VOAL

VOAL

SULMI  KUNDËR  QYTETËRIMIT – Nga EUGJEN MERLIKA

September 12, 2020

Komentet

KUJTOJMË PREKË CALIN E MALËSISË SË MADHE Pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 25 Mars, 1945 Nga Frank Shkreli

Prekë Pjetër Cali – Piramida e kufirit shqiptar

“O ti kangtari i kangve kreshnike,
Merre lahuten tashti njiherë
Na i thuej trimnitë e doket fisnike
Na i kujto të parët se e kishin për nder:
Deken m’e ba sikurë me le
Të huajve nën thunder mos me iu nënshtrue” –

(Ndoc Vulaj, Lufta e Kelmendit, botuar në 1999 nga Shtëpia Botuese, “Gjergj Fishta”)

Në këtë ditë të 25 marsit kujtohet Kreshniku trim i Malësisë së Madhe, nderohet dhe përkujtohet Heroi trupmadh, me një forcë të jashtzakonshme atdhetare dhe morale, kreshniku i maleve tona, burrin e shquar për trimëri, për vepra heroike dhe fisnikëri – Prekë Calin – ‘Nderi i Kombit’. Prekë Calin, të parin e Kelmendit, i cili bashkë me malsorët gjatë gjithë jetës së vet luftoi në mbrojtje të Atdheut. Fillimisht, kundër perandorisë osmane, pastaj kundërshtoi zgjerimin djallëzor territorial të Malit të Zi, në kurriz të trojeve shqiptare, ndërsa ka mbrojtur në përgjithësi integritetin territorial të Shqipërisë në takimet me komisione evropiane. Dhe, në fund të jetës së tij, ka kundërshtuar me vendosmëri instalimin e komunizmit sllavo-aziatik të Enver Hoxhës në Shqipëri – përpjekjet për të cilën edhe është pushkatuar në këtë ditë, 79-vite më parë.

Kujtojmë Prekë Calin, bashkëpunëtor i qeverisë së Fan Nolit, Prekë Calin e internuar në Gjirokastër nga Ahmet Zogu si kundërshtar i tij dhe Prekë Calin e pushkatuar nga regjimi barbar komunist Hoxha-Shehu.

Përkujtojmë Prekë Calin, të cilit as varri nuk i dihet. “Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.
Ky është Prekë Cali “Prijsi i Popullit”, “Piramida e kufirit shqiptar”, “Kreshniku i Vermoshit” dhe i krejt Malcisë së Madhe dhe mbarë Shqipërisë. “Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje. Dom Ndre Zadeja, meshtar, poet e atdhetar i flakët, martir i parë i Kishës Katolike shqiptare gjatë persekutimeve barbare të periudhës komuniste.

Sot, përkujtojmë Prekë Calin, Malësorin dhe Shqiptarin e madh, i cili për vite me rradhë luftoi dhe kundërshtoi synimet e armiqve të Kombit shqiptar si edhe vendimet e padrejta të kancelarive të Evropës, në dëm të Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare.

Përkujtojmë Prekë Calin, mbrojtësin e kufijve të vendit dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga kthetrat e synimeve grabitqare të shovinistëve sllavë.

Përkujtojmë Prekë Calin e Selcës së Kelmendit, bartësin e traditave dhe virtyteve më të shenjta të malësorit e të shqiptarit: të atdhedashurisë, nderit e burrënisë, të mik-pritjes e bujarisë, gjithmonë sy-patrembur ndaj armikut.

Përkujtojmë Prekë Calin, i cili gjithë jetën ia kushtoi, jo vetëm, mbrojtjes së integritetit tokësor të Shqipërisë, por edhe lirisë e demokracisë, dhe i cili sakrifikoi edhe jetën duke kundërshtuar vendosjen e komunizmit ndërkombëtar në Shqipëri.
Harresa e vrasjeve të patriotëve shqiptarë si Prekë Cali nga regjimi komunist enverist dhe anashkalimi i tyre zyrtar nga historiografia shqiptare duhet të shqetësojë ndërgjegjen e çdo shqiptari.

Në vend të harresës do duhej të përkujtojmë Prekë Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin, i cili para se të pushkatohej nga regjimi i Enver Hoxhës, pyetjes së Mehmet Shehut se pse nuk bëhej me komunistët shqiptarë, se ashtu do ta mbyllte historinë e tij me shkronja ari — Prekë Cali është përgjigjur: “Zotëni, faji bie mbi ju, se ju u bëtë aleatë me anmikun tonë shekullor, Serbinë”.

Prandaj, sot le të përkujtojmë Prekë Calin e Malësisë së madhe, për bindjen e tij se komunizmi ishte gjëja më e keqe që po i kërcënohej Shqipërisë dhe i cili me burrat me të njohur të Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe i bëri një qëndresë të fortë këtij sistemi sllavo-aziatik – i huaj për shqiptarët për nga historia dhe identiteti — sllavo-aziatik me prejardhje, kriminal në shpirt për nga natyra e morali, një regjim që iu imponua shqiptarëve nga armiqtë më të përbetuar të Kombit.

Përkujtojmë Prekë Calin, i cili para se t’i rrëxohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit të komunistëve të Enver Hoxhës, bërtiti me zërin e fuqishëm të malësorit: “Rrnoft Shqipënia, Rrnoft populli shqiptar. Herët ose vonë, Shqipënia do të fitojë”.

Përkujtojmë pra, Prekë Calin – edhe si simbol i gjakut të derdhur në shenjë nderimi e respekti edhe për bashkëluftëtarët e tij, disa prej të cilëve u pushkatuan gjithashtu në të njëjtën ditë me të, si edhe për mijëra martirë të tjerë nacionalistë anti-komunistë, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, të burgosur e të internuar për pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm.

Prandaj edhe njëherë le të shënojmë kujtimin e këtij burri të madh duke shpresuar që, më në fund, të peshohet mirë dhe me të drejtë e Vërteta Historike e cila është aty për t’u zbuluar dhe, vetëm asaj t’i jepet arsyeja. Ashtuqë, heronjve si Prekë Cali, përfundimisht, t’u kthehet lavdia, nderi dhe vendi që u takon në historinë e Kombit shqiptar të gjithë patriotëve të vërtetë si Prek Cali.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Prekë Calit. Nder e lavdi, veprës dhe qëndresës së tij anti-sllave dhe anti-komuniste, në shekuj!
Frank Shkreli

Vasel Shkreli, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe me këngën kushtuar Trimit të Kelmendit, Prekë Cali

Vasel Shkreli — PREK CALI (youtube.com)

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgatitet për luftë- Nga REFIK HASANI

Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011, përmes një ligj filloi së zbatuari pezullimim e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe nga ajo kohë nuk ishte shërbim të detyrueshëm.
Duhet kujtuar opinionin se sivjet në Serbi  flitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, inicoi  zyrtarisht këtë inciativ ligjërisht në muajin  janar.
Dhe, është parashikuar deri më datën 1 maj ky institucion së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë presidentit Aleksandër Vuçiq të gjitha propozimet për modelin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Dihet mirëfilli se Serbia, ka pretenduar të dominoj në federatën e Jugosllavisë, e pastaj kishte plane për  mbajtjen nën kontroll të Sllovenisë,ka luftuar  për pushtimi e disa pjesëve të Kracisë, ka luftuar dhe  vazhdon te kenë plane për kontroll në Bosnjë Hercegovin, ka luftuar në Kosovë,etj.
Serbia  gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj  popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret e Kosovës, të Bosnjë e Hercegovinës, Mali të Zi.
Me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada.
Përkundër këtyre luftrave dëshiron të kërcnon stabilitetin e ish-Republikave të RSFJ-ës, veçmas kërcnohet Republika e Bosnjë Hercegovina dhe Republika e Kosovës, pa harruar edhe Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndaj Serbisë, është dashur në kohë të  përpilohen dhe dorëzohen   PADI, në Gjygjin Ndërkombëtar,nga Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Kosova
Serbia njihet si agresore dhe vetëm  kur ishin  gjykuar gjenocidi dhe  krimet e luftës, duke kalkuluar  dëmet e shprehura  në valutën € apo në valutën $, në  Miliarda, Bilion e Trilon.
Dëme të shkaktuara, vetëm në këto rrethan Serbia, nuk i kishte shkuar mendja për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Serbisë, kur në momentin historik është e armiqësuar  me shtetin e Kroacisë, shtetin e  Bosnjë e Hercegovinës, shtetin e Kosovës.
Vazhdon të shpreh haptas pretendimin, manifeston publikisht forcën ushtarake, përgaditët ushtarakisht dhe tani është në përgaditje intensive për  rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kjo është fundë e krye se po përgaditet për luftë.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj paknaqësi edhe te Hungarezët, Shqiptarët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat tjera.
Instanca e mekanizma të BE-ës, pasi nuk kan insistuar që Serbia të heqë nga preambulla e Kushtetutës, përfshirjen e shtetit të Kosovës,nëse nuk monitorohet e nëse nuk saksionohet Serbia, do të hapë në kapitull të ri konflikteve në këto hapsira.
© Refik HASANI

Një dedikim i Gjeneralit Wes Clark për çiftin Buçpapaj – Nga arkivi një kujtim shumë domethënës! Nga Elida Buçpapaj

Po e botojmë këtë foto nga arkivi ynë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë.

Në vitin 2001 Gjenerali Wesley Clark do të na e dhuronte me përkushtim dhe autograf librin e tij Waging Modern War, përmes dy figurave më të shquara të Lobit Shqiptaro-Amerikan në SHBA Kongresmenit Joe DioGuardi dhe ekspertes të Ballkanit, njëkohësisht bashkëshortja Shirleys Cloyes DioGuardi. Libri i kushtohet luftës së fituar së NATO-s në Kosovë.

Kjo dhuratë na u bë për kontributin tonë në gazetës Bota Sot për dhjetë vjet, prej 1998 deri më 2008, Skënder Buçpapaj si kryeredaktor dhe Elida Buçpapaj si kolumniste redaktore. Bota Sot ishte në krahë të SHBA, pa rolin dhe ndikimin e së cilës nuk do të ndalej dot tërbimi i Millosheviçit kundër shqiptarëve. Bota Sot në shkrimet që botoheshin, e konsideronte hero Gjeneralin Wes Clark, i cili, si komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, drejtoi operacionet 74 ditore të Aleancës EuroAtlantike deri në kapitullimin e Milosheviçit.

Në libër është një moment ku Gjenerali Clarik tregon takimin që kish patur me Milosheviçin në vjeshtën e 1998, një takim i nxitur nga Shtëpia e Bardhë, kur duhej të nënshkruhej Memorandumi. Milosheviçi i kishte thënë Gjeneralit Clark se ata dinë si t’jua bëjnë shqiptarëve, se edhe më 1946 i kishin vrarë të gjithë. Milosheviçi vendosi që ta kthente përsëri vitin 1946, por kësaj here gaboi rëndë.

Prandaj ndërhyri NATO.

Gjenerali Wes Clark më 2001 do të vizitonte redaksinë e gazetës Bota Sot në New York, bashkë me Kongresmenin Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, prej ku na i ka dhuruar librat me përkushtim. Po ashtu një libër ai ia dhuroi edhe pronarit e botuesit të gazetës Bota Sot Xhevdet Mazrekaj, i cili ka ndarë të njëjtën vijë politike me kryeredaktorin e gazetës. Po ashtu edhe kërcënimet si staf drejtues i redaksisë me qendër në Zürich.

Prej 1998 deri më 2008 Bota Sot bëri histori dhe hyri në histori, si një institucion që mbronte të vërtetën, duke u bërë gazeta më e dashur dhe e shitur në gjithë trojet shqiptare e diasporë në gjithë historinë e shtypit shqiptar.

Vdekja e Ibrahim Rugovës dhe ardhja në pushtet e Hashim Thaçit në aleancë me LDK ishte një goditje edhe për fjalën e lirë e sidomos për gazetën Bota Sot që printe si një medium shumë i fuqishëm me format Perëndimor.

Nga të parat veprime sapo erdhën në pushtet aleanca PDK-LDK detyroi pronarin të na largonte nga gazeta.

Gazeta Bota Sot kishte pasur një rrugëtim të shkëlqyer në mbrojtje të çështjes shqiptare, në kornizën e interesave Euro-Atlantike por me një çmim shumë të rëndë, pasi katër bashkëpunëtorë dhe gazetarë të gazetës janë vrarë prej 11 janarit 1998 deri më 2 qershor 2005. Ata janë Enver Maloku shefi i QIK-ut dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës dhe i Bota Sot, Xhamail Mustafa, publicist, shkrimtar, këshilltar i Rugovës dhe bashkëpunëtor i Bota Sot, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, të dy gazetarë të Bota Sot. Të katër vrasjet kanë mbetur të pazbardhura.

Pa shtyp të lirë nuk mund të ndërtohet demokracia!

Edhe pa ndërhyrjen e NATO-s, Millosheviçi do të përmbushte objektivin e tij që ia shprehu duke u ngrefosur direkt Gjeneralit Clark, t’i vriste të gjithë shqiptarët!

Ndërhyrja e NATO-s ishte e detyruar, e nevojshme dhe e domosdoshme.

Vlerat e Perëndimit nuk mund të bashkëjetonin me kasapin e Ballkanit.

Sovranistët e leshit- Nga SHABAN MURATI

A i ka thënë kryeministrit të Shqipërisë ndonjë këshilltar jugosllav, nga ata që mban me tepricë rreth vetes, se Riçard Grenell, ortaku i Jared Kushnerit, që do marrin sëbashku nga kryeministri ishullin e Sazanit dhe do investojnë atje, (disa thonë paret e arabëve, disa thonë paret e Serbisë), paguhet nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj, sipas analistit dhe historianit të njohur serb Dushan Janjic? Nuk di nëse i kanë thënë kryeministrit të zënë gjithë ditën me podcaste, me fb dhe me rrjete sociale, se presidenti i Serbisë Vuçiç e ka dekoruar Grenellin në 25 tetor 2023 me “Urdhërin e Flamurit Serb” të klasit të parë, për shërbime të posaçme ndaj Serbisë.
A i kanë thënë kryeministrit të Shqipërisë këshilltarët e tij ligjorë se Kushtetuta e detyron atë që të marrë lejen e parlamentit para se të shprehë gatishmërinë publike për t’i dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin e një ishulli të tërë shqiptar dy biznesmenëve të huaj me lidhje okulte në Serbi, pavarësisht se çfarë pasaporte mbajnë?
Po sovranistët e leshit të opozitës, që ngriten stuhi artificiale protestash në gotë për një kamp të përkohshëm refugjatësh të përkohshëm afrikanë në Shëngjin, si nuk u ngritën dhe nuk iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e sovranitetit nga kryeministri për gatishmërinë e shprehur publike për dorëzimin e ishullit te Sazanit, ishullit më të madh strategjik të Shqipërisë? Apo mikut të tyre dhe të Serbisë janë gati t’i falin gjysmën e Shqipërisë vetëm t’u heqë ndonjë njollë të paheqëshme mëkatesh korrupsioni në qeverisje?
Për udhëheqësit apatridë të qeverisë dhe të opozitës shqiptare sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit nuk vlen një lek.

