VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqiptarët e Luginës synojnë 4 deputetë në parlamentin serb

By | January 18, 2020

Komentet

Besëlidhje Shqiptare në ditëlindjen e Kuvendit Arbëror – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Marsi është muaji i tretë i Kalendarit Gregorian.
Ky emërtim vjen nga Perendia Romake e Luftës në kohën e Romës së lashtë, i cili ishte fati i fillimit të një lufte.
Ai vjen bashkë me pranverën.
Për shqiptarët marsi është i veçantë jo thjeshë për faktin e pranverës që sjell, por është memorizuar në historinë kombëtare si muaj i ngjarjeve të mëdha, sakrificës sublime për liri, triumfit të demokracisë, martirizimit në emër të Atdheut.
Është djepi i Shtetit të Përqëndruar Arbëror, kushtrimi i çlirimit kombëtar, ku janë farkëtuar nëntorët e lirisë,
Flet me shpatën magjike të Heroit Tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), emrin e Shtetit të Përqendruar Arbëror lindur në Kuvendin e Lezhës, me dt 2 Mars 1444, ku u besatuan fisnikët arbërorë nën udhëheqjen e Kryezotit të Arbërisë Gjergjit të madh për të mbrojtur lirinë nga hordhitë otomane, aziatike dhe sulltanët e Perandorisë Osmane.
Fund marsi i vitit 1911 është fillimi i Kryengritjes së Malësisë Madhe udhëhequr nga Anteu i Alpeve Ded Gjon Luli, e cila u kurorëzua me ngritjen e Flamurit Shqiptar me dt 6 Prill në Bratilë të Deçiçit, rreth pesë shekuj pas Epokës së Ndritur të Moisiut Tonë, Gjergj Kastriotit.
Populli me të drejtë i ka kushtuar vargjet lapidare:
“Kruja e dytë Vlora e parë
Ded Gjon Luli flamurtar”.
Kjo Kryengritje ishte vazhdim i Kryengritjes së parë shqiptare të vitit 1910 e cilësuar nga shtypi i kohës si revolucioni i parë i shqiptarëve kundër xhonturqëve, e udhëhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Naxhip Draga, Zefi i Vogël etj, e cila ishte shtypur me zjarr e hekur.
Marsi flet me emrin e Luigj Gurakuqit i cili u vra me 2 mars të vitit 1925, pra shënon epilogun tragjik të jetës së veprimtarit të shquar të Çështjes Kombëtare, pjesëmarrës i rendësishëm në Kongresin e Manastirit, truri i Memorandumit të Greçes, krahu i djathë i Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë me dt 28 Nëntor 1912.
Flet me veprën e Plakut të Maleve,Tribunit Popullor Bajram Currit, pjesëmarrës aktiv në të gjitha kryengritjet, kuvendet historike për liri, që nga betejat epike për mbrojtjen e Plavë- Gucisë nga Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Lidhjen e Pejës përkrah Haxhi Zekës, në Kuvendet e Junikut e Shkupit, Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, përkrah Hoxhë Kadri Prishtinës, Bedri Pejanit, deri në Kongresin Historik të Lushnjes, fatkeqësisht u vra me dt 29 mars 1925.
Marsi i vitit 1992 çertifikoj ngadhnjimin e Partisë Demokratike mbi diktaturën komuniste, pikërisht në “Ditën e Re” të bektashinjëve që mban emrin dita e Sulltan Novruzit me dt 22.
5- 6-7 marsi dhe 24 marsi i vitit 1998 janë Epopetë Legjendare të Familjes Jasharaj dhe Dukagjinit prirë nga Familja Haradinaj.
24 marsi i vitit 1999 shenoj fillimin e fundit të ushtrisë gjakatare të Millosheviçit, NATO-ja filloi bombardimet mbi strofkullat e saj.
Me dt 26 mars 2001 ra heroikisht në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të vëllezërve tanë atje Flakadani i Karadakut Ridvan Qazimi (Komandant Mjekra).
