VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Studimi i munguar për 400 veprat dhe jetën e Tonin Harapit Nga Ina Kosturi

By | April 7, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 2 years ago Reply

    Kompozitorit Tonin Harapi edhe parmaket e shtepise qinda vjecare i nxirnin nota muzikore.
    Nje Shkodran qe gjithmone i qeshte zemra e ftyra…
    Burre me te gjitha tiparet e qytetit qe e lindi dhe e formoi.
    Shume kujtime ruhen nen ate cati ku u edukue Ai Burre i Madh i Rozafes.
    Ju falemnderes.

Komentet

Teatri një dashuri e shenjtë! – – Nga Nadire Buzo, Bibloigrafe-Studiuese arti

 

Teatri është dashuri, është Perëndi, ashtu si  vetë Arti!  Është arti kolektiv, ku janë mëshiruar penat dhe mendjet gjeniale me gjeninë aktoriale. Teatri  Kombëtar ishte tempulli ynë, ku faleshim e fshiheshim e mbanim frymën gjallë, prej diktaturës. Aktorët e tij, ishin elita jonë, aristokracia e vendit, kultura, moda e cila shpesh vuante peshën e rëndë të kohës, si në të gjithë jetën tonë. Ishte pararoja, shenja e të shkuarës e të ardhmes!

Propaganda e ndërtimit socialist, ja zbehte frymen me prapaskenat, shpifjet e persekutimet  kundër tyre. Ai përsëri mbeti  gjallë. Ishin gjallë mjeshtrat e teatrit, aktorët, regjisorët, skenografët, piktorët, rekuizitjerët, makiazhierët , punëtorët e thjeshtë të tij. Ata ikën një nga një, të rinj, pa mbushur vitet e jetës! Mbetwn legjenda.  Janë pak ata që janë dëshmitarë të së vërtetës. Dëgjoini!

Erdhën të tjerë më të rinj, që me pasion përtërinë gjurmët e tyre. Përparuan akoma më me vështirësi. Po glamuri ra! Në Teatër  dhe Opera, dikur shkohej veshur me më të bukurat veshje që kishim.  Tashmë shkëlqimi  kishte rwnw. Frekuentimi gjithashtu. Kujdesi për të u fundos. Askush nga qeveritarët nuk interestohej më. Artistet u kthyen në lypsa monadhesh. Ndërsa për miset, shoqeri e shoqata, parti dhe pankarta, lekët shkonin lumë. Ra luksi !  Me shpirtin e tyre artistët po e mbanin gjallë. Së fundmi  ra, Teatri.  Muri i tij u shëmb përtokë i lodhur i dërmuar, i shkërmoqur, i  mërzitur i zëmëruar. Askush nuk kujdesej më për të. Asnjë investim. Spektatorët, u mërzitën . E braktisën. Dhe kur vinin të shumtët ishin turma që binin erë qoftesh, qepësh, tymërash. Të veshur keq, nga të ftohtit me pallto, e xhupa si jorganë, me këpucë gjithë baltë prej rugëve dhe pellgjeve rrotull tij. S’kishte ngrohje, as vend të varje palltot e çadrat. Të rinj që vinin se s’kish ku të shkonin dhe sytë i mbanin mbi celular. Teatri nuk duroi dot sherrin midis artistëve. Disa prej tyre u çmendën! Prej dhunimit të tij, nga të tjerë të paaftë, që e bënë strehë të spontanitetit. Monologje bajate, panele të shpifura.  Fillluan të shfaqeshin lloj, lloj maskaradash edhe kundër artit të madh të kombit. Ra, se artistët po grindeshin keq me njëri-tjetrin, me mllefet partiake.

Një drithërimë e papritur më shkundi të gjithën dhe më ktheu mbrapsh në kujtimet e mbi 50 viteve. U përlota si  shumë të tjerë.  Ndoshta kujtimet e mia janë të thejshta, pa grada, pa tituj, janë fëminore. Atëherë, kur  im at’, më thoshte se, duhet të rritesha edhe pak që të shkoja në teatër, se Teatri ish për të mëdhenjtë  dhe shkonte vetëm më nënën.  Mua më të madhen e bijave tw tij, nuk më merte. Ishte “ Intrigë dhe dashuri”.

Adoleshente qesh aherë, kur teatri  u bë shtysa ime e artit, falë Xhemiles, nuses  të dajos tim të pestë. Një nuse e re veriore, me faqe të kuqe dhe shumë  energjike e cila ishte punëtore  në Teatrin Popullor. Shpesh shkonte dy herë në ditë, sepse kishte shfaqe, apo prova. Më merrte dhe mua me vete ta ndihmoja,  të mos kthehej vetëm natën vonë. Unë isha më e madhja nga mbesat e nipërit e burrit të saj. Sapo isha shkëputur nga  Teatri i Kukllave dhe teatrot për fëmijë.  Shkruaja dhe vjersha.  Ajo kishte  dy fëmijë të vegjël , Ahmedin pesë vjeçar që kishte trashëguar emrin e gjyshit të tij, dhe Vjollcën, vajzën dy vjeçare si lule. Kështu, isha unë fatlumja që shkoja me të shpësh në Teatër, jo vetëm për ta shoqëruar por edhe për ta ndihmuar.  Përgjegjësi  i  Teatrit ishte një burrë në moshë,  i gjatë i hollë, shumë autoritar, tip shumë kërkues dhe nervoz. Quhej,  Xhorxh Zagora nga Shkodra.  E di këtë, se punëtoret e Teatrit e kishin shumë frikë. Po unë jo. Mua më donte, sepse ndihmoja me shumë dashuri. Me një shpejtësi vetëtime kaloja nga një rrjesht në tjetrin dhe hiqja mbulesat e kolltukëve, para shfaqes, dhe po me atë shpejtësi i mbuloja me mbulesën e bardhë të dokut, kolltukët pas shfaqes. Fshija pluhurat dhe ndihmoja gjithkund, edhe  Vitoren, gruan e aktorit Gjon Karma, një shkodrane  zonjë dhe Safon nga Korça, dy garderobieret e Teatrit. Pasi bënim gati rrobat e aktorëve, dilnim në sallën e hyrjes , ku në  të dy anët e saj ishin dy banakë me mbajtëse rrobash. Spektatorët para së të hynin në sallën e shfaqes, linin aty palltot dhe çadrat. Për mua ishte një lumturi e pa përshkruar. Mw pas vendosja një karike anash ndonjë rrjeshti e shikoja shfaqen për të dymbëdhjetën apo njëzetën herë, pasi e kisha parë edhe në provat në skenë,  edhe në atë gjenerale. O Zot çfar mrekullie, nuk isha mërzitur asnjëherë dhe dija përmendësh të gjitha pjesët e aktorëve. Qaja sa herë shikoja shfaqen e dramave. Ezopin, me të madhin Kadri Roshi . “Vitin 61’, me Margarita Xhepën dhe Naim Frashërin apo “Familja e Peshkatarit” , Me Sulejman Pitarkën, të mëdhenjtë e paharuar.“ Mirandolinën”, “Intrigë dhe dashuri” të Shilerit, “ Përtej Urës” me Edi Luarasin, që thyente dërrasat e skenës me energjinë e saj aktoriale. “Cuca e Maleve”me Maria Logorecin dhe Roza Anagnostin, “ Gjenerali I Ushtrisë së Vdekur”, me Sandër Prosin brilant, ku Nicën e lunate madhërishëm, Ferial Alibali. “ Shtëpia në Bulevard” ku kërcehej çeleston.    Kryevepra pa fund, të autorëve të vendit e të huaj. Ishin vitet e liberalizmit. Aktorët tanë të mëdhenj me përmasa botërore. Jo vetëm këta që sapo përmenda më lart, dhe  të tjerë si; Prokop Mima, Pjetër gjoka, Antoneta Papapavllo, Drita Agollit, Robert Ndrenika, çifti i pandarë  Ndrek e Mimika Luca, Marika Kallamata, Behije çela, Drita Pelingu, Ahmet Pasha, Llazër Filipi,Qenan Toro,  Luan Qerimi, Shkëlqim Basha,Esma Agolli, Sheri Mita, Lazër Vlashi, Besa Imami, Esma Agolli, Reshat Arbana, Roland Trebicka, Anastas Kristofori. Janë shumë, ndjesë nëse kam haruar ndonjë.

Shpesh rolet ishin të dubluara dhe ne krahasonim sipas mendjes sonë, se Ferial Alibalit i shkonte roli i Nicës më shumë se Violeta Manushit, e të tjera si këto.

Ajo që mua më la përshtypje të pashlyeshme, ishte jo vetëm loja aktoriale, po thjeshtësia dhe madhështia njerzore e shumë prej tyre, aktorë dhe drejtues. Komunikimi i aktorëve të mëdha me punonjesit dhe njerëzit e thjeshtë. U miqësova dhe unë me ta, ashtu me ndrojten time rinore, sepse ata ndalonin dhe përshëndesnin, pyesnin dhe flisnin si me njerëzit e afërt.

Pasi mbaronin shfaqet, aktorët nxitonin të bëheshin gati për tu larguar duke folur dhe diskutuar me njëri-tjetrin, nuk harronin t’na përshëndesnin me një buzëqeshje dhe natën e mirë! Dhe unë gjithë kënaqësi përsërisja çdo natë, “sa shumë e bukur ishte shfaqja!Mirupafshim!”.

