionale japoneze.

“Samurajët Shqiptar…Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare. Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike! Dy Medalje të Arta! Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta! Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren! Ashtu siç ishte e arta e Majlindes. Ekipi jemi ne që stërvisim, gëzohem e qajme së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!” shkroi Kuka.

Majlinda dështoi ta përsërisë suksesin e Rios pasi u mund qysh në luftën e parë. Akil Gjakova ishte shumë afër medaljes së bronztë, por nuk ia doli për pak. Ndërsa Loriana Kuka u mund në luftën e parë, po ashtu.

Kuka shtoi: “Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit,por kjo krejt është shpaguar… 2 Olimpiada 3 Medalje të Arta! Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore! Këta jemi ne! I gëzofshim medaljet të gjithë ne, Shqiptarët kudo që jemi! Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra e mijëra miqve. Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari! Spo flas më shumë për sojin  e juaj se sdua ta prish festën e madhe! E kam thanë edhe më herët. Me ujë,zjarr e xhudon e Kosovës ska lojë! Kosova mbi të gjithë”.

Ekipi i xhudos, i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, pritet të kthehet në Kosovë të hënën.

Kosovës i kanë mbetur vetëm edhe dy garues ende në luftë për medalje në Tokio, Musa Hajdari dhe Egzon Shala, që do të garojnë në ditët në vijim.

11 garues kosovarë morën pjesë në Tokio 2020, prej të cilëve pesë ishin xhudistë.

blank

Loriana Kuka e pafat, mposhtet dhe nuk arrin të vazhdojë rrugën për medalje në Tokio

Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja e Kosovës u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg. Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.

Loriana ka përpara një karrierë të gjatë dhe e presin edhe Olimpiada të tjera.

Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.

blank

Lojërat Olimpike- Në vendin e katërt në botë, Meta: Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e vlerëson si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku ai u rendi i katërti në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë! 👏🇦🇱”, shkruan Meta.

blank
Meta Fb

Më 7 dhjetor 2018 Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

blank

Lojërat Olimpike Tokyo 2020 – Briken Calja humb Medaljen vetëm për 1 kg….. – Nga ADRIATIK DOSTI

