VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Specialja jo veç në Kosovë, por edhe në disa shtete fqinje

By | October 18, 2017

Komentet

Shqipëri, rekord i ri me 19 të vdekur nga COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), një rekord i ri dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 34.300 dhe numri i të vdekurve në 735, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 16.899.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe pjesa tjetër e të prekurve vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 177.705 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Pandemia dhe biznesi i kanabisit në Shqipëri

MARJO BRAKAJ / FAKTOJE.AL

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2020, tendenca për kultivimin e kanabisit ka qenë në rritje. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se janë asgjësuar më shumë se 104,500 rrënjë drogë, janë kapur më shumë se 5,5 ton kanabis i gatshëm për shitje si dhe janë shënuar 1,422 vepra penale në fushën e drogave.

Shifrat e 8 muajve të parë të vitit 2020 janë më të larta se viti 2019 i marrë në tërësi gjatë së cilit u asgjësuan 90,175 bimë narkotike apo thënë ndryshe, sa totali i viteve 2017 dhe 2018 të marrë së bashku, gjatë së cilëve u asgjësuan 103 mijë bimë kanabisi.

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve më 11 maj 2020 shprehu shqetësimin për rritje të kultivimit të kanabisit e teksa përmendi dhe qarqet më problematike nënvizoi se Policia e Shtetit nuk ka dokumentuar shkaqet e kësaj tendence.

“Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë, por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe” – u shpreh Çela.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjithashtu, në një deklaratë të ngjashme me kryeprokurorin Çela, më 29 maj, pranoi se tendenca për kultivimin e kanabisit ishte në rritje teksa theksoi se me të njëjtin trend po ecte edhe përpjekja e policisë për asgjësimin e tij.

“Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar” – u shpreh Veliu.

Edhe gazetarja Anila Hoxha, pohon gjithashtu se trafikantët po ndryshojnë strategji, ndërsa thotë se ka një përqëndrim shqetësues në zonën e Dukagjinit

“Kanabis-sativa sërish është kultivuar dhe ka qenë e pamundur për t’u asgjësuar pasi grupet kriminale kanë gjetur forma të reja, ku përfshihet edhe kultivimi i bimës narkotike në sera, kultivimi i bimës narkotike në tërrene të paaksesueshme. Dukagjini, është kthyer tashmë në një problem shumë të madh, në një mini-Lazarat” – shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Kanabizimi i vendit në thuajse gjithë territorin e tij në vitin 2016, largimi i ish-ministrit, Saimir Tahiri dhe ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës, u shoqërua edhe me nisjen e zbatimit të “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit” i cili pati për qëllim reduktimin deri në shmangien totale të kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Tre vite nga nisja e “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit”, shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit nuk janë edhe aq optimiste sa pritshmëritë e iniciativës.

“Të thuash që Shqipëria nuk do ketë më asnjë rrënjë bime narkotike kanabis sativa është një mision i pamundur, shumë i vështirë dhe që të arrihet kjo do duhej e para një bashkëpunim mes të gjithëve, që nga polica deri te institucionet në fushën e mjedisit” – thkeson Hoxha.

Për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Arjan Hoxhaj, Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit nuk përmbushi pritshmëritë.

“Nuk kemi një minimizim të kultivimit të lëndëve narkotike. Policia jonë e ka të pamundur zerimin e e tyre. Kjo do të ishte idelaja, por një gjë të tillë nuk e kanë arritur as polci shumë here më të zhvilluara se policia jonë që kanë një teknologji, teknika, aftësi dhe burime njerëzore disa here më të kualifikuara” – argumenton Hoxhaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në Kuvend më 15 tetor, mohoi që kanabisi të ishte më fenomen në vend teksa argumentoi se ai kultivohej në mënyrë sporadike.

“Viti 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrimtare, tashmë në vend nuk mund të flitet më për një fenomen, por vetëm për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim” – u shpreh Lleshaj.

Studiuesi Arben Malaj, ka ne tjeter aryetim mbi ketë ceshtje. Zoti Makaj thekson seshpeshherë njerëzit orientohen drejt kultivimit të kanabisit për shkak të kushteve të diktura nga vështirësitë ekonomike, duke theksuar se politikat ekonomiko-sociale kanë dështuar.

“Varfëria është nëna e krimit. Kjo ka lidhje sidomos me zonat e varfra në të cilat kultivohet kanabisqoftë edhe për shkak të dështimit të politikave tona për të krijuar opcione të tjera zhvillimi në këto zona të tjera të vendit. Asnjë individ, asnjë familje, asnjë biznes dhe asnjë shtet nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirsues në qoftë se toleron apo mbështët indirekt ekonominë informale” – shprehet Malaj.
Ndërkohë që Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit përmbyllet në fund të këtij viti,Policia e Shtetit, herë pas here raporton për bllokim të kanabisit të gatshëm për shitje, po ashtu edhe për asgjësim të bimëve të kultivuara.

zëri i amerikës

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova.

Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës, pati folur përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Më 15 tetor, në një konferencë për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasi kjo deklaratë pati nxitur reagime në Prishtinë, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se deklarat e Lajçakut u keqinterpretua pasi ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin.

“Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues, dhe vlen për Kosovën dhe për Serbinë”, pati deklaruar Stano.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për Asociacionin e Kosova po konsideron si çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Kamberi: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo sipas tij, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave, që ndryshe njihen me termin Lugina e Preshevës.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se mirëpret reagimin e kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që kërkuan që Serbia të ndalë fshirjen e qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Po, ky është një proces që ka filluar para disa vjetësh. Më intensivisht është duke u zbatuar në Medvegjë në shqiptarët që në 99-tën janë larguar dhunshëm nga Medvegja dhe jetojnë në Kosovë, nuk e kanë të rregulluar statusin civil në Kosovë, që do të thotë se akoma janë shtetas edhe me vendbanim në Medvegjë. Por, në kuadër të ligjit për caktimin e vendbanimit po shfrytëzohet një dispozitë e cila thotë se nëse qytetari nuk është duke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ai vendbanim pasivizohet. Këtu është fjala për pasivizimin e vendbanimeve”, thotë Kamberi.

Ai shton se qytetarëve të cilët iu pasivizohet adresa, mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por ai shprehet se kjo bëhet përmes një procedure të stërzgjatur.

Kamberi thotë se nuk ka informacione të sakta se cili është numri i qytetarëve të cilëve u janë fshirë adresat në Medvegjë, por një numër të përafërt e nxjerr nga regjistri zgjedhor.

“Sipas informacioneve që i kemi tani, së paku te regjistrat zgjedhor – sepse me humbjen e vendbanimeve qytetari humb edhe të drejtën e votës – janë diku 1,200 persona që janë fshirë në Medvegjë, pra të moshës madhore, mbi 18-vjeç”, thotë ai, duke shtuar se nuk kanë të dhëna për qytetarët nën moshën 18 vjeçe.

“Shqiptarët, deri më 2018, sipas regjistrit zgjedhor i kanë pasur 8 këshilltarë në Kuvendin komunal të Medvegjës. Me pasivizimin e adresave ata kanë rënë në 3. Kjo nënkupton një ndryshim drastik të strukturës etnike të komunës”, shton Kamberi.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se ky proces që po bëhet në Serbi, përbën formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Kamberi thotë se ndonëse Medvegja është më e prekur nga pasivizimi i vendbanimeve, ky proces po zhvillohet edhe në dy komunat tjera të banuara me shqiptarë, Preshevë dhe Bujanoc.

Ai shpreh edhe shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.

“Në Kosovë, shumica prej tyre nuk e kanë të rregulluar gjendjen civile, kështu që mbeten persona, atë që terminologjia juridike në Serbi i quan ‘persona juridikisht të padukshëm’”, thotë ai.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Tirana dhe Prishtina: Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

 

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”.

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Stublla dhe Caka i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Shënohet 112 vjetori i Kongresit të Manastirit

Isak Ramadani

Në Shkup po mbahen simpoziume shkencore me rastin e 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur si Dita e Alfabetit (të gjuhës shqipe). Dita e nesërme, 22 nëntor kur përfunduan punimet e Kongresit më 1908, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut prej para pak vitesh është bërë festë zyrtare.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut (ITKSH) ka organizuar këto ditë një sërë aktivitetesh lidhur me përvjetorin e Kongresit të Manastirit apo Ditën e Alfabetit që këtu është festë zyrtare për shqiptarët.

Studiues dhe zyrtarë shtetërorë morën pjesë në takimin e së shtunës, që iu përkushtua Gjerasim Qiriazit, njërit prej pjesëmarrësve dhe kontribuesve të Kongresit para 112 vjetësh.