Ndërkohë, nxitonim të vinim në rregull punët tona. Tu jepnim së pari, spektatorëve palltot dhe çadrat sipas rastit. Të sistemonim skenën, të mbulonim kolltukët etj. dhe të arrinim me vrap audobuzin e linjës.  Niseshim për në shtëpi, diku larg, në vilat private tip elbasançe ku banonin pesë vëllezërit Ferhati dhe pranë tyre edhe shtëpia ime. Po shfaqet nuk mbaronin aty, në Teatër. Një tjetër spektakël vazhdonte pas kthimit dhe ditët në vazhdim. Xhemilja, jo vetëm fëmijëve të saj, po edhe atyre të fisit, u vinte emrin e aktorëve nga shfaqja e radhës.  Sa hynte në derë, nëse ishin zgjuar akoma si zakonisht, i thëriste gjith entuziazëm dhe dashuri:- Oh, të keqen nana,  Gjenarali i nënës ti! Pas ca kohësh Ahmedit, kur ai si shkathët që ishte bente ndonjë prapësi i thoshte ; Artoro uiii i nanës, rri urtë Arturooo! Duke përdorur batutat! Emrat ndërroheshin sipas personazheve të shfaqes, shoqëruar me batutat e tyre të mësuara përmendesh. Nipit tjetwr tw dajws tim, i thërisnim,  Xhivola, se ai ecte në majë të gishtave.  Kur në teatër shfaqej komedia” Një nuse për Stasin” me Xhemil Taganin. Atë natë Ahmedi ishte Stasi. Ajo do ti thëriste nga larg: STAS! Stasi i nanës,do rish urtë, apo të të gjej nana një nuse! Me batutat e mbështesja dhe unë, që si ajo i dija përmendësh. Sidomos recitimet e Xhivolës të “Arturo Ui”. Ndërsa vajzës së vogël Vjollcës dy vjeçare i thëriste, një herë Mirandolina, një herë tjetër i thoshte Cuca: -Cucaaa!. Ku është Cuca, Cucaaa e nanës! Dhe fillonte monologun e Maria Lagorecit. E kështu me radhë fëmijëve u mbetëj emir i përsonazheve dhe në fisin tonë të madh bëhej tjetër teatër, me personazhet e dramave. Ku të qeshurat dhe ngacmimet e këndëshme vazhdonin e jehona e tyre jetonte gjatë. Ata, vinin të gjithë në teatër, biletat i kishin të sigurta. Pas disa vitesh Xhemilja lindi një djalë tjetër, dhe emrin njëzëri ja vunë; ARTI.  I cili është vertet një djalë i hijshëm, bjond me pamjen e një artist! Edhe tani që janë rritur dhe janë bërë burra, ne qeshim shpesh me emrat e personazheve, që mamaja e tyre i thërriste dikur.

Kështu edhe për mua kaluan vitet e rinësë, e ndërsa vazhdoja dhe mbaroja shkollën. Kisha kënaqësi dhe mburresha se i gjeja bileta mësueseve, shoqeve. Ishte vërtet vështirë atëherë për bileta teatri. Teatri ishte nga të paktat dashuri që kish atëherë arti. Po unë pata privilegjin që Xhorxh Zagora dhe e shoqja e tij, më donin shumë, ndoshta dhe për faktin se ata nuk kishin fëmijë dhe mua më thoshin se më kishin vajzën e tyre. Shtëpia e tyre ishte tek Kafe Flora. Kur shkonim në teatër të organizuar me shkollën, unë hiqesha si e shtëpisë. Nuk mund të harroj dhe emrat e drejtorëve, të regjisorëve si Pirro Mani, Besim Levonja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli dhe shumë të tjerë që ishin dhe aktore dhe regjisore, si Pjetër Gjoka apo sandër Prosi. Kur fillova të shkoj së pari në teatër ishte drejtor  Riza Hajro, një zotëri burrë, pavarësisht se kjo fjalë nuk përdorej atëherë.  Më pas Bardhyl Kosova, e pastaj Vaskë aristidhi , Piro Mani, e më pastaj nuk mbaj mend, po të gjithë zotërinj. Në fakt artin e kisha në gjak. Po teatri më dha një hov dhe dashuri akoma më të madhe. Lexoja  jo vetëm letërsi, po edhe studime për teatrin dhe autrorët, dramat dhe jetët e tyre. Shkruaja poezi, ashtu si ato të moshës. Po jo për dashurinë. Me ndjeni, ishte e ndaluar, megjithëse isha e dashuruar. Poezitë i recitoja edhe vetë nëpër aktivitete dhe konkurse  të ndryshme. Por dhe shpesh vinin gazetarë dhe merrnin nga stendat e “ Letrarit të Ri” të shkollës poezitë tona dhe i botonin tek gazeta e Rinise apo “Drita.” Merrja pjesë në rrethin letrar të Pallatit të Kulturës. Aty kam njohur shumë aktorë, si Esat Telitin, Timo Flokon, Verën,  Esat Ibron, mbaj mend  që recitonte poezinë e Gjikë Kuqalit. “ Letër nga Burgu” etj.etj. Sepse ishte dhe grupi i studentëve të Istitutit të Arteve, më vonë Akademia. Ku si drejtues ishte, Aktori dhe pedagogu i rrallë Kujtim Spahivogli. Një artist dhe njeri i veçatë dhe një recitues brilant. Merrja pjesë në konferencat e talenteve të reja, ku merrnin pjesë, shkrimtarët e mëdhenj si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Helena e plot të tjerë.  Ishin kohë të arta dhe këtë shtysë ma jepte Teatri.

Po kështu edhe më pas, kisha mbaruar shkollën e mesme ekonomike dhe fillova punë në Bankën e Shtetit. Teatri ishte dashuria ime. Kur vinte Xhorxh Zagora të dorëzonte lëkët e biletave unë fluturoja ti dilja perpara dhe të porosisja bileta për koleget e punës. Të cilave u flisja pa fund për teatrin, aktorët dhe dramaturgjinë. Ndonjëherë më thoshin; “ po ti s’je për ketu moj vajzë je për në teatër”, ndaj më mbanin me pekule në punë. Banka, me mahiste me ndërtesën e saj brenda me qiellin blu si të kupolave të kishave të mëdha dhe mozaikët e saj anësor.  Një ndërtimim arkitekturor me shumë art. Atëherë fillova të mendoj se pse të mos kishim një teatër të tillë si Banka, dhe ndërtesa e Teatrit filloi të më zbehej. Pse mos kishim një teatër si ajo ndërtesë me kupola, sfonde dhe mozaikë.

Pas disa kohësh destinacioni im ishte Pogradeci. Do më mungonte teatri, Opera, Pallati i Kulturës. Do ta ndjeja mungesën e tij ashtu si të prindërve dhe njerëzve të afërm. Po- një –Alo nga Tirana se:-“ të shtunën, në Teatrin popullor shfaqet “ Romeo dhe Zhuljeta”, apo “Pallati 176” dhe sa herë më thërriste Teatri, apo Opera, kur  kishte një premierë të re. Unë vrapin do e mbaja në Tiranë me 10-12 orë rrugë me tren.  Adhurimi dhe dashuria për Teatrin, më detyroi të punoj disa vite si aktore në Estradën profesioniste dhe Teatrin amator të qytetit. Edhe më pas, kudo që do të punoja, destinacioni im ishte arti. Atje njoha të tjerë korifej të artit, poetin  L. Poradeci, dhe veprën e Shkrimtarit Mitrush Kuteli. Që do ta shpinin diturinë dhe dashurinë time për artin edhe më lart. Drejtuesit e mi për shumë kohë ishin, Regjisori dhe pedagogu Mario Ashiku dhe shkrimtari scenarist,Ruzhdi Pulaha, bashkëpunimi me ta, ishte një tjetër shkollë arti për mua. Shkollat ekonomik apo gjuhë letërsi ne UT, ishin disi larg dhe afër artit. Po Teatri ishte ngulitur në shpirtin tim dhe ishte shkolla ime e madhe e  artit, për të realizuar më pas dhjetra filma dokumentare, dhe ese, tregime e shkrime e libra të tjerë për artin dhe artistët, me gjithë dashurinë dhe përkushtimin tim.  Me të vetmin passion në jetë, ARTIN!

Kthimi pas shumë vitesh në Tiranë, më ktheu te dashuria ime Teatri, të cilin do ta ndiqja më të njëjtën pasion dhe nostalgji, ndoshta më të tjerë aktorë dhe regjisorë të rinj, të mirë bashkëkohës. Si Ndriçim Xhepa,Roland Trebicka, Ilir Bezhani, Yllka Mujo, Arben Kumbaro,Eva Alikaj, Luiza Xhuvani Marjeta Ljarja, Artan Imami, Alfred Bualoti, Neritan liçaj  e plot të tjerë. Po edhe më të vjetrit shkëlqenin në mesin e tyre.

