VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqiptari Nuhi Memishi gjendet i vdekur në Liqenin e Gjenevës

By | May 10, 2019

Komentet

ECAJAKET 10 VJEÇARE TË SHKSH“BASHKIMI“ NË OSTERMUNDIGEN-BERNË CH – Nga Abas Fejzullahi

 

Me 14 Frytor(Shtator) 2019 Shoqata Kulturore Shqiptare „Bashkimi“ në bashkin Ostermundigen të Bernës kryeqendrës së Zvicrës, organizoi shënimin e dhjetëvjetorit të themelimit , me paraqitjen para të pranishmëve pjesëmarrës me një program të organizuar mirë, historikun dhjetvjeçarë të ecajakeve në Zvicër.

Zvicëra ka mundësuar të gjitha Shoqatat Kulturo Artistike në tërë Zvicrën, të themelohen, ushtrojnë dhe paraqesin vlerat kulturo-artistike nga thesari i pasur i folklorit në veçanti dhe artit muzikor në përgjithësi si trashëgimi kulturore nga vendi i origjines.

Në këtë drejtim, me programet e tyre të pasura, kanë luajtur edhe rolin e përfaqësimit të vendit të tyre të origjines në shumë drejtime e në veçanti në vëlerat me rëndësi të trashëgimis kulturore por edhe të diplomacisë.

Hapja e programit me një pjesë instrumentale nga anëtarët e Shoqatës

Kur thuhet të diplomacisë, Shoqatat s’jua kanë marrur detyrat dhe përgjegjësit përfaqësive diplomatike me detyra të caktuara në ambasadave dhe konsulata, por i kanë ndihmuar ato më shumë organizime e manifestime, nga se me programet e tyre të pasura kulturo-artistike të paraqitura nëpër të gjith festat në tërë hapësirat e Kantonet e Zvicrës, kanë depërtuar tek miljona shikues që përfaqësuesit diplomatik asnjëhere skanë mundur e as që munden ta bëjnë e të paraqesin ato vëlera të trashëgimis kuturore nga vendi i origjines ashtu siç e bëjnë SHKA..
Prandaj ndikimi i tyre me programet kulturo-artistike në masë në kohë dhe hapësirë në të gjitha drejtimet është më i madh dhe shumë më i thellë se i përfaqësive diplomatike..

Një detyrë të kësaj natyre në ruajtjen me paraqitjen e trashëgimisë kulturore të vendit të origjines me shumë sukses e ka paraqitur për 10 vjetë rrjesht edhe SHKA“BASHKIMI“ në bashkinë e Ostermundigenit ku është mirë e bashkuar dhe në kryeqendrën e Zvicrës Bernin dhe në tërë hapësirat e kantonet Zvicërane në bashkëveprim e bashkëpunim edhe me shoqatat simotra dhe me Shkollën shqipe të mësimit plotësues në Ostermundigen ku anëtarë të rregulltë të shoqatës janë nxënësit dhe shumica e prindërve të tyre.

Rjedhën e programit në këtë përvjetor e udhëheqi me shumë përgjegjësi e profesionalizem Znj. Brikela Ndue, folëse ku mes tjerash në vijim po i bashkangjesim atë që e lexoj para pjesëmarrësve, që bëri gërshetimin herë herë edhe me pika të caktuara muzikore si nga thesari i pasur i folklorit, pjesë instrumental dhe programi i përgatitur nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe në bashinë e Ostermundoigenit me mësuesen tani më të mirënjohur Znj. Ida Jasharin në bashkëpunim të vazhdueshëm me kryetarin e SHKSH“BASHKIMI“ Z. Ajet Cervadiku.

Znj. Brikela Ndue, folëse

„Nuk është hera e parë që takohemi dhe mblidhemi në një vend si ky që jemi sot, rrethuar me shqiptarë nga vende të ndryshme, por edhe me zvicëranë që na përkrahin dhe mbështesin gjithmonë.
Sot jemi së bashku për të festuar këtë mbrëmje, për nder të 10 viteve pune të palodhshme si dhe suksesin n rrugen e pandalshme që bëri ajo për kultivimin dhe ruajtjen e kutlurës dhe traditës Shqiptare. Eshte pra Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi këtu ne Ostermundigen.

Duke u nisur nga situata e atëhershme e mërgates këtu në Ostermundigen në -Bern dhe rrethinat e saj, ku vetëm në Ostermundigen ishin mbi 100 familje Shqiptare nga te gjitha viset tona, ideja ishte të formohej një Shoqatë që të bashkonte keto Familje. Qellimi i formimit të Shoqatës nga disa veprimtarë, ishte që të gjendej një model i përshtashëm që ti bashkonte shqiptarët, gjithmone duke menduar për të ecur në të ardhmen me hapa të ngadalshëm por të sigurt.

Kështu dhe ndodhi, u bë bashkimi rreth Kulturës, muzikës e Sportit, u ndihmuan të rinj dhe te reja në Arsim duke ditur që kjo do të kishte rëndesi të veçantë për integrimin me të mirë të Shqiptarëve këtu në Ostermundigen dhe rrethina. Duke u nisur nga thenia se për të mesuar një gjuhë të huaj, se pari duhet të njohësh gjuhën tënde, Shoqatai përkrahu dhe bashkepunoi ngushte me Shkollen Shqipe për mësimim plotësues. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot si në ditët e para.

Kryetari i SHKSH“Bashkimi“ Z. Ajet Cervadiku ndan Mirënjohje mësuese Ida Jasharit

Kuvendi i parë zgjedhor u mbajt me 12.shtator.2009. Nga ky kuvend dolen strukturat udhëheqëse të Shoqatës. Kryetari i parë u zgjodh Aasan Jashari, sekretar Hajdar Sadrija dhe Arkatar Refik Memeti.

Kurse tashë janë : Ajet Cërvadiku Kryetar, Ibrahim Bajraktaraj ,Arkatar Daut Aliu ,ndërsa Udhëheqse e komisionit të gruas është Besa Krasniqi

Shoqata mënjëhere filloi punën për afrimin e Familjeve Shqiptare në Shoqatë dhe dërgimi i Fëmijeve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, dhe ky ishte suksesi pare.

Me fillimin e aktivitetve të ndryshme ,u angazhuan edhe persona të tjerë në shoqatë si Ramiz Cizmolli, LamiI Istogu dhe Ajet Cervadiku duke filluar me mesimin në Instrumente, vallezim dhe këndim për te rinj dhë të reja.
Brenda një kohe të shkurtër, paralel me të gjitha këto aktivitete, filloi edhe perkrahja e Femijeve në detyrat dhe ushtrimet e shtëpisë për shkollen normale. Shumë Fëmijë u ndihmuan nga Aasan Jashari në Matematikë.

Shoqata ka qenë pjesmarrse disa her n Tregun Vjeshtor (herbsmärit) në Ostermundigen,
Feston rregullisht Festën e Flamurit, festen 28.Nëntorit dhe Pavarësinë e Kosovës, 7 marsin diten e Mësuesve dhe 8 Marsin diten e Gruas. Rendesi te vecantë i eshte kushtuar Rinis dhe sportit. duke u organizuar 3 mini turne të futbollit.

Në 2014 shoqata ishte pjesmarrëse në Ekspoziten BESA me temë “shpëtimi i Hebrenjeve nga shqiptarët”. ku komisioni i gruas përgatiti një Apero ku ishin me shumë se 100 Pjesmarrës të pranishëm.
Po ashtu ,çdo Dhjetor vjen babagjyshi që flet shqip, dhe sjell dhurata për të gjithë femijët.

Ne Qershor se bashku me shkollen Shqipe u festua Festa e Abetarës, duke qenë kështu në cdo aktivitet së bashku.
Shoqata ishte e pranishme në organizimin nga Ministria e Diasporës në Zürich dhe Gjenevë . Televizioni Zviceran SRF 2 si edhe ai SRF kanë qenë mysafiret tanë.

Shoqata ka një bashkëpunim të mirë edhe me tre Ambasadat tona në Bern, vlen të përmendet se në qdo Aktivitet kemi të pranishem Zyrtar nga Ambasadat.

Eksiston një bashkëpunim i ngushte me RTV SYRI BLUE duke qenë Pjesmarrës disa herë në Emisionet e tyre.
Po ashtu kemi bashkëpunim edhe me Altin Markun dhe Emisionin e tij “Fol Shqip” Nga rtsh emsisioni URA me Artur Bejzade

Ne fund lind pyetja?
A do te ishte e mundur që të beheshin të gjitha këto vetëm pa ndihmën e të tjereve?
Sigurisht qe jo.
Përkrahja dhe mbështetja e Anëtaresisë dhe e Komunës së Ostermundigenit, bënë që të realizohen qëllimet për të cilat shoqata është zotuar në ditët e para të themelmimit te saj.

SHKSH/AKV BASHKIMI www.bashkimibern.ch
Postfach 1057 info@bashkimi-bern.ch
CH – 3072 Ostermundigen „

Në vijim lidhur me ecajaket e SHKSH“BASHKIMI“ për 10 vite, kryetari saj Z. Ajet Cervadiku paraqiti një vështrim në vijim.

SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE BASHKIMI
ALBANISCHER KULTURVEREIN BASHKIMI

„ 14 shtator 2019 Ostermundigen

Në një pritje me dashamirësi me një pamje gazmore dhe festive bashkësia shqiptarë në Ostermundigen në kryeqendrën e Zvicrës në Bern, shënoi dhjetëvjetorin e themelimit të Shoqatës kulturore shqiptare „Bashkimi“.

Kjo festë ishte shumë emocionues, sepse ishte një rikthim dhe takim me themeluesit, ish udhëheqëset dhe udhëheqësit e Shoqatës. Një rrezatim i pandalshëm pune për dhjetë vite me rradhë, pa dyshim të shumëmbushur me shumë punë, me shumë djersë por edhe me shumë këmbëngulësi dhe dashuri .

Para të pranishmëve kryetari i Shoqatës z. Ajet Cevadiku foli për punën dhe aktivitetin e Shoqatës ku ndër të tjera tha se në mesin e bashkësisë tonë në Zvicër ka pasur gjithmonë, ka dhe do të ketë shumë veprimtarë në drejtimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në kurbet. Aktivistët e Shoqatës „Bashkimi“ gjatë kësaj kohe, me punën e tyre në vazhdimsi, kanë arritë të shpalosin shpirtin e vendit të prejardhjes tue i dhënë një pamje krenare sikurse i kanë dhënë pamje e krenari të denjë edhe vetë bashkësisë tonë në Zvicër, tue dhtuar në vazhdimsi peshën dhe rëndësin si bashkësi që me veprimtarin e tyre kulturore, janë shëndrruar në një qëndresë dhe në një zë të kulturës dhe artit që kudo që qfaqet me programin kulturo artistik ngjallë kënaqësi dhe freski te secili shiques.

Jubiletë si ky dhjetëvjetor kanë një rëndësi të veçantë, pasi që vetvetiu bëjnë që njeriu të këthehet në prapa me kujtime dhe të hecë përpara me veprime , për të kujtuar se kush jemi e nga vijmë dhe tue kujtua e nderuar vendin e prejardhjes tue marr forcë për të vazhduar tutje. Vetëm tue ditur prej nga vijmë dhe në çfarë tradite e kulture mbështetemi, atëherë edhe vazhdimi i më tejm i së ardhmes tonë, s’ka se si të jetë ndryshe përveç se e sukseshme.

Një jubile si ky, është një mundësi e mirë për të parë të ardhmen me besim të plotë, për të zhvilluar die, për të bërë plane dhe për të mbledhur energji të reja për qëllime të reja. Veprimtaria në vazhdimsi e organizuar mirë e si duhet e kurbetçarëve jashtë atdheut, është vazhdimësi e qartë e asaj tradite që e mësuam nga librat dhe gojëdhënat dhe më të cilën shqiptarët u frymzuam ndër breza.

Njejtë sikurse edhe në të kaluarën edhe sot vazhdojnë me traditën shembullore që kurbetçarët shqiptarë qoft këtu në Zvicër, qoft gjithandej ku shtrijnë veprimtarinë e tyre, nuk përkufizohen thjeshtë vetëm në organizimin e veprimtarive të njëtrajtëshme . Një numër i madh i organizimeve të Shoqatës „Bashkimi“ në Ostermundigen kanë karakter kulturo-edukativ dhe i shërbejn organizimit të bashkësisë shqiptare në përgjithësi në ruajtjen e gjuhës ,traditës, kulturës, historisë dhe atdhedashurisë.
Një veçori tjetër që duhet përmendur dhe të përsëritet në vazhdimsi është qëndrimi i përhershëm i drejtë që me zë dhe krenari e pranojnë përkatësinë europiane të shqiptarëve kudo që paraqiten ata.

Me guxim të pa lëkundur kjo bashkësi me shumë sukses paraqet para publikut kudo që qfaq programet e tyre kulturo-artistike si trashëgimi me vëlera dhe tradita të vjetra të populli shqiptarë me porosi se kultuara është një urë që lidhë kombet. Rrugë të cilën asnjëhere bashkësia shqiptare nuk është larguar, por ka vazhduar gjithnjë tue përparuar në saje të veprimtarisë së veprimtarëve të bashkësisë shqiptare në shoqërin Zvicërane, pa e humbur asnjëhere përkatësin e tyre kombëtare.

Shoqata „Bashkimi“ përuron në vazhdimsi mirëkuptim të ndërsjelltë në të gjitha fushat e jetës duke nxitur bashkëjetesën në paqe dhe harmoni në mjedisin ku punojnë e jetojnë pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike dhe me vendosmëri qëndrojnë kundër çdo përpjekje që rrezikon këto vëlera të mirëfillta.

Jubeltë duhet festuar për të përgëzuar të gjithë ata që veprojnë me ndershmëri për të mirën e përbashkët dhe për të motivuar gjeneratat e reja që të vazhdojnë këtë rrugë. Në festën e dhjetëvjetorit të punës dhe veprimtarive organizative kulturore të Shoqatës „Bashkimi“ pat edhe mysafirë të shumtë të cilët përshëndetën dhe shprehën urimet e tyre për punën e Shoqatës .

Me fjalët më të mira u falënderuan të gjitha ato familje që ndihmuan Shoqatën“Bashkimi“ sepse këtë Shoqatë ata që nga themelimi e panë si shtëpinë e tyre. Veçanërisht u theksua bashkëpunimi me shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Ostermundigen, nxënësit e së cilës janë pjesë e pandashme e festave të Shoqatës.

Nxënësit me vallet e tyre para pjesëmarrësve u mirëpriten dhe u duartrokiten. Që janë edhe anëtarë të Shoqatës

Mysafir special ishte kryetari i komunës së Ostermundigenit z. Thomas Iten i cili para të pranishmëve foli për rëndëesinë e organizimit dhe për përshtatjen dhe bashkimin e shkëlqyeshëm të shqiptarëve në këtë komunë.

Ajet Cervadiku kryetar i SHKSH“Bashkimi“ dhuratë ëe veçant për kryetarin e bashkisë së Ostermundigenit në shenj falënderimi për përkrahje të vazhdueshme.

Në fund të programit familjet e shumta anëtare të shoqatës kishin përgatitur sjellur pije të mjaftueshme freskuese dhe zier e gatuar mjaftë ushqime të shishme tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit të programit të paraqitur.“

Pamje e një pjese të ushqimeve tradicionale të përgatitura për pjesëmarrësit nga anëtarët e shoqatës dhe prindërit e nxënësve.

Swissinfo.ch: Blejnë vila e harxhojnë para – çfarë do të bënte Kosova pa “schatzit”?

“Çfarë do të bënte Kosova pa diasporën?”, ky është titulli i mediumit zviceran “Swissinfo.ch”, në të cilin paraqitet rëndësia e bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër për Kosovën dhe ekonominë e shtetit, shkruan Gazeta Express.

Në këtë reportazh thuhet se brezat e vjetër që punojnë e veprojnë në Zvicër kanë mbështetur të afërmit e tyre në Kosovë për dekada të tëra, megjithatë shtrohet një dilemë nëse një gjë të tillë do ta vazhdojnë edhe brezat e rinj.

Tutje përmendet fakti që Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë, një papunësi të lartë dhe mungesë të investimeve. Ndërkohë specifikohet se qeveria zvicerane ka ndihmuar me një total prej 80 milionë frangave në një periudhë prej 2017 deri në vitin 2020.

Problemi me ruajtjen e identitetit dhe harresa e gjuhës shqipe është një çështje mbi të cilën është vënë theksi në këtë reportazh të mediumit zviceran.

Sipas tyre, shumë të rinj që lindin në Zvicër e që kanë prejardhje nga Kosova nuk flasin shqip dhe ndihen të huaj në Kosovë.

“Për gjenerata me radhë kosovarët kanë lënë vendin e tyre për të gjetur punë në perëndim. Megjithatë shumë nga ta kanë hasur në vështirësi që të mbajnë të gjallë kulturën e tyre në vende të huaja. Shumë kosovarë të rinj të cilët kanë lindur në Zvicër apo janë zhvendosur shumë të ri nuk flasin shqip. Ndërkohë ndjehen si të huaj në shtëpinë e stërgjyshërve”, shkruan “swissinfo.ch”, transmeton Gazeta Express.

Reportazhi gjithashtu tregon detaje edhe nga pushimet që diaspora nga Zvicra bënë në Kosovë, dhe efektin ekonomik që ka.

“Kosovarët që jetojnë në Zvicër kthehen në verë për t’u bashkuar me familjet e tyre, dhe me dashuri quhen “Schatzi”. Ata kanë një lidhje të fortë emocionale me atdheun e tyre”, vazhdon tutje shkrimi.

“Vizitat e tyre gjallërojnë ekonominë lokale në çdo vit për disa muaj, në restorante, qendra tregtare të qyteteve të mëdha që janë të shumta si në Prizren, Prishtinë e Pejë. Me frangat e tyre, ata mund të shkojnë nëpër hotele të shtrenjta”, thuhet tutje.

Përveç kësaj në këtë shkrim thuhet se kosovarët që jetojnë në Zvicër ndihmojnë ekonominë e Kosovës, meqenëse gjatë kohës sa qëndrojnë në vendlindje udhëtojnë shumë për të parë gjitha atraksionet turistike e përmendoret e heronjve të luftës.

“Meqenëse shumë kosovarë udhëtojnë me makinë, pompat e benzinës kanë përfitime të mëdha, pasi që ‘Schatzit”, udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të parë atraksionet turistike, përfshirë edhe përmendoret e heronjve të luftës. Disa blejnë apartamente dhe ndërtojnë edhe vila luksoze”, përfundon shkrimi.

Zhaklina Dhimojani ose investitorja idealiste e Himarës !

Sidomos në Shqipëri nuk është gjithmonë habitati ideal për njerëz të drejtë!

