VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si të pastroni veshët nga dylli në disa hapa të thjeshtë natyralë

By | May 22, 2019

Komentet

Si të përdorni në mënyrën e duhur majanë e freskët

Përdoret gjerësisht në kuzhinë e veçanërisht tek brumërat, si një mënyrë për t’i ndihmuar të fryhen e të jenë më të butë.

Një nga përbërësit që është gjithnjë pjesë tek gatimet e brumit duke filluar që nga buka e shtëpisë, deri tek brumi i picës është majaja.

Majaja është një kërpudhë natyrale që rritet kudo, me rreth 1000 lloje të ndryshme të saj.

Përdoret gjerësisht në kuzhinë e veçanërisht tek brumërat, si një mënyrë për t’i ndihmuar të fryhen e të jenë më të butë.

Majaja i jep një shije të veçantë gatimeve dhe është e domosdoshme çdo herë.

E rëndësishme është të dini sasinë dhe përgatitjen e duhur të saj, në mënyrë që të japë rezultat maksimal tek gatimet.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë se si ta bëni majanë tuaj sa më efikase për të përfituar gatime sa më të shijshme.

Si ta përgatisni fare lehtë

Fillimisht hidheni majanë në një enë të thellë dhe copëtojeni me anë të një luge ose piruni.

Duke qenë një organizëm natyral e i gjallë, pra një lloj kërpudhe për ta aktivizuar duhet të përdorni ujë.

Uji duhet të jetë gjithë i vakët ose i ngrohtë në mënyrë që majaja të fillojë të shkrijë dhe tretet.

Për receta të ëmbla në vend të ujit mund të përdorni qumësht të vakët midis 32-38 gradë C.

Nëse uji kalon mbi këto temperatura apo është nën to, majaja nuk do të aktivizohet si duhet dhe do të ndikojë tek gatimet tuaja.

Pasi ta keni aktivizuar, përzieni mirë në mënyrë që të tretet plotësisht në ujë apo qumësht.

Lëreni pak kohë në një ambient në temperaturë ambienti, por të ngrohtë derisa të fryhet plotësisht.

Kini parasysh që nuk duhet ta lini në një vend shumë të ngrohtë, pasi edhe kjo mënyrë mund ta prishë majanë tuaj.

Majasë i duhen 5-10 minuta për t’u aktivizuar plotësisht dhe që të formojë shkumën.

Pas këtyre hapave është gati për t’u përdorur në gatime të ndryshme brumi.

A mund të ruhet në ngrirje majaja e freskët?

Ndonëse quhet maja e freskët, ajo mund të përdoret për një kohë të gjatë mjafton që ta ruani siç duhet.

Kur të jetë ende e ngurtë dhe e paaktivizuar, futeni në ngrirje të mbyllur dhe të konservuar me kujdes.

Në rastet kur të doni ta përdorni përsëri, mjafton ta nxirrni nga ngrirja dhe ta lini të shkrihet në temperaturë ambienti.

Më pas vazhdoni me procedurën si normalisht që shpjeguam edhe më sipër.

Gatimet tuaja të brumit do të marrin një shije të mrekullueshme dhe të butë.

Ja pse nuk duhet të merrni kurrë antibiotikë pa recetë

Marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të popullësisë shqiptare është përdorimi pa kriter dhe pa recetë i antibiotikëve.

Sipas mjekëve, një përdorim i tillë i këtyre barnave jo vetëm që është i rrezikshëm por edhe ul efikasitetin e tyre.

Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve pa këshillën e mjekut në rastin më të mirë mund të shkaktojë një infeksion por edhe të nxisë praninë e mikrobeve që u rezistojnë barnave.

Rreziku i Mikrobeve Që U Rezistojnë Antibiotikëve

Një nga rreziqet më të mëdha që vijnë nga përdorimi pa kriter i këtyre barnave është nxitja e zhvillimit, shumimit dhe përhapjes së mikrobeve që u rezistojnë fort antibiotikëve.

Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.

Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen më shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të antibiotikëve të mbetura nga një kurë e mëparshme e rekomanduar nga mjeku.

Çdo kurë e dhënë nga mjeku duhet përdorur me përpikmëri , në të kundërt bakteret dhe mikrobet do të kenë një rezistencë të lartë ndaj këtyre barnave.