Rreth pesëdhjetë vitesh më pas, në një shoqëri grash artiste, si Margarita Xhepa, Edi Luarasi, Drita Pelingu,  Marika Kallamata, Besa Imami, Esma Agolli etj. Në rrëfimet e kujtimeve të mia për to dhe teatrin, ato qeshnin dhe gëzoheshin, duke vazhduar me rrëfimet e tyre mahnitëse. Më thoshin me dashuri- Vërtët që na dukesh fytyrë e parë, të mbajmë mend si jo.  Unë buzëqeshja sepse as vetë, vehten nuk e mbaja mend, po megjithatë, një dashuri e pamatë na lidhte. Ndaj kur kujdesësha sadopak për to, duke i përcjellë në shtëpi pas aktiviteteve apo me një shërbim të vogël, më falenderonin shumë, ndërsa unë me gjith shpirt u përgjigjesha; se, sa shumë borxhe ju kisha atyre unë i gjithë populli dhe shteti shqiptar i të gjitha kohrave. Tregimet e tyre ishin shumë prekëse. Të dëgjoje rrëfimet e Edith dhe persekutimi i shëmtuar i saj dhe  Mihallaq Luarasit, ishin rrënqethese. Tek e imitoja Margaritën në role, ajo qeshte dhe tregonte, se sa sakrifica të mëdha kishin bërë ato për artin. Secila ka historitë e saj të dhimbëshme. –Kur punoja këto rolet që po mi kujton ti tani,-vazhdon ajo, – pasi laja e gatuaja në ato kondita që kishim, futesha në banjë dhe ulesha në një stol të mësoja tekstin e rolit, sepse në dhomën e gjumit ishte Çimi, bënte prova tekstin e rolit të tij. Në guzhinë ishte im shoq Xhaviti bente prova për shfaqen e tij. Mua më mbetej pikërisht ai vend, sepse do regulloja ata të dy njëherë. Grua shqiptare mendoja, e sakrificës dhe përkushtimit dhe pikë. -Po nuk mjaftonte kjo, kushtet vërtet të këqia të pa përshtatshme i kishim dhe në Teatër. Disa kolibe të ftohta ku të frynte era nga të doje, lagështirë myk, minj, bubureca, e ç’të kujtojmë tjetër.  E ç’po themi, mos na i kujto. Edhe tani po t’na thërasin shkojmë me vrap, megjithë kushtet mizerabël dhe moshën që kemi. Arti është dashuri dhe sakrificë e madhe. Me artin tonë kënaqen të tjerët, spektatorët. Ndërsa ne na japin dashurinë, mirënjohjen dhe respektin. Ja çfar thua ti, dhe plot të tjerë kudo shkelim, arti është magji. Ndaj na duan, na adhurojnë, na gjenden me gjithsej.  Ky është gëzimi, shpërblimi më i madh që kemi marrë dhe marrim në jetë.

Prej atyre mëson shumë, shumë, nga arti, mirësia, dashuria dhe të vertëtën e madhe  se : Arti është i shënjtë. I shënjtë, i shënjtë, është Arti!! “ Arti është art dhe ligje ka. Po ligji më i parë është të jesh i thjeshtë”.

Ata tani kanë mbetur pak, fare pak. Të tjerët janë ngjitur në qiell, sipas Shilerit, atje ku i ftoi Zoti, poetet dhe artistët kur ndau Botën. Qielli kish mbetur për ta. Tokat, pasuritë, florinjtë dhe inxhitë i morën, politikanët, shtetarët, hajdutët dhe sharlatanët. Për atistetët mbeti qielli. – Po ku ishit ju, kur unë po ndaja botën, pyeti Zoti” ? – Duke adhuruar ju ! –I thanë ata. – Epo tani s’kam asgjë për tu dhenë, veçse ju pres lart në qiell !  Po mbetën të pavdekshëm si vetë Zoti. Ata lanë pas një emër, një punë, një art të pavdekshëm!

Po ligji i jetës është ripërtëritja, dhe vinë të tjerë breza me emra të suksesit  drejt lartësisë.  Armando Bora,Henri Çili, Kiço Londo, Laert Vasili,  Rovena Lule, Olta Dako,Driada Dervishi, Zamira Kita,Ervin Bejleri, Dasara Xhangolli, Laura Nezha, Ina Gjonçi e plot djem dhe vajza të bukur të talentuar. Plejada e re plot energji dhe projekte, do një teatër të ri. Jo vetëm një po disa, ashtu si e meritojnë. Të tejrat i takojnë organeve përkatëse. Artistëve  u takon Arti! Ata duan kushte dhe mbështetje te forta për ta bërë Artin!

Teatri ra! A shkoi në qiell?  Jooo, nuk e besoj! Muret janë inerte të vdekura që zëvendësohen gjithnjë e më të mira! Teatri janë artistët, ata kudo ndodhur bëjnë Teatrin!

Nxitoj e përlotur të shkoj me vrap tek Xhemilja, mendoj do jetë mërzitur shumë. Lotët jo për muret, po për kujtimet, për vuajtjet,e  Kujtim Spahivoglit, Edith e Mihallaqit, të Margaritës, të Ferial Alibalit, të Besës. Eh, nuk ishte e thjeshtë të merrej me art një femër në ato kohë, janë të dhimbshme sakrificat e artistëve që nuk janë më.Tek nxitoja mendoja nusen e dajës tashmë me flokë të bardha dhe faqet e zbehta, se do ta gjeja duke qarë. Po jo ajo ishte mirë, dhe po fliste më zë të lartë për teatrin.  Xhemile e dashur, si je, u mërzite? Për ty kam ardhur. –Jo moj jo nuk jam mërzuitur fare. Duhej prishur me kohë ai Teatër! Unë e di se ç’far kanë vuajtur aktorët atje. Pa le ne punëtorët. E dëgjove Artan Imamin, është djalë i mirë, po dhe artist i mirë. Besoje!. Vinim një dërrasë të kalonim pellgun e ujit në korridore. Minj dhe hardhuca, myk dhe batak ishte bërë. U qetsova dhe shpërtheva dhe unë si shumë herë të tjera, kur pasi kthehesha nga shfaqja betohesha se; nuk do shkoja më kurrë në atë teatër, derisa të bëhej një i ri. I cili po vononte prej vitesh. Më kishte qëlluar shpesh të ulesha në kolltuk qe nuk ulej poshtë po rrinte gjysëm i ngritur, dhe më këpuste mesin. Le të ftohtit që sado e veshur të ishe nuk e di nga vinte ajo dreq ryme dhe këmbët të bëheshin akull. Gjunjët të dhimbnin sa kur ngriheshe nuk ecje dot, ngjitur shtrembër me dërrasën e rrijeshtit përpara. Ngjeshur me pallto e xhupa si jorganë. Pa le pastaj këta njerëz u thënçin që nuk zbatonin kurrë orarin. Atëherë porta mbyllej 5 -10, minuta përpara. Tani 10 -20 minuta më pas orës së fillimit, vazhdonin hynë antiqytetarët, si në kafene, dhe hajde lëviz po deshe. Nga të kalonin, ishte aq ngucur sa bije me kokë mbrapsht. E në u thoshe një fjalë, nuk dihej se ç’përgjigje merrje, në mos ndonjë grusht surratit. Eh! Perplasja e “qytetërimeve” i ka këto çudira!.

U gëzova që Xhemilja ime e mirë, ishte e qetë. Në bulevard drejtuesit e protestës ecnin si triumfatorë me kokën lart sikur kishin zënë qiellin me dorë e premtime që i merrte era e s’i çonte kwrkund. Oratorët konkuronin njëri-tjetrin. Nëpër studio vazhdonin mburrjet dhe ulurimat spontane të papërgatitura, me mungesë etike dhe pa asnjë konkluzion. Herë, herë, fshiva pikat e lotit. Jo për ndërtesën e  Teatrit! Par ata të Qiellit! Me siguri edhe ata janë gëzuar se, më në fund do të kemi sa më shpëjt një teatër të ri, ku ta ndjejmë veten si zonja e zotërinj dhe ata do na vështrojnë nga lart, si Yje!

Mësuesi ynë i filmit Kristaq Dhamo – nga K.P. Traboini

Në biseda të thjeshta, në komunikim njerëzor, duke na trajtuar si të barabartë, me një modesti të admirueshme Kristaq Dhamo na mësoi të bëjmë filma. Ai ishte dhe vazhdoi të jetë derisa Kinostudio u rrënua nga vandalët politike të kulturës, mësuesi ynë model në kinematografi! Dua të sjell një ngjarje të veçantë për të pohuar se megjithëse drejtues Kristaq Dhamo nuk ishte njeri skematik, as i ngurtë, as i sertë, siç kishte shumë të tjerë në atë regjim imponues. Ruaj në kujtesë një ngjarje që kurrë nuk e harroj.  Kryeredaktori i gazetës “Drita” Duro Mustafaj kishte bërë një kërkesë që të më merrte në redaksi si sekretar i kolegjumit, me që e hoqën Abdyrrahim Myftiun për “Pashallarët e kuq” të Ismail Kadaresë. Atë kohë isha redaktor në sektorin e filmit kronikal por redaksinë e kishim të përbashkët me filmin artistik. Më thirri në zyrën e tij Kristaq Dhamo, udhëheqësi artistik, e me mirësjellje më tha. Ka një kërkesë emërimi për ty, të shkosh sekretar kolegjiumi në gazetën “Drita”. Çfarë mendon, me pyeti. Ngrita supet. Nuk e di, u shpreha. Por, vazhdova,  ma prish mendjen rritja e rrogës se kam dy fëmijë për të rritur. Sapo e kuptoi se kisha  një mendim të luhatun më tha: Mos shko. U çudita, se Kristaq Dhamo kishte marrë përsipër të më komunikonte e jo të më thoshte mos shko. E pa që unë po dyshoja e buzëqeshi. Je i ri – më tha, atje është një çerdhe grenzash, do të hanë. U topita. Ato fjalë nuk guxonte ti thoshte askush në atë kohë. Po ai e tha hapur e pa as më të voglin hezitim. Në do këshillën time, vazhdoi me ton solid Kristaq Dhamo, mos shko. Më bindi. Pastaj shtoi. Për rrogën mos u bëj merak. Do të bëjmë një ndarje në redaksi, ty do të propozoj në drejtori si përgjegjës i redaksisë së filmit dokumentar. Këtu do të jesh më mirë.

Jo vetëm me bindi, por edhe më shpëtoi nga ndonjë situatë e vështirë që mund të më ndodhte në çerdhen e grenzave të Lidhjes se Shkrimtareve ku i hanin kokat njeri-tjetrit. E falënderova për sinqeritetin dhe për këshillën. Ai më buzëqeshi e më rrahu krahët. Je më mirë e më i sigurtë këtu në Kinostudio, më tha dhe u ndamë.

Nuk shkoi gjatë dhe më emëruan përgjegjës i Redaksisë së filmit dokumentar dhe për 10 vjet e kreva atë detyrë që nuk ishte e lehtë, por sa kohë kisha udhëheqës artistik Kristaq Dhamon, falë fantazisë së tij krijuese mbresëlënëse,  gjithmonë gjendeshin zgjidhjet artistike. Mësova shumë prej tij sidomos në aspektet e dramaturgjisë dhe regjisurës, por edhe ai kishte besim tek krijuesit e rinj. I përkrahte pa kursim. Më kujtohet se kur më miratoi për realizim skenarin e filmit “Dëshmi nga Barleti”, (me operator Ibrahim Kasapi), më tha “është shumë i vështirë, nuk e di si do t’ia dalësh, por duke parë pasionin tënd për këtë realizim kam besim të plotë se do të bësh diçka të mirë.”. Kur mbarova filmin dhe e ia paraqita para se ta shfaqnim në kolektivin krijues, na shtrëngoi dorën e tha: keni bërë një film shumë të bukur, madje më të mirë nga se e mendoja. I tillë ishte udhëheqësi artistik Kristaq Dhamo. Edhe pse në fillim mund të kishte rezerva, duke parë pasionin e krijuesve të rinj,  i motivonte e përkrahte ata pa kursim. Atë vit filmi “Dëshmi nga Barleti” u shpall realizimi më i mirë dokumentar i vitit 1990 dhe mori shpërblimin e caktuar në vlera monetare. Po ky është vetëm një episod i vogël që ka të bëjë me mua, por ai ishte mësues e udhëheqës artistik për një plejadë artistësh të rinj që ruajnë një mirënjohje të madhe për të. E vërteta është se Kristaq Dhamo na konsideron si shokë e miq, si kolegë, por ai ishte e mbetet gjithmonë mësuesi ynë i filmit!
Nga ana profesionale thjeshtë dua të vë në dukje se Kristaq Dhamo, ky krijues e modest i madh, mban mbi shpatulla meritën më të jashtëzakonshme në kinematografi, është regjisor i të parit film artistik të plotë shqiptar “Tana” përuruar më 17 gusht 1958,  i cili, pa as më të voglin dyshim është shkolla e filmit shqiptar.

*      *      *

Në kushtet e një shoqërie kaotike, harraqe, ku në biseda televizive apo në shtyp për kinematografinë dalin e flasin soj-soj njerëzish që nuk dinë asgjë si ka proceduar filmi shqiptar, duke lënë e mënjanuar krijuesit e mëdhenj të filmit, mendova se dy fjalë duheshin folur që të mos ngrejnë idhuj të rremë duke i quajtur madje koka të mëdha të kinematografise edhe ata që ishin më të zakonëshmit. Gjithashtu desha që themeluesi i filmit artistik shqiptar Kristaq Dhamo të ndjejë e të kuptojë se tek njerëzit, bashkpunëtorët e kolegët, tek nxënësit e tij ka lënë përshtypje të mira dhe të mirat që ka bërë nuk kanë humbur. Por nuk u nguta të shkruaj biografi për Kristaq Dhamon. Nuk më takon mua. Por thjeshte të jap impresionin tim. Do të desha që edhe të kineastë të tjerë të shkruanin mbresat e tyre, se të jenë të bindur që për Kristaq Dhamon do vijë koha për tu shkruar edhe libra. Brezat e të ardhmes askush nuk i pengon dot të përceptojne me vërtetësi e pa manipulime atë çfarë historia tashmë e ka regjistruar.

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: O SOT O KURRË, KUNDRA DIKTATURËS KOMUNISTE!

VOAL – Kjo grafikë e sotme e piktorit të shquar Avni Delvina O SOT O KURRË, KUNDRA DIKTATURËS KOMUNISTE!, ka në qendër ministrin e Ramës, Lleshin, dhe është e frymëzuar nga akti i përbindshëm flagrant i regjimit të Tiranës ndaj Teatrit Kombëtar.

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar. Peshkaqeni ka fytyrën e kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj.

 

(Video) Një regjisore grua në epokën e celuloidit Film dokumentar i Mevlan Shanajt kushtuar regjisores legjendë të filmit për fëmijë Xhanfize Keko

Regjisori Mevlan Shanaj, përmes një dokumentari mjaft të ndjeshëm dhe dinamik, sjell në ekran historinë e jetës dhe punës së një prej grave dhe regjisoreve më të spikatura, por ndërkohë të panjohur në regjinë e kinemasë botërore. Fjala është për regjisoren shqiptare të filmit për fëmijë, të ndjerën Xhanfise Keko . Filmi tregohet prej vetë regjosores, me fjalët e saj, me fjalët e kritikëve të shquar të filmit ndërkombëtar, bashkëpunëtorët e saj më të afërt të punës dhe fëmijët tashmë të rritur, ish-aktorët e saj për filmat për fëmijë. Xhanfise Keko është autorja e njëmbëdhjetë filmave me metrazh të gjatë për fëmijë, duke filluar karrierën e saj në vitet e pesëdhjeta deri në fillim të viteve nëntëdhjetë. Emri i saj mbetet një legjendë në vetëdijen dhe kujtesën kolektive të Shqipërisë, jo vetëm për cilësinë e shquar profesionale të filmave të saj dhe ndikimin e tyre në publikun e gjerë shqiptar, por edhe për aftësinë e saj të rrallë dhe të sofistikuar për të kapërcyer kufizimet ideologjike të imponuara në kinematografi të një vendi nën diktaturë.

Eliodor Markja

A Woman Director in the Age of Celluloid

Director Mevlan Shanaj, through a highly sensitive and dynamic documentary, brings to the screen the life and work story of one of the most prominent, yet internationally obscure, woman directors in the history of world cinema, Albanian children film director, the late Xhanfise Keko. The film is told in her own words, in the words of prominent international film critics, her closest work associates, and her former child actors. Xhanfise Keko is the author of eleven full-length feature films for children, starting her career in the early fifties until the early ninities. Her name remains a legend in the consciousness and collective memory of Albania, not only for the distinguished professional quality of her films and their impact on the broad Albanian public, but also for her rare and sophisticated ability to overcome the ideological constraints imposed on the cinematography of a country under dictatorship.

Eliodor Markja

Më 12 maj 1812 lindi Edward Lear, autor i “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”, piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez

Edward Lear (Eduard Lir) lindi më 12 maj 1812 – 29 janar 1888, ai lindi në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse[1], vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe.

Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
To E.L. (Edward Lear)
“Tomohrit, Athos, all things fair.
With such a pencil, such a pen.
You shadow forth to distant men,
I read and felt that I was there”. (Tennyson)
***

(shqipërim)
Për E.L. (Edward Lear)
“Tomor, Athos, gjithçka bukur
Me një laps e me një penë
Pranë njerëzve nga larg i solle,
I lexova dhe ndjeva se atje isha.”

Jeta

I refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lear e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lear u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820.

Në 1848 Lear-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851) Lear-i ishte tepër entuziast për peizazhet e jashtëzakonshme dhe kishte një sy e vesh të mprehtë për çka shihte e dëgjonte në udhëtimet e tij. Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e këndshme e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX[1] .

Veprimtaria e tij

Eduardi krijoj vepra madhore ndër të cilat edhe mbi 100 peisazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peisazheve janë akuarele dhe litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin Edward Lear in Greece (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet e bëra nga Eduardi nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin Edward Lear in Allbania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri). Po kjo vepër është përkthyer në gjuhen shqipe nga majlinda Nishku.[2]

  • Fragmenti që vijon është një përshkrim i Shqipërisë nga Lear në “Ditarët e një peizazhisti në Greqi dhe Shqipëri”, 1848:
“Për turistin e pamësuar Shqipëria është një rebus nga më të ngatërruarit. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra Epir, Molosët, Tesprotët etj. kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive administrative turke dhe pashallëqet; për më tepër, si kërcu përmbi samar, turistin e shkretë e hutojnë edhe më keq një takëm emrash autoktonë si Çamëria, Dibra etj. Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca – grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca, fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të kokolepsura, sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shastisës, nëse nuk do i vinin në ndihmë shumë libra të shkëlqyer që janë botuar lidhur me këtë temë.”[1]

Tituj të veprave

  1. The Book of Nonsense – Në internet pranë Projektit “Gutenberg” (anglisht)
  2. A Book of Nonsense (anglisht)
  3. Laughable Lyrics (anglisht)
  4. More Nonsense (anglisht)
  5. Nonsense Books (anglisht)
  6. Nonsense Drolleries
    1. The Owl & The Pussy-Cat—The Duck & The Kangaroo. (anglisht)
  7. Nonsense Songs (anglisht)
  8. The Owl and the Pussycat (anglisht)

Burimi i të dhënave

  1. ^ a b c Gjirokastra
  2. ^ Robert Elsie, Të reja nga fusha e albanologjisë. Të reja nga fusha e albanologjisë. in: BOKSHI Besim, BASHA Eqrem, KRAJA Mehmet (ed.). Studime filologjike shqiptare: konferencë shkencore, 21-22 nëntor 2007 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës / Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtina 2008), p. 97-100.

MAKS VELO DHE ARTET – nga Moikom Zeqo

Vdekja e Maks Velos me pikëlloi. Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të. Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik diçka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush. Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970. Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund. Ja thashë këtë gjë Maksit. Vetëm buzëqeshi dhe më tha: ”Ndoshta!”. Gjatë viteve 1971-1974 takoheshim shpesh, kryesisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve. Maksi pinte kafe pothuajse i heshtur, por kur fliste, në gjestet e tij kishte një pasion të veçantë. Flokët e rritur, mjekra e tij e spikatur përherë dhe më shpesh ma sillnin në mendje të largëtin Ezra Paund, por kjo ngjashmëri më dukej gati e pashpjegueshme dhe një “trill” i natyrës. Nga Maksi mësova për artin popullor të gdhendjes në dru-ai kishte bërë një studim sinkronik , me shumë fotografi të figurinave antropomorfe dhe zoomorfe të gdhendjeve-që mua m’u duk i habitshëm.

Kur mua më dërguan pas Pleniumit të IV -për riedukim në shkollën e mesme të Rrogozhinës u kujtova për gdhendjet popullore. Në lagjen periferike të Rrogozhinës ishin shtëpitë e disa familjeve vllehe. Shkoja shpesh atje sepse kisha nxënës të mi nga kjo lagje. Aty u njoha me një njeri 35 vjeç që quhej Vangjel Kanaci, i cili qe bari dhe kulloste një tufë të madhe me dhi në kodrat e qytetit. Më futi në shtëpi, ku pashë i mahnitur një bufe dhe mobilie të tjera të gdhendura në sipërfaqet vertikale me relieve të ndryshme. Vangjel Kanaci kishte bërë në dru bushi shumë skulptura, kryesisht të heroit kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeut, si dhe figura baritore, por edhe mitike si zanat dhe shtojzovalle, qen molosë, buaj, dallëndyshe, një këndes madhështor, por edhe shumë lugë “me birbil në fund”, si dhe kokën e heroit partizan Haxhi Qehaj, emrin e të cilit e mbante shkolla e mesme e qytetit. Së bashku me kolegun tim Enver Kushi, bashkëmësues në të njëjtën shkollë, morëm mirëkuptimin e artistit popullor Vangjel Kanaci për t’i paraqitur shumicën e gdhendjeve të tij në një ekspozitë.

Ishte Vangjeli që më tha se gdhendjet e tij i kishte admiruar një burrë nga Tirana që quhej Maks Velo. E kam takuar më pas Maksin dhe i kam treguar me fotografi gdhendjet mbresëlënëse. “A m’i jep mua këto fotografi, Moikom, se dua të bëj një album me gdhendjet e Vangjelit?”, më tha. Dhe unë iu përgjigja: Padyshim! Por vëmendja e Maks Velos qe përqendruar në një përmasë të artit popullor në dru, pikërisht në ornamentet, që përbënin një pasuri simbolesh të “ngrira” dhe të “balsamosura” në kohë dhe në hapësirë. Në vitin 1998 Maks Velos i dhurova librin tim studimor -në dy gjuhë: në shqip dhe në frëngjisht të quajtur “Onufri” -që ja kisha kushtuar ikonografit më të madh të shekullit XVI.

Në faqen 166 të librit tim unë kisha botuar dhe një pikturë në pastel të Maks Velos të bërë në 1961 ku paraqitej studiuesja e ikonografisë, Vitori Puzanova në shtrat,- me të shoqin qe lexonte një libër- Maksi i njihte shumë mirë të dy dhe i kishte pikturuar disa herë. Vitori Puzanova qe ruse në origjinë , kishte lindur në 1893 dhe qe nga një familje aristrokate. Puzanova e shëtitur në Europë,-, e diplomuar për artin bizantin, por mbas revolucionit të tetorit në 1917 erdhi në Shqipëri ku u njoh me një tjetër aristrokrat rus, Vasilin, që kishte lindur në 1894 (qe një vit më i vogël se Vitoria) dhe që vdiq në Tiranë në 30 janar 1964, 70 vjeç. Vasili kishte punuar në Muzeun e natyrësw në Kryeqytet si specialist i balsamosjes. Vitori Puzanova bëri,që në 1949, studimet e para të kishave të Valshit dhe të Shelcanit në Shpat të Elbasanit ku zbuloi për shqiptarët dhe krejt botën piktorin gjenial Onufrin e shekullit XVI. Në librin tim unë e kam quajtur këtë grua “krijuesja e Onufrologjisë”.

Vitori Puzanova vdiq në 1967, 74 vjeç. Varret e tyre ndodhen ne varrezën e Tufinës pranë e pranë. Për këto varre të harruar, nuk u kujdes askush, absulutisht. I them Maksit që të shkojmë në Tufinë,- t’i gjenim varret. Hipëm së bashku në makinë (në atë kohë unë isha Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar) dhe mbërritëm në varreza – në zyrën ku ruhej harta e pozicioneve të varreve. I gjetëm. Varri i Vasilit qe i rregulluar dhe i modeluar- për këtë ishte kujdesur Vitoria, kurse varri i saj kishte vetëm një pllakë të vogël betoni dhe qe vetëm dhe. Bëmë së bashku, dhe veç e veç, fotografi në varrin e Vitori Puzanovës dhe kur u kthyem në Tiranë shkuam në një restorant, ku hëngrëm dhe pimë diçka. Ishim të dy shumë të gëzuar si në një epifani! Shumë të gëzuar! Kam qenë disa herë në shtëpinë e Maksit, e kam shikuar nga afër pikturën më ngjyra të forta pasteli të Puzanovëve, që unë kisha botuar në libër në formë grafike bardhë e zi. Në shtëpinë e Maks Velos ishte një koleksion i madh vëmëndjethithës – që më kujtonte një kaledoiskop – jo aq simetrik se sa asimetrik,- të rrëmujshëm- si shpella e pikturuar e një asketi të Bizantit. Maks Velo i mblodhi studimet për ikonografinë e Vitori Puzanovës, në një libër të mrekullueshëm- gjë, që e ka bërë vetëm ai. Një nderim i madh,- post mortum! Unë e çmoja Maksin, si një rebel, antikonformist-që kishte bërë një burg absurd në diktaturë, për dashurinë e tij të pakufishme për jetën dhe artin. Një arkitekt i shkëlqyer dhe një piktor i pazakontë. Mua më tërhiqnin në mënyrë të beftë vizatimet dhe krokitë e tij të shpejta dhe tejet lakonike. Një album i Maksit me grafika dhe vizatime nga Parisi më kujtonte mjeshtrit virtuozë të shekullit XX. Maksi qe artist me kulturë,- i prirë për abstragimin e figurave -dhe të simbolizmit të tyre,- nganjëherë ambikuid,- por gjithmonë- të një “estetike lëvizëse”. Ai qe edhe shkrimtar, poet, memorialist, por edhe kritik i mirëfilltë për trashëgiminë popullore,- arkitekturën- dhe artet figurative.

Maks Velo vdiq në një vetmi vetjake- por jo në një vetmi publike. Ai është dhe mbetet në krijimtarinë e tij, – me letrat kredenciale të shpirtit, të vetëdijes së kurajës- më të epërme,- qytetare,- dhe imagjinatës! Amen!/ExLibris

U nda nga jeta dy ditë më parë, nderohet Maks Velo, banesa i shpallet monument kulture

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.

Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari Maks Velo u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84- vjeçare.

Në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos prandaj ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.

Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.

Rrëfimi i Meksit për Velon: Përballja me ish-Sigurimin dhe lufta për të mos bërë kompromis me politikën

Më parë i ka dëgjuar emrin, e më pas një miqësi e ngushtë që zgjati për vite me radhë. Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka mjaft kujtime me Maks Velon, ku në një intervistë për tirananews na rrëfen detaje nga jeta e Maksit, intelektualit të pavarur që nuk përzihej, por kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht.

“Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë e kulturës shqiptare”, thotë z. Meksi.

Ish-kryeministri Meksi rrëfen edhe një ngjarje të patreguar më parë, se si Velo përkundër tentativës së Sigurimit të Shtetit të asaj kohe për ta përdorur kundër tij, refuzoi duke marrë përsipër edhe koston në kalvarin e vuajtjeve të tij të pafundme në burgun e Spaçit.

Dje është ndarë nga jeta z. Velo. Nisur dhe nga statusi juaj i djeshëm, duket që keni pasur një njohje të hershme. Mund të na tregoni diçka se si e keni dëgjuar për herë të parë emrin e tij dhe raportet më pas?

Maksi është një personalitet i kulturës shqiptare dhe vlerësimi për të duhet bërë pikërisht për veprimtarinë e tij dhe sjelljen e tij në përgjithësi në fushat në të cilat lëvronte. E bëra këtë hyrje sepse shoh që ka persona të veçantë të cilët nuk e kanë atë mënyrë gjykimi që individin ta ndajnë nga opinionet e tyre kur e vlerësojnë. Çdo njeri ka të drejtën që të ketë  opinione të ndryshme për gjëra të ndryshme, për mënyrën e gjykimit, për veprimtari, për fusha etj., etj. Pra nuk është një arsye për të denigruar aq më tepër kur njerëzit vdesin.

Unë Maks Velon e kam njohur së pari si emër, atë dhe vëllain e tij Pirro Velon, vëlla më i madh mjek, sepse kanë qenë nxënës të gjimnazit të Tiranës ku jepte mësimin e Historisë në vitet ‘50 edhe im atë. Në atë kohë kuptohet që kishte mundësi të pakta për regjistra suplementarë dhe pedagogët mbanin një fletore ku shkruanin listën e plotë të nxënësve dhe unë meqenëse shkruaja mirë me penë, im atë më jepte që të kopjoja nga regjistri tërë emrat  që ai vinte notat siç vinte në regjistër. Kështu që shumë prej atyre emrave në atë kohë më ngelën në mendje.

Po më pas në Universitet e keni parë?

