VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si te eliminojmë njollat e gjakut nga veshjet?

By | July 21, 2019

Komentet

Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime të ftohta, të ngrohta apo të tharta.

Dhimbja përçon nervat e dhëmbëve dhe vjen si pasojë e dëmtimit të smaltit, prishjes së dhëmbëve si pasojë e ushqimeve acide, përdorimit të ashpër të furçës së dhëmbëve, mbushjet problematike e të tjera.

Nervat e dhëmbëve janë të ekspozuar dhe shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit, të ngrohtit, aciditetit e të tjerë.

AgroWeb.org ju këshillon këto produkte dhe ushqime të thjeshta që ju vijnë në ndihmë kundër këtij problemi.

Vaji i Arrës së Kokosit

Ky vaj është ideal kundër baktereve dhe për shëndetin e mishrave dhe të dhëmbëve.

Ai i zbardh ato dhe u jep shumë shkëlqim. Vaji do të shkrihet dhe do të ndihmojë në pastrimin e toksinave dhe baktereve.

Mos u shqetësoni nga idea sepse vaji nuk ka shije të keqe dhe i pastron dhëmbët shumë mirë.

Merrni një lugë gjelle me vaj dhe lëreni të shkrihet në gojë. Bëni gargarë dhe shpërlarje të dhëmbëve për 20 minuta.

Mos e kapërdini vajin sepse ai do të jetë plot baktere. Pështyjeni dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të vakët.

Më pas lajini dhëmbët si zakonisht.

Ujë me kripë

Uji me kripë është ideal për dhëmbë të ndjeshëm sepse shkatërron bakteret.

Shpëlajeni gojën me ujë me kripë çdo mëngjes dhe darkë. Ky zakon do të bëjë mrekulli edhe për forcimin e mishrave të dhëmbëve

Në një gotë me ujë hidhni dy lugë çaji me kripë deti. Prisni deri sa kripa të shkrihet dhe më pas shpëlajeni gojën.

Vajrat esencialë

Tre vajrat më të fuqishëm janë ai i nenexhikut, karafilit dhe kanellës.

Këto vajra janë idealë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, dhimbjeve dhe kanë një aromë të mirë.

Ju mund t’i përdorni vajrat duke hedhur disa pika prej tyre në pastën e dhëmbëve ose duke krijuar një pastë shtëpie me sodë buke. Në rastin e vajit të nenexhikut përdorni 10-15 pika vaj me sodë buke.

Vaji i karafilit nga ana tjetër është shumë i fortë dhe djeg. Atë duhet ta përdorni me një vaj bartës siç është vaji i portokallit, bajames ose arrës së kokosit.

Vaji i kanellës mund të përdoret me një ose dy pika duke e shtuar në pastën e zakonshme të dhëmbëve.

Për më tepër ju mund të përdorni sasi të barabarta të sodës së bukës dhe vajit të arrës së kokosit dhe 10-15 pika të vajit esencial të kanellës.

Hudhra

Ndonëse nuk rekomandohet për aromën e gojës, hudhra ndihmon kundër dhimbjes dhe ndjeshmërisë së dhëmbëve.

Ajo mund të kombinohet me majdanozin dhe shëron dhimbjen dhe nuk ofron aromë të keqe.

Merrni një thelpi hudhër, shtypeni dhe përzijeni me 2-3 pika ujë dhe gjysëm luge çaji me kripë deti.

Masën vendoseni direkt tek dhëmbi dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ju mund të përdorni edhe vetëm një thelpi hudhër dhe ta fërkoni dhëmbin me të për disa minuta.

Më pas shpëlajeni gojë nme ujë të ngrohtë e me kripë. Përsëriteni këtë për 2 ose 3 herë në ditë sipas nevojës.

Qepa

Qepa njihet për aftësitë kundër inflamacionit dhe mikrobeve.

Prisni një copë qepë dhe vendoseni mbi dhëmb. Mbajeni për pesë minuta.