3 marsi i vitit 2019 shënon triumfin e shqiptarëve në Tuz, në Mal të Zi, fitoren spektakolare në zgjedhjet për Komunën e Tuzit, të cilët jetësuan mesazhin e thuprave, të Gjergj Kastriotit dhe realizuan ëndrrën e Ded Gjon Lulit pas 108 vitesh.
Por marsi flet edhe me ditën e mësuesit 7 marsin, e cila kremton hapjen e mesonjëtores së parë shqipe në Korçë, në vitin 1887 nga Pandeli Sotiri.
Marsi flet edhe me një ditë të rendësishme ndërkombëtare, ditën e gruas, 8 marsin.
Kjo ditë sipas Kalendarit Julian është dt 28 shkurt, ku gratë e Rusisë si pasojë e humbjes të afër 2 milionë ushtarëve rusë në Luftën e Parë Botërore me dt 23, shkurt në vitin 1917 dolën në protestë dhe u ngujuan në grevë urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”, e cila katër ditë më vonë do të detyronte Carin të jepte dorëheqje. Qeveria e përkohëshme e asaj kohe legjetimoj votën e gruas.
Respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt me 28 shkurt 1909 në Nju Jork.
Në vitin 1910 Konferenca Ndërkombëtare e Gruas në vitin 1910 sygjeroj 8 marsin si “Ditë Ndërkombëtare e Gruas” e cila është miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1975.
Afër gjashtë shekuj më parë fisnikët shqiptarë u besëlidhën në Kuvendin e Lezhës kundër Turqisë e Sulltanëve të saj, por askujt nuk i ka shkuar ndërmend se do të detyrohen të besëlidhen në të njëjtën ditë ndaj një Sulltani që nuk është i huaj por po shdërrohet i tillë për ta, si Cari apo Erdogani.
Ai është Edi Rama.
Pasi ka rrëmbyer pushtetin dhe ka kapur shtetin, ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese tani po sponsorizon një grusht shteti duke kapur Gjykatatën Kushtetuese për të pushtuar Presidencën, të vetmin institucion të pathyer prej tij.
Për këtë aksion invadues Sulltani ynë ka mobilizuar tellallët e tij dhe nëpërmjet mediave të kontrolluara po trumbetojnë me të madhe alkiminë rilindasve se kanë gjetur gurin magjik të shpëtimit “Mekanizmin e zhbllokimit” i cili në fakt është parashuta e desantimit në Gjykatës Kushtetuese, zhvleftësimit të Kushtetutës nga aktet noteriale dhe pushtimit të Presidencës.
Eunukët e Sulltanit, Ngjela e Çupi u rrekën të na mbushin mendjen se nuk është grusht shteti dhe sulmuan “Besëlidhjen Kuqezi” e cila është një levizje gjithë popullore kundër Patriarkut Rama që e ka kthyer Shqipërinë feud të tij.
Po i pyesim “iluministët” rilindas edhe njëherë:
Çështë Shteti?
A është shteti trupë politike qeverisëse (ligjvenëse, ekzekutive, gjygjsore) e një vendi ?
Këto pushtete a duhet të jenë të ndara?
A është Kushtetuta që garanton ndarjen e pushteteve?
A është Shtet i së Drejtës Regjimi i Ramës?
A respekton liritë dhe të drejtat e njeriut regjimi i tij?
A zbaton Kushtetutën ai?
A fallsifikoj dokumentat Ministria e Drejtësisë dhe a mori kopetencat e një pushteti tjetër ekzekutivi?!
A po perpiqet Rama ta pushtojë Presidencën?
A kemi një parlament monist?
A ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe Institucionin e votës?
A ka invaduar pushtetin lokal duke zhvilluar zgjedhjet pa opozitën.
A ka hartuar paketën antishpifje për të pushkatuar fjalën e lirë siç bëjnë të gjithë tiranët.
A ka zhdukur konkurencën e lirë duke krijuar oligopolet e oborrit të tij.
A po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare Kryeministri ynë kuisling, që do të ia kishte zili edhe Esat Pashë Toptani?