Unë në vitin 1955 kam filluar studimet në Institutin e Lartë Politeknik në degën e Ndërtimit. Isha fare i ri, 16 vjeç e gjysmë dhe për shumë nga nxënësit e vjetër të gjimnazit, por edhe të tjerë që mund të kisha mënyra të ndryshme njohjeje, isha sit ë thuash i përkëdheluri, apo i mirëtrajtuari kur bëheshim grumbull apo nëpër korridore etj. Një ditë bëhet mbledhja e Rinisë së Institutit, aty në sallën e madhe te ndërtesa ku sot është  gjimnazi “Qemal Stafa”, sot në fund të rrugës së Durrësit. Unë isha bashkë me disa të tjerë të rinj fare. Duhet kuptohet që në atë kohë në shkollat e larta hynë ata të cilët e kishin filluar në moshë të madhe shkollën, patën ndërprerje nga lufta. Dhe vitet e sipërme qenë me diferencë të madhe moshe nga ne. Qëndruam në rreshtin e fundit duke ngacmuar dhe mos dëgjuar se çfarë po thuhej. U mbajt Raporti nga Nuredin  Pumo, Sekretar i Rinisë i Institutit dhe u përmendën gjëra, vërejtje dhe vetëm një emër, emri i Maksit. Filluam diskutimet dhe një djalë përpara nesh, një rresht përpara nesh, u ngrit dhe bëri disa vërejtje . Bëri vërejtje që aty u përmend vetëm një emër, emri i Maks Velos. Dhe ashtu siç ishte tha: -“Maks Velo jam unë”.

Ne e shihnin nga mbrapa po si fytyrë e kishim parë korridoreve. Dhe ne si më të vegjël që ishim filluam të qeshim. Ktheu kokën na pa. Më vonë me Maksin sigurisht  kam pasur rastin të njihen gjatë atyre viteve se ai ishte në vitin e katërt, ne në vitin e parë dhe atë vit nga 4 vjeçar u bë 5 –vjeçar Instituti. Më vonë me Maksin jam njohur kur ai punonte si arkitekt. Kam qenë gjer në vitin 1962, ku punova dhe jam kthyer në Tiranë dhe kam patur rastin që të njihem me të, nga miqësitë e përbashkëta, arkitektë, ku ai punojë Instituti etj dhe më vonë në zyrën e projektimit të Tiranës. Kemi pasur rastin të bisedojmë sepse dhe ai kishte interesa për fusha të ndryshe dhe në fushën e historisë së artit, kishte miqësi me ata të sektorit të artit , të restaurimit me të cilët punoja unë në Universitet, aty ku është Muzeu Arkeologjik dhe kemi pasur rastin të njihemi dhe kjo miqësi ka vijuar për vite me radhë. Flisnin për libra, për muhabete të ndryshme siç i takonte rasti.

Z. Velo gjithnjë është dukur një person debatues?

Është e vërtetë që Maksi ishte pak i ndryshëm nga të tjerët, në kuptimin që shumë vetave mund t’u dukej i çuditshëm, por mua nuk më është dukur i tillë.

Ishte pak i shoqërueshëm me njerëz, kishte interesa që përgjithësisht pakica i kanë, interesa për artin për të bukurën për librat dhe bota e tij ishin pikërisht këto.

Më vonë Maksi projektoi  dhe u bë i njohur me lulishtet dhe më pas projektoi dhe pallatin e famshëm pas pallatit të kulturës dhe pati një goditje në vitin ‘74. E larguan nga Instituti, nga projekti dhe zyra e Tiranës dhe të punonte në zonën e Ndroqit. Dhe për Ndroqin pati kryer disa punime, studime arkeologjike dhe arkitekture dhe me ne pati kontakte më të shumta dhe e patëm ndihmuar  që të mund  të botonte artikuj, sepse dihej që atëherë të botoje botime në revista zyrtare edhe mund të kishte vështirësi. Por duke qenë se drejtori që kishim ne Gani Strazimiri ishte tolerant dhe kishte njëfarë peshe në strukturat e shtetit për njohjet e tij, Maksit i botuam disa herë.

Mbaj mend një ditë isha në autobus duke udhëtuar dhe siç ishim duke u mbajtur, dikush më godet në sup pas. Nuk e njoha kurrë atë person, nuk pata mundësi që ta kthej kokën se kështu më kërkoi, duhet të ishte ndonjë i njohuri im dhe më thotë me zë të ulët: Leka kujdes se mbrëmë kanë arrestuar Maks Velon. Se dihej që kishim një miqësi, flisnim me njëri-tjetrin kur Maksi dilte për xhiro i vetmuar gjithnjë para Dajtit. Ne ecnim në trotuar, ndonjëherë dhe në mes siç të qëllonte me shokët, ishte një ritual i përhershëm në Tiranë.

Dihet që ishin vitet 77-79 ku pati realisht një terror të vërtetë ndaj intelektualëve.

Diheshin si u dënua sepse njerëzit flisnin, kishim miq të përbashkët. Kur doli nga burgu Maksi unë e pata takuar dhe e pata ndihmuar që të fillonte punë tek Fabrika e Abrazivit që ishte një punë pak e vështirë për arsye të pluhurit që thithje. E pati ndihmuar Ali Oseku  dhe në burg dhe përtej.

Vijuat të takoheshit edhe pas burgut që ai kreu?

Diku pasi Maksi ka dalë nga burgu jemi takuar me Maksin. E mori vesh se ku banoja, ka ardhur dhe për vizitë disa herë në shtëpi ku bisedonim e dëgjonim dhe muzikë në magnetofon. Një ditë i them Maksit, sepse më duhej që ta njoftoja: -“Shiko Maks se unë ndiqem. Kështu që ki kujdes se mund të kesh pasojë jam i detyruar që të them”.

Maksi më përgjigjet: -“E di unë këtë”.

“Si e di ti?”-i them.

Dhe më tregoi historinë. –“Një ditë më thirrën në komandën e Kampit në Spaç dhe më thanë që shiko se nesër vjen një njeri i madh nga Tirana dhe ji serioz. Të nesërmen erdhi Zef Loka, shef  i Sigurimit për Tiranën, kandidat i Komitetit Qendror dhe ndër të tjera më pyeti: -Si e njeh Aleksandër Meksin? Dhe ai thotë:- Nuk e njoh.

“Si nuk e njeh”,- i thotë, Aleksandër Meksin, në Institutin e Monumenteve.

-O Leka, ne e njohim me emrin Leka atë, nuk kam ndonjë miqësi me të. Unë kam qenë nxënës i të atit, njoh të vëllanë e tij sepse kemi qenë dhe me diferencë moshe në shkollë etj.

Me një fjalë Maksi, kuptohet se nuk e thirrën për të më bërë biografinë mua, por që ta përdornin siç janë thirrur dhe të tjerë. Kështu që Maksi u soll burrërisht dhe bëri gjithë ato. Më vonë unë pata mundësinë që ta shoh këtë fakt që më pati thënë Maksi, në të cilën shkruhej për Maksin që mbajti një qëndrim të keq, pra ishte një minus për të që nuk pranoi të dëshmonte, të spiunonte, të shante etj. Në atë kohë gjithmonë kërkoheshin dëshmitarë të rastit, persona që mund të kenë njohje etj.

Po pas viteve ’90 keni pasur njohje?

Më vonë, Maksi iku në Francë pas ‘90 dhe u kthye në vitin 1992. Mbaj mend që i pata thënë drejtorit të atëhershëm të Institutit të Projektimit Petraq Kolevica që ishte gjithashtu një mik i joni, që merre Maksin në punë. Ai e thirri, por Maksi do të ikte jashtë dhe nuk pranoi.

Që atëherë Maksi ishte një intelektual i pavarur  në kuptimin që nuk përzihej, por si gjithë intelektualët kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht. Jo siç shohim sot ndonjë që fillon e shan dhe bën vërejtje me atë urrejtje  ndaj çdo gjëje, ndaj çdokujt që nuk i pëlqen që është i ndryshëm nga ai. Maksi nuk qe një person që qe i veshur me pushtet, bënte vërejtje siç është zakoni t’i bëjnë të gjithë, po nuk i bënte nëpër kafene, por i bënte publike nëpër televizione dhe meqenëse vërejtjet e tij mund të ishin të dobishme, kjo është një karakteristikë pozitive.

Sigurisht kishte temperamentin e  tij që mund të mos i pëlqente ndokujt, por Maksi ishte një intelektual në kuptimin e plotë të fjalës, njihte disa gjuhë të huaja, kishte interesa të shumta, interesohej për artin mesjetar, për pikturë si studiues dhe me botime në ato fusha. Ishte vetë krijues si piktor dhe gdhendës’ punime në dru ka pas bërë. Vazhdoi të punojë dhe të krijojë, ka bërë një sërë librash, shumicën e tij unë i kam, janë libra, gjykime të asaj që ka ndjerë në burg dhe pas. Sigurisht që Maksi ishte një figurë poliedrike, që u mundua të kontribuonte për aq sa ishin aftësitë e tij, për atë dhunti që kishte në drejtim të artit dhe të arkitekturës në mënyrë fare normale, njerëzore. Nuk para shante njeri, sigurisht  që bënte kritika për njerëz dhe veprimtari të caktuara, por duhet të mësohemi që njerëzit nuk janë të tërë njëlloj. Në atë diversitet të njerëzve është forca shtytëse e përparimit të njerëzimit. Sigurisht që ka njerëz që mund të kenë opinione negative për diçka, opinion pozitive për diçka.

Maks Velo është realisht një person që do t’i mungojë jetës kulturore të Tiranës. Njohjet e tij me persona të lidhur me pushtet shpesh herë interpretoheshin sikur i shërbente sepse qëndrimet në raste të caktuara mund të kenë qenë në përputhje me një politikë të caktuar.. Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë  e kulturës shqiptare.

A ka pasur ndonjë histori të veçantë  nga jeta e Maks Velos që mund të na rrëfeni?

Do të shtoj dhe diçka të veçantë. Njëherë hyra në një kafe Kursali, në vitet 72-74 dhe e pashë ulur pranë murit ne një tavolinë mbështetur te muri bashkë me një grua, një vajzë, bionde me flokë të shkurtra. Shkoj dhe i dhashë dorën Maksit dhe kësaj zonjushës.  Ajo mu përgjigj në frëngjisht dhe unë u përgjigja dhe mora vesh që ishte Odile Daniel, një studiuese që kishte ardhur në Shqipëri, një studiuese  për kulturën shqiptare për etnografinë shqiptare që pati folur dhe më vonë, që kishte pasur dashuri me Maksin dhe deshën të martoheshin dhe kjo sigurisht edhe e rëndoi me sa di unë Maksin. Maksi duhet vlerësuar për punën e tij. Pati punuar me ekipin bullgar në fillim për lulishtet, për parkun e madh të Tiranës, pati krijuar mjaft gjëra interesante. Pati punuar me arkitekturën. Mbaj mend kinemaja në Laprakë ishte vepër e Maksit dhe plot punë të tjera. Ka shkruar për historinë artit, për periudhën e socializmit, ka shkruar libra për jetën në burg, për probleme të ndryshme dhe për këtë është një personalitet i kulturës shqiptare. Sigurisht që humbja e tij, për  ata të cilët e njihnin Maksin, që kishin miqësi me të, është një rast për të ndjerë dhembshuri për të, keqardhje aq më tepër që iku pa u ndjerë si u thonë.

Keni biseduar me Maksin në atë kohë kur ju ishit kryeministër? Si e shikonte Maksi Shqipërinë në ato vite duke pasur parasysh shpirtin  tij kritik, ashtu sikurse ndodhi në fakt edhe me Ramën kur erdhi në pushtet?

Maksi ishte një person që bënte vërejtje, që kishte mendimet e tija, një mendimtar i lirë. Njerëz të tillë i duhen bashkësisë. E nuk ka pse të jenë subjekt denigrimi, fyerjesh, shpifjes e  subjekte për “urrejtësit”. Ne asnjë vend të botës më shumë se 50- për qind nuk janë me qeverinë kurrë… e as me ty. Vërejtje do ketë gjithnjë, rëndësi ka si i mbron ata qeveria për këto kritika ndaj njerëzve të veshur me pushtet. A janë hakmarrës ndaj atyre që bëjnë vërejtje etj. Nuk di të thotë dikush që kam bërë ndonjë rast të tillë.  Me Maksin nuk kam patur kontakte në atë periudhë, por përmenda rastin e mikut të përbashkët Kolevicën dhe duke e ditur se Maksi mund të kishte nevojë. Por në fakt ai shkoi jashtë dhe bëri një jetë të pavarur. Jam takuar gjithnjë më vonë nëpër promovime librash.. ndonjë konferencë, në rrugë në zonën ku shëtiste, zonën e bllokut e këtej. Kur jemi parë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe kemi bërë muhabet.

Largimi i pa pritur nga kjo botë është një humbje për të tijtë, për miqtë e bashkësinë….RIP/ tirananews.al
Intervistoi: L. Tanushi

Duke shfletuar shtypin e jashtëm, riprodhim me rastin e vdekjes së Maks Velos – Nga Bajram Sefaj

Bajram Sefaj, foto shkrepur nga Riza Krasniqi, Prishtinë – 2018

 

 

“MAKS VELO, (NJË) TJETËR SHQIPTAR”

Ky është titulli i shkrimit të Ismail Kadaresë, botuar në numrin më të ri të revistës javore franceze, “Paris Match”

Në faqen dhjetë, të numrit më të ri (6 gusht `98), të së përjavshmes se ilustruar parisiene, tejet të popularizuar dhe me tirazh të madh, “Paris Match”, nga pena Ismail Kadaresë është botuar një shkrim me titull: “Maks Velo, I`autore Albanais” (M. Velo, tjetër shqiptar).

Teksti flet për “shkrimtarin dhe piktorin që për tridhjetë vjet ka vuajtur (përjetuar) absolutizmin në Shqipëri. I persekutuar, i denoncuar, i burgosur, ai sot jeton në Paris, ëndërr (kjo) e tij rinore, ku boton përmbledhjen e nja gjashtëdhjetë tregimesh me titull “Tregtia e ditëve” (Le commerce des jours) te editori Lampsaque”.

Është ky një shkas, një rast, qoftë edhe një pretekst, që shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, të “rrëfejë epopenë e një rezistence”, sikurse thotë, në nëntitull të shkrimit, editori i revistës në fjalë.

“Zakonisht themi se s`ka gjë më të thatë (më të shkretë) se shifrat. Ka, ndërkaq, raste kur akordimi i tyre mund të sjellë esencën e një tragjedie”. Me këto fjalë, sa të urta, aq edhe të sprovuara në eksperiencë, Kadare çel tekstin e shkurtër, por të thukët e kuptimplotë, kushtuar bashkëmoshatarit, bashkatdhetarit, piktorit, poetit, shkrimtarit… Maks Velo. Ai pastaj vë në rrjedhë shifrat vetë: 63 vjet jetë, 8 vjet burg në Shqipëri, 9 ekspozita të pikturës në Paris, 13 dëshmi gjatë proesit tij (gjyqësor), 3 vepra të botuara në Shqipëri, një libër tregimesh nga burgu, botuar në Francë, 28 denoncime nga ana e kolegëve të tij piktorë, 2 ekspertiza të ndërmuara për të zbuluar një plan (qëllim) kriminal në veprimin e tij, midis të cilave 248 të djegura pas arrestimit tij, 78 drugdhendje (gravura) të shkatërruara. Shifra këto që shfaqen sa impozante, herë-herë edhe trishtuese, aq më parë kur ato i ndjek edhe “… një oqean pikëllimesh numerikisht të pabashkëmatshme” – sikurse thotë Kadare.

Në pak rreshtat e tij teksti të spikatur. I. Kadare vërtet rrëfen (tërë) një epope të rezistencës, me kryepersonazhin. M. Velo, brenda saj, të cilin autori e njeh tani e 35 vjet më parë.

“… Maksi më fliste për Shagalin, impresionizmin; unë i evokoja Pasternakun, Kafkën, vetëvrasjen e Fadejevit. Ai më shfaqte punimet e tij sekrete, aso që nuk duhet (duhej) nxjerrë para askujt… Unë atij i jepja të lexojë dorëshkrimet e mia. Ndonjë herë me telefononte: “Kam hasur (gjetur) një përkthim të hershëm të Biblës, nga i cili mund të nxjerrësh diçka…”.

Si për shumë (medet) intelektualë dhe krijues të tjerë, në mbarë Shqipërinë, ashtu edhe për Maks Velon vetë, viti 1973 ishte plot kërcënime. Ai jo vetëm se ishte i kërcënuar nga strukturat oficiele, por edhe nga ana e kolegëve piktorë vetë. Burgosja e tij, në vitin 1978, del, prandaj, si përfundim logjik i një fati të keq. Pas 8 vjetës burgu në Spaç, jo larg Alpeve, në atë “kreshtë të mallkuar”, sikur e quajnë, ëndrra e tij që të ekspozojë në Paris bëhet ralitet.

Në kohën kur të tjerët, moshatarët e tij, me studime jashtë vndit (Moskë, budapest, Pragë, Varshavë…) flisnin e lexonin rusisht, hungarisht e çekisht, Maks Velo, ndërkaq, lexonte frëngjisht e italisht.

Prandaj, ndiseja e këtij krijuesi vetëmohues kurorëzohet me realizimin e dy aspiratave të tij djaloshare: ai jo vetëm që arriti të ekspozojë (aq herë!) në Francë, të botojë aty, vëllim me trgime, por, ç`është më e rëndësishmja, ai sot jeton e krijon në Paris, në “qendrën” e ëndrrave të tij të kahmotshme.

Ky tekst, sa i shkurtër aq edhe i ngjeshur, që, përmes rrëfimit mbi një krijues, sikur fokuson një “epokë të tërë!” (qoftë pjesën më të errët të saj) të komunizmit obskuraant në Shqipëri, sikur sjell edhe një dëshmi të re: ashtu sikurse është (të gjithë) të tjerë, për çdo ditë, shkruajnë mbi opusin gjigantesk letrar të Ismail Kadaresë, edhe ai vetë është i gatshëm të shkruajë (e të botojë) mbi (të gjithë) ata krijues dhe artistë, përgjithësisht, vepra e të cilëve është e njëmendtë dhe që ka fuqinë shpirtërore të tillë, sa të verë në lëvizje penën e tij të hollë e mendjen e tij të ndritur!

 

(Bota Sot, 23 gusht 1998, fq. 19)

Më 8 maj 1903 u nda nga jeta piktori gjenial francez Paul Gauguin

VOAL – Paul Gauguin  (Pol Gogen) ka lindur në Paris më 7 qershor 1848. Prindërit e tij janë gazetari francez Clovis Gauguin dhe Aline Marie Chazal, vajza e André Chazal, i cili punon si gdhendës dhe Flora Tristàn, një shkrimtare peruane, feministe dhe socialiste e zjarrtë. Prindërit janë kundërshtarë të mëdhenj të regjimit politik të Napoleonit III, për të cilin ata janë dënuar në mërgim dhe në 1849 ata duhet të largohen nga Franca, të largohen për në Peru.

