VOAL

Please Wait ...
0%

Si e kanë treguar skenën e vrasjes së Azem Hajdarit katër dëshmitarët e parë

By | September 12, 2017

Komentet

Të shtëna me armë zjarri ndaj një patrulle kufitare në veri të Kosovës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë, rreth orës 23:45, persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore kufitare në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i policisë rajonale për veriun e Mitrovicës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në momentin e të shtënave, në veturë kanë qenë dy policë kufitarë.

Ai ka konfirmuar po ashtu se nga këto të shtëna nuk kishte të lënduar, kurse automjeti është dëmtuar nga plumbat.

Hetimet, thuhet se janë duke vazhduar. Komuna e Zubin Potokut ndodhet në veri të Kosovës dhe banohet nga shumica serbe.

Rëndësia e fitores së Merkelit për shqiptarët, flet ambasadorja gjermane

Edhe për 4 vitet e ardhshme, Angela Merkel do të jetë sërish në krye të qeverisë gjermane. Por si përkthehet fitorja e saj, çfarë ndryshon në marrëdhënie me Shqipërinë e shqiptarët?

Sipas ambasadores gjermane në Tiranë, Suzane Schutz, fitorja e katërt rradhazi e “zonjës së hekurt”, do të thotë në parim një vijim i marrëdhënieve të mira Shqipëri-Gjermani dhe mbështjetjee plotë e integrimit të Ballkanit në BE.

“Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë. AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.”-tha Schutz.

Këto zgjedhje kanë qenë mjaft delikate jo vetëm për faktin se CDU e Merkel ka marrë një rezultat më të vogël se ai i vitit 2013 (5% më pak), por edhe për deklaratën e Schultz, i cili u shpreh se nga sot e tutje, socialdemokratët do të jenë opozita e re e vendit, duke lënë kështu të kuptohet se një koalicion nuk do të jetë i mundshëm.

Fill pasi sondazhet e shpallën fituese, Merkel foli edhe për hyrjen në Budestag të partisë nacionaliste, duke e konsideruar një shqetësim të madh.

“CDU/CSU është partia më e madhe dhe do të formojë qeverinë. Fushata zgjedhore është drejtuar mjaft mirë. Do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën. Është një shqetësim i madh për popullin gjerman emigracioni dhe siguria, për të cilat do diskutojmë gjatë ditëve dhe javëve ne vijim.Kemi përgjegjësi të shumta por do flasim me partnerët tanë për të bërë më të mirën e mundshme. Fushata zgedhore është drejtuar mjaft mirë”, shtoi ajo.

DW

Anketat paszgjedhore në Gjermani: Merkel siguron një mandat të katërt

Angela Merkel arriti fitore në zgjedhjet e së dielës për një mandat të katërt në zgjedhjet federale, një arritje historike. Por partia e saj Kristian Demokrate mundi të sigurojë një numër më të vogël votash nga sa parashikohej.

Ndërkohë, partia populiste e ekstremit të djathtë arriti të fitojë një numër më të madh votash nga sa parashikuan të gjitha anketat.

Sipas anketave paszgjedhore të publikuara menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimeve në orën 6 pasdite sipas orës lokale, Partia Krisitian Demokrate e zonjës Merkel dhe partia e saj simotër bavareze, Unioni Social Demokrat, siguruan 32,5 për qind të votave.

Zonja Merkel bëhet kështu një prej tre kancelarëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore që zgjidhet për një mandat të katërt.

Shqipëria pa mjekë specialistë, të gjithë po braktisin vendin!

Shumica e spitaleve të rretheve vazhdojnë të jenë pa mjekë specialistë. Dhe shpresat që mungesat të rikuperohen me të diplomuarit e rinj, sa vijnë e shtohen

Mjekët po largohen gjithnjë e më shumë në kërkim të punësimit në vende të Bashkimit Europian, SHBA apo Kanada.

Të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për 265 mjekë të larguar në dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve specialistë.

Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit dhe sipas të dhënave, gjysma e tyre largohen jashtë vendit.

Pasojat po i ndjejnë së pari spitalet e rretheve. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë.

Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në renimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.

Një pjesë tjetër të pasojave i vuajnë qendrat spitalore në Tiranë. Nga mungesa e mjekëve në rrethe, qytetarët detyrohen t’i drejtohen kryeqytetit, duke sjellë mbipopullim të spitaleve. /TvKlan

Artan Hoxha: “Grupet kriminale paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose drejtorë policie”

Duke folur për operacionet policore të ditët e fundit që synojnë të godasin grupet kriminale në vend, gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24. Ai tha se situata është aq e rëndë sa shefa komisariatesh apo drejtorë policie marrin rroga mujore nga krerët e këtyre grupeve.

“Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose për drejtorë policie. Në këto moment vetëm një njoftim ju japin, nesër ka operacion dhe ata nuk dalin. Ka shkuar policia ka bërë një super operacion, po kë kanë kapur? Duket si gjëja më normale por një shef komisariati sapo merr detyrën menjëherë bëhet tentativa për tu futur tek borderoja e grupit kriminal që ka krijuar biznese të ligjshme”,- tha gazetari, siç raporton BalkanWeb.

E në këto kushte, ai tha se do ishte shumë mirë që të nise sa më parë vettingu në polici. Duke këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Hoxha tha se vettingu në radhët e policisë duhet të nisë nga lart.

“Nuk e ka të lehtë betejën Fatmir Xhafaj, ka përballë grupe që e kanë sfiduar shtetin, janë të paprekshëm, janë ata që i japin rroga drejtuesve të policisë. Ai e ka premtuar, do t’i duhet vullnet i jashtëzakonshëm politik. Nëse do besojë tek kjo kupolë drejtuese që ka është punë për të, por nëse do vërtet të bëjë atë që ka thënë të godasë bosët e krimit, do të duhet të drejtojë një ekip që të mos ketë mbi vete përgjegjësitë e situatave që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në territorin e Shqipërisë. Me këtë nivel drejtuesish të korruptuar dhe nën presionin e bandave s’mundet . Nuk po them se do godasë të gjitha grupet, por dy, tre duhen goditur. S’ka asnjë bos droge sot në burg. Në momentin që në Tiranë është arrestuar Shullazi çdo gjë ka pushuar dhe policia merret vetëm me krime ordinere. Më falni por në Tiranë nuk është vetëm Shullazi dhe grupi i tij”,- shtoi ai.

SHBA dërgojnë avionë bombardues shumë pranë Koresë së Veriut

Pentagoni thotë se një mision me bombardues të tipit B-1B janë nisur nga Guami, krahas me avionë luftarakë F-15 të nisur nga Okinava e Japonisë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi oqean, në lindje të Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara thonë se misioni ka shkuar në pikën më veriore të Zonës së Çmilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean. Sipas zyrtarëve, këtë shekull, asnjë avion luftarak, apo bombardues amerikan nuk ka fluturuar ndonjëherë në atë territor.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Dana White tha në një deklaratë se misioni tregon për seriozitetin me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara “sjelljen e papërgjegjshme” të Koresë së Veriut.

B1-B bomber & F15

B1-B bomber & F15

Në deklaratë thuhet se fluturimi i avionëve luftarakë është një “demonstrim për vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe një mesazh i qartë” se Presidenti Donald Trump “ka opsione të shumta ushtarake për të përballuar me sukses çdo lloj këcënimi”.

Zëdhënësi White tha se “ne jemi të përgatitur për të përdorur të gjitha aftësitë ushtarake për të mbrojtur atdheun tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatët tanë.”

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se “do ta shkatërrojë plotësisht” Korenë e Veriut, në se Shtetet e Bashkuara të detyroheshin të vetëmbroheshin, ose do të mbronte aleatët nga një sulm koreanoveriror.

Artan Hoxha: Buxheti i “krimit” më i madh se i Ministrisë së Brendshme. Pse heshtin për Klement Balilin?

TIRANE- Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit, “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24 u shpreh skeptik për operacionet policore që ndalojnë makinat luksoze në rrugë me pretendimin se po godasin asetet e krimit në vend.
“Ne po flasim për një natyrë krejt tjetër të krimit që shkaktojnë vrasje në mes të qytetit, ata e kanë sfiduar shtetin ia kanë hedhur dorashkën. Janë të fuqishëm, kanë buxhet dhjetëra e qindra miliona euro edhe më të madh se Ministria e Brendshme, kanë burime logjistike”,- tha ai, siç raporton “BalkanWeb”.

Duke marrë shkas nga rastet në Elbasan e Vlorë, Hoxha tha se suksesin e një operacioni policie e tregon rezultati, por në realitet sipas tij nuk është kapur deri më tani kapur asnjë nga “kokat” apo “bosët” e krimit. Ai riktheu në vëmendje rastin e “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balilin të pakapur ende.

“Si nuk dëgjova në Elbasan, Vlorë apo Sarandë që të kapet një person me rrezikshmëri të lartë. Një vit e gjysmë u përfol për një person me rrezikshmëri të lartë, quhej Kelment Balili “Eskobari i Ballkanit”. Si ka mundësi që se përmend më njeri pas fushatës? A e kërkojnë më? Nëse e ke në kërkim dhe hesht dhe shkon atje ndalon çdo njeri që sheh me makinë luksi,mos prit rezultate. Këto operacione kanë efekt mediatik. S’ke sukses po nuk bashkëpunove me organe të tjera si Prokuroria apo Shërbimi sekret. S’ke shans t’i kapësh bosët e drogës me furgona policie”,- shtoi Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

Telegrami nga Shkodra pas shtypjes së qëndresës së Prek Calit dhe konferenca matanë kufirit

 

21687449_1452782038102960_5735619239274540438_n

Menjëherë pas shtypjes së qëndresës së Prek Calit, matanë kufirit, në trojet shqiptar nën zotërim jugosllav u zhvillua një konferencë. U zgjodh qyteti shqiptar i Tuzit. Shefqet Peçi raportoi më parë për shtypjen e qëndresës dhe të dhënat përkatëse dhe u nis në Tuz. Ky është telegrami i datës 28.2.1945 për takimin e Tuzit, në të cilin popullsia vendase e atjeshme që përbënte shumicë cilësohet minoritet.

Nga Kastriot Dervishi

Ja kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në takimin e realizuar me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë (DBM), ka thënë se 2019 do të jetë viti kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, ka bërë të ditur DBM-ja

Kryetari i DBM-së, Metodija Kolloski ka kërkuar nga kryeministri Zaev sqarim lidhur me ligjin e gjuhëve, duke theksuar se ky komunitet pajtohet me çfarëdo vendimi që  “është në përputhje me Kushtetutën, unitaritetin, integritetin dhe interesin e Maqedonisë”.

“Zaev sqaroi se propozim-ligji i gjuhëve paraqet çështjen e fundit të ligjit të gjuhëve që u soll në periudhën kohore 2008-2011 dhe nuk cenon Kushtetutën e Maqedonisë. Regjistrimi i popullsisë do të ndodh më vitin 2019”, thuhet në kumtesën e DBM-së.
Lidhur me kontestin e emrit, DBM-ja përsëriti qëndrimin e saj se Maqedonia nuk duhet të pranojë integrimin e saj në NATO dhe BE duke ndryshuar emrin e saj.

Trumpi vazhdon deklaratat e ashpra për Korenë e Veriut

“Njeriu raketë ishte një çështje që duhej të diskutohej më parë nga Clinton dhe Obama. Duhet të ishte diskutuar vite më parë, por nuk është diskutuar. Aktualisht unë po interesohem me këtë çështje sepse duhet ta zgjidhim”

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se “Njeriu raketë ishte një çështje që duhej të diskutohej më parë nga Clinton dhe Obama. Duhet të ishte diskutuar vite më parë, por nuk është diskutuar. Aktualisht unë po interesohem me këtë çështje sepse duhet ta zgjidhim”.

Në një miting me votuesit republikanë në Alabama të SHBA-ve, Trump ka bërë vlerësime për shumë çështje në lidhje me politikat e brendshme dhe të jashtme.

Duke vazhduar deklaratat e ashpra për Korenë e Veriut, Trump tha se kjo çështje duhej të ishte diskutuar vite më parë dhe se kërcënimet me testimet nukleare duhej të parandaloheshin më parë.

Trump duke mbrojtur idenë e tij se demokratët nuk kanë hedhur hapat e nevojshëm në çështjen e Koresë së Veriut. Pasi ka vënë theksin se duhet të zgjidhin problemin në lidhje me Korenë e Veriut, Trump tha se “Nuk kemi alternativë tjetër. Ndoshta disa hapa do të funksionojnë, disa jo. Unë personalisht nuk jam i sigurtë se do të funksionojnë, por sido që të ndodhë mund të them se jemi të sigurtë.

Ndërkohë rreth Obamacare ai tha se “Kjo Obamacare patjetër do të ndryshohet. Ti thuash ‘jo’ kësaj, sinqerisht kjo është e tmerrshme”, është shprehur Trump, në lidhje me qëndrimin e senatorit republikan të Arizonas, John McCain, i cili ka deklaruar se do të votojë ‘jo’ në procesin në lidhje me ndryshimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore i cili njihet ndryshe dhe “Obamacare”. aa

SHABAN MURATI: DISA SHQIPTARË E IDENTIFIKOJNË PATRIOTIZMIN ME TË DREJTËN PËR TË SUNDUAR TË TJERËT NË SHQIPËRI

VOAL – Diplomati i karrierës Shaban Murati, në një postim në faqen e tij në facebook, ka ngritur shqetësimin rreth prirjeve të sotme të disa shqiptarëve, krejt të kundërta me ato të Rilindjes sonë Kombëtare, për të mos pasur asnjë parim për hir të sundimit mbi të tjerët.

Ja postimi i plotë:

 

Këshilla për miqtë:

Ndryshe nga ideali patriotik i Rilindjes sonë Kombëtare, disa shqiptarë edhe sot në shekullin 21 e identifikojnë patriotizmin me të drejtën e fshatit, të malit dhe të krahinës së tyre për të sunduar të tjerët në Shqipëri.

Donika Gërvalla Schwarz: Për një LDK të tjetërsuar Kosova nuk ka nevojë!!!

Lidhja??????

Çka është kjo dhe kë e lidh me kë apo me çka?

Kush i trembet “D”-së (demokracisë) në një parti, të cilën pikërisht mungesa e “D”-së (demokracisë) së brendshme e ka kthyer në hije të vetvetes.

Lërini improvizimet e lodhta.

LDK është simboli i lirisë dhe prosperitetit të Kosovës, i përpjekjes për të arritur të pamundurën në situata tepër të vështira për vendin.

Kush nuk e gjen veten në këto tri shkronja, le ta gjejë veten tjetërkah.

Vetëm një LDK, e cila është besnike e parimeve dhe qendrimeve të saj , ofron shpresë për njē politikë progresive dhe largpamëse për Kosovën.

Për një LDK të tjetërsuar Kosova nuk ka nevojë!!!