VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SPECIALE: 25 vjet Shqipëri-SHBA (video)

By | February 14, 2016

Komentet

Intervista – Serbeze Haxhiaj: Vrasjet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë lënë pasojën psikologjike tek gazetarët

Gazetarja investigative Serbeze Haxhiaj thotë se raportimi i krimeve të luftës në formën dhe trajtën e duhur është ende një tabu në Kosovë që do të rëndojë për një kohë të gjatë mbi supet e shoqërisë sepse krimet e Serbisë në kufijtë e gjenocidit, nuk janë ndëshkuar. Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Haxhiaj që po merr pjesë në një program trajnimi të Departamentit të Shtetit, flet edhe për lirinë e medias dhe pavarësinë e gazetarëve në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zonja Haxhiaj në se do ta përkufizonit situatën e gazetarisë në Kosovë, si paraqitet ajo sot?

Serbeze Haxhiaj: Përkufizimi im në fakt nuk dallon shumë prej asaj që kanë dhënë një pjesë e mirë e raporteve të organizatave më kredibile që masin lirinë e mediave. Kosova është një vend pjesërisht i lirë. Tregu medial i Kosovës vuan jo vetëm nga problemet financiare, është një prej tregjeve më joformal aktualisht, sikur shumica e vendeve të Ballkanit edhe Kosova ka një treg goxha shumë joformal të mediave me burime shpesh herë të dyshimta financiare por ajo që vuan më tepër është liria e medias, është presioni, është censura, janë sulmet mbi mediat. Në se flasim për sulme direkte ndaj gazetarëve, ky nuk është një matës real sepse kërcënimi dhe presioni janë shumë më të sofistikuar sesa ajo që paraqitet në dukje.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë është të jesh një gazetar i pavarur në Kosovë?

Serbeze Haxhiaj: Është shumë e vështirë. Jo vetëm çështjet që duhet të hulumtosh, ajo që ndërlidhet me çështjet më sensitive ose më të rëndësishme siç është mbajtja llogari-dhënëse e pushtetit, raportet kritike për qeverinë, hulumtimet për krim dhe korrupsion, kjo është pjesa më e vështirë e secilit gazetar dhe për këtë arsye niveli i gazetarisë hulumtuese në Kosovë është në nivelet më të pakënaqshme do të thoja aktualisht. Të bësh gazetari, sidomos gazetari hulumtuese në Kosovë është tepër e vështirë, sidomos për gratë të cilat kanë një barrë shtesë ose një problem shtesë, siç është diskriminimi gjinor, seksizmi dhe probleme të tjera.

Zëri i Amerikës: Kosova ka një kulturë në fakt të mos-ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve dhe zgjidhjes së paktë të rasteve të sulmeve ndaj tyre. A shpresoni se me ardhjen e qeverisë së re kjo frymë do të ndryshojë?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt po, vrasjet e gazetarëve, sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë lënë vetëm shijen e hidhur, kanë lënë thjesht pasojën psikologjike tek gazetarët të cilët druajnë të merren me probleme ose me hulumtime që janë më të rënda ose më problematike për arsye sepse ajo që është palca e një shteti, e funksionimit të një shteti siç është sistemi gjyqësor, nuk funksionon në Kosovë. Personalisht kam marrë kërcënime me vrasje dhe deri tani nuk kam parë që rastet të jenë zgjidhur. Kjo ka qënë tipar për shumë raste të tjera, jo vetëm për gazetarë që janë vrarë gjatë luftës ose menjëherë pas luftës. Mund ta imagjinoni një grua shtatëzanë që plagoset në muajin e tetë të shtatëzanisë siç ishte rasti i koleges sonë Fatmire Tërdevci dhe sot e kësaj dite s’ka asnjë hap në hetimin e këtij rasti apo rasteve të tjera.

Zëri i Amerikës: Krimet e luftës dhe mos-ndëshkimi i krimeve të luftës shihen si pengesa për pajtimin në rajonin e Ballkanit. Ju e keni trajtuar këtë çështje dhe keni marrë pjesë në disa debate. Cila është fryma mes kolegëve?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt raportimi i krimeve të luftës në formën e duhur ose në trajtën e duhur është ende një tabu në Kosovë, sidomos përsa i përket prekjes së gjërave që prek të dy palët, edhe anën shqiptare të krimeve të luftës. Ne po presim që shumë shpejt, gjykata e re që është themeluar për Kosovën në Hagë të merret me akt-akuzat e para. Është një periudhë e vështirë sepse krimet e luftës rëndojnë fort në supet e njerëzve në Kosovë, janë barra e shoqërisë kosovare aktualisht dhe duket që do të jenë problem për një kohë të gjatë sepse krimet e Serbisë në kufijtë e gjenocidit nuk janë ndëshkuar ndërkohë që ekziston një frustrim brenda në Kosovë për gjykatën e re për shkak se paragjykimi është i gatshëm, për shkak se do të trajtojë pjesëtarët e një etniteti ndërkohë që shumica e atyre që kanë qënë në zinxhirin e lartë komandues të Serbisë nuk janë dënuar dhe nuk janë dënuar as të tjerët. Domethënë shoqëria serbe ende është një strehë e mirë për kriminelët e luftës. Nuk po them që kjo nuk ka ndodhur edhe në Kosovë, sepse në shumë raste të gjykimeve të krimeve të luftës ka pasë frikësim të dëshmitarëve ose vrasje të dëshmitarëve por problemi i krimeve të luftës është një problem definitivisht shumë i madh edhe për Kosovën i cili vazhdon të rëndojë mbi supet e të dyja shteteve dhe që kam frikë se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Zëri i Amerikës: Në fillim të vitit 2018, autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikiimit të statusit të personave të mbijetuar të përdhunimeve gjatë luftës. Sa ka ndihmuar ky proces në rehabilitimin e këtyre viktimave?

Serbeze Haxhiaj: Në fakt ka qënë një lëvizje e vogël por që ka pas një peshë shumë të madhe për jetët dhe gjendjen e shumë viktimave të dhunës seksuale në luftë. Personalisht kam hulumtuar shumë raste që ndërlidhen me këtë problem, një prej kapitujve më të errët të luftës së Kosovës siç janë fëmijët e lindur prej dhunimet. Ky veprim, në dallim nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë ka sjell një numër më të madh të të interesuarve për ta marë këtë status. Në elementin psikologjik-social është një lehtësim për viktimat sepse më në fund pas vite e vite heshtjesh, stigmatizimi dhe përjashtimit, po njihen, po njihen dalëngadalë. Por përsa i përket stigmës, ne kemi shumë pak raste që kanë qënë të gatshme për të dalë dhe për të folur në publik. Shumica e tyre janë ende atje ku kanë qenë, duke u përballur me atë errësirën e dramës së tyre personale dhe pa pasur mundësinë të dalin të kenë qasje jo vetëm në arsim, shëndetësi apo përsa i përket çështjes së kujdesit shëndetësor por edhe debatit të përgjithshëm për to. Edhe janë si në një vend ku u është hedhur një batanije dhe ato janë atje dhe ndërkohë debati zhvillohet diku tjetër, pak më i zhvendosur. Kemi shumë pak gra që kanë dalë dhe kanë folur. Shumica mbesin në atë dramën e tyre të heshtjes.

Marko Kepi tregon për 1.6 milionë $ në ndihmë për të ndërtuar shtëpi për të mbeturit jashtë nga tërmeti

 

Marko Kepi, një ndër shqiptarët më të njohur në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë edhe në Shqipëri, për përfshirjen e tij në politikën amerikane si një mbështetës i Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump, në një intervistë për Abc News ka folur mbi donacionet e grumbulluara nga diaspora e Amerikës për tërmetin e 26 Nëntorit.

Kepi tha se është duke u punuar për ndërtimin e shtëpive, që janë shkatërruar në zonën e Krujës, dhe Shijakut, ndërsa shtoi se tashmë “Rrënjët Shqiptare” kanë arritur të ndërtojnë katër shtëpi.

Por Marko Kepi komentoi edhe mbi donacionin e qeverisë amerikane, ndaj qeverisë shqiptare për tërmetin, ku sipas tij kjo varet nga besimi që ata kanë në qeverinë shqiptare.

Kepi tha se e mendonte kështu, duke u nisur edhe nga një takim që kishte zhvilluar në ambasadën amerikane, në Shqipëri ku kishte marrë si këshillë, që fondet që kishin mbledhur bashkë me Marinin, ti menaxhonin vetë, dhe jo duke i kaluar nga qeveria.

Pjesa nga intervista me Endri Xhafon në Abc News:

Endri Xhafo: Ju keni mbledhur 1.6 milion dollarë, gati 1/3 e asaj që SHBA dha si shtet, Mund të na shpjegoni pak si duhet ta interpretojmë këtë?

Marko Kepi: Në si organizate, me Marinin kemi bërë çmos që brenda 3 ditëve që të mblidhnim sa më shumë fonde për banorët që janë prekur nga tërmeti. Nga ana e shtetit amerikan nuk di të them pse kanë dhënë kaq pak, duhej dhënë më shumë por varet se sa besim kanë ata tek shteti dhe qeveria që ti japin fonde këtij shteti. PSH, kur ne kemi biseduar në takimin që kishim me ambasadën amerikane, pasi grumbulluam fondet, ata na dhanë një këshillë: Këshilla më e madhe që mund të të japim për këtu në Shqipëri, punoni me Marinin dhe si organizatë jashtë qeverisë.

Endri Xhafo: Këtë ja u ka thënë ambasada amerikane?

Marko Kepi: Po, pasi ne e pyetëm a keni një person këtu në Shqipëri, një departament që ne mund të punojmë me to dhe të na ndihmojnë me anë n e buxhetit, gjetjet e shtëpive etj, ata na thanë se sugjerimi më i mirë ishte ti gjenim vetë, siç jeni organizatë joqeveritare.

Endri Xhafo: Meqë flasim për transparencën, çfarë keni bërë konkretisht?

Marko Kepi: Para 3 javësh kemi marrë fondet e organizatës, sepse na vonuan 2 muaj për të ardhur fondet në organizatë. Shtëpitë i kemi filluar pasi morëm fondet, sot jemi në shtëpinë e 4-t që po ndërtojmë, sepse edhe ato kompani që po bashkëpunojmë kanë besimin tek ne, pra ndërkohë jemi ë shtëpinë e 4-t që po punojmë.

Endri Xhafo: Ku i keni ndërtuar?

Marko Kepi: Në Shijak dhe në Krujë, 3 janë në Shijak dhe 1 është në Krujë.

Endri Xhafo: Sa shtëpi keni llogaritur të ndërtoni me 1.6 milion dollarë, keni bërë një preventiv?

Marko Kepi: Diku te 40 apo 50 shtëpi por tani jemi duke planifikuar një zonë ku mund ti ndërtojmë, si një qytet të vogël, në zonën e Ishmit por akoma nuk kemi konkluduar diçka përfundimtare.

Endri Xhafo: Cila ishte shkëndija që ju çoi të mblidhnit fonde për tërmetin?

Marko Kepi: Lidhja e gjakut, një shqiptar kur ka nevojë për ndihmë të gjithëve na rreh zemra njësoj dhe jemi të gatshëm që të ndihmojmë çdo shqiptar kudo ku janë por sa i përket tërmetit, nuk e dija që kishte patur tërmet, e kam mësuar nga një bisedë me Marinin nga telefoni. Në atë moment kemi vendosur me Marinin për të hapur një fondacion që të grumbullonim sa më shumë fonde, jemi habitur që në më pak se 24 orë kemi grumbulluar 1 milion dollarë dhe kur ka arritur ditën e tretë, kemi parë që shifra arrinte në 1.6 milion dollarë.

Endri Xhafo: Fondet nga vijnë kryesisht?

Marko Kepi: Nga e gjithë bota, janë më shumë se 22 mijë vetë që kanë kontribuuar.

 

 

Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë 15 rrugë të tjera

Mediat italiane i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në portin e Vlorës ku u sekuestrua trageti i linjës së Brindisit për shkak se në brendësi të tij u gjetën mbetje të rrezikshme. mediat lokale e kane quajtur skandaloz faktin që nga portet e tyre ka kaluar pa asnjë kontroll një ngarkesë e tillë. “Quotidiano di Puglia” raporton fillimisht lajmin sipas asaj që ka publikuar policia shqiptare për operacionin që çoi në pranga 6 persona, mes të cilëve kapiteni i anijes “S.T. Damian” dhe zv.kapiteni i saj.

 

Sipas të njëjtave burime në brendësi të anijes u gjetën disa dhjetëra qese të zeza që përmbanin 40 metra kub tekstil me fije qelqi, të cilat sipas të arrestuarve ishin lënë atje pas ristrukturimit të anijes, një material që do të përdorej për izolim nga uji. Sipas hetuesve shqiptarë, megjithatë, një fibër e tillë mund të përmbajë asbest dhe mund të groposej në mënyrë të paligjshme në fshatrat përreth Vlorës.

U gjetën gjithashtu edhe 10 fuçi me markën Eni. Sipas ekuipazhit ato përmbanin karburant për anijen, por autoritetet shqiptare dyshojnë se ajo mund të jetë një mënyrë për të fshehur lëndë të tjera të rrezikshme, si pesticidet. Mostrat e këtyre materialeve janë marrë për tu analizuar në laborator. Mbi të gjitha, ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është mungesa e dokumenteve shoqërues që vërtetojnë origjinën e këtyre mbetjeve, dokumentet e blerjes dhe ato të autoriteteve doganore të Brindizit.

Agjentët shqiptarë e përcaktuan ngarkesën “të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut”. Sipas të dhënave ajo ishte porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administrata e kompanisë, Elisabeta Çuni, u arrestua së bashku me pronarin e ndërmarrjes tjetër “Kornuzi”. Sipas të dhënave të medieve italiane këto kompani kishin marrë edhe 15 ngarkesa të tjera nga Italia.

Në një reagim të Ugo Patroni Griffi, president i Autoritetit Portual të Brindizit thuhet se: “sipas autoriteteve italiane, mbeturinat janë dërgesa normale (dyshekët, materialet, etj.), për të cilat kompania normalisht disponon me kontratën e duhur me një kompani të specializuar shqiptare. Meqenëse ka një hetim, bllokimi është i domosdoshëm ”– thotë ai. ©LAPSI.al

 

Historiani grek Konstantinos Pangalis: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë! (video)

Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

VIDEO – Historiani grek Konstantinos Pangalis thotë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Konstantinos Pangalis , shpjegon se kush janë grekët e sotëm , kush ishin Helenët dhe SHQIPTARËT .

Shpjegon se ne jemi të parët e kësaj toke , shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën , shpjegon se Shqiptarët janë ILIRË , shpjegon se Helenët jemi ne por jo grekët e sotëm !

për më shumë ndiqeni videon

 

Historiani grek e thotë me zë dhe figurë: Shqiptarët janë të parët e tokës sonë!

Më në fund, një prej emrave më të shquar të Greqisë, e ka thënë me zë dhe figurë se shqiptarët kanë qenë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.

Konstantin Pangalis ka dhënë një intervistë në televizionin “Alter” dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi ndërsa ka folur për identitetin e sotëm grek dhe të shqiptarëve.

Pangalis theksoi ndër të tjera se shqiptarët janë të parët e kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të dikurshmen.

Këto dhe të tjera detaje ndiqni në bashkëbisedimin për televizionin “Alter”:

 

 

 

 

 

(Video) Flori Haçkaj: Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister

I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kur njëri prej tyre i ndërpret fjalën, kryeministrit e fyen studentin: Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë.

Pas kësaj reagon Flori Haçkaj, i edukuar në Perëndim, menaxher i suksesshën në Zvicër reagon në rrjetin social:

“Nuk ka nevoje te jesh mjek te shohesh sa i marre je ti kryeminister por meqe i kerkove mjekeve te rinj ta fillojne eksperiencen,

do i keshilloja ta fillonin me ty e jo me kolegun e tyre qe shprehu fjalen e lire.

Fatkeqesisht ndergjegja kolektive ka rene shume poshte sepse salla duhet te ishte boshatisur mbas talljes tende me kolegun e tyre dhe aq me keq,

me dhunen e gardes ndaj fjales se lire, njesoj siç duhet te ishte boshatisur sheshi skenderbej kur ti nxore gishtin e mesit para femijeve.

Nje kryeminister duhet te ndjelle bashkim e perkatesi tek populli qe drejton por ti vetem perçarje di te shperndash !”

 

Flori Haçkaj, disa kohë më parë, i ka thënë publikosht ‘JO’ ftesës së ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar në samitin e diasporës.

Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë Nga Arben Gjinaj

 

Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë

Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.

Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak.

Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm.

Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala.

Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.

Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë.

Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.

Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike.

E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit.

„Eno Peçi është balerin i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe solist që nga viti 2009.

Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.

Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai.

Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!

Sonte në oren 22 hapja e Opernballit do të transmetohet direkt ne kanalin ORF 2 te  Austrisë.

Eno Peçit yll i Operas të Vjenës dhe tani edhe koreograf i urojmë suksese!

Në fakt Eno Peçit nuk i janë ndarë kurrë sukseset!

(Video nga provat)

LIVE – Puçi i Shtetit, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

Gjirokastër: U nderuan ish-të burgosurit politikë të burgut të Kalasë (video)

Raimond Kola

Në Gjirokastër u zhvillua dje një ceremoni në nderim të qindra të burgosurve politikë që humbën jetën dhe vuajtën dënimet më të ashpra në burgun e kalasë së këtij qyteti. Krahas një akademie kujtimore në hyrje të Kalasë u vendos një pllakatë nderimi që do të shërbejë edhe për t`i njohur vizitorët me këtë pjesë të historisë.

Burgu politik në Gjirokastër funksionoi nga viti 1946 deri ne vitin 1953 dhe ishte cilësuar si një prej më të tmerrshmëve për shkak të kushteve të izolimit dhe trajtimit të të brugosurve. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Institut i Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” po mbështesin përpjekjet për të sjellë në vemendje të opinionit shqiptar krimet e pandricuara gjatë regjimit komunist.

Në një akademi kujtimore të mbajtur në mjediset e Kalasë, kryetari i Shoqatës së të përndjekurve Nebil Çika tha se viktimat në këtë burg ishin te shumta dhe dyshohet se ne rrethinat e kalasë ndodhet edhe një varrezë masive.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi mori pjesë në ceremoni dhe tha se historia duhet respektuar. Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nderimi për viktimat e komunizmit në Shqipëri ishte një përgjegjësi e madhe e shoqërisë shqiptare.

Ndersa Drejtori i Institutit të Studimeve të krimeve të komunizmit Çelo Hoxha tha se aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme për t`u lënë brezave atë pjesë te historisw që nuk është ndri çuar.

Sipas të dhënave historike burgu i Kalasë së Gjirokastrës gjatë regjimit komunist pasonte atë të ndërtuar po në kala nga mbreti Zog. Burgu kishte një kapacitet prej 350 vetësh por me mbipopullim herë pas here deri në 750 persona dhe me kushte mjaft të vështira izolimi ku të burgosurit humbnin jetën nga sëmundjet, i ftohti dhe lagështira.

Në këtë burg vuajti dënimin Arshi Pipa, dramaturgu Ethem Haxhiademi dhe mjaft personalitete që u burgosën gjatë regjimit komunist.

VIDEO – “O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit në ditën III të grevës refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

FIER

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Gazetari Ervis Kuçi ka qenë sot pranë tyre për të parë gjendjen nga afër. Në një prononcim për “BalkanWeb”, naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

 

VIDEO – Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian që i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, përkujtohet në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në data të rëndësishme për vendin.

Presidenti historik, pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.

Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë:

Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.

Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian.

Kurti me videomesazh uron pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me anë të një video mesazhi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, teksa shprehet se do të ketë një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, arsim dhe shëndetësi, politika sociale, politikë të jashtme, integrim evropian, infrastrukturë dhe energji, kulturë dhe sport.