Skënder Hasani, drejtor i ITKSH tha se alfabeti i gjuhës shqipe, “që u ndihmua aq shumë nga misionarët amerikanë, u vulos më 22 nëntor, 1908 dhe Instituti për Trashëgiminë dhe Kulturën Shqipërtërore u themelua pikërisht më 22 nëntor dhe tash është vendosur në objektin e ish-ambasadës amerikane në Shkup. Ky Kongres është faqja tjetër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sintetizim më i saktë i përpjekjeve iluministe të rilindasve tanë për ndriçimin e kombit”.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi shprehu kënaqësinë që manifestimi fillon me Gjerasim Qiriazin dhe përfundon me përurimin e librit për Parashqevi Qiriazin. “Nuk mund të ishte ndryshe, sepse ata të dy dhe shumë intelektualë të tjerë anembanë ku frymonin shqiptarët u tubuan në Kongresin e Manastritit që nga përbërja dhe çështjet që i diskutoi dhe zgjidhi – konsiderohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike dhe kulturore të shqiptarëve”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi.

Arafat Shabani, zv.ministër i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut theksoi shpresën se nga shtatori i ardhshëm “Abetarja e unifikuar do të bëhet realitet në të gjitha shkollat e trevave shqiptare”.

Edhe Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit Shqiptar, nënvizoi se Kongresi i Manastirit përbën një moment shumë të rëndësishëm të kombit shqiptar “që tregon se sot e kësaj dite frymon si i tillë, pavarësisht realiteteve të ndryshme politike. Prandaj, bashkëpunimi në mes institucioneve tona, pavarësisht shtetit ku ndodhet, duhet të jetë gjithnjë e më i fortë”, theksoi z. Bido

David Hosaflook një studiues i njohur i kulturës dhe historisë shqiptare foli për peripecitë e shumta në kërkim të varrit të njërit prej vëllezërve Qiriazi, eshtrat e të cilit më në fund ishin gjetur në një varrezë të dëmtuar protestante të qytetit të Strumicës.

Dita e nesërme, 22 nëntori, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është festë zyrtare.

Në qytetin e Manastirit, Shtëpia e Alfabetit është shndërruar në muze, por ende me probleme të pazgjidhura pronësore.

zëri i amerikës

LIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

LIII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M. – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Prof. dr. Zef Mirdita: Mendim për Françeskanët: At Gjergj Fishta O.F.M.

Korifeu i letrarëve françeskanë, dhe jo vetëm i tyre por edhe i letërsisë shqiptare në përgjithësi, është At Gjergj Fishta.

Joe Biden mbushi 78 vjeç, ja karriera e tij

 

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbushi të premten 78 vjeç. Pas dy muajsh, ai do të marrë në dorë frenat e një vendi politikisht të përçarë, që përballet me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej një shekulli, një papunësi të lartë dhe një debat mbi padrejtësitë racore.

Ndërkohë, zotit Biden do t’i duhet t’u demonstrojë amerikanëve se mosha nuk është veçse një numër dhe se nuk e pengon aftësinë e tij për t’u marrë me këto probleme.

Zoti Biden do të bëjë betimin si presidenti më i vjetër në historinë e vendit, duke ia kaluar presidentit Ronald Reagan, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1989 kur ishte 77 vjeç e 349 ditë.

Mosha dhe shëndeti si i zotit Biden ashtu edhe i Presidentit 74 vjeçar Donald Trump, dilnin herë pas here në krye të debatit gjatë një gare zgjedhore që u vendos nga një elektorat më i ri dhe më i larmishëm dhe në një moment kur vendi përballet me çështje që mund të kenë pasoja të rëndësishme

Si figurë e hershme e jetës politike në Uashington, zoti Biden ka treguar një interesim të madh për çështjet ndërkombëtare.

Joseph Biden u zgjodh në Senat në vitin 1972 kur ishte 29 vjeç.

Disa javë më vonë, familja e tij u godit nga tragjedia. Gruaja dhe vajza e tij e vogël humbën jetën në një aksident me makinë, ndërsa dy djemtë u plagosën rëndë.

Zoti Biden mendoi të hiqte dorë nga vendi i tij në Senat, por pastaj vendosi të qëndrojë.

Ai kaloi 35 vjet në Kongres, ku ka qenë një zë i njohur për çështjet e politikës së jashtme.

Zoti Biden është takuar me shumë figura politike ndërkombëtare, përfshirë ish-presidentin çek Vaclav Havel.

