Hajde dekorata!…
Hajde dekorata! Dekorata të mira. Dekorata të lira: Hajde Mjeshtër i madh … Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut… Hajde dekorata! Ufff!
Këta titujt e nderit që shpërndahen sot e tash sa vjet, që normalisht duhet të kenë status të lartë vlerësimi e nderimi, jo në pak raste, janë katandisur… më keq sa s’ka ku shkon, se ranë në statusin e ulët të tallavasë. Na gufosin deri në pështirosje, se degraduan në qoka për njerëz të shquar dhe të pashquar. Kemi dëgjuar që tjetri të qeras me një birrë, me një gotë verë, me një teke … raki speciale Skrapari a Përmeti, por qerasjen me dekorata e dëgjuam në kohët e paskomunizmit. Nuk mund të bien në një shkallë kaq të ulët dekoratat si të ishin letra pa vlerë apo strufe të ndryshkura.
Edhe në kohën e Enverit dekoroheshin njerëzit, por ata ishin tepër të veçantë, të zgjedhur e të stërzgjedhur për vlera të vërtetata, për merita të shquara trimërie, për ata që dhanë jetën për liri, duke udhëhequr e duke u bërë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe për ata personalitete që dhanë ndihmesë të çmuar në fushën e ekonomisë, industrisë, për bonifikimin, hidrocentralet, arsimin, letërsinë, artin e kulturën, për ata njerëz që u dalluan për akte të larta sakrifice në pune, ndershmëri, qëndrim të pastër moral e atdhetari të lartë, duke respektuar dhe gjeografinë e gjininë e të vlerësuarve. Dy ishin dekoratat më të rëndësishme: “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.
Medalja “Heroi i Popullit” ishte titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull u krijua më 1945 dhe Kuvendi Popullor e pohoi me një ligj miratuar më 1954 dhe e ripohoi me ligjin nr. 6133 të 12 shkurtit 1980. Gjatë periudhës së Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH. Ai jepej me motivacionin “Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë”. Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, ky titull u hoq nga qarkullimi, duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Titulli iu është dhënë individëve të ndryshëm për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë.
Ndërsa medalja “Hero i Punës Socialiste” ishte titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe u jepej shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, fabrikave, sektorëve, brigadave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për përfundime të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme me rëndësi të madhe për të gjithë vendin, të arritura në sektorin e ekonomisë, të shkencës, kulturës, artit, të revolucionit tekniko-shkencor dhe për veprimtari e merita shumë të shquara në shërbim të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Erdhi demokracia… Në fakt, u klikua për të ardhur dhe në këto vise liria qytetare e demokracisë, por infeksioni tipologjik, e paska lënduar keq këtë frymë të pastrë e të ngrohtë. Nejse… Është temë për tjetër shkrim.
Rikthehemi në situatë, tek objekti i këtij shkrimi. Ligji Nr. 112/2013 për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, shpallur me dekretin nr. 8092, datë 8.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, (dritë i pastë shpirti atje ku prehet!) në Nenin 7 na njeh me 12 llojet e dekoratave dhe titujve të nderit, ku në Pikën 7 na sqaron se Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa me Pikën 8 na bën të ditur se Titulli “Kalorës i urdhërit të flamurit” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar. (E dimë që emri “Skënderbej” nga turqishtja osmane ka kuptimin “Princi Aleksandër”)
Ligji, me nenet dhe pikat e tij është qepur shumë i mirë, korrekt, i duhur, i pranueshëm dhe i respekueshëm nga qytetarët. Por, unë kam dy shqetësime që më duken me vend t’i ndaj me ju: Së pari, propozuesit për dhënien e këtyre dekoratave dhe titujve të nderit, a e kanë të qartë se këto dekorata e tituj jepen me synim shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie ndaj kombit shqiptar apo interesave të tij dhe nuk mund të bëhen qoka me to. Së dyti, ngushtësisht lidhur me shqetësimin e parë, kujt u jepen në fakt këto dekorata e tituj apo dhe medalje, sepse praktikisht vërejmë që kush ka miq “lart” e këput dekoratën. Hopa, hopa!… Po pse kështu është?! Jooo. Po ka ca kritere të qarta e të mirëpërcaktuara, ka ca norma të shkruara dhe të pashkruara, por detyrimisht të zbatueshme, po janë dhe ca kode morale, që i kanë rezistuar kohës e kanë ardhur denjësisht deri më sot, po ka dhe ca standarde për t’u përmbushur që të dekorohesh…
Edhe ndihet vlera e lartë morale e atyre “S” – ve që jepeshin nëpër aksine, hekurudha etj. tek flokëbardhët tanë, që këputen si ata lisat e moçëm nga dimri i jetës. Ato “S” e aksioneve të ndërtimit të vendit, kanë vërtet vlerë më të lartë morale se këto shashkat bombastike.
Kush më bën një listim të plotë të mjeshtrave të mëdhenj apo kalorësve?! Dashtë zoti, mos na dalin më shumë të dekoruar se sa banorë në Shqipëri!…
Atëhere thuesh: e meriton dhe filani, por ndoshta penalizohej edhe nga gjeografia. Por sot…Uff. Boll më! Na gufosën. Ndoshta duhet ringritur në Presidencë një komision për riparjen e procedurave të dekoratëmarrësve dhe një ditë të vihet pika mbi ì.
Po na grinë, ore! Po na grinë fare, o burr’ i dheut! Më keq se Gjergj Kastrioti osmanët, apo siç përdoret në gjuhën e rëndomtë, na grinë si Skënderbeu turqit me këto dekoratat sipërore, sipër ore fare: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Mesa kemi dëgjuar, vetëm Gjergj Kastrioti dhe ca lartësi kombëtare me tërë mend nuk e kanë marrë dekoratën “Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut”… Lavdi paç, o Gjergj Kastriot, që je i përjetshëm ndër ne, por nuk frymëmerr si ne, sepse, ndoshta pikërisht ti do të na turreshe ne, lameqanëve dekoratadhurues pa motivacion vlerash, më ashpër se hordhive barbare të Sulltan Muratit II.
More, pa dale! O miq! More, po çfarë janë këto dekorata, që na bombardojnë, na çorodisin e na gufosin çastin, ditën, javën, muajin, vitin?! Inflacion dekoratash. Zhvlerësim i tyre aspak i duhur apo i merituar në kohë, në hapësirë dhe burime njerëzore. Dinjiteti kombëtar ka të bëjë tërësinë e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish, të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme zyrtare (me nderin, krenarinë etj.). Dinjiteti kombëtar është vetëdija që ka çdo shqiptar dhe të gjithë së bashku për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten e kombin. Dinjiteti kombëtar është vlera e lartë thelbësore që çmohet e ka peshë specifike për kombin.
Dinjiteti është dekorata më e ndritshme e kombit që mbahet nga njerëzit me botë të madhe, me mendje plotë, me shpirt të madh e zemër të gjerë, nga Gjolekët e Rrapo Hekalët e kohës së sotme, nga Petro Nini Luarasët e Luigj Gurakuqët, apo vijuesit e rrallë të Petrit Radovickës e Farudin Hoxhës, sikurse krenaritë e jashtme shqiptare si Laura Mersini, Mira Murati, Edor Kabashi, që kush t’i kishte në Shqipëri, si thesare të mendimit dhe krenari të brendshme…
Ju kujtoj vetëm 3 vargje nga epika historike e Kapedan Gjolekës për të marrë mesazhin që na vlen: “U trete Gjolek’, u trete, / po sos u trete për vete,/ po të gjithë vilajete”…, apo 3 vargje të tjera kushtuar kapedanit Rrapo Hekali: “Pse lufton a derëzi/ as për mua as për ti/ (ty, shën. im – A. H) po për gjithë Shqipëri”…
Po sot? Këta na i katandisën dekoratat më keq se ato “S”- të që u jepeshin aksionistëve të shumtë në kohën e Shqipërisë socialiste si stimuj moralë, kur shkonin në hekurudha apo aksione të tjera me punë vullnetare. Dhe të rinjtë motivoheshin e frymëzoheshin për të punuar më shumë, më shpejt, më mirë, për të thyer norma e për të tejkaluar planet. Shumë mirë. Por nuk është njësoj një dekoratë me një “S” kauçuke. Ka hierarki vlerash në hapësirë dhe në kohë, në atlasin e fushës ku kontribuon personaliteti i caktuar tej detyrës funksionale për të cilën, është arsimuar dhe paguhet. Sa mirë që jemi njerëz të thjeshtë, që jetojmë me moral të shëndetshëm qytetar, që punojmë me ndershmëri profesionale, që japim ndihmesën tonë jashtë orarit të punës, sado të vockël, por të mirë, të bukur, të dobishme. Sa mirë që nuk jemi mjeshtra apo kalorës!… Ne udhëtojmë në këmbë, jo në kalë…, pa u dukur, pa bërë të ububushmin, me altruizëm e dinjitet, sepse më shumë duam Shqipërinë.
Shqiptarët e qytetëruar, të thjeshtë, të mirë e të vlertë, ata që janë apo ndihen banorë vendës të Shqipërisë ose ata që kanë prejardhjen nga Shqipëria janë denjësisht këmbësorë të Urdhërit të Gjergj Kastriotit.
Turpërohet dhe tiulli nga këta lloj kalorësish që fëlliqin kalërimin e nuk dinë as t’ia mbajnë frerin kalin, jo më të kalërojnë fisnikërisht …
Është e vërtetë që të gjithë shtetet e botës kanë shërbimet e tyre sekrete por këtu ka nevojë të sqarohet objekti i punës së këtyre shërbimeve dhe kompetencat ligjore e kushtetuese.
Që SIGURIMI I SHTETIT u kthye në një organizëm terrorist këtë e dimë që të gjithë ne që jetuam atë periudhë ,ndaj cilido që mundohet ta justifikojë duke thënë se na mbrojti nga armiqtë e jashtëm, bëhet seriozisht qesharak në sytë tanë si bashkëkohës të asaj oeriudhe sterrë të zezë.
Avokatët e arij shërbimi terrorist shtetëror sot po bëhen ish bashëpunëtorët e tij dhe kjo ndodh sepse ata nuk u gjykuan dhe as dhanë llogari për krimet e kryera që sot po zbulohen e botohen përditë dokumenta origjinale të tyre.
Mjafton t’i kujtojmë Auronit nenin e famshëm 55 i cili ishte furnizuesi kryesor i burgjeve me “armiq” që ankoheshin për varfërinë,shtypjen,jetën mizetabël të 90% të popullsisë dhe del qartë nëse ishte organizëm terrorist apo jo.
Këtu mund të zgjatem pa mbarim dhe do të duheshin orë e ditë të tëra për të vërtetuar me prova krimet e atij organizmi më të egër dhe më çnjerëzor se GESTAPO e Hitlerit ,por për këtë duhet të flasin ata që i kanë pësuar në kurriz.
Hapni GOOGLE-n dhe kërkoni :
ODISEJA E NJË DEDEKTIVI me autor Agim Hamiti nga Dukati i Vlorës.
Mësoni cili ishte drejtori i SIGURIMIT TË JASHTËM në të ashtuquajturin instituti i projektimeve ushtarake me pseudonimin DOFENI.
Pse nuk e kundërshtoi DOFENI=ILIR ENVER HOXHA të kunatën Liljana Hoxha kur ajo e denoncoi publikisht në tv?
Ja rekomandoj Auronit ta lexojë se është shkruar në pdf aty në google dhe pastaj po deshi debatojmë.
Ne jemi mesuar ta mbeshtesim cdo abuzim vetem te na vije sipas midese
O njerez eshte abuzim interpretimi ii materjaleve arkivore jashte kontekstit Cdo njeri qe te spiunonte per agjiatcion e ndjente veten te ligjshem sic duhet te beje sot cdo qytetar kur sheh nje vjedhje ,nje vrasje,nje fyerje
Ky ishte ligji Gjykoni ato qe bene ligjet dhe jo ato qe i zbatuan Ishte e pamundur ndryshe Kaq e veshtire eshte per ta kuptuar
Cdo institucioni e jepej rregullorja e funksionimit e bazuar ne ligj e kushteute dhe cdo njeri aty si ngelej tjeter vec ta zabatonte
A kishte abuzime
Jo me shume se ne organet e sotme respektive.
Sigurimsat ishin djemte e komunisteve , komunizmi e mori pushtetin me dhune ,dhe s’do ta mbante dot ne kembe aq gjat pushtetin ,pa e perligjur dhunen ,duke ju marre pronat klasave te permbysura pronareve te ligjshem . Paradoksi dhe krimi me i madh ndodhi qe per ceshtje votash ,ish pronaret dhe te denuarit politik ,nuk moren as gje ,nga pushteti demokratik ,ku ne pwrberje te tij sigurimsat dhe spiunet famekeq ,te kamufluar si demokrate zune poste te rendesishme ,keta i bene gjemen demokracise shqiptare ,e asfiksuan ,e degjeneruan ne interes te klases se kpmunisteve ! Tani nuk ka kush ta zgjidhe me kete lemsh ,pasi si gjendet me filli ,shqiptaret e thjeshte po vuajne ,ish pronaret ,do te vazhdojne te hiqen zvarre ,pasi jane marre masat te rrepta ku ish kpmunistat dhe sigirimsat te drejtojne kapitale te medha financiare ,te cilet kane mundesira te pa kufizuara per te blere pushtete ,me keq ardhje mund te them qe jemi te denuar pergjithmon,ashtu si ka parashikuar Konica i madh, qe edhe pas 100 vjetesh ,shqiperia dhe shqiptaret do te jene po kaq te pa zhvilluar ,ja ku jemi sot ne mes te europes ,te shvleresuar,te denigruar ,te varfer deri ne dhimbje ,ndoshta kaq merirtojme !!!!!
Auron te qifshsa gruan dhe motren o maskara o pise
Sigurimi i shtetit, organizate super kriminale
Me nje shkrim ne fb, Auroni don me mbrojt 2 fenomene njeheresh…Enverin dhe sigurimin e shtetit.
Te drejte ka! Bijte e Enverit dhe sigurimsave kane sot e kesaj dite Shqiperine e shqipetaret ne dore, perfshi Auronin!!! Rrace e keqe!
Ky Tarja as qenin e ngrdhur nuk gjen dot ne arkiva jo me te kundershtoje artikulime te bazuara me fakte si ato qe pershkruan Dervishi dhe qe i kemi perjetuar vete! Qe t’i thote vetes studjues, kjo shkon, se helbete “ogni scarafaggio é bello a mamma sua” por qe te tjeret ta marrin per studjues, kjo nuk hahet! IQ e Tares duhet te shkoje diku afer klases se 9-te aktualisht…per te gjithe ata qe e njohin ose e kane degjuar te flase ne publik! Keshtu qe mos humbisni kohe te komentoni aberracionet e ketij subjekti!
Eshte fakt i vertete qe sa here diskutohet per bemat e sigurimit te shtetit e te sistemit komunist gjithmone ish pjestaret e ketyre organeve ose pasardhesit e tyre ne emer te profesionalizmit i dalin ne mbrojtje ose mundohen ta zbusin demin e pa llogaritshem qe i kane bere ketij vendi e sidomos klases rreaksionare sic i quante e.hoxha .Une mund te them vetem kaq Z. Tare sigurimi i shtetit ne kohen e enverit kishte kryesisht qellim luftenkunder klasave te permbysura e mendimit ndryshe nga vija e partise,per me teper zoteri pyet babane tend se te sqaron mire e mos na teorizo sofizma te tilla se nuk te nderojne.