Më pas shpëlajeni gojën me ujë me kripë dhe përtypni disa gjethe majdanoz.Përsëriteni këtë dy ose tre herë në ditë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Gratë e Vlorës rikthejnë traditën e vjetër të prodhimit të sapunit natyral

Më 1971 në Vlorë u ngrit një fabrikë më e madhe sapuni me teknologji të përparuar dhe e mekanizuar.

Degë e industrisë së yndyrave që përpunon lëndë të parë yndyrore për prodhimin e sapunit.

Punishtja e parë e sapunit në Shqipëri është ngritur më 1897 në Shkodër, ku më 1918 e 1927 u ngritën edhe dy fabrika të vogla.

Gjithsej para çlirimit kishte 6 fabrika të vogla si dhe 54 punishte artizanale sapuni, në Korçë, Tiranë, Durrës, Elbasan etj. me shkallë shumë të ulët mekanizimi.

Në Shkodër prodhohej sapun rrobash, sapun tualeti dhe parfume të ndryshme.

Më 1971 në Vlorë u ngrit një fabrikë më e madhe sapuni me teknologji të përparuar dhe e mekanizuar.

Deri më 1975 fabrika përdorte si lëndë të parë yndyrnat asnjanëse me origjinë bimore e shtazore.

Sot pas kaq shumë dekadash, në një fshat rreth 17km larg qytetit bregdetar, gratë e fshatit kanë rikthyer prodhimin e sapunit tradicional.

Banorët e Trevllazërit janë të famshëm për kultivimin e varietetit të veçantë të ullirit Kalinjot.

Ndaj dhe prej këtij produkti prodhojnë edhe: pastën bio të ullirit, sapun apo kremra natyralë

Të gjitha këto produkte 100% natyrale pa asnjë kimikat, aromatizues apo ngjyrues.

Sapunët që prodhojnë zonjat e fshatit janë me bazë vaj ulliri, aloe vera, rozmarinë etj.

Produktet e tyre ambalazhohen dhe konservohen sipas normativave evropiane.

Por, pavarësisht përkushtimit të grave  për të zhvilluar ekonominë në këtë lokalitet pengesat janë të shumta.

Ato ndihmojnë  ekonomitë familjare duke prodhuar gjithçka nga duart e tyre.

“Nuk kërkojmë të vijnë të na punojmë vreshtat, por, duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë me ne shteti, ne bëjmë mrekulli,”- thotë Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit bio për Top Chanel.

Për disa vite ato janë ndihmuar nga disa shoqata që mbështesin sipërmarrjet e grave.

Këto produkte janë prezantuar dhe në panairet me produktet shqiptare për t’u njohur edhe nga konsumatorët./AgroWeb.org

Përse 2020 është Viti Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Bimëve dhe të Mbjellave

Ato prodhojnë 98% të oksigjenit dhe 80% të të gjithë ushqimeve natyrale që konsumojmë.

A e dinit se pemët janë organizmat që jetojnë më gjatë në planet?

Bimët janë burimi i ajrit dhe i të gjithë jetës për planetin, kafshët dhe njerëzit.

Ato prodhojnë 98% të oksigjenit dhe 80% të të gjithë ushqimeve natyrale që konsumojmë.

Vendet e pasura me bimësi janë ndër më të preferuarat për të jetuar e për të gëzuar shëndet të mirë.

Një ndër këto vende është edhe Shqipëria ku mblidhet më shumë se 30% e florës së Evropës.

Rëndësia e zhvillimit të bimësisë dhe të të mbjellurave është thelbësore për mbarëvajtjen e jetës së shëndetëshme.

Prandaj këtë vit OKB e ka shapllur si vitin ndërkombëtar të mbrojtjes së bimëve kudo në botë.

Çfarë i shkatërron bimët

Sipas Organizatës së Agrikulturës dhe Ushqimit të OKB, rreth 40% e të gjithë të mbjellave në tokë prishen nga sëmundje të ndryshme apo nga ndërhyrjet e njeriut.

Përtej sëmundjeve që prekin bimët, ngrohja globale është një tjetër problem që ndikon në rritjen e bimëve dhe të mbjellave.

Kjo jo vetëm që shkakton një dëm të madh në agrikulturë, por lë edhe me miliona persona në botë pa ushqim.

