VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shtëpia ime në rrugën Bardhyl nuk është më… Nga Irma Kurti

By | September 7, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Petja 6 months ago Reply

    Hap I mire per te bukuren dhe te ardhmen. Mbi germadhat e te cherries dhe ngrihet e reja,ne e bukur se e para. Cili do te ishte kuptimi po te mbanim ç’do gje te vjeter,pavaresisht kujtimeve dhe nostalgjuse,tjjesgt nje magazine vjeturinash.
    Ryan kujtimet dhe shijo ate qe do te marresh apo e Ke Maree si kompesim,

  • author avatar
    Anonymous 5 months ago Reply

    Shume e bukur por njikohesisht e dhimshme.Paç shendet.

Komentet

Skandali i “Twitter” Diplomacisë dhe Misioni Historik për Reformimin e Shërbimit të Jashtëm – Nga Faton Bislimi

Nuk kanë kaluar as edhe dy javë që nga shkrimi im i fundit, “Shuttle” Diplomacia që po zëvendësohet më “Twitter” Diplomacinë, në të cilin kisha paralajmëruar se ky lloj i diplomacisë moderne që po fuqizohet nga Trump dhe lojalistë të tij në Washington, ishte në një far mënyre “sport i rendë” për politikën kosovare. Dhe, sot, skandali me “fake news” të njohjës së shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, më shumë sesa e vërteton këtë.  Them “fake news” pasi vet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë e Xhamajkas, znj. Kamina J. Smith, ka thenë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në një përgjigje publike në Twitter ndaj postimit të Presidentit Thaci.

Ngutia e Presidentit Thaci që të marrë përsipër mertitat e njohjes më të re të vendit tone nga Xhamajka, dhe falënderimi i tij publik përmes Twitter është rasti me eklatant i dështimit të të bërit diplomaci përmes Twitter-it nga pala kosovare. Henry Kissinger, ndër “baballarët” e diplomacisë botërore, ish-Sekretar Shteti i SHBAve, dhe ish-student i Harvardit, me kënaqësi do t’ia rikujtonte Thacit se “diplomacia është art i përmbajtjes…”.  Në rastin më të mire, për një president me përgjegjësi, ky skandal do të duhej të ishte arsyeje e padiskutueshme për të kërkuar përgjegjësi deri në shkarkim nga secili diplomat apo vartës i tij që ia ka servuar atij këtë lajm të rremë. Kurse, ne rastin me të keq, vet Presidenti do të duhej të kërkonte falje publike për këtë marre që ia ka sjellë institucionit që ai drejton dhe krejt vendit, por edhe të dorëhiqej nëse qëllimisht ka ekzagjëruar ndonjë indikacion diplomatik që ndoshta do të mund të sjellte njohjen e vërtetë nga Xhamajka në një të ardhme të afërt.

Ky skandal nuk duhet të kalohet si gafë e përditshmërisë së politikanëve e diplomatëve tanë të papërgjegjshëm. Realisht, ky skandal tregon se sa i dështuar deri në palcë është shërbimi ynë i jashtëm.  Twitter diplomacia që po e marron vendin është hajgare e madhe dhe e pafalëshme, dhe duhet të ndalohet menjëherë.

Ministri ynë i ri i Punëve të Jashtme, z. Glauk Konjufca, sot ka para vetës një mision tejet kompleks dhe skajshmërisht të rendësishëm për shtetësinë e vendit. Ai ka barrën e reformimit total dhe deri në dhimbje të shërbimit tone të jashtëm. Jam i lumtur që ai këtë betejë tanimë duket se e ka filluar me vendimin e fundit për shkarkimin e 14 konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjin në fuqi nga qeveria paraprake në detyrë. Por, atij do t’i duhet përkrahje madhore nga të dy partnerët e koalicionit, LDK e LVV, por edhe kuadro të mirëfillta që punojnë në ekip me të, për të realizuar misionin historik që ka para vete në drejtim të reformimit substancial që duhet ndërmarrë në këtë dikaster qeveritar.

Politika e jashtme e Kosovës nuk është dashtë kurrë të jetë mjet i rehatimit të të afërmeve të politikanëve dhe të familjarëve e activistëve bashkëpartiakë të udhëheqësve të këtij dikasteri. Por, pasi që ne nuk mund ta kthejmë kohën mbrapa, të paktën mund të mesojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të fokusohemi me punë e dinjitet të sinqertë në arritjen e sukseseve në të ardhmen.

Sukseset e diplomacisë sonë do të vijnë dhe do të mirëpriten nga secili vetëm atëherë kur në shërbimin tone diplomatik ne angazhojmë djemë e vajza të reja të Kosovës që janë shkolluar e arsimuar në fushën përkatëse, kryesisht jashtë vendit, e vecanërisht në ato vendet ku mandej këta ish-shkollarë do të mund të luanin rolin e diplomatit të suksesshëm për Kosovën. Nuk mund të presim diplomaci të përgjegjëshme e të suksesshme nga njerzë që shërbejnë nëpër poste diplomatike e konsullore në vende të ndryshme e nuk e njohin as gjuhën e atij vendi, e shpeshëherë dhe fatkeqësisht, as anglishtën si gjuhë globale e komunikimit diplomatik.

Kosova nuk e ka luksin që në shërbimin e vet diplomatik të rehatojë njerzë për nder e as për priviliegje, kushdo qofshin ata. Kosova e ka domosdoshmërinë që shërbimin diplomatik ta kthejë në mjet të fuqishëm, të suksesshëm, dhe mbi të gjitha të besueshëm e të përgjegjshëm të ndërimit të marrëdhënieve të veta ndërkombëtare dhe të sendërtimit të imazhit të vet në botë. Vetëm atëherë, nuk do të kemi më “fake news” si ky skandali i fundit, dhe vetëm atëherë, nuk do të na duhet të ulim kokën për shkak të skandaleve si ky! Kokëlart e ballëhapur, Kosovën e bëjnë profesionistët e fushës dhe assesi aparatcikët politikë.

 

Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. Ka qenë kandidat i LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Rusia “po përpiqet ta ndihmojë Trumpin” për rizgjedhje

Presidenti i SHBA-së duke zbritur nga Air Force One. Foto nga arkivi.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet ta ndihmojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të rizgjidhet në zgjedhjet e nëntorit, raportojnë mediat amerikane.

New York Times, Washington Post dhe Associated Press raportojnë se paralajmërimi është dhënë gjatë një konference me dyer të mbyllura më 13 shkurt.

Ato citojnë dy zyrtarë të afërt me konferencën, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë.

Sipas gazetës New York Times, raportimet e tilla e kanë zemëruar Trumpin, i cili ka thënë se rivalët e tij demokratë do t’i shfrytëzojnë këto informacione kundër tij.

Po sipas gazetës, Trump është zemëruar sidomos me faktin që Adam Schiff, demokrati që ka udhëhequr procedurat për shkarkimin e tij, ka qenë në konferencë.

Këtë javë, Trump e ka zëvendësuar ushtruesin e detyrës së shefit të inteligjencës, Joseph Maguire.

Maguire ka qenë favorit për t’u emëruar drejtor i përhershëm i Inteligjencës Kombëtare, raporton Washington Post.

Megjithatë, sipas gazetës, presidenti ka ndryshuar mendje kur ka marrë vesh për konferencën, ndërsa për Maguire ka thënë se është “shpërfillës”.

Trump ka njoftuar se Maguire do të zëvendësohet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, njëherësh besnik i presidentit.

Dy zyrtarë të administratës Trump i kanë thënë gazetës New York Times se zëvendësimi i Maguire, pas konferencës së diskutueshme, ka qenë rastësi.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA edhe më 2016, për të forcuar fushatën e Trumpit dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA-së.

Demokratët e kanë kritikuar presidentin për emërimin e Grenellit, i cili e ka minuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit dhe ka festuar ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Trump ka mohuar se ekipi i tij ka punuar me figura ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdimisht i ka cilësuar si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

Rusia po ashtu e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA.

New York Times raporton se gjatë konferencës së fundit, aleatët e Trumpit i kanë sfiduar paralajmërimet e zyrtarëve të inteligjencës dhe kanë thënë se presidenti ka qenë i ashpër ndaj Rusisë.

Në një seancë dëgjimore publike këtë muaj, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i ka thënë Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve se Moska është angazhuar në një “luftë informacioni”, përpara zgjedhjeve të nëntorit, në përpjekje për të përçarë publikun dhe për të shkaktuar mosmarrëveshje. rel

Përgatiti: Valona Tela

A po teprohet dhe keqpërdoret me emrin e Ibrahim Rugovës? – Nga Sinan Kastrati

Ibrahim Rugova, autori i tekstit (Sinan Kastrati, në mes) dhe Jakup Kastrati, ish kryetari i Kom. së Malishevës

 Kulti i personalitetit

Dëshira për pushtet e për para, i ka verbua familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.

-Nga kush po keqpërdoret?

-Në radhë të parë nga Familja

Kisha lexua e dëgjua shpesh për fjalën ”kult”, ”kult i personalitetit” për personalitetet e burrështetasit që sundonin botën.  Të tillë, më të njohur ishin Stalini, Tito, Enveri, por nuk do të besoja se edhe në ditët tona do të kemi pushtet absolut e dorë të hekurt përveçnë Korenë e Veriut,Kim Jong Un, trashegimtar i diktatorit Kim Jong-ut,në Kubë deri sa ishte gjall Fidel Kastro, në Rusi, me Putinin e në ndonjë vend tjetër në Afrikë në Afrikës Jugore por jo edhe në Shqipëri e në Kosovë.

Kjo, së fundit po shihet edhe në Turqi, me Erdogan, i cili dëshiron të bëhet sulltan sikur Sulltan Sylejmani.

Po kjo nuk do të ma merrte mendja se do të na përseritej edhe në ditët tona me liderë partiakë e deri te ata ”shtetërorë”, me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj por edhe Ibrahim Rugovën, (të tjerët) ish presidentit të Kosovës.

Derisa shumë nga diktatorët që njihen tashmë në histori që pushtetin e morën me dhunë ose në mënyra tjera, sa ishin gjallë, rasti i të lartë përmendurve, është e habitshme se te rasti i Ibrahim Rugovës po krijohet një lloj kulti, për së vdekuri nga “partiakët” e Ibrahimit por edhe nga ish kundërshtarët (armiqt, shën. Imi) e Rugovës. Po të ishte në mesin e të gjallëve Ibrahim Rugova, sigurisht se nuk do të ndihej mirë sepse ai nuk ishte i tillë.

Por para se ti flas edhe disa fjalë për “kultin”, u interesova dhe gjeta disa shkrime- studime për fjalën “kult” 1*), nga studjues të njohur.

Vetë fjala “kult”, ka kuptimin “adhurim”, nderim që iu bëhej “Diellit”; Hënes”, “Zjarrit” por më vonë, kjo fjalë do të iu mveshet kryesisht personaliteteteve të gjalla që sundonin në vendet e tyre, mbretërve, perandorëv e kryetarëve të shteteve të shteteve, deri në ditët tona.

Një nga sudjuesit shqiptarë, Sadri Fetiu në një shkrim për “Kultin dhe autoritetin”, thot:

”Që të dyja këto fjalë janë me origjinë latine. Në fjalorë të gjuhëve të ndryshme evropiane kanë shpjegime të dallueshme midis tyre. Kështu cultus shpjegohet si i adhuruar dhe ka të bëjë me adhurimin fetar, shërbesën fetare ndaj ndonjë hyjnie.

Por, fjala ka marrë edhe kuptimin e adhurimit të tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi të jashtëzakonshme (të rrejshme) dhe kërkohet përulje, gjunjëzim përpara tij. Në politikë është krijuar edhe shprehja kult i personalitetit, si idealizim i tepruar ndaj ndonjë personi dhe përkrahje e verbër ndaj autoritetit të tij të trilluar. Shprehja ka origjinë nga N. S. Hrushçovi, i cili në Kongresin e 20 të P. K. Bashkimit Sovjetik ka mbajtur referatin “Për kultin e personalitetit dhe pasojat e tij të dëmshme”, me të cilin është kritikuar kulti i Stalinit …. ”

Unë në ”opinionin” tim e kisha ndërmend të flas për Ibrahim Rugovën, pas vdekjes por kujdeshëm.

Ibrahim Rugova është ndër më të merituarit n`Kosovën e viteve 1990 e deri sa vdiq, më 21 janar 2006.

Rugova ishte edhe president i Kosovës kur Kosova nuk ishte njohur si shtet. Dhe nuk ishte shpallur e pavarur.

Ibrahim Rugova ishte personaliteti më i autoritetshëm sa ishte gjallë. Ai nëçdo palë zgjedhje, edhe pas çlirimit i ka fitua zgjedhjet në nivel vendi çka nuk ka ndodhur ose nës ka ndodhur, kjo ka qenë e rralë që ata që “e fitojnë luftën”, i fitojnë edhe zgjedhjet. Kjo nuk ndodhi në Kosovë. Ish partitë e dala nga “lufta”, PDK-ja dhe AAK-ja, humbën por ata i kishin zënë vendet nëpër shumë komuna, si kryetarë, si Gani Krasnqiqi, në Malishevë, në Prizren, Kadri Kryeziu, në Pejë, emërohet si “prefekt”, Ethem Çeku me “arsyetimin”, se e kanë  “luftua” dhe e kanë “çlirua” Kosovën.

Te Ibrahim Rugova ishte ndryshe. Ai nuk kishte pushtet sepse Kosova ishte e (ri)pushtuar nga Serbia por I, Rugova gëzonte autoritet te pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare në Kosovë prandaj kjo aftësi e Rugovës dhe popullariteti që gëzonte Ai në arenën ndërkombëtare, kryesisht në Amerikë, bëri që ish lpk-istët, që ishin “(re)zilantë në Zvicërr e vende tjera, e ndërruan g`zofin dhe veshën petkun e UÇK-së. Kjo iu dha atyre “pushtet” që “luftën” ta drejtojnë në radhë të parë kundër Ibrahim Rugovës dhe bashkëpuntorëve të Rugovës, në LDK-në.

Më të zhurmshmit ishin Jakup Krasnqi, Hydajet Hyseni (atherë në LDK-ë), Mehmet Hajrizi, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi e ndonjë tjetër.

Ai u kërcënua me vdekje (likuidim) nga Qerim Kelmendi (vëllai i Ibrahim Kelmendit), nga Xhabir Xharku (komandant “Qorri”) e shumë të tjerë.

Në një bisedë të Kristofer Hillit, ish ambasador në Shkup, në bisedë me një nga “krerët” e UÇK-së, kur K. Hill e pyet: -Pse po luftoni, çka po doni ….?

Mehmet Hajrizi, do të përgjigjej : “Me e rrxue Ibrahim Rugovën”. Kështu shkruan Kristofer Hill në librin që është përkthye (ishalla nuk kam gabua) nga Blerim Reka e i cili flet edhe për Rambujenë, Adem Demaç kur ia mbyll telefonin sekretares Ollbrajt (Madeleine Albright), takimin e Hoolbrukut (Richard Holbrooke) në odat e Junikutetj..

Dhe deri sa Ibrahim Rugova nuk e arriti sa ishte gjallë e jam i sigurt se nuk e ka dëshirua, tash familja e I. Rugovës në miqësi më kryetarin aktual të Kosovës, dhe ish kryeqeveritarin Ramush Haradinaj, po derdhil ”Lot krokodili” për djemt, vajzën dhe gruan e Ibrahim Rugovës.

Janë disa nga këta që Ibrahim Rugovën e kanë qit në grykë të topit e tash, gruan, gocën dheçunat e Ibrahim Rugovës, duan ti rehatojnë me pare e pakëz pushtet.

Kjo që më shtyri për të shkruajtur edhe për të ndjerin Ibrahim Rugova dhe pasardhësit e Ibrahimit, ishte një publik i rastësishëm për familjen e Rugovës: “Teuta dhe Mendim Rugova punësohen në kabinetin e Presidentit Thaçi”, dat. 18 shkurt 2020.

Në shkrim i qahet halli kësaj familje ”skamnore”.

” Një vendin i kryeministrit Albin Kurti që shkarkoi gjithë koordinatorët e emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka lënë të papunë edhe djalin e presidentit historik Dr. Ibrahmi Rugova – të gjithëve na mungon, Mendimin. Në anën tjerër teksa gruaja e ish-presidentit është pensioniste, kurse e bija Teuta nuk ishte në garë për deputete nga LDK, në familjen Rugova ka mbetur vetēm i biri Uka që po kujdeset për mbijetesë duke u marrë me ndonjë vizë aty-këtu.”

Ky është vetëm fillimi.

Dhe vazhdon ” Megjithatë, gjersa qeveria e re dhe LDK e kanë harruar familjen Rugova, dikush po përkujdeset për të mos i lënë ata në rrugë. Është ky presidenti aktual dhe miku i ish-presidentit Rugova, Hashim Thaçi”.

Në fund të shkrimit, e reja e Ibrahim Rugovës, Blerina që edhe kësaj radhe nuk harroj të kujdeset e ti falenderoj, pse jo, edhe Hashimin e Ramushin që nuk po e harrojnë familjen Rugova.

“Është nder e respekt i madh për familjen tonë”, ka deklaruar Blerina Rugova, reja e ish-presidentit, e cila kërkoi të mos mundohen Mendimi e Teuta me prononcime, meqë fjala s’është arma e tyre më e fortë.

Po pse Ramushi e Hashimi po kujdesen aq shumë për fëmijët që kurr s`u rriten të Ibrahim Rugovës?

Përgjigjet janë të shumta dhe ato duhen kërkuar që nga viti 1992, që kur Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, në zgjedhjet e 22 majit.

Ata që deshën ta vrasin Ibrahim Rugovën, tash përulën para familjes së I. Rugovës e këto, duarhapur i presin gruaja, goca dhe ”trimat” (djemëve, arbëreshët iu thonë ”trima” e vajzave, ”kopile”).

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 20 shkurt 2020

Një Komb kundër Kryeministrit Nastradin. Sovrani e ka të drejtën hyjnore ta ndalë grushtin e shtetit me çdo çmim – Nga AZGAN HAKLAJ

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi historike para Kombit Shqiptar.

Kur rrëzohen qeveritë lartësohen kombet. (Napoleonin Bonaparti ).

Rrezimi i shtatores së diktatorit Hoxha dhe kriptokomunizmi në Shqiperi.

Tre dekada më parë, fiks 29 vite si sot populli shqiptar rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës, diktatorit gjakatar që kishte instaluar dhunshëm e më terror të pashembullt diktaturën më të egër në Europë, që për afro pesë dekada i shkaktoi popullit të vet një golgotë ekuivalente me “Arkipelag e Gulag” të rrefyer nga Solezhnicini, të cilat u realizuan nga e njëjta thundër e hekurt, nga Bolshevizmi.
Bolshevikët shqiptarë mënjëherë pas çlirimit me shpejtësi të rrufeshme çmontuan Shtetin e së Drejtës dhe në vend të tij ngritën diktaturën e proletariatit duke e pagëzuar “Demokracia e popullit”.
Harpagonët ishin aq të etur për pushtet e para sa edhe në formulimin juridik të qeverisjes tyre u treguan qesharakë (pushtet i popullit, popullit).
Nëse i bëjmë një përshkrim të shkurtër regjimit kanibalesk të Polpotit Shqiptar, Enver Hoxhës shohim se për një gjysëm shekulli në gijotinën e tij përfunduan mijëra jetë njerëzore, mijra të tjerë nëpër burgje nën tortura shtazarake, qindramijëra në kampe internimi.
Shqipëria i ngjante një ishulli të izoluar nga Bota, rrethuar me tela me gjemba, ku fantazia kriminale e oktapodëve të frikshëm që luheshin mbi kurrizin e një populli e kalonte imagjinatën zhylverniane.
Në dhjetorin e vitit 1990 populli shqiptar shembi komunizmin, lindi Partia Demokratike, Zgalemi i shpresës shqiptare.
Rrezimi i bustit të Enver Hoxhës me dt 20 shkurt të vitit 1990 ishte fundi i sagës së romanit më të përgjakur të një populli që kishte kaluar një kalvar të gjatë e të tmerrshëm.
22 Marsi i vitit 1992 është epilogu i diktaturës dhe prologu i demokracisë shqiptare.
Fitorja plebishitare e Partisë Demokratike ishte proludi i çmontimit të diktaturës krijimi i Shtetit të së Drejtës, çlirimi nga zinxhirët aziatikë të Shqipërisë, nxjerrja e saj nga errësira e stepave të Rusisë dhe atashimi në Tempullin e Përendimit, orientoj busullën e saj në rrugëtimin EuroAtlantik.
Për një kohë u duk së komunizmi u zhduk.
Por në vitin 1997 kriptokomunistët organizuan kryengritjen e armatosur që çoj në pikëpyetje vetë ekzistencën e Shqipërisë, çka e detyroj PD- ke për hirë të interesave madhore, të dorëzonte pushtetin, e cila pas 8 vitesh opozitë konstruktive u kthye fuqishëm në vitin 2005, e për një kohë shumë të shkurtër ndërmori reforma shumë të fuqishme, hartoj një platëformë zhvillimore e integruese dhe në kohë rrekord shënoj hapa galopantë.
Antarësimi i Shqipërisë në Nato në prillin e vitit 2009, ngritja e flamurin Shqiptar në Kryeqytetin e BE, në Bruksel, përkrah shteteve të Aleancës me të madhe, garante e lirisë dhe demokracisë së popujve ishte ngjarja me e rëndësishme në enciklopedinë shqiptare.
Prej më shumë së 6 vitesh pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës e rilindasve të tij hap pas hapi është instaluar një regjim që e kam veshtirë për ta emërtuar, por një gjë është e sigurtë se veçse demokratik nuk mund të quhet.
Nastradini ynë me gënjeshtra e mashtrime, sufizma anekdoda e barceleta, intriga bizantine, komercializëm të interesave kombëtare, pragmatizem e utilitet për pushtet, me dhunë e panik, ma para të pista rrëmbeu pushtetin dhe uzurpoj shtetin.
Harpagoni ynë gllabëroj pushtetin qendror, invadoj pushtetin lokal, duke asgjesuar zgjedhjet e lira, mbërthyej me darë të hekurt prokurorinë e sistemin gjygjsorë, krijoj një opozitë artificiale, me qëllim asgjësimin e opozitës reale, historike, që në fakt nuk ia arriti, me neoliberaliznin e tij etatist, nën emërtimin ekonomik keynesian paralizoj konkurencën e lirë duke mundësuar monopolet, apo oligopolet e oligarkëve oborrtarë të tij.
Me panternalizmin e tij megallomanë i ka ngulur thikë pas shpine Kosovës, pushkatoj pa mëshirë Kauzën Çame.
Hartoj paketën antishpifje, sinonim i nenit të famshëm “55” “axhitacion e propogandë” të Atit të tij shpirtëror Hoxhës, me anë të cilës kërkon të pushtojë mediat e të asgjesojë fjalën e lirë, ashtu siç bën çdo tiran.
Në Regjimin e Ramës më i vlefshëm është një akt noterial se sa Kushtetuta.
Në të gjitha regjimet demokratike kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore, lirinë e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, ndarjen e pushteteve, e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira.
Me të drejt lind pyetja:
A është regjim demokratik Regjimi Ramian??
Pushteti i tij normalisht mund të pagëzohet Despotik, Autokratik, Teknokratik, Oligarkik, Kleptokratik, Fashist, Nazifashist, Totalitarist, etj, etj, veçse demokratik jo.
Për ti vendosur një emër duhet të bëjmë një analizë shteruese dhe duhet të shpjegojmë:
Çështë Demokracia??
Ideali demokratik e ka origjinën qysh në Greqinë e lashtë të Solonit e Perikliut.
Grekët kanë qënë të parët që ideuan rrugën e drejtëpërdrejtë të demokracisë, ku qytetarët i merrnin vetë vendimet.
Gjatë historisë mijëra vjeçare pushtetarët e ndryshëm kanë luajtur me interpretimin e fjalës demokraci, për ti mveshur me mantel të rrjejshëm regjimet e tyre, totalitare diktatoriale dhe me mashtrimet e tyre kanë arritur të fitojmë besimin e mbështetjen e popullit të vet e ia kanë dalur të bëhen Sundimtarë të gjithëpushtetshëm.
Demokracia është sistemi që garanton, harmonizon detyrat dhe të drejtat e individit me ato të shoqërisë.
Ajo është mishërim i vlerave dhe virtyteve dhe praktikon zbatimin e tyre.
Ngadhnjimi i saj e ka fillesën pas çlirimit të Amerikës së Veriut dhe dekleratës së të drejtave të njeriut në vitin 1776, baza e Kushtetutës Amerikane, dhe Revolucionit Francez të vitit 1789, ku u tronditën thellë monarkitë hyjnore dhe u hartua deklerata e të drejtave të njeriut.
Megjithëse kishte nisur në Angli ideja e regjimit republikan pas këtyre dy ngjarjeve madhore triumfoj republikanizmi, e drejta e votës, besimi tek liria, barazia.
Postulati i Revolucionit Francez është ” Liri – Barazi- Vëllezëri”.
Për demokracinë e për qeverisjen kanë shkruar shumë personalitete.
Unë në këtë analizë veçova postulatin e Abraham Linkolnit:
“Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”
Po a është qeveria e Ramës e tillë??
Përtej paragjykimit, skolastikës, sofizmave politikë, utilitetit personal, por me arsyetim kantian të kulluar, logjikë dialektike hegeliane, me prova dhe fakte të pakundershtueshme, realpolitike po e provojmë së jo.
Njëri prej baballarëve të liberalizmit Xhon Loku, autori i esesë “Mbi Qeverinë civile”, në vitin 1690 ka përcaktuar kështu demokracinë moderne:
“Liria është një e drejtë e njerëzimit, një qeveri është legjitime vetëm nëse është e bazuar në një kontratë me popullin”.
Të njëjtën gjë thotë më vonë autori i ndarjes së pushteteve, i “Frymës së Ligjeve”, Monteskje.
Aleks Tokëvilli, përfaqësues i traditës së liberalizmit klasik si politikan mbrojti pa kompromis idenë e lirisë, arsimimit dhe besimit.
Felozofët e së drejtës Tomas Hobës e Xhon Loku theksojmë së në qendër të liberalizmit është liria e individit që tjetërsohet veçse në domosdoshmëri absolute.
Kontrata shoqërore e tyre është antitezë e kontatës Sociale të Zhan Zhak Rusoit ku u mbështet Regjimi i Terrorit i Robespierit dhe “Fashizmi organik” i Duçes.
Xhon Stjuart Milli tek eseja e famshme “Utilitarizmi” apostrofon faktit se “lumturia është e dobishme për një palë e legjitime vetëm atëherë kur nuk është e demshme për palën tjetër”.
Etërit e Kushtetutës Amerikane Madison, Xhafersoni, Franklin, kanë konkluduar se “konstitucionalizmi është freri i pushtetit të qeverisë, dhe se autoriteti e legjetimiteti i saj varet nga ky kufizim”.
Besoj se janë të mjaftueshëm argumentat për të dalë në përfundimin adekuat se Qeveria Rama nuk ka kontratë me popullin sepse ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe Institucionin e votës se lirë, e për pasojë kemi një parlament ilegjitim.
Zgjedhjet lokale i ka organizuar pa opozitën por me një opozitë fasadë të fabrikuar vetë.
Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese, ka paralizuar treguan e lirë me etatizmin liberal, kur në fakt teoricienët neoliberalë Milton Fridman dhe Frederik Hayek kanë dhënë mesazhe të qarta që “Shteti duhet të zvogëlojë ndërhyrjen deri në minimum në mënyrë që shoqëria civile të ruaj ritmin normal të marrëdhenieve të lira”.
Ashtu si Hitleri që adaptoj teorinë darviniane sociale dhe hirarkinë racore edhe Kryeministri ynë demonstroj publikisht ksenofobinë e tij për Kosovën e Veriun e Shqipërisë.
Perdorimi i gazit helmues luftarak ndaj protestuesve të opozitës është deshmia me autentike e urrejtjes shtazarake të Kryeministrit.
Lleshi i tij është shembëlltyra e Ali Kimikit të Sadam Hysenit.
Nastradini jonë sponsorizoj me paratë e taksapaguesve shqiptarë filmin Komedi “I love Tropoja” dhe u be vetë aktor për të shfryrë urrejtjen patollogjike ndaj malësorëve me satirë.
Në vend të tregojë tolerancë e të luaj rolin e gardianit të lirisë e të drejtave të qytetarëve, i trajton ata si kafshë politike aristoteliane, i detyron ata të kërkojnë falje për të gjitha gabimet që kanë bërë të ngrejnë akuzë, të firmosin aktin e fajsisë e të denojnë vehten sí tek “Procesi” i Franc Kafkës.
Janë më qindra qytetarë që kanë nënshkruar se i kanë borxh Taksidarit një shumë të paimagjinueshme parash, pagesë për rrymën elektrike, që nuk mund ti paguajnë në të dy botët, ose do të mbeteshin në burg.
Princi i iluminizmit, apostuli i tolerancës Volteri na ka lanë postulatet kuptimplotë:
“Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim”.
“Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse intoleranca e ka mbuluar tokën me gjak”.
Edi Rama do të mbajë përgjegjësi sepse me arrogancë, propotencë pe e çon vendin drejt përplasjeve të forta civile për shkak të intolerancës së tij dhe perpjekjeve për shpalljen e tij Sundimtar Suprem me anë të Grushtit të Shtetit që po sponsorizon.
Sovrani ka të drejtën hyjnore ta ndalë grushtin e shtetit me çdo çmim.
“Kur rrëzohen qeveritë lartësohen kombet” është sentenca që na ka lënë Napoleon Bonaparti.
Përfaqësuesi tipik i ekzistencializmit Zhan Pol Sartri thotë “I poshtri mban vet përgjegjësi për poshterësitë e tij”.
Edi Rama do të mbajë përgjegjësi historike para shqiptarëve.

20 Shkurti- Vepër e Studentëve dhe Punëtorëve të Tiranës – Nga Kujtim Morina

Nje shenim imi me rastin e 20 Shkurtit. Ndoshta jam treguar pak nostalgjik.


Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991 mendoj se përbën momentin kur ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe pluralizmi politik u bënë të pakthyeshme. Nuk kishte kuptim as pluralizmi e as opozita madje duke mbajtur njëkohësisht kultin e diktatorit Hoxha.
Protestat e studentëve filluan që më 6 shkurt dhe zgjatën plot dy javë. Studentët bojkotuan mësimin dhe mblidheshin në tubime çdo ditë në Qytetin Studenti. Objektivi ishte i qartë, heqja e emrit Enver Hoxha Universitetit publik të Tiranës se universitet privat akoma nuk kishte. Përdoreshin forma të ndryshme nga organizatorët për të mbajtur gjallë interesin e studentëve që nga oratorët e ndryshëm që flisnin, tema të jetës studentore përzier nganjëherë edhe me humor, histori të improvizuara të Bllokut dhe bllokmenëve. Kjo grevë u përqafua nga të gjitha fakultetet e universitetit dhe dita e shkollës për studentët ato ditë fillonte e mbaronte në Qytetin Studenti. Megjithatë edhe pushteti komunist i asaj kohe rezistonte me demagogjinë e udhëheqësit komunist Ramiz Alia që në dhjetor 1990 kishte krijuar një opinion sikur ishte pro ndryshimeve por në thelb ishte vetëm per reformimin e sistemit komunist apo një pluralizëm fiktiv pa ndryshime esenciale.

Shkallëzimi i protestës së studentëve çoi në grevën e urisë së tre ditëve të fundit në mjediset e Pallatit të Kulturës së Qytetit Studenti ku hynë plot 723 studentë. Ajo ishte grevë urie e njëmendtë sepse kam parë që kur dolën me vështirësi po e përballonin pas 2 ditë e gjysëm ose 3 ditë jo të plota pa ushqim. Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha dhe hedhja poshtë e kultit të tij ishte vepër e studentëve me mbështetjen e fuqishme të punëtorëve të Tiranës. Madje në tre ditët e fundit kishte një bashkërendim të studentëve me kolektivat apo sindikatat e punetorëve të çdo ndermarrje. Nuk ishin konsoliduar ende sindikatat në rang kombëtar që tani janë shkërmoqur nga korrupsioni. Mendoj se në atë kohë, punëtorët sidomos të Tiranës kishin arritur një shkallë ndërgjegjësimi që ndoshta ua forconte më shumë kolektivi i punës për shumë vite bashkë. Mes tyre, punëtorëve, po i quaj me të njëjtin term të gjithë megjithëse kjo shtresë ishte diverse, kishte në fakt nivele të ndryshme arsimore, si nga mekaniku psh deri te kryeinxhinieri dhe një pjesë mund të quheshin shtresë e mesme për atë kohë. Dihet se sipas piramidës Lederach të shpjegimit të konflikteve, duke qenë në mes, këta e kanë më të lehtë për të kuptuar si popullin apo shtresën e varfër ashtu edhe elitën dhe për t’i lidhur dhe përfaqësuar këto dy shtresa.

Qyteti Studenti u kthye ato ditë në Mekën e shqiptarëve ashtu siç ishte në ditët e protestave të dhjetorit 90. Pamja e lulishtes së qytetit Studentit para Pallatit të Kulturës ku mbahej greva e urisë e mbushur plot me studentë dhe qytetarë të Tiranës ishte mahnitëse. Vinin me radhë kolektiva të punëtorëve dhe solidarizoheshin me protestën me banderola të ndryshme. Thuhej që lideri i studentëve të dhjetorit Azem Hajdari mbante kontakte me studentët sidomos gjatë ditëve të grevës së urisë ndërsa nuk janë parë liderë të tjerë të politikës aty. Ndërkohë kanë dhënë kontribut edhe disa aktorë të njohur ku printe Rajmonda Bulku që iu dha zemër protestuesve tek Liceu Artistik të mos tërhiqeshin por të vazhdonin drejt qendrës së Tiranës ku ishin nisur. Rrëzimi i bustit solli një gëzim dhe entuziazëm të papërshkuar tek të gjithë njerëzit. Përdoret fjala “bust” dhe kështu është popullarizuar ndoshta edhe për ta minimizuar por në të vërtetë ishte një tip përmendore apo monumenti me figurë të plotë sipas konceptit realist. Antimitingjet e shoqatës apo shoqatave të Enverit nëpër rrethe treguan vetëm dobësinë e tyre sepse historia nuk mund të kthehet mbrapsht.

Modelet publike dhe ekrani i vogël! Nga Artur Nura

Në këtë fund-fillim viti 2019-2020 sic edhe është bërë zakon ekranet, mikrofonët dhe gazetat dhanë urime për një vit të ri më të mbarë për të gjithë Shqiptarët! Ekrani I vogel si mjeti me komunikativ dhe si rrjedhojë më i pushtetshëm shoqëroi festat me spektakle të kushtueshëm dhe plot hare.

Por duke lënë festat me një anë dhe ju kthyer asaj që lamë pas dhe kemi përpara në lidhje me Ekranin e Vogël, sipas opinionit tim modest besoj se duhet uruar që të kemi sa më pak programe “alla italiance” të kopjuara pa shumë krijim të cilat nuk korrespondojnë me larminë problematike të individit të varfër Shqiptar.

Kjo panoramë padyshim, në më të mirin e rasteve është e pasinqertë dhe jo profesionale! Personalisht më rezulton që po kopjohen në masë programet e lojit që mbledhim tipa të caktuar të shoqërisë dhe i bashkojnë në shtëpi kolektive televizive, pra “Vëllai i madh” apo “Kafazi i Artë”, “Take me out” “Telebingo”…!

Një gjë e tillë ka rezultuar në spektakle të sukseshme dhe ka nxjerr në pah modele të cilët arrijnë të përfaqësojnë nivelin kulturor të shumicës, por kurrësesi problematikën socio-kulturore dhe ekonomike të tyre…

Ok, por edhe kjo skemë për fat të keq funksionon me sa duket në një shtëpi të madhe televizive e cila kurrësesi nuk mund të bëj nje pasqyrim të drejtë dhe realist të shtëpisë së madhe të shoqërisë sonë shumë problematike!

Personalisht besoj se pushteti i katërt i Mass-medias nuk mund të funksionojë si i njëjtë me Pushtetin Legjislativ, dmth në formën e përfaqësimit të dhjetëra-mijra qytetarëve në një deputet!

Kështu përvec modeleve të “Vëllait të madh” që unë nuk u a dëshiroj fëmijëve të mi, do të kemi edhe modele të tjera që apriori besoj që nuk do të jenë larg tyre, përderisa zëri dhe problematika e qytetarëve duhen parimisht dëgjuar dhe sjellë në ekran nga terreni! Ose në më të mundshmen që duhet bërë është të sjellësh qytetarët në studiot televizive sipas grupeve të interesave, jo vullnetit të pakontrolluar të cdo individi.

Kështu sigurisht që do të kishim spektakle më të bukur, vital, aspak sipërfaqësor dhe padyshim domethënës duke vënë përballë të gjitha intrumentat e pushteteve sipas një ballafaqimi të të zgjedhurve me zgjedhësit të cilët në këto studio duhet të ishin vetëm me cilësinë e qytetarit.

Një eksperiencë e harruar e Gjeli Vizion…

Tek shoh individë që kërkojnë të jenë Pippo Baudot ose Bruno Vespat shqiptarë, mendoj njerzit e varfër të cilët ndjekin këto programe vetëm nga dhomat e ftohta duke nënqeshur me hidhërim me fjalët deklamative të njerzve të ekranit të vogël të cilët pothuajse i injorojnë interesat e tyre!

Askush nuk mund të thotë se në emisionet pafund ku nuk mungojnë të gjithë protagonistët politikë dhe që shoqërohen nga duratrokitje vetëm figurantësh apo militantësh të paguar, mesazhi i tyre përcillet deri tek problematika e shumicës!

Shëmbulli modest por domethënës i “GjeliVizion” më rezulton i harruar në ekranet tona! Kjo padyshim nuk do të thotë se vetë njerëzit i kanë harruar emisionet e shumta ku nuk mungonin kurrë grupet interesit! Këtë të vërtetë ma konfirmojnë gjithashtu qytetarët të cilët më ndalojnë sot e kësaj dite në rrugë duke më pyetur se kur do I kthehem ekranit te vogël me ato emisione.

Në fakt atë kohë, nëse nuk mundeshim ti sillnim grupet e interesit në studio, e bënim emisionin atje ku ishte problematika: për urbanistikën në rrugët e kryeqytetit, për shëndetësinë në spitale, për artin në Teatrin Kombëtar, për antikitetin në Amfiteatërin e Durrësit, për besimtarët në Kishë ose Xhami!

Sot studiot e televizioneve të shumtë janë të mbushura me figurantë dhe këto lloj emisionesh të cilët sapo i përmenda, ndonëse janë më pak të kushtueshëm mungojnë pothuajse fare! Grupet e interesit përfaqësohen vetëm nga të zgjedhur ndoshta në mënyrë selektive dhe me kujdes!

Po nga eksperienca televizive e “GjeliVizion” është marrë steriotipi i sondazheve, por ndryshe nga ato emisione ku qytetari përvec votës për temën e caktuar nga redaksia jepte edhe opinionin e tij të drejtëpërdrejtë dhe pa filtra! Sot ndodh që të gjitha emisionet televizive ofrojnë sondazhin “Me Po dhe Jo” të realizuar për herë të parë vetëm tek ai stacion, por sot ato ofrohen pa mundësi komenti për të kuptuar edhe problematikën e qytetarit dhe interesin e publikut.

Konkretisht në më të paktën e nevojshme do t’u sugjeroja drejtuesve të këtyre ekraneve që duke qendruar tek modeli Italian i programeve televizive të realizonin edhe më shumë emisione të tipit “La vita indiretta!” sepse me këtë model do të munden të sjellin problematikat dhe zërin e qytetarëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë në vëmëndjen publike…

“Komunuelthi ekonomik shqiptar”, një alternativë që duhet riparë – Nga Igli Tola

Igli Tola

Ngjarja kulminante që shënjoi javën e kaluar ishte konstituimi i kuvendit dhe qeverisë së re në Kosovë me në krye liderin e VV-së, Albin Kurtin. Një lider sa ekstravers po aq kontravers, opozitar aktiv qysh në rininë e hershme dhe ndër partizanët më konsistent në pështjellimin dhe elaborimin e tezës së “bashkimit kombëtar”. Por, me ardhjen në pushtet, kjo axhendë u duk se u shty për një moment të dytë (së paku kështu u deklarua prej Kurtit), pasi si fillim duhej punuar për zhvillimin dhe përmirësimin e brendshëm.

Ama kryeministri Kurti e gjithë liderët shqiptarë në rajon duhet të kenë parasysh se shtetet tona si entitete sot të mëvetësishme, duke thelluar bashkëpunimin strategjik ndihmojnë në zhvillimin e tyre dhe i hapin rrugën edhe një “bashkimi kombëtar” në një të ardhme. E kur bëhet fjalë për vendet tona, dimë se “gangera” më e madhe e jona është ekonomia. Ndaj edhe ndryshimi i filozofisë së bashkëpunimit ndërshqiptar duhet të fillojë nga ekonomia, për t’u pasuar nga politika, sporti, kultura e fushat e tjera. Të ashtu quajturin “makro-shengeni shqiptar”, që përmendi në konferencën për shtyp.

Në momentin kur në unison të shkohet drejt kësaj alternative, vlen të shqyrtohet platformë-ideja e rilindasit të fundit, ndër intelektualët më të mëdhenj shqiptarë dhe ideologu i shqiptarisë, Arbën Xhaferri. Ai kërkonte krijimin e një “Komunuelthi ekonomik shqiptar”, një koncept që ai e shqiptarizoi, duke e quajtur “mbrothësia e përbashkët shqiptare”.

Vite më parë gjithçka folëm më sipër do të dukej blasfemi, por jo sot më. Sot i kemi dy shtete që me gjithë presionin ndërkombëtar, janë shtete shqiptare. Kosova mbase nuk bën 100% jetën tipike ndërkombëtare të një shteti në të gjithë elementët e sovranitetit, por në marrëdhëniet dypalëshe, apo nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme konsiderohet si e tillë. Dhe nëse bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga bashkimi i këtyre shteteve shqiptare “de facto”, me siguri kuadri ekzistues i normave, i marrëveshjeve me Bashkimin Evropian e favorizon bashkimin ekonomik. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë dikur, ajo e CEFTA-s sot favorizojnë heqjen e “kufijve” për ekonominë.

Komunuelthi është një koncept mbi të gjitha juridik, por jo vetëm. Në histori ka njohur evolucion thelbësor: në interpretim literal njehsohet me ekuivalentin anglisht të fjalës latine “respublica”, apo “e mira e përbashkët”, apo “mbrothësia e përbashkët”. Në formën e organizimit shtetëror ka ndryshuar shumë që nga koha kur u përdor për herë të parë nga Kromuelli, duke marrë trajtën e shoqërizimit të disa shteteve sovrane, që diku bashkohen nga gjuha, diku nga tradita historike e përbashkët etj.

Në situatën tonë, “Komunuelthi ekonomik shqiptar” mund të shihet si ndërtim i një sistemi në dy shtete”, siç u bë në rastin e trupëzimit (inkorporimit) të Hong-Kongut në Kinë, kur u përdor edhe për herë të parë ky term: “një shtet, dy sisteme”. E thellimi i këtij bashkëpunimi duhet të nisë nga gjërat që janë më të lehta për t’u rregulluar.

Qeveritë tona në të dyja anët e kufirit i kanë zëvendësuar tarifat doganore me taksa private që vijnë nga koncesionet, si tolli i “Rrugës së Kombit”, skanimi, terminali doganor në Kosovë etj. Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë gati 276 euro. Nga kjo shumë, 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo ton). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni dhe 22,5 euro të tjera pagesa e tollit të rrugës në Kalimash.

Tarifa të tilla që shkojnë deri në 10% të vlerës së mallit jo vetëm që i bëjnë jokonkurrues mallrat tanë, por gjithashtu zvarrisin procedurën e lëvrimit (zhdoganimit) të mallrave në mesatarisht 2 ditë. Pra, në terma të thjeshtëzuar, kosto e lartë dhe kohë e humbur, që në vetvete përbën kosto shtesë për biznesin. Gjithë ky lëmsh tarifor dhe burokratik mund të zgjidhet shumë thjesht, mjafton vullneti i qeverive për ta bërë ndërveprimin më fleksibël dhe nxitur përdorimin e teknologjive si ajo e “faturës-deklaratë”.

Ndërkohë, dakordësi duhet mes palëve edhe për të investuar secila në sektorët që sigurojnë komplimentarit. Si dy ekonomi me tipologji dhe resurse deri diku të ndryshme, pavarësisht mungesës së prodhimit mund ta lehtësojmë bilancin tregtar dhe makroekonomik të njëri-tjetrit. Produkte si karburanti, ne mund t’ua ofrojmë konsumatorëve kosovarëve, pasi e sigurojmë si nga prodhimi vendës i rafinerisë së Ballshit, ashtu dhe rieksporti që mund të bëjnë kompanitë shqiptare të karburanteve në Kosovë. E njëjta gjë me produktet bujqësore (fruta-perimet dhe grurin nga Kosova), energjinë që ne e sigurojmë nga rezervat hidrike, kurse ata nga TEC-et, duke shmangur blerjen me kosto stratosferike në periudhat e pikut (ne në dimër e ata në verë) etj.

Kështu, argumentet që mund të shpalosim në favor të të menduarit dhe punuarit për forcimin e “ekonomisë kombëtare” janë të shumta. Ndonjë kritik mund të ketë rezerva për platformën e “Komunuelthit ekonomik shqiptar” që rihodhëm në diskutim, por me rëndësi është të angazhohemi sa më shpejt në këtë rrugë, pasi shumë kohë është humbur duke “hedhur e pritur” teza e antiteza në lidhje me këtë debat të kahershëm në diskursin tonë kombëtar. Është koha të fillojmë të veprojmë, pa humbur akoma më shumë kohë dhe terren në raportin tregtar mes shteteve tona.

SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve? Grenell reagon ashpër: “Fake news”, ju nuk më keni kontaktuar për të më pyetur

I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se SHBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Grenell Tw

Por Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Mila Gjurgjeviq

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, ka munguar.

Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.

Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiq, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë.

“Autoritetet në Beograd kanë nevojë për dukje para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Ndoshta për momentin nuk kanë nevojë për këtë formë marketingu”, thotë Radiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë

“Kontrata për ‘Pancir S1’ është komerciale. Kemi paguar dhe duhet ta fitojmë këtë sistem për modernizimin e ushtrisë sonë. Kjo është në rregull, por kjo paguhet me para të popullit”, thotë Radiq.

Vizita e ministrit rus të Mbrojtjes në Serbi dhe takimet e tij me zyrtarët në Beograd, në të cilat është thënë se Serbia dhe Rusia “do të forcojnë më tej” bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, kanë aktualizuar çështjen e blerjes së armëve ruse nga Serbia, por edhe vetë armatosjen e Serbisë dhe mjetet e saj për mbrojtje.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), këto mjete në vitin 2019 janë rritur për 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë.

Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit evropian.

Investimet në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari dhe në Sllovaki po ashtu janë rritur për më shumë se 20 për qind.

Buxheti i Serbisë për vitin aktual, 2020, parashikon ulje të këtyre shpenzimeve.

Fondet, siç shpjegohet, do të shpenzohen në prokurimin e pajisjeve për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Serbisë, si dhe për riparimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Trendi i rritjes së shpenzimeve të Serbisë në mbrojtje është vërejtur qysh në vitin 2016, thotë për Radion Evropa e Lirë Katarina Gjokiq, studiuese në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd.

“Kjo nuk do të thotë patjetër se janë identifikuar sfida apo kërcënime, por është e njohur nevoja për modernizim të ushtrisë. Në anën tjetër, i gjithë rrëfimi për garën në armatim është pak i ekzagjeruar… Të gjitha vendet i kanë arsyet e veta që blejnë sasi të caktuara armësh”, thotë Gjokiq.

Edhe Radiq konsideron se ushtria serbe ka nevojë për modernizim, por thotë se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë këtë çështje për qëllime politike.

“Modernizimi i Ushtrisë së Serbisë është i domosdoshëm. Shumica e armëve janë një trashëgimi e kohës së vjetër. Shumica janë blerë në kohën e Jugosllavisë socialiste. Është e qartë se duhet investuar… Por, mendoj se qeveria aktuale po e përdor prokurimin e armëve si mjet për favore politike nga aleatët”, thotë Radiq.

Si sfidat më të mëdha në sistemin mbrojtës të Serbisë, raporti vjetor i IISS-it përmend mungesën e fuqisë njerëzore dhe dobësitë në kapacitetet ekzistuese.

Vuçiq, në dhjetor të vitit të kaluar, ka paralajmëruar se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se do të bëjë “reforma shtesë në ushtri”.

Këtë veprim, Katarina Gjokiq e sheh si pozitiv, sepse, siç thotë ajo, problemi më i madh në sistemin e mbrojtjes në Serbi është mungesa e fuqisë njerëzore dhe pozicioni i ushtrisë në përgjithësi.

“Ka informacione se po punohet për zgjidhjen e problemit. Para disa ditësh janë punësuar përgjithmonë 78 nënoficerë, që kanë qenë të punësuar për një kohë të caktuar”, thotë Gjokiq.

Armatimi është publik, kurse çmimi sekret

Në tre vjetët e kaluar, Ushtria e Serbisë ka blerë nga Rusia pesë helikopterë Mi-17V-5, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë si donacion gjashtë avionë MiG-29.

Katër avionë të këtij lloji i ka marrë donacion edhe nga Bjellorusia.

Marrëveshje për mirëmbajtje është arritur për 14 avionë, ndërsa sistemi raketor Pancir S1 është blerë në kuadër të një marrëveshjeje të vitit 2019 me Rusinë.

Në vitin 2019, nga Rusia në Serbi kanë arritur edhe dhjetë nga 30 automjetet e blinduara luftarake “BRDM2”. Me këtë marrëveshje për donacion parashihet që nga Rusia në Serbi të arrijnë edhe 30 tanke T-72.

Gjatë kësaj kohe, Serbia ka blerë nga Evropa pesë helikopterë H-145M, të cilët, sipas Vuçiqit, janë paguar nga 11 deri në 13 milionë euro për copë.

Vuçiq nuk e ka specifikuar çmimin e helikopterëve rusë.

“Çmimi për copë i shtatë helikopterëve rusë është më i madh se 10 milionë dhe më i vogël se 20 milionë”, ka thënë Vuçiq në dhjetor të vitit 2019, kur helikopterët janë shfaqur në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

Institucionet nuk kanë dhënë kurrë përgjigje konkrete se sa paguan Serbia për pajisjet ushtarake nga Rusia dhe sa vlejnë donacionet ruse për Ushtrinë e Serbisë.

“Shteti i Serbisë aktualisht po trajtohet si pronë private. Kemi një situatë shumë të pazakonshme, e cila devijon shumë nga praktika në Evropë. Kjo është një fshehje e çdo gjëje që ndodh në lidhje me blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, përveç në disa raste kur dikujt i duket simpatike për mediat”, thotë Radiq.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk u është përgjigjur ende pyetjeve për këtë çështje, që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ia ka dërguar qysh në gusht të vitit 2019.

Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington.

Në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

“Ekziston një dozë shqetësimi për vendosjen e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të blejë sisteme specifike ruse. Kjo do të çonte kah vendosja e sanksioneve të caktuara. Shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar atëbotë Palmer.

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak në vitin 2013. Dokumenti është nënshkruar nga ministri i atëhershëm serb i Mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe Sergei Shoigu, i cili është në pozitën e ministrit rus të Mbrojtjes qysh në vitin 2012.

Përgatiti: Valona Tela

FOTOT- Momentet e fundit të Jan Prengës para rrëmbimit, lëvizjet që bëri me një grua në një lokal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi dhe vrasja tragjike e 49-vjeçarit Jan Prenga, paraditen e 17 janarit, në Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” fotot, që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit.

Siç shihet në foto, në orët e mëngjesit Jan Prenga shfaqet në një lokal, së bashku me një grua, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte, pasi më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, prej ku është torturuar deri në vdekje e më pas zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij.

Sipas policisë, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.

Tre persona janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi, ku të tre rezultojnë emra të njohur për drejtësinë, pasi Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, Hajri është pronar i resortit luksoz “Golden”, ku u mor peng Prenga, ndërsa Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, i cili dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për vrasjen e 49-vjeçarit.

Si i shpëtoi drejtësisë italiane Gazmend Mahmutaj, u deklarua si deputet i Shqipërisë

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në Itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg. Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat.

Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republikane në Berat që në mars të 2008.

Palmer: Kosova e Serbia t’i caktojnë parametrat e dialogut që duhet të rezultojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë se i takon Kosovës dhe Serbisë që të përshtatin parametrat mbi të cilët dialogojnë, kur është pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë shkëmbimin e territoreve si zgjidhje, raporton euboserver, transmeton Gazeta Express.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për euobserver gjatë të hënës (17 shkurt në Bruksel), teksa është pyetur për planin e shumë diskutuar e kundërshtuar të korrigjimit të kufijve.

Palmer tutje thotë se SHBA mbështet Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një mënyrë të rikthimit në dialog ku do të diskutoheshin të gjitha shqetësimit dhe do të gjendej një rrugë drejt normalizimit të raporteve, që sipas tij do të kishte njohjen reciproke në qendër.

“Ajo çfarë ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave, duke i vendosur shqetësimet për të gjitha çështjet në tavolinë, dhe për të gjetur një shteg përpara drejt normalizimit të raporteve të tyre, që në mënyrë ideale do të kishte njohjen reciproke në qendër”, ka shtuar ndër të tjera Matthew Palmer, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se SHBA’të dëshirojnë të shohin njohjen reciproke Kosovë-Serbi si rezultat të procesit të negociatave.

“Në do të donim të shihnim njohjen reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës si rezultat të procesit”, ka potencuar ndër të tjera Palmer.

Ndërkohë tutje ai nuk ka pranuar të flasë i pyetur nëse qëndrimi i SHBA’së për korrigjim të kufijve është në kundërshtim me qëndrimin gjerman, të cilët frikësohen se një lëvizje e tillë do të destabilizonte rajonin.