VOAL

VOAL

SOVRANITETI I INTERESAVE – Nga EUGJEN MERLIKA

November 17, 2018

Komentet

Rreth librit “Fotoja që na shpëtoi jetën” të Maya C.Klinger Nga Elida Buçpapaj

 

Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s Son me autore Maya C. Klinger. Librin e Anës e kisha lexuar sapo doli në versionin E Book, një libër me kujtime që hedh dritë për Shqipërinë jo vetëm gjatë periudhës së Holokaustit, por edhe përpara e gjatë diktaturës, një vlerë e shtuar e librit.

Librin e Maya Cohen me titullin në hebraisht “Fotoja që na shpëtoi jetën” e lexova me një frymë. Duket një titull paradoksal, provokativ. E si është e mundur që një foto të shpëtojë jetën e një familje?! Po gjatë Holokaustit ka ndodhur!

Qëllimi i botimit të këtij libri nga Maya Klinger Cohen jo vetëm shkrimtare, por edhe eksperte e edukimit është të përcjellë tek brezi i ri historinë, të përçojë mesazhin për atë që ka ndodhur gjatë Holokaustit, për të mbrojtur kujtesën që tragjeditë të mos përsëriten, por edhe për të treguar se në një vend të vogēl si Shqipëria me shumicë myslimane, aty hebrejtë mbroheshin përmes Kodit të Nderit, Besës, si një kod gjenetik.

Libri i Maya Klinger Cohen ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Izrael, fitoi çmimin Yad Vashem dhe ka hyrë në kurukulën shkollore. Libri është përkthyer edhe në shqip dhe po ashtu pritet së shpejti të dalë edhe botimi në gjuhën gjermane.

Gazetari Larry Luxner në një shkrim të tij botuar tek “The Times of Israel” shkruan se ” që kur Shqipëria doli nga hijet e një diktature mizore në fillim të viteve ’90, janë botuar dhjetra libra shkencorë, artikuj, filma dokumentarë, ekspozita fotografike mbi këtë temë dikur e paqartë”.

Është shumë e vërtetë se në Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste tema e Holokasutit ishte tabu, e mbytur nga heshtja, jo vetëm se regjimi komunist shqiptar ishte antisionist, por edhe sepse disa emra të politikës sqiptare gjatë periudhës së Holokaustit, që u përfshinë në shpëtimin e hebrejve, diktatura i etiketoi si “tradhtarë” dhe “kuislingë” dhe si të tillë i burgosi, i vrau dhe i përndoqi. Prej këtyre personaliteteve disa u arratisën dhe jetuan në Perëndim si qytetarë të lirë, çka për hordhinë e historiografisë komuniste shërbyese e diktaturës, kjo ishte një provë më tepër për ta dënuar veprimtarinë e tyre si tradhtore. Të mos harrojmë se, gjatë diktaturës për regjimin komunist të Tiranës, SHBA dhe Perëndimi i vlerave ishte armiku i tyre i betuar.

Në Shqipëri për herë të parë temën e Holokaustit e hapi vetë diktatori i fundit Ramiz Alia gjatë vizitës në Tiranë të Kongresmenëve Tom Lantos, hebreo-amerikan dhe Joe DioGuardi amerikan me rrënjë arbëreshe në verën e vitit 1990. Ramiz Alia u dorëzoi dy Kongresmenëve një dosje plot me dokumenta, fotografi dhe fakte të cilat Lantos dhe DioGuardi i dërguan menjëherë në Yad Vashem të verifikoheshin.

***
Ndërkohë të parët ishin vetë hebrejtë e shpëtuar që kishin treguar për mikpritjen shqiptare . Njëri prej tyre ishte Gavra Mandil. Ai kishte paraqitur dokumentat në Yad Washem dhe Refik Veseli, që në vitin 1987, u shpall shqiptari i parë si “I drejti mes Kombeve”.

Janë po ashtu të paktën katër tituj librash si: Arratisja për në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu e Johanna Neumann; Flower of Vlora e Anna Kohen; Fotoja që na shpëtoi jetën e Maya C. Klinger dhe Izraelitët në Shqipëri e Jozef Jakoel që hedhin dritë në mikpritjen shqiptare gjatë Shoah. Librat e Anna Kohen dhe Jozef Jakoel tregojnë historinë e hebrejve autoktonë, pra si banorë të Shqipërisë përfshi periudhën e Holokaustit, para edhe pas tij, ndërsa librat e Johanna Neumann dhe Maya C. Klinger fokusohen gjatë Shoah. Botime të tilla janë të llojit të memuareve, libra biografike ose autobografikë. Për të pëmbushur amanetin e të mbijetuarit nga Shoah Elie Wiesel “Dëshmoni për të vdekurit dhe për të gjallët”.

Të katër librat janë thesare, sepse janë hebrejtë që i portretizojnë shqiptarët – hebrejtë që e përjetuan vetë rrezikun në vetën e parë bashkë me familjet e tyre, por që shpëtuan pikërisht falë bijve të shqipeve, ndërsa të afërm të tyre më së shumti u shfarosën nëpër dhomat e gazit dhe krematoriumet e kampeve të përqendrimit në Auschwitz, Majdanek, Treblinka etj.

Ndërsa fqinji agresor i quante “njerëz me bisht”, hebrejtë zbulonin se shqiptarët trashëgonin një Komandament që nuk e kishte as Bibla, as Kurani dhe as Teurati – Komandamentin e Besës, që i dallonte si shpëtimtarë, dhe atdheun e tyre si vendin e vetëm gjatë Holokaustit ku hebrejtë mbroheshin.

Maya Klinger është frymëzuar nga dëshmia e Gavra Mandil për Refik e Familjen Veseli. Librin e bëjnë të veçantë fotografitë shoqëruese si ilustrime dhe dëshmi dokumentare. Shkrimtarja hebreo-amerikane Maya C. Klinger fokusohet tek historia e Familjes Mandil dhe e kthen atë në libër. Historinë e tregon Gavra Mandil prej kur ishte 5 vjeçar.

“Fotoja që na shpëtoi jetën”, në dukje një libër i vogël, por me hapësirë e frymëmarrje të madhe, që, nga 119 faqet, mund të duket si një synopsis, por është një libër i madh, shkruar për fëmijë dhe moshat e reja, por në fakt është një libër për të gjitha moshat, që posa lexon rreshtin e parë nuk i shqitesh deri në rreshtin e fundit, pra e lexon me një frymë dhe, kur kur shkon tek faqja e fundit, të vjen keq që libri përfundoi, sepse si lexues ti zhytesh ne narracionin biografik dhe lumin e ngjarjeve që e tregon Gavra dhe bashkë me të kthehesh pas në kohën e tmerrit dhe përjeton gjithçka, frikën që kanë përjetuar fëmijët hebrej dhe prindërit e tyre.

Përjetimet traumatike fëmijëve u mbesin gjithë jetën, edhe përjetimet se i shpëtuan vdekjes. Ishte e vështirë për një fëmijë 5 vjeçar të kuptonte se SS gjermanë i urrenin ata dhe prindërit e tyre edhe pa i njohur, vetëm se ishin hebrej. E Gavra e kuptoi këtë çmenduri, e kuptoi në mënyrën e fëmijës, ndryshe nga Beba, motra e tij e vogël që ishte vetëm tre vjeçe pranverën e vitit 1941, kur Gjermania naziste bombardoi Beogradin dhe jeta e tyre normale si një familje mori fund.

Familja Mandili, e përbërë nga Moshe, Gabriela me dy fëmijët e tyre Gavra dhe Beba, jetonin në qytetin e bukur të Novi Sadit. Kishin apartamentin e tyre, një studio fotografike ku punonin burrë e grua. Ishin një familje e lumtur. Fotografia ishte një profesion i trashëguar brez pas brezi. Gjyshi i Gavrës kishte qenë fotograf i famshëm i Mbretit Alexandër I të Jugosllavisë.

Gavra e kujton pranverën e vitit 1941. Ata familjarisht kishin shkuar të vizitonin gjyshen dhe tezen në Beograd kur, papritur, Gjermania hitleriane nisi bombardimet dhe pushtimin. Frikën si një fëmijë 5 vjeç Gavra e pa për herë të parë në sytë e prindërve, gjyshes dhe tezes, kur e gjithë familja bashkë, ndërsa avionët bombardonin qytetin, u sul të fshihej në një strehim me plot familje të tjera. Gavra mendoi se ata duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre në Novi Sad, por kjo ishte tashmë e pamundur. Baba Moshen, SS gjermanë e detyruan të punonte si punëtor me yllin e verdhë të Davidit mbi rroba. Yllin e verdhë të Davidit detyroheshin ta mbanin të gjithë hebrejtë. Dhe erdhi një moment kur të gjithë hebrejve në Beograd iu caktua një datë për t’u mbledhur në një shesh të qytetit, duke u bërë i qartë fati që i priste. Atëhere Moshe dhe Gabriela, ndaj të cilëve Gavra është aq krenar, vendosën të reagojnë, vendosën të bëjnë gjithçka që t’iu shpëtojnë jetët e fëmijëve të tyre. Në një udhëtim krejt të panjohur ku nuk i priste askush veç rreziku.

Maya C. Klinger si një pedagoge e mirënjohur, kërkuese shkencore në fushën e edukimit dhe një edukatore e shkëlqyer e brezit të ri, gjatë një interviste tek Zëri i Amerikës, menjëherë pas botimit në anglisht të librit me titullin e ndryshuar “Fotoja që na shpëtoi jetën”, nënvizon: “Nëse duam që fëmijët tanë të mësojnë mbi tema që janë të ndërlikuara, të frikshme dhe jo shumë tërheqëse, siç është Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti, duhet t’i ekspozojmë ata ndaj këtyre temave gradualisht, në mënyrë që të mos frikësohen e të hulumtojnë mbi këtë temë më vonë gjatë jetës. Nuk mund t’i mbrojmë fëmijët tanë duke mos i informuar rreth asaj që ka ndodhur në të kalurën. Ata duhet të dinë se si ishte jeta në të vërtetë. Ata duhet të mësojnë se edhe në kohët më të errëta, njerëzit ndihmojnë njerëzit”, thotë ajo.

Maya C.Klinger ka shumë të drejtë dhe unë nuk kam si të mos shoh faqen e errët të diktaturës shqiptare e kaluar e gjitha në amnezi kolektive. Rinia shqiptare nuk di asgjë se çfarë ishte diktatura hoxhiste për popullin, nuk di asgjë për krimet e kryera, pra rinia shqiptare është pa kujtesë. Ajo nuk e di se moshatarë të tyre në kohën e diktaturës i dërgonin nëpër internime, nuk i lejonin të studionin, se jeta e tyre ishte një ferr i vërtetë. Rinia shqiptare nuk di asgjë as për terrorin e kuq komunist që është po aq kriminel dhe i dënueshëm sikur nazizmi hitlerian. Rinia shqiptare nuk e di as se gjatë Holokaustit gjyshërit e stërgjyshët e tyre i kanë ndihmuar hebrejtë, ua kanë shpëtuar jetën, falë besës, falë mikpritjes, trashëgimisë së tyre shpirtërore që u kishte mbijetuar luftrave, perandorive, por që sot në mileniumin e tretë duket sikur është zhdukur, sepse as kultivohet, as edukohet, as ruhet e mbrohet.

Gjatë diktaturës miku dhe besa u tradhtuan. Miku spiunonte mikun, spiunonte të afërmin për arsye ideologjike apo prej frikës. Diktatura komuniste në Shqipëri krijoi “njeriun e ri”, që duhej t’i ishte besnik vetëm partisë. Ky “njeri i ri” ishte krejt i ndryshëm dhe në metamorfozë të plotë me ata shqiptare për të cilët kanë dëshmuar hebrejtë e shpëtuar. “Njeriu i ri” do të shpallte armik çdo armik të partisë komuniste, përfshi edhe fëmijët e armiqve.

***

Shoah ndodhi për pasojë të humbjes së ndërgjegjes së Perëndimit dhe mori jetën e 6 milionë hebrejve, nga këta 1.5 milionë ishin fëmijë hebrej. Çdo jetë e tyre meriton një libër, një film, të gjithë ne duhet të përjetojmë çka përjetuan ata fëmijë të ndarë me dhunë nga duart e prindërve dhe pastaj dërguar nëpër dhomat e gazit!

Shkrimtarja Maya C. Klinger ka zgjedhur një histori plot sfida dhe vështirësi, por ku jeta ka triumfuar mbi vdekjen, ku humanizmi njerëzor ka triumfuar mbi indiferencën ndaj së keqes. Ky akt trimërie në ditët më të zeza të Europës dhe Perëndimit ka ndodhur në një vend të vogël në zemër të Europës falë institucionit të shenjtë të Mikut, të cilin shqiptari do ta mbronte edhe sikur të rrezikonte jetën e vet e të familjes. Ky vend është Shqipëria, të cilën shkrimtarja Maya Klinger nuk e ka vizituar ende, por që, teksa lexon librin, duket sikur ka jetuar aty.

***

Disa kohë më parë kisha lexuar librin autobiografik të shkrimtares Judith Kerr “When Hitler stole pink rabbit”, – “Kur Hitleri vodhi lepurushin prej pelushi rozë “, që tregon largimin nga Berlini të familjes Kerr në vitin 1933, pasi i jati i Judith ishte një shkrimtar që i ishte kundërvënë nazizmit dhe Hitleri e kishte futur menjëherë në shenjestër për ta zhdukur. Judith, që në libër mban emrin Ana, ishte 9 vjeç, dhe ndërsa bashkë me vëllain dhe të jëmën po përgatisin plaçkat për t’u larguar sa më parë nga Berlini, ajo kërkon të marrë me vete lodrat e saj, por është e detyruar të zgjedhë dhe në shtëpi lë, si një pjesë e shpirtit të saj prej fëmije, lepurushin rozë prej pelushi. Judith Kerr shkruan se lepurushin rozë prej pelushi e vodhi Hitleri, pasi Hitleri ua vodhi fëmijërinë gjithë fëmijëve hebrej. Ngjarjet në romanin e Kerr zhvillohen midis viteve 1933 deri më 1936, ndërsa historia e familjes Mandili zhvillohet në kulmin e Holokaustit dhe deportimeve, fillon në pranverën e vitit 1941 dhe mbaron me përfundimin e luftës, por jo lidhjet e familjes Mandili me mikpritësit.

Gabra Mandil nuk do ta harronte kurrë udhëtimin me tren nga Beogradi deri në ndalesën e parë në burgun e Prishtinës, që administrohej nga forcat italiane dhe fjalët që, gjatë rrugës me tren, do t’i thoshte babai se “italianët nuk janë si gjermanët” se “janë më të mirë”. Moshe do të zgjidhte fjalët për të mos trembur Gavrën 5 vjeçar që papritur ishte rritur e bërë burrë dhe që, netëve kur prindërit e çonin për të fjetur, ai ngrihej në majë të gishtave dhe përgjonte se çfarë do të flisnin të mëdhenjtë.

Maya C. Klinger e ka zgjedhur këtë histori të familjes Mandili, që i shpëtoi për një fije Auschwitz-it e përfundoi me një happy end, për të treguar se, nëse do të reagohej menjëherë kundër Hitlerit edhe nazizmit, do të ishte mundur të ndalej kasaphana. Familja Mandili ndryshoi emrat dhe falë dokumentave fallco i hypi trenit në stacionin e Baogradit në udhëtimin e shpëtimit, por që, në çdo çast, rrezikonte të ndryshonte drejtim.

Mos të harrojmë se stacionet e trenave të qyteteve kryesore europiane ishin kthyer në vendet e tmerrit, ku ngarkoheshin qëniet njerëzore sikur të ishin bagëti për t’u therrur. Kam parasysh binarin 21 në stacionin qendror të Milanos tani të kthyer në Muzeum të Holokaustit falë kujdesit të Senatores për jetë Liliana Segre, e cila paçka se 93 vjeçe, me një mendje të kthjellët dhe të bukur si të një vajze të re, nuk pushon së treguar lemerinë e Binarit 21. Në muret e këtij muzeumi është shkruar fjala INDIFERENCË, sepse e gjithë tragjedia me emrin Holokast ndodhi prej indiferencës. Liliana Segre është një e mbijetuar e Holokaustit. Të jatin, të gjyshin e gjyshen i përpinë furrat e Auschwitzit, ndërsa Liliana u rikthye në Milano 14 vjeçare.

