VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si të dallosh origjinën e një produkti

By | May 8, 2019

Komentet

Gabimet me ushqimin që ju dëmtojnë mëlçinë – Zbuloni çfarë duhet të bëni

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme.

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Ato mund ta bëjnë atë më të fortë ose mund të shkaktojnë dëmtime të parikuperueshme.

Rëndësia e Mëlçisë Në Organizëm

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që, pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit, mund të rritet e zhvillohet si e tërë.

Çdo ilaç që ne konsumojmë rregullisht përpunohet nga mëlçia.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë.

Grekët e lashtë e konsideronin mëlçinë si zemrën e të gjitha emocioneve njerëzore.

Tre Gabimet Që Dëmtojnë Mëlçinë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët kanë identifikuar tri gabimet në ushqyerje që shkaktojnë dëmtime të forta në mëlçi.

Ushqimet Me Yndyrë, Sheqerna Dhe Proteina Shtazore

Të treja këto, janë kontribueset kryesore në dhjamosjen e mëlçisë.

Kjo ndodh kur 5 deri në 10 përqind e peshës së këtij organi përbëhet nga depozitat dhjamore.

Ky problem nuk shoqërohet me simptoma por vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë dhe diabetikët.

Njerëzit që konsumojnë shumë proteina shtazore janë më të rrezikuar nga dhjamosja e mëlçisë.

E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me yndyrna të ngopura siç janë patatinat.

Lexoni këtu mbi ushqimet kundër dhjamosjes së mëlçisë.

Alkoli

Në një orë, mëlçia përpunon deri në 20 mililitra alkol, ama nëse ju konsumoni më shumë dhe për një kohë të gjatë, atëherë mëlçia do të mbushet me depozita dhjamore.

Këto depozita do të shkaktojnë dhjamosjen e mëlçisë si pasojë e alkolit.

Kripa

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 2,000-2,400 miligramë kripë në ditë.

Por në kohët e sotme, kripa zë vend edhe në produktet më të paimagjinueshme, sa njeriu pa ose me dijeni konsumon deri më 10,000 miligramë kripë në ditë.

Kripa e tepërt mund të shkaktojë akumulim të lëngje dhe inflamacion në stomak, të cilat e stërmundojnë mëlçinë./AgroWeb.org

Erëza më e shtrenjtë në botë rritet edhe në Shqipëri

Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin.

Dy mijë lekë të reja për një gram. Quhet ari i kuq. Është erëza më e shtrenjtë në botë dhe ndër tre ushqimet më të shtrenjta bashkë me tartufin e bardhë apo Caviarin. Për fat gjendet edhe në Shqipëri, shafrani.

Ngjyra e kuqe e pistilave, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër.

Një erëz që është përdorur që në lashtësi e që përdoret edhe në industrinë farmaceutike. Konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave.

Kultivimi i Shafranit në Kosovë ka nisur tashmë të jetë një biznes solid, e së fundmi ka nisur të jetë po aq i suksesshëm edhe në Shqipëri.

Prodhimi më i ri i kësaj bime, po bëhet kryesisht nga një sipërmarrje shqiptaro-italiane.  Ai kultivohet në Dëshiran të Belshit në një sipërfaqë prej disa dynym.

Denisa Elezi, administratore e kompanisë “Victus Fed”, që prodhon shafranin e Dumresë në Shqipëri, thotë për AgroWeb.org se kjo kompani lindi në mars të vitit 2013, pas disa vitesh eksperimentimi në zonën e Dumresë dhe zona të tjera të Shqipërisë.

‘Përzgjedhja e shafranit si kulturë, pas një analize të kujdesshme të territorit dhe tregut shqiptar erdhi edhe për shkak të pasionit tonë për gastronominë ku shafrani është mbreti i erëzave’, thotë Denisa për AgroWeb.org

Por, duke qenë se shafrani është një erëz jo shumë e njohur në Shqipëri, a ka kërkesë nga konsumatori shqiptar?

‘Duhet të themi që përgjigjja e konsumatorëve ishte surprizuese’, thotë Denisa, duke shtuar se ‘prirja ndaj të ushqyerit mirë e shëndetshëm dhe kurioziteti ndaj shijeve të reja, ka bërë që interesi ndaj shafranit të jetë gjithnjë e më i madh.

