VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Studentët e mjekësisë dhe specializantët shqiptarë në Itali nismë në mbështetje të QSUT dhe Spitaleve Rajonale

By | March 25, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Lexues i VOAL.Ch 6 months ago Reply

    Urime per nismen dhe punen e tyre studenteve e specializanteve ne Itali.
    Flm per informimin zonjushe Dajana Kapllaj.

Komentet

Radioja “Jehona e shqipes” në Bruksel, tribuna e fjalës së lirë të korifejve të shqiptarisë… – Nga Dukagjin HATA  

Sakip Skepi, udhëtimi mbresëlënës nga zemra e natës staliniste, në zemrën e bekuar të Perëndimit… 

 

 

Ende nuk kisha ardhur në jetë, kur një ndodhi e rrallë shkundi siprinën e qetësisë së rreme të epokës socialiste në ato vise vetmitare, duke zgjuar kërshërinë dhe sensin e filozofimit netëve vonë, në odat ku siteshin në sitë të hollë të gjitha të ndodhurat e asaj kohe. Vite më vonë, kjo histori kthehej e rikthehej në këto oda dhe sipas një konteksti të kodifikuar simbolik, jete e merrte mesazhe…

Po ç’kishte ndodhur vallë?

Në fund të viteve 50, një ngjarje bëri bujë dhe shkundi fort syprinën e keqkallaisur të agjitropit komunist, për gjoja lumturinë e popullit në epokën socialiste, duke nxjerrë në pah një realitet të dyzuar, mashtrues e denigrues, nga i cili njerëzit kërkonin të iknin me çdo çmim.

Shtatë familje dibrane, nga një fshat i izoluar me emrin Blliçe, ku gazi i degës së punëve të brendshme qëndronte ditë e ditë, duke përgjuar jetën e atyre njerëzve të konsideruar armiq të regjimit, thyen klonin Stalinist shqiptar dhe ikën drejt botës së lirë.

Më 12 Maj 1958, babai i themeluesit dhe sipërmarrësit të radios shqiptare “Jehona e shqipes” në Bruksel, Sakip Skepi, organizoi arratisjen më të madhe që ka ndodhur në Veri të Shipërisë, ku shtatë familje, gjithësej 26 veta, u arratisën nga portat e ferrit komunist, në kërkim të një modeli tjetër jete dhe dinjiteti. Pas një qëndrimi dhjetëvjeçar në ish Jugosllavi, familja Skepi përfundon në Belgjikë, ku vendoset përfudimisht.

Kur familja Skepi shkeli në Bruksel, Sakipi ishte vetëm pesë vjeç dhe mezi e kuptonte gjithë përmasën e saj që kishte ndodhur, por i është fiksuar nga rrëfimet e babait ajo ikje në errësirë, ai makth gri që i shoqëronte si një flamë përndjekëse gjersa kaluan kufirin dhe këmba iu preku tokën jugosllave, ku do të niste një tjetër histori mundimesh e privimesh gjer në kalvar…

Dihet jeta e trazuar e një emigranti, veçanërisht e një emigranti politik, që ka lënë prapa histori të trishta dyzimi e zhgënjimi, njerëz me të cilët nuk do të donte të ndahej, kujtime që përlotin çdo çast qepallat dhe nixisin reflektimin që nis në kufijtë mes dhimbjes dhe nostalgjisë.

Për të ruajtur të pastër gjuhën, do të rrëfente më vonë Sakipi në një nga mediat shqiptare, ”në shtëpi flisnim veç shqip, me prindërit. Bisedat e shumta i bënim për vendlindjen. Në fakt, kur u arratisëm lamë dy motrat e mia atje, se ishin të martuara dhe nuk i merrnim dot. Kështu, malli për vendlindjen ishte shumë i madh”.

Etja për gjuhën shqipe, që e kishin lënë prapa në mugtirën e një Golgote të trishtë, ku qenë kryqëzuar ëndrrat dhe dashuritë më të pastërta njerëzore, do të ishte një gravitet emocional konstant për Sakipin, gjersa e shtyu në ndërmarrjen më të guximshme e më fisnike të jetës së tij, themelimin në Bruksel të radios shqipe “Jehona e Shqipes”.

“Ne si emigrantë politikë nuk kishim asnjë kontakt me Shtetin amë, shkruan Sakip Skepi. Ishte një epokë shumë e vështirë. Si të rinj që ishim, kishim nevojë të dinim se nga jemi, nga vinim e kështu e më radhë…i bënim shumë pyetje vetes tonë. E vetmja mënyrë me e gjet pak a shumë veten ishte që të shpreheshim. Radioja ishte mënyra më e mirë me u shpreh dhe me u interesu nga afër për vendin tonë, dhe mbi të gjitha, për identintetin dhe kulturën tonë. Kështu lindi idea e krijimit tê Radios “Jehona e Shqipes” në Bruksel. Falë mirëkuptimit që gjeta në Ministrinë e Kulturës Frankofone të Belgjikës, ky vullnet u realizua me 20 Shkurt 1986 e që vazhdon edhe sot”.

Asnjë lloj Edeni nuk e përmbush njeriun nëse ndihet i ndarë përgjysëm, siç ndihej Sakipi dhe familja e tij, që kishin lënë në atdheun e pllakosur nga nata e delirit kriminal, dy mortat të pikëlluara, një pjesë të shpirtit të trazuar nga dhimbja.

Një radio shqip, në një vend dashamirës, por gjithësesi të huaj, është më shumë se një ëndërr e guximshme.

Para viteve ’90, komuniteti shqiptar në Belgjikë, si kudo në diasporën e vjetër, ishte i përçarë në fraksione politike, ekonomike dhe nën prirje e orientime të ndryshme ideologjike.

Rrugëtimi i Sakipit në Bruksel drejt realizimit të kësaj aspirate ka qenë një përvojë e vështirë dhe plot sfida, me pengesa si nga autoritetet belge, ashtu dhe nga pjesë të komunitetit shqiptar; që sidomos pas valëve të reja emigruese më 1992, 1997 e më tej, po konturoheshin në mënyrë disi kaotike.

Përkrahja nga autoritetët belge, nga Komuniteti Shqiptar, megjithë diversitetin që shkonte gjer në përçarje, gjithësesi aq i etur për të pasur një zë që të përcillte mesazhin e tyre jetëdhëns në dhera të huaj, ishin shtysa të forta që i dhanë drejtim dhe çuan drejt jetësimit këtë ëndërr të një të riu që vinte nga vendi i vogël ballkanik, me një botë të trazuar dhimbjeje, delikate dhe impresionuese njëherësh.

Sakipi sjell ndër mend episodet e fillimit, jo vetëm vështirësitë e një nisme kaq të guximshme, por dhe sfidat gjer në infiltrim dhe depërtim të sigurimit të shtetit, me anë të disa elementëve të kompromentuar të diasporës dhe tentativa e tyre për t’i vënë shkopinj nën rrota, rrekja për ta penguar radion e porsakrijuar.

Të gjitha këto mbetën pas si hije të një të kaluare të trishtë dhe çdo gjë u normalizua, vetëm kur ra Muri i Berlinit dhe u shemb diktatura në Shqipëri, çfarë bëri të merrnin frymë lirisht jo vetëm shqiptarët në trungun amë, por gjithë hapësirat etnike të shqiptarisë dhe veçanërisht disapora e vjetër shqiptare, diaspora politike.

“Ardhja e mërgimtarëve të rinj, pas viteve ‘90, solli brumë të ri mes nesh, thotë Sakipi. Solli gjuhën dhe kulturën për të cilat kishim aq shumë nevojë. Kështu, dhe komuniteti ynë u shtua dhe pasurua”.

Radioja e nisi punën me një grup të vogël prej 7 vetave, ku mund të veçojmë të ndjerin Idriz Basha, Gani Sheta, Ali Islamaj, Durak Duraku, Avni Islamaj, Naim Likaj dhe Saki, ideatori dhe drejtuesi I kësaj radioje. Më vonë, këtij grupi do ti bashkohej dhe bashkëshortja e Idriz Bashës, Kimete Basha –Mitrovica.

Komunikimi i ngrohtë dhe inkurajues i Skepit me gazetarët dhe bashkëpunëtorët, bëri që të vinin shumë emra të nderuar të gazetarisë dhe mediave radifonike, të cilët punonin me kohë të pjesëshme, por me përkushtim të plotë, që t’i jepnin radios fytyrën e mallit dhe mesazheve më kuptimplote të botës shqiptare, në një vend të huaj, por mjaft mikpritës dhe me vlera të larta intregruese dhe emancipuese.

Në çdo hap të hedhur me kujdes dhe kurajë njëherësh, Sakipi ka ndjerë peshën e rritjes së kësaj radioje, që i dha frymën e tij dhe mjaft shpejt u bë aq e dashur për gjithë diasporën shqiptare në botë. Në valët e radios “Jehona e Shqipes”, sidimos pas viteve 90 të hapjes së madhe, kanë folur shumë përsonalitete. Para vitit 90, për shkak të kufizimeve të kohës, ka folë ish Pretendenti i fronit Shqiptar Leka ZOGU I, personalitete të respektuar, si Mentor ÇOKU dhe Sami Repishti. Gjithashtu bashkëpunimi me regjisoren Liria Begeja në realizimin e filmit të parë, me tematik shqiptare jashtë vendit “Prill i Thyer” në Korsikë, me artistë të ardhur nga Kosova dhe Franca, përbën një kulm të vepritarisë së kësaj radioje.

“Me shembjen e Murit të Berlinit, -rrëfen Sakipi, -në studion e “ Jehona e Shqipes” kanë ardhur përfaqësues të televizioneve të njohur perendimore, si Televizioni kryesor belg “RTBF”. Gjithashtu veprimtaria jonë është pasqyruar disa herë në edicionin e lajmeve qëndrore. Nder shumë të madh na ka bërë edhe Televizioni francez “TF1 “( Talevizioni Numër 1 në Europë ) Ata na erdhën në studio dhe dhanë kronikën mbi radion tonë në edicionin qëndror të lajmeve në orën 20h dhe 23h”.

Radioja e drejtuar nga z. Skepi ishte i vetmi burim për të ndjekur një pasqrim real dhe të paretushuar të lajmeve nga Shqipëria, për zhvillimet politike dhe kazanin e revoltës popullore në vlim e sipër, që pritej të shpërthente nga dita në ditë.

Pas rënies së mitologjisë diktaoriale dhe hapjes së Shqipërisë e deri sot radioja ka sjellë zërat impresionmues të personaliteteve më të spikatur të Artit e Politikës,ku mund të veçohen Ismail KADARE, Dom SIMON JUBANI, Dom LUSH GJERGJI ( Prift dhe themelues i Shoqatës bamirëse në fund të viteve 80 “Nanë Tereza” në Kosovë ) Timo Flloko, Mirush Kabashi, Arif Vladi, Liri Rasha, Merita Halili, Zef Dede, Tefta Radi, Saimir Kumbaro, Isa Qosje, regjisorë nga Kosova dhe shumë e shumë të tjerë”…

Sakipi e nisi udhëtimin e tij të jetës me familjen e tij nga barku i ferrit Stalinist dhe arriti të jetë një model i suksesit shqiptar në Perëndim, një intelektual me kulturë të gjërë dhe përkushtim atdhetar, një sponsor i letërsisë, artit dhe kulturës kombëtare që lëvrohet në Perëndim, kreysisht në Bruksel, ku morën udhë ëndrrat e tij dhe të një “brezi të mallkuar”, që gjeti ”Edenin” e premtuar në një nga metroplet më dinamikë dhe impresionues të Perëndimit, me një radio që flet shqip dhe përcjell mesazhe panshqiptare…

Militantëve  të të  gjitha partive politike në Kosovë – Nga Nue Oroshi

Militantizmi është një veti apo një shprehi e cila paraqitët tek partiakët të cilët e shohin në të shumtën e rasteve liderin e tyre partiak si idol. Ata krijojnë një lidhje të afërt shpirtërore me liderin e tyre sa që edhe kur ka të drejtë edhe kur gabon në të shumtën e rasteve i gjejnë njëqind e një mijë fakte të paqena për ta mbrojtur atë, dhe për ta ngarkuar partinë tjetër për ta sulmuar. Në Kosovë kemi dy lloje militantësh. Militantët verbal apo të pa paguar të cilët janë të shumtë dhe bëjnë zhurmë të madhe vetëm e vetëm që lideri i tyre të ketë të drejtë dhe militantët lëvizës të cilët shfrytzojnë interesat e pushtetit për tu pasuruar. Militantët verbal pavarësisht se si ndërrohen pushtetet, ata në të shumtën e rasteve nuk përfitojnë gjë prej këtij militantizmi por ju mjafton që njëherë në katër vjet ta shohin liderin e tyre dhe t´iu jap dorën dhe një buzëqeshje mashtruese në një fushatë elektorale sa për të marrë votën e tyre. Kurse militantët përfitues janë të tjerë. Ata janë si ushujza apo zvarraniku që ju afrohen çdo lloj pushteti që vjen,kryesore është që të përfitojnë tenderet dhe të jenë mirë me pushtetin. Të këta lloj militantësh nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet, por kryesore është që ata të mos i prishin interesat e tyre biznesore. Meqenëse të gjithë këta militant partiak gjinden kudo nëpër Kosovë si në fshatë si në lagje të qyteteteve dhe në të shumtën e rasteve edhe përplasën me njëri-tjetrin duke mbrojtur liderët e tyre partiak dhe duke harruar që kafet e mëngjesit i pijnë se bashku në shitorët e fshatit. Ata janë lindur dhe rritur se bashku. E nuk është e moralshme që ti ndajnë interesat partiake.

Për ata që nuk e dijnë dëshiroj t´iu jap një spjegim se si veprojnë partitë politike në Kosovë. Lideret politik të Kosovës ata ngacmohen me njëri-tjetrin vëtem në Parlament të Kosovës nëpër debate televizive,konferenca shtypi, apo në ndonjë kremte që gjuajnë me fjalë me njëri-tjetrin.Por kur të bjen muzgu i mbremjës dhe fillon të errësohet nata,ata skajeve të restorantëve të Prishtinës apo ndonjë qyteti tjetër bashkohen,hanë dhe pinë pije të shtrenjeta e meze të mira dhe ndajnë tenderet në shenjë ngadhënjimi.Të tillët i ke në të gjitha partitë politike të Kosovës.Ndërsa ju militantët partiak gjuheni në mbremje me fjalë me bashkëfshatarin e juaj që mund të ketë qëlluar që të ka ndihmuar gjatë tërë ditës kur e ke pasur nevojën që të është shkaktuar ndonjë defekt në makinat e punës bujqësore apo ka shpejtuar që të ndihmon në kohëra të vranëta kur mblidhen livadhet e kur shpejtohet që mos ti zënë shiu dhe ti prishë të tërat.Kështu që do të ishte e mirë që me bashkëfshatarët nëpër fshatra apo me bashkëqytetaret nëpër lagje të qytetete të shkoni mirë në mes vete pavarësisht dallimeve politike.

