VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Soltes dhe McAllister për Kosovën dhe Serbinë: Nëse ka motivim në të dyja anët për zgjidhje kjo është e mundur

By | February 7, 2019
blank

Komentet

blank

Tiranë, plagosen pesë persona në një xhami

Tiranë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, një shtetas në Rrugën e Kavajës është futur në ambientet e xhamisë dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 persona.

“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu thuhet se shërbimet e policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë personave të lënduar, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili sipas policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

blank

Komandant Lleshi me memorial në Ternoc të Madh të Bujanocit

Monumenti kushtuar Ridvan Qazimit në Tërnocin e Madh.

 

Branko Vuçkoviq

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në një kodër mbi Tërnocin e Madh, në jug të Serbisë, kanë nisur punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një objekti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Ridvan Qazimi, i njohur edhe si komandant Lleshi.

“Mund të quhet kompleks memorial, një park përkujtimor ose mund t’i vihet një emër tjetër, por në thelb, ky vend do të jetë një vend për të ruajtur kujtimin për komandant Lleshin, që ne këtu e shohim si një hero të historisë sonë të fundit, një njeri që sakrifikoi për të mirën e popullit të tij”, tregon Mustafi.

Pasi në opinion nisi të qarkullonte një informacion jozyrtar për nisjen e punimeve në këtë kompleks përkujtimor, për këtë temë u diskutua edhe në një seancë të rregullt të Parlamentit serb.

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, të mbajtur më 13 prill, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Gjorgje Miliqeviq, pyeti Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e të Veteranëve nëse Komuna e Bujanocit apo autoritetet lokale të Tërnocit të Madh, kanë paraqitur ndonjë kërkesë për miratimin e lejimit të ndërtimit të kompleksit përkujtimor për Ridvan Qazimin.

Me këtë rast, ai tha se Komuna e Bujanocit duhet të respektojë ligjet e Serbisë, pavarësisht përkatësisë etnike të qytetarëve të Bujanocit.

“Në Serbi ekziston një ligj ku rregullohet saktë se kujt dhe në çfarë kushtesh mund t’i ndërtohet monument përkujtimor. Kjo sigurisht nuk është e mundur për ata që morën pjesë në veprime terroriste”, u shpreh Miliqeviq.

Hero kombëtar për shqiptarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, tha për REL se asgjë e rrezikshme dhe e tmerrshme nuk është duke ndodhur për Serbinë në kodrën mbi Tërnocin e Madh, pasi sipas tij, çdo nismë e shqiptarëve në jug të Serbisë, trajtohet si e tillë.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi janë të rrezikshme, në të cilat, shqiptarët janë gjithmonë armiq të shtetit”, tha Mustafi.

Në vend të kësaj, ai shton se shteti do të duhej të respektojë Ligjin për amnistinë, i cili, sipas tij, ka sjellë paqe në këtë pjesë të Serbisë.

“Me këtë ligj është paraparë që të gjithë luftëtarët e UÇPMB-së të amnistohen për pjesëmarrje në konflikte”, tha Mustafi.

Çka parasheh Ligji për amnisti?

Ky ligj, i cili është miratuar më 3 korrik, 2020 thotë se u jepet amnisti personave, shtetas të Jugosllavisë, të cilët në periudhën 1 janar, 1999 deri më 31 maj, 2001, në territorin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë bërë ose ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Sipas organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut më 2000 dhe 2001, në këto tri komuna, të banuar me shumicë shqiptare, ishte vendi i konfliktit të armatosur në mes të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave në njërën anë dhe UÇPMB-së në anën tjetër.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, të drejtat themelore dhe të drejtat e minoriteteve, përkatësisht të shqiptarëve, që banojnë në këto komuna, vazhdimisht ishin shkelur gjatë viteve të 80-ta si dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, partisë të të cilit i përket edhe Miliqeviq, që gjatë seancës plenare, kritikoi ndërtimin e këtij monumenti.

Sipas të dhënave të këtij fondi, një numër i madh vrasjesh, i zhdukjeve me forcë, dëmtimit të pronës dhe torturave nga anëtarët e MUP-it serb dhe policisë ushtarake jugosllave, si dhe të formacioneve paralamilitare, që ndodhën në periudhën para se të përshkallëzohej kriza në jug të Serbisë, mbeten të pazgjidhura, njësojë sikurse shkeljet e të drejtave të njeriut nga të dy palët gjatë konfliktit më 2000 dhe 2001.

