1. Ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (edhe asaj shtetrore dhe nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Mbase, çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkèkohor siç është Kroacia.
Ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t’i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e shtetit dhe pushtetit nacional.
Ndonëse, modeli ekstrem i pushtetit centralist asokohe nè ish Jugosllavi, ish Bashkimin Sovjetik dhe gjithandej, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik me elemente dhe instrumente autoritare dhe totalitariste.
2. Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare, feudaliste, koloniale ose imperialiste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Kjo zatèn èshtè edhe vlera kryesore e “tregut global” tè vlerave, resursève dhe kapitalit.
3. Siç dihet, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.
Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj.: Botën e sundojnë sot demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reaksionare, skllavopronare ose diabolike kundèr popullit (kombit) fhe atdheut tè tyre.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, disiplinèn, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme kognitive, evolutive, shoqërore, qytetare ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një “pushteti ose sistemi të keq me një pushtet ose sistem tjetër më” të mirë “etj. Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, empiriko-analitike në kuader të së cilës, bihorvinizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor nè politikèn e sotme moderne ose bashkohore ku roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.
4. Kroacia është shtet i pavarur nacional, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik. Kroacia është anëtare e Natos, UE-s, OKB-s, si dhe e të gjitha mekanizmave ose institucionëve të tjera relevante ndërkombtare.
Kroacia është edhe fuqi e njohur rajonale, regjionale ose ballkanike ku gjithëmonë janë përplasur ose kryqzuar shpatat, heshtat ose armët e ndryshme ushtarake, politike, historike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike etj.
Shtetin dhe popullin (kombin) e njohur kroat i udhëhoqi, mobilizoi dhe përgatiti në luftën e lavdishme të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike, komandanti (gjenerali) dhe presidenti i tyre legjendar, Dr. Franjo Tuxhman i cili në luftën, misionin ose kauzalitetin e tij çlirimtar, politik, historik dhe patriotik, asokohe i mobilizoi dhe rrjeshtoi tërë elitën e mundshme shkencore, kulturore, intelektuale, politike, ushtarake (luftarake) dhe patriotike brenda e jashtë Kroacië së bashku me shumicën absolute të kroatëve në Kroaci dhe diasporë ose emigracion. U mor vesh se Dr.Tuxhmani dhe bashkëpunëtorët e tij, njk e kishin aspak ose fare tè lehtè rrugèn ose misionin e tyre madhor, epokal, kolosal dhe titanik. Sigurisht.
5. Në zgjedhjet presidenciale të viti të kaluar, kroatët ia dhanë votat ose besimin e tyre kandidatit të majtë dhe me qëndrim të theksuar filoserb ose projugosllav, z. Zoran Millanoviç i cili i cituar nga burimet e ndryshme të informacionit e quajti shtetin e pavarur, sovran dhe integral të Kroacisë si “rastësi” (lëxo: “Hrvatska je sluçajna drzhava” po mislima Millanoviça!) !
Ndonëse, vet humbja ose mosrizgjedhja e ish Presidentes së shkëlqyer, brilante, ekskluzive, ekzotike dhe karizmatike, siç ishte Znj. Kolinda Grabar Kitaroviç, ishte një ‘rastësi’ (humbje) e pafalshme, kardinale, kolaterale dhe trashanike të cilën Zoti, megjithatë nuk deshti t’a nënshruaj!
Ndaj, mos vallë në Kroaci, Slloveni, Herceg Bosnje, Serbi, Kosovë dhe gjithandej, janë çuar lugat, ose janè reaktivizuar sërish “dishepujt” ose forcat e ndryshme filoserbe, projugosllave, proletare dhe internacionaliste që kanë për qëllim ringjalljen e kufomès së dikurshme serbo-jugosllave nga morgu ose nga varri politik dhe historik ?!, shtrohët pyetja. Dhe, cili është roli ose “misioni” makabër dhe funebèr i Millanoviçit, Vuçiçit, Thaçit, Izetbegoviçit, Dodikut, Gjukanoviçit, Markoviqit, Pacollit, Mustafës, Hotit, Daqiçit, Plenkoviçit ose dikujt tjetër në atë “melodi” ose histori serbiane!?
6. Meqë termi ose nocioni politikë ose ‘politika’ në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin ose janè shtet-qytet ose qytet-shtet. Filozofia greke mbi shtetin dhe pushtetin u bartë edhe në Romën Antike dhe gjithandej.
7. Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në “regnum”(sundim ose pushtet) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent. Sipas Shèn Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza ose diskrepanca tè ndryshme në mes “civitas terrenit” ose “fushës qytetare dhe politike” dhe “Civitas Deit”(Shtetit të Zotit).Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se “Politika Ars Prutendta Est” (Politika èshtë Art i Përvojes dhe Zgjuarësisë),. Duke pleduar nè “Prudentia Administrativa”, “Prudentia Arcitektonica” , “Prudentia Regnativa” etj. Politika pra, èshtè art i sundimit ose qeverisjes së atyre që janë të zgjedhur ose më të fortë mbi të paaftit ose despocistët.
Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës. Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkèkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë “Virtus Politique” (Virtyt Politik) në raport me “Auctorititas non Veritas Facit Legem”, ku “autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin”.(Veritas, non Auctoritas Facit Legem)
Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga “Civitas (Dei) në “Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit, progesit, emancipimit dhe intelegjencës së njeriut dhe mendimit politik. U mor vesh se Dekarti e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”. Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresiv të vetdijes sè lartë njerëzore ose qytetare.
8. Në politikë të lartë ose diplomaci, ashtu sikurse në luftë, në vend të ligjëve të statikës ose mekanikës, dominojnët shpesh ligjet e dinamikës ose termodinamikës ku gjatë procesëve të ndryshme natyrore, ushtarake (luftarake) dhe të tjera, një sasi e madhe e forcës dhe enërgjisë sikur e humbë peshën dhe gravitacionn e saj të dikurshëm ose paraprak. Në procesët kimike ndërkaq, dy substanca të ndryshme, ose puçen (bashkohen) me njèra tjetrèn, ose shuhèn dhe shpèrbèhen.
9. Në Ballkan, politka dhe diplomacia e njohur shtetrore dhe nacionale, si duket nuk kanè kohè pèr edukaten, kulturèn, moralin, virtytin, idealin, humanzmin, shkencèn, arsimimin, emancipimin, disiplinen etj. Rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose prodhimtarisë së gjithëmbarëshme politike dhe diplomatike në Ballkan, janë të varur dhe ndikuar nga shumë faktor të ndryshëm determinant dhe paradigmatik si dhe nga qarqe ose struktura të ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe diabolike.
1O. Të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual dhe politik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem ose radikal së bashku me ikjen e “botës politike” ose “diplomatike” nga diskursi dhe ekskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin maksimal ose absolut të shtetit, pushtetit, vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem institucional, politik, afarist, profiterist, karierist,, tregtar ose ekonomik të cilët nuk i njohin dhe s’i pranojnë faktet ose realitetèt e njohura në terren: Duhësh të keshë urtësi dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar edhe problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Nè SHBA-s dhe UE-s sidomos.
Ndaj, të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Ndonëse, edhe idetë ose idealet e njohura të demokracisë evroperëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e shquanin dhe imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata. Koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik.
11. A është e mundur dhe si është e mundur që një qenie individuale ose specie politike, të mund të gjejë një pajtim me grupin shoqëror, qytetare ose politik si dhe me rregullat e tyre? A është i dënuar individi pushtetmbajtës ose politiki cili për të jetësuar ose përjetësuar “egon”, “libidon” ose vetveten e tij, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, mirëqenien dhe ekzistencën e popullit (kombit) dhe shtetit të vet?! A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humanistre. Kjo do të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, ontologjia, gneseologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose tematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, funksionale, politile, diplomatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të mbrojtur dhe fituar lirinë dhe pavarësinë e njohur shtetrore, nacionale, politike, historike, teritoriale, gjeografike etj. Në këtë prizëm, nuk mund të pajtohen kurrë egoja, vizioni, narracioni, invencioni, intencioni, potencioni ose dimensioni i veçantë i personit ose individit (…) me vlerat, sakrificat, guximin, heroizmin, vetmohimin, dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm shtrtror, nacional, politik, historik, strategjik etj. Jo, sepse personi ose individi, vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet e njohura shtetrore, nacionale dhe politike së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre. Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar dhe emancipuar kombtarisht dhe politikisht, personi ose individi, ia arrijmë të ngritën (ngjiten) dhe largohèn nga ‘foshnjëria’ ose “tabula rasa” e përgjithshme shtetrore, nacionale, institucionale, karieriste, profesionale, politike ose diplomatike që i fshehin dhe krijojnë vet.
Vetëm përmes edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të përgjithshëm, personi ose individi, mund të ngritën ose ikin (largohen) nga kthetërat e ndryshme arbitrare, autoritare ose totalitariste të shqisave, instiktëve ose ndijimëve (ndjenjave) të ndryshme iracionale, negative, subjektive, sugjestive etj.
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e larta institucionale, konstitucionale, intelektuale, profesionale, morale, çlirimtare (uftarake), heroike, patriotike dhe të tjera: kjo, do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde (personale) për edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit njeri, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar dhe mbrojtur atë liri, drejtèsi dhe psvarèsi.
12. U kuptua se kompromisi, konsenzusi, dialogu dhe metodat e njohura shkencore ose filozofike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.
Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka shumë kuptime, fuksione dhe dimenzione në kohën ose botën e sotme koderne ose bashkohore. Kjo sidomos pas “Traktatit të Versajës” me 1919 si dhe një sërë traktatësh dhe marrëveshjesh tjera politike dhe ushtarake në pas ose në mes dy luftërave të mëdha botërore kur presidentët Vilson, Rousvelt, Hover, Truman, Kenedi, Reagan, Clinton, Ajzenauer dhe të tjerë së bashku me kolegët ose homologët e tyre ruso-sovjetik, duke e denuar praktikën e “marrëveshjeve të fshehëta” ose “traktatëve sekrete”: Vendosen për raportin ose bërjen publike të traktatëve ose marrëveshjeve të ndryshme politike, ushtarake, ndërshtetrore, ndërnacionale dhe të tjera.
Komentet