“Shëndeti i bimëve rrezikohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Ndryshimet klimaterike, ndërhyrjet njerëzore, pakësimi i biodiversitetit  kanë krijuar nevoja të ndryshme edhe për kafshët.” – shprehehn ekpertët e OKB.

Tregëtia pa kufi midis vendet ka bërë që edhe sëmundjet të përhapen në të gjithë botën, duke e kthyer këtë situatë në një problem global.

Për këto arsye ky vit do t’i dedikohet një programi të tërë mbi mbrojtjen e bimëve dhe të mbjellave.

Masat që do të merren

Organizata e Kombeve të Bashkuara në seksionin që merret veçanërisht me mbrojtjen e mjedisit, shprehet se masat që do të merren këtë vit janë shumë të rëndësishme.

Sipas tyre parandalimi i sëmundjes, prishjes apo zhdukjes së bimëve është kritik në këtë pikë ku ndodhet planeti.

Programi quhet Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve dhe do të shtrihet në të gjithë botën për të kontrolluar bimët nga sëmundjet si dhe për të minimizuar përdorimin e pesticideve.

Ky sistem përfshin  mënyra të ndryshme të menaxhimit të rritjes së bimëve apo të mbjellave të cilat kanë si qëllim rritjen e shëndetëshme të tyre.

Këtu përjashtohen pesticidet apo ilaçet helmuese të cilat mbajnë insektet larg.

Një rol në të gjithë këtë program sipas eksertëve të OKB, kanë edhe qytetarët e thjeshtë.

Ata duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e bimëve të tyre, të sigurohen që nuk kanë sëmundje para se t’i lëvizin nga një vend në tjetrin dhe të zgjedhin gjithnjë bimë apo fara të çërtifikuara./AgroWeb.org

Gjethet e dafinës – Kurat natyrale kundër refluksit dhe gripit

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.

Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera.

Më poshtë do të lexoni vlerat e pasura të gjetheve të thata të dafinës të renditura AgroWeb.org

Zgjidhje për refluksin ose urthin:

Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.

Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve.

Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit.

Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.

Gjethet e dafinës për shëndetin e zemrës:

 

Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë.

Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni për 4 javë.

Infeksionet dhe të ftohurat:

Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit.

Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta.

Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat.

Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës.

Nëse vuani nga tështimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.

Në ndihmë të gjumit:

Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekullira.

Problemet me veshkat:

Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij.

Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve.

Uji i petaleve të trëndafilit për shëndetin e lëkurës

Uji i trëndafilit ka veti anti-inflamatore që do të thotë se është i përshtatshëm për lëkurat me akne dhe të irrituara.

Problemet me lëkurën janë të shumta dhe nuk njohin moshë e as gjini.

Shpesh lëkura është shumë yndyrshme, shumë e thatë, shumë e ndjeshme apo me akne dhe puçra.

Të gjitha këto gjendje mund të jenë një bezdi e vërtetë për këdo që i përjeton.

Ndaj ideja për një kurë efikase edhe të shpejtë është gjithnjë e dëshiruar.

Sot do të flasim për mënyrën se si mund të shpëtoni nga aknet falë ujit të petaleve të trëndafilit.

Uji i Petaleve Të Trëndafilit Për Një Lëkurë Pa Akne 

Uji i trëndafilit ka veti anti-inflamatore që do të thotë se është i përshtatshëm për lëkurat me akne dhe të irrituara.

Për më tepër, ai stimulon edhe rritjen e qelizave të reja të lëkurës.

Uji i trëndafilit ruan ekuilibrin e pehashit të lëkurës

Uji i trëndafilit mban nën kontroll prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Hidraton, gjallëron dhe ushqen lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe gjallëri.

Shëron lëndimet e ndryshme në lëkurë.

Rigjeneron qelizat e lëkurës.

Si Ta Përdorni Ujin e Trëndafilit Kundër Puçrave

Këtë lëng të veçantë mund ta përdorni si tonik.

Pasi të lyeni fytyrën me të, do të vëreni se irritimet dhe skuqjet e lëkurës do të zbuten.

Poret do të zvogëlohen dhe prodhimi i yndyrës mund të jetë më i pakët.