 

KLOTILDA HARKA/ U largua nga Shqipëria si aktore dhe kthehet si politikane. Për Zhaklina Dhimojanin, pozicionimi i saj me Shqipërinë ka dy anë medaljeje: atë të kohës si artiste kinemaje me rolin ikonik “Mimoza llastica” dhe atë aktual si investitorja e Himarës, që në zgjedhjet e 30 qershorit u votua anëtare e re e Këshillit Bashkiak në listën e Partisë Socialiste.

Një artiste që bashkë me kapërcimin e kufirit në vitin 1990, ndryshoi edhe statusin e profesionin për t’u kthyer në vendlindje me ide të qarta. Për jetën që ndan mes Zvicrës ku jeton me bashkëshortin, Stefanin, e vajzën, Alexi-n, dhe Shqipërisë ku jetojnë ende prindërit, synimit në shndërrimin e Himarës në një model turizmi dhe ambiciet në politikën shqiptare, Zhaklina flet për herë të parë në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

 

 

Një status i yti në “Facebook”, ku flisje për largimin e një lundrueseje të braktisur në molin e Himarës, tërhoqi vëmendje. Çfarë është kjo nismë personale?

Ju falënderoj për vëmendjen. Kjo nismë personale është shprehja e raportit që unë kam me të bukurën dhe me të kundërtën e saj. Nga ana karakteriale, qasjes sime aktive kundrejt çdo fenomeni i shtohet natyrshëm vullneti për t’u përfshirë në zgjidhjen e tij. Kjo është njëra shtysë. Arsyeja tjetër që bëri që kjo lundruese e abondonuar prej shumë muajsh të më vërë në pozitat e punës, është sensibiliteti im ndaj çdo problematike që i përket ekosistemit. Rasti i lundrueses ishte një gërshetim problematikash të reflektueshme ndjeshëm te turizmi si sektori i vetëm e që siguron të ardhura për gjithë zonën e bregdetit.

Ndërkohë, ke fituar postin e këshilltares bashkiake në Bashkinë e Himarës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Si lindi ideja për t’u bërë pjesë e pushtetit lokal në Shqipëri, ndërkohë që prej vitesh jeton jashtë?

Sinqerisht, unë nuk jam një njohëse e mirë e politikës shqiptare, por kam kuptuar mirë se përfshirja në politikë, mundëson që ti të bëhesh e dobishme për ata që besojnë te ty. Dua të shpjegohem: prej vitesh, kontribuoj në Himarë në pajisjen me materiale motorike kryesisht në sektorin e zjarrfikëses, sektor që sheh të punësuar 13 persona, për të cilët është siguruar gjithashtu edhe aftësim profesional, me kurse të organizuara nga ana ime dhe e bashkëshortit tim. Por dëshira ime është që ky impenjim të vazhdojë në kohë. Përfshirja ime në qeverisjen vendore, besoj unë, do të më japë një titull, me të cilin kërkesat, përçapjet e mia përpara një donatori potencial, do të kenë më shumë mundësi të realizohen.

 

 

Fakti që je pjesë e Këshillit Bashkiak, do të thotë se rezidenca jote tashmë do të jetë në Himara, pra si do të ndryshojë jeta jote?

Vitet e fundit vij shumë shpesh në Shqipëri, sepse këtu jetojnë prindërit e mi. Por tani e tutje do kem një takim fiks.

E dimë që jeta jote publike ka nisur si aktore kinemaje dhe tani pas kaq vitesh mund të themi se je pjesë e politikës. Cila është filozofia jote në këtë terren të egër dhe çfarë ambiciesh të tjera ke?

Ata që më njohin, njohin mirë edhe humanizmin, altruizmin që më karakterizon. Dikush thotë që jam idealiste. Unë them se jam një person që karakterizohem nga ndenja e së drejtës nga të qenit e drejtë mbi të gjitha. Këto janë karakteristika që çdokush që bën politikë, politikë në dobi të një grupi, duhet absolutisht t’i posedojë. Natyrisht, politika, sidomos në Shqipëri nuk është gjithmonë habitati ideal për njerëz të drejtë, por besoj se edhe aty, ndershmëria në raund të fundit është “the winner”.

Synimi yt kryesor është mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e ekosistemit. Në ç’aspekte të tjera do të ndihet ndihmesa apo vizioni yt në Himarë dhe si cili vend turistik në botë do të doje të bëhej pas zhvillimit?

Pa dyshim, impenjimi im në mbrojtjen e ambientit dhe ekosistemit do jetë parësor dhe konstant. Por kjo s’do të thotë aspak, që do jem më pak aktive në problematikat kulturore, artistike dhe ato të rolit të gruas. Do të doja që turizmi në Shqipëri t’i ngjante të paktën Sllovenisë (vend që e kam vizituar shpesh) e që deri pak dekada më parë ishte vetëm Ballkan, por sot është model turizmi.

 

 

Po familja jote si e priti vendimin për t’u kthyer në Shqipëri si pjesë e politikës?

Familja ime, duke njohur dëshirën e madhe për të kontribuar, nuk mund të ishte veçse dakord.

Meqë largimin e lundrueses e bëre me shpenzimet e tua, mund të të konsiderojmë një investitore?

Pse jo?

Sa afër je politikanëve dhe me cilët prej tyre ke komunikim direkt?

Shumë nga politikanët e sotëm në Shqipëri për mua janë shoqja e shkollës, shoku i lagjes, miku i fëmijërisë.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

PS/ Titulli është i redaksisë të voal.ch

Akt përçarës i Ambasadës të Shqipërisë kundër LAPSH-it ?

 

Pas shkrimit të editores të voal.ch Elida Buçpapaj “Pandeli Majkos i bëj ftesë që mos të shkelë në Zvicër se është non grata! ” ,

voal.ch po boton një koment rreth shkrimit të mësipërm ardhur nga një lexues anonim.

E bëjmë këtë,

sepse shohim se është krijuar një përplajse midis LAPSH-it, i cili që prej 30 vjetësh është institucioni i vetëm i arsimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër

dhe ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër Ilir Gjoni i cili e ka paraqitur Ambasadën e Republikës të Shqipërisë në Bernë si bartëse të dytë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Diçka që tingëllon antiligjore.

 

Për shkak se mësuesit e mësimit të gjuhës shqipe momentalisht nuk dëshirojnë që të dalin publikisht me emër,

voal.ch e boton prononcimin në fjalë,

duke konstatuar se ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër kanë një tendencë të qartë të politizimit të tyre sipas krahut që përfaqësojnë, dhe këtu shkelin Kushtetutën

duke krijuar “grupe interesi” (për interesat e tyre politike)

që i financojnë nga fondet publike dhe i lançojnë me certifikata e dekorata ndershmërie dhe patriotizmi

me stil klientelist dhe nepotik,

duke luajtur një rol thellësisht përçarës,

reminishencë e kohës të zezë të diktaturës në Shqipëri dhe pushtimit në Kosovë.

 

Ja teksti i mëposhtëm i ardhur nga një lexues anonim që çdo kush mund ta lexojë po të klikojë shkrimin e apostrofuar më sipër:

 

“Po ju njoftoj pak lidhur me mësuesin Vaxhid Sejdiu dhe bashkëpunimi i tij me ambasadorin Ilir Gjoni:

Vaxhdi Sejdiu thotë se kam titull dr. që nuk është e vërtetë ose e ka blerë në Prishtinë apo në Shkup.

Qe disa vjet ka punuar nën organizimin e LAPSH-it.

Para dy vitesh e ka ndërruar vendbanimin nga Kantoni St. Gallen dhe është shpërngulur në Cyrih,

për të siguruar vendin e punës nuk respektoi rregulloren e LAPSH-it por manipuloi me kryetarin e këshillit kantonal R.Demaj dhe i mori 2-3 pika shkollore në Kantonin e Argaut, në vend që këto pika të merrnin mësueset tjera të atyshme.

Me ketë metodë manipuluese Vaxhidi vazhdoi në Cyrih në pikën shkollore Alfatron Albis, ka qenë e zgjedhur një mësuese dhe Vaxhidi manipuloi me prindër se ata e duan mësues vetëm atë ( Vaxhidin), larguan mësuesen që kishte zgjedhur LAPSH-i.

Këtë vit Vaxhidiz i doli në ndihmë Ilir Gjoni ka shkuar e ka bërë kërkesën paranë Drejtorisë së Arsimit në Cyrih duke u bërë bartës i dytë i Mësimit Plotësues në Kantonin e Cyrihut dhe ka zgjedh kordinator të mësimit plotësues Vaxhid Sejdiun.

Ky është një akt i turpshëm dhe përçarës i (Ambasadorit – shtuar nga redaksia voal.ch) Ilir Gjonit.

Në vend që të bashkohen forcat për mësim plotësues ai ka vepruar ndryshe duke përkrahur mësues që nuk respektojnë rregulloren e LAPSH-it.”

 

voal.ch është e hapur të botojë reagime

 

Pandeli Majkos i bëj ftesë që mos të shkelë në Zvicër se është non grata! Nga Elida Buçpapaj

Nis përsëri viti i ri shkollor për të mësuar gjuhën shqipe Nga Nexhmije Mehmetaj

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër filloi vitin e ri shkollor (2019- 2020), vazhdon përpjekjet e saj dhe mundohet të mbajë gjallë dëshirën e fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe.

Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës, mblidhemi tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor për të mësuar shqip.
Mësimi shqip filloi diku më 15 gusht (Basel), e diku më 2 shtator, në kantonet: Arau, Bern, Basel, Cyrih, Friburg, Glarus, Jura, Gjenevë, Neoshatel, St. Galen, Thurgau, Vaud etj. Me stafin e mësueseve mjaft të përkushtuara: Afërdita Canaj, Lumnije Emini, Hyrije Kurteshi, Idaije Jashari, Elfete Hasi, Merita Azemi, Fitnete Balaj, Florije Xhema, Afërdita Veliu, Remzije Shabani, Halime Vishi, Elfete Hyseni, Anita Asani, Mirela Xoxi e shumë të tjera.

Urojmë që nxënësit dhe mësuesit tanë të kalojnë një vit sa më të suksesshëm, të ndihemi sa më pranë atdheut tonë të dashur Shqipërisë duke folur dhe duke shkruar në gjuhën e të parëve tanë, duke shkruar me alfabetin tonë të pasur, saktë e bukur gjuhën e nënës.

Për zhvillimin e mësimit shqip do ta ndjekim shembullin e atdhetarëve të mëdhenj të Rilindjes kombëtare, dhe nuk do të lodhemi duke punuar për vendin tonë, për gjuhën tonë, për shkollën shqipe dhe kulturën shqiptare, për ta zhvilluar edhe më tej dhe për ta ruajtur si një pasuri e jona kombëtare.

Glarusi është qyteti ku ka filluar për herë të parë shkolla shqipe e pavarur në Zvicër (shtator 1990) me mësuesen largpamëse Drita Krasniqi dhe këtë shtator fillimi i vitit shkollor përkon me 29 vjetorin e këtij misioni fisnik. Kështu dalëngadalë po duken themelet e ndërtuara nga mësuesit e gjuhës shqipe për kaq vite jo rrallë herë pa shumë mund, por me më shumë dashuri.

Një nga synimet kryesore të programit dhe statusit të Shkollës shqipe është zhvillimi dhe ruajtja e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Qëllimi parësor i mësimit shqip është që fëmijët të kenë rastin të kultivojnë dhe të zhvillojnë më tej gjuhën shqipe, të përmirësojnë atë në të folur dhe në të shkruar si dhe të zgjerojnë njohuritë mbi atdheun dhe kulturën shqiptare.

Nga pikëpamja shkencore gjuha amtare luan rol qendror në procesin e përvetësimit të gjuhës te çdo njeri. Çdo fëmijë sa më mirë e di gjuhën e vet amtare aq më shpejt e mëson të dytën. Përveç kësaj fëmijët që ndjekin mësimin shqip e krijojnë një dygjuhësi të lehtë, gjithashtu një potencial i rëndësishëm shoqëror që duhet vlerësuar.

Një shqetësim është që numri i nxënësve që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe kohëve të fundit është zvogëluar. Shumë prindër shqiptarë nuk e vlerësojnë gjuhën shqipe dhe nuk i dërgojnë fëmijët në mësimin shqip. Arsyeja e parë është “ne në shtëpi flasim shqip, fëmija im di të flas shqip.” Një mendim plotësisht i gabuar, nuk mësohet gjuha pa shkollë. Të lexuarit dhe të shkruarit nuk mësohet në familje. Sikur të ishte i drejtë ky mendim zviceranët nuk do të hapnin fare shkolla për mësimin e gjuhës gjermane apo frënge.

E shoh të udhës ta zgjeroj kronikën, të ndalim në shkollën shqipe në Jura, ku punoj. Sivjet u regjistruan16 fëmijë të rinj, 11 me prindër shqiptarë dhe 5 me njërin nga prindërit shqiptarë. Dita e parë ishte shumë e gëzueshme, një ditë e cila shpalosi aq bukur mbresat që fëmijëve iu lanë pushimet në Atdhe, shëtitjet në vendet e tyre të dashura, njohjet e reja që kishin bërë, lojërat e reja që kishin mësuar.

Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos tek ata që vinin për herë të parë. Ata duken të qetë e të urtë ngaqë mjedisi është i panjohur, por në sytë e tyre rrezaton një dritë lumturie se së shpejti do të fillojnë të mësojnë si lexohet dhe shkruhet në gjuhën amtare.

Më të druajtur ndiheshin fëmijët dygjuhësh me njërin prind shqiptar. Shumë nga ata ëndërrojnë kur do të flasin lirshëm e sa më parë shqip me të dashurit që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo gjetiu.

Më të buzëqeshur ishin fëmijët e klasave që kishin bërë mësim më parë në gjuhën amtare dhe sivjet do të zhvillojnë mësime në nivel më të përparuar. Si të tillë ata e ndjejnë veten më të sigurt dhe shumë të interesuar për të filluar sa më shpejt mësime nga historia dhe gjeografia e vendit tonë të dashur. Të gjithë së bashku shoqëruam Eliesën duke recituar.

Shqipëri o nëna ime

Ndonëse jam i mërguar

Dashurinë tende,

Zemra kurrë s’e ka harruar…

Delemont, 14.09. 2019 Nexhmije Mehmetaj

Pandeli Majkos i bëj ftesë që mos të shkelë në Zvicër se është non grata! Nga Elida Buçpapaj

Më datën 26 korrik një autor i respektuar në diasporë na dërgoi një ftesë ku lexohej se Shoqata Kulturore Bashkimi në Uster të Zvicrës lajmëronte mbajtjen e Panairit të Librit Diaspora 2019 dhe ftonte shtëpitë botuese dhe krijuesit nga Europa të bëheshin pjesë! Vura pikëçuditëse në fund të fjalisë pararendëse për të shprehur habi, sepse pronarët e Shtëpive Botuese e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të organizosh një panair libri! Por, megjithatë, kur është fjala për përhapjen e librit shqip në diasporë, hiperbolat janë të lejueshme.

Në pamjen e parë, ftesa ishte e thatë. Nuk orientohej askush, si, qysh e tek, vetëm thuhej se në datën aq e në orën kaq hapej Panairi i Librit Diaspora 2019.

Duke patur shumë respekt për kolegun, nuk paragjykova asgjë.

Diaspora shqiptare në Zvicer deri në vdekjen e Rugovës ka qenë shembull i shkëlqyer i organizimit të komunitetit. Megjithë traumën e vitit të mbrapshtë 1997 dhe konfliktit në Kosovë 1998/1999 që u reflektua në Zvicër me ringjalljen e celulave staliniste/enveriste/thaçiste, komuniteti ia kishte dalë të mbetej pothuaj solid.

Vdekja e Rugovës dhe kalimi i LDK në krah të Hashim Thaçit pëmbysi gjithçka për mbrapsht dhe sot diaspora shqiptare në Zvicër është shembulli më i shëmtuar i çorganizimit, nën drejtimin e politikave antikombëtare nga shteti amë dhe Kosova si dhe zëdhëndësave te tyre ambasadat, të cilat përfaqesohen përgjithësisht nga anonimë, të zgjedhur të politikës me skeletë në sirtarë dhe shërbëtorë të regjur të regjimeve të Edi Ramës, Hashim Thaçit & Co.

Nëse diaspora shqiptare në Zvicër do të qe open- minded dhe e organizuar në vetvete, komuniteti shqiptar në Konfederatën Helvetike do të duhej të protestonte përpara dyerve të ambasadave përkatëse, sepse në vendet e prejardhjes shqiptarët vuajnë mungesën e shtetit të së drejtës, varfërinë, padrejtësinë, papunësinë, korrupsionin dhe pasojat e një shteti që i ka lënë carta bianca mafies dhe botës së nëntokës.

Komuniteti shqiptar në diasporë sikur shqiptarët që jetojnë në shtetin amë e Kosovë kanë mbetur të paralizuar dhe mosveprues edhe kur janë dëshmitarë se ka stanjacion dhe asnjë vend nuk njeh prej vitesh shtetin e pavarur të Kosovës apo kur në Shqipëri është instaluar një narkoshtet! As amerikanët, as francezët, as italianët, as kroatët dhe asnjë komb në Perëndim nuk ka pritur që t’i çlirojnë të tjerët apo t’jua dhurojnë demokracinë në tabaka të tjerët!

Nëse diaspora shqiptare në Zvicër është për të qarë hallin, fajin e ka politika e Tiranës dhe Prishtinës me portavocet e tyre, por fajtor është edhe vetë komuniteti me indiferencën dhe papērgjegjshmerinë e vet.

Por le të kthehemi tek ftesa. Kolegu më 24 gusht komunikoi direkt dhe më dha disa sqarime. Nuk e paragjykova, dhe nga dëshira e mirë e prita me gëzim dhe naivitet.

Duke patur parasysh se të dy me Skënderin vitet e fundit kemi dhjetë botime plus librat e tim eti poetit Vehbi Skënderi, i qava hallin kolegut për transportin e tyre deri afër Zürichut ku do të mbahej aktiviteti dhe ai më premtoi se do të gjenin mjet për t’i çuar aty.

Të gjithë jemi dëshmitare të rrëmbimit pa pikë meritokracie të projekteve e fondeve publike nga gojët e pangopura klienteliste apo nepotike. Në këtë krizë identiteti, kur shqiptarët nuk kanë mecenatë që mbështesin zhvillimin e kulturës,  janë të mirëpritura iniciativat e shoqatave apo të individëve, që të japin kontribute në të mirë të interesit të përbashkët.

Si shembull të shkëlqyer në Zvicër po kujtoj periudhën e 3 % apo sot Shoqatën e Sali Çekajt që kontribuon në Kosovë, që i jep Kosovës pa e rrjepur, ndryshe nga të tjerët që zhvatin, sepse imitojnë politikën.

Zvicra ka qenë model brilant i aktiviteteve kulturore të komunitetit shqiptar edhe kur Kosova përjetonte pushtimin e egër. Shqiptarët e Kosovës e kanë patur të edukuar dashurinë për kulturën, për poezinë dhe poetët, ndryshe nga në Shqipëri, ku diktatura i persekutonte dhe vriste poetët.