A përdori lendë helmuese luftarake kundër popullit opozitarë, si Sadami e Asadi?
A ka ndjekur një filozofi qeverisëse ksenofobe ndaj malësorëve duke shpotitur me sarkazëm politike Veriun e Shqipërisë, me paratë e taksës së Rrugës së Kombit sponsorizoj komedinë filëm për të denigruar Tropojën?
A e ka kthyer Shqipërinë në megalavatriçe të pastrimit të parave?
A e ka kthyer Shqipërinë në një kosh të hedhjes së mbeturinave kancerogjene?
Natyrisht nuk mund të na ktheni pergjigje sepse kemi vertetuar me argumenta të pakontestuar se Kryeministri ynë është shndërruar në njě vampir për pushtet e para dhe se regjimi i tij është despotik, kjo për këdo është e qartë tashmë.
Megjithë atë në shkrimet e mëparshme kam sjellur shembuj shterrues nga Aristoteli e Platoni ku fillon mendimi filozofik mbi të drejtën, Tomas Hobësi, teoria e tij për “Shtetin Absolut”, Xhon Loku dhe “Shtetin Natyror”, evolulimin e së drejtës në Epokën e Iluminizmit Europian, Monteskjen dhe konceptet e tij mbi Shtetin e së Drejtës, Tokëvillin, përfaqësues tipik i liberalizmit, Konstitucionalizmin Amerikan, mendimtarët iluministë, materialistë, utilitarizmin dhe Xhon Stjuart Millin, barazinë sociale, Shtetin e Arsyes Njerëzore, teoritë e konformitetit, teoritë dhe konceptet juridike të regjimeve totalitare, nga filozofia politike që studion marrëdheniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, kontratën sociale e shoqërore, dhe pas numrit të shumtë të provave dhe fakteve që prumë arritëm në përfundimin e arsyeshëm, në një aksiomë politike së jemi përpara një grushti shteti dhe se shqiptarët duhet të jenë me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit në mbështetje të Presidentit Ilir Meta.
Kjo Besëlidhje Shqiptare Kuq e Zi, ky puritantizëm gjithëpopullor duhet ti thotë;
Po Shqipërisë.
Po Kushtetutës.
Jo grushtit të shtetit.
Jo shpopullimit të Shqipërisë.
Të gjithë të barbartë para ligjit.
Sllogani i fundit na sjell në vemendje filozofin Emanuel Kant që na ka lanë sentencën:
“Yjet janë mbi mua, dhe ligji moral për mua”, apo Atin e ekzistencializmit Kierkegard;
“E vetmja gjë që më ban të ndihem i sigurtë është liria”. Por liria vjen siç thekson Sartori tek “teoritë mbi demokracinë” atëherë kur të ketë “Më shumë demos se sa kraci”.
Pra demokracia ekziston kur marrëdheniet midis të qeverisurve dhe qeverisë i përmbahen parimit se shteti është në sherbim të qytetarit dhe jo qytetari në sherbim të shtetit.
Presidenti Benxhamin Franklin na ka lënë aforizmin:
“Kush heq dorë nga liria për të patur një siguri të përkohëshme nuk e meriton as lirinë as sigurinë”.
Sigurisht me me dt 2 mars lumenjtë e qytetarëve do të përmbytin Bulevardin Deshmorët e Kombit dhe deti Kuqezi do të besëlidhet si në kohën e Motit të Madh, duke çertifikuar një referendum në emër të Shqipërisë për të mbrojtur Demokracinë, Republikën, Kushtetutën dhe lirinë e gjithësecilit.
Duke i kerkuar ndjesë Rilindasit të madh Anton Zako Çajupi për tjetërsimin e vargut po e mbyll këtë shkrim me fjalët e tij lapidare:
“Shipërinë e mori vulgu i vu zjarr’
Shqiptar mos rri po duku shqiptar
Erdhi dita të ngresh kokë të kërkosh
Lirinë, bashkë me shokë të luftosh”.
Sovrani duhet ti thotë stop grushtit të shtetit.
Populli e ka votuar me referendum kushtetutën dhe e ka të drejtën hyjnore ta mbrojë atë.