Ujin mund ta hidhni në një shishe të vogël dhe të spërkasni fytyrën me të, pasi ta keni larë.

Lëreni ujin në fytyrë për pesë deri në dhjetë minuta dhe më pas thajeni me peshqir dhe vendosni kremin zbutës.

Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në ditë për rezultate më të mira.

Uji i Trëndafilit Me Sodë Buke 

Soda e bukës largon qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e lëkurës.

Ajo ndihmon në ruajtjen e pehashit të lëkurës.

Soda e bukës mund të përzihet me ujin e trëndafilit për formimin e një maske të mirë për lëkurën.

Përzieni një lugë gjelle ujë trëndafili dhe një lugë çaji sodë buke deri sa të formoni një pastë kremoze.

Pasi ta keni larë lëkurën, vendoseni maskën në gjithë fytyrën, përveç zonës së syve, dhe mbajeni për 2-3 minuta.

Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë për rezultate të shkëlqyera. /AgroWeb.org

Enët e kuzhinës nuk duhen larë me dorë

Falë dorezave, ju mund ta kapni pjatën më mirë por do të jeni të mbrojtur ndaj ndonjë lëndimi të mundshëm.

Shumë amvisa shtëpiake refuzojnë të përdorin dorezat për larjen e enëve me argumentin se vetëm falë prekjes së dorës, enët mund të lahen siç duhet dhe të bëjnë atë kërcitjen karakteristike të një ene të larë mirë.

Megjithatë, ekspertët thonë se enët e kuzhinës nuk duhen larë me dorë por me lavastovilje

Ndonëse jo të gjithë kanë mundësinë të përdorin një makinë të tillë larëse enësh, ajo ofron një sërë përfitimesh.

Lavastovilja Më Efikase Për Përdorimin e Ujit

Kjo pajisje elektroshtëpiake është mijëra herë më e mirë se dora sa i përket larjes së enëve.

Sa i përket ujit, rubineti shkarkon deri në tetë litra ujë për minutë.

Pra vetëm duke larë enët me duar ju do të shpenzoni rreth 100 litra ujë.

Ndërkohë kjo pajisje shpenzon maksimumi 20 litra ujë, pra gjysmën e sasisë që do të shpenzonit nëse do t’i lanit enët me dorë.

Higjena

Kjo pajisje përdor ujë shumë të nxehtë që sterilizon enët.

Mjafton vetëm të largoni mbetjet ushqimore dhe enët do të lahen në mënyrën më efikase të mundshme.

Ndërkohë, ekspertët thonë se për dashamirësit e larjes së enëve me dorë duhet të përdorin patjetër doreza për të paktën 4 arsye.

Më Pak Incidente Në Kuzhinë

Larësi i enëve i bën ato të rrëshqitshme dhe gjasat që amvisat të thyejnë ndonjë janë të mëdha.

Falë dorezave, ju mund ta kapni pjatën më mirë por do të jeni të mbrojtur ndaj ndonjë lëndimi të mundshëm.

Mbrojtje Për Lëkurën

Uji i nxehtë dhe kimikatet tek larësi i enëve i dëmtojnë duart.

Ato mund t’i mbroni duke përdorur dorezat.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse lëkura e duarve është e prirur të irritohet.

Thonjtë

Thonjtë zbuten dhe bëhen më të brishtë falë ekspozimit afat-gjatë ndaj ujit.

Mjaftojnë pesë minuta larje enësh dhe thonjtë tuaj do të dobësohen ndjeshëm.

Dorezat ju mbrojnë nga thyerjet dhe dobësimi i thoit.

Higjena

Falë dorezave ju mund të prekni dhe pastroni enët dhe sendet më të pisëta të shtëpisë.

Ato janë më higjenike, sepse duart tuaja nuk prekin direkt sipërfaqet e ndotura.

Ju mund të përdorni edhe doreza një përdorimëshe të cilat mund t’i hidhni menjëherë.

Si Të Pastroni Dorezat e Larjes së Enëve

Dorezat mund t’i lani ndërkohë që i mbani veshur.

Përdorni larësin e enëve dhe lajini me ujë të bollshëm.

Më pas hiqini, kthejini mbrapsht dhe lërini të thahen plotësisht.

Dorezat duhet t’i mbani larg dritës së diellit dhe nxehtësisë së lartë.

Ato nuk duhen të jenë të shpuara nga sende të mprehta.

Ekspertët nënvizojnë që të mos përdorni të njëjtat doreza për larjen e enëve dhe për sipërfaqe apo zona të tjera të shtëpisë siç është tualeti./AgroWeb.org

24 bimët magjike të tokës shqiptare – Zbuloni llojet mjekësore dhe aromatike

Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës.

Këtu futen edhe ato aromatiket apo medicinalet që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj.

Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë të cilat AgroWeb.org jua tregon mëposhtë.

Ekspertja Florina Pazari në studimin mbi bimët mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, rendit 24 prej tyre qe janë më të përhapurat në vend.

Shumë prej jush mund t’i njohin e përdorin ato edhe nëpër shtëpitë e tyre.

Përgapja e shumicës së këtyre bimëve fillon nga Veriu në Jug, në lëndina, male e fusha.

  1. Trumza

Trumza është një bimë tipike Mesdhetare që përdoret si për gatime ashtu edhe në spektrin mjekësor.

Përdorimet e saj në mjekësi fillojnë që nga dhimbja e fytit ashtu dhe kundër kundër artritit.

  1. Sherebela

Sherebela është një bimë shekullore që përdoret si në mjekësi si një kurë për lehtësimin e dhimbjeve po ashtu edhe në formën e çajit.

  1. Zhumbrica

Kjo bimë me gjethe rozë është perfekte për tu rritur në zona të ngrohta dhe përdoret si për t’u ngrënë ashtu edhe në mjekësi.

  1. Hithra

Hithrën e njohin të gjithë, pasi rritet në shumë zona të vendit.

Vetitë e saj kurative për organizmin po ashtu janë të njohura, siç është edhe byreku tradicional me hithra.

  1. Boronica

Boronicën e maleve mund ta përdorni fare mirë si çaj ose si kurë kundër infeksioneve në organizëm.

  1. Manushaqja

Manushaqja është  një lule  ebukur që mund të rritet fare lehtë në kopshtet tuaja.

Kjo lule përmban acid salicilik dhe është një kurë e mrekullueshme për kujdesin e lëkurës.

  1. Xhirokulli

Ka veti terapeutike dhe përdoret në shumë mediakamente e në mjekësinë popullore.

  1. Murrizi

Kokrrat e kuqe të murrizit janë një mrekulli për shëndetin e zemrës.

Ato i gjeni të përhapura në pjesën më të madhe të vendit dhe çelin në periudhën Prill – Maj.

  1. Finoku

Finoku përdoret gjerësisht në kuzhinë për shkak të aromës së mirë dhe vlerave që i dhuron organizmit.

  1. Sanza/ Gentiana

Përdorimi më popullor i bimës është si përbërës aktiv i rakisë së sanzës, një pije tradicionale në malësi të vendit.

Gjithashtu ka edhe përdorime të tjera mjekësore.

  1. Lulebasani

Lulebasani apo ndryshe lule maji është një barishte  shumëvjeçare me lartësi deri në 1 m.

Ajo përdoret si nga mjekësia për kurimin e shumë sëmundjeve duke filluar që nga stomaku deri tek sistemi nervor.

Gjithashtu përdoret shumë edhe në produktet kozmetike dhe parfumeri për shkak të erës së mirë.

  1. Dëllinja e zezë

Është një shkurre e lartë e cila përdoret kryesisht në mjekësi për kurimin e sëmundjeve ose në formën e çajit.

  1. Dafina

Dafina hyn tek më të njohurat, atë mund ta përdorni në gatim për aromë të mirë, nëmjekësi për kurimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Në raste të veçanta mund ta gjeni të përdorur edhe si bimë aromatike për shkak të aromës së fortë freskuese.

  1. Lavanda

Lavanda, livado apo lavandra është gjithashtu shumë e njohur.

Ajo përdoret masivisht si bimë aromatike, dekoruese, por jo vetëm.

Në shumë raste mund ta gjeni përdorimin e saj edhe në mjekësi kundër diabetit, ulçerës apo reumatizmës.

  1. Mëllaga

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër por kohët e fundit ka filluar të kultivohet.

Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore.

  1. Kamomili

Kamolili njihet për vetitë e tij kuruese dhe qetësuese në organizëm apo lëkurë në formën e çajit.

  1. Bari i bletës

Bari i bletës është përdorur kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

  1. Mendra e butë ose djegëse

Dhjozma ose nenexhiku janë shumë të përdorura në kuzhinë për shkak të aromës së mirë, në mjeksi për shkak të aftësive qetësuese dhe në kozmetikë.

  1. Borziloku

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

  1. Rigoni i bardhë

Rigoni organik është efikas dhe i fuqishëm.

Ai është i pasur me karvakrol, flavonoidë dhe substanca të tjera që luajnë rol zhbllokues dhe anti-alergjikë.

  1. Lulëkuqja

Lulëkuqja ka aftësinë të fuqizojë sistemin imunitar, mbrojë shëndetin e zemrës, përmirësojë shikimin, forcojë kockat, rrisë qarkullimin e gjakut, ndihmojë tretjen, rregullojë sistemin nervor, dhe parandalojë diabetin e tipit 2.

  1. Xina

Kokrrat e kuqe të xinës janë të njohura për ndihmën që i japin sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive.

  1. Aguliçja

Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë.

Breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.

  1. Trëndafili i egër

Trëndafili i egër rritet në pyje e livadhe dhe ka një përdorim shumë të gjerë.

Shpesh mund ta gjeni si çaj të cilin mund ta përdorni edhe kundra gripit e të ftohurës.

Koronavirusi – Çfarë i shkakton organizmit dhe kujdesi që duhet të tregoni

Koronavirusi, me origjinë nga qyteti Wuhan në Kinë, u evidentua në një market me produkte deti.

E gjithë bota është në alarm. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, dhe Europë viktimat e para në secilin kanë mobilizuar autoritetet më të larta në nivel shtetëror.

Koronavirusi, me origjinë nga qyteti Wuhan në Kinë, u evidentua në një market me produkte deti.

Në Kinë, aktualisht rreth 81 persona kanë humbur jetën ndërsa 2,744 rregjistrohen të prekur nga ky virus. Megjithatë, jo zyrtarisht raportohen se rastet e prekura me këtë virus në Kinë janë në nivel alarmant.

Aktualisht qyteti Wuhan në Kinë është izoluar tërësisht.

Megjithatë, Koronavirus ka kapërcyer kufijtë e Kinës duke mbërritur thuajse në gjithë botën, përfshirë edhe Europën, ku 3 raste janë evidentuar me virurin e rrezikshëm.

Cilat janë simptomat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi pak kohë më parë se, në botë po qarkulloj një lloj i ri virusi dhe pak më ndryshe nga llojet e mëparshme.

Këtë e konfirmon edhe ISHP e cila jep disa këshilla për parandalimin e këtij virusi, ndonëse shenja të tij nuk janë konfirmuar në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.

Si ta parandaloni me kujdesin e duhur 

 Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.

AgroWeb.org ju këshillon që në rastet e simptomave të tilla të vazhdueshme duhet të merrni me patjetër këshillën e mjekut.

Enjtja e duarve – Faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Ka shumë raste kur përballeni me enjtjen e shpejtë të duarve, që ndikon jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në shëndet.

Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

Kjo ndodh nga faktorë të ndryshëm, siç është ndryshimi i temperaturës.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org enjtja e duarve mund të jetë simptomë e ndonjë problemi të fshehur shëndetësor.

Enjtja e Duarve Në Mëngjes

Duart duken më të enjtura në mëngjes sepse qëndrimi shtrirë gjatë natës mund të nxisë akumulimin e lëngjeve në duar.

Ekspertët këshillojnë që t’i vini duart në lëvizje, t’i shtendosni e t’i lëvizni deri sa duart të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Enjtja e Duarve Si Pasojë e Motit

Duart enjten më shumë në mot të nxehtë.

Kjo ndodh sepse enët e gjakut zgjerohen në përpjekje për të mundësuar qarkullimin më të shpejtë të gjakut në lëkurë për ta mbajtur atë të freskët.

Në këtë rast, ekspertët këshillojnë që t’i fusni duart dhe kyçet në ujë të ftohtë dhe ato do të shfryhen menjëherë.

Aktiviteti fizik dhe Shtatëzania

Përdorimi i duarve gjatë aktivitetit fizik mund të shkaktojë enjtje të tyre.

Kjo ndodh sepse gjatë aktivitetit fizik trupi nxehet.

Ndërkohë gjatë shtatzanisë, enjtja e këmbëve dhe duarve është një simptomë shumë e zakonshme.

Gratë rekomandohen të veshin rroba të lehta, të kryejnë aktivitet të lehtë fizik dhe të mos rrinë gjatë në këmbë.

Kripa

Konsumi i tepruar i kripës mund t’i shtyjë qelizat të përthithin sa më shumë lëngje, gjë që nxit enjtjen e duarve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e pakët të kripës, sepse kjo e fundit mund të rrisë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e veshkave dhe atakun në zemër.

Artriti

Enjtja e gjymtyrëve është një nga simptomat më të përhapura të artritit.

Në rastin e kësaj sëmundjeje, duart janë të enjtura dhe të ngurta për një orë në mëngjes.

Ka raste që enjtja zgjat më shumë se tre ditë ose më shumë se tre herë në muaj.

AgroWeb.org rekomandon konsultën me mjekun në rast se enjtjet zgjasin dhe kanë dhimbje.

Spinaqi i kuq – Barishtja e mrekullueshme për organizmin

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet.

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.

Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe.

Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet.

Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.

Spinaqi i Kuq Dhe Vlerat Shëndetësore

Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin.

Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë.

Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën.

Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.

Për Tretjen

Spinaqi i kuq është i pasur me fibër, dhe pengon konstipacionin.

Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat.

Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,

Flokë Me Volum

Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve.

Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë.

Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalçium e të tjerë.

Tensioni i Gjakut

Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë

Për Rënien Nga Pesha

Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë.

Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë.

Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.

Për Lëkurën

Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës.

Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.

Efektet Anësore

Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat./AgroWeb.org

Si t’i bindni fëmijët të hanë më shumë brokoli

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe çdo i rritur e kupton këtë mjaft mirë.

Kur vjen puna tek fëmijët, pavarësisht se e mësojnë me këngë e tregime që brokoli është i mirë, ata shtrembërojnë fytyrën kur u serviret kjo perime.

Si T’i Bindni Fëmijët Të Hanë Më Shumë Brokoli

Ekspertët rekomandojnë që nënat të mësojnë e ta gatuajnë brokolin në mënyrën  e duhur.

Brokoli duhet trajtuar me kujdes që të jetë i ngrënshëm për të vegjëlit.

Ai duhet zier jo më shumë se 6 apo 7 minuta ose duhet gatuar në avull.

Duhet spërkatur me lëng të freskët limoni dhe vaj ulliri.

Mënyra të tjera servirjeje të kësaj perimeje janë kavërdisja e shpejtë ose pjekja me vaj ulliri.

Për ta bërë brokolin më të ngrënshëm, ju mund ta kavërdisni me pak gjalpë dhe ta kriposni lehtë.

Brokolin mund ta prisni në tufëza të vogla dhe ta gatuani me perime të tjera siç është lulelakra apo karrota.

Fëmijëve u pëlqejnë kombinimet e ndryshme, të vazhdueshme por jo të përsëritura.

Ajo që është e rëndësishme sipas ekspertëve është që fëmijët të kenë perime në pjatë çdo ditë.

Brokoli mund t’i argëtojë fëmijët.

Atë mund ta servirni me pure patate ose patate të pjekur dhe të ndizni imagjinatën e fëmijës, duke e përfytyruar pataten si shtëpizë e tufat e brokolit si pemë të vogla.

E rëndësishme është që fëmija, veçanërisht në darkë, nuk duhet ushqyer me forcë.

Ekspertët dhe pediatrët thonë që fëmijët duhet ta kenë pjatën me ushqim përpara por mos të kërcënohen, presionohen apo intimidohen për ngrënien e ushqimit.

Nëse nuk dëshiron ta hajë, fëmija nuk do të heqë dorë nga e vetja.

Këtu futet në lojë rryshfeti që është një teknikë të cilën duhet ta ruani në fund të përpjekjeve tuaja.

Ju mund t’i premtoni fëmijëve se nëse mbarojnë pjatën, ata do të mund të shijojnë diçka që u pëlqen me të vërtetë siç është çokollata apo patatinat./AgroWeb.org

Si të pastroni peshkun e freskët në disa hapa të thjeshtë

Shija e tij e mrekullueshme është një tjetër vlerë e shtuar që e bën peshkun një ndër pjatat më tunduese për të gjithë familjen.

Peshku është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të servirni të tavolinat tuaja.

Shumë i rekomanduar nga mjekë dhe dietologë jo pa qëllim, pasi është i pasur më vitamina shumë të vlefshme për trupin.

Është burimi më i madh i acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në rigjenerimin e trurit të gjithë organizmit.

Shija e tij e mrekullueshme është një tjetër vlerë e shtuar që e bën peshkun një ndër pjatat më tunduese për të gjithë familjen.

Megjithëse recetat mund të jenë të shumëllojshme në varësi të traditave apo shijeve, për pastrimin ka vetëm disa metoda efikase.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon pikërisht mënyrën e saktë të pastrimit të peshkut, e sidomos peshqve të mëdhenj.

Si të pastroni dhe zgjidhni peshkun e freskët

Para se të nisni me pastrimin e peshkut, është e rëndësishme ta blini atë sa më të freskët.

Shikoni gjithnjë poshtë flegrave apo velëzave që ndodhen në pjesën e hapur pas kokës.

Nëse këto pjesë janë të kuqe atëherë peshku është i freskët.

Një tjetër mënyrë e kontrollit është të shikoni sytë dhe të ndjeni aromën.

Kur sytë janë të qartë dhe shndrijnë atëherë sërish peshku është i freskët dhe mund ta konsumoni pa problem.

Më pas mund të filloni lehtësisht me pastrimin perfekt të tij sipas këshillave të AgroWeb.org.

Pastroni krahët

Fillimisht pritini me një gërshërë kuzhine apo thikë krahët anësore të peshkut që ndodhen në të dy anët e tij.

Veproni njësoj edhe me pjesën e sipërme, në kurrizin e peshkut ku ndodhet edhe pjesa tjetër e luspave të dala dhe me gjemba.

Sipas dëshirës mund të prisni edhe pjesën e bishtit në fund pa i hequr tulin e bishtit.

Pastrimi i pjesës së brendshme

Më pas sërish duke përdorur gërshërët ose një thikë të mprehtë, çaheni me kujdes pjesën e barkut të peshkut dhe pastrojeni.

Nxirrni jashtë të gjithë pjesën e brendshme të barkut me duar duke bërë kujdes.

Kur të ndjeni që është tërësisht bosh dhe i pastruar, shpëlajeni me ujë të bollshëm nga brenda pjesës që pastruat dhe jashtë.

Heqja e luspave

Zgjidhni një thikë të mprehtë dhe duke bërë kujdes filloni të pastroni luspat duke nisur nga bishti i peshkut drejt kokës.

Mbështesni pjesën e mprehtë të thikës tek peshku dhe rrëshqiteni nëpër luspa në mënyrë që ato të largohen plotësisht.

Bëjeni këtë proces disa herë nëse është e nevojshme në mënyrë që peshku juaj të jetë tërësisht i pastër.

AgroWeb.org ju këshillon që këtë proces ta kryeni afër lavamanit apo brenda ndonjë qeseje të madhe.

Kjo pasi luspat mund të shpërndahen nëpër kuzhinën tuaj gjatë proçesit të pastrimit.

Pasi të ndjeni me duar se peshku është pastruar tërësisht lajeni atë sërish me ujë të freskët e të bollshëm.

Këtë metodë mund ta bëni me të gjithë llojet e peshqve dhe më pas janë gati për të vazhduar me përgatitjen e recetave që dëshironi.