Rrënjët e së keqes janë në ideologjinë komuniste.
Si një lëvizje e dështuar çdo klon i komunizmit të çon në dështim.
Dikush mund të mos pajtohet, por faktet flasin.
45 vite regjimi komunist dhe 33 vite pluralizëm, me pëlqen ta quaj neokomunizëm pasi vetem fasada ndryshoi, strategjia, politika, mentaliteti mbeti po ai, Shqipëria degradoi në gjithë konceptet e shtetit, në atë politik, ekonomik, kultur, shkencë, deri territoret dhe shpopullim.
Duke qënë se “njeriu i ri” ishte produkt i ideologjisë pansllave nuk mund të ndodhte ndryshe, për interesat e Serbisë shkyem dhe Kosovën, kjo jo pa një dorë dhe nga homologët bashkombas.
Njëjtë si në Shqipëri dhe në Kosovë si para dhe 23 vite pas lufte ideologjia sllavo-komuniste në bashkëpunim dhe me doktrinat fetare frenuan formimin e një shteti solid.
Rast ky interesant për vetë faktin se idologjia komuniste në thelb pranon vetem materien, kurse doktrina format abstrakte shpirtin dhe mendimin.
Duket qartë se interesi për të zhdukur Kombin Shqiptar çon në shkelje të “parimeve” reciproke.
Të jemi realist sot që flas Kosova de fakto i ka dhënë gjithçka Serbisë dhe është në kulmin e saj mungojnë vetem çelësat e zyrave dhe me deklaru kthimin nën juridiksion të Serbisë.
Ps: Sa të ushqehen me lugë të Serbisë, vështirë me bë hair.