VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sulmoi autobusin e rivalëve, ja dënimi për Conor McGregor

By | July 27, 2018

Komentet

FFK thotë se prindërit e futbollistit serb Ilija Iviq janë përjashtuar nga puna

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar nga drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna”.

Komiteti pretendon se nëna e futbollistit Iviq që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, dhe babai i tij – punëtor i arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.

“KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll”, thuhet në komunikatë.

Ilija Iviq është futbollisti i parë nga komuniteti serb, që ka pranuar të luajë për ekipet e Kosovës.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, ai ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit “Flamurtari” për tri vite dhe se është pritur shumë mirë nga të gjithë.

Federata e Futbollit të Kosovës duke komentuar angazhimin e futbollistit serb klubin kosovar thotë se “asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë”.

FFK-ja kërkon nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese. rel

Ekipet gjermane të futbollit do të veshin fanella kundër urrejtjes e racizmit

Berlin

Ekipet e futbollit në Kategorinë e tretë të Gjermanisë do të veshin fanella speciale kundër urrejtjes, racizmit dhe diskriminimit këtë fundjavë pas sulmit terrorist racist në Hanau dhe abuzimit racist në kampionat një javë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se pothuajse të gjitha ekipet e divizionit, gjyqtarët dhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët në fushë do të veshin fanella me moton “kartoni i kuq për racizmin”.

Gjithashtu do të mbahet një minutë heshtje dhe do të vendosen lule për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Hanau, ku një gjerman i armatosur i të djathtës ekstreme vrau nëntë persona me prejardhje të huaj.

“Ne qëndrojmë së bashku kundër kujtdo që sulmon vlerat tona”, tha presidenti i federatës gjermane Fritz Keller, duke iu referuar reagimit të tifozëve kur një përkrahës i Preussen Münster brohoriti si majmun ndaj mbrojtësit të Würzburger Kickers, Leroy Kwadwo të premten e kaluar.

Tifozët e Münster brohoritën: “Nazistët jashtë! Nazistët jashtë! ” duke detyruan tifozin të largohej.

“Reagimi dhe uniteti i tifozëve, si dhe klubeve është mbresëlënëse, ashtu që menjëherë pas episodit të turpshëm në Münster dhe tani, sa i përket vazhdimit të luftës kundër racizmit”, tha Keller.

Federata Gjermane e Futbollit përshkroi sulmet fatale në Hanau si “një sulm ndaj bindjeve tona më të thella dhe me këtë edhe ndaj vetvetes”.

Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Mundësi Egzon Shala kualifikohet me normë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen gjatë verës që vjen në Tokio të Japonisë

Ka ardhur zyrtarisht norma e parë Olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Federata Botërore e Mundjes ia ka dërguar sot presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, normën Olimpike për mundësin Egzon Shala.

Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020.

Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.

“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.

Është kjo norma e parë zyrtare e fituar për vendin tonë për Lojërat Olimpike.

Brenda normës Olimpike ndodhen edhe pesë xhudistë, të cilët pritet të konfirmohen në muajin maj 2020, kur përfundon cikli kualifikues.

Lojërat Olimpike mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokyo të Japonisë. /Gazeta Express/

Japoni, koronavirusi nuk rrezikon mbajtjen e Lojërave Olimpike

Tokio

Organizatorët e Lojërave Olimpike Verore në Tokio këtë vit, në takimin me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), përsëritën mesazhin e tyre të qartë se përhapja e koronavirusit në Kinë nuk do të parandalojë mbajtjen e lojërave olimpike, raporton Anadolu Agency (AA).

Yoshiro Mori, kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, theksoi se ata nuk po mendonin për anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike. “Më lejoni ta sqaroj këtë”, tha Mori.

Olimpiada do të hapet në pak më shumë se pesë muaj, kurse zjarri me flakën olimpike muajin e ardhshëm fillon rrugëtimin nëpër Japoni, që është një sinjal i qartë se ngjarja më e madhe sportive në botë është gjithnjë e më afër.

Megjithëse në Japoni nuk janë raportuar raste të vdekjes që i atribuohen virusit të ri, zyrtarët e Tokios dhe KON-it qartë ishin të shqetësuar. Ndër zyrtarët në takimin në Tokio ishte Dr. Richard Budgett, drejtor i KON-it i për mjekësi dhe kërkime shkencore.

Javën e kaluar, Toshiro Muto, drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojërave, tha se ai shqetësohej seriozisht se përhapja e koronavirusit mund të rrezikonte vrullin olimpik. Sidoqoftë, një ditë më vonë ai tha që ishte i sigurt se lojërat do të zhvilloheshin.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, gara e kampionatit në Formula 1 u anulua të mërkurën, e planifikuar të zhvillohej në prill në Shanghai.

Legjenda braziliane Pele “ka turp” të dalë nga shtëpia

Stamboll

“I turpëruar” për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, legjenda braziliane e futbollit Pele shmang largimin nga shtëpia, bëri të ditur djali i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë, të shihet”, tha në një intervistë për TV Globo djali i tij Edinho, duke shtuar se sulmuesi në pension nuk mund të “ecë siç duhet”.

Si tri herë fitues i Kupës së Botës, Pele është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave.

Ish-futbollisti 79-vjeçar aktualisht vuan nga problemet në këllk.

Paraqitjet e tij të fundit publike ishin në një karrige me rrota.

VIDEO- Më mirë se Ronaldo, nota 8 për Kumbullën: Fenomenal, ja pse e kërkon gjysma e Europës

Sistemi VAR I anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimitrik, ndërsa në pjesën e dytë detyron Bonuccin të prekë topin me dorë për 11-metërshin që i dha Veronës fitoren e madhe me përmbysje 2-1 kundër Juvntus. Marash Kumbulla ishte protagonist absolut në mbrëmjen e madhe të veronezëve, duke marrë vlersimin maksimal nga mediat italiane.

Këto të fundit I thurin elozhe mbrojtësit shqiptar, që bëri më mirë edhe se Cristiano Ronaldo. Nota 7.5 është më e ulëta për Kumbullën, ndërsa për disa media të tjera ai meriton të vlerësohet me notën 8 për paraqitjen e tij spektakolare.

“Djaloshi shqiptar luan ndeshjen e radhës si një mbrojtës i madh dhe si një lider I vërtetë. Solid, kurajoz dhe i përpiktë. Nuk gabon thuajse asgjë. Ndiqet nga klubet më të mëdhenj italianë dhe europianë. Dhe është e qartë se përse”, shkruhet në komentin e “Fox Sport”, që shoqëron vlerësimin maksimal për Kumbullën.
(balkanweb)

Distria Krasniqi vjen e artë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar sot në Paris.

Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida, transmeton Koha.net.

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.

Kujtojmë se në garë për të bronztën është xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë 57 kilogramë do të përballet me francezen, Sarah Leonie Cysique.

E pandalshmja Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ia ka siguruar Kosovës një medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit, pasi që e ka zënë një vend në finalen e kësaj gare.

Distria Krasniqi e vazhdoi me formë mbresëlënëse turneun në Paris dhe arriti ta mposhtë brazilianen Sarah Menezes në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, përderisa do të tentojë ta fitojë atë të artë, raporton Gazeta Express.

Në çerekfinale kosovarja e mposhti japonezen Ai Shishime, që radhitet e dyta në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe e preu kështu biletën për në gjysmëfinale.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale Krasniqi u tregua shumë e fortë në rundin e tretë për xhudistin franceze Penelope Bonna dhe e mposhti atë në shtëpinë e saj, pasi që turneu po zhvillohet në Paris.

Kosovarja e kishte kaluar rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova u eliminua në fazën çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë dhe tani do të garojë për medalje të bronztë.

Ndërsa Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han.

Distria Krasniqi në çerekfinale, mposht francezen në Paris

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, i ka shkuar një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit, pasi që fitoi në rundin e tretë për ta zënë një vend në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi u tregua shumë e fortë për xhudistin franceze Penelope Bonna dhe e mposhti atë në shtëpinë e saj, pasi që turneu po zhvillohet në Paris, duke e zënë kështu një vend në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Krasniqi e kishte kaluar rundin e parë pa luftë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova e filloi me fitore Grand Slamin e Parisit, pasi që ishte shumë e fortë për xhudisten nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, në përballjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.

Edhe Laura Fazliu e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në kategorisë deri në 63 kilogramë, në Grand Slam Paris 2020, duke siguruar fitore kundër turkes Minel Akdeniz me ippon në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë e pret koreania Hee Ju Han. /Gazeta Express/

Guardiola: Isha një futbollist i ngadalshëm, sot nuk do të kisha shanse

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola deklaroi se ka qenë një futbollist i çuditshëm, por edhe mjaft i ngadalshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se më i miri kam qenë në moshën 23 dhe 24 vjeçare. Kam qenë një lojtar i çuditshëm, pa goditje, pa dribling, i keq në kërcime, isha i ngadalshëm. Por mbijetova në atë ekip të Barçës, meqë më përshtatej mënyra e tillë e lojës. Mendoj se sot nuk do të kisha shanse si lojtar meqë të gjithë janë më mirë të përgatitur”, tha Guardiola në një intervistë për “Post United”.

Ai megjithatë rikujtoi se Manchester City fitoi dy tituj kampioni, dy kupa të ligës dhe një FA Cup.

“Ky është një klub që para dhjetëra vitesh luftonte të qëndrojë në ligë ndërsa dhjetë vitet e fundit fitoi katër tituj kampioni. Mirë është që njerëzit nga ne presin të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve sepse klubin e bën më të mirë. Nëse nuk arrin këtë sezon, do të orvatet sezonin tjetër dhe kështu me radhë. Nuk do të ndalet bota nëse nuk fitoni Ligën e Kampionëve”, tha 49-vjeçari Guardiola.

Në karrierën e tij të deritanishme ka qenë trajner i Barcelonës, Bayern Mynihut dhe Mancheter City-t.

Lukaku: Ibrahimoviç është në nivelin e Ronaldos

Romë

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku deklaroi se Zlatan Ibrahimoviç (Milan) është një futbollist i nivelit të Cristiano Ronaldos (Juventus), raporton Anadolu Agency (AA).

“Janë të njëjtë kur shikoni etikën e punës. Ibrahimoviç është kampion. E respektoj jashtëzakonisht. Në Manchester United jam stërvitur çdo ditë me të. Ka qenë përvoja më e mirë për mua”, tha Lukaku, i cili me Interin të dielën do të zhvillojë derbin e qytetit kundër Milanit.

“Do të jetë bukur të luash kundër tij. Për mua është plotësisht normale që luan në nivel kulmor edhe në moshën 38 vjeçare. Punon shumë, stërvitet. Më ka dhënë këshilla kur luanim së bashku edhe ato më kanë ndihmuar në karrierë”, tha Lukaku.

Ndeshja e xhiros së 23-të në Seria A mes Interit dhe Milanit do të luhet të dielën më 8 shkurt, me fillim në ora 20:45.

Pas 22 xhirove Interi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të fituara, tre më pak se lideri, Juventus.

Jennifer Lopez dhe Shakira “ngrenë” në këmbë publikun e finales së madhe të ‘SuperBowl’

Mbrëmë u zhvillua edicioni i 54-t i SuperBowl i cili na dhuroi një nga spektaklet e pushimit të ndeshjes më të bukura në histori.

Dy divat e muzikës botërore Jennifer Lopez dhe Shakira ishin ngarkuar me detyrën për të ngritur në këmbë publikun e finales së madhe të futbollit amerikan. Me një veshje transparentë ylli i muzikës ka dhënë spektakël në skenë me performancën e saj.

Dritat e “Hard Rock Stadium” u fikën për pak sekonda, përpara se të fokusoheshin të gjitha te Shakira, e cila u shfaq me një kostum të kuq dhe nisi të këndonte këngën “She Wolf”.

Këngëtarja kolumbiane vijoi me një miks hitesh të tjera të saj, që e mbylli me “Hips Don’t Lie”. Më pas, skena ishte e gjitha për divën Jennifer Lopez, e cila interpretoi “Jenny from the block”, “On the Floor” dhe “Waiting for the night”. I ftuar i JLo ishte edhe J Balvin.

Pasi interpretuan veç e veç, dy yjet latine u bashkuan në fund duke e mbyllur spektaklin e pushimit të ndeshjes me këngën “Waka Waka”, himni i Botërorit të futbollit të vitit 2010.
(BalkanWeb)