VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Skandal i Turqisë! U heq tifozëve flamujt kombëtarë dhe përgjysmon numrin e biletave

By | October 10, 2019

Komentet

Ronaldo shënon golin e 700-të

Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo të hënën në mbrëmje shënoi golin e tij të 700-të në karrierë në ndeshjen kualifikuese kundër Ukrainës për “EURO 2020” , raporton Anadolu Agency (AA).
Goli i Ronaldos nga pika e bardhë nuk ishte i mjaftueshëm për t’i sjellë fitoren në Kiev, pasi Ukraina mposhti Portugalinë me 2:1 në ndeshjen e Grupit “B”.

Pas kësaj fitore, Ukraina u kualifikua për EURO 2020, duke grumbulluar 19 pikë në shtatë ndeshje.

Portugalia vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 11 pikë.

Ronaldo (34) ka shënuar 95 gola për Portugalinë në 162 ndeshje që nga gushti i vitit 2003.

Ai arriti të shënojë 605 gola në 811 paraqitjet e tij të klubeve.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për katër klube, për klubin portugez Sporting Lisbon, atë britanik Manchester United, për gjigantin spanjoll Real Madrid dhe klubin aktual italian të Juventusit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Ronaldo ishte një lojtar kyç i Real Madrid-it, duke shënuar 450 gola për “Los Blancos” (të bardhët).

Disa skuadra siguruan kualifikim direkt në EURO 2020 pas ndeshjeve të luajtura të dielën dhe të hënën.

Fituesi i Grupit “B” Ukraina, fituesi i Grupit “G” Polonia dhe fituesi i Grupit “I” Belgjika dhe Rusia, si dhe fituesi i Grupit “J” Italia, siguruan kualifikimin në EURO 2020.

Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Malit të Zi

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Në rrugën drejt “Euro 2020”, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është i gatshëm për lojë, ai e nis titullar takimin me Malin e Zi.

Befasia në sulm në mungesë të Besar Halimi e Arbër Zeneli, Bernard Challandes e ka inkuadruar Florent Hadërgjonajn.

Skandal i Turqisë! U heq tifozëve flamujt kombëtarë dhe përgjysmon numrin e biletave

Turqi-Shqipëri është ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme në grupin H me dy përfaqësueset që synojnë trepikëshin me misionin kualifikimin për në Euro 2021. Rëndësia e kësaj ndeshjeje dhe frika e dështimit ka shtyrë palën turke që të bëjë një skandal të paprecedent në futbollin modern.

Sikundër raporton “Panorama Sport”, federata turke po sekuestron në mënyrë të turpshme flamujt kombëtarë dhe shallat me simbole kombëtare të tifozëve, duke shkelur me të dyja këmbët dhe me qëllim rregullat për tifozërinë mike. Madje jo vetëm kaq! Federata turke ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e tifozëve shqiptarë në stadium.

Nëse më parë tifozët kuqezinj kishin në dispozicion 2500 bileta, që përkonin me 5% të vendeve në “Sukru Saraçoglu”, federata turke praktikisht e ka përgjysmuar këtë numër duke e çuar në vetëm 1500 vende, duke shkelur haptazi rregulloren e FIFA-s.

“Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF./Panorama sport

AC Milan emëron trajner të ri, Stefano Pioli

Milano

AC Milan ka emëruar trajnerin e ri Stefano Pioli për të zëvendësuar Marco Giampaolo, i cili u shkarkua pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e fundit në ligën italiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pioli, i cili më parë ka drejtuar ekipin rival të qytetit Inter Milano, është pajtuar për një kontratë dy vjeçare. Milani njoftoi mediat sot në një deklaratë të shkurtër.

Pioli, i cili është një tifoz i Interit, ka trajnuar “nerazzurrët” gjatë sezonit 2016-17, por u shkarkua pasi humbi 10 nga 27 ndeshjet.

Giampaolo u emërua nga Milani si trajner në qershor si zëvendësim për Gennaro Gattuso, i cili u tërhoq pasi përfundoi sezonin në pozitën e pestë, jashtë Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, Milani ka humbur katër nga shtatë ndeshjet në drejtim të tij.

Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës futbollistike

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger i dha fund karrierës së tij në futboll në moshën 35-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i Kupës Botërore 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë, vendimin e tij e bëri publik në mediat sociale të martën vonë.

“Duke thënë lamtumirë si një lojtar aktiv më bënë të ndjehem pak nostalgjik, por unë gjithashtu i gëzohem sfidave që më presin së shpejti”, u shpreh ai në Twitter.

