VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“S’ia dhanë trupin e djalit të vdekur”, dhimbja e madhe e Sevasti Qiriazit, mësonjësja e vashave korçare

By | March 9, 2019

Komentet

Nga varri i vetmuar te statuja e Enver Hoxhës, te gjeneralët “puçistë”, rrëfimi tronditës i Kolonelit të Detit

AFRIM IMAJ/ Kur punohej intensivisht me mjeshtrit më të mëdhenj të kohës për të dizenjuar portretin gjigant të Enver Hoxhës në shpatet e një prej maleve më të larta, u shfaq befasisht një lajm që nuk linte në hije vetëm përpjekjet e kësaj sipërmarrjeje: Gjatë vizatimit të simbolit hartografik të statujës së diktatorit ishte skicuar simboli i një varri të vetmuar.

 

Ngatërrimi fatal pastaj pasoi me një dramë të frikshme, që nisi me kryqëzatën e autorit, një hartograf i thjeshtë province dhe vijoi me të tjera bëma tragjike, duke kaluar përpara skuadrës së pushkatimit të gjithë të paramenduarit armiq e tradhtarë imagjinarë. Pak a shumë, kjo është thagma e fabulës së romanit “Statuja” të Myslim Pashës, i njohur ndryshe si Koloneli i Detit, një krijim rrëqethës për kujtesën në diktaturë. Një gjetje e veçantë dhe shumë grishëse.

Erson Pirgu kthehet nga një Konferencë e Njerëzve të Rinj, ku ai kishte propozuar që një mal në Jug të Shqipërisë, me një profil të derdhur gjeologjik që përngjasonte me Enver Hoxhën, të gdhendej nga skulptorët shqiptarë si busti përjetësor natyror i diktatorit. Kjo ishte një risi ideore e jashtëzakonshme në kreun e revolucionarizimit të vitit 1967. Përnjëmend, po asaj dite Erson Pirgu thirret si ekspert për të vlerësuar një ndodhi fatale në hartografi, kur në një hartë shenja e statujës së Enver Hoxhës ishte zëvendësuar me simbolin e një varri të vetmuar. Prej kësaj koordinate përsillet fiksioni letrar i autorit për të derdhur dramën që end fillin real të ndodhisë, duke hedhur themele të një romani me temë kujtesën e shkuar në sistemin që shkoi. Ajo është një ngjarje e jetuar.

Autori, i cili vjen përmes një përvoje vetjake, nuk ndjek vetëm rrjedhën e shkarkimit të rrufesë, por aty ai krijon një shtrat letrar të dukurisë së mjegullt utopike të Njeriut të Ri. Ngatërrimi fatal i shenjës së statujës së diktatorit me një varr ishte mesazh i frikshëm, duke u përfytyruar se dërgohej nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Personazhi kryesor i romanit, Erson Pirgu, një kandidat për Njeri të Ri, bën ekspertizën: “Nëse origjinali do të ngelej ashtu sikundër është realiteti i shformuar, figura e shokut Enver Hoxha do të simbolizonte të vetmin njeri që bart të keqen e Shqipërisë dhe fatin historik të saj, prandaj ai e ka vendin te ‘varri i vetmuar’. Statuja kërkon varrin. Ky është mesazh dhe kumt i frikshëm që dërgojnë armiqtë”. Këtu nis rrotullimin e mokrës e të goditjes së kudhrës, në një provë të rëndë të personazheve.

Përtej këtij sfondi të pazakontë, fabula kryesore e romanit sjell të tjera ngjarje, ndër të cilat dashurinë e Erson Pirgut me mësuesen e re Hera Muzaka, përndjekjen e heshtur të kësaj dashurie, fatin dhe tragjedinë e historianit kosovar të Mesjetës, Gjon, që përcjell imazhe të Komnena Muzakës, e cila kërkon kufijtë e Principatës së Muzakajve. Në mokrën e personazheve të romanit, gropa e varrit në vend të statujës së diktatorit zgjuan makthin psikik të humbjes së eshtrave dhe gurëve të varreve të klasave të përmbysura si dhe të kundërshtarëve iluzivë komunistë. Një zhvillim i pavarur e çon aksionin në një gjetje tjetër kulmore, që lidhet me studimin që i ishte bërë paralelisht Erson Pirgut nga Drejtoria e Zbulimit të Jashtëm. Fill pas dasmës shpërfaqet legjenda, sipas së cilës, për nevoja të atdheut heroi duhet “të binte në krye të detyrës”, pra të “vdiste”, sepse do të çohej me shërbim zbulimi jashtë Shqipërisë. Hera Muzaka, tanimë vullnetare revolucionare në një fshat malor, shndërrohet në një “vejushë misterioze”, duke bartur mbi vete enigmën me sekretin e legjendës, në një heshtje gati mitologjike, duke shpresuar dhe pritur një ditë ardhjen e të shoqit, me të cilin nuk e gëzoi dot dashurinë. Ajo përballon tragjedinë e “varrimit të Ersonit”, “arkëmortin me gurë dhe kërcu në sup”, hapjen e varrit dhe ngritjen e lapidarit të kuq, çka përbën vijimësinë simbolike të atij “varri”, që tanimë nuk është vetëm shndërrimi fundor i diktatorit, por edhe varr për të gjithë shoqërinë.

Në paranojë të diktatorit, gjithë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë tanimë të pushkatuar në grupet puçiste, iu mohohet shënjimi i gurit të varrit. Një bashkësi e tërë personazhesh vuajnë në shpirt e në trup, absurditetin e shtjellës së jetës, atë të përndjekjes së Sigurimit. Ata vetë detyrohen të bëhen informatorë, pastaj burgosen, vetëvaren brenda kësaj ngrehine që ha gradualisht vetveten. E në atë makth shpërthejnë fjalët: “Partia të do, por të ha”. Fabula fiksion e romanit, në urbanistikën e saj ngërthen dhe ndjell në mënyrë të natyrshme personazhe historikë si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu e të tjerë.

Epilogu e sjell Ersonin në atdheun e tij kur regjimi diktatorial kishte rënë. Ai vjen prej shërbimit të gjatë, nga po e njëjta forcë dashurie, që si një mister i magjishëm e mbante edhe Hera Muzakën, përmes asaj plage të dhimbshme të krijuar në diktaturë. Shumica e persekutorëve dhe e instruktorëve të tij ishin shndërruar në antikomunistë të egër. Njëri prej tyre kishte marrë pjesë vetë në rrëzimin e Statujës së Diktatorit, që ishte vizatuar me simbolin e “varrit”.

Sapo kërkojnë që të vërtetojnë “ngjalljen”, duke bërë çregjistrimin në Regjistrin e të Vdekurve, si dhe rrëzimin e lapidarit-dëshmor, vijnë SHIK-asit (disa prej tyre ish-sigurimsa), duke iu thënë se duhet të largoheshin ose do të përfundonin në burg, pasi regjimi i ri nuk mund t’i pranonte.

Romani përfundon me një dridhmë tragjike, në skenën ku Hera Muzaka dhe Erson Pirgu shkojnë për të parë lulishten e fillesës ku kishte ndodhur kumti i shndërrimit. Aty tronditen kur shohin që në vendin ku ndodhej Statuja e Diktatorit qëndronte Ugo Tomja i çmendur, autori i hartës heretike. Ai vinte rrotull si të ishte një fantazmë në kërkim të asaj statuje, duke e mallkuar veten si fatthënës ogurzinj, me rrënjë në nostalgji të shndërruar në çmenduri.

“Hera Muzaka bëhet pjesë e sakrificës së lartë, ajo shndërrohet në një vejushë misterioze, duke përjetuar hapjen e varrit dhe ngritjen e lapidarit të kuq… Epilogu e sjell Ersonin në atdheun e tij kur regjimi diktatorial kishte rënë. Ata fillojnë procedurën e “ngjalljes” dhe prishjes së varrit të gënjeshtërt, bëjnë shënimet në Regjistrin e të Vdekurve, ndërsa shumica e persekutorëve dhe e instruktorëve ishin shndërruar në antikomunistë të egër.

PJESË NGA LIBRI

Ersoni nxori shkresën e tij të hartuar me bukurshkrim. Dy njerëzit e Komandës hapën sytë, sikur po zbulonin shpëtimin e tyre. Zgjati dorën i pari Antidyringu. Ai u shtrembërua mbi hartimin dhe e përpiu në lexim. Mblodhi supet për të ardhur në vete, se shyqyr që kishte një shenjë se si mund të dilej nga ajo gjëmë. Sikur u qetësuan, por fjalët nuk po u dilnin. Të dy e lanë letrën dhe zgjatën duart te harta origjinale armiqësore, me mendimin se sa më shpejt duhej dalë fshehurazi, në cepin e djegieve të letrave dhe hartave të përdoruara, për të bërë ekzekutimin e arketipit të së keqes dhe atentatit, në mes të së cilës ishte varri i vetmuar . Ishte ndryshe nga porositë e partisë; kjo dukej sheshit, ata po loznin me vdekjen dhe varrin e hapur. Armiqve duhej t’u çirrej maska, të dilnin para popullit, të vareshin në litar, kurse këtu, në detashment, po bënin fshehjen, duke ekzekutuar pa vendim një hartë. Ersoni kishte dhimbje koke nga nata e pagjumë. Makthi kishte qenë nga atentati në hartë dhe kryqëzimi i shenjës së varrit me kubenë e statujës . Ata nuk e kishin hallin se do t’ia hidhnin hekurat Ugo Tomes (që ishte autori i vizatimit hartografik), por për atë se ç’do të vinte pas saj; e kjo do të ishte radha e tyre. Prandaj, në heshtje morën vendimin që t’i humbitnin gjurmët e origjinalit. Ja se çfarë kishte shkruar në ekspertizë Erson Pirgu:

“Harta origjinale si dokument na tregon se topografi ka kryer një punë, e cila duket e vetëdijshme në konceptimin vizatimor. Në paraqitjen e shenjave, të miratuara nga libri përkatës, pa vajtur në vend dhe e pa e krahasuar, nuk mund të vëresh se mund të ketë ndodhur ndonjë hartim i pasaktë, pasi puna vjen shumë e pastër, gjithësore dhe e lexueshme. Unë, Erson Pirgu, e njoh vendin dhe lulishten e parkut të qytetit. Kam bërë një rilevim të ri vetëm të lulishtes, në mes të së cilës qëndron udhëheqësi. Prej këtij krahasimi të shkon mendja se në qendër të parkut është e verifikueshme vendndodhja. Ata që njohin shenjat hartografike mund të shtangen, kur në mes gjejnë ngatërrim shenjor. Shumica e përdoruesve të hartës nuk e njohin shenjën përkatëse dhe nuk u shkon ndër mend, mirëpo specialistët që e hasin si dhe origjinali historik që i ngelet kohës na tregon se këtu është bërë një nga mbjelljet dhe vizatimet hartografike më të mynxyrshme.

Po të botohej harta dhe t’i përcillej kohës, do ngelej në jetë të jetëve, jo shoku Enver, por Varri i Tij (?). Ajo që ka zbuluar korrektori është e rrallë, nuk është thjesht një vigjilencë revolucionare, por një dëshmi historike.

P. S. Nëse harta do të ngelej ashtu sikundër është realiteti i shformuar, figura e shokut Enver Hoxha do të simbolizonte të vetmin njeri që bart të keqen e Shqipërisë dhe fatin historik të saj, prandaj ai e ka vendin te “varri i vetmuar”. Statuja kërkon varrin. Ky është mesazh dhe kumt i frikshëm që dërgojnë armiqtë.

Ata e lexuan dhe patën një qetësim të shkurtër. “M’u morën mendtë, se si më erdhi. Mos e kemi gabim dhe këtë minë këtu e kanë vënë njerëzit tanë dhe ne e kemi armikun midis nesh, në majën e penës së vizatimit?!” Antidyringu u ul dhe lupa i ra pa dashje nga dora. “Po kush duhet ta ketë bërë xhanëm?! Edhe sikur të jetë kështu, ne duhet ta fshijmë e ta gërryejmë, ta mbyllim e ta hedhim në detin e thellë të humbjes. E kuptoni apo jo se ç’është kjo!?”, po thoshte ai. “Ah, le të ndalojmë një moment dhe ta shohim njëri-tjetrin në sy! A gënjehet Partia?! Kujt ia mban by…!”, tha komandanti.

Ai filloi të mendojë. “A i kemi korrigjuar të gjitha hartat ku ka buste dhe shtatore të Enver Hoxhës? Sa shumë që janë! Po shtohen dhe tashmë po skulpturohen e ndërtohen, gati-gati aq sa lapidarë janë të shpërndarë nëpër Shqipëri.”

Ai mori lupën, krahasoi disa shenja lapidarësh dhe monumentesh, të cilat kishin të njëjtën shenjë. Ishte e vetmja mundësi për të gjetur harkimin e majës së penës në modelimin e kupolës së statujës. Befas, Antidyringu zbuloi se ata nuk i kishin dhënë rëndësi Postscriptum-it. E rilexoi dhe ulëriu, duke futur kokën poshtë tavolinës.

thumbnail_enver-hoxha-6-780x439-905x395

“Ç’damlla pate?!”, i tha komandanti. “Na e shpjego se ç’është kjo P. S.”, iu drejtua Ersonit. “Latinisht, Postscriptum, mendim poshtë shkrimit apo letrës që përcillet si një mesazh i rëndësishëm”. “Duke të marrë ty si analist, ne paskemi bërë gropën tonë. Askujt nuk do t’i shkonte mendja kaq thellë sa të shkoi ty. Çka po na bën, që të digjemi në turrën e druve, kur s’kishte nevojë për komente?! Por shpejt e shpejt, fshi e ndreq dhe shkoi përtej. Ç’na bëre!? Ti je edhe kandidat për Njeri të Ri! Ore, mos je ti ai që e ke bërë këtë zhvendosje dhe këtë gërmim të varrit?” Ersoni s’e priste. U drodh dhe nuk ishte në gjendje si të përgjigjej.

SHOQJA XH. – Ishte makth, ç’të ishte tjetër! Shoqja Xh. kishte kaluar situata dëshpërimi dhe pasigurie, por si ky i kësaj radhe jo, kurrë! Gjithçka e kishte sjellë informacioni që kish marrë. Depërtimi i lajmit kishte qenë si një energji e papërmbajtur. Bota e brendshme është e errët, e padukshme, por ajo që dëgjoi, edhe pse ishte fluide, një përfytyrim shenjor e tronditi thellë. Që nga ai çast po shihte se bota po i largohej pak e nga pak dhe sendet e dukjet e jetës po shformoheshin, edhe pse Enveri, më 6 shkurt, pikërisht më 6 shkurt, i kishte dhënë shkreptimë revolucionarizimit. Simbolin e varrit të vetmuar (?) sikur e kishte mbi kokën e saj. Sekomi i Ushtrisë ia kishte transmetuar.

…U trembën zogj që matnin hapësira dhe ajo shtyu dritaren. Po bëheshin afër tri dekada dhe ata ishin në krye të pushtetit, e poshtë këmbëve zgjateshin akoma varret e nëndheshme të panjohura dhe të pagjetshme.

“Ajo që mora vesh është armiqësore në qelizë të Partisë dhe ai idioti ma tha sikur të më kishte dhënë një karafil në dorë”.

Gati të ulërinte. Në zgjatim intervalesh hapësinore të largëta e të humbura ishin hapur kaq gropa, pa asnjë shenjë guri përsipër dhe ata sërish në krye. Ndërkaq, një revolucion i ri, prapë me përmbysje, sapo kishte filluar sipas modelit kinez; dhe ajo e kishte zënë pozicionin e saj “për të krijuar Njerëz të Rinj”.

“A është e drejtë? A është marksiste, në thelb?”, donte të thoshte, por po i ndodhte gjithnjë e më shpesh gati të mbytej nga një angështi e qelqtë.

“Domethënë që armiqtë po hapin varrin tonë!” Biseda me Sekomin kishte mbaruar. Ai ishte larguar i zbardhur në fytyrë, po nuk e kishte dhënë veten. Gjatë gjithë bisedës, ajo sikur nuk ndodhej në zyrë, por atje pranë statujës së tij, duke iu marrë këmbët, gati në të rrëzuar, në varrin që, siç ia shpjegoi Sekomi, ia paskan përgatitur.

ATENTAT MIKROSKOPIK – Shoqja Xh: Ramiz, s’më ka ndodhur kurrë si këto dy vjetët e fundit! Që nga shkurti revolucionar, kur ne e thirrëm vetë sfidën dhe kundërsfidën. Shkurti shkurton urët.

Ramiz Alia: Shoqja Xh., nuk po të ndjek dot!

Shoqja Xh: Ka ndodhur një dukuri, apo iu kanë informuar si Sekretar Ideologjik? Siç duket nga alarmi, hutimi dhe mosnjohja e këtij rasti, nga paniku, janë munduar që ta groposin. Po ja që edhe këtu në qenien time, ai simbol më afron imazhin e vdekjes. Në një hartë të Lumgjallit, Enver Hoxha ka një statujë në mes të gjelbërimit dhe kjo statujë është zëvendësuar me një varr (?).

Ramiz Alia: E pamundur! Dhe ju vetë heshtni!? E kanë bërë njerëzit tanë!?

Shoqja Xh: Po heshtim, për ta mbajtur të groposur. Ta shuajmë! Po a mund ta shuajmë? Shokut Enver nuk mund t’ia them dot! Se mund t’i shkaktoja ndonjë traumë apo problem tjetër kardiak. Më shqetëson ajo që e thashë më parë: groposja. Ky është atentat ideologjik!

Ramiz Alia: A po punohet atje ku ndodhi?

Shoqja Xh: Vdekja në atë shenjë del nga një derë e njohur prej nesh. Një paralajmërim në dimensionin që na duket sikur e kemi mbyllur, por që sytë na janë errur. Klasat e Përmbysura, kush tjetër e prodhon këtë urrejtje dhe kërcënim! Mund të jetë edhe gjëllim imperialisto-revizionist kundër shokut Enver!

Ramiz Alia: Ç’më the?! Ky qenka ekzemplar! Dëshmitë besoj se janë zhdukur?

Shoqja Xh: Vuajtjet tona në luftë i kaluam. Shkelëm mbi klasa se ndoqëm teorinë tonë, po kemi harruar hakmarrjen. Si do ta sfidojë e sotmja të kaluarën? Ajo shenjë që cimbis, zbulon mikrobotën e kujtesës. Dy botë që janë fytafyt!

Ramiz Alia: S’ma merrte mendja që të përftohej kaq filozofi në një skicë, që vjen si ato letrat anonime që janë shpeshtuar kohët e fundit. I ke dhënë shumë rëndësi. Ne themi se nuk ka qeder shqiponja nga mushkonjat. Por, të lutem ma sqaro edhe një herë, që të krijoj një përfytyrim se ç’ka ndodhur!

Shoqja Xh.: (Ajo mori një fletë të bardhë dhe një laps. Atë që ia kishin shpjeguar, e vizatoi shpejt e shpejt) Ja, në hartë është statuja ( ), kjo që kam bërë unë në mes të luleve, kurse në hartën që u përgatit për t’u botuar u bë me shenjën e varrit (?). Kjo është e tëra mikroskopike, por më shumë se fillimi i një reaksioni bërthamor, shoku Ramiz. A nuk është vallë ky varri ynë, varri i të gjithëve!? Duhet mbyllur goja që të mos e marrë vesh Ai. Pra, Statuja ( )!

Ramiz Alia: Nuk të kam parë kaq pesimiste si sot!

BISEDË PËR YJET – Ramiz Alia: Shoku Enver, besoj se e lexuat lajmin për objektin qiellor, UFO, siç i thotë shkenca borgjezo-revizioniste.

Enver Hoxha: E ndoqa me vëmendje, tani dua të shoh se çfarë më ke sjellë ti Ramizi shtriu një hartë të re shkruar me shenja dhe shkronja ruse. Përmidis Dimalit ishte një kryq me ngjyrë të kuqe. Anash dalloheshin koordinatat e shkruara. Enveri u zymtua dhe rrudhi sytë, duke u përkulur për të parë.

Enver Hoxha: Ç’më keni sjellë hartën armike. Po shoh shkronja ruse.

Ramiz Alia: Shoku Enver, ju e dini se ikja e sovjetikëve ishte edhe ikja e hartave, që ishin bërë me specialistët. Tani atje punohet për të bërë hartat tona, prej njerëzve tanë. Ja, këto koordinata qiellore i kanë nxjerrë oficerët tanë. Këto tregojnë vendin ku ra objekti jashtëtokësor, largësitë nga qielli dhe nga vendet armike.

Enver Hoxha: Duhet bërë analizë. Nga faktet, nga vëzhgimi në terren, nga pyetjet e banorëve, analizoni kohën dhe dritën e mugët, matni largësinë nga tuneli dhe inspektoni në thellësi të tij. Pastaj nxirrni konkluzione. A ju ka shkuar në mendje se si e ka komentuar FBI-ja e bashkë me të edhe CIA, të dy armiq të Shqipërisë!? Po KGB-ja?

Ramiz Alia: Dua t’ju them shoku Enver, se kjo gjë u është bërë e ditur dhe kinezëve, të cilët e kanë përcjellë me buzëqeshje, pra, nuk e kanë besuar se kjo është e vërtetë.

Enver Hoxha: Mirë kanë bërë shokët kinezë! Po në analizën tonë na del se janë edhe shfaqje të arritjeve të teknikës amerikane, pjesë e Luftës së Yjeve që vëzhgon vendin tonë, në prag të një loje armate. A ju ka shkuar mendja?

Ramiz Alia: Jo, Shoku Enver!

Enver Hoxha: Kujt i janë dhënë këto koordinata? Dhe para se të largohesh, dua të them se a e shikon vallë se si na janë qepur edhe nga Dheu, edhe nga Qielli, edhe nga Deti. Ajo që më mundon shumë, Ramiz, është mosbesimi te vetja jonë. Këta që kemi rrotull, gjeneralët, ministrat, kryetarët, sekretarët që ishin morracakë, i kemi ngritur ne nga pluhuri dhe baltovina. U është rritur hunda dhe hunda nuk i lë të kullosin bar! Ne i kemi dehur me pushtet, tani janë shndërruar në gjarpërinj të rrezikshëm, duan të na hanë! Po bashkohen me klasat e përmbysura, po ne do t’ua ndreqim samarin. …

Vijon

Gazeta franceze (1930) – Votimi njëzëri i ligjit të reformës agrare dhe krijimi i një banke bujqësore në Shqipëri, një ngjarje historike falë mbretit Zog

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Gusht 2019

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 16 prillit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me votimin njëzëri të ligjit të reformës agrare dhe krijimit të një banke bujqësore asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Reforma agrare në Shqipëri.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

E mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, Dhoma votoi njëzëri ligjin e reformës agrare dhe krijimin e një banke bujqësore.

 

Disa oratorë, në mes të një audiencë të madhe, folën për veprën historike të mjeshtrit të madh të Shqipërisë, mbretit Zog.

 

Një telegram mbretëror i dërguar me këtë rast Dhomës, u duartrokit furishëm.

“TIRANI HERO” 30 Vjet ATY KU NUK NJIHET AS TURPI, AS PERSEKUCIONI I TIJ ! – Nga Fritz RADOVANI

“Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të Totalitarizmit”.

  • E shka kujton

SHQIPTARI !?

1970 – Historia e qëndresa e një gruaje që përgjohej nga 7 veta në kamp e në burg

Gratë që raportojnë për të nga qelitë dhe miqtë që tregonin bisedat e saj



Nga Fatmira Nikolli

Këta po na përdorin tamam si kafshë, dhe nuk kanë pikë mëshire. Ne që jemi këtu njesoj do të ngordhim si qentë si disa që ndihmojnë komandën dhe kanë privilegje dhe ne të tjerët që s’kemi privilegje”. Janë vitet 1970 kur Tefta Koço Tasi raportohet të ketë thënë këto fjalë. Është e re, e bija e një parlamentari, motra e një artisti dhe gjendet në burgun e Belshit. Vitet e bukura të jetës së saj janë larg. I shënohet çdo fjalë, çdo psherëtimë, çdo ankesë. Por ajo nuk e di. Mbase edhe po. Është një shpirt i lirë i ndryrë brenda kafazëve ideologjike e atyre prej hekuri.

Është dënuar për agjitacion e propagandë dhe këto fraza janë vetëm të njërit prej agjentëve që raportonin për lëvizjet e fjalët e saj. Në total gjenden raportime nga 7 njerëz të ndryshëm për të- edhe kur është në burg.

Në fillim e kanë internuar dhe më pas e kanë dënuar për agjitacion e propagandë. Ata që e spiunojnë janë njerëz si ajo, me gjasë i ka miq, ndaj ajo flet lirshëm, pa drojë. Tefta Tasi nuk e di që sëpata që pret lisin, është prej druri lisi. Ajo, nuk duket se ka zënë mend as në internim.  E gjetur mes një skamjeje të mjerueshme, e mbyllur në një vend pa të drejtë ikjeje e vetmja që i mbetet është shpresa e marrë, të dëgjojë radiot e huaja dhe të mbetet vetvetja. Në kohë shkërmoqjesh të mëdha shoqërore, kur vlerat bien e në fron ngjitet ajo që qe e ulët, ata që ia dalin të qëndrojnë pa u shpërbërë, shenjojnë vetëdijen e një kombi. Tefta këtë duhet ta ketë ditur. Gjithësesi ata që si ajo nuk mposhten nuk bëjnë dot ndryshe. Për ta ka vetëm një mënyrë të qenuri, të jesh lisi i vetëm jo shelgjet bashkë.

Ishte rritur në një familje të mirë. E bija Koço Tasit, parlamentar ishte vetëm një prej grave që kanë vuajtur dënimin në komunizëm për shkak të asaj që mendonin. Të mërkurën në Belsh, Autoriteti i Dosjeve kujtoi disa.

Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH,  bëri një pasqyrë të përndjekjes së Sigurimit në zonë, duke trajtuar materialin arkivor të shfrytëzuar nga Autoriteti për takimin e Belshit. E nisi me një historik të asaj që qe burgu i grave.

Vrioni tha se në vitin 1966 u ngrit reparti i parë për burgun e grave ne Qytetin Stalin, nr.318. Më parë ne çdo burg kishte dhoma te  veçanta per gratë. Ky burg ne vitin 1976 u zhvendos ne Kosove, Belsh dhe shërbeu për gratë deri në vitin 1990. Në burgun e Kosovës shumicë ishin të burgosurit ordinerë dhe në një përqindje minimale gra të burgosura politike.

BURG E SPIUNIME

Në vitin1975 Tefta Tasi internohet ne Grabian të Lushnjës bashkë me familjen. Katër vite më vonë, në vitin 1979 merret nis përndjekja për agjitacion e propagandë. Sipas Vrionit, dosjet pretendojnë se Tefta zhvillonte veprimtari armiqesore në dy drejtime. Gabimi i parë ishte në drejtim të gjendjes ekonomike “sikur ekziston fukarallëk dhe varfëri e plotë” dhe gabimi i dytë ishte dëgjimi dhe komentet e lajmeve që dëgjonte ne radio stacionet e Italisë. Miq me të cilët ajo është shprehur kanë raportuar se Tefta Tase ju ka thënë që “ushqehet me to, din gjuhln mirë dhe dhe në këto stacione ka se çfarë te dëgjosh, ndërsa tek ne dëgjon vetëm këngë për punën, luftën dhe sportin”.

Përtej asaj që vetë Tefta shprehte, duket se nuk kanë munguar provokimet. Kur pseudonimi “Zambaku” e pyeste Teftën a është “Ollivudi qytet i artisteve”, ajo përgjigjej se po dhe se ai qytet “tashmë e ka humbur rëndësinë e vet ne Amerike, nuk më kujtohet emri, është ndërtuar nje qytet tjetër  shumë më i bukur”.

Vrioni tha të mërkurën se pas dëshmive të tilla, më 31 gusht 1979 nis demaskimi i Teftës per veprimtari armiqësore për krimin e agjiacion propagandës kundra partisë e Pushtetit Popullor, në Sektorin e Grabianit. Pak muaj më vonë, më 17 nëntor të vitit 1979 përgatitet arrestimi i Tefta Tases. Dënohet me 8 vjetë heqje lirie. Por burgu nuk qe shpëtim nga përgjimi. Sistemi e vijoi përndjekjen edhe në qelitë e errta të burgut.

Operativët dhe rezidentët në burg raportonin për çdo lëvizje brenda ambjenteve të Burgut të Grave ne Kosove, Belsh për Tefta Tasen. Prej tyre mësohet se Tefta shprehej se i kanë pëlqyer shumë programet televizive duke i ndjekur deri në orët e vona të natës, sidomos ‘Jugosllavi’. Ajo fliste edhe për jetën e grave jashtë vendit duke marrë shembull Italinë. Thoshte se “gratë jashtë shtetit kur arrijnë moshën 50 vjeçaree janë t mbajtura shumë mirë dhe duken si të reja. Kurse këtu në Shqipëri duken të plakura nga puna e rëndë që bëjnë, po kështu në Itali kujdesen shumë për sëmundjen e kancerit dhe çdo grua patjetër vizitohet brenda 6 muajve per një gje të tillë, diçka e tillë nuk bëhet ne Shqipëri” thotë Skënder Vrioni.

Ajo provokohej dhe përgjigjej ndërsa ata që e raportonin shënonin se me deklaratat e saj Tefta bën  propogandë armiqësore në radhët e të dënuarve.

Ankesat e saj kishin të bënin edhe me ushqimin. “Këtu ku jemi, këta na sillen shumë keq si në punë dhe kur vijmë nga puna na japin një gjellë që se  ha as qeni, por sflas me shumë se këta të shtojnë dënimin se gjë tjetër s’kanë se çfarë të na bëjnë, veçse me na marrë shpirtin”.

Mandej biseda e agjentëve sillej deri te politika ndërkombëtare.

Kur një prej tyre i tha Teftës se situata ndërkombëtare  është shumë e ndërlikuar ndaj ekziston mundësia e luftës nga imperialistët, Tefta e kundërshtoi duke thene, “Asnjeri nuk e do luftën, as revizionizmi as imperializmi se dhe ata e kuptojnë shumë mirë, se në qoftë se do të fillojë lufta do të shkatërrohet e gjithë bota, prandaj imperialistët nuk do të shpallin luftën”. Deklarata e saj interpretohej në dëm të saj pasi operativi  shkruante se  Tefta Tase nuk beson në shtypin tonë dhe imperialistët dhe revizionistet sipas saj nuk jane luftenxitës”.

Vrioni në fund të fjalës së tij tha që në formë statistikore janë pesë raportues  e  2 rezidentë që kanë ndjekur dhe kanë dhënë informata për Tefta Tasen vetëm gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Burgun e Kosovës, Belsh.

Në nëntor të vitit 1982 ajo lirohet nga burgu dhe vendoset me banim në Grabian të Lushnjes gjithnjë duke u përndjekur.

Miq të vëllezërve të saj janë lënë të zbulojnë se ç’mendon Tefta pasi ka dalë nga burgu. Përgjimi i saj është mbyllur vetëm më 11 qershor 1991.

Ajo arriti ta tregonte deri në fund dinjitetin e saj përballë autoritarizmit.

Ismal Kadare i dërgon Letër Papa Vojtilës për t’i kërkuar mbështetje për Kosovën

LETËR PAPËS GJON PALI II

 Ashtu si miliona shqiptarë, kam ndjekur me ngazëllim interesimin tuaj për fatin e popullit tim. Si At i shenjtë i kishës së krishterë, ju keni nën vështrimin tuaj gjithë popujt e botës, por ka diçka tepër prekëse, e tepër unikale, në qëndrimin tuaj ndaj kombit të shqiptarëve. Kjo vjen nga fakti se, të veçanta dhe unikale, kanë qenë raportet e këtij kombi me fenë në përgjithësi, e me fenë e krishterë, në veçanti. Shqipëria e vogël, një nga vendet e para të krishtërimit, do të merrte mbi vete një nga njollat më të rënda të historisë: të ndalonte fenë. Per këtë mëkat të rëndë, një nga më tragjikët, që shkaktoi komunizmi në këtë vend, populli shqiptar, ne të gjithë, kemi pritur ndëshkimin. Për fat të mirë, kjo turbullirë nuk vazhdoi gjatë dhe Shqipëria po i kthehet prapë zonave të shpirtit prej nga është larguar, duke dëshmuar kështu besimin e vjetër njerëzor se errësira, pavarësisht nga triumfi i përkohshëm, s’mund ta mposhti dritën.

Për fatin e saj të keq, Shqipëria ka qenë gjatë shekujve një fushë ndeshjesh e feve të ndryshme, gjersa u gdhi në shekullin XX, me tri fe. Ishte ky, një nga faktorët kryesorë, që i ndihmoi komunistët për të goditur besimin në përgjithësi. Por, ndërsa u sulën kundër tri feve, zelli kryesor i komunistëve ka qenë drejtuar në radhë të parë kundër krishtërimit katolik, sepse ishte pikërisht ai, që e lidhte këtë vend, me Europën e krishterë.

Tani, e gjithë kjo, i përket një ëndrre të keqe. Por ashtu si pas një lëngate të rëndë, pas shembjes së diktaturës, kanë mbetur shumë brenga e boshësi në shpirtin e këtij populli të lodhur. Si asnjëherë tjetër, ai ka nevojë për besim, purifikim dhe lartësim shpirtëror. Askush më mirë se ju, nuk mund ta kuptojë dhe nuk mund të ndihmojë, për këtë ringjallje shpirtërore.

Kalvari, nëpër të cilën kaloi kombi shqiptar, e ka brenda edhe zinë, por edhe dritën e triumfit. Ndodhën gjëra të tmerrshme, u rroposën në humnerë njerëz dhe ide, por prapë që nga humnera u ngritën të rrëzuarit. Një shkreti e krizë e madhe shpirtërore pushtoi shpirtrat, po mu midis asaj, shkëlqeu fisnikëria njerëzore dhe ndodhën akte të mëdha, të rralla në këtë botë. Kështu për shembull, gjatë rihapjes së kishave, u përdëllyen e dhanë ndihma myslimanët njësoj si krishterët, kurse djemtë dhe vajzat shqiptare, filluan të mbanin shenjën e kryqit, pavarësisht se cilës feje i përkisnin.
Ka një personazh sublim në historinë e shqiptarëve, i cili mishëron fatin ciklik të Shqipërisë, Ky është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ashtu si Shqipëria, ai ishte në fillim i krishterë, ashtu si një pjesë e shqiptarëve, ai u kthye përkohësisht në fenë islamike, dhe së fundi, ashtu si një pjesë e shqiptarëve té sotëm, ai u kthye prapë në fenë e Krishtit, për t’u pagëzuar si “atlet i Krishtit” dhe mbrojtës i krishtërimit europian.

Pas kalvarit që kaloi, pas rrugës së kryqit, kombi shqiptar éshté i përgatitur për ta kthyer në një késhtjellë të qytetërimit europian. Ndoshta ky mendim, mund të zgjojë buzëqeshje ironike te dikush, por për shumë të tjerë ai është i natyrshém, sic janë shpesh të natyrshme faktet që duken paradoksale. Europa e krishterë është treguar shpesh herë e pavëmendshme ndaj këtij “kombi plangprishës”. Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se shpesh e ka merituar një ndëshkim, por jo të asaj shkalle, siç e ka marrë. Sepse, nëse ka merituar ndëshkimin, aq më shumë ka merituar faljen.

Ndërsa shpresojnë se keqkuptimet midis tyre dhe botës janë duke marrë fund, shqiptarët për herë e më tepër i kanë drejtuar sytë nga Ju, Shenjtëria Juaj. Gjysma e tyre, ata që ndodhen brenda kufijve të shtetit Jugosllav, përjetojnë ende skëterrën komuniste. Me këtë rast, lajmet që vijnë që andej janë të trishtueshme e të frikshme: një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre. Në qoftë se ajo nuk ndalohet me kohë, gjaku i derdhur do ta turbullojë për një kohë të gjatë gjumin e njerëzimit mbarë.

Si gjithë shqiptarët, kam shpresë se ju, Shenjtëria Juaj, nuk do të mungoni të drejtoni vëmendjen Tuaj nga ky popull martir. Si gjithë njerëzit, që duan paqen dhe harmoninë në botë, shpresoj se ju do të bëni gjithçka, që ky komb te gjejë më në fund edhe ai paqen dhe qetësinë e tij.

Pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e respektit dhe konsideratës sime më të thellë.ISMAIL KADARE

Ismail Kadare i shkruan Vaclav Havelit, President i Çekosllovakisë, për të ndalur genocidin serb në Kosovë

LETËR VACSLAV HAVEL-it

President i Çekosllovakisë
Paris, 14 shtator 1991

I dashur Vacslav Havel

Besoj se do të më kuptoni e, për këtë arsye, do të më falni këtë mënyrë të drejtuari, jo protokollare. Duke qenë i sigurt se anëtarët e sektit tonë, sektit të madh të shkrimtarëve, mbeten përherë besnikë të kësaj bashkésie edhe kur qéllon qé marrin poste té larta e bëhen presidentë shtetesh, unë po ju drejtohem thjesht si koleg (confrére), si një murg, që i drejtohet vëllait të tij murg, të të njëjtit urdhër.


Zgjedhja e juaj, si president i një vendi qëndror të Europës, ka qënë jo vetëm një nder e një kënaqësi shpirtërore për të gjithë shkrimtarët, por përtej kësaj, ajo ka qenë një shenjë, një ogur i mirë, për të gjithë kontinentin tonë evropian. Edhe më parë historia ka njohur zyrtarë të lartë, madje edhe monarkë shkrimtarë, por ju u bëtë kryetar shteti në një kohë të turbullt e dramatike, në kushtet e një konkurimi e sensibiliteti të lartë politik kur vendi juaj ndodhej në mes të ciklonit të ndryshimeve, bota mbarë e ndiqte me ankth. Në këtë sens, fakti që zgjedhja e juaj u prit me kënaqësi nga të gjithë, dëshmon se në botën tonë, që shpesh na duket më e ashpër e më cinike se sa është, synimi drejt vlerave të epërme shpirtërore, jo vetëm që nuk bije por qëllon që edhe ngrihet. Mendoj se përveç asaj çka fitoi Çekosllovakia nga zgjedhja juaj, ky është një mesazh i mire dhe plot shpresa që mori krejt njerëzimi, Gjithmonë në këtë sens, aksionet tuaja me përmasa mbarë europiane, siç qe takimi i Pragës i qershorit të këtij viti, që ju e organizuat bashkë me presidentin Mitterrand, janë të natyrshme e ju shkojnë ju për shtat, si rrallë kujt.Pata nderin të jem i ftuar në Pragë, por ndonëse u takuam bashkë, nuk pata mundësi, për arsye që merren me mend, t’ju shtjelloja disa mendime të mia, çka po përpiqem ta bëj sa më shkurt, në këtë letër.


Ndonëse unë jam një shkrimtar i larguar nga vendi im, përpiqem gjithmonë si shkrimtar e jo si politikan, të bëj diçka për Shqipërinë e popullin shqiptar, një nga popujt më martirë të Europës. Në Pragë u fol shumë për Europën e nesërme. Gjetja e rrugëve drejt saj, është një nga aksionet më fisnike e më heroike kohës sonë. Në këtë kohë, ka shumë arsye për t’u dëshpëruar, por ka edhe arsye të tjera për t’u gëzuar. Fakti që njerëz si ju, marrin pjesë në projektin e ardhshëm të Europës, janë inkurajuese për të gjithë, sepse përherë ka patur njerëz, që këtë Europë e kanë ëndërruar me cilësi sa më njerëzore.
Por, për fat të keq, Europa nuk ka qenë dhe në ndërgjegjen e saj rëndojnë mjaft pesha të vjetra të cilat duken sikur do të harrohen, por nuk harrohen e s’mund të harrohen kurrsesi. Ne shkrimtarët diçka më mirë se të tjerët e kuptojmë këtë.


Probleme të rënda, nga ato ngjajnë të pakapërcyeshme, kanë dalë përpara botës së sotme. Ndër to, dramat etnike, si ndër më të rëndat, iu prishin gjumin shumë kancelarive. Por, problemet e vërteta, janë pikërisht ato që prishin gjumin. Që ankthet e shumë popujve arritën më në fund të shqetësojnë kancelaritë, kjo
megjithatë, është një gjë pozitive. Se në ç’masë do të qetësohen këta popuj, kjo do të përcaktojë në fund të fundit vlerat e kësaj kohe, për të cilën, ne të gjithë, jemi përpjekur në këtë fund shekulli.

Ndër popujt që kanë vuajtur më fort pasojat e gabimeve të Europës, kanë qenë edhe shqiptarët. Ashtu si baltët, si hungarezët, si moldavët e sikombe të tjerë, ata provuan mbi trupin e tyre gërshërët e Fuqive të Mëdha, që i prenë pa mëshirë në fillim të këtij shekulli. Por ndërsa të tjerëve iu shkëputën copa e gjymtyrë, ose përkohësisht u vunë nën protektoratin e fuqive të huaja, kombi shqiptar, ishte i vetmi që pësoi tragjedinë më të réndë: u pre më dysh. Ky gjymtim i rëndë ia ka prishur e vazhdon t’ia prishë atij gjithë drejtpeshimin, e bashkë me këtë, shkakton turbullira në gjithë rajonin ballkanik.

Ndërsa gjysma e këtij kombi shpëtoi më në fund nga diktatura vendase komuniste, gjysma tjetër vazhdon të lëngojë nën një nga diktaturat më të egra që ka njohur bota, dhunën serbe. Pa e tepruar aspak, mund të thuhet se shqiptarët e Jugosllavisë jetojnë sot në një ferr të vërtetë. Duke mos kërkuar aspak prishjen e mirëkuptimit dhe paqes europiane, shqiptarët e Jugosllavisë (Kosovës), popullsia e tretë pas serbëve dhe kroatëve në këtë shtet, kërkojnë vetëm të respektohen njëlloj si të tjerët, as më pak e as më shumë, dhe kërkojnë atë drejtësi që bota e sotme ua njeh të gjithëve. Me këtë rast, dëshiroj t’ju njoftoj Ju, se nga të dhënat që po mbërrijnë prej burimeve të ndryshme, një masakër e përgjakshme po projektohet kundër shqiptarëve. Gjithë Europa duhet të alarmohet prej këtij paralajmërimi, përpara se e keqja të ndodhi dhe një krim i tmerrshëm të depozitohet në ndërgjegjen e kontinentit tonë.

Ju kërkoj ndjesë, zoti President, për gjatësinë e kësaj letre. Ju keni probleme jo të pakta të vendit tuaj për të zgjidhur, por unë kam besuar përherë se shpesh, në udhë misterioze, çështjet e popujve, gëzimet e hidhërimet e tyre komunikojnë me njëri-tjetrin dhe ashtu, së bashku qëllon që lehtësojnë njëra tjetrën. Kam besuar se ju, do të më kuptoni drejt, i dashur Vacslav Havel dhe nuk do të mungoni t’i kushtoni vëmendjen dhe fjalën tuaj të ndershme e të veçantë, çështjes shqiptare. Populli shqiptar, që di si rrallë kush të jetë mirënjohës, nuk do t’jua harrojë kurrë këtë gjë.

I juaji
ISMAIL KADARE

Pragë, 1992, me presidentin Vacslav HavelMarrë nga Letërsi Topkadare nën kujdesin e Luan Lapit

Letër shkëmbim midis shkrimtarit Ismail Kadare dhe Presidentit të Francës Jacques Chirac më 1998,kohën e konfliktit në Kosovë

 Ismail Kadare, më 26  gusht 1998, i është drejtuar Presidentit francez Jacques Chirac  me një letër në të cilën i shkruan të bëjnë ç’mos të shpëtojnë popullin shqiptar nga gjenocidi i paralajmëruar serb.

LETËR PRESIDENTIT JACQUES CHIRAC

President i Francës

Paris, 26 gusht 1998

Ismail_Kadare_1

 

Zoti President,
  Me një ndjenjë trishtimi të thellë, po ju drejtoj këtë letër, për të tërhequr vemendjen tuaj, e natyrisht, të shtetit që ju drejtoni, Francës, për një nga dramat më të rënda që është duke u zhvilluar në sytë e krejt botës: dramën e popullit tim.
  Në sytë e Europës e të Perëndimit të krishterë, qytetërimi i të cilit, bazohet sot më tepër se kurrë mbi vlerat e lirisë e të drejtave të njeriut e të popujve, po kryhet një krim me pärmasa të padurueshme. Një shtet i egër stalinist, po djeg e po rrënon fshatra e qytete, vret gra e fëmijë, shpërngul me dhunë qindra e mijëra njerëz e kryen spastrim etnik, pa u ndëshkuar prej askujt. Cili shtet né Europe do të guxonte të masakronte me tanke, helikopterë dhe flakëhedhëse shtetasit e vet? Shteti i egër serb e bën këtë, nga që këta shtetas, i përkasin një populli tjetër, se ata janë shqiptarë, pra, janë të huaj për të.
  Jemi përpara një racizmi brutal, që nuk është larg nazizmit. Unë merrem prej kohësh me letërsi dhe e di peshën e fjalëve, ndaj, kur e përdor në këtë rast fjalën “nazizëm”, mbaj përgjegjësi përpara ndërgjegjes sime. Ky nazizëm ballkanik, i ka të gjitha tiparet e murtajës së njohur prej të gjithëve.
  Kjo, që po ndodh sot në Kosovë, nuk është as rastësi dhe as surprizë. Ky krim është pergatitur prej kohësh, dhe Europa dhe SHBA, janë paralajmëruar me kohë për të. Megjithatë veshi është bërë i shurdhër.
  Ju, me siguri, jeni në dijeni, zoti President, për pyetjen që bëhet sot gjithkund në botë: ç’është kjo shpërfillje e Perëndimit, për një krim të përsëritur, ndërkaq? Cilat janë shkaqet e mëdyshjes, për ta ndalur atë?
  Në qoftë se nuk ka shkaqe serioze të shpallura, atëherë, pyetja mund të bëhet ndryshe: Cilat janë shkaqet e pashpallura? Ngaqë populli shqiptar është një popull pa miq e pa mbrojtës tradicionalë, siç ka në këtë rast Serbia, mbrojtësen e vet, Rusinë? Ngaqë ky popull, ndonëse është një popull me kulturë thellësisht laike e me tolerancë të admirueshme fetare, ka një përqindje të ndjeshme myslimane? Ngaqë pritet të kapërcehet njä limit i krimit (me fjalë të tjëra, nga që quhen të pamjaftueshme kaq shkatërrime e vrasje njerëzish të pafajshëm?). Së fundi, ngaqë populli shqiptar, ndryshe nga popujt e tjerë, duhet të mos jetojë si familje e përbashkët, por ta ketë gjysmën e vet koloni në një vend armik?
  Zoti President, populli shqiptar nuk ka bërë asnjë krim ndaj askujt, për t’u trajtuar ndryshe nga çdo popull tjetër. Edhe në qoftë se bashkimi i tij paraqet vështirësi, tani për tani për Europën, askush nuk ka të drejtë që, në mënyrë cinike e provokative, t’i deklarojë atij se ai nuk ka të drejtë asnjëherë, as në perspektivë, të gëzojë atë që nuk i mohohet asnjë populli në botë: jetën e lirë, bashkarisht. Aq më pak, askush nuk ka të drejtë, lirinë e tij imediate, ta quajë të rrezikshme.

  Jam i sigurt, zoti President, se ju, ashtu sikurse keni qenë i shqetësuar për pranverën e vitit 1997 kur Shqipëria pati probleme të mëdha, edhe sot jeni i shqetësuar për fatin e këtij populli. Megjithatë, më lejoni të shfaq sinqerisht mendimin tim, se ekzistojnë disa rrethana që unë nuk i di, të cilat paralizojnë, në çastin e fundit, vullnetin fisnik për të ndalur, sa nuk është tepër vonë, këtë masakër. Lejimi i mëtejshëm i masakrimit të popullit të vogël shqiptar, një ndër më të vjetrit e Europës, do të ishtë një njollë e errët në ndërgjegjen europiane, në ndërgjegjen e krejt Perëndimit.

  Ju, me siguri, jeni në dijeni, zoti President, se në agresionin e tyre të djeshëm në Bosnjë, ashtu dhe në barbarinë e sotme në Kosovë, serbët janë afishuar e vazhdojnë të afishohen si mbrojtës të krishtërimit kundër myslimanizmit. Përveç që ky është një mashtrim kryekëput vulgar, a nuk shqetësohet diplomacia perëndimore se, për shkak të këtij afishimi mashtrues, qytetërimi i krishterë perëndimor rëndohet pa të drejtë me një krim, hija e të cilit mund ta ndjekë për një kohë të gjatë?
Nuk është e rastit, që qysh prej konfliktit në Bosnjë, valët e integrizmit islamik, janë duke u ngritur përherë e më rrezikshëm. Krimet serbe në Ballkan shërbejnë si minierë floriri për propagandën integriste. Në sytë e një miliard myslimanëve në botë, këto masakra, si dhe mosndëshkimi i tyre prej Perëndimit, interpretohen si sfidë dhe armiqësi e hapur kundër tyre.
 Ju, zoti President, drejtoni sot shtetin, që përbën një nga kështjellat e para të demokracisë dhe të lirisë së njeriut e të popujve. Ndërgjegja europiane nuk mund të kuptohet pa ndërgjegjen e Francës. Franca ka patur e vazhdon të ketë një prestigj të padiskutueshëm në krejt kontinentin e, sidomos, në popujt e gadishullit të madh ballkanik. Franca mund të shikojë në horizont, atë që të tjerët e kanë ndoshta më véshtirë ta kapin, ajo e ka edhe autoritetin moral edhe mundësinë të prijë një nismë të fuqishme, për t’i dhënë fund kësaj tragjedie.
  Unë ju drejtohem juve, zoti President, duke i bërë thirrje ndërgjegjes suaj njerëzore, në tagrin që ju jep detyra e lartë e drejtimit të këtij vendi të madh, që është edhe atdheu im i dytë, të bëni diçka të ngutshme dhe energjike, për të ndaluar këtë krim. Kur viktima thërret për ndihmë, asnjë arsye shtetërore, asnjë konventë, asnjë shkak tjetër, asnjë moral nuk mund të justifikojë mëdyshjen. Populli shqiptar i Kosovës është sot viktima e ka thikën në fyt. Në emër të tij, unë ju drejtohem, me shpresë dhe besim se do të më kuptoni.

ISMAIL KADARE

Bildergebnis für jacques chirac

JA PËRGJIGJA

PRESIDENTI REPUBLIKÉS FRANCEZE PÉRGJIGJE ISMAIL KADARESÉ

Paris, 9 shtator 1998

I dashur Mjeshtër,

Ju falenderoj per letrén tuaj té datës 26 gusht, të cilén e lexova me një vëmendje të madhe.

Koncepti juaj, lidhur për detyrimet e Francës, përputhet me imazhin që unë kam për atdheun tim. Idetë e lirisë dhe të tolerancës, që frymëzojnë këtë vend, i japin zërit të tij një jehonë universale në mbarë botën. Janë këto ide që përbëjnë forcën e mesazhit të tij. Eshtë kjo, kërkesë morale, që drejton aksionin e tij diplomatik, në mënyrë të veçantë, kur ky aksion vihet përballë me të tilla kriza, që ne kemi njohur e vazhdojmë të shohim ende sot në ish-Jugosllavi.

Më 1995, situata në Bosnjë më është dukur si një cënim i parimeve demokratike të Europës, parimë ne jemi përpjekur t’i ruajmë, qysh prej pesëdhjetë vitesh e këtej. Unë kam marrë iniciativën që t’i nis përsëri bisedimet diplomatike dhe, meqenëse kjo ishte e nevojshme, të vinim në veprim forcën ushtarake, gjë që i dha aksionit tonë besueshmërinë e duhur. Kjo vendosmëri, bashkë me atë të Shteteve të Bashkuara, bënë të mundur të arrihet marrëveshja e Paqes, e nënshkruar në Elizé më 14 dhjetor 1995.

Para së njéjtës sfidë jemi sot, ndaj Kosovës. Ju ma përshkruani me fjalë, ndaj të cilave unë jam shumë i ndjeshëm, këtë dramë njerëzore të përjetuar nga qindra e mijëra viktima të pafajshme: gra, fëmijë, të këtij populli paqedashës.

Unë e kuptoj plotësisht fatin, që luhet në këtë krizë për ruajtjen e vlerave që ne ndajmë bashkarisht, në ruajtje të drejtpeshimit të këtij rajoni, në qendër të kontinentit tonë. Është kjo arsyeja që, qysh në fillim të kësaj krize, unë kam mobilizuar të gjitha mjetet e aksionit francez. Në planin diplomatik, në radhë të parë, sepse nuk mund të ketë zgjidhje globale e të vijueshme, pa një marrëveshje politike. Këtu është fjala për të përcaktuar një status të një autonomie shumë të gjerë, duke respektuar kufijtë ndërkombëtarë. Duhet që Grupi i Kontaktit, që bashkon fuqitë kryesore të interesuara, të shënojë gjurmët e tipareve të këtij statusi e, të bëjë të mundur, marrëveshjen e angazhimit për të.

Por, nëse zëri i arsyes nuk arrin të bëjë atë që duhet, atëherë do të duhet përdorimi i armëve, për ti bërë armët të heshtin. Atëherë, Franca do t’i kërkonte Këshillit të sigurimit t’i jepte të drejtë NATO-s, për të ndërhyrë me të gjitha mjetet e nevojshme.

Çdo ditë është e çmuar ngaqë dimri po afron, luftimet po vazhdojnë dhe gjendja e refugjatëve sa vjen e po bëhet më e dhimbshme. Unë, personalisht, jam angazhuar për të mobilizuar Komunitetin ndërkombëtar. Për këtë, i kam telefonuar partnerëve tanë të Grupit të Kontaktit, Presidentit Clinton, Presidentit Jelcin, Kancelarit Kohl, Kryeministrave Blair e Prodi. Neve na duhet të bëjmë gjithë përpjekjet, për të shmangur një ndërlikim, që më vonë do të bëhej i pamundur të vihej nën kontroll. Jam i ndërgjegjshëm, që na mbetet pak kohë për ta kryer. Të jeni i sigurt që kjo, për mua, mbetet nga prioritetet më të domosdoshme.

Ju lutem, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me gjithë përzemërsinë time,

JACQUES CHIRAC

Paris, 9 shtator 1998

Nga Faqja Letërsi Topkadare nën kujdesin e Luan Lapit

Kampet e Internimit – “Shkolla dhe Universiteti” Ynë ! Dinjiteti dhe Krenaria Jonë!

Ky ish kamp interrnimi – Savra, ashtu si dhe gjashtë kampet(Gjaza,Grabiani,Pluku, Rrapez, fshati Kosovë e Lushnjes, dhe Çerma), e tjera të rrethit të Lushnjes, dhe ish kampet e interrnimit, në rrethin e Fierit, dhe të Vlorës, për nga përbërja intelektuale dhe fisnore, ishin dhe shërbyen si shkolla dhe universitete, për të gjithë ata që u presekutuan dhe kaluan jetën e tyre, për afro 50 vjet në kampet e interrnimit nën diktaturë.

Në ato kampe që për fat-keq – po zhduken një e nga një, edhe nga kujtesa, ishin vendet ku të paktën ne fëmijët e atyre kampeve – morën më shumë dije e kulturë, bile edhe më shumë se në shkollat e komunizmit.

Dhe, ajo që dallojë dhe i bëri të veçantë, këta njerëz edhe sot në liri – ishte se çdo gjë e bënë, pa “pyetur” se nga vije, nga çfarë krahine ishe, pa pyetur kurr se ishim mysliman, katolik, ortodoks, e tjer,. Pa pyetur se sa larg apo sa afër ishim me njeri tjetrin. Pa pyetur sa e vështirë ishte të lidheshim dhe të krijonim edhe familje me njeri tjetrin, edhe atje në kampet për rreth dhe në rrethe të tjera……

Të presekutuarit, zgjodhën dhe u bëmë shok jete, edhe me djem e vajza nga ana tjetër e kampit pa i pyetur ne ata dhe ata pa na pyetur ne ….por që së bashku krijuam dhe kaluam në një shoqëri të rinjësh të asaj kohe, shoqëri që shumë prej nesh e ruajmë edhe sot megjithse jemi kaq larg gjeografikisht.

Savra e tre dekdave më parë, shtëpia dhe shkolla jonë, sot përfat keq – hesht aqsa prej “erozionit” demokraci, por edhe të ikjes, masive nga kampi interrnimit. ”Hesht”, dhe i ka humbur ajo “bukuri”, që kishte 29 vjet më parë.

Mirë po duhet thënë, e duhet pranuar nga të gjithë, që edhe ashtu si ishte ajo dikur gumëzhinte, dhe megjithëse ishte kamp interrnimi dhe fshat, vetëm aty banorët e saj, në jet, kultur, dhe veshje bënin jet qyteti dhe pse mos me thënë kryeqyteti në atë kohë…..

Dhe, kjo padyshim vinte nga jeta vitale e prindërve, apo atyre që ishin më të rinjë se prindërit tanë, që trasmetonin dicka te fëmijët e kampeve të interrnimit, që u lindën në ato baraka, dhe, që mblidheshin çdo ditë në shtëpit që u bën shkolla dhe universitete,. Ngaqë ato shtëpi, ato kampe interrnimi ishin bërë edhe bankat e dijes me “mësuesit”, që ishin prindërit tanë, ku një pjesë e tyre, kishin përfunduar edhe shkollat dhe universitetet, në Itali, SHBA, Gjermani, Francë, Greqi, ish Jugosllavi, Turqi, Siri dhe Egjypt.

Pikërisht, janë ata që ne i kemi edhe sot të skalitur në kujtesën tonë.

Dhe, tani kan rrjedhur më shumë se tre dekada – dhe, vitet kan bërë punën e vet, por ishte dikush nga ne qe ai që e ndezi një “llambë” dëshire, për t’u takuar e çmallëzuar, pra ai, i cili e ideojë dhe thirri një takim vjetor në Savër – Lushnje.

Duke caktuar kështu javën e parafundit të Gushtit, përvjetorin e largimit, nga kampet e interrnimit, për tu bërë përsëri së bashku në një takim vjetor, të cilin ish të interrnuarit, thonë se kan si synim ta bëjnë tradicional, këtë inisiativë të ish të internuarve nga kampet e interrnimit në Lushnje, e cila erdhi me një ide të Sofo Kuqeshit, dhe mbështetur nga Tefta Çapo – Mersini dhe Gëzim Baruti.

Dhe, ja ku janë së bashku, edhe sot megjithëse të paktë në numër, për shkak të largësisë, apo edhe mundësisve jo të mjaftueshme, largmit nga kjo jet e tier e tjera…..! ata pak nga pak , edhe më të organizuar, po e mbajnë atë takim vjetor në Savër të Lushnjes, dhe simbas rastit edhe do ta shtrijnë edhe në kampet për rreth.

Në atë që katër vite më parë, u zgjodh muaji Gusht, muaj ky i cili për ne shqiptarët, konsiderohet si muaji i bekuar. Mbasi, është ky muaj i verës, ai që i sjell dhe i bënë së bashku, shumë shqiptarë që janë larguar nga vendi i tyre në emigrim, dhe, zgjedhin pikërisht këtë muaj, ashtu si qershorin dhe korrikun, muajin e fund-verës, të kthehen në vendlindjen e tyre.

Ngase edhe Vera, është ajo që më së shumti për ne shqiptarët, njerëzit që i shofim më rrallë, që të paktën një herë në vit ose edhe më rrallë, i sjell dhe i bënë bashkë më familjet e tyre, me miqt dhe shokët ngado që ata vinë dhe që janë……..

Edhe, këtë vit si katër vjet më parë në një njoftim, ose ftesë në rrjetet sociale në Facebook, apo Instagram, Twitter e tijer, e bërë nga Sofokli Kuqeshi, ashtu si katër vjet më parë, së bashku me Tefta Çapo – Mersini dhe Gezim Baruti, vitin kur pikërshit u shënua dhe 25 vjetori i largimit masiv nga kampet e interrnimit, ju përgjigjen me Po! Bile me mall e përmallim, dhjetëra ish të përndjekur politik, që kaluan një jetë të tërë në ato baraka të kampeve të interrnimit – Savrës, 3 kilometra larg Lushnjes.

Erdhën, dhe u bën kështu bashkë spontanisht , ato dy a tre familje që kishin mbetur në Savër, së bashku me ata që kan shkuar në Lushnje, apo në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Sarandë, e gjetkë, dhe, disa të tjerë, erdhën edhe nga vendet fqinjë, Greqia e Italia, por edhe nga Amerika e Kanadaja e largët, për të vazhduar traditën…..

Duke e bërë atë si një traditë e bukur, që ashtu duhet të vazhdojë nga që malli, dashuria dhe respekti mbi të gjitha për njeri tjetrin, vuajtjen tonë të përbashkët të përpjestuar, të mos njohin ndarje nga e kaluara jonë, e cfarë do largësie gjeografike, apo edhe ndonjë “qefëmbetje”, qoftë ajo shoqërore apo familjare.

Pra, megjithëse të ndarë tashmë gjeografikisht në çdo cep të Shqipërisë, dhe globit, le të bëhemi përsëri së bashku, në një ditë të vitit – ashtu si e kan caktuar në Gusht. Simbas mundësive të bëhemi bashkë aty ku lindëm dhe u rritëm, në shtëpit tona, aty ku morëm “shkollën dhe universitetin tonë”, aty ku tani mbas 29 vjetëve ka mbetur ndonjë gërmadhe e atyre barakave të mjerimit, aty ku lindën e u rritën fëmijët e kampit të Savrës, aty ku jetuan prindërit tanë.

Sepse, edhe ato pak gërmadha që kan mbetur, edhe ata pak njerëz që kan mbetur në Savër, kampin e interrnimit, janë ende gjurmët e vërteta, megjithse kan kaluar tre dekda, në çdo prag të atij kampi interrnimi që quhej Savra, cdo njeri ka shumë që tregojë se aty kan jetuar njerëz me plot dinjitet dhe krenari./BS

Dalin faturat – Ministrja e Drejtësisë në hotele luksoze gjatë udhëtimeve jashtë shtetit, mbi 700 euro një natë

Dalin faturat e udhëtimeve jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Faktoje.al ka postuar sot faturat, sipas te cilave në udhëtimet  e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata.

Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Hotele të shtrenjta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripura”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

The Hotel Brussels/ Foto: Faqja zyrtare e internetit

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience.

Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet).

Steigenberger Wiltcher’s/ Foto: google.com

Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Corinthia Hotel London/Foto: google.com

Corinthia Hotel London/Foto: google.com

Në këtë udhëtim, ministrja ka takuar ministrin britanik të Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë.

Fatura e Londrës

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris.

Majestic Hotel Spa, Paris/ Foto: google.com

Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

Fatura e Parisit

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro.

Ambasciatori Palace Hotel, Rome/ Foto: google.com

Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Fatura e Romës

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Hotel Hilton Berlin/ Foto: google.com

Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Fatura e Berlinit

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje. Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend.

Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje.

Swiss Diamond Prishtina/ Foto: Booking.com

Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Fatura e Prishtinës

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender.

Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë. Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël. Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë.

Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë.

Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje.

Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit.

Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milione lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë.

Në bazë të faturave që “Faktoje” ka edhe për dy ministri të tjera, rezulton se ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotele më të shtrenjtë se dy prej kolegët e saj.

“Nana ime jeton me çorapen e vëllait të vdekur”, rrëfimet e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës: Sa shumë kanë vdekur aty…

Seiti, Marta, Melamiu, Filipi, Gjoni… janë sot 70-80 vjeç, por në shpirtin e tyre janë akoma fëmijët që kaluan vitet e para të jetës në kampin e Tepelenës.

 

Kujtimet e tyre janë të ndryshme, por bashkohen të paktën në dy fjalë; Uria dhe Vdekja; dy fjalë që u kanë shënjuar fëmijërinë dhe më tej gjithë jetën.

Ata dhe qindra të tjerë e dinë që janë me fat, me shumë fat, sepse i kanë shpëtuar vdekjes nga uria dhe vdekjes nga tifoja, që u mori jetën të paktën 300 fëmijëve e qindra pleqve në këtë kamp ku i internuan më shumë se 1 mijë familje nga komunizmi në vitin 1949.

Por a është fat që gjithë pjesën e mbetur të jetës ta jetosh duke kujtuar ujin me vajguri, bukën me krimba, lakrën që e haje si karamele pas 3 ditësh pa futur asgjë në gojë, apo të shohësh ëndrra shokun tënd të lojës që u hodh në ajër nga shpërthimi i minës, të kujtosh varrimin e familjarëve…?!

“Në këtë vend Zotin e bën të heshtte. Në këtë vend Zoti ka derdh lot”. Nuk ka përkufizim më të gjetur që i shkon atij vendi me bar të shkretuar dhe baraka të rrënuara se sa këtu dy fjali të Dom Gjergj Metës, i cili kishte udhëtuar nga Mirdita me të mbijetuarit e këtij kampi dhe familjarë të atyre që vuajtën këtu.

Në atë vend janë varrosur fëmijë që Zotit iu ndalua t’i shpëtonte. Ata fëmijë të pafajshëm ishin dënuar nga komunizmi. Po duket se janë dënuar dhe nga harresa. Edhe pse ka dëshmitarë për varret e tyre që gjenden të mbuluar nga ferrat rreth e rrotull kampit, akoma shteti shqiptar, 30 vite pas rënies së regjimit komunist, nuk ka ndërmarrë një hap për t’i gjetur, për t’i zhvarrosur, për tu vënë një emër dhe për tu kthyer dinjitetin.

Përpjekjet e vetme kundër harresës janë bërë nga familjarët e tyre dhe pelegrinazhi përkujtimor çdo 23 Gusht nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve dhe shoqatat e të përndjekurve politikë.

Por për ta nuk mjaftojnë dy fjalë, një kurorë me lule dhe ca pika lot!

Nuk mjaftojnë as qiparisat e mbjellë aty ku ranë fëmijët… nuk mjafton asnjë falje (që akoma nuk e kanë marrë) asnjë dënim ( që asnjëherë nuk u dha) asnjë hakmarrje (që askush se kreu)….asgjë nuk mjafton për të shlyer këtë mënxyrë të komunizmit.

Kush vjen një herë në Tepelenë e ndjen se ka shkelur në një tokë të larë me gjak fëmijësh të pafajshëm dhe amaneti i tyre e ndjek nga pas… Kush shkel një herë në këtë vend që nuk e ka marrë mundimin njeri as ta rregullojë, as ta bëjë muze, as të vërë një tabelë rruge që të çon atje, nuk mund ta shkulë më nga kraharori dhimbjen, pasi kupton se sa shumë vuajtjeje njerëzore është konsumuar në kaq pak metra katrorë.

Nuk mund të mbetet kjo vuajtje vetëm në kujtimet e atyre që vuajtën. Ajo duhet treguar, duhet trumbetuar më zë të lartë, duhet njohur, duhet nderuar siç duhet, ndryshe ajo do të jetë një plagë e hapur që do e mbajmë me vete përgjithmonë.

Rrëfimet e fëmijëve të kampit të Tepelenës:

Marte Ndoj: Na jepnin bukë me krimba e ujë me vajgur

Marta ishte betuar që nuk do të shkelte më kurrë në Tepelenë ku fati i keq e kishte sjellë kur ishte vetëm 9 vjeç bashkë me nënën e gjyshen e saj, ndërsa babai, vëllai dhe xhaxhai i saj kishin tentuar të arratiseshin, por nuk janë gjetur asnjëherë.

Djemtë e Martës i dhanë kurajo dhe e sollën vetë nanën e tyre në kampin e Tepelenës pas afro 70 vitesh për të dhënë dëshminë e saj për kushtet çnjerëzore në të cilat kanë jetuar mijëra shqiptarë aty.

“Çmendesh me e kujtu shumë, por jam mundu me e largu.  Kam thënë në jetën teme s’kam për të shku ma në Tepelenë, po ja ku erdha.  Këtu kemi kaluar shumë vuajtje.  Na vinte buka me krimba, uji me vajguri. S’kishe ku me lujt, ku me shku se ishim rrethu me tela me gjemba. Njerëz të vdekur kishte. Më ka vdek gjyshja, e kanë varros këtu te varrezat. Pas 6 javësh na thanë duhet ta nxjerrim prej vorrit ta çojmë te varret e tjera, atje buzë lumit, dhe e mori lumi.”- tregon Marta. Ajo qan gjithë kohës për vuajtjet që ka kaluar në fëmijëri, kujtime që asaj i shënjuan gjithë jetën e mëpasme dhe ua tregon sot dhe fëmijëve e nipërve të saj.

 

Melami Agolli, nga Amerika në Tepelenë për kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë

Melami Agolli, ka qenë 5 vjeç kur ka mbërrit në kampin e Tepelenës. Ai u internua bashkë me familjen nga Peshkopia. Në këtë kamp kaloi 5 vite të fëmijërisë dhe kreu dhe klasën e parë, kurse sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam ardhur me nënën dhe dy motrat dhe kemi qëndruar 5 vjet këtu. Këtu kam bërë klasën e parë dhe dilnim tek dera, ku ishte komanda e policisë. Ne kishim një racion buke 400 gramë dhe ujë me krimba që nuk futej në bark. Sa fëmijë kanë vdekur këtu… Dhe unë isha gati për të vdekur. Më ka shpëtuar një grua që kishte me vete një penicilinë amerikane që s’di si e kish siguruar. Më bënë atë gjilpërën dhe shpëtova se këtu ra tifoja dhe vdiqën fëmijët.

Edhe kampet e Hitlerit nuk kanë qënë kështu se nuk kishte fëmijë e pleq të vjetër. Kishte burra e gra.  Këtu ishte më keq se kampet e Hitlerit. Familjen time e internuan se babai ishte nacionalist. Në vitit 1944 u dorëzua ai si shumë të tjerë, e dërguan në Jugosllavi dhe e dënuan jugosllavët se Enver Hoxha komandohej nga Tito. Në vitit 1949 kur u prishën marrëdhëniet me jugosllavinë, babain e liruan atje, kurse ne na internuan nga fshati Kërçisht i Peshkopinë këtu në Tepelenë.

Është hera e parë që vij.

Kam një nostalgji dhe jam shumë i impresinuar se isha fëmijë dhe bridhnim këtu e loznim me topa lecke. Kujtoj aty ishin tualetet dhe atje ishte kuzhina ku merrnim një ujë me tas që nuk futej në gojë, shumica jetonim me gorica këtu se skishim si të mbijetonim. Ata që mbijetuan, se shumica vdiqën.  I mbaj mend shokët e fëmijërisë, Sokol, Zef e Simon Mirakajn, e të tjerë, se i kisha në klasë,  shkonim në shkollë bashkë. Kur ktheheshim nga shkolla atje në rrugë ishte një lenë, nga ato që as derri se hante. Po ne i binim me gurë dhe i rrëzonim e i hanim se na grinte uria”.

Hamit Bala: Nana ime jeton me çorapen e vëllait të vdekur

Hamit Bala nga Tropoja tregoi historinë e nënës së tij, e cila ka qenë 13 vjeç në këtë kamp dhe ka humbur vëllain e saj të vogël nga një minë që i shpërtheu kur luante në kampin e Tepelenës.

“E kam sjellë nanën time para dy vitesh këtu po ajo pësoi goditje në zemër se nuk duroi dot dhimbjen. Më tha kam ardh me vëlla këtu dhe kam dalë pa vëlla. Dhe kockat që i ishte në tokë thoshtë janë të vëllait tim. Ajo ka vetëm një çorape të vëllait të saj që e mban në zemër. Kanë kaluar 50 vite te atij sistemi dhe 30 vite tani, secili nga ne duhet të bëjë diçka për ata shpirtra që kanë ikur, për prindërit tanë..”

 Filip Gjonmarku: Lakra na u duk si karamele pas 3 ditësh pa bukë

Uria dhe skenat e vdekjeve janë dy prej kujtimeve më të shpeshta të fëmijëve që ishin në kampin e Tepelenës.

Filip Gjonmarku ishte vetëm 5 vjeç kur ka ardh në kamp me nënën, vëllain dhe gjyshen.

“Babën e kisha të dënuan në burgun e Burrelit me burgim të përjetshëm. Axhën tim e dënuan me varje. Gjyshin tim e dënuan me burg të përjetshëm ndërsa babën tim me varje, po gjyshi i kërkoi trupit gjykues që t’ia falte jetën të birit e të varej ai në vend të tij dhe ata e pranuan. Po baba ka vdek në burg edhe sot nuk e dimë ku është trupi i tij.

I mbaj të gjitha kur erdha në Tepelenë. Këtu ka qenë një kamp shfarosje.

Dy momente do të veçoj;  Kam qënë duke lujt me dajën e Hamit Balës. Po na thirri nana se i kishin çuar një kile miell dhe na kishte përgatit një qull e na thirri eja se e bana gati. Ne e lamë atë duke nxjerrë zarat dhe sa u largum pak vetëm kur plasi mina e hodhi përpjetë.

Një herë tjetër ngelëm 3 ditë pa hangër. Imagjinoni fëmija 5 vjeç, 3 ditë pa bukë. I thotë nana një kushëririt tonë që shkonte për dru në pyll na bjer noj gja se po më vdesin fëmijët për bukë. Edhe ai na solli një lakër. Unë, vllai, nana ime dhe gjyshja e kemi shkatërru atë lakër si me qenë një karamale.”

 Gjon Marku: Mbijetonim me lakra

 “Kam ardhur 7 vjeç këtu në Tepelenë. Mbaj mend se ushqimet ishin të tmerrshme. U helmuan 30 fëmijë. Këtu kanë vdekur 300 fëmijë e pleq dhe i varrosnin pastaj pranë lumit të Vjosës që tua marrë dhe eshtrat se ata ishin apsardhës të familjeve më të mira të Mirditës dhe komunizmi donte t’ua zhdukte dhe fëmijët.

Kemi hangër lang me laknishte i thoshim na me gjyshin e nanën që ishte 80 vjeçe, Ky ka qqenë kampi i shfaqrosjes. Nëse i takon një kampi për tu bërë muze ky është vendi që duhet bërë muze.

Pas Tepelenës vujtëm 45 vjet nëpër kampe. Njerëzit që na kanë vdek i kemi varros vetëm se as na vinin në mort e as në dasëm kurrkush. Kemi pas një terror të jashtëzakonshëm.

 

 Seit Petrela i tregon mbesës vuajtjet e Tepelenës

Seit Petrela dhe 3 vëllezrit e tij të gjithë fëmijë nga 1.5 vjeç deri 10 vjeç ishin jetimët që hapën dyert e kampit famëkeq të Tepelenës. Autokollona që i sillte në kamp u përmbys rrugës dhe prindërit e tyre vdiqën që të dy në rrugë. Katër jetimet dhe halla e tyre 16 vjeç mbijetuan në këtë kamp nga uria dhe tifot. Më 23 gusht gjatë përkujtimores në këtë kamp Seiti ka sjellë mbesën e tij Tean me vete dhe i tregon nëpër lot vuajtjet e tij.

“Gjyshi yt, pa mbushur 2 vjeç ka qenë i internuar në kampin e Beratit bashkë me vëllezrit, prindërit dhe hallën që ishte beqare. Pasi ndenji një kohë të gjatë në internim, u krijua ky kampi i Tepelenës dhe ata që ishin në kampe të tjera internimi, si Kuçova, etj., u grumbulluan në Tepelenë.

Dhe gjyshin tënd bashkë me familjen e morën ta sillnin këtu. Më datën 13 maj të vitit 1949 u nisëm me një autokollonë me shumë familje. Gjyshi yt nuk e kujton se isha i vogël, po të gjitha faktet i kam nga familjarët e mi.

Rrugës për Tepelenë nga Berati, rrugës që kalonte nga Këlcyra, një rrugë e vështirë, makina ku ishte gjyshi jot me prindërit e tij gremiset dhe në atë aksident dy prindërit humbën jetën.

Duhet të themi që ka Zot, se si ka mundësi që duhet të shpëtoj unë 1 vjeç e gjysëm dhe prindërit e mi të vdesin.

Vera Dema që ka qenë dhe ajo me familjen atë ditë, ka thënë se e kemi hapur varrin e tyre me kapak tenxheresh.

…dhe autokollona vazhdoi rrugën me mua të vogël dhe tre vëllezrit e mi, më i madhi 10 vjeç. Prindërit i varrosëm aty anash rrugës.

Po ti mos qaj të keqen gjyshi. As gjyshi nuk duhet të qajë. Duhet të jemi të fortë.

Dhe erdhëm në Tepelenë, ashtu siç ishim.

Nuk di çfarë të them gjyshi, nuk e di kush është kujdes për ne. Ishin të gjithë njerëz të sërës tonë dhe ata e kanë ndjerë më shumë atë dhimbjen.  Dhe mbetëm në këtë kamp, që ashtu siç e ka emrin e kalon fjalën “gulag”.

Ti, të keqen gjyshi nuk duhet të qash. Gjyshi yt asnjëherë gjatë jetës së vet nuk është krenuar me këtë fatkeqësi që i ka ndodhur. Unë them që çdo njeri që ka vuajtur duhet të krenohet nëse ka ditur ta përballojë me dinjitet, me ndershmëri këtë fatkeqësi që i ra. Gjyshi yt të ka lënë ty një emër që të jesh krenare.”

Blerina Gjoka/ Kujto.al

Gazeta franceze (1929) – Mbreti Zog – kryeministrit Koço Kota (Letër): “Të zëvendësohen zyrtarët e paaftë! Universiteti të merret me arsimimin e grave! Të bëhet reforma agrare…”

Mbreti Zog dhe kryeministri Koço Kota

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Gusht 2019

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Zog për zbatimin e programit të ri qeveritar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Programi i qeverisë shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 29 Janar. Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm :

 

Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar. Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri. Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran. Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.

 

Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim. Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit. Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave.

 

Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet. Do të ndërtohen kanalet e ujitjes. Taksa doganore për makineri do të ulet.

 

Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij. Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se interesi i kombit vjen së pari. (Havas).

Rrëfimi: 4 muaj në birucën pa dyshek e pa dritare, supën na e sillnin me krimba

Dokumentari “Gratë mes dhunës dhe stigmës në komunizëm” i shfaqur gjatë aktivitetit përkujtimor në Belsh sjell histori të dënimit të grave në komunizëm. Mes tyre është dhe Fatimja, një fëmijë 14-15 vjeç që u torturua në mënyrë ekstreme në qelitë e hetuesisë komuniste.

Regjimi komunist ishte po aq i ashpër me vajzat dhe gratë sa ç’ishte dhe me burrat.

Historia e Fatime Degës, e dënuar në vitin 1951 deri në 1957 kur ishte vetëm 14-15 vjeç, sjell një tablo tronditëse për torturat që përdoreshin ndaj vajzave e grave në hetuesi. Këto tortura ishin fizike dhe psikologjike, si mbyllja në një qeli bosh pa dritare, pa dyshek dhe me ushqim të keq, siç bënë me Fatimen, apo lënia varur me kokëposhtë për ditë të tëra siç kanë bërë me Bianka Balliçin. Ajo e varur pinte urinën e saj që i shkonte në kokë dhe kur vajti në burg i ra lëkura e kokës bashkë me flokët…Historia e tmerrshme e treguar prej saj, ka ndodhur në burgun e grave në Tiranë.

Rrëfimi i Fatime Deges:

“Qelia ishte bosh, 4 muaj e gjysëm ndenja aty. Nuk kishte as dritare, asgjë. Vetëm në një qoshe ishte një vrimë e vogël po nuk dukej asgjë, ishte errësirë. Ajo ishte për ajrosje më thanë më vonë, po nuk dukej asgjë. Nuk dihej kur ishte ditë apo natë e as sa ishte ora. Drita rrinte ndez natë e ditë në qeli.

Aty kam ndejt 4 muaj e gjysëm pa një dyshek, pa asgjë. Flija me rrobat e trupit, veja gjunjët poshtë trupit dhe mblidhesha kruspull e ashtu flija.

Ata hynin kur ishte orari i bukës dhe sillnin atë tasin me supë, po supa ishte me krimba. Të burgosurit e hanin, të burgosurit aristokratë, ajo nana ime që kishte jetuar në Grac të Austrisë e hante, u kërcisnin krimbat në gojë, po unë se haja. Nuk e hëngra asnjëherë.

4 muaj e gjysëm mbijetova ashtu sa që mora një ngjyrë tjetër, kisha maru krejt. Nuk e di ça ngjyre kisha marrë, a isha zbardh krejt a nuk e di, se atyre u bëri përshtypje se vinin kontroll oficerët.

Haja vetëm pak bukë thatë. Edhe atë pak fare se bukët që sillnin ata i kisha vënë stivë te dera.

Unë isha si njeri i vdekur në kambë dhe më hoqën që aty më çuan në një birucë tjetër. Ajo ishte shumë e vogël, po kishte një dritare.

Kur dola në gjyq mbaj mend isha vetëm me një polic afër, pa lidhur duart.

Kush shikonte në rrugë bënin pu pu pu, gratë kapnin faqet me duar se ai ishte një tmerr nuk kishin parë një fëmijë i mbarum tu shku në gjyq.

Më çuan në burg. Dy dhoma lart ishin për të burgosurat politike 2 dhoma poshtë për ordineret. Mbaj mend mirë se ishte nxehtë, korrik ose gusht, dhe kur jam ngjitur lart atje ishin dyshekë të shtruar anash.

Më vunë në mes të dhomës u ula tek ai dysheku im dhe fillova të qaja me dënesë.

Marta Doda me të bijën ishin në atë qeli. Ajo po bënte grep, e bija po bënte uratën, po ajo e ndërpret i thotë; shko merre atë vajzën e sille këtu tek ne. Dhe ajo erdhi më mori e më futi në mes tyre dhe me ato të dyja nejta gjithë kohën që isha atje.

Çdo ditë, për 3 vite rrjesh vetëm kam qarë se doja nanën.

Kam punu në burg në artizanat, qepja kopsa. Që të të falej një ditë burg duhej të bëje tre norma në ditë, po unë si bëja dot dhe atëherë të gjitha ato gratë që punoshin aty bënin normën dhe ma jepnin mua se u vinte keq.

Në fund të oborrit vinin kazana me ujë që të laheshim. Atje lahej Bianka Balliçi, e shkreta ajo, sa keq më vjen o Zot për të. Nga Balliçët e Elbasanit, e kishte marrë nga Italia e solli këtu dhe e futën në burg si spiune e anglo-amerikanëve. Çfarë është bërë këtu nuk është bërë në asnjë vend.

Biankën e kanë mbajtur të varur me këmbët përpjetë e kokën poshtë, urinonte dhe pinte urinën e vet dhe ajo që ngelej i shkonte në kokë. Kur ka ardh në burgun e grave i ra lëkura e kokës me gjithë flokë poshtë dhe i ngeli vetëm rrashti i kokës. Se si ka ngel gjallë nuk e di… Gjithë ajo Biankë, alamet gruaje, e kishte trupin me gropa nga torturat. E kam parë vetë me sytë e mi.

Aty pashë dhe Musinenë. I vinte vetëm e ëma aty. Kur i vdiq e ëma, nuk i erdhi njeri.

Ishte dhe Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës. Dhe ajo ka hequr keq shumë. Kur e kanë arrestuar e kanë futur në izolim me burrat që ska bërë vaki ndonjëherë.

Unë si duket paskam jetuar vetëm që t’i tregoj këto gjëra. E tmerrshme… e tmershme! Dhe isha nga familje komunistash. E di si më duket sikur më kanë ndodh dhe një herë…nuk harrohen…e tmerrshme…” /kujto.al