Me sakte do te ishte …nuk e humbi vete por ja humben ata qe kishte mbi krye…ata medioker qe e drejtuan dhe e keq -menaxhuan ne gare…
E ndoqa LIVE e plot emocion garen e sotme te peshengritesit tone te shkelqyer Briken Calja ne Lojrat Olimpike te Tokyo 2020…dhe sinqerisht me erdhi vertet shume keq per gjithe c’ka ndodhi e vecmas per menyren se si nje keq-menaxhim banal fare prej stafit te tij drejtues Pres. te KOKSH z.F.Ylli dhe Pres. te FSHF z.R.Gjoza e privuan sportistin tone nga fitorja, nga suksesi e nga medalja e pare olimpike per te e per Shqiperine…
Mekat … teksa ben nje gare te mire e teksa nje keqmenaxhim i stafit te tij drejtues ne stilin e shkeputjes ku rolin e trajnerit te munguar [ ???]… te peshengritesit tone te shkelqyer Calja e merr persiper Presidenti i KOKSH – Fidel Ylli …e privon sportistin shqiptar nga medalja e pare olimpike per Shqiperine …madje jo nga nje por nga dy medalje qe ishin plotesisht te mundeshme per tu fituar…
E ka nisur garen ne peshen 73 kg Calja me 151kg ne stilin e shkeputjes ku pas deshtimit ne proven e pare ka arritur ta ngreje kete peshe ne proven e dyte…nderkohe qe ka deshtuar ne proven e trete me 155 kg…nje kalkulim ky teresisht i gabuar pasi fare mire e me sukses Calja me diku tek 152-154 kg do ishte absolutisht ne zonen e medaljeve per ne stilin e shtytjes por edhe ne dygaresh…duke kombinuar kesisoj rrezultatet e te dyja stileve e me synim dygareshin…
Ngutja e jo profesionalizmi i atyre qe e shoqeruan dhe e drejtuan Caljen ne kete gare dhe yxhymi tipik shqiptar per ti rene murit me koke pa qene fare e nevojshme cuan ne deshtimin e peshengritesit tone ne gjysmen e gares…sepse medaljet nuk fitohen se do e se ka qejf Presidenti i KOKSH Fideli kesisoj apo edhe Presidenti i FSHP Gjoza..asisoj…
.
Ne shtytje Calja ishte i mrekullueshem vertet dhe beri maksimumin e tij e me te miren e mundeshme duke e nisur garen me sukses tek ngre qe ne proven e pare 184 kg…dhe e mbylli me proven e trete duke ngritur 190 kg… dhe duhej te ishte fitues i Medaljes se Bronzit c’ka do te ishte medalja e pare olimpike per te e per Shqiperine…[ pas asaj te Ymer Pampurit ne 1972 ne Mynih ku stili i tij me pas u suprimua nga IOC ]por diku atje ne Baterine B …indoneziani i pa njohur Abdullah ka ngritur po 190 kg ne kete stil dhe me vetem 1 kg me shume se Calja ne shkeputje ka arritur ti rrembeje medaljen peshengritesit tone ketu por edhe ne dygaresh…342 kg per indonezianin Abdullah [152 +190] dhe 341 kg [151 +190 ] per shqiptarin Calja… ndaj dhe te vjen keq sa me s’ka…
Fituesit ne stilin e Shkeputjes ishin …
Shi Zhyong -Kina me 166 kg
Pernia -Venezuela me 156 kg
Robu -Moldavia me 155 kg
Nderkohe qe Calja me 151 kg u rendit ne vendin e 7…
Fituesit ne stilin e Shtytjes ishin …
Shi Zhyong -Kina me 198 kg [rekord boteror dhe olimpik]
Pernia -Venezuela me 190 kg
Abdullah -Indonezia me 190 kg [ qe fiton ndaj Calja
te Shqiperise qe gjithashtu ngriti 190 kg]
Fituesit e Medalistet ne Dygaresh ishin …
Shi Zhyong – Kina me 364 kg [rekord boteror dhe olimpik]
Pernia -Venezuela me 342 kg
Abdullah – Indonezia me po 342 kg …
….dhe i katerti me 341 kg u rendit peshengritesi yne Briken Calja …ku rrezultati i tij gjithesesi duhet konsideruar mjaft i mire edhe pse e riperseris qe vetem 1 kg e la ate jashte zones se medaljeve e ku mungesa e trajnerit te tij ne kete gare e ne kete perfaqesim me i rendesishmi e me i madhi ne rang boteror per aresye e shkaqe banale ..per te cilat KOKSH dhe presidenti i saj F.Ylli duhet te mbajne pergjegjesine qe ju takon dhe duhet te ndihen plotesisht fajtore dhe shkaktaret kryesore te deshtimit te Caljes e te Shqiperise ne nje gare e konkurim ku te gjithe besonim e shpresonim per te paren medalje olimpike pasi forma e sportistit tone deri ne fund te gares ishte e shkelqyer…
Sepse nje zot e di se c’pune kane Fideli e Gjoza njeri pres i kom. olimpik kombetar shqiptar e tjetri pres. i fed. se peshengritjes te bejne e te merren me kalkulimet tekniko-profesionale te sportistit ne gare…ku dihet fare mire qe kjo gje profesionalisht eshte pune vetem e trajnerit te tij dhe e askujt tjeter…
Dhe jam mese i sigurte qe aventura te tilla te cmendura e ngjarje te tilla per librin Guiness ndodhin vetem me sportin shqiptar e askundi tjeter e ne asnje vend te botes…
Te pretendosh per medalje e ta cosh sportistin te garoje…pa Trajner [?????]…kete e bejne vetem te marret menderisht e askush tjeter !
E megjitheate …Faleminderit Briken …ti e bere tenden …bere me te miren e mundeshme dhe bere cmos te nderoje veten e vendin tend …por perderisa te kemi ende ne krye drejtues te tille partiake e medioker qe vene politiken mbi sportin as sot e as mot te mos na shkoje mendja per fitore, per sukses e per medalje aq me pak Olmpike !
Shembulli e arritjet e Kosoves vene me shpatulla per muri shtetin e drejtuesit e sotem te sportit kombetar shqiptar ndaj cdo lloj komenti tjeter do te ishte mese i tepert …

Send this to a friend