THE MONASTERY OF DEÇAN, THE SERBIAN ASSOCIATION AND THE DINAR AGAINST KOSOVA- By AGIM ALIÇKAJ

Only a strong army and police, full and fair enforcement of the law and respect for the constitution guarantee the independence of Kosova

The implementation of the final decision of the Constitutional Court of Kosova for the grant of 24 hectares of land to the Monastery of Deçan was inevitable. The current government of Kosova had no other choice. This is also a condition for Kosova’s admission to the Council of Europe. If Europe does not do this, it risks losing even the last shreds of confidence of trust on her.

The painful decision about the land around the monastery can and should be used to strengthen the legality and functionality of the state of Kosova throughout the territory. Kosova has become an example of legality, democracy and human rights. Western diplomats will sooner or later be ashamed for their pressure on Kosova to violate the law and the constitution to satisfy Serbia’s dark desires.

The building of the independent state has been and still is very difficult due to the Serbian aggression and the unfair, unprincipled pressure by the European and American diplomats for temporary geo-political interests. The government of Kosova must protect the interests of the people who voted for them. The formula of action is very clear and simple. Consultation, coordination, cooperation and interaction with internationals, especially American ones, on all issues without harming the sovereignty, territorial integrity and normal functioning of the state.

The uncorrupted leaders of Kosova, President Vjosa Osmani, Prime Minister Albin Kurti and Parliament Speaker Glauk Konjufca with other government officials and associates, are proving their leadership skills at the international level every day. Contradictory accusations of possible “breakdown of relations with America” ​​and “national treason” by failed politicians and sold-out media are not acceptable to the intelligent people of Kosova.

The support of the majority of the people inside and outside Kosova, as well as non-dissension, are guarantees for their successful long-term governance. They have chosen the difficult path to national glory. They must stay the course until the end, otherwise after all the efforts, they risk becoming like other failed governments.

Kosova has accepted and is ready to sign the European Union Agreement. This should be the last compromise of Kosova. Serbia, on the contrary, not only did not accept and sign it, but Serbian Prime Minister Brnabić also rejected it in writing. The claim that it is binding and that each party must start implementing it independently of the other party is a colossal deception, dangerous for the existence of Kosova.

Statements by foreign diplomats that allegedly both parties are guilty of not implementing the agreement are unfair and baseless. Even more disgusting is the request for the approval of the Serbian Association before the implementation of the first points of the agreement, where Serbia is obliged to accept the borders of Kosova and not hinder its membership in international organizations. As long as Serbia does not remove Kosova from the constitution as part of Serbia, there should be no talk at all about any Serbian association in Kosova.

The Serbian minority in Kosova enjoys all the rights adorned with privileges. The statement of the American emissary Gabriel Escobar that the association ensures the inclusion of the Serbian minority in the state of Kosova is unfounded. On the contrary, the association causes the final loss of independence until the complete destruction of Kosova. He thinks that Serbian officials have Dutch culture and does not understand their flattery and tricks. The people of Kosova know them well, because they have suffered on their backs for centuries.

The issue of the dinar inflated by Serbia would be funny if it were not dangerous for Kosova. All those who trumpet that the Serbian minority is unable to exchange and use the euro, belittle them and deny them the right to participate in democracy. The question arises, should Kosova get permission from Serbia and Europe to address every internal problem?!

In fact, the Serbian minority in Kosova is threatened by the criminals of the Serbian state, not by the state of Kosova. At the moment when the criminal influence of the Serbian fascist regime in Kosova is completely blocked, this minority will embrace its own state, the Republic of Kosova, without hesitation.

Europe’s desperation to withdraw Serbia from Russia has enabled Serbia to deceive and play with its diplomats. Sometimes it seems that they even “like” Serbian lies. America, because of bigger problems, has left it to Europe to solve the problems with Serbia in the Balkans. Both together have entered a dead end. The policy of appeasing the aggressor and subduing the victim never brings results.

Serbia continues its preparations and lives with vain hopes for the complete annihilation of the Albanian nation. They are pushing the solution in the hope that Putin wins in Ukraine and former President Trump in the US elections. The wretches do not understand the reality that nothing and no one can help them in their dark hegemonic aspirations. They invaded Kosova by force and lost it with war forever.

Those who think that Serbian appetites are quenched by association or exchange of territories are dreaming in a daylight. These are just the next demands of Serbia. In the comments of Serbian chauvinists in X, the slogan “soon in Prizren”, not in Mitrovica, dominates. It is easy for them to get access to the sea from Prizren because their man Edvin Kristaq Rama is waiting for them across the border. Pure thing, he is desperately running after Vučić, hoping that they will erect a monument to him in Belgrade together with Jani Kondo-Bimbashi!

Kosova should not depend on the mercy and ruthlessness of others. It should focus on building and strengthening the state economically and militarily. It doesn’t need cowards and losers. Our people in the diaspora should get involved in the structures of the countries where they live and increase lobbying activity, especially in America. Above all, Albanians must maintain strong families with many children because the Albanian nation is in danger.

The land of Deçan unjustly given to the monastery is a very painful thing. Even the birds of the pine trees of Deçan know that Prime Minister Kurti and the current government of Kosova are not to blame for it. Investigative journalists, politicians, various activists and especially historians have enough time to name the main culprits for historical reasons.

But everyone together can do better to help find ways to turn this loss into a win or at least reduce it. There are many possibilities in terms of official international documentation of the Albanian origin of the monastery, negotiation with the Serbian clergy about the possibilities of developing tourism where it has existed for decades, the blocking of anti-state actions in the monastery’s premises and work on its inclusion in social and economic local life.

Various experts have the opportunity to show their skills. As former resident of Deçan, a tourism expert and one of the main contributors to the development of tourism in the 80s, in the construction of the new hotel and the design of the tourist complex for winter tourism near the monastery with continuation in Bjeshka e Belegut, I am ready to contribute in every aspect.

The monastery of Deçan belongs to Dardania! Dardania is ours!

MANASTIRI I DEÇANIT, ASOCIACIONI SERB DHE DINARI KUNDËR KOSOVËS- Nga AGIM ALIÇKAJ 

Vetëm ushtria dhe policia e fortë, zbatimi i plotë e i drejtë i ligjit dhe respektimi i kushtetutës garantojnë pavarësinë e Kosovës.

         Zbatimi i vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit ishte i pashmangshëm. Qeveria aktuale e Kosovës nuk kishte zgjidhje tjetër. Ky është edhe kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Evropa nuk e bën këtë, rrezikon të humbasë edhe grimcat e fundit të besimit tek ajo.

          Ky vendim i dhimbshëm për tokën përreth manastirit mund dhe duhet të përdoret për të forcuar ligjshmërinë dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin. Kosova është bërë shembull i ligjshmërisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Diplomatët perëndimorë herët a vonë do të turpërohen për presionin e tyre ndaj Kosovës për të shkelur ligjin dhe kushtetutën për të kënaqur dëshirat e errëta të Serbisë.

         Ndërtimi i shtetit të pavarur ka qenë dhe është shumë i vështirë për shkak të agresionit serb dhe presionit të padrejtë, joparimor të diplomatëve evropianë dhe amerikanë për interesa të përkohshme gjeopolitike. Qeveria e Kosovës duhet të mbrojë interesat e popullit që e ka votuar. Formula e veprimit është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Konsultimi, koordinimi, bashkëpunimi dhe ndërveprimi me ndërkombëtarët, veçanërisht ata amerikanë, për të gjitha çështjet pa cenuar sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionimin normal të shtetit. Pikë.

         Liderët e pakorruptuar të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca me zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë qeveritarë, po dëshmojnë çdo ditë aftësitë e tyre udhëheqëse në nivel ndërkombëtar. Akuzat kontradiktore për kinse “prishje të marrëdhënieve me Amerikën” dhe “tradhti kombëtare” nga politikanët e dështuar dhe mediat e shitura nuk janë të pranueshme për popullin inteligjent të Kosovës.

         Mbështetja e shumicës së popullit brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe mospërçarja, janë garanci për qeverisjen e tyre të suksesshme afatgjatë. Ata kanë zgjedhur rrugën e vështirë të lavdisë kombëtare. Duhet t’i permbahen qendrimeve te veta deri në fund, përndryshe pas gjithë përpjekjeve, rrezikojnë të bëhen si qeveritë e tjera të dështuara.

         Kosova ka pranuar dhe është e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkimit Evropian. Ky duhet të jetë kompromisi i fundit i Kosovës. Serbia, përkundrazi, jo vetëm që nuk e ka pranuar dhe nënshkruar, por edhe kryeministrja serbe Brnabiq e ka refuzuar me shkrim. Pretendimi se ai është i detyrueshëm dhe se secila palë duhet të fillojë ta zbatojë në mënyrë të pavarur nga pala tjetër është një mashtrim kolosal, i rrezikshëm për ekzistencën e Kosovës.

         Deklaratat e diplomatëve të huaj se gjoja të dyja palët janë fajtore për moszbatimin e marrëveshjes janë të padrejta dhe të pabaza. Akoma më e neveritshme është kërkesa për miratimin e Asociacionit Serb para zbatimit të pikave të para të marrëveshjes, ku Serbia është e detyruar të pranojë kufijtë e Kosovës dhe të mos pengojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Përderisa Serbia nuk e heq Kosovën nga kushtetuta si pjesë e Serbisë, nuk duhet biseduar fare për ndonjë asociacion serb në Kosovë.

         Minoriteti serb në Kosovë gëzon të gjitha të drejtat e stolisura me privilegje. Deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobar se asociacioni siguron përfshirjen e pakicës serbe në shtetin e Kosovës është e pabazë. Përkundrazi, asociacioni shkakton humbjen përfundimtare të pavarësisë deri në shkatërrimin e plotë të Kosovës. Ai mendon se zyrtarët serbë kanë kulturë holandeze dhe nuk i kupton lajkat dhe mashtrimet e tyre. Populli i Kosovës i njeh mirë, sepse e ka vuajtur në kurrizin e vet me shekuj.

         Çështja e dinarit të fryrë nga Serbia do të ishte qesharake po të mos ishte e rrezikshme për Kosovën. Të gjithë ata që trumbetojnë se minoriteti serb nuk është në gjendje të shkëmbejë dhe përdorë euron, i nënçmojnë dhe ua mohojnë të drejtën për të marrë pjesë në demokraci. Shtrohet pyetja, a duhet Kosova të marrë leje nga Serbia dhe Evropa për të adresuar çdo problem të brendshëm?

         Në të vërtetë minoriteti serb në Kosovë është i kërcënuar nga kriminelët e shtetit serb, jo nga shteti i Kosovës. Në momentin kurë të bllokohet plotësisht ndikimi kriminal i regjimit fashist serb në Kosovë, ky minoritet do ta përqafojë pa ngurim shtetin e vet, Republikën e Kosovës.

         Dëshpërimi i Evropës për të tërhequr Serbinë nga Rusia i ka mundësuar Serbisë të mashtrojë dhe të luajë me diplomatët e saj. Duket ndonjëherë se edhe “i pëlqejnë” gënjeshtrat serbe. Amerika, për shkak të problemeve më të mëdha, ia ka lënë Evropës zgjidhjen e problemeve me Serbinë në Ballkan. Të dyja së bashku kanë hyrë në një rrugë pa krye. Politika e ledhatimit të agresorit dhe nënshtrimit të viktimës nuk sjell kurrë rezultate.

         Serbia vazhdon përgatitjet e saj dhe jeton me shpresa të kota për asgjësimin e plotë të kombit shqiptar. Ata po e shtyjnë zgjidhjen me shpresën që Putini të fitojë në Ukrainë dhe ish-presidenti Trump në zgjedhjet amerikane. Të mjerët nuk e kuptojnë realitetin se asgjë dhe askush nuk mund t’i ndihmojë në aspiratat e tyre të errëta hegjemoniste. Ata e pushtuan Kosovën me dhunë dhe e humbën me luftë përgjithmonë.

         Ata që mendojnë se orekset serbe shuhen me Asociacion apo shkëmbim territoresh, ëndërrojnë në ditë me diell. Këto janë vetëm kërkesat e radhës të Serbisë. Në komentet e shovinistëve serbë në X dominon slogani “së shpejti në Prizren”, jo në Mitrovicë. Nga Prizreni e kanë të lehtë të dalin në det sepse përtej kufirit i pret njeriu i tyre Edvin Kristaq Rama. I shkreti, vrapon dëshpërimisht pas Vuçiqit, duke shpresuar se do t’i ngrenë një monument në Beograd bashkë me Jani Kondo-Bimbashin!

         Kosova nuk duhet të varet nga mëshira dhe pamëshirshmëria e të tjerëve. Ajo duhet të përqendrohet në ndërtimin dhe forcimin e shtetit ekonomikisht dhe ushtarakisht. Nuk ka nevojë për qyqana dhe humbës. Njerëzit tanë në diasporë duhet të përfshihen në strukturat e vendeve ku jetojnë dhe të rrisin aktivitetin lobues, veçanërisht në Amerikë. Mbi të gjitha shqiptarët duhet të mbajnë familje të forta me shumë fëmijë sepse kombi shqiptar është në rrezik.

         Toka e Deçanit që i është dhënë pa të drejtë manastirit është një gjë shumë e dhimbshme. Edhe zogjtë e pishave të Deçanit e dinë se për këtë nuk ka faj kryeministri Kurti dhe qeveria aktuale e Kosovës. Gazetarët hulumtues, politikanë, veprimtarë të ndryshëm dhe sidomos historianët kanë kohë të mjaftueshme për të emëruar fajtorët kryesorë për arsye historike.

         Por të gjithë së bashku mund të ndihmojnë më mirë për të gjetur mënyra për ta kthyer këtë humbje në një fitore ose të paktën për ta zvogëluar atë. Ka shumë mundësi për sa i përket dokumentimit zyrtar ndërkombëtar të origjinës shqiptare të manastirit, negocimit me klerin serb për mundësitë e zhvillimit të turizmit aty ku ka ekzistuar prej dekadash, bllokimin e veprimeve antishtetërore në ambientet e manastirit dhe përfshirjen e tij në jetën sociale dhe ekonomike lokale.

         Ekspertë të ndryshëm kanë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre. Si deçanas, ekspert i turizmit dhe një nga kontribuuesit kryesorë në zhvillimin e turizmit në vitet e 80-ta, në ndërtimin e hotelit të ri dhe projektimin e kompleksit turistik për turizëm dimëror pranë manastirit me vazhdim në Bjeshkë të Belegut, jam gati të jap kontributin tim në çdo aspekt.

         Manastiri i Deçanit është i Dardanisë! Dardania është e jona!

LARGIMI I PRINCIT NGA PALLATI, TURP KOMBËTAR!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

           Foto: Princi Leka me vajzën Geraldina (pas ndarjes nga ish-bashkëshortja)
 
     Ideologjia fashizoide-komuniste, me sundimin e egër e brutal, ka shkatërruar jo vetëm historinë dhe traditat kombëtare, por edhe mendjen dhe shpirtin shqiptar. Duke marrë shkas nga një inskenim, tashmë, i dokumentuar edhe me video, kur një “nuse princeshë”, hakërrohet dhe gërrithë, si macë e egër, bashkë me babain Gjergjin, Princin shqiptar, me një urtësi dhe edukatë supreme mbretërore. Dhe, kjo ndodhë pas tej tri dekadave demokraci!
     Gjithçka është përgaditur keq, vrazhdët dhe dobët, për arritjen e dy qëllimeve, sa të poshtra, aq edhe kriminale:
     1) Elia, me familje ka planifikua zhvatjen e pasurisë mbretërore;
     2) Zyrtarët social-komunistë kanë projektuar damkosjen morale të Mbretit Zog dhe të Familjes Mbretërore në Shqipëri, deri në mosekzistencë!
     Ish-kryeministri Fatos Nano, edhe pse kishte bazë familjare komuniste, ishte mendje-kthjelltë se komunizmi, me aventurierin filosllav Enver Hoxha, ka qenë tragjedi e madhe për popullin shqiptar të Shqipërisë, në veçanti, dhe Shqiptarinë në përgjithësi. Qeveria Nano, duke shpërfillur denigrimet dhe shpifjet monstrume, për Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, mori vendimin për rehabilitimin dhe trajtimin e Familjes Mbretërore, duke ia kthyer edhe një pjesë të pronave, në mes tyre edhe Pallatin Mbretëror. Këtë akt të mençur e fisnik e mirëpritën shumësia absolute e shqiptarëve të përbotshëm. Përjashtim bëjnë këlyshëria llumhane enveriste-staliniste, të ideologjisë ruso-sllave, në disa qarqe në Shqipëri dhe Kosovë.
     Vite më parë, kur Princ Leka ishte këshilltar i ministrit të Jashtëm, Basha, me bashkëshortën time, Hatmanen, e takuam dhe biseduam gjatë. Atë ditë takova edhe dy njerëz të mirë, njëri nga Malësia e Gjakovës, Tropojë, tjetri nga Podguri, ambasadorët e suksesshëm, Flamur Gashi dhe Islam Lauka, tani pedagogë universitarë.
     Takimi me Princin Leka nuk ishte thjeshtë kureshtje. Kam jetuar dekadat në Shqipëri, kam takuar refugjatët nga trojet shqiptare, jashtë Shqipërisë londineze, të emigruar atje në kohën e Mbretërisë. Ata qenë sistemuar nga Qeveria Shqiptare, nga Shkodra deri në Fier. Në kushte konfidencialiteti, në vitet
`70-a, kur isha student dhe gazetar, më kanë folur për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, që u kishte bërë administrata mbretërore dhe personalisht nga Mbreti Zog.
     Shqiptarë të vrarë dhe të përzënë nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetkë, tokën e konfiskuar dhe të lënë kolonëve serbë e malazezë, nga Mbretëria Serbe, refugjonin në Shqipërinë e Vjetër, Londineze. Mbi bazën e tapive të tokave, që kishin pasur në Kosovë, Mbretëria u jipte aq hektarë tokë në Shqipëri. Një shembull konkret: Gjyshi i Arben Gashit, deputet i LDK-së, ishte një nga refugjatët familjar të asaj kohe. Dhe, Qeveria komuniste ua sekuestroi komplet tokat e dhuruara nga Mbretëria. Pas kthimit në Kosovë, pas LDB, pushteti komunist jugosllav, jo vetëm nuk ua ktheu tokën e konfiskuar, por i detyroi të largohen dy komuna larg Istogut, ku jetojnë edhe sot. Babait, Xhemajl Gashit, për organizimin e demonstratave të vitit 1968, së bashku me Zymber Nezirin, Ramadan Blakaj, me shokë, u përjashtua përjetësisht nga mësimdhënia
Në foto: Mbreti Zog me nusen Geraldina dhe Princi Leka
     Prandaj takova, qëllimshëm, Princin Leka, i shpreha mirënjohjen për përkujdesjen e gjyshit të tij, Ahmet Zogu, për trajtimin njerëzor e dinjitoz të refugjatëve nga trevat shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë. Sepse ky falenderim i mbetur peng në gjallje të tyre, për shkak të terrorit komunist, nëse dikush guxonte ta përmendte, për të mirë Mbretin Zog, e pësonte me vuajtje burgjeve politike të pambarim.
     Përkundër takimeve publike, nga frika e gabimeve në gjuhë, në bisedën private, Princi Leka flet shpengueshëm dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. I qetë, me një edukatë sipërore, modest, me logjikë të shëndoshë. I vetëdijshëm për vendin që zë Familja Mbretërore sot, pa pretendime të veçanta, i integruar në shoqëri dhe i punësuar në vendin e duhur, gëzonte simpatinë e merituar.
     I lindur dhe i rritur në mërgimin e detyruar, nuk arriti të kuptojë se komunizmi “ka krijuar njeriun e ri”, sa më larg traditës dhe fisnikërisë. Një nënë, si Elia Zaharia, bie në rolin e nënës kriminele, për interesa të pasurimit personal e familjar, shkatërron të ardhmen, jetën e vajzës të saj. Sepse një video, e inçizuar mençurisht nga Princi, flet mjaftueshëm, për një “nuse”, e cytur nga familja e saj, kërkon konflikt, deri në skandal, për ta përzënë ish-bashkëshortin, Princin Leka nga Pallati i trashëguar mbretëror. Pra, qëllimi është që familja Zaharia të përfitojë dhunshëm e falsifikueshëm pasuri marramendëse! Një shtet ligjor, zaptuesit e dhunshëm të Pallatit, do t`i nxirrte që andej, me akuzën bazike dhunë ndaj Princit dhe sajim i raportit mjekësor nga agresorja Elia.
      Shembull: Një djalë Kosove, emigrant në Shqipëri, i martuar me një vajzë vendore, u lindi një vajzë. Ai u burgos, u dënua, pas burgut u internua, me punë të detyruar në fermen Çermë të Lushnjes. Kur po largohej nga Shqipëria, ish-nusja ishte martuar, por organet zyrtare nuk i dhanë asnjë adresë. “Amanet, gjeje vajzën time dhe foli se ka një babë”,- më tha ai, i përlotur për vajzën e paparë. Unë humba lirinë, u burgosa, ende pa e kryer amanetin. Dhe, pas shumë viteve, me vështirësi dhe rrezik të një burgu të tretë, në fshehtësi të madhe, e takova vajzën e ish-emigrantit nga Kosova.

     Vajza, tashmë, ishte martuar, nënë e dy fëmijëve. Rrëfimi i saj ishte trishtë dhe i përlotshëm: “Nëna më ka folur gjithmonë keq dhe me urrejtje për babin. Si fëmijë, e besoja nënën. Mbarova shkollën e mesme, takova dike që e kishte njohur tim at. Më foli për vuajtjet e babit në burg dhe internim. “Ishte njeri i mirë”,-më tha ai. Por nuk u mjaftova me kaq. Nga folësi i parë, mësova një adresë të dytë. Edhe ai më foli bindshëm dhe fajësoi nënën time pse unë u rrita pa baba.

     Tashmë, kisha punë me nënën time. E ndodhur para fakteve, ajo pranoi se “babai yt nuk ishte aq i keq, sa të kam folur unë. Por, këtë e bëra të jesh fort e lidhur me thjeshtrin tënd, burrin tim të dytë”. Që atëherë, nuk kam as ndjesi dhe as dashuri për nënën time, sepse e konsideroj fajtore për vuajtjet fizike dhe shpirtërore të babait tim”,- përfundoi rrëfimin e dhimbshëm, për babën, i cili u vra në Luftën e Kosovës, më 1999. Edhe Elia Zaharia, me sjelljen e saj përçudnuese, së bashku me prindërit e saj, zhvatës të pacipshëm, mund të përfundojë e braktisur, dikur, nga e bija, Geraldinë. Dëshmi vetëfolëse është video origjinale, që tashmë, është bërë virale, e përbotshme!
      Pjesë e shpifjes kriminale, në adresë të Princit, janë bërë edhe një kolektiv i tërë “artistësh” jokurrizorë e korruptivë, me 144 nënshkrimet e tyre; gjykata e kapur, e cila merr vendimin skandaloz dhe skajshëm të poshtër: Nxjerrjen e Princit Leka nga Pallati i trashëguar Mbretëror!! Dhe, ky veprim është turp kombëtar. Pushtimi i Pallatit Mbretëror nga familja lakmiqare Zaharia, është përdhosje jo vetëm e Pallatit, por edhe e Mbretërisë shqiptare, si aset unik kombëtar.
     Kujtoni thirrjen e shkrimtarit zulmëmadh, Ismail Kadare: “Shteti Shqiptar duhet ta respektojë, trajtojë e madhojë Mbretërinë Shqiptare, respektivisht, Familjen Mbretërore, sepse kjo është vlerë shtesë kombëtare dhe shumë e rëndësishme për Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare”.
     Kadareja e kishte – në derë të shtëpisë – Enver Hoxhën, por e dinte çfarë horri ishte. Andaj, apelon të harrohej ai dhe të madhohej Mbreti Zog, ashtu siç e meriton. Kombëtari Kadare respekton vlerat dhe fare nuk merakoset për kojshinë bandit. Një shembull i mirë, për të gjithë nostalgjikët lokalistë e hiçër.
     Duke njohur nga afër zhurmën shurdhuese shpifëse, kundër Mbretit Zog, merakosesha për fatin në martesë të Princit Leka. Ai ishte shumë njerëzor, por krejt i vetmuar. Për gjysmë-shekulli kanë lehur Enver Hoxha me komunistët e tij. Një popull i helmuar me ideologjinë sllave. “Komunizmi është si bari i magarit, i lëshonë rrënjet thellë”,-thotë populli. Dhe, një martesë, mund të rastisë me lidhje të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë, siç është rasti i kësaj martese fatkeqe.
     – I dashur Princ, ju sugjeroj të marrësh nuse nga Kosova, sepse do të ishte një simbolikë e mirë,- i thashë unë. Princi buzagaz u gjegj: “Këtë propozim ma ka bërë edhe Presidenti Fatmir Sejdiu”.
  • Dëgjoje Profesor Sejdiun, sepse është burrë i mençur dhe i një familje fisnike,- i thashë unë.
    Të dy orët bisedë me Princ Lekën, kaluan shpejt. Më dha edhe një numër telefoni. U ndamë me përshtypjet më të mira.

          Përvijim biografik për Mbretin Zog

     Familja Zogolli (Zogu) ka histori shekullore, respektivisht, nga shekulli 14-të. Me origjinë të hershme nga Bajza e Shkodrës. Një pinjoll i Familjes Zogolli rasti e dërgoi në fshatin Burgajet të Matit. Në bisedë me banorët e atjeshëm, u ankuan se janë në hall me pushtetin pushtues turk. “Po na i marrin vajzat, shtëpi për shtëpi, për seks me zyrtarët dhe ushtarët pushtues!”
     Zogolli i ri, me burgajetasit vendorë, organizuan pritën mbrojtëse e sulmuese – njëherësh, duke i plumbosur manjakët turq, për të mos u dukur kurrë më në Burgajetë dhe mëtej në Mat. Burgajetasit e martuan Zogollin e ri me një vajzë nga fshati i tyre. Duke vlerësuar trimërinë e tij, e zgjodhën të parë në fshat dhe më vonë në krahinën e Matit. Parinë e krahinës e trashëguan ndër shekuj, deri në Mbretërinë Shqiptare.
     Ahmet Zogu ishte 16 vjeçar, kur mori pjesë, përkrah babait të tij, Xhemajl Zogu, në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Me krijimin e Qeverisë Shqiptare në Lushnje, më 1920, Ahmet Zogu i kërkoi kryeministrit Sylejman Delvina postin e ministrit të Brendshëm. Lushnja moçalore, e bollshme me insekte, mushkonjat e shqetësonin malësorin matjan. Dhe, i thotë eprorit të tij:
     – Sylejman bej, një qeveri që vuan nga pickimet e mushkonjave, pak hajr ka prej saj.
     – Delvina: Çfarë të bëjmë, Ahmet bej?
     – Zogu: Qeveria e ka vendin në Tiranë.
     – Delvina: Esat Pasha pengon, kam frikë se shkaktohet konflikt i armatosur.
     – Zogu: Unë jam ushtarak që nuk japë urdhra nga zyra, por prijë me pushkë në dorë.
Dhe, kryeministri Delvina u dorëzua.
     Ministri Ahmet Zogu, me ushtarët e tij, shpartalloi forca bashibuzuke të Esat Pashës në Kavajë, Durrës dhe hyri në Tiranë, duke e shpallur Tiranën kryeqytet. Të mundurit ishin mbeturina turkoshake të Haxhi Qamilit, të cilët i kishin kallur flamujt kombëtar dhe selitë e hapura të Qeverisë të Ismail Qemalit, njësoj si disa “komandantë” të LPK-së, alias të PAN-it, hafije të Serbisë, që digjnin flamujt e Dardanisë të Ibrahim Rugovës.
     Rusia me Stalinin e saj, donte një qendër komuniste në Ballkan dhe e pikëtoi Shqipërinë, si shteti më i brishtë. Klyshëria e Stalinit e organizoi të ashtuquajturin “Revolucion Demokratik”. Kreu i këtij “Revolucioni”, Fan Noli, pas këndelljes, duke pranuar fajin-krim, tashmë, të bërë, pendohet dhe u kërkon ndjesë shqiptarëve: “Revolucioni Demokratik nuk ishte as Revolucion dhe as Demokratik, ishte një puç dhe asgjë tjetër”.
     Kjo i rrëzon pallavrat falsifikuese e shpifëse të lakeut jugosllav, rus, kinez Enver Hoxhës dhe të lehaqenëve “historianë” komunistë, të djeshëm dhe të sotëm, për Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun. Kthimin e Zogut në pushtet nuk e bënë as rusët dhe as serbët, por e sollën Qendrat e Vendosjes të Evropës, me luftëtarët dhe pushkët e malësorëve dibranë, kuksianë dhe matjanë, për ta mbajtur Rusinë larg Ballkanit.
     Komunistët janë këmbëngulës në poshtërsinë e tyre. Krimineli Stalin provoi më 1935, përmes disa oficerëve agjentë të Rusisë, të prirë nga Riza Cerova, hero i Enver Hoxhës, rrëzimin nga pushteti të Mbretit Zog. Gjykata e dënoi me varje dhe disa të tjerë me burg. Asim Vokshin, me disa kosovarë të tjerë, i fali Mbreti, duke i konsideruar – si të mashtruar -, “sepse ata nuk mund të jenë as me rusët dhe as me serbët, ngaqë i njohin të “bëma” e tyre kundra-shqiptare”.
     Pas pushtimit italian të Shqipërisë, në vitet `40-a, personalitete si Faik Konica dhe Fan Noli, po konsultoheshin se kush mund ta udhëhiqte rezistencën kundër pushtuesit në Shqipëri? Ishin të një mendjeje se këtë mund ta bënte vetëm Mbreti Zog, tashmë, në mërgim. Por, shqiptarë nga Kominterni i Stalinit, në bashkëpunim me Serbinë, kishin piketuar të tjerë agjentë të tyre. Ishin kolonët serbë dhe malazezë të Pejës, të cilët në fshatin Vitomericë, e zgjodhën Enver Hoxhën të parë të komunistëve shqiptarë.
     Zogu ishte politikan me pervojë. Ai e dinte se nuk ka të bëjë vetëm me pushtuesin italian, por edhe me Jugosllavinë dhe Rusinë, të cilët e njihnin kahjen e tij Perëndimore dhe anti-sllave. Prandaj, nuk mund të shkonte “si cjapi tek kasapi!”
     Një seminar i organizuar nga historiani kanadezo-amerikan, në Durrës, i doktoruar në çështjen e Luftës së Dytë Botërore (LDB), me theks Shqipërinë, shtroi një pyetje të vetme: “Shqipëria a bëri luftë çlirimtare apo civile?” Rezultoi kjo e fundit. Komunistët e Enver Hoxhës, i kishin vrarë, si derra e egër, kundërshtarët politikë, nacionalistët, njësoj siç bënë edhe soji i tyre, PLK-ja në luftën e Kosovës, por edhe pas luftës!
     Andaj, Shqipëria nuk gëzoi dëmshpërblimet e luftës, sepse nuk kishte asnjë betejë ballore me  pushtuesin. Ndërkohë historiani, organizator i seminarit, numëroi me dhjetëra beteja të partizanëve të Hoxhës, kundër nacionalistëve, respektivisht, “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, partia e Mbretit. Dhe, kjo ishte përgjigje e mjaftueshme, se Shqipëria bëri luftë civile, qytetare ndër shqiptare. Për rrjedhojë, nuk përfitoi asgjë nga fondi i reparacioneve të luftës, rast i vetëm nga aleatët e Aleancës fitimtare.
     Shqipëria u detyrua ta rishkruajë historinë e kohës së re dhe më të re, të sotme, duke e pastruar nga falsifikimet groteske të “historianëve” komunistë, për pesë dekada radhazi, përfshirë edhe figurën e Mbretit Zog. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Kosova, edhe pse disa “komandantë” të partive-banda të PAN-it, rezistojnë rishkrimin e historisë të falsifikuar në stilin enverist, siç është denigrimi i figurave historike shqiptare, të cilët bënë shumë për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Horrakët falsifikatorë, janë ngulmues në përvetësimin e luftës së pabërë. Kanë shkruar edhe libra, por nga frika e ndëshkimit nga Gjykata e Hagës, tani po i mohojnë!
     Sa të ideologjizuar me dogmën enveriste-staliniste janë disa “historianë”, madje jo vetëm ata, në Kosovë, për ilustrim, përmendim dy nga ata: Dr. Asdren Shala, nga Gjakova, në përballje me Prof.Dr. Nevila Nika, nga Tirana, (stërmbesa e Hoxha Kadri Prishtinës, kryetar i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës). Gjakovari ishte një kopje enveriste, në trajtimin e figurës të Mbretit Zog. Po t´i bëhej testimi këtij “biçim historiani”, do të përjashtohej nga procesi mësimor, si profan dhe falsifikator i vrazhdët i historisë. Në fund, zonja Nika porositi historianin gjakovar “për të lexuar më shumë!”
     Rasti i dytë, në debat Profesori Nexhmedin Spahiu, në përballje me Dr. e historisë Hakif Bajrami, me temen shkrimi i historisë shqiptare në shekullin e fundit. Dopio komunisti, titist dhe enverist, Bajrami, lavdëroi për trajtimin korrekt të historisë të Luftës së Dytë Botërore. Akuzat shpifëse të Enver Hoxhës kundër Mbretit Zog, i aprovon, përfshi edhe vrasjet e disa kundërshtarëve të tij.
     Realisht, vrasjet e disa figurave pozitive shqiptare, janë realizuar nga trekëndshi antishqiptar: Serbia, Franca dhe Greqia. Asnjë hetim dhe gjykim nuk ka gjetur fakte, për përzierjen e Mbretërisë Shqiptare në atentatet, që lakeu filosllav ia faturon asaj. Profesor Spahiu e quajti Dr. Hakifin “falsifikator të historisë të Kosovës, së bashku me bandën e historianëve falsifikatorë të historisë së Shqipërisë të Enver Hoxhës”.
     Askush nuk i përmend tej 30 atentatet, e organizuara kundër Mbretit të Shqiptarëve, Ahmet Zogut. Reformat e bëra, shpronësimet e çifligarëve, bartja e mineraleve në Itali e gjetkë, ku shtroheshin dhe asfaltoheshin rrugët e Evropës, ndërkohë që infrastruktura rrugore në Shqipëri, ishte mjerane. Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta, kur e pa bartjen shpërdoruese të pasurive shqiptare, nga agallarët, të zhveshur nga shqiptarizmi, do ta shprehte zemratën thekshëm: “Lë ta dijë bota mbarë, se Gjergj Fishta nuk asht ma shqiptar!”
     Pra, nëse edhe këta bastardë janë shqiptarë, unë nuk dua të jem, e kishte menduar Fishta. Këte shprehje të dhimbjes, komunistët e Hoxhës, e keqpërdorën qëllimshëm, kinse, Fishta mohoi përkatësinë kombëtare. Dhe, urrejtjen ndaj tij e shpërfaqen turpshëm e kriminalisht, duke e zhvarrosur dhe tretjen pa gjurmë të eshtrave të tij. Zulmëmadhi Fishta është njëri nga 6.000 intelektualët shqiptarë pa varr!
     Kur Ahmet Zogu filloi qeverisjen, Shqipërinë e gjeti hallakamë dhe nuk i vinte era shtet. Duhej guxim i madh për të bërë reforma dhe rend. Anarkia ishte kulmore. Karvanet me ngarkesa tregtare nga Prizreni në Shkodër dhe nga Dibra, (Ilirida), në Tiranë, grabiteshin, dhunshëm, nga cubat-banda të veriut. Ishte Pjetër Arbnori kur deklaroi në Parlamentin Shqiptar se “na ishte një Mbret, i cili me dy policë e bëri zap, (diciplinoi), të gjithë Malësinë (Veriun e Shqipërisë)!” Këtë të vërtetë, e pranoi edhe Parlamenti shqiptar.
     Vetëvrasjen e Bajram Currit, ia faturuan Mbretit Zog! Madje, inkriminuan të gjithë fisin -Krasniqe-, pse togeri Kadri Mehmeti i fisit Krasniqe, ishte në krye të aksionit, për ndjekjen e bandave anti-qeveritare, rrjedhimisht, kundra-shtetërore. Realisht, Bajram Curri ishte një figure kombëtare, një luftëtar i Shqipërisë Etnike. Por ishte i mashtruar nga propaganda komuniste. Nga Malësia e Gjakovës, agjitonte për “hazreti Leninin”! E vërteta është se Lenini ishte një fashist teorik, i cili kërkonte bashkimin e shteteve me Sovjetët rusë. Ndërsa Stalini ishte fashist praktik, që bënte bashkimin nën pushtetin Sovjetëve, me dhunë e përgjakje, duke abuzuar me mujëshinë, forcën që kishte Rusia, e maskuar me internacionalizëm.
     Është për keqardhje se edhe babai i tij, Shaqir Curri, u vra nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, së bashku me Pashë Maxharrin, gjerman nga Magdeburgu, në Kullën e Avdullah Pashë Drenit në Gjakovë. Vetëvrasja e Bajram Curri ishte dhimbje kombëtare. Po të mbijetonte rrëmujës, përgjatë vendosjes të rendit dhe të qetësisë, Curri ynë do të falej, – si i mashtruar -, nga propaganda lehaqene staliniste, njësoj siç u falë oficeri Asim Vokshi, me kosovarët e tij, pjesë e këtij “biçim Revolucioni”. Mbreti Zog e ka vlerësuar shumë figurën e tij dhe e ka trajtuar dinjitetshëm familjen, duke i dhënë pension familjar. Edhe në kohën e pushtimit të Shqipërisë, familja e tij ka gëzuar pension.
     Por, sjellja në pushtet e Enver Hoxhës, nga emisarët jugosllavë, Popoviq e Mugosha, Familjes Curri iu ndërpre pensioni. Dhëndri kosovar u dënua, si nacionalist, me 20 burg politik të rëndë. Vajza kishte një vajzë dhe jetonin në varfëri të skajshme. Në vitin 1970, Enver Hoxha bëri vizitën e parë dhe të vetme në Tropojë. Ai takoi dy pleqtë e Malësisë, bashkëluftëtarë të Bajram Currit: Ali Niman Doçin dhe Sali Mulosmanin. Ndonëse ishte takim “gju me gju”, i qajtën hallin e Familjes të Bajram Currit: “Mbretëria dhe pushtuesit i kanë dhanë pension familjes, por qeveria jote ja ndaloi. Ne, me gjithë hallet tona, po i dërgojmë në Shkodër ka pak bylmet, djathë të dhive”! Prej atëherë familja Curri gëzoi një ndihmë modeste sociale. Mbesa e vetme e Bajram Currit, pati një jetë të vrazhdët, me babën burgjeve dhe u shua herët kësaj bote.
     Për afro gjysmë-shekulli është propaganduar se regjimi i Zogut e luftoi nusen e vejë të Azem Galicës, duke mos ia mundësuar shërimin e një plage të luftës. Është një trillim sa i vrazhdët, aq edhe i poshtër, sepse Shota jetonte në fshatin Derven afër Fushë-Krujës, me vëllezërit e saj, me tokë pjellore dhe bagëti të bollshme. Është përfolur, kinse, ky trajtim ka qenë hakmarrje, për planifikimin e atentatit të Azemit, kundër Mbretit Zog në Tiranë. Këto janë broçkulla.
     Kam njohur familjen e Shotës, e cila ka gëzuar respekt, pa asnjë telashe me pushtetin e Mbretërisë. Rrahime Radisheva, mbesa e Shotës, njëherësh edhe kopje e Shotës në pamjen fizike, një drenicake e bëshme dhe e mençur, kishte vajzën e martuar ke Shaljanët e Lubozhdës të Istogut, refugjatë të vitit 1929, në Mamurras të Kurbinit. Ishte kjo lidhje që na afroi më shumë më familjen e Shotës.
     Familja e Shotës e pësoi keq, nga regjimi i Hoxhës, kur në vitet `70-a filloi afrimi i shqiptaro-jugosllav, nismoi edhe goditja e familjeve kosovare, të cilat ishin shquar për rezistencë kundër pushtetit të vjetër dhe të ri të Serbisë. Një nip të Shotës, shofër, e larguan nga puna, filloi përgjimi nga Sigurimi dhe nga rreziku faktik i arrestimit, u arratis në Francë. Që atëherë, kjo familje u deklasua dhe – nuk pa asnjë ditë të bardhë-.
     Mbreti Zog është akuzuar nga Hoxha dhe komunistët e tij, se i dërgoi refugjatët në toka moçalishte. Dhe, nga pickimet e mushkonjave, njerëzit shëndet lig, kryesisht, të moshuar, nuk i përballuan dhe disa syrësh e pësuan. Por, ku t´i vendoste administrata e Mbretërisë? Në malësitë e varfra, “ku hante pula gurë”,- siç shprehet populli. Vërtet, Mbretëria bëri zgjidhjen më të mirë të mundshme, duke i sistemuar refugjatët nga Fusha e Shkodrës e deri në Myzeqe, Lushnje dhe Fier. Ata zgjeruan hapësirat e tokave punuese, duke hapur kanale kulluese dhe hequr shkurret, shtuan krerët e bagëtive dhe, shumë syrësh, u pasuruan. Qeveria komuniste e Hoxhës, i akuzoi si të privilegjuarit e Mbretit Zog, i shpalli “kulak”, i deklasoi dhe i përndoqi tërë jetën, në pritje të burgjeve politike.
     Mbreti Zog ishte ushtarak. Sistemin e drejtësisë e kishte të huazuar nga Franca, me ligjet e famshme të Napoleonit. Kuadri gjyqësor ishte i shkolluar në Universitetet e zëshme të Evropës. Kuadrot e tij nuk ishin si Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës të sotme, duke i njoftuar, paraprakisht, kriminelët “ikni, se po vijmë për arrestim”, (natyrisht, nuk përgjithësojmë). Dhe, që nga 7 prilli 1939, me rënien e Mbretërisë Shqiptare, ka pushuar drejtësia në Shqipëri dhe kurrë më nuk ka arritur të vendoset drejtësi e mirëfilltë. Në Kosovën e pas luftës, janë bërë shumë qindra vrasje politike. Dhe, bandat e punësuara në polici dhe drejtësi, e kanë sabotuar arrestimin dhe dënimin e kriminelëve hajna e vrastarë.
     Është shpifur pa doganë fare për Mbretin Zog. Është thënë e stërthënë se Mbreti i ka falur tokë Serbisë. Kurrë nuk ka ndodhur kjo. Dr. Valentina Duka, në studimin e saj serioz: “Historia e Shqipërisë 1912-1950”, një pjesë të madhe ia kushton Mbretërisë Shqiptare. Dr. Duka shkruan se kam hasur në Marrëveshje shtetërore dy palëshe, të bëra, fatale për Shqipërinë, por kurrë dhe në asnjë rast nuk kam parë të jenë zbatuar ato. Mbreti Zog ishte një diplomat i shkathtë dhe në kushtet e një shteti të dobët, në raport me shtetet tjera, detyrohej të manevronte, për të përfituar në kohë. Dhe, këtë e ka arritur me sukses. Epoka e revanshizmit të fashizmit, nuk ka dhënë as shans e mundësi për diplomaci, pavarësisht shkathtësive diplomatike. Thjeshtë, ka vendosur raporti i forcave.
     Mbretëria Shqiptare dhe personalisht Mbreti Zog është konsideruara si Mbretëria më interesante e kohës. Prandaj ka zgjuar interesimin e studjuesëve, kronikanëve, ambasadorëve, konsujve, historianëve dhe të politikanëve të përbotshëm. Për Mbretin Zog dhe mbretërimin e tij, janë shkruar tej 300 libra, kryesisht, nga autor të huaj. Është konsideruar si Mbretëria më liberale ballkanike, me orientimin e qartë pro perëndimore, me një gërshetim harmonik të traditës
dhe modernes.
     Ai, si askush tjetër, mirëkuptoi plagët fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve, të mbetur jashtë shtetit shqiptar. Vrasjet dhe dëbimin e tyre, nga gjenocidi serbomadh. Andaj i lejoi të qarkullonin, fshehurazi, në vatrat e tyre lindake, “për të nxjerrë gjak”, por, vetëm kundër zullumqarëve dhe dorasëve serbë e malazezë, pa cenuar familjet e tyre. Në Shqipërinë hallakamë, me gjakmarrje dhe cubëri, grabitje e hajni, vuri rend e ligj. Ndër shqiptarët përmenden tri rendet shoqërore të kohës:
     1) Qetësia në kohën e Mbretrisë;
     2) Bollku në kohën e pushtimit të Italisë. Ndërkohë që në Itali kishte krizë buke, ushqimi, në Shqipëri e mbushi tregun, për t`u dëshmua si pushtues humanitar!
     3) Periudha namkeqe e komunizmit – dajaku i partisë!
     Shqiptarët e pranojnë se Ahmet Zogu e konsolidoi Shtetin Shqiptar. Realisht, Mbreti Zog është themelues i Shtetit Shqiptar. Sepse, nga Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, më 1912, nga plaku i nderuar, Ismail Qemali, nuk kishte mbetur asgjë nga shtetësia shqiptare, sepse pushtimet e copëzuara nga fqinjët lakmiqarë, kishin rrënuar e fshirë elementet shtetare. Edhe pse këtë e dijnë ata që e kanë për detyrë ta ligjësojnë këtë të vërtetë sipërore, por, ende nuk po e bëjnë këtë. Hapi i parë, për ta njohur Mbretin Zog, themelues të Shtetit Shqiptar, është bërë me emërtesat e bëra Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, i përmasave botërore, i bërë nga Italia pushtuese.
     Shqipëria ka traditë shtetërore. Ndarja emërtuese e Bulevardit në fjalë, është domëthënëse dhe e bërë nga njerëz të mençur dhe kombëtar. Në mes të Bulevardit, është Sheshi i Heroit kombëtar të Mesjetës, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu; në veri të Bulevardit, është Sheshi i Mbretit të Shqiptarëve, Zogu i Parë, themeluesi i Shtetit Shqiptar; dhe në jug të Bulevardit është Sheshi i Shenjëtorës Shqiptare Nëna Tereze. Tri sheshet e emërtuara, natyrshëm, janë shoqëruar me shtatore meritore.
     Rrjedhimisht, pas Gjergjit tonë të Mesjetës dhe deri me sot, nuk ka pasur shtetar më meritor se sa Mbreti Zog. Dhe, logjika dikton se fotografia e Lartmadhërisë duhet të vendoset në Institucionet shtetërore. Për një vendim të tillë, duhet të mbizotërojë arsyeja faktike dhe mirëkuptimi shqiptar. Shqipëria ka pasur njerëz të shquar, atdhetarë të devotshëm dhe luftëtarë trima. Por, disa syrësh kanë pasur role episodike, afat-shkurtra, që nuk e arrijnë as për së afërmi Mbretin Zog, qoftë në kohë-zgjatje të veprimtarisë atdhetare, qoftë në cilësi unike.
     Demokracia plurale në Shqipëri, ka korrigjuar dhe rishkruar historinë e kohës së re dhe të kohës të sotme, gjë që Kosova ende nuk e ka bërë “as lavrën e miut” në këtë fushë. Nuk ka arritur të gjejë kockat e 6.000 intelektualëve, të ekzekutuar me gjyq e pa gjyq dhe të lënë pa varr, nga diktatura satanike komuniste. Por, të paktën, emrat dhe e veprat e tyre i bëri publike. Dhe, kjo nuk është pak.
     Kriza e stisur artificialisht, e paramenduar për qëllime të ulëta përfitimi material, jo vetëm nga ish-bashkëshortja e Pincit Leka, Elia, por edhe familja Zaharia dhe aktorë të tjetër korruptivë e mafiozë, me dijeninë dhe aprovimin edhe të klanit enverist, brenda partisë social-komuniste të Shqipërisë.
     Shqiptarët e përbotshëm janë skajshëm të shqetësuar, për padrejtësinë unike, që i bëhet Princit Leka, duke kulmuar me nxjerrjen e dhunshme nga Pallati Mbretëror, nga shtëpia e tij e trashëguar ligjshëm. Sepse ky veprim është i pa paraprijës në kohë normale dhe, pa mëdyshje, një turp i madh kombëtar. Mos harroni edhe porosinë e artë të Kadaresë: “Shteti Shqiptar duhet ta respektojë, trajtojë e madhojë Familjen Mbretërore, sepse është vlerë shtesë kombëtare, por edhe simbolikë në arenën ndërkombëtare”.