Fara e mbjellë në Dumre është përzgjedhur nga zona e Acquila-s në Italinë qendrore, e cila është edhe zona e njohur historikisht për prodhimin e shafranit’, thotë Denisa për AgroWeb.org.

Shafrani i Dumresë veç tregtimit në pikat e produkteve organike në Tiranë trëgtohet edhe në Vlorë, Elbasan apo Sarandë, ndërkohë që një sasi e prodhimit eksportohet edhe drejt  Italisë.

Vlerat e shafranit

Shafrani me emrin botanik Crocus sativus, merret nga bima e familjes Iridaceae, e cila ka një sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit.

Pjesa shëruese e shafranit janë stigmat që përmbajnë safranal dhe fitokimikate të shumta si krocina, pikrokrocina, likopena, karotenoidet dhe alkaloidet.

Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin dhe ndihmon edhe në zbutjen e sëmundjeve si Alzheimerit.

Nga vitaminat, shafrani në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

Për 0.5 kg të erëzës është e nevojshme të merren rreth 75.000 lule. Një lule ka 3 fije që duhen mbledhur me kujdes me dorë.

Një gramë ka rreth 200-300 fije stigma shafrani.

Si të përgatisni çaj shafrani

3 – 4 fije shafrani

Pak mjaltë

Një gotë ujë

Vendosini fijet e shafranit në një gotë me pak ujë të ngrohtë dhe lereni për 10 minuta. Më pas hidhini aty rreth gjysëm gote ujë të nxehtë të vluar. Shtoni mjaltë nëse dëshironi për ta ëmbëlsuar. Fijet e shafranit janë të kosumueshme, nëse dëshironi.

Konsumimi i shafranit preferohet për të gjithë njerëzit, por në sasi të vogla. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë.

Si të kuptoni nëse vuani nga mungesa e magnezit – Shenjat që jep trupi

Magnezi dhe Rëndësia e Tij Për Organizmin

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Ai praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup.

Magnezi përfshihet në plot 300 reagime biokimike në trup dhe ndër të tejra rregullon edhe tensionin e gjakut.

Kur trupi përballet me mungesa të magnezit, atëherë ai vuan nga lodhja kronike, kontraktimet muskulare, të përzierat, konstipacion dhe mpirje të duarve.

Nëse njeriu nuk tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të magnezit, atëherë mund të përballet me komplikacione të ndryshme.

Këtu përfshihen: tensioni i lartë i gjakut, osteoporoza, gurët në veshka dhe sëmundjet e zemrës.

Shkaktarët e Mungesës së Magnezit

Ekspertët thonë se depozitat e magnezit mund të shterohen për shkak të disa faktorëve.

Këtu përfshihet: diabeti, mosha, diarea dhe medikamente të caktuara.

Në shumë raste, gratë shtatzëna dhe lehonë vuajnë më shumë nga mungesa e këtij minerali.

Shenjat Paralajmëruese të Mungesës së Magnezit

Mungesa e magnezit është një problem që duhet adresuar në kohë dhe për të qenë të përditësuar në lidhje me shëndetin tuaj, më poshtë do të mësoni shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit.

Kontraktimet Muskulare

Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalçiumit shkaktojnë kontraktime muskulare.

Nëse dëshironi t’i shmangni ato sigurohuni që merrni magnez mjaftueshëm, pini ujë dhe shtendosini muskujt.

Për më tepër, mungesa e magnezit manifestohet edhe me mpirje të gjymtyrëve.

Mungesa e Oreksit dhe Të Përzierat

Mungesa e oreksit është një prej shenjave më të hershme të mungesës së magnezit.

Për më tepër, ky problem shfaqet edhe me të vjella dhe të përziera, të cilat mund të zbuten duke përdorur xhenxhefil.

Zemra dhe Luhatjet e Humorit

Mungesa e magnezit ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës dhe e përkqeëson atë. Ndërkohë njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit përballen me luhatje të forta humori, depresion dhe ankth.

Probleme me Gjumin

Një nga shenjat parlajmëruese të mungesës së magnezit ka të bëjë me gjumin.

Njerëzit kanë vështirësi t’i zërë gjumi, të flenë gjatë natës ose ndihen tepër të lodhur nga pagjumësia.

Neps Për Çokollatë

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit kanë një dëshirë të madhe për çokollatë.

Kjo e fundit plotëson nevojat për magnez. Megjithatë, nëse jeni të dhënë pas çokollatës, sigurohuni që ajo është e zezë sepse është më e shëndetshme./AgroWeb.org

Pesë mënyra të thjeshta natyrale si të dukeni më të rinj

Rinia e Fytyrës.

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Zakonisht përkujdesi për lëkurën zë një pjesë të rëndësishme të ditës së gjithësecilit.

Rrudhat, njollat, shenjat, aknet janë probleme të përditshme që të gjithë nga ne janë përballur në një moment të caktuar.

AgroWeb.org ju tregon pesë metoda të cilat do të përmirësojnë shëndetin e lëkurës suaj dhe do t’ju bëj të dukeni më të rinj.

Hani perime dhe fruta të pagatuara dhe të freskëta

Është thënë që duhet të konsumojmë rreth tetë gota me ujë në dita, por disa të dhëna kanë treguar që ju mund të zëvendësoni njërën prej tyre duke konsumuar fruta apo perime.

Vitaminat që përftohen direkt nga konsumimi i frutave apo perimeve të ndryshme arrin të depërtojnë më lehtë ujin në qelizat e lëkurës suaj.

Kështu ju jeni të hidratuar dhe me lëkurë rrëzëllitëse.

Flini gjumë mirë

Nëse nuk flini orët e mjaftueshme të gjumit, shenjat e para shfaqen pikërisht në fytyrë.

Prandaj sigurohuni që të bëheni gati për të fjetur në një orë të arsyeshme dhe të zgjoheni të çlodhur.

Kjo nuk është vetëm për të mirën e lëkurës suaj, por për të gjithë organizmin.

Përgatituni dhe mbrohuni

Të vendosësh krem mbrojtës çdo ditë është një gjë kaq e lehtë, por që shpesh anashkalohet. Nëse e kapni veten që harroni të lyeni me krem mbrojtës, vendosni një kujtesë në celularin tuaj.

Dielli me rrezet e tij janë një nga shkaktarët më të dëmshëm të sëmundjeve të lëkurës.

Mos harroni të pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura

Njësoj si pjesë të tjera të trupit, edhe fytyra juaj ka nevojë që të pastrohet nga qelizat e vdekura.

Ju mund ta bëni këtë shumë thjeshtë duke përzierë sheqer me vaj ulliri pë të përgatitur diçka natyrale.

Kryejeni këtë hap dy herë në javë për rezultate sa më të mira.

Kënaquni me lëkurën e shëndetshme

Një rutinë e thjeshtë ushqyese për lëkurën është hapi kyç që të dukeni sa më të rinj. Një lëkurë e trajtuar gjithmonë do të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim e gjithe jetë.

Prandaj sigurohuni që të përdorni produktet e sakta për llojin e lëkurës që ju keni./AgroWeb.org

Mjaltë dhe rigon – Kura që ju duhet për mbrojtjen e organizmit nga problemet shëndetësore

Rigoni është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare.

Studimet kanë konfirmuar se rigoni është një nga bimët më të pasura me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se rigoni përmban nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër.

Fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalojnë atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës.

Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.

Rigoni është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare.

Përdorimet e tij shtrihen edhe në aspektin mjekësor falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të bashkoni në një kurë të vetme rigonin me mjaltin dhe si ta shfrytëzoni atë jo vetëm në gatim por edhe për shëndet të mirë.

Kura Me Mjaltë dhe Rigon 

Merrni një kavanoz qelqi dhe gjysmën e tij mbusheni me rigon të freskët.

Nëse përdorni rigon të thatë atëherë mbushni një të katërtën e kavanozit.

Më pas shtoni mjaltë duke u siguruar që rigoni të jetë plotësisht i mbuluar.

Përziejini së bashku me një lugë druri dhe sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë bulëza ajri.

Mbylleni kavanozin me kapak dhe vendoseni në parvazin e dritares për një muaj.

Herë pas here kthejeni kavanozin përmbys për të siguruar një përzierje të mirë të rigonit dhe mjaltit.

Në fund të muajit, kullojeni mjaltin dhe hidheni në një kavanoz tjetër.

Si Ta Përdorni Kurën e Mjaltit me Rigon

Mjalti do të ketë shijen e rigonit dhe mund të përdoret për gatime të kripura me mish, pulë apo karrota.

Ju mund ta konsumoni këtë kurë çdo ditë për t’i dhënë forcë imunitetit sidomos gjatë stinës së virozave.

Një lugë gjelle me këtë mjaltë është sasia e rekomandueshme.

Këtë sasi mund ta tresni edhe në ujë të ngrohtë dhe ta pini kur keni probleme me stomakun apo dhimbje koke.

5 problemet e përditshme që dëmtojnë trurin – Gabimet që duhet të shmangni

Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur.

Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

5 Problemet Që Dëmtojnë Trurin

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 5 problemet që dëmtojnë shëndetin e trurit.

Kripa e Tepërt

Studimet kanë konfirmuar se kripa luan një rol kryesor në rritjen e tensionit të gjakut.

Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e të nxënit dhe të rrisë rrezikun e ishemisë.

Mungesa e Gjumit

Shkenca nuk ka arritur të zbulojë plotësisht aspektet e nevojës së trurit për gjumë.

Megjithatë të gjithë e dimë dhe njohim rëndësinë e tij.

Mungesa e gjumit e bën njeriun më pak të përqendruar, më pak të vëmendshëm dhe pa humor.

Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë tek kujtesa duke e ndikuar ndjeshëm tek ajo.

Gjatë gjumit, trupi vetë pastrohet nga toksinat dhe riparon dëmtimet e ditës.

Kufjet Dhe Problemet Me Dëgjimin

Studimet thonë se njerëzit që kanë probleme me dëgjimin janë 30 deri në 40 përqind më të rrezikuar nga problemet me trurin.

Sipas ekspertëve, në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë probleme me dëgjimin për shkak të zhurmave dhe përdorimit të kufjeve.

Kufjet është mirë të mos i përdorni shumë gjatë ditës e veçanërisht jo me volum të lartë.

Mbipesha

Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë 22 përqind më shumë shanse të kenë probleme me trurin.

Sipas tyre, shëndeti i tepërt ndikon në aftësitë e të nxënit dhe në përqendrim.

Vetmia

Vetmia ka një ndikim të fortë tek njeriu.

Vetmia nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me mungesën e miqve.

Ka raste kur njerëzit që kanë më shumë miq janë më të vetmuarit.

Sipas ekspertëve, vetmia shkakton stres dhe inflamacion në tru.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak kontakte me miq, vuajnë nga problemet më të mëdha të trurit.

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës – Cilët janë faktorët e tjerë

Rrudhat e Fytyrës.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.

Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.

Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.

Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.

Shkaktarë Të Tjerë Rrethanorë Të Rrudhave

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.

Dielli

Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.

Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.

AgroWeb.org ju këshillon se kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.

Ndotja Mjedisore

Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.

Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.

Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.

Mungesa e Gjumit

Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.

Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.

Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

Stresi

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.

Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Sheqeri

Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.

Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.

Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.

Mimika

Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.

Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.

Duhani

Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.

Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm.

Si të mbani në kontroll rrahjet e rregullta të zemrës

Rrahjet e Zemrës.

I keni parasysh momentet kur zemra rreh aq fort sa duket sikur do të dalë nga kraharori? Këto e raste të tjera tregojnë se zemra juaj rreh në mënyrë të çrregullt.

Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të jenë pasojë e ndonjë problemi mjekësor siç janë:

Tiroidja, 

Aritmia,

Fibrilacioni atrial

e në raste më ekstreme, dështim i zemrës.

Si Të Përmirësoni Rrahjet e Zemrës 

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se metodat e përmendura më poshtë ju ndihmojnë që rrahjet e zemrës suaj të jenë të rregullta.

Teknikat e Qetësimit

Stresi ka një ndikim të fortë tek zemra dhe mënyra se si ajo rreh.

Prandaj, ekspertët thonë se njeriu duhet të mësojë disa teknika qetësimi që të përballet me stresin dhe të mbrojë zemrën.

Ndër metodat më të mira janë: aktiviteti fizik, joga, meditimi, frymëmarrja e thellë etj.

Kujdes Me Stimuluesit

Luhajet në rrahjet e zemrës mund të çrregullohen si pasojë e disa stimuluesve siç janë: duhani, droga, kafeina, çaji, lëngjet e gazuara, ilaçet kundër tensionit të lartë dhe ato kundër kollës.

Nervi Vagus

Nervi vagus lidh trurin me zemrën ndaj shpesh ai duhet stimuluar për të qetësuar organizmin.

Nervi mund të qetësohet duke u kollitur, duke mbajtur një peshqir të ftohtë mbi lëkurë për disa sekonda, duke e larë fytyrën me ujë të ftohtë, e të tjerë.

Elektrolitet

Këto molekula të rëndësishme ndihmojnë në transferimin e sinjaleve elektrike në trup të cilat ndër të tjera rregullojnë rrahjet e zemrës.

Këto molekula mund të shtohen duke konsumua rushqime të pasura me sodium, kalçium dhe magnez. siç janë: patatet, bananet, avokadot dhe spinaqi.

Hidratimi

Kur trupi është i dehidratuar, zemrës i duhet të punojë më fort për qarkullimin e gjakut.

Një gjë e tillë shkakton luhatje në rrahjet e zemrës.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë mjaftueshëm ujë në ditë për tu hidratuar.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik mund të përmirësojë të gjithë shëndetin kardiovaskular, të ulë ankthin dhe stresin.

Ecja, vrapi dhe nota janë disa prej aktiviteteve më të mira fizike për shëndetin e zemrës./AgroWeb.org

A duhet ta lani orizin përpara gatimit – Mësoni të vërtetën

Pastrimi i Orizit.

Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij.

Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë.

Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij.

Kjo sipas ekspertëve është e gabuar.

A Ia Vlen Barra Qeranë Të Lahet Orizi Përpara Gatimit?

Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërrgjatë.

Shpëlarja largon  papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen e orizit ju mund të përdorni një enë qelqi ose një kullesë.

Në fillim të procesit, uji që lëshon orizi është i turbullt dhe më pas gjatë shpëlarjes uji do të jetë i tejdukshëm.

Kjo shpëlarje do të ndihmojë që pilafi të shkërmoqet lehtë dhe të kokrrat të mos ngjiten me njëra tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen nëse do të gatuani rizoto me perime ose mish.

Ky  gatim specifik kërkon një oriz më të qullët e kremoz.

Kremoziteti i rizotos mundësohet edhe nga niseshteja në sipërfaqen e çdo kokrre.

Ekspertët thonë se në shumë paketime të ndryshme, orizi përzihet me shkumës pluhur për të parandaluar lagështinë.

Pluhuri në fjalë mund të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin, por sidoqoftë asnjë prej nesh nuk do ta ketë në gatim.

Ka argumenta sipas të cilave, shpëlarja e orizit eliminon ushqyesit e drithit.

Nga ana tjetër,  orizi i bardhë, është një drith i përpunuar dhe i zhveshur nga ushqyesit.

Kjo tregon se shpëlarja e tij nuk luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

Mjalti më i mirë i Shqipërisë – Llojet më të njohura sipas zonave

Disa lloje të mjaltit të luleve kanë tendencën të kristalizohen më shpejt se të tjerët.

Shqiptarëve u ngjit mjalti. Aq shumë sa po t’i referohemi shkrimeve të filozofit të njohur, Aristotelit, ilirët arrinin të bënin një verë të shkëlqyer prej tij.

Procesi ka ngelur enigmatik, por nëse i referohemi filozofit bëhej duke shtrydhur hojet e mjaltit diku para tre mijë vitesh dhe mund ta imagjinoni vetë se çfarë vere mund të dilte.

Shqiptarët e sotëm nuk dinë të prodhojnë më nga kjo lloj vere, por ama dinë të shijojnë një lugë të mirë nga ky lëng mrekullibërës. Por në fakt, çfarë e bën mjaltin kaq popullor?

Ka shumë të ngjarë të jetë lehtësia me të cilin përdoret dhe konsumohet.

Ne mund ta konsumojmë mjaltin direkt, të lyejmë me të bukën, ta përziejmë me lëngje të ndryshme duke zëvendësuar sheqerin, apo ta përziejmë me ujë të ngrohtë, me kanellë apo me bimë të tjera medicinale për ta shndërruar në një ilaç natyral.

Por mbi të gjitha, vlerat e tij ushqyese janë ato që e bëjnë kaq të dobishëm dhe të shëndetshëm.

Nëse ju kanë humbur, ja llojet më të mira të mjaltit që gjenden në Shqipëri dhe disa nga vetitë speciale të mjaltit.

Disa nga llojet më të rëndësishme të mjaltit në vend

Mjalti i Zadrimës

Zadrima në veri të Shqipërisë (rajoni i Lezhës) ka kushte të shkëlqyera klimaterike për bletarinë, ndaj dhe është e përhapur në të gjithë zonën.

Mjalti më i njohur është ai i sherebelës, i cili vjen nga dy zona kodrinore dhe prodhohet mes muajit maj dhe qershor.

Mjalti i Pukës

Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.

Këto specifikime e pozicionojnë shumë mjaltin e Pukës në tregun e Durrësit dhe të Tiranës.

Mjalti i Malit (Tropoja/Korça)

Ky është një mjaltë që ka një reputacion të lartë në Shqipëri. Prodhimi i mjaltit është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore, të cilat nuk kanë shumë mundësi që ta zgjerojnë prodhimin e tyre agrikulturor dhe të shkojnë në treg.

Objektivi kryesor i bletarëve të këtyre zonave është që të rrisin prodhimin, jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport, duke qenë se çmimi i një mjalti të çertifikuar pothuajse dyfishohet.

Mjalti i Gështenjave nga Tropoja

Ky mjaltë mblidhet në pyjet e Tropojës, ku karakteristikat e alpeve shqiptare kontribuojnë në freskinë dhe në shijen e veçantë dhe të ëmbël të kombinuar me të hidhur.

Karakteristikë është ngjyra e thellë e këtij mjalti. Mjalti i gështenjave ka një potencial të madh suksesi në tregun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit si dhe në tregun ndërkombëtar.

Mjalti i Himarës

Ky mjaltë mblidhet në pyjet e shpateve të Llogarasë, por edhe më tej, nga Palasë e deri në Borsh.

Bimësia e zonës, pasuria e madhe e luleve dhe aromave, kombinuar me klimën detare dhe malore, e bëjnë këtë mjaltë shumë të kërkuar në të gjithë vendin.

Mjalti i Përmetit

Njëra nga shumë vlerat e përmetarëve është krenaria e tyre dhe kujdesi për cilësinë.

Mjalti është një nga shumë produktet me të cilat përmetarët mburren dhe me të drejtë.

Flora, karakteristikat gjeografike, relievi i zonës së Përmetit është një garanci cilësie, sidomos nëse përmendim Mjaltin e Malëshovës.

Por sasia e prodhuar e këtij mjalti është shumë e kërkuar në të gjithë Shqipërinë dhe shitet në mënyrë të menjëhershme sapo prodhohet.

Mjalti i Maleve të Gjirokastrës

Kullotat malore të rajonit të Gjirokastrës janë një bazë e mirë natyrale që siguron një mjaltë me vlera të shëndetshme.

Mjalti i maleve dhe vargmaleve të Gjirokastrës mbulon nevojat e popullsisë përreth dhe arrin edhe tregjet e qyteteve kryesore.

 Super Vetitë e Mjaltit

Parandalon sëmundjet e zemrës

Mjalti përmban flavanoide, antioksidantë, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të radikaleve të lira dhe sëmundjeve kardiake.

Ul shqetësimet gastrointestinale dhe të ulçerës

Studime të fundit kanë treguar se trajtimi me mjaltë mund të ndihmojë në probleme të ulçerës apo ato bakteriale gastrointestinale, që kanë lidhje dhe me vetinë e tretë.Anti-bakterial, anti-fungal

“I gjithë mjalti është antibakterial, pasi bletët shtojnë një enzimë që prodhon peroksid hidrogjeni”, tregojnë studimet mbi mjaltin.

Zbut kollën dhe irritimet e fytit

Mjalti të ndihmon me kollën. Në një studim të kryer në 110 fëmijë ka rezultuar se përdorimi një doze të vetme mjalti ishte po aq efektive sa ilaçi për të qetësuar kollën gjatë natës.

Balancon 5 elementët

Gjithashtu është i dobishëm në përmirësimin e shikimit, për rënien nga pesha, shqetësime të traktit urinar, azma bronkite, diarreja dhe të vjellat.

Mjalti cilësohet ndryshe si shërues magjik duke qenë se ka aftësi për të penetruar në indet më të thella të trupit.

Rregullon sheqerin në gjak

Edhe pse mjalti përmban thjesht sheqer, nuk është i njëjtë si sheqeri i bardhë apo ëmbëlsues të tjerë artificialë.

Kombinimi i fruktozës me glukozën ndihmon që trupi të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Shëron plagët dhe djegiet

Aplikimi i mjaltit në pjesën e jashtme ka treguar të jetë aq efektiv sa dhe trajtimet me sulfadiazen.

Efekti tharës i sheqerit me natyrën antibakteriale të mjaltit të kombinuara bashkë japin këtë efekt.

Probiotik

Disa varietete të mjaltit përmbajnë sasi të mëdha bakteresh miqësore.

Këtu përfshihen 6 specie lactobacilli dhe 4 specie të bifidobacteria. Kjo në një farë mase mund të shpjegojë dhe “aftësitë misterioze terapeutike të mjaltit”.

Lëkurë e bukur
Cilësitë antibakteriale janë në mënyrë të veçantë tejet të dobishme për lëkurën.

Dhe nëse përdoren dhe me përbërës të tjerë mund të jenë shumë hidratues dhe zbutës./AgroWeb.org

Çfarë po ndodh me cilësinë e vajit të ullirit në Itali dhe Spanjë

Vaj Ulliri.

Komisioni Evropian ka vendosur të mbajë në vëzhgim çmimet e vajit të ullirit që shitet në vendet anëtare, pas zhvillimeve kontradiktore në aspekt prodhimtare dhe tarifash.

Komisioneri Evropian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Phil Hogan, u shpreh së fundmi se vendet prodhuese të vajit të ullirit po shfaqin sinjale kontradiktore në lidhje me çmimet dhe prodhimin pavarësisht qëndrueshmërisë së tregut të këtij produkti.

Italia Rrit Çmimet, Spanja i ul Ato Dhe Shqetësimet Për Cilësinë e Vajit Ekstra të Virgjër 

Rasti më flagrant është ai i Italisë që ka rritur çmimet e vajit të ullirit për shkak të ndikimit të motit dhe të pranisë së një bakteri shkatërrimtar të ullinjve që u vunë re në vend.

Italia, e cila zë vendin e dytë përsa i përket prodhimit të vajit të ullirit në botë ka përjetuar një rënie prej 38% të vajit të ullirit gjatë vitit 2018 e deri tani.

Spanja nga ana tjetër, e cila mbetet një nga vendet me prodhimtarinë më të lartë të vajit të ullirit, ka ulur çmimet e këtij produkti.

Ulja e çmimit është jo tipike duke qenë se ky vend ka pasur një volum të madh prodhimi por rënie të cilësisë për shkak të përthithjes së sasive më të vogla të vajit nga ullinjtë në prodhimin e vitit 2018 dhe 2019.

Ullinjtë e kësaj periudhe janë ndikuar fort nga shirat e papritur dhe temperaturat e larta. Këto kanë ndikuar në madhësinë dhe pjekurinë e ullirit.

Për pasojë, shumë prej ullinjve të mbledhur nuk kanë nxjerrë vaj duke u skarcuar tërësisht.

Një situatë e tillë ka çuar në prodhimin e vajit ekstra të virgjër jo cilësor.

Parashikimi i Komisionit Europian

Komisioni Evropian parashikon se gjatë vitit 2018 e deri tani, vendet prodhuese do të mbledhin diku tek 2.4 milion ton ullinj ose 1.4 përqind më pak se dy vite më parë.

Këto shifra janë në kontrast me të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Ullinjve sipas të cilit, prodhimi global i vajit të ullirit do të ulet me 5.5 përqind.

Greqia dhe Portugalia, dy vende të tjera prodhuese të vajit të ullirit kanë raportuar një rënie prej 35% dhe 25% në prodhimin e vajit.

Autoritetet spanjolle kanë rekomanduar aplikimin e një sistemi vetë-rregullues të çmimit për të parandaluar rënien e tarifave të vajit të ullirit.

Një gjë e tillë, sipas tyre, do të rrisë çmimet e vajit të ullirit dhe do të eliminojë produktet jo cilësore që konkurojnë në treg nëpërmjet tarifave më të ulëta./AgroWeb.org

Kujdesi që ju duhet – Dhimbja pa shkak e muskujve, Sëmundja që shkakton edhe depresion

Çfarë sinjalizon dhimbja e muskujve.

Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje pa shkak të muskujve që ju shpërndahet në gjithë trupin?

Këto spazma të papritura të muskujve megjithëse të vështira për t’u diagnostikuar mund të fshehin pas probleme të vërteta shëndetësore.

Fibromialgjia quhet sëmundja që shkakton dhimbje pa ndonjë shkak të caktuar dhe prek moshat mbi 40 vjeç.

Kjo sëmundje mund të provokojë dhimbje të vazhdueshme deri në 3 muaj.

Duke ndikuar drejtpërdrejtë jetën e përditshme të personave që vuajnë prej saj duke çuar deri në depresion.

Shfaqet duke manifestuar dhimbje muskujsh dhe kockash që shpërndahet në të gjithë trupin.

Për personat e prekur dhimbja rritet në zonën e qafës, shpatullave dhe kryesisht në zona ku ndodhen ligamentet e trupit.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon për lidhjen që kjo sëmundje ka me ankthin, depresionin e shtuar për shkak të dhimbjes.

Fibromialgjia dhe depresioni

Për shkak të dhimbjeve të mëdha dhe të vazhdueshme që kjo sëmundje shkakton mund të çojë në pagjumësi për ditë me rradhë.

Ky është një ndër shkaqet kryesore që kontribon në rritjen e stresit dhe ankthit.

Mjekët thonë se ka një lidhje konkrete mes fibromialgjisë dhe sëmundjeve mendore si ankthi apo çregullimeve të tjera sic është depresioni.

Më shumë se 60% e pacientëve të prekur nga dhimbja kronike e muskujve kanë edhe shenja depresioni.

Ky pohim i mjekëve është i vërtetë përgjithësisht për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje të dhimbëshme të muskujve.

Shenjat e depresionit varen në varësi të avancimit të sëmundjes dhe kohës që vepron mbi trup.

Dy faktorë kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e depresionit janë dhimbjae muskujve dhe dhimbja e kokës.

Simptomat e fibromialgjisë

Siç thamë edhe më lart dhimbjet që lidhen me këtë sëmundje janë të vazhdueshme dhe të forta.

Disa nga simptomat më të zakonshme që fibromialgjia shkakton i gjeni të listuara si më poshtë

Dhimbje e përgjithshme e trupit

Probleme me gjumin

Dhimbje koke

Lodhje

Ankth

Ndjesi fryrje në duar

Vështirësi në lëvizje

Përjetimi i të gjithë këtyre simptomave njëherësh dhe për periudha të gjata është shkaku kryesor i prekjes edhe nga depresioni.

Kush preket nga fibromialgjia

Femrat dhe personat me sëmundje të kocikave si artriti janë më të rrezikuar për tu prekur nga kjo sëmundje.

Kjo për shkak të brishtësisë së kockave dhe muskujve.

Gjithashtu ndikojnë shumë edhe lëvizjet e shpeshta të hormoneve që ndodhin zakonisht tek femrat.

Pse shfaqet fibromialgjia

Kjo sëmundje shfaqet zakonisht pas një stresi fizik, emocional apo pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në disa raste mund të shfaqet edhe pa ndonjë nxitje të jashtëme, por përkeqësohet nga stresi i vazhdueshëm.

Gjenetika është një faktor tjetër që ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje si pasojë e ndonjë mutacioni gjenetik.

Si kurohet fibromialgjia

Megjithëse nuk ka ende një kurë përfundimtare për këtë sëmundje mjekët rekomandojnë gjithnjë mbajtjen nën kontroll të saj.

Mund të lehtësoni dhimbjen dhe t’a mbani atë nën kontroll me anë të ilaçeve dhe kurave të ndryshme duke u këshilluar me mjekun tuaj.

Përveç kurave, rekomandohen ndryshime në stilin e jetesës ku përfshihen aktivitetet fizike si noti, aerobia apo ushqyerja e shëndetëshme./AgroWeb.org