Ai kandidoi dy herë pa sukses për president, duke përfshirë garën e vitit 2008, prej nga u tërhoq pas zgjedhjeve paraprake në Iowa.

Në vitin 2008, kandidati demokrat për president Barack Obama e zgjodhi atë si kandidat për nën president, duke marrë parasysh përvojën e gjatë të zotit Biden.

Donald Trump, i cili në atë kohë njihej si manjat i pronave të patundshme dhe si ylli i spektaklit televiziv The Apprentice, u pyet se ç’reagim kishte për emërimin e zotit Biden si kandidat për nënpresident:

“Ishte një zgjedhje e pazakontë dhe shumë njerëz mendojnë se do të jetë interesante. Të shohim se ç’do të ndodhë,” tha ai.

Gjatë administratës Obama, nënpresidenti Biden e vazhdoi punën diplomatike.

Ai vizitoi Kosovën në vitin 2009 dhe më pas në 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden.

Zoti Biden tha se ripajtimi është i domosdoshëm, duke inkurajuar udhëheqësit e Kosovës që të përmbyllin çështjet që lidhen me fqinjësinë e mirë dhe të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Demokracia e vërtetë është një proces që kërkon punë të vazhdueshme. Çdo qytetar ka për detyrë të votojë, të jetë i angazhuar dhe të ndihmojë tjetrin,” tha ai.

Në nëntor 2016, dy mandatet e Presidentit Obama u pasuan nga fitorja e zotit Trump për republikanët, që habiti shumë njerëz. Kandidati Trump mposhti me rezultat të ngushtë rivalen demokrate Hillary Clinton.

Presidenti Trump ndoqi politikën Amerika e Para, brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Biden kandidoi përsëri për Shtëpinë e Bardhë dhe fitoi garën brenda demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020.

Fushata e Presidentit Trump e akuzoi atë për përdorimin e lidhjeve të tij në Ukrainë në favor të biznesit të të birit.

Gjatë debatit të fundit presidencial, Presidenti Trump pretendoi se djali i zotit Biden, Hunter kishte marrë rrogë të majme nga një firmë ukrainase.

Zoti Biden u përgjigj se akuza ishte hetuar disa herë dhe se nuk kishte patur ndonjë shkelje.

Një hetim i Senatit i udhëhequr nga republikanët nuk gjeti prova për shkelje nga ana e zotit Biden në lidhje me Ukrainën.

Gjatë më shumë se 30 viteve në Senat, zoti Biden ka kryesuar disa komisione, si ai i marrëdhënieve me jashtë dhe i gjyqësorit.

Ai ka premtuar se do ta udhëheqë vendin në një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e katër viteve të shkuara nën Presidentin Donald Trump, për çështje që variojnë nga koronavirusi dhe kujdesi shëndetësor te mjedisi, arsimi dhe politika e jashtme.

Zoti Biden mbështet një strategji për të luftuar kundër militantëve ekstremistë jashtë vendit me forca speciale dhe sulme ajrore, në vend të dërgimit të trupave amerikane në terren.

Ai ka mbështetur disa ndërhyrje ushtarake amerikane, përfshirë atë në Irak në vitin 2003, për të cilin tani thotë se ishte një gabim. Ai anon nga diplomacia dhe nga zgjidhjet përmes aleancave dhe institucioneve globale.

Zoti Biden është një mbështetës i fortë i NATO-s. Ai ka paralajmëruar se Moska po shkatërron themelin e demokracisë perëndimore duke u përpjekur të dobësojë NATO-n, të ndajë Bashkimin Evropian dhe të minojë sistemin zgjedhor amerikan.

Ai thotë gjithashtu se Rusia po përdor institucionet financiare perëndimore për të pastruar miliarda dollarë dhe për të ndikuar politikanët.

Presidenti i zgjedhur Biden ka bërë thirrje për rritjen e pranisë amerikane në Azi-Paqësor dhe forcimin e aleancave me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Indonezinë.

Ai bashkohet me Presidentin Trump në dëshirën për t’i dhënë fund luftërave në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, por mendon se SHBA duhet të mbajnë një forcë të vogël atje për t’iu kundërvënë terrorizmit.

Ai thotë se vendimet e zotit Trump për të dalë nga traktatet dypalëshe dhe ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore me Iranin apo marrëveshja e Parisit për klimën, kanë bërë që vendet e tjera të dyshojnë tek fjala e Uashingtonit.

Zoti Biden ka shprehur dëshirën për t’i ftuar të gjitha vendet demokratike në një samit për të diskutuar se si të luftohet korrupsioni dhe autoritarizmi dhe si të mbështeten të drejtat e njeriut.

Ai ka shprehur mbështetje “të hekurt” për Izraelin dhe është për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin e gjatë midis Izraelit dhe Palestinezëve. Ai thotë se do ta mbajë në Jeruzalem ambasadën amerikane, të cilën Presidenti Trump e zhvendosi atje nga Tel Avivi.

Presidenti i zgjedhur e ka kritikuar diplomacinë e Presidentit Trump ndaj Kim Jong Unit, duke thënë se diplomacia e bisedimeve “kokë më kokë” i dha legjitimitet udhëheqësit të Koresë së Veriut dhe nuk e ka bindur Phenianin të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. zëri i amerikës

Joe Biden feston ditëlindjen

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden feston në 20 nëntor ditëlindjen e tij të 78. Si figurë e hershme e jetës politike në Uashington, zoti Biden ka treguar një interesim të madh për çështjet ndërkombëtare. I hedhim një vështrim karrierës së tij.

Joseph Biden u zgjodh në Senat në vitin 1972 kur ishte 29 vjeç.

Disa javë më vonë, familja e tij u godit nga tragjedia. Gruaja dhe vajza e tij e vogël humbën jetën në një aksident me makinë, ndërsa dy djemtë u plagosën rëndë.

Zoti Biden mendoi të hiqte dorë nga vendi i tij në Senat, por pastaj vendosi të qëndrojë.

Ai kaloi 35 vjet në Kongres, ku ka qenë një zë i njohur për çështjet e politikës së jashtme.

Zoti Biden është takuar me shumë figura politike ndërkombëtare, përfshirë ish-presidentin çek Vaclav Havel.

Ai kandidoi dy herë pa sukses për president, duke përfshirë garën e vitit 2008, prej nga u tërhoq pas zgjedhjeve paraprake në Iowa.

Në vitin 2008, kandidati demokrat për president Barack Obama e zgjodhi atë si kandidat për nën president, duke marrë parasysh përvojën e gjatë të zotit Biden.

Donald Trump, i cili në atë kohë njihej si manjat i pronave të patundshme dhe si ylli i spektaklit televiziv The Apprentice, u pyet se ç’reagim kishte për emërimin e zotit Biden si kandidat për nënpresident:

“Ishte një zgjedhje e pazakontë dhe shumë njerëz mendojnë se do të jetë interesante. Të shohim se ç’do të ndodhë,” tha ai.

Gjatë administratës Obama, nënpresidenti Biden e vazhdoi punën diplomatike.

Ai vizitoi Kosovën në vitin 2009 dhe më pas në 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e dalit të tij të ndjerë Joseph “Beau” Biden.

Zoti Biden tha se ripajtimi është i domosdoshëm, duke inkurajuar udhëheqësit e Kosovës që të përmbyllin çështjet që lidhen me fqinjësinë e mirë dhe të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Demokracia e vërtetë është një proces që kërkon punë të vazhdueshme. Çdo qytetar ka për detyrë të votojë, të jetë i angazhuar dhe të ndihmojë tjetrin,” tha ai.

Në nëntor 2016, dy mandatet e Presidentit Obama u pasuan nga fitorja e zotit Trump për republikanët, që habiti shumë njerëz. Kandidati Trump mposhti me rezultat të ngushtë rivalen demokrate Hillary Clinton.

Presidenti Trump ndoqi politikën Amerika e Para, brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Biden kandidoi përsëri për Shtëpinë e Bardhë dhe fitoi garën brenda demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020.

Fushata e Presidentit Trump e akuzoi atë për përdorimin e lidhjeve të tij në Ukrainë në favor të biznesit të të birit.

Gjatë debatit të fundit presidencial, Presidenti Trump pretendoi se djali i zotit Biden, Hunter kishte marrë rrogë të majme nga një firmë ukrainase.

Zoti Biden u përgjigj se akuza ishte hetuar disa herë dhe se nuk kishte patur ndonjë shkelje.

Një hetim i Senatit i udhëhequr nga republikanët nuk gjeti prova për shkelje nga ana e zotit Biden në lidhje me Ukrainën.

Gjatë më shumë se 30 viteve në Senat, zoti Biden ka kryesuar disa komisione, si ai i marrëdhënieve me jashtë dhe i gjyqësorit.

Ai ka premtuar se do ta udhëheqë vendin në një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e katër viteve të shkuara nën Presidentin Donald Trump, për çështje që variojnë nga koronavirusi dhe kujdesi shëndetësor te mjedisi, arsimi dhe politika e jashtme.

Zoti Biden mbështet një strategji për të luftuar kundër militantëve ekstremistë jashtë vendit me forca speciale dhe sulme ajrore, në vend të dërgimit të trupave amerikane në terren.

Ai ka mbështetur disa ndërhyrje ushtarake amerikane, përfshirë atë në Irak në vitin 2003, për të cilin tani thotë se ishte një gabim. Ai anon nga diplomacia dhe nga zgjidhjet përmes aleancave dhe institucioneve globale.

Zoti Biden është një mbështetës i fortë i NATO-s. Ai ka paralajmëruar se Moska po shkatërron themelin e demokracisë perëndimore duke u përpjekur të dobësojë NATO-n, të ndajë Bashkimin Evropian dhe të minojë sistemin zgjedhor amerikan.

Ai thotë gjithashtu se Rusia po përdor institucionet financiare perëndimore për të pastruar miliarda dollarë dhe për të ndikuar politikanët.

Presidenti i zgjedhur Biden ka bërë thirrje për rritjen e pranisë amerikane në Azi-Paqësor dhe forcimin e aleancave me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Indonezinë.

Ai bashkohet me Presidentin Trump në dëshirën për t’i dhënë fund luftërave në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, por mendon se SHBA duhet të mbajnë një forcë të vogël atje për t’iu kundërvënë terrorizmit.

Ai thotë se vendimet e zotit Trump për të dalë nga traktatet dypalëshe dhe ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore me Iranin apo marrëveshja e Parisit për klimën, kanë bërë që vendet e tjera të dyshojnë tek fjala e Uashingtonit.

Zoti Biden ka shprehur dëshirën për t’i ftuar të gjitha vendet demokratike në një samit për të diskutuar se si të luftohet korrupsioni dhe autoritarizmi dhe si të mbështeten të drejtat e njeriut.

Ai ka shprehur mbështetje “të hekurt” për Izraelin dhe është për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin e gjatë midis Izraelit dhe Palestinezëve. Ai thotë se do ta mbajë në Jeruzalem ambasadën amerikane, të cilën Presidenti Trump e zhvendosi atje nga Tel Avivi.

Presidenti i zgjedhur e ka kritikuar diplomacinë e Presidentit Trump ndaj Kim Jong Unit, duke thënë se diplomacia e bisedimeve “kokë më kokë” i dha legjitimitet udhëheqësit të Koresë së Veriut dhe nuk e ka bindur Phenianin të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. zëri i amerikës

Prokuroria në Hagë: Dëshmitarët u vranë, ish-anëtarë të UÇK-së u frikësuan të dëshmonin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte kërkuar që Gjykata Speciale të urdhëronte arrestimin dhe transferimin në paraburgimin e Speciales të ish-krerëve të UÇK-së. Në kërkesën që prokurori Jack Smith ia kishte dërguar gjykatësit Nicolas Guillou, ndër tjerash, rendit edhe disa krime mbi dëshmitarët, që pretendon se janë kryer në mënyrë që ish-krerët e UÇK-së t’i heshtnin provat ndaj tyre, raporton Gazeta Express.

Smith në kërkesë pretendon se dëshmitarët rrezikoheshin seriozisht nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të liheshin të lirë, duke marrë shembuj nga -siç thuhet- krimet që ishin bërë për t’i fshehur krimet e tyre. Ai përmend edhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), anëtarë të së cilit shërbim, sipas prokurorit, kanë mbikëqyrur kërcënimin e dëshmitarëve dhe dhënien e ryshfetit për ta në mënyrë që të mos dëshmonin.

“Për më tepër, disa prej të dyshuarve kanë rekord të demonstrueshëm të ndërhyrjes, ose pengimit të zbatimit të ligjit, dhe ka tashmë prova të përpjekjeve për të ndërhyrë në aktivitetet hetimore të ZPS-së. Për shembull, anëtarët e SHIK-ut që i përgjigjen Kadri VESELIT dhe Azem SYLA janë të implikuar në mbikëqyrjen, kërcënimin dhe dhënien e ryshfetit dëshmitarëve që dëshmojnë kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës”, thuhet në kërkesën e prokurorit Jack Smith.

Tutje, ai specifikon edhe disa raste, detajet e të cilave nuk tregohen, duke u fshehur me mbishkrimin “[REDAKTUAR]”.

“Shembujt e dhënë më poshtë – të cilat lidhen kryesisht me vendet e krimit të akuzuar në aktakuzë – janë ilustruese të një trendi më të gjerë shqetësues. Në [REDAKTUAR] – [REDAKTUAR] – u qëllua për vdekje dhe [REDAKTUAR] – [REDAKTUAR] – u plagos rëndë. Ata të dy ishin dëshmitarë në çështjen [REDAKTUAR], i cili kishte filluar [REDAKTUAR] para të shtënave, dhe kishin të bënin me krimet në lidhje me vendin e paraburgimit [REDAKTUAR]. Shtëpia e [REDAKTUAR] gjithashtu ishte bombarduar më parë dhe incidente të mëtejshme të të atentateve kishin ndodhur kundër dëshmitarëve të tjerë. […] Më [REDAKTUAR], ish-pjesëtari i UÇK-së [REDAKTUAR] – [REDAKUTAR] – u gjet [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]. Ai u kishte dhënë dëshmi hetuesve [REDAKTUAR] të krimeve të luftës dhe ishte dëshmitari kryesor në çështjen kundër [REDAKTUAR] dhe të tjerëve për krime në lidhje me vendin e ndalimit [REDAKTUAR]. Ka prova që [REDAKTUAR] u përball me llojin më të keq të frikësimit disa vjet para vdekjes së tij”, thuhet ndër tjerash në kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Prokurori ka përmendur edhe rastin e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt e Haradin Balajt në Tribunalin Penal Ndërkombëtar të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, duke radhitur sërish disa krime që pretendon se janë kryer ndaj atyre që donin dhe mund të dëshmonin kundër tyre.

“[REDAKTUAR] refuzoi të dëshmonte në atë rast për shkak të kërcënimeve, [REDAKTUAR] . [REDAKTUAR] iu afrua derës dhe u kërcënua me vdekje nëse ai dëshmonte kundër Fatmir LIMAJ. […] Në rastin Haradinaj, Dhoma Gjyqësore vërejti se: [T] gjatë gjykimit, Dhoma Gjyqësore hasi vështirësi të konsiderueshme në sigurimin e dëshmisë së një numri të madh të dëshmitarëve. Shumë dëshmitarë përmendën frikën si një arsye të dukshme për të mos dëshiruar të paraqiteshin para Dhomës Gjyqësore për të dhënë dëshmi. Dhoma Gjyqësore krijoi një përshtypje të fortë se gjyqi po zhvillohej në një atmosferë ku dëshmitarët ndiheshin të pasigurt. Kjo ishte për shkak të një numri faktorësh specifik për Kosovën, për shembull komunitetet e vogla të Kosovës dhe rrjetet e ngushta familjare dhe komunitare të cilat e bën të vështirë garantimin e anonimitetit. Vetë palët ranë dakord se ekzistonte një situatë e paqëndrueshme e sigurisë në Kosovë që ishte veçanërisht e pafavorshme për dëshmitarët”, thuhet në kërkesë.

“Ekzistojnë prova se midis 2013 dhe 2015, personat e lidhur me të akuzuarin [Haradinajn] në atë rast dhanë [REDAKTUAR] si nxitje që ai të tërhiqte deklaratën e tij [REDAKTUAR] dhe të sigurojë dëshmi të rreme.[REDAKTUAR] që u ofrua në mënyrë të ngjashme [REDAKTUAR] për të dhënë një deklaratë të rreme, u kërcënua, [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] . [REDAKTUAR]. Në rastin Bala që kishte të bënte me krime në Zonën Operative të Dukagjinit, dëshmitarë [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] rrezikuan jetën e tyre gjatë procedurave. [REDAKTUAR] u plagos kur persona të panjohur pushuan nga puna [REDAKTUAR] .[REDAKTUAR] .Akte të tilla, kur shoqërohen me shembuj të dëshmitarëve që posedojnë informacion material, e shtynë gjyqtarin hetues të deklarojë se ai ‘kurrë më parë nuk kishte marrë kaq shumë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj dëshmitarëve ose të paktën përpjekje për t’i ndikuar ata’ .[REDAKTUAR] pas aktgjykimit fajësues në këtë gjyq, [REDAKTUAR] u vra [REDAKTUAR] .[REDAKTUAR] më vonë, persona të armatosur qëlluan dhe vranë [REDAKTUAR] . [REDAKTUAR] ka deklaruar që ish-anëtarët e UÇK-së i ofruan atij ryshfet të konsiderueshëm parash për të heshtur”, thuhet ndër tjerash në kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

ZPS gjithashtu pretendon se gjatë hetimit të saj për ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, dëshmitarë, përfshirë ish-anëtarë të UÇK-së dhe ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare nga frika s’kishin pranuar të dëshmonin te hetuesit.

“Në të vërtetë, kur flisnin me ZPS-në, dëshmitarë të shumtë potencialë – përfshirë viktimat, ish anëtarët e UÇK-së dhe ish-punonjësit e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, siç është OSBE-ja shprehën frikë ose kujtuan përvojat e mëparshme të ndërhyrjes në dëshmitarë. Gjatë gjithë këtij hetimi, dëshmitarët vazhdimisht kanë shprehur frikë të thellë për atë që mund t’u ndodhë atyre nëse ia thonë të vërtetën ZPS-së. […] Sipas një raporti të OSBE-së mbi gjykimet në Kosovë gjatë 10 viteve të para pas luftës, çështja e mbrojtjes së dëshmitarëve ‘ka dëmtuar ndjekjen penale të rasteve të krimeve të luftës ndoshta më shumë se çdo çështje tjetër e veçantë’, veçanërisht në rastet kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Kësisoj, ZPS shkruante se arrestimi dhe paraburgosja e tyre është “mjeti më efektiv për ta kufizuar aftësinë e të dyshuarve për të ikur ose penguar proceset e DHSK-së dhe për të kryer krime tjera”. /GazetaExpress/

Kosova në pritje të gërmimeve në një varrezë të dyshuar masive në Serbi

Nga një tubim i familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Në Kosovë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha është në pritje të caktimit të një date nga institucionet e Beogradit, për vazhdimin e gërmimeve në Kizhevak, të Rashkës në Serbinë jugperëndimore, ku besohet se ka një varrezë të dyshuar masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Drejtuesi i këtij komisioni, Kushtrim Gara, në një përgjigje për Zërin e Amerikës, tha se pas caktimit të datës nga zyrtarët serbë, do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese, “për zhvarrosjen e mbetjeve mortore, pastaj identifikimin e tyre, riatdhesimin për në Republikën e Kosovës dhe kthimin apo dorëzimin e eshtrave te familjet e personave të identifikuar, në përpjekjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës që të respektohet e drejta e familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm”.

Ai thotë se tash për tash është herë të flitet për numrin e viktimave që mund të gjinden në Kizhevak. Gjetjet pasuan pamjet satelitore, të mundësuara nga bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të përfshira në këtë proces, tha zoti Gara.

Përgjatë vitit 2020 janë kryer kërkime në gjashtë zona brenda territorit të Kosovës.

“Katër lokacione brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, një lokacion në fshatin Polanë në komunën e Istogut dhe një lokacion në fshatin Syriganë, komuna e Skenderajt, ku janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore te të paktën 9 personave, viktima të luftës”, tha zoti Gara.

Edhe 21 vjet pas luftës, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e një mijë e 643 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës.

Vjosa Osmani flet për Presidentin e ri të SHBA: Joe Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës, ai e di të vërtetën dhe vuajtjet tona

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në ”Financial Times” për fituesin e zgjedhjeve në SHBA dhe Presidentin e 46-të Joe Biden që e cilëson si një mik jo të zakonshëm.

Osmani shprehet e bindur se Biden i di vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës dhe të vërtetën e luftës e historisë.

Sa i përket marrëveshjes së 4 shtatorit që Kosova me Serbinë e nënshkruan nën praninë e Trump, Osmani thekson se nuk mund të vazhdohet pa u ditur qëndrime dhe qasja që do të ketë Biden për të.

“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë

Joe Biden e di të vërtetën, dhe e vërteta është shumë e thjeshtë dhe e thjeshtë. Serbia e humbi Kosovën sepse abuzoi me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial për të vrarë njerëzit që jetuan në atë territor, për të kryer gjenocid në tentativë, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e di të vërtetën dhe nuk do të përpiqet të ndryshojë të vërtetën”, tha Osmani.

Ne nuk mund të lëvizim vetëm përpara për marrëveshjen e 4 shtatorit pa shikuar se cili është pozicioni i administratës së re në ato pika”, tha Osmani.


Send this to a friend