VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si ndryshon zemra pas moshës 50 vjeç – Ndryshimet te burrat dhe gratë

By | February 12, 2019

Komentet

Llixhat e Bënjës së Përmetit – Shëruese për reumatizmën, stomakun, lëkurën

E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.

Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.

Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.

E shndërruar në një pikë të mirëfilltë e turizmit shëndetësor, zona e Bënjës së Përmetit pikun e frekuentimit të saj e ka gjatë sezonit të verës.

Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike.

Studiuesit të cilëve i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate.

Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Sëmundjet që Trajtohen

Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror.

Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.

Në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese sidomos për reumatizmën.

Konkretisht, në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Më Të Mirat Në Evropë

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org temperatura e këtyre ujërave është, 26 32 gradë celius.

Temperatura e ujërave varion 26­32°C.

Kundër shëndoshjes së fytyrës – Çfarë duhet të bëni

Ushtrime të tilla përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes dhe përmirësojnë muskujt e fytyrës.

Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit.

Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 7 mënyra efikase se si të dobësoheni në fytyrë.

Ushtrime Për Fytyrën

Ushtrime të tilla përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes dhe përmirësojnë muskujt e fytyrës.

Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën.

Sipas tyre, mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja e tyre në anë është gjithashtu efikase.

Ata gjithashtu rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda.

Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është shpesh rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët e tjera të trupit.

Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.

Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Uji është thelbësor për rënien nga pesha.

Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind.

Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i Alkolit

Nëse e teproni me alkolin atëherë do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë.

Alkoli ofron shumë kalori dhe rrit gjasat e shtimit në peshë.

Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e Rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë.

Karbohidrate të tilla janë të përpunuara dhe nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër.

Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Gjumi është thelbësor për rënien nga pesha.

Mungesa e gjumit rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumëta ndër të cilat edhe shtimi në peshë.

Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes Me Kripën

Konsumi i tepërt i kripës nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.

Kripa nxit akumulimin e ujit në trup.

Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë.

Gripi dhe i ftohti nuk ngjiten nga e puthura – Lexoni gjithçka duhet të dini

Ndikimi i Te Puthures dhe Transmetimi i Gripit.

Ideja e puthjes së dikujt të prekur nga gripi mund të duket e sikletshme sidomos për shkak të frikës se mund të kapësh ndonjë virozë që do të të lëjë në shtrat për ditë të tëra.

Por a mund të ndikojë vërtetë puthja në transmetimin e virozave apo të ftohura nëse një prej personave është i prekur prej tyre?

A Mund Të Sëmuresh Me Një Puthje?

Ekspertët thonë se njerëzit nuk mund të sëmuren vetëm me një puthje sepse viruset shpërndahen nëpërmjet sekrecioneve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se njerëzit nuk e kanë problem të shtrëngojnë dorën e dikujt të sëmurë, por pikërisht, një gjest i tillë ka tendencën t’ju sëmurë më shumë dhe më shpejt se sa puthja.

Gishtat ndoten më shumë dhe kalojnë virusin nga hunda tek sytë dhe anasjelltas.

Studimet tregojnë se të paktën në 70% të rasteve tek gratë e kanë shumë problem të puthin në buzë dikë që është ftohur.

22% e grave as nuk u shkon ndër mend të ndajnë shtratin me një partner të prekur nga e ftohura apo gripi.

46% prej tyre nuk do të puthnin kurrë në buzë partnerin nëse ai do të ishte prekur nga gripi.

Si Shpërndahen Viruset?

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org sqarojnë se viruset përgjegjëse për gripin dhe të ftohurën shpërndahen nëpërmjet sekrecioneve që burojnë nga rrugët e frymëmarrjes.

Ndaj nëse partneri juaj nuk ka kollë dhe sekrecione, mund ta puthni pa frikë.

Por nga ana tjetër, duhet të tregoni kujdes me prekjen.

Gjasat që të sëmuresh nga dikush që ka vënë dorën mbi gojë kur është kollitur apo ka tështirë dhe më pas ka kapur dorën tënde, janë shumë herë më të larta.

Po aq të larta janë gjasat të sëmurësh nëse prek dorezat e dyerve, butonat e ashensorëve e gjithçka tjetër të prekur nga dikush i sëmurë.

Shpërndarja e infeksioneve këkron një kontakt të afërt dhe të gjatë me të tjerët.

Ajo mund të përshpejtohet nëse njeriu tështin ose kollitet në fytyrën e tjetrit, ose nëse e prek atë me dorë.

Mungesa e informacionit të saktë mund të rrisë ose ulë gjasat e sëmundjeve të transmetueshme, ndërsa puthja jo.

Koha për prodhime bujqësore të çertifikuara- Si mund t’i çertifikojnë fermerët

Për herë të parë në Shqipëri, fermerët dhe e gjithë sipërmarrja e agrobiznesit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit dhe proçedurat që ndiqen për të çertifikuar produktet e tyre nga Sistemi Botëror i Praktikave dhe Standarteve të Agrikulturës, Global G.A.P.

Gjithçka do të ndodhë në panairin AgroTech 2019 në Expocity Albania Tiranë, në datën 15-16 Mars 2019, ku ekspertë të Global G.A.P do të zhvillojnë një konferencë të zgjeruar në lidhje me perspektivën e çertifikimit të produkteve në Shqipëri. Konferenca do tëzhvillohet ditën edytëtëpanairit, respektivisht nëdatën 16 Mars.

Kërkesat dhe pritshmëritë e tregjeve të huaja për produkte të freskëta e të sigurta nga Shqipëria, informim i fermerëve mbi rëndësinë dhe mundësitë që sjellin produktet e çertifikuara etj. do të jenë pjesë e diskutimeve të rëndësishme që do të trajtohen gjatë konferencës.

Rëndësia e pjesëmarrjes në Konferencën “Global G.A.P Stop Tour”

Global Gap është institucioni që çertifikon prodhimet e sigurta dhe që plotësojnë normat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Çertifikata Global G.A.Prrit reputacionin e produkteve dhe vlerësohet si pasaporta e eksportit të prodhimeve në vendet e Bashkimit Evropian.

Të gjithë fermerët dhe përfaqësues të të gjithë agrobiznesit, të cilët do të marrin pjesë në këtë panair dedikuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë do të diskutojnë mbi arritjen e një standardi të vërtetë sigurie për konsumatorët shqiptarë për të garantuar transparencën e prodhimeve.

Ekspertë të Global G.A.Pdo të ndajnë për përfaqësuesit e agrobiznesit diskutime mbi rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëmtë të gjitha hallkave të sektorit, përshtatjen dhe standardizimin gjithmonë në partneritet me të gjithëfaktorët, për një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e fermave apo prodhimeve bujqësore.

Një nga qëllimet e çertifikimit Global G.A.P, me të cilin fermerët do të njihen gjithë gjatë punimeve të panairit AgroTech është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit, me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksportet drejt vendeve evropiane, të cilat janë kërkuese ndaj origjinës dhe cilësisë së prodhimeve.

Konferencaqë do të zhvillohet në Expocity Albania, do të japë mundësinë e shkëmbimit të informacionit, parashtrimin e strategjive dhe iniciativave në kuadër të zhvillimit të bujqësisë në vend, do të prezantojë hapësirat më të mira dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e agro-biznesit.

Pse Panairi AgroTech është një domosdoshmëri për fermerët

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i AgroBiznesit dhe AgroTeknikës, i cili do të zhvillohet në datat 15-16 Mars 2019, është një ngjarje e rëndësishme për të gjitha shoqëritë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Çdo sipërmarrës në fushën e bujqësisë,nësektorin e agroteknikës,çdo fermer i madh, i mesëm apo i vogël, prodhues apo grumbullues i çdo lloj produkti bujqësor mund të përfitojë nga mundësia për të marrë pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm të vitit për bujqësinë.

Ky aktivitet fton në një platformë komunikimi biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, aktorët më të rëndësishëm në fushat e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroteknikës.

Agrotech Expo & Forum 2019, falë vëmendjes ndërkombëtare, nëpërmjet aktiviteteve të organizuara, konferencës, forumeve dhe workshop-eve do t’u ofrojë sipërmarrësve shqiptarë dhe të rajonit të Ballkanit mundësi njohjeje dhe arritjeje të tregjeve të reja, shkëmbime dhe ndarje të eksperiencave, kontakte të vlefshme, informacione, edhe momente reflektimi për ridimensionimin e biznesit në nivele më të larta./AgroWeb.org

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al

Bllokimi i muskujve nga stresi dhe tensioni – Si ta kuptoni dhe si ta çlironi trupin tuaj

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Njerëzit që arrijnë të ‘fshehin’ emocionet janë më të prirur të vuajnë nga tensioni muskulor.

Bllokimi i emocioneve është shumë i rrezikshëm sepse shkakton vuajtje të panevojshme dhe nënshtron energjinë e trupit dhe shpirtit.

Ekspertët thonë se ndonëse njeriu me mendje mund të jetë në gjendje të fikë shumë emocione, trupi nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe vuan.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për rolin që luan ana shpirtërore në shëndetin e muskujve.

Tensioni i Pjesës së Sipërme të Shpinës

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Ekspertët thonë që hapi i parë drejt trajtimit të tensionit të kësaj pjese të shpinës është çlirimi emocional.

Tensioni i Shpatullës

Njeriu mban mbi shpatulla një sërë përgjegjësish, angazhimesh dhe problemesh.

Kjo barrë e rëndë shkakton tension dhe dhimbje të shpatullës.

Ekspertët rekomandojnë që herë pas here të kujtoheni të çliroheni nga një barrë e panevojshme.

Tensioni i Pjesës së Poshtme të Shpinës

Kjo pjesë vuan shumë nga pasiguritë emocionale.

Dhimbja bëhet më e fortë kur njeriu injoron problemet e veta dhe nuk pranon veten ashtu siç është.

Tensioni Abdominal

Shtrëngimi në stomak ndodh kur njeriu duhet të përballet me diçka të rëndësishme emocionale.

Ndjenjat nuk duhen anashkaluar dhe injoruar, thonë ekspertët.

Flisni me dikë qe ju kupton.

Tensioni i Qafës

Tensioni i qafës ndodh kur njeriu refuzon të përballet me diçka stresuese.

Nëse kjo ndodh rregullisht, do të zgjoheni çdo ditë me dhimbje serioze të qafës.

Tensioni i Mesit

Në këtë rast kemi të bëjmë me diçka që bren ndërgjegjien tuaj.

Gabimet janë për njerëzit, thotë populli, ndaj merreni shtruar dhe faleni veten ose kërkojini falje të tjerëve.

Tensioni i Kokës

Tensioni në këtë zonë buron nga frika.

Zbuloni atë që ju frikëson dhe ky problem emocional do të largohet.

Tensioni i Kyçeve

Kyçet vuajnë kur njeriu është i mërzitur dhe i zemëruar.

Zemërimi manifestohet dashje pa dashje dhe trupi flet qartë.

Tensioni i Gjymtyrëve të Sipërme

Kjo zonë mbart problemet me të kaluarën dhe padurimin.

Të dyja këto probleme shfaqen me dhimbje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të gjymtyrëve.

Tensioni  i Gjurit

Ky problem buron nga frika për të treguar brishtësinë emocionale dhe shpirtërore.

Sa më pak të frikësuar të jeni, aq më pak dhimbje fizike do të ndieni.

AgroWeb.org këshillon të mundoheni të çlironi emocionet, të flisni me miqtë e të ecni në natyrë. Trupi dhe shëndeti juaj vuajnë kur jeni të stresuar dhe kur mbani brenda jush emocionet.

Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë. AgroWeb.org tregon se kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.

Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës.

Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.

Arsyet Përse Dalin Thinjat 

Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme.

Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.

Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa.

Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.

Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.

Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.

Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët.

Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.

A Duhen Shkulur Thinjat?

Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.

Kjo është shkencërisht e pamundur.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat.

Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.

Brishtësia e flokut

Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.

Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.

Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave

Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.

Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.

Trajtimet për flokët e thinjur

Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.

Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.

Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Rikthehet acari, Këtë javë temperaturat bien 10 gradë nën zero, Kujdes nga virozat dhe gripi

Kjo është periudha më delikate për t’u prekur nga gripi dhe virozat.

U duk se vala më e ftohtë e këtij dimri u largua me fundin e muajit janar.

Por Shërbimet Meteorlogjike, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë një mot ekstremisht të ftohtë në ditët në vijim.

Pavarësisht rritjes së temperaturave në dy javët e fundit, i gjithë terriori I vendit do të përfshihet nga një valë tjetër I ftohti ku do të mbizotërojnë erërat e ftohta, reshjet e borës dhe ato të shiut.

Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org ka bërë të ditur se në zonën Lindore dh eJuglindore të vendit pritet të ketë rreshje bore ndërsa duke nisur nga sot pasdite pritet të nsin rreshje shiu.

Po sipas të Meteoalb, temperaturat do të ulen deri në 10 gradë nën zero.

Kur pritet të bien temperaturat dhe sa do zgjasë i ftohti ekstrem?

“Moti gjatë javës: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kujdes nga Virozat dhe Gripi

Tre javët e para të janarit sollën një mot ekstremisht të ftohtë dhe të acartë, ku mbizotëruan temperaturat e ulëta nën zero dhe rreshjet e bores por javët në vijim pasuan një mot të ngrohtë ku temperaturat u rritën më shumë gradë më lartë duke arrtiru deri në 21. Një situatë e pazakontë kjo për muajt e dimrit.

Megjithatë, vijojmë të jemi në stinën e dimrit dhe moti pritet të sjellë temepratura të ulëta, rreshje bore dhe shiu në të gjithë territorit të paktën përgjatë kësaj jave.

Kjo është periudha më delikate për t’u prekur nga gripi dhe virozat, këto të fundit bëhen më kërcënuese në rastet e luhatjeve ekstreme të motit.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj.

Si ndryshon zemra pas moshës 50 vjeç – Ndryshimet te burrat dhe gratë

Në të pesëdhjetat, sëmundjet e zemrës janë kërcënimi më i madh për shëndetin e një gruaje dhe një burri.

Të pesëdhjetat shpesh konsiderohen si dekada më e rëndësishme e jetës së një njeriu.

Megjithatë, kjo moshë shoqërohet edhe me një këmbanë alarmi, për mirëqenien e organizmit dhe veçanërisht për shëndetin e zemrës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ndryshimet e moshës që ndodhin në organizëm të cilat dëmtojnë zemrën.

Sëmundjet e zemrës janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të vdekjeve të parakohshme në vend.

Në të pesëdhjetat, sëmundjet e zemrës janë kërcënimi më i madh për shëndetin e një gruaje dhe një burri.

Ekspertët thonë se rreth moshës 45, rreziku që një burrë të goditet nga një atak në zemër rritet.

Në fakt mosha mesatare që një burrë të goditet nga një atak në zemër është 66 vjeç.

Në rastin e grave, menopauza, e cila shfaqet rreth të 50-ve , mund të nxisë ndryshime në shëndetin e zemrës dhe të rrisë gjasat e një sëmundjeje.

Ngurtësimi i Muskujve të Zemrës

Kur njeriu futet në të pesëdhjetat, muskujt e zemrës nisin të ngurtësohen duke vështirësuar pompimin efikas të gjakut.

Një gjë e tillë përkeqësohet tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale.

Estrogjeni, një nga hormonet më të rëndësishme në organizmin e një gruaje nis të bjerë ndjeshëm kur një grua është 50-54 vjeç.

Një ndryshim i tillë rrit rrezikun jo vetëm të diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.

Simptomat e problemeve të tilla janë: marrja e frymës, lodhja, enjtja e kyçeve, rrahjet e shpejta të zemrës dhe kolla me sekrecione.

Rrahjet e Çrregullta të Zemrës

Aritmia është shumë e përhapur pas të pesëdhjetave.

Tek gratë ajo shfaqet si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe shoqërohet me simptoma të ndryshme.

Këtu përfshihet: marrja e frymës, të fikëti, dhimbjet e kraharorit dhe marramendja.

Gratë Më Të Rrezikuara nga Thyerja e Zemrës

Thyerja e zemrës mund të jetë simbolikë e zhgënjimeve të mëdha në jetë, por sipas mjekëve zemra e një gruaje mund të thyhet me të vërtetë.

Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin ritmin normal të zemrës në një pjesë të veçantë të muskulit duke e dëmtuar atë.

Sindroma e zemrës së thyer është shumë e përhapur tek gratë nga mosha 58 deri në 70 vjeç dhe shkaktohet kryesisht nga marrja e një lajmi të keq.

Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, shumë njerëz mund të rimëkëmben nga kjo sindromë pa dëme të thella në zemër.

Mbipesha Rrit Rrezikun e Problemeve me Zemrën

Me kalimin e moshës, metabolizmi ngadalësohet dhe pesha e tepërt bëhet e paevitueshme.

Pesha e tepërt mund të rrisë rrezikun për kolesterolin e lartë, inflamacionin dhe obezitetin.

Të gjitha këto janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Pas të 50-ve, zemra e burrave dhe grave vuan nga rritja e tensionit të gjakut, zgjerimi i enëve të gjakut, por edhe cilësia e keqe e gjumit.

Lajmet e këqija në media ju sëmurin – Ndikimi i fshehtë në shëndet

Ndikimi vërehet tek humori, sjellja dhe mënyra e të menduarit.

Ndonëse ekspozimi ndaj një lajmi të keq është vetëm një e e shtypur e telekomandës larg, përmbajtja shpesh pa filtra e lajmeve, programeve televizive, filmave ka një ndikim të fortë në shëndetin psikologjik të njeriut.

Ndikimi vërehet tek humori, sjellja dhe mënyra e të menduarit.

Një anketë e ditëve të fundit e Institutit të Statistikave tregon se nëntë nga dhjetë shqiptarë ndjekin rregullish mediat, kryesisht televizionin.

Ky i fundit sipas ekspertëve është kthyer në një burim stresi për shkak të përmbajtjes jo vetëm të lajmeve që shkojnë përtej interesit publik, por edhe debateve politike që i ndajnë shqiptarët në dysh a në tresh.

Por televizori nuk është i vetmi burim stresi.

Rrjetet sociale janë gjithashtu një vend që gëlon nga informacione të vazhdueshme që nuk kanë të sosur.

Ato janë plot e përplot me lajme përdhunimesh, vrasjes, grabitjesh, korrupsioni, ndarjesh, tradhtish e të tjera si këto.

Një anketë e kryer nga institucioni Pew të cilit i referohet AgroWeb.org konfirmon se ekspozimi i njerëzve ndaj ngjarjeve traumatike edhe në rrjete sociale është rritur ndjeshëm.

Si Ndikohet Truri Nga Lajmet e Këqija

Truri i njeriut është ndërtuar në mënyrë të atillë që të përpunojë stresin e shkaktuar nga një traumë duke u futur në një gjendje emocionale të fortë.

Kjo gjendje zakonisht duhet të zgjasë pak.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org. ekspozimi i vazhdueshëm ndaj traumës mund të prishë aftësinë normale e të shëndetshme të njeriut për t’u qetësuar.

Kjo gjendje e vazhdueshme stresi që shkaktohet nga lajmet e këqija shpaloset me simptoma të rënda.

Njeriu është i lodhur që në mëngjes.

Ai është më i predispozuar të jetë në ankth dhe të preket nga depresioni.

Me larminë e lajmeve të këqija që njeriu merr çdo ditë, stresi mund të bëhet kronik.

Ai manifestohet me dhimbje koke, dhimbje muskujsh, probleme me tretjen, ankth dhe probleme me gjumin.

Si Të Fikësh Fluksin e Lajmeve të Këqija

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë vendosjen e një limiti kohor për lajmet televizive apo në rrjetet sociale.

Kjo është e domosdoshme për të qetësuar sistemin nervor.

Jini të vëmendshëm ndaj mbingarkesës emocionale pas dëgjimit të një lajmi në televizion apo një debati politik të ngarkuar me tone negative.

Kur të kuptoni që lajme apo ngjarje të ndryshme po ju ngarkojnë emocionalisht, fikeni televizorin, lëreni telefonin mënjanë dhe shkëputuni.

Lajmi mund të kalojë në televizionet e shumta të Shqipërisë apo në portale e rrjete sociale, por ai mund t’ju sëmurë.

Mos harroni të merrni ju telekomandën për mirëqenien e shëndetit tuaj.

Bllokimi i hundëve – Disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm

Vështirësia në frymëmarrje dhe humbja e oreksit janë dy aspekte aspak të rehatshme të të ftohurës apo gripit.

Bllokimi i hundëve nga sekrecionet mund ta bëjë jetën të vështirë por kjo ndodh përkohësisht.

Hundët mund të pastrohen nga sekrecionet falë disa kurave natyrale të mira për organizmin.

Simptomat e Bllokimit të Hundëve

Bllokimi i hundëve shoqërohet me një grumbullim të dendur të sekrecioneve, enjtje të indeve të hundës dhe dhimbje të sinuseve.

Tek të sapolindurit, bllokimi i hundëve mund të zgjasë për një muaj duke vështirësuar ushqyerjen e tyre.

Një prej arsyeve më të zakonshme të bllokimit të hundës është inflamacioni në flegrat e saj.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës, gripit apo sinozitit.

Në rastet e këtyre problemeve, situata përmirësohet shpejt por ka raste siç është sinoziti kronik, myku apo alergjitë që tejzgjatin vështirësinë në frymëmarrje.

Kurat Natyrale Për Zhbllokimin e Hundëve

Uthulla e Mollës

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një luge çaji me uthull molle në një gotë me ujë të vakët.

Kjo tretësirë duhet pirë një ose dy herë në ditë.

Kjo kurë funksionon për shkak të acidit acetik dhe kaliumit që hollojnë sekrecionet dhe luftojnë mikrobet.

Çaji i Nenexhikut

Çaji i nenexhikut mund të përgatitet duke zier 8-10 fletë nenexhiku në ujë.

Çaji duhet pirë një deri në dy herë në ditë.

Mentoli tek nenexhiku lufton inflamacionin dhe çliron hundët nga sekrecionet.

Vaji Esencial i Trumzës

Për këtë kurë, AgroWeb.org ju udhëzon se duhet të zieni ujë në një tenxhere dhe të hidhni 6-7 pika të vajit esencial të trumzës.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe nuhatni avullin e lëshuar nga uji i zier me vajin esencial.

Kjo kurë funksionon sepse përbërësit e vajit luftojnë mikrobet dhe inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes.

Të njëjtën kurë mund ta bëni edhe me vajin e rozmarinës i cili ndihmon edhe kundër kollës dhe të ftohurës në përgjithësi.

Ujë Me Kripë

Uji me kripë mund të hidhet në një shishe spërkatëse për hundët dhe ta përdorni në secilën flegër.

Kjo kurë është efikase në zhbllokimin e hundëve por funksionon edhe kundër alergjive, të ftohurës dhe sinozitit.

Hudhra

Zieni ujin në tenxhere. AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni 3-5 thelbinj të shtypur hudhre dhe mbulojeni kokën me peshqir.

Nuhatni avullin e lëshuar nga hudhra dhe përsëriteni kurën dy herë në ditë.

Hudhra është ideale kundër baktereve, mikrobeve dhe inflamacionit. /AgroWeb.org

Ndikimi i ilaçeve të gripit në shëndetin e zemrës – Çfarë duhet të bëni

Çdo bar kundër gripit, të ftohurës apo dhimbjeve duhet përdorur me shumë kujdes.

Kjo peridhë përbën pikun e stinës së gripit dhe të ftohurës.

Në shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve, njeriu ka tendencën të vrapojë drejt farmacisë dhe të furnizohet me medikamente të ndryshme kundër gripit dhe të ftohurës.

Megjithatë, mjekët paralajmëron se këto barna kanë efekte në zemër.

Për shembull, barna si ibuprofeni ose ato që kanë një rol zhbllokues të rrugëve të frymëmarrjes që përmbajnë substanca si pseudoephedrine and phenylephrine, janë të dëmshme për zemrën.

Sipas ekspertëve, njerëzit që nuk e kanë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut apo shëndetin e zemrës nuk duhet të marrin këto barna me efekt zhbllokues.

Rreziku Në Rritje i Sëmundjeve të Zemrës

Të dyja llojet e barnave të përmendura më lart rrisin tensionin e gjakut.

Barnat me rol zhbllokues ngushtojnë enët e gjakut në hundë dhe zbusin inflamacionin.

Megjithatë, ngushtimi i enëve të gjakut është gjëja e fundit që i duhet një personi që vuan nga tensioni i lartë i gjakut apo sëmundjet e zemrës.

Parandalimi, Hapi Më i Rëndësishëm

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që e teprojnë me këto barna janë trefish të rrezikuar nga një atak në zemër.

Ky rrezik është ndjeshëm më i lartë brenda javës nga konsumi i këtyre barnave thonë ekspertët.

Sipas tyre, çdo barnë kundër gripit, të ftohurës apo dhimbjeve duhet përdorur me shumë kujdes.

Nëse vëreni që këto barna ju rrisin tensionin apo rrahjet e zemrës është konsultohuni menjëherë me një mjek.

Masat Që Duhet Të Merrni Kundër Sëmundjeve

Vitamina C

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se mungesa e vitaminës C, e plogështon sistemin imunitar.

Mjekët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në ditë.

Këtë sasi mund ta merrni nëpërmjet agrumeve ose suplementëve.

Nëse jeni prekur tashmë nga gripi, atëherë synoni të merrni deri në 4,000 mg vitaminë C.

Uji

Kur jeni sëmurë duhet të siguroheni që trupi është i hidratuar mjaftueshëm.

Uji ndihmon në nxjerrjen e viruseve nga sistemi.

Bashkë me ujin nuk duhet të mungojë limoni, mjalti dhe kanella që ndihmojnë në largimin e sekrecioneve.

Vitamina D

Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D tejzgjat simptomat e infeksioneve të gripit.

Trupi e merr vitaminën natyralisht nëpërmjet diellit.

Por këtë vitaminë e gjeni edhe tek qumështi, veza, salmoni, qumështi i bajames dhe tek suplementët.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ndihmon në qetësimin e fytit të acaruar.

Uthullën mund ta pini në doza të vogla me lugë kafeje ose ta tresni në ujë.

Hudhra

Hudhra forcon sistemin imunitar dhe përshpejton shërimin nga gripi dhe virozat.

Mjekët rekomandojnë që ta konsumoni hudhrën çdo ditë.

Probiotikët

Probiotikët rikthejnë ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Këto të fundit jo vetëm që forcojnë sistemin imunitar por edhe parandalojnë infeksionet.

Probiotikët i gjeni tek kosi ose nëpërmjet suplementëve.

Parkinsoni po kthehet në sëmundje të shekullit – Arsyet e rritjes dhe ushqimet më të mira

Sot numri i njerëzve të diagnostikuar me parkinson varion nga 7 në 10 milionë.

Ekspertët kanë shprehur shqetësim në lidhje me përmasat e frikshme të përhapjes së sëmundjes së Parkinsonit.

Kjo sëmundje ka të bëjë me një çrregullim të sistemit nervor dhe zakonisht prek moshën e tretë.

Pikënisja e kësaj sëmujndjeje është mosha 60-65 vjeç.

Ajo prek shumë pjesë të sistemit qendror nervor dhe simptomat e saj zhvillohen mjaft ngadalë.

Me kalimin e kohës, çdo lëvizje e thjeshtë e trupit bëhet më e vështirë dhe progresi i sëmundjes shoqërohet edhe me shfaqjen e sklerozës.

Mbi 100 vjet më parë, sëmundja e Parkinsonit ishte shumë e rrallë, por sot numri i njerëzve të diagnostikuar me të varion nga 7 në 10 milionë.

A Po Kthehet Parkinsoni Në Një Sëmundje Pandemike

Në bazë të shifrave ku bazohet AgroWeb.org, ekspertët parashikojnë se në vitin 2040, numri i të diagnostikuarve me Parkinson do të kapërcejë 12 milionë njerëz.

Deri tani kjo sëmundje nuk ka qenë pandemike, që do të thotë se ajo nuk shpërndahej lehtë nga njeriu tek tjetri.

Por së fundmi, ritmet e përhapjes së sëmundjes kanë disa karakteristika të përbashkëta me një pandemi.

Ajo është tashmë e përhapur në çdo cep të globit dhe kjo besohet të ndodhë edhe falë faktorëve të ndryshëm ekonomikë.

Rreziku është në rritje

Duke qenë se sëmundja prek njerëzit në një moshë të caktuar, rritja e moshës mesatare të njeriut nënkupton një rritje të paevitueshme të prevalencës së Parkinsonit.

Industrializmi Global dhe Parkinsoni

Revolucioni industrial mund t’i ketë sjellë njerëzimit një sërë përfitimesh, por bashkë me to edhe pesticide dhe metale të rënda që kanë lidhje me sëmundjen e Parkinsonit.

Kjo sëmundje është ndoshta e vetmja e cila nuk zvogëlohet në shifra me përmirësimin e niveleve sociale dhe ekonomike në botë.

Medikamentet e Vjetëruara

Një nga terapitë ekzistuese kundër Parkinsonit është shpikur plot 50 vjet më parë dhe shoqërohet me efekte anësore psikologjike dhe fizike.

Mjekët po punojnë për medikamente të reja.

Ushqimet më të mira për të trajtuar Parkinsonin

Është shumë e rëndësishme që pacientët e Parkinsonit të ushqehen me fruta të freskëta organike, perime, produkte shtazore cilësore, drithëra të plotë dhe t’i nënshtrohen një regjimi ushqimor të pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes.

Heqja dorë nga ushqimet e përpunuara që mbajnë substanca sintentike, artificiale dhe kimikate është gjithashtu e rëndësishme.

Regjimi i pasur ushqimor kundër Parkinsonit: 

Ushqimet e pasura me fibër: Konstipacioni është një nga simptomat më të përhapura mes pacientëve që vuajnë nga Parkinsoni. Ushqimet e pasura me fibër dhe hidratimi ndihmojnë dhe përmirësojnë lëvizjen dhe funksionet normale të zorrëve.

Yndyrnat e shëndetshme: Këto yndyrna mbështesin shëndetin nervor dhe parandalojnë përkeqësimin dhe luhatjet e humorit. Peshqit e kapur në natyrë, avokado, arra e kokosit, gjalpi i pasterizuar, arrorët dhe farat, duhet të jenë pjesë e pandashme e këtij regjimi.

Vajrat me presim të ftohtë: Vaji i ullirit ofron vitaminën E e cila shërben si antioksidant. Ndërkohë që së bashku me vajin e arrës së kokosit duhet të përfshihen  në ushqime sepse luftojnë inflamacionin.

Ushqimet e pasura me Omega 3: Nivele të larta të acideve yndyrore rrisin nivelet e dopaninës dhe ulin inflamacionin. Konsumoni sa më shumë produkte deti të freskëta dhe jo të rezervatit, por edhe arrorë dhe fara.

Lëngje perimesh të freskëta: Ofrojnë vitamina dhe minerale. Lëngjet e freskëta janë hidratuese dhe luftojnë konstipacionin.

Proteinat vetëm në darkë: Nivelet e proteinës duhet të jenë të moderuara gjatë ditës. Në këtë mënyrë zbusin simptomat e Parkinsonit.

Çaji jeshil: Përmban polifenolë dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Ai përmban edhe theaninë që rrit nivelet e dopaminës në tru. Pini tre filxhanë me çaj në ditë për të marrë sa më shumë përfitime. Shumë pacientë përfitojnë edhe duke eliminuar drithërat plotësisht./AgroWeb.org