VOAL

Please Wait ...
0%

Shqiptari nga Kosova shokon Daçiçin në Shtëpinë e Bardhë

By | December 6, 2017

Komentet

Rama: Ligji për gjuhën shqipe është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes

POGRADEC– Pak pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

I pari që mori fjalën ishte i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama, ku tregoi edhe njëherë disa marrëveshje që u firmosën mes dy qeverive. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve i jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes.

“Siç e keni ndjekur në mbledhje u fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar. Ky është një gurë themeli për forcimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. I jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes. E përgëzoj kryeministrin për kurajon që ka çuar para programin. Për inicimin e ligjit të gjuhëve në parlament dhe për mbajtjen e një zotimi madhor për gjuhen shqipe. Presim që ligji të kalojë dhe zbatimi të nisë një orë e më parë. Është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes. Jemi shumë të kënaqur për praninë tuaj këtu”, tha Rama.

Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët dalin në protesta

Mbahet sot në qytetin e Pogradecit mbledhja mes dy qeverive asaj shqiptare dhe të Maqedonisë.

Por pak minuta para se Edi Rama dhe Zoran Zaev të nisnin mbledhjen zyrtarisht, qytetarët e Pogradecit kanë dalë me pankarta në duar me thirrje kundër qeverisë shqiptare.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu

“Policia që duam, qeveria e drogës, qeveria e Shullazit”, shkruhej në pankarta.

vijon

Morën informacione për trafik droge nga Shqipëria, gjenden çanta me marijuanë dhe arsenal armësh në kufirin shqiptaro–grek

138 kg marijuanë janë zbuluar në kufirin greko-shqiptar. Pas informacioneve për trafik droge nga Shqipëria, operacioni u krye në zonën pyjore të Xrisorahit, Janinë.

Sipas mediave greke janë gjetur të fshehura 7 çanta me 123 pako që përmbanin 138 kg 400 gram marijuanë, 1 armë zjarri automatik “Kallashnikov” me 2 krehëra me 20 fishekë dhe 528 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ndërkohë që vijojnë kontrollet dhe hetimet nga policia greke.

Megaskandal apo supermashtrim për qumështin me aflatoksinë, Panariti bën thirrje për hetim

Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine.

Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.

MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato.

Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.

Putini dhe Trumpi diskutojnë për çështjen e Koresë së Veriut

Krerët e dy vendeve diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situatën në Gadishullin Korean dhe u dakorduan për të vazhduar kontaktet

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë realizuar një bisedë telefonike mbi çështjen e Koresë së Veriut. Sipas deklaratës së publikuar nga Kremlini, me iniciativën e palës amerikane, Putin ka kryer një bisedë telefonike me presidentin Trump.

Krerët e dy vendeve diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situatën në Gadishullin Korean dhe u dakorduan për të vazhduar kontaktet.

Biseda telefonike vjen pas konferencës së 13-të vjetore për shtyp të presidentit Putin. “Shikoni tregjet të cilat janë rritur. Kjo është dëshmi e investitorëve të besuar në ekonominë e SHBA-ve. Kjo do të thotë se ata besojnë në atë që presidenti Trump është duke bërë në këtë fushë”, tha Putin në konferencë.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka falënderuar presidentin rus për njohjen e performancës “së fuqishme” ekonomike të Amerikës. “Të dy presidentët, gjithashtu diskutuan për të punuar së bashku në zgjidhjen e situatës shumë të rrezikshme në Korenë e Veriut”, theksohet në deklaratën e Kremlinit.

Për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen 10 mijë veta

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka sqaruar në detaje në “Interaktiv” të KTV-së, se çfarë do të ndodhë me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se tashmë tetë marrëveshjet që kërkoheshin janë arritur me firmën amerikane “Contour Global”, dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje teknike që nuk mund ta dëmtojnë marrëveshjen.

Ka thënë se i gjithë investimi do të jetë i kësaj kompanie, ndërsa Qeveria e Kosovës po shikon mundësinë që të investojë një kredi prej 100 deri në 200 milionë euro, investim i cili do t’i kthehet prapa kur të nisë gjenerimi i mjeteve nga “Kosova A”.

Lluka ka thënë se në ndërtimin e këtij termocentrali do të punësohen 10 mijë persona. Ai do të ndërtohet për rreth 3 vjet e gjysmë deri në 4 vjet.

“Është një ndikim mjaft i madh pozitiv për ekonominë e vendit, vetëm ky projekt do të mund ta çojë në 5 për qind rritjen ekonomike”, ka thënë Lluka.

Ai ka treguar se të punësuar të rregullt në këtë termocentral do të jenë rreth 500 veta.“‘Kosova A’ do të mbyllet tërësisht në momentin që do të nisë punën ‘Kosova e Re’ sepse është jashtëzakonisht i vjetër dhe i amortizuar tërësisht. Kosova B do të rehabilitohet, e ky rehabilitim përfshin ndryshimin e bojlerëve dhe filterëve”, ka thënë ai.
Lluka ka thënë se tradicionalisht gjatë muajve janar dhe shkurt, për shkak të motit, faturat e energjisë elektrike në Kosovë shtrenjtohen. Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë edhe në këtë fillim të vitit 2018.

Lluka ka folur edhe për rastin e ultimatumit të kryeministrit Ramush Haradinaj për Shipitullën dhe Haden, duke thënë se ai ka të drejtë në këtë aspekt.

Oficeri i lartë italian jep dëshmi kundër Tahirit dhe Habilajve (Detaje)

Nuk janë përgjimet e anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt, por dëshmitë e ish-oficerëve të policisë që implikuan prej vitesh ish-ministrin e Brendshëm.

Dëshmia kyçe pritet në ditët në vijim. Është një oficer italian që do të tregojë lidhjet e bandës së shqiptarëve me politikën dhe trafikun ndërkombëtar të drogës

Tashmë, historia e përgjimeve që kanë implikuar ish-ministrin e Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të drogës ka kulmuar me bllokimin e pasaportës së tij dhe të kartës së identitetit. Madje, tashmë janë të lajmëruara edhe të gjitha pikat kufitare ku iu bëhet me dije se shtetasi Saimir Tahiri, edhe pse me imunitet është i ndaluar të dalë jashtë vendi. Ndonëse për tu larguar nga Shqipëria dhe për të hyrë njëherësh, nuk është ndonjë vështirësie e madhe, jo vetëm nga kufiri tokësor po madje edhe nëpër pika kufitare, pasi prej më shumë se dy dekadash ka rezultuar se policia jonë kudo është lehtësisht e korruptueshme. Tahiri, edhe kur u largua pak kohë më parë në drejtim të Gjermanisë, iu tha miqve të vet se ai s`kishte pse të arratisej, pasi ai është i pastër dhe do ta fitojë betejën me drejtësinë. Në fakt, Tahiri, për emrin dhe bëmat e të cilit kanë nisur hetimet në disa procedime penale njëherësh, që nga Katania e deri në Shqipëri, për aq sa mund të hetohet në vendin tonë, ka dalë në një sërë përgjimesh të prokurorëve të anti-mafies.

Dëshmitë që fundosën Tahirin

Ndaj tij ka dëshmi tronditëse të mënyrës se si instaloi mekanizmin e vënies në shërbim të kultivimit të kanabisit gjithë drejtuesit e lartë të policisë nëpër qarqet kryesore të vendit, për të mos thënë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë vetëm përgjimet e Katanias, as dëshmitë e disa ish-oficerëve të policisë, të përndjekur nga policia dhe të braktisur nga Prokuroria që kanë dhënë dëshmi, por së shpejti kundër tij dhe gjithë aparatit drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar do të dëshmojnë edhe eksponentë të lartë të Policisë Italiane.

Po ashtu, Tahiri, përveç gjurmëve të tij të shumta që ka lënë prej katër vitesh nëpër vendet ku edhe është tregtuar droga e kultivuar dhe trafikuar nga Policia e Shtetit, ai do të përgjigjet edhe për lidhjet e tij në Polici që janë pjesë e dosjes voluminoze prej më shumë se 10 mijë faqesh në Katania. Po ashtu nën statusin e penduar tashmë gjendet edhe një oficere karriere, e cila është mikeshë e kushëririt të Tahirit, kapos së grupit që ka mundur të hyjë në vendin e mafies italiane për të bërë trafik droge, një vend që në fakt prej më shumë se 70 vitesh nuk hyn as policia dhe italiane italiane. Dosja e bujshme që po plotësohet çdo ditë me emra dhe të dhëna të reja nga skuadra e prokurorëve në Katania, mësohet se ka të listuar me dhjetëra shefa të mëdhenj policie, që kanë qenë në dispozicion të trafikut të drogës.

Hetimet

Vendimi i gjykatës në të cilin u detyrua që ish-ministri i Brendshëm të dorëzojë mjetet e identifikimit. Sipas të dhënave bëhet me dije se deputetit pritet që këto dy ditë të mbërrijë në prokurori ku do të pyetet në lidhje me të dhënat e reja që kanë dalë nga verifikimi i procedimeve të shumta që iu kanë hapur por që iu kanë bashkuar në një të vetme; atë të “dosjes Habilaj”! Po ashtu, mësohet se prokuroria ka edhe fakte të reja që janë nxjerrë nga telefonat e të arrestuarit Orest Sota, djali i biznesmenit i cili u tha se transportonte nga Vlora para dhe patentat personale të Tahirit dhe të bashkëshortes së tij. Ndonëse arrestimi i Sotës u bë publik pas tri ditësh, çka iu dha mundësi të hartonin edhe “të vërtetën” e atij arrestimi, mësohet se tre aparatet telefonik të të riut kanë nxjerrë një sërë bisedash kompromentuese të tij me gruan e ish-ministrit. Edhe pse prokuroria refuzon të jap detaje konkrete për aktet që kanë dalë nga ekspertimet shkencore, bëhet me dije se një prej akteve më të rënda në të cilat është implikuar ish-ministri tashmë lidhen edhe çështjen Sota. Prokuroria është e bindur se valuta që u gjend në mjetin e tij është e Saimir Tahirit dhe se ende nuk është gjetur saktë vendi ku janë marrë paratë nga ana e Prokurorisë dhe e Policisë./shekulli

Shqipëri – 10 gra të vrara këtë vit nga dhuna në familje, apeli i fortë për Qeverinë

Parlamenti përmes një rezolute i kërkon qeverisë masa urgjente për reduktimin e dhunës në familje. Ndërkohë ambasadorja e BE-së Vlahutin thekson, se gratë një kapacitet i jashtëzakonshëm që në Shqipëri nuk përdoret.

Ky vit në Shqipëri po mbyllet me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje. Edhe pse kjo shifër është rreth 7 përqind më e ulët se vitin e kaluar ajo mbetet shqetësuese në raport me popullsinë e vendit prej 2.9 milion banorësh, ku gjysma e saj janë gra. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ҫdo ditë në Shqipëri arrestohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në ҫdo tri gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore. Në 90 përqind të vrasjeve nga krimi në familje autorët janë meshkujt. Përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha pasi pjesa më e madhe e rasteve mbetet pa u denoncuar, ngaqë viktimat e shohin dhunën si një ҫështje private dhe jo ҫështje të drejtash ku hyn shteti, shoqëria, komuniteti. Jo të gjitha viktimat ose viktimat potenciale të dhunës në familje  në Shqipëri e kanë informacionin / vetëdijen se e drejta e jetës është një e drejtë bazë e njeriut, e sanksinuar në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian.  Në procesin jo të lehtë të afrimit të Shqipërisë me BE-në, respektimi i kësaj të drejte përbën një tregues për vëmendjen e institucioneve  dhe shoqërisë ndaj fenomenit dhe vlerave mbi të cilat është ngritur BE.

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një takim me aktivistë të shoqërisë civile për të drejtat e gruas në Shqipëri duke iu referuar situatës aktuale theksoi se “gratë përbëjnë një nga vlerat, asetet më të mira që ka Shqipëria. Ato janë një kapacitet jashtëzakonisht i madh për Shqipërinë, i cili nuk po përdoret. Përgjegjësia bie mbi shtetin. Shteti duhet të sigurojë zgjidhje sistematike për probleme sistematike.”

Rezoluta e Parlamentit: Ndryshime ligjore, rritje e faktshmërisë së mekanizmave ligjorë

Një rezolutë e Parlamentit, ku ndër 140 anëtarë të tij, 40 janë gra deputete, i kërkon shtetit të marrë përgjegjësitë e tij për të ndryshuar situatën. Kërkesat kanë një rreze të gjerë. Ato fillojnë që nga propozimet që shteti duhet të bëjë për ndryshime ligjore deri tek ngritja e infrastrukturës së munguar institucionale dhe fuqizimin e asaj egzistuese, si bazë për zbatimin efikas të kuadrit egzistues ligjor për rastet e dhunës në familje. Rezoluta i kërkon qeverisë të rishikojë masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje dhe të ndryshojë situatën, ku viktima edhe pas marrjes nga gjykatat të urdhërit të mbrojtjes lihet të bashkëjetojë në të njëjtën banesë me dhunuesin pasi mungojnë strehëzat, qëndrat sociale apo fondet që pushteti lokal t’u ofrojë apartamente me qira viktimave të dhunës dhe shmangur bashkëjetesën me dhunuesin pas denoncimit të tij. Qëndrimi në të njëjtën banesë i viktimës me dhunuesin ka rezultuar jo rrallë herë në vrasjen e gruas. Vëmendje të posaҫme rezoluta i kushton rolit të qeverisë për fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet skemave të mbështetjes me grante nga shteti të viktimave të dhunës për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Milva Ekonomi: Edukimi qytetar dhe ndryshimi kulturor bazë për një shoqëri pa dhunë

Deputetja Milva Ekonomi, aktiviste e mirënjohur e shoqërisë civile për të drejtat e gruas, thotë për DW se në përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të situatës luan rol edukimi qytetar dhe ndryshimi i mendësisë patriarkale ku burri e sheh gruan si pronën e vet, mendësi që gjeneron marrdhënie të dhunshme ndaj saj. “Sistemi arsimor duhet t’i kushtojë rëndësi të dorës së parë edukimit qytetar dhe paqësor të djemve dhe vajzave; që modeli i sjelljes së tyre gjinore t’i kundërvihet modelit patriarkal që ata mund të kenë në familjet apo komunitetet e tyre. Që nga arsimi parashkollor deri në arsimin e lartë duhet nxitur ndryshimi kulturor, edukimi qytetar me parimet e barazisë gjinore, respektin reciprok dhe kundërshtimin e stereotipeve për rolin e djemve dhe vajzave në shoqëri.”

Rezoluta i kërkon qeverisë që brenda muajit janar 2018 qeveria të paraqesë propozime konkrete për ndryshime ligjore, ashpërsim të parashikimeve ligjore për amnisti apo kushte lehtësuese të rasteve të dënimit për krimin në familje dhe angazhimin e strukturave të shtetit për të ndryshuar mendësinë dhe kulturën e shoqërisë ndaj stereotipeve të dëmshme gjinore për rolin dhe vendin e gruas në familje, komunitet, shoqëri.

DW

Dosja Habilaj – “Prokuroria e Katanias nis procedim penal ndaj Saimir Tahirit”

Gazetari Artan Hoxha nepermjet nje postimi ne facebook shkuar se te verteten e lidhjes mes Habilajve dhe ish-ministrit Saimir Tahiri do ta marrim vesh nga prokuroria e Katanias, pasi sipas tij kjo e fundit ka nisur procedimin penal per ish ministrin e Brendeshem.

 

“Ne date 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka rregjistruar procedimin penal ne ngarkim te ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri” ,shkruan gazetari Hoxha.

 

Postimi i plotë 
“Me ne fund te verteten se si do te rezultoje Saimir Tahiri nga ceshtja Habilaj, do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias…
Ne date 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka rregjistruar procedimin penal ne ngarkim te ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri. Fiks 10 dite pasi prokuroria e krimeve te renda kishte rregjistruar procedimin nr. 431 ne ngarkim te Tahirit ne Tirane me 17 tetor 2017 nisur nga artikujt ne median italiane dhe shqiptare. Procedimi ne Itali eshte bere pas kerkeses te prokurores Rovena Gashi, drejtoresha e mardhenieve me jashte ne prokurorine e pergjithshme. Gashi ka derguar si material shtese edhe deklarimet publik te ish-oficerit te antidroges Dritan Zagani. Ne daten 27 tetor ne Kataniaka udhetuar kreu i prokurorise se Krimeve te Renda Besim Hajdarmata dhe prokurori Genti Osmani. Ata kane qendruar per 3 dite ne Katania per te shkembyer informacion dhe per te terhequr dosjen Habilaj…Ish-ministri Tahiri kishte siguruar ne date 20 tetor 2017 nje vertetim nga prokurori e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal. Por nje jave me pas prokuroria italiane nisi rregjistroi procedimin ndaj tij…
Tani sepaku kemi nje hetim te paanshem dhe te papolitizuar qe do na thote te verteten…

Lajm i fundit – Zbulohen përgjimet e reja te Habilajve për Tahirin, nga kostumi 15 mijë euro te targa e Presidentit dhe Kryeministrit

Dalin në dritë të tjera përgjime që rëndojnë pozitën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bisedat e përgjuara janë pjesë e dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh të mbërritur nga Guardia di Finanza në kuadër të hetimit që prokuroria ka çelur ndaj ish-ministrit.

Nga dokumenti rezulton se Tahiri, përmendet në tre përgjime, nga Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafik, të cilët flasin hapur për dhuratat që ish-ministri ka pranuar prej tyre.

 

Këtyre provave të reja, iu referohet gjykata për Krime të Rënda, e cila vendosi të caktojë edhe masën shtrënguese për ish-ministrin e Brendshëm.

 

Gjykatësja Liljana Baku vendosi t’i bllokojë pasaportën të dyshuarit Tahiri, duke i kufizuar lëvizjen jashtë vendit, pas dyshimeve se mund të arratisej, nisur nga fakti që ai udhëtoi jashtë vendit, pak javë më parë.

Referuar dosjes konkretisht emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në dy përgjime të datës 13.01.2014.

Në orën 22:34 minuta, të datës 13 janar 2014, brenda automjetit tip “Mercedes Compressor” me targë IHP 26 90 në përdorim nga shtetasi Moisi Habilaj, është përgjuar biseda mes Enea Sulajt dhe një burrë shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Makina thuhet në dosje, ishte në lëvizje.

Enea i shpjegon bashkëfolësit se bashkë me Moisi Habilajt, shkuan në një dyqan në Catania, menaxherin e të cilit ja kishte prezantuar Antonio Riela dhe më poshtë flitet sa Tahirit i kishte pëlqyer kostumi.

Enea Sulaj: Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që i kishte kështu…kostumin. Më tha zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet.

Ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë …po çfarë të tha që shkojmë në shkollë. Çfarë i the? Dhe ai më thoshte, po jo, jo, flet meqenëse ka folur me Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kam një lëmsh. I kanë vjedhur të gjithë votat.

Kështu fillova të flisja për politikë më atë…dhe Moisiu me thoshte, lërë këtë muhabet, sepse sikur të vijë ai, sepse e ka mbajtur numrin (aludon për faktin se Saimiri e ka ruajtur numrin e pronarit të dyqanit). Sikur të vijë për të blerë, sepse i kishte pëlqyer (kostumi).

Më tej, Enea i rrëfen bashkëbiseduesit për dhuratën që Moisi Habilaj, i kishte bërë bashkëshortes së Tahirit.

Enea: E more vesh çfarë i ka blerë bashkëshortes së atij? Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: Po çfarë po thu?

Enea: Tani për tani që u nis…përveç parave….

Burri: Kostumit dhe….

Enes: Jo, jo

Burri: Nuk jep asgjë për bashkëshorten

Enea: Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para.. Është e qartë…(fjalë të pakuptueshme) dhe i dha gjerdanin me diamante.

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMV 320 me targë BZ 140 JR, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj. Biseda është përgjuar në orën 06:46, datë 10.10.2014, ndërsa automjeti ishte në lëvizje.
Maridian Sulaj komenton me Avdul Sulajn dhe Klajdi Sulajn, i thirrur Mili, si edhe me një burrë shqiptar, për targat aktuale shqiptare.

Maridian: Presidenti e ka 01, kryeministri e ka 02…..03, pra është “Audi” që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.

Avdyli: E mirë janë targa të veçanta

Maridian: A targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…

Burri: Cili Artan?

Maridian: Ishte i kushëririt tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? Çfarë është tani ai.

Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.

Avdul: Targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjitha dokumentet, ta marrë dreqi! Çfarë thotë ky, shiten. Ua heqin, është e tij personale o vëlla.

Për “Audi”-n që Tahiri u shiti Habilajve, flitet edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Enea Sulajt dhe burrit të paidentifikuar.

Burri e pyet Enean, nëse Moisiu, ka ndërmend të shesë “Audi”-n.

Enea i përgjigjet me pyetje: “Audi”-n? Jo, të nuk e shet… në fillim do të bëjë detyrën Saimiri dhe pastaj ….Saimiri ja ndryshon “S”… merr ndonjë tjetër për të marrë.

Enea vijon më tej, duke u shprehur se makina është e shtetit. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për “Audi”-n A8 që Tahiri ua shiti Habilajve, por përgjatë muajve në vijim, ai udhëtoi me të në disa raste jashtë vendit.

Këto dhe dhjetëra përgjime të tjera, janë pjesë e dosjes voluminoze ndaj ish-ministrit, i cili dyshohet për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas ligjit, brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit, Gjykata për Krime të Rënda, duhet të marrë në pyetje Saimir Tahirin. bw

Arrihet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Termocentrali në Obiliq

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja komerciale pritet që të nënshkruhet në ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi një miliard euro.

Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023, do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm me kapacitet prej 500 megavatë”.

“Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës”.

Liceu kombëtar i Korçës përkujtohet në 100-vjetorin e tij

Ata që u diplomuan në liceun francez të Korçës, e më tej se kaq, do të krijonin një oaz të intelektualizmit shqiptar dhe të vetë kulturës franceze në Shqipërinë e viteve ’30”. I këtij mendimi është drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, i cili referoi një kumtesë në përkujtim të 100-vjetorit të themelimit të liceut francez. Sipas tij, arsimi e gjuha ishin një nga shtyllat themeltare të ndërgjegjes kombëtare e në këtë drejtim, padyshim që Liceu Kombëtar i Korçës, që përndryshe njihej dhe si “liceu francez” dha një kontribut të çmuar. Në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar u organizua veprimtaria “Një pasdite në muze” me temë: “Liceu Kombëtar i Korçës dhe roli i tij në shoqërinë e kohës – 100-vjetori i hapjes së Liceut Kombëtar të Korçës”. Kjo veprimtari u shoqërua edhe nga kumtesa të tjera, ajo e prof. as. dr. Ermal Baze, pedagog në fakultetin e Histori-Filologjisë dhe e Spiro Nikës, specialist pranë Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve në Muzeun Historik Kombëtar. Prof. as. dr. Ermal Baze në kumtesën e tij u përqendrua më shumë në situatën politike të viteve të Luftës së Parë Botërore, kohë kur Shqipëria ishte me probleme të mëdha, por kohë gjithashtu kur u gjet mundësia që të niste dhe funksiononte edhe një shkollë e mesme e përgjithshme. U quajt “liceu francez”, pikërisht sepse treva e Korçës e më gjerë ndodheshin nën ndikimin e ushtrisë franceze të dislokuar gjatë atyre viteve edhe në territorin e jugut të Shqipërisë. Ekspozeja e përgjithshme e situatës politike dhe kulturore në vitet e Luftës së Parë Botërore deri në vitin 1939 kur Liceu Kombëtar i Korçës përfundoi së ekzistuari, u bë nëpërmjet tri kumtesave, ajo e dr. Dorian Koçit, prof. as. dr. Ermal Bazes dhe specialistit Spiro Nika. Sektori i Menaxhimit të Koleksioneve në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me sektorë të tjerë organizon këto takime periodike, me qëllim sensibilizimin e shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme.