VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Stoltenberg paralajmëron Kosovën për ushtrinë

By | December 5, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Sejdi Veseli 2 weeks ago Reply

    Sipas z. Stoltenberg, Prishtina po u dashka të përballet, serish me pasoja serioze, nëse ajo krijon subjektin vetëmbrojtës të saj?
    05 dhjetor 2018
    Kjo deklaratë e z. Stoltenberg më përkujton ditët fundit të Pranverës 1999. I popullit tim liridashës të cilit i takojë, se ishte NATO, ajo e cila i lejoj dhe i mundësojë ushtrisë serbo-çetnike( e tillë është edhe sot), të tërhiqej nga Kasaphana e Kosovës, me terë arsenalin e armatimit dhe të mbështetjes logjistike, në njërën anë, dhe ishte ajo që çarmatosi UÇK-në, në anën tjetër. Jo vetëm kaq! Ishte NATO ai autoriteti i cili lëshojë urdhrin ultimativ për pjesëtarët e UÇK, se nëse u afrohen rrugëve të tërheqjes së serbo-çetnikëve në distancë më të vogël se 2 km, do të shtihet pa paralajmërim mbi ta, nga efektivat e saj. Interesant, nuk vonoje edhe u shpërbë UÇK, sipas instruksioneve” të NATO-Unmikistanit.
    Pse!!!
    U pa dhe po shihet edhe sot arsyeja!!!
    Politika e dy kuteve e NATO-s dhe e drejtuesve politik të saj karshi kasapëve të shqiptarëve dhe të popujve jo serbijan, filloi të dëshmohet menjëherë pas përfundimit të luftës. Përveç tjerash, vazhdimi i punës normale të industrisë për prodhimin e armatimeve dhe logjistikës ushtarake serbo-çetnike, ishte dhe mbetet dëshmia e pakontestueshme. Se vërtetë ishin dëmtuar disa objekte larg linjave të prodhimit nga bombardimet dhe goditjet e raketave të NATO-s, por fabrikat PPU –Uzhice, Crvena Zastava – Kragujevc, Krushik në Valevo…jo vetëm se vazhduan prodhimin normal, menjëherë pas përfundimit të “goditjeve” nga ajri, por filluan të reklamojnë dhe krekosen, në mënyrë kërcënuese me armatimet moderne të prodhuara prej tyre. Pra pas të gjitha atyre “goditjeve” gjatë bombardimeve të NATO-s, Serbia sot prodhon dhe eksporton armatime (si p.sh. pushkë mësymëse M-21 cal. 7.62 dhe 5.56mm, snajper M-93 12.7mm, gjuajtësi automatik i granatave BGA M93 cal.30 mm, autoblindën “Car Lazar”, obusin “Nora” 155 mm… në 37 shtete.
    NATO mund të vazhdojë t’i përkëdhel serbo-çetnikët, por e merr përgjegjësinë për pasojat të cilat mund të jenë me rreziqe të mëdha…sepse mentaliteti i politikës drejtuese të Serbisë nuk ka ndryshuar, ka mbetur ai i vjetri!
    Sejdi Veseli, Prishtinë

Komentet

Rreth 4 500 njerëz në botë humbën jetën duke emigruar më 2018

Qindra mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga vendlindjet e tyre këtë vit për shkak të kushteve të këqija ekonomike, fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, presioni politik, dhuna dhe konfliktet. Në vitin 2018, 4.476 njerëz vdiqën gjatë emigrimit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Përveç sirianëve që ikin nga lufta civile në vendin e tyre, në krye të popujve që u detyruan të emigrojnë këtë vit ishin edhe emigrantët që u larguan nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore për shkak të presionit politik dhe kushteve të këqija ekonomike, si dhe të zhvendosurit nga Jemeni.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), arsyet më kryesore për emigrimin e njerëzve në vitin 2018 ishin konfliktet dhe kushtet e këqija ekonomike. Të dhënat e IOM-it tregojnë se emigracionet e shkaktuara nga dhuna dhe konfliktet janë rritur me rreth 30 për qind këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse numri i përgjithshëm i migrimeve ka shënuar rënie.

Migrimi drejt Evropës

Numri i njerëzve që u përpoqën të arrijnë në Evropë duke përdorur rutën e Mesdheut është ulur për 27 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas IOM, 135.607 persona emigruan në Evropë këtë vit, të detyruar të largohen vullnetarisht nga vendi i tyre për një jetë më të mirë ose për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore dhe presioneve politike. 111.237 prej tyre arritën në kontinentin evropian përmes rrugëve detare dhe 24.370 përmes atyre tokësore.

Personat që migruan në Evropë nga vende me rajone konflikutoze si Siria, Tunizia, Eritrea, Pakistani, Iraku, Kongoja, Afganistani, Maroku dhe Mali, vazhdojnë të luftojnë për mbijetesë veçanërisht në destinacionet e tyre të para, siç janë Italia, Spanja, Greqia dhe Bullgaria.

Viti më i vështirë i Amerikës Qendrore dhe Jugore

Qindra mijëra njerëz nga Amerika Jugore dhe Qendrore janë përpjekur të emigrojnë në SHBA dhe Kanada për shkak të presionit politik, urisë, dhunës dhe konfliktit. Emigrimi masiv nga këto vende dhe politika e presidentit amerikan Donald Trump për të kufizuar numrin e emigrantëve që do të pranoheshin në këto vende çoi në lëvizjen më të madhe të migrimit në kufirin amerikan në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Doganës dhe Sigurisë Kufitare të SHBA-së, në vitin 2018, deri në 396.000 njerëz janë arrestuar për shkak të hyrjes së paligjshme në vend. Nga ana tjetër, rreth 125.000 njerëz kanë ikur nga kushtet e këqija në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore dhe kanë arritur kufirin amerikan me kërkesë azili, por autoritetet ua kanë penguar hyrjen në vend.

Përveç kësaj, deri në 9.000 njerëz arritën këtë vit në qytetin kufitar Tijuana të Meksikës, kryesisht nga Hondurasi dhe nga vendet e tjera të Amerikës Qendrore, si Guatemala dhe El Salvadori. Këta njerëz luftojnë për jetën në kushte të vështira, ndërsa vazhdojnë të presin që SHBA t’ua hapë dyert.

Në Venezuelë, vend i goditur nga kriza ekonomike, ka pasur një lëvizje të emigracionit masiv këtë vit. Sipas IOM, mesatarisht 6.000 venezuelas kanë emigruar në vendet fqinje, kryesisht Kolumbi dhe Brazil, në vitin 2018.

Kriza humanitare në Jemen, një nga vendet më të varfra në botë, u rrit me luftën civile që shpërtheu rreth katër vjet më parë dhe arriti një nivel serioz në vitin 2018. Rreth 540.000 njerëz në Jemen u zhvendosën gjatë këtij viti. Krahas kësaj, mijëra emigrantë etiopas dhe somalezë në këtë vend u detyruan të evakuoheshin për shkak të përleshjeve.

4.476 njerëz në botë humbën jetën duke migruar

Edhe pse numri i njerëzve që humbën jetën gjatë emigrimit u zvogëlua për 28 për qind këtë vit krahasuar me vitin 2017, vdekjet tragjike në rrugët e migrimit vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore të njerëzimit. Sipas IOM, 4.476 njerëz në mbarë botën kanë vdekur në vitin 2018 duke migruar.

Vdekjet gjatë migrimit këtë vit, siç ishte rasti në katër vitet e fundit, kanë ndodhur më së shumit në rutën e Mesdheut. 2.217 njerëz kanë humbur jetën në tentativë për të arritur kryesisht në Evropë nëpërmjet rutës së Mesdheut, shumica prej tyre në det.

Vala e fundit e migrimit nga Amerika e Jugut në Amerikën e Veriut e ka sjellë këtë rajon në vendin e dytë përsa i përket vdekjes së emigrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve. 511 njerëz të detyruar të migronin për shkak të kushteve të këqija në kontinentin amerikan humbën jetën.

Nga ana tjetër, 1.386 persona në Afrikë, 134 në Azi, 121 në Lindjen e Mesme dhe 107 në Evropë humbën jetën në rrugën e migrimit si pasojë aksidenteve të mjeteve me të cilat udhëtuan, konflikteve dhe problemve shëndetësore.

Indonezi, xhamia e fryemëzuar nga Taxh Mahal tërheq vëmendjen me bukurinë e saj

MAHMUT ATANUR

XHAKARTA – Xhamia Ramlie Musofa në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë paraqet atraksion me arkitekturën e saj të frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal në Indi, e cila është një nga shtatë mrekullitë e botës.

Xhamia Ramlie Musofa, e ndërtuar në rajonin Sunter në veri të kryeqytetit nga një familje me origjinë kineze e cila më pas ka pranuar fenë islame, tërheq një vëmendje të madhe për turistët vendas dhe të huaj me arkitekturën dhe bukurinë e bardhë të saj.

Sofian Rashidin përgjegjësi për administrimin e xhamisë, ndërtimi i së cilës zgjati për 5 vite dhe që u hap për adhurim në vitin 2016, dhe në të njëjtën kohë djali i Ramlie Musofa që ka kontribuar për ndërtimin e xhamisë, ka folur për AA, duke u shprehur se, “Babai im Ramlie dëshironte ndërtimin e një xhamie si simbol i pranimit dhe udhëzimit islam. Babai im i frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal, e ndërtuar nga mbreti në Indi si simbol dashurisë ndaj bashkëshortes, kishte dëshirën e ndërtimit të një xhamie të ngjashme me të nga aspekti arkitekturor”.

Pasi ka theksuar se xhamia është një tregues i dashurisë së babait të tij për Allahun, Rashidin tha se, “Babai im për të treguar dashurinë për familjen ka vendosur emrin e xhamisë Ramlie Musofa të cilat janë shkronjat e para të të parëve të familjes dhe fëmijëve”.

XHAKARTA (AA) – Xhamia Ramlie Musofa në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë paraqet atraksion me arkitekturën e saj të frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal në Indi, e cila është një nga shtatë mrekullitë e botës. ( Mahmut Atanur – Anadolu Agency )

“Pothuajse në të gjithë bazën e xhamisë kemi përdorur mermer të sjellë nga Turqia. Pjesa e parë e mermerit turk që sollëm nuk doli i mjaftueshëm për shtrimin e bazës, për këtë arsye kemi pasur edhe vonesë në procesin e ndërtimit për gjetjen e mermerit të ngjashëm në Turqi, sepse kishim dëshirë që shtresat në bazë të ndërtoheshin me të njëjtën cilësi mermeri dhe ngjyre”, është shprehur Rashidin, duke shtuar se ndërtimi i saj ka zgjatur për këtë arsye.

“Për turistët zbatojmë të njëjtin rregull të veshjes si ajo në ‘Xhaminë Blu‘ “

Shumë turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë xhaminë tonë, ka bërë të ditur Rashidin, duke theksuar se, “Projektimi i xhamisë sonë tërheq interesin e njerëzve, ajo në orë të caktuara është e hapur për vizita. Ashtu sikurse në xhaminë Sultanahmet (Xhamia Blu) zbatojmë rregullat e veshjes së përshtatshme për vizitorët që nuk janë myslimanë dhe këto ne i ofrojmë pa pagesë”.

Pjesa e shkruar në gjuhën kineze e Sureve Fatiha dhe Karia mbi mermerin në hyrje të xhamisë, tha Rashidin, tërheqin vëmendjen e vizitorëve, duke shtuar se në këtë mënyrë shpresojnë që turistët kinezë të shohin bukurinë e mësimeve islame.