Rreziqet e përdorimit shkel e shko të antibiotikëve shkojnë më tej.

Nëse ju keni një infeksion dhe merrni një antibiotik pa u konsultuar me mjekun, rrezikoni që jo vetëm të mos e luftoni infeksionin por të prekeni nga një tjetër.

Konsulta me mjekun është e rëndësishme edhe për faktin se antibiotikët duhen marrë vetëm në rast infeksionesh dhe jo virozash.

Këto të fundit nuk trajtohen me antibiotikë.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të shoqërohet edhe me efekte anësore sepse këto barna shkatërrojnë edhe bakteret e mira në organizëm.

Infeksionet në organizëm nuk trajtohen dhe as shërohen me hamendësime, ndaj ekspertët këshillojnë njerëzit që të mos luajnë doktorash dhe të marrin antibiotikë pa kriter.

Trajtimin e duhur të një infeksioni specifik mund ta rekomandojë vetëm një mjek dhe askush tjetër./AgroWeb.org

Çfarë i shkakton aknet tek të rriturit – Si t’i parandaloni në kohë

Gjithsesi ky shqetësim mesa duhet është përhapur dhe shtrirë nëpër të gjitha moshat, jo vetëm tek adoleshentët.

Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshëncës janë problemet me lëkurën apo puçrrat e shtuara.

Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit.

Gjithsesi ky shqetësim mesa duhet është përhapur dhe shtrirë nëpër të gjitha moshat, jo vetëm tek adoleshentët.

Dermatologët shpjegojnë se ndër pyetjet e para që hasin tek pacientet janë ato për aknet ose më konkretisht, përse ato shfaqen edhe tek të rriturit.

Sipas tyre aknet tek të rriturit nuk janë një fenomen i veçantë, por përkundrazi janë shumë të përhapura dhe ngjasojnë me ato të adoleshntëve.

Këto reagime të trupit mund të ndodhin për një sërë arsyesh të cilat AgroWeb.org jua shpjegon më poshtë.

Çfarë i Shkakton Aknet Tek të Rriturit

Aknet apo puçrrat tek të rriturit janë shumë të përhapura dhe mund të shfaqen edhe pas moshës 25 vjeç apo në moshë më madhore.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre pikave të vogla në fytyrë apo trup.

Mjekët shpjegojnë se shpesh shkaqet e shfaqjes së puçrrave të vazhdueshme në fytyrë nuk janë të dukshme, por janë prezente brenda në organizëm.

Ka katër faktorë kryesorë të cilët duhet të merrni parasysh nëse keni filluar të keni probleme me shfaqjen e puçrrave.

Ata nisin nga yndyra e tepërt në lëkurë, tek poret e hapura, bakteret e jashtme që futen në pore dhe inflamacioni.

Nga yndyra e tepërt tek inflamacioni, zinxhiri i proçeseve që ndodhin krijon edhe aknet të cilat shpeshherë janë kronike.

Shfaqja e të Katërt Këtyre Faktorëve Mund të Vijë Nga:

Hormonet jo në balancë, stresi i tepërt për një kohë të gjatë apo cikli menstrual tek gratë.

Kështu krijohet dhe formohet edhe yndyra e tepërt në lëkurë e sidomos në fytyrë.

Për gratë që mund të kenë probleme me hormonet apo me vezoret një ndër sinjalet e para që trupi do t’u japë, janë aknet.

Produktet e fytyrës jo të përshtatshme, bashkë me yndyrën e tepërt bllokojnë poret të cilat më pas shkaktojnë puçrrat.

Dietat e varfra në vitamina, minerale dhe vlera ushqyese mund të jenë gjithashtu një arsye se përse keni akne.

Ushqimet e konservuara, të skuqura, sheqeri apo kripa e terpët janë armiqtë kryesorë jo vetëm të lëkurës, por të të gjithë organizmit.

Aknet shpesh tregojnë shumë për funksionimin e organizmit tuaj.

Sa herë që trupi ka një problem, me shumë mundësi do ta manifestojë atë tek pjesa më delikate e fytyrës që është edhe lëkura.

Është e këshillueshme që gjithnjë të konsultoheni me një mjek dermatolog për të gjetur shkakun e këtij inflamacioni, gjithashtu edhe për ruajten sa më të mirë të lëkurës.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm për parandalimin ose qetësimin e tyre fillon edhe nga ndryshimet në jetën e përditshme.

Si t’i Parandaloni

Megjithëse në shumë raste nuk janë plotësisht në kontrollin tuaj, aknet mund t’i parandaloni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

Dieta e Duhur

Nisni me dietën, konsumoni shumë fruta dhe perime të freskëta të stinës.

Hani më pak mish dhe më shumë produkte deti apo peshk.

Gjithashtu uji është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e fytyrës.

Konsumoni 8 gota ujë në ditë dhe rezultatet do t’i ndjeni menjëherë në lëkurën tuaj.

Nëse vuani nga çrregullimet hormonale, hiqni gradualisht dorë nga bulmeti për disa kohë pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e akneve.

Mundohuni të bëni një dietë pa mish dhe bulmet për të paktën një javë dhe masni rezultatet në fytyrën tuaj.

Kujdesi për Fytyrën

Gjithashtu kujdesuni ta lani fytyrën me produktet e duhura duke zgjedhur gjithnjë ato për fytyra me yndyrë në mënyrë që të balanconi pehashin e lëkurës.

Evitoni produktet që përmbajnë vajra apo vajrat esencialë për fytyrën, pasi mund të ndikojnë në shtimin e akneve.

Gjithnjë përdorni krem mbrojtës para se të dilni në rrugë e sidomos në verë në mënyrë që të mos lejoni diellin t’ju shtojë njollat e akneve.

Mbajeni fytyrën tuaj gjithnjë nën kontroll mjekësor dhe në balancë.

Për gratë janë të nevojshme vizitat tek dermatologou dhe gjinekologu në mënyrë që të  mbajnë nën kontroll balancën e hormoneve.

Sasia ditore e yndyrnave për një qarkullim gjaku dhe zemër të shëndetshme

Një nga problemet më serioze që kjo sëmundje shkakton është ngushtimi i enëve të gjakut, duke përkeqësuar kështu qarkullimin e gjakut.

Lista e sëmundjeve që vijnë nga stili i pashëndetshëm i jetesës është pa dyshim shumë i gjatë.

Po ashtu është edhe lista e ushqimeve të cilat bëhen shkak për zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Ndër sëmundjet më të përhapura në botë, si diabeti apo problemet me kolesterolin shkaktohen pikërisht nga përditshmëria.

Ushqimet që konsumoni çdo ditë apo aktiviteti fizik ndikojnë ngushtë në shfaqjen e sëmundjeve ose jo.

Më problematiket janë sigurisht yndyrnat e këqija, pasi mund të jenë të vështira për t’u trajtuar dhe të rrezikshme.

Kolesteroli i lartë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh pasi shkakton një sërë problemesh.

Një nga problemet më serioze që kjo sëmundje shkakton është ngushtimi i enëve të gjakut, duke përkeqësuar kështu qarkullimin e gjakut.

Qarkullimi i dobët i gjakut fillon dhe dëmton organet e tjera të trupit. Ngadalë organizmi krijon mundësitë për shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë ndër këshillat më të vlefshme të mjekëve për evitimin e kolesterolit të lartë dhe konsumimin e duhur të yndyrnave.

Sasia e Duhur e Yndyrnave që Duhet të Konsumoni

Mjekët prej kohësh ngrenë një diskutim mbi këtë çështje, se cila është sasia e duhur e konsumimit të ushqimeve dhe vlerave të tyre.

Duke qenë se yndyra është e nevojshme në një sasi të caktuar për organizmin dhe shumë e dëmshme nëse e mbartni në sasi të mëdha, ekspertët ju sugjerojnë të ndiqni disa rregulla.

Në një studim të vitit 2015 të cilit i referohet AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë jo më shumë se 300 mg yndyrna të shëndetshme në ditë.

Kjo shifër është e ndryshme për personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës me vetëm 200 miligramë, yndyrna të shëndetshme.

Gjithsesi së fundmi këto shifra kanë ndryshuar sërish dhe jo me numra të tjerë, por me një guidë ushqimesh për t’u evituar plotësisht.

Mjekët rekomandojnë ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë ushqimeve që përmbajnë yndyrna të këqija.

Këto të dhëna ndryshuar gjatë viteve, pas konfirmimit se yndyrnat e shëndetëshme nuk përbëjnë rrezik për organizmin.

Këtu futen ushqimet natyrale me yndyrë si vaji i ullirit, arrorët, avokado apo banania.

Përkundrazi ato natyralet ndihmojnë në balancimin e kolesterolit të mirë në gjak.

Kolesteroli i mirë është i rëndësishëm në një sërë procesesh që trupit i duhen për të qenë i shëndetshëm.

A Duhen Konsumuar Yndyrnat e Këqija?

Me yndyrnat e këqija problemet nisin kur ju konsumoni më shumë se 10% të dietës tuaj, duke bllokuar kështu  arteriet.

Për një persona që konsumon rreth 2000 kalori në ditë, sasia e duhur e këtyre yndyrnave do të ishte 200 kalori, vetëm 22 gramë.

Për personat që kanë një konsum normal të kalorive rreth 1500, kjo sasi do të ishte pak më e vogël, rreth 15 gramë në ditë.

Mjekët thonë se edhe sheqeri luan një rol negativ në rritjen e kolesterolit dhe se konsumi i tij nuk duhet të jetë më shumë se 6 lugë çaji në ditë për gratë dhe 9 për burrat.

Në këtë sasi llogaritet edhe sasia e sheqerit të marrë nga ushqimet.

Ushqimet Që Nuk Duhet të Konsumoni

Ushqimet e pasura me yndryna janë shumë, pasi edhe yndyra nuk është gjithnjë një kërcënim për organizmin.

Gjithsesi jo gjithnjë kjo është e vërtetë, disa ushqime duhen evituar të cilat AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

Mishrat e konservuar

Ushqimet e skuqura

Margarina

Ushqimet që përmbajnë konservantë

Ushqimet që kanë përmbajtje vajrash vegjetalë

Duke mbajtur parasysh këto këshilla në mëndje mundohuni të evitoni çdo ushqim të shpejtë dhe jo të freskët.

Jo vetëm sepse përmbajnë sasi të mëdha kolesteroli, por edhe kripërash apo sheqeri të cilat janë njëjtë të dëmshme për shëndetin./AgroWeb.org

Kompresa e ngrohtë dhe e ftohtë – Kur duhet të përdorni secilën kundër dhimbjeve

Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy metoda të thjeshta kundër dhimbjeve.

Trajtimet me kompresa të ftohta dhe të ngrohta janë dy prej metodave më të thjeshta, më të lira dhe më efikase kundër dhimbjeve.

Trajtimet me kompresa të ngrohta apo banjë të ngrohtë funksionojnë mjaft mirë kundër kontraktimit dhe lodhjes së muskujve dhe kyçeve.

Kompresat e ngrohta janë shumue efikase gjithashtu edhe për dhimbjet e barkut, ngrirjen e qafës apo shpatullës gjithashtu.

Nxehtësia përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ky i fundit mundëson shpërndarjen e duhur të ushqyesve në muskuj dhe inde.

Nxehtësia e çlodh trupin dhe e bën atë më të zhdërvjellët.

Në këtë mënyrë, trupi është më i aftë të kryejë ushtrime fizike apo aktivitete të përditshme.

Ftohtësia nga ana tjetër funksionon mirë kundër dhimbjes akute të trupit siç është dhimbja e kokës, duarve, këmbëve, mavijosjet, shembjet e trupit etj.

Ajo ngushton enët e gjakut, ngadalëson qarkullimin e tij dhe ul enjtjen ose fryrjen.

Kompresat e ftohta mpijnë pikat fundore të nervave dhe mpijnë dhimbjen.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbje të ndryshme duhet të provojnë disa nga metodat e rekomanduara me të ftohtë dhe të nxehtë për të zbuluar cila prej tyre funksionon më mirë.

Trajtimet me kompresa janë efikase kundër dhimbjeve

Trajtimet E Nxehta

AgroWeb.org ju rekomandon të bëni banjë ose dush me ujë të nxehtë për të qetësuar trupin kur atë e ndieni të ngurtë.

Përdorni parafinën ose dyllin e nxehtë për të qetësuar duart, kyçet apo këmbët e pezmatuara.

Përdorni kompresa të gatshme në farmaci ose krijoni një të tillë nga e para duke vendosur një napë të lagësht në një qese plastike për ngrirje.

Më pas, futeni atë në mikrovalë dhe mbështilleni me një peshqir dhe mbajeni mbi zonën e pezmatuar për 15 deri në 20 minuta.

Nëse ju dhembin duart ose kyçet e tyre vendosni doreza plastike nga ato të larjes së enëve dhe mbajini në ujë të nxehtë për 5 deri në 10 minuta.

Trajtimet Me Të Ftohtë

Merrni një qese me akull ose qese perimesh të ngrira, mbështilleni me peshqir dhe vendoseni në zonën e dhimbjes.

AgroWeb.org ju rekomandon ta mbani nue zonën e dhimbjes për 20 minuta dhe jo më shumë.

Përgatisni kompresa akulli dhe më pas përdoreni për lehtësim të dhimbjes.

Bëni banjë me akull për kyçet dhe indet duke hedhur kubikë akulli në vaskë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. 

Rrushi i serezit i shpateve shqiptare – Vlerat e rralla për shëndetin tuaj

Rrushi i serezit rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet kudo.

A keni dëgjuar ndonjëherë për një frut pylli që ngjan si një shalqi i vogël dhe ka shijen e një rrushi të athtë?

Po flasim për atë që në latinisht quhet Ribes Uva, e që njihet në Shqipëri si Rrush frëngu, Rrush serezi ose Rrushi i dhelprës.

Rrushi i serezit rritet në Shqipëri në pyjet rrëze shpateve të kodrave dhe maleve dhe gjendet jo rrallë gati në gjithë territorin e vendit.

Këto fruta pylli vijnë me ngjyra të ndryshme, të bardhë, të verdhë, të kuq apo edhe të zi.

Ata që kanë patur rastin ta provojnë, flasin me bindje dhe pa asnjë dyshim për vlerat unike të tij, duke nisur nga qetësimi i nervave deri tek kurimi i sëmundjeve.

AgroWeb.org po ju sjell një renditje të shkurtër të vlerave dhe disa fakteve mbi këtë frut të vogël me veti të mëdha.

Vlerat e Rrushit të Serezit

Në 100 gramë gjenden 44 kalori. Megjithatë rrushi i serezit ka nivel të lartë antioksidantësh, veçanërisht flavone dhe anthocianinë.

Këto përbërës ofrojnë përfitime të shumta kundër radikaleve të lira, plakjes, inflamacionit dhe sëmundjeve neurologjike.

Është një burim i pasur i Vitaminës C. Ky frut përmban 69% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C, 20 herë më shumë se portokalli. Për më tepër rrushi i serezit nuk e humbet vitaminën C gjatë proçesit të gatimit.

Ndaj, reçeli i këtij fruti vazhdon të mbetet një burim fantastik i vitaminës C.

Forcon sistemin imunitar

Përmban sasi të moderuara të vitaminës A, folatit, vitaminë B5 për mbajtjen të shëndetshme të gjendrave vitaminë B-6, dhe tiaminë, vitaminë B1.

Rrushi i serezit përmban edhe minerale siç janë: kalciumi, për të parandaluar problemet e kockave, magnezi, kaliumi, bakri, fosfori dhe mangani.

Hekuri që gjendet tek ky frut ruan qarkullimin e mirë të gjakut dhe rigjeneron qelizat e kuqe të gjakut.

Rrushi i serezit ndihmon parandalimin e diabetit duke stimuluar aftësinë e trupit për të prodhuar insulinë.

Gjithashtu ka vlera kundër zhvillimit të qelizave të dëmshme, falë kombinimit të mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve.

Ky frut njihet për efektet kundër kollës, temperaturës, dhimbjeve, stresit dhe diaresë.

Rrushi i serezit gjithashtu përmirëson shëndetin e trurit dhe kujtesën, por edhe shëndetin e sistemit nervor dhe kardiovaskular.

Rrushi ribes mund të prodhojë fruta dhe të mbijetojë 20 vjet në natyrë. Ai mund të përballojë edhe temperatura të ftohta deri në -35°C. Të dhënat tregojnë se ky frut është përdorur në Mesjetë për të ulur temperaturën.

Në gjuhën angleze njihet edhe si “fayberries”, pra ‘manaferra e zanave’, në bazë të gojëdhënave sipas të cilave sa herë që ishin në rrezik, zanat fshiheshin pas shkurreve të këtij fruti.

Mesa duket, ata që e njohin kanë të drejtë. Ky lloj fruti është mrekullisht i shijshëm, por edhe plot vlera ushqyese! Nëse keni mundësi mos lini pa e provuar!/AgroWeb.org

Shkaqet pse shqiptarët konsumojnë më shumë ilaçe

Shërbimi Spitalor në Shqipëri.

Biznesi i farmaceutikës mesa duket është në një periudhë lulëzimi.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, rezulton se importet e ilaçeve u rritën me 21% gjatë 7-mujorit 2019.

Rritja e konsumit po reflekton rritjen e sëmundshmërisë, plakjen e popullsisë dhe medikamentet jocilësore me çmime të lira.

Mjekët pohojnë se kanë rritur dozimin, për shkak se cilësia e ilaçeve ka rënë.

Ekspertët e sektorit të shëndetësisë japin disa arsye për rritjen e përdorimit të medikamenteve ku, rritja e sëmundshmërisë qëndron në krye.

Çmimi i Ulët i Medikamenteve

Mjeku pneumolog, Skënder Male, ka thënë për revistën Monitor se mjekët përfshijnë më shumë produkte në receta që shërbejnë për trajtimin.

Më parë, kur ilaçet ishin të shtrenjta, doktorët kufizoheshin në receta për shkak të pamundësive të pacientëve, ndërsa tani kjo është e mundur.

Duke qenë se, antibiotikët janë më të lirë dhe më pak të efektshëm, mjekët kanë zgjeruar kohën e mjekimit për të qenë më të sigurt në mjekim.

Ilaçet që Mund të Merren pa Recetë Mjekësore

Nga ana tjetër, farmacitë pohojnë se ka një trend në rritje për produktet që trajtojnë tensionin, diabetin, por dy vitet e fundit ka një rritje të suplementeve si vitaminat e tjera dhe preparate të mjekësisë alternative, të cilat jepen pa recetën e mjekut.

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24% të rasteve pa recetë mjekësore.

Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në Shqipëri është i dukshëm dhe konsumi i barnave pa recetë, sidomos antibiotikëve.

Rritja e jetëgjatësisë

Një faktor tjetër themelor që po rrit konsumin e medikamenteve është ndryshimi i strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra dhe ndërgjegjësimi për marrje diagnoze në mosha më të reja.

Doktor Ajet Braho thotë se jetëgjatësia ka rritur numrin e personave mbi 60 vjeç dhe nga ana tjetër, ka shtrirë trajtimin në kohë të një personi.

Ai thotë se moshat mbi 60 vjeç zakonisht kanë më shumë se një diagnozë dhe përgjithësisht janë të sëmurë kronikë. Kjo kategori, thotë ai, merr më shumë medikamente.

Rrija e Sëmundshmërisë në Vend

Sipas të dhënave nga Global Healthdata, portali global për statistikat e shëndetësisë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Shqipëria ka shënuar rritje të frikshme të sëmundshmërisë në dekadën e fundit.

Azhurnimet më të fundit tregojnë se jetët e humbura nga sëmundjet që lidhen me çrregullimet e zemrës janë rritur me 31% nga viti 2007-2017.

Vdekjet nga kanceri në mushkri janë rritur me mbi 36% gjatë periudhës në fjalë, edhe pse duhanpirja ka pësuar rënie. Burimi: Monitor

Mesazh i domosdoshëm për shëndetin tuaj

Ky mesazh është më i mirë se 100 mesazhe të padobishme.

Informoni të dashurit tuaj që të jenë të lirë nga këto efekte.

Shoqata e Mjekëve Amerikanë dha përgjigje për shkakun e kancerit 👇

1. Mos pini çaj në një filxhan plastik.

2. Mos hani asgjë të nxehtë në letër apo qese plastike. Për shembull: patate (të skuqura).

3. Mos gatuaj në mikrovalë duke përdorur materiale plastike

Për të kujtuar:

Kur plastika është në kontakt me nxehtësinë, ajo krijon kimikate që mund të shkaktojnë 52 lloje të kancerit.

Shmangni pirjen e koka-kolës me ananas ose pasi të keni ngrënë ananas si ëmbëlsirë.

Mos e bashkoni lëngun e ananasit me kokos.
Kjo përzierje është vdekjeprurëse! Njerëzit po vdesin çdo ditë nga kjo përzierje !

👉 Përgjigjuni telefonatave me veshin e majtë.

👉Mos e merrni ilaçin tuaj me ujë të ftohtë ….

👉 Pini më shumë ujë në mëngjes, më pak gjatë natës.

Koha më e mirë për të fjetur është ora 22:00 deri në 04:00.

Mos u shtri menjëherë pas marrjes së ilaçit ose pas ngrënies.

Kur bateria e telefonit tuaj është e ulët në shiritin e fundit, mos i përgjigjeni telefonit, sepse rrezatimi është 1000 herë më i fortë.

Shtim i rasteve me anemi në Shqipëri – Cilat janë shkaqet dhe kujdesi që duhet të tregoni

Analiza Anemie.

Rastet e anemisë tek fëmijët gjatë 10 vjeçarit të fundit janë rritur ndjeshëm.

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Institutin e Statistikave, INSTAT kanë kryer një anketë të përbashkët mbi rastet e anemisë në mesin e fëmijëve në vend.

Kjo anketë zbuloi se gjatë viteve 2008-2018, anemia tek fëmijët 3-59 muajsh është zgjeruar ndjeshëm.

Sipas të dhënave, një në katër 25 fëmijë të moshës 6 – 49 muaj janë anemikë.

Raporti shpjegoi se infeksionet, trashëgimia genetike dhe kequshqyerja janë disa nga shkaqet e anemisë mes fëmijëve në vend.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është mungesa e hekurit që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.

Përse Është Hekuri i Rëndësishëm Për Fëmijët

Hekuri është një ushqyes i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Ai ndihmon rrugëtimin e oksigjenit nga mushkëritë e drejt muskujve.

Bebet lindin me depozita hekuri në organizëm, por rritja e tyre kërkon më shumë nga ky ushqyes.

Fëmijët nga 7-12 muaj kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë, ndërsa ata 1-3 vjeç kanë nevojë për 7 mg hekur në ditë.

Fëmijët nga 4-8 vjeç dhe 9-13 vjeç kanë nevojë për 10 mg dhe 8 mg hekur respektivisht.

Vajzat nga 14-18 vjeç kanë nevojë për 15 mg hekur në ditë ndërsa djemtë e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 11 mg hekur në ditë.

Cilat Janë Simptomat e Mungesës së Hekurit

Mungesa e hekurit mund të ndikojë ndjeshëm në shumë funksione të organizmit të një fëmije.

Megjithatë, ajo mund të mos shfaqet me simptoma deri në zhvillimin e anemisë.

Shenjat dhe simptomat e anemisë si pasojë e mungesës së hekurit janë:

Lëkura e zbehtë dhe lodhja,

Rritje dhe zhvillim i ngadalësuar,

Mungesa e oreksit dhe frymëmarrje e shpejtë,

Probleme me sjelljen, infeksione të shpeshta dhe neps për substanca si: akull, dhe, bojë apo niseshte.

Si Mund Të Parandaloni Mungesën e Hekurit 

Nënat mund të sigurohen që ushqimet që konsumojnë fëmijët të jenë të pasura me hekur.

Këtu përfshihet: mishi i kuq, mishi i pulës, peshku, fasulet dhe barishtet e perimet.

Nga mosha 1 deri në 5 vjeç, fëmijët nuk duhet të pijnë më shumë se 710 ml qumësht në ditë sepse ndikon në depozitat e hekurit.

Fëmijët kanë nevojë edhe për vitaminë C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: agrumet, pjepri, luleshtrydhja, specat, domatet dhe perimet./AgroWeb.org

Grupi i mjekëve amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Ky rekomandim, pason këshillën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilën thuhej se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e këtij produkti, derisa të hetohet shkaku i paraqitjes së disa sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Zyrtarët thanë që disa laboratorë kanë identifikuar një përbërës të vitaminës E në mostrat e produkteve, dhe këtë po e hetojnë se si një shkak i mundshëm i sëmundjeve.

Cigaret elektronike në përgjithësi mendohet se janë më të sigurta se cigaret tradicionale, të cilat vrasin deri në gjysmën e të gjithë përdoruesve, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Por, efektet shëndetësore afatgjata të cigareve elektronike janë kryesisht të panjohura.

Pse duhet kafja për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Një raport i ri, tek i cili bazohet AgroWeb.org mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave.

Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.

Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike.

Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky stimulant janë 25 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Nephrology Dialysis Transplantation.

Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin.

Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve.

Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen.

Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

Ishemia

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti

Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje.

Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe.

Nëse pini 3 filxhanë në ditë,  ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A është e ngrënshme lëkura e fikut? Cila është mënyra më e mirë për t’i konsumuar

Lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum.

Shija e ëmbël e fikut është unike në çdo kafshatë.

Megjithatë, kjo ëmbëlsi e pashoqe shpesh trazohet nga ndjesia e lehtë pickuese dhe djegëse e lëkurës së fikut.

Kurioziteti për elementët që shkaktojnë ndjesi lidhet ngushtë edhe me aspektin e sigurisë së ngrënies së lëkurës së këtij fruti.

A Është E Ngrënshme Lëkura E Fikut?

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org lëkura e fikut është krejtësisht e ngrënshme dhe e sigurtë për konsum, pavarësisht ndjesisë së pakëndshme që shkakton në kafshatën e parë.

Në fakt, ngrënia e lëkurës bashkë me tulin e frutit ofron një pasuri më të plotë vlerash bashkë me fibrën kaq të nevojshme.

Përse Djeg Lëkura E Fikut

Disa njerëz mendojnë se pushi i hollë që vesh lëkurën e fikut është ai që shkakton këtë ndjesi.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë e kësaj ndjesie sipas të dhënave të AgroWe.org i atribuohet një enzime të quajtur ficinë e cila shpërbën proteinën dhe e metabolizon atë në një amino acid.

Kjo është arsyeja përse gjuha djeg sa herë që hani fiq të freskët.

Jo Të Gjithë Fiqtë Shkaktojnë Djegie

Fiqtë e pjekur plotësisht nuk shkaktojnë djegie ndërsa fiqtë e papjekur dhe të njomë e kanë këtë veçori.

Nëse fiqtë e pjekur mblidhen direkt nga pema, ato janë tepër të butë, qullët dhe delikatë.

A Vazhdon Pjekja E Frutit Edhe Pas Këputjes Nga Pema?

Fiqtë mund të zbuten me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ata janë plotësisht të pjekur.

Pjekja e frutit shumëfishon aromën dhe ëmbëlsinë, ndërsa zbutja thjesht ndryshon përbërjen e tulit të frutit.

Nëse këpusni një fik të papjekur nga pema do të zbuloni se ai lëshon një lëng të bardhë të njohur si ‘qumështi i fikut.’

Ky lëng përmban sasinë më të madhe të ficinës.

Nëse jeni dashamirës të fikut të njomë atëherë ju sugjerojmë ta ndani atë në gjysmë dhe të përthyeni pjesët duke nxjerrë tulin jashtë dhe lëkurën brenda.

Gjithashtu sigurohuni të hiqni pjesën e bishtit që mbledh më shumë ficinë.

Në këtë mënyrë do të shmangni kontaktin e ficinës me buzët apo gjuhën.

Ficina Tek Fiqtë E Thatë

Fiqtë e thatë konsiderohen të tejpjekur ndaj përbërja e ficinës është tepër e ulët për të shkaktuar një reagim të tillë.

Tharja e fikut gjithashtu eliminon qumështin e fikut.

Kësisoj do të zbuloni se fiqtë e thatë nuk shkaktojnë asnjë ndjesi të pazakontë përveç shijes së mirë.