Me këtë rast duhet të nënvizoj rolin e rëndësishëm që luajti LDK në Zvicër prej 1989 pasi Ibrahim Rugova dhe rrethi që krijoi këtë formacion politik si lëvizje kombetare për çlirim ishte vetë shkrimtar, dijetar dhe njeri i letrave. Edhe nën pushtim shkrimtarët dhe poetët e Kosovës ftoheshin në Zvicer nga komuniteti që organizonte mbrëmje dhe orë poetike ku lexohej poezi dhe bliheshin libra. Tek poezia e Mekulit, e Din Mehmetit e me rradhë shqiptarët e Kosoves zbulonin alfabetin e mbijetesës. Në mbrëmje të tilla në Zvicër kemi patur fatin të takoheshim me Ali Podrimjen, Azem Shkrelin etj.

Në Zvicër, Gjenevë e kishte selinë Ministria e Informimit që drejtohej nga ministri për Informim Xhafer Shatri një figurë e shkëlqyer e diasporës, ku mbulohej informimi dhe i tregohej Perëndimit për monstruozitetet e regjimit pushtues, që kishte mbyllur shkollat, Universitetin, që i kishte nxjerrë gjithë intelektualët në rrugë të madhe.

Në Zvicër gëlonin aktivitetet e komunitetit, këtu mikpritej Ibrahim Rugova dhe gjithë personalitetet që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. Këtu mikpriteshin figura të elitës dhe politikës nga të gjitha trevat shqiptare!

Këtu në Zvicër komuniteti ishte i gjallë, vital, sakrifikonte, kontribuonte, ishte solidar.

Këtu në Zvicër zjente dëshira dhe vullneti për të ndryshuar fatin e kombit për të mirë.

Këtu nga Zvicra u nis Agim Ramadani me shokë për të çliruar Kosovën.

Këtu në Zvicër, Zürich e kishte selinë qendrore gazeta më e madhe shqiptare e asaj kohe, Bota Sot, me një tirazh që botohej deri në 200 mijë kopje në ditë dhe shpërndahej në të gjithë Europën, SHBA, Kosovë, një kohë edhe Maqedoni,  një primat i paarritur kurrë nga ndonjë media në historinë mbi njëqindvjeçare të shtypit shqiptar.

Por prej vdekjes të Rugovës kjo kulturë e bukur u zhduk. Ambasadat filluan të promovonin nepër selitë e tyre antivlerat, antikulturën që t’i përdornin pastaj si detashmente të injorancës.

Në Zvicër u shua përkohësisht ajo frymë e bukur dhe e gjallë e komunitetit!

Politika defaktorizoi komunitetin që me remitancat mban gjall frymën e jetës në Kosovë!

Them përkohësisht sepse shqiptarët nuk mund t’i sundojë kurrë më e keqja shqiptare!

Aq më pak shqiptarët në Zvicër dhe në Perëndim, sepse ata tashmë janë vetë të identifikuar me Europën dhe Perëndimin!

Nga klima e keqe e Tiranës dhe Prishtinës nuk ka shpëtuar as vetë komuniteti i autoreve dhe artistëve shqiptarë në Zvicër, të cilët më së shumti të angazhuar me impenjimet e tyre profesionale kanë preferuar të qendrojnë larg moçalit që me kohë është kthyer në kënetë të instrumentalizuar nga mafia politike.

Pse e quaj mafie politike?

Disa kohë më parë në Zvicër erdhi Ilir Enver Hoxha që të promovonte librat e tij dhe te Nexhmije Hoxhës! I ftuar nga segmente të komunitetit shqiptar! Ilir Enver Hoxha nuk është distancuar nga vepra kriminale e prindërve dhe nuk u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve.

Prandaj them mafie politike!

Për deri sa politika shqiptare me prejardhje komuniste përmes zëdhēnësve të saj këtu në Zvicër që janë ambasadat vijon e ndjek politika armiqësore kundër palës të cilën e kishte shpallur armik Enver Hoxha, ndërsa i biri i diktatorit ftohet dhe shet librat që i bëjnë jehonë regjimit kriminal!

Kjo është mafia politike e inkriminuar që shpërdor pushtetin politik dhe abuzon me taksat e qytetarëve për të arritur qëllimet që bien ndesh unitetit kombëtar të një vendi që si anëtar i NATO-s do të duhej të paktën të garantonte pluralizmin dhe shtetin demokratik.

I bëj këto paranteza si të nevojshme dhe rikthehem tek Panairi i Librit i Diasporës 2019.

Në vijim të bisedës i thashë kolegut të nderuar që të na jepte hollësi me qëllim pasqyrimin e aktivitetit. Hollësitë nisin zakonisht nga sponsorët. Këtu në Zvicër pēr të gjitha eventet paraprakisht publikohen sponsorët që i mbulojnë financiarisht, pra transparenca është alfa e demokracisë, që zakonisht në aktivitetet shqiptare mbulohen me terr.

Kolegu në vijim të komunikimit më tha se kish konfirmuar praninë e saj zonja Elena Kocaqi, një emër shumë i nderuar, që ai e merrte me mend se do ta prisja shumë mirë. Mrekulli ia ktheva. I kemi dërguar ftesa, shtoi, ministrive përkatëse të diasporës, ambasadorëve, Toenës… Po Onufrit e pyeta. I bëjmë më tha. Ok, i thashë, shumë mirë. Por ama sipas modelit zviceran që miku kur ftohet, do të thotë se i paguhet udhetimi dhe bujtja. Do ta bisedoj me z.Vaxhid Sejdiu, një nga organizatorët, më tha. Kush është e pyeta, se nuk e njoh. Magjistër dhe mësues i shkollës shqipe. Nuk vonoi ma dërgoi ftesën pēr Onufrin, duke premtuar pagesën pēr bujtjen por jo udhëtimin. Ishte një komunikim shumë korrekt deri në fund nga ana e bashkëbiseduesit. Deri këtu gjithçka në rregull.

Por kur më dërgoi programin, m’u hapēn sytë dhe pashë se Panairi i Librit Diaspora 2019 ishte vetēm një show në shërbim të politikave të pista zyrtare dhe në dëm të interesave të diasporës dhe autorëve të saj.

Pse do të thoni ju?

Sepse i gjithë programi ishte ndërtuar në funksion të atyre që ishin vendosur nga lart, jo nga Zoti, por nga mafia politike. Me stilin e njohur, shkrimtari i partisë, shtëpia botuese e partisë, panairi i librit i partisë…

Panairi i Librit Diaspora 2019 hapej me fjalimin e Pandeli Majkos, vijonte me fjalimin e ministrit të diasporës të Kosovës, pastaj e merrte fjalën Ilir Gjoni, pastaj ambasadorja e Kosoves, pastaj Toena ( e orientuar majtas) bënte prezantimin e bibliotekës të saj, pastaj, shoqata Mergimi do të përfaqësohej nje ore nga Bardhyl Mahmuti, pastaj prezantohej Qendra e Botimeve për Diasporën, një zyrë qeveritare që akaparonte fonde për t’i shpërndarë sipas shijes të Edi Ramës. Në panair nuk kishte asnjë hapësirë për autorët shqiptarë në Zvicër, as për shtëpitë e tjera botuese që mund të vinin, sepse panairi fillonte me ta dhe mbaronte me ta. Ndërsa prania e Prof.Elena Kocaqi, një emër shumë i nderuar, ishte “koka e turkut”.

Kur lexova programin, iu riktheva realitetit të egër që sundon në Shqipëri e Kosovë, të cilin politika e ndyrë shqiptare e ka mbjellë edhe në Zvicër.

Por ky bar i keq nuk ka shanse të mbijetojë në një tokë ku rritet bari i lirisë dhe shteti i së drejtës.

Duke hulumtuar pashë se organizatori i Panairit Diaspora 2019, si mësues i shkollës shqipe mbështetej nga Ambasda e Shqipërisë në Berne, ndërkohë që kishte mosaprovim nga LAPSH-I, një organizëm i krijuar në Zvicër prej 30 vitesh nga komuniteti! Do të më vinte shumë mirë nëse kjo Ambasadë do të përdorte autoritetin e shtetit në mënyrë të barabartë e të drejtë për të gjithë anëtarët e komunitetit dhe mos vijonte luftën e klasave.

Jemi tre krijues në familjen tonë, rast shumë i veçantë. Ambasada e Shqipërisë në Zvicër prej 1997 na ka trajtuar si armiq të klasës, sikur dikur baballarët e tyre. Jemi profesionistë të natyralizuar që kemi arritur të integrohemi në Konfederatën Helvetike në menyrë shumë dinjitoze me punë dhe integritet.

Si gazetarë dhe krijues, që prej gati një çerek shekulli nga Zvicra japim kontributin tonë në shtypin shqiptar të diasporës në të mirë të interesit kombëtar dhe integrimeve shqiptare euroatlantike, duke i denoncuar politikat antikombëtare që përçon politika dhe diplomacia shqiptare e unifikuar në të keqen e saj, si në shtetin amë ashtu edhe në Kosovë. Përfaqësuesit politikë të diplomacisë shqiptare në Zvicër kanë ndjekur kundër nesh politikën kriminale të injorimit. Me kallashnikovët e injorimit, kanë zëvendësuar luftën e klasave, burgjet dhe persekutimin.

Janë shkelës të ligjit. Si të tillë janë kriminelë!

Në Zvicër prehen eshtrat e tim eti, poetit Vehbi Skënderi, që ka vuajtur i gjallë dhe i vdekur mizoritë e diktaturës dhe të postdiktaturës, të etërve dhe bijve! Do të ishte normale që shoqatat kulturore të vendosnin një buqetë lule në varrin e tij në një ditë lindje apo përvjetor vdekje! Të njëjtën gjë do të duhej të bënin edhe diplomatët shqiptarë nëse do të kishin format Perëndimor, sepse kush do Perëndimin, do kombin e vet dhe poetët  !

E persekutojnë tim atë edhe në varr, por nga parajsa nuk e heqin dot, as ferrin e tyre nuk e shmangin dot!

Mizoria e tyre është e frikëshme, por nuk të frikëson, përkundrazi të mbush me dëshirën për drejtësi dhe sikur thotë Albert Camus vetë ekzistenca ime është një akt rebelimi kundër padrejtësisë!

Ata janë shpërdorues pushteti dhe shkelës të lirisë . Si të tillë i kap ligji. Sepse janë kundër civilizimit, kundër rilindjes së kombit, kundër iluminizmit, humanizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ata e kanë çuar në gijotinë kriterin e meritokracisë, sepse duke qenë mediokër, e duan gjithçka për vete për gjithmonë dhe asgjë për të tjerë! Por këto privilegje ua jep vetëm shteti antiligjor!

Duke u kthyer tek Panairi i Librit i Diasporës 2019 natyrisht që nuk pranuam të ishim pjesë e skenarëve të pistë, të profiterëve të politikës që nuk i lejon shqiptarët të zgjedhin librat sipas shijes së tyre.

Gjithashtu i ftoj shqiptarët që ta bojkotojnë Panairin e Librit Diaspora 2019 sepse organizuesit kanë përdorur kriterin politik që është përçarës dhe bie ndesh me pluralizmin dhe multikulturalizmin që përfaqëson Zvicra dhe demokracia, ndërsa Pandeli Majkos, këtij politikani parazit që ka 27 vjet që riciklohet por nuk ka arritur kurrë të konvertohet, i bëj ftesë që mos të shkelë në Zvicër se është non grata!

NË PRIZREN PRITET TË PËRUROHET LIBRI ENCIKLOPEDIK 550 FAQE DHE SHTATORJA E SKËNDERBEUT KUSHTUAR 550 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM

 

Nga  Abas Fejzullahi

 

Sipas të dhënave nga Z.Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit” këtë vit, nëse shkon çdo gjë sipas planifikimit dhe përkrahjes që do ta jap komuna e Prizrenit dhe në veçanti, ndihmat e mbledhura në kurbet nga kurbetçarët, do të bëhen dy përurime me rëndësi të veçantë për Prizrenin e bukur dhe historik.

 

  • Ngritja e shtatorës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe
  • Libri enciklopedik prej 550 faqe : ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve” kushtuar 550 vjetorit të kalimit të tij në amshim.

 

Të nderuar bashkëbisedues që përmes të shkruarit në Faqe të Librit-Facebook të datës 2019-09-05, keni shprehur urime, përgëzime, fjalë miradije dhe lavdrata, lidhur me publikim e lajmit pa dyshim shumë të mirë e të gëzueshëm për dashamirët e librit nga Z.Nue Oroshi që mes tjerash shkruan se: Sot e përmbyllëm përgatitjen e librit enciklopedik: “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve“

 

Pra siç shkruan Z.Nue Oroshi, ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që Shoqata e Intelektualëve gjithëshqiptarë “Trojet e Arbrit“ po i jep lexuesëve anë e këndë trojeve shqiptare dhe kurbetçarëve kudo e kahdo që gjinden ata.

 

Siç po dëshmohet më sipër se vërtetë është punuar në mënyrë ekipore, ku janë organizuar dhe jetësuar deri tani 15 mbledhje (sesione) shkencore të rregullta, me pjesëmarrjen e mbi 60 pjesëmarrësve me punimet e tyre, nga të gjitha trojet shqiptare dhe kurbeti, sipas temave të përcaktuara për secilen mbledhje (sesion) me punimet e tyre shkencore nga tematika e përcaktuar nga kryesia e Shoqatës dhe poashtu, janë mbajtur 4 mbledhje (sesione) të veçanta shkencore kushtuar figurave të rëndësishme kombëtare që do të thot se janë publikuar deri tani 19 vëllime, ndërsa në këtë vit do të mbahet mbledhja e (sesioni) i 5-të shkencor në Zym të Hasit-Prizren kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit, që  do të thot gjithsejtë 20 mbledhje (sesione) shkencore me 20 vëllime librash.

 

Është me rëndësi me u thënë  haptas por edhe me u shkruar  e publikuar se:

 

Për të shkruar, shtypur, publikuar e shpërnda libra me rëndësi të veçantë për histori në përgjithësi dhe për çështjen kombëtare në veçanti në kohë dhe hapësirë, duhet bërë punë me përgjegjësi hulumtuese dhe shkencore qoft në mënyrë vetanake apo ekipore, gjithnjë tue u shërbyer me të dhëna e dëshmi të mbledhura në terren dhe hulumtime e gjurmime arkivore, në kohë dhe hapësirë, që për ta jetësuar këtë punë si duhet, patjetër se nevoitet  baza materiale.

 

Në shtetet e formuara me traditë shtetformimi me arsim, kulturë, shkencë, dhe me ekonomi të formuar e zhvilluar, ku baza materiale për këtë qëllim është e suguruar dhe me përparësi të veçantë.

 

Në Kosovë e kudo që qeverisinë vendorët për fatin e keq shqiptarë, kjo përparsi mungon, apo është e përzgjedhur vetem për përkrahsit e pushtave e pushtshtetetarëve vendor, për ata politikuaj që kanë zënë vende dhe pozita në pushtet, që i shërbejnë politikës ditore, kanë krijuar sistemin e keq përdorimeve tue zhvilluar e përdorur ate përmes sitemit kriminal, në emër të demokracisë e kanë zhvilluar e përkryer krimin e organizuar ekonomik e politik në tërë vendin në të gjitha drejtimet  dhe hapësirat e synuara..!

 

Prandaj sa u përket urimeve, falënderimeve apo lavdratave të bëra në hapsirat e Faqe Librit-Facebook, janë të mirëseardhura dhe një lloj freskije apo flladitje shpirtrore për autorin e shkrimit Z.Nue Oroshi që është normale dhe njerëzore.

 

E vërteta është se ka munguar e po mungon në vazhdimsi përkrahja materiale institucionale, që do të thot mungon kushti themelor për të plotësuar e jetësuar nevojatë për punën që don e planifikon të bëjë Shoqata“Trojet e Arbrit”.

 

Prandaj, për t’u pasurar vendi me dije e kulturë, duhen libra për lexues, muze, përmendore, shtatore dhe monumente të ndryshme nga trashëgimia kulturore, për t‘ i ngitur dhe zhvilluar, mirëmbajtur e kujdesur për to, si për vizitorët vendor dhe të ardhur, për të krijuar e për të pasur e paraqitur, vëlera të artit e kulturës, në shumë drejtime, duhen mjete materiale – LEKË.

 

Sa për dëshmi në vijim po japim shkurtimisht disa të dhëna lidhur me  aksionin e shpallur në Zvicër që nga data 2019-02-10 nga takimi i parë me kurbetçarët në Aarau të Zvicrës, për të mbledhur ndihma për ngritjen e shtatorës së GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT në Prizrenin e bukur historik.

 

Rezultati i deri tashëm është larg nevojës dhe parashikimeve, se janë tubuar afër 20 mijë Franga, kurse shuma e nevojshme që kërkohet për tu plotësuar dhe mbuluar shpenzimet për shtatore është 70 mijë Euro.

 

Në shkrimin e tij Z. Nue Oroshi mes tjerash shkruan:

 

Ky libër do të shpërndahet në menyrë ekskluzive në akademinë solemne që do ta mbajmë në Prizren pas vendosjës së monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se ideja e dhënë nga shoqata “Trojet e Arbrit“ në Lezhë për vendosjën e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut po vjen ngadalë drejtë fundit.Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë dhënë kontributin e tyre për këtë monument kombëtar të na përkrahin që ta shpejtojmë vëndosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren.”

 

 

            Prandaj, Thirrja e kryetarit të Shoqatës “Trojet e Arbrit” për të ndihmuar projektin në fjalë, rrjedh si pasoj e mungesës së mjeteve dhe ngecja e grumbullimit të mjeteve në terren nga kurbetçarët, ndoshta si pasoj e pushimeve verore dhe arsyenave tjera që janë të shumta.

 

Por, sido qoft siç thuhet se shpresa vdes e fundit, shpresojm se me të lexuar këtë lexuesit do të përkrahin thirrjen dhe do të ndihmojnë sipas thirrjes dhe si pas të dhënave në këtë shkrim të publikuar.

 

          E për ta jetësuar këtë kërkesë duhet ndihma konkrete në mjete materiale:

 

Në vijim po japim llogarinë rrjedhëse të bankës ku mund të bëjnë pagesën kush dëshiron ta përkrah këtë kërkesë lidhur me ngritjen e shtatorës  së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.

 

  • Ka mundësi për veprimtarët në Zvicër që mbledhjen e mjeteve nga kurbetçarët vullnetar ta bëjnë përmes Fletëdëshmive dhe formularit që mund ta marrin përmes postës elektronike–Emailit në këtë adresë abas_fejzullahi@hotmail.ch  nga komisioni për këtë qëllim në nivel të Zvicrës si dhe të gjitha të dhënat që u intereson lidhur me mënyrën e pagesës apo rrjedhen e aksionit për ndihmë.

 

 

1.Pagesa përmes llogarisë bankare është në fund të kësaj fotografije.

KURBETÇARËT NË ZVICËR SHPALLIN AKSIONIN PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN E LIBRIT ME 1300 FAQE ME FOTO E DËSHMI: ATA U VRANË- LANË PAS VETI HISTORINË- NGA MASAKRA E GJAKOVËES DHE BURGU I DUBRAVËS.

 

Nga Abas  Fejzullahi

Kurbetçarët me vetëdijed po veprojnë pikërisht sipas porosive të rilindasit mendjendritur Sami Frashërit i cili mes shumë porosive dhe këshillave që ka lënë të shkruara për bashkatdhetarët e tij kudo që janë në atdhe apo kurbet, ka edhe këtë porosi që kurbetçarët sipas mundësive dhe nevojave po mundohen ta jetësojnë me ndihmat e tyre konkretisht tue përkrahur porosinë:

 

Sipas Ftesës së veprimtarit Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, në klubin “Dardania“, në Zofingen të Zvicrës më datën 2019-08-24 u mbajt takimi i parë me bashkëatdhetarët kurbetçarë, ku u zhvillua një bashkëbisedim përmbajtësor lidhur me kërkesën e parashtruar, për të mbledhur ndihma për botimin e librit me të dhëna e dëshmi për masakrën e Gjakovës dhe burgun e Dubravës, nga autori Afrim Shefqet Caka me titull: „ATA U VRANË-LAN PAS VETES HISTORINË“.

 

Nga të pranishmit u përkrh kërkesa e parashtruar nga Z.Saim Tahiraj, dhe u formua Këshilli organizativ për ato kantone që ishin të pranishëm pjesëmarrësit dhe u formua Këshilli mbikqyrës për pranimdorëzimin e mjeteve dhe u caktua afati për tubimin e dytë më datën 2019-09-28 në të njejtën adresë dhe kohë, për të shqyrtuar të dhënat rreth grumbullimit të ndihmave sipas kërkesës.

 

Këshilli organizativ përbëhet nga këta pjesëmarrës:

 

 Saim Tahiraj, Abas Fejzullahi, Zymer,Tahiraj, Daut Hakaj, Jusuf Demaj, Daniel Rosaj, Mahmut Gashi, Hamdi Rrustemaj, Shyqri Azemi,  Xhemajl Haxhiu,  Ekrem Maloku, Skënder  Tolaj, Xhevat Kashtanjeva, Fehmi Gagica, Bislim Hoxha, Mustafë Ramosaj, Sabedin Bajrami, Din Gashi , Qamil Çekaj,  Ismat Krasniqi,  Salih Sopi,  Haki Latifi, Lush Mula dhe Shaban Morina,  ku sipas rrethanave bëhet zgjërimi dhe plotësimi i Këshillit organizativ.

Pamje nga një pjesë e Këshillit organizativ

 

Ndërsa Komisioni mbikqyrës prej tre anëtarësh për pranim dorëzimin e mjeteve të mbledhura e përbëjn: Saim Tahiraj, Xhemajl Haxhiu dhe Mahmut Gashi.

 

Kurbetçarët në Zvicër po e dëshmojnë në vazhdimsi pjekurin e tyre intelektuale për të ndihmuar arsimin e kulturën në atdheun e tyre me halle shumë, si pasoj e qeverisjesë së keqe të pushtshtetarëve vendor..!

 

Kurbetçarët si në të kaluarën që kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për lirinë dhe pavarësinë e atdheut edhe tani po u bie hise të ndihmojnë në fushën e kulturës nga se, institucionet përgjegjëse për çështjen e kulturës, arsimit dhe drejtimeve tjera, janë tue mrizu, ose bëjnë veprime të përzgjedhura financimi sipas posteve e pozitave apo lidhjeve farefisnore dhe të interesave të ndryshme.

E dhimbshme, kur shqiptari mohon vetveten – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

 

Histori e dhimbshme, e pa pranueshme, megjithëse e besueshme. E shohim përditë tjetërsimin e ngadaltë të shqiptarëve në Kosovë, me forma nga më të ndryshmet, por të bjerë vet shqiptari në këtë gjendje, është për të ardhur keq. Dhe për të ulërirë është kur shohim për këto 10-15 vite pas lufte janë ndërtuar qindra xhami, një fqinji im më tha për gjatë rrugës Prishtinë – Mitrovicë mund të numërohen deri 28 xhami. Do të isha e lumtur sikur të ishin ndërtuar shkolla, fabrika apo shtëpi shëndeti në vend të tyre.

Në Prishtinë nuk ka lagje që s’ka xhami dhe të shurdhojnë me zërin e altoparlantit, në vend që të dëgjosh këngë fëmijësh në kopshte apo çerdhe të reja. Vjen fjala kush u jep leje për të gjitha këto ndërtime të xhamive vend e pa vend.  A ka sy dhe vesh kryetari i komunës së Prishtinës?

Në këtë muaj të verës, për pushime isha në Prishtinë qëllova kur ishte festa fetare e myslimanëve ( bajrami i vogël), paradite dola me bashkëshortin tim tek sheshi para teatrit të pimë kafe dhe në qytetin tonë lindi vështirësia të gjitha restorantet ishin mbyllur (me përjashtim një hapur).

Kryeqyteti ynë në vetvete dukej i shëmtuar, s’kishte bukuri po e themi hapur pa njerëz të çiltër, tërheqës dhe punëtorë që kanë ngjallur gjithnjë respekt tek vizitorët vendor dhe të huaj. Me të vërtetë një histori shumë e hidhur!

Një dukuri tjetër po aq shqetësuese është se si numri i grave e vajzave që fshehin bukurinë shqiptare nën vellon e zezë turke – arabe mjerisht çdo ditë është më i dukshëm. Një studente më tha “kjo dukuri është shqetësuese por nuk janë shumë që pëlqejnë kulturën e huaj, “vëreni janë të njëjta gra që mblidhen dhe parakalojnë disa herë në orë në këtë rrugë sepse marrin nga 100 euro për ketë veprim”. Vetvetiu lind pyetja kush e paguan këtë lëvizje që mbjell farën e keqe antikombëtare dhe pse shteti hesht para këtyre dukurive? A shkohet kështu në Evropë? “Zgjohuni shqiptarë prej gjumit zgjohuni, mjaft punuat për të tjerët o fat keq “….Këto dukuri nuk do  të mbesin në heshtje.

Ky grup shqiptar që ka përqafuar sektin islam kërkon mënyrë tjetër veprimi në shoqëri. Një stomatologe më rrëfej “burrat e grave të mbuluar na telefonojnë për gratë e tyre për vizita mjekësore dhe kërkojnë që gjatë asaj kohe nuk duhet të ketë asnjë njeri të gjinisë mashkullore në ordinancë, gjithashtu edhe gruaja e mbuluar me ferexhe kur vjen kërkon të lëshojë roletat e dritareve sepse ajo do të zhvesh fytyrën dhe unë humb kohë duke ia plotësuar asaj kërkesat”.

Është për të ardhur keq që ekzistojnë njerëz të tillë në shoqërinë shqiptare, sa nuk i vjen turp që mohojnë vetveten, identitetin dhe kulturën e lashtë shqiptare.

Për mendimin tim këta njerëz janë shtresa më e ulët dhe injorante e popullit shqiptar.

Zvicër, 26.08.2019                                     Nexhmije Mehmetaj

Sot Festivali i këngëve liturgjike shqiptare – Misioni Katolik Shqiptar në Aarau na fton të marrim pjesë në festën e Shën Nënë Terezës

Misioni Katolik Shqiptar në Aarau na fton të marrim pjesë në festën e Shën Nënë Terezës dhe përvjetorin e tretë të shenjtërimit të saj.

Me këtë rast

Misioni Katolik Shqiptar në Aarau mban:

Festivalin e këngëve liturgjike shqiptare

me pjesmarrjen e pianistes Ermira Lefort dhe këngëtareve Gentjana Tafili, Elona Mathieu, Maria Cristina Imbrogno

si dhe

Kori Aarau, Kori Bern, Kori Bratices – Mali i Zi, Kori Derendigenit

dhe

Meshën solemne

Në Aarau, 8 shtator 2019, ora 13:00

Laurenzenvorstadt 80, 5000 Aarau

Paqja dhe bekimi i Hyjit mbretëroftë në Familjet tona përmes ndërmjetësisë të saj!

 

Mirë se të vini!

 

Gjendet i pajetë në shinat e trenit, ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në Zvicër. Familja dedikime prekëse

Personi që shihni në foto është Leon Lulzim Sahiti, 17 vjeçar nga Thuni, me prejardhje nga rrethi i Pejës, i cili ka humbur jetën tragjikisht pak ditë më parë, në shinat e trenit në qytetin Thun të Kantonit të Bernës, Zvicër.

 

Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet mëngjesin editës së shtunë, dhe nuk u bë e mundur të identifikohej menjëherë.

Por familja ka konfirmuar se bëhet fjalë për Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeç.
Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale.

Në postimet në rrjetet sociale, halla e tij dhe të tjerë të afërm, kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë largim të parakohshëm të djalit.

Zvicra dhe simboli i saj – Nga Alfred Papuçiu

Festa për Shqipërinë organizohej atë mbrëmje tek çerdhja “Dhëmbi i qumështit ”. Gjithë mjedisi ishte mbushur me pamje nga Shqipëria, fëmijë shqiptarë të qeshur, duke luajtur dhe duke vallzuar. Mbi të gjitha mjedisi i çerdhes ishte mbushur edhe me flamurë shqiptarë dhe të Zvicrës. Nga një manjetofon dëgjohej muzikë shqiptare. Ishin përgatitur edhe gatime shqiptare që u pëlqyen shumë. Casti më emocionues ishte kur Shqipja dhe grupi i saj nga Kosova dhanë një shfaqje me muzikë dhe valle shqiptare. Për një kohë e gjithë çerdhja u duk se ishte në Shqipëri, pasi të gjithë këndonin dhe kërkecin muzikë shqiptare, bile edhe duke shqiptuar në shqip. Cerdhja „Dhëmbi i qumështit“ organizonte ditën që i kushtohej miqësisë midis fëmijëve shqiptarë dhe zviceranë. Jo më kot Profesoresha Fransine Koch ka shkruar të gjitha kujtimet e saj në librin dygjuhësh „Fëmija shqiptar me sy të zinj“ që unë e kam përkthyer me gjithë dëshirë dhe botuar nga « Toena ». Më kujtohet që çerdhja ishte e zbukuruar me lule, por edhe me flamuj shqiptarë dhe zviceranë. Një simbol i madh dhe i bukur miqësie…Dhe megjithatë diçka jo e pëlqyeshme kishte ndodhur disa vite më parë, si rezultat i mendjes së ngushtë të ndonjë burokrati pa vizion.
Më lejoni tua tregoj me par radhë. Po udhëtonim si zakonisht me aeroplanin e Swiserit (i cili tanimë e ka emrin „Swiss“) nga Zyrihu për në Tiranë. Përfaqësuesi i saj për Shqipërinë, Peter Gadient ishte pranë meje. Si gjithmonë më kishte vënë në klasë të parë të aeroplanit, pasi kishte dëshirë të bisedonim për problemet e ecurisë së fluturimeve midis dy vendeve. Po qëndronte pak i mërzitur, gjë që ja vura në dukje, pasi zakonisht bënte shaka dhe më fliste për qëndrimet e tij të shpeshta në Shqipëri, për mikpritjen atje, për konjakun e mirë shqiptar dhe për dëshirën që të qëndronte edhe pak kohë, megjithë moshën e thyer… Mora vesh, sipas thënieve të tij, se në zyrën e Swiserit, në hotel “Dajti” e kishin ndaluar të vinte emblemën e Swis-erit, Kryqin e Kuq.
U mërzita edhe unë, por u përpoqa ta qetësoj, duke i dhënë fjalën se do të bëja diçka me sa kisha mundësi sapo të takoja eprorin tim në Tiranë. Turfulloja dhe mendoja se si është e mundur që të arrihet deri aty që një mendje e shkurtër të cënojë nga budallallëku i tij marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve të vegjël dhe sovranë.
Pasi shkova dhjetë minuta në shtëpi për t’u takuar me nënën dhe djalin tim, me një frymë u drejtova tek Ministria e punëve të jashtme. Atje hyra drejt e tek zyra e eprorit, natyrisht pasi i thashë sekretarit. Ministri Reis Malile më priti me përzemëri si zakonisht, një njeri i thjeshtë dhe mbi të gjitha me zemër të madhe dhe me karakter. Gjithashtu më vinte ndërmend kur më thërriti, pasi kishte ardhur tek ai, kryetari i shoqatës së të verbërve dhe kërkonte të krijonte lidhje me shoqata të tilla në botë. M’a dha atë detyrë dhe unë me dëshirë e plotësova. Kisha shumë besim dhe respekt për të. Më dukej dhe mbetet akoma në kujtesën time si një njeri tepër i afërt i familjes, pasi në një rast tjetër, shumë të dhimbshëm dhe shqetësues për mua që ndoshta do të vijë koha ta tregoj, më ka qëndruar afër dhe më ka dhënë një kurajo të jashtëzakonshme. Dija të krijoja distancë me të, për të mos kapërcyer etapat, kur ishim në biseda edhe me të tjerë, por kur ishim vetëm, nuk nguroja t’i flisja hapur dhe çiltër. Shpesh më jepte këshilla shumë të vlefshme që më kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në kujtesë. Mbi të gjitha ishte njeri fisnik. Kur mblidheshim darkave në Nju Jork midis shokësh dhe pinim ndonjë gotë, ai shpesh bashkohej me ne, jo për të pirë, pasi nuk para pinte, por i pëlqente biseda me ne. Më kujtohet se njëherë kur shkuam në Nju Jork e ftoi xhaxhai i vetë në shtëpi për vizitë. Ai ishte vendosur me dhjetra vite më parë, nga shqiptarët e viteve tridhjetë që kishin shkuar në Amerikë. Pasi e pritën mirë dhe u bisedua përzemërsisht, xhaxhai i Reizit nxori një magnetofon të vogël dhe ju drejtua atij:“ Merre këtë si kujtim për vajzat“. Reizi u skuq dhe ai tha: “Jo nuk mund ta pranoj, ja ne ishim këtu dhe u kënaqëm, por ajo është e tepërt”. Xhaxhai ngulmoi se ajo ishte për vajzat, një shënjë e vogël që ato megjithëse nuk e kishin parë, të kujtoheshin për të. Reizi nuk pranoi. Nuk e di se si ndodhi dhe një nga shokët në Nju Jork ja kish marrë xhaxhait të Reizit magnetofonin dhe e kishte sjellë me vete. Ai „hëngri një dush të mirë“ pse e kishte marrë pa lejen e tij, dhuratën me vete. E kapërcyem atë gjendje duke i thënë shokut Reiz se nuk kishte qënë gjë e madhe dhe mbi të gjitha se ishte njeri me karakter dhe nuk do të prishej puna pse xhaxhai i tij i kishte dhënë diçka simbolike…
Le të kthehemi tek çështja jonë. Kishim bërë disa udhëtime bashkë në Nju Jork për në Kombet e Bashkuara dhe mbi të gjitha më pëlqente se e vlerësonte punën e njerëzve dhe bënte gjithçka që t’i ndihmonte në ecurinë e tyre. Kishim qëndruar shpesh herë bashkë për të biseduar për problemet e OKB-së dhe lidhjeve të saj me Shqipërinë, si dhe problemet e Kosovës.
Pa e zgjatur, ju drejtova ministrit Reiz, në zyrën e tij:
„Jam pak i shqetësuar, pasi dikush nga funksionarët e ministrisë së transporteve e ka ndaluar përfaqësuesin e Swiserit të vendosë emblemën e tij në hyrjen e kësaj shoqërie“. I përsërita faktet që Swiseri ishte shoqëria e vetme ndërkombëtare që kishte qëndruar gjithmonë e hapur, si dhe shumë fakte të tjera bindëse që flisnin se edhe ne duhej të bënim një hap, pasi nuk përbënte ndonjë cënim të sovranitetit tonë.
Vazhdova duke i thënë se të dy kishim qënë të pranishëm disa vite më parë, gjatë një udhëtimi në Nju Jork, në bisedë me përfaqësuesit e Swiserit në Zyrih, për të vendosur sipas dëshirës së tyre, hapjen e linjës së Swiserit me vendin tonë. Dhe se ai vetë e kishte pritur këtë propozim me dëshirë të zjarrtë dhe kishim ngritur dolli për përfundimin e saj sa më parë. I përsërita se sa kishte ngulmuar vetë Gadienti, kur ishte diskutuar çështja e mbylljes së linjës së Swiserit me Shqipërinë, pasi shoqëritë e tjera ishin larguar nga Rinasi, dhe unë, si përfaqësues në Gjenevë e në Zvicër, pasi nuk kishte akoma ambasadë në Bernë, si dhe ai vetë në Tiranë, kishim bindur Swiserin të vazhdonte, duke e parë me syrin e të ardhmes…Sa herë, në periudha të vështira për Shqipërinë, përfaqësues të Swiserit, midis tyre miqtë e mij të paharruar, Ruth dhe Walter Borner, respektivisht gazetare dhe funksionar i lartë i Swiserit nga Dorfi pranë Zyrihut kishin sjellë ndihma falas, duke shfrytëzuar fluturimin e shoqërisë së tij në vendin tonë!. Walteri disa herë më kishte dhënë bileta për udhëtimin Gjenevë Zyrih në mërë që të më ekonomizonte kohën e çmuar kur duhej të prisja në Zyrih personalitete të larta nga Shqipëria. Ndërsa Gadienti nuk linte rast që në çdo udhëtim të Swiserit për në Shqipëri të shpinte pajisje për shkollën e jetimëve apo institucione te tjera. Ndërkaq të gjithë funksionarët në aeroportin e Zyrihut apo Gjenevës jepnin gjithmonë dritën e gjelbër për të pritur sa më mirë shqiptarët që kalonin qoftë edhe tranzit atje.
Ministri kapi receptorin e telefonit dhe formoi një numër. Nga ana tjetër dëgjova se ishte funksionari më i lartë i ministrise së transporteve.
Reiz Malile ju drejtua atij:
“ Shoku ministër, të lutem, shihe me prioritet çështjen që ka ngritur përfaqësuesi i Swiserit në Shqipëri. Eshtë minimale ajo që kërkon. Unë mendoj se duhet realizuar qysh sot. Nuk cënohet asgjë, sikur ai të vendosë simbolin e vet tek hyrja e zyrës së tij. Përkundrazi gjithkush do shohë se Zvicra është e pranishme tek ne. Mbi të gjitha ata janë treguar gjithmonë dashamirës dhe na kanë ndihmuar me gjithçka ”.
Nga ana tjetër e receptorit u shpreh shënja e pohimit dhe kështu përfaqësuesi i Swiserit mundi të vendosë emblemën mbi zyrën e tij. Gjatë udhëtimit të kthimit për në Zvicër e festuam ngjarjen e gëzuar me Gadientin fisnik, duke pirë pak shampanjë dhe “ Kirsh ” që është një pije shumë e mirë zvicerane, njësoj si rakija jonë, vetëm nga aroma ndryshon.