Babai i Polit vdes gjatë udhëtimit dhe Aline Chazal dhe fëmijët e saj mbërrijnë vetëm në Peru, duke u mirëpritur nga familja e nënës në Lima. Gauguin kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Peru me motrën e tij Marie Marceline dhe vetëm gjashtë vjet më vonë ai u kthye në Francë me nënën dhe motrën e tij, meqenëse gjyshi i tij vdiq. Pas mbërritjes në Francë, ata marrin mikpritjen nga xhaxhai i atit Isidore Gauguin.

Gauguin, që nga viti 1859, ka studiuar në qytetin e Orleans në Petit-Seminaire dhe gjashtë vjet më vonë kryen testin për t’u bërë pjesë e Marinës, të cilin megjithatë nuk e kalon. Në të njëjtin vit ai vendosi të niste një anije tregtare si një student pilot, duke filluar në dhjetor nga Porti i Le Havre. Ai pastaj arrin në Brazil, në qytetin e Rio de Janeiros. Ai është i lumtur të shohë përsëri Amerikën Latine dhe udhëton për në Panama, Ishujt Polineziane dhe Inditë. Gjatë këtyre udhëtimeve ai gjithashtu viziton varrin e të atit.

Në vitin 1867, gjatë aventurave të tij, mësoi për vdekjen e nënës së tij në Francë. Pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme, vitin e ardhshëm ai vendosi të regjistrohej në Marinën Franceze, duke kryer detyrat e tij në anijen franceze Jéröme Napoleon dhe duke marrë pjesë në luftën franko-prusiane.

Një vit më pas ai u shkarkua nga marina dhe u kthye në Paris. Ai është njëzet e tre vjeç dhe fillon të punojë në agjencinë franceze të këmbimit valutor, Bertin. Pas takimit me piktorin Emile Schuffenecker dhe me këshillën e mësuesit të tij, Gustave Arosa, ai filloi të përkushtohej në pikturë, duke ndërmarrë profesionin si një mësim të vetëm. Tutori i tij ka një koleksion të rëndësishëm arti që përmban piktura nga Eugène Delacroix, nga e cila Pali frymëzohet.

Në vitin 1873 takoi Mette Sophie Gadin, një vajzë e re daneze, me të cilën u martua në të njëjtin vit. Çifti do të ketë pesë fëmijë: Emile, Aline, Clovis, Jean-René dhe Paul. Vitin e ardhshëm ai ndoqi Akademinë Colarossi dhe u takua me Camille Pissarro, piktor francez impresionist, i cili i dha atij këshilla të rëndësishme që do të ndikonin në mënyrën e tij të pikturës. Gjatë kësaj kohe bleu piktura impresioniste dhe ekspozoi punën e tij të peizazhit në Sallonin e Parisit. Në këtë periudhë ai gjithashtu bëri vepra të shumta, duke përfshirë “Etude de nu ou Suzanne cousant”. Në pikturat e tij, një nga subjektet më të përfaqësuara është ajo e akoma e jetës, në të cilën frymëzon Claude Monet dhe stili i tij piktor.

Më 1883 ai e la punën e tij për t’iu përkushtuar plotësisht pikturës, por nuk arriti suksese të mëdha. Në këtë rrethanë ai vendos të shesë të gjitha veprat e tij për ta mbajtur familjen e tij ekonomikisht.

Pas ekspozimit të punimeve në ekspozitën e fundit të organizuar nga lëvizja impresioniste tre vjet më vonë, ai la familjen e tij në Danimarkë për të kaluar në Brittany, një rajon francez.

Në këtë periudhë ai bëri piktura të shumta në Pont Aven, një nga vendet në rajon ku shpesh shkoi. Në Brittany ai njeh gjithashtu një piktor shumë të ri, Emile Bernard, i cili përdor stilin pikturor të quajtur “cloisonnisme”, i cili kujton artin e qelqit. Në këtë periudhë u takua edhe me vëllezërit Theo dhe Vincent Van Gogh. Në dy vitet e ardhshme ai u nis për në Panama me piktorin Charles Laval dhe më pas shkoi në Martinikë. Në kthimin e tij në Francë, ai kalon një kohë të shkurtër në Arles me Vincent Van Gogh. Falë ardhjes së Paul Gauguin, gjendja e shëndetit mendor të Van Gogh përmirësohet ndjeshëm. Ky përmirësim shëndetësor nuk zgjat shumë, sepse piktori holandez ndërpret një pjesë të veshit me një brisk më 23 dhjetor 1888. Në këtë rrethanë dramatike, Gauguin largohet nga Arles.

Ai vazhdon t’i kushtojë vetvetes veprimtarisë së tij artistike dhe një nga veprat që ai krijon në këtë periudhë është “Vizioni pas predikimit”, në të cilin ai përdor një stil simbolik, duke u përplasur definitivisht me impresionizmin. Fryma e tij e madhe krijuese e udhëheq atë për të pikturuar piktura të reja si “Le Christ Jaune”, “La Belle Angèle” dhe “Calvaire breton”, në të cilën ndikimi i stilit piktural të Vincent Van Gogh është shumë i dukshëm.

Midis 1889 dhe 1890 ai u kthye në Brittany dhe një vit më pas u nis për në Tahiti, ku ai arriti të shiste një nga pikturat e tij, “La Belle Angèle”. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Ndër pikturat që ai pikturoi në këtë periudhë janë “Paroles du diable” dhe “La Fille à la mangue”.

Në qershor 1893 ai lë Tahiti të kthehet në Francë. Disa muaj më vonë ai ekspozoi dyzet e një vepra të bëra gjatë qëndrimit të tij tahiti, tri piktura në Brittany dhe disa skulptura në galerinë e artit francez të Paul Durand-Ruel. Ai nuk merr një gjykim pozitiv artistik nga kritikët francezë për veprat e tij tahiti, për të cilat ai mbetet shumë i zhgënjyer.

Vitin e ardhshëm, nga prilli në nëntor, ai qëndroi përsëri në Brittany, në Pont Avene, i cili u bë shumë i famshëm për suksesin e shumë artistëve. Në korrik të vitit 1895 ai u largua nga porti i Marsejës dhe më pas arriti në Paapete, në ishullin e Tahitit, ku u vendos deri në vitin 1901. Po atë vit ai u largua nga Tahiti, për të shkuar përgjithmonë në ishujt Marquesas. Duke sfiduar varfërinë, ai vazhdoi aktivitetin e tij artistik deri në vdekjen e tij më 8 maj 1903 në Hiva Oa, për shkak të sifilisit./Elida Buçpapaj

“Liqeni” i tij, nuk bie në ujë! – Esé nga Bajram Sefaj

Agjelin Prelocaj në Paris Match

 

Numri 3702, i javores së ilustruar parisiane “Paris Match”, (16 – 22 prilll 2020), në faqen 11 të tij, sjell një shkrim (informatë të zgjeruar), në lidhje me Angjelin Prelocajn, koreograf me origjinë shqiptare, që, ndërkohë është afirmua dhe, sot e gjithë ditën, gëzon reputacion e nam në përmasa botërore. Bëhet fjalë për ripunimin, adaptimi, riaktualizimin, e veprës së tij të parë koreografike me titull “Liqeni” që Angjelini e vuri në skenë fill pasi që shkëputet nga trupa e valltarëve, ku luante si baletin, për t’ju përkushtuar pastaj ekskluzivisht punës si koreograf i pavarur.

Këtë vepër që, ia hapi krah me krah dyert e afirmimit në të katër e anët e botës, koreografi Angjelin, planifikon që, se shpejti ta vë në skenën e njohur Bolshoj Teatër, të Moskës, por edhe në Lyon të Francës . Pavarësisht nga bllokada e pamëshirshme e pandemisë (corovirusit), që ka destabilizuar rrjedhat e jetës, në përgjithësi e, bashkë me të, edhe orarin e zhvillimeve kulturore, ky koreograf i vyer dhe kurrë i pa ndalur i është përveshë punës në ripunonimin (adaptimin) e vëprës se vetë të parë koreografike, me titull “Liqeni”. Për këtë arsye (sigurisht) sajuesit kësaj javoreje më traditë të gjatë e popullaritet të madh, shkrimit ia ngjiten emrin (titullin) simbolik “Liqeni” nuk mbytet në Liqe (do të thosha unë), nuk do  mbytet në ujë, më fjalë të tjera nuk do të bie në harresë.

Duhet shtuar se, tani e sa vjet, si shumë artistë të mëdhenjë  francezë Agjelini, ka “ikur” nga Parisi (e ka braktisur atë) dhe bashkë me trupën e tij private, përberë nga balerinë e balerina të përzgjedhura,  është shpërngulë në Ex – en Provence, ku i realizon koreografitë e veta dhe  shfaqjet e gatshme (komplete) i shpërndanë në mbarë botën, gjithandej ku paraqitet  interesimi për veprën e tij. E interesimi, jo vetëm qe nuk mungon, por ai sa vjen e shtohet gjithnjë. Për çdo ditë.

Falë rrethanave të reja, edhe publiku shqiptar (në Tiranë dhe Prishtinë)ka pasur rastin të njihet me artin e këtij koreografi të shquar, Anzle Prelzhokazh, siç ia shqiptojnë emrin francezet (mendjemëdhenj), kur nuk është tjetërkush pos Angjelin Prelocaj, fryt i ëmbël i pemës së tokës shqiptare! Në vazhdën e kësaj, ja edhe një porosi miqësore: merreni e lexojeni veprën madhështore, në zhanrin  e vet, të Ismail Kadaresë, atë me titull “Kushëriri i engjëjve”, (ribotim 1999, SHB ,”Onufri” nga Tirana), kushtuar pikërisht këtij kushëriri të gjithë shqiptarëve. Nuk do të me shani, përkundrazi, do të jeni mirëhtës, ua thotë vëllai ju…

(Gaillard, 30 prilll 2020)