VOAL

Please Wait ...
0%

Simon Stefani – raport sekret më 1977: Të largoni nga Teatri, Robert Ndrenikën, Anagnostin dhe Shytin

By | July 17, 2017

Komentet

Dashnor Dervishi zbulon “kërkesën nga Izraeli”: Si u vendosën më ‘91 marrëdhëniet

Një nga diplomatët më të njohur të shërbimit tonë të jashtëm, Dashnor Dervishi, në librin e tij me kujtime sjell për publikun situatën politike kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Gjatë kohës kur shërbente si ambasador i Shqipërisë në Romë, Dervishi bashkë me homologun e tij izraelit në Romë, Mordechai Drory, nxiti Tiranën zyrtare dhe Jerusalemin, në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1991.

Ambasador Dervishi tregon se në arkivat e MPJ-së së vendit tonë rezulton, se kërkesën për rivendosjen e marrëdhënieve e ka bërë Izraeli, ndërsa në arkivat e MPJ-së në Jeruzalem, del se kërkesa është bërë nga Shqipëria.

Por ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik.

Edhe pse kishin marrëdhënie shumë të mira me Serbinë, populli izraelit por dhe politika zyrtare dënoi gjenocidin e Milosheviçit në Kosove, ndërsa nuk munguan as ndihmat e para humanitare dhe ngritja e spitalit më të madh ushtarak në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

DASHNOR DERVISHI

Në mesin e vitit 1998, Qeveria Nano kishte vendosur, që të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Kandidatura ime kaloi pa vështirësi, pasi gjatë qëndrimit tim në Romë ishin krijuar disa lidhje të veçanta me Izraelin. Miqësia me hebreun e mirë Raffaello Fellah më kishte krijuar lidhje të fuqishme me lobin izraelit në Itali.

Po ashtu, qëndrimi për disa muaj në Romë i familjeve shqiptare me origjinë hebraike, para se ato të riatdhesoheshin në vendin e të parëve të tyre, do të më shërbente si një mbështetje e madhe, sidomos në ditët e para të mbërritjes time në Izrael. Ndërkohë, në ambientet politike dhe diplomatike të të dy vendeve ishte bërë e njohur historia dhe mënyra se si u përshpejtua rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, përgjatë bisedave me ambasadorin e Izraelit në Itali.

dervishi-ambasadori

Koha e emërimit tim si ambasador në Izrael, qëndrimi atje dhe transferimi, u shoqërua me tre ndryshime të njëpasnjëshme të Kryeministrit të Shqipërisë. U emërova kur Kryeministër ishte Fatos Nano, u nisa për në Izrael me Pandeli Majkon dhe u transferova me Ilir Metën. Raffaello Fellah ishte mjaft aktiv edhe në Shoqatën e Hebrenjve të Italisë. Ai më ftonte vazhdimisht në aktivitetet e kësaj shoqate, ku unë merrja pjesë me shumë kënaqësi.

Për herë të parë, nëpërmjet këtyre aktiviteteve, pata mundësinë të njihem e të ndjek me admirim nga afër zakonet, ritet dhe besimet e hebrenjve, që ata i praktikonin me aq përkushtim. Nuk do të vononte momenti kur Raffaello do të më shprehte mendimin, se kishte ardhur koha, që edhe midis Shqipërisë dhe Izraelit të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike.

Në muajin mars 1991, ai kishte vendosur të bënte një ceremoni me rastin e inaugurimit të zyrave të reja në Romë, të shoqatës, që e kishte qendrën në Londër, ku do të vinte edhe presidenti i kësaj shoqate. Ishin ftuar edhe shumë biznesmenë, politikanë e diplomatë, midis të cilëve edhe unë, si dhe ambasadori i Izraelit.

Raffaello kishte biseduar paraprakisht si me mua ashtu edhe me ambasadorin e Izraelit, që me këtë rast të bënim takimin tonë të parë. Ambasadori i Izraelit në Romë ishte Mordechai Drory. Takimi ynë “i rastësishëm” u kthye në një bisedë mjaft miqësore dhe të përzemërt.

Biseda u përqendrua në elementët e përbashkët të dy popujve tanë, duke anashkaluar ato që na kishin ndarë për 40 vjet. Të dy, me një predispozicion të padiskutueshëm, me bindjen e plotë se kishim humbur shumë kohë, duke qëndruar në dy llogore të ndryshme, shprehëm nevojën e nxitjes së veprimeve, për të vendosur marrëdhëniet tona, sa më parë, për të fituar kohën e humbur.

Shprehëm dëshirën, që të takoheshim përsëri, për të biseduar më gjerë. Dukej sikur kishim shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit, si dy miq që kishin kohë pa u parë. Në fund të bisedës, përpara se të ndaheshim i them Droryt, se që aty do të shkoja direkt në zyrë, për të bërë informacionin mbi këtë takim.

Bile, vazhdova, po të them edhe çfarë do të shkruaj: “Në pritjen e organizuar me rastin e ceremonisë së inaugurimit të zyrave…ishte ambasadori i Izraelit, që m’u afrua dhe më kërkoi të bisedojmë lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve tona; se, në kushtet e ndryshimeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, është koha që edhe dy vendet tona të rishikojnë qëndrimet e tyre; se, Qeveria e Izraelit shpreh gatishmërinë e saj për të biseduar me Qeverinë shqiptare, për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike…”.

I habitur, ambasadori më pyet, se pse po bëja një formulim të tillë dhe jo ashtu siç ishte e vërteta, se që të dy kishim bërë të njëjtin vlerësim dhe kishim shprehur të njëjtin vullnet.

“Kemi 40 vjet që shajmë e akuzojmë njëri-tjetrin, i thashë unë. Shqipëria është një vend i vogël; me mentalitetin ballkanik të një vendi të vogël, është vështirë, që të merren kthesa, të ndryshohen argumentet dhe të merren vendime të shpejta, të kundërta me ato, me të cilat jemi mësuar deri tani.

Autoritet politike kanë nevojë për një alibi, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të argumentuar vendimmarrjen në instancat zyrtare. Dhe argumenti më i mirë është fakti që Izraeli po kërkon, që të rishikojmë qëndrimet tona dhe po del me propozimin për rivendosjen e marrëdhënieve tona. Kjo gjë do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen dhe më të shpejta procedurat”.

“Pak a shumë, e njëjta situatë është edhe në Izrael, reagoi ambasadori Drory. Të njëjtën gjë do të bëj edhe unë; do të shkruaj që ishe ti ai që m’u afrove dhe më parashtrove nevojën e vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona”. Mbas 4 muajsh, më 19 gusht 1991, marrëdhëniet u rivendosën. Në arkivat e MPJ-së së vendit tonë rezulton, se kërkesën për rivendosjen e marrëdhënieve e ka bërë Izraeli, ndërsa në arkivat e MPJ-së në Jerusalem, del se kërkesa është bërë nga Shqipëria.

Në Izrael mbërrita për herë të parë në fillim të muajit dhjetor 1998. Do të qëndroja vetëm 10 ditë, për të paraqitur kredencialet si ambasador dhe me këtë rast, për të bërë kërkimet e para, për gjetjen e selisë ku do të vendosej ambasada, si dhe apartamentet e banimit për familjen time dhe për punonjësit e tjerë të ambasadës.

Gjatë atyre 10 ditëve, që qëndrova në një nga hotelet e Tel Avivit, një ndihmë të madhe dhe të pashpërblyeshme më dha miku im i vjetër Albert Vituli dhe familja e tij, i cili ashtu si shumë familje të tjera shqiptare me origjinë hebraike, u kthyen në vendin e të parëve gjatë vitit 1991. U ktheva në Tiranë, mbasi kisha piketuar gjithçka që duhej për hapjen dhe fillimin e punës së ambasadës në Tel Aviv. U riktheva përsëri në Izrael më 19 janar 1999. Ceremonia e dorëzimit të Kredencialeve te Presidenti i Shtetit të Izraelit, Ezer Weizman u zhvillua më 8 dhjetor 1998.

Një ditë më parë, mora takim me Drejtorin e Protokollit të Shtetit, i cili më shpjegoi rregullat dhe detajet e procedurave, që do të ndiqeshin gjatë ceremonisë, që do të organizohej me këtë rast. Izraeli ka një procedurë të thjeshtë të ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve nga ambasadorët dhe në përgjithësi, ka një protokoll mjaft të thjeshtuar dhe informal në marrëdhëniet diplomatike.

Ndër të tjera, Drejtori më shpjegoi se përveç meje, atë ditë do të ishin edhe dy ambasadorë të tjerë, që do të paraqitnin kredencialet. Më shpjegoi, se koha në dispozicion për secilin ishte parashikuar rreth gjysmë ore. Më tej, ai shtoi se Presidenti Weizman është një burrë i vjetër dhe erudit, ka shumë dëshirë të dëgjojë e të bisedojë me miq të largët, por meqë koha në dispozicion do të jetë e shkurtër, kërkoi që të mos hapja ndonjë temë bisede, që mund të zgjaste programin.

