VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shtëpia në Surrel, Lubonja: Si gënjeu Rama për të ardhurat në emigracion

By | December 27, 2018

Komentet

E nderoi me dekoratë, Meta pret në Presidencë nipin e Vasil Laçit: Pasardhësi i heroit, gjaku nuk bëhet ujë

Presidenti Meta ka pritur sot në Presidencë nipin e Vasil Laçit, heroit të popullit që një ditë më parë e nderoi me ”Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Meta thotë se ka pritur sot në Presidencë Vasilin e Ri, djalin e Vasil Laçit që kreu atentatin ndaj perandorit italian. Presidenti thotë se gjaku nuk bëhet ujë, dhe Vasil Laçi i ri është pasardhësi i heroit.

 

STATUSI NGA ILIR META

Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij.
GJAKU NUK BËHET UJË!
Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm! 🇦🇱

Shqipëri, 26 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 26 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.076, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet pozitive të gjitha janë konfirmuar në Tiranë, mes tyre edhe personel shëndetësor, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me COVID-19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja. Vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë”, thekson ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 11 qytetarë, duke e rritur në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ndërsa aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19.

Në Shqipëri janë kryer deri tani gjithsej 15.319 testime, ndërkohë 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Shqipëri – Konfirmohen 25 raste pozitive në 24 orët e fundit, vatra të reja dhe më shumë shtrime tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që rastet e reja janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, 24 raste, dhe në Durrës, 1 rast.

Deklarata e plotë nga Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)
Testime totale 14832
Testime molekulare 13506
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1029
Raste të shëruara 803
Raste Aktive 193
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1

Ekspertët: Legalizimi i prodhimit të marijuanës medicinale nuk ndal krimin, problemet sociale

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore. Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet mundësia e prodhimit të marijuanës mjekësore dhe nënprodukteve të saj në vend. Kolegia Ardita Dunellari foli me dy ekspertë lidhur me eksperiencën e vendeve që e kanë kaluar këtë proces dhe ndikimin që mund të ketë ky hap mbi problemet sociale dhe nivelin e aktivitetit kriminal:

Kryeministri Edi Rama thotë se po diskutohet mundësia e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore, si aktivitet i ligjshëm biznesi:

Konsultimet ne i kemi bërë dhe po i bëjmë me ekspertë në disa vende ku ka pasur eksperienca, jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe në veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor,” shprehet kryeministri.

Nëse synimi është që ky aktivitet të shërbejë për të shtuar të ardhurat për buxhetin, eksperienca amerikane nuk e mbështet këtë, thotë Profesor Jonathan Caulkins:

Kultivimi i marijuanës nuk është burim i konsiderueshëm i të hyrave buxhetore; në asnjë nga shtetet amerikane nuk kalon 1% të të ardhurave fiskale”.

Aq më i vogël do të jetë efekti i këtij aktiviteti për të mbështetur shtresat më në nevojë në shoqërinë shqiptare, thonë ekspertët:

Duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Shqipëri, nuk e shoh të mundshme që këto fonde të buxhetit të sillnin përmirësim të situatës për shtresat më të varfra të shoqërisë. Problemi kryesor në vende të tilla nuk është droga e paligjshme, por korrupsioni,” thotë Hanna Kassab, autor dhe pegagog në Universitetin e Karolinës Lindore.

Profesor Jonathan Caulkins thotë se shtetet amerikane ku u legalizua marijuana medicinale, u vërejtën pasoja negative tek shtresa më e varfër që merrej ilegalisht me kultivim:

Legalizimi zhvendos aktivitetin e kultivimit nga më të varfrit, më të paarsimuarit, nga ata që nuk gjejnë dot punë tjetër dhe që mbillnin hashash në mënyrë të paligjshme, tek korporata, tek sipërmarrës me diploma universitare. Kultivimi i ligjshëm nuk krijon mundësi punësimi për ata që janë më në nevojë”.

Në vendet që e kanë kaluar këtë proces, ekspertët nënvizojnë se legalizimi nuk arriti të eliminojë tregun e zi:

Tregu i zi mund të bashkekzistojë me tregun e ligjshëm për konsum të brendshëm. Në shtetet amerikane që legalizuan prodhimin u fuqizuan edhe prodhuesit pa liçencë, pasi sektori i ligjshëm krijon lehtësira edhe për ta: furnizim të bollshëm me fara, me pajisje për mbjellje, ventilim e ngrohje, ekspertë agronomë,” thotë Jonathan Caulkins, profesor në Universitetin Carnegie Mellon.

Madje, kontrabanda e drogës do të shtohet, parashikon Profesor Caulkins, duke shtuar se të ardhurat nga kanabisi vijnë përmes kontrabandës, jo prej kultivimit:

Kultivimi nuk paraqet problem. Marijuana është bimë: në vend që të kultivosh domate, kultivon marijuana, me ndonjë ndryshim të vogël. Marijuana është bimë me fitim të madh sepse shitet në treg të zi. Këtë treg e gjejnë trafikantët, që shesin produktin e fermerëve jashtë shteti përmes kontrabandës. Pra rrjetet kriminale do të vazhdojnë të rendin pas këtij fitimi,” thotë zoti Caulkins.

Përvoja e legalizimit të aktiviteteve të tjera të paligjshme ka treguar se rrjetet kriminale reagojnë me shpejtësi për t’iu përshtatur realitetit të ri, thotë Hanna Kassab, profesor në Unversitetin e Karolinës Lindore. Ai sjell si shembull legalizimin e prostitucionin në Amsterdam:

Në zonën e tregtisë së seksit në Amserdam, krimi është rritur. Prostitucioni i ligjshëm ka tërhequr trafikantë të qenieve njerëzore të cilët sjellin vajza nga Rusia, nga Evropa Lindore”.

Grupet kriminale, thotë profesor Kassab, mund të ndjekin praktikën e “gjobave” duke kërcënuar e zhvatur para nga kultivues të ligjshëm.

Pavarësisht nga masat që merr Shqipëria, thonë ekspertët, kultivimi i marijuanës do të vazhdojë të ushqejë aktivitetin e paligjshëm për sa kohë që marijuana medicinale mbetet e paligjshme në vende të tjera:

E vetmja gjë më e keqe se një ndalim i plotë i një aktiviteti është të krijosh një ishull të vogël ku legalizohet ky aktivitet. Kjo krijon mundësi për prodhim me kosto më të ulët pasi është e ligjshme dhe rrit sasinë për contrabandë e eksport. Vetëm nëse legalizohet në mbarë Evropën do të ulej potenciali për përfitim nga trafiku i paligjshëm,” thotë Profesor Caulkins.

Në Shtetet e Bashkuara legalizimi qoftë për përdorim mjekësor, apo për kënaqësi personale vazhdon të zgjerohet. Por ekspertët theksojnë se argumenti pro-legalizimit është mbështetur tek liria e individit për të bërë zgjedhjet e veta, si dhe drejtësia sociale, pasi përndjekja penale për kultivim apo tregtim të paligjshëm prekte në masë dërrmuese pakicat me ngjyrë.

Ekspertët theksojnë se legalizimi për përfitime ekonomike apo për luftë kundër krimit nuk është një argument i bazuar në përvojën e deritashme botërore.

DOKUMENT – “Shtatë ‘ekspertët’ që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar”

 Forumi i Trashëgimisë: Ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një listë me shtatë emra, që sipas tij, kanë firmosur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fakt, 7 emrat nuk i përkasin vendimit të sivjetshëm të këshillit bashkiak, që shërbeu si shkak i vënies së fadromave mbi godinë. Emrat i përkasin administratës së Ministrisë së Kulturës më 2018-ën dhe ata hartuan e firmosën një raport, që sipas Forumit, u përdor më tej nga bashkia për të delegjitimuar vlerat e godinës historike. Përmes një deklarate për mediat, Forumi analizon shkollimin e 7 anëtarëve që firmosën kundër teatrit. Më poshtë, deklarata e plotë. 

DEKLARATA

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Ministrisë së Kulturës. Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako. Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive, që i hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit. Por, cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë, që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit. Siç mund të konstatohet nga CV-të e këtyre “ekspertëve”, asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik, po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme.

Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

  1. Ledion Lako, kryetar komisioni. Diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS-së më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamerier. Në fakt, në qytetin e Durrësit, të gjithë e njohin si pastiçeri i talentuar, sektor ku ka pasur edhe sukses duke hapur 3 pastiçeri të ndryshme.
  2. Herida Duro, anëtare, drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.
    3. Arjan Avrazi, anëtar, drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve.
  3. Kozeta Angjeliu, anëtare, drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale, me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat.
  4. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standardizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik”. Ka kryer studimet e larta universitare në Fakultetin Juridik (jopublik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.
  5. Sofjan Jaupaj, anëtar, këshilltar i ministres – diplomuar “Jurist” dhe i specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.
  6. Shpëtim Shehu, anëtar, drejtor i Buxhetimit – diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi akt-ekspertimin – vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë ministre e Kulturës (2018) – diplomuar “Mësuese për lëndën Gjuhë Frëngjisht në ciklin e arsimit 8-vjeçar” në Universitetin e Tiranës. Këto të dhëna mbi diplomimet janë bazuar mbi CV-të dhe biot e stafit në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

Meta: Shembja e teatrit i intereson lobit serb dhe prorus në Uashington. Kam prova e dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur

Presidenti i vendit, Ilir Meta deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka mjaft interesa të fshehta.

Ai tha se me atë akt synohet të krijohet destabilitet në Shqipëri, që sic tha i intereson lobit proserb në Uashington.

“U shemb që të provokojë opozitën, të destabilizojnë situatën, se kështu u intereson dikujt, lobit proserb në Uashington. Po sic i interesonte edhe vjet që të kishte gjakderdhje. Lobit serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumenta që do i bëj publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur- tha Meta. bw

Bushati: Inkurajuese letra e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, po e sheh si mjaft inkurajuese letrën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bushati ka thënë se për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd është thelbësore që të ketë bashkëpunim transatlantik.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, ka shkruar Bushati.

Dy kryediplomatët e Francës dhe Gjermanisë sot përmes një letre të përbashkët kanë dhënë mesazh për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ata kanë thënë se janë për një dialog të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë./GazetaExpress/

Meta video-konferencë me përfaqësues të “Europa Nostra”: Dakordësi për hetim ndërkombëtar mbi shembjen e teatrit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj,Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.

Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta.

Meta: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, maskat kanë rënë

Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përgjegjësit që bëjnë gjëra pas krahëve të shqiptarëve duhet të përgjigjen. Ai tha se tashmë maskat kanë rënë.

“Unë nuk po negocioj, dua plotësimin e 14 pikave. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve.”, tha Meta.

Diana Ndrenika ka reaguar ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar

Vajza e aktorit Robert Ndrenika, Diana Ndrenika ka reaguar ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një status në ‘Facebook’, ajo shkruan se një bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa princip.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore.

Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip” shkruan ajo.

Teatri dhe talebani i Rilindjes – Nga Rigels Lenja

Historia e njerëzimit nuk ka parë shumë akte makabre e terroriste ndaj kulturës, si ai i 17 majit. Ka parë se si perandori romak Neroni dogji gjysmën e Romës, vetëm për të ndërtuar pallatin e tij mbretërorë. Hitleri urdhëroi djegien e Reischtag gjerman, për të përmbushur synimet e tij perverse politike. Teatri ynë, i ka të dyja, edhe makutërinë për të ndërtuar kulla, dhe perversitetin politikë. Por më shumë se sa perversitet politik, është një dëshirë e zjarrtë e qeverisë për të treguar se ka fuqinë që artistëve t’u tregoj grushtet. Gjë që nuk e bën dot me banditë. Ku njërit i dërgon makinën e drejtorit të policisë si taksi për ta sjellë në Tiranë. E tjetrit i shtron tapet të kuq kur “vetëdorëzohet” në polici. Një tipar i shoqërive të prapambetura është adhurimi për banditin dhe të dhunshmin, e që me Rilindjen e ka kthyer në kult-shtetërorë. Nëse shet drogë, s’ka problem, mund të bëhesh edhe zyrtar shteti. Nëse vjedh, bravo ke talent. Nëse mashtron, je orator. Nëse gënjen, je i zgjuar. Është një ligj xhungle. Ti mund të bësh çfarë të duash. Ama një gjë e ke të ndaluar ta bësh. Të mendosh ndryshe. Nëse ti mendon ndryshe nga ajo që thotë Rilindja, ti shpallesh bandit, hajdut, mashtrues, kriminelë.

Teatri që prishëm na dëshmoi frikën e pushtetit ndaj fjalës së lirë dhe protestës. Për të shembur një teatër, Edi Rama, u detyrua të vendoste masa karantine të ngjashme me ato të Kim Jung-ut në Kore. Një frikë në palcë ndaj një reagimi shoqërorë. E për të ta mbyllur aktin e tij terroristë, u detyrua të dërgojë 2000 forca policore për të dhunuar disa artistë dhe aktivistë. Edhe në Lazarat nuk pamë kaq shumë dhunë dhe dëshirë për të dhunuar, sa sa te teatri. Edi Rama përdori një manovër të ulët. Dërgoi çirakun e tij për të bërë atë që ai vetë, në rolin e dirigjentit kishte planifikuar. Mbase dëshironte të shikonte sa i mbanin këllqet çirakut të tij në bashki ose mbase nuk dëshironte që emri i tij të shkruhet në listën e barbarëve si shkatërrues të kulturës.

Teatri ishte një godinë historike e Tiranës, e cila u kishte mbijetuar kohërave. Ishte një monument, që nga ana historike u kthye në një monument të rezistencës qytetare. I rezistoi më shumë se çdo gjë që i ka dalë përpara talebanit të Rilindjes. Një rezistencë për demokraci, ku çdo element i rezistencës është thërrmuar. Jemi pa gjykata, pa Parlament, pa Akademi Shkencash, pa universitete, pa zgjedhje, pa bashki dhe së fundmi edhe pa teatër. Shqipëria në të vërtetë duhet të kishte prishur një teatër. Por jo Teatrin Kombëtar, por teatrin e sistemit që kemi ngritur. Nuk ka asgjë të keqe që një qytet të zhvillojë modernen, por duke ruajtur historinë. Teatri i ri mund të jetë i nevojshëm për qytetin. Por, a është kjo një nevojë urgjente? A nuk mund të priste dot ky projekt? E kur vendi ka kaluar dy kriza të forta, tërmetin e nëntorit 2019 dhe një mbyllje të plotë si pasojë e krizës së COVID-19. Të shpenzosh një shifër 30 milionë euro për një teatër në këtë periudhë. Këtë nuk e kanë luksin as buxhetet të qyteteve si Parisi, Londra apo Berlini. Mbase duhet ta pranojmë, qeveria ka fituar. Talebanët origjinalë, edhe ata triumfuan. Qeveria ka fituar, pasi ka ngadhënjyer mbi një godinë në një formë tipike talebaneske. Jo vetëm në formë, por edhe në argument. Në një argument tipik talebaneskë, se një godinë duhet prishur se është e vjetër. Të njëjtën gjë thanë edhe talebanët se statujat e Budës ishin të vjetra. Njerëzimi ka parë shumë ditë të këqija në orët tij. Diktatura dhe dhunë në përmasa të lemerishme. Po në fund ka pasur një dritë shprese, se diçka do të ndryshonte, për sa kohë kanë ekzistuar njerëz që luftojnë për lirinë. Kaligula vdiq e Roma u rilindi me Klaudion; Nero vdiq e Roma rilindi përsëri me Vespasianin; Hitleri vdiq dhe përsëri Gjermania u rindërtua. Ne humbëm një objekt historik, kulturor, por dëshmuam se duhet të luftojmë për të mos humbur edhe lirinë. E kjo e fundit nuk dhurohet, por fitohet. Dhe këtë formë lufte na e dëshmuan më mirë se kurrë aktivistët dhe artistët e ‘Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit’. I mbijetuan çdo lloj presioni dhe tundimi në plot 32 muaj.

Yuri Kim – Reforma në Drejtësi: Shpresoj të mos ketë një marrëveshje prapa krahëve për ta vrarë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me reformën në Drejtësi.



Yuri Kim deklaron me tone të forta se shpreson që fjalët për një marëveshje prapa krahëve të mos jenë të vërteta. Përfaqësuesja e SHBA në Shqipëri thekson se Reforma në Drejtësi është e nevojshme dhe nuk duhet vrarë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për ta vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Kim në rrjetet sociale.