“Zhvillojmë program udhëzues për ata që duan të bëhen myslimanë”

Për ata që duan të bëhen myslimanë zhvillojmë edhe një program udhëzues, tha Rashidin dhe shtoi se deri më tani 80 persona kanë pranuar islamin dhe se me këto persona kanë kryer edhe ceremoninë e pranimit.

Më tej pasi ka shpjeguar se të parët e familjes në fillim të shek.19 kanë emigruar nga Kina në rajonin Açe të Indonezisë, Rashidin është shprehur se, “Babai im Ramlie, i ndikuar nga morali dhe bukuria e fesë islame, u bë musliman në moshën 19 vjeçare në vitin 1964”.

XHAKARTA (AA) – Xhamia Ramlie Musofa në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë paraqet atraksion me arkitekturën e saj të frymëzuar nga xhamia Taxh Mahal në Indi, e cila është një nga shtatë mrekullitë e botës. ( Mahmut Atanur – Anadolu Agency )

Një prej vizitorëve në xhami, Teti Lailan, ka theksuar se, “Xhamia ka një arkitekturë shumë të bukur, kuptimet e sureve Fatiha dhe Karia në gjuhën kineze mbi mermer i kanë dhënë një pamje ndryshe. Allahu i dhëntë të mira dhe i bekoftë ata që e kanë ndërtuar këtë xhami”.

Indonezia ka popullatën myslimane më të madhe të botës dhe po ashtu aty janë të pranishme fe dhe kultura të ndryshme. Në këtë vend me një popullsi 250 milionë banorësh, 87 përqind janë myslimanë, 10 përqind kristianë dhe 1,7 përqind indianë.

Nga sulmet ajrore amerikane në Somali vdesin 62 militantë të grupit Al-Shabaab

Militantët e grupit Al-Shabaad.

Ushtria amerikane ka thënë të ketë vrarë 62 militantë të grupit Al-Shabaad në gjashtë sulme ajrore të kryera më 15 dhe 16 dhjetor afër qytetit Gandarsh në Somali.

Komanda e kësaj ushtrie për Afrikën ka thënë se nga katër sulme të kryera më 15 dhjetor, janë vrarë 34 militantë, derisa dy sulme tjera kanë ndodhur më 16 dhjetor dhe kanë vrarë 28 persona tjerë.

“Komanda e Afrikës dhe partnerët tanë somalezë kanë kryer këto sulme ajrore për të parandaluar terroristët nga shfrytëzimi i strehave të sigurta, për të kryer komplot apo për të rekrutuar persona tjerë për sulmet në të ardhmen” ka thënë komanda afrikane përmes një deklarate.

Al-Shabaad pretendon të ketë themeluar grupin militant, Shteti Islamik në Somali dhe zakonisht kryen sulme ndaj ndërtesave qeveritare, hoteleve dhe restoranteve.

Në Egjipt gjendet një varr 4.400 vjet i vjetër

KAJRO – Në qytetin perëndimor egjiptian Giza është gjetur një varr nga periudha e faraonëve, 4.400 vjet i vjetër.

Ministri egjiptian për Monumentet Historike Halid al-Anani, në konferencën për gazetarë në Giza, konfirmoi se një grup arkeologësh në lokacionin e gërmimit Sakkara ka gjetur varrin i cili i përket periudhës nga viti 2.494 deri në vitin 2.345 p.e.s, lajmëroi agjencia egjiptiane e lajmeve MENA.

Anani tha se varri i përket personit me emrin “Vah Ti”, ndërsa bëhet fjalë për një zyrtar të lartë të dinastisë së 5-të të faraonëve, që kanë sunduar para rreth 4.400 viteve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Monumentet Historike, Mustafa Veziri, tha se bëhet fjalë për një varr 10 metërsh, tre metra i lartë dhe se gërmimi arkeologjik në këtë vend vazhdon.

Australia zyrtare e njeh Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Australia zyrtare ka deklaruar se formalisht ka njohur qytetin perëndimor të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, por se nuk do të zhvendosë ambasadën e vendit nga Tel Avivi menjëherë, tha kryeministri Scott Morrison.

“Australia tani njeh Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Ne po punojmë që në të ardhmen ta zhvendosim ambasadën tonë atje”, tha Morrison.

Presidenti amerikan Donald Trump, kishte lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem nga Tel Avivi në maj, duke shkaktuar polemika në botën arabe.

Deklarata e kryeministrit të Australisë në tetor, ishte parë më cinizëm në atë kohë, për shkak të zgjedhjeve që po mbaheshin. Kritika ishin ngritur edhe nga fqinjët me shumicë myslimane, Indonezia dhe Malajzia, të cilët formalisht e njohin Izraelin. Shtetet arabe kishin shprehur shqetësimin se kjo situatë do të çonte në ngritje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Statuti i Jerusalemit, është një nga pengesat e marrëveshjes për paqe në mes të Izraelit dhe Palestinës, për shkak se këta të fundit deklarojnë se Jerusalemi lindor është kryeqyteti i Palestinës.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet të vendit, duke përfshirë edhe pjesën lindore që ishte aneksuar gjatë një vendimi pas luftës në Lindjen e Mesme më 1967, që nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Rusia reagon ashpër pas votimit të ushtrisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar lëvizjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe përmes një deklarate thotë se ajo duhet të shpërbëhet.

Në këtë deklaratë të lëshuar sonte mbrëma, thuhet se paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO’ja në Kosovë, duhet të marrin masa të menjëhershme për të, siç thuhet aty, çmilitarizuar dhe shpërbërë çdo formacion të armatosur kosovarë-shqiptarë.

Rusia, që është aleate e Serbisë, ka mbështetur Beogradin qysh kur kjo e fundit ka refuzuar pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu dënon deklaratat e disa zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ushtria e Kosovës do të jetë njëjtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tony Blair kërkon një referendum të dytë për Brexitin

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar një referendum të dytë mbi tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Blair i ka bërë thirrje kryeministres Theresa May, të ndalë “së godituri kokën në mur” lidhur me planet për marrëveshjen e Brexitit.

Ish-kryeministri laburist, Blair tha se nuk do të ishte “shumë e vështirë” për kryeministren May, të thotë, se ka dhënë gjithçka nga vetja në bisedime, dhe se ka gjetur një zgjidhje që do të kënaqte parlamentin.

Ai tha se do të ishte e arsyeshme që May t’i thoshte popullit britanik se përmes një votimi publik do të vendoset në cilin drejtim do të shkojë vendi.

Poli i Veriut, në 5 vitet e fundit periudha më e ngrohtë në histori

NEW YORK – Në Polin e Veriut, në pesë vitet e fundit është regjistruar periudha më e ngrohtë në histori ndërsa ky rajon është ngrohur dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës.

Programi për studime të Polit të Veriut pranë Agjencisë Kombëtare të SHBA-së për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA) publikoi raportin për Polin e Veriut, ku kanë punuar 81 shkencëtare nga 12 vende.

Në raport thuhet se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, në rajonin e Polit të Veriut, që nga viti 1900, kur filloi regjistrimi i temperaturës, është regjistruar periudha më e nxehtë deri tani. Po ashtu thuhet se ky rajon është ngrohur dy herë më shumë nga pjesa tjetër e botës.

Raporti potencon se ndryshimi i temperaturës u ndje në rajonet e largëta nga Poli i Veriut, duke shkaktuar ndryshime të rëndësishme në trendet e temperaturës në mbarë botën.

Më tej shtohet se akullnaja më e vjetër në Polin e Veriut është shkrirë për 95 për qind në 33 vitet e fundit dhe se popullata e irvasëve (drerit verior) në rajon është reduktuar me 56 për qind në dy dekadat e fundit, nga 4.7 milionë në 2.1 milionë.

Susan M. Natali, nga Qendra Woods Hole në Massachusetts, e cila merret me studimet e Polit të Veriut, për “New York Times” deklaroi se raporti paraqet një lloj paralajmërimi.

“Çdo herë kur shohim një raport, na bëhet e qartë se gjërat shkojnë në drejtimin e gabuar, dhe nuk ndërmarrim asgjë. Raporti në fjalë mbështet qëndrimin se ndryshimet klimatike janë të dukshme”, tha Natali. aa

Revista Time shpall gazetarët “Personat e Vitit”

Faqja e parë e revistës Time

Revista Time ka shpallur të martën gazetarët “Personat e Vitit”.

Në këtë listë është përfshirë gazetari i vrarë, Jamal Khashoggi dhe dy gazetarë të Reutersit, të burgosur nga Qeveria e Mianmarit, si “Personazhe të Vitit”.

Në shkrimin e publikuar nga revista, të titulluar “Gardianët dhe Lufta për të Vërtetën”, Time ka nderuar një varg të gazetarëve, duke përfshirë gazetarët e agjencisë së lajmeve, Reuters, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të cilët janë dënuar në muajin shtator nga Qeveria e Mianmarit, sipas një Akti të epokës koloniale për Sekrete Zyrtare.

Në mesin e të nderuarve janë edhe gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili është njohur si kritik i princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Ai është vrarë dy muaj më parë në konsullatën saudite në Stamboll, pasi ka hyrë aty për të rregulluar disa dokumente për martesë.

Revista po ashtu ka nderuar themeluesen e sajtit të Filipineve, Rappler, Maria Ressa, e cila ka qenë kritike e presidentit të këtij vendi, Rodrigo Duterte.

Në këtë listë janë vënë edhe stafi i gazetës Capital Gazette, pasi një person ka shtënë me armë dhe ka vrarë pesë persona në muajin qershor në selinë e mediumit.

Time ka thënë se ka vendosur të nderojë gazetarinë në kohën kur demokracia është nën rrezik nga qeveria dhe avancimet teknologjike.

Shefja financiare e Huawei mbetet prapa grilave, pritet vazhdimi i gjyqit

TRENTON – Dita e dytë e gjykimit të hënën nuk solli asnjë zgjidhje për pyetjen nëse drejtoresha e çështjeve financiare e gjigantit teknologjik kinez Huawei do të lirohet me kusht, ndërsa seanca e radhës pritet të vazhdojë ditën e sotme.

Arrestimi i zyrtares së lartë të kompanisë Meng Wanzhou më 1 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit ishte me kërkesë të qeverisë amerikane. SHBA dëshiron që Meng, vajza e themeluesit të Huaweit dhe shefit ekzekutiv Ren Zhengfei, të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për mashtrim.

Seanca dëgjimore për lirimin e saj me kaucion u shty për të hënën dhe Meng kaloi fundjavën në burgun kanadez.

Huawei dyshohet për operimin e një filiali që Meng e ka mbajtur si firmë të veçantë dhe më pas e ka përdorur për të bërë biznes ilegal me Iranin duke shkelur sanksionet amerikane ndaj këtij vendi.

Avokati i saj, David Martin, argumentoi të hënën se edhe pse kishte qasje në shuma të mëdha parash, ajo nuk do përbën rrezik për t’u arratisur, sepse klienti i saj “është një grua me karakter dhe dinjitet” dhe “thellësisht respekton sundimin e ligjit”.

Ai tha gjithashtu se Meng nuk do të ikte, sepse kjo do të turpëronte qeverinë kineze.

Martin propozoi që nëse Meng do të lirohej, ajo do t’i nënshtrohej monitorimit elektronik dhe se një ekip privat i sigurisë do ta ndiqte dhe ajo vetë do t’i paguante shpenzimet. Ai gjithashtu tha se ajo do të qëndronte në shtëpinë e saj në Vankuver gjersa rasti i saj vazhdon.

Arrestimi i saj në Vankuver të shtunën shkaktoi reagim të rreptë nga qeveria kineze.

Ngjarja gjithashtu shkaktoi rënien e aksioneve pas shqetësimeve se incidenti do t’i jepte fund armëpushimit të përkohshëm tregtar të arritur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping.

Kryeministri Justin Trudeau tha para gazetarëve të enjten se politika nuk ka luajtur asnjë rol në arrestimin e Meng për ekstradim të mundshëm në SHBA.

Tensionet me Pekinin kanë bërë që Kanadaja të përgatitet për një sulm të mundshëm kibernetik nga Kina në rrjetin e saj të komunikimit.

Huawei është furnizuesi më i madh në botë i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit dhe prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve pas Samsung. aa

Washington Post: “Vrasja e Khashoggit na zgjoi për mënyrën se si Princi saudit drejton vendin”

UASHINGTON – Gazeta “Washington Post” ka mbrojtur idenë e saj se gratë aktiviste në Arabinë Saudite janë burgosur dhe shumica e mediave perëndimore nuk shfaqin interes për këtë çështje.

Në artikullin e Sarah Aziza të titulluar “Qëndrimi brutal i Arabisë Saudite ndaj reformistëve femra duhet të na zgjonte shumë kohë më parë” tërhiqet vëmendja ndaj praktikave kundër aktivisteve femra në vend.

Më tej në artikull thuhet se shumë liderë perëndimorë përkundër paralajmërimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, janë përqendruar në “Rilindjen Saudite” të princit të ri reformist Mohammed bin Selman, ndërsa është tërhequr vëmendja në ironinë ndaj mbajtjes pas hekurave të aktivistëve që ia kanë kushtuar jetën e tyre të drejtave të grave.

Provat që dolën në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi kanë shkaktuar dyshime nëse princi Selman do të jetë apo jo një udhëheqës legjitim në të ardhmen e afërt, thuhet në artikull. “Më në fund vrasja e Khashoggit si një makth, na zgjoi për mënyrën se si princi saudit drejton vendin. Megjithatë, kjo vrasje ishte vetëm një zgjatje e modelit të shtypjes së pamëshirshme të krijuar nga Princi i Kurorës”, theksohet më tej.

Komuniteti ndërkombëtar, princin Mohammed bin Selman, duhet ta kishte qortuar shumë kohë përpara vrasjes së Khashoggit, qëndron në artikull.

“Nëse ishte koha për të dyshuar për natyrën e qeverisjes së Princit të Kurorës, ajo ka mbetur shumë prapa. Raportet për torturat e tmerrshme na kujtojnë se ne ende po paguajmë çmim të madh për shkak të kreditimit që kemi bërë në vendet e gabuara. Edhe pse shumica prej nesh nuk do të mund të shohin brenda një burg saudit, rreziku i një Muhammed bin Selman i cili nuk është penduar është një kërcënim global. Përderisa Princi i Kurorës beson se nuk paguan një çmim domethënës për pamëshirshmërinë e tij, ne mund të presim më shumë gjakderdhje në Arabinë Saudite, Jemen dhe vende të tjera”, thuhet ndër të tjera. aa

Dimri në Salekhardin rus ku akulli qëndron 200 ditë në vit

SALEKHARD – Në qytetin rus Salekhard, kryeqytet i qarkut autonom Jamalo-Neneckog, këto ditë temperaturat kanë rënë në minus 25 gradë celsius dhe tërë qyteti është nën akull.

Fotoreporteri i AA-së solli detaje shumë interesante që tregojnë një dimër të ashpër në këtë qytet që gjendet 2.436 kilometra në veri të Moskës, por në të cilin qytetarët ende vazhdojnë të jetojnë, ndërsa fabrikat punojnë pa ndonjë problem të madh.

Salekhard është qyteti i vetëm në rrethin polar, ndërsa në këtë zonë bora dhe akulli qëndrojnë rreth 200 ditë në vit.

Në dhjetor të vitit 1978 u regjistruan temperatura rekord të ulta prej madje minus 53 gradë celsius.

Peshkimi është dega e vetme e biznesit lokal në qytetin, ku momentalisht jetojnë rreth 48.300 banorë.