Mbasi kaluam në paradë rreshtimin e forcave të armatosura, në krye të sallonit të madh të Presidencës, Presidenti Weizman priste në këmbë, i shoqëruar nga disa funksionarë të stafit të tij dhe të MPJ-së. Në dorë mbante një bastun, mbi të cilin ishte mbështetur. Ishte hera e parë që mbante bastun dhe si për t’u justifikuar, mbas përshëndetjeve të rastit, ai më shpjegoi se kishte pasur një ndrydhje të kyçit, ndaj po mbante përkohësisht bastunin. Krejt pa dashje, unë shtova se bastuni nuk është për burra, por për gratë.

Ai reagoi menjëherë, ktheu kokën mbrapa dhe kërkoi me shikim një përfaqësuese të MPJsë, nga Drejtoria e Protokollit. Ishte Amira Arnon, e cila mbas dy vitesh do të emërohej konsulle në Stamboll, kurse më pas ambasadore në Tiranë. Ia dha asaj bastunin dhe drejtoi trupin, i gatshëm të dëgjonte formulën e ambasadorit, me rastin e dorëzimit të kredencialeve.

Por në këtë moment do të ishte Drejtori i Përgjithshëm që do të ndërhynte, pasi nuk mund ta linte Presidentin e tij pa u mbështetur në bastun. Ai sqaroi raportin midis bastunit dhe gruas, në kuptimin që shkopi shërben për burrat, vetëm për të rrahur herë pas here gratë, sipas tregimeve popullore. Presidenti, që e kapi menjëherë batutën, e pëlqeu shakanë.

Ai u kthye përsëri nga Arnon, i mori asaj bastunin dhe u drejtua nga unë. Më futi krahun në mënyrë shoqërore dhe u drejtuam në dhomën e vogël, që ndodhej përballë, për të biseduar më gjatë, e për të trokitur gotat e shampanjës. Për fat të keq të Drejtorit të Protokollit dhe për fatin tim të mirë, të ulur me gotat e shampanjës përpara, biseda me Presidentin Weizman zgjati shumë më tepër se ç‘ishte parashikuar. Biseduam gjatë dhe prekëm mjaft tema, kuptohet, mbasi mbaruam me mendimet dhe vlerësimet e Presidentit Weizman për gratë, duke përmendur edhe gratë e dy presidentëve të Shqipërisë, që ai kishte pasur rastin t’i njihte në takime ndërkombëtare.

I bëri shumë përshtypje historia e bisedës së parë midis meje dhe ambasadorit të Izraelit në Romë, për mënyrën e informimit, për të nxitur dhe kapërcyer sa më shpejt procedurat burokratike në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Por mbi të gjitha dhe në themel të bisedës së ngrohtë, por edhe të afërsisë, që Presidenti shfaqte ndaj ambasadorit të parë të Shqipërisë në Izrael, qëndronte kujtimi dhe nderimi, që ai i bënte popullit shqiptar, për ndihmën dhe solidaritetin, që kishte treguar ndaj hebrenjve, që banonin në Shqipëri, si një rast i vetëm në botë, ku asnjë hebre nuk u dorëzua te gjermanët. Mbasi dolëm nga takimi, po sillja edhe një herë në mendjen time zhvillimin e takimit dhe bisedën aq të ngrohtë dhe humane. Ndër mend më erdhi ceremonia e parë dhe emocionin e madh që kisha kaluar, kur dorëzova kredencialet te Presidenti i Meksikës, disa vite më parë.

Në Izrael u vlerësua shumë hapja e ambasadës shqiptare, pasi për politikën e jashtme të Izraelit kjo gjë përbënte një sukses. Pas viteve ‘90, diplomacia izraelite ndërmori një fushatë të fuqishme, sidomos ndaj vendeve të Europës Lindore dhe ish-republikave sovjetike, për të tërhequr prej tyre qytetarët me origjinë hebraike dhe për të nxitur hapjen e ambasadave të tyre në Izrael.

Në këtë mënyrë, realizohej jo vetëm popullimi i Izraelit, por edhe shkëputja nga izolimi shumëvjeçar dhe nga politika armiqësore antizraelite, në kuadrin e konfliktit izraelito-arab. Në mënyrë të veçantë, vende të tilla si Shqipëria, republikat ish-sovjetike, apo Mauritania, Indonezia, Bosnjë Hercegovina, etj, me popullsi me origjinë myslimane, ishin të preferuara në politikën e jashtme të Izraelit, në funksion të balancimit të konfliktit tradicional me vendet arabe e myslimane fqinje.

Viti 1999 ishte i mbushur me ngjarje të rëndësishme për të dy vendet tona; ngjarjet në Kosovë dhe bombardimet e NATOs mbi Serbinë, zhvillimi i fushatës elektorale në Izrael dhe kalimi i pushtetit nga Partia Likud, e Benjamin Netanyah, në atë të Laburistëve, të Ehud Barak; fushata intensive që Qeveria e Barakut ndërmori në kuadrin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe të reformave të thella për modernizimin e jetës së brendshme të shoqërisë izraelite.

KOSOVA

Ngjarjet në Kosovë ishin problemi kryesor i ditës, me të cilin ambasada jonë u përball, paralelisht me hapjen e saj. Nëpërmjet këtij procesi, çështja shqiptare doli në qendër të opinionit publik në Izrael, ndërsa ne si ambasadë, na u dha mundësia e rritjes së kontakteve në mënyrë të përshpejtuar, gjë që në kushte normale do të kërkonte shumë më tepër kohë. Të ndjeshëm ndaj spastrimeve etnike dhe gjenocidit, opinioni izraelit ishte në pararojë të solidaritetit dhe të mbështetjes për popullin shqiptar në Kosovë, duke dënuar me ashpërsi dhunën e ushtruar nga regjimi serb i Milosheviçit. Me gjithë lidhjet e vjetra tradicionale midis Izraelit dhe Serbisë, ky opinion u ngrit i tëri në këmbë, pa dallim moshe apo prejardhje, pa dallim fetar apo bindje politike. Pa filluar ende konflikti i hapur në Kosovë, Knesset-i i atëhershëm izraelit (Parlamenti), në një seancë plenare, nën ndikimin e Kryerabinit, Israel Meir Lau, dënoi Qeverinë jugosllave për gjenocidin e ushtruar, duke shprehur edhe një protestë zyrtare ndaj ambasadorit të Jugosllavisë. Më 28 shkurt, një nga takimet e mia të para me autoritetet e larta e me ndikim në jetën shoqërore e politike të vendit, do të ishte pikërisht me Kryerabinin e Izraelit, Israel Meir Lau, me të cilin ruajta deri në fund marrëdhënie mjaft të mira. Me fillimin e konfliktit, ishte avioni ushtarak me ndihma humanitare nga Izraeli, ndër të parët që mbërriti në Tiranë.

Avioni u nis më datën 6 prill, në orët e para të mëngjesit, nga Tel Avivi, dhe u kthye në orët e vona të darkës. Në orën 5:30 të mëngjesit, përpara nisjes së avionit, u bë një ceremoni e vogël, ku mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ariel Sharon, që përcolli edhe përshëndetjet e rastit. Ndërkohë, pranë Ministrisë së Jashtme, ishte ngritur një Komision i Përkohshëm i Emergjencës për krizën në Kosovë.

Gjatë një bisede me Chaim Chesler, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Hebraike, ai u shpreh se ishte hera e parë që opinioni publik në Izrael pati një sensibilizim gjithëpërfshirës, qysh mbas Luftës së “6 ditëve” të vitit 1967. Më 9 prill, në manifestimin popullor, të organizuar në sheshin kryesor “Ben Gurion” të Tel Avivit, u mblodhën mbi 40 mijë vetë. Më 16 prill, në Nazareth, zonë me popullsi kryesisht palestineze, u mblodhën mbi 30 mijë vetë.

Një manifestim i ngjashëm u bë edhe në qytetin më jugor të Izraelit, në bregun e Detit të Kuq, Eilat. Në këto manifestime, jo vetëm që u shpreh solidariteti me popullin shqiptar të Kosovës, por u mblodhën edhe mjaft ndihma, që u dërguan në Shqipëri e Kosovë, në formën e vlerave materiale, monetare dhe të vullnetarëve.

Gjatë muajve prill dhe maj, u nisën 4 avionë specialë me ndihmat e mbledhura nga kjo fushatë sensibilizuese. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.

Për të nderuar shërbimin e këtij spitali dhe në ndihmë të fëmijëve të Kosovës, më 6 maj, nën kujdesin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe të ambasadës sonë, u organizua në një nga sallat kryesore të kryeqytetit një koncert, ku u transmetua me video edhe përshëndetja dhe falënderimi i Presidentit shqiptar, Rexhep Meidani.

Kalendari historik: 21 korrik

21 Korriku është dita e 202-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 163 ditë.

Ngjarje

tempulli

356 pes – Tempulli i Dianës në Efes u shkatërrua nga një zjarrvënie. Tempulli ishte një nga shtatë mrekullitë e botës, Historiani Herodoti (484 pes –  425 pes) jep këtë listë të 7 mrekullive të botës klasike (të lashtë).