Mbi kompromisin e heshtur të Zogut dhe shqiptarëve për ligjin dhe shtetin – Nga Ndriçim Kulla

“Shqipëria është atdheu i mendimeve të shkurtra, depo e rezervave të forcës fizike, vendi që me vullnetin e vet nuk pranon t’i bindet as të dëgjojë as vetveten, as të tjerët. Shqipëria është elementi që mohon vazhdimisht dhe tek e cila anarkia dhe mungesa e ligjit në njëfarë mase janë shpirti dhe fryma jetësore”.

Është me domethënie të madhe që Jakob Fallmerayer, në të njëjtin libër ku shkruan gjëra që duhet të na bëjnë krenarë për vjetërsinë e shqiptarëve dhe vitalitetin e tyre si racë, si libri “Elementi shqiptar në Greqi” (1857), jep edhe këto gjykime për shqiptarët që duhet të na bëjmë të turpërohemi dhe të reflektojmë thellë. Sepse cilësi të tilla janë të pranishme edhe te shqiptarët e sotëm në Shqipërinë e sotme shoqërore. Sjellje të tilla nga shqiptarët, si ato të përshkruara më lart bëjnë edhe sot që të huajt të thonë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese. Një përmbledhje të tezave të ndryshme të të huajve për shqiptarin si qenie politike dhe aftësitë e tij shtetformuese e ka bërë dikur edhe një njohës i mirë i shqiptarëve, Antonio Baldaci, i cili udhëtoi në viset shqiptare gjatë disa viteve në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Baldaci është përpjekur që të përmbledhë si mendimet e armiqve të shqiptarëve, si serbi Cvijiç, ashtu edhe të miqve të tyre të deklaruar, si anglezi Murray dhe të japë ai vetë një gjykim të balancuar. Ja sesi shkruan Baldaci: “Mendimet janë shumë të ndryshme. Disa thonë se shqiptari nuk përfaqëson një popull, se nuk është besnik dhe punëtor. Në të kundërtën, të tjerët e ngrenë lart njësinë kombëtare, besnikërinë dhe veprimtarinë, dhe këto dy ekstreme të paraqitura nga studiuesit Cvijiç dhe Murray mbështeten edhe nga vetë shqiptarët, kështu që njëra palë sheh me simpati të pastër të ardhmen e kombit të vet, ndërsa pala tjetër, që nuk është e pakët në numër, në vend të pavarësisë kombëtare, do të parapëlqente një ndërhyrje të huaj të këtij apo atij shteti, i afërt apo i largët, i madh apo i vogël, sipas simpatisë që ka arritur të krijojë propaganda në shpirtin e tyre të ulët. Për ata që janë shqiptarë të pastër, por të nxitur nga qëllime thjesht egoiste dhe të papastra, Shqipëria nuk ka ç’të shpresojë nga pavarësia e saj”.  

Në kohën që shkruante Baldaci kishte nisur prej disa dekadave një debat europian për shqiptarët, në kuadrin e përplasjes mes fuqive të mëdha për Ballkanin. Siç shihet, për të huajt, si për miqtë, ashtu dhe për armiqtë e shqiptarëve, si me rol vendimtar për çështjen nëse shqiptarët duhet të kishin apo jo shtetin e tyre, në këto debate theksohej karakteri i njeriut shqiptar. Sipas tyre, karakteri i njeriut shqiptar do të përcaktonte dhe fatin e këtij shteti. Armiqtë e shqiptarëve thoshin se këta të fundit nuk e kishin atë pjekuri karakteri që duhej për të ndërtuar shtetin, ndërsa miqtë e shqiptarëve e pohonin këtë, shikonin se si mund të gjendeshin mënyra që shqiptarët të piqeshin si komb, që do të thoshte të piqeshin edhe si karaktere individuale, duke kaluar nën një periudhë tutele nga ndonjë fuqi e madhe. Në përshkrimin e mësipërm të Baldacit duken edhe gjurmët e ndikimit të këtij debati te vetë shqiptarët, ku gjithashtu kishte një debat për të ardhmen e kombit që gjendej akoma nën pushtimin osman, por që tanimë dukej qartë se nuk do të zgjaste edhe për shumë kohë. Edhe te shqiptarët mendimet qenë të ndara. Ata që e shikonin me frikë ndarjen nga Perandoria Osmane më tepër kishin frikë për atë që mund t’ i ndodhte shtetit të ri në periudhën e ndërmjetme deri kur të maturohej karakteri kombëtar shqiptar, i individëve dhe i bashkësisë. Në përshkrimin e mësipërm të Baldacit mund të gjesh pasojat e një politike të qëllimshme të Turqisë ndaj shqiptarëve, fillimet e së cilës gjenden në mendimet e kronikanëve turq.

Atë shqetësim që kishte Durhami pas bisedave të shumta me malësorët shqiptarë e reflekton Fan Noli, në një fjalim që mbajti në Korçë, në 18 gusht 1923, kur ishte kryetar i opozitës: “Fjalët që i dëgjoj nga goja e të gjithëve janë: ‘Shqipëria u bë’. Do të ish më e drejtë të thuhej që nisi të bëhet dhe aherë do ishim të gjithë në një mendje. Jemi në situatën e njeriut që ka blerë tapinë e tokës e që i mbetet tani të ndërtojë shtëpinë me themele të shëndosha e ta ruajë me zotësitë e trimëritë e tij. Këtë kuptim duhet të ketë njohja e indipendencës sonë prej shteteve të botës dhe caktimi i kufive tona. Na mbetet tani puna e rëndë të themelojmë një shtet modern, të bazuar mbi lirinë e qytetarëve dhe kanunin (Noli e përdor fjalën ‘kanun’ në kuptimin ‘ligj’. Përmbi të gjithë. Po duhet të dimë që liria është në rrezik nga shkelësit e brendshëm dhe sado që rreziket e jashtme u larguan, rreziket e brendshme për lirinë po shtohen dhe është detyra e tërë kombit dhe e çdo qytetari veçanërisht, ta mbrojë lirinë e fituar kundër çdo shkelësi të brendshëm e të jashtëm natë e ditë, pa pushim”.  

Noli ishte i detyruar që të shprehej kështu se vinte re që shqiptarët anekënd vendit mendonin si ata malësorët me të cilët bisedoi Durhami, pra se tani që u bë shteti shqiptar, ky shtet duhet t’i zgjidhte të gjitha punët me “shkopin magjik” dhe atyre nuk u mbetej veçse të bënin kërkesa. Se tani që kishin shtetin e tyre niste puna e vërtetë për të zhvilluar vendin, kjo as që u shkonte në mendje. Fjalët e Nolit, i cili u fliste ashtu siç iu flet politikani zgjedhësve të tij në një shtet perëndimor, nuk i kuptonin fare. Nuk e kuptonin se me këtë mendësi rrezikonin shumë të binin në duart e ndonjë tirani dinak, i cili duke shfrytëzuar naivitetin e tyre do t’ u bënte premtime të bukura duke iu thënë se nëse ia jepnin atij pushtetin, ai do ta përdorte “shkopin magjik” të shtetit për të plotësuar të gjithë kërkesat e tyre. Këtë rrezik kishte parasysh Noli kur thoshte në të njëjtin fjalim se: “Liria mbrohet nga shkelësit e huaj me trimërinë e pushkës, nga shkelësit e brendshëm me trimërinë e shpirtit, me kurajën civile, e cila është më e lartë se e para”.

Opozita e Nolit humbi në zgjedhjet e vitit 1923, sepse nuk iu premtoi shqiptarëve veçse punë të vështirë për të ndërtuar “shtëpinë e përbashkët”, shtetin e prosperuar. Fituan ata që premtuan mrekulli me “shkopin magjik”. Noli nuk blinte vota, kështu që nuk ishte fare tërheqës si politikan. Noli u ofronte shqiptarëve idealizmin e tij u thoshte se donte të punonte për të ndërtuar një shtet ligjor sipas modelit perëndimor. Problemi i Nolit ishte se shqiptarët të cilëve iu drejtohej ai kishin një refuzim të lindur për ligjin dhe për shtetin, sipas modelit europian, gjë që e kishte vënë re me shqetësim. Noli i njihte mirë shqiptarët. Fjalimi i tij i famshëm për pesë anarkitë e tregon qartë këtë. Ai e dinte se kujt ishte duke iu drejtuar, por si një idealist i pandreqshëm mendonte se mund t’i bindte shqiptarët me fjalë të cilat ata nuk i kuptonin. Sot, kur citohet Noli për pesë anarkitë, nuk citohet për pjesën ku ai flet për rrugëdaljen prej tyre. Në fakt Noli, pasi përshkroi me hollësi pesë anarkitë, përshkroi dhe sfidën me të cilën do të përballej, ai që do të provonte të vinte rregull në vendin ku sundonin këto pesë anarki. Dhe Noli e quajti marrjen përsipër të kësaj, idealin më të lartë: “Hodhëm një sy mbi problemin e tmerruar që kishim përpara e na u ngjethën mishrat, po s’u trembëm e iu përveshëm punës. Qysh mund të hezitonim e të ndruheshim? A ka ideal më të lartë se sa të nxjerrësh vendin tënd nga shpella e errësirës, ta shërosh nga plagët shekullore, ta lirosh nga thonjtë e nga gërshërët e hydrës së anarkive? A ka ideal më bujar se sa të krijosh e të vesh një racë të re, të fortë e të disiplinuar, me fenë e detyrës në zemër, me diellin e lirisë në ballë e me flamurin e sakrificat për të mirën e përgjithshme në dorë? Ja një punë për një komb ndërtonjës, për nation-builder, ja një punë për një trim legjendar, ja një punë për një gjysmëperëndi”.

Pak më shumë se një vit pas këtij fjalimit, Noli do të pranonte dështimin e tij, i gjendur në arrati, jashtë Shqipërisë. Para se të dëbohej me armë nga pushteti, ai ishte ndëshkuar me votë nga elektorati refuzues ndaj ligjit dhe shtetit, sipas modelit europian. Shqiptarët e shikonin shtetin si një forcë të huaj të cilin e shpërfillnin sa të mundnin, e refuzonin sa të mundnin, dhe vetëm kur iu imponohej i nënshtroheshin, pasi nuk kishin çfarë të bënin tjetër. Ideal për ta do të kishte qenë një shtet shqiptar që të ishte i pranishëm sa për dukje në fshatrat e qytetet e tyre, me ligjet e tij, policët, gjykatësit, nëpunësit, por që në thelb t’ i lejonte të vazhdonin të jetonin siç kishin jetuar para tij, duke bërë me këtë shtet kompromision që kishin bërë me shtetin turk. Zogu iu shkelte syrin bashkëkombësve dhe nuk iu premtonte një shtet europian me fjalë, por një shtet të tillë siç e donin ata me vepra. Zogu nuk dinte të fliste kaq bukur sa Noli, por shqiptarët e kuptonin shumë më mirë Zogun se Nolin të cilin nuk e kuptonin fare. Shteti që premtonte se do të ndërtonte Noli i trembte ata. Nuk e gjenin veten në të, iu dukej i huaj. Në një fjalim të mbajtur në parlament, në 1923, Noli, thoshte: “Cili është programi ynë? Duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotërit e më të ndershmit. Më të emëruar nëpunësit, duam të merret parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderi. Nuk duam të përjashtojmë asnjë qytetar i cili ka dituri, zotësi e vullnet të mirë, vetëm e vetëm se hyri pak a shumë vonë në sheshin e Shqipërisë së lirë. Duam ta lartësojmë racën tonë, jo ta skllavërojmë. Duam të respektohet nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t’i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me dru, po me kanun e me drejtësi. Duam t’i rregullojmë financat e shtetit me kursim e jo ta shkatërrojmë shtetin me rushfete e me taksa. Duam të ndërtojmë e jo të prishim”.

Gabimi i Nolit ishte se ai mendonte që bashkëkombësit e tij donin sundimin e ligjit, donin shtetin e fortë. Në fakt, ata donin vetëm aparencën e këtyre gjërave. Shteti që përshkruante Noli i trembte ata më shumë se kërbaçi i Zogut. Prandaj ata nuk entuziazmoheshin kur Noli thoshte se nuk do ta përdorte drurin. Ai mendonte se me këtë ua kishte fituar zemrën, por nuk e kuptonte se këta njerëz ishin mësuar me drurin, dhe dinin si të merreshin veç me atë që kishte kërbaçin e shtetit në dorë. Kjo ishte gjuha që ata e kuptonin mirë brez pas brezi. Ai që kishte kërbaçin në dorë iu thoshte se unë e di që ju tregoni mospërfillje sa të mundni për ligjin dhe shtetin e unë ua njoh këtë të drejtë. Por unë kërkoj nga ju që t’ i nënshtroheni sa për dukje ligjit dhe autoritetit të shtetit, që Europa të shohë se ne kemi një shtet modern. Nëse ju nuk cenoni pushtetin tim, unë nuk do t’ u cenoj juve më tepër se kaq dhe do t’ u lejoj të jetoni siç keni jetuar brez pas brezi. Nëse disa nga ju dëshirojnë ta ndryshojnë mënyrën e jetesës aq më mirë. Dhe kështu u arrit kompromisi i heshtur mes Zogut dhe shqiptarëve, që i mundësoi Zogut të bëhej mbret dhe ta mbante pushtetin deri kur u largua nga Shqipëria.

As taksë, as reciprocitet, por ambient të barabartë afarist

Luljeta Krasniqi – Veseli

Disa nga bizneset prodhuese në Kosovë thonë se nuk janë as në favor të mbajtjes së taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia e Bosnje e Hercegovina, por as për reciprocitet. Këto biznese thonë se janë në favor të një ambienti afarist ku ka konkurrencë të barabartë dhe të drejtë.

Qeveria e kaluar, në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por kjo taksë po shqyrtohet aktualisht nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, që të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, që merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, tha për Radion Evropa e Lirë se si prodhuesit kërkojnë të jenë të barabartë në treg dhe asgjë më shumë.

“Si prodhuese nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi të barabartë. Nëse dikush ka të drejtë ose barkodi i një shteti tjetër të jetë prezent në Kosovë, e njëjta gjë të vlen edhe për neve të pranohet edhe barkodi dhe produktet tonë të lejohen të jenë prezent në atë shtet”, thotë Kosumi.

“Ne nuk i frikësohemi konkurrencës, por kërkojmë të jemi të barabartë. Produktet e Serbisë nuk janë as më të mira as më të lira, por e vërteta është se barkodi i Serbisë pranohet në Kosovë, ndërkaq nëse ne dëshirojmë t’i shesim në Serbi produktet tona, barkodi që është 039 dhe si shenjë identifikuese e Kosovës, nuk lejohet në Serbi”, shprehet Kosumi.

Gjatë kësaj javë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ka theksuar se do të tarifa 100 për qind do të hiqet dhe do të zbatohet reciprociteti i plotë tregtar me Serbinë.

Kurti ka thënë se qeveria që ai udhëheq, nuk është për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

“Produktet që prodhohen në Kosovë, e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen. Parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës, do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA”, ka thënë Kurti, duke shtuar se qeveria e tij nuk do të marrë vendim për ekonominë e prodhimtarinë, pa diskutuar dhe konsultuar prodhuesit.

*Video: “As taksë, as reciprocitet”?

Kryeministri Kurti ka thënë se posa të marrë rekomandimet e grupit punues, i përbërë nga institucionet dhe përfaqësuesit e bizneseve, që do t’i përmbledhin të gjitha barrierat tregtare me Serbinë, do t’i analizojnë rekomandime dhe do të marrin vendim për largim të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit.

Sylejman Konushevci, pronar i fabrikës së vajit “Inter- company” nga Podujeva, thotë për Radion Evropa e Lirë se do të donin nga qeveria e re të arrinte të krijonte një ambient afarist të mirë për bizneset prodhuese dhe të barabartë në treg.

“Në kushte normale, sikur të ishte Serbia një shtet i cili do të ishte një fqinj i mirë dhe i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës,nuk do të kishte nevojë as për taksë e as reciprocitet. Por, duke pasur parasysh sjelljen e Serbisë në raport me Kosovën, taksa ka qenë e mirë për ne prodhuesit, pasi që Serbia me një ekonomi të fortë na ka dëmtuar. Po ashtu, Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje tregtare siç është edhe CEFTA. Prodhimet serbe të cilat kanë ardhur në Kosovë kanë pasur mbështetje dhe stimulim nga shteti i Serbisë”, thotë Konushevci.

Ai tregon se ka pasur raste të shumta kur i kanë eksportuar produktet e tyre në Serbi, por atje problemi ishte me mosnjohjen e dokumentacionit të Kosovës, kështu që kanë hasur në barriera të shumta tregtare.

“Kemi pasur raste kur kemi eksportuar produktet në Serbi, maunat tona kanë qëndruar deri në 20 ditë në terminal të Serbisë dhe e kanë dërguar mallin në analiza të shumta, duke e penguar dhe duke vendosur barriera në mënyrë që të mos lejojë mallin tonë të hyjë në tregun e tyre”, thotë Konushevci.

Heqjen e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se është e nevojshme që tarifa të hiqet pasi që është në kundërshtim me frymën e zotimeve që Kosova ka ndërmarrë në raport me shtetet tjera.

“Tarifa, si e tillë, duhet të rishqyrtohet dhe të hiqet menjëherë nga ana e qeverisë së re ashtu që të mund të kalojmë në një fazë tjetër ku diskutohet për raporte të reja, edhe tregtare, edhe çfarëdo lirie tjetër që mund të diskutohet. Duhet të flasim për eliminimin e të gjitha problemeve të natyrës politike që kanë ekzistuar në të kaluarën, të cilat pastaj do të mundësonin edhe njohjen e dokumentacionit, edhe njohjen e procedurave të plota që lëshohen nga njëri shtet dhe njihen nga shteti tjetër”, ka thënë Zeka.

Që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkaq kohët e fundit, pas formimit të qeverisë së re, presioni diplomatik mbi Prishtinën zyrtare që të shfuqizojë vendimin për taksën është rritur, me synimin që edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Prishtina që pas heqjes së taksës të mos vendosë barriera të tjera, përfshