VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shtyrja e datës së zgjedhjeve, vendimit të Metës jehonë në 230 media të huaja

By | June 10, 2019

Komentet

Serbia, fqinji ynë euro-aziatik – Nga VETON SURROI

Qeveria e re e Kosovës duhet t’i harrojë përkohësisht anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare, prej UNESCO-s e deri te ulësja në OKB. I vetmi anëtarësim me përparësi është NATO-ja.

1.

Kur Angola e fitoi pavarësinë e saj, prijësi i Lëvizjes për pavarësi, Agostinho Neto, ia dhuroi mareshalit Tito (gjegjësisht Jugosllavisë), në emër të ndihmës së madhe (politike, në armatim, etj.) të drejtën e shpimit për naftë në puse të Oqeanit Atlantik. Aty u futën në fund të viteve shtatëdhjetë kompania kroate INA dhe ajo serbe, që së fundmi u quajt NIS (Industria e Naftës e Serbisë). Për nja tridhjetë vjet , kompania serbe nxori naftë prej Angolës, jo ndonjë sasi marramendëse, por sa për ta mbajtur të gjallë e me profit atë investim. Po të blihej sot , koncesioni për atë pus vlerësohet të jetë dyqind milionë dollarë.

Por atë pus, së bashku me të gjitha puset që i ka NIS-i në Vojvodinë (dhe pronat e tjera, si ndërtesat administrative, pushimoret, pikat e karburantit, etj.) i bleu më 2009 “Gazpromi” rus me 400 milionë dollarë. Viti i shitjes së Industrisë së Naftës nuk ishte koincidencë. Negociatat për shitje kishin filluar më 2008, pasi që Federata Ruse, ndonëse fillimisht kishte përkrahur Planin e presidentit Ahtisaari, u vendos kundër tij dhe kërcënoi me përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së , po të mbërrinte për votim pavarësia (e kushtëzuar) e Kosovës.

2.

Fati i puseve të Angolës qe një rrëfim i thjeshtë i shpërblimit për favore politike. Angola shpërbleu përkrahjen e mareshalit Tito, Serbia shpërbleu përkrahjen e Rusisë në çështjen e Kosovës. Dallimi thelbësor, megjithatë, mbetet se shpërblimi i Titos erdhi pasi që Angola e fitoi pavarësinë, ndërsa ai i Rusisë pasi nuk u arrit pengimi i pavarësisë së Kosovës. Angola mund të vazhdonte ta shpërblente Titon, por për pikë qejfi e jo për ndonjë ndjenjë obligimi a varësie. Serbia, ndërkaq, duhet të vazhdojë ta shpërblejë më tutje Rusinë nëse e do përkrahjen e vazhdueshme të saj në Këshillin e Sigurimit.

Pjesë e këtij shpërblimi është krijimi i një afërsie gjithnjë e më të madhe mes Serbisë dhe Rusisë. Serbia tashmë ka iniciuar një garë në armatosje- me një buxhet më të madh për ushtri sesa pesë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku-dhe furnizuesi i Serbisë me armë është po ai vend që ka premtuar se do ta furnizojë me gaz, Rusia. Serbia ka vënë kështu peshën e madhe të politikës së saj energjetike dhe të mbrojtjes në anën e Rusisë. Në kundërvlerë, Rusia i ofron Serbisë hijen e kërcënimit me veto në Këshill të Sigurimit- pra, ndodhi çka ndodhi, Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB-së pa e dhënë pëlqimin për këtë Rusia dhe , siç shpreson Beogradi, pa ia kërkuar këtë gjë Serbia.

Tash Beogradi zyrtar ka vendosur të shkojë edhe një hap më tutje. Më 25 tetor të këtij viti Serbia pritet të nënshkruajë hyrjen e saj në Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik, një kopje e dobët e Bashkimit Evropian e iniciuar nga Rusia, në të cilën hyjnë disa prej shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik. Ky akt prezantohet në Serbi si zgjerim i hapësirave ekonomike, por në të ka shumë pak ekonomi e tepër shumë politikë. Serbia plason në hapësirën e Bashkimit Euro-Aziatik gati shtatë për qind të eksportit të vet, ndërsa në Bashkimin Evropian 70 për qind. Për t’ia shtuar absurdit, gjatë një periudhe jo të shkurtër, Serbia ka eksportuar më shumë në Kosovë se në vetë Rusinë. Dhe, pjesëmarrja në bashkimin e Putinit nuk do të bëjë më shumë për ekonominë e Serbisë; aty edhe ashtu ka pasur eksport të papenguar nga tarifat.

Marrëveshja e 25 tetorit është akt i cili do të tregojë se ekzistojnë alternativa ndaj BE-së dhe NATO-s për regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe se këtë alternativë e dëshmon Serbia me shokët e vet, Rusinë, Bjellorusinë, Armeninë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.

3.

Hapi i ardhshëm i Serbisë për aderim në Bashkimin Euro-Aziatik është i një kontinuiteti logjik. Ndonëse Serbia është vend i cili ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian, është po ashtu vend i cili në formë ekzemplare ka dështuar të koordinojë politikën e vet të jashtme me atë të BE-së, sikur e kërkon kapitulli negociator 31. Serbia në formë konsistente ka refuzuar të jetë pjesë e vendimeve të BE-së që kanë të bëjnë me Bjellorusinë dhe Rusinë. Vitin e kaluar ka përmbushur me vetëm 52 për qind bashkëdyzimin me politikën e jashtme evropiane, dhe kështu ka treguar një koncept të vendosur pushteti: krahas politikës energjetike dhe asaj të mbrojtjes, do të vendosë edhe politikën e vet të jashtme gjithnjë e më shumë pranë Rusisë.

