VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shurupi natyral për energjinë e organizmit – Si ta përgatisni vetë

By | June 14, 2018

Komentet

Kujdes – Ushqimet që përkeqësojnë tiroiden e që duhen shmangur

Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre.

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden.

Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndërr është hipotiroidizmi.

Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides.

Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.

Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit.

Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.

Teprimi me Brokoli Dhe Lakrat E Vogla

Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin.

Por nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen.

Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla.

Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.

Ëmbëlsirat

Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer.

Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike.

Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.

Peshku Ton

Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.

Jodi i tepert

Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht.

Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme.

Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.

Proshutat Dhe Salçicet

Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salçicet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.

Suplementët E Kalçiumit Dhe Hekurit

Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave,  kalçiumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike.

Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.

AgroWeb.org ju rekomandon të këshilloheni me mjekun tuaj.

Buka, Drithërat, Makaronat

Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar.

Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Të Skuqurat

Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.

Hipotiroidizmi zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Salepi i ngrohtë – Shije unike dhe vlera shëndetësore

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit.

Pite shtëpie me kos – Të buta, Të ngrohta plot shije

Pitet e përgatitura nga amvisat shqiptare janë padyshim gatimi më i preferuar i të vegjëlve ashtu si edhe të rriturve.

Të mbushura me gjizë a me djathë, me qepë e domate, me mish grirë a me spinaq pitet ofrojnë një shije fantastike që të përfshin tërësisht duke të ndezur dëshirën për t’i konsumuar sa më parë.

Ideale për t’i konsumuar në mëngjes por edhe në çdo moment të ditës, ashtu si edhe për t’ua dhënë fëmijëve me vete në shkollë apo për t’i marrë edhe vetë gjatë pushimit të punës.

Pitet janë ndër gatimet më speciale që kuzhina shqiptare ofron.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tipike të amvisave shqiptare për përgatitjen e piteve në shtëpi, një mënyrë fantastike për të kënaqur gjithë familjen.

Përgatitja e Piteve të Shtëpisë 

Përbërësit 

½ kg miell

200 gr kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Kripë

Vaj për skuqje

Përgatitja 

Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes. Shtoni aty kosin, hidhni kripën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe  jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël. Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.

Pasi e keni shtruar petën, piten kalojeni për skuqje nga të dyja anët.

Nëse preferoni, para se t’i skuqni, kur i keni hapur mund t’i shtoni brenda pak gjizë apo mbushje të tjera sipas preferencës.

Pasi keni shtuar mbushjen, paloseni piten dhe bashkoni mirë me anë të një piruni të dyja anët e pites në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë skuqjes.

Më pas skuqini në një tigan me pak vaj (për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org u sugjeron të përdorni vaj ulliri).

Përmes kësaj recete do të mund të përgatisni rreth 10-12 pite.

Mënyra më e shijshme e përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz

Receta me mish pule janë fantastike në çdo mënyrë gatimi.

Në supa të ndryshme, gjellë apo tava mishi i pulës mbetet ndër më të preferuarit jo vetëm për shijen që u jep gatimeve por edhe për vlerat ushqyese që ka.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë të shijshme dhe një mënyrë gatimi shumë të veçantë të përgatitjes së tavës me pulë dhe oriz, pasuruar me disa përbërës të tjera që i shtojnë edhe më shumë shijen dhe aromën.

Një recetë ideale për një vakt të plotë dreke por edhe darke gjithashtu, ashtu siç është edhe një mënyrë perfekte për ta përgatitur gjatë fundjavave kur familja bashkohet rreth tryezës.

Kjo tavë fantastike mund të shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, turshi por edhe salca të ndryshme.

Gjithashtu  kjo tavë shoqërohet plot shije edhe me tarator me kos, hudhra e kastraveca.

Përgatitja e Pulës me Oriz  

Përbërësit

1 pulë e majme e freskët

1 kg oriz

2 l ujë

2 kokrra qepë mesatare

3-4 domate mesatare

Vaj ulliri

Kripë

Kopër

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni aty vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë. Kaurdisini për pak dhe më pas shtoni thelat e mishit të pulës.

Kaurdisini për pak minuta nga të dyja anët sa mishi të humbasë ngjyrën e kuqe.

Më pas, shtoni domatet e grira në rende, dhe lërini të ziejnë bashkë me qepën dhe mishin e pulës për pesë minuta.

