VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

By | October 18, 2019

Komentet

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Disa muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar asnjëherë për ilaçin Remdesivir. Por ky emër u përfshi në titujt e lajmeve në tërë botën, pasi hulumtimet fillestare treguan se mund të ketë një efekt të dobishëm te rastet e rënda të pacientëve me sëmundjen COVID-19.

Ilaçi antiviral u përmend sërish në lajme këtë javë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se po blinin pothuajse të gjitha rezervat aktuale të tij.

Çka është Remdesiviri?

Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”, të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme. Këto zëvëndësime ngjajnë me molekulat e njohura si nukleozide, të cilat ndodhen natyrshëm në trup dhe janë elemente thelbësore ndërtimi për ARN dhe ADN.

Disa viruse “mashtrohen” në përfshirjen e këtyre zëvendësimeve në materialin e tyre gjenetik. Kjo, pastaj e prish kiminë natyrale të një virusi, duke shkatërruar kështu aftësinë e tij për t’u riprodhuar dhe pengon përhapjen e tij.

A ka efekt në trajtimin e COVID-19?

Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.

Për shembull, rezultatet e një hulumtimi të botuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA, treguan kjo terapi ka ulur kohën e qëndrimit në spital për pacientët me COVID-19 nga 15 në 11 ditë.

Gilead, kompania bio-farmaceutike në SHBA, e cila e prodhon ilaçin, gjithashtu ka raportuar se pesë ditë trajtimi me Remdesivir ka pasur efektin e 10 ditëve në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për të rriturit dhe fëmijët e shtruar në spital.

Remdesivir është gjithashtu ilaçi i parë që Shoqata Evropiane e Barnave e rekomandoi për përdorim të autorizuar në BE, në luftën kundër koronavirusit. Pas, këtij rekomandimi, Komisioni Evropian njoftoi se me procedurë të përshpejtuar e ka miratuar përdorimin e këtij ilaçi. Komisionarja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi. “Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt”, tha Kyriakides.

A mund të sigurohet lehtë?

Para shpërthimit të pandemisë, Gilead nuk e prodhonte në mënyrë aktive Remdesivirin, por që nga ajo kohë ka rritur prodhimin dhe thotë se po punon për të zgjeruar kapacitetin. Ky prodhues kishte në plan të vinte në dispozicion më shumë se 190,000 doza trajtimi deri në fund të qershorit dhe më shumë se 2 milionë deri në dhjetor. Gilead, gjithashtu ka thënë se, nëse është e nevojshme, gjatë vitit 2021 mund të ketë disa milionë doza trajtimi në dispozicion.

Për më tepër, Gilead njoftoi se kishte nënshkruar marrëveshje me pesë kompani të tjera. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, Gilead do t’u sigurojë këtyre prodhuesve njohuri dhe aftësi për të mundësuar që ata të rrisin me shpejtësi prodhimin e Remdesivirit dhe ta shpërndajnë atë në 127 vende të botës, gjatë muajve të ardhshëm.

Pse SHBA-ja është e interesuar t’i blejë të gjitha rezervat e ilaçit?

Me më shumë se 2.6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe rreth 130,000 vdekje, Shtetet e Bashkuara janë goditur më shumti nga pandemia e koronavirusit. Si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar situatën, Departamenti i Shëndetit në SHBA njoftoi më 30 qershor se kishte blerë 500,000 doza të Remdesivir, shifër kjo që përbën praktikisht të gjitha furnizimet e mundshme për tre muajt e ardhshëm. Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Aleks Azar, e përshëndeti këtë veprim si “një marrëveshje e mahnitshme për të siguruar që amerikanët të kenë qasje në terapinë e parë të autorizuar për COVID-19”.

Vendet tjera e pritën me shqetësim këtë lajm, pasi edhe ato po luftojnë me pandeminë, dhe së shpejti mund të kenë mungesë për trajtimin e pacientëve me gjendje të rëndë.

“Ky është ilaçi i parë i miratuar, por a ekziston mekanizmi për qasje në furnizim?”, tha për gazetën Guardian, Andrew Hill, një studiues në Universitetin Liverpolit.

Bioetikologu i Universitetit të Nju Jorkut, Arthur Caplan, tha se blerja e Remdesivirit nga ana e SHBA-së, mund të pengojë përpjekjet e vendeve të tjera për të siguruar furnizimin me këtë ilaç, por ai hodhi poshtë mundësinë që kjo të ketë efekt në përpjekjet globale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Edhe pse blerja e Remdesivirit nga ana e SHBA-së nuk mund të ketë një ndikim të madh në luftën globale kundër pandemisë, është rritur frika se kjo mund të jetë një shenjë ogurzezë e gjërave që do të pasojnë.

Deborah Gleeson, një specialiste e shëndetit publik në Universitetin LaTrobe në Melburn, e përshkroi lëvizjen e SHBA-së, si një “precedent shumë shqetësues”.

“Nëse do të ketë një vaksinë që prodhohet nga një kompani amerikane, ka të ngjarë të shohim të njëjtin lloj sjelljeje. Pra, furnizimin nga ana e SHBA-së dhe vendet e tjera të zhvilluara”, tha ajo për SBS News.

Ka pasur disa spekulime se nëse një vendi i paraqitet nevoja për furnizime me Remdesivir, mund të nxjerrë atë që njihet si një “urdhër i licencimit të detyrueshëm”, një mekanizëm i lejuar sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që lejon qeveritë të prodhojnë një produkt pa pëlqimin e pronarit të patentës.

Megjithëse përdorimi i kësaj mase do t’u mundësonte vendeve të prodhojnë versionet e tyre të Remdesivirit, ky nuk është një mekanizëm që përdoret shumë shpesh, pasi shumë qeveri preferojnë të mos shkelin rregullat e patentave.

Remdesiviri ndoshta do të vazhdojë të përdoret si pjesë e një kombinimi të ilaçeve – të rinj dhe të vjetër – për të trajtuar COVID-19.

Për shembull, Deksametazona, një ilaç me kosto të ulët, i cili gjendet në dispozicion, është zbuluar se ka efekt në trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Ilaçi tashmë është autorizuar për përdorim në trajtimin e COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit thonë se Deksametazona zvogëlon numrin e vdekjeve të pacientëve.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

CNN: Konfirmohet mutacioni i ri i virusit, përhapet 9 herë më shpejt se ai fillestar

Një studim i fundit ka gjetur prova të forta, se një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në ShBA. Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më shumë të ngjarë të infektoj njerëzit, por nuk duket se ai shkakton simptoma më serioze nga mutacioni paraprak, shkruan CNN.

“Ne kemi gjetur një formë dominante të virusit, që i infekton shumë më lehtë njerëzit”, tha Erica Ollmann Saphire për CNN. “Tani ky është virus i ri”, shtoi ajo.

Ky studim i botuar në revistën Cell, bazohet në disa studime të mëparshme, që ekipi ka bërë dhe i ka lancuar në fillim të vitit.

Informacioni i përbashkët për sekuencat gjenetike kishte treguar, që një version mutant i virusit kishte filluar të përhapet. Ekipi jo vetëm që ka kontrolluar më shumë sekuenca gjenetike, por ka realizuar edhe eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshe dhe qeliza laboratorike, që tregojnë se versioni mutant është më infektues se versionet e tjera.

Ky mutacion ndikon në proteinën, e cila është struktura që virusi e përdor për të hyrë në qelizat që i infekton. Tani studiuesit po hulumtojnë për të parë nëse kjo gjë ndikon në efikasitetin e vaksinave. Vaksinat që po testohen aktualisht synojnë këtë proteinë, duke përdorur zingjirë të vjetër të virusit.

Shkencëtarët e quajnë mutacionin G614 dhe ata tregojnë se ai ka zëvendësuar pothuajse plotësisht versionin e parë të virusit D614 që u përhap në Evropë dhe ShBA.

“Të dhënat tona tregojnë se variant G614 përhapet më shpejt se D614”, tha biologu Bette Korber nga laboratori kombëtar në Los Alamos. “Kjo do të thotë që virusi aktual përhapet shumë më shpejt por nuk është më patologjik se ai paraprak”, shtoi ai.

Version i ri duket se shumohet më shpejt sidomos në traktin e sipërm respirator, në hundë, sinuse dhe fyt, gjë që e shpjegon përhapjen e tij më të shpejtë.

Në bazë të testimeve të kryera, thuhet se forma G e virusit është tre deri në nëntë herë më infektiv se forma D e tij.

Me anë të këtij studimi, shkencëtarët sugjerojmë që ekziston një shpresë se ndërsa përhapet, infeksioni COVID-19 mund të bëhet më pak patogjen. /Gazeta Express

Remdesivir – ilaçi i parë i autorizuar kundër COVID-19

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit.

Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së.

“Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Komisionarja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi.

“Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt”, tha Kyriakides.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvëndësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.

Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për pacientët e shtruar në spital.

Shqiptarët më të pakënaqurit në Ballkan për situatën ekonomike

Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur.

Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pakënaqur me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre. Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë.

“Shqipëria është liderja rajonale në përqindje të atyre që janë të palumtur, plot 42 për qind e popullatës, teksa në Kosovë, më pak se një çerek apo 23 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur, duke e kthyer këtë në rajonin më të kënaqur ekonomikisht” thuhet në publikim.

Sa i takon situatës financiarë në 12 muajt në vazhdim,18 për qind e shqiptarëve presin që të jetë më keq ndërsa 54 për qind nuk presin asnjë ndryshim.

Më mirë e presin 25 për qind e të anketuarve.

Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni dhe mbrojtja e natyrës dhe trashëgimisë, barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësime në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind në raport me atë të vitit 2018.

Në Mal të Zi, qytetarët janë të shqetësuar nga papunësia në 55 për qind, ndërsa në Shqipëri situata ekonomike është ajo që shqetëson 53 për qind.

Çështjet politike janë ato që shqetësojnë Kosovën me 16 për qind dhe Shqipërinë me 15 për qind.

Korrupsioni në Shqipëri vlerësohet si shqetësim në 33 për qind të të anketuarve.

Barometri tregon se të paktën për Shqipërinë ka ndryshuar disi stereotipi sa i takon frikës.

Në një prej pyetjeve të anketës, e cila specifikon se kur mendoni për Ballkanin Perëndimor, çfarë ndjenje ju vjen në mendje, vetëm 5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me “frikë”.

Kjo është përqindja më e ulët e kësaj përgjigje në gjithë rajonin teksa Serbia ka përqindjen më të lartë në këtë përgjigje me 26 për qind. 38 për qind janë përgjigjur lidhur me Shqipërinë se ju vjen në mendje “shpresa” dhe 28 për qind besimi. Vetëm 16 për qind janë përgjigjur me “dyshim”./Burimi:Monitor

SHBA shënon rekord ditor me mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

New York

SHBA-ja ka raportuar një tjetër bilanc rekord të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19) me mbi 50.700 raste, tregojnë të dhënat Universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA po përjeton një mori rastesh të reja, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit, pasi shtetet kanë rihapur ekonomitë e tyre.

Kalifornia mbylli baret, teatrot dhe restorantet përsëri në pjesën më të madhe të shtetit të mërkurën ndërsa përhapja në Arizonë shënoi rritjen më të madhe. Njoftimi për mbylljen në Kaliforni, i cili erdhi pak para fundjavës së katërt të korrikut që mund të nxisë përhapjen e virusit, vlen për rreth 30 milionë njerëz, përfshirë qarkun e Los Angeles.

Për rritjen e rasteve të reja pjesërisht fajësohen amerikanët që nuk mbajnë maska ​​ose nuk u binden rekomandimeve të distancës sociale.

Përkundër faktit se SHBA-ja ka numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në botë, presidenti Donald Trump nuk u shfaq tepër i shqetësuar.

Ai për Fox Business tha: “Unë mendoj se në një moment kjo do të zhduket, shpresoj”.

Kush është gruaja që krijoi gjurmuesin më të njohur të Covid-19?

Lauren Gardner, gruaja që qëndron mbrapa atij që mund të jetë gjurmuesi më i famshëm i koronavirusit të ri, nuk është profesioniste shëndetësore, ajo është inxhiniere.

Prej raportimit të rasteve të para të koronavirusit, tabela e Universitetit Johns Hopkins, e zezë dhe hiri, me pika të kuqe, që tregojnë për rastet e të prekurve, të shëruarve dhe vdekurve me koronavirus në 188 shtete dhe rajone, është vënë në qendër të përpjekjeve për të luftuar pandeminë nga autoritetet shëndetësore, hulumtuesit dhe politikëbërësit.

Ky projekt, që është cituar edhe nga Shtëpia e Bardhë, është kthyer në burim të informacionit për gazetarët dhe publikun, meqë numëron mbi 640 milionë klikime ditore.

Gjurmuesin e kam parë si diçka që do të mund të përmbushte nevojën e hulumtimit

Gardner, profesore e asociuar e sistemeve civile inxhinierike në Universitetin Johns Hopkins, dhe krijuese e hartës interaktive, ka thënë se nuk e ka menduar se projekti gjurmues, i krijuar brenda ditës, do të merrte vëmendje të tillë.

Mirëpo, ai është përhapur menjëherë, duke u mundësuar njerëzve që të ndjekin pandeminë në kohë reale pas raportimit të rasteve në Kinë.

Deri më tani, në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 9 milionë raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, derisa 469,000 prej tyre kanë vdekur.

“Atë e kam parë si diçka që do të mund të përmbushte nevojën e hulumtimit, andaj fakti që kjo gjë ka prekur jetën e secilit në planet, është gjë paralele”, ka thënë Gardner, e cila është bashkë-udhëheqëse e Qendrës për Sisteme Shkencore dhe Inxhinieri në Universitetin Johns Hopkins.

“Mendoj se ka rezultuar me mbushje të zbrazëtisë së madhe që ka ekzistuar në të ofruarit e informacioneve për publikun”, ka thënë ajo për revistën amerikane, U.S. News & World Report.

Si erdhi deri të krijimi i tabelës gjurmuese?

Projekti ka lindur më 21 janar, kur Gardner dhe dy studentët e saj të diplomuar ishin takuar në një kafene. Përgjatë diskutimit, ata ishin fokusuar në koronavirusin e paparë deri atëherë, dhe i cili deri në atë periudhë kishte infektuar rreth 200 persona në Kinë, prej nga ishin të dy studentët, dhe në tri shtet tjera.

Në po të njëjtën ditë, zyrtarët amerikanë kanë raportuar për rastin e parë me koronavirus në Uashington, një burrë që sapo kishte vizituar provincën Hubei në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ende nuk e kishte shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi, dhe sëmundjes, që shkakton koronavirusi, ende nuk i ishte dhënë emri Covid-19.

Përgjatë bisedës, Gardner dhe një prej studentëve të saj, Ensheng Dong, kishin vendosur që të gjurmonin virusin, dhe harta ishte publikuar më 22 janar.

Projekti kishte fituar aq shumë vëmendje saqë ekipi i Gardnerit kishte lënë gjithçka anash, për t’u fokusuar në gjurmues. Deri në fund të muajit janar, kjo hartë interaktive me të dhëna ka siguruar rreth 200 milionë ndërveprime brenda ditës.

Deri në fund të muajit mars, ajo ishte klikuar mbi 1.2 miliard herë.

Infografikë

Përshëndetjet e së ardhmes?!

“Ka qenë shumë e vështirë në muajt e parë”, ka thënë Gardner, teksa i është referuar ekipit të saj.

Në muajin prill, ajo ka thënë se ekipi i saj nuk ka fjetur shumë dhe se ecja prej shtëpisë së saj në kampus ka qenë koha e saj e vetme e lirë gjatë ditës.

Si janë regjistruar të dhënat?

Fillimisht, ekipi i saj ka regjistruar të dhënat me dorë, duke u bazuar në informacionet e raportimeve të mediave dhe një komuniteti mjekësor kinez, mirëpo tani ajo ka treguar se të dhënat sigurohen në mënyrë automatike nga qendrat e shëndetit publik në gjithë botën.

Në këtë projekt tani janë të angazhuar dhjetëra persona, duke përfshirë shkolla të shëndetit publik, shërbyes të të dhënave dhe ekipe për komunikim.

Ndonëse Gardner ende mbikëqyr gjurmuesin, ajo tani është duke punuar edhe në projekte që i mundësojnë asaj analizimin e të dhënave për Covid-19, dhe jo vetëm mbledhjen dhe publikimin e tyre.

Më 12 qershor, Universiteti Johns Hopkins ka njoftuar se është bashkuar me shkencëtarë nga Scripps Research dhe ata të Universitetit të Kalifornisë në projektin që synon të tregojë pse dhe si përhapen sëmundjet që shndërrohen në pandemi.

Ky projekt ka fituar 1.3 milionë dollarë nga Institutet Kombëtare për Shëndetësi në Shtetet e Bashkuara.

Ekipi planifikon të krijojë databaza masive të trafikut ajror ndërkombëtar, të pasqyrojë motin në gjithë botën, demografitë kombëtare dhe informacionet për pacientët e sëmurë, për të kuptuar më shumë rreth koronavirusit të ri.

Infografikë

Si e ka infektuar Agroni “gjithë ndërtesën” me Covid-19?

Përmes të dhënave, shkencëtarët synojnë të informojnë liderët dhe publikut sesi përballen sistemet komplekse në botë me shpërthime të tilla apo sëmundje infektuese. Shkencëtarët kanë thënë se shpresojnë që qeveritë do të mund të përdorin të gjeturat si mjete për të përmirësuar përgjigjjen e tyre ndaj sëmundjes Covid-19, apo për të minimizuar dëmin e shpërthimeve eventuale në të ardhmen.

Do të dëshiroja të deklaroj se neve nuk do të na duhet të krijojmë më diçka të tillë, mirëpo e ndjej se është e pashmangshme

Gjurmuesi tregon “apetitin që ekziston për të dhënat”

Profesorja Gardner ka modeluar në të kaluarën përhapjen e viruseve si Zika, apo ai i shpezëve. Vitin e kaluar, ajo ka parashikuar se Shtetet e Bashkuara do të mund të ktheheshin në vatra të përhapjes së fruthit, bazuar në udhëtimet ndërkombëtare ajrore dhe përjashtimet jomjekësore të imunizimit të fëmijëve, të cilat i ka shfrytëzuar si shënjues për hezitimin që ekziston në komunitet rreth çështjes së vaksinimit.

“Unë jam shumë e interesuar në çështjet rreth dezinformimit, keqinformimit dhe komunikimit të shkencës”, ka thënë ajo.

Ajo beson se gjurmuesi ka krijuar mundësi që secili person të ndjekë përhapjen e pandemisë “përmes burimeve autentike dhe transparente”.

Gardner beson se popullariteti i gjurmuesit vërteton apetitin që ekziston për ofrim të të dhënave, të cilat mund të jenë kyçe në luftimin e kërcënimeve tjera shëndetësore globale.

“Do të dëshiroja të deklaroj se neve nuk do të na duhet të krijojmë më diçka të tillë, mirëpo e ndjej se është e pashmangshme”, ka thënë ajo, sa i përket projekteve të tilla për sëmundjet në të ardhmen.

“E kam një ndjenjë se mjete të tilla të informimit tani do të ofrohen përgjithmonë, sepse shihet se ka kërkesë për to”.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Më shumë se tri gjenerata të mjekësisë janë larguar nga Shqipëria

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor.

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ky numër përfaqëson me shumë se tri gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.

Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi.

Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore.

Sakaq Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend.

Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë.

Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së.

Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi. Monitor

Robert Budina: Jam si kokrra e mollës, nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit të COVID

Regjisori i njohur, Robert Budina, reagon për herë të parë lidhur me lajmin se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një statusi në “Facebook”, Budina thekson se është si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 gradë celsius. Sa i takon virusit, regjisori bën me dije se sot i është bërë testi dhe nesër pritet vërtetësia.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre ☺️. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina. bw

Maska për 80% të popullsisë që të shpëtojmë nga koronavirusi

Një studim i ditëve të fundit thotë se maska do të bëhet pjesë e garderobës sonë të përditshme.

Maskat mund të jenë të një rëndësie jetësore për të mbajtur COVID-19 larg dhe mbi të gjitha për të shmangur izolime të mëtejshme në të ardhmen e afërt apo edhe të largët.

Shumë vende të botës po përpiqen të dalin nga karantina me hapa të ngadaltë e të kujdesshëm duke theksuar se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska në publik.

Një studim i ditëve të fundit thotë se maska do të bëhet pjesë e garderobës sonë të përditshme.

Studimi u krye nga ekspertë të disa universiteteve ndërkombëtare.

Këtu përfshihen University of Cambridge, Hong Kong University of Science & Technology, Ecole de Guerre Économique në Paris, University College London, dhe Population Research Institute në Finlandë.

Studimi u përqendrua tek dy modele hipotetike të ecurisë së pandemisë së COVID-19 dhe të ndikimit të mbajtjes së maskës në përhapjen e virusit.

Mbi 80% e Popullësisë Duhet Të Mbajë Maska Që Të Shpëtojmë Nga Koronavirusi

Gjetjet e studimit treguan se kur shumica e popullësisë mban maskë që mbulon hundën dhe gojën, pëprhapja e virusit ulet ndjeshëm.

Zbatimi i distancimit social por pa u shoqëruar me mbajtjen e maskës është i pamjaftueshëm për të shmangur një rritje të infeksioneve pas lehtësimit të masave.

Një praktikë e tillë mund të shkaktonte deri në 1 milionë vdekje në një popullësi sa ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas studimit, përdorimi i distancimit fizik dhe maskave nga 50 deri në 80 përqind e popullësisë mund të nxisë një rënie të ndjeshme të rasteve të infeksionit.

Ajo që është më kritike në këtë studim është se të dyja modelet hipotetike tregojnë se se nëse 80-90 përqind e popullëisë do të mbante maskë, sëmundja eventualisht do të eliminohej.

Nëse njerëzit nuk mbajnë maskë, atëherë vala e dytë do të pritet brenda 4 deri në 5 muajve.

Sikur të mos mjaftonte pandemia, një valë e dytë është gjëja e fundit që dëshiron secili prej nesh.

Këshilla të ngjashme janë dhënë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një studim i kësaj të fundit i publikuar në revistën Lancet zbuloi gjithashtu se përdorimi i maskave mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Thënë shkoqur, nëse duam t’i shpëtojmë ‘kthetrave’ të koronavirusit, mbi 80 përqind e popullësisë së globit duhet të mbajë maska në publik./AgroWeb.org

Manipulimi, Erion Dasho: Numri i të infektuarve mund të jetë disa fish më i lartë

Voltiza Duro – Duke u bazuar në të dhënat shkencore që vijnë nga bota, numri real i të infektuarve duhet të jetë disa fish më i lartë, në një kohë që po flitet që shifrat e personave të infektuar me SARS-CoV02 po manipulohen. Kjo është deklaruar nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, i cili gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare” flet lidhur me numrin në rritje të të infektuarve në vend. Ai thekson se nëse shifrat e të prekurve janë reale, tendenca e ditëve të fundit është shqetësuese pasi çdo ditë sjell një numër më të lartë rastesh. Dasho shton se gabimi më i madh i rihapjes ishte lënia në mëshirën të fatit të institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe nënvizon më tej se karantina nuk mund dhe nuk duhet të shikohet më si opsion.
Të martën është shënuar numri më i lartë lartë i rasteve ditore pozitive me COVID-19 (82 të infektuar brenda 24 orësh). A mendoni se këto shifra janë reale?
Unë besoj se numri real i të infektuarve me COVID-19, nuk dihet për dy arsye. E para është një arsye objektive. Ka një numër të madh personash që nuk manifestojnë shenja klinike, apo manifestojnë shenja klinike jo të rënda, e si pasojë nuk paraqiten për të kërkuar kujdes shëndetësor. Arsyeja e dytë është subjektive. Duke u bazuar në të dhënat shkencore që vijnë nga bota, numri real i të infektuarve duhet të jetë disa fish më i lartë. Është duke u përfolur se shifrat e personave të infektuar me SARS-CoV02 manipulohen. Uroj që kjo të mos jetë e vërtetë pasi në të kundërt do të krijonte konfuzion dhe do të vinte në pikëpyetje çdo përpjekje që po bëhet për të kontrolluar pandeminë. Nëse shifrat e të prekurve janë reale, tendenca e ditëve të fundit është shqetësuese pasi çdo ditë sjell një numër më të lartë rastesh. Pa u arritur një stabilizim dhe më pas rënie e numrit të rasteve, askush nuk mund të jetë i qetë.
Cilat ishin gabimet gjatë rihapjes që situata u përkeqësua në këtë mënyrë?
Gabimi më i madh i rihapjes ishte lënia në mëshirën të fatit të institucioneve të kujdesit shëndetësor. Kjo nuk falet pasi ministria dhe komiteti kishin në dispozicion një periudhë kohe 3 mujore gjatë së cilës duhet të ishin marrë masat për të kthyer spitalet dhe qendrat shëndetësore në institucione të sigurta. Masat për mbrojtjen e spitaleve nuk u morën, dhe si pasojë spitalet u kthyen në vatra të transmetimit të infeksionit. Në fillim ishte një shërbim në QSUT, por tashmë vatra transmetimi infeksioni janë shërbime të tëra, madje edhe poliklinikat. Kjo gjendje duhej shmangur në mënyrë absolute, por më shqetësues është fakti se ende nuk po merren masa. Një vatër që nis nga spitali është e rrezikshme shumëfish pasi ajo prek të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike, dy kategoritë e rrezikuara nga COVID. Në se transmetimi spitalor vazhdon, rrezikojmë vërtet shumë.
Sa të sigurta janë spitalet dhe qendrat shëndetësore?
Fatkeqësisht sot spitalet dhe qendrat shëndetësore në vend nuk janë më ambiente të sigurta. Unë dhe çdo mjek, i bëjmë thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe strukturave shtetërore të reagojnë me urgjencë dhe të marrin masa për t’i rikthyer spitalet dhe qendrat shëndetësore në institucione të sigurta. Kjo kërkon hartim protokollesh, trajnim të të gjithë personelit, furnizimin me pajisje mbrojtëse, testime masive dhe periodike, si dhe mbi të gjitha mbikëqyrje për të verifikuar se protokollet zbatohen siç duhet si nga ana e personelit mjekësor, ashtu edhe nga ana e pacientëve.
Sa duhet të arrijë numri i pacientëve të shtruar në spitale që mund të na rrezikojë sërish mbylljen?
Ministria e Shëndetësie ka bërë me dije se nëse numri i të shtruarve në spital është mbi 150 dhe nëse numri i personave në repartin e kujdesit intensiv është mbi 25 atëherë duhet të rikthehen masa kufizuese, por pa e sqaruar se çfarë masash propozohen. Me ritmet e sotme kur shtrohen në spital 5 deri 10 persona në ditë, kuota e 150 pacientëve mund të arrihen brenda pak ditëve. Sidoqoftë, unë mendoj se këto kuota janë caktuar shumë të ulta dhe sistemi ynë shëndetësor mund të përballojë lehtësisht deri në disa qindra pacientë të shtruar në një muaj. Problem ende nuk janë shifrat e të infektuarve dhe të shtruarve, problem mbetet transmetimi në spitale dhe mosbesimi që është krijuar midis qytetarëve dhe strukturave shtetërore. Nga të dhënat e mia, edhe administrata dhe bizneset nuk janë duke i zbatuar protokollet e sigurisë. Pra përgjigjja e deritanishme ndaj COVID mund të thuhet se ka dështuar në të gjithë komponentët e saj dhe ky është rreziku i vërtetë.
A është e domosdoshme t’i rikthehemi karantinës?
Absolutisht jo. Unë kam besuar gjithmonë se masat e mbylljes duhet të aplikoheshin vetëm 2-3 javët e muajit mars pas diagnostikimit të rasteve të para me koronavirus në vendin tonë. Masat e karantimit gjatë muajit prill e në vazhdim kanë qenë të tepruara e të panevojshme e të dëmshme. Edhe sot me këtë numër të prekurish, izolimi nuk është zgjidhje, në një kohë që ka masa inteligjente dhe shumë më të efektshme për të përballuar situatën. Nuk bëhet fjalë që t’i rikthehemi karantinës! Karantina nuk mund dhe nuk duhet të shikohet më si opsion!
Jo pak qytetarë mendojnë se koronavirusi është një “legjendë urbane” dhe nuk zbatojnë masat e parandalimit të përhapjes së virusit. Cili është mesazhi juaj për qytetarët?
Koronavirusi ekziston! Tani virusi mund të ketë rrezikshmëri më të ulët se në janar apo shkurt. Por ai mbetet një virus i rrezikshëm sidomos për tri kategori: të moshuarit, të sëmurët kronikë si dhe për personelin shëndetësor. Ky i fundit infektohet vetë, por shërben edhe si mjet për t’ia transmetuar virusin pacientëve. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se SARS-CoV-2 ekziston, është i pranishëm në komunitetin tonë dhe duhet të bëjmë çmos të marrim të gjitha masat për të parandaluar transmetimin e tij.
Çfarë masash duhet të merren për të ulur numrin e personave të prekur nga koronavirusi?
Janë dy masa që duhen ndërmarrë për frenimin dhe përmirësimin e situatës. E para është masa për ta rikthyer qytetarin në bashkëpunues, dhe jo në mosbesues. Si pasojë e masave të ekzagjeruara që u morën, gjatë muajve mars, prill dhe maj, qytetarët sot kanë mosbesim në atë çka u thuhet dhe rekomandohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe nga strukturat zyrtare. Duhet që ky mosbesim të tejkalohet dhe të rivendoset bashkëpunimi me qytetarin. Pa këtë bashkëpunim nuk mund të ketë parandalim të koronavirusit në komunitet. Masa e dytë që duhet marrë, po aq e rëndësishme sa e para, është rikthimi i spitaleve dhe qendrave shëndetësore në vende të sigurta nga virusi. Të marrim shembujt e mirë të botës dhe t’ia përshtatim Shqipërisë. Nuk kemi nevojë të rishpikim rrotën, por mund të ndjekim shumë shembuj botërorë për t’u orientuar në kushtet e pandemisë COVID.

Kujdes nga rriqrat!

Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë!

Kujdesuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!

Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Kosovës që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!

Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi shfaqen ethet hemorragjike dhe rrezikohet jeta.

Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

 

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
    2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
    3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
    4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
    5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
    6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
    7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
    8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
    9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

HOROSKOPI E SHTUNË 13 QERSHOR 2020

Dashi

Dashuria do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, edhe pse disa çështje lidhur me paratë, kanë nevojë ende për sqarim. Keni dëshirë që ti sistemoni gjërat. Në punë, mund të kuptoni se si duhet ti zgjidhni disa probleme.

Demi

Mundohuni që të rrini larg asaj që mund të vendosë në krizë emocionet tuaja, duke shkaktuar pasiguri. Në punë, duhet ti bëni gjërat me qetësi dhe vendosmëri, duke shmangur debatet. Ka ende diçka që nuk ju kënaq.

Binjakët

Ju pret një ditë mjaft negative sa i takon dashurisë, ku do të bënit mirë që të qëndroni larg debateve. Mundohuni që të organizoni diçka relaksuese për verën. Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të stresuar.

Gaforrja

Shfrytëzojeni këtë ditë për të sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale, duke zgjidhur disa probleme të mbartura. Mundohuni që të mos mendoni për të kaluarën. Në punë mund të ketë ndryshime dhe fillime të reja.

Luani

Kjo është një periudhë shumë pozitive sa i takon dashurisë. Mundohuni që të mos izoloheni dhe të thelloheni në njohje dhe miqësi. Saturni do e keni kundër në sferën profesionale, ndaj duhet të veproni me kujdes.

Virgjëresha

Ndikimi i kundërt i Hënës mund t’iu krijojë probleme në sferën sentimentale. Takimet do të jenë mjaft të favorshme për ata që janë vetëm. Në punë mund të ketë zhvillime pozitive dhe mund të merrni përgjigje.

Peshorja

Në dashuri duhet të ecni ngadalë dhe të tregoheni të kujdesshëm. Dikush do ju inatosë dhe mund të ndiheni të tradhtuar, shkruan noa.al. Në punë, mund të ketë ndryshime.

Akrepi

Me ndikimin e favorshëm të Hënës, ky është momenti për të sistemuar diçka që nuk shkon siç duhet në dashuri. Shumë mirë do të ecin historitë e reja. Përmirësime do të ketë në punë, ku do të keni mundësi që të ndryshoni diçka.

Shigjetari

Dashuria gjatë kësaj dite mund të has në probleme, ndaj mundohuni që të shmangni sa më shumë debatet. Mjaft të favorizuara janë takimet për ata që janë vetëm. Do të jeni të karikuar me vendosmëri për të bërë një ndryshim të rëndësishëm.

Bricjapi

E shtuna do të ecë më mirë sa i takon ndjenjave, por pasdite duhet të bëni kujdes. Nuk duhet të mërziteni, pasi gjatë kësaj dite mund të inatoseni edhe pa motiv. Në punë, mundohuni që të mos dominoheni nga ankthi.

Ujori

Takimet do të jenë mjaft të favorizuara gjatë kësaj dite, ashtu sikundër e favorshme paraqitet edhe sfera sentimentale. Parashikohet që të merrni një lajm të mirë në vijim.

Peshqit

Hënën do e keni të pranishme në shenjë, por sërish do të keni diçka për tu ankuar. Mund të keni diskutime konstruktive. Nëse duhet të bëni një zgjidhje në punë, më mirë shtyjeni për më vonë.