Zuzari më i rrezikshëm i Shqipërisë po kryen spastrimin etnik, shfarosjen e shqiptarëve- Nga Aurel Dasareti*

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Me një gjendje të tillë të vetë-ndërtuar, zuzari i pagoi apo mashtroi shumicën e shqiptarëve me tru jo të kthjellët që e votuan; u verbuan nga madhështia e tij e rreme. Para së gjithash, njerëzit e mediave të korruptuara amatore antikombëtare, që propaganduan me zell “shkëlqesinë” e tij. Shprehja e tij tipike: “Kazan, gomar, ziliqar, i dyshimtë, skeptik për çdo gjë të re”.
***
Ligjet e këqija janë forma më e keqe e tiranisë.
Ligësia është çështje karakteri. Nuk është e kufizuar me kohën dhe vendin. Nëse karakteri juaj është i keq, tradhtia juaj del në dritë 365 ditë në vit.
PS: Nëse nuk flasim qartë dhe pa doreza, lexuesit hutohen-shastisen dhe gjendja nuk përmirësohet por keqësohet.
***
Armiqtë e jashtëm, në koordinim (bashkëpunim) me zuzarin shqipfolës dhe tradhtarët tjerë, kanë vendosur ta shpopullojnë plotësisht Shqipërinë nga shqiptarët indigjen (rrënjës, vendës, autoktonë) dhe ta kthejnë atë në një kamp masiv për “refugjatët” afrikanë dhe aziatikë, të cilët pjesa tjetër e Evropës nuk i do.
Jo rastësisht përpara çdo konference-vendimi të pisllëkut të radhës të regjimit kriminal të “rilindjes” ka qenë i pranishëm shkatërruesi i shtetit kombëtar, Sorosi 110-vjeçar, tashmë është i riu Soros, i cili qëndron rregullisht në krahun e djathtë të zuzarit më të rrezikshëm të shqiptarisë, kriminelit mafioz Edvin Kristaq Rama. Çfarë dreqin kërkon Soros i huaj në Kuvendin e Shqipërisë tonë?! Pyesni veten.
***
Shpopullimi i Shqipërisë dhe shpërbërja, shfarosja, zhdukja e Kombit shqiptar, vazhdoi hap pas hapi në një sërë projektesh serbe, greke, turke, ruse, dhe BE-së, edhe përmes tradhtarëve shqipfolës me një përkatësi etnike të paqartë, veçanërisht jobesimtarëve “fetarë”: priftërinjve ortodoks dhe hoxhallarë, që përpiqen ta bëjnë këtë vepër jonjerëzore kriminale antishqiptare sa me më shumë gjemba të jetë e mundur.
Zuzari dhe ata zagarë rreth tij që kanë pushtuar Kuvendin, janë të pabesë, të pandershëm dhe të poshtër, ata janë vrasës të identitetit, historisë, të këqij, hajdutë, rrëmbyes të tokave shoqërore, tradhtarë, trafikantë të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, detyrues haraçi, këlysh të armiqve, pengje të shantazhit, pederastë dhe mëkatarë të mëdhenj.
Ata do t’ju ndalojnë në çdo hap, do t’ju neveritin me çdo përpjekje, do t’ju ofrojnë prova të panumërta se është më mirë të heshtni, të pushoni, të shikoni nga mënjanë.
Të përjetosh gëzimin e vërtetë të jetës do të thotë të kontribuosh në atë qëllim që ne vetë e konsiderojmë madhështor, të jesh fuqia e natyrës në vend të një shpirti të etur, egoist, të imët.
Jeta e popullit shqiptar është uria, gjaku, mjerimi, mundime torturuese në tokën e vet, dhe frikacakët që ikën për të vdekur në tokën e dikujt tjetër – në vend që të luftojnë (rrëzojnë) regjimin e kriminal dhe të jetojnë në vendin e vet stërgjyshor, më të bukur, më pjellor, më të pasur dhe më të mirë në botë.
***
Edhe atëherë (kur vendosa të jap një kontribut modest por të gjithanshëm për çështjen shqiptare) e dija se nuk mund të viheshin në dyshim emocionet, dhe se linjat midis mendjes së shëndoshë dhe çmendurisë ishin çuditërisht të ngushta. Në çdo tru dhe në çdo sistem nervor të “politikanëve” shqipfolës fshiheshin qelizat e çmendurisë, tradhtisë, vjedhjes, inferioritetit ndaj të huajve dhe krimit.
Zot, më jep paqen e mendjes për të pranuar atë që nuk mund ta ndryshoj, guxim për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençuri për të parë ndryshimin.
Shqiptarët i respektojnë armiqtë e tyre, nuk besojnë se armiqtë tanë po luftojnë që ne të mos ekzistojmë. Shumë prej nesh kanë fantazi të tilla dhe atyre nuk u pëlqen kthjellimi i trurit dhe drita e ditës. Ata priren të çahen kur i ndajmë. Fatkeqësisht, ato mund të rriten në mënyrë të ngjashme gjigante kur i lëmë të sillen në heshtje.
Autoritetet janë shërbëtorët e juaj dhe duhet të jenë të vendosur të kujdesen për këtë. Përmbushni detyrimet tuaja ndaj të gjithëve. Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni.
Një shpirt i drejtë e vlerëson nderin mbi pasurinë. Fama është diçka që duhet fituar; nderi është vetëm diçka që nuk duhet humbur.
***
“Është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë” – Emiliano Zapata Salazar (1879-1919). Meksikan. Revolucionar dhe udhëheqës gueril. Zapata luajti një rol të madh gjatë Revolucionit Meksikan që shpërtheu në vitin 1910. Ai udhëhoqi luftën e fermerëve indianë kundër pronarëve të fuqishëm të tokave dhe konsiderohet një hero kombëtar në Meksikë.
PS: Shembull për shqiptarët.
***
Për zuzarin e stërzgjatur, hajdut, nudist, të korruptuar nga të huajt, tradhtar, psikopat dhe të droguar nga kanabisi, dërrasat e arkivolit janë mrekullia që do të thotë jetë për shqiptarët.
Kur e dimë diagnozën e sëmundjes së trupit, mund të shërohemi me barnat e duhura ose amputime të ndonjë pjese organi. Pra, marrim masat mbrojtëse përkatëse. Sundimtari tronditet dhe në panik kur mëson se ka një kundërshtar të rrezikshëm, popullin.
Shqiptarë! Mbajeni mendjen vigjilente dhe të gatshëm, si degët në fllad: Shqipëria jonë, një vend pushimi për zogjtë, me krahun blu me aromë qiellore – gjendet në pragun e zhdukjes përfundimtare. Pas disa vitesh do të trashëgohet nga të huajt. Ndërsa ne do të shfarosemi nga faqja e dheut.
Kush është përgjegjës për këtë mjerim? Politikanët apo lopët votuese (bagëtia) që votojnë apo paguhen për të votuar për këta “politikanë” analfabetë që shkarravitin edhe emrat e tyre me gabime?
Është mirë të përkulesh në pluhur kur ke bërë një gabim, por nuk është mirë të qëndrosh aty.
Kush ka vullnet për ndryshime, e ka edhe mënyrën. Jo më kritika të kota dhe belbëzime, por veprime.

“Rinia shqiptare në mërgim”-Revista e harruar e viteve ’70-të Nga Idriz Lamaj, Studiues, analist dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës

Voal.ch –  Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan në ShBA. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealist, të cilët botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe të pak miqve e bashkpunëtorëve të ngushtë, që mund të kishin. Me kalimin e kohës zhduken gjurmët e botimeve të tyre, me përjashtim të gazetës “Dielli”, që botohet prej 102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike në Kosovë e Shqipëri, botohen në New York gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot”.

Nr. I –Janar-Mars, 1972

Në fillim të viteve ’70-të Frank Shkreli filloi botimin e revistës “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Dalja e kësaj reviste në qarkullim fillon në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare e ndërkombëtare. Marrdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës në vitet ‘70-të, përveç rëndësisë kulturore, sollën dhe forcimin e fushatës politike të komunizmit kundër nacionalizmit shqiptar në mërgim. Propaganda politike e regjimit komunist të Tiranës ndikoi thellë në rininë shqiptare të Kosovës. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në mjetet e informimit të Kosovës (në gazeta e revista) filloi një lloj fushatë e dukshme politike-ideologjike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare, kundër klerit katolik shqiptar, dhe kundër “imperializmit amerikan”. Kishte dhe intelektualë e mërgimtarë, të pjekur nga mosha, ish të persekutuar politikë, të vuajtur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, të cilët, në atë periudhë, zbutën qëndrimin e tyre kundër komunizmit. Ndikimi i propagandës komuniste në mërgim shikohet në shkrimet e tyre, ku herë pas here, bëjnë fjalë për “përparimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të ekonomisë” në Shqipëri. Në anën tjetër, përfundimi i luftës në Vietnam dhe tërheqja e forcave amerikane nga ai vend turbulloi mendjet e shumë qarqeve universitare amerikane, sidomos të profesorëve dhe studentëve, duke paraqitur komunizmin si një lloj ideologjie jo të keqe. Në atë dekadë lëkundjesh të thella politike kombëtare e ndërkombëtare, Frank Shkreli (në moshën 22-vjeçare) filloi botimin e revistës “Rinia Shqiptare në Mërgim”. Në janar 1972, doli në New York numri i parë i saj duke filluar me këtë editorial:

” Tue bisedue me njanin para disa kohe, m’thotë:- Kur njeriu jeton i lirë, i gëzon të drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht mëkat që mos me çfrytëzue këtë liri, për të mirën tonë, të Kombit dhe të kulturës shqiptare. I trimnuem prej disa të rinjve, dhe i mbështetun në bashkëpunimin e tyne, po ia fillojmë me shtypë këtë organ të ri, të cilit ia dhamë titullin, “Rinija Shqiptare në Mërgim”.

Pse rinia jonë mos me e pasë organin e vet, ku do të çfaqshin mendimet e tyne ashtu si mendojnë ata, lirisht pa i udhnue dikush tjetër, sigurisht tue shique punën e të vjetërve, tue pranue çka asht e mirë dhe e suksesshme tue u largue atyne që munden me damtue”? Asht e nevojshme pra që të fillojmë vet.

E dijmë se ndokush ndoshta, ka me u bindë, s’kanë me marrë këtë punë seriozisht, kanë me na quejtë t’pa aftë për këte ndërmarrje. Na i dijmë mundësitë dhe aftësitë tona. Nuk janë të mëdha, por janë të mjaftueshme. Edhe na do t’bajmë çmos që me ndej në rrethin tonë. E pranojmë kritikën, por ajo duhet me qenë e shëndoshë, me karakter ndërtues dhe qëllime të mira. Iu lutem lexuesve tonë, e kryesisht atyne që janë në gjendje nga penda, me na dhanë direktiva, udhëzime, me na ndihmue në këtë çashtje. Si thamë ma nalt me karakter ndërtues, gjithmonë janë të mirëpritura. E dijmë se çdo fillim asht i vështirë, por na besojmë me ndihmesën e Zotit, në fuqitë tona dhe në vullnetin e popullit. Na nuk jemi kah e bajmë këtë as me i qitë za vedit, as me ulë ose mposht’ veprimin e ndokujt deri tash. Jo! Përkundrazi, jemi mirënjoftësa dhe e çmojmë veprimtarinë e tyne. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (“Bisedime shoqnore”, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1).” Në të njëjtin numër (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull “Shqipnija Etnike”, ku midis të tjerash shkruan: “Ndeshja vigane e Fuqive të Mëdha, tue ndërrue aty- këtu hartën e Evropës, e ma veçanërisht hartën e Ballkanit, ka ringjallë edhe nji herë çështjen e pavarësisë të të gjithë kombeve, si të mëdhaja si të vogla, e çështjen e kufijve të tyne; çështje e randësishme e delikate nga të cilat mvaret ajo ardhmëni lirie, drejtësie e paqeje, e cila ashtë dëshira ma e flakët e mbarë gjinisë njerëzore.”

Sipas këtij artikulli çështja e pavarësisë dhe e kufijve nuk është vetëm një çështje drejtpeshimi politik, por edhe një çështje morale e juridike. Dhe, problemi kryesor për ne shqiptarët dhe për atdhenë tonë asht: “Shqipnija, e cila kërkon rimëkambjen e pavarësisë politike brenda kufijve etnik të saj. Shqipnija, e cila kërkon Çamërinë, Manastirin e rrethet e tij, Kosovën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tagër këtë pamvarësi e mbi të gjitha këto vende.”

Në këtë artikull të ngjeshur shkruhet se kërkesat e shqiptarëve janë të mbështetura mbi argumentet më të forta, më të shëndosha dhe më të pakundërshtueshme. Në fund, kritikon ashpër regjimin komunist të Tiranës, për të cilin shkruan se”. flet para Kombeve të Bashkuara për të drejtat e popullit të madh kinez si ma përpara për të drejtat e popullit të madh rus, ndërsa çashtjen e Kosovës se zë n’gojë sepse atë ua ka falë sllavëve.”

Përgjegjësi i revistës për të dokumentuar pazarllëkun politik të hierarkisë politike të komunistëve shqiptarë dhe sjelljen e tyre në pushtet nga serbo-malazezët, shkruan:” Po biem disa pjesë letrash që Enveri me shokë kanë shëndrrue me “miqtë” e tyne jugosllav. Enver Hoxha në letrën dërgue Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan: “Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë nuk ka qenë për ne vetëm dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë një mbështetje e fortë. Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e t’dy popujve tonë. Partia e jonë ndihet e fuqishme, sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshalli Tito.

Enveri i shkruen Mugoshës, të cilit nuk ka mund t’i zbulojë dot as emrin e vërtetë, derisa Dushani u kthye në Jugosllavi përgjithmonë. Prej kësaj shifet se sa besnik kanë qenë Enveri me shokë për serbomadhin Dushan, saqë as emnin e vërtetë nuk ua ka kallxue; ata njohin me emën Dushanin si Salë. Enveri i shkruen Aliut (Miladin Popoviqi, shën IL) qenkesh ma i fortë se ne. Do të fillojmë një kurs të vogël biçim konferencash me këto tema: Lufta imperialiste e parë dhe e dyta-luftë e drejtë dhe padrejtë”. Luftë e drejtë dhe e pa drejtë, fakt që asht realizue mbi popullin shqiptar tash ma se 25 vjet; padrejtësia asht përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejtë që dikur regjimi komunist të fillojë të përdorë drejtësinë.”(R.SH. M. N.3, fq 2-3)

Në atë kryeartikull të gjatë redaksional ai sjell edhe paragrafe letrash të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve të tjerë serbo-malazezëve të cilët i sollën në pushtet në sajë të luftës civile vëllavrasëse që krijuan në Shqipëri vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret e tjera nën thundrën e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar të izoluar, të poshtruar, të shtypur dhe të varfër.

Në numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell në revistën e tij reagime të ashpra kundër gazetarëve Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar një fushatë të fortë kundër emigracionit shqiptar dhe veprimtarisë të Klerit Katolik në gazetën “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e tyre nuk ishin gjë tjetër vetëm se imitim i shtypit komunist të Shqipërisë. Po të lexohen ato shkrime janë thjesht për t’i hyrë në qejf regjimit komunist të Tiranës, sepse kishte filluar komunikimi i fortë Prishtinë-Tiranë, kurse qarqeve shtetërore jugosllave, polemika të tilla kundër mërgimtarëve iu pëlqenin, sepse në ato shkrime luftoheshin përpjekjet e shqiptarëve për çështje të Kosovës dhe goditeshin figura të shquara të nacionalizmit. Ndërsa, sa i përket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste e ka pasur gjithmonë halë në sy.

Këtu duhet shquar fakti se edhe gazetarët e Rilindjes të akredituar pranë Kombeve të Bashkuara, në atë periudhë shkruan herë pas here kundër veprimtarisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe kundër qeverisë amerikane, duke e cilësuar atë edhe si shtet imperialist.

Në secilin numër të revistës z. Shkreli i kundërvihet propagandës të gazetarëve komunistë të Prishtinës dhe Tiranës në një mënyrë të pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar në mërgim me forcën e argumenteve të forta historike, duke e quajtë luftën “nacionalclirimtare” më tepër si luftë vëllavrasëse dhe pushtimi sesa si luftë antifashiste.

Shkreli, në moshë fare të re, përveç studimeve në Universitet, shkruan, zgjedh lëndë për botim, redakton, daktilografon, përkthen, faqos, shpërndan revistën, mban korrespondencë me lexuesit e saj dhe me personalitete të penës. Në numrin 3 të revistës botohen këto dy letra:

Prof. Ernest Koliqi i shkruan:

“I dashtun Frank, “Më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut “Rinija Shqyptare në Mërgim”. Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet e, në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe. Të lumtë! Asht nji fillesë plot premtime. Mbaj mend veç, fjalën e moçme:”Trimi i mirë me shokë shumë!” Avit moshatarë sa ma shumë qe mundesh. N’asht se kjo fletore tremujore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorë që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtu nga historia e letërsisë shqipe. Kam pasë punë shumë në këto kohët e fundit, prandaj vonova me t’u përgjigjë”.

Të fala të përzemërta, Ernest Koliqi

Ndërsa, Prof. Rexhep Krasniqi i shkruan:

“I dashtun z.Shkreli – Sot kam marrë letrën e juej, dhe megjithë që jam i nxanun me punë të tjera, po iu përgjigjem menjiherë. Mjerisht deri më sot nuk kam pasë rast me u takue me ju, por dy gjana më kanë ra në sy në lidhje me ju. Spari që ju punoni, dhe njëkohësisht, vazhdoni mësimet shkollore, dhe tue qenë se jeni në moshë të re, kam shpresë të madhe që me kohë dhe me sakrifica, ma në fund, do të jeni në gjendje me i përfundue këto mësime, dhe kështu, me hy në radhën e shqiptarëve të pakët të kësaj kategorie në këtë vend. I kam lexue rishtas edhe dy numrat e së përkohshmes “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim asht i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue më duket se jeni në rrugë të mbarë që përputhet me moton e juej “Lux et Veritas” dhe të shpresojmë se, me kohë, broshura e juej ka me u ba nji përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe të virtyteve të kombësisë shqiptare në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.

Nr. II, Prill-Qershor, 1972

Ju falem nderës për fjalët e mira që shprehni ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe punës që ky komitet ka ba dhe mundohet me ba në përkrahjen e çështjeve të bashkatdhetarëve tonë në këtë vend, dhe atyne që janë robnuem nga regjimi totalitar në atdhe.

Me kaq ju dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të mbarë, ashtu edhe Pashkët për shumë vjet e me të mira. Mbetem me nderime” – Dr. Rexhep Krasniqi

Letrat e mësipërme për z.Shkreli ishin mbështetje e madhe morale dhe vlerësim i punës së tij. Numri i katërt i revistës, krahasimisht me numrat e mëparshëm, duket më i pasur. Përveç një shkrimi të prekshëm dhe dokumentar të bashkëpunëtorit të revistës z. Ndoc Vulaj mbi jetën dhe veprimtarinë e Ndre Mjedës, z. Shkreli shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson në mandatin 1972-1976. Aty (fq 7) është një letër në anglisht drejtuar Kolegjit Lehman me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull”More than ever”, në të cilën z. Shkreli i përgjigjet revistës së Kolegjit “Meridian”, e cila kishte shprehur keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve në favor të presidentit Nikson, të ashtuqujturit sindrom vietnamez. Shkreli i përgjigjet: “Të gjithë e dimë, ose të gjithë duhet ta dimë se komunizmi është rrezik i madh për botën e lirë. Ndërlikimi amerikan në Vietnam nuk është asgjë tjetër vetëm një garanci për liri e vetvendosje të popullit vietnamez dhe shpresë për të gjitha kombet e tjera që jetojnë nën thundrën terroriste të komunizmit të të gjitha atyre kombeve”.(R.SH.M, Nr. 4 fq. 9)

Bashkëpunëtor serioz dhe mbështetës i gjithanshëm I revistës është Ndoc Vulaj, penë e mprehtë e kohës dhe studiues i fushave të ndryshme të kulturës tonë kombëtare. Një bashkëpunëtor tjetër i revistës ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revistën me poezi, ku shpreheshin ndjenjat për atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje në mërgim.

Revista “Rinija Shqiptare në Mërgim” (R SH M) zë një vend të veçantë në publicistikën e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo është revista e parë themeluar dhe drejtuar nga një student, i cili bën përpjekje serioze për të bashkuar, organizuar dhe ngritur zërin e rinisë shqiptare në këtë vend. Një rëndësi tjetër e kësaj reviste është orientimi politik dhe historik. R.SH. M, bënë luftë pa kompromis kundër ideologjisë komuniste në përgjithësi dhe në veçanti, kundër regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë fletore diskreditohet komunizmi në të gjitha fushat.

Në faqet e revistës R. SH.M, janë ribotuar shumë artikuj anglisht të Frank Shkrelit të botuara në revistën “Meridian”, që aso kohe e botonte universiteti ku ai kryente studimet. Po të lexohen me kujdes këta artikuj shihet se z. Shkreli mban të njëjtin qëndrim. Ai polemizohet ashpër me profesorët liberalë amerikanë duke sjellë edhe emrat e disa prej tyre, të cilët “predikonin” dhe e konsideronin komunizmin si një gjë jo të keqe, por si lëvizje punëtorësh, etj.

Shkreli mban një qëndrim të fortë konservator lidhur me këto pikpamje dhe zatën që prej asaj kohe e deri më sot ai nuk ka bërë më të voglin ndryshim ose lëshim në pikpamjet e tij. Tetë numra të revistës dolën në qarkullim, pastaj (më 1974) z. Shkreli punësohet në seksionin shqip të “Zërit të Amerikës”. Punoi në Washington më shumë se tri dekada, derisa doli në pension. Nga punëtor i ri, ai arriti të drejtojë Shërbimin Shqiptar dhe Shërbime të tjera, përfshi atë Sovjetik.

Frank Shkreli edhe sot në shkrimet e tij mbetet ai që ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i paisur me kulturë të thellë politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kushedi sa shërbime i bëri Frani vendit të vet gjatë punës në Washington! 

IMZOT VINÇENC PRENNUSHI: DËSHMI DRITE NË ERRËSIRËN E DHUNËS KOMUNISTO-BOLSHEVIKE SHQIPTARE Nga Frank Shkreli

19 Marsi shënon ditën që Kisha Katolike universale pёrkujton festёn liturgjike kishtare tё Ipeshkvit martir shqiptar të Lum, Imzot Vinçenc Prennushit, në përvjetorin e vdekjes së tij në burg si martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës.

Por në këtë ditë të vdekjes unë dëshiroj që, shkurtimisht, të ndaj me lexuesit e sotëm disa kujtime të shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cilësuar Imzot Vinçenc Prenushin si “Simboli i të së kaluemes së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”!  Kujtimet e tija për Prenushin janë të periudhës kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir të Kishës Katolike Shqiptare në Mars të vitit 1949, kur prelati i lartë i Kishës Shqiptare vdiq në burgun e Durrësit, nën torturat më çnjerëzore që mund të imagjinoheshin, atëherë dhe sot, i akuzuar si “armik i popullit.” Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar, qellimisht, nga diktatori për t’i imponuar Imzot Prenushit pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë.  Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar në esenë e tij Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi, si përfundim, përfunduar në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.
Në esenë, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, botuar në “Flije Atdheut”, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, ndërsa ka rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterur”, kur dha shpirt nga torturat çnjerzore, Imzot Prenushi — klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.
Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizmit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik shqiptar, bashkëvuajtës me ’ta, në birucat e tmerrshme të burgjeve të Enver Hoxhës – aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën “mundimet e territ” , shkruante ai– përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin. Për Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, përveç se ai pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqtë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me një urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Profesori i nderuar, Arshi Pipa e ka cilësuar Vinçenc Prenushin si një njeri të cilin nuk e interesonte aspak politika, ndërsa ishte gjithmonë i buzëqeshur në të folur, zemërgjerë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare.  I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin, albanologu gjerman Robert Elsie.
Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje jo vetëm vuajtjet dhe mundimet në duart e regjimit komunist. por ka venë në dukje edhe vlerat kombëtare, njerëzore, kishtare dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke theksuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.”   Pipa ka shkruar se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri prej përfaqsuesve të dalluar të letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”
I burgosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkëvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim, të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij.  Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija.  Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.
Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë:   “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqtë, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm.  Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve.  Por, ndofta ishte diçka tjetër.  Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar.  Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën kur është ndarë nga kjo jetë Imzot Vinçenc Prenushi, atë natë të zezë të 19 Marsit, 1949 – 75-vjetë më parë!

Rreth librit “Fotoja që na shpëtoi jetën” të Maya C.Klinger Nga Elida Buçpapaj

 

Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s Son me autore Maya C. Klinger. Librin e Anës e kisha lexuar sapo doli në versionin E Book, një libër me kujtime që hedh dritë për Shqipërinë jo vetëm gjatë periudhës së Holokaustit, por edhe përpara e gjatë diktaturës, një vlerë e shtuar e librit.

Librin e Maya Cohen me titullin në hebraisht “Fotoja që na shpëtoi jetën” e lexova me një frymë. Duket një titull paradoksal, provokativ. E si është e mundur që një foto të shpëtojë jetën e një familje?! Po gjatë Holokaustit ka ndodhur!

Qëllimi i botimit të këtij libri nga Maya Klinger Cohen jo vetëm shkrimtare, por edhe eksperte e edukimit është të përcjellë tek brezi i ri historinë, të përçojë mesazhin për atë që ka ndodhur gjatë Holokaustit, për të mbrojtur kujtesën që tragjeditë të mos përsëriten, por edhe për të treguar se në një vend të vogēl si Shqipëria me shumicë myslimane, aty hebrejtë mbroheshin përmes Kodit të Nderit, Besës, si një kod gjenetik.

Libri i Maya Klinger Cohen ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Izrael, fitoi çmimin Yad Vashem dhe ka hyrë në kurukulën shkollore. Libri është përkthyer edhe në shqip dhe po ashtu pritet së shpejti të dalë edhe botimi në gjuhën gjermane.

Gazetari Larry Luxner në një shkrim të tij botuar tek “The Times of Israel” shkruan se ” që kur Shqipëria doli nga hijet e një diktature mizore në fillim të viteve ’90, janë botuar dhjetra libra shkencorë, artikuj, filma dokumentarë, ekspozita fotografike mbi këtë temë dikur e paqartë”.

Është shumë e vërtetë se në Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste tema e Holokasutit ishte tabu, e mbytur nga heshtja, jo vetëm se regjimi komunist shqiptar ishte antisionist, por edhe sepse disa emra të politikës sqiptare gjatë periudhës së Holokaustit, që u përfshinë në shpëtimin e hebrejve, diktatura i etiketoi si “tradhtarë” dhe “kuislingë” dhe si të tillë i burgosi, i vrau dhe i përndoqi. Prej këtyre personaliteteve disa u arratisën dhe jetuan në Perëndim si qytetarë të lirë, çka për hordhinë e historiografisë komuniste shërbyese e diktaturës, kjo ishte një provë më tepër për ta dënuar veprimtarinë e tyre si tradhtore. Të mos harrojmë se, gjatë diktaturës për regjimin komunist të Tiranës, SHBA dhe Perëndimi i vlerave ishte armiku i tyre i betuar.

Në Shqipëri për herë të parë temën e Holokaustit e hapi vetë diktatori i fundit Ramiz Alia gjatë vizitës në Tiranë të Kongresmenëve Tom Lantos, hebreo-amerikan dhe Joe DioGuardi amerikan me rrënjë arbëreshe në verën e vitit 1990. Ramiz Alia u dorëzoi dy Kongresmenëve një dosje plot me dokumenta, fotografi dhe fakte të cilat Lantos dhe DioGuardi i dërguan menjëherë në Yad Vashem të verifikoheshin.

***
Ndërkohë të parët ishin vetë hebrejtë e shpëtuar që kishin treguar për mikpritjen shqiptare . Njëri prej tyre ishte Gavra Mandil. Ai kishte paraqitur dokumentat në Yad Washem dhe Refik Veseli, që në vitin 1987, u shpall shqiptari i parë si “I drejti mes Kombeve”.

Janë po ashtu të paktën katër tituj librash si: Arratisja për në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu e Johanna Neumann; Flower of Vlora e Anna Kohen; Fotoja që na shpëtoi jetën e Maya C. Klinger dhe Izraelitët në Shqipëri e Jozef Jakoel që hedhin dritë në mikpritjen shqiptare gjatë Shoah. Librat e Anna Kohen dhe Jozef Jakoel tregojnë historinë e hebrejve autoktonë, pra si banorë të Shqipërisë përfshi periudhën e Holokaustit, para edhe pas tij, ndërsa librat e Johanna Neumann dhe Maya C. Klinger fokusohen gjatë Shoah. Botime të tilla janë të llojit të memuareve, libra biografike ose autobografikë. Për të pëmbushur amanetin e të mbijetuarit nga Shoah Elie Wiesel “Dëshmoni për të vdekurit dhe për të gjallët”.

Të katër librat janë thesare, sepse janë hebrejtë që i portretizojnë shqiptarët – hebrejtë që e përjetuan vetë rrezikun në vetën e parë bashkë me familjet e tyre, por që shpëtuan pikërisht falë bijve të shqipeve, ndërsa të afërm të tyre më së shumti u shfarosën nëpër dhomat e gazit dhe krematoriumet e kampeve të përqendrimit në Auschwitz, Majdanek, Treblinka etj.

Ndërsa fqinji agresor i quante “njerëz me bisht”, hebrejtë zbulonin se shqiptarët trashëgonin një Komandament që nuk e kishte as Bibla, as Kurani dhe as Teurati – Komandamentin e Besës, që i dallonte si shpëtimtarë, dhe atdheun e tyre si vendin e vetëm gjatë Holokaustit ku hebrejtë mbroheshin.

Maya Klinger është frymëzuar nga dëshmia e Gavra Mandil për Refik e Familjen Veseli. Librin e bëjnë të veçantë fotografitë shoqëruese si ilustrime dhe dëshmi dokumentare. Shkrimtarja hebreo-amerikane Maya C. Klinger fokusohet tek historia e Familjes Mandil dhe e kthen atë në libër. Historinë e tregon Gavra Mandil prej kur ishte 5 vjeçar.

“Fotoja që na shpëtoi jetën”, në dukje një libër i vogël, por me hapësirë e frymëmarrje të madhe, që, nga 119 faqet, mund të duket si një synopsis, por është një libër i madh, shkruar për fëmijë dhe moshat e reja, por në fakt është një libër për të gjitha moshat, që posa lexon rreshtin e parë nuk i shqitesh deri në rreshtin e fundit, pra e lexon me një frymë dhe, kur kur shkon tek faqja e fundit, të vjen keq që libri përfundoi, sepse si lexues ti zhytesh ne narracionin biografik dhe lumin e ngjarjeve që e tregon Gavra dhe bashkë me të kthehesh pas në kohën e tmerrit dhe përjeton gjithçka, frikën që kanë përjetuar fëmijët hebrej dhe prindërit e tyre.

Përjetimet traumatike fëmijëve u mbesin gjithë jetën, edhe përjetimet se i shpëtuan vdekjes. Ishte e vështirë për një fëmijë 5 vjeçar të kuptonte se SS gjermanë i urrenin ata dhe prindërit e tyre edhe pa i njohur, vetëm se ishin hebrej. E Gavra e kuptoi këtë çmenduri, e kuptoi në mënyrën e fëmijës, ndryshe nga Beba, motra e tij e vogël që ishte vetëm tre vjeçe pranverën e vitit 1941, kur Gjermania naziste bombardoi Beogradin dhe jeta e tyre normale si një familje mori fund.

Familja Mandili, e përbërë nga Moshe, Gabriela me dy fëmijët e tyre Gavra dhe Beba, jetonin në qytetin e bukur të Novi Sadit. Kishin apartamentin e tyre, një studio fotografike ku punonin burrë e grua. Ishin një familje e lumtur. Fotografia ishte një profesion i trashëguar brez pas brezi. Gjyshi i Gavrës kishte qenë fotograf i famshëm i Mbretit Alexandër I të Jugosllavisë.

Gavra e kujton pranverën e vitit 1941. Ata familjarisht kishin shkuar të vizitonin gjyshen dhe tezen në Beograd kur, papritur, Gjermania hitleriane nisi bombardimet dhe pushtimin. Frikën si një fëmijë 5 vjeç Gavra e pa për herë të parë në sytë e prindërve, gjyshes dhe tezes, kur e gjithë familja bashkë, ndërsa avionët bombardonin qytetin, u sul të fshihej në një strehim me plot familje të tjera. Gavra mendoi se ata duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në Novi Sad, por kjo ishte tashmë e pamundur. Baba Moshen, SS gjermanë e detyruan të punonte si punëtor me yllin e verdhë të Davidit mbi rroba. Yllin e verdhë të Davidit detyroheshin ta mbanin të gjithë hebrejtë. Dhe erdhi një moment kur të gjithë hebrejve në Beograd iu caktua një datë për t’u mbledhur në një shesh të qytetit, duke u bërë i qartë fati që i priste. Atëhere Moshe dhe Gabriela, ndaj të cilëve Gavra është aq krenar, vendosën të reagojnë, vendosën të bëjnë gjithçka që t’iu shpëtojnë jetët e fëmijëve të tyre. Në një udhëtim krejt të panjohur ku nuk i priste askush veç rreziku.

Maya C. Klinger si një pedagoge e mirënjohur, kërkuese shkencore në fushën e edukimit dhe një edukatore e shkëlqyer e brezit të ri, gjatë një interviste tek Zëri i Amerikës, menjëherë pas botimit në anglisht të librit me titullin e ndryshuar “Fotoja që na shpëtoi jetën”, nënvizon: “Nëse duam që fëmijët tanë të mësojnë mbi tema që janë të ndërlikuara, të frikshme dhe jo shumë tërheqëse, siç është Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti, duhet t’i ekspozojmë ata ndaj këtyre temave gradualisht, në mënyrë që të mos frikësohen e të hulumtojnë mbi këtë temë më vonë gjatë jetës. Nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë duke mos i informuar rreth asaj që ka ndodhur në të kalurën. Ata duhet të dinë se si ishte jeta në të vërtetë. Ata duhet të mësojnë se edhe në kohët më të errëta, njerëzit ndihmojnë njerëzit”, thotë ajo.

Maya C.Klinger ka shumë të drejtë dhe unë nuk kam si të mos shoh faqen e errët të diktaturës shqiptare e kaluar e gjitha në amnezi kolektive. Rinia shqiptare nuk di asgjë se çfarë ishte diktatura hoxhiste për popullin, nuk di asgjë për krimet e kryera, pra rinia shqiptare është pa kujtesë. Ajo nuk e di se moshatarë të tyre në kohën e diktaturës i dërgonin nëpër internime, nuk i lejonin të studionin, se jeta e tyre ishte një ferr i vërtetë. Rinia shqiptare nuk di asgjë as për terrorin e kuq komunist që është po aq kriminel dhe i dënueshëm sikur nazizmi hitlerian. Rinia shqiptare nuk e di as se gjatë Holokaustit gjyshërit e stërgjyshët e tyre i kanë ndihmuar hebrejtë, ua kanë shpëtuar jetën, falë besës, falë mikpritjes, trashëgimisë së tyre shpirtërore që u kishte mbijetuar luftrave, perandorive, por që sot në mileniumin e tretë duket sikur është zhdukur, sepse as kultivohet, as edukohet, as ruhet e mbrohet.

Gjatë diktaturës miku dhe besa u tradhtuan. Miku spiunonte mikun, spiunonte të afërmin për arsye ideologjike apo prej frikës. Diktatura komuniste në Shqipëri krijoi “njeriun e ri”, që duhej t’i ishte besnik vetëm partisë. Ky “njeri i ri” ishte krejt i ndryshëm dhe në metamorfozë të plotë me ata shqiptare për të cilët kanë dëshmuar hebrejtë e shpëtuar. “Njeriu i ri” do të shpallte armik çdo armik të partisë komuniste, përfshi edhe fëmijët e armiqve.

***

Shoah ndodhi për pasojë të humbjes së ndërgjegjes së Perëndimit dhe mori jetën e 6 milionë hebrejve, nga këta 1.5 milionë ishin fëmijë hebrej. Çdo jetë e tyre meriton një libër, një film, të gjithë ne duhet të përjetojmë çka përjetuan ata fëmijë të ndarë me dhunë nga duart e prindërve dhe pastaj dërguar nëpër dhomat e gazit!

Shkrimtarja Maya C. Klinger ka zgjedhur një histori plot sfida dhe vështirësi, por ku jeta ka triumfuar mbi vdekjen, ku humanizmi njerëzor ka triumfuar mbi indiferencën ndaj së keqes. Ky akt trimërie në ditët më të zeza të Europës dhe Perëndimit ka ndodhur në një vend të vogël në zemër të Europës falë institucionit të shenjtë të Mikut, të cilin shqiptari do ta mbronte edhe sikur të rrezikonte jetën e vet e të familjes. Ky vend është Shqipëria, të cilën shkrimtarja Maya Klinger nuk e ka vizituar ende, por që, teksa lexon librin, duket sikur ka jetuar aty.

***

Disa kohë më parë kisha lexuar librin autobiografik të shkrimtares Judith Kerr “When Hitler stole pink rabbit”, – “Kur Hitleri vodhi lepurushin prej pelushi rozë “, që tregon largimin nga Berlini të familjes Kerr në vitin 1933, pasi i jati i Judith ishte një shkrimtar që i ishte kundërvënë nazizmit dhe Hitleri e kishte futur menjëherë në shenjestër për ta zhdukur. Judith, që në libër mban emrin Ana, ishte 9 vjeç, dhe ndërsa bashkë me vëllain dhe të jëmën po përgatisin plaçkat për t’u larguar sa më parë nga Berlini, ajo kërkon të marrë me vete lodrat e saj, por është e detyruar të zgjedhë dhe në shtëpi lë, si një pjesë e shpirtit të saj prej fëmije, lepurushin rozë prej pelushi. Judith Kerr shkruan se lepurushin rozë prej pelushi e vodhi Hitleri, pasi Hitleri ua vodhi fëmijërinë gjithë fëmijëve hebrej. Ngjarjet në romanin e Kerr zhvillohen midis viteve 1933 deri më 1936, ndërsa historia e familjes Mandili zhvillohet në kulmin e Holokaustit dhe deportimeve, fillon në pranverën e vitit 1941 dhe mbaron me përfundimin e luftës, por jo lidhjet e familjes Mandili me mikpritësit.

Gavra Mandil nuk do ta harronte kurrë udhëtimin me tren nga Beogradi deri në ndalesën e parë në burgun e Prishtinës, që administrohej nga forcat italiane dhe fjalët që, gjatë rrugës me tren, do t’i thoshte babai se “italianët nuk janë si gjermanët” se “janë më të mirë”. Moshe do të zgjidhte fjalët për të mos trembur Gavrën 5 vjeçar që papritur ishte rritur e bërë burrë dhe që, netëve kur prindërit e çonin për të fjetur, ai ngrihej në majë të gishtave dhe përgjonte se çfarë do të flisnin të mëdhenjtë.

Maya C. Klinger e ka zgjedhur këtë histori të familjes Mandili, që i shpëtoi për një fije Auschwitz-it e përfundoi me një happy end, për të treguar se, nëse do të reagohej menjëherë kundër Hitlerit edhe nazizmit, do të ishte mundur të ndalej kasaphana. Familja Mandili ndryshoi emrat dhe falë dokumentave fallco i hypi trenit në stacionin e Baogradit në udhëtimin e shpëtimit, por që, në çdo çast, rrezikonte të ndryshonte drejtim.

Mos të harrojmë se stacionet e trenave të qyteteve kryesore europiane ishin kthyer në vendet e tmerrit, ku ngarkoheshin qëniet njerëzore sikur të ishin bagëti për t’u therrur. Kam parasysh binarin 21 në stacionin qendror të Milanos tani të kthyer në Muzeum të Holokaustit falë kujdesit të Senatores për jetë Liliana Segre, e cila paçka se 93 vjeçe, me një mendje të kthjellët dhe të bukur si të një vajze të re, nuk pushon së treguar lemerinë e Binarit 21. Në muret e këtij muzeumi është shkruar fjala INDIFERENCË, sepse e gjithë tragjedia me emrin Holokast ndodhi prej indiferencës. Liliana Segre është një e mbijetuar e Holokaustit. Të jatin, të gjyshin e gjyshen i përpinë furrat e Auschwitzit, ndërsa Liliana u rikthye në Milano 14 vjeçare.

Edhe Gavrës 5 vjeçar do t’i mbesë gjithë jetën në kujtesë stacioni i trenit i Beogradit, kur zemrat e të katërve dridheshin nga frika, por në momentin final, Moshes, Zoti i dha në dorë një fotografi ku Gavra dhe Beba pozonin pranë një pemë Krishtlindje, foto që e ekspozonin në dyqanin e tyre për të ftuar klientë. “Ja, i tha Moshe oficerit gjerman, shikoje këtë pemë Krishtlindje ku kanë dalë fëmijët e mi që tregon se ne jemi të krishterë dhe jo hebrej”. Duhej që të ishe i krishterë në breza që të quheshe berlinez, hamburgas, jugosllav, pa marrë parasysh se në ato qytete kishin jetuar të parët, gjyshërit, stërgjyshërit dhe me punë e nder kishin ngritur pasurinë e kishin ndërtuar jetën. Maya Klinger e përcjell me një vërtetësi drithëruese frikën, të kesh frikë të jesh hebre dhe çdo lexues bëhet udhëtar dhe hebre në atë tren të frikës ku jeta dhe vdekja ecin dorë për dore.

***

Udhëtimi me tren ndalet në Prishtinë. Të gjitha familjet e hebrejve mbyllen në një ndërtesë si burg që administrohej nga italianët. Dhe këtu do të qendronin një vit rresht deri sa italianët do t’i orientonin të niseshin drejt një vendi të panjohur me emrin Shqipëri. Një tjetër familje hebreje nga Hamburgu, ajo e Johanna Neumann u përpoq të merrte vizë drejt SHBA, menjëherë pas Natës së Kristaleve nëntorin e 1938, por pa sukses. Vizë morën nga Konsullata e Mbretërisë Shqiptare dhe arrijnë në Durrës. Mbreti Zog me rastin e lindjes së djalit më 4 prill do t’ju jepte shtetësinë shqiptare gjithë hebrejve që kishin mbërritur në Shqipëri, por kjo u bë e pamundur, se Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Mikpritja shqiptare ishte produkt i humanizmit, trashëgimisë shpirtërore të Kodit së Besës, një Komandament unik shqiptar, i tolerancës fetare, por natyrisht edhe organizim i shtetit shqiptar të asaj kohe. Sepse lind pyetja, e përse nuk u treguan humanistë shqiptarët gjatë diktaturës komuniste me fëmijët dhe familjarët e armiqve të partisë, por përkundrazi.

Diktatura komuniste i rrënoi dhe shfarosi tiparet kombëtare të shqiptarëve, ndaloi me ligj besimin fetar dhe shumicën e përfaqësueseve të fesës i konsideroi tradhtarë, i burgosi, i torturoi dhe i eleminoi. Po ashtu, është një manipulum i pastër pretendimi se me shpëtimin e hebrejve janë marrë edhe Këshillat Nacional Çlirimtare, kur dihet sipas dokumentave historikë se KNÇ, e themeluar pas Kongresit të Përmetit në maj 1944, ishte e organizuar vetëm në jug të Shqipërisë, në disa fshatra të Skraparit e Vlorës ku nuk kishte hebrej, ndërsa strehimi i hebrejve në Shqipëri kishte nisur prej vitit 1938. Prandaj është shumë e rëndësishme që institucionet e verifikimit në Izrael pranë Yad Washemit janë shumë të kujdesshme në hulumtimet e fakteve gjithmonë në të mirë dhe respekt të së vërtetës.

***

Libri vazhdon me rrugëtimin e familjes Mandili nga Prishtina bashkë me familjet e tjera hebreje, mbi disa kamionë të vjetër e të pambuluar drejt Shqipërisë. Fillimisht familja Mandili vendoset në Kavajë, ku gjetën mikpritje të plotë nga familjet shqiptare. Jeta e tyre rifilloi, vetëm se ndryshuan emrat, tashmë Gavra quhej Ibrahim. Ai filloi të ndjekë shkollën, prindërit të ushtronin profesionin e tyre. Por kjo qetësi zgjati deri kur kapitulloi Italia fashiste dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë. Familja Mandil la Kavajën për në Tiranë. Në qendër të Tiranës shohin një studio fotografike me emrin Foto Lux dhe kur hynë brenda, sipas proverbit mali me malin nuk takohen por njeriu me njeriun po, panë se i zoti i studios ishte një mik i vjetër të gjyshit i cili i ftoi të banonin në shtëpinë e tij të bukur dhe Moshes i ofroi punë në studio si fotograf. Aty u takuan edhe me një djalë 17 vjeçar me emrin Refik Veseli, që praktikohej të mësonte zanatin. Por një ditë, ndërsa ishin duke punuar në studio, ia behën gjermanët. Në kërkim të hebrejve. Moshe u fsheh nën bezen e zezë që mbulon aparatin fotografik. Ishte e pamundur të jetohej në Tiranë. Atëherë djaloshi 17 vjeçar, Refiku, pasi i kishte pyetur prindërit e tij, e fton familjen Mandil që të shkonin e jetonin pranë familjes së tij në qytezën e Krujës. Por as udhëtimi me gomar natën për në Krujë dhe as strehimi dhe qendrimi në familjen Veseli nuk do të ishte i lehtë. Do t’i shpëtonin për një qime disa herë rrezikut, si gjatë rrugës ashtu edhe kontrolleve naziste në shtëpinë e familjes Veseli, e cila natyrisht edhe ajo do ta paguante shumë shtrenjtë nëse familja Mandil do të zbulohej.

Shkrimtarja Maya Klinger i përshkruan me emocion të fortë përjetimin e familjes Mandili prej mikritjes nga familja e Refikut në kulmin e raprezaljeve naziste. Atëherë Refiku i tregon Moshes dhe Gabrielës për “Besën”. Është “Besa” u shpjegoi ai, si një Komandament, që nuk e kanë as të krishterët, as myslimanët, as hebrejtë vetë, që e kanë vetëm shqiptarët që do të thotë se çdo shqiptar e mbron mikun, me të gjitha mundësitë, edhe duke rrezikuar jetën e vet. Refiku u tregoi prindërve të Gavrës se çdo shqiptar e njeh këtë “rregull moral” dhe e respekton deri në fund.

Do të më duhet të ndërhyj edhe një herë e të nënvizoj se diktatura komuniste në Shqipëri i zhduku rregullat morale me moshë mijravjeçare të shqiptarëve dhe i shtyu shqiptarët të bëheshin armiq me njëri tjetrin. Deri sot në Shqipëri nuk ka as katharsis, as kërkesë faljeje, as kujtesë, ndërsa “Fotoja që na shpëtoi jetën” e kthen në monument jo vetëm Besën, por hap një faqe të harruar e të humbur të kujtesës së vetë shqiptarëve, atë të vlerave të identitetit të tyre kombëtar, që i bën të ndihen krenarë në faqen më tragjike të Europës, e cila, në saj të indiferencës, lejoi Holokaustin.

Në librat e shkruar nga hebrejtë rreth mikpritjes në Shqipëri gjatë Holokaustit, krahas Besës shqiptare dallohet Mirënjohja hebreje, si dy anët e peshores në një harmoni të plotë.

Libri i Maya C. Klinger “Fotoja që na shpëtoi jetën” është histori dokumentare biografike e shkruar si një vepër letrare, duke krijuar vlerë edhe si kujtesë, edhe si krijim artistik. Shkruar me mjeshtëri, me dashuri, me art, me dhimbje ndërsa Europa është sulmuar rishtas më 24 shkurt 2022 dhe po ashtu edhe Izraeli më 7 tetor 2023!

A nuk kemi nxjerrë ende mësime nga indiferenca?!

SHQIPËRIA, VENDI KLASIK I HERONJVE Dedë Gjon Ujka: Hero i fundit i heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës- Nga FRAN SHKRELI

Disa ditë më parë, më fort për arsye nostalgjike, isha duke shfletuar një numër të vjetër të revistës së Ernest Koliqit, “Shëjzat” (1974 -1-10), kur më ra në sy shkrimi me titullin “Shqipnija Vendi Klasik i Herojve” — një artikull ky që përkujtonte karakteristikat e burrave të dikurshëm të Malësisë së Madhe – duke veçuar malësorin Dedë Gjon Ujka – që në moshën 103-vjeçare kishte ndërruar jetë në vitin 1972, në Malësinë e Madhe.

Veçohej burri i maleve tona, Dedë Gjon Ujka si përfaqësues i heronjve klasikë të Shqipërisë – i fundit i tillë nga ata për të cilët shkruante At Gjergj Fishta në epopenë kombëtare, “Lahuta e Malcisë” – të asaj Shqipërie, që sipas Felix Julie, që “Në të gjitha kohërat ka qenë djepi klasik i heronjve”. Artikulli veçon gjithashtu karakteristikat e Dedë Gjon Ujkës, që ndërroi jetë jetë në fillim të 1970-ave — i fundit i heronjve malësorë të Lahutës së Macisë të At Gjergj Fishtës — edhe si përfaqësues i vlerave dhe trimërisë së “Shqiptarit”, që sipas F. Pouqueville ish-diplomatit dhe historianit francez, “me shtatin e tij vigan, me zërin e tij sokëllim sit ë shqipes, paraqet luftarin e maleve…I gatshëm dhe i papërtueshëm në betejë, i paepur dhe i patundur në fatkeqsi, i palodhur dhe i pakursyer në mundime, ai i del përpara çdo rreziku”, sh[nohet në artikullin e revistës “Shëjzat”.

Siç e dinë lexuesit e Lahutës së Malcisë, kryevepra e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës është e mbushur me emra të heronjve të tillë, të cilët, siç vjershëtonte Lordi Byron (Bajron), “Kur besa dhe nderi i thrret të derdhin gjakun, ata si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.” Në Lahutën e Malcisë, Fishta kujtoi luftërat e harruara, historinë e pashkruar, shënoi emrat e tyre në altarin e Kombit – ashtu siç e meritonin! Marash Ucin, Oso Kukën e Abdyl Frashërin, (“I la nam ai Toskënisë, Faqe të bardhë i la Shqypënisë”, ndër të tjerë heronjë që përemdn Fishat në Lahutën e Malcisë.
Njëri prej këtyre luftëtarve trima të maleve tona – që siç cilësohet në revistën “Shëjzat” “si “Heroi i fundit i Lahutës së Macisë”, Dedë Gjon Ujka, “Duke mundur turkun e sllavin me trimëri, ai mundi me vjetërsi edhe shekullin”. Ndërroi jetë në vendlindjen e tij në Malcinë e Madhe në vitin 1972, në moshën 102-vjeçare, por jo pa parë dhe provuar rreziqe dhe shumë vështërsi të tjera nën komunizëm, siç ka vuajtur mbarë Malësia e Madhe nga diktatura sllavo-komuniste, envero-titiste.

“Një besim popullor thotë se për ironi të fatit, disa heronj jetojnë gjatë për me pa e provue më shumë rreziqe dhe vështirsi të ndryshme. Dedë Gjon Ujka, njëmend pau mjaft fatkeqsi, pësoi shumë mundime dhe përjetoi tragjedi familjare e kombëtare. Në familjen e tij, pau komunistët kah i djegin shtëpinë, i marrin pasurinë dhe i vrasin, nji prej bijve të tij, Pashkun. Në kombin mbarë ai pau çka nuk kishte parë as në kohën e turkut. N’ato male të Malcisë, të zbardhuna prej bore dhe të skuquna prej gjakut, Dedë Gjon Ujka, pau burrat e dheut kah i hjedhnin prej shkambit dhe kah i mbulojnë me gur e rroxga. Në ato fusha të Arbnisë, të njomura me djersën e ballit dhe të lagura me lotët e zemrës, pau njerëz që pushkatoheshin në rreshta dhe të varroseshin në grumbuj neper kanale e gropa, që ata vet kishin hapur. Pau bashk me bijtë e vet, qinda e mijëra shqiptarë kah rrahen e mundohen nepër kampe e burgje.”

Trimi i Lahutës së Malcisë, sipas artikullit në Shëjzat, “Pau kah fiken konaqe, kah digjen katunde e bajraqe, kah rrënohen kisha e xhamija, kah mbyllen kuvende e teqe, kah prishen fé e zakone pa të cilat nuk jeton nji popull; pau kah thehen lahuta e qytelija me të cilat përjetohen dhe unjisohen në fushën e luftës për liri, të gjallë e të vdekun: heronj të largët e t’afërt, në kohë e brezni”.

Po e sjell këtë shkrim modest bazuar në artikullin e botuar në vitin 1974 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, kushtuar Dedë Gjon Ujkës, njërit prej heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës, duke besuar me autorin se të jetuarit gjatë të këtyre stërgjyshërve të Kombit, dëshmitarë trima dhe bujarë, të jetë thenë nga “Ora e bardhë e Shqiptarisë”, që jeta e vështirë plot vuajtje e sakrifica si dhe verpimtaria e tyre kombëtare e denjë të përmendet në Lahutën e Malcisë — të përcjelli ndër shekuj e brez pas brezi, “verbin kombëtar, trimërinë e së kaluarës heroike dhe fisnike të popullit tonë” dhe të trimave të tij, si Dedë Gjon Ujka e Marsh Doka, luftëtarë të maleve kreshnike, sipas Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës:
“Dedë Gjon Ujka e Marash Daka
Burra lé për çark t’martinës,
Fjalën fjalë, besën çelikut,
Ballë për ballë e jo mbas shpinës,
Msue me i rà në luftë anmikut…”

Lahuta e Malcisë dhe vlerat e karakteristikat e heronjve të saj, mbeten edhe sot një gurrë vlerash kombëtare që dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, një burim që nuk shteret kurrë. Në Lahutën e Malcisë dhe në autorin e saj At Gjergj Fishtën, Kombi shqiptar ka dhe duhet të ketë sot dhe gjithmonë një burim të pashtershëm vlerash që mbeten për t’u zbuluar nga brezat, me gjithë përpjekjet mizore për ta minimizuar duke e anashkaluar— për të mos thënë për ta zhdukur veprën dhe influencën e tij në Atdhe.

Duhet thenë edhe njëherë, se indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fishtës në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, si trashëgimi e pashpjegueshme ndaj trajtimit të Fishtës gjysëm shekullor nga komunizmi sllavo-aziatik i regjimit të Enver Hoxhës – pothuaj 35-vjet “post-komunizëm”, është një dhunim ndaj historisë së kombit dhe shkelje brutale e kujtimit të heronjve të saj si — ndër të tjerë – protagonistit të këtij artikulli modest, Dedë Gjon Ujkës, por edhe trimërisë së Oso Kukës dhe urtësisë së Marash Ucit, të vlerave të Ali Pashës, Dedë Gjon Lulit, Abdyl Frashërit dhe Bashkimit të Lidhjes së Prizrenit – simbole të heroizmit, urtësisë dhe bashkimit, vlera këto që, për fat të keq, sot nuk shihen askund në horizontin politik e kombëtar ndër shqiptarët!


Send this to a friend