Hidhini ujin dhe lëreni të ziejë. Për të provuar nëse mishi është zierë sa duhet, AgroËeb.org ju këshillon të provoni nëse mishi shkëputet nga pjesa e fundit të kofshës së pulës.

Në këtë moment, hidhni orizin dhe lëreni në tenxhere për 4-5 minuta. Rregullojeni masën me kripë, piper dhe kopër dhe shtrojeni në një tepsi.

Sipas traditës tava piqet në saç, në mungesë të tij ajo futet në furrë dhe piqet derisa të marrë në sipërfaqe ngjyrën e pjekjes.

Çaji i degëzave të bredhit – Lëngu mirëbërës i natyrës

Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten.

Halat e freskëta të bredhit lëshojnë një lëng të lehtë me shije të ngjashme me atë të limonit, ndërsa ato të bredhit të vjetër do të lëshojnë një lëng më të fortë, paksa më të hidhur dhe të plotë.

AgroWeb.org këshillon që zgjedhja më e mirë është ajo e mbledhjes së halave sa më të gjelbra të mundshme, pasi ato janë më të freskëtat.

Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten.

Halat e freskëta, sythat e boçeve dhe degët e bredhit të bardhë ose atij të zi, të dy të gjendur në Shqipëri, së bashku kanë funksione bimore, madje përdorimet e tyre arrijnë deri aty sa të përdoren edhe në fermentimin e birrave artizanale.

Gonxhet e freskëta të halave të bredhit kanë ngjyrën më të bukur. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ato kanë një nivele të jashtëzakonshme të përmbajtjes së vitaminës C.

Nëse i thani ose i ruani në ngrirje, këto gjethe halore do t’ju japin vitaminën e nevojshme dhe do të luftojnë inflamacionet në organizëm.

Gjethet halore përmbajnë karotenoidë dhe janë të pasur me minerale si kaliumi dhe magnezi. Që në kohërat e lashta, këto maja të mprehta të gjelbra janë përdorur për largimin e kollës dhe shërimin e fytit, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Gjilpërat e gjelbra kanë shumë klorofil që ndihmon në shërimin e plagëve, mbajnë nën kontroll oreksin, dhe transporton oksigjenin në qeliza.

Klorofili neutralizon radikalet e lira, mban sheqerin në gjak nën kontroll, përshpejton shërimin e plagëve dhe izolon metalet helmuese në organizëm.

Si të përgatisësh çajin nga haloret e bredhit

Merrni disa degëza nga bredhat, nga ato të rejat dhe të sapoçelurat ose nga degët më të vjetra nëse doni, shkëputini halat dhe lajini mirë me ujë të rrjedhshëm.

Më pas gjethet halore nga pjesa e majës së degëzimeve, që është edhe pjesa më e mirë për t’u përdorur në përgatitjen e çajit.

Këto gjethe halore – copëtojini dhe shtypini mirë. Shtypja jo vetëm që do të aktivizojë vlerat e thella të bredhit, por edhe do ta lehtësojë përthithjen e substancave mirëbërëse.

Më pas masën e përftuar e ndani dhe e vendosni nëpër filxhanë.

Shtoni nëpër filxhanë ujin e valuar nga çajniku dhe çaji me gjethet halore të bredhit do të jetë gati.

AgroWeb.org këshillon të shtoni mjaltë të mirë dhe disa pika limon që ta ktheni shijen e çajit të bredhit më afër çajrave, të cilat i konsumoni rregullisht.

Përdorime të tjera:

Halat e bredhit, njëlloj si në rastin e rozmarinës mund të përdoren në lëngje frutash dhe sallatash.

Ato mund të lihen në enë me ujë të pijshëm për një orë dhe do të lëshojnë të gjitha vlerat dhe ushqyesit. Këtë ujë mund ta pini më pas njëlloj si ujin me limon.

Haloret e bredhit mund të përdoren në supë, sallatë, perime të zgarës dhe gatime të ziera.

Ato shkojnë shumë me drithërat dhe bishtajore, pasi shumëfishojnë përthithjen e mineraleve.

Mund të përdoren për përgatitjen e salcave, majave dhe funksionojnë edhe si pasurues të mirë të vajit ekstra të virgjër të ullirit.

Qumështor me niseshte – Receta e shpejtë me shije të lehtë

Nuk ka shije më fantastike, të lehtë e të ëmbël që të përfshin tërësisht se sa qumështori i përgatitur me niseshte.

Kërkon vetëm pak përbërës të cilët i keni të gjithë në kuzhinën tuaj, aspak mund dhe shumë pak kohë ju do të mund ta shërbeni dhe ta shijoni në tryezën tuaj.

Mund ta konsumoni në çdo kohës të ditës që do t’ju ëmbëlsojë me shijen e tij të lehtë pa e rënduar organizmin.

Pasi ta keni përgatitur mund ta kombinoni me arra, fruta të thata por edhe fruta të freskëta gjithashtu.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së qumështorit me niseshte krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Qumështorit me Niseshte

Përbërësit

1 petë sfoliat (e gjeni në markete)

1.5 litër qumësht

50 gr gjalpë

2 kokrra veze

1 ½ filxhan niseshte

1 ½ filxhan sheqer

 Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të lyeni një tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj dhe shtroni petën sfoliat duke bërë disa vrima në hapësirën e saj përmes një piruni.

Më pas, petën që keni shtruar lyejeni sërish me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Më pas, hidhni qumështin në tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni sheqerin, gjalpin e tretur dhe niseshten e tretur në pak ujë.

Përzjeini me njëra tjetrën pa ndalur.

Ndërkohë, shtoni edhe dy të bardha dhe një të verdhë veze të cilat i keni rrahur më parë, të verdhën tjetër të vezës lëreni mënjanë për ta përdorur më vonë.

Trazojeni të gjithë masën e qumështit me përbërësit që keni hedhur në të derisa të trashet dhe masa të nisë të fluskojë.

Në këtë moment largojeni nga zjarri. Dhe masën kremoze të qumështit shtrojeni në të gjithë sipërfaqen e tavës ku keni shtruar petën sfoliat.

Në fund lyejeni sipërfaqen e qumështorit me të verdhën e vezës që keni lënë mënjanë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë celcius për 20-25 minuta.

Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut për shëndetin

Përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tri herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë.

Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit.

Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplementë duhen marrë.

Me kohën nuk nënkuptojmë një orë të caktuar të ditës por më saktë rëndësinë e vakteve ushqimore në përthithjen më të mirë të këtyre acideve.

Ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementëve nga sistemi.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org  tregoi se përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë.

Megjithatë gjatë marrjes së suplementëve duhet të keni parasysh rekomandimet e mëposhtme:

Përfitimet e Marrjes Së Omega-3 Në Mëngjes

Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse ju keni një rutinë të caktuar në mëngjes, atëherë në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementëve të omega-3.

Nëse në fillim të ditës, ju hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore.

Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, atëherë acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.

Përfitimet E Marrjes Së Suplementëve Në Drekë

Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, atëherë kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore.

Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementët E Lëngshëm Apo Kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementët e ngurtë, atëherë mund të zgjidhni ato të lëngshëm, të cilët zakonisht kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Një Këshillë Të Fundit

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementëve të acideve yndyrore ka një rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve.

Nëse ju merrni medikamente të tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut.

Zgjidhni formatin që ju përshtatet dhe jini të rregullt në marrjen e suplementëve.

Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.

Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara.

Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë./AgroWeb.org  

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Goditja e fortë në zemër – Trajtimi që duhet të bëni menjëherë

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Megjithë kujdesin që duhet të tregoni për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e problemeve me zemrën, AgroWeb.org ju këshillon më poshtë një kurë popullore që përdoret menjëherë sapo ndodh goditja në zemër.

Në një rast të tillë, do t’ju duhet një gotë ujë i ftohtë, një lugë çaji sheqer dhe lëngu i një kokërr limoni.

Pijeni menjëherë ndërkohë që rekomandohet që gjoksi të laget me një kompresë me ujë të ftohë dhe të qendroni shtrirë.

Pse Ndodh Goditja në Zemër

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon që të jeni të kujdesshëm me shenjat paralajmueruese që ju jep trupi tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Shenjat Paralajmëruese të Trupit Para Goditjes në Zemër

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër.

Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën.

Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon.

Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë.

Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes

Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër.

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon.

Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Fyti i acaruar, Trajtimet më të mira dhe të shpejta në kushtet e shtëpisë

Acarimi i fytit mund të trajtohet me antibiotikë por edhe nëpërmjet disa kurave krejt natyrale që funksionojnë me të vërtetë.

Acarimi i fytit vjen si pasojë e një inflamacioni të dhimbshëm që shkaktohet nga një infeksion bakterial ose virusesh.

Ky problem ndodh kryesisht në stinën e dimrit.

Ai mund të trajtohet me antibiotikë por edhe nëpërmjet disa kurave krejt natyrale që funksionojnë me të vërtetë.

Acarimi i fytit mund të zgjasë 7 deri në 10 ditë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni disa prej kurave më të mira natyrale kundër acarimit të fytit.

Çaji Me Mjaltë Dhe Limon

Hidhni një gotë me ujë në një tenxhere të vogël. Shtoni dy lugë çaji me mjaltë dhe ngroheni në një temperaturë mesatare.

Më pas shtoni një lugë çaji me lëng të freskët limoni.

Përziejini mirë dhe pijeni çajin të ngrohtë.

Të gjithë përbërësit qetësojnë fytin dhe shpërbëjnë sekrecionet.

Qumësht Me Kanellë

Në një tenxhere të vogël përzieni një gjysmë luge çaji me kanellë pluhur dhe një lugë gjelle me sheqer.

Shtoni një majë luge me sodë bukë, një gotë me qumësht dhe përziejini mirë me njëra tjetrën.

Qumështi duhet ngrohur në temperaturë mesatare por nuk duhet lejuar të ziejë.

Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur pak shtoni një lugë gjelle me mjaltë.

Pasi të jetë shkrirë mjalti, pijeni menjëherë.

Uthulla E Mollës

Përzieni një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Këtë tretësirë mund ta pini si çaj.

Për gargarë mund të përzieni dy lugë gjelle me uthull me pak kripë dhe një gjysëm gote me ujë të ngrohtë.

Gargarën duhet ta bëni dy herë në ditë.

Uthulla e mollës përmban aciditet të lartë dhe shkatërron bakteret ndërsa mjalti e zbut fytin.

Çaji I Shegës

Zieni lëkurën e një shege në 3-4 gota me ujë.

Me këtë lëng mund të bëni gargarë ose ta pini si çaj.

Për efikasitet më të lartë mund të pini lëng shege tre herë në ditë.

Shega është shumë e pasur me antioksidantë dhe lufton infeksionet.

Çaj Xhenxhefili

Ziejeni një copë xhenxhefil në 2-3 filxhanë me ujë.

Lëngun pasurojeni me pak mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

Xhenxhefili ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve nga rrugët e frymëmarrjes dhe largon toksinat.

Ai gjithashtu lufton inflamacionin dhe bakteret që acarojnë fytin.

Njerëzit që vuajnë nga acarimi i fytit duhet të pijnë shumë lëngje për të luftuar bakteret dhe të bëjnë rregullisht gargarë.

Supa me mish pule është gjithnjë e këshillueshme kundër acarimit të fytit, bashkë me eliminimin e ushqimeve të përpunuara dhe me shumë yndyrë./AgroWeb.org

Pulë e pjekur në kos – Ja si të përgatisni recetën me shije dhe aromë të përkryer

Kjo është receta e një gatimi special që mbush shtëpinë me aromë të mrekullueshme, e gjithashtu me dëshirën për ta shijuar me njëherë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së këtij gatimi të mrekullueshëm në shtëpi.

Kjo recetë ka pak ngjashmëri me tavën tradicionale të kosit por përgatitet pa oriz.

Përbërësit 

1 pulë e freskët ose 4-5 thela mish pule

150 gramë gjalpë (për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

4 kokrra vezë të freskëta

1200 ml kos i freskët

4 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle me oriz

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja e Mishit

Si fillim bëjmë gati mishin e pulës. E pastrojmë mirë me ujë të bollshëm dhe e vendosim të prerë në copa në tavë ose nëse dëshironi pulën mund ta lini të plotë, të paprerë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që të gjitha copat e mishit ose pulën e plotë ta lyeni përmes një furçe me gjalpë të freskët dhe t’i hidhni pak kripë sipër dhe dy gota me ujë.

Tavën e vendosim në furrë që të piqet dhe e lëmë derisa pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Gjatë kohës së pjekjes kontrollojeni mishin herë pas here duke e spërkatur nga sipër me lëngun e vet.

Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim salcën me kos.

Përgatitja e Salcës me Kos

Kujdesemi që lëngun e mbetur në tavën e mishit të pjekur ta heqim mënjanë pasi do të përdoret për përgatitjen e kosit

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin.

Hedhim miellin dhe e kaurdisim bashkë me gjalpin.

Në momentin që mielli zverdhet pak, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni me ngadalë lëngun e mishit (të cilit i hedhim edhe pak ujë shtesë)

Trazojmë me lugë druri dhe pa ndalesë në mënyrë që të shmangim krijimin e kokërrizave.

Pasi masa bëhet e njëtrajtshme e lëmë të vlojë pak dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Më pas, në një tas hedhim hedhim vezët dhe i rrahim fort derisa të njëtrajtësohen.

Shtojmë kripën, piperin, pak gjalpë, orizin dhe kosin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Më pas, shtojmë salcën me miell dhe vijojmë t’i përziejmë derisa masa të jetë unison.

Përgatitja e Tavës

Në tavën ku kemi pulën e pjekur shtrojmë salcën e përgatitur të kosit.

Sipër i hedhim pak gjalpë të freskët të prerë në copëza të vogla.

Ndërkohë sigurohemi që furra të jetë e nxehtë në 200 gradë dhe fusim tavën të piqet përreth 30 minuta derisa në sipërfaqe të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pasi fikim furrën, tavën e lëmë edhe pak për t’u mpiksur mirë në nxehtësinë e sobës e më pas e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me majdanoz të grirë hollë.

Mënyra perfekte e zerjes së lulelakrës pa i humbur vlerat ushqyese

Lulelakra është një ndër perimet më të shëndetshme të sezonit. Ajo kombinohet në receta të ndryshme gatimi me shije fantastike.

Por ashtu si çdo perime tjetër edhe lulelakra ka sekretet e saj përsa i përket mënyrës së gatimit, ku rëndësia kryesore është ajo e ruajtjes së vlerave ushqyese të saj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë dy mënyra perfekte të zierjes së lulelakrës në shtëpi duke i ruajtur vlerat dhe duke e përgatitur në sallata të ndryshme të shijshme e të shëndetshme.

Procesi i Zierjes

Zierja e lulelakrës ashtu si edhe e brokolit është një proces delikat. Kjo pasi, kjo perime nuk kërkon shumë kohë për t’u zierë.

Kërkon vetëm pak minuta, në të kundërt ajo mund të bëhet e qulltë duke humbur vlerat dhe njëkohësisht edhe shijen.

Në rastin e zierjes së lulelakrës, AgroWeb.org ju udhëzon që fillimisht të ndani përmes një thike të mprehtë degëzat nga kërcelli. Kërcellin priteni në feta nga 1 cm.

Vendosni një tenxhere me ujë dhe kripë në zjarr dhe lëreni të vlojë.

Sapo të nisë vlimin, si fillim shtoni fetat e kërcellit të lulelakrës, lëreni të ziejnë për 1 minutë e më pas shtoni degëzat e lulelakrës duke i lënë të ziejnë për 9-10 minuta.

Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri, kullojini lulelakrat nga uji i nxehtë dhe futini në një enë me ujë të ftohtë për disa minuta.

Në këtë mënyrë, lulelakra do ndalojë direkt procesin e zierjes duke ruajtur vlerat e saj ushqyese.

Në rastin e supave, gjithmonë degëzat e lulelakrës shtojini 8-10 minutat e fundit para se tenxheren ta largoni nga zjarri. 

Procesi i Përgatitijes me Avull  

Procesi i përgatitjes së lulelakrës në avull është një metodë shumë e shëndetshme për të ruajtur vlerat e kësaj perimeje.

Mjafton të vendosni një tenxhere me dy-tre gota ujë në zjarr dhe pak kripë.  Sapo uji të nisë të vlojë, vendosni në tenxhere një kullesë metalike me vrima (si ajo e makaronave) dhe në të vendosni degëzat e lulelakrës.

Mbylleni me kapat dhe lëreni të gatuhet përreth 12-15 minuta, derisa lulelakrat të zbuten por jo të qullen.

Në këtë rast, përgatitja e lulelakrës në avull kërkon pak minuta më shumë se sa procesi i zierjes.

Çfarë ndodh me organizmin nëse hani arra para ushqimit

Arrat përmbajnë amino acide që e pastrojnë mëlçinë në mënyrë efikase dhe largojnë toksinat.

Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.

Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina.

Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë.

Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.

Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

Shëndeti Mendor, Antioksidantët Dhe Arrat 

Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor.

Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin.

Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë.

Sipas tyre, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E.

Njerëzit i shmangin arrat me idenë se ato përmbajnë yndyrna.

Por këto yndyrna janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjakut.

Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Duke konsumuar tetë arra çdo ditë me stomak bosh, pra para ngrënies, njeriu do të përfitojë proteinë dhe minerale të nevojshme.

Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm.