VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shtohen sëmundjet e qarkullimit të gjakut – Preken edhe moshat e reja

By | May 30, 2019

Komentet

Ja pse portokalli është i mirë për shëndetin

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ka shumë përparësi përsa i përket shëndet dhe ja pse:

1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.

2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura.
Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

3. Ndihmon shqisat e të parit: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.

4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.

5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.

7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit: portokalli është i pasur me fribra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.

8. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cialt kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.

9. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm. Si përfundim: Në vend të përdorimit të ushqimeve të shpejta apo pijeve të gazuara që fryjnë stomakun apo mbahen në kushte jo të përshtatshme (si për shembull ekspozimi në diell), përdorni çdo mëngjes fruta të freskëta ose të shtrydhura, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj.

Shija mahnitëse e mini mandarinave shqiptare

Pemët e mandarinave kumkuat prodhojnë kokrra të vogla të shijshme.

Ato janë të mprehta në ëmbëlsinë e tyre dhe konsumohen gjërësisht në dimër dhe në pranverë.

Mini Mandarinat ose siç quhen Mandarinat kumkuat janë pjesë e familjes botanike Rutaceae.

Shija e tyre është e ngjashme me agrumet e tjera, por ndryshe nga ato, këto mandarina mund të hahen të plota me gjithë lëkurë.

Mandarinat kumkuat kanë qenë prej kohësh pjesë e traditës shqiptare, por kryesisht për zbukurim.

Fruti i vogël përmban 1 deri në 3 fara, por ka edhe nga ato mandarina që nuk përmbajnë fara.

Shija e ëmbël dhe pakëz e athët e këtyre mandarinave i ka bërë ato një burim ushqimor që në lashtësi.

Një nga faktet më befasuese të kësaj agrumeve është që mund të rritet lehtësisht në çdo cep të Shqipërisë, madje edhe në shtëpi, ballkon, kopësht etj.

Pemët e mandarinave kumkuat prodhojnë kokrra të vogla të shijshme. Fidanët mund t’i blini në treg dhe t’i mbillni nëpër vazo, me kosto minimale. Për një bimë të rritur mjaftueshëm nuk do të paguani më shumë se 2,000 Lekë.

Vlerat shëndetësore të mandarinave kumkuat

Mandarinat kumkuat përmbajnë minerale dhe vitamina. Ato përmbajnë sasi të moderuara të vitaminës A, riboflavinës dhe manganit, që janë thelbësore për mirëqenien e organizmit.

Më poshtë do të gjeni listën e përfitimeve që do të merrni nëse konsumoni mandarinat kumkuat në mënyrë të rregullt.

Forconi kockat

Përmbajtja domethënëse e kalciumit që këto mandarina kanë do të ndihmojë në mbrojtjen e kockave për një periudhë afatgjatë.

Mbrojnë sistemin tretës

Mandarinat kumkuat luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit tretës, gjithnjë nëse i konsumoni rregullisht. 8 kokrra mandarina ofrojnë 10 gramë fibër, dhe për më tepër ngrënia e tyre nuk është një gjë e vështirë.

Fibra që ato përmbajnë e ndihmon sistemin tretës të kryejë funksionet e veta në mënyrë efikase dhe të shëndetshme.

Ruajnë shëndetin e lëkurës

Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mjaftueshme antioksidantësh dhe vitaminash, që i bëjnë ato ideale për të kuruar lëkurën nga ndikimi negativ i radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë rrudha, njolla dhe varjen e lëkurës.

Mbrojnë sistemin imunitar dhe kurojnë të ftohtin

Mandarinat kumkuat kontrollojnë sistemin imunitar, duke qenë se janë të pasura me vitaminë C, ashtu si edhe portokallet. Nëse nuk do të kishim vitaminën C, nuk do të arrinim të mbronim dhe të shëronim organizmin.

Nga ana tjetër, mandarina kumkuat është shumë e mirë për të qetësuar dhimbjet e fytit nga të ftohtit.

Përmirësojnë shikimin

Mandarinat kumkuat janë një burim i pasur i vitaminës A dhe beta karotenit, që ofrojnë një shëndet më të mirë të syve.

Ofrojnë shumë energji

Këto kokrra të vogla përmbajnë shumë karbohidrate dhe japin shumë energji. Për më tepër, niveli i lartë i riboflavinës e bën procesin e dhënies së energjisë shumë më të lehtë, sepse kjo vitaminë është e rëndësishme në të gjithë prodhimin e energjisë.

Zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka

Mandarinat kumkuat përmbajnë sasi të mëdha të acidit citrik, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe parandalon formimin e gurëve të dëmshëm.

Mandarinat kumkuat përdoren edhe në gatim. Ato mund të fermentohen ose të përdoren në ëmbëlsira dhe në sallata./AgroWeb.org

Lakra e Kuqe – Tri herë më me vlerë se e bardha

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën.

Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë.

Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera.

Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org, listën e përfitimeve fantastike që merrni nga lakra e kuqe, e cila kultivohet me sukses në shumë rajone të Shqipërisë.

Lakra e kuqe apo Lakra e bardhë?

Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind.

Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar.

Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.

Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme.

Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Lufton inflamacionet dhe artritin

Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve.

Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme.

Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave

Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës?

Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë.

Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare.

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjecare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre.

Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun

Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit./AgroWeb.org

Dita Botërore e Diabetit – Të dhënat shqetësuese për Shqipërinë

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit.

14 nëntori shënon ditën botërore të diabetit, ndaj dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje është më i lartë.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, mjekët e kanë cilësuar këtë sëmundje si një “pandemi” globale.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se diabeti prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje.

Sot në botë numërohen rreth 366 milion diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë.

Pra sipas ekspertëve rreth 6,3 % e popullsisë së botës do të jetë prekur nga diabeti.

Përsa i përket vdekshmërisë, të dhënat e OBSH-së tregojnë se  diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale.

Ata ngrenë alarmin se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%.

Diabeti Një Shqetësim në Rritje

Rritja e Diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 3-4%, që do të thotë se kemi afërsisht 120-150 mijë diabetikë të njohur.

Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve.

Por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç .

Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.

Diabeti që takohet më shumë është diabeti tipit 2 me 90% dhe 10% diabet tipit 1.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë ,dhe shpesh të “heshtur” ndaj thelbësore është sensibilizimi,informimi i komunitet për njohjen e diabetit.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Si ndikon avokado tek shëndeti i personave me diabetin e Tipit 2

Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.

Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish.

Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.

Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.

Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.

Avokado Dhe Diabeti I Tipit 2

Avokado është një frut që ka përmbajtje të lartë yndyre dhe me të nuk duhet tepruar.

Megjithatë, kohët e fundit, studimet, të cilave i referohet AgroWeb kanë zbuluar se avokado përmban një molekulë që mund të pakësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Ekspertët në Kanada thonë se prania e kësaj molekule e bën avokadon një mik të diabetikëve.

Kjo molekulë është identifikuar si Avokatina B ose AvoB.

Konsumi i rregullt i avokados dhe prania e kësaj molekule nënkupton një shtim më të ngadaltë në peshë dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 2 pengon prodhimin e glukozës ose sheqerit në gjak.

Normalisht ky përpunim ndodh falë ndihmës së insulinës por tek diabetikët trupi nuk prodhon ose prodhon pak insulinë.

Vlerat e Avokados për Shëndetin 

  1. Është jashtëzakonisht ushqyese.
  2. Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
  3. Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
  4. Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
  5. Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
  6. Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
  7. Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm.
  8. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
  9. Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.

Nisin rreshjet e para të borës – Cilat janë zonat e prekura dhe moti në vijim

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta.

E ndërsa temperaturat vijojnë të ulen, në disa zona të vendit kanë nisur rreshjet e para të borës.

Pas një jave me rreshje intensive shiu, që shkaktoi edhe përmbytje në shumë zona të vendit, ulja e temperaturave tashmë po lajmëron nisjen e rreshjeve të borës.

Sipas Report TV, të cilit i referohet AgroWeb.org në Kukës dhe Korçë vjen sinjali i parë i ardhjes së dimrit.

Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë reshjet e parë të borës në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Si rrjedhojë maja e Gjalicës dhe e Gramozit u zbardhën nga dëbora.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bora pritet të zbresë pas pak ditesh në zonat e ulëta.

Temperatura, erëra dhe stuhi të forta

Në Kukës, pati dhe erëra të forta që sollën edhe probleme  me energji elektrike.

Pesë fshatrat e Njësisë  Administrative të Shishtavecit, janë pa energji elektrike.

Burime te OSHEE, të cilave i referohen mediat Kukës thonë se shkak është bërë një defekt në linjën e transmetimit si pasojë e motit të keq ndërsa grupet e avarisë janë në punë për riparimin e defektit.

Ndërkohë shirat e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka arritur në 268.5 metra, duke u rritur me 1 metër gjatë javës së fundit.

Megjithatë KESH nuk ka vendosur ende në punë agregatët e këtij hidrocentrali me qëllim akumulimin e sasisë së ujit për pjesën e mbetur të vitit.

Ulje temperaturash janë shënuar edhe në rajonin e Korçës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vazhdojnë rreshjet e shiut. /AgroWeb.org

Kura e fuqishme me thana kundër problemeve me diabetin

Vlerat e thanave për diabetikët qendrojnë në aftësinë e tyre për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për ta mbajtur atë nën kontroll.

Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana

Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre.

Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me Lëngun e Thanave

Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)

Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

AgroWeb.org ju udhëzon t’i lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri  shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer.

Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Si të rrisni dendësinë e kockave – Këshillat dhe ushqimet që ju duhen

Magnezi dhe zinku duhet të jenë gjithashtu pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Dendësia e kockave është një aspekt shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Nëse kockat humbasin dendësinë e tyre, atëherë ato thyhen më lehtë.

Dendësia kockore ndryshon me kalimin e kohës. Kur njeriu arrin në fund të njëzetave, dendësia kockore arrin kulmin.

Më pas ajo nis të bjerë. Pas menopauzës, gratë për shembull, bëhen më të brishta ndaj osteoporozës, një sëmundje që i dobëson kockat aq shumë sa ato thyhen lehtë.

Përveç aktivitetit të personalizuar fizik, dendësia e kockave mund të përmirësohet edhe nëpërmjet ushqyerjes dhe vitaminave.

Më Shumë Perime Për Kockat

Perimet përmbajnë pak kalori por shumë vitamina, minerale dhe fibër.

Perimet me ngjyrë të verdhë dhe jeshile janë shumë të rekomanduara për rritjen dhe zhvillimin e kockave.

Gratë që hanë më shumë lakër, brokoli e perime të tjerë për të paktën 3 muaj mund të rimëkëmbin humbjet e dendësisë kockore dhe ato të kalçiumit.

Kalciumi

Kalciumi është ushqyesi kryesor i kockave.

Mënyra më e mirë për të përthithur kalciumin është të merrni sasi të vogla gjatë ditës.

Ushqimet më të pasura me kalcium janë:

  • Qumështi,
  • Djathi,
  • Kosi,
  • Barishtet,
  • Fasulet,
  • Sardelet

Ushqimet e Pasura me Vitaminë D dhe K

Vitamina K-2 luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave duke penguar humbjen e sasive të mëdha të kalçiumit.

Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: Lakra turshi dhe djathi.

Nga ana tjetër, vitamina D është e domosdoshme për përthithjen e kalçiumit.

Njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamin janë më të rrezikuar nga humbja e dendësisë kockore.

Shmangni Dietat me Pak Kalori

Dietat me pak kalori kanë një ndikim shumë të fortë e negativ tek dendësia e kockave.

Ato nuk përmbajnë as vitamina e as minerale dhe nuk duhen mbajtur.

Acidet yndyrore, Magnezi dhe Zinku

Shumë studime të cilave u refereohet AgroWeb.org thonë se acidet yndyrore omega-3 luajnë rol kyç në dendësinë kockore.

Ushqimet më të pasura me këto acide janë: arrorët, salmoni, skumbria dhe farat.

Magnezi dhe zinku duhet të jenë gjithashtu pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Magnezi ndihmon në aktivizimin e vitaminës D dhe përmirëson përthithjen e kalciumit.

Zinku nga ana tjetër, gjendet tek kockat dhe ndihmon për rritjen e tyre.

Ushqimet e pasura me magnez dhe zink janë:

  • Arrorët,
  • Legumet,
  • Farat,
  • Drithërat e plota.

E fundit por jo për nga rëndësia është që duhet të tregoni kujdes me duhanin sepse ai nxit shumë sëmundje të kockave.

Stina e virozave, 11 mijë të prekur në javë – Kujdesi dhe masat që duhet të merrni

Kjo është periudha kur supat dhe çajrat e ngrohtë nuk duhet t’i ndani nga rregjimi juaj ushqimor.

Temperaturë e lartë, dhimbje fyti dhe kollë, bllokim hundësh dhe infeksion bajamesh.

Janë këto problemet më të shpeshta shëndetësore me të cilat po përballen mijëra shqiptarë ditët e fundit.

Shkak janë virozat e stinës dhe luhatjet e shpeshta të motit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 11 mijë persona në javë i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë mjekimin dhe trajtimin e duhur kundër virozave të stinës.

Ndryshimi i temperaturave në ditët e fundit ka rritur numrin e të prekurve nga virozat, moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit, por nuk përjashtim as moshat e reja.

AgroWeb.org ju këshillon të jeni të vëmendshëm ndaj kësaj stine ku virozat tashmë do të jenë gjithnjë e më të pranishme.

Masat Që Duhet Të Merrni

 Kjo është periudha kur supat dhe çajrat e ngrohtë nuk duhet t’i ndani nga rregjimi juaj ushqimor.

Vitamina C

Studimet thonë se mungesa e vitaminës C, e plogështon sistemin imunitar.

Mjekët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në ditë.

Këtë sasi mund ta merrni nëpërmjet agrumeve ose suplementëve.

Nëse jeni prekur tashmë nga gripi, atëherë synoni të merrni deri në 4,000 mg vitaminë C.

Uji

Kur jeni sëmurë duhet të siguroheni që trupi është i hidratuar mjaftueshëm.

Uji ndihmon në nxjerrjen e viruseve nga sistemi.

Bashkë me ujin nuk duhet të mungojë limoni, mjalti dhe kanella që ndihmojnë në largimin e sekrecioneve.

Për fytin, rekomandohet gargara me një gotë me ujë të ngrohtë, një lugë çaji me kripë dhe gjysëm luge çaji me sodë buke.

Vitamina D

Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D tejzgjat simptomat e infeksioneve të gripit.

Trupi e merr vitaminën natyralisht nëpërmjet diellit.

Por këtë vitaminë e gjeni edhe tek qumështi, veza, salmoni, qumështi i bajames dhe tek suplementët.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka një reputacion shumë pozitiv, sidomos në rastet e gripit.

Ajo ndihmon në qetësimin e fytit të acaruar.

Uthullën mund ta pini në doza të vogla me lugë kafeje ose ta tresni në ujë.

Banjë me avull

Banja me avull është qetësuese dhe ndihmon kundër simptomave të grupit.

Kur të bëni banjë me avull përdorni edhe trumzën dhe rozmarinën që luftojnë virozat dhe çlirojnë rrugët e frymëmarrjes.

Hudhra

Hudhra forcon sistemin imunitar dhe përshpejton shërimin nga gripi dhe virozat.

Mjekët rekomandojnë që ta konsumoni hudhrën çdo ditë.

Probiotikët

Probiotikët, si psh kosi apo djathi rikthejnë ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Këto të fundit jo vetëm që forcojnë sistemin imunitar por edhe parandalojnë infeksionet.

Probiotikët i gjeni tek kosi ose nëpërmjet suplementëve.

Ajri i pastër

Virusi qëndron më gjatë në një ambient me ajër të thatë.

Përpiquni të ajrosni shtëpinë, ose të qëndroni në ajër të pastër./AgroWeb.org

KOHA E ARRAVE – Këshillat më të mira si zgjidhen cilësoret dhe si ruhen gjatë

Qërojini arrat vetëm kur të jeni gati për t’i përdorur dhe do t’i ruani cilësinë.

Nëse ka një produkt që shitet pothuajse gjithmonë masivisht në tregjet shqiptare padyshim ato janë arrat.

Pavarësisht gatimeve të shumta ku arrat janë ndër përbërësit kryesorë, ato janë ndër produktet që na shoqërojnë gjatë gjithë vitit.

Të Freskëta apo të Qëruara 

Por mes dilemës nëse duhet t’i blini të qëruara apo kokërr këtë produkt kaq të preferuar, AgroWeb.org ju jep disa sugjerime mbi zgjedhjen më të mirë që duhet të bëni.

Mes arrave të freskëta dhe atyre kokërr, këto të fundit falë lëvozhgës së tyre gëzojnë një mbrojtje natyrale, e cila ruan afatgjatësinë e vlerave të arrave ashtu si edhe freskinë e tyre.

Arrat e qëruara janë krejtësisht të ekspozuara nga lagështia, e për këtë shkak ato humbasin freskinë e tyre.

Për shkak të lagështisë, arrat humbasin vetitë e vajit esencial që përmbajnë plot vlera shëndetësore ashtu si edhe shijen e tyre.

Nëse do të bëni një dallim mes konsumimit të një arre të qëruar prej kohësh dhe një kokërr arre të sapoqëruar ndryshimi në shije është tejet i kuptueshëm.

Pra, për të përfituar shijen e plotë të arrave dhe freskinë e tyre zgjidhni arra të vendit dhe të paqëruara.

Si t’i Zgjidhni Dhe T’i Ruani

Arrat e paqëruara nga lëvozhga mund të qëndrojnë të freskët për një deri në dy vjet. Vetë lëvozhga është mburoja më e mirë natyrore e këtyre produkteve.

Nëse blini arra shqiptare të paqëruara, ato mund të qëndrojnë të freskëta për rreth një vit. Gjithnjë nëse i ruani me kujdes në një vend të freskët.

Por edhe aroma është faktor. Nëse arrat që gjeni në treg mbajnë erën e holluesit të bojës ose të diluentit, dijeni që ato janë të prishura ndaj mos i blini.

Ju mund të ruani freskinë e arrave shqiptare duke i mbajtur në një ambient të ftohtë.

Qërojini arrat vetëm kur të jeni gati për t’i përdorur. E njëjta gjë vlen edhe për bluarjen e tyre.

Arsyet përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve

Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës.

Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit.

Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë.

Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.

Ekspertët këshillojnë që njeriu mund të konsumojë dy banane në ditë.

Ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin e frutit.

Arsyet Përse Nuk Duhet T’i Hidhni Fijet e Bananeve

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se këto fije lidhëse të quajtura “Phloem” përbëhen nga qeliza të gjalla, që mundësojnë ushqyerjen me vitamina dhe minerale të frutit.

Ato janë shumë të pasura me vlera njësoj si i gjithë fruti.

Këto fije të holla janë të mbushura me kalium, fibër, vitaminat A dhe B6.

Ato përmbajnë gjithashtu vitaminën C e cila fuqizon sistemin imunitar, sidomos gjatë ndryshimit të stinëve.

Ato shërbejnë si arterie duke transportuar gjithçka që i nevojitet frutit për tu rritur dhe pjekur.

Për më tepër, në varësi të fijeve, njeriu mund të dallojë nëse fruti është gati për tu ngrënë.

Nëse fijet janë të ngjitura fort pas tulit të bananes, atëherë bananja është e papjekur.

E kundërta ndodh në rastin e bananes së pjekur. Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet në fjalë hiqen shumë më lehtë nga tuli.

Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

Ajo i bën mirë edhe zemrës sepse përmban shumë kalium.

Sa i përket diabetit, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë vetëm një banane në ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, sidomos në rastin e bananeve të pjekura fort.

Çaji i duhur kundër baktereve që ju sëmurin – Si ta përgatisni

Sa herë që sëmureni, trupi përjeton një lloj sulmi nga mikroorganizma të jashtëm e të panjohur për të.

Çajrat ngrohtë dhe aromatikë janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e vjeshtës apo dimrit.

Gjithësesi përveçse janë aromatikë e të shijshëm, vlerën e vërtetë e marrin tek shëndeti që i dhurojnë organizmit.

Që nga lashtësia mund të themi që janë mënyra më e mirë dhe natyrale për t’i bërë ballë shumë sëmundjeve.

Njihen si antioksidantë shumë të mirë, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe mbrojnë kockat.

Secili prej çajrave që tregtohet sot në botë ka vetitë e tij të mira për shëndetin.

Një prej tyre mjekët e veçojnë,  si për llojin ashtu dhe për ndihmën specifike që i jep organizmit.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni se cili është më çaji më i vlefshëm në luftën me bakteret e këqija.

Çfarë janë bakteret e këqija

Sa herë që sëmureni, trupi përjeton një lloj sulmi nga mikroorganizma të jashtëm e të panjohur për të.

Kjo mund të përkthehet në viruse që ju sëmurin e mundojnë për një kohë të gjatë.

Që prej vitit 1930 për largimin e tyre përdoren masivisht antibiotikët.

Këto medikamente për shumë vite kanë qënë efektive në luftën kundër baktereve, por kanë edhe efektet e tyre anësore.

Siç edhe mund t’a dini, janë shumë të fortë dhe nuk mund të konsumohen pa rekomandim nga mjeku.

Pavarsisht kësaj të dhënat thonë se antibiotikët konsumohen masivisht në çdo cep të globit, ndërsa toleranca e baktereve të kqija nga këtij ilaçi është rritur.

Teksa këto baktere bëhen gjithnjë e më shumë rezistente, mjekët sugjerojnë që të ktheni vëmendjen nga mënyrat natyrale të kurimit.

Këto mënyra mund t’i përdorni krahas antibiotikëve të zakonshëm, gjithnjë nëse janë rekomanduar nga mjeku specialist.

Zgjidhja gjendet tek çaji

Një studim nga Universiteti i Mjeksisë dhe Veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar të cilit i referohet AgroWeb.org,  tregoi për një faktor specifik që ndihmon në veprimin e antibiotikëve.

Bëhet fjalë për çajin jeshil i cili ndihmon shumë punën e antibiotikëve në eleminimin total të baktereve.

Kështu që përgjatë kohëve kur po merrni antibiotikë të këshilluar nga mjeku, mundohuni të konsumoni edhe disa flixhanë çaj jeshil.

Kjo do të ndihmojë në efikastetitn e ilaçit dhe do ta përforcojë atë.

E rëndësishme është që gjithnjë të ruani balancën dhe të mos e teproni me mediakmentet, pasi mund të nxisin një sërë sëmundjesh.

Rreziku nga antibiotikët

Konsumimi i antibiotikëve pa recete ose në raste të panevojshme, mund të kthehet në një problem të vërtetë për të gjithë organizmin.

Organizata Botërore e Shëndetit të cilës i referohet AgroWeb.org, thotë se konsumimi i vazhdueshëm i tyre ul imunitetin dhe mbrojtjen e të gjithë organizmit.

Kështu që mundohuni ta evitoni sa më shumë dhe merrni gjithnjë konsultën e mjekut.

Ndërkohë në rastet kur e keni të detyrueshme, për të kaluar gripin bashkë me ilaçin, zgjidhni edhe çajin jeshil.

Si ta përgatisni

Mbushni një xhezve me ujë dhe vëreni të ziejë në zjarr mesatar për disa minuta.

Kur uji të ziejë hidhni në ujë 4-5 gjethe të njoma çaji ose gjysmë luge çaji gjethe të thata dhe lërini në ujë për disa minuta.

Më pas kullojeni ujin me kujdes dhe mund t’a konsumoni duke e shoqëruar me pak limon ose pak mjaltë.