Edhe Gavrës 5 vjeçar do t’i mbesë gjithë jetën në kujtesë stacioni i trenit i Beogradit, kur zemrat e të katërve dridheshin nga frika, por në momentin final, Moshes, Zoti i dha në dorë një fotografi ku Gavra dhe Beba pozonin pranë një pemë Krishtlindje, foto që e ekspozonin në dyqanin e tyre për të ftuar klientë. “Ja, i tha Moshe oficerit gjerman, shikoje këtë pemë Krishtlindje ku kanë dalë fëmijët e mi që tregon se ne jemi të krishterë dhe jo hebrej”. Duhej që të ishe i krishterë në breza që të quheshe berlinez, hamburgas, jugosllav, pa marrë parasysh se në ato qytete kishin jetuar të parët, gjyshërit, stërgjyshërit dhe me punë e nder kishin ngritur pasurinë e kishin ndërtuar jetën. Maya Klinger e përcjell me një vërtetësi drithëruese frikën, të kesh frikë të jesh hebre dhe çdo lexues bëhet udhëtar dhe hebre në atë tren të frikës ku jeta dhe vdekja ecin dorë për dore.

***

Udhëtimi me tren ndalet në Prishtinë. Të gjitha familjet e hebrejve mbyllen në një ndërtesë si burg që administrohej nga italianët. Dhe këtu do të qendronin një vit rresht deri sa italianët do t’i orientonin të niseshin drejt një vendi të panjohur me emrin Shqipëri. Një tjetër familje hebreje nga Hamburgu, ajo e Johanna Neumann u përpoq të merrte vizë drejt SHBA, menjëherë pas Natës së Kristaleve nëntorin e 1938, por pa sukses. Vizë morën nga Konsullata e Mbretërisë Shqiptare dhe arrijnë në Durrës. Mbreti Zog me rastin e lindjes së djalit më 4 prill do t’ju jepte shtetësinë shqiptare gjithë hebrejve që kishin mbërritur në Shqipëri, por kjo u bë e pamundur, se Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Mikpritja shqiptare ishte produkt i humanizmit, trashëgimisë shpirtërore të Kodit së Besës, një Komandament unik shqiptar, i tolerancës fetare, por natyrisht edhe organizim i shtetit shqiptar të asaj kohe. Sepse lind pyetja, e përse nuk u treguan humanistë shqiptarët gjatë diktaturës komuniste me fëmijët dhe familjarët e armiqve të partisë, por përkundrazi.

Diktatura komuniste i rrënoi dhe shfarosi tiparet kombëtare të shqiptarëve, ndaloi me ligj besimin fetar dhe shumicën e përfaqësueseve të fesës i konsideroi tradhtarë, i burgosi, i torturoi dhe i eleminoi. Po ashtu, është një manipulum i pastër pretendimi se me shpëtimin e hebrejve janë marrë edhe Këshillat Nacional Çlirimtare, kur dihet sipas dokumentave historikë se KNÇ, e themeluar pas Kongresit të Përmetit në maj 1944, ishte e organizuar vetëm në jug të Shqipërisë, në disa fshatra të Skraparit e Vlorës ku nuk kishte hebrej, ndërsa strehimi i hebrejve në Shqipëri kishte nisur prej vitit 1938. Prandaj është shumë e rëndësishme që institucionet e verifikimit në Izrael pranë Yad Washemit janë shumë të kujdesshme në hulumtimet e fakteve gjithmonë në të mirë dhe respekt të së vërtetës.

***

Libri vazhdon me rrugëtimin e familjes Mandili nga Prishtina bashkë me familjet e tjera hebreje, mbi disa kamionë të vjetër e të pambuluar drejt Shqipërisë. Fillimisht familja Mandili vendoset në Kavajë, ku gjetën mikpritje të plotë nga familjet shqiptare. Jeta e tyre rifilloi, vetëm se ndryshuan emrat, tashmë Gavra quhej Ibrahim. Ai filloi të ndjekë shkollën, prindërit të ushtronin profesionin e tyre. Por kjo qetësi zgjati deri kur kapitulloi Italia fashiste dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë. Familja Mandil la Kavajën për në Tiranë. Në qendër të Tiranës shohin një studio fotografike me emrin Foto Lux dhe kur hynë brenda, sipas proverbit mali me malin nuk takohen por njeriu me njeriun po, panë se i zoti i studios ishte një mik i vjetër të gjyshit i cili i ftoi të banonin në shtëpinë e tij të bukur dhe Moshes i ofroi punë në studio si fotograf. Aty u takuan edhe me një djalë 17 vjeçar me emrin Refik Veseli, që praktikohej të mësonte zanatin. Por një ditë, ndërsa ishin duke punuar në studio, ia behën gjermanët. Në kërkim të hebrejve. Moshe u fsheh nën bezen e zezë që mbulon aparatin fotografik. Ishte e pamundur të jetohej në Tiranë. Atëherë djaloshi 17 vjeçar, Refiku, pasi i kishte pyetur prindërit e tij, e fton familjen Mandil që të shkonin e jetonin pranë familjes së tij në qytezën e Krujës. Por as udhëtimi me gomar natën për në Krujë dhe as strehimi dhe qendrimi në familjen Veseli nuk do të ishte i lehtë. Do t’i shpëtonin për një qime disa herë rrezikut, si gjatë rrugës ashtu edhe kontrolleve naziste në shtëpinë e familjes Veseli, e cila natyrisht edhe ajo do ta paguante shumë shtrenjtë nëse familja Mandil do të zbulohej.

Shkrimtarja Maya Klinger i përshkruan me emocion të fortë përjetimin e familjes Mandili prej mikritjes nga familja e Refikut në kulmin e raprezaljeve naziste. Atëherë Refiku i tregon Moshes dhe Gabrielës për “Besën”. Është “Besa” u shpjegoi ai, si një Komandament, që nuk e kanë as të krishterët, as myslimanët, as hebrejtë vetë, që e kanë vetëm shqiptarët që do të thotë se çdo shqiptar e mbron mikun, me të gjitha mundësitë, edhe duke rrezikuar jetën e vet. Refiku u tregoi prindërve të Gavrës se çdo shqiptar e njeh këtë “rregull moral” dhe e respekton deri në fund.

Do të më duhet të ndërhyj edhe një herë e të nënvizoj se diktatura komuniste në Shqipëri i zhduku rregullat morale me moshë mijravjeçare të shqiptarëve dhe i shtyu shqiptarët të bëheshin armiq me njëri tjetrin. Deri sot në Shqipëri nuk ka as katharsis, as kërkesë faljeje, as kujtesë, ndërsa “Fotoja që na shpëtoi jetën” e kthen në monument jo vetëm Besën, por hap një faqe të harruar e të humbur të kujtesës së vetë shqiptarëve, atë të vlerave të identitetit të tyre kombëtar, që i bën të ndihen krenarë në faqen më tragjike të Europës, e cila, në saj të indiferencës, lejoi Holokaustin.

Në librat e shkruar nga hebrejtë rreth mikpritjes në Shqipëri gjatë Holokaustit, krahas Besës shqiptare dallohet Mirënjohja hebreje, si dy anët e peshores në një harmoni të plotë.

Libri i Maya C. Klinger “Fotoja që na shpëtoi jetën” është histori dokumentare biografike e shkruar si një vepër letrare, duke krijuar vlerë edhe si kujtesë, edhe si krijim artistik. Shkruar me mjeshtëri, me dashuri, me art, me dhimbje ndërsa Europa është sulmuar rishtas më 24 shkurt 2022 dhe po ashtu edhe Izraeli më 7 tetor 2023!

A nuk kemi nxjerrë ende mësime nga indiferenca?!

SHQIPËRIA, VENDI KLASIK I HERONJVE Dedë Gjon Ujka: Hero i fundit i heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës- Nga FRAN SHKRELI

Disa ditë më parë, më fort për arsye nostalgjike, isha duke shfletuar një numër të vjetër të revistës së Ernest Koliqit, “Shëjzat” (1974 -1-10), kur më ra në sy shkrimi me titullin “Shqipnija Vendi Klasik i Herojve” — një artikull ky që përkujtonte karakteristikat e burrave të dikurshëm të Malësisë së Madhe – duke veçuar malësorin Dedë Gjon Ujka – që në moshën 103-vjeçare kishte ndërruar jetë në vitin 1972, në Malësinë e Madhe.

Veçohej burri i maleve tona, Dedë Gjon Ujka si përfaqësues i heronjve klasikë të Shqipërisë – i fundit i tillë nga ata për të cilët shkruante At Gjergj Fishta në epopenë kombëtare, “Lahuta e Malcisë” – të asaj Shqipërie, që sipas Felix Julie, që “Në të gjitha kohërat ka qenë djepi klasik i heronjve”. Artikulli veçon gjithashtu karakteristikat e Dedë Gjon Ujkës, që ndërroi jetë jetë në fillim të 1970-ave — i fundit i heronjve malësorë të Lahutës së Macisë të At Gjergj Fishtës — edhe si përfaqësues i vlerave dhe trimërisë së “Shqiptarit”, që sipas F. Pouqueville ish-diplomatit dhe historianit francez, “me shtatin e tij vigan, me zërin e tij sokëllim sit ë shqipes, paraqet luftarin e maleve…I gatshëm dhe i papërtueshëm në betejë, i paepur dhe i patundur në fatkeqsi, i palodhur dhe i pakursyer në mundime, ai i del përpara çdo rreziku”, sh[nohet në artikullin e revistës “Shëjzat”.

Siç e dinë lexuesit e Lahutës së Malcisë, kryevepra e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës është e mbushur me emra të heronjve të tillë, të cilët, siç vjershëtonte Lordi Byron (Bajron), “Kur besa dhe nderi i thrret të derdhin gjakun, ata si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.” Në Lahutën e Malcisë, Fishta kujtoi luftërat e harruara, historinë e pashkruar, shënoi emrat e tyre në altarin e Kombit – ashtu siç e meritonin! Marash Ucin, Oso Kukën e Abdyl Frashërin, (“I la nam ai Toskënisë, Faqe të bardhë i la Shqypënisë”, ndër të tjerë heronjë që përemdn Fishat në Lahutën e Malcisë.
Njëri prej këtyre luftëtarve trima të maleve tona – që siç cilësohet në revistën “Shëjzat” “si “Heroi i fundit i Lahutës së Macisë”, Dedë Gjon Ujka, “Duke mundur turkun e sllavin me trimëri, ai mundi me vjetërsi edhe shekullin”. Ndërroi jetë në vendlindjen e tij në Malcinë e Madhe në vitin 1972, në moshën 102-vjeçare, por jo pa parë dhe provuar rreziqe dhe shumë vështërsi të tjera nën komunizëm, siç ka vuajtur mbarë Malësia e Madhe nga diktatura sllavo-komuniste, envero-titiste.

“Një besim popullor thotë se për ironi të fatit, disa heronj jetojnë gjatë për me pa e provue më shumë rreziqe dhe vështirsi të ndryshme. Dedë Gjon Ujka, njëmend pau mjaft fatkeqsi, pësoi shumë mundime dhe përjetoi tragjedi familjare e kombëtare. Në familjen e tij, pau komunistët kah i djegin shtëpinë, i marrin pasurinë dhe i vrasin, nji prej bijve të tij, Pashkun. Në kombin mbarë ai pau çka nuk kishte parë as në kohën e turkut. N’ato male të Malcisë, të zbardhuna prej bore dhe të skuquna prej gjakut, Dedë Gjon Ujka, pau burrat e dheut kah i hjedhnin prej shkambit dhe kah i mbulojnë me gur e rroxga. Në ato fusha të Arbnisë, të njomura me djersën e ballit dhe të lagura me lotët e zemrës, pau njerëz që pushkatoheshin në rreshta dhe të varroseshin në grumbuj neper kanale e gropa, që ata vet kishin hapur. Pau bashk me bijtë e vet, qinda e mijëra shqiptarë kah rrahen e mundohen nepër kampe e burgje.”

Trimi i Lahutës së Malcisë, sipas artikullit në Shëjzat, “Pau kah fiken konaqe, kah digjen katunde e bajraqe, kah rrënohen kisha e xhamija, kah mbyllen kuvende e teqe, kah prishen fé e zakone pa të cilat nuk jeton nji popull; pau kah thehen lahuta e qytelija me të cilat përjetohen dhe unjisohen në fushën e luftës për liri, të gjallë e të vdekun: heronj të largët e t’afërt, në kohë e brezni”.

Po e sjell këtë shkrim modest bazuar në artikullin e botuar në vitin 1974 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, kushtuar Dedë Gjon Ujkës, njërit prej heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës, duke besuar me autorin se të jetuarit gjatë të këtyre stërgjyshërve të Kombit, dëshmitarë trima dhe bujarë, të jetë thenë nga “Ora e bardhë e Shqiptarisë”, që jeta e vështirë plot vuajtje e sakrifica si dhe verpimtaria e tyre kombëtare e denjë të përmendet në Lahutën e Malcisë — të përcjelli ndër shekuj e brez pas brezi, “verbin kombëtar, trimërinë e së kaluarës heroike dhe fisnike të popullit tonë” dhe të trimave të tij, si Dedë Gjon Ujka e Marsh Doka, luftëtarë të maleve kreshnike, sipas Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës:
“Dedë Gjon Ujka e Marash Daka
Burra lé për çark t’martinës,
Fjalën fjalë, besën çelikut,
Ballë për ballë e jo mbas shpinës,
Msue me i rà në luftë anmikut…”

Lahuta e Malcisë dhe vlerat e karakteristikat e heronjve të saj, mbeten edhe sot një gurrë vlerash kombëtare që dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, një burim që nuk shteret kurrë. Në Lahutën e Malcisë dhe në autorin e saj At Gjergj Fishtën, Kombi shqiptar ka dhe duhet të ketë sot dhe gjithmonë një burim të pashtershëm vlerash që mbeten për t’u zbuluar nga brezat, me gjithë përpjekjet mizore për ta minimizuar duke e anashkaluar— për të mos thënë për ta zhdukur veprën dhe influencën e tij në Atdhe.

Duhet thenë edhe njëherë, se indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fishtës në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, si trashëgimi e pashpjegueshme ndaj trajtimit të Fishtës gjysëm shekullor nga komunizmi sllavo-aziatik i regjimit të Enver Hoxhës – pothuaj 35-vjet “post-komunizëm”, është një dhunim ndaj historisë së kombit dhe shkelje brutale e kujtimit të heronjve të saj si — ndër të tjerë – protagonistit të këtij artikulli modest, Dedë Gjon Ujkës, por edhe trimërisë së Oso Kukës dhe urtësisë së Marash Ucit, të vlerave të Ali Pashës, Dedë Gjon Lulit, Abdyl Frashërit dhe Bashkimit të Lidhjes së Prizrenit – simbole të heroizmit, urtësisë dhe bashkimit, vlera këto që, për fat të keq, sot nuk shihen askund në horizontin politik e kombëtar ndër shqiptarët!

Shkodra në syrin e sovranit- Nga ROMEO GURAKUQI

Sovrani erdhi, pau, foli dhe iku nga qyteti i boshatisur. Për dy ditë me radhë, ai mblodhi aty vartësit, për të dëgjuar jo atë që i thoshin ata, por atë që për mendimin e tij, ata do të duhet t’i thoshin. Dhe ia doli. Nën masa të plota sigurie, ata ia rrëfyen përrallën nga e kaluara dhe andrrën e së ardhmes, siç do të duhej.

Një legjion i tërë njerëzish të përzgjedhur, të rrahur me vaj e me uthull nga njëra parti dhe nga tjetra, i rendën pas, duke e matur hapin, fjalën dhe duke ia përsëritur idetë, fjalët kyçe, mërmëritjet dhe heshtjen që fliste vetë.

Dhe sovrani mëshirëplotë pikërisht këtë parapëlqente: një turme dëgjuesish të vëmendshëm, kuriozë, të stërvitur për durim ndaj përçartjeve, që nuk bzajnë, mbasi kështu del në pah dobia e tij ringritëse për qytetin. E si mund të bënte ai figurë të mirë po qe se do të ishte i rrethuar nga legjionarë që kundërshtojnë, propozojnë, kërkojnë dhe vendosin radhën e duhur të punëve të domosdoshme për qytetin dhe krahinën e rrënuar nga kotësia e “armiqve”?! Atë nuk e guxon as i zoti i bekuar i shtëpisë, jo më të tjerët, të ardhurit rishtas nga partizat e shuara, të ndaluara apo të vulosura! Shumica e njerëzve pritën më kot një fjalë mbi radhën e punëve, por nuk dëgjuan asgjë, mbasi radhë nuk ka, paratë janë mbaruar ndër investimet strategjike, idetë janë fishkur prej moteve të kalueme në majë të pallatit ku ëndërrimet nuk ndalen. Të tjerë dëgjues nuk ishin në gjendje të gjykonin. U përkasin spektatorëve që mbarten nga njëri tubim në tjetrin dhe e kanë të ndaluar arsyetimin. Për njerëzit e partisë, përherë radha e punëve është një çështje Pallati, ndërkohë Pallati e Sovrani janë gjithmonë, të padepërtueshëm dhe të paprekshëm. I përkasin Tiranës fuqiplotë mbi ne. Ama morëm vesht se Pallati do të mbushet tash e mbrapa me një armatë të re njerëzish të rinj, të devotshëm, besnikë fillestarë, një gjeneratë e re që synon energjikisht karrierën dhe do ta lulëzojë shoqërinë që gëzon dhe kulmon. Shoqëria do të regjimentohet tanimë plotësisht! Pluralizmi ka vdekur! Desidenca është degdisur. Rinia është nëpër punëra të mëdha transportuese nëpër udhët e komunikacionit global. Fusha e kërcimit mbarë e mbrapshtë është e hapur dhe asnjë rrezik përmbysjeje nuk ka më për ne. Rotacionin do ta kryejmë vetëm mes nesh, por ama kur Sovranit t’i mbushet mendja vetë. Princi i Kullave, i Pluhurit dhe i Djegësve të rrijë krejt i qetë. Radha po mbërrin. Për pak do i trokasë në derë. Rivalët kanë kohë që po ecejakin ndër dyert e theqafjes. Askush nuk mund ta rrezikojë më autoritetin e udhëheqjes bipolare me imunitet, të çimentuar me aq mundim, në këto vite kur njerëzit e devotshëm dhe besnikë ia panë hajrin organizimit të regjimentuar. Pse të mos futen tanimë të gjithë, pa dallim, në rreshtin Sovran, që ka në dorë fatin tonë, jetën dhe vdekjen, kulaçin ose kërbaçin?! Pse Shkodra duhet të bëjë përjashtim nga e gjithë përkulja e gëzueshme e Shqipërisë në pozicionin vendnumëro?!

Ç’nevojë të përdorën tanket shëtitëse në një vend pa rini, pa studentë dhe pa të ardhme?! Pse të importohen kuadrot e Pallatit, kur kaq shumë të mbetur në nahije rrotullohen nëpër këmbët princore vullnetarisht?!

Pse Shkodra të vijojë në kundërrymë, kur Portat e Pallatit janë hapur sot me ceremoni deklarative edhe ndaj “armiqve” të parrezikshëm të kohës së kalueme?!

A nuk e kanë ata tanimë edhe një garant të vërtetë të emëruar publikisht?!

Ja pra, nuk ka pse të ngurrojë askush trokasë në portat e Urdhrit të të Bekuarve! Strategjia e dajakut, e rubinetave të mbyllura dhe e pikatores ka funksionuar plotësisht. Ajo u përket tri mandateve të kalueme. I katërti është i jueji o fatlumë të Gegnisë. Vëmendja do jetë këtu. Veç pak durim. Çdo gjë është e mundshme dhe e realizueshme: Dera e Shtëpisë së Madhe të Tallavasë Shtetërore është e hapur për të gjithë. Kështu erdhën këto punë, që vallen ta hedhim të gjithë në një Pallat Madhështor, kufizat të zhduken, portat të ngatërrohen, institucionet të rrënohen, drejtësia të përgjumet dhe të gjithë të akomodohen nën të njëjtën Kupolë të Lirisë, Demokracisë, Socializmit dhe Internacionalizmit. Pallati i ngritur me ketë rast nuk është më vatër mediokriteti, as vendgrumbullim njerëzish të rëndomtë. Ai është tanimë qendra e vetme rrezëllitëse e shoqërisë. Ndaj burra, të gjithë rreth Pallatit dhe Sovranit! Pse jo?! Atdheu tanimë ka veç një derë për të hyrë, për të jetuar, për të gëzuar dhe në fund për të kaluar në amshim. Ngjashëm edhe Europa dhe Perëndimi ka në këtë vend veç një bashkësi të besueshme dhe të përkushtuar ndaj lirisë, ligjit, rendit, demokracisë, parlamentarizmit dhe ekonomisë së tregut.

Shënojeni lajmin: nga familjet që për 50 vite rrethuan me tela dhe e ndanë Shqipërinë nga Europa, Amerika dhe Perëndimi ka rilindur brezi më entuziast proamerikan dhe proeuropian i bashkëkohësisë arbnore, i cili pasi ka mohuar me vendosmëri etërit shtypës dhe i ka kërkuar falje Popullit dhe Aleatëve, ia ka dalë të jetë elita më e orientuar strategjikisht për të ardhmen e vendit, për rrjedhojë dhe më e besueshmja në finalizimin e këtij procesi aq të shumëpritur nga desidenca e vërtetë, tanimë e varfëruar, e shuar dhe e shpërbërë nga rrahjet e partive të prodhuara nga pluralizmi i pilotuar prej vendimmarrjeve të PPSH-së. Pse qyteti ynë do të duhet të vijojë edhe me tej të ketë dyshime tek ata?! Pse qyteti ynë duhet ta refuzojë këtë derë me Zemër të Madhe, që ta dërgon vetë thirrësin dhe ftuesin direkt në vatrën e vet, në Pjacën e Idromenos?! Në asnjë mënyrë! Ne do të ndryshojmë! Në fund të fundit, njerëz jemi, me vuajtje përjashtimore të pambarimta; kujtesën e kemi të shkurtër, dikund harrojmë, më së shumti falim: nuk mund të ndahemi më nga kooperativa e madhe, që sjell bollëk dhe pasurim të menjëhershëm, kur din të ecësh në rreshtin ku të kanë vendosur dhe kur e merr vetë të gjithë përgjegjësinë për fajet aksidentale. Edhe ne do të jemi pjesë e këtij vendi të njerëzve të lumtur, me qytete gumëzhitese, tërë dritë, jetë, gëzim, prosperitet të pandalun dhe rini që e sheh të ardhmen vetëm në vendin e të parëve.

Fan Noli “rikthehet” në Universitetin Harvard- Nga Frank Shkreli

Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.
Në një njoftim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit Harvard, i njohur në Shtetet e Bashkuara por edhe me famë botërore për vlerat akademike, thuhet se me rastin e 59-vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit, Dega Boston e Federatës Pan-Shqiptare Vatra së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit organizojnë promovimin e Librit më të fundit, “Fan Noli- Apostulli”, të autorit Ilir Ikonomi, tanimë të mirënjohur për lexuesit shqiptarë kudo, ish gazetarit dhe kolegut tim në Zërin e Amerikës. Një rast ky shumë i mirë për tu paraqitur studentëve shqiptaro-amerikanë – shqiptaro-amerikanin më të njohur të shekullit të kaluar, së bashku me Faik Konicën – edhe si një frymëzim dhe shembëll për brezin më të ri të studentëve shqiptaro-amerikanë të Harvardit sot.
Paraqitja e librit më të ri të Ilirit do të bëhet ditën e shtunë, me 16 mars, 2024 nga ora 12PM deri në 2PM. Në ftesë komunikohet se ky tubim do mbahet në hapësirën e Harvardit e quajtur Boylston Hall, 103 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138.
Kështuqë, në 59-vjetorin e kalimit të tij në amshim, apostulli i shqiptarizmës dhe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Noli me veprën e autorit Ilir Ikonomi “rikthehet” të shtunën që vjen, në Universitetin Harvard, pikërisht, aty ku kishte studiuar, nga 1909-1912, Fan S. Noli.
“Emzot Noli nji ndër njerzit ma të mëdhej që ka gjinikue fisi arbnuer. Poet, letrar, fletorar, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznis vigane të Rilindjes së kombit, për të cilën u përpoq sa mujt me vepër e shkrim”, do të shkruante Ernest Koliqi, në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit me 13 mars, 1965. (Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf).
Duke njoftuar promovimin e radhës të librit të tij më të fundit, autori Ilir Ikonomi shkruan në faqen e tij “facebook”, se kushtet e rrethanat, nën të cilat ai frekuentonte studimet në Harvard, nuk ishin aspak të lehta, por mjaft sfiduese. Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.
Natyrisht se për nga përgatitjet akademike dhe të dijes, përfshirë njohurinë e një numër gjuhësh të huaja, Fan Noli qëndronte shumë më lart në krahasim me studentët e tjerë të kurseve të ndryshme universitare. Ikonomi shkruan se Noli është diplomuar me 20 qershor, 1912 me gradën “Bachelor of Arts”, me vlerësimin më të lartë, “cum Laude”. Ikonomi sjell, ndër të tjera, një fakt interesant duke shkruar se në të njëjtën ditë, të diplomimit të Nolit edhe Faik Konica mori gradën “Master of Arts”, në fushën e gjuhëve romane, në një ceremoni të përbashkët me Nolin dhe dhjetëra studentë të tjerë, atë ditë qershori të vitit 1912 në hapësirat e “Sanders Theatre”, shumë afër sallës ku do bëhet promovimi këtë të shtunë, i librit: Fan Noli-Apostulli, shënon autori, Ilir Ikonomi.
Jam i bindur se ky “takim”, i një brezi të ri studentësh shqiptaro-amerikanë, do të jetë një përvojë e paharrueshme për ta, ndonëse do të mësojnë shumë fakte mbi jetën dhe veprimtarinë e një shquptaro-amerikane që e filloi jetën si sudent, pikërisht aty në Harvard, më shumë se një shekull më parë.
Me leximin e librit të Ilir Ikonomit mbi Fan Nolin, brezit të ri të studentëve shqiptarë të Harvardit, në atë institucion të dijes me famë botërore por edhe të gjithë lexuesve, autori Ilir Ikonomi u paraqet “Nolin e pafiltruar”. “Ndonëse, e vërteta është e komplikuar dhe e dhimbshme”, autori shprehet se, vëllimi i parë: Fan Noli -Apostulli, do ta njohë lexuesin me Nolin e vërtetë: “Me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimet, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që nuk kanë vdekëtarët e kësaj bote”. Të bazuara në fakte dhe dokumentacione, me shpresën për të “shuar dyshimet për subjektivizëm”, me qëllim gjithashtu “që filmi të jetë i plotë dhe i paprerë”, i saktë mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej patriotëve më të flakët të Kombit, brenda dhe jasht trojeve shqiptare.
Promovimet e deritanishme të librit, Fan Noli -Apostulli, të autorit Ilir Ikonomi, si në trojet shqiptare ashtu edhe në mërgatë, janë dëshmi se ky botim, ashtu si edhe veprat e tjera të këtij autori është një botim për t’u shënuar në mënyrë të veçantë. Është një kontribut i shënueshëm që autori i sjell historiografisë shqiptare por që, njëkohësisht, kryen edhe një detyrë ndaj vet Fan Nolit, bazuar në fakte e dokumentacion, që dëshmojnë edhe për një periudhë plot lëvizje politike, mendore dhe shoqërore ndër shqiptarët në trojet e veta por edhe këtu në komunitetin e vjetër shqiptaro-amerikan, fillim shekullin e kaluar me plot të dhëna të panjohura deri më tani.
Një konsideratë e thellë për veprën e madhe të Fan Nolit në shërbim të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar. Këtë ia detyrojmë pendës a po më mirë të themi kompjuterit të ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, të palodhurit, Ilir Ikonomi.

Ofendime dhe kërcënime me gjyq pas një opinioni Nga Elida Buçpapaj

Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit lajmëruar tek Dielli online më 12 shkurt ku përjashtoheshin me 11 vota pro dhe 1 votë abstenim gjashtë Vatranë Veteranë të nderuar të cilët janë : z. Idriz Lamaj, z.Mark Mrnaçaj, z. Muhamet Omari, znj.Nazo Veliu, z.Ramiz Mujaj dhe z.Prend Qetta. Në njoftim shkruhej gjithashtu se “Më herët Vatra ka përjashtuar z.Valentin Lumaj dhe z.Agustin Mirakaj të cilët gjenden në Gjykatën Federale të Bostonit ku po përgjigjen për akuzat dhe shkeljet ligjore.”

Të sapo ardhur në Vatër, pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare dhe rishtarë arrijnë e përjashtojnë Vatranë me mbi pesë dekada veprimtari patriotike e kombëtare. Dhe jo vetëm kaq, por në lajmërimin tek Dielli që është kthyer një organ censure, duke shkeluar Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA, ndaj këtyre personaliteteve të nderuara insinuohet me etiketime sikur të jenë gatuar në zyrat e Sigurimit të Shtetit të Komitetit Qendror. Në fakt takimi i Elmi Berishës me Gramoz Ruçin ka udhëhequr vijën politike të Vatrës prej 2020 e deri sot. Dikur regjimi diktatorial i akuzonte Vatranët si “agjentë të imperializmit” tani lidërshipi ilegjitim i Vatrës i akuzon si “celula bolshevike” – kur dihet botërisht se të gjithë emrat e përjashtuar nga kryesia ilegjitime e Vatrës, janë antikomunistë, një pjesë e tyre edhe të lindur e rritur në kampet e internimit të diktaturës mizore.

Asnjë nga të përjashtuarit e 11 shkurtit 2024 nga kryesia pa legjitimittet e Vatrës nuk ka mundësi të përgjigjet tek Dielli, sepse aty e drejta e fjalës është nën zinxhirë.

Në këtë situatë mendova të reagoja. Dhe dola me opinionin tim më 13 shkurt.

E nxjerr në spikamë se, me Vatrën, Diellin dhe Komunitetin e nderuar Shqiptaro-Amerikan, kemi prej 1992 që jemi në bashkëpunim, duke i përcjellë veprimtaritë e komunitetit, Vatrës, duke mbajtur bashkëpunim të ngushtë me AACL, lobistët më të shquar ish kongresmenin Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi, bordin e AACL dhe shumë Shqiptaro-Amerikanë të respektuar me kontribute të shquara.

Që në titull iu drejtova miqësisht Iris Halilit për hir të njohjes direkte, pasi, prej vitit 2017 deri më 2021, ajo kishte botuar tek Voal.ch. Zgjedhja ishte e saj, por pa nënvleftësuar dashamirësinë e botuesave të Voal.ch, të cilët ajo i fyeu pa pikë reflektimi në rrjetin social. Po i përcjell lexuesit një prej këtyre thekseve të saj ofenduese:

“Boll u bete zyrnaja e Elides se ajo me kete gjuhe shet gazeten ndersa ju shisni etiken tuaj !! Po e mbyll duke thene se me vjen turp qe kam botuar ne portalin e kesaj gazetareje , pronarja e te ciles nese nuk kerkon falje publike do te detyrohem ta coj perpara drejtesise ne vendin qe jeton dhe atje do te jap llogari per çdo rresht shpifjesh dhe te pavertetash…”

Meqë Iris Halilit i vjen turp që ka botuar tek Voal.ch, në fakt turp duhet t’i vijë për mënyrën se si shprehet, më duhet të bëj disa sqarime.

Tonet denigratore karakterizojnë gjithë komunikimet e saj në rrjetin social ndaj meje në lidhje me opinionin tim.

Tani po zbardh “fajet” e mia si gazetare për të cilat Iris Halili do të më çojë në gjyq këtu në Zvicër!

Prej majit 2021 ka mbetur e hapur një padi për shpifje kundër meje e pretenduar nga një zonjë tjetër këtu në Zvicër që Edi Rama e ka emëruar në Këshillin Koordinues të Diaporës pas samitit të tretë mbajtur në Tiranë. Do ta zbardhim edhe atë, kur t’i vijë koha, fije për fije.

Pra siç shihet akuzat për të çuar në gjykatë një botuese janë në rresht.

Në shkrimin në fjalë që ndezi reaksionet e së apostrofuarës, kam shkruar se Voal.ch e ka promovuar Iris Halilin. Nuk ndryshoj asnjë presje. Iris Halili ka patur arritje personale, si qindra mijë bashkëkombas në Perëndim, ka patur një karierë personale, por pa asnjë impakt në shoqërinë shqiptare. Më 2010 familjarisht emigrojnë në SHBA dhe, sikur çdo familje shqiptare, iu përkushtua ndërtimit me dinjitet të jetës dhe mirëqënies. Dhe duhet mund i vërtetë të ngresh jetën në Perëndim.Të gjitha këto i kam patur parasysh. Edhe familjen nga vinte Iris Halili dhe natyrisht e kam vlerësuar.

Në CV e saj të publikuar nga bukunist.al https://bukinist.al/en/4061_iris-halili shkruhet se “Autorja ёshtё aktive nё shtypin e ditёs dhe opinioniste nё gazetёn mё tё vjetёr shqiptare, “Dielli”, botim i organizatёs panshqiptare “Vatra”.”

Pra Iris Halili e vendos në biografinë e saj se është opinioniste tek Dielli, pa marrë parasysh kohën më të zezë kur ajo kontribuon në këtë gazetë kur Vatranëve dhe bashkëpunëtorëve të vjetër u është mbyllur dera.

Unë po i kujtoj se, deri në shtator 2020, Iris Halili nuk ka patur asnjë kontakt me Diellin dhe me kryeredaktorin e saj të ndjerin Dalip Greca.

Meqë botuesit e Voal.ch kishin një bashkëpunim të rregullt me Vatrën, ishte Irisi që më shfaqi interesin e saj për të botuar tek Dielli dhe unë menjëherë, kontaktova direkt me Dalip Grecën, me të cilin mbanim kontakte shumë të afërta bashkëpunimi. Pra Iris Halilin ia rekomandova z.Greca dhe ai e mirëpriti, sigurisht duke vlerësuar rekomanduesen.

Për shkak të sulmeve të Iris Halilit ndaj meje personalisht si gazetare; për shkak të fyerjeve të Iris Halilit ndaj platformës mediatike Voal.ch; për shkak të respektit të lexuesit të Voal.ch që ka krijuar besueshmëri tek ky mediumi, i cili në kohë qameti nuk ndalet së treguari të vërtetën, do të sjell këtu komunikimet që kam patur përkatësisht me të ndjerin Dalip Greca dhe Irisin.

Më 5 shtator 2020 i drejtohesha përmes postës elektronike Dalip Grecës si më poshtë:

“I nderuar Dalip, Iris Halili deshiron te botoje tek Dielli. I thashe se Dalipi i mirepret autore te kompletuara si ti. A mund t’i them të t’i nisi direkt ne adresën tënde të Email-it.Fundjave te mbare Elida”.

Dhe ja përgjigjia nga Dalip Greca po më 5 shtator 2020:

“Po patjeter. Shume faleminderit – [email protected] ose [email protected]! Pacit nje fundjave te gezuar!Dalipi”

Sapo marr përgjigjen po më 5 shtator 2020 ia çoj emailin Iris Halilit si më poshtë:

” E dashur Iris, Ja komunikimi me Dalipin.Çoja më mirë tek [email protected]. xoxoxo Elida”

Dhe më pas po në 5 shtator 2020 më vjen falenderimi shumë i ngrohtë nga Iris Halili, që nuk po e sjell këtu, për shkak se më tigëllon shumë hipokrit, nisur nga ato që më shkruante më 2020 krahasuar me ato që më shkruan sot.

Në komunikimin e parë që Irisi pati me Dalipin më 17 shtator 2020, shkrimet që ia dërgoi atij m’i nisi edhe mua, por unë i shkrova se nuk është e nevojshme.

Me Irisin kemi plot e plot komunikime shumë miqësore, të mbështetjes sime dhe të Voal.ch, të cilat i ndërpresim menjëherë më 2021, kur Iris Halili, pa marrë në konsideratë asgjë nga ato që Voal.ch shkruante për degjenerimin e Vatrës dhe Diellit, filloi ngjitjen në Federatën Panshqiptare dhe, sa hap e mbyll sytë, u katapultua e glorifikuar nga Elmi Berisha.

Këto shkëmbime i solla për të argumentuar ato që kam shkruar në opinionin për të cilin iris Halili më kërcënon të më çojë në gjyq.

Më 17 shtator 2020 Iris Halili me ndërmjetësinë time i dërgon shkrimet e para tek kryeredaktori i Diellit; në shtator 2021 bëhet anëtare e Vatrës, ndërsa, më 26 shkurt 2022, direkt në kryesi! Pa asnjë kontribut në Federatën Panshqiptare, me atë lehtësi që e zgjodhën në kryesi të Vatrës, me atë lehtësi përjashtuan Veteranë të Vatrës me kontribute të shquara me dekada e dekada.

Tani Iris Halili pretendon se kam botuar të pavërteta në adresë të saj. Ajo pretendon se kishte tre muaj që kishte dhënë dorëheqjen nga kryesia e Vatrës, pra kishte dhënë dorëheqjen prej Nëntorit 2023.

Po si është e mundur atëherë që në numrin e dhjetorit të Diellit, dalë në mesjanar të vitit 2024, Iris Halili rezulton që të jetë në kryesinë e Vatrës?!

Kush gënjen pra?! Dielli, unë apo Irisi?!

Më 13 shkurt, kur shkrova opinionin tim, iu referova gazetës Dielli të muajit dhjetor 2023, shtypur në janar 2024. Të gjithë Vatranët që pyeta, më thanë se çdo numër i gazetës Dielli del një muaj me vonesë. Dhe tek Dielli i Dhjetorit, që kishte dalë në Janar 2024, Iris Halili rezultonte të ishte në kryesi. Nëse Iris Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen prej tre muajsh, lind pyetja e përse emri i saj ishte në kryesinë e Vatrës në numrin e dhjetorit që ka dalë në qarkullim në janar të 2024?!

Por Iris Halili nuk u ndal këtu.

Më 14 shkurt 2024, vetëm një ditë pasi unë kisha botuar opinionin tim, përmes Facebook-ut, me fjalë ofenduese ndaj artikullshkrueses (po e sjell gjithçka të fotografuar) sjell foto nga numri i janarit 2024 i gazetës Dielli, për të argumentuar akuzën e saj ndaj meje se unë nuk kisha mbledhur fakte kur kisha shkruar shkrimin. Dhe jo vetëm kaq, por më 14 shkurt 2024, Iris Halili, po përmes facebook-ut, më thotë se ajo ka një muaj që e ka numrin e janarit të 2024 të Diellit në shtëpi dhe sikur ajo edhe Vatranë të tjerë.

Dmth, sipas Iris Halilit, Dielli i janarit 2024 kishte dalë në qarkullim në mesjanar 2024, çka nuk përkon me të vërtetën, sepse të gjitha Vatranët që pyeta më thanë se numri i janarit i Diellit ka dalë pas njëzet shkurtit, konkretisht më thanë se ka dalë më 24 shkurt. Midis tyre po përmend z. Asllan Bushatin, një Vatran Veteran, ndërkohë që të gjithë të përjashtuarve lidërshipi ilegjitim i Diellit, pas dekadash, ua ka ndalur abonimin e Diellit.

Unë po jap edhe një provë tjetër.

Në kopertinën e Diellit të muajit janar 2024, gazetë që Iris Halili pretendonte, duke mbështetur akuzën e saj kundër meje, se ajo e kishte në shtëpi prej mesjanarit 2024, është botuar një reportazh i pritjes që Ramush Haradinajt iu bë në Vatër më 1 shkurt 2024, i pasqyruar tek Dielli online më 2 shkurt 2024.

Atëherë lind pyetja, kur Dielli online boton reportazhin e Haradinajt më 2 shkurt 2024 e, duke marrë parasysh se përgatitja e një gazete për shtyp kërkon kohën e nevojshme, të paktën disa ditë, e si është e mundur atëherë që Iris Halili, më 14 shkurt, kur më niste mua fotot, kishte një muaj që e kishte patur gazetën Dielli në shtëpi, pra edhe përpara se Ramush Haradinaj të vizitonte Vatrën!?

Unë kisha marrë informacion se Iris Halili ishte shprehur se do të jepte dorëheqjen, por asnjë Vatran këtë gjë nuk e dinte. Dorëheqjet bëhen publike, nuk mbahen në klandestinitet. Aq më tepër kur nuk i pasqyron as Dielli që është kthyer në një fletushkë e shërbimit të klanit të lidërshipit uzurpator. Irisi Halili pretendon se ka dhënë dorëheqjen në nëntor 2023, ndërsa në numrin e dhjetorit 2023 kjo dorëheqje nuk është pasqyruar!

Kush gënjen, pra!

Iris Halili më akuzon edhe për supozimin që bëj unë në shkrim, kur në lajmin e botuar nga Dielli më 12 shkurt 2024, shkruhet se, nga 11 anëtarë të kryesisë, pati vetëm një abstenim. Dhe unë, duke mos patur asnjë lloj të dhëne për dorëheqjen e saj, e përmend Iris Halilin si personin e mundshëm që kishte abstenuar! Ky supozim i imi nuk tregon aspak keqdashësi, përkundrazi.

Është e vërtetë ajo që thotë Iris Halili, se ajo ka votuar kundër çdo përjashtimi në Vatër, por është e vërtetë gjithashtu se ajo nuk ka mbajtur asnjë qendrim publik, ndërsa Vatra është në zjarr.

E vërtetë është se Irisi Halili në botimin e numrit të janarit të Diellit, që është publikuar në fund të shkurtit 2024 rezulton të mos jetë në kryesinë e Vatrës, por, kur e shkrova unë opinionin më 13 shkurt 2023, pretendimi i saj se është dorëhequr në nëntor 2023 bie, pasi në numrin e Diellit botuar në janar 2024, emri i saj është në kryesi dhe numri i janarit 2024 i Diellit, ku emri i saj nuk rezulton të jetë në kryesi, doli në qarkullim të paktën pas 20 shkurtit, kur opinioni im është i botuar më 13 shkurt 2024 dhe unë nuk kisha ku ta gjeja këtë referencë.

Por pozicioni i saj midis mos votimit të përjashtimeve dhe dorëheqjes të mbajtur në ilegalitet, sepse gazeta Dielli varianti i shtypur ku botohet kryesia i bie në një numër të kufizuar Vatranësh, nuk përkon me qendrimin e një personi që do të ndikojë në të mirë të situatës dramatike të Vatrës. Nga njëra anë, ajo u thotë Vatranëve të përjashtuar se nuk ka votuar pro largimit të tyre, nga ana tjetër Iris Halili e mban sekret dorëheqjen e saj dhe nuk del publikisht që të tregojë shkakun se përse e dha dorëheqjen, me këtë rast, sapo ta mësonim lajmin, do ta botonim menjëherë tek Voal.ch.

Përse nuk e bën?

Sepse do që ta ketë mirë edhe me kastën e Elmi Berishës që e katapultoi në kryesi të Vatrës, edhe të përjashtuarve do t’ju tregojë se nuk votoi kundër tyre, qendrim fund e krye konformist, si i thonë asaj një dorë në revani një dorë në kadaif, fund e krye i papranueshëm për një intelektuale. Ndërsa nuk kursehet aspak të vjellë helm kundër meje si gazetare, kundër Voal.ch, kundër lexuesave të Voal.ch duke më kërcënuar me gjyqe. Vetëm sepse unë them të vërtetën!

Krahasoni rishtarë të sapo mbërritur në SHBA apo me vetëm 5 muaj anëtarësi të katapultuar në krye të Vatrës dhe Vatranë Veteranë si Idriz Lamaj me shokë, me veprimtari mbi gjysmë shekullore, të tjerë me veprimtari 35 vjeçare me kontribute të pandalura prej tri dekadash sapo kanë shpëtuar nga kampet e internimit dhe kanë shkelur në tokën e lirisë në SHBA, sot të përjashtuar nga Vatra.

Një tjetër pretendim që Iris Halili justifikon akuzat dhe kërcënimet në adresën time është edhe fakti se, nga dega e Vatrës themeluar në Miami në nëntor të 2021, u dërgua një delegate e cila për çudi!!! votoi për mandatin 4 vjeçar të kryetarit, një brutalitet kundër Kanunores së Vatrës të vitit 1926 të Konicës e Nolit e përgatitur nga juristë amerikanë, ku mandati i kryetarit është dy vjeçar. Delegatja e Iris Halilit votoi për zgjatjen e mandatit të Elmi Berishës, duke qenë ilegjitime në atë Kuvend. Po, i qendroj asaj që kam shkruar, dërgimi i delegates është bërë duke shkelur Kanunoren. Megjithëse Iris Halili e justifikon këtë veprim, duke thënë se zonja në fjalë ka qenë anëtare e Vatrës prej 2017, sipas kësaj teorie të Iris Halilit, tani mund të krijohen degë të Vatrës me veprimtari tre mujore dhe, mjafton që në çdo degë të jetë një anëtar i vjetër i Vatrës dhe kështu çdo degë pa mbushur periudhën dy vjeçare sa e parashikon Kanunorja, mund të dërgojë delegatë! Jo, kurrsesi. Dega duhet të përmbushë aktivitetin dy vjeçar me të gjithe kontributet e anëtarësisë dhe pastaj ka legjitimitet të dërgojë delegatë në Kuvendet e Vatrës.

Këtu e përfundoj debatin me Iris Halilin. Duke theksuar se hierarkia kalon përmes meritokracisë, kontributeve dhe dinjitetit njerëzor.

Kryesisë së Vatrës pa legjitimitet i ka përfunduar mandati në shkurt. Vatra gjendet përballë zhdukjes ose ringjalljes.

Ringjallje do të thotë që t’i kthehet identitetit të saj, krijuar nga Etërit. Antikomunizmi, patriotizmi, euro-atlantizmi dhe integriteti i pastër, Vatranë të ndershëm, që erdhën në Amerikë sepse aty i thërriste liria, demokracia dhe vlerat për të cilat ia vlen të luftosh.

Ndërsa në lidhje me kërcënimet me gjyq dhe fyerjet këtyre u shtoj edhe një sulm hakerash kundër Voal.ch që ndodhi para dy ditësh.

Me këtë rast dua të parashtroj pyetjen:

A ka ardhur koha që gazetarët shqiptarë të larguar nga Atdheu dhe sot qytetarë të Perëndimit, të cilët shqiptojnë të vërtetat, të mos gëzojnë garancitë e Kushtetutave të vendeve Perëndimore ku jetojnë, por të vazhdojnë e të ndiqen edhe në diasporë nga lukunitë e një regjimi të degraduar që i kërcënon me censurë, me gjyqe, me fyrje, me sulme denigratore, me presione psikologjike, me SLAPP-e dhe me cënime të integritetit për shkak të ushtrimit të profesionit, !!!

Nëse ka ardhur kjo ditë, demokracia është fundosur.

Në Shqipëri padyshim që sistemi demokratik është fundosur shtatë pashë nën dhè, por në diasporën shqiptare në BE dhe në SHBA nuk mund të ndodhë.

Shtypin e lirë dhe fjalën e lirë nuk e ndal dot asnjë lloj censure dhe censori.

Iris Halili më 14 shkurt 2024 shkruan duke u tallur: Ja ku e ke numrin e Janarit, ti gazetarja që investigon dhe të drejton e vërteta

Ka edhe kështu: Iris Halili e kishte gazetën e numrit Janar të Diellit përpara se Hajradinaj të vizitonte Vatrën më 1 shkurt 2024!

 

E dashur Iris Halili, të bëj thirrje të japësh dorëheqje nga kryesia ilegjitime e Vatrës! Nga Elida Buçpapaj

Unë nuk them cilën parti ta votoni, por cilën mos ta votoni- Nga AUREL DASARETI

Kam thënë: “Unë nuk them cilën parti ta votoni, por cilën mos ta votoni.  Kjo ka të bëjë me brezat tanë të ardhshëm, ta trashëgojnë vendin, të cilin të parët e tyre e lanë me gjak për ta mbrojtur.”

Kjo më poshtë është letra që i dërgova një bashkatdhetari disa ditë më parë:

 

Mon, 4 Mar at 10:42 pm

(…) Është tragjedi kombëtare që tokat shqiptare zbrazen nga shqiptaret dhe mbushen me të huaj. Shumë vite më parë kam kritikuar Berishën. Por tani duhet të kemi prioritet përmbysjen e këtij regjimi. Berisha është 80 vjeç dhe nuk besoj se do të mbetet aktiv pas përmbysjes së regjimit antikombëtar të “vëllait” të serbo-fashistit Vuçiq, Ramës, i cili ka kapur gjithçka dhe shkatërron gjithçka.

Për mua le të sundoje kush të dojë, vetëm le të shpëtohet nga vdekja Kombi dhe Vendi (…).

VOAL nën sulme të shtuara hakeruese- Nga Skënder Buçpapaj

Të dashur miq!

Shumë lexues nga anë të ndryshme të botës janë të shqetësuar nga ndërprerjet dhe vështirësitë për të vizituar faqet e VOAL që ata ndeshin këto ditë.

Të shtunën VOAL u përball me sulmin më të vrazhdë e më të përqëndruar hakerues.

Sulmet hakeruese janë shtuar pikërisht në këtë periudhë kur, një nga kritikat më të mprehta të pasqyruara në faqet e portalit tonë, janë ato ndaj censuruesve sistematikë të fjalës së lirë, të mendimit të lirë, ndaj shkelësve të amandamentit të parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hakeruesit janë ata që zgjedhin frikësimet, kërcënimet me padi gjyqësore, fyerjet e rënda e të shëmtuara kundër gazetarëve dhe kundër mediave, ata që nuk pajtohen me gazetarinë si pushtet i katërt e i pazëvendësueshëm në botën demokratike.

Këto sulme janë forma më e vrazhdë e përpjekjeve të tyre për t’ia mbyllur gojën së vërtetës, pasi kanë dështuar të sjellin argumente në përgjigje të kritikave të drejta, pasi nuk kanë arritur të përballen me dëshmitë e qarta dhe të provuara se ata kanë vënë mbi gjithçka interesat e veta të ngushta në dëm të interesave të larta të demokracisë dhe të çështjes kombëtare.

VOAL, si deri tani, do të vazhdojë të shqiptojë dhe të mbrojë të vërtetën, do të vazhdojë të jetë në shërbim të përkushtuar të së vërtetës, do të vazhdojë të jetë në vijën e parë të frontit të fjalës së lirë, mendimit të lirë, të gazetarisë profesioniste, në frymën e demokracisë perëndimore dhe vizioneve kombëtare.

Ata që qëndrojnë prapa këtyre sulmeve hakeruese, të heqin dorë sa më shpejt nga një praktikë e tillë armiqësore ndaj medias sonë të lirë, demokratike, të pavarur, të paanshme, që është e do të jetë vetëm në shërbim të mirëfilltë të publikut nëpërmjet së vërtetës e vetëm së vërtetës, të cilën do të vazhdojmë ta shqiptojmë e ta mbrojmë.

Lexuesit tanë anembanë botës të jenë të bindur e të sigurtë që ne do ta vazhdojmë misionin tonë si gazetarë dhe botues, pa iu shmangur asnjë çast përkushtimit tonë të njohur e të dëshmuar prej dekadash.

Këto sulme vetëm na bëjnë edhe më tepër të përgjegjshëm në kauzën tonë  për të mos u ndalur asnjëherë në rrugën tonë të drejtë, për t’i përcjellë publikut të vërtetën.

 

Në foto Voal.ch i sulmuar nga hakerat

 

 

 

-PISA- penalizon krerët pisa të SBASHK-ut! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Ndër vite vazhdojnë shantazhimet dhe kërcënimet e krerëve të SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, ndaj shtetit të -memzi-pamë- të Kosovës. Të dyja këto Shoqtata kanë për padron organizatën ilegale kriminale SHIK. Sa herë që PAN, krijesë e partive banda, PDK-AAK-NISMA, donë të rrëzojë qeveritë, qoftë edhe atë të vetën, duke qenë në qeverisje, siç bëri vite më parë Hashim dallaverja, ndërsen herë njërën, herë tjetrën Shoqatë. Dhe, ato koordinohen, për të sulmuar gjahun, në llogari të padronit SHIK.
     Kuadri veteran i arsimit, drejtor shumëvjeçar i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, Binak Ulaj, ish i burgosur politik dhe kuadër i Shoqatës të Burgosurve Politikë të Kosovës, duke përkujtuar pishtarin e arsimit, shokun tonë të ilegales dhe të burgut politik, Kadri (OS)Manin, për përvjetorin e amshimit, foli edhe për përmasën e degradimit të SBASHK-ut, përkatësisht, edhe të mësuesve të manipuluar. Ai, duke ua kundërvënë horrakëve të sindikatës njeriun e idealeve të mëdha, Kadri (Os)Manin, punën e tij në kushte e rrethana të mangësive elementare dhe të përndjekjes sistematike të pushtetit jugosllav, i qorton rëndë dhe faktueshëm, për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor.
     PAN përzgjodhi kohën, kur presioni i Serbisë, përmes Listës Serbe ishte kulmor, për ta aktivizuar bandën e SBASHK-ut, me qëllim të rrëzimit të Qeverisë Kurti. PAN-i me SHIK-un e tij ishte dhe është brenda SBASHK-ut, kuadrot e SHIK-ut Reshat Kushaj, Imer Imeraj e tjerë, të cilët komandojnë kukullën  e tyre, Rrahman Jasharin, Rrahman grevën. Kërcënimin me grevë, e kushtëzonin me ngritjen e pagave dhe kërkesa të tjera, deri në përmbushjen e tyre.
     1) Opozita PAN-iste, me kallauz SHIK-un, ishte guidë dhe nxitëse e drejtëpërdrejtë e SBASHK-ut të lazdruar marrëzishëm. Kreu i katapultuar Jashari, shtoi dozën e provokimit të vrazhdët ndaj Qeverisë dhe popullit të Kosovës: “Testimi me shkrim i mësimdhënësve në Kosovë, nuk do të bëhet kurrë, sa të jam unë kryetar i SBASHK-ut”, – thotë dhe e përsëritë Rrahman greva! Dhe, vazhdon “arsyetimin” marroq, ky karaxhoz e sharlatan: “Mësimdhënësit nuk frikësohen  nga testi e as unë, por testi është degradues dhe nënçmues, ngase këta mësimdhënës kanë kryer shkollë të mjaftueshme, deri edhe masterin dhe janë testuar dhjetra herë në fakultete…”! Reshat Kushaj, shef i Këshillit grevist të SBASHK-ut, thotë: “Kush duhet me na testu?! Me të gjitha metodat do ta kundërshtojmë testimin e mësimdhënësve. Ministria të gjejë mënyra të tjera!”
     Kjo është një ndërhyrje e egër, sa e turpshme, aq edhe rrugaçërore. Një shtet ligjor duhej t`i zinxhiroste, me akuzën shantazh shtetit dhe sabotim të procesit mësimor. Testimi mësimdhënësve, madje i të gjitha niveleve, është i natyrshëm dhe ligjor. Është e drejtë ekskluzive e institucioneve shtetërore, përkatësisht, e Ministrisë të Arsimit dhe assesi i sindikatës apo i organizatave tjera joqeveritare. Sindikatat nuk mund të marrin vendime në kundërshtim me ligjet.
     Shembull konkret: Në Gjermani, një mësues gjimnazi duhet të studjojë, pas Gjimnazit, plot 6 (gjashtë) vjet, pandërprerë. Dhe, dy vitet e para të mësuesisë, paguhet me gjysmë rroge, sepse është nën monitorim dhe rrogën duhet ta ndajë me monitoruesin. Testimi i mësuesve është i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Është ligj shtetëror dhe organizohet në bazë të rregullores të drejtorisë komunale, gjithnjë nën monitorimin e Ministrisë të Arsimit.
     Në Evropë mësuesi është nëpunës i shtetit. Mësuesit i kërkohet përgaditje me shkrim për mësim-dhënie. Prindërit, përmes fëmijëve, kontrollojnë mësuesit. Dhe, dobësitë e mësuesve denoncohen në shkollë. Drejtori, pavarësisht numrit të nxënësve, ka orë të caktuara në mësim-dhënie, për të mos u shkëputur nga procesi mësimor, gjë që në Kosovë kjo, paradoksalisht, përjashtohet, drejtori mbetet “elektron i lirë!” Madje, në përgjithësi, kontrolli i mësimdhënësve është formal, pothuajse, inekzistent.
     Edhe pse Kosova ka aplikuar sistemin e Bolonjes, zbatimi në praktikë lënë për të dëshiruar. Hartimi i teksteve shkollore ka çaluar më parë dhe vazhdon të çalojë edhe sot. Nga përvoja personale, si mësues në Kosovë dhe Shqipëri, këtu janë përkthime të dobëta nga gjuhët sllave. Për shembull, tekstet e matematikës ishin aq konfuze, sa edhe mësuesi mezi i kuptonte ushtrimet, ndërsa në Shqipëri ka qartësi profesionale.
     Mendoj se Kosova duhet ta këtë -Shtëpinë botuese të teksteve shkollore-. Kujtoni fillimin e vitit shkollor 2023, kur për disa lëndë mungonin tekstet elementare! Hartuesit e teksteve në Evropë janë me autorë gruporë dhe, kryesisht, me tituj shkencorë. Puna e tyre është, zakonisht, honorar.
Edhe literatura shkollore për minoritetet, duhet të jetë konformë ligjeve vendore dhe të kontrolluara nga shteti. Është absurde që Serbia vazhdon të këtë qasje në arsim dhe shëndetësi, nën maskën e financimit, për minoritetin serb në Kosovë. Kosova nuk duhet të jetë shtet i lëmoshës, aq më pak nga Serbia armike. Tjetër është bashkëpunimi kulturor dhe shkencor me shtetin amë të minoriteteve, por gjithherë pa cenuar ligjet e shtetit ku kanë lindur dhe jetojnë. Shqiptarët kurrë nuk do ta kenë sjelljen me minoritetin serb, qysh e kanë pasur bashkëkombasit e tyre pushtues me shqiptarët.
     Pushimet verore për mësimdhënësit në Gjermani, janë 21 ditë, plus fund-javët e atij muaji. Kohën tjetër duhet të jenë në shkollë dhe të ndihmojnë mjeshtrit në përgaditjen e shkollës, për të qenë e gatshme për mësim. Në Kosovë, Shkolla “Hivzi Sylejmani”, me 700 nxënës, u vonuan në fillimin e vitit shkollor me kohë, sepse tualeti ishte i dëmtuar! Ose, ende ndoca shkolla nuk ishin lyer dhe nxënësit prisnin në shtëpi! Kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe kriminale, sepse është sabotim i mësimit. Komunat, përkatësisht, drejtoritë arsimore e kanë përgjegjësinë direkte.
     2) Mësimdhënësit vazhdonin grevën. Kuadri i SHIK-ut koordinoi edhe me disa krerë të këshillave të prindërve, natyrshëm, militantë partiakë të PAN-it, krejt të papërgjegjshëm. Mësuesja e Gjimnazit të Prishtinës, Florije Rusinovci, kritikoi, qortoi, publikisht kolegët dhe apeloi për ndërprerjen e grevës. Pati edhe disa kolege, të cilat e mbështetën, edhe pse u kërcënuan nga militantët mujëshorë dhe të çoroditur.
 Por, kryetari Rrahman greva, në emër të SBASHK-ut, kërcënoi: “Nuk lejoj hapjen e shkollave!” Qeveria i plotësoi disa kushte dhe premtoi përmbushjen e përshkallëzuar të kërkesave tjera, me aprovimin e ligjit për pagat.
     Edhe pse e morën pagën mujore, pa punuar asnjë ditë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, megjithatë, sindikata e kapur nga SHIK-u, nuk lejonte ndërprerjen e grevës, sepse nuk e kishin hallin e pagave, por donin kokën e Qeverisë!
     3) Ministria bëri një marrëveshje, për zëvendësimin e ditëve të mësimit, duke hartuar edhe planin përkatës, për procesin mësimor ditëve të shtunave. Kryetari, Rrahman greva, me intrigimet me disa prindër militantë partiakë të PAN-it, manipuluan Këshillin e prindërve dhe e dështuan planin e Ministrisë të Arsimit. “Po lodhën nxënësit vetëm me një ditë pushim javor”,- “arsyetuan” dështimin e zëvendësimit të ditëve të humbura përgjatë muajit të grevës.
      Krejt njësoj sikur “justifikohen” shumë prindër në Mërgatën shqiptare: “Nuk i sjellim fëmijtë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sepse po u përzihet me gjuhën vendore”, (p.sh. gjermanisht, anglisht, frengjisht, italisht etj.)! Ndërkohë që, shkencërisht është provuar se një fëmijë shkollarë mund të mësojë 4-5 gjuhë – njëherësh, pa u penguar fare. Një rast të tillë e kam parë, në vitet `60-a, në Prishtinë, vajza e Profesor Ahmet Kelmendit, Preveza, e apasionuar në gjuhë të huaja.
     -PISA-, Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, më 5 dhjetor 2023, e nxjerr Kosovën në vendin e 77 nga 80 shtete. Në fakt, asgjë nuk kishte ndryshuar nga vitet paraprake, nga vendi 76 ishte ngritur në 77. Dhe, për këtë filloi sulmi koral kundër ministres Arbrie Nagavaci, që kalonte çdo normë dhe etikë njerëzore. Kërkesa për dorëheqje u bë moto, por kryeministri, me të drejtë, shpërfilli zërat e çjerrë të opozitës hipokrite dhe skajshëm destruktive.
     Kryetar Rrahmani dhe kryesia e tij SHIK-iste ankohen se ministrja nuk i takon, nuk i përfillë ata. Sjellja e saj është e drejtë, korrekte dhe dinjitoze. Krerët e SBASHK-ut janë hiç më pak se kuadro të organizatës kriminale SHIK. Andaj duhet injoruar, deri sa sindikalistët e vërtetë të këndellën dhe ta shporrin nga kryesimi i tyre bandën aktuale, e cila me shantazhet dhe kërcënimet rrugaçërore, kanë pjesën e tyre në përkeqjen e arsimit në Kosovë.
     Tandemi SBASHK-OVL të UÇK-së, janë pjesë e aleancës mafioze në shërbim të partive-banda të PAN-it. Vazhdojnë zëshëm e zellshëm përçarjen ndërshqiptare. Në këtë mision rrënues e kanë edhe besimin e Beogradit dhe kjo u dëshmua me dorëzimin e dosjeve të Hagës, me qëllimin e qartë për përgjakjen e sërishme ndërshqiptare. Prandaj, kryeministri duhet të distancohet nga “OVL të UÇK-së” PAN-iste, sepse krerët e saj falsifikatorë kriminelë, kanë shitur plot 40 mijë -Dëshmi të Veteranit- të rrejshme, duke abuzuar milionat e buxhetit të Kosovës.
    Janë, pikërisht, këto dy krijesa fantomë, të cilat me intrigime mafioze, po e joshin edhe Sindikatën e Policisë të Kosovës, për të grevuar për ngritjen e pagave, në masën plus gjysmën e rrogës aktuale. Policia, qoftë ajo Speciale, qoftë e ajo normale, gjithherë janë të ekspozuar ndaj rrezikut, sepse përballjen e kanë me keqbërës, me banditër e kriminelë, të shumëzuar pas rrënimit të sistemit të Drejtësisë në Kosovë. Policia i arreston në flagrancë thyerësit e ligjit, gjykata korruptive i liron kriminelët. Oficeri i policisë, Izet Demaj, Hero i Kosovës, edhe pse nuk ishte në kufi, u vra në mes të qytetit të Istogut.
     Kjo Qeveri është thirrur në barazinë sociale. Dhe, sikur t`i shtojë një kategorie 50 % të rrogës, krijon diferencë të madhe, në raport me kolegët tjerë. Mendoj një shtesë rroge, tashmë, është bërë. Ndërsa mungesa e sigurimit të Policisë dhe të disa kategorive tjera, të ekspozuara nga rreziku i përhershëm, është paradoks dhe duhet zgjidhur me nguti. Mesazhi është pranuar dhe pritet realizimi. Urojmë për më të mirën!
     Rrjedhimisht, kryesia e SBASHK-ut, me kryetarin kukullë, Rrahman Jashari, e kanë mbushur kupën e veprimtarisë destruktive, duke dëmtuar jo vetëm procesin arsimor në Kosovë, por edhe cenim të rendit shtetëror. Kjo bandë, nën çadrën e sindikatës, bëri thirrje për kundërshti të ligjeve dhe mosbindje ndaj shtetit më demokratik në rrafshin ballkanik dhe më gjerë.
      Për të përmbushur qëllimet e errëta të PAN-it dhe të SHIK-ut të tij ilegal e kriminal, krerët pisa të SBASHK-ut, bënë aleancën e pistë me krerët OVL të UÇK-së të LPK-së. Kjo organizatë, krijesë e SHIK-ut, tashmë, u zbulua, deri në lakuriqësi, si bashkëpunëtore e Serbisë, me misionin kriminal, përçarjen deri në përmasën e gjakderdhjes ndërshqiptare. Për këtë Beogradi ua besoi denoncimin e dosjeve të Hagës. Kjo dëshmohet me angazhimin e kuadrove të partive-banda të PAN-it, për frikësimin e dëshmitarëve dhe  pengimin e Gjykatës Speciale, tashmë, “të zënë me pelë për dore!”
     SBASHK-u manipuloi edhe Këshillin e Prindërve, të cilët pa e konsultuar fare bazën, u vunë në shërbim të SBASHK-ut, respektivisht, të SHIK-ut, duke u bërë pjesë e grevës, me thirrjen e hapur “të bojkotohet procesi mësimor”, një akt i paraprijës dhe thellësisht kundër ligjor, që është në një linjë me Beogradin zyrtar.
     Prandaj është i domosdoshëm hetimi, deri në zbulim, të veprimtarisë të organizuar kundra shtetërore të kryetarit dhe të kryesisë-bandë të SBASHK-ut, tashmë, të njohur si militantë e kuadro të SHIK-ut ilegal e kriminal, krijesë e PAN-it. Dhe, ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm, për abuzimin me demokracinë dhe veprimtarinë kundra ligjore dhe shtetërore.

“Main Kampf-i” në Shqip- Para, gjatë dhe pas leximit të librit- nga Andon Dede, Nju York

 

Po e nis këtë koment me një rrëfim të shkurtër personal.
Për këtë libër, edhe unë, si gjithë brezi im, kishim dëgjuar qysh të vegjël, në bangot e shkollës, kur bënim historinë botërore. Të jem i sinqertë me lexuesit, mua më qe ngjallur një kureshtje e madhe për ta lexuar këtë libër, duke u nisur nga autori dhe gjëmat që i shkaktoi ai njerëzimit. Por, në kushtet e sistemit që lamë pas, kur qenë të ndaluara jo më libra të këtij kalibri, por edhe shumë më të pa “rrezikëshme”, as që bëhej fjalë për ta poseduar e lexuar atë .
Me ardhjen këtu, në Amerikë, m’u ringjall edhe njëherë kjo dëshirë e vjetër për ta lexuar, për më tepër që tashmë i kisha edhe mundësitë që ta kënaqja edhe këtë kuriozitet. Dhe ja, një ditë prej ditësh, e gjej në bibliotekë dhe ia nisa leximit. Për hir të së vërtetës, duhet ta pranoj se nuk qe aq i lehtë në të përtypur, por dhe unë nuk dorëzohesha. Por, një përkitje e bukur, ma lehtësoi ndërmarrjen që kisha nisur. Marr vesh se libri i famshëm sapo qe botuar edhe në shqip, madje nga dy shtëpi botuese njëherësh. I porosita dhe m’i dërguan të dy vëllimet. Kjo, jo vetëm ma lehtësoi leximin por dhe më ndihmoi që ta asimiloj sa më mirë përmbajtjen e tij.
Ndërkohë, përmes medias, shoh se në Shqipëri kishte nisur një polemikë e madhe nëse duhej botuar apo jo ky libër. E them këtë se që edhe në Gjermani, si në shumë shtete të tjera, më të emancipuara e me një demokraci shumë më të konsoliduar se ne, botimi i tij ishte ndaluar. Botuesit përpiqeshin ta përligjnin veprimin e tyre, nisur nga koncepti se tashmë, jemi në demokraci e të lirë të botojmë e të lexojmë gjithçka, pa asnjë dallim, ndryshe, thoshin ata, po përdorëm filtra e pengesa, as më pak e as më shumë do të ktheheshim atje ku ishim, në një censurë të re, pra, më kot do të pretendonim se ishim plotësisht të lirë.
Sado e habitëshme apo dhe e pabesueshme, pse jo dhe kontradiktore të duket, unë, pa e lexuar librin, në parim, isha kundër botimit të tij. Pse e them këtë dhe a mos tingëllon kjo si hipokrizi apo dyfytyrësi me që, nga një anë pohova më lart se isha shumë kurioz ta lexoja dhe, nga ana tjetër, isha kundër botimit të tij në Shqipëri?! Në këto vlerësime, edhe pse ka diçka të vërtetë, them se gjithçka mund të përligjet, siç do të përgjigjem ta shtjelloj më poshtë. Ky ishte dhe qëllimi i këtj shkrimi. Për këtë, le të bëj një kapërcim në kohë, duke shtruar një pyetje tjetër: a e kam këtë mendim edhe pasi lexova librin? Po e them me plot gojën se i përmbahem po atij qëndrimi: mendimi im ishte dhe mbetet se ai nuk duhej botuar në Shqipëri(!).
Dikush, me të drejtë, do të kërcejë përpjetë e do të më thotë: “More, s’po të marrim vesh ty: nga një anë thua se ishe kurreshtar ta lexoje dhe, sa t’u dha rasti, fillove ta lexosh dhe, nga ana tjetër, thua se nuk duhej botuar në shqip?” Mos u mërzit, lexues i dashur, se do ta sqaroj dhe këtë problem.
Ideja për të shkruar këto rreshta më lindi që gjatë leximit të librit. Gjithënjë e më shumë më godiste si çekan në tru mendimi se si qe e mundur që Bota ta lejonte kasaphanën e Luftës së dytë Botërore, kur Hitleri, përmes këtij libri, veç fjalimeve të shumta, para e pas marrjes së pushtetit, e kishte shpalosur hapur platformën e tij për pastërtinë e racës ariane, pse jo edhe për të sunduar botën?! Si ka mundësi, thoshja me vete, që u lejua ai t’i shkojë aventurës së tij të çmëndur deri në fund, pa ndeshur paraprakisht ndonjë pengesë, qoftë brenda në Gjermani, ashtu dhe në Europë e mbarë Botën?!
( Këtë pyetje, kohët e fundit, unë ia kam bërë vetes edhe për krijimin e Shtetit Islamik, ISIS: ç’bëjnë tërë ato shërbime inteligjente, jo vetëm këtu në SHBA por në tërë botën: nuk kemi të bëjmë thjesht me një akt terrorist apo me një grup njerëzish por me një shtet të tërë, që u krijua për ditën me diell në mes Sirisë e Irakut?! Por, kjo është një temë tjetër që del jashtë caqeve të këtij shkrimi).
Mirëpo, edhe pse nisa shënimet qysh gjatë leximit, po nguroja ta hidhja në letër e ta botoja, nga mëdyshja që kisha dhe vetë për gjithë sa thashë më lart. Këto ditë mora vesh se qe ribotuar edhe në Gjermani, pas 75 vjetësh që ishte ndaluar. Edhe aty ka ngjallur shumë diskutime e polemika të shumta. Mendimet e shprehura nga analistë e historianë, janë nga më të ndryshmet e shpesh kundërshtojnë njeri tjetrin. Jo vetëm kaq, por i njëjti person, si fjala vjen Magnus Brechtken, nga një institut studimesh, edhe e pranon se shumë njerëz do të ndihen në siklet që ky libër që ka pasur një rol tepër dramatik në histori, po vihet përsëri në dispozicion të publikut dhe, nga ana tjetër, shprehet se kjo është e dobishme për të njohur të kaluarën dhe për të parandaluar që ngjarje të atilla traumatike të mos ndodhin më. Por ajo që më dha shtysën përfundimtare për t’u ulur e shkruar këto rreshta, qe historiani i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë, i cili i tha po në “Uashington Post”-it se: ‘ky libër është shumë i rrezikshëm nëse bie në duart e publikut të gjerë”. Tek këto fjalë të tij gjeta dhe unë përgjigjen apo përligjien e asaj që pohova në fillim të shkrimit e që besoj se më lehtëson “mëkatin” që bëra që nisa ta lexoj, edhe pse isha kundër botimit të tij. Duhet të bëjmë dallimin midis katëgorive të lexuesve: tjetër është ta lexojë një specialist i shkencave shoqërore, një historian apo dhe një analist apo gazetar dhe, tjetër është ta botosh e ta hedhësh në treg për masën e gjerë të lexuesve, kur ke parasysh jo vetëm moshën por mbi të gjitha dhe formimin e tyre. Besoj se për të gjithë është e qartë dhe e pranueshme, nisur edhe nga përvojat tona vetjake, se ndikimi i leximeve është në raport të drejtpërdrejtë me formimin tonë. Kur kemi qënë të vegjël ne lexonim e pranonim mbase gjithçka, gjë që nuk ndodhte më vonë kur na u hapën sytë e nisëm të mbajmë qëndrim kritik ndaj çdo leximi.

27 shkurt 2015
=========
Post Scriptum:
Këto shënime i hodha në letër menjëherë mbas leximit të dy vëllimeve të “Main Kamp”-it, pra, më shumë se dhjetë vjet më parë. Nuk do të më vinte keq sikur të mos i prekja fare. Nuk e di: urim apo mallkim, profesioni im as që mund të mendohet pa skedat, gazetat dhe mali i librave, dosjeve, blloqeve e burimeve të tjera të Informacionit. Por sot, ka ndryshuar me themel çdo gjë: në vend të rrëmujës që më ka shoqëruar tërë jetën, kemi lumej, dete e oqeane, ku çdo gjë, përmes një butoni, arrin absolutisht çdo informacioni të mundshëm, mjafton të dish të “lundërosh”. Ndaj dhe unë, nuk ngurrova ta botoj. Ka ndryshuar Bota, Teknollogjia por, në radhë të parë, kemi ndryshuar ne vetë, na pëlqen apo nuk ka pëlqen kjo!
Lexova me shumë vëmendje e respekt pedagogen e Universitetit, Pranvera Skana, madje jua rekomandoj që ta lexojnë dhe të tjerët. Megjithëse në një moshë jo fort për tu pasur zili, përulem për mendimet që keni shprehur ato pak rreshta-koncetrat. Po citoj vetëm paragrafin e parë:
“Studentët e sotëm meritojnë një metodologji të re të orës mësimore. – theksoni ju, me të drejtë. – Ata janë gjeneratë tjetër dhe ne na duhet të shkojmë sipas ligjësive të tyre e jo ata të përshtaten në format klasike të mësimdhënies. Për këtë arsye nuk mund të pretendojmë që ata të na ndjekin në leksion. Duhen forma interaktive. Për të na ndjekur dhe për ta na kuptuar”.
Nuk më mbetet gjë tjerër, veç ju falenderoj!
Nju York, 9 mars 2024

A mund të kërkoj një gënjeshtër tjetër, se kjo nuk funksionoi- Nga Aurel Dasareti*

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Titulli i referohet regjimit të ndyrë antikombëtar të Partisë Socialiste, dhe “opozitës” jo ekzistuese, Partisë Demokratike.
Çdo idiot mund të krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë idiotët e tjerë do t’i ndjekin ato.
***
Shqipëria është një vend i vogël qesharak në skaj të botës. “Qeverisur” nga klounët, servilët, kuislingët, të korruptuarit, të droguarit, hajdutët.
Bërtitjet shurdhuese dhe mburrja për fitoren e pretenduar të shqiptarëve ndaj fqinjëve të tyre, por përdorimi i gjuhës së huaj (të fqinjit) në vendin e tyre (injorimi i gjuhës amtare që është më e vjetra në Evropë) është një ekspozitë kompleksesh inferioriteti për t’u tallur dhe për t’u trishtuar. Pra, vuajnë nga inferioriteti, kompleksi i vlerës më të ulët, ndjenje pamjaftueshmërie ku shqiptarët ndihen më pak të vlefshëm në krahasim me fqinjët…
Çdo idiot mund të krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë idiotët e tjerë do t’i ndjekin ato.
Filloj të pyes veten se sa tradhtarë janë mbjellë në të gjitha partitë politike shqiptare për të na shkatërruar nga brenda si Komb dhe Vend. Një patriot i vërtetë mund t’i përkasë partive politike nga më të ndryshmet dhe megjithatë të respektojë ndjenjat më të shenjta të njëri-tjetrit. Bëhu besnik ndaj partisë vetëm kur ajo nuk e dëmton çështjen kombëtare, por jini gjithmonë besnikë ndaj kombit dhe atdheut.
Pse lind një kompleks me vlerë më të ulët?
Në zhvillimin e këtij kompleksi ndikojnë faktorë të shumtë. Gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Kjo do të thotë se ka karakter trashëgues. Megjithatë, struktura e personalitetit dhe ndikimi i mjedisit janë faktorët kryesorë. Para së gjithash, stilet e sjelljes së prindërve ndaj të cilave një person është ekspozuar në fëmijëri kanë një ndikim të madh.
Nëse prindërit do të ishin autoritarë, d.m.th. u përpoqën për kontroll të plotë, në mënyrë që të vegjlit t’u bindeshin urdhrave të tyre pa diskutim, ekziston një probabilitet i lartë që fëmija të ketë një problem me vetëbesimin, dhe rrjedhimisht një vlerë komplekse inferiore.
Ndonjëherë njerëzit me një kompleks inferioriteti shfaqin shenja të vetëbesimit të tepërt ose narcizmit (siç është rasti me kryeministrin e rrejshëm). Në fakt, ata e maskojnë mungesën e vetëbesimit të tyre me sjellje arrogante, mendjemadhësie (sharlatanë), duke kërkuar gabime te të tjerët.
Gjithashtu, kushtet e këqija të jetesës, madje edhe raca dhe kombi përmenden si faktorë të shpeshtë.
Si të njohim një kompleks me vlerë më të ulët?
Një imazh i ulët për veten dhe cilësitë e juaja, si dhe mungesa e vetëvlerësimit janë shenja të qarta të një kompleksi inferioriteti. Ato shoqërohen nga mungesa e motivimit, shqetësimi dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë. Gjithashtu, njerëzit me këtë kompleks shpesh ndihen të pafuqishëm dhe të dobët mendërisht. Ata janë shprehur fajtorë për zgjedhjet dhe veprimet e tyre, por janë edhe tepër të ndjeshëm ndaj kritikave.
***
Tre ditë më parë i shkrova një letër njërit prej atdhetarëve dhe intelektualëve më të mirë shqiptarë, dhe e pyeta:
“Nëse keni kohë më jepni një sqarim sa më të thjeshtë. Kush është në të vërtetë Fredi Beleri? Unë kam qenë disa herë (me familjen time) në Sarandë (veçanërisht Ksamil), Himarë dhe Dhërmi. Shumë prej tyre flisnin greqisht. Dhe pyes veten: greko-folësit janë grekë origjinalë apo shqiptarë të asimiluar?
Dhe pyetja tjetër: Edvin Kristaqi është armiku më i madh i Shqipërisë, padyshim, por nuk do ta lërë grekun Fredi Beleri të marrë Himarën, edhe me arsyetimin se Beleri synon ta ndajë Himarën nga Shqipëria. Edhe unë jam dakord për këtë çështje. Ndërkohë, mendoj se edhe Kristaq Rama e do Himarën vetëm për interesat e tij private (kriminale).
Sali Berisha mbron Belerin…?!!!”
Përgjigja ishte:
“Ju falënderoj nga zemra që kërkoni mendimin tim. Së pari, Fredi Bejleri ka qenë pjesëtar i grupit terrorist grek, i cili, më 10 prill 1994, pati sulmuar postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër dhe vrau një oficer dhe një ushtar. Për të mësuar hollësira, ju lutem kërkoni në Google materialin me titull:
“Masakra e Peshkëpisë / Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me opozitën për Himarën në 2015”.
Ky material është botuar në vitin 2019, në gazetën “Shqiptarja.com”.
Fredi Bejleri, si anëtar i grupit terrorist grek dhe vrasës, duhej të ishte dënuar me kohë me burg të përjetshëm. Por Shqipëria (…), është vend pa zot. Klasa politike neokomuniste, me tradhtarin Rama në krye, ka qenë dhe vazhdon të mbetet servile e pështirë e Greqisë,
Së dyti, kur njeriu në atdheun e vet kuvendon me bashkatdhetarët në gjuhë të huaj, duke shpërfillur gjuhën amtare, do të thotë se është njeri pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, do të thotë se është servil i pështirë i të huajve dhe i sëmurë tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Në qytetin e Sarandës, në Ksamil, në Himarë apo në Dhërmi, nuk ka këmbë greku. Grekë ka në disa fshatra të Gjirokastrës, të cilët kanë ardhur shekuj më parë për të punuar si argatë në çifliqet e ish-agallarëve shqiptarë. Pra, grekofolësit që keni hasur ju atje, nuk janë as grekë origjinalë, as shqiptarë të asimiluar, janë shqiptarë, të zhveshur nga dinjiteti personal dhe nga vetëdija kombëtare. Himara është njëra nga palcat e Labërisë. Banorët e asaj zone, meqenëse janë afër Korfuzit, kanë pasë bërë tregti me atë ishull, prandaj edhe janë “infektuar” nga greqishtja. Sikur t’ju qëllonte të shkonit si turist në Korfuz, nuk e besoj se do të takonit ndonjë grek që t’ju fliste shqip.
Së treti, Fredi Bejlerin, për turpin e saj, e pati propozuar për kryetar bashkie të Himarës dega e partisë demokratike në atë qytet. Kandidaturën e Bejlerit, si përfaqësues i partisë demokratike, nuk e ka imponuar Berisha, i cili atëherë nuk ishte kryetar i Partisë demokratike. Atë kandidaturë e ka përkrahur Lulzim Basha, si kryetar asokohe i partisë demokratike. Qëndrimi i Ramës kundër kandidaturës së Belerit për kryetar bashkie në Himarës, është një komedi e fëlliqur që ai luan para opinionit publik shqiptar, për t’u hequr si nacionalist, si kryeministër me “dinjitet të lartë” në marrëdhëniet me grekët, si investim paraprak për fushatën zgjedhore të vitit 2025.
Sesa “kundërshtar” i Belerit është Rama, i Belerit, si agjent terrorist i grekëve, e vërteton më së miri fakti që vetë Rama, në dhjetor të vitit 2015, është dekoruar nga kisha greke me kryqin e kalorësit të helenizmit. Fakti që vetë ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pati deklaruar para disa muajsh se Greqia heq dorë nga Bejleri, e vërteton edhe më së miri komedinë e fëlliqur të Ramës”.
Fund i citatit.
***
Nuk ka asgjë më të trishtuar se sa të shohësh Atdheun tënd të zvogëlohet dhe të mos jesh në gjendje të bësh asgjë për të. Pikëlluese. Atdheu vazhdon të tkurret në vete dhe ju humbni besimin se nuk mund të vdisni më për të. Në hapësirën e tij, sa të sheh syri nga cepi, një ditë shndërrohesh në një njollë të zezë, ose fshihesh në një guaskë të padukshme derisa të kalojë stuhia. Dhe kur zgjoheni, nuk e dini nëse do ta gjeni përsëri atë grusht vend në kokën tuaj.
O populli im! Zgjohuni nga gjumi i thellë dhe ëndrrat e pakuptimta. Mos lejoni më ndarje dhe përçarje. Armiku i jashtëm, në bashkëpunim me armikun e brendshëm, punon që ti të shembesh. Përpiqet që edhe me gënjeshtra e falsifikime të shuan (të shlyej nga truri jot kujtesën), emrin tënd, fjalën tënde, gjuhën tënde, historinë tënde, traditat e juaja, paraardhësit tuaj, familjen tënde, kombësinë tënde…
Prandaj duhet të rezistoni. Shuajini me vendosmëri ëndrrat e atyre që duan që ne të pushojmë së ekzistuari.
Shtrëngoni radhët e juaja, të bashkuar fortë ngrihuni, kundërshtojeni hapët dhe luftojeni tradhtinë e regjimit mafioz antikombëtar, korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin, shpopullimin e vendit përmes varfërisë dhe humbjes së shpresës, ndryshimin demografik të vendit (shqiptarët indigjen, vendës-autokton) që ikin jashtë atdheut (Shqipërisë), zëvendësohen me “refugjatë” afrikan-aziatik që hyjnë brenda dhe do ta trashëgojnë vendin). Bëhuni një grusht i pamposhtur përballë zhdukjes së afërt.
Të gjitha partitë politike përfundimisht vdesin nga gëlltitja e gënjeshtrave të tyre.
PS: Babai im më mësoi gjithmonë të kisha disa para mënjanë – në mënyrë që në çdo kohë t’u them të këqijve të shkojnë në ferr.

KISHA KATOLIKE SHQIPTARE ME UDHËHEQJE TË RE- Nga Frank Shkreli

Imzot Gjergj Meta – Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë: Takime me krerët e feve — Të gjithë për të mirën e përbashkët të Shqipërisë! Një mësim dhe shembëll i mirë edhe për politikën shqiptare

Imzot Gjergj Meta – kryetar i Konferencës
Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë

Me 20 të muajit shkurt, në selinë e Konferencës Ipeshkvnore ka zhvulluar punimet Asambleja e përgjithshme e ipeshkvijve të Kishës Katolike të Shqipërisë, për të shqyrtuar veprimtarinë e zakonshme të Kishës vendore dhe asaj universale dhe për të zgjedhur udhëheqjen e re të Kishës Katolike Shqiptare për tre vitet e ardhëshëm, sipas portaleve kishtare.

Njoftohet se zgjedhjet e reja përfunduan përzgjedhjen e Ipeshkvit të Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, detyrë të cilën deri me atë datë e kryente Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodër-Pultit. Përveç kryetarit të konferencës Ipeshkvnore, në udhëheqjen e re të Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, është zgjedhur Zëvendës-Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Imzot Giovanni Peragine, Administratori Apostolik i Jugut, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, gjithashtu me një mandat prej tre vitesh. Në atë takim, të 20 shkurtit që kaloi, ishte tepër domethënse pjesëmarrja në atë asamble e ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë dhe në Tivar nën Malin e Zi: Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Prishtinë-Prizrenit dhe Imzot Rrok Gjonlleshajt, Arqipeshkëv i Tivarit. I pranishëm ishte edhe Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri.


Udhëheqja e re e Kishës Katolike Shqiptare – Në mes Imzot Gjergj Meta – Ipeshkëv i Rrëshenit, President i Konferencës Ipeshkvnore. Imzot Simon Kulli – Ipeshkëv i Sapës, Zv/President i Konferencës Ipeshkvnore dhe Imzot Giovanni Peragine –Administrator Apostolik i Jugut, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore.

Në ditët që pasuan zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike Shqiptare, si President i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Gjergj Meta, hapi i parë që ndërmori në detyrën e re, ishin takimet me udhëheqsit e komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri – një gjest ky shembullor i traditës më të mirë të bashkjetesës, tolerancës dhe vëllazërimit fetar ndër shqiptarët. Sipas të dhënave në portalet përkatëse, Imzot Gjergj Meta zhvilloi takime kortezie me bashkvëllëzrit e tij fetar — me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me Kryegjyshin e Kryegjyshatës Botërore, Baba Edmond Brahimaj, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe me Kryetarin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ergest Biti. Në rolin e tij si President i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Gjergj Meta është takuar edhe me Sekretarin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Z. Genti Kruja dhe me Kryetarin e Komitetit të Kulteve Z. Klodian Bulku. Njoftohet se në qëndër të këtyre takimeve të Imzot Gjergj metës me udhëheqsit e tjerë të komuniteteve fetare në Shqipëri, ishin “Marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare, bashkëpunimi për të mirën e përbashkët të popullit dhe mbarëvajtjen e shoqërisë” ndërsa citohet Imzot Gjergj Meta, të ketë thenë se, “Veprimi i përbashkët mes të gjitha komuniteteve është për të kontribuar në të mirë shoqërore të vendit tonë. E mira e një komuniteti të caktuar, është e mira e përbashkët”, ka thënë ai, sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe.

Është kjo frymë bashkëpunimi — për të mirën e përbashkët dhe për të mirën e popullit dhe Kombit shqiptar në përgjithësi— që Imzot Gjergj Meta ka kembëngulë edhe më përpara gjatë viteve me mesazhin e fortë të vëllazërimit se, “Nëse është e vërtetë që Evropa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Evropë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendu e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Evropë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”

Sa për kujtesë të lexuesit, ishte Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë, që me 15 Nëntor të vitit të kaluar, ka miratuar një deklaratë me shkrim, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të vendit që të shqyrtojnë seriozisht dënimin me ligj të dukurive të “krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike në Shqipëri fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në Shqipëri. Besoj se është përgjegjësi fetare, morale dhe shoqërore që edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri të shfaqin gjithashtu shteqësimet e tyre më të thella mbi këto dukuri të krimit të apologjisë, si të papranueshme dhe të dënueshme, në nivelet më të larta qeveritare e shtetërore. Kjo do të ishte një provë e bashkëpunimit të vërtetë midis komuniteteve fetare për të mirën e përbashkët të popullit dhe për mbarëvajtjen e shoqërisë me mbështetjen e të gjitha komuniteteve për një thirrje të tillë — për të kontribuar për pajtim, në të mirë shoqërore të vendit dhe të Kombit, duke kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit dhe ballafaqimin me të kaluarën komuniste në Shqipëri. Në fund të fundit ishin komunitetet fetare në Shqipëri ato që e pësua më keq nga komunizmi. Heshtja ndaj këtij fenomeni nuk u ka hije! Apologjetët e komunizmit nuk duhet të tolerohen më në nivelet më të larta të qeverisë, shtetit dhe në sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me bazë ushtarake të NATO-s në territorin e saj.

“Në një klimë mjaft miqësore, Ipeshkvi Gjergj Meta u prit në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga Haxhi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjatë takimit dy palësh, Imzot Meta theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët mes të gjitha komuniteteve për të kontribuar në të mirë shoqërore të vendit tonë. E mira e një komuniteti të caktuar është e mira e përbashkët dhe aplikimi në shoqëri i vlerave fetare duke ruajtur laicitetin, është rruga e duhur për një vend më të mirë,” nënvizoi Imzot Meta.

“Takimi me kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj u zhvillua në një klimë mjaft të këndshme dhe miqësore. Në bisedat e rastit, udhëheqësit përkatës, kujtuan kontributin e shquar që këto dy komunitete kanë dhënë në etapat e ndryshme historike të shtetformimit për vendin tonë. Baba Edmond Brahimaj duke uruar përzemërsisht Imzot Meten për detyrën e re, kujtoi bashkëpunimin e çmueshëm që ka karakterizuar në vite këto dy besime”.

”Imzot Gjergj Meta dhe Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos shprehën vullnetin dhe dëshirën e përbashkët për të çuar më tej dialogun dhe mirëkuptimin midis komuniteteve fetare”.

“Një vizitë kortezie zhvilloi edhe me Kryetarin e Komitetit të Kulteve Z. Klodian Bulku. Gjatë bisedës me të, Imzot Meta rinovoi gatishmërinë e bashkëpunimit mes Kishës dhe shtetit. Ai gjithashtu duke shprehur vlerësimin maksimal për rolin e shtetit, shprehu domosdoshmërinë e koordinimit të sfidave dhe problematikave mes palëve, të cilat qëndrojnë nën mbikëqyrjen e këtij institucioni”.

*Burimet dhe fotot për këtë reportazh nga portalet: Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike Shqiptare, Radio Vatikani dhe Ipeshkvia Rreshën
Frank Shkreli

KOSOVA NËN ETHE NGA VEPRIMET E DYSHIMTA TË HARADINAJT- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka shtuar dozën e retorikës me akuzat dyshuese për sjelljet e Albin Kurtit, “në shërbim të Serbisë dhe të Rusisë!” Ka përmendur një veturë, një vajzë, një batanije. Por, deri me sot asgjë e faktuar.
Dhe, kjo konsiderohet si një shpifje, në luftën rivale pushtetare. Ka vazhduar akuzat për hezitimet, më saktë, kundërshtimet e Kurtit, për t`i aprovuar e ligjësuar marrëveshjet e dëmshme, deri në tradhti, të nënshkruara nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Megjithatë, Albini ka mbështetjen e LVV dhe të shumicës absolute të shqiptarëve.
     Haradinaj fitoi simpati, kur ngulmoi në refuzimin e Demarkacionit. Madje u përball me një gjeodet pakurrizor të Hashimit, duke e fyer panatyrshëm atë. Ndonëse ishte në kahjen e drejtë, njerëzit e justifikuan.
     Papritmas Ramushi ndryshoi mendje. Ndoca prokurorë amerikanë zbritën në Kosovë. Cak i hetimit ishte Hashim Thaçi me komandantët e tij, për ca “të bëma”, gjatë dhe pas luftës, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë. Si mjeshtër i intrigimeve, Hashimi, duke qenë edhe i shantazhuari i parë me dosje të prgjakshme, i manipuloi edhe komandantët e tij, nga LPK, me bazë ideologjike enveriste-staliniste. Në mesin e tyre ishte edhe Ramush Haradinaj, i cili ndryshoi mendje, u pajtua për votimin në Parlament të Demarkimit të kufirit, duke i falur Malit të Zi 8.200 hektarë tokë.
     Si zbutje e amortizim të kësaj humbje të dhimbshme, Haradinaj mashtroi me krijimin e një komisioni, kinse, dialogues, verifikues e ndryshues të vendimit. Shkak ishte mbamendja e trashëguar dhe shfrytëzimi ndër shekuj nga banorët e trevës të Rugovës dhe të fshatrave rrenzë, poshtë Zhlebit. Realisht, asgjë nuk arriti të ndryshojë dhe Qeveria e Malit të Zi, e deklaroi të mbyllur çështjen e Demarkimit të kufirit në mes të dy shteteve fqinjë.
     Tandemi Hashim Thaçi-Edita Tahiri mashrtonin popullin e Kosovës se “po bëjmë vetëm dialog për çështje teknike. Por, rezultoi se ishte tërësisht politik, duke bërë marrëveshjen e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, respektivisht, “Zajednicën”, të tipit “Republika Srpska” të Bosnjes. Hashimi duke qenë i shantazhuar nga Serbia dhe i kontrolluar nga agjenti freng, Arnaud Danjean, shef i Shërbimit sekret të DGSE, i mbështetur nga komandantët qendrorë e lokalë të tij, këmbente poste të ndryshme, për të siguruar vota të deputetëve, për ratifikimin e marrëveshjeve fatale për Kosovën.
     Isa Mustafa i katapultuar nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij, në krye të LDK-së, pa e përfillur elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, grupin parlamentar, madje as Kryesinë e partisë, vetëm me klanin e tij, rrethin vicioz brenda Kryesisë, bëri tri kime radhazi, duke abuzuar votën e deputetëve, besimin e elektoratit të LDK-së, me votimin aklamativ në grup:
     1) Demarkacionin me Malin e Zi;
     2) Asociacionin e komunave me shumicë serbe;
     3) Zgjedhjen e Hashimit president, edhe pse Presidenti Rugova kishte porositur “të mos lejohet ngritja e Hashimit
         në poste të larta, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!”
     Në vitin 1997, presidenti kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, arbitrarisht, ia dhuroi 24 hektarë tokë-park publike, shtetërore të Kosovës, Manastirit të Deçanit. Më 2016, me porosinë-imponuese të Hashim Thaçit, Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me kryetare Arta Rama-Hajrizi, ia barti në pronësi kishës, duke e aprovuar dhe ligjësuar vendimin kriminal të Millosheviqit.
     Të zellshëm dhe pa fije sensit të mases, në zbatimin e vendimit të kryekriminelit Millosheviq ngulmojnë edhe emisari Escobar, ambasadori gjerman Röhde, shefi i OSBE Michael Devenport dhe kolegë të tyre nga BE-ja, pavarësisht se ai ka përgjakur Kosovë e Ballkan! Dhe, kjo është njësoj sikur t`i kërkohet Evropës dhe botës, të aprovojnë planet pushtuese të Hitlerit të Luftës së Dytë Botërore!
     Bartja e pronësisë nga poseduesi dhe kadastrimi një tjetri, në këtë rast, përdhunshëm, është kompetencë e pushtetit komunal. Ndërhyrja nuk i lejohet Prokurorisë dhe as Qeverisë. As Gjykata Ndërkombëtare nuk e obligon, sepse Kosova nuk është anëtare e saj. Të drejtën ekskluzive të bartjes të kadastrimit, nga një pronar tek tjetri, e ka autoriteti komunal.
 
     Andaj, Kosova është në ethe, dyshon në ndërhyrjen e Ramushit tek komunarët, për ta bartur kadastrimin e 24 hektarëve në pronësi të Manastirit të Deçanit, pra, zbatimin e vendimit të Mollosheviqit, të vitit 1997. Sepse ka dhënë një provë të mashtrimit të madh: “Për të gjallë nuk e jap Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit”. Por, ai dhe partia e tij nuk e mbajtën premtimin e dhënë publikisht. Dhe, abuzoi me besimin e shqiptarëve, duke ia kontrabanduar, arbitrarisht, të paktën, 8.200 hektarë tokë: kullota, male dhe bjeshkë me stane verore, shtetit fqinjë, Malit të Zi! 
     Doajeni i gazetarisë kosovare, Bajrush Morina, i cili po i mungon Kosovës, qoftë me shkrime, qoftë me analizën e tij të pjekur e profesionale, duke përcjellur pazaret e pista të tandemit Thaçi-Edita, një dekadë më parë, pati shkruar: “Plaka Editë sa herë kthehet nga Brukseli, nga një gjëmë ia sjell Kosovës”.
     Ramush Haradinaj dhe opozita tjetër i pati premtuar Qeverisë dhe Kurtit, se do të jenë të bashkuar, në përballjen me kërkesat alogjike e absurde të Serbisë, për pretendimet e saj, për të qenë hisedare në Kosovë. Por, mashtroi. Nga Amerika, afro tre vjet më parë, akuzoi Albinin për kryeneqësi e mosbindje, për të bërë kompromise me Serbinë, qofshin ato edhe të dhimbshme!
     Njëjtë veproi edhe Avdullah Hoti, i cili, nga selia e “Zërit të Amerikës” mori zotime se “ne, opozita e bëjmë Asociacionin edhe pa Kurtin dhe Qeverinë e tij!” Kjo trimëroi Serbinë, për ta “ngritur pazarin” e kërkesave dhe ndërkombëtarët – njëherësh, ndaj Kosovës si dhe për ta sulmuar dhe linçuar Qeverinë dhe kreun e Vetëvendosjes. Ndërkohë që Vuçiqi u kërcënua, më 15 gusht 2020, për cenim të tokës të Manastirit, Hoti, më 16 gusht 2020, urdhëroi hapjen e “bypass”, anashkalimin e rrugës ekzistuese, shekullore. Dhe, bulldozherët hapën rrugën, të cilën e diktoi Vuçiq, duke treguar në letër një vizatim rrugor të Hashimit, prapa 24 hektarëve të Manastirit!
     Domëthënëse është se në lutjet tradicionale amerikane, të fundit, ishin të ftuar, pikërisht, Haradinaj dhe Hoti. U kthyen me sulme provokative e, ndoshta, edhe shpifëse. Ramushi e pranoi Draft-statutin franko-gjerman, ashtu siç është dhe i bëri thirrje Kurtit ta aprovojë. Dhe, kjo na kujton ato gjëmat e Editës, të cilat i përmendë Bajrushi ynë.
 
     Është krijuar opinion i bazuar se Ramush Haradinaj po e mbanë  peng Kosovën: 
     1) Më 2019 ishin 46.300 veteranë, të vërtetë dhe të rrejshëm. Ky numër pas 8 vitesh ka arritur në 53.500. Prej tyre, sipas statistikave të komandantëve të përgjegjshëm, të paktën, 40.000 janë “veteranë” të rrejshëm. Edhe pse prokurori i dinjitetshëm dhe me integritet, Elez Blakaj, me ekipin e tij juridik, i seleksionoi 19.500 të rrejshëm, Haradinaj, atëherë kryeministër, i ktheu përsëri në listat e veteranëve! Ishin tri kategori, Ramushi i barazoi të gjithë në trajtim të njëjtë, me  pagesë të njëjtë, paushalle, duke i bashkuar kategoritë në një: “Veteran i UÇK-së”, duke shkelur ligjin e kategorizimit të veteranëve! Ky është mashtrim i madh dhe i kushtueshëm financiar, por edhe falsifikim politik, me dyshimin e krijimit të klientelës elektorale.
     Sipas Gjeneral Spiro Butka, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së, për Shqipëri, thotë se ka dorëzuar listën emërore, komplete të 186 luftëtarëve pjesëmarrës nga Shqipëria, në Luftën e Kosovës, përfshi edhe bartësit e armëve. Por, tani, janë 3.000 që marrin pensionin e veteranit! Dhe, ky numër vazhdon të rritet. Ai përmend emra komandantësh matrapazë, shitës të “dëshmive të veteranit”, nga udhëheqja e OVL të UÇK-së (të Kosovës) dhe bizneset e tyre nga Kukësi, Tropoja deri në Tiranë.
     Kolonel Dilaver Goxhaj, jep shifrën prej 129 luftëtarësh, duke shënuar emër e mbiemër, fshatin apo qytetin në Shqipëri dhe zonën e njësinë ushtarake në Kosovë.
      Kurse oficerët nga Shqipëria, pjesëmarrës në luftën e Kosovës, fillim e mbarim, i pranojnë të mundshme shifrat e kolegëve, por këto janë regjistrime fillestare. Ndërsa shumë syrësh janë larguar shpejt dhe pa shprazë asnjë plumb. Ndërkohë që, sot, u garantohen, falsifikueshëm,  pension i përjetshëm i “veteranit!” Realisht, numri u luftëtarëve nga Shqipëria ka qenë sombolik,- rrëfejnë ata, si dëshmitar okular, faktik.
    Pra, abuzimi është shumë milionësh, është hajnia më e madhe zyrtare, është turpi më i madh i të gjithë atyre shitës-blerësve të “Dëshmive të veteranit”, i të gjitha qeverive dhe të qytetarëve të Kosovës, të cilët e heshtin këtë makro-hajni!
     Por, i akuzuari i parë është Ramushi, i cili e ka favorizuar shumëzimin e veteranëve të rrejshëm dhe e ka penguar seleksionimin, spastrimin e listave nga “veteranët” e rremë. Pra, edhe këtu Ramushi mashtron.
     Komisioni Verifikues në gjykim, ka fajësinë e madhe, sepse i ka bërë shqiptarët mercenarë. “Kush i ka dhënë ushtarit një gotë ujë, është veteran”, – thotë kryetari i këtij Komisioni, Gjeneral Agim Çeku. Mbrojtja e Atdheut nuk është as honorar dhe as sakrificë. Por, është detyrë, obligim. Gjyqet për veteranët e rrejshëm, janë marrëzi, sepse, nuk mjafton as shekulli, për t`i pastruar listat falsifikuese kriminale!
     Ndërkohë që, verifikimi dhe spastrimi i listave, mund të bëhet brenda ditës, ose, së shumti, brenda javës. Renditja emërore alfabetike në nivel Kosove, është e qëllimshme, fshehje e gjurmëve të falsifikimit. Listat duhet të jenë për çdo lagje, për çdo fshat, për çdo komunë ndaras. Luftëtarët e lirisë i njeh lagja, fshati, komuna. Shteti ka strukturën, Shërbimin e Informativ, gjithçka hetohet e mësohet gratis, sepse shteti paguan jo pak për këto struktura.
     Shkurt e trup, “komandantët” falsifikatorë vazhdojnë ta pengojnë spastrimin e listave.
     2) Ramush Haradinaj ka bërë mashtrimin e madh kur thotë për 200 hektarët tokë shtetërore, “janë të babës tim?!” Reforma agrare është bërë me themelimin e Mbretërisë serbo-kroate-sllovene, më 1918. Ndërsa komunizmi ka filluar konfiskimin e tokave, pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht, familjeve të deklasuara nacionaliste, më së shumti deri në 12 hektarë. E mbaj mend goditjen tonë familjare në vitet `50-a, konfiskimin e tokës dhe burgosjet politike, të filluara në vitin 1945, dhe anëtari i fundit të familjes tonë të madhe është liruar nga burgu në vitin 1992!
     Babai i Ramushit nuk ka qenë as i pasur dhe as i politikës. Do të ishte në nderin e Ramushit dhe të gjithë të tjerëve, që përfituan privatizime enorme, të japin shembullin personal dhe gruporë, duke ia dorëzuar shtetit të Kosovës, përkatësisht, – Fondit Sovran -. Pavarësisht se si janë privatizuar këto toka, shteti obligohet të kompensojë, kthejë paratë dhe investimet e bëra në këto toka nga blerësit.
      Këto toka do të administroheshin nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, Drejtoria e Burgjeve, duke lehtësuar shpenzimet për të burgosurit. Tokat do të punoheshin nga të burgosurit. Përvoja amerikane është funksionale, në shfrytëzimin, angazhimin në punët bujqësore të burgaxhinjve. Në njërin nga librat e tij, Balzaku thotë: ” Burgu është sintezë e të gjitha poshtërsive”. Kjo nuk vlen për të burgosurit politikë, të cilët, fatmirësisht, nuk ekzistojnë në sistemin demokratik të mirëfilltë.
    3) Vettingu vazhdon të pengohet nga partitë e koalicionuara në PAN. Në vend që t`i kërkojnë ndjesë popullit të Kosovës, për rrënimin, me fund, të Sistemit të Drejtësisë, PAN-i vazhdon ta pengojë Vettingun. Kjo dëshmon se diçka fshehin “komandantët”. Pjesë e kësaj fajësie është edhe Ramush Haradinaj, në mos për asgjë tjetër, për heshtjen hiç fisnike. Borxhi i parë ndaj dëshmorëve të Atdheut, është ndërtimi i shtetit ligjor, luftim i i krimit dhe korrupsionit, më saktë, hajnisë zyrtare.
     Vrojtuesit e vëmendshëm të jetës sociale e politike në Kosovë, kur është fjala për Sistemin e Drejtësisë, lakojnë dy emra të përveçëm: Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, për kapjen e Drejtësisë, duke i punësuar militantët e tyre partiakë në Prokuroritë dhe Gjykatat qendrore e lokale, madje pa kurrfarë kriteri profesional! Prandaj, edhe rezistenca e mbrojtjes së tyre nga PAN-it, është e sforcuar dhe kriminale. Një shembull domëthënës është Gjykata Kushtetuese, kolegji i gjyqtarëve, të prirë nga Arta Rama-Hajrizi, me porosinë-imponuese të drejtëpërdrejtë nga Hashim Thaçit, i shantazhuar me dosje kriminale, zbatoi vendimin e kryekriminelit Millosheviç, për t`ia kontrabanduar në pronësi 24 hektarë tokë, me një Fabrikë dhe një Hotel, me 10 objekte shoqëruese, Manastirit të Deçanit.
      Dhe, sot, Kosova është pykuar nga ndërkombëtarët, e ndihmuar nga hafijet shqipfolës të Serbisë, këlyshër të Hashimit dhe opozita skandaloze, e cila, si dhelpra, pret “rënien e Boleve të Dashit”, për ta rimarrë pushtetin e humbur meritueshëm, më 14 shkurt 2021!
Zbatimi i vendimit të kriminelit Millosheviq, nga Hashim Thaçi, duhet të bëhet mësim i madh për shqiptarët, që politikanët e shantazhuar të mos kenë kurrë pozita vendim-marrëse, pozita shtetërore apo pushtetare.
     4) Parlamenti i Kosovës, respektivisht, deputetët e zgjedhur, duhet të bashkohen për çështje kruciale, shtetërore. Edhe pse shumë i vonuar, Parlamenti i Kosovës duhet t`i shpallë jo valide vendimet e Sllobodan Millosheviqit, ashtu siç thotë edhe OKB-ja “nga viti 1990-1999”, madje i dublon, duke i quajtur “nul-zero”. Pra, kur OKB-ja e thotë këtë, atëherë pse Parlamenti i Kosovës i heshtë, madje, janë shtuar zëra, sidomos nga kuadro të PAN-it, se duhet zbatuar vendimi i vitit 1997 i Millosheviqit, për t`ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, përfshi edhe mbylljen e rrugës klasike, “prej se ka mbi lisi”, – siç thotë populli. Aq më keq se ajo po bëhet rrugë rajonale, që lidhë tre shtetet fqinjë: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri.
     5) Po ashtu duhet të shpallën jo valide të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Hashim Thaçi, pasi, tashmë, dihet se ai ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ francez, natyrisht, për interesa të Serbisë, sepse rekrutuesi, agjenti Arnaud Danjean, është dhëndër i Serbisë.
     6) Kushtetuta e Kosovës e ndalon Asociacionin njëetnik, sepse Kosova, sipas Kushtetutës, është multietnike. Dhe, për këtë këmbëngulës kanë qenë ndërkombëtarët. Kjo mjafton për t`i stopuar SHBA dhe BE, që të heqin dorë nga kjo kërkesë joligjore, madje shumë provokative, duke e ditur, paraprakisht, qëllimet e errëta, kriminale aneksuese të Serbisë.
      Fundja, lë të bëhet një Asociacion i komunave me shumicë të minoriteteve, përfshi edhe Mamushën, me dominim të komunitetit turk dhe Dragashin, me komunitetin e përzier boshnjako-goranë. Dhe, Draft-statuti është i gatshëm, njësoj si Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare, me të vetmin ndryshim: Asociacioni nr. 2, i komunave me shumicë të minoriteteve në Kosovë. Lë të këtë monitorim nga OSBE, si organizatë vëzhguese e përhershme në Kosovë.
     Për fund, përdorimi pa kriter i shprehjes bajate “Albini është – mashtrues -“, nga Ramushi dhe opozita e çoroditur PAN-iste, është bumerang për vetë ata. Sepse faktet po dëshmojnë ndryshe. Vërtet, Albini ka premtuar, por nuk ka realizuar një duzinë çerdhesh dhe ndoca pallate për çiftet e reja martesore. Por, milionat i ka të deponuara, të gatshme në Arkën e Shtetit. Dhe, nëse është prioritet ndërtimi i tyre, edhe ato mund t`i realizon. Bilëz, teprojnë edhe për ndërtimin e Autostradës të Dukagjinit, e cila, gjithsesi, ka parësinë e asaj të Prizren-Tetovë.
     Por mashtrimet e Ramushit me aleatët e opozitës janë miliona shumë-shifrorë, të cilat jo dekadat, por as shekulli nuk mund t`i kompensojë! Kësaj i thonë “ta humbasësh rrugën në oborr”!

Send this to a friend