Maksim Samorukov, zëvendësdrejtor i Qendrës Karnegi në Moskë, e quan skizofrenik këtë relacion të vendosur mes prijësve serbë dhe Moskës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Moska, thotë ai “thelbësisht mund të vendosë veto ndaj çfarëdo propozimi paqeje për Kosovën, duke nënshkruar kështu vdekjen politike për lidershipin serb”.

4.

Për Kosovën ky është rast i mirë për rivlerësim të qëndrimit të vet në procesin negociator me Serbinë. Falë veprimit të deritanishëm symbyllazi të Kosovës, jo vetëm që nuk u arrit “normalizimi” i marrëdhënieve, por Serbia, e cila duhej të ishte afruar më shumë Evropës, po tregon se është më e interesuar që baraspesha e imitimit të dobët të Titos të kalojë në anën e Rusisë.

Serbia ka kuptuar që anëtarësimi i saj në BE po largohet derisa të rregullohet vetë BE-ja. Dhe Kosova mund ta kuptojë atë që ka mundur ta kuptojë para dhjetë vjetësh, e kjo është se vendi nuk ka ardhmëri evropiane si shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse është shtet, i cili nuk njihet prej pesë shteteve anëtare të BE-së. Nëse Serbia është larg BE-së, Kosova është së paku dyfish më larg se Serbia.

Dhe, Kosova duhet ta ndërtojë një politikë të jashtme të përgjegjshme; ndoshta fillimisht do të ndihmonte të kishte së paku një koncept bazik të politikës së jashtme. E, në të duhet harruar të gjitha improvizimet si përpjekja për anëtarësim në UNESCO e të ngjashme. Apo naivitetin me të cilin H.Thaçi ishte i bindur dhe i bindte të tjerët se me Marrëveshjen e Brukselit Serbia e ka njohur Kosovën, madje ia ka njohur edhe të drejtën e anëtarësimit në OKB.

Për qeverinë e re të vendit, të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ndoshta do të ishte mirë që të përcaktojë një objektiv të qartë në politikën e vet të jashtme, e ky është anëtarësimi në NATO. Kosova nuk ka as kohë e as luksin e të priturit se si do të reformohet BE-ja, si do të zhvillohen raportet e saj me Serbinë, apo se si do të gjenden formulime kreative për të përshkruar një proces të “normalizimit” të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend të interpretimeve dykuptimëshe duhet një status i qartë , i vendit anëtar të NATO-s, dhe për këtë duhet krijuar një unitet të plotë politik në Kosovë. Natyrisht, kjo nuk nënkupton që duhet hequr dorë nga negociatat me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Përkundrazi, nënkupton që të zhvillohen dy procese paralele, ai i normalizimit me Serbinë dhe ai i normalizimit të Kosovës si shtet anëtar i NATO-s.

Është e drejtë e Serbisë të jetojë në komunitet me Kirgistanin dhe të jetë vend euro-aziatik. Është e drejtë e Kosovës që të jetojë në komunitet me shtetet e Aleancës së Veri-Atlantikut./koha.net

Amerika duhet të vendosë Kinën kundër Rusisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Si Rusia ashtu dhe Kina janë fuqi ekspansioniste që kërcënojnë interesat perëndimore në të gjithë globin. Sidoqoftë, mes tyre nuk ka aleancë të qëndrueshme, por një partneritet evolutiv për të ulur ndikimin e SHBA-së. Një politikë e zgjuar dhe strategjike e SHBA do të inkurajonte konkurrencë dhe konflikti mes Moskës dhe Pekinit, nga çfarë perëndimi mund të përfitojë.

Ndonëse Rusia mbetet kundërshtari kryesor afat-shkurtër i Perëndimit, Kina po zhvillohetdrejt (të qënit) një kërcënim mëafatgjatë. Rusia është një agresor revizionist që përpiqet të përmbysë botën trans-Atlantike, por mundësitë e saj janë në rënie dhe, shumë shpejt, ajo do të jetë e preokupuar me trazira të brendshme dhe një krizë pasaardhësi. Kina është një konkurues global që po përparon në mënyrë të graduale, me një ekonomi në rritje dhe një strategji të qëndrueshme për të kaluar Europën dhe Amerikën. PBB-ja e Kinës është shtatë herë më e lartë se ajo e Rusisë dhe popullsia e saj dhjetë herë më e madhe. Ushtria e Kinës po tejkalon atë të Rusisë, e cila po përballet me ulje të mëdha të buxhetit, ndërsa ekonomia ka ngecur.

Në skenarin më të keq, një aleancë e madhe midis Rusisë dhe Kinës do ta zgjaste qëndrimin kërcënues të Rusisë, dhe do t’i mundësonte Kinës të zgjeronte ndikimin e saj ekonomik në Europë dhe të shpërbënte mundësitë amerikane. Sipas një skenari alternativë pozitiv, Uashingtoni do të inkurajonte mosmarrëveshjet mes dy kundërshtarëve të tij kryesorë dhe do të dobësonte partneritetin e tyre kundër perëndimit, teksa ato i devijojnë burimet e tyre kundër njëra-tjetrës.

Ekzistojnë tre rajone në të cilat Uashingtoni mund të ndjekë një strategji përçarëse: Lindja e Largët e Rusisë, Azia Qendrore dhe Arktiku. Kina duhet të mbështetet për të zgjeruar ndikimet e saj në provincat ruse të Siberisë dhe ato të Lindjes së Largët, rajone ku ajo hoqi dorë nga pjesë të mëdha territoriale në shekullin e XIX. Aspiratat e Kinës drejtohen nga demografia dhe ambicia ekonomike. Përpjekjet për të rifituar ato territore për Kinën do të kishin rëndësi simbolike dhe strategjike.

Përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, afërsisht 4.3 milion rusë janë përballë mbi 109 milion kinezëve, shumë prej të cilëve do të jenë në kërkim toke, pune dhe burimesh. Fluksi i qëndrueshëm i punëtorëve kinezë drejt Rusisë tregon se Pekini, gjithnjë e më shumë, e shikon fqinjin e saj verior jo vetëm si një furnizues të lëndëve të para, por edhe si një ofrues të ardhshëm të tokës për popullsinë e tij dinamike dhe në rritje.

Një komunitet kinez në rritje në Rusi do t’i mundësojë Pekinit të bëhet politikisht më ndërhyrës për t’i mbrojtur ato, pikërisht ashtu si Moska deklaron se po mbron rusisht-folësit teksa ndjekaxhendën e saj ekspansioniste në Europë. Pekini mund të pretendojë territor dhe burime që janë në kufi me Kinën dhe të cilat ai mund t’i zhvillojëekonomikisht në mënyrë më efikase. Në gjeneratën e ardhshme, shumë (territore) ruse në lindje të Uralit mund të kthehen në një protektoriat kinez.

Penetrimi kinez në rritje do të krijojë fërkime me Moskën dhe do të nxisënjë strukturim ushtarak përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Devijimi i aseteve ushtarake ruse drejt“teatrit lindor” do të hiqtenjë presion të konsiderueshëm nga Europa dhe do të zvogëlonte kërcënimet që Moska paraqet për anëtarët dhe partnerët e NATO-s. Kjo, gjithashtu, mund të kufizojë ekspansionizmin kinez dhe të devijojë burimet e Pekinit për mbrojtjene kufijve të saj veriorë dhe perëndimorë, duke forcuar kështu pozicionin e Amerikës në parandalimin e agresionit të Pekinit në Lindjen e Largët.

Azia Qendrore gjithashtu mund të kthehet në një fushë të dobishme beteje midis Rusisë dhe Kinës. Nisma e Rripit dhe Rrugës së Kinës është krijuar për të nënshtruar vendet (që ndodhen) përgjatë rotës që ajo kanëaxhendën ekonomike dhe politike. Kjo përfshin uljen e ndikimit të Moskës dhe dobësimin e aleancave të saj rajonale. Uashingtoniti duhet të jetë më aktiv në mbështetjen e pavarësisë të të pesë shteteve të Azisë Qendrore dhe në krijimin e një ngërçi konkurrues midis Pekinit dhe Moskës. Në këtë lojë shahu strategjish, duke përfshirë furnizimin me energji, investime ekonomike dhe bashkëpunim ushtarak, Uashingtoni mund të ndihmojë udhëheqësit vendas t’i rezistojnë presioneve imperialiste ruse dhe kineze dhe t’i detyrojë dy grabitqarët kundër njëri-tjetrit.

Në arenën e Arktikut, Moska llogariti se mund të mbizotëronte në Rrugën e Detit Verior dhe të monopolizonte qasjen në pasuritëminerale polare. Sidoqoftë, klimanë ngrohje, rënia e industrisë ruse së ndërtimit të anijeve dhe prania në rritje e fuqivetë tjera, përfshi Kinën, i kanë sfiduar ambiciet e Kremlinit. SHBA i duhet të forcojë pozicionin e saj duke sfiduar përpjekjet e Rusisë për të kontrolluar rrugët detare të Arktikut, ndërsa gjithashtu kontrollon mundësitë e Kinës. Kjo do të kërkonte përfshirje më të guximshme diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, duke refuzuar (krijimin)e zonave të përjashtimit ekonomik përgjatë shtratit të detit Arktik.

Rusia është duke u kthyer në “vëllain e vogël të Kinës”, një përmbysje e roleve të tyre si në kohën e carizmitashtu dhe në atë të komunizmit. Kërcënimi i sanksioneve më të forta perëndimore kundrejt Rusisë, përfshi eksportet e saj të lëndëve djegëse, në rastse ajo ndërmerrndërhyrje të mëtejshme ushtarake kundër fqinjëve të saj, do të rezultojë në një varësi edhe më të madhe ekonomike nga Kina. Kjo do të çojë në rritjen e pakënaqësisë në Moskë dhe në përshkallëzimin e fërkimeve politike me Pekinin, të cilat Shtetet e Bashkuara mund t’ishfrytëzojnë në avantazhin e tyre strategjik.

Dita 35, Albania

AMERICA MUST PLAY CHINA AGAINST RUSSIA

Janusz Bugajski, 13 September 2019

Both Russia and China are expansionist powers that threaten Western interests around the globe. However, there is no lasting alliance between them but an evolving partnership to diminish U.S. influence. A strategically astute U.S. policy would encourage competition and conflict between Moscow and Beijing from which the West can benefit.

Although Russia remains the main near-term adversary for the West, China is developing into a longer-term threat. Russia is a revisionist aggressor trying to subvert the trans-Atlantic world but its capabilities are declining and it will soon be preoccupied with internal turmoil and a succession crisis. China is a steadily advancing global competitor with a growing economy and a durable strategy to surpass Europe and America. China’s GDP is seven times larger than Russia’s and its population ten times greater. China’s military is surpassing Russia, which faces major budget cuts as the economy stagnates.

In the worst-case scenario, a grand alliance between Russia and China would prolong Russia’s threatening posture, enable China to expand its economic influence in Europe, and disperse American capabilities. In an alternative positive scenario, Washington would encourage disputes between its two key adversaries and weaken their partnership against the West as they divert their resources against each other.

There are three regions where Washington can pursue a strategy of division: Russia’s Far East, Central Asia, and the Arctic. China should be supported to expand its influences into Russia’s Siberian and Far Eastern provinces, where it surrendered vast tracts of land in the 19th century. China’s aspirations are driven by demography and economic ambition. Attempts to regain those territories for China would be both symbolically and strategically important.

Along their common border, approximately 4.3 million Russians face over 109 million Chinese, many of whom will be seeking land, work, and resources. The steady influx of Chinese workers into Russia indicates that Beijing increasingly views its northern neighbor not only as a raw materials supplier but also as a future provider of land for its swelling and dynamic population.

A growing Chinese community in Russia will enable Beijing to become more politically intrusive to protect them, just as Moscow asserts it is defending Russian speakers in pursuit of its expansionist agenda in Europe. Beijing can claim territory and resources that border China and which it could more effectively develop economically. In the next generation, much of Russia east of the Urals could become a Chinese protectorate.

Increasing Chinese penetration will generate friction with Moscow and propel a military buildup along their common border. The diversion of Russian military assets to the eastern theater would take substantial pressure off Europe and diminish the threats Moscow poses to NATO members and partners. This can also curtail Chinese expansionism and divert Beijing’s resources to protecting its northern and western borders, thus strengthening America’s position in deterring Beijing’s aggression in the Far East.

Central Asia can also become a beneficial battleground between Russia and China. China’s Belt and Road initiative is designed to suborn countries along route to its economic and political agenda. This includes diminishing Moscow’s influence and undercutting its regional alliances. Washington needs to be more active in supporting the independence of all five Central Asian states and in ensuring a competitive stalemate between Beijing and Moscow. In this strategic chess game involving energy supplies, economic investment, and military cooperation, Washington’s can help local leaders to resist Russian and Chinese imperial pressures and to leverage the two predators against each other.

In the Arctic arena, Moscow calculated that it could dominate the Northern Sea Route and monopolize access to polar mineral wealth. However, a warming climate, the decline of Russia’sshipbuilding industry, and the growingpresence of other power, including China, has challenged Kremlin ambitions. The U.S. should strengthen its position in countering Russia’s attempts to control Arctic sea routes while also containing China’s capabilities. This would require bolder diplomatic, economic, and military involvement while rejecting economic exclusion zones along the Arctic seabed.

Russia is becoming China’s “younger brother,” a reversal of their roles under both Tsarism and Communism. The threat of more intense Western sanctions on Russia, including its fossil fuel exports, if it conducts further military incursion against its neighbors, will result in even greater economic dependence on China. This will lead to growing resentment in Moscow and escalating political frictions with Beijing, which the U.S. can exploit to its strategic advantage.

Rama nxjerr jashtë nga takimi me Merkel ambasadorin Shqiptar

I dridhëruar prej atyre që do të dëgjonte nga Merkel, Edi Rama ka thyer kodet diplomatike duke mos e marrë me vete në takimin bilateral me Merkelin, ambasadorin e Shqipërisë Artur Kuko (i zmadhuar ne foto). Kjo praktikë e zakonshme diplomatike po thyhet për herë të dytë. Rama e bëri një provë gjatë takimit me Merkelin në samitet e vendeve Ballkanike, kur u shoqërua nga Spiropali dhe Cakaj dhe tani për herë të dytë kur e shmangu ambasadorin për të futur në zyrën e kalvelares vetëm idhtarët e tij të besuar Fuga e Cakaj. “Thyerja e një praktike të tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin Gjerman” tha në konfidencialitet për Lapsi.al një burim diplomatik që na sinjalizoi për këtë episod.

Që nga koha kur e gënjeu Anxhela Merkelin për idenë e ndryshimit të kufijve, kryeministri shqiptar shkon zemërdridhur në takimet me kancelaren. Ndryshe nga sa bënte më parë, ai do të ketë brenda katër mureve vetëm njerëzit e tij të besuar, nga frika se mos mesazhet e forta që mer i shpërndahen në publik. Dhe duke qenë që zoti Kuko, një nda diplomatët më të njohur të karierës në Shqipëri, që ka punuar nga të gjitha qeveritë dhe që u dekorua nga vet Rama qeshorin e kaluar, nuk është i barkut të shpisë së Rilindjes, ai nuk e pati besimin e shefit të qeverisë duke mos u bërë pjesë e takimit.

Një lëvizje e tillë, që përsëritet për herë të dytë ka lënë një shije të keqe edhe në Berlin, jo vetëm se ajo flet për metodat autoritare me të cilat operon qeveri shqiptare, pa pyetur për rregulla, por edhe sepse ajo tregon se kryeministri përpiqet ti mbajë të fshehta porositë e Merkel, duke dëshmuar se do ti përdorë takimet vetëm për propagandë.

Shifrat- Shqipëria po zbrazet dhe po plaket, largohen mesatarisht 15 mijë të mitur në vit (tabelat)

Në një kohë që popullsia e Shqipërisë po shkon drejt plakjes dhe norma e fertilitetit po ulet vit pas viti, prej vitit 2010 mbi 137 mijë të mitur (nën 19 vjeç) janë larguar nga vendi në një nga shtetet e BE-së.

 

Prej 2010-s janë larguar mesatarisht nga vendi 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkhkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga Monitor.

Emigracioni është një nga faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë së një vendi dhe të rënies së fertilitetit, duke qenë se më të rinjtë janë ata që zgjedhin kryesisht të shpërngulen në një shtet tjetër, ndërsa kanë si motivacion një jetë më të mirë për fëmijët.

Viti 2018 shënoi prap rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania. Vitet e fundit, Gjermania ka qenë destinacion kryesor i valës së re të emigracionit. Gjithashtu, nëse do të përllogaritet edhe numri i të miturve azilantë, numri i fëmijëve që janë larguar nga Shqipëria do të ishte sigurisht akoma edhe më i lartë.

Gjatë periudhës 2010-2018, rekordi i lejeve të lëshuara për të miturit është arritur gjatë 2016-s me mbi 21 mijë leje të dhëna. Ndërsa më i ulëti gjatë 2013-s me rreth 9500 leje të dhëna. Pjesa dërrmuese e këtyre lejeve janë dhënë në vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por ndërkohë vitet e fundit vihet re që është rritur edhe numri i lejeve të dhëna nga vende si Belgjika apo Suedia.

Sigurisht arsyeja kryesore, për gati 80% të lejeve të dhëna për të miturit gjatë 2018-s, është familjare, pra një nga prindërit që jeton dhe punon në një nga vendet e BE-së, merr edhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Rreth 18% apo 3129 leje  janë dhënë për kategorinë arsye të tjera.

Lejet e dhëna për arsye edukimi, pra të mitur të moshës nën 18 vjeç që kanë marrë leje për të studiuar kanë një peshë të vogël, më pak se 2% ndaj totalit. Po ashtu edhe lejet e dhëna për arsye punësimi, ku vetëm gjatë 2018-s u dhanë 200 të tilla.

Fëmijët emigrojnë, Shqipëria plaket

Plakja e popullsisë së Shqipërisë po ndodh me një ritëm të shpejtë. Projeksionet e OKB-së, të cilat marrin në konsideratë të gjitha ndryshimet demografike, parashikojnë që deri në 2100 në Shqipëri të jetojnë 1.7 milionë banorë dhe mosha mesatare të jetë 53.2 vjeç, duke qenë kështu popullsia më e plakur e rajonit.

Emigracioni i popullsisë në moshë të re është një faktor që po nxit më tej plakjen e popullsisë. Monitor

Burimi: Eurostat

Pas takimit me Papën, Vuçiçi flet për marrëdhëniet e Serbisë me Vatikanin dhe qëndrimin ndaj Kosovës

Marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Vatikanit, integrimi evropian i Serbisë, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ishin temat e bisedimeve midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton kabineti i presidentit serb, Vuçiç theksoi se bashkëpunimi midis Republikës së Serbisë dhe Kishës Katolike Romake është shumë i mirë dhe në një nivel jashtëzakonisht konstruktiv, me respekt të ndërsjellë. Ai tha se Serbia është e angazhuar për një kohë të gjatë për forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, duke shtuar se vitin e ardhshëm do të shënohet 100-vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të ndërsjella.

Gjatë takimit, Vuçiç tha se marrëdhëniet e Serbisë dhe Selisë së Shenjtë karakterizohen nga një koherencë e pikëpamjeve për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, para së gjithash çështja e mbrojtjes së krishterëve dhe trashëgimisë krishtere dhe promovimi i të drejtave të tyre njerëzore.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të të drejtave të popullsisë serbe dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë, mbrojtjen dhe rivendosjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë dhe në veçanti kishat dhe manastiret ortodokse të mbrojtura nga UNESCO.

“Ne e vlerësojmë shumë pozitën parimore të Selisë së Shenjtë për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe mirëkuptimin për pozicionin e Serbisë bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, potencoi Vuçiç dhe falënderoi për qasjen konstruktive të Selisë së Shenjtë për këtë çështje.

“Serbia është e bindur thellësisht se bisedimet janë mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura, për këtë arsye, pas vendosjes së taksës. Ne jemi përmbajtur nga masat reciproke dhe çdo hapi tjetër që do të komplikonte më tej situatën aktuale. Pala jonë vazhdon të bëjë një angazhim konstruktiv për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës, vetëm përmes dialogut. Megjithatë, Prishtina, duke bërë hapa të njëanshme iracionale dhe provokime të vazhdueshme, parandalon çdo dialog dhe marrëveshje”, ka thënë Vuçiç.

Gjatë bisedimeve me Papa Françeskun, Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për Selinë e Shenjtë dhe Papa Françeskun për mbështetjen që ai i jep integrimit evropian të Serbisë.

“Ne vlerësojmë veçanërisht angazhimin për të përshpejtuar procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe inkurajojmë shtetet anëtare të ndihmojnë dhe mbështesin procesin”, tha Vuçiç, duke potencuar anëtarësimin në BE si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.

Ai shtoi se vizitat e fundit të Papës në Ballkanin Perëndimor paraqesin një mbështetje të fortë politike për të gjithë rajonin dhe japin një kontribut të rëndësishëm për forcimin e dialogut, një frymë njerëzimi dhe solidariteti si dhe mbështetje për çështje politike të rëndësishme strategjike për të gjithë rajonin.

Vuçiç dhe Papa Françesku diskutuan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, shkencave historike si dhe projekte të përbashkëta të instituteve shkencore të Serbisë dhe Selisë së Shenjtë.

Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi gjithashtu njoftimin e kompanisë mediatike me qendër në Uashington “Politico”, dhe tha për “Zërin e Amerikës se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara”.

“Politico” njoftoi të enjten se qeveria amerikane beson se Izraeli, një aleat i ngushtë i vendit, ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Uashington DC.

Pajisjet e vogla të përgjimit, të njohura si StingRays “me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump”, shkruante “Politico”. Por në shkrim thuhej gjithashtu se “nuk është e qartë nëse përpjekjet izraelite kishin qenë të suksesshme”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare i thanë “Politico-s” se nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato të jenë të vendosur nga agjentë izraelitë. Duke iu referuar zyrtarëve, “Politico” shkruan se qeveria amerikane, arriti brenda dy viteve të fundit në përfundimin se Izraeli kishte të ngjarë t’i kishte vendosur pajisjet.

“Politico” shkruan se burimet që folën në kushte anonimiteti, “kishin njohuri mbi çështjen” dhe se pajisjet ishin zbuluar pak kohë më parë.

Dy vjet më parë, një numër pajisjesh që nuk dihet ende, u gjetën pranë objekteve të rëndësishme në Uashington gjatë një hetimi të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë SHBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Izraelit lidhur me dyshimet për vendosjen e pajisjeve përgjuese. Sipas shkrimit të “Politico-s” Uashingtoni nuk u ka vënë rëndësi veprimet e pretenduara të Izraelit, për shkak të marrëdhënies shumë të ngushtë të zotit Trump me zotin Netanyahu. za

Më 12 shtator 1990 u nënshkrua në Moskë statusi përfundimtar i Gjermanisë

VOAL –  Ribashkimi gjerman u parapri më 12 shtator 1990 me nënshkrimin e “Traktatit për statusin përfundimtar të Gjermanisë”, nënshkruar në Moskë. Katër Fuqitë (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik) me këtë traktat heqin dorë nga të gjitha të drejtat e pretenduara ndaj Gjermanisë, përfshirë ato që kanë të bëjnë me qytetin e Berlinit: për rrjedhojë, Gjermania e ribashkuar bëhet një shtet sovran më 15 Mars 1991, ndërsa deri në fund të vitit 1994 vendi do të duhet të braktiset nga trupat sovjetike.

Nga ana e saj, Gjermania duhet të kufizojë forcat e saj të armatosura të kombinuara, duke mos kaluar më shumë se 370 mijë njësi: nga këto, një maksimum prej 345 mijë mund të punësohen në Luftwaffe (Forcën Ajrore) dhe në Ushtri. Shteti gjerman konfirmon gjithashtu se po heq dorë nga ndërtimi, ruajtja dhe kontrolli i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore. Kjo do të thotë që Gjermania vazhdon të zbatojë “Traktatin e Përhapjes Jo-Bërthamore”.

Për më tepër, ish-RDGJ bëhet një Zonë e Lirë e Armëve Bërthamore përgjithmonë, dhe asnjë forcë e huaj e armatosur nuk mund të qëndrojë atje, ashtu si në atë territor nuk do të jetë e mundur të shpërndahen ose mirëmbahen armët bërthamore. Përsëri, Gjermania konfirmon njohjen ndërkombëtare të kufijve me Poloninë, dhe për të parandaluar kërkesat e ardhshme në linjën Oder-Neisse, në lindje, u bënë disa ndryshime territoriale (14 nëntor 1990, pastaj, midis Gjermanisë dhe Polonisë do të vendoset një marrëveshje e veçantë, “Traktati mbi kufirin gjermano-polak”, i cili do të riafirmojë kufirin aktual të përbashkët).

“Traktati mbi statusin përfundimtar të Gjermanisë” është ratifikuar nga Republika Federale e Gjermanisë (d.m.th., Gjermania e bashkuar) edhe pse në realitet ajo u nënshkrua nga Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore si njësi të veçanta.

Më vonë, detyrimet e këtij pakti shpesh janë shkelur si rezultat i marrëveshjeve për shkak të pranisë së Gjermanisë në NATO: për shembull, në Tokën e Mecklenburgut, automjetet ushtarake shpesh merreshin për qëllime të misioneve të luftës, siç ishte edhe aeroporti civil i Leipzigut, me instalime ushtarake të cilat janë pjesë e Paktit të Atlantikut.

Më në fund, më 20 qershor 1990, ribashkimi gjerman përfundimisht u krye, me vendimin e Parlamentit (edhe pse u muar me një shumicë të vogël) për të transferuar kryeqytetin nga Boni në Berlin./ Elida Buçpapaj

“Nacionalistët grekë do hyjnë në Shqipëri, do marrin hak për vrasjen e Kacifas”

Historiani Arben Llalla shkruan sot se më datën 22-26 shtator trupat special të Greqisë do të vijnë në Shqipëri.

Sipas tij rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.

“Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke.

Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.

Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marrë hak kundër RENEAS”. Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore.

Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…’, shkruan Arben Llalla.

Më 12 shtator 1980 në Turqi u krye grusht shteti i përgjakshëm ushtarak

Ankara

Edhe pas 30 vitesh, grusht shteti i përgjakshëm ushtarak i 12 shtatorit të vitit 1980 mbetet si një njollë e zezë në historinë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Grusht shteti i fundit ushtarak i kryer përmes zinxhirit të komandës në historinë e Republikës së Turqisë është famëkeq për ekzekutimet, sulmet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Në orët e para të 12 shtatorit, komplotistët e grusht shtetit morën pushtetin në vend, në ndërhyrjen e tretë të ashpër nga forcat e armatosura në historinë e Turqisë, pas grusht shtetit të 27 majit të vitit 1960 dhe memorandumit të 12 marsit të vitit 1971.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga shefi i atërhershëm i Shtabit të Përgjithshëm, Kenan Evren, i cili udhëhoqi grusht shtetin dhe më vonë ishte president, komandantët e forcave turke tokësore, ajrore dhe detare, si dhe komandanti i forcave të xhandarmërisë morën kontrollin e pushtetit.

Duke flakur demokracinë, komplotistët anuluan Kushtetutën e vendit dhe shpërndanë Parlamentin.

Pasi shpallën ligjin ushtarak, ata shënjestruan organizatat joqeveritare dhe ndaluan aktivitete të shumta, përveç të Shoqatës së Aviacionit Turk, Shoqërisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Duke mbyllur edhe partitë politike të vendit, komplotistët kryen një seri ekzekutimesh që ende ndjekin ndërgjegjen e kombit.

– Ekzekutime dhe gjykime pas grusht shtetit

Ekzekutimet e para të dy figurave politike u kryen më 9 tetor të të njëjtit vit.

17-vjeçari Erdal Eren u dënua me vdekje për vrasjen e një polici ushtarak para grusht shtetit. Eren u ekzekutua më 13 dhjetor të vitit 1980 pasi një gjykatë ngatërroi moshën e tij për të zbatuar dënimin e tij.

Komentet e Evrenit për Erenin e burgosur dhe të tjerët u propozuan për ekzekutim – “A nuk duhet t’i varim ata, por t’i ushqejmë?” – ende djeg në mendjet e njerëzve.

Grusht shteti njihet si ndërhyrja më e përgjakshme ushtarake në historinë e Turqisë, që erdhi pas viteve të trazirave politike që morën qindra jetë njerëzish.

Mbi 650 mijë njerëz u arrestuan gjatë periudhës së grusht shtetit të vitit 1980, ndërsa 230 mijë u dënuan, kryesisht për arsye politike, si dhe 50 u ekzekutuan. 299 të tjerë humbën jetën për shkak të torturave dhe kushteteve jo të shëndetshme në burgje.

Rreth 14 mijë u privuan nga shtetësia turke, rreth 1 mijë u gjykuan si anëtar të organizatës së ndaluar, si dhe 30 mijë, përfshirë mësues u pushuan nga postet e tyre.

Rreth 1 mijë filma poashtu u ndaluan dhe dhjetëra gazetarë u përballen me dënime me burg.

– Komplotistët e grusht shtetit në vitin 2012 paraqiten në gjyq për herë të parë

Në vitin 1982, një kushtetutë e përgatitur nga komplotistët e grusht shtetit fitoi miratimin e 92 për qind në një referendum “të kontrolluar”. Ai përfshiu një paragraf që parandaloi gjykimin e komplotistëve për një jetë të tërë.

Në një referendum të 12 shtatorit të vitit 2010, ajo pjesë u hoq nga kushtetuta duke i hapur rrugën një numri të ankesave penale kundër komplotistëve dhe atyre që kryen urdhra gjatë grusht shtetit.

Në vazhdën e saj, prokurorët e lartë në Ankara filluan një hetim penal ndaj Evrenit dhe ish-gjeneralit të forcave ajrore, Tahsin Şahinkaya.

Të dy u sollën në gjykatë, me këtë duke u shënuar hera e parë që komplotistët e grusht shtetit u shhfaqën në një sallë gjyqi.

Gjykimi i tyre filloi në vitin 2012 me Prokurorinë duke argumentuar se të dy kishin tentuar të “eliminojnë” kushtetutën turke dhe të rrëzonin Parlamentit.

Dy ish-gjeneralët nuk morën pjesë në proceset gjyqësore, për shkak të shëndetit të dobët dhe në vend të kësaj u shfaqën përmes video-lidhjes nga spitali.

Evren u dënua me burgim të përtjetshëm më 18 qershor të vitit 2014 për rolin e tij në grusht shtet, por ndërroi jetë në maj të vitit 2015 në moshën 97-vjeçare. Şahinkaya ndërroi jetë dy muaj më vonë, në korrik.

Gjykata Penale nr. 10 e Ankarasë refuzoi gjykimin për grusht shtetin ushtarak të vitit 1980 pasi trupi gjykues dëgjoi shfaqësimin nga avokatët për dy të pandehurit e ndjerë dhe deklaratat nga ata të përfshirët në këtë çështje.

Paralajmërimi i ekspertëve: Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist

Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionin që kishte në shënjestër grupin terrorist të Shtetit Islamik, publikuan të martën vonë një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak.

“Ne kemi dëshmuar për ngritjen e dhunshme të al-Kaedës, grupit Taliban dhe ISIS-it”, shkruajnë ata. “Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërisht”, thuhet gjithashtu në letër.

Në veçanti, zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it.

Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mendohet të jenë gra e fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Megjithë kërkesat e përsëritura nga zyrtarët amerikanë, shumë vende evropiane nuk kanë treguar gadishmëri t’i marrin shumë prej tyre.

Ish-zyrtarët e kundër-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare e quajnë këtë një gabim.

“Ky qëndrim “i shmangies së përgjegjësisë” do të krijojë rrezik edhe më të madh në të ardhmen”, shkruajnë ata. “Refuzimi i shtetësisë nga vendet e tyre do t’u forconte ndjenjën se janë në të vërtetë qytetarë të Shtetit Islamik, duke i përgatitur potencialisht për të formuar bazat e një ringjalljeje në të ardhshen”. za

Artan Fuga: Pse shpërndarja e Parlamentit është në të mirë edhe të Partisë Socialiste

Akademiku i njohur Artan Fuga thotë se shpërndarja e Parlamentit është në të mirë jo vetëm të opozitës, pore edhe të Partisë Socialiste, duke nënvizuar se shpërndarja e tij është në interes të kombit.

 

Postimi i plotë i Fugës:

Jo vetëm që ky Kuvend duhet shpërndarë sepse është bërë shoqërisht i padobishëm, por sipas meje edhe shoqërisht i rrezikshëm, dhe shpërndarja e tij është në interes të kombit po se po, të integrimeve euroatlantike po se po, por paradoksalisht ta mendosh hollë – hollë edhe për:

vetë Partinë Socialiste,

për Partinë Demokratike po se po,

për Lidhjen Socialiste për Integrim po se po,

për partitë e vogla joparlamentare po se po,

për pushtetet lokale sigurisht, se janë për faqe të zezë,

për qytetarin po se po!

Për të gjithë veç deputetëve!

Ne si qytetarë sovranë kemi mbet robër i përfaqësuesve tanë.

Shoqëria i ngjan një njeriu që duhet të operojë diçka dhe nuk e bën sepse nuk ka guxim dhe zhytet për ditë e më keq në sëmundjuen e vet!

Si thonë: I zoti e jep, tellalli s’e jep!

Kuvendi ka mbetur pa funksion social.

Unë i besoj teorive funksionaliste: gjithçka pa funksion zhbëhet!

Sa më shpejt aq më mirë!

Zgjohuni ju që merrni vendimet!

Koha nuk pret!

Po i humbasim përsëri të gjitha trenat e progresit politik.

Ata vetëm ngrenë dorën, ulin dorën sikurse u thonë!

Disa nuk e dinë se përse janë aty!

Disa janë inerci e një kohe të kaluar!

Disa kujtojnë se deputet është të lëshosh fjali patetike!

Disa nuk kanë legjitimitet të jenë aty!

Disa nuk e dinë se kë përfaqësojnë politikisht!

Disa dinë gjithçka por nuk flasin!

Disa presin!

Ne paguajmë!

Çfarë nënkupton shkarkimi i këshilltarit Bolton

Presidenti Donald Trump njoftoi dje se kishte shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke thënë se nuk ishte dakord me shumë prej propozimeve të zotit Bolton. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton kishte në axhendën e së martës diskutime me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo lidhur me sanksione për të luftuar terrorizmin.

“Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump i fuqizon më tej përpjekjet tona antiterroriste,” tha lidhur me sanksionet Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Por zoti Bolton u shkarkua me një postim në Twitter nga Presidenti Trump pak orë para takimit.

Zoti Bolton reagoi duke thënë se kishte ofruar të dorëhiqej para se presidenti ta shkarkonte.

Largimi i tij i papritur pason anulimin e bisedimeve të paqes me talebanët në pikën presidenciale të pushimeve, Camp David.

Në bisedime pritej të diskutohej tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Njoftohet se zoti Bolton ishte kundër idesë së marrëveshjes.

“Me sa duket disa nga problemet që kishin lindur sollën mosmarrëveshje dhe shkaktuan shkarkimin e John Boltonit, pasi presidenti vendosi të mos takohej me talebanët,” thotë Tood Belt, pedagog në Universitetin George Washington.

Këto zhvillime ndodhin gjithashtu në një kohë kur presidenti vazhdon përpjekjet për zgjidhje diplomatike me rivalë si udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Iranit.

“Prej kohësh John Bolton ka mbështetur idenë e ndryshimit të regjimit që përbën shqetësim të madh për Iranin. Me largimin e tij ka gjasa që nuk ngrihet më për diskutim tema e ndryshimit të regjimit gjë që krijon hapësirë për diskutime mes Teheranit dhe Uashingtonit,” thotë analisti Alex Vatanka.

John Bolton i përket vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe ka mbështetur haptazi alternativën ushtarake. Ai ka pasur shpesh përplasje me Presidentin Trump, i cili, megjithëse shprehet me terma agresive, kërkon të shmangë përfshirjen e Amerikës në konflikte ushtarake jashtë vendit.

Shkarkimi i zotit Bolton pason një numër ndryshimesh e zëvendësimesh në ekipin e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të presidentit.

“Aleatëve tanë nuk u pëlqejnë këto ndryshime dhe pasiguri në administratë. Ata duan që administrata të flasë me një zë të vetëm dhe në mënyrë konsistente. Por nuk po ndodh një gjë e tillë me këtë administratë,” thotë zoti Belt.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo këmbëngul se largimi i zotit Bolton nuk ndikon në vazhdimësinë e politikave:

“Nuk mendoj se ndonjë udhëheqës kudo në botë duhet të bëjë hamendësi se për shkak të largimit të një zyrtari, do të ndryshojë në një masë domethënëse politika e jashtme e Presidentit Trump”.

John Bolton është këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare i shkarkuar nga presidenti në më pak se tre vjet të mandatit. Javën e ardhshme pritet që të emërohet zëvendësuesi i tij.