VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si t’i dalloni menjëherë dhimbjet e apendicitit dhe shenjat që jep trupi

By | August 11, 2019

Komentet

5 ushqimet që mund t’i konsumoni përditë

Cili është mëkati ynë më i madh? Që jo pak herë heqim dorë nga ushqimi vetëm për të qenë disa kilogramë më pak.

Linjat perfekte të trupit kërkojnë vullnet, vendosmëri dhe disiplinë, por e dini që ndonjëherë pjesë e kësaj pakete janë edhe “ushqimet e këqija”?

Aspak për t’u habitur sipas nutricionistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor. Mbase duhet t mendoni mirë rikthimin tek këto ‘zakone të këqija’.

1. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë fibrash

Patatet e ëmbla janë burim i mirë potasiumi dhe fibrash, por më e mira është t’i hani të pjekura. Hajini me lëkurë, antioksidantët në lëkurën e patateve reduktojnë rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë të gjoksit, zorrës së trashë dhe kancerin në vezore.

2. Pirja e whiskey-t mund të luftojë kancerin

Nëse konsumohet me masë, pija alkoolike mund të ketë shumë përfitime në shëndetin tuaj. mund të luftojë kancerin, të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë dhe minimizon shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Një gotë në ditë për gratë dhe disa gota në ditë për burrat!

3.Hani çokollatë të zezë një herë në ditë

Një katror çokollate çdo ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul me 23% rrezikun e prekjes nga trompoza. Çokollata përmabn magnez, që ju jep energji dhe parandalon migrenën.

4.Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës

Nuk është fundi i botës nëse hani një petull një herë në ca kohë. Njerëzit që e ndalojnë veten të hane ushqimet që i duan, ka më pak gjasa të ndjekin me përpikmëri dietën e tyre ushqimore. Kjo sepse duke ndaluar veten të hani një kategori të caktuar ushqimesh, do filloni të hani gjëra që s’ju kishte shkuar mendja, duke sabotuar çdo përpjekje për të përmirësuar dietën tuaj.

5.Birra ju mbron nga diabeti

Birrën e shmangin të gjithë nëse duan të bien në peshë, sepse të jep bark, por nëse pihet me masë mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Ul presionin e gjakut, parandalon diabetin dhe ndihmon për rënien në peshë. Është burim i vitaminës B si niacina, riboflavina, vitamina B6 dhe B12 dhe acidi folik që mund të parandalojë defektet në lindje.

Ja pse ecja këmbëzbathur në plazh është e shëndetshme

Përveç se të merrni diell, të laheni, të relaksoheni dhe të luani, në plazh mund të bëhen edhe shumë aktivitete të tjera si për shembull të ecni këmbëzbathur në rërë, gurë apo në ujë. Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme por dhe e shëndetshme. Në fakt ka disa të mira të të ashtuquajturës “beach walking”.

Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta si për shembull herët në mëngjes apo në darkë vonë. Por cilat janë të mirat e tjera?

1. Digjni shumë kalori dhe pa shpenzuar asgjë.

2. Ecja në plazh ju ndihmon për të shkarkuar tensionin.

3. Furnizoheni me vitaminë D.

4.Të ecni zbathur në plazh është mirë për të forcuar muskulaturën.

5. Të ecni zbathur në breg të detit masazhoni tabanin e këmbës.

6. Eksfolioni lëkurën.

7. Luftoni fryrjen e këmbëve

8. Mbusheni me energji pozitive

9. Ju kthehet humori i mirë.

Vaj luledielli apo vaj misri – Çfarë duhet të dini për ndryshimin mes tyre

Nga të gjithë vajrat që gjenden në treg, më të përdorurat nga amvisat shqiptare janë vaji i ullirit, vaji i misrit dhe vaji i lulediellit.

Në ditët e sotme, tregjet ofrojnë një larmi vajrash gatimi.

Në supermarket mund të gjesh vaj ulliri, vaj luledielli, vaj misri, vaj të arrës së kokosit apo vaj kikiriku të cilët gjejnë përdorim të gjerë në kuzhinë.

Nga të gjithë vajrat që gjenden në treg, më të përdorurat nga amvisat shqiptare janë vaji i ullirit, vaji i misrit dhe vaji i lulediellit.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, Shqipëria nuk ka një prodhim të brendshëm të farave të lulediellit, ndaj kompanitë importojnë vaj të papërpunuar që më pas përpunohet në vaj konsumi.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2013 tregojnë se konsumi i vajit të lulediellit në vend ishte mbi 34,000 ton.

Vaji i lulediellit përdoret kryesisht për skuqje, përgatitjen e ushqimeve të shpejta dhe atyre të përpunuara.

Ky lloj vaji përmban sasi të larta të acideve yndyrore omega-6.

Kjo sasi mund të arrijë deri në 70 përqind.

Megjithatë këto yndyrna përkeqësojnë inflamacionin në trup dhe e vënë organizmin përballë rreziqeve të mëdha shëndetësore.

Vaji I Lulediellit Dhe Vajit I Misrit – Dallimet Dhe Veçoritë

Kaloritë

Të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se të dy vajrat përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi kalorish.

Një filxhan çaji me vaj përmban 1,900 kalori.

Në të dyja rastet kaloritë vijnë nga yndyrnat.

Profili I Yndyrnave

Yndyrnat tek vaji i lulediellit janë 90 përqind yndyrna të shëndetshme të pangopura dhe 10 përqind yndyrna të ngopura jo të shëndetshme.

Yndyrnat tek vaji i misrit janë 85 % yndyrna të shëndetshme të pangopura dhe 15 % yndyrna të ngopura.

Kjo do të thotë se vaji i lulediellit është një zgjedhje pak më e mirë në aspektin shëndetësor.

Megjithatë në të dyja rastet vlerat janë pothuajse të njëjta.

Për një gatim të shëndetshëm, AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Vajrat Në Gatim

Dy prej karakteristikave më të rëndësishme të një vaji gatimi janë aroma dhe pika e djegies.

Vaji i misrit digjet më shpejt se vaji i lulediellit.

Kjo nënkupton se vaji i lulediellit është një zgjedhje më e mirë për gatimet e skuqura me temperaturë të lartë.

Për më tepër ai nuk ka një aromë të fortë dhe nuk eliminon aromat karakteristike të ushqimeve.

Në aspekt kostosh, vaji i lulediellit kushton më lirë, ndërsa ai i misrit ka një kosto më të shtrenjtë.

A shkakton kafja dhimbje koke – Cila është doza e saktë ditore

Nëse jeni konsumues të rregullt të kafes dhe nuk hiqni dot dorë nga kjo pije sigurohuni që të qëndroni në sasitë e paracaktuara nga mjekët.

Mbarëvajtja e të gjithë organizmit është çelësi i një jete të gjatë.

E për ta arritur këtë një stil jetese i shëndetshëm është gjithnjë i nevojshëm.

Filloni nga ushqimi, ajo çfarë konsumoni çdo ditë është më e rëndësishme nga sa mund të duket në moment.

Çdo ushqim, gatim apo pije jep efektet e veta në organizëm, qofshin këto pozitive apo negative.

Në këtë përfundim kanë dalë edhe mjekët në një stadium të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas tyre një nga pijet më popullore në botë kafja shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

Si Ndikon Kafeina Tek Migrena

Migrena është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të vazhdueshme koke.

Ajo mund të shfaqet pa pritur në çdo fazë të jetës.

Megjithëse shpesh herë shkaqet nuk janë në dorën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, stili i jetesës mund të jetë favorizues ose jo.

Ka një diskutim të gjatë dhe të njohur mbi konsumimin e kafeinës dhe dhimbjen e vazhdueshme të kokës.

Një studim i Universitetit të Harvardit të cilit i referohet AgroWeb.org, hedh dritë mbi disa të dhëna në lidhje me sëmundjen e migrenës.

Ekspertët mblodhën të dhëna nga përafërsisht 100 persona, të cilëve iu duhej të shënonin sasinë e saktë të konsumimit të kafes në ditë.

Këtu u përfshinë edhe pije të tjera me përmbajtje të lartë kafeine siç janë çajrat e fortë, si çaji i zi apo pijet me gaz.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin shenja të kësaj sëmundje kronike dhe dhimbje koke të vazhdueshme.

Rezultatet treguan se gjatë konsumimit të këtyre ushqimeve specifike, dhimbja e kokës ndër këta persona bëhej më intensive dhe e shpeshtë.

Sa Është Doza Ditore që Duhet të Konsumoni

Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga migrena të mos konsumoni më shumë se tre filxhanë kafe në ditë.

Sasia e kafeinës është e ndryshme në pije të ndryshme, por nuk duhet të kaloni 180 mg në ditë.

Nëse konsumoni tre kafe ekspres në ditë kujdesuni që të mos konsumoni pije të tjera që kanë përmbajtje kafeine.

Evitoni konsumimin e kafes gjatë krizave të dhimbjes së kokës.

Pasi jo vetëm që nuk do t’jua pushojë, por do të japë pasoja edhe të nesërmen.

Nëse jeni konsumues të rregullt të kafes dhe nuk hiqni dot dorë nga kjo pije sigurohuni që të qëndroni në sasitë e paracaktuara nga mjekët.

Përfitimet e birrës për kockat e grave janë më të mira se ato të qumështit

Sipas Qendrës Kombëtare të Vlerësimit të Riskut të Osteoporozës, duket se birra prodhohet vetëm për mirëqenien e femrave, pasi ofron më shumë përfitime sesa qumështi ose kalciumi.

Përfitimet e birrës për gratë: le t’i zbulojmë së bashku

Sa më shumë vite kalojnë, aq më e ndërlikuar bëhet ruajtja e densitetit të kockave. Sidoqoftë, me sa duket, tani e tutje, ne mund të mbështetemi te një aleat i pa dyshuar, siç është birra.

Por cilat janë përfitimet e saj?

Le të fillojmë duke thënë se jo vetëm që një gotë birrë ndihmon në përmirësimin e funksionimit të trupit, por e rrit atë pas një përpjekje fizike dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë.

Një shembull? Sipas një studimi shkencor, pirja madje edhe e një gote të vetme birre zvogëlon rregullisht shanset për thyerje. Dhe ky nuk është një avantazh i vogël, sepse ky lloj frakture lidhet ndjeshëm me një rënie të konsiderueshme të jetëgjatësisë së grave. Kjo është thënë nga një studim i kryer nga Neë England Journal of Medicine, i cili përfshiu rreth 12,000 gra të moshuara, me rezultate shumë interesante.

Rezultatet e hulumtimit befasues

Rezultatet e studimit nuk ishin të pabesueshme! Ata e lidhën konsumin e birrës me një probabilitet më të ulët të paaftësive njohëse dhe degjeneruese sesa ata që nuk e pinë atë. Merita shkon tek HOPS, përbërësi themelor i birrës, i cili ka veti të bollshme dhe të jashtëzakonshme medicinale dhe kozmetike. Kjo bimë speciale është një përbërës thelbësor në prodhimin e birrës.

HOPS: karakteristikat dhe përdorimet

I përket familjes së kërpit dhe kanabinoidit, ai vepron si një zëvendësues i një hormoni dhe madje zvogëlon sindromën e menopauzës. Në të kaluarën, ishte përdorur për efektet qetësuese dhe antiseptike dhe për vetitë fantastike antibakteriale. Në Evropë është veçanërisht i famshëm për shkak të vetive antidepresive dhe antioksiduese. Për më tepër, duke qenë një bimë kanabinoid ajo ka elemente psikoaktive.

Sidoqoftë, birra është një pije alkoolike dhe për këtë arsye është gjithmonë më mirë të shmangni ekzagjerimin sepse siç dihet, abuzimi i alkoolit është i dëmshëm si për trupin ashtu edhe për mendjen. Doza e rekomanduar nga ekspertët është pak më shumë se gjysmë gotë në ditë, moderimi, si gjithmonë, është sekreti për gjithçka. /Revista Psikologjia.

Accuweather: Ballkanin e pret një vjeshtë e tmerrshme

Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Kjo pritet të jetë situata gjatë vjeshtës. Ky ndryshim temperaturash raportohet nga shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, ndërsa më të prekura do të jenë Italia dhe Ballkani.Sipas kësaj kompanie, parashikohet që stuhitë e rastit do të vazhdojnë në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Ndërsa vjeshta vazhdon, rreziku i stuhive të mëdha do të ulet, por rreziku i reshjeve të mëdha të shiut do të vijojë të jetë prezent.“AccuWeather” thekson se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

 


Accuweather njofton gjithashtu mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.“AccuWeather” thekson në raport se ndryshe nga shumica e Evropës, ku temperaturat mbi normale mund të priten gjatë vjeshtës, një tranzicion më i mprehtë në mot më të ftohtë është i mundur në Evropën Lindore.

“Vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta, por goditjet e masave të ajrit të ftohtë parashikohen të jenë më të shpeshta nga tetori deri në nëntor. Ndërsa nëntori vazhdon, temperaturat e ulëta do të ulen, sikur të ishte dhjetori ose janari”-thuhet në raport.

Ndërthurja e teknologjisë me fuqinë e trurit

Teknologjia e lidhur me forcën e trurit po ndihmon individët e paralizuar apo që kanë humbur gjymtyrët që të rifitojnë një pjesë të aftësive që kanë humbur.

Keven Walgamott ka një krah protezë që duket si e huazuar nga filmi Star Wars. Proteza “LUKE” faktikisht është frymëzuar nga krahu robotik i personazhit Luke Skywaker nga seriali ‘The Empire Strikes Back”.

Walgamont humbi dorën e majtë dhe një pjesë të krahut 17 vjetë më parë në një aksident elektrik. Ai është një nga shtatë pacientët në Universitetin Utah që po teston krahun Luke i cili u mundëson atyre të përdorin trurin për të kryer veprime delikate siç është kapja dhe lëshimi i vezës.

Krahu Luke ka 15 vite në zhvillim e sipër. Përmirësimi i fundit mundëson lidhjen me indet nervore në parakrahun e pacientit, nga ku përcillen të dhënat tek truri për të komanduar krahun. Kjo u mundëson atyre të kuptojnë se çfarë force të përdorin që nga shtrëngimi dorës apo këputja e një kokrre rrushi.

Shkencëtarët në Institutin Federal të Teknologjisë së Zvicrës kanë zhvilluar një sistem që i mundëson njerëzit me dëmtime të rënda të sistemit motorik që të kontrollojnë lojrat elektronike përmes mendimit. Samuel Kunz është pacient i paralizuar pas një aksidenti dhe ka dalë vullnetar për testimet.

“Po përpiqem të lëviz dorën dhe gishtat në mendjen time. Ndaj duhet të jem shumë i përqendruar.”

Ai po merr pjesë në një test për komunikimin e trurit me kompjuterin duke marrë drejtimin gjatë garave me makina në një lojë elektronike.

“Komunikimi mes gishtrinjve të mi dhe trurit nuk egziston më. Po përpiqem në mendjen time të lëviz gishtrinjtë dhe më duhet shumë përqendrim që të bëj të njëjtën gjë çdo herë.”

Imagjinata për të lëvizur dorën e tij të majtë bën që makina të kthehet majtas. Të menduarit rreth krahut të djathtë e kthen makinën djathtas dhe lëvizja e të dyja duarve njëkohësisht bën që makina të shkojë drejt.

Një komandë tjetër është kur pacienti ndjehet i pushuar dhe me mendje të qetë, bën që makina të ngadalësojë shpejtësinë. Këto sinjale transmetohen tek kompjuteri përmes elektrodave të vëna në kokën e pacientit. Dr. Rea Lehner punon për Institutin Federal të Teknologjisë së Zvicrës.

“Për të siguruar lidhjen mes trurit dhe kompjuterit nevojitet një përforcues, një kapak me elektroda që mat sinjalet e trurit të pacientit. Sinjali i trurit është tejet i vogël dhe sinjali i aktivitetit të muskulit është shumë i madh. Duhet të sigurohemi për të filtruar të gjitha aktivitetet e muskujve dhe të kemi vetëm sinjalin e pastër të trurit.”

Pacienti po praktikon kontrollin e lojës përmes trurit në mënyrë që të marrë pjesë në një kampionat special vitin që vjen të quajtur Cybathon, ku njerëzit me aftësi të kufizuara konkurojnë duke përdorur teknologjinë më të mirë.

Konkursi inagurues u mbajt në Zurih në vitin 2016.

Sfida më e madhe teknologjike është deshifrimi i sinjaleve komplekse të trurit duke përdorur sensorë që nuk e beazdisin njeriun. Gjenerata e ardhshme ndoshta do të ketë sensorë dhe elektroda që vendosen direk tek truri i pacientit. Synimi përfundimtar i hulumtimeve është të mundësojë individët me kufizime fizike që të kontrollojnë me fuqinë e trurit të tyre pajisje si karriget me rrota. za

Rreziqet e shëndetit që vijnë nga netët e nxehta – Si t’i parandaloni

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.

Kjo verë ka shënuar rekorde të temperaturave të larta përvëluese e të dëmshme për shëndetin.

Vapa, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit.

Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Rreziqet Për Shëndetin Nga Vapa e Natës

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.

Kjo ndodh sepse njeriu nuk është i vetëdijshëm në luhatjet e temperaturave gjatë natës dhe ndikimit në shëndet.

Ekspertët këshillojnë që përpara gjumit të shmangni aktivitetet e mundimshme fizike për sa kohë temperatura e trupit nuk është ulur akoma.

Jeta Në Qytet Është Si Ferr Në Verë

Ekspertët paralajmërojnë se zonat urbane janë ishuj të mirëfilltë nxehtësie në verë ndërsa jeta në zonat rurale është më e freskët.

Për më tepër, zonat me një popullsi mbi 1 milionë njerëz kanë një temperaturë që është 1.8 deri në 5.8 gradë më e lartë se zonat e tjera.

Kjo situatë vështirësohet më shumë gjatë natës ku temperatura mund të arrijë deri në 22 gradë më shumë se në fshat.

Gjatë natës, godinat e qytetit çlirojnë nxehtësinë e akumuluar gjatë ditës dhe kësisoj trupi i njeriut e ka të vështirë të rimëkëmbet nga ekspozimi afatgjatë në diellin e ditës.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që të qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të hidratoheni shumë dhe të bëni gjithçka që është e mundur që të ulni temperaturën e trupit./AgroWeb.org

Vizat vertikale tek thonjtë – Çfarë tregojnë për shëndetin dhe si trajtohen

Nëse vuani nga sëmundje të kockave si osteoporoza ose artriti ka gjasa që të keni këto probleme me thonjtë tuaj.

Struktura e thonjve është e ndryshme dhe e veçantë tek çdo person.

Mund të jenë në forma, ngjyra dhe në gjendje të ndryshme varësisht gjendjes së organizmit.

Nëse keni vene re disa viza horizontale mes thonjve tuaj, nuk jeni të vetmit.

Kjo është gjendja më e zakonshme që trupi zhvillon tek thonjtë.

Gjithsesi këto viza nuk janë aq të padëmshme sa duken, pasi mund të fshehin sëmundje serioze nga pak.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pikërisht për këtë dukuri që prek thonjtë tuaj, çfarë tregon dhe si ta kuroni.

Çfarë i shkakton

Thonjtë janë një ndër treguesit më të qartë të shëndetit të mirë të të gjithë organizmit.

Nëse ata janë të dobët, thyhen shpejt, kanë shenja apo viza të ndryshme do të thotë se diçka nuk po funksionon mirë në organizëm.

Shkaqet kryesore që fsheh kjo gjendje e thonjve nisin që nga trauma të jashtme që mund të prekin thonjtë, kequshqyerja apo mosha.

Duke vazhduar deri në sëmundje më serioze si infeksione të ndryshme të organizmit dhe ekzema.

Mund të jenë gjithashtu tregues të anemive, sëmundjeve të lëkurës si psoriaza apo problemeve me tiroidet.

Nëse vuani nga sëmundje të kockave si osteoporoza ose artriti ka gjasa që të keni këto probleme me thonjtë tuaj.

Kjo sepse përveçse thonjtë bëhen më delikatë me kalimin e viteve, janë në tërësi një ndër pjesët më të ekspozuara dhe delikate të trupit.

Sipas mjekëve është e rëndësishme që të mjekoheni në kohë nëse shikoni viza të gjata në sipërfaqen e thonjve tuaj.

Si t’i trajtoni

Duke qenë se shpeshherë shkaktohen nga keq ushqyerja hapi i parë që mund të bëni për të kuruar thonjtë nis nga tavolina.

Konsumoni shumë vitamina nga frutat dhe perimet duke qëndruar larg yndyrave të këqija dhe ushqimeve të procesuara.

Sigurohuni të merrni shumë vitamina të grupit B, ku futen B1,B2,B3,B5 dhe B6.

Këto vitamina i gjeni në ushqime të ndryshme siç janë bishtajoret, qumështi, peshku, drithërat, bananet apo spinaqi.

Gjithashtu mundohuni të largoni stresin në mënyrë që të mos ndikojë në funksionimin normal të organizmit tuaj.

Në çdo rast është i rëndësishëm kujdesi mjekësor, përdorimi i pomadave të ndryshme për thonjtë apo vajrave kurativë.

Kos me boronica – Bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë.

Në AgroWeb.org keni mësuar për shumë prej kombinimeve më të mira dhe të shëndetshme për organizmin.

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica.

Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit.

Boronicat janë shumë të pasura me fibër.

Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.

Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë.

Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.

Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat.

Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Hani Boronica 3 Herë Në Javë

Një studim i universitetit të Harvardit, të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës.

Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër.

Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Arsyet Përse Duhet Të Hani Kos Çdo Ditë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh.

Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur.

Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore.

Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak.

Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak.

Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar.

Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija.

Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve.

Kujdesi për ushqimin e fëmijëve – OBSH ngre alarmin për nivelin e lartë të sheqerit

Produktet industriale të ëmbëlsuara kanë nivele të larta e shqetësuese sheqeri.

Një raport i Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin mbi nivelin e lartë të sheqerit në produktet ushqimore për bebe.

Ekspertët e OBSH kanë analizuar plot 8000 produkte ushqimore të gjendura në 500 dyqane në Bullgari, Austri, Izrael dhe Hungari.

“Në gjysmën e produkteve të ekzaminuara, rreth 30% e kalorive vijnë nga sheqernat e plotë dhe një e treta nga ëmbëlsues të tjerë,” thuhet në raport.

OBSH nënvizoi se frutat dhe perimet (që përmbajnë sheqerna natyralë) janë të përshtatshme për fëmijët.

Megjithatë, produktet industriale të ëmbëlsuara kanë nivele të larta e shqetësuese sheqeri.

Kësisoj, ato bëhen të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Rreziqet e Sheqerit tek Shëndeti i Fëmijëve

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nivelet e larta të sheqerit rrisin rrezikun e mbipeshës dhe kavitetit të dhëmbëve tek fëmijët në fazat e para të jetës.

Ekspozimi i hershëm ndaj produkteve të ëmbëlsuara mund të krijojë varësi ndaj sheqerit në të ardhmen.

Kësisoj, kur të rriten, fëmijët janë më të predispozuar të kenë si zgjedhje të parë ushqimet me nivel të lartë sheqeri.

Ushqyerja e Shëndetshme Për Foshnjat

Ushqyerja e mirë në fazat e para të jetës dhe në fëmijëri është e një rëndësie të veçantë për rritjen dhe zhvillimin e njeriut, thotë OBSH.

Sipas Organizatës, në 60% të rasteve, ushqimet e inspektuara përmbanin etiketa ku shkruhej se ato ishin të përshtatshme për fëmijë nën 6 muaj.

Kjo bie ndesh me udhëzimet e OBSH-së, sipas të cilave në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjat duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

OBSH insiston që praktika e zëvendësimit të qumështit të gjirit me produkte të tjera duhet të marrë fund dhe së fëmijët nga 6 muaj në 2 vjeç duhet të ushqehen me produkte të shëndetshme të përgatitura në shtëpi e jo të gatshme.

Organizata ka kërkuar ndalimin e sheqernave dhe ëmbëlsuesve në ushqimet për bebe.

Gjithashtu, ajo kërkon që në lëngjet e frutave dhe qumështin e kondensuar të shkruhet qartë se këto produkte nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën 3 vjeç./AgroWeb.org

Ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh në ditë

Shkencëtarët paralajmëruan se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit është i barabartë me pirjen e një pako cigaresh në ditë në aspektin e rrezikut të sëmurjes nga mushkëritë dhe pjesës së poshtme të frymëmarrjes.

Në hulumtimin rezultatet e së cilës u publikuan në revistën “JAMA Journal” të Unionit të Mjekëve të SHBA, është theksuar se ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh.

Shkencëtarët në kuadër të hulumtimit kanë vëzhguar gjatë 10 viteve mbi 7.000 të rritur të shëndetshëm të moshës prej 45 deri në 84 që jetojnë në qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Baltimore, St. Paul dhe Winston-Salem. Sipas hulumtimit rreziku për emfizemë tek personat që jetojnë në metropolet e lartpërmendur ku përqindja e ndotjes së ajrit është e lartë, është e barabartë me ato që jetojnë në vende ku nuk ka ndotje të ajrit dhe pijnë një pako cigare në ditë.

“Vërrejtëm se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit dukshëm rrezikun e infektimit nga emfizema. Kjo, është e barabrtë me pirjen e një pako cigareve në ditë dhe dëmton trupin sa 3 vite shtesë plakje”, tha Dr. Graham Barr lideri i grupit hulumtues nga Universiteti Columbia.

“Pirja e cigares është shkaku më i rëndësishëm për emfizemë”, u shpreh një hulumtues tjetër nga Universiteti Washington, Dr. Joel Kaufman. aa