Ragmi Mustafi tha se Ridvan Qazimi luftoi për të drejtat e popullit të tij si dhe ai ishte njëri nga personat që nënshkruan marrëveshjen, e cila solli paqe në këtë zonë.

“Absolutisht është e papranueshme që ta quash atë njeri terrorist shqiptar. Kjo sjellje e shtetit, që shkel ligjet, rregulloret dhe vendimet e veta, është e papranueshme. Sepse, nëse të gjithë këta njerëz amnistohen, kjo do të thotë se në njëfarë mënyre, shteti e pranon se revolta e tyre ishte e drejtë dhe se amnistia është ajo që ua dha atyre mundësinë për pajtim”, tha Mustafi.

Pllaka në Tërnocin e Madh kushtuar Ridvan Qazimit.

Pllaka në Tërnocin e Madh kushtuar Ridvan Qazimit.

Kush ishte Ridvan Qazimi?

Ridvan Qazimi, i njohur edhe si Komandant Lleshi, është një hero kombëtar për shqiptarët nga jugu i Serbisë, e për autoritetet në Beograd një terrorist. Ai vdiq gjatë një konflikti me anëtarët e ushtrisë dhe policisë.

Sipas një studimi të vitit 2002 të kryer nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Qazimi ishte një nga përfaqësuesit e UÇPMB-së, që ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat me zyrtarët qeveritarë në fillim të vitit 2001.

Rrethanat e vdekjes së tij, më 24 maj, 2001, nuk janë sqaruar ende. Sipas FDH-së, ai ishte vrarë me një snajper, që kishte shtënë në vendin e quajtur Guri i Gat mbi fshatin Lluçan, teksa ai kishte qenë aty së bashku me tre bashkëluftëtarë.

Sipas deklaratave të mëparshme të bashkëluftëtarëve të Qazimit, ai kishte marrë pjesë në përgatitjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftimeve, prandaj, ai konsiderohet si luftëtar për të drejtat e popullit shqiptar, që sakrifikoi veten për të ardhmen e brezave të rinj.

Një monument i Ridvan Qazimit është ngritur në qendër të Tërnocit të Madh, ku ai është varrosur.

Më 2002, një pllakë përkujtimore për Qazimin u vendos në hyrje të Tërnocit të Madh.

Në po atë vend, më 2012 është hapur një muze kushtuar komandant Lleshit, ku është ekspozuar automjeti në të cilin ai ishte kur është vrarë me snajper si dhe uniforma që e ka pasur të veshur. Në Bujanoc çdo vit mbahen Ditët e komandantit Lleshi, gjatë të cilave shfaqen programe kulturore-artistike, për të nderuar atë.

A mund të përsëritet “skenari i Preshevës”?

Megjithatë, çdo vendosje e monumenteve që u kushtohen personaliteteve nga ky konflikt i armatosur në jug të Serbisë, përcillet me tensione ndëretnike.

Vëmendjen më të madhe e mori një monument, i ndërtuar nga mermeri, ku ishin të vendosur 27 emra të luftëtarëve të vrarë të UÇPMB-së, që u zbulua në nëntor të vitit 2012, në qendër të Preshevës.

Tre muaj më vonë, 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e hoqën këtë monument, pavarësisht reagimeve të shumta nga politikanët shqiptarë.

Arsyetimi kryesor i autoriteteve serbe ishte se ngritja e këtij monumenti ishte bërë pa lejen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nga Nishi. Sidoqoftë, udhëheqësi i SPS-së, njëherësh kryeministri i atëhershëm i Serbisë – kryetari aktual i parlamentit – Ivica Daçiq, e kishte quajtur këtë monument “provokim ndaj të cilit shteti duhet të reagojë”. Atëbotë, zëvendëskryeministri i parë, aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu, publikisht kishte kërkuar heqjen e monumentit.

Edhe presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga e kishte cilësuar në kundërshtim me të drejtat themelore dhe lirive të njeriut heqjen e këtij monumenti në Preshevë.

Nga Misioni për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), atëherë kishin shprehur keqardhje që negociatat për një zgjidhje kompromisi për këtë monument ishin ndërprerë, për shkak të largimit të tij.

Monumenti më pas u zhvendos në oborrin e një xhamie ku edhe sot gjendet.

Në të njëjtin vit, u ndalë fillimi i punimeve në një kompleks memorial kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në fshatin Oraovicë të Preshevës. Sipas shkrimeve të mediave, në atë vend ishte planifikuar të ndërtoheshin tetë shtylla mermeri, në gjatësi prej 16 metrash, sipas një projekti të Prishtinës.

Në mesin e vitit 2015, u hoq edhe monumenti i ngritur në nder të 12 pjesëtarëve të policisë serbe, të vrarë te fshati Lluçan. Monumenti u zhvendos në oborrin e një kishe në Banjë të Bujanocit.

Në rajonin e jugut të Serbisë janë edhe të paktën 20 monumente, të cilat kundërshtohen nga njëra ose pala tjetër.

Çka thotë Ligji për monumentet?

Sipas Ligjit për memoriale të luftës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Veteranëve, bazuar në mendimin e Këshillit për ruajtjen e traditave të luftërave çlirimtare të Serbisë dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, vendos për ngritjen ose heqjen e monumenteve. Vetëqeverisjet lokale do të thotë, komunat apo qytetet, mund të jenë propozues, por nuk vendosin për propozimet për ngritjen e monumenteve.

Sipas ligjit, pushteti lokal zbaton vendimet e ministrisë – ngritjen, heqjen apo evidentimin e monumenteve në territorin e tyre.

Po ashtu sipas ligjit, nismat për ngritjen e monumenteve të reja, mund të vijnë nga qytetarët, personat juridikë apo nga institucionet shtetërore.

blank

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e parë në Mars

VOA

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, njoftoi se helikopteri i saj robot Ingenuity kreu të hënën një ngritje dhe ulje të suksesshme në planetin Mars, duke realizuar fluturimin e parë të kontrolluar mbi sipërfaqen e një planeti tjetër.

NASA tha se fluturimi me sukses i mini-helikopterit me dy helika mund të hapë rrugën për mënyra të reja kërkimi në planetin Mars dhe destinacione të tjera të sistemit diellor, si Afërdita dhe hëna e Saturnit, Titan.

Drejtuesit e misionit në Laboratorin Jet Propulsionit të NASA-s pranë Los Anxhelosit shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje kur të dhënat inxhinierike që erdhën nga Marsi konfirmuan se helikopteri prej më pak se 2 kilogramësh që punon me energji diellore kishte kryer sipas planit fluturimin e parë prej 40 sekondash.

Helikopteri robot është i programuar të ngjitet 3 metra vertikalisht, pastaj të qëndrojë pezull dhe të rrotullohet në vend mbi sipërfaqen e Marsit për gjysmë minute para se të ulet përsëri mbi katër këmbët e tij.

Megjithëse kohëzgjatja ishte e shkurtër, kjo shënoi një arritje historike në aviacionin ndërplanetar, sepse fluturimi u realizua në një “fushë ajrore” 278 milion kilometra larg Tokës në dyshemenë e një pellgu të gjerë marsian të quajtur Krateri Jezero.

NASA e krahasoi arritjen me fluturimin e parë të vëllezërve Wright në dhjetor të vitit 1903. Fluturimi i tyre në Karolinën e Veriut me avion me motor zgjati vetëm 12 sekonda dhe distanca e përshkuar ishte 37 metra.

blank

Zgjedhjet e 25 prillit – Edi Ramën e lënë nervat, braktis në mes intervistën me Babaramon

Kreu i PS-së, Edi Rama duket se e ka humbur qetësinë një javë para zgjedhjeve.

Mësohet se ai ka ndërprerë në mes një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tij.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari sot në Facebook.

‘Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë regjistrimit, i cili refuzoi t’i përgjigjej më shumë se gjysmës se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.

Ndiqni në orën 20.55 çfarë ndodhi sot në studion e ‘5 Pyetjet’’- shkruan Babaramo duke lajmëruar këtë incident që i ka ndodhur gjatë intervistës me kreun e qeverisë./

Disa ditë më parë ai hoqi mikrofonat dhe ndërpreu dhe një intervistë live me gazetarin Endri Xhafo, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tjera të tij dhe panelit të gazetarëve.

 

blank

blank

Irani dhe Serbia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Teheran

Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta dhe respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Teheran, u takua me homologun iranian Mohammad Javad Zarif, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Gjatë takimit të tyre, Zarif dhe Selakoviç diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

blank

Rama gënjen, s’ka linjë direkte për në aeroportin e Kukësit, avioni nga Londra do të ulet më parë në Rinas (dokumente)

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

blank

blank

blank

Si monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

blank

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…! – Nga DENISA DAKA

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…!
E sipas ketij buratino surrogato, nuk isha as e sigurte per partine…!
Keta burrece e bythece qe shesin gjithshka per te lepire nje kocke pergjate rruges, kane percjelle e pasqyruar me kujdes te dhenat tona ne kundershtim te plote me ligjin.
Ky Petrit djali, versniket e tij gjithashtu, jane viktima te nje zinxhiri te kalbur ne kete vend.
Por fijet duhet te shkojne e zbulojne burimin doemos.
Krimi i grabitjes se te dhenave personale për qëllime elektorale duhet ndeshkuar me cdo kusht.
Si rrodhi informacioni?!
Kush e porositi kete database shoqeruar me te dhena sensitive?!
Kush i infiltroi keta buratino, te cilet konsiderohen tashme bashkepunetore ne krim?!
Kush ka akses ne serverat shteterore?!
Kush arriti ti siguroje keto te dhena ne menyre te paligjshme?!
Kush po i perdor keto lista?!
Keto prova jane të pakundërshtueshme.
Koha e spiunit te lagjes dhe era e prangave te ftohta ne duar ka kohe qe ndihet dhe se largu…!
Me gjase historia po perseritet pike per pike njesoj!
Me kete buratinon a kllounin e partise do te takohem ne gjykate.
Cilitdo prej jush mund te me bashkohet per kete shkak.
Ndryshe e gjitha kjo maskarade e ulet dhe e pashoq nuk do te zbrapset!
blank

Sllovenia ngre pyetje të pakëndshme me bisedat për “shpërbërjen” e Bosnjës

Andy Heil

Nisja e tij ka qenë e papritur, motivet e paqarta, ndërsa serioziteti i dyshimtë.

Një debat publik, që lindi në Slloveni, u përhap këtë javë në Bosnje e Hercegovinë dhe në BE dhe nxiti pyetje të pakëndshme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe të institucioneve në Ballkan, e sidomos në Bosnje.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raportohet se ka folur për “shpërbërjen” e mundshme të Bosnje e Hercegovinës gjatë një bisede me presidencën trepalëshe të Bosnjës, muajin e kaluar.

Raporte të pakonfirmuara këtë javë kanë cituar një “non-paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha, që u bën jehonë bisedave për ndryshimin e mundshëm të kufijve.

Publikisht, të dy udhëheqësit i kanë mohuar sugjerimet se mbështesin një ide të tillë.

Pahor ka thënë të premten se i hedh poshtë “lojërat e rrezikshme” për ndryshimin e kufijve, ndërsa Jansha ka mohuar se ekziston një “non-paper” i tillë.

Por, alarmi është ngritur tek ata që mendojnë se reformat janë mënyra më e mirë për ta nxjerrë Bosnjën nga paraliza politike.

“Ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme”, thotë Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Ai përmend rrezikun e veçantë në Ballkan, ku është përfolur se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e kanë konsideruar shkëmbimin e mundshëm të territoreve, tre vjet më parë.

Por, ai po ashtu paralajmëron për përhapjen e paqëllimtë të rrezikut në vende si Ukraina, ku Rusia ka aneksuar Krimenë shtatë vjet më parë dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur.

“Ishte shumë e rrezikshme të flitej për ndryshimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e kjo është edhe më e rrezikshme në Bosnje, sepse do të përfshinte jo vetëm një proces jokonsensual, por do t’i ndikonte edhe njerëzit kundër vullnetit të tyre, si dhe do ta flakte qasjen e komunitetit ndërkombëtar, që ka qenë në fuqi qysh në vitin 1991, e që do të thotë se asnjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike nuk është i pranueshëm”, thotë Bieber.

Një portal slloven i lajmeve ka njoftuar së pari më 11 prill se Pahor i ka pyetur bashkëpresidentët e Bosnjës, në një takim më 5 mars, nëse “ndarja në mënyrë paqësore” është një mundësi për Bosnjën, e cila ende qeveriset në dy entitete: Federata Boshnjake-Kroate dhe Republika Sërpska.

Kjo qeverisje e ndërlikuar është paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, më 1995.

Kroati Zhelko Komshiq ka thënë një ditë më vonë se pyetja i është bërë atij dhe dy anëtarëve të tjerë të Presidencës së Bosnjës në një takim në mars.

Zyra e Pahorit më vonë ka konfirmuar se ai i ka pyetur udhëheqësit e Bosnjës për “idenë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës dhe ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor”, gjatë një vizite në Sarajevë, në fillim të marsit.

Sipas raporteve, Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës dhe udhëheqësi i Republikës Sërpska, i cili së voni i ka intensifikuar thirrjet e tij për shkëputje nga pjesa tjetër e Bosnjës, i është përgjigjur më ngrohtë idesë sllovene, sesa homologët e tij, ai boshnjak dhe kroat.

Pahor më pas ka theksuar “mbështetjen” e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE dhe respektin e tij për integritetin territorial të vendit.

Pastaj, këtë javë, kanë dalë raporte që sugjerojnë se Jansha personalisht i ka dorëzuar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku përmenden ndryshimet e mundshme të kufijve.

Jansha, aleat politik i kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban, ka mohuar se ka shkruar një “non-paper” të tillë.

Një zyrtar i BE-së është përgjigjur në emër të zyrës së Michelit më 12 prill, duke thënë se “ne nuk mund të konfirmojmë se kemi marrë” një dokument të tillë.

Më 15 prill, një medium me qendër në Lubjanë, necenzurirano.si, ka botuar atë që ka thënë se është “non-paper”-i në fjalë.

Në këtë “non-paper” të pretenduar, me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”, Jansha propozon “zgjidhje” që përfshijnë “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “bashkimin e një pjese më të madhe të territorit të Republikës Sërpska me Serbinë”.

Ai propozon status të veçantë – duke ndjekur modelin e Tirolit të Jugut, provincës kryesisht gjermanishtfolëse në veri të Italisë – për “pjesën serbe të Kosovës”.

Po ashtu sugjeron ose “bashkimin e kantoneve kryesisht kroate të Bosnje e Hercegovinës me Kroacinë, ose dhënien e statusit të veçantë për pjesën kroate të Bosnje e Hercegovinës”.

Boshnjakët, “kështu do të fitojnë një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrin përgjegjësinë për të”.

Presioni për ndryshim

Bosnje e Hercegovina është përballur me probleme pothuajse konstante të qeverisjes, që nga krijimi i saj me dy njësitë etnike.

Brukseli dhe përfaqësuesi i tij i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell, kanë theksuar vazhdimisht dëshirën e bllokut për të parë një angazhim më të madh të zyrtarëve të Bosnjës për reforma, që do t’i mundësonin vendit të përparonte drejt BE-së.

Por, çështjet e pazgjidhura, përfshirë paqëndrueshmërinë e vazhdueshme politike të Bosnjës, vazhdojnë.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kroacisë është cituar të ketë thënë se Zagrebi ka qenë “nxitësi” i një nisme këtë vit, për të hartuar një “non-paper”, ku Bosnja do të nxirrej si “një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian, e cila duhet të jetë më e dukshme në hapësirën gjeopolitike në Evropën Juglindore”.

Institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, herë pas here, ndajnë dokumente të tilla konfidenciale, por jozyrtare, që sugjerojnë korniza të mundshme për diskutimin e temave veçanërisht të mbingarkuara.

Në “non-paper”-in kroat, ministri i Jashtëm, Gordan Gërlliq Radman, ka mbështetur statusin e kandidatit të Bosnjës për anëtarësim në BE.

Sllovenia ishte midis nënshkruesve të tjerë, ashtu si edhe Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Hungaria.

Gërlliq Radman ka thënë pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, më 22 mars, se homologët e tjerë evropianë – përfshirë ata nga Franca dhe Gjermania – kanë shprehur gjithashtu mbështetje për dokumentin.

Në “non-paper” është thënë se Bosnja duhet të reformojë legjislacionin e saj zgjedhor, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidencës trepalëshe të Bosnjës këtë muaj, që të punojë drejt reformave të paktën modeste, përfshirë “ndryshime të limituara kushtetuese… për të reformuar sistemin zgjedhor”.

Sllovenia do të marrë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Ndoshta Pahor dhe Jansha thjesht kërkojnë të mbledhin pikë politike, duke ofruar zgjidhje për paqëndrueshmërinë e vazhdueshme midis ish-republikave jugosllave në juglindje.

Disa analistë spekulojnë se udhëheqësit sllovenë mund të kanalizojnë pakënaqësinë me Bosnjën edhe midis “aktorëve më të mëdhenj” brenda Bashkimit Evropian.

Mateusz Seroka, një studiues në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ripërcaktimi i kufijve është një gjë e dështuar – “një mundësi e tillë do të shkaktonte më shumë probleme, sesa do të mund të zgjidhte teorikisht”.

Por, duke folur përpara rrjedhjes së “non-paper”-it, ai ka thënë se “ka ende grupe që mendojnë për ndarjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor përgjatë vijave etnike” dhe nuk ka fajësuar domosdoshmërisht Lubjanën për ngritjen e kësaj teme.

Përgatiti: Valona Tela
blank

“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare ­Nga Enxhi Nasto

Raporti studimor: Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvëndin e Republikës së Shqipërisë(Konrad Adenauer Stiftung).

—–

Tani është koha kur ata kujtohen për ekzistencën tonë.

Është koha e telefonatave, e mesazheve, e sondazheve dhe projeksioneve nëpër llogaritjene votuesve me bindjet politike majtas, jo djathtas ose djathtas, jo majtas.

Është koha e premtimeve elektorale ku gënjeshtrat e bukura rrallë herë i gjen, përgjithësisht ndeshesh me të shëmtuarën e fjalëve dhe keqardhjeve për situatën e papunësisë tënde, për ëndrrat e tua tëvrara,epër shpresën e munguar.

Është koha e riciklimit të programeve politike ku një herë në kater vite thuhen të njëjta ide dhe thuren të njëjta plane strategjike. Urrehen ata qëderi dje duheshin, e më pas rifillojnë flirte politike për një qëllim të përbashkët makiavelist.

Është koha e trokitjeve në dyert e shqiptarëve duke fjalosur për hallet e tyre, një pikë loti atje, një nënqeshje këtu.

Të them diçka o Sovran?

Mos i fshi gjurmët e këpucëve të tyre në pragun e shtëpisë tënde.

Ruaji me fanatizëm se do të tëduhenqët’ua tregosh kur pas 4 vitesh ata të trokasin sërish.

Prandaj, 61.2% e shqiptarëve në studimin e realizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, rezultojnë se i njohin fare pak deputetët e Parlamentit Shqiptar, pikërisht se gjurmët e këpucëve tëtyre lihen vetëm 1 herë në 1461 ditë (llogaritur këtu edhe viti i brishtë).

Prandaj 46.3% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit, se “kërpëratat” janëdominanca e atij parlamenti.Nuk ndihen të përfaqësuar nga disa trupa pa kokë, fytyrëe dinjitet, pa personalitet juridik e moral, pa përgjithësuar.

Prandaj të rinjtë na janë renditur në rradhët e fundittëlistave zgjedhore, jo se ata nuk janë subjekte të afta potencialisht për t’u shndërruar nëveprues politik, jo sepse ata nuk janëreformist, por sepse ata sfidohen nga fakti se nuk kanë famën e emrit për të grumbulluar sasi numrash.

Nga këtu nis konkurrenca e pandershme dhe tregtia e votave, sepse fokusi është kalkulimi i numrave pas tëcilave fshihen manipulime, shantazhe dhe kompromise.

Kështu të rinjtë zgjedhin të rriten nën ombrellën e të vjetërve në politikë.

Ju mësojnë teknikat e mbledhjes së votave.

Ju marrin në fillim si asete dhe ju trajtojnë nëfund si instrumente.

Atëhere, më thoni, në ç’drejtimpolitikgjëndet ai reformisti i ndershëmqë nuk thith gjakun e shqiptarëve,

Ai luftëtari i rezistencës në këtë “Prill të thyer”?

Për më shumë lexoni raportin studimor:

Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvëndin e Republikës së Shqipërisë, Konrad Adenauer Stiftung Albania.https://www.kas.de/documents/271859/0/Studim+E.+Nasto.pdf/645b0193-95d0-461c-3263-c9752ae95ded?version=1.0&t=1601987828652

blank

Daullexhinjtë kokëboshë e frikacakë të Tiranës e te Prishtinës… Nga Adriatik R. Dosti

Jane ngritur ne kembe e kane nxjerre Jataganet per t’i prere koken Albin Kurtit mercenaret e rrenegatet e Partive politike dhe jaranet e Lidereve te tyre sa ne Prishtine po aq edhe ne Tirane…

…Çdo Albini qe viziton tani Shqiperine e pse ben fushate per kandidatet e tij te VV ne Tirane, Gjirokaster e Lezhe …kjo eshte flagrante, e pa lejueshme , e pa pranueshme…nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise etj etj …cirren e ulerasin Mero Bazet , Minxhozet, Kol Ballat, Mut Nanot etj etj …kukuvajka te kafazit shpendëror te Edvinit….

Dhe harrojne te thone se fjala vjen çdo Erdogani qe nderhyn ne menyre kaq flagrante ne punet e brendeshme te Shqiperise duke ndihmuar fare haptazi e ne menyre skandaloze me gjithçka qe ka ne dore Edi Ramen per te fituar nje mandat te tij te trete qeverises…

….Mos ja refuzo vaksinen Rames, nderprit fushaten ne Shqiperi e merru me punet e Kosoves dhe mos saboto e prish maredheniet mes Kosoves e Shqiperise e ”porosisin” por edhe e urdherojne ca daullexhinj kokeboshe te Prishtines…shume prej tyre te partive te Enver Hoxhajt [PDK] te ish partise se Mustafes [LDK] dhe te asaj te Ramushit [AAK]….

Dhe jane pikerisht keta palaco, sharlatane e antishqiptare qe dje i dhane ne parlamentin e Kosoves vetem 61 vota Konjufces per Kryetar dhe 91 vota serbit Simic …apo edhe jane po keta qe braktisen parlamentin e u bene bashke me Listen Serbe vetem e vetem qe te mos votonin Albinin kryeminister e qeverine e tij dhe te mos votonin Vjosen Presidente…

Dhe po merren fort me Albinin e maredheniet Kosove – Shqiperi …pikerisht ata zagare partie qe dje nuk guxuan qe per te mire te Kosoves e popullit te saj te votonin as Albinin qe i fitoi bindshem zgjedhjet prej popullit te tij.. .e as qeverine Kurti 2 e as Presidenten Osmani qe ishte personi me i votuar prej popullit te vet ne historine e Kosoves …

Dhe po e shajne e kritikojne Albinin pse po ben fushate ne Shqiperi ata te pa fytyre, te pa moralshem e bythe e shpirt shitur ne Tirane…qe sot as nuk guxojne te merren me skandalin e madh te Pergjimeve te shqiptareve pikerisht nga Rama e Partia e tij…

Po ku ishit ju …te dyja palet e kritikeve ze larte ne Tirane e ne Prishtine kur Rama vuri Traun ndares ne Rrugen e Kombit dhe ishte ai i pari qe zyrtarisht coi ne demtimin serioz te maredhenieve vellazerore mes dy popujve te te njejtit Komb ?

Ku ishit ju e pse nuk u ndjete kerkundi kur Rama vizitoi disa here Prishtinen , u takua me ke donte vete, beri propagande per Thacin e Mustafen sa e si deshi vete…e madje guxoi e u tha jo vetem politikaneve te Kosoves por krejt popullit te saj se….kush nuk shkon pas Thaçit e kush nuk e mbeshtet ate…eshte Gomar…apo e harruat kete fakt ?

Ku ishit ju kritiket e sotem qe ”ju digjet zemra” per Kosoven kur po ky filo serb gabimisht prej 8 vjetesh ne krye te qeverise shqiptare pak kohe me pare hodhi ne gjyq nje koleg te tij po shqiptar [ Kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn] vetem e vetem pse ja plasi ”bomben” ne dore duke ja bere publike krejt poshtersite e tij e te Vucicit ne lidhje me planet ogurzeza kunder Kosoves ?

Ku ishit ju ”trimat” e Tirane – Prishtines kur u bene publike fotot e Rame-Thac-B.Haxhiut e Vucicit me harten e Kosoves nder duar e me thiken gati per ti prere e ndare territoret e saj njesoj si dekada me pare ne Kongresin e Berlinit e ne Konferencen e Londres?

Ku ishit ju zhurmemedhenj te sotem kur Rama dje e priste kriminelin serb Vucic ne mes te Tiranes e me Tapet te Kuq ndersa Albinit i mbyllte deren e i thoshte se s’kemi c’te bisedojme me bashke….?

Ku ishit ju daullexhinj te çmendur kur po ky kryeminister i Shqiperise e priste dje Vjosa Osmanin me dyer te mbyllura e me keq akoma e bojkotonte fjalimin e saj ne Parlamentin e Shqiperise e madje poshtersisht guxonte edhe ta fyente publikisht teksa e quante me percmim si…folkloriste qe kishte ardhur te mblidhte ca vota ne Tirane se ne Prishtine nuk e votonte kush …tregojani pak nese keni bythe Edi Rames se sa qindra mijera vota fitoi ne Kosoven e saj ”folkloristja” Osmani ok…..

Po c’them e c’shkruaj une dhe kujt i drejtohem…te pa bytheve e te pa moralshmeve…te pa burrave e pseudo patrioteve …qenieve frymore me dy kembe qe e kane shitur njehere e mire shpirtin e mendjen tek Lideri e tek Partia …atyre vemjeve qe kurre njehere te vetme se kane vene as Shqiperine e as Kosoven mbi Partine…

Pftyyyy rrace e poshter bastardesh e gjakshiturish e prishurish…mercenare te neveritshem me pagese…

Behuni te pakten njehere te vetme ne jeten tuaj gjysem – Burra e thoni ca te verteta tamam e ashtu sic jane e sic kane ndodhur… se Burra prej verteti e per te thene te verteten troc, publikisht e me ze te larte…. s’keni per tu bere dot kurren e kurres …

Behuni sa 1 e 100 e Albinit dhe e Vjoses ….behuni sa çereku i Donika Gervalles qe sot tundi krejt Seline e OKB dhe beri nje Keshill te tere Sigurimi te dridhej nga themelet duke e vene me shpatulla pas muri Rusine e Serbine bashke madje edhe Kinen e vaksinave te skaduara te Edvinit qe ju turperisht guxoni dhe i dilni per zot…

Ju mirë që jeni të trashë por jeni edhe të poshtër e antishqiptare ndaj dhe …

…Nderi e historia e vertete e Shqiperise dhe e Kosoves ju zente syte ishalla !

A.R.DOSTI

blank

Shkencëtarët: Në botë kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex

New York

Shkencëtarët kanë parashikuar se në botë gjatë 2 milionë viteve kanë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex, transmeton Anadolu Agency (AA).

Universiteti i Kalifornisë publikoi një studim mbi atë se sa dinozaurë mund të kenë jetuar gjatë më shumë se 127 mijë brezave, duke llogaritur madhësinë e trupit të dinozaurëve, pjekurinë seksuale dhe nevojat e tyre për energji.

Si rezultat i hulumtimit është parashikuar se gjatë 2 milionë viteve mund të kenë jetuar 2.5 miliardë dinozaurë të llojit T-rex.

Në studim thuhet se ky lloj i dinozaurit ka jetuar në Amerikën Veriore gjatë 1.2 milion deri në 3.6 milionë vitesh.

Drejtori i Muzeut të Paleontologjisë pranë Universitetit të Kalifornisë, Charles Marshall tha se janë gjetur 100 fosile të dinozaurëve T-rex, prej të cilëve 32 janë meshkuj. “Në vend të 2.5 miliardë, të kishin jetuar 2.5 milionë dinozaurë, ndoshta kurrë nuk do ta dinim se dinozaurët ekzistonin”, thekson ai.

Në hulumtim gjithashtu thuhet se dinozaurët e llojit T-rex, në pjekurinë seksuale e kanë arritur brenda 14 dhe 17 viteve dhe se kanë jetuar 28 vite.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend