VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Thellohet skandali me radarët në det, Demiraj i shkruante Kodhelit: Sinjali u fik qëllimisht gjatë operacionit anti-drogë (video)

By | September 10, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 10 months ago Reply

    Ky eshte shteti i Edi Droges!

Komentet

Shqipëria si Serbia? Kosova vendos tarifa shtesë edhe për frutat dhe perimet nga Shqipëria

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës Bajram Hasani ka miratuar vendimin për të aplikuar tarifa shtesë për frutat dhe perimet e importit. Edhe nga Shqipëria!

Këto tarifa sipas arsyetimit të Ministrit vendosen për të mbrojtur 21 produktet bujqësore të Kosovës.

Të gjitha frutat dhe perimet që hyjnë në Kosovë nga data 18 Korrik 2018 do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore, shkruan Kosovapress.

Kjo masë është caktuar të premten e kaluar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Vendimi do të hyjë në fuqi me datën 18 të këtij muaji.

Në vendimin e publikuar nga KosovaPress, thuhet se deri te caktimi i kësaj mase  ka ardhur pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, siç parashihet me Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe ku janë hetuar të gjithë pemët dhe perimet me origjinë nga të gjitha vendet e botës.

Vendimi i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

“Njoftimi erdhi pas vlerësimit paraprak të gjendjes; përfshirë konsultimet me prodhuesit siç parashihet në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit nr.04/l-04 për Masat Mbrojtëse në Importe.

Vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen, importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë t’u shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të pemëve dhe perimeve në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim.

Kjo është lista e frutave dhe perimeve që u është caktuar tarifa shtesë e importit prej 30% të vlerës

Patatja, Domatja, Speci, Trangulli,

Shalqini, Pjepri, Lakra e hershme (pranverore), Lakra e vonshme (vjeshtore),

Sallatë, Spinaqi, Qepa, Karrota, Fasulja,

Molla, Dardha, Kumbulla, Qershia,

Dredhëza, Mjedra, Manaferra, Misri.

Aplikimi i masave proteksioniste dhe tarifave shtesë ka vënë në alarm eksportuesit e Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia.

Përfshirja në listë e frutave të stinës si shalqini, pjepri, dardha dhe kumbulla i bëjnë të pamundura volumet e eksporteve shqiptare në Kosovë pasi çmimet e tyre do të jenë automatikisht 30% më të larta sesa sot.

Burime të mirëinformuara të AgroWeb.org në Maqedoni tregojnë se ekipe të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Tregtisë së Maqedonisë po llogarisin impaktin e tarifave dhe po konsiderojnë marrjen e masave reciproke për të tarifuar eksportet kosovare.

Ndërkohë që nëse autoritetet shqiptare aplikojnë masa reciproke kundër eksporteve të Kosovës, një nga produktet e prekura do të jetë gruri dhe mielli që importohen prej Kosovës në Shqipëri.

Një rritje e çmimit të miellit që kompanitë kosovare e rishesin në Shqipëri me origjinë nga Serbia apo vende të tjera të rajonit, do të sillte padiskutim lëvizje të çmimit të bukës në vend.

AgroWeb.org po kërkon informacion të verifikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe autoritetet të tjera në Shqipëri për të mësuar mbi masat reciproke që do të ndërmerren ndaj tarifimit shtesë të eksporteve shqiptare në Kosovë./AgroWeb.org

Në foto vendimi i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës:

Linku origjinal i botimit nga KosovaPress

Faqja 1 e Vendimit

Faqja 2 e Vendimit

Faqja 3 e Vendimit

FOTOT – Lot e dhimbje, miqtë e shokët i japin lamtumirën e fundit artistit Fadil Hasa. Në homazhe edhe Basha

UPDATE – Artistë nga i gjithë vendi i japin sot nderimet e fundit në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, artistit të ndjerë tashmë, Fadil Hasa i cili nje dite me pare u nda nga jeta pasi humbi betejen me semundjen e rende nga e cila vuante.

Njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, miq e të afërm, gjithë grupi i artistëve të Durrësit e Shkodrës, etj., të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, marrin pjesë në homazhet e një prej aktorëve të humorit, që bëri të qeshë me vite me radhë breza të tërë shqiptarësh. Ne homazhe ka marre pjese edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.

 

Vdekja e Fadil Hasës, Muharrem Hoxha: S’di si t’i ngushëlloj të bijat

ANI JAUPAJ/ Kujtimet e qeshura e bëjnë ikjen më të vështirë, ndryshe nuk ka si shpjegohet që një pjesë e mirë e miqve e kolegëve të aktorit durrsak të humorit, Fadil Hasa, thuajse nuk flisnin dot dje pasdite, kur i telefononim, për të ndarë qoftë edhe një kujtim të kohëve të fundit nga miku e bashkëpunëtori i tyre i një jete të tërë.

 

Këtë tha miku i tij i ngushtë, regjisori Haxhi Rama, këtë tha edhe partneri i tij i skenës, Muharrem Hoxha. Për të dy, kolegët më të ngushtë që doemos kthehen në miqtë e jetës, ishte e vështirë të ndanin momentet e tyre të të qeshurave me të tjerët. U duhej më tepër kohë… Edhe kur dy vajzat e Fadil Hasës, Oerda dhe Blerona, i kërkuan Muharremit t’u kujtonte të paktën atyre një ngjarje që të kujtonin humorin e tij, ai nuk mundej.

 

“Nuk di ç’t’iu them, e kam pothuajse të pamundur të flas sot, kam nevojë për pak kohë. Sapo dola nga shtëpia e mikut tim dhe nuk kam mundur të shkëmbej dy fjalë as aty brenda. Ai nuk ka qenë vetëm kolegu im, nuk kemi shkëmbyer bashkë vetëm të qeshura për shkak të punës, kemi jetuar një jetë, më ka rritur vetë, në të gjitha kuptimet”, kaq mundi të thoshte Hoxha, bashkë me premtimin se do të na tregojë gjatë për mikun e tij e do t’u kthehet të qeshurave të tyre të gjata, sapo të mundet.

Edhe pse jo kaq i ekspozuar për publikun, por njësoj i afërt në passkenë, ka qenë për të regjisori Rama, që gjithashtu kërkonte të ndante vetëm disa kujtime të përqendruara, jo fjalë të gjata, siç i shkonin mikut të tij. Edhe aktori Mirush Kabashi pohon në fjalët që ka nisur nga jashtë shtetit, ku ndodhet këto ditë, se është dëgjuar me shokun e tij të vjetër në telefon, vetëm tri ditë më parë…

IKJA

Aktori i Durrësit, Fadil Hasa, u nda nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme, pas disa vitesh që luftonte me një sëmundje të rëndë. Fadili nuk kishte qenë në gjendje të rëndë në gjithë këtë kohë, ai nuk kishte hequr dorë nga humori asnjëherë. Edhe dy ditë përpara se të largohej, siç pohoi Muharrem Hoxha, i kishte bërë sërish familjarët të qeshnin me të madhe, siç do të bëjë të qeshin të gjithë shqiptarët, sa herë të dalin në ekran rolet e tij komike. Edhe nëse brezat e rinj nuk njohin shumë role të tij, mjaftojnë ata të tjerët, për të cilët Fadili ka qenë në ekran për vitet më të vështira, atëherë kur skeçet e tij, megjithëse përcillnin varfërinë, realitetin e kohës, të bënin sërish të qeshje.

“Në jetën time si aktor humori, kam pasur gjithmonë vëmendje të mos bëhem i përsëritshëm. Unë dhe gjithë kolegët e mi mbahemi mend, sepse kemi prekur ato probleme që populli i kishte çdo ditë në shtëpi, ky ka qenë sekreti ynë. Ne nuk kemi bërë kurrë humor për humor, nuk kemi thënë fjalë banale në humor. Ne ishim të edukuar në shpirt, se nuk ia vlen për një fjalë që publiku mund të qeshte edhe një herë më shumë”, ka thënë Hasa për rolet e tij të dikurshme në një intervistë të disa viteve më parë dhe sa më tepër kalojnë vitet, aq më vlerë marrin fjalët e tij apo kolegëve bashkëkohës, që mungojnë sot në skenën e ekranet shqiptare. Homazhet për të përcjellë aktorin Fadil Hasa bëhen sot, nga ora 10:00 deri në 11:00, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Kërkuam dy fjalë edhe prej drejtorit të këtij teatrit, Bashkim Hoxhës, por edhe ai, i prekur siç ishte nga përgjegjësia e mbajtjes së fjalës së fundit në homazhe, po shtrydhte kujtimet për të nxjerrë më të mirën e për t’i dhënë lamtumirën, vetëm fizikisht, bashkëqytetarit e kolegut të tij.

ROLET DHE KARRIERA E FADIL HASËS

Fadil Hasa ka luajtur në një prej filmave më të bukur shqiptar “Mao Ce Dun”, me regji të Besnik Bishës. Pikërisht me këtë film, ai është vlerësuar edhe me çmimin “Aktori më i mirë”, në Festivalin e 13-të të Filmit. “Ai ka qenë një fat për mua, rrallë vjen. Interpretoja personazhin e Hekuranit, ka qenë një film, i cili u mirëprit nga publiku. Me këtë film, unë kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse në pesë festivale ndërkombëtare të filmit, sot po e them për herë të parë, 5 herë jam nominuar për çmimin si aktori më i mirë, në Festivalin e Filmit në Moskë, Egjipt, etj.”, ka thënë Hasa lidhur me këtë rol në një intervistë të disa viteve më parë.

Ai lindi në Krujë, më 8 prill 1940, dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim. Hasa u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970). Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi derisa doli në pension, në vitin 1993. Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialogë dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te “Sheqer-sheqer”, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu te “Mysafiri i paftuar”, “Qyli” (monolog) etj. Fadil Hasa ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi. Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm si: “Zëvendësi i grave”, “Mao Ce Dun” (Hekurani, 2004), “Trapi i vjetër” (oficeri, 2005), “Lutje dashurie” (besimtar mysliman, 2005). “Artisti i Merituar”, vitet e fundit të jetës i kaloi në qytetin e Durrësit, ku edhe pse në pension, u aktivizua me disa shfaqje. Vitet e fundit, Fadil Hasa ishte thuajse tërësisht i tërhequr nga skena edhe për shkak të sëmundjes që i mori jetën.

HUMORI I INTERNETIT, ZHGËNJIMI I FUNDIT I FADIL HASËS

“Sot bëhet humor interneti dhe nuk më pëlqen, por dhe këtu ka një ndarje. Djemtë dhe vajzat e reja janë jashtëzakonisht të talentuar në interpretim, por brumi, materiali i humorit ka probleme. Mund të shikojmë një shfaqje një orë e gjysmë dhe nesër nuk kujton asgjë, sepse nuk janë ato probleme nga hallet e mëdha që ka populli sot. Tri minuta është një numër humori dhe nuk mund të zbërthesh të gjithë problemin, por të paktën t’i prekësh problemet që të thonë ‘bravo’.

Ne sot rrimë në radhë dhe për të bërë një pasaportë, na del shpirti në radhë për të paguar një taksë makine etj., këto janë probleme që has shqiptari, që thotë ‘i lumtë goja atij Fadil Hasës’, që e preku këtë temë për humorin, por sot tema të tilla nuk ekzistojnë”, këto janë disa nga mendimet e fundit që Fadil Hasa ka lënë në lidhje me profesionin e tij të cilin, ndërsa thoshte këto fjalë, mbase edhe prej zhgënjimit o pafuqisë së sëmundjes, nuk e ushtronte më. Megjithatë, humori ngeli përherë pjesë e tij dhe ishte humori që dinte të bënte ai, i painfektuar nga “mençuritë” e kohës…

Shqiptarët në Serbi kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës

Arton Konushevci

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, po kërkojnë që në procesin e dialogut dhe marrëveshjes politike që pritet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të futet si çështje edhe zgjidhja për këto tri komuna.

Ata me anë të një deklaratë të përbashkët kërkojnë që në dokumentin përfundimtar të një marrëveshjeje të mundshme Kosovë – Serbi, të jetë e përfshirë edhe çështja e statusit të tyre.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët në Luginë të Preshevës, vazhdojnë të ballafaqohen me probleme dhe shkelje të mëdha të të drejtave njerëzore.

“Nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe afatgjate në Ballkan derisa vazhdojnë të ekzistojnë burimet e krizës, çfarë janë këto në Luginën e Preshevës. Mendojmë se nuk mund të ketë raporte ndërfqinjësore të mira midis Serbisë dhe Kosovës, edhe eventualisht nëse arrihet një marrëveshje, derisa të drejtat e shqiptarëve këtu vazhdojnë të cenohen”.

“Prandaj, kemi kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë dialog në Bruksel, që të angazhohen që edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Luginë të gjejnë një zgjidhje dhe të marrin drejtimin e duhur”, tha Kamberi.

Shaip Kamberi

Kamberi tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, kërkojnë nga Presidenti i Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria që të angazhohen shumë më tepër në realizimin e kërkesave të shqiptarëve në këto tri komuna.

Ai tha po ashtu se është irelevante nëse në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë të ketë ndonjë përfaqësues nga Lugina e Preshevës, por, sipas tij, relevante është zgjidhja e problemit.

“Çështjet e pakicave kanë rol vendimtar. Derisa Kosova u ofron mundësi maksimale serbëve atje, në të njëjtën kohë Serbia ka kërkesa edhe mbi ato që ofron bashkësia ndërkombëtare, kurse shqiptarëve në Serbi u mohohen të drejtat më elementare, bile edhe ato të drejta të cilat me të drejtën e brendshme të Serbisë janë të garantuara”.

“Atëherë, ne kërkojmë që këtu të vendoset një paralelizëm. Krijimi i pakicave të privilegjuara si në rastin e serbëve në Kosovë në dëm të të drejtave fundamentale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk besoj se mund të jetë në të mirë të ndërtimit të fqinjësisë së mirë”, tha Kamberi.

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajonalizim thotë se është joreale të pritet që në dialogun e Brukselit të zgjidhen çështjet e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi, ngase, siç thotë ai, të dyja vendet i kanë sistemet e tyre normative, që rregullojnë të drejtat e pakicave.

“Diku të drejtat e pakicave rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale të cilat Serbia i ka me Maqedoninë, Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, por që këto të drejta në gjithë Evropën janë të ndryshme. Kështu që këtu nuk ka një model të caktuar. Secili vend është rast më vete”, thotë Popov.

Aleksandar Popov

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratën e përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, u kishte thënë atyre që të “mos luajnë”, duke nënvizuar se “çdo durim e ka edhe kufirin e vet”.

“Prishtina nuk dëshiron që të zbatojë atë që ka nënshkruar me Marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e komunave serbe, kurse këtu flasim për atë se këta tash po kërkojnë të drejta që nuk i kanë. Cilat të drejta nuk i kanë?”, kishte deklaruar Daçiq, duke kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve të Luginës.

Në anën tjetër, Aleksandar Popov thotë se deklarata e përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës mund të jetë një tjetër përpjekje për realizimin e ideve për shkëmbim territoresh, ide këto të cilat i cilëson fare pak të besueshme.

“Pjesa më e madh e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos ajo pjesë e përfshirë në vendosjen e asaj se si do të duket marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk mbështet opsionin e ndarjes së territorit të Kosovës, ngase atëherë do të hapej procesi i ndarjeve të reja”, thotë Popov.

Ai thotë se komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë ndër më të varfrat në Serbi, kështu që sipas tij, shteti serb duhet të investojë në zhvillimin e tyre dhe integrimin e të gjithë banorëve të atjeshëm, shqiptarë, serbë, romë e të tjerë.

Kurse, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, [Instituti Demokratik i Kosovës] tha për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e qytetarëve të Luginës së Preshevës, kanë të drejtën të kërkojnë respektim të të drejtave të tyre në bazë konventave ndërkombëtare, reciprocitet të këtyre të drejtave me komunitetin serb në Kosovë, duke përfshirë këtu, siç tha ajo, edhe Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale, të njëjtën mbi të cilën është synuar dhe ofrimi i të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

“Të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës në mënyrë të vazhdueshme janë shkelur nga autoritetet e Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi synon përmirësimin e jetës së qytetarëve, patjetër që dhe çështja e garantimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës duhet të jenë pjesë e adresimit dhe zgjidhjes në mes palëve. Kjo zgjidhje duhet të kërkohet edhe nëpërmjet rrugëtimin të Serbisë në BE”.

“BE-ja duhet të kërkojë nga Serbia respektim të të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, duke e kushtëzuar rrugëtimin e Serbisë në BE dhe hapjen e kapitujve të rinj me respektimin të të drejtave njerëzore, politike dhe ekonomike të tyre. Liderët kosovarë në mënyrë të vazhdueshme kanë deklaruar se do të ketë reciprocitet me palën serbe. Të njëjtën po e kërkojnë edhe qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës”, tha Krasniqi.

Qasja konstruktive e cila promovon të drejtat e qytetarëve, duhet të jetë thelb i këtyre diskutimeve në të dy anët e kufirit, pohon Krasniqi.

“BE-ja si lehtësuese e këtij procesi duhet ta synojë, për të ndërtuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Prandaj dhe vullneti i qytetarëve të Luginës së Preshevës duhet të merret parasysh, qoftë nga lidershipi kosovar, por ashtu dhe nga vetë lidershipi i Serbisë”, tha ajo.

Drejtuesit e komunave shqiptare në Luginën e Preshevës thonë se shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë marrë në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplomave.

Më 17 korrik 1977 u pushkatua nga regjimi komunist poeti i talentuar Genc Leka

Genc Leka (Bërzeshtë, 23 mars 1941 – 17 korrik, 1977) ka qenë mësues dhe poet shqiptar, i pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

Biografia

U lind më 23 mars 1941 në Bërzeshtë, në rrethin e Librazhdit, i biri i Bardho Fehim Lekës dhe Nergjize Lekës. I ati qe kryellogaritar në seksionin e tregtisë në Librazhd, më 1950 u arratis në Jugosllavi. Genci shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare i kreu sa në fshat, sa në Librazhd. Në vitet 1957-61 ndoqi shkollën pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj më 1960-61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet 1967-68 shërbeu ushtar, pranë Cërrikut[1].

Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976, procesi i gjykimit u zhvillua në Librazhd në datat 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr. 45 më 16 qershor 1977 dënohet me pushkatim bashkë mikun e tij Vilson Blloshmi. Pas një kërkese për falje, më 16 korrik 1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Ditën që pasoi, Ministria e Brendshme nxorri urdhërekzekutimin që u ekzekutua po atë ditë duke i pushkatuar poetët[2].

Referenca

  1. ^ Bishqemi, Astrit (15 korrik 2013). “Genc Leka, shoku i fëmijërisë (kujtime)“. Gazeta 55. Marrë më 21 shkurt 2018. 
  2. ^ Dervishi, Kastriot (14 korrik 2017). “40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Si u kurdis gjyqi ndaj tyre“. Panorama. Marrë më 21 shkurt 2018. 

Më 17 korrik 1977 u pushkatua nga regjimi komunist poeti i talentuar Vilson Blloshmi

Vilson Blloshmi , lindi më 18 mars të vitit 1948,në Bërzeshtë te Librazhdit.Ai ishte vetem nje poet gje qe i kushtoi edhe jeten. Vilson Blloshmi bashke me Genc Leken u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimtarinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Vilson Blloshmi, ishte mësues dhe poet i talentuar që aspiroi për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimin e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë, për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: “Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH”. Akuzat ishin të rënda për “krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë”.

Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, “që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja”. Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: “Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtarinë armiqësore”. Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, “vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije”…

Shtëpia Botuese Onufri përgënjeshtron lajmin e rremë për shëndetin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare

Ka qenë Shtëpia Botuese Onufri që ka ekskulzivitetin e veprës të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare që ka bërë përgënjeshtrimin e një lajmi se gjoja gjendja shëndetësore e Ismail kadaresë është e rënduar dhe ai ndodhet për kurim në Paris. Është e gjithë një gënjeshtër. Më poshtë po ju sjellim reagimin e Onufrit:

“KUR NJË BUDALLA HEDH NJË STATUS NË FACEBOOK

Shtëpia botuese Onufri përgënjeshtron me vendosmëri një lajm të rremë për shëndetin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës.

Kemi rastin e lumtur që t’ju bëjmë me dije lexuesve të tij të shumtë, se Kadare është në përfundim të librit të tij më të ri “Kur sunduesit grinden”, i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës.”

Voal.ch me këtë rast komunikoi direkt me zotin Bujar Hudhrin, botuesin e Kadaresë, i cili na informoi se shkrimtari gëzon shëndet të plotë dhe po pushon bashkë me familjen në Malin e Robit!

 

Donte t’i ndryshonte imazhin vendit në botë, ndërron jetë shqiptari i famshëm i Hollivudit

Stan Dragoti, regjizori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut, vdiq dje, në California, SHBA, në moshën 86-vjeçare.

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, gazetari Beqir Sina, etj ishin disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin në rrjetet sociale.

Në vitin 2007, me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, e intervistova për shkrimin e mëposhtëm. Në atë kohë, ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave.

Fotografia gjatë bisedës me të është bërë nga mjeshtri Alex Selimaj, që bashkë me Vehbi Bajramin ishte gjithashtu i pranishëm në bisedë.

Lamtumirë Stan!

I HEART ALBANIA

Nga Ruben Avxhiu

Regjizori i njohur shqiptaro-amerikan Stan Dragoti luajti dikur një rol të dorës së parë në ndryshimin e imazhit të New York City-t në botë. Gati 30 vjet më vonë ai është gati për një sipërmarrje të ngjashme: të ndryshojë imazhin e Shqipërisë, vendit nga i cili prindërit e tij emigruan për në SHBA.

Ky ishte edhe qëllimi i një vizitë të tij kohët e fundit në Shqipëri, gjatë së cilës u prit edhe nga kryeministri Berisha.

Dragoti ka bërë disa filma në Hollywood, në vitet 60-70 kur ishte një nga yjet e kinematografisë amerikane, mirëpo, suksesi i madh në fushën e reklamave sidomos fushata “I love New York”, solli një zhvendosje të angazhimeve të tij, në një mënyrë që as e kishte parashikuar e as nuk e kishte dashur. Sot, i angazhuar maksimalisht në botën e reklamave, ai do që të bëjë diçka të veçantë për Shqipërinë. Një fushatë për t’ia transformuar imazhin ballë gjithë botës, e ndoshta në punë e sipër t’i rikthehet filmave edhe një herë tjetër.

Një fushatë për të ndryshuar fytyrën e Shqipërisë në botë

Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe biseduan për një projekt që do transformonte mënyrën sesi përfytyrohet Shqipëria në botën e gjerë.

Dragoti, i cili prej kohësh ka dashur të kontirbuojë në këtë drejtim ka dalë i kënaqur nga gatishmëria e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në këtë drejtim.

Në një bisedë në restorantin e njohur Fino në Manhattan, Dragoti shpalosi disa nga elementët e një platforme strategjike që i kishte paraqitur kryeministrit të Shqipërisë.

Regjizori shqiptaro-amerikan beson se mungesa e një imazhi tërheqës është problemi kryesor i Shqipërisë. Ai përmend rastin e Kroacisë dhe bumin e paparë që mori turizmi i saj, nga një fushatë e ngjashme imazhi që e bëri vendin ballkanik një nga destinacionet botërore të pushuesve verorë.

Sipas Dragotit, Shqipëria nuk është aq e humbur sa e bëjnë. E mbuluar me një mantel misterioz për gati gjysëm shekulli, për shkak të izolimit të saj, ajo mund të kthehet në një subjekt interesant që mund të tërheqë të huajt.

Ai është përgatitur mirë përpara takimit me kryeqeveritarin shqiptar duke studjuar raportet e marketingut për Shqipërinë, ndër të cilët një studim shumë serioz të Bankës Botërore.

“Në thelb të asaj që i parashtrova kryeministrit Berisha”, tregon Stand Dragoti, “ishte marrja e Shqipërisë si të ishte një produkt i panjohur dhe kthimi i saj në një markë të njohur e të kërkuar në treg.”

Sipas mjeshtrit të reklamave, gjithshka duhet të fillojë në planin kulturor.

“Pasuria më e madhe e Shqipërisë është historia e saj e jashtëzakonshme”, thotë ai. “Është një histori që ka një potencial të madh joshës. Nuk njihet sa duhet dhe nuk janë nënvizuar aspektet më interesante të saj”.

Dy janë drejtimet që ai do të punojë për të përdorur historinë si mjet tërheqës, filmat artistikë me sukses ndërkombëtar dhe valëve të kanalit televiziv History Channel.

Tre filma që do ta vendosin Shqipërinë në qendër të vëmendjes botërore

Regjizori Dragoti këmbëngul te fuqia e artit të shtatë. Një film i suksesshëm në shkallë botërore do të luante një rol të madh në imazhin e Shqipërisë.

Dragoti ka zgjedhur tre tema të cilat sipas tij do të zgjonin interes te publiku ndërkombëtar nëse do të realizoheshin. Një film do të ishte për Skënderbeun, një tjetër i bazuar mbi librin e gazetarit shqiptaro-amerikan Peter Lukas për agjentët shqiptaro-amerikanë në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore dhe një i tretë për shpëtimin e hebrejve gjatë pushtimit nazisto-fashist.

Dragoti ka mënyrën e tij të veçantë të shikimit të këtyre tre temave.

Ai ka një interes të veçantë për portretin psikollogjik të Skënderbeut, një figure sa shqiptare aq edhe ndërkombëtare për nga fama dhe simbolika.

Ndërsa filmin për hebrenjtë do që ta mbështesë mbi historinë e përshkruar nga libri “Via Albania”, shkruar nga Johanna Jutta Neumann, e cila tregon aventurën e familjes së saj për t’i shpëtuar persekutimit nazist. Familja e saj nga Hamburgu u vendos në Shqipëri ku shqiptarët u kujdesën për ta ashtu si për gjithë hebrenjtë e tjetë të Shqipërisë e të vendeve të tjera që u strehuan aty.

Është një histori e bukur që meriton të tregohet. Shumë njerëz nuk e dinë këtë vlerë të madhe të historisë së Shqipërisë. Gjithmonë në historitë që tregohen apo edhe në filmat që janë bërë është gjithmonë tema e një njeriu të veçantë që shpëton një njeri tjetër. Po këtu kemi rastin që një popull i tërë, një popull i veçantë ka shpëtuar një komunitet të tërë. Kjo është e veçanta e jashtëzakonshme e kësaj teme që meriton të kthehet në film.

Nga këto tre projekte, filmi që do të kishte dëshirë që ta drejtonte vetë është ai i bazuar mbi librin “The OSS in World War II Albania” të gazetarit Lukas. Libri ndjek rrugën nëpër Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore të një grupi shqiptaro-amerikanësh që punojnë për OSS (CIA e atëhershme) dhe që ndodhen papritmas në situatën e ndërlikuar të gërshtetimit të detyrës së misionit me emocionet e rizbulimit të atdheut të prindërve të tyre. Politikat dhe ideologjitë e kohës ndeshen dhe maten me ndjenjat personale e humane, me tragjeditë dhe dramat personale të perzonazheve të kohës.

Në bashkëpunim dy shqiptaro-amerikanë të tjerë Enver Jisufi dhe Besnik Bezhin, Dragoti ka themeluar kompaninë “DBJ Production”, e cila ka në fakt pronësinë për të tre filmat e lartpërmendur.

Dy të rinjtë shqiptaro amerikanë i janë bashkuar regjizorit Dragoti në projektet e tij për Shqipërinë. Enver Jisufi e ka njohur Dragotin në vitin 1996, kur ai ishte në Detroit për një konferencë. Jisufi, familja e të cilit ka ardhur nga Struga në SHBA kur ai ishte vetëm 3 vjeç, është sot biznesmen i suksesshëm në fushën e restoranteve. Ndërsa Besnik Bezhi nga Gjakova, ka qenë dikur model në Austri e pastaj ka hapur vetë një agjensi për përfaqësimin e modeleve. Ai është kthyer në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së gjatë luftës. I ati i tij, Prenk Bezhi, ka qenë nismëtar në përpjekjen e të rinjve për një film për Skënderbeun, me një tekst 25-faqësh që përshkruan historinë e Heroit të madh.

Enveri dhe Besniku e kanë shoqëruar regjizorin Dragoti gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Një karrierë e shkëlqyer në botën e reklamave dhe fushatave publike

Lidhja e Stan Dragotit me botën e reklamave filloi në vitin 1968, kur firma “Well, Rich and Greene” e punësoi si drejtor artistik. Dy vjet më parë, ajo kishte punësuar një tjetër talent të ri që do të bënte emër me këtë firmë, Charlie Moss, autor i teksteve e përmbajtjes të disa prej reklamave më të famshme të kësaj firme.

Bashkëpunimi Moss/Dragoti fitoi vëmendje mbarëkombëtare me reklamat e tyre të American Motors Corporation në të cilat morën pjesë aktorë të njohur si Robert De Niro, Richard Dreyfuss dhe Herb Edelman.

Dragoti u shkëput nga firma në vitin 1971 për të bërë filmat e tij humoristikë si “Dashuri me kafshim të parë”, apo “Zoti Mëmë”, por iu rikthye bashkëpunimit me Moss-in kur kompania fitoi të drejtën për të bërë reklamat “I Love New York” për shtetin e New York-ut.

Në kohën kur filloi fushata “I Love New York”, New York-u ishte në prag të falimentimit. Kërkesa që i bëri qeverisë amerikane për një ndihmë financiare u refuzua. Në atë kohë gazeta Daily News botoi titullin kryesor me shkronjë të mëdha: Ford to New York: Drop Dead (që mund të përkthehet Presidenti “Ford i thotë Qytetit: Bjer dhe vdis!” ose “Vdis po deshe!”)

“Vinim re në atë kohë që njerëzit e kishin zakon të thonin: E urrej New York-un! Nuk e duroj dot atë qytet! Dhe na dukej e padrejtë”, kujton Stan Dragoti për gazetën “Illyria”. “Ky është një qytet i mrekullueshëm. Imagjino, ky qytet ka Cental Park-un, muzeume të mrekullueshme, restorante si askund, Broadway-n që është i pashoq në botë. Ndaj edhe thamë, le të themi të kundërtën. Le të themi: I love New York. Dhe kështu filluam.”

Në vitin 1995, kur Well, Rich and Greene humbi shumicën e klientëve të saj, Dragoti dhe Moss, dy menaxherët më të sukseshëm vendosën të dalin më vete me firmën Moss/Dragoti. Në atë kohë, gazeta e shquar “The New York Times” citonte Dragotin që shpjegonte maninë e tij për reklamat televizive: “Nganjëherë, është më mirë të paraqesësh ide të mëdha në ekranin e vogël se sa ide të vogla në ekranin e madh.”

Në vitin 1997, dhjetë vjet më parë, firma Moss/Dragoti fitoi konkurrimin për të drejtuar fushatën promovuese të një kanali të ri televiziv që ishte krijuar dy vjet më parë, por ende nuk kishte fituar njohjen e nevojshme. Ky kanal televiziv ishte “History Channel”. Sot, pas djetë vjetësh, ai është jo vetëm një nga kanalet më të kërkuara në botë, por ka krijuar shumë degë si Biography Channel (që përqendrohet tek jetërrëfimet e njerëzve të shquar), një kanal për historinë ushtarake të botës (pas ankesave se kanali po i jepte shumë hapësirë filmimeve të Luftës së Dytë Botërore), kanali i historisë ndërkombëtare, kanale të përshtatura për Kandanë dhe Britaninë, si dhe një sukses më vete të versionit në Internet të këtij programi.

Për një vit me radhë Moss/Dragoti administroi edhe promovimin 25-milion dollarësh të Cnn.com por pastaj u detyrua t’ia linte atë një kompanie tjetër.

Për secilën nga këto sipërmarrje konkurrenca është e jashtëzakonshme. Për shembull për History Channel, një numër i madh konkurrentësh ishin në garë dhe Moss/Dragoti u pranua vetëm pas tre muajsh mbikqyrje. Suksesi ishte i madh.

Në vitin 1999, Dragoti u vu në shërbim të çështjes shqiptare me punimet fotografike që prekën opinionin publik me vuajtjet e popullit të Kosovës. Fushata në media që krahasonte Millosheviçin me Hitlerin dhe nënvizonte nevojën e ndalimit të katastrofës humanitare u pasqyrua në gazetat më të mëdha të botës.

Që nga viti 2004, Moss/Dragoti nuk vepron më në vete por si degë e sektorit amerikanoverior të “BDDP Worldwide”, pronë e gjigandit botëror Omnicom Group.

Tema e parë e fushatës: Shqipëria anëtare e NATO-s në vitin 2008!

Stan Dragoti e ka shfrytëzuar suksesin e tij me History Channel për të krijuar një marrëveshje në shërbim të Shqipërisë. Ai ka ndërmjetësuar që ky kanal të fillojë të shihet në Shqipëri duke siguruar liçensën e nevojshme me një çmim shumë të leverdishëm, një lloj përjashtimi vetëm për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, ai po ndërmjetëson edhe që emisione mbi historinë e Shqipërisë të zënë vend në programin e këtij kanali për të zgjuar interesin e teleshikuesve në gjithë botën. Domethënë dokumentare shqiptare, prodhime televizive shqiptare, mbi historinë e Shqipërisë do të kenë mundësi të gjejnë vend në këtë kanal prestigjioz.

Dragoti e konsideron këtë një arritje të rëndësishme për Shqipërinë që e bën shumë krenar.

“Nuk është një marrëveshje që mund ta sigurojë çdokush”, tha ai.

Ka qenë një nga elementët e fushatës së imazhit për të cilën ka folur me kryeministrin Berisha.

Një nivel i tretë pune do të ishte një fushatë për imazhin e vendit. Fushata duhet të flasë për njerëzit, për mundësitë për biznes, për potencialet turistike etj. Infrastruktura për turizmin nuk është ende gati. Mirëpo, Dragoti shpjegon se mundësia e “turizmit me çanta shpine” siç e quajnë dhe që është mjaft popullor midis të rinjve sot në Perëndim.

Bashkëpunimi ndërkohë ka nisur, në 15 janar në gazetat kryesore të të gjitha vendet anëtare të NATO-s do të fillojë një fushatë e përgatitur nga Stan Dragoti dhe bashkëpunëtorët e tij, e cila do të ketë si synim mbështetjen e aplikimit të Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Pas pak javësh ai do të kthehet në Shqipëri që të kryer filmimet e nevojshme për reklamat televizive të kësaj fushate

“Pak njerëz kanë përvojën që kam unë”, thotë ai. Pak janë të tillët që kanë lidhjet e mia në fushën e reklamave, përvojën në disa prej fushatave publicistike më të mëdha të botës, madje përvojë edhe regjizor i filmave artistikë”.

“Dua që Shqipëria të përfitojë nga unë”, thotë ai.

“The New York Times” shkruan në vitin 1980, se fushata 10 milionëshe e shtetit të New York-ut solli një rritje gati 114 milionë dollarëshe në fushën e turizmit dhe në shfaqjet e Broadway-t. Sot, qyteti është një nga vendet më të vizituara të botës. A është i mundshëm ky projekt për Shqipërinë?

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se fushata për New York-un u shoqërua nga një punë më e përgjegjshme e administratave të qytetit në disiplinimin financiar, në rritjen e sigurisë dhe shërbimeve të tjera të qytetit. Të gjitha këto kthyen jo turistët por shtresën e mesme të njujorkezëve që po iknin jashtë qytetit. Ky kthim e bëri qytetin përsëri të jetueshëm dhe akoma edhe më të dashur për miliona turistë nga e gjithë bota. Është ky një tjetër mësim nga New York-u që Shqipëria dhe politikanët e saj duhen të marrin bashkë me idenë e bukur të rindërtimit të imazhit publik.

Një festë e paharruar në Tiranë

I biri i Asllan dhe Bahire Dragotit, Stan-i u rrit me tregimet plot mall për Shqipërinë, por vetëm pas rënies së komunizmit ai rivendosi marrëdhëniet dhe zhvilloi interes për të bashkëpunuar me vendlindjen e prindërve të tij

Në një vizitë në vitin 1995, ai paraqiti Berishës të njëjtin vizion për të cilin po angazhohet sot, por në atë kohë Shqipëria në tranzicion ishte ende e papërgatitur për një ekspozim të tillë mbarëbotëror.

12 vjet më pas Dragoti nuk ka hequr dorë nga ideja dhe është kënaqur nga gatishmëria e kryeministrit Berisha.

Vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në Tiranë, një tjetër bashkatdhetar i njohur me banim në SHBA, Nazar Mehmeti, i telefonon në hotel dhe e fton në një festë që po organizaohej atë natë. Dragoti tregon se si shkoi me përtesën e njeriut që sapo ka bërë një udhëtim të gjatë, por ajo që pa aty e mahniti.

Në zemër të festës ishte ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, djali i të cilit, që prej kohësh kishte vuajtur nga një sëmundje për të cilën kurimi në Shqipëri ishte i pamundur. Tani jo vetëm që djali ishte jashtë rrezikut por fëmijë të tjerë shqiptarë që vuajnë nga sëmundje të ngjashme mund të kurohen në vend. Ky ishte rezultat i një pune të mirë të qeverisë për të sjellë ndryshime në shërbimin shëndetësor të vendit. Në mënyrë kuptimplote në festë merrnin pjesë, mjeku nga Dallas-i i Texas-it, që kishte ndihmuar djalin e vogël, por edhe dy mjekë nga Turqia e dy nga Austria që kishin ndihmuar që Shqipëria të ecë me hapin e vendeve më të përparuara edhe në mjekësi. Merrnin pjesë edhe shumë mjekë shqiptarë.

Politikanët pjesëmarrës ishin nga të gjithë krahët politikë. Ndër ta shihej ministri i Shëndetësisë, Nard Noka, ministri i Financave, Ridvan Bode, ish-ministri dhe deputeti socialist Arben Malaj e shumë të tjerë.

Regjizori Dragoti u habit nga numri i madh i të rinjve në festë, që ishin tashmë pjesë e elitës së re politike dhe profesionale të vendit. Të gjithë flisnin anglisht, ishin të qeshur e me humor, entuziastë dhe me gëzim për jetën. Atij i pëlqeu që politikanët ishin nga të gjitha krahët e politikës dhe që shumëkush tregoi interes e dëshirë që të fliste me të.

“Kjo është Shqipëria e vërtetë”, tha ai kur i kërkuan të mbante një fjalë të shkurtër. Ai kujtoi kohën e fëminisë, festat shqiptare në të cilat e merrte i ati. “Është po ajo atmosferë e bukur, po ajo dëshirë për t’u kthyer te një botë më e gëzuar e më e mirë”.

Enver Jisufi, i cili bashkë me Besnik Bezhin ashtu si gjatë gjithë vizitës e shoqëronin regjizorin Dragoti edhe në këtë festë tregon se “Stan-i dukej që ishte i emocionuar. I la një përshtypje shumë të thellë”.

I pyetur për këtë ngjarje nga Illyria, vetë regjizori i njohur tha: “Ia di për shumë faleminderit, Nazar Mehmetit që më ftoi në atë festë. Ishte një ngjarje që nuk do ta harroj kurrë”. ILLYRIA

Intervistë – Robert Austin: Kosovarët paguajnë çmimin e “Qeverisë së korruptuar” për vizat

“Imazhi i Qeverisë së Kosovës, në perspektivën globale, nuk është pozitiv. Është një qeveri e kriminalizuar, një shtet i korruptuar që nuk është në gjendje të trajtojë çështje serioze të sundimit të ligjit”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Robert Austin, profesor në Qendrën për Studime Evropiane, Ruse dhe Euro-aziatike, Universiteti i Torontos.

Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po hyjnë në fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Dy palët synojnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. A prisni që kjo marrëveshje të rezultojë me njohje të dyanshme?

Robert Austin: Jam optimist për atë që pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë diçka në këtë drejtim. Sfida më e madhe është kah pala kosovare. Kush në Kosovë është i zoti të bëjë marrëveshje historike? Kosova ka bërë shumë kompromise në dekadën e fundit dhe, në muajt e ardhshëm, mund të ketë kompromise të reja dhe përfitime të tjera për serbët në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë kompromisesh mund të prodhojë marrëveshja?

Robert Austin: Nuk mendoj se dikush nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos Bashkimi Evropian, që po e ndërmjetëson dialogun, dhe Shtetet e Bashkuara që nuk po luajnë shumë rol, do që të shohë ndonjë zgjidhje territoriale të problemeve etnike. Por, qartazi, negociatat e dekadës së fundit mbi fatin e pakicës serbe në Kosovë u kanë dhënë përparësi atyre. Mund të them se njohja do të tregtohet me më shumë avantazhe për ta.

Radio Evropa e Lirë: Politikanët kosovarë janë të ndarë. Opozita atje nuk dëshiron që dialogu të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi. Një pjesë e opozitës e kundërshton edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarë do t’i këshillonit politikanët kosovarë?

Robert Austin: Çdo qeveri në Kosovë duhet të pranojë se marrëveshjet e kaluara, si ajo e Brukselit, ajo për fusnotën, e kanë nxjerrë atë si palë humbëse. Këto marrëveshje nuk kanë qenë të parapara me Planin e Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës. Negociatorët e Kosovës, në fakt Qeveria e Kosovës nuk ka kredibilitet ndërkombëtar. Ata nuk janë njerëzit e duhur për negociata dhe kjo është sfidë për Kosovën. Pra, këshilla ime është: ju duhen negociatorë më të mirë dhe ju duhet të mendoni për sovranitetin e Kosovës në afat më të gjatë dhe të ndaloni të bëni marrëveshje që minojnë sovranitetin e vendit.

Radio Evropa e Lirë: Por, në anën tjetër, Serbia aktualisht balancon midis Rusisë dhe Perëndimit. A do t’i duhet asaj një ditë të zgjedhë njërën rrugë?

Robert Austin: Mendoj se faktori rus është mbivlerësuar. Kur shihni Rusinë, çfarë ka ajo? Praktikisht asgjë, përveç naftë të lirë dhe gaz të lirë. Mendoj se e ardhmja e Serbisë qëndron në Bashkimin Evropian. Kjo reflekton edhe opinionin publik serb.

Radio Evropa e Lirë: Por, këtë javë, media greke raportoi për dëbimin e disa diplomatëve rusë nga Greqia nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të minojnë marrëveshjen për emrin midis Athinës dhe Shkupit…

Robert Austin: Shikoni, e ardhmja është shumë e mjegulluar tani; edhe Bashkimi Evropian përballet me shumë sfida. Por, unë jam ai optimist që beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Nuk ka plan B, ka vetëm të ardhme evropiane brenda Bashkimit Evropian, nuk ka alternativë tjetër për shtetet e Ballkanit. Është ende proces i gjatë, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Unë nuk e fajësoj BE-në për këtë. Shoh që vendet e Ballkanit thonë se i takon Evropës të na evropianizojë. Në Ballkan, reforma serioze kanë dështuar. I fajësoj qeveritë në Beograd, Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup për ngadalësimin e procesit. Është koha që vendet e Ballkanit të tregojnë se janë të përkushtuara.

Radio Evropa e Lirë: Në kontekstin e proceseve të integrimit, liria e lëvizjes është një element i rëndësishëm, por vetëm Kosova aktualisht është lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave. A mendoni se Bashkimi Evropian do t’i heqë vizat për Kosovën deri në fund të këtij viti?

Robert Austin: Për befasinë time, jam optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën, por, prapëseprapë, topi është te Qeveria e Kosovës. Për fat të keq, qytetarët e rëndomtë të Kosovës paguajnë çmimin që kanë një qeveri, e cila gjerësisht perceptohet si qeveri e kriminalizuar ose e paaftë. Andaj, procesi është zhargitur. Për më tepër, përse procesi i liberalizimit të vizave është lidhur me disa çështje që nuk kanë të bëjnë me të, si për shembull ajo e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ka reputacion të keq që u ka bërë dëm të madh qytetarëve të Kosovës dhe procesit të liberalizimit të vizave.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendoni konkretisht kur thoni këtë për Qeverinë e Kosovës?

Robert Austin: Mendoj se imazhi i Qeverisë së Kosovës, në perspektivën globale, nuk është pozitiv. Është një qeveri e kriminalizuar, një shtet i korruptuar që nuk është në gjendje të trajtojë çështje serioze të sundimit të ligjit. Por, kjo nuk vlen vetëm për Kosovën, janë edhe vende të tjera të Ballkanit për të cilat mund të thuhet e njëjta gjë. Por, Kosova paguan çmimin më të lartë, në kuptimin që nuk ka ende liberalizim vizash.

President Trump, Ju lutem mos dilni në foto me kryepolitikanët shqiptarë! Nga Elida Buçpapaj

Shqipëria dhe Kosova vuajnë krizën e keqqeverisjeve, të mosfunksionimit të sistemit, vuajnë prej mungesës së shtetit ligjor, prej korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, nepotizmit, klientelizmit, mercenarizmit që ka paralizuar tregun dhe iniciativën e lirë, që ka paralizuar konkurencën e ndershme, shanset për punë, që ka rritur pasigurinë, papunësinë, pabarazinë sociale, varfërinë, shtimin e shtresave vulnerabël dhe në nevojë.

Nga ana tjetër kemi fuqizimin e një kaste politike që ka uzurpuar çdo instancë të shtetit, përmes një sistemi zgjedhor të degraduar që fuqizon pushtetin e njëshit. Kjo kastë shumë e fuqishme, e privilegjuar, është pasuruar në bashkëjetesë me krimin e organizuar dhe taksave që i merr një populli në mjerim.

Kjo klasë politike ka humbur plotësisht besimin e Sovranit, sepse pasurimi i saj është në përpjestim të drejtë me varfërinë e Sovranit, sa më tepër pasurohet kasta, aq më tepër vuajtjet e popullit agravohen. Në raste të tilla, në një sistem normal demokratik, populli do të kishte shpëtuar me kohë prej tyre, por me një shtet antiligjor, kryepolitikanët janë mbi ligjin, kryepolitikanët e bëjnë ligjin, kryepolitikanët janë vetë ligji!

Qëllimi i tyre është përjetësimi i pushteti. Presidentëve të SHBA në kushte normale Kushtetuta u lejon të zgjidhen vetëm në dy mandate, ndërsa kasta politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është e përhershme. Kjo kastë riciklohet, bën aleanca interesi, por janë gjithmonë ata, të pasuruar, të gjithëpushtetshëm që kanë fatin e popullit në dorë dhe synojnë fuqizimin e tyre edhe përmes lobingjeve në metropolet e Perëndimit, përfshi edhe Washington D.C.

Kjo klasë politike që urrehet nga populli synon të fitojë kredenciale duke u fotografuar me liderët dhe figurat më të fuqishme të politikës botërore, që janë përfaqësuesit e vlerave të Perëndimit, e sidomos me Presidentin e SHBA.

Duke dalë nëpër foto me Ju:

Së pari, ata mashtrojnë popullin, sepse pjesa më e varfër e elektoratit, që nuk ka kushte minimale vetëdijësimi të pavarur, kujton se politikanët shqiptarë që dalin me Ju, janë burra të mirë dhe kësisoj vijojnë e japin votën;

Së dyti, kjo kastë politike, tek e cila Sovrani nuk beson më, kërkon të riparojë imazhin e sterrosur dhe rrënuar,

Së treti, ata synojnë t’i diktojnë popullit se qëndrojnë në pushtet pasi kanë mbështetjen e SHBA !

Populli shqiptar, elita dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kanë shpresë të madhe tek Amerika që na ka shpëtuar disa herë nga zhbërja, sepse besojnë me të drejtë se SHBA është vendi i lirive dhe demokracisë së vërtetë.

Fotot Tuaja me kryepolitikanët shqiptarë janë në respekt të plotë me një rit protokollar zyrtar, si konfirmim i marrëdhënieve ndërshtetërore, por politikanët tanë i përdorin për interesa të tyre. Këto foto  nolens volens krijojnë një kontraversëri, sepse Ju duke përfaqësuar shtetin e së drejtës takoheni me shkaktarët e degradimit të sistemit, shtetit ligjor dhe të varfërisë e mjerimit të Sovranit.

Këta kryepolitikanë faqezinj Ju përdorin për të bërë demagogji dhe për të mashtruar Sovranin.

Kur shqiptarët Ju shohin nëpër foto me kryepolitikanët që sillen si sulltanë me Sovranin më së paku po them se dëshpërohen shumë dhe bëhen edhe më shpresëhumbur! Sepse gjatë këtij tranzicioni mbi çerek shekulli janë ndërruar pesë presidentë dhe SHBA, ndërsa shqiptarëve iu ka mbetur mbi kurriz e njëjta kastë, që po ua le rininë  pa të ardhme!

Prandaj, Ju lutem, mos dilni më në foto për publikun me kryepolitikanët shqiptarë, sepse ky stanjacion që po vuajnë shqiptarët u dedikohet atyre.

Populli shqiptar meriton foto me Ju, por jo kryepolitikanët!

Populli shqiptar meriton të integrohet në BE, meriton të ketë një sistem demokratik, ku të mbretërojë ligji dhe shteti i së drejtës!

 

*Ky opinion ribotohet, sepse kryepolitikanët shqiptarë dështimet e tyre kërkojnë t’i fshehin duke u fotografuar me kryeburrashtetasin e botës!

VIDEO-LIVE/ Nis marshimi drejt Presidencës e Kryeministrisë: Jo shkatërrimit të Teatrit!

Ka nisur protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artisë e qytetarë u bashkuan këtë pasdite në sheshin para Teatrit Kombëtar dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Presidencës. Më pas është planifikuar një marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve. Eja mblidhuni këtu këtu bashkë me ne. Rroftë Shqipëria, poshtë diktatura. Teatri është i joni…“, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve.

Ka nisur pasditen e sotme protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistë e qytetarë u bashkuan këtë pasdite në sheshin para Teatrit Kombëtar, nga ku nisën marshimin drejt godinës së Presidencës. Më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve. Eja mblidhuni këtu këtu bashkë me ne. Rroftë Shqipëria, poshtë diktatura. Teatri është i joni…“, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve.

Me nisjen e protestës ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili në një shënim në rrjetet sociale shkruan: “Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive te Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nepërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes se kullave”.

Te enjten e kaluar, mazhoranca votoi në parlament projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të reje nga një kompani private. Një grup artistësh i dërguar një letër Presidentit Ilir Meta duke i kërkuar mosderektimin e ligjit. Edhe opozita (PD e LSI) ka mbajtur të njëjtën qëndrim.

Minatorët, si opsion të grevës, shohin edhe futjen në minierë

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara. Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

NATO riafirmon qëndrimin e aleancës rreth nenit 5

Bruksel, 11 korrik 2018

Udhëheqësit e NATO-s premtuan “angazhim të palëkundur” drejt përmbushjes së objektivave për shpenzime në mbrojtje dhe kritikuan Rusinë për veprimet që, sipas tyre, kanë zvogëluar sigurinë në Evropë dhe gjetkë.

Në një deklaratë formale, të lëshuar të mëkurën pas takimit të krerëve të shteteve anëtare, aleanca po ashtu shprehu mbështetje për Britaninë dhe konstatimet e saj se Rusia qëndron prapa helmimit me agjent nervor të një ish-spiuni rus dhe të vajzës së tij, më 4 mars, në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Deklarata e NATO-s riafirmoi edhe qëndrimin e aleancës rreth nenit 5 – klauzola më e rëndësishme e aleancës – që thotë se sulmi mbi një shtet anëtar konsiderohet sulm mbi të gjithë.

“Sulmi kundër një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithë neve, ashtu siç qëndron edhe në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku dhe të veprojmë së bashku, në bazë të solidaritetit, qëllimit të përbashkët dhe ndarjes së drejtë të barrës”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Në të kaluarën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur dyshime rreth nenit 5. Por më vonë ai e ka qartësuar se është “absolutisht” i përkushtuar ndaj tij.

Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Helsinki.