1- Piramida e Madhe e Gizës
2- Kopshtet e varura të Babilonisë
3- Shtatorja e Zeusit në Olimp
4- Tempulli i Dianës në Efes
5- Mauzoleu në Halicarnas
6- Kolosi i Rodit
7- Fari i Aleksandrisë

E vetmja prej 7 këtyre mrekullive që ende ekziston është Piramida e Madhe e Gizës.

365 – Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi pngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos. Historiani Vitruvius (70 pes – 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe  rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër – Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor  të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.

1425 – Vdiq Manuel II Palaiologos – lindur më 1350 – ai ishte perandori bizantin nga viti 1391 deri më 1425. Manueli ishte edhe shkrimtar dhe filozof: “Perëndia nuk kënaqet me gjak – veprimi i pa arsyeshëm është në kundërshtim me natyrën e Perëndisë. Besimi është i linduri i shpirtit dhe jo i trupit. Kushdo që përpiqet të konvertojë një tjetër në besim duhet të jetë i aftë të flasë mirë dhe me arsye, pa dhunë,  pa kërcënime. sepse njeriu nuk ka nevojë për krah të fortë, ose armë të çfarëdo lloji, ose çdo mjet tjetër kërcënimi… ”

1865 – Në treg në Springfield, Missouri, Wild Bill Hickok vret Dave Tutt që llogaritet vrasja e parë e perëndimit të egër.

1902 – Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York. Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliard dollarë duke punësuar rreth 45,000 njerëz.

1914 – Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Për këtë veprim, sipas kushteve të një konvente të fshehtë, Rumanisë iu premtua mbështetje për qëllimin e saj të bashkimit kombëtar të të gjitha territoreve të banuara me rumunë. Në fund të Luftës, Transilvania, Bukovina dhe Besarabia (Moldavia) u bashkuan me Mbretërinë e Rumanisë.

1925 – Gjyqi i Skopit: Në Dayton, Tennessee, mësuesi i biologjisë në një shkollë të mesme, John T. Scopes u gjet fajtor për mësimin e evolucionit në klasë dhe u gjobit me 100 dollarë, Por vendimi u përmbys për gabim teknik në marrjen e tij. Gjithësesi, gjyqi i shërbeu qëllimit për të tërhequr vemendjen e publikut në mbarë Amerikën, ndërsa gazetarë të shumtë u dyndën në Dejtonit për të mbuluar këtë zhvillim. Pala akuzuese dhe pala mbrojtëse u përfaqësuan nga avokatë të njohur;  William Jennings Bryan, 3 herë kandidat presidencial, argumentoi për prokurorinë, ndërsa avokati mbrojtës i Skopit, Clarence Darrow, argumentoi të kundërtën. Gjyqi nxorri në pah ndarje të thella mes fondamentalistëve dhe modernistëve; memodernistët, që thanë se evolucioni nuk është në kundërshtim me fenë; dhe fondamentalistët, të cilët këmbëngulën se fjala e Perëndisë, siç zbulohet në Bibël, merr përparësi mbi të gjitha njohuritë njerëzore. Ky rast u pa edhe si garë midis teologjisë dhe shkencës – cila nga teoritë duhej të mësohej në shkolla, evolucioni sipas Darvinit, apo krijimi sipas Biblës?

1931 – CBS, New York City fillon emetimin e rregullt shtatë ditë në javë të sinjalit televiziv në ShBA.

1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO).

1954 – Lufta e parë e Indokinës: Konferenca e Gjenevës vendosi ndarjen e Vietnamit në Veri dhe Jug.

1960 – Sirimavo Bandaranaike zgjedhet kryeministre në [Sri Lanka]], duhke u bërë gruaja e parë kryeministre në botë.

1969 – Neil A. Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin bëhen njerëzit e parë që kan ecur në Hënë, gjat misionit Apollo 11.

1994 – Tony Blair fiton në zgjedhjet për udhëheqës të partisë British Labour Party, duke i hapur rrugën për tu bërë kryeministër në vitin 1997.

Lindje

  • 1899 – Ernest Hemingway, letrar amerikan
  • 1921 – Robin Williams, aktor dhe komedian amerikan
  • 1948 – Cat Stevens, britanski songwriter
  • 1963 – Manu Chao, këngëtar francez
  • 1979 – Andrej Voronjin, futbollist ukrainas

Vdekje

  • 1967 – Albert Lutuli, politikan i R. Jugoafrikane dhe Nobelist
  • 1967 – Basil Rathbone, aktor anglez (l. 1892)
  • 1970 – Mikhail Gerasimov, antropolog rus (l. 1907)
  • 2012 – Ali Podrimja, poet shqiptar nga Kosova.

Më 20 korrik 1969 njeriu shkeli për herë të parë në Hënë

Më 20 korrik 1969 komandanti i misionit Apollo 11, Neil Armstrong, e Buzz Aldrin prekën dheun hënor.

ZBARKIMI: Përpjekjet e kryera prej vitesh nga 400 000 veta kulmuan në misionin Apollo 11, i cili më 16 korrik 1969 nisi nga Kennedy Space Center i Cape Canaveral (Florida) e më 19 korrik 1969 arriti orbitën hënore. Në orën 22:17 (me orën tonë) të 20 korrikut 1969 Armstrong e Aldrin preknin dheun hënor në bordin e modulit Eagle, teksa kolegu i tyre Michael Collins kontrollonte modulie komandës Columbia. Ndërkaq, nga Toka, mbi 500 milionë njerëz shikonin pamjet e zbarkimit transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet në të gjithë botën.

RRUGA PËR NË HËNË: Në 40 vjet nga zbarkimi, të 170 tonelatat e objekteve lënë nga njeriu mbi dheun hënor tregojnë historinë e një udhëtimi për në Hënë shumë të ndryshme nga ajo e sotme. Prekja e dheut hënor ishte objektivi i sfidës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, lindur në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe në të cilën BRSS kishte afirmuar më 4 tetor 1957 primatin e tij në sytë e botës duke lëshuar me sukses satelitin e parë artificial, Sputnik. Dëshmitë janë ende të shpërndara mbi dheun hënor, midis Detit të Reve dhe Detit të Qetësisë, ku kanë rënë sondat sovjetike të lëshuara në fund të viteve 1950. Në Detin e Kthjelltësisë është simboli i një tjetër primati sovjetik, sonda Hëna 2, objekti i parë ndërtuar nga njeriu që ka prekur për herë të parë dheun hënor. Por në Kraterin Kopernik e në Oqeanin e Stuhive gjenden simbolet amerikane, sondat Surveyor lëshuar midis 1966 e 1977. Liqeni i Shkëlqesës tregon ndërkaq një histori shumë më të afërt e shumë më të ndryshme, në të cilën udhëtimi për në Hënë shfaqen protagonistë të rinj, si Europa: pikërisht më 2006 është “zhytur” këtu sonda Smart 1, e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).

NJË HESHTJE E GJATË: Njeriu i fundit që ka ecur mbi Hënë ka qenë, në dhjetor 1972, Eugene Cernan, anëtar i misionit të Apollo 17. Pastaj udhëtimi është ndalur për një kohë shumë të gjatë. Një heshtje që, sipas ekspertëve, mund të shpjegohet me materialet e pamasa
që janë marrë (382 kilogramë gurë hënorë) dhe sjellë në Tokë nga misionet Apollo dhe Hëna. Por ndërkohë arritja e Shuttle dhe lindja e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) kishin përqëndruar gjithë vëmendjen, ndërsa misionet shkencore janë përqëndruar mbi planete të tjera të Sistemit Diellor, ende thelbësisht të panjohura.

PROTAGONISTË TË RINJ: “Nga epoka e zbarkimit mbi Hënë gjërat kanë ndryshuar shumë; nuk ka më kundërvënie midis dy blloqeve, por një garë midis kombeve që duan të afirmojnë rëndësinë e tyre në nivel teknologjik, si Kina e India, e kombe, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kërkon të mbajë lidershipin e fituar para 40 vjetësh,” vënë re ekspertët e sotëm të vëzhgimit të universit. Mbi këtë bazë janë duke lindur aleanca të reja, të cilat janë larg logjikave të para 20 viteve, me një optikë krejt të ndryshme.

Më 20 korrik 1944 atentati kundër Hitlerit

Më 20 korrik 1944 oficeri gjerman Stauffenberg vendosi një valixhe dokumentash pranë Adolf Hitlerit në shtabin e tij. Bomba shpërtheu, por Hitleri shpëtoi rastësisht. Cili ishte skenari i përgatitur dhe pse dështoi ai?

Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

Më korrik 1944 oficeri Claus Schenk Graf von Stauffenberg niset në orën tetë të mëngjesit në drejtim të shtabit qendror të “Führerit”- Hitlerit. Qëllimi i tij: Vrasja e Adolf Hitlerit me një bombë. Momenti është i përshtatshëm: Në funksionin e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në gadishmëri ai duhet të raportojë para Hitlerit. Kurt Salterberg, 91 vjeç, asokohe 21 vjeçar ka qenë roje e batalionit mbrojtës të diktatorit. “Të gjithë që do të kalonin për të shkuar tek Hitleri do të kontrolloheshin nga unë.”


Kurt Salterberg kujton ditën e 20 korrikut 1944

Ndër grupet që hynë ishte edhe marshalli Keitel, kreu i komandës së lartë, të cilin Kurt Salterberg e la të kalonte. “Keitel kishte një leje kalimi të përhershme, të tjerët nuk kisha nevojë t’i kontrolloja. Me Keitel ishte edhe Stauffenberg. “Ai më ra në sy, sepse kishte një sy të mbuluar për shkak të plagosjes në luftë. Stauffenberg kishte një valixhe dokumentash, por kjo nuk ishte e pazakontë.” Roja kujton edhe momentin e largimit të Stauffenbergut, i cili e kishte vendosur valixhen me kujdes nën tavolinën e rëndë të Hitlerit, ku shpaloseshin hartat. “Kjo ndodhte, kur dikush kishte harruar dokumente.”

Pak më vonë oficeri Brand shtyn pa dijeni valixhen. Ky moment i kushton atij jetën, dhe shpëton atë të Hitlerit. Salterberg: “Një rrëmujë letrash, copëza që fluturonin, dikush nga të pranishmit fluturoi nga dritarja, të tjerë hynë brenda me nxitim. Kaos i plotë. Njerëzit thërrisnin për ndihmë.” Nuk dihej nëse Hitleri kishte mbijetuar. “Të gjithë thërrisnin. Ku është fyhreri? Pastaj Hitleri doli nga baraka e shtabit i mbajtur nga dy vetë”, kujton roja i batalionit mbrojtës, Salterberg. Ndërsa atentatori është i bindur për vdekjen e Hitlerit. Stauffenberg largohet me organizatorët nga shtabi për të shkuar në Berlin dhe organizuar rrëzimin e regjimit nazist. Por plani dështoi. Historiani Tuchel thotë se ishte baraka ajo që i shpëtoi jetën Hitlerit, sikur atentati të kishte ndodhur në një bunker, me mure të betonizuar, “atëherë Hitleri nuk do të kishte mbijetuar dot.”

Arma që u përdor edhe gjatë atentatit

Operacioni i spastrimit

Pas dështimit të atentatit fillon fushata hakmarrëse kundër grupit organizator. Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Claus Schenk Graf von Stauffenberg dhe tre të besuarit e tij kanë vdekur.

Fëmijët e atentatorit rrëmbehen nga Gestapo dhe dërgohen në një jetimore të posaçme. Mbrëmjen e 21 korrikut Stauffenberg-u si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të përbetuar u pushkatuan.

Radioja njofton: “Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët”. Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.

Ekspozitë për Stauffenberg në Drezden

Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.

“Në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe”

Guximin për rezistencë aktive asokohe e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Eëald-Heinrich von Kleist, i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu von Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Grafit von Stauffenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot.

Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. “Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe.”

Më 20 korrik të vitit 356 para erës së re lindi Leka i Madh, një ndër strategët më të shquar ushtarakë të historisë së njerëzimit

Aleksandri i Madh ose Leka i Madh (greqisht: Ἀλέξανδρος ὁ Μέγας) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonëve. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.r.). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Vitet e fëmijërisë

Aleksandri lindi më 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh. Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Mirtal ose Olympia e ëma e Aleksandrit

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimpinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t’i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbëdhjetë vjeç, kur një mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali një kalë të fuqishëm, krenar dhe të pashtruar – Bukefalin. Në oborrin e pallatit u grumbulluan shumë miq të mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshëm. Dikush prej tyre donte t’a shalonte. Por Bukefali u egërsua, tundi këmbët e pasme dhe miku i mbretit vrapoi të largohej për të shpëtuar. -Për Zojsin (Zeusin)! – i thirri atëherë Filipi Dimaratit, – kali që më fale është vërtetë i shkëlqyer, por është kaq i egër sa kam frikë se askush nuk do të mund t’a zbusë. Një nga oficerët e mbretit shkoi këmbëngulës drejt Bukefalit, rrëmbeu frerët dhe u përpoq t’i kërcente në shpinë. Por kali hingëlliu egër, u shkund, u ngrit përpjetë mbi këmbët e pasme dhe oficeri ua mbathi këmbëve që të shpëtonte. Njëri pas tjetrit provuan pothuaj të tërë ta zbutnin Bukefalin. Një mund i kotë. Nuk do të gjendej askush që të nënshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atëherë panë të gjithë Aleksandrin e vogël të ngrihej nga vendi dhe të shkonte me guxim drejt kalit krenar. -Aleksandër!, – i thirri Filipi, – Mos o bir! Kij mendjen! Por Aleksandri bëri përpara pa ngurrimin më të vogël dhe kapi me kurajë frerët e Bukefalit. Kishte vënë re diçka që askush nuk e kishte parë. Kali trembej duke vështruar hijen e vet, prandaj egërsohej dhe nuk linte askënd t’i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, që të mos i binte hija përpara dhe me guxim e shkathtësi i kërceu në shpinë. Të gjithë panë me habi Bukefalin të rrinte urtë e palëvizur si qengj! -Të lumtë! Të lumtë Aleksandër!, – shpërthyen britmat e vetvetishme triumfuese. Filipi mbushur me krenari për të bëmën e birit, vrapoi pranë tij, e përqafoi i mallëngjyer, e puthi dhe i tha: – Biri im, përpiqu të gjesh një mbretëri të madhe që të të shkojë për shtat. Maqedonia është shumë e vogël për ty! Fjalë profetike, që e ardhmja do t’i vërtetonte. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej përgjegjësit ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge. Më vonë, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptë e kishte bërë të fortë e të qëndrueshëm, duke e pajisur me dy “kuzhinierë” të shkëlqyer: një Marshim gjatë natës, për të shijuar mëngjesin dhe një mëngjes të pakët, për të shijuar drekën.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli, një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit. Filipi e solli atë në oborrin mbretëror dhe nën drejtimin e tij hapi një shkollë në Mieza, një vend i bukur pranë kryeqytetit Pella. Në atë shkollë Aleksandri dhe një grup fisnikësh të rinj maqedonë studiuan për tre vjet.

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë. Është me interes të vihet në dukje se, vetë Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur në Stagira të Maqedonisë, në lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenë mjek i oborrit të të atit të Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si në shtëpinë e vet në oborrin maqedonas, deri në moshën 17-vjeçare, kur shkoi në Athinë dhe u bë student i Platonit. Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës. Poezia epike nënkuptonte Homerin. Përshkrimi i tij për të kaluarën heroike të Greqisë në dy poemat e famshme, Iliadën dhe Odisenë, do të ndikonte shumë tek Aleksandri dhe do të përcaktonte drejtimin e jetës së tij. Mospërfillja e rrezikut, rendja pas aventurës, sfidat dramatike për dyluftim, guximi i çartuar edhe përpara vdekjes – këto ishin mesazhet e kanunit homerik, që e pushtuan imagjinatën e Aleksandrit qysh në fëmijëri. Veprimi i tij i parë, kur do të hynte në Azi, do të ishin flijimet që do të bënte në Trojë, nga tempulli i së cilës do të merrte parzmoren e shenjtë, që do ta mbante gjatë gjithë fushatës së tij në Lindje. Ndikimi i epikës homerike u ndërthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike të nënës së tij.

Aristoteli është një filozof i madh për botën moderne, themelues i shkollës së empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese të njëqind e pesdhjetë shteteve e qytet-shteteve të ndryshme, botoi jetëshkrimet e fituesve të lojërave Pitike, u angazhua në studimin e muzikës e të mjekësisë, të astronomisë, të magnetizmit dhe të optikës, shkroi traktate për Homerin, analizoi retorikën, dha mendime për anën irracionale të natyrës së njeriut, vendosi studimine biologjisë në baza të shëndosha eksperimentale, u fut me aftësi në botën e çudtishme të bletëve dhe studioi embrionologjinë. Dihet se ai nxiti dhe plotësoi më tej interesat e mëparshme të Aleksandrit në njohjen e epikës homerike, duke shkruar një libër të veçantë për “Iliadën”, të cilën Aleksandri do ta mbante përherë nën jastëk. Homeri, me siguri, do të ketë zënë një vend të veçantë në programin e shkollës së Miezës. Aristoteli, gjithashtu shkroi për nxënësit e vet mjaft pamflete për qeverisjen e shtetit dhe të kolonive dhe u dha atyre mësime në disiplinat e gjeometrisë, të retorikës, të estetikës, si dhe në artin e argumentimit. Aleksandri mbyllur për katër vjet të tëra në një pallat preriferik, tok me mjaft moshatarë, bij gjeneralësh dhe fisnikësh të Maqedonisë, mori nga mësuesi i madh njohuri të pafundme, që më pas i vlenë shumë. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri për Arsitotelin, na e shfaqin fjalët e mëposhtme, të cilat mbetën në histori: “Jetën ia kam borxh tim eti, dhe se si të jetojë mësuesit tim” Në këto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ëndrra e madhe për të zmadhuar Maqedoninë. Dhe një ditë, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe një betejë tjetër, tha me ankim: “Im atë do të mund gjithë armiqtë tanë dhe nuk do të mbetet asnjë që ta mund unë”.

Ngjitja në fron

Një rast i dytë i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet më pas. Athinasit dhe aleatët e tyre, tebanët, vendosën t’u rezistonin planeve të Filipit për të pushtuar Helladën dhe në vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinë maqedone në Keronë. Atje u bë ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit të tij tetëmbëdhjetë vjeçar t’u printe 2000 kalorësve. Aleksandri luftoi trimërisht, duke përballuar batalionin e tebanëve. Tebanët qëndruan me ngulm sulmeve të tërbuara të kalorësisë maqedone të drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranë të gjithë të vdekur. Në atë betejë kishte marrë pjesë edhe athinasi Demosten, oratori më i madh i Helladës, i cili urrente me fanatizëm maqedonët. U detyrua të flakte mburojën dhe heshtën dhe t’ua mbathte këmbëve që të shpëtonte. Fitorja e maqedonëve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjë forcë nuk do të mund t’u kundërvihej që të pushtonin helenët. Pas betejës, Filipi dha urdhër të grumbullonin athinasit e vdekur dhe t’i digjnin. Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenët (Grekët). Ishte njëzet vjeç Aleksandri, kur një pasdite mbreti Filip kremtonte dasmën e së bijës Kleopatër në një stadium, kur një maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenët, ia afrua Filipit dhe i nguli një thikë në zemër.

Maqedonia humbi një mbret të madh. Se Filipi ishte vërtetë një mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkëlqyer, kishte arritur të pushtonte dhe të shpartallonte armiqtë helenë dhe përgatitej për fushatën kundër Persisë. Mbret në, moshën njëzet vjeçe, u bë Aleksandri. Pothuaj ende djalë, mori në duar fatin e Maqedonisë Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.” Aleksandri i Madh në moshën 20 vjeç bëhet Mbret i Maqedonisë. Ngutej të luftonte dhe të fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti në të gjashtëmbëdhjetë vjetët e tij. Kishte mbaruar studimet pranë Aristotelit, kur Filipi iku për një fushatë të madhe në Propontidë dhe e la pas si mëkëmbës, mbret të shtetit maqedon. Krerët e Medëve, një fisi të Thrakës, kur morën vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetën rastin të ngrinin krye. Aleksandri, në krye të ushtrisë që kishte mbetur në Pellë, Marshoi drejt tyre për të qetësuar gjendjen, dhe fitoi betejën.

Ishte vetëm 20 vjeç dhe në zemër kishte një lakmi të pamatë për pushtet dhe famë. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua në armë dhe politikë të përgjithshme nga i ati, me një inteligjencë dhe energji të paparë, krijoi një Perandori Botërore. Sapo hip në fron ai rikonfirmon të drejtat që gëzonte më parë i ati, Komandant Suprem i ushtrisë. Kështu që ai kërkon tu demonstrojë menjëherë popujve të nënshtruar se vdekja e babait të tij, Filip II, nuk e kishte dobësuar forcën e Maqedonisë. Shtypi pa mëshirë një rebelim në Tebë, banorët e së cilës i shiti si skllevër. Pastaj iu desh të shtypte kryengritjet kalimtare në Iliri, që nga Piluri, afër Korçës, deri në veri në Danub. Bashkëpunimi me Molosët ishte i siguruar në saje të lidhjeve amësore. Mirëpo, me hypjen e tij në fron, armiku i betuar i të atit, Demosteni, formoi sërish një lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersËt që të hidheshin në luftë kundër Aleksandrit, duke e quajtur atë çilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri Marshoi për në Greqi. Athina e dëshpëruar dërgoi ambasadorë që të hynin në bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njëri prej tyre, mirëpo, nga frika e zemërimit të mbretit, ai i braktisi të tjerët dhe u kthye në Athinë. Sidoqoftë, Aleksandri u paqësua, kurse nderi i Demostenit zuri të lëkundej. Pavarësisht nga përdorimi i kufizuar i forcës prej Aleksandrit dhe kushtet bujare të paqes, shumë nga grekët dhe veçanërisht athinasit, mbetën kundërshtarë të betuar të tij. Mirëpo, Aleksandri kërkoi dhe siguroi mbështetjen besnike të farefisit të tij në përgatitjen e fushatës kundër Persisë.

Aleksandri i Madh – Komandant Suprem Ai u nis për në Delfi për tu këshilluar me orakullin e Apollos për fatin e fushatës aziatike, por arriti atje në një ditë të ndaluar, e cila konsiderohej e papërshtatshme për orakullin që të jepte parashikimin e saj. Mirëpo, kur ajo nuk pranoi që t’i vinte veshin lajmëtarit të tij, Aleksandri u fut vetë brenda dhe e tërhoqi atë zvarrë në tempull. Rezistenca e saj qe e kotë, më në fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papërballueshëm!” Me të dëgjuar këto fjalë, ai e lëshoi, duket se kjo ishte përgjigja e dëshiruar dhe se nuk kishte më nevojë për këshilla të mëtejshme nga perënditë.

Miti Aleksandrit


Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madh

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi[1][2]
Aleksandri në art[redakto | redakto tekstin burimor]

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij

– “Sikandar” (1941) – “Alexander the Great”(1956) – “Sikandar-e-Azam” (1965) – “Alexander” (2004)

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.
Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

^ 20 korrik 356 p.e.s., Pela, Maqedonia e lashtë i vdekur më 10 qershor 323 p.e.s. nga Prof. Viktor L. Adams ~ Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë: Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”. ~ “Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug.
^ http://www.albaniapress.com/lajme/20928/KU-ESHTE-VARRI-I-ALEKSANDRIT-TE-MADH-.html%7CVarri

Kalendari historik: 20 korrik

20 Korriku është dita e 201-të- kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 164 ditë.

Ngjarje

aleksandrimadh

356 pes – Lindi Aleksandri i Madh, mbret maqedonas (vdiq më 323 pes). Trashëgimia e tij përfshin përhapjen e kulturës nëpërmjet pushtimeve; themeloi rreth 20 qytete që mbajnë emrin e tij, më i famshmi, Aleksandria në Egjipt. Aleksandri, nga prindër ilir – maqedon, u bë legjendar, hero klasik, mishërim i Akilit. Ai u bë masë kundrejt të cilës udhëheqësit ushtarakë kanë krahasuar veten, dhe akademitë ushtarake në të gjithë botën ende mësojnë taktikat e tij.

1402 – Beteja e Ankarasë – Timuri, sundimtari i Perandorisë Timurid, mposht forcat e Perandorinë Osmane të Sulltan Bajzitit I. Beteja ishte fitore e madhe për Timurin, dhe çoi në një periudhë krize për Perandorinë Osmane. Megjithatë, Perandoria Timurid shkoi në rënie përfundimtare pas vdekjes së Timurit vetëm tre vjet pas betejës, ndërsa Perandoria Osmane bëri një rikthim të plotë, dhe vazhdoi të rritej e zgjerohej për  2 – 3 shekujt e ardhshëm.

1807 – Shpikësit Nicephore Niepce iu dha një patentë nga Napoleoni për  motorin e parë në botë me djegie të brendshme pasi u provua me sukses në një anije në rrjedhën e sipërme të lumit Saone në Francë.

1903 – Kompania amerikane  Ford nxjerr në treg  makinën e saj të parë.

1916 – Lufta e Parë Botërore: Në Armeni, trupat ruse pushtojnë qytetin Gumiskhanek.

1917 – Lufta e Parë Botërore: Deklarata e Korfuzit, e cila çoi në krijimin e Mbretërisë Jugosllavisë pas luftës së parë botërore, u nënshkruar nga një komision jugosllav dhe mbretëria e Serbisë.

1918 – Lufta e Parë Botërore: Trupat gjermane kalojnë Marnën.

1936 – Në Zvicër u nënshkrua Konventa Montreux, e cila autorizoi Turqinë për të fortifikuar Dardanelet dhe Bosforin, por duke garantuar kalimin e lirë të anijeve të të gjitha vendeve në kohë paqeje.

1940 – Danimarka largohet nga Lidhja e Kombeve.

1941 – Udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin konsolidon komisariatet e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare për të formuar NKVD-në dhe emëron Lavrentin Berian në krye të saj.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Adolf Hitleri i shpëton një atentati të drejtuar nga koloneli Claus von Stauffenberg.

1950 – Lufta e Ftohtë: Në Philadelphia, Pennsylvani, Harry Gold pranon fajin për spiunazh për Bashkimin Sovjetik dhe se ia kishte kaluar sekretet atomike spiunit Klaus Fuchs.

1954 – Otto John, kreu i shërbimit sekret të Gjermanisë perëndimore ikën në Gjermaninë Lindore; ky veprim u interpretuar si tradhti. Më 12 dhjetor 1955 John dezertoi përsëri në Gjermaninë Perëndimore, ku u arrestua menjëherë.  Ai tha në gjyq se ikja e tij në Berlinin Lindor nuk kishte qenë me deshirë, por ishte rrëmbyer nga KGB-ja – shpjegimet e tij nuk u besuan; ai u dënua me katër vjet burgim. Otto John shprehu hidhërim për faktin se në gjykatën që e gjeti atë fajtor, ishin gjyqtarë të cilët kishin shërbyer si të tillë edhe gjatë epokës së Hitlerit. Otto u lirua më 28 korrik 1958; vdiq në vitin 1997, pas viteve në përpjekje për t’u rehabilituar.

1969 – Programi Apollo: Apollo 11 kryen me sukses uljen e parë në Hënë; amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në sipërfaqen e Hënës pothuajse 7 orë pas uljes së anijes.

1969 – Vendoset armëpushimi midis Hondurasit dhe El Salvadorit, 6 ditë pas fillimit të “Luftës së Futbollit”.

1974 – Pushtimi turk i Qipros: Forca nga Turqia pushtojnë Qipron pas një grusht shteti të organizuar nga diktatori i Greqisë kundër presidentit Makarios.

1976 – Viking 1 zbret susksesshëm në Mars.

1977 – Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) lëshon dokumente, nën Aktin për Lirinë e Informacionit, ku pranon se kishte qenë e  angazhuar në eksperimente për kontrollin e mendjes (MKUltra). Disa historianë kanë pohuar se krijimi i një subjekti  “kandidat Manchurian” me anë të teknikave të  “kontrollit të mendjes” ishte objektiv i programit i MKUltra dhe projekteve të tjera nga CIA-s. Projekti i kontrollit të mendjes nisi në fillim të viteve 1950, u sanksionuan zyrtarisht në vitin 1953, u reduktua në qëllim në vitin 1964, u cungua më tej në vitin 1967 dhe u ndërpre zyrtarisht në vitin 1973.

1985 – Gjuetarët e thesarit gjetën anijen spanjolle Nuestra Senora de Atocha, e cila ishte mbytur në brigjet e Key West, Florida, në vitin 1622 gjatë një stuhie. Anija përmbante monedha dhe shufra argjendi me vlerë mbi 400 milionë dollarë.

1990 – Një bombë e vendosur nga IRA shpërthen në Berzën Ndërkombëtare në Londër.

1992 – Václav Havel zgjidhet president në Çekosllovaki.

1992 – Kargo aeroplani TU-154 rrëzohet në Tbilisi, Gjeorgji, duke lënë të vdekur 40 persona.

2001 – Bursa e Londrës bëhet publike.

Lindje

  • 1304 – Francesco Petrarca, shkrimtar italian
  • 1785 – Mahmud II, sulltan osman 1808 – 1839
  • 1847 – Max Liebermann, piktor dhe grafist gjerman
  • 1864 – Erik Axel Karlfeldt, shkrimtar suedez, nobelist
  • 1919 – Edmund Hillary, hulumtues i Zelandes së Re
  • 1928 – Pavel Kohout, letrar çeko-austriak
  • 1938 – Diana Rigg, aktore britaneze
  • 1938 – Natalie Wood, aktore amerikane
  • 1947 – Carlos Santana, kompozitor meksikan
  • 1979 – Miklos Feher, futbollist hungarez
  • 1980 – Gisele Bündchen, manekene braziliane

Vdekje

  • 1031 – Roberti II, mbret francez
  • 1937 – Guglielmo Marconi, fizicient italian
  • 1973 – Bruce Lee, aktor amerikan
  • 1997 – Arshi Pipa, shkrimtar dhe kritik letrar shqiptar (V. 1920)
  • 2006 – Benjamin Filipović, regjisor boshnjak

Dëshmitari okular tregon tragjedinë: Aksidenti i Aleksandër Kondos ishte i planifikuar, trupin ia hodhën…

Gjelosh Biku  ka qenë në SHBA në vitet kur shkoi atje kampioni i peshëngritjes, Aleksandër Kondo. Prania e tij në vdekjen e Kondos ishte e rastësishme, por ai e kujton mirë, siç të gjithë do të kujtonin një tragjedi të tillë.

 

RREFIMI

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij. Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të, shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk është e vërtetë.

Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”. Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje. Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët. Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetin e madh të Nju Jorkut. E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Aleksandër Kondon. Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”.

Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenët kundërshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit. Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij. Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë. Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë, që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin. Këta, madje, ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme.

Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune. Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi. Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit. Ndërsa ky furnizonte makinën, një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme. E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht. Më pas me një barelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër.

U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta. Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër. Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë. Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo…

Britaniku që tallet me pretendimet serbe dhe greke për Skënderbeun – Nga Salih Mehmeti

Një nga biografitë për Skënderbeun që janë më pak të njohura për publikun e gjerë shqiptarë është edhe libri ‘Skënderbeu: nga një peng osman te një hero shqiptar’.

I shkruar në vitet ’50, kjo monografi për jetën e heroit mesjetar shqiptar nuk ka qenë në duart e lexuesit shqiptar deri në ribotimin që u bë në vitin 2005, shkruan Konica.al.

Studiuesi dhe gazetari britanik, Harry Hodgkinson (1913-1994) ka qenë një nga dashnorët e përjetshëm të Shqipërisë.

Vizita e tij e parë në Shqipërinë e vitit 1937 ishte fillimi i një angazhimi të gjallë për shqiptarët. Fryt i pasionit të tij janë dhjetëra shkrime të cilat e sensibilizuan opinionin britanik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

I dëshpëruar keq nga vendosja e regjimit komunist, ish-oficeri i inteligjencës britanike do t’i përvishte mëngët edhe për një biografi për heroin shqiptar që u gjend në prominencë në momentet dramatike të përplasjes mes Evropës dhe Perandorisë Osmane.

Meqë prejardhja e Skënderbeut dhe familjes së tij ngacmon sedrën nacionaliste kudo në Ballkan, Hodgkinson nuk kishte aspak mirëkuptim për prirje të tilla.

Duke përimtuar me syrin kritik pretendimet serbe dhe greke për heroin shqiptar, të cilat bazoheshin në emrin ose mbiemrin e heroit shqiptar, ai me një gjuhë qesëndisëse thotë që këto janë sikur përpjekjet që ‘prifti i Çesterit të shpallet roman katolik, dhe stërgjyshërit e tij si italianë, për shkak se ‘çester’ në një emër është provë e përkatësisë romane (sic!).

Po çfarë thotë studiuesi britanik për të ëmën e Skënderbeut?

Duke marrë si shkas shkrimin ngacmues të Mustafa Nanos për gjoja prejardhjen serbe të Vojsavës, Portali Konica.al ka sjellur burime të kohës që përgënjeshtrojnë një gjë tillë, studime moderne prej Nolit deri te Boban Petrovski si dhe pjesë nga tradita gojore arbëreshe.

Kësaj radhe ne sjellim ekskluzivisht një shkëputje nga biografia e Skënderbeut:

“Ajo duket se i përkiste Muzakajve: ata ishin familja më e fortë në jug, duke zotëruar Beratin dhe viset pjellore të bregdetit që kishin qenë hambari i Shqipërisë që nga motet klasike. Ajo solli në jetë nëntë fëmijë. Katër ishin djem – Stanisha, Reposhi, Konstandini dhe Gjergji. Përderisa ata pritej të udhëheqnin burrat në beteja për nderin e familjes ose paga të huaja, pesë vajzat mund të përparonin interesat e familjes”, shkruan Hogdkinson.

(Harry Hodgkinson, Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, I. B. Tauris, 2005, f. 40)

Le Matin (1913) – Ismail Qemali: Shkodra është koka e Shqipërisë – Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Korrik 2017

Shpresat dhe projektet e Ismail Bej Qemalit. Intervista e liderit shqiptar në Romë me gazetarin francez.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n° 3, intervistën e rrallë të Ismail Qemalit, i cili gjendej në kryeqytetin italian, Romë.
Lideri shqiptar ka folur për kufijtë e Shqipërisë, ku dhe ka ngritur shumë pyetje mbi qëllimet e Evropës (Fuqive të Mëdha) ndaj kombit tonë.
Kufiri me Malin e Zi ka qenë çështja më shqetësuese për kryetarin e qeverisë së përkohshme, i cili nuk ka nguruar të japë mendimin e tij.
Për më shumë, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
« Romë, 3 Prill. Shkresë e veçantë e gazetës « Matin » – E takova sot Ismail Qemalin, i cili gjendej i rrethuar nga disa anëtarë të qeverisë së përkohshme dhe shumë patriotë shqiptarë, të cilët, në shenjë falenderimi, urimi dhe përkushtimi, kishin ardhur për të mbështetur shefin e tyre që mban mbi supe të gjithë përgjegjësinë për të udhëhequr hapat e parë të shtetit të ri.
Ismail Qemali sillej me të gjithë si një baba ; protokolli u la mënjanë në këtë mbledhje.
Kur u gjeta vetëm me Ismail Bej Qemalin, folëm fillimisht për udhëtimin e tij, pastaj e pyeta për kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë.
Ismail Qemali : Ja, kjo është pyetja kyçe, të tjerat janë pa interes ose të parëndësishme. Evropa, dëshiron një Shqipëri të qëndrueshme apo një vend fantazëm ? A dëshiron ajo një vend të pavarur apo preferon të krijojë një lodër, një instrument të thjeshtë për ambiciet e ndryshme të vendeve të Ballkanit ? A do të sigurojë paqen apo të përgatisë rrëmujat e ardhshme ? Nëse dëshira e saj është që të krijojë me të vërtetë një Shqipëri të lirë, atëherë duhet që kufijtë e dhënë prej saj të jenë të zgjeruar mjaftueshmërisht.
Gazetari : Kufijtë që Greqia ju propozon në jug a u përgjigjen aspiratave tuaja ?
Ismail Qemali : Nuk janë ata që ne prisnim, por më së shumti është kufiri verior që na shqetëson. Traditat, zakonet e popullsisë në këto zona janë plotësisht shqiptare, dhe ne besojmë se Fuqitë  e Mëdha do t’i marrin parasysh.
Gazetari : Ato (Fuqitë e Mëdha) kanë shprehur tashmë synimin e tyre për të ju dhënë Shkodrën, por çfarë do të ndodhë në qoftë se qyteti bie në duart e Malazezëve ?
Ismail Qemali : Ne jemi tërësisht në duart e Fuqive të Mëdha. Ne nuk mund të ushtrojmë asnjë lloj presioni tjetër perveçse atij që rezulton nga forca e ligjit dhe kotësisë së pretendimeve malazeze. Malazezët kanë jetuar vetëm në shkëmbinjtë e tyre ; ata nuk zbritën kurrë në fushë (ultësirë). Unë e kuptoj se ky rajon pjellor rrit oreksin e tyre. Traktati i Berlinit qe zemërgjerë për ta ; Po ashtu si Franca në Bruksel, ata nuk mund të kenë më shumë të drejta në Shkodër.
Në këtë qytet, çdo gjë është shqiptare, traditat, zakonet, feja. Banorët janë katolikë ose myslimanë, ndërsa malazezët, në të kundërt, janë ortodoksë. Shkodra është koka e Shqipërisë, dhe Fuqitë e Mëdha, nëse janë të  gatshme të mundësojnë lindjen e saj, atëherë nuk mund ti presin kokën paraprakisht.
U ndava me Ismail Bej Qemalin. Sapo njoftuan ardhjen e ambasadorit të Turqisë. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1913-shpresat-dhe-projektet-e-ismail-bej-qemalit-intervista-e-liderit-shqiptar-ne-rome-me-gazetarin-francez/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

“Gogua tha se para lufte ai ishte pederast pasiv”- Zbulohet dokumenti i skandaleve në komunizëm

Në vazhdën e publikimeve të dokumenteve sekrete, ish kreu i arkivave në Ministrinë e Brendshëm, Kastriot Dervishi ka zbardhur një tjetër skandal se çfarë ndodhte në Byronë Politike të PPSH-së.

Në profilin e tij zyrtar Dervishi ka publikuar një foto të dokumentit rreth skandaleve të fshehura në regjimin komunist.

Shkrimi i Dervishit

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:

“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.

Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit.

Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.

Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

Kalendari historik: 19 korrik

19 Korriku është dita e 200-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 165 ditë.

Ngjarje

platonishkruan

360 pes –  Platoni shkruan dialogjet e tij me Timaeun dhe Kritian duke treguar mbi qytetërimin e lulëzuar Atlantean 9,000 vjet para kohës së tij. Platoni është burimi i parë i kësaj legjende. Sipas tij, Atlantis ishte një ishull i lashtë që u përmbyt nga ujrat e detit. Shumë kanë kërkuar për ishullin e humbur por pa dobi. Ndërsa Atlantis ka gjasa se kurrë nuk ka ekzistuar, siç e përshkroi Platoni, elemente të historisë së tij mund të jenë marrë nga ngjarje të vërteta – Toka ka përjetuar disa qytetërime që janë shuar. Disa thonë se në kohët e lashta Atlantis merrej si tregim alegorik për të treguar se çfarë ndodh kur njeriu  bëhet vegël e teknologjisë. Vetëm në mesjetë e më pas njerëzit filluan të besonin  se  Atlantis mund të ketë ekzistuar, por deri tani askush nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë një gjë të tillë.

1374 – Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane, dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrave Ciceronit duke shënuar fillimin e rilindjes  në shekulline 14-të. Petrarka u bë klerik, dhe kjo i dha atij mundësi për të ndjekur interesin në letërsinë e lashtë. Duke rrëuar në arkiat kishtare Petrarka ishte gjithashtu në gjendje për të kërkuar për tekstet e harruara klasike. Kjo e bëri atë të sfidonte kufizimet ideore të kohës, dhe e bëri të besonte njerëzimi nuk ishte i destinuar të dështonte, por përsëri edhe një herë mund të ngrihej në lartësitë e arritjeve të së kaluarës – kjo doktrinë e Petrarkës u bë e njohur si humanizëm.

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, një vendim që u prin luftërave franko-prusiane

1903 – Përfundon turi i parë çiklistik i Francës – Maurice Garin del i pari – çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë.

1918 – Ushtritë gjermane tërhiqen nga territoret përgjatë lumit Marne në Francë, në luftimet e Luftës së Parë Botërore.

1919 – Luton, Angli; gjatë festimeve Ditës së Paqes ose fundit Luftës së Parë Botërore, ish-ushtarë britanikë të pakënaqur me papunësinë dhe ankesa të tjera u hodhën në protesta shoqëruar me trazira duke djegur edhe bashkinë e qytetit. Rendi u rivendos përfundimisht deri në mesnatë , por zjarrfikësit nuk ishin në gjendje për të shuar zjarrin dhe nga mëngjesin e ditës së nesërme qyteti ishte ndërruar në rrënojë. Në vitin 1922, në vendin e bashkisë së shkatërruar u ngrit përmendorja e Paqes ku janë gdhendur emrat e më shumë se 280.000 ushtarëve të vrarë gjatë luftës së parë botërore.

1928 – Mbreti Fuad i Egjiptit merr me forcë pushtetin, duke urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit egjiptian.

1941 – Për here të pare; Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre  dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë symbol për Liri – Democraci.

1940 – Adolf Hitleri urdhëron dorëzimin e Britanisë së Madhe. Në të njëjtën ditë arrestohen 231 personalitete të njohura holandeze në kampin e Buchenvald.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Roma bombardohet rëndë nga më shumë se 500 avionë të Aleatëve, duke pësuar mijëra viktima.

1946 – Aktorja amerikane Marylin Manroe (20 vjeç) jep provimin saj të parë për aktore për studion 20th Century Fox. Për 26 vjet, Manroe luajti në 29 filma në Hollywood. Vdiq më 1962 nga vetë-drogimi ose e droguar.

1950 – Fillon një ofensivë e madhe ushtarake francezo-vietnameze kundër liderit Viet Minh.

1969 – Misioni shkencor “Apollo 11” arrin në Hënë.

1976 – Anëtarët e grupit të njohur të rockut “Deep Purple” shpërndahen.

1981 – Në një takim privat me presidentin amerikan Ronald Reagan, kryeministri francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e Dosjes Farewell, një koleksion dokumentesh që tregonin se sovjetikët ishin duke vjedhur teknologji amerikane. Reagan thirri drejtorin e CIA-s dhe i tha: “Le t’i ndihmojmë sovjetikët me pazaret e tyre”; rezultati ishte shpërthimi më i madh jo-bërthamor në tubacionin e Siberisë më 1982. Pak vetë e dinin se ç’kishte ndodhur. Vetëm në fillim të viteve 2002, gazeta Nju Jork Tajms do të njoftonte se pas zbulimit të  Dosjes Farewell, shkencëtarët amerikanë filluan punën për një mikroprocesor për kontrollin automatik të funksionimit të tubacioneve të naftës dhe gazit. Por pajisja ishte programuar për të patur difekt, duke shtuar presionin brenda tubacioneve. Agjentët sovjetikë e vodhën mikroprocesorin dhe e përdorën në sistemin e tubacionit siberian; shpërthimi në qershor 1982, vlerësuar me një fuqi prej 3 kilotonësh, Ndodhi në shkretëtirën siberiane; dëmet ishin të pallogaritëshme , njoftime për viktima nuk pati; dhe Bashkimi Sovjetik nuk kishte si të ankohej publikisht pasi ishte mashtruar nga  teknologjia e rreme. Të gjitha softwaret që kishte vjedhur për vite tani papritmas u bënë të dyshimta: kjo situatë ndali ose vonoi punën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinjerëve sovjetikë,

1983 – Publikohet rindërtimi i parë tre-dimensional i një kokë të njeriut në CT. Për krijimin e këtij imazhi u përshtatën  teknikat kompjuterike që përdoren për projektimin e avionëve. Që atëherë, skanimi ose imazhi CT shihet si gur-themel i profesionit mjekësor.

1985 – Itali; Diga Val di Stava shembet duke përmbytur një sipërfaqe prej rreth 5 km dhe  vrarë mbi 250 njerëz. Nga hetimi i kësaj fatkeqësie doli se diga ishte mbajtur keq dhe rregullat teknike të operimit nuk ishin zbatuar.

 

1991- Boksieri i njohur dhe kundërthënës amerikan, Mike Tyson, dhunon një afrikano-amerikane.

1996 – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike në Atlante të SHBA-së.

Lindje

  • 1814 – Samuel Colt, hulumtues amerikan
  • 1834 – Edgar Degas, piktor francez
  • 1863 – Hermann Bahr, letrar dhe dramaturg gjerman
  • 1940 – Frederik Rreshpja, poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar.
  • 1947 – Brian May, kitarist i grupit Queen
  • 1971 – Vitali Klitschko, boksier gjerman
  • 1983 – Jona Bica, avokate shqiptare tek kompania Ernst&Young

Vdekje

  • 1957 – Curzio Malaparte, publicist dhe letrar italian
  • 1976 – Dr. Hasan Kaleshi historian etnograf dhe albanolog shqiptarë.
  • 2009 – Henry Surtees pilot angles (l.1991)

Mustafa lëre të qetë Skënderbeun – Nga Moikom Zeqo

Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk i ka bërë vetëm gati për 24 vjet (1444-1468) betejat e tij të mëdha me pushtuesit osmanë, por edhe pas vdekjes fizike, për gati 5 shekuj vazhdon një Edicion të Dytë të ndeshjes apokaliptike në betejat e fjalës, opinioneve, pohimeve dhe mohimeve nga më të skajshmet dhe më të çuditshmet, ku afirmimi i tij si Hero, jo thjesht semantik i shqiptarëve dhe i kombit shqiptar del i identifikuar nga e vërteta substanciale historike.

Po duket se kjo ndeshje nuk paska të mbaruar, duke kapërcyer mesjetën deri në kohërat moderne, madje dhe post-moderne, qoftë edhe për shkak të një ideologjie lëvizëse neo-otomaniste të strukturuar si globalizëm i një varianti militant, por edhe islamist.

Ky aktualizim i vrazhdë i mohimit të figurës së përndritur dhe epokale të Gjergj Kastriotit si dhe të shqiptarësisë së tij arrin deri atje, sa edhe në FB, në video, në You Tube edhe ca të ashtuquajtur imamër xhamish e shajnë haptas Gjergjin” si tradhtar të fesë islame,” duke bërë ashtu një mercenarizëm të neveritshëm antishqiptar dhe antihistorik, por edhe një manipulim ideologjizues fetar.

 

Në librin tim “Skenderbeiada” (Arnissa Edition, 2010) kam shkruar për vlerësimet negativiste ndaj Skënderbeut nga kronistët osmanë të shekujve XV dhe XVI.

Kronistë të tille si Ahmediu, Tursuni, Idris Bitlisi, Kemal Pashazade, Aliu etj shkruajnë me mllef për Skënderbeun.

Ata e quajnë “tradhtar të fesë islame, një kryengritës në “Pusin e Skëterrës” etj., një të pabesë ndaj sulltanëve etj, etj. Ja që amplifikimet, kinse të sotme, nuk janë gjë tjetër veçse imitime të përsëritshme, analogjike, të neveritshme të urrejtjes krejt të kotë, të shpërdoruar në shekuj etj.

Marin Barleti e shkroi historinë, Sagën Heroike të Skënderbeut duke e bërë një histori europiane dhe botërore. Asnjë libër nuk është ndërkombëtarizuar kaq universalisht në gjuhët linguistike të botës se sa kryevepra barletiane.

Dhimitër Frangu (1443-1525, bashkëkohës dhe e që e kishte njohur shumë afër Skënderbeun (ka qenë për pak kohe edhe arkëtar i tij) botoi gjithashtu një histori të famshme për Gjergj Kastriotin.

Kurse Frang Bardhi në 1636 e botoi librin “Apologjia e Skënderbeut” si një nga librat më të mëdhenj polemikë në rrafsh të historisë europiane, kundër falsifikimeve të origjinës etnike, shqiptare të Skënderbeut, duke përdorur një metodologji krejt moderne shkencore-me një erudicion të madh dhe analizë kirurgjikale të fakteve historike, për të mbrojtur të vërtetën.

Për origjinën e padyshimtë shqiptare të Kastriotëve kanë shkruar historianët më autoritativë shqiptarë dhe të huaj dhe gati askush nuk ka patur fuqinë, ambicien provokuese të mohojë këtë shqiptarësi identitare të kombit përkatës dhe përfaqësues.

Por ka edhe ndonjë si Shmid që e quan “babain e Skënderbeut sllav” si “vox in desertio”

Por për birin e tij nuk mund ta mohojë dot se është shqiptar, po kjo është një ” contradictio in abjecto” ( kundërthënie e brendshme).

Dalim tashmë tek një farë zhurme, diletante, mediatike, si një shtjellim narcicist, i tezave të personave, që duan të tërheqin vëmendjen dhe të jenë në epiqendër, pra në optikën e ditës.

Është fjala e “një zbulimi se nëna e Skënderbeut është serbe etj”.

Historianë të tillë si Gjon Muzaka, Fan Noli, por edhe Kristo Frashëri dhe të tjerë janë marrë hollësisht me këtë subjekt.

Kristo Frashëri që i kushtoi gjithë jetën Eposit Kastriotas, është gati shterues në këtë problematikë, që ngjan si strategjëmë e lodhshme, ose më saktë një tautologji.

Ai ka nënvizuar saktësisht se Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës).

Në një Prokurë Noteriale, të lëshuar në 15 mars 1439, e shoqja e Gjon Kastriotit quhej Jella, pra kishte edhe këtë emër. (Që e mbante dhe vajza e tretë e saj dhe e Gjonit).

Emrin Vojsava e kanë përdorur për vajzat e tyre edhe Karl Topia dhe Gjergj Arianiti.

Por askush nuk ka thënë deri më sot se vajzat e tyre, për shkak të një emri si Vojsava paskëshin qenë sllavë, ose sidomos serbë etj. Gjon Muzaka në Kroniken e tij, të vitit 1510, e thotë shkoqur dhe pa asnjë mëdyshje “se Tribaldet qenë shqiptarë”.

Sa për dijeni- për tërë diletantët e paepur- emri Tribalda, ose Triballët nuk është me origjinë sllave, por ilire.

Shihni dhe sot, treva midis Gostivarit dhe Tetovës është dhe sot e banuar nga shqiptarë autoktonë, në një vijimësi shekullore, padyshim.

Fan Noli ne Doktoraturën e tij historike, për Gjergj Kastriotin, thotë “kryezotët e Pollogut ishin shqiptarë që paktën që nga koha e Balshajve.”

Georg Hahni, Babingeri, Fallmerayeri etj nuk e vënë asnjëherë në diskutim shqiptarësinë e Heroit shqiptar, por as nuk e vënë në fuksionalizim absurd, ose klientelist etnicitetin e tij, thjesht si “luftëtar i krishtërimit.”

Kjo pikë është shumë e rëndësishme.

Të thuash se Skënderbeu ishte më shumë “i krishterë, sesa shqiptar”, është gjithashtu një nonsens logjik.

Përcaktimi “i krishterë” është multinacional, joetnik, por ndërkohë italianët, shqiptarët, spanjollët, sllavët, bizantinët etj ishin etnicitete të ndryshme, të ravizuara shumë qartë, të profilizuar si kombe te mëvetshëm, që në Mesjetë, siç e ka vënë në dukje për të Europën, mjeshtri i shkëlqyer i Mesjetës, dijetari francez Jacques Le Goff.

Mos të harrojmë, se Gjergj Kastrioti u njoh me emrin e tij turk Skënderbe, (që reflektonte konvencionalisht një tjetër fe nga krishtërimi,) por ai qe një në fakt një mbrojtës i konceptit substancial kulturologjik dhe qytetërues të Europës Perëndimore, kundër pushtimit osman-që zgjati katër shekuj -jo pak!

Në këtë pikëpamje, Skënderbeu që realisht një mbrojtës i krishterimit europian, por më shumë dhe në thelb i vetë qytetërimit europerëndimor. Që është shumë më substancial se religjioni konvencional-që disa vite më vonë do të përjetonte edhe degamat dhe shtjellimin e Reformës dhe Protestanizmit Luterian.

Ideja qëndërsuese kombëtare e Skënderbeut është padyshim një ide novatore dhe e pashembullt, ide e një mendimtari politik, jo thjesht i një mjeshtri të armëve.

Prandaj, konceptualisht Skënderbeu është figura më e madhe kombëtare e jona në të gjitha kohërat.

Ndaj është dhe do të jetë Heroi Kombëtar i shqiptarëve, të vdekur dhe të gjallë, dhe atyre që do të lindin në të ardhmen.

Kjo ide Skënderbeiane çoi në iluminimin dhe vetëdijen e shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Tani le të rikthehemi tek subjekti mediatik i tanishëm, që për mua është një shpërdorim i stërlodhshëm dhe krejt i rremë!

Çfarë janë këto “pasione” fantazmagorike për historinë dhe sidomos për Gjergj Kastriot Skënderbeun?

Për shkak të marrëzive erazmike të shqiptarëve me dituri sipërfaqësore dhe të banalitetit spektakolar të mediave, të demonizuar nga politika provinciale shqiptare?

Apo një trill, një farë depresioni dhe angushtie mendore?

Paqartësi, apo rikonceptualizimi dhe revionizim shkencor?

Mjaft më!

Mjaft më!

Lëreni të qetë Skënderbeun e madh dhe të papërsëritshëm!

Lëreni të qetë të patjetërsueshmin!

Mjaft më!

Marre nga Dita