VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Simit Pogaçja – gatimi shkupjan që pritet të bëhet i modës në qytet

By | October 25, 2015

Komentet

Tortë nga fiqtë

Për të bërë koren nevojiten:

* 100 g fiq të tharë
* 100 g rrush të tharë
* 100 g çokollatë të grirë në rendë
* 100 g arra të grira
* një lugë miell
* 10 të bardhë të vezëve
* 150 g sheqer
* 200 arra të bluara

Për të bërë filetën:

* 10 të verdhët e vezëve
* 300 g sheqer
* 100 g çokollatë të shkrirë
* 1 margarinë
* 2 qeska sheqer vanilje

Përgatitja:

Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.

Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur.

Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.

Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.

Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.

Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

/Telegrafi/

Ëmbëlsirë shumë e shijshme me arra dhe lajthi!

Përbërësit:

– 10 vezë,
– 150 gr gjalpë,
– 160 gr sheqer,
– 120 gr arra,
– 80 gr çokollatë,
– Pak kanellë.

Për fill:

– 10 të verdhë të vezëve,
– 10 lugë sheqer,
– 200 gr gjalpë,
– 2 shtangla çokollatë,
– 100 gr lajthi.

Për shtesën përfundimtare:

– 100 gr çokollatë,
– 50 gr bademe.

Përgatitja:

Shkrini 80 gr çokollatë, përzieni me të verdhët e vezëve të përziera me sheqer dhe të zbutura me gjalpë. Përzieni veç të bardhët e vezëve dhe bashkoni me masën e të verdhëve të vezëve. Shtoni pak kanellë dhe piqni.

Për fill: përzieni 10 të verdhë të vezëve me 10 lugë sheqer dhe zieni në avull. Kur masa të bëhet e dendur shtoni 200 gr gjalpë, 2 shtangla çokollate të shkrirë dhe lajthitë të cilat paraprakisht janë pjekur dhe bluar.

Tortën e ftohur priteni në tri pjesë dhe hidhjani masën e fillit. Lyeni nga sipër dhe anash dhe lyeni me çokollatën e shkrirë në të cilën keni shtuar pak gjalpë dhe vaj. Hidhni sipër bademe të qëruara dhe të grira. /Telegrafi/

Tortë me bajame

Kur është fjala për bajamet, nuk ka mundësi të mosprovosh dhe këtë recetë torte.

Përbërësit:

* 16 vezë
* 390 g sheqer
* 125 g bajame të bluara
* 120 g miell
* 2 qese sheqer vaniljeje
* 5 dl qumësht
* 1 margarinë
* 100 g bajame të copëtuara

Përgatitja: 

Tundni tetë të bardhë të vezëve dhe ia shtoni 70 g miell. Tundni gjashtë të verdhë të vezëve me 180 g. sheqer, ia shtoni bajamet e bluara dhe në të e qitni masën e tetë të bardhëve të vezëve.

Piqeni në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhurosur me miell për rreth 40 minuta në 180 gradë.

Tortën e pjekur nxirreni nga tepsia, ftoheni dhe e preni përgjysmë.

Për mbushje tundni 10 të verdhë të vezëve me sheqerin e mbetur, ia shtoni miellin e mbetur, sheqerin e vaniljes dhe 1 decilitër qumësht të ftohtë.

Përziejeni derisa të fitoni një krem pa droçka, ndërsa e vloni pjesën tjetër të qumështit. Në qumështin e vluar i përzini të verdhët e vezëve të përgatitur dhe i zieni derisa mbushja të bëhet e dendur.

Veçmas e tundni margarinën dhe ia shtoni mbushjes së ftohur.

I lyeni petët, tërë tortën, lyejeni edhe në pjesën e jashtme, ndërsa zbukurojeni me bajame të copëtuara. /Telegrafi/

Biskota të shëndetshme shtëpiake nga hurmat

Hurmat janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, ndër të cilat posaçërisht janë vitaminat B1, B5 dhe thartirat folike.

Përbërësit:

– 500 g biskota të bluara,

– 120 g sheqer të kaftë,

– 180 g margarinë.

– 2 vezë,

– 300 g hurma,

– 200 g lajthi të bluara.

Përgatitja:

1. Përzieni biskotat e bluara dhe sheqerin e kaftë. Tundni margarinën e shkumëzuar dhe vezët dhe përzieni me biskotat.

2. Përbërjes shtoni hurmat e grira dhe lajthitë e bluara, të gjitha ngjishni mirë dhe bëni biskota të vogla.

3. Piqni në furrën e nxehur në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta. /Telegrafi/

Tiramisu me pjeshkë

Përbërësit:

▪ 1 pako biskota
▪ 3-4 pjeshkë
▪ 250 gr krem djathi ose salcë kosi
▪ 2 lugë gjelle mjaltë
▪ 50 gr çokollatë e shkrirë
▪ 1 filxhan çaji nescafe
▪ Vanilje

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë dy pjeshkë dhe së bashku me një luge gjelle mjaltë i kthejmë me anë të një blenderi në pure.

Pjeshkat e tjera i presim në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë dhe i bashkojmë me purenë e pjeshkës.

Trazojmë krem djathin ose salcë kosin me një lugë gjelle vanilje dhe një lugë gjelle mjaltë (ose 2 sipas dëshirës).

Në një tavë vendosim fillimisht një rresht me biskota të njomura me nescafen e përgatitur.

Mbi biskota shtrojmë një rresht me krem djathë (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosim purenë me pjeshkë.

E mbulojmë purenë me biskota të njomura me nescafe, përsëri vendosim krem djathë (ose salcë kosi), pure pjeshke dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me çokollatë të thërrmuar.

Para se të serviret tiramisuja duhet të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

Ëmbëlsirë të cilën secili mund ta gatuajë: Desert i shpejtë me mjedra

Kjo ëmbëlsirë mban emrin e popullarizuar Gruaja dembele.

Përbërësit:

▪ 800 g biskota
▪ 1 litër jogurt
▪ 250 g mjedra apo dredhëza
▪ 200 g krem

Përgatitja:

Thyeni biskotat në copa (nuk duhet të jenë tepër të imëta) dhe qitni në enë.

Qitni në jogurt dhe përzieni në mënyrë që biskotat të njomen.

Merrni 200 g krem. Përgatitni pemët – qoftë kur është fjala për mjedrat apo dredhëzat.

Në tabaka rendisni biskotat të cilat i keni njomur me jogurt, ashtu që të bëni një bazë të rrafshët.

Sipër hidhni pemët.

Qitni sipër kremin. Dhe, ëmbëlsira është gati! – transmeton Telegrafi.

Ëmbëlsirë trengjyrëshe pa e pjekur: Desert i lëngshëm dhe i shijshëm sipas recetës së gjyshes!

Ky desert askënd nuk do ta lërë indiferent, ndërkaq përgatitja është më se e thjeshtë.

Nevojiten:

▪ 1 kg patate,
▪ 250 g gjalpë,
▪ 250 g sheqer pluhur,
▪ 2 qese sheqer vaniljeje,
▪ 10 copa galete,
▪ 250 g lajthia të bluara,
▪ 150 g çokollatë për zierje,
▪ 1–2 lugë rum,
▪ 1 qese krem.

Përgatitja:

Patatet zieni, pasi të zihen shtypni dhe bëni pure. Lini të ftohen, por jo krejtësisht. Ndërkohë, tundni gjalpin e shkumëzuar me sheqer.

Galetat bluani, çokollatën grijeni në rende.

Në patate përzieni gjalpin e tundur me sheqer dhe shtoni galetat e bluara dhe rumin.

Masën ndajeni në dy pjesë. Në njërën pjesë shton lajthitë e bluara, ndërsa në të dytën çokollatën e grirë në rende.

Në kallëpin për tortë tëhollojeni pjesën e parë të çokollatës, pastaj pjesën me lajthi dhe sipër kremin. Qitni sipër çokollatën e grirë në rende, transmeton Telegrafi.

Tiramisu me dredhëza: Deserti më i mirë freskues i cili përgatitet shpejt!

Kombinimi krematoz i biskotave dhe pemëve askënd nuk do ta lërë indiferent.

Përbërësit:

– 400 g dredhëza të prera,
– 100 ml lëng portokalli apo molle,
– 30 g sheqer pluhur,
– 450 g biskota (gurabija të ëmbla),
– 10 g djathë mascarpone,
– 100 g krem.

Përgatitja:

Përzieni në blender 150 g dredhëza, lëngun e portokallit dhe të mollëve dhe 2 lugë sheqer pluhur derisa të bëhet përbërja e lëmuar. Ndani dy lugë të asaj përbërjeje.

Biskotat vendosni në një pjatë të madhe dhe qitni pjesën e mbetur të përbërjes.

Djathin mascarpone dhe sheqerin e mbetur pluhur bashkoni në një tepsi të madhe.

Përzieni kremin e tundur. Vendosni një radhë biskota, një radhë krem nga mascarpone dhe një radhë dredhëza.

Në maje qitni pjesën e ndarë të përbërjes. – transmeton Telegrafi.

Kadaif me kikirikë: Për të gjithë adhuruesit e ëmbëlsirave orientale!

Shije e paharrueshme!

Përbërësit:

– 3 vezë,
– rreth 3-4 dl ujë të vakët,
– 900 g miell të bluar egër.

Për fill:  500 g kikirikë të pjekur.

Për sherbet:

– 1 kg sheqer,
– 1,3 l ujë,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vezët tundni me pak ujë, shtoni 2/3 e miellit dhe mbetjen e ujit. Me duar ngjishni brumin që të bëhet i lëmuar dhe në dërrasë ngjisheni me miellin e mbetur derisa të bëhet brumë i fortë.

Shtrijeni në makinë për thella sikur për thella supe supe, sa më të holla dhe gjatësia le të jetë 15-20 cm. Nga kjo sasi do të mund të bëni 36 role: Vendosni thellat, sipër tyre një lugë kikirikë të bluar dhe bëni role.

Radhisni rolet në tepsi të lyer dhe piqni në rreth 200 gradë derisa të skuqen.

Mbi kadaifin e nxehtë qitni sherbetin e nxehtë në të cilin keni shtrydhur një limon.

Vërejtje: Sasinë e ujit dhe të miellit mundeni ta ndryshoni në raport me recetën, mirëpo mos shtoni më shumë vezë për shkak që brumi do të jetë shumë i fortë kur të piqet, transmeton Telegrafi.

Recetë për simite, e vjetër 6.000 vjet: Ëmbëlsira më e shijshme në botë!

Një recetë ëmbëlsire unike që do t’ju shijojë së tepërmi këto ditë të ngrohta.

Ju nevojiten:

▪ 300 gr pastë prej susamit të pastër të bluar (quhet tahini)
▪ 300 gr mjaltë
▪ fara susami
▪ pak vaj susami (ulliri ose luledielli)

Përgatitja:

Përzieni mirë dhe bëni toptha. Lini pak në frigorifer që të forcohen – dhe kjo është e gjitha.

Këshilla:

Tahinin mund ta gatuani vetë. Ju nevojiten fara të papjekura të qëruara të susamit, pak vaj susami, bën edhe vaj ulliri apo luledielli (dy lugë të vogla vaj për një gjysmë apo një filxhan të plotë fara).

Para se t’i bluani në blender, farat fërgoni pak në fultere derisa të marrin ngjyrë ari.

Kujdes që susami të mos digjet, sepse do të bëhet i hidhur.

Qiteni në blender, shtoni vajin dhe bluajeni derisa të përfitoni masën e dendur dhe të lëmuar, transmeton Telegrafi.

Torta mbretërore, më e bukura e të gjitha kohërave!

Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen, por është mjaft e shijshme dhe delikate.

Një ëmbëlsirë ideale për t’u përgatitur për një festë ose për ndonjë rast tjetër special. Mos e lini pa provuar! –  transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm për kore:

– 6 të bardhë të vezëve,
– 6 lugë sheqer,
– 100 gramë kokos,
– 100 gramë arra të bluara (më mirë është të keni lajthi),
– 3 lugë mielli dhe pluhur për ëmbëlsira.

Përgatitja:

Tundni të bardhët e vezëve, shtoni sheqerin, kokosin, arrat, miellin dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe që të gjitha bashkë t’i përzieni dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.

Për fill nevojiten:

– 200 gramë ajkë të ëmbël,
– 100 gramë arra të bluara trashë,
– 100 gramë pemë të thata sipas dëshirës (të grira imët),
– 100 gramë sheqer.

Fërgoni pak arra në tigan, shtoni sheqerin dhe lini që të karamelizohen, pastaj shtoni edhe pemët e thata. Karamelen shtojani ajkës së ëmbël dhe sapo të vlojë përzierja hiqeni nga shporeti. Lëreni që përzierja të ftohet.

Për fillin e dytë nevojiten:

– 6 të verdhë të vezëve,
– 2 shtanglla çokollate të zezë,
– 200 gramë gjalpë,
– 6 lugë sheqer,
– 200 gramë ajkë të ëmbël.

Zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe kremit të përftuar shtoni çokollatën derisa të shkrihet. Hiqeni nga shporeti dhe lëreni të ftohet.

Kur të ftohet shtoni gjalpin. Tundeni ajkën e ëmbël dhe bashkojani fillit të ftohur.

Vini koren e parë, pastaj fillin e parë, të dytin dhe në fund zbukurojeni tortën me çokollatën e grirë në rende ose me pak pluhur kakao.

/Telegrafi/

Bakllava ekspres: e shpejtë, e lehtë, e shijshme!

E kush nuk e pëlqen bakllavanë! E lehtë, e shpejtë dhe e shijshme, çfarë mund të kërkosh më shumë nga një ëmbëlsirë?!

Përbërësit:

– 4 vezë,
– 2 filxhanë (nga 2 dcl) sheqer,
– 1 filxhan vaj,
– 1 filxhan qumësht,
– 1 filxhan griz,
– 1 filxhan miell të egër,
– 2 filxhanë arra të bluara

Për shtojcë:

– 05, l ujë,
– 2 filxhanë sheqer

Përgatitja:

Përzieni vezët me sheqer dhe shtoni përbërësit e tjerë.

E hidhni në tepsi dhe piqni rreth gjysmë ore.

Ëmbëlsirës së nxehtë qitni shtojcën të cilën e keni bërë duke e zier ujin me sheqer derisa është shkrirë sheqeri.

I hidhen arrat e bluara ose sipas dëshirës e zbukuroni me arra të ndara përgjysmë, transmeton Telegrafi.