Këtu dëshiroj të potencoj një rast.Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren në vitin  2009 –2010 sepse u mbajten tri runde të zgjedhjeve për kryetar komune, zgjedhje të rregullta plus dy balotazhe, në një fushatë zgjedhore ku ishim ndarë në dy grupime të mëdha politike në qytetin e Prizrenit në një anë ishin partitë shqiptare me kandidatin e tyre kurse në anën tjetër ishte PDK  me partitë e minoriteteve me kandidatin e tyre.Zgjedhjet shkuan në  balotazhë dhe kandidati i partive shqiptare për 200 vota doli me i votuari.Në atë rast pati një tronditje të Qeverisë qendrore që në këtë kohë po i kalonin vitet e mjaltit në qeverisje qëndrore PDK dhe LDK. Ne nga Prizreni që atëherë koalicionin tonë e quanim Koalicioni i Lidhjes së Prizrenit ku i patëm shkaktu një termet qeverisjes qendrore sepse PDK e humbi Jeruzalemin e saj siç e quanin ata vet dhe për disa orë ishte prishur koalicioni.Është e njohur deklarata e zanzibarit që këtë sihariq e kishte dhënë Hajredin Kuqi për prishjen e koalicionit qendror.Meqenëse të dyja partitë kishin lakmuar për të ruajtur pushtetin ishin ulur sërish në tavolinë Hashim Thaqi dhe Fatmir Sejdiu.

Njëri ishte kryeministër e tjetri president.Ata ranë dakort edhe me përkrahjen dhe miratimin e Eqrem Kryeziut atëherë nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, që ti falin edhe për një mandat qeverisjeje Prizrenin PDK-së.Meqenëse ligjerisht nuk kishte mundësi sepse kandidati i koalicionit për Lidhjen e Prizrenit kishte fituar 200 vota më shumë, ata kërkuan që të mbahet balotazhi i dytë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës.Kështu ai balotazh ishte tash vetëm një farsë sepse çdo gjë ishte kryer në tavolinë.

Ky ishte vetëm një shembull se si vepron politika jonë në Kosovë.Shembuj të tillë kemi  mjaftë ku bëhen pazare politike dhë vështirsitë me të mëdha të partive tona politike për të krijuar një qeveri nuk është programi qeverisës e as orientimi ideologjik i partive politike.Vështirsitë më të mëdha janë tek ndarja e pushtetit që nënkupton edhe ndarjen e buxhetit të Kosovës.Prandaj në fund kam një këshillë miqësore për të gjithë ju militant të partive politike në Kosovë.Mos përplaseni në mes vete për liderët e tuaj partiak.Por shikoni nëpër fshat apo lagje të qytetetve se çka keni mangësi dhe bëhuni bashkë e kushtëzoni liderët partiak pavarsisht se të cilave partive politike janë se pa u bërë rregullimi i infrastrukturës në fshat apo lagje të qyteteve,pa u krijuar kushtet për punësimin e të rinjeve dhe të rejave, nuk do t´iu votojmë.

Militantizmi i tepruar edhe kur liderët e juaj politik e kanë gabim qonë në krijimin e kultit të liderit që nuk ekziston në botën demokratike perëndimore kurse në komunizëm quhet diktator.Kohërat e diktaturave dhe diktatorëve kanë përfunduar në trojet shqiptare prandaj kritikoni liderët tuaj politik kur e kanë gabim dhe mbroni ata kur kanë të drejtë.

Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtri – Nga Hilmi GASHI – Gjermani

Qyteti i Vushtrrisë, ish-Vicianumi i vjetër, të hënën e 21 shtatorit 2020, priti ballëhapur e me nderime të larta shtetërore, strategun trim, Komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, publicistin e studiuesin, kolonelin martir Ahmet Krasniqi – “Hero i Kosovës”, teksa erdhi në shtatore – i derdhur në bronz, duke u vendosur ceremonialisht e përgjithmonë në sheshin me emrin e tij, duke ia shtuar bukurinë e madhështinë qytetit të tij të lindjes.

Në këtë ceremoni solemne, në zbulimin e shtatores së heroit dhe inaugurimin e sheshit, morën pjesë e folën figura të larta shtetërore të Kosovës, si kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani; kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni; kryetari i komunës Vushtrri, Xhafer Tahiri, duke vlerësuar lart jetën e veprën e kolonel Ahmet Krasniqit, të parit ministër të Mbrojtjes dhe Hero i Luftës së Kosovës,

Gjithashtu, nderonin me praninë e tyre dhe ministra të Qeverisë Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjeneralë e kuadro të FSK-së, veteranë të Luftës së Kosovës, qytetarë të Vushtrisë e të ftuar të tjerë nga Kosova e Diaspora.

Në këtë eveniment historik, përkujtimor e solemn në Vushtrri, në shenjë respekti për veprën e sakrificat e kolonel Ahmet Krasniqit për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, mori pjesë protokollare ceremonial e bëri homazhe duke vendos kurorë me lule e mbishkrimin përkatës, edhe një delegacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega e NRË -së, në Gjermani.

Delegacioni i LDK nga Diaspora, nga Nëndega e NRW në Gjermani, gjen rastin të faleminderojnë dhe promotorin kryesor, ministrin e përkushtuar Armend Zemaj, si dhe të palodhurin organizator, kryetarin e komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahirin, të cilët realitetuan vendosjen përuruese të Shtatores dhe inaugurimin e Sheshit me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit – “Hero i Kosovës”.

 

Voto Besim Arifin, zërin e fuqishëm të shqiptarëve në Rovereto – Nga Florim Zeqa

 

Rovereto është një qytet dhe qendër e rëndësishme industriale, turistike dhe kulturore në provincën autonome të Trentos. Në këtë qytet jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, në mesin e të cilëve është edhe shqiptari nga Lipjani, i cili është pjesë e listës zgjedhore të “Partito Democratico” (Partia Demokratike, dega në Trento), ku me 20 dhe 21 Shtator do t’i drejtohet elektoratit për të kërkuar besimin për të hyrë delegat në kuvendin komunal të qytetit Rovereto.

Kush është Besim Arifi!?

Besim Arifi ka lindur në vitin 1971 në fshatin Gllogoc, komuna e Lipjanit (Republika e Kosovës). Shkollimin fillor e ka mbaruar shkollën “Emin Duraku” në Banull -Gllogoc, ndërsa të mesmen (drejtimi i tregtisë) e ka përfunduar në Lipjan. Studimet i kishte filluar në SHLT në Pejë, por për shkak të veprimtarisë atdhetare detyrohet t’i braktisë studimet.
Shkaku i ndjekjes nga regjimi serb, në vitin 1992 Besimi detyrohet të emigroj në Itali. Fillimisht vendoset në Romë, ndërsa nga viti 1994 për shkaqe punësimi kalon në Trentino, kurse në Rovereto është nga viti 1998.
Me të ardhur në Rovereto, Besimi angazhohet në shoqatën “Casa della Pace di Rovereto” dhe njëkohësisht ishte edhe anëtarë aktiv i shoqatës “Kosova” në Bolzano.
Përmes këtyre dy shoqatave, gjatë periudhës së luftës çlirimtare, Besimi është angazhuar në grumbullimin e ndihmave materiale dhe finaciare për Kosovë.
Me iniciativën e tij, në vitin 2012 hapet Shoqata Shqiptare Rovereto, me ç’rast Besimi zgjedhet kryetar i shoqatës. Por Besimi nuk mjaftohet me kaq, është i angazhuar edhe vullnetar aktiv i shoqatës “Trentino per il Kosovo”, ku përgjatë viteve të fundit kanë zhvilluar aktivitete të ngjeshura kulturore dhe atdhetare.
Nga veprimtaria e Shoqatës Shqiptare në Rovereto vlenë të veçohet hapja e ekspozitës për Familjen Jashari në Rovereto dhe Bolzano nën patronatin e Muzeut të Kosovës.
Ngritja e flamurit të Kosovës në Rovereto në mesin e 100 flamujve të botës Campana di Caduti.
Binjakëzimi i qytetit të Lipjanit me Rovereton ishte iniciativë personale e veprimtarit Besim Arifi, me ç’rast janë shkëmbyer vizita të ndërsjella zyrtare mes kryetarëve dhe delegacioneve të dy qyteteve respektive, mirëpo shkaku i pandemisë ende nuk është finalizuar ky projekt i gatshëm bashkëpunimi ndërkomunal.
Besim Arifi ka mëse 10 vite që është aktiv në politikë, përkatësisht në Partinë Demokratike (“Partito Democratico”), ku në 5 vitet e fundit ishte delegat i këshillit për zonën Brione në Rovereto. Puna e palodhshme dhe sukseset e shumta, ishin inspirim për kryetarin e Roveretos, Francesco Valduga që ta nominoj Besim Arifin për kandidat të këshillit komunal.

Përvoja e lidhjes së urave të miqësisë shqiptaro-italiane

Me pervojen 10 vjeçare në skenën politike dhe bagazhin e pasur intelektual, ai do të garoj në listën e “Partito Democratico del Trentino”.
Besim Arifi me zgjedhjen e tij synon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në qytetin Rovereto dhe Provincën Trento në përgjithësi, për integrimin e përgjithshëm të shqiptarëve, në veqanti për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe integrimin e plotë në jetën shoqërore.
Përvoja 10 vjeçare në politikë, është një kapital i çmueshem, një vlerë që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Italisë.
Ndër prioritetet e Besimit do të jetë mbajtja nën tutelë ligjore e ndërmarrjeve private të shqiptarëve në Rovereto dhe Trento, nxitja për krijimin e ndërmarrjeve të reja, si një mundësi reale për shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjët dhe të rejat shqiptare që kanë kryer studimet e mesme, të larta dhe pas-universitare.
Një veprimtar i shquar dhe një atdhetar i përkushtuar për avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve të vet, ka nevojë për një mbështetje me të zgjeruar nga të gjithë shqiptarët me të drejt vote në Rovereto, në mënyrë që me 20 dhe 21 Shatator, ta votojnë Besim Arifin për delegat në kuvendin komunal të Roveretos.
Vota për “Partito Democratico” me 20 dhe 21 Shator 2020, gjegjësiht për kandidatin e kësaj partie famëmadhe në Itali, zotin Besim Arifi është votë për mirëqenjen dhe prosperitetin tuaj, për trajtimin dinjitoz e jo vetëm si numra nga autoritetet e papërgjegjshme italiane.
Të nderuar bashkatdhetar, të dashur vëllezër e motra, me votën e juaj të lirë dhe demokratike, Besim Arifi do të bëhet zë i fuqishëm në kuvendin komunal dhe më gjërë në Regjionin e Trentos. Pra, vota për “Partito Democratico” dhe kandidatin Besim Arifi do të jetë votë për të ardhmen prosperuese në qytetin ku jetoni dhe jeni pjesë integruese e shoqërisë italiane.

Florim Zeqa, 17.09.2020

 

Jehu i tingllëmës buzë lartësive qiellore dhe marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës – Nga Nue Oroshi

Tregimi për të pambërrishmën rreth përputhshmërisë së një realiteti që sillet e mbeshtillët duke e krijuar një lëmsh të madh por të çthurur dhe të ngatërruar shumë me njëra -tjetrën që nuk po i gjindet fija e zgjidhjes.Shpeshherë lëmshat mitologjik duke u mbështjellur në luftën e Anteut për tokën sillën rreth Penatëve dhe Larëve që ishin gjarpërinjët mbrojtës të Ilirisë për të mbrojtur shtëpinë dhe truallin Arbëror që atëherë quhej Iliria.Edhe mbretresha Teutë ishte ajo që udhëhiqte Ilirinë deri sa të tjerët popuj që sot na rrethojnë luanin me arusha brigjeve të Karpateve apo grykës se Bosforit.Atëherë në Iliri dëgjohej tingëllima buzë lartësive qiellore.Luftohej edhe në mes të kulqedrave dhe drangojve për të mos lënë që të afrohen bajlozat e detit skaj tokës Arbërore.Jehun e tingëllimës buzë lartësive qiellore e penguan për të zezën e Arbërisë, aleancat osmano- ortodokse që pas pushtimit të Konstantinopojës u lidh një aleancë  në mes të osmanëve dhe kishës ortodokse qe në vendët ku sundon Osmania të përkrahet me ligj ortodoksia dhe të lejohët ajo që se bashku me islamizimin ti bëjnë gjëmën botës perëndimore.E kjo gjëmë më së shumti është reflektuar në trojet shqiptare ku me përkrahjen e Perandorisë Osmane ,serbët i përvetësuan kishat   iliro -shqiptare dhe i shëndrruan në kisha të tyre duke i përdorur sot para botës si shenjë e qytetrimit të tyre.Në fakt serbët nuk kanë qytetrim se ata e kanë vjedhur këtë qytetrim nga iliro- arbërorët.Jo pa faj në këtë tragjedi jemi edhe ne shqiptarët sepse pas kalimit të dhunshëm në islamizëm i lam kishat tona të zbrazëta.E një fjalë popullore thotë:Mallin e shkretë e hanë kuajtë e verbër .Rreth marrëveshjeve historike në mes të Perandorisë Osmane dhe ortodoksisë sllave së shpejti do të dalë me një studim me fakte historike duke shënuar marrëveshjet që ka bërë Perandoria Osmane prej rënies së Konstantinopojës e deri në ditët e sotme.Është fatkeqësi se këto marrëveshje u bënë në dem të tokave shqiptare.Pjesë e këtyre marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja jugosllave – turke,ku për një shqiptar të dëbuar në Anadoll,Turqia i ka dhënë ish-Jugosllavisë një mushk.Aq na kanë vlerësuar serbët dhe turqit neve iliro-arbëroreve.E jehu i tingëllimës Arbërore të Ilirisë,Dardanisë,Arbërisë e Shqiptarisë vazhdon edhe sot e kësaj dite.Pa u ringjallë Kastriotizmi modern, në trojet e Ilirisë Shqiptaria nuk ka për të ecur asnjëherë përpara.Kastriotizmi është një shqiptarizëm i kulluar sepse në vete përveç rezistencës kundër osmanëve paraqet edhe fillet e para të Evropianizimit të shqiptarve.Paraqet këtë fill sepse ishim ne iliro-arbërorët që e mbrojtëm botën e qytetruar nga përhapja aziatike,por që na u kundërvu me një egërsi të paparë pesë shekuj me radhë.Nuk janë pa faj në këtë drejtim edhe disa nga princat arbëror të Arbërisë para dhe pas kohës së Gjergj Kastriotit të cilët duke mos shikuar interesin e popullit arbëror por shtrirjen e tokave të tyre aty këtu lidhën edhe aleanca me osmanlitë.Edhe sot në këto kohë të vështira që po kalon kombi ynë shqiptar, një pjesë bukur e mirë e shqiptarve ende nuk i ka lëshuar koma aziatike dhe ajo karpatiane.

Disa mendojnë me logjikën 500 vjeçare të pushtimeve Aziatike e disa mendojnë me logjikën 100 vjeçare te pushtimeve serbe.Me këtë logjikë ata e sulmojnë Amerikën dhe Gjermaninë.

Më pas fajet gjithmonë na i kanë te tjerët,i kanë fajet të tjerët sepse nuk kemi mbrojtës të shtëpive siç i patëm dikur Penatët dhe Larët, por na u ka ngatërruar lëmshi.Dhe në këtë ngatërrim të lëmshit jemi pak intelektualë që po e kërkojmë zgjidhjen e tij.Një grup i intelektualëve po heshtin se po kanë dëshirë të shikojnë përfundimin e dramës se orientimit të shqiptarve.Dhe kur ky teatër të përfundoj ata do të orientohen me fituesit.Ata e kanë harruar atë fjalën e traditës sonë popullore shqiptare : Ma mirë qiri i fikt se sa i flliqtë.E qirinjët e fikur shpeshherë janë fikur dhe shkrirë për faktin se me sa mundësi kanë pasur janë munduar ti bëjnë dritë shqiptarizmës.E meqenëse historianët duhet bazuar në fakte po e shënoj vetëm një fakt historik  që na jep studiuseja gjermane Mari Amelie von Godin që ka botuar 20 vepra në gjuhën gjermane për historinë,kulturën dhe traditën shqiptare në mesin e këtyre hyn edhe botimi i veprës së Kanunit te Lekë Dukagjinit.

Në këtë  dëshmi mjaft interesante që jep studiuesja Godin rreth një marrëveshje bashkëpunimi dhe tolerance në mes të turqeve dhe kishës ortodokse thotë:”Turqit pas pushtimit të Konstantinopolit arritën të bëjnë një marrëveshje të tolerancës me Kishën Ortodokse,e kurrë me Kishën Romake. ” Kleri katolik romak shtrinte ndikimin e vet në viset malore të pa arritshme.Kjo është arsyeja pse shqiptarët katolik u islamizuan ose u bënë ortodoks nëpër shekuj,por serbët ortodoks, bullgarët, rumunët dhe grekët mbetën të krishterë.Ky fakt i thyen të gjitha argumentët historike të disa historianeve joseriozë se Perandoria Osmane nuk kishte aplikuar dhunë me rastin e ndërrimit të religjionit dhe kthimit të shqiptarve në islamizëm por kjo dhunë ishte e dyanshme kundër shqiptarve disa ti kthejnë në islamizëm e disa në ortodoksizëm dhe ky bashkëpunim në mes të serbve dhe turqve vazhdoj nëpër shekuj dhe po vazhdon edhe sot kundër orientimit perëndimor të shqiptarve.

Pë ata që dëshirojnë ta kenë të saktë burimin se ku është cituarë po i jap edhe burimin e saktë në gjuhën gjermane: Zetschrift für vergleichende Rechtswissenschaft einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung Herausgegeben Erich Pritsch Köln Ferdinand Enke Verlag Stuttgart 1956″Das Albanische Gewohnheitsrecht ” Marie Amelie Freiin von Godin  München-Exkurse zum albanische Gewohneitsrecht,Volksüberlieferungen über den Kanun-Herkunft und Alter des Kanuni i Lek Dukagjinit,s.184.Ky argument por edhe argumentet e tjera të shumta tregojnë saktë se Kishat Ortodokse në Kosovë janë kisha te përvetsuara nga Kisha Ortodokse serbe dhe e përkrahur nga osmanët.Këto fakte duhet ti ketë parasysh politika e Kosovës që mosë t´iu jep territor ekstra dhe statuse te veçanta për faktin se janë kisha që na i kanë vjedhur dhe marrë me dhunë neve shqiptarve.E jehu i tingllimës buzë lartësive qiellore edhe sot është duke gjëmuar për shkak se një pjesë e shqiptarve ende është mbetur në komën 500 vjeçare te osmaneve dhe në komën 100 vjeçare të serbëve, duke harruar Penatët dhe Larët që mbronin pragun e shtëpisë në mënyrë që vazhdimësia Iliro-Arberoro-Shqiptare të ecë përpara.

“The Voice Kids” në Belgjikë e fiton Gala Aliaj bën krenarë shqiptarët dhe mahnit Belgjikën – Në gisht mban unazë me shqiponjën dykrenare

voal.ch – Vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj, Gala, ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke u shpallur fituese e këtij kompeticioni.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Ndërkohë përveç talentit si këngëtare, Gala është edhe shumë patriote.

Këtë e ka shprehur më së miri, ku në këtë natë të madhe për të në dorë mbante një unazë me shqiponjë.

Ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithë publikut dhe jurisë që në audicionet e fshehta.

Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

”Beteja mes katër trajnerëve për një talent nuk ka qenë kurrë kaq e fortë”, thuhej në mediat belge.

Dhe në fund The Winner is: Gala Aliaj!

 

 

PRESIDENTI TRUMP DO TA NJOHË MITROVICËN KRYEQYTET TË KOSOVËS, SIKURSE JERUSALEMIN KRYEQYTET TË IZRAELIT – Nga Hysen Ibrahimi*

 

 

Kërkesë: Kuvendit të Republikës së Kosovës,

                   Znj. Vjosa Osmani, Kryetare,

                   Qeverisë së Republikës së Kosovës,

  1. Abdulla Hoti, kryeministër,

Që:            Mitrovica të shpallet kryeqytet i Republikë së

Kosovës

 

Jemi dy popuj më besnik në botë, shqiptarë dhe hebre (izraelit)  ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si të tillë do të mbetemi përjetësisht. Ndaj, ne do ta kemi çdo herë mbështetjen e SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Duke u nisur nga kjo, është koha që institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi e Qeveria, të marrin insiativë për nismën e procedurës, për të shpallur Mitrovicën kryeqytet të Republikës së Kosovës.

Janë shumë arsye për këtë inisativë, e cila do t’a kishte përmbyllur njëherë e përgjithmonë temën e ndarjes së Kosovës.

Për t’i treguar Serbisë, se populli shqiptar, nuk ka tokë për të dhënë, sepse mjaft jemi t’kurrur nëpër shekuj për kah teritorri, por edhe për kah popullata. Jemi ne shqiptarët që ndodhemi në mërgim të detyruar për t’i leshuar trojet e tona, përmes dhunës, terorrit, vrasjeve, burgosjeve, maltretimeve, helmosjeve. Deri më tani jemi afër 1.000.000 (një miljon) shqiptarë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanadë e vende të tjera të botës të shpërngulur. E Serbija, ankohet për disa qindra serb, të cilët kanë kryer krime që të kthehen në Kosovë.

Me shpelljen e Mitrovicës kryeqytet të Kosovës, jam i bindur se në këtë kohë, Presidenti Donald Trump, i pari do t’a kishte shpërngulur ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e më pastaj, Shqipëria, Izraeli dhe shumë vende tjera mike.

Arsyetimi:

Në Mitrovicës janë zbuluar gjurmë ndërtesash, një nekropol[1] ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag[2], figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit).

Pozita strategjike e gjeografike në mes dy lumenjve Ibrit e Sitnicës, e bënë të pëlqyer dhe të mundur shtrirjen e ndërtimeve të shkëlqyera deri në Albanik;

Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti dhe Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë e bënë të mundur hapjen e vendeve të punës dhe tërheqjen e investitorëve të botës;

Kosova dhe Izraeli, duhet thelluar sa më parë bashkëpunimin si do vende mike për të shkëmbyer ide të ndërsjella për zhvillimin dhe ndërtimin e dy vendeve tona, të Kosovës dhe Izraelit si dy popuj më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, kërkoj nga Kuvendi e Qeveria e Republikës së Kosovës respektivishte, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare dhe Z. Abdullah Hoti, Kryeministër, t’a marrin në shqyrtim me seriozitet këtë kërkesë timen, e që jam i bindur se do të përkrahet.

Kultura dhe sporti është mjaft i zhvilluar.

 

Hysen Ibrahimi,

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

[1] Varrezë e kohëve të vjetra, e zbuluar pas kërkimesh arkeologjike. Nekropoli i Durrësit (i Apolonisë). Gërmimet (zbulimet) në nekropol.

[2] Arkë prej guri, mermeri etj. me kapak, ku vendoset trupi i të vdekurit për t’u varrosur ose për t’u ruajtur i balsamosur. Sarkofag egjiptian. Sarkofag i gdhendur. Sarkofag merme

Maturantja shqiptare në Greqi thyen rekord pikësh, del e para në Universitetin e Athinës pa ndjekur asnjë kurs privat

Albiona Manço, maturantja shqiptare vlerësohet me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës.

E ardhur nga një familje emigrantësh shqiptarë, ka thyer rekord duke u vlerësuar sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi, por nuk është vetëm kjo arritja e maturantes shqiptare. Albiona Manço nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve. Përkundrazi, Albiona ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”.- thote ajo.

Albiona ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.

Ajo thotë krenare se “çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.

Albiona, nxënëse e shkëlqyer, paralelisht ishte dhe pjesëmarrëse në çdo aktivitet shkollor, duke dalluar sidomos në shfaqjet teatrale. Mësuesit dhe drejtori i Liceut flasin me fjalët më të mira për 18-vjeçaren shqiptare që theu mitet shumëvjeçare greke.

Drejtori i Liceut të Përgjithshëm Nr 2 Nea Ionia, Nikos Kokinakis, me entuziazëm e krenari thotë për Albionën “Kishte fatkeqësinë mos të niihte drejtor tjetër në arsimin e mesëm, kisha fatin e madh të ishte nxënësja ime 3 vjet gjimnaz dhe 3 lice. Një fëmijë inteligjent, e shkathët, e dashur, aktive, penë e artë në gazetën e shkollës, sidomos reportazhet për lëndët ekzakte, fizikën, merrte pjesë në çdo aktivitet, duke kontribuar për programe mbështetëse për familjet në nevojë. Albiona, vajza e një nëne emigrante nga Vlora, babai emigrant nga Korça, por edhe fëmija ynë këtu në Nea Ionia, një familje që përveç problemeve ekonomike, përballej me problemet e vështirësitë e integrimit, sot na ka bërë të gjithëve të lumtur, e ka shumë akoma për të ofruar. Urime e suksese për Albionën dhe prindërit e saj të mrekullueshëm, janë shumë pak, meritojnë shumë, shumë më tepër”- ka përfunduar drejtori i shkollës së Albionës.

Me superlativa, fjalë plot dashuri e urime të përzemërta kanë folur edhe mësuesit e lëndëve të Informatikës, Ekonomisë e Filologjisë së Albiona Manço, tepër të emocionuara për suksesin e nxënëses së shkëlqyer nga Shqipëria, që ka mahnitur mbarë opinionin publik në Greqi.
Albiona është fëmijë i vetëm, prindërit erdhën në Greqi dhe e lindën këtu. Në fillore ishte e vetmja nxënëse e huaj dhe për këtë thotë “disa herë ndjehesha e huaj, ndryshe, nuk ishte e lehtë si fëmijë emigrantësh, duke u rritur, në gjimnaz e lice u qetësova se kishte dhe fëmijë të tjerë të huaj. Si përfundim, diskriminimi sado i kufizuar që përjetova, më forcoi, më bëri më të përgatitur e të matur”.

REPUBLIKA E ÇAMËRISË, ÇELËS I ZGJIDHJES KOMBËTARE – Bisedoi ATDHE GECI

Intervistë, opinion, me Ministrin e Financave të Republikës së Çamërisë, z. Fadil Aliun

 

Epiri i Çamërisë ilire është popull i Aristotelit, i Platonit, i Zeusit, i Pirro Burrit, i Papa Eleuterit dhe Gjergj Kastriotit. Folea e qytetërimit pellazgo- ilir, Çamëria, sot është vendi më i burgosur në Evropë, vendi që ia dha emrin  Evropës.

 

Bashkëbisedim me Fadil Aliun, Ministër i Financave në Republikën e Çamërisë dhe, firmëtar i Shpalljes së Republikës së Çamërisë në Kuvendin, gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, me 30 tetor, 2016 në Egzil.

 

Çështja e Çamërisë ose problemi çam s´guxon të flitet në heshtje e as me zë pëshpërimash, ai kudo duhet të adresohet zëshëm, saktë dhe, me vërtetësi. Nëse Greqia nuk reflekton në zgjidhjen e problemit të Çamërisë domosdo s´e do të ketë përplasje tragjike midis dy popujve fqinj, midis Çamërisë dhe Greqisë.

 

Lëvizja Kombëtare për Çamërinë dhe shqiptarët në përgjithësi nuk do të rrinë duarkryq dhe duarlidhur. Mediat shqiptare shprehet Ministri i Republikës së Çamërisë z. Fadil Aliu nuk kanë nevojë të heshtin po as të gënjejnë për çështjen çame.

 

Greqia herët a vonë do ta njoh Republikën e Çamërisë. Do ta njoh shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Greqia historikisht është teritor shqiptar. Historianët dhe intelektualët grekë këtë e dinë dhe e pohojnë. Politika greke ndjek të kundërtën e saj. Thirrja e poetit të shquar, Seferis, “Mos i gërryeni faqet e gurëve nëpër monumente se të gjitha shkrimet na dalin shqip”. është alarm thonë nacionalistët grekë.

 

Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor, 2016 nga Kuvendi gjithëpërfshirës çam dhe arvanit, shprehet Fadil Aliu, firmëtarë i kësaj shpallje, është udha drejt  bashkimit kombëtar, drej përbashkimit të trojeve tona. Foletë e grenxave kundër Çamërisë nga dita në ditë do të zemrohen. Por, udha e shqiptarëve për një Bashkështet shqiptar është e pandalshme.

 

Çështja çame ka hy në shtratin e vet historik. Lëvizja Kombëtare për Çamërinë po bën të pamundurën të gjejë forma dhe mynyra që Çamëria të shkëputet nga Greqia dhe ti bashkohet Shqipërisë, dhe pjesëve tjera të atdheut. Shqiptar, bën thirrje ministri Aliu, ne duhet ta përsërisim çdo ditë të vërtetën e plagosur nga fqinjët tanë. Greqia vazhdon me avazin e vjetër të gënjeshtrës. Por, ne dhe të palindurit tanë do të bëjmë të pamundurën që Çamërinë, folenë e qytetërimit antik shqiptar ta shkëpus nga kthetrat gjenocidiste greke.

 

Liria dhe pavarësia e popujve është shpikja më gjeniale e njerëzimit shprehet ministri, Fadil Aliu. Çështja çame vazhdon Fadil Aliu, ka nevojë për dëshmi, ka nevojë të njihet nga vendas e ndërkombëtar. Unë kujtoj thotë FadiliAliu se Greqisë duhet t´i thuhet hapur, Shqipëria nuk e ka atë luks që t´i falë tokë Greqisë në madhësinë e Çamërisë.

 

Shqipëria në Greqi ka një Shqipëri të tërë. Në Greqi, Çamëria është e dënuar dhe e burgosura e Greqisë. Në Çamëri janë shkelur të dhjetë pikat  e OKB-së për të drejtat e njeriut. Kjo shtypje kaq e madhe është e frikshme për të sotmen dhe të ardhmen.

 

Biografia e Ministrit të Financave, Fadil Aliut, është shumë e gjerë dhe me shumë aktivitete dhe veprimtari patriotike në bërjen e Kosovës, Republikë. Fadil Aliu u lind në vitin 1960 në Bardhosh ( ish Bradash ) të Besianës. Fadil shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, në Besianë. Fadili pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në Univerzitet Fadili në kohë rekordë e kryen fakultetin dhe, me notat më  të larta merr diplomën e Fakultetit Ekonomik. Në vitin 1984 Fadili punësohet Shef i Kontabilitetit në BVI-në për Shëndetësi në Komunën e Besianës. Mirëpo, Fadili veprimtarinë për Republikën e Çamërisë e ka, në zemër e me zemër.

 

Brezi im, shprehet Fadili kemi bërë jetë epike. Në vitin 1994, unë mora rrugën e panjohur të mërgimit. Fillimi si azilant në Geselkirchen ishte shumë i vështirë. Pas kryerjes së kursit të gjuhës gjermane, unë ka vite që punoj Këshilltar i Pavarur i Ekonomisë.Mërgimi nuk prodhon shqiptar, mërgimi asimilon e kam lexuar në librin tuaj, “Flatrat”.

 

  1. Atdhe, dua ta theksoj se unë i takoj brezit të rinisë së Kosovës Kryengritëse. Jam pjesëmarrës i të gjitha vlimeve të mëdha për Kosovën e lire e sovrane. Në Lëvizjen Kombëtare për Çamërinë, jam që nga nëntori i viti 1915 e këtej. Çamëria në tërë historinë e saj 15 mijë vjeçare është Shqipëri.

 

E verteta për Çamërinë, pas shpalljes së Republikës së Çamërisë, çdo ditë e më shumë po troket në institucionet ndërkombëtare, se në Çamëri ( në një teritor prej 23 mijë e 500 kilometrash katrorë sipërfaqe, dhe me një popullsi me  mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë, janë dy faqe të ferrit të Greqisë.

 

E tmerrshme. Greqia sot mban në dara të egra të gjenocidt  Çamërinë. Në tërë teritorin e Çamërisë prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe nuk ka asnjë shkollë shqipe, dhe gjuha shqipe në Çamëri nuk lejohet të flitet. Në Çamërit e ndjekur nuk lejohen të hyjnë në Çamëri, pasi Çamëria është në shtetrrethim prej 75 vjetësh. Çamëria shqiptare mbahet në shtetrrethim nga një Ligj I Luftës I vitit 1945 midis Greqisë dhe Çamërisë.

 

Shteti grek vazhdimisht e vëzhgon popullatën arvanite, ( vëllëzër të një gjaku me çamët ) dhe habitet pse çamët përkrahën nga vëllëzërit e tyre arvanitë. Epiri I Çamërisë ilire është popull i Aristotelit, i Platonit, i Zeusit, i Pirro Burrit, i Papa Eleuterit dhe Gjergj Kastriotit. Çamëria apo siç I thonë çamët, Shqipëria e poshtëme  është folea e qytetërimit pellazgo-iliro-shqiptar. Çamëria, sot është vendi më i burgosur në Evropë, ky vend që ia dha emrin  Evropës.

 

Ligji i lufte midis Greqisë dhe Çamërisë  i vitit 1945, mbanë në burg rreth 70 përqind të Greqisë, gjë e pashembulltë në legjislaturën botërore. Unë kujtoj se ndërgjegjia e Evropës një ditë do të reflektoj kundër gjenocidit 100 vjeçarë të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë dhe ndaj arvanitëve të Arvanitisë. Unë e them hapur; shprehet ministri, Fadil Aliu, grekët le ti përsërisin gënjeshtrat e tyre, por, edhe ne do ta përsërisim të vërtetën për Çamërinë, të vërtetën e gjenocidit të bërë Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve.

 

Më duhet të theksoj se nga Çamëria deri më sot janë shpërngulur dhe dëbuar rreth 3 milion shqiptarë etnik, çamë dhe arvanitë. Greqia duhet ta kuptoj të vërtetën. Në Teba është vendlindja e Ilirisë. Vendlindja e shqiptarisë. Iliri, i biri i Kadmit e zgjeroi Ilirinë në përmasa evro-azioatike. Lëvizja Kombëtare për Çamërinë me 12 shkurt 2016 ka dorëzuar në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte Kundër Njerëzimit, Dosjen Çame në 4 pika, kundër gjenocidit të bërë grek ndaj Çamërisë.

 

Zotëri Geci, kuptimi i dramës së një populli fillon tek njohja e të vërtetës. Republika e Çamërisë me në krye presidentin , Ali Aliu, dhe ministritë në Qeverinë e Republikës së Çamërisë po këmbëngulim që institucionet ndërkombëtare, BE, OKB, dhe Institucioni për popujt e skllavëruar të Evropës, si dhe Parlamentet e Evropës,  të kenë informacione të bollshme dhe të besueshme rreth mashtrimit grek dhe Ligjit të luftës ( që ende është në fuqi ) dhe mbanë në burg Çamërinë.

 

Në teritorin e Çamërisë me 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe, dhe me mbi 4 milion çamë dhe arvanitë, gjuha shqipe është e ndaluar dhe nuk ka një shkollë të vetme shqipe në tokën e Platonit, Zeusit dhe Pirro Burrit. Unë kujtoj se çmimi Greqisë çdo ditë po i shtohet ndaj shqiptarëve. Republika e Çamërisë për popullin çamë dhe arvanitë nuk ka zavendësim.

 

Ndryshimi I kufijve  midis Greqisë dhe Shqipërisë për Shqipërinë deri te gurët e zes në Prevezë është I ndërlikuar por I mundshëm. Çamëria Shqipëri është e vetmja ide ndërtuese në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Rroftë Republika e Çamërisë!

Rroftë populli shqiptar!

Atdhe Geci – Dortmund, 24. 08 . 2020

TAKIM LEXIMI (LESE TREFF): Mbrëmje letrare për romanin “Ura me tri harqe” të Ismail Kadaresë – Nga XHAFER LECI

Në foto unë Xh.Leci, në mes gruas dhe vajzës time Refike e Afërdita Leci. Ishin 9 gra gjermane dhe,  inxhinjer Gani Ismajli, por për shkaqe të pozitës së lokalit, aparati nuk ka mundur ti marrë të gjitha.

 

Më datë 5.9.2010 në Bibliotekën e Köngen-it, qytezë gjermane, ku unë jetoj me familjen time, nga një grup prej 9 grave gjermane, u organizua një takim leximi, si e quajnë gjermanët, për librin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare „ URA ME TRI HARQE“ (gjermanisht  “Die Brücke mit den drei Bögen“.)

Ky libër është përkthyer nga albanologu gjerman Joachim Röhm. Pëmes faqes së internetit të Komunës së Köngen-it u informova për takimin. Me shumë dëshirë mora pjesë në këtë takim, bashkë me mua edhe gruaja ime Refikja dhe vajza e vogël Afërdita, si dhe miku im Gani Ismajli.

Gratë gjermane na dëshiruan mirëseardhje. Ne u prezantuam se jemi shqiptarë nga Kosova.

 

Të 9 gratë gjermane kishin nga një libër në dorë “URA ME TRI HARQE“.

Njëra nga gratë gjermane që e udhëhiqte takimin, kërkoi nga ne që të flasim pak për Ismajl Kadarenë, Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne, në fillim, u thamë se kemi ardhur të dëgjojmë juve… Ato na luten që të flasim, “sepse shumë pak dimë për Shqipërinë”,thanë ato.

Gani Ismajli dhe unë Xh. Leci folëm në pika të shkurta për pozitën gjeografike dhe historikun e Shqipërisë, Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.

Vërtet, ato gra gjermane shumë pak dinin për Shqipërinë, shqiptarët dhe shkrimtarin Ismail Kadare.

Ato 9 gra dhe shumë të tjera, që kësaj radhe nuk ishin prezent, çdo 6 javë po takoheshin në Bibliotekë dhe ndonjëra prej tyre po propozonte që të marrin dhe lexojnë ndonjë libër të mirë të shkrimtarëve gjermanë e të huaj, e pastaj pas 6 jave përsëri takohen për ta komentuar dhe vlerësuar librin.

Komuna përveç lokalit po u jipte falas pije dhe ëmbëlsira

Një gjerman nga Köngen-i po bashkëpunonte me një agjensi shqiptare për turizmin. Ai kishte qenë disa herë në Shqipëri, i kishte folur nënës së tij për pritjen shumë të mirë që i kanë bërë në Shqipëri.Dhe nëna e tij u kishte propozuar shoqeve të veta që kësaj radhe ta marrin librin në fjalë të I.Kadaresë.

Njëra prej grave gjermane lexoi, foli për biografinë e I.Kadaresë.

Libri u kishte pëlqyer, por ende e kishin problem ta kuptonin se çfarë simboli karakterizonte „URA ME TRI HARQE“. Neve u përpoqem t`u tregojmë për sundimin e Perandorisë osmane, sundimin serb, shkëputjen nga Evropa dhe urat që përsëri duhet ta lidhin Shqipërinë me Europën, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Nuk përmenda asnjë emër të këtyre grave gjermane, sepse kur i pyeta a do shkruajë për këtë takim gazeta lokale “ Köngener Anzeiger”, jo më thanë ato.

Është interesant për ta cekur pse në këtë takim nuk ishte prezent asnjë burrë gjerman? Nuk i pyetëm, ndoshta vet ato i kanë paraparë takimet vetëm të gjinisë femërore ?  Ne u treguam se para 3 jave Kadare ka qenë në Stuttgart, ato u habiten dhe thanë: “Sikur ta kishim ditur edhe ne do të kishim marrë pjesë në atë takim”.

Gjermani-Köngen, 05.09.2010

Kumti i dheut për lojën që i bëhet tjetërsimit të Arbdheut – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë kumtet e dheut kanë qenë lajme apo njoftime për situatat që kanë ndodhur në  popullin shqiptar.Kumtin e dheut shpeshherë e ka dhënë poeti gjatë vargjeve,shkrimtari gjatë shkrimit të romanit, e shqiptari përmes këngës majekrahut kur ja thoshte në shtatë e shtatëdhjetë.Kumti i dheut sidomos është dhënë edhe si alarm apo kushtrim kur është munduar që të bëhet tjetërsimi i Arbdheut nëpër periudha të ndryshme historike.Edhe sot kur kahjet dhe premisat e orjentimit politik shqiptar kanë marrë tatëpjetën dhe nuk dihet se kah do të shkojnë dhe kah do të orjentohën.Dhe këto orjentime politike mbrenda shqiptare i ngjajnë atij ujit të rrëmbyeshëm i cili gjatë ujitjes së frytit bimor ka dalur nga shtegu dhe ecë i shpërqendruar pa e ditur se çfarë orjentimi është duke marrë.Shpeshherë gjatë historsë tonë kur kemi pasur këso situata të mjegullta intelektualët të përkrahur nga idealistët atdhetarë e kanë dhënë kumtinë e dheut për shpëtimin e Arbdheut.Shumë e lehtë është që ky kumt i dheut të ipet kur ka të bëj më shpëtimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj pavarsisht se nga kanë ardhur.Ata shpeshherë janë kthyer me turp nga trojet shqiptare,por e keqja më e madhe qëndron në faktin se pushtuesit  gjetën dhe po gjejnë argatët e tyre që për interesa të përfitimeve materiale janë në gjendje të shesin çdo pjesë të atdheut. Edhe sot kur jemi afër një përplasje të re botërore nuk dihet saktë se cilën anë do marrin shqiptarët.A do të jenë në anën e shpëtimtarëve të kombit shqiptar apo do të lakojnë rrugën dhe do ti shëndrrojnë trojet Arberore në troje të përplasjeve të fuqive botërore pa e pritur fare as dhënien e kumtit të dheut që e shkruan poeti, as mesazhin e romanit që e shkruan shkrimtari, e as kushtrimin e intelektualëve të atdheut për ta shpëtuar vendin e Arbër dheut.E derisa e shkruaj këtë shkrim më bie ndërmend edhe tjetërsimi i Arberdheut.A thua sa shqiptar e ndiejnë vetën Arbëror në këtë kohë të tjetërsimit historik që po tjetërsohemi para syve tanë.Kush është duke e trazuar rrugën e shkapërderdhjës kombëtare vëtem për të fituar një koc më shumë për ta hedhur tërë orjentimin e shqiptarëve në humnerë e në lumë.E meqenëse kemi mungesë të organizimit kolektiv prapë atëherë duhet të dalin  edhe iniciativa individuale që ti mbrojmë vlerat kombëtare.Këtu dëshiroj të potencoj dy vlera individuale të cilatë duhet të sherbejn si modelë për veprim të përbashkët shoqëror në trojet shqiptare.Njëra është vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Skenderaj.Prapë Drenica nuk dëshiron të dorzohet por një djalë i Prekajve nga Prekazi kishte sjellur këtë monument të Prijesit të Arbrëisë.Vërtetë ishin të pakoordinuar por edhe një veprimtarë nga Llapi në majet e bjeshkëve të Llapit kishte sjellë katër metra të gjatë shpatën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.I ceka këto dy raste individuale për të bërëë me dije opinionin gjithëshqiptar se  Arbëroret nuk do të tjetërsohen, por do të qëndrojnë fortë karrshi  tregtarëve të flamujve që shiten e blehën sa herë t´iu afrohet një fotele, apo sa herë ta kenë një përfitim personal, duke harruar faktin se tjetërsimi i Arbërisë do t´iu kthehët bumerangë këtyre plangprishësve të shqiptarisë.E sot kumti i dheut per lojën që i bëhet tjetërsimit të atdheut duhet të na mbaj fortë të lidhur për njëri-tjetrin për të mos u shkapërderdhur si ato grimcat të cilat pas çdo shpërthimi shkojnë aq larg sa që është e vështirë ti bësh bashkë dhe ti orjentosh në drejtiminë e duhur.

Një shqiptare fiton Miss Sllovakia, njihuni me Leona

Një tjetër shqiptare i shtohet listës së njerëzve të suksesshëm jashtë trojeve tona.Bëhet fjalë për Leona Novobërdaliun, e cila mori kurorën e “Miss Sllovakisë” në kompeticionin që u mbajt në 14 gusht.22 vjeçarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Bratislava, dha një performancë të shkëlqyer gjatë konkurrencës me 11 finaliste të tjera.Leona është ekonomiste e diplomuar në Kings College në Londër. Ajo do të përfaqësojë Slovakinë në konkursin Miss Bota 2020.


Bukuroshja hyri në konkursin “Miss Sllovakia” sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte. Gara u zhvillua në DoubleTree, ndërsa diferenca ishte shumë e vogël mes konkurrenteve që garuan këtë vit. Tashmë shqiptarja do të përfaqësojë Sllovakinë në “Miss World 2020”, me shpresën që të rrëmbejë edhe atje kurorën e më të bukurës në botë.


Send this to a friend