“Do t’i qëndroj besnik futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, çdo herë do të keni vend në zemrën time”, theksoi ai.

Schweinsteiger regjistroi 500 paraqitje për klubin e Bundesligës, Bayern Mynih midis 2002 dhe 2015, me 68 gola dhe 100 asiste.

Ai arriti të fitojë 8 tituj të Bundesligës dhe 7 Kupa të Gjermanisë me Bayernin, së bashku me titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

Schweinsteiger kaloi në Premier Ligë, tek Manchester United në 2015, duke shënuar dy gola në 35 ndeshje.

Pas largimit nga klubi anglez, Schweinsteiger nënshkroi kontratë me klubin e ligës amerikane MLS, Chicago Fire në mars 2017.

Ai ndihmoi klubin të arrijë në “play-off” në vitin 2017 dhe u zgjodh lojtar i sezonit në Chicago Fire në vitin 2018.

Në karrierën e tij të pasur, Schweinsteiger ishte pjesë vitale e përfaqësuese gjermane, ku debutoi në vitin 2004, me 24 gola të shënuar në 121 ndeshje.

Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë urdhër për moslejim të hyrjes së autobusit me futbollistët e klubit të futbollit Crvena Zveda (që në shqip do të thotë Ylli i Kuq) i cili ka arritur të mërkurën në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës.

Lojëtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Drejtori i Klubit të Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, Bojan Jakshiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që përgjigjja e Policisë së Kosovës ndaj kërkesës për organizimin e takimit ndërmjet Trepçës dhe Crvena Zvezdas, ka qenë negative.

“Sot rreth orës 10, ka arritur përgjigja e Policisë së Kosovës në Zveçan, në bazë të kërkesës që e kemi dërguar me 7 tetor, lidhur me organizimin e takimit Crvena Zvezda – Trepça, që kërkesa refuzohet, në bazë të urdhrit të drejtorisë kryesore në Prishtinë”, tha Jakshiq.

Futbollistët e ekipit Crvena Zvezda janë kthyer në Beograd nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, ndërkaq që takimi me ekipin Trepça është shtyrë për të enjten.

Në Jarinjë kanë qenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Kosovës, si dhe hyrja në Kosovë u është ndaluar edhe tifozëve që ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Më herët, Federata e Futbollit të Kosovës, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të mos lejojë zhvillimin e këtij takimi si dhe hyrjen e Klubit të Futbollit Crvena Zvezda në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Eroll Salihu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që zhvillimi i ndeshjeve të klubeve të Serbisë në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Drejtori i Zyrës për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë përmes një komunikate për medie se moslejimi i zhvillimit të takimit ndërmjet klubeve Crvena Zvezda dhe Trepça, “është edhe një shembull i përpjekjeve të Prishtinës që Serbinë, në çfarëdo mënyre, madje edhe simbolikisht, ta shtyjë nga Kosova edhe pse kjo ndeshje ka pasur për qëllim promovimin e sportit dhe jo ndonjë porosi politike”.

Takimi ndërmjet ekipeve, Crvena Zvezda dhe Trepça nga Mitrovica Veriore, është e xhiros së 16 të finales të Kupës së Serbisë.

Sipas shortit, takimi është dashur të zhvillohet në Zveçan në veri të Kosovës.

Video- U nda nga jeta 3 vite më parë. Shkodranët kujtojnë pedagogun Gilman Bakalli, ja e veçanta

Miq, familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe të apasionuar pas sporteve, nëpërmjet një gare simbolike me biçikleta, kanë përkujtuar pedagogun, publicistin dhe ish deputetin Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

 

Bakalli ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë. Ai u ngjit në majet e larta të Taraboshit, Thethit, Bogës apo Tamarës me biçiketë, si dhe krijoi grupin e “Miqve të Alpeve”.

Challandes: Kosova duhet ta mundë Malin e Zi për ta vazhduar ëndrrën Euro 2020

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, e ka pranuar se Kombëtarja verdhekaltër duhet patjetër ta mposhtë Malin e Zi në ndeshjen e javës së ardhshme, për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Duke folur të hënën në një konferencë për media për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren kundër Gjibraltarit të enjten edhe takimin e Grupit A kualifikues ndaj Malit të Zi tri ditë më pas në kryeqytet Prishtinë, trajneri zviceran nënvizoi se ndeshja me malazezët është e rrezikshme dhe shumë e rëndësishme për “Dardanët”, raporton Gazeta Express.

Kosova ende ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian në tentimin e parë, sepse pas pesë xhirove, verdhekaltrit gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, që dërgon direkt në Euro 2020. Anglia, ndërkohë, është lidere e Grupit A me gjasa shumë të mëdha për ta fituar atë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje kualifikuese, atë në udhëtim ndaj rivalit të drejtpërdrejt për pozitën e dytë, Çekinë dhe e pret Anglinë në Prishtinë në majin nëntor.

“Ndeshja me Malin e Zi është shumë e rëndësishme. Jua shpjegoj pse, sepse Mali i Zi është shumë ekip i mirë. Duhet të fitojmë ndaj tyre për ta vazhduar ëndrrën për kualifikim. Nëse nuk mbrohemi së bashku, madje edhe në (miqësoren) me Gjibraltarin, atëherë nuk kemi shanse (për kualifikim)”, tha Challandes të hënën në Prishtinë.

“Mali i Zi nuk ka luajtur dobët me Çekinë, ka pasur raste. Loja me malin e Zi është e rrezikshme. Lojtarët i kanë merituar komplimentet për punën e bërë deri tash. Ky efekt paraqet rrezik për ekipin, nuk duhet te jemi te relaksuar. Nuk duhet te mendojmë se jemi më të mirët, jemi më të mirët. Kosova duhet të luftojë në çdo ndeshje. Tash është koha të luftojmë, që kjo mundësi të bëhet objektiv dhe realitet, pra kualifikimi”, shtoi ai.

Trajneri zviceran është i vetëdijshëm se çfarëdo rezultati negativ me Malin e Zi, ia zbeh dukshëm gjasat Kosovës për ta siguruar kualifikimin në ndeshjen e fundit me Anglinë.

“Nëse nuk luajmë mirë me Malin e Zi, loja me Anglinë do të jetë një miqësore. Loja më e rëndësishme për ne është ajo me Malin e Zi, të mos mendojmë për ndeshjet e nëntorit. Te fokusohemi vetëm tek kjo loje. Nëse nuk e fitojmë atë, ne nëntor nuk do te kemi shume gjasa për kualifikim”, theksoi ai.

“Challandes: Do te ishte budallallëk të mendojmë se jemi shume përpara Malit te Zi. Ne duhet te jemi te përgatitur për këtë lojë. Të mos mendojmë se malazezet do te vijnë këtu dhe të thonë: Kosova është mjaft e fortë”, nënvizoi Challandes

I pyetur për deklaratat e trajneri të Malit të Zi, Hadzibegic, se Kosova është si Brazili dhe favorit ndaj ekipit të tij, Challandes tha: “Sa u përket deklaratave të trajnerit të Malit të Zi, ai ka menduar ndoshta të provokojë, duke thënë se Kosova është si Brazili dhe se ekipi i tij është pa gjasa. Është një mënyrë e tij se si ta përgatisë ekipin e tij. Por ne duhet te jemi te kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Kemi ende punë për të bërë në rrugëtimin tonë”.

Ndërkohë, në lidhje me mos ftimin e Donis Avdijajt, Challandes theksoi: “Sa i përket mungesës së Donis Avdijajt, ne duhet të zgjedhim lojtarë, i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhje e imja e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër”.

Challandes foli edhe për disa nga lojtarët që u kthyen në Kombëtare nga lëndimet, duke nënvizuar: “Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i suspenduar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion. Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”.

I pyetur nga Gazeta Express nëse do ta ftonte Albin Kurtin, i cili mund të jetë kryeministër i ri i Kosovës, në lojën me Malin e Zi, Challandes u përgjigj: “Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, kombëtarja është pjesë e shtetit. Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”, shtoi ai.

“Ndeshja me Gjibraltarin është shumë e rëndësishme për mua. Në këtë ndeshje do të luajnë lojtarët të cilët nuk kanë minuta në ekipet e tyre përkatëse dhe në ekipin kombëtar”, përfundoi ai.

Portieri u vetëhodh nga kati i gjashtë, reagon klubi i Partizanit: Jemi në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit te zona e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa klubi i kuq thotë se gjendja e Teqjes paraqitet jashtë rrezikut për jetën.



Njoftimi i klubit të Partizanit

Zbardhet lista e Kombëtares, Reja lë jashtë kapitenin dhe bomberin kuqezi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka publikur ditën e sotme listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit me Turqinë dhe Moldavinë.

Risitë në në këtë listë, janë talenti i Tuentes,Lindon Selahi, dhe Taultant Seferi, i cili aktivizohet tek Jang Bojs. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, kapiteni Mavraj ka mbetur jashtë, ndërsa rikthimi në formë te Malaga në Spanjë nuk i ka mjaftuar bomberit Armando Sadiku për të bindur Rejën që ta grumbullojë. Gjithashtu të gatshëm kanë përfunduar Xhaka, Uzuni dhe Kaçe. Si kurrë më parë, janë grumbulluar plot 4 portierë.

Casemiro nga Real Madridi, viktima e fundit e vjedhësve në Spanjë

Madrid

Carlos Henrique Casemiro është futbollisti i fundit që ka hyrë në listën e futbollistëve, që luajnë në Ligën e Parë të Futbollit Spanjoll (La Liga), të cilit i është vjedhur shtëpia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë xhiros së 7-të në La Liga më 28 shtator të shtunën mes Atletico Madrid-Real Madrid, vjedhësit kanë hyrë në shtëpinë e Casemiro përderisa bashkëshortja (e bija e tij kanë qenë brenda ) dhe kanë vjedhur orë dhe gurë të çmuar.

Sipas mediave spanjolle, vjedhësit nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm familjes së Casemiro por ato janë frikësuar.

Ndërkohë Macarena Rodriguez, bashkëshortja e Lucas Vazquez bashkëlojtari i Casemiro nga Real Madrid, ka reaguar ndaj vjedhjeve të fundit në rritje ku edhe ata ishin viktima.

“Njëra përfundon tjetra fillon. Kur mund të jetosh rehatshëm në shtëpinë tënde? Kur mund të shkosh rehatshëm në punë?”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndër viktimat është edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Kjo ngjarje është shumë e keqe. Jo vetëm për futbollistët tanë por gjithë njerëzit. Këto janë gjëra të pakëndshme. Ditë më parë i ndodhi Casemiro-s dhe rastësisht asgjë serioze nuk ndodhi. Le t’i ndodhë mallrave. Shpresoj mos t’i ndodh askujt tjetër”, tha Zidane në lidhje me rastin e Casemiro.

Brenda një viti këtyre futbollistëve u kanë hyrë vjedhësit në shtëpi:

Gabriel Paulista, Ezequiel Garay, Geoffrey Kondogbia (Valencia), Ramiro Funes Mori, Toko Ekambi (Villarreal), William Carvalho, Joaquin Sanchez (Real Betis), Kevin Prince Boateng, Jordi Alba, Gerard Pique, Arthur Melo (Barcelona), Karim Benzema, Isco (Real Madrid), Alvaro Morata (Atletico Madrid).

Emocionet e javës së dytë në UEFA Ligën e Kampioneve fillojnë nesër

Stamboll

Emocionet e javës së dytë në ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Ligën e Kampionëve do të fillojnë nesër, transmeton AA.

Në turneun më të rëndësishëm evropian në nivelin e klubeve, finalja e së cilës do të luhet në Stamboll, ndeshjet e javës së dytë do të zhvillohen nesër dhe më 2 tetor të mërkurën.

Ndër ndeshjet më të rëndësishme të javës janë, Galatasaray – Paris Saint-Germain (PSG), Tottenham – Bayern München dhe Barcelona – Inter.

Programi i ndeshjeve është si në vijim:

1 tetor, e martë:

18.55 Real Madrid (Spanjë) – Club Brugge (Belgjikë)

18.55 Atalanta (Itali) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

21.00 Galatasaray (Turqi) – PSG (Francë)

21.00 Tottenham (Angli) – Bayern München (Gjermani)

21.00 Crvena Zvezda (Serbi) – Olympiakos (Greqi)

21.00 Manchester City (Angli) – Dinamo Zagreb (Kroaci)

21.00 Juventus (Itali) – Bayer Leverkusen (Gjermani)

21.00 Lokomotiv Moska (Rusi) – Atletico Madrid (Spanjë)

2 tetor, e mërkurë:

18.55 Genk (Belgjikë) – Napoli (Itali)

18.55 Slavia Prag (Çeki) – Borussia Dortmund (Gjermani)

21.00 Liverpool (Angli) – Salzburg (Austri)

21.00 Barcelona (Spanjë) – Inter (Itali)

21.00 Leipzig (Gjermani) – Olympique Lyon (Francë)

21.00 Zenit (Rusi) – Benfica (Portugali)

21.00 Lille (Francë) – Chelsea (Angli)

21.00 Valencia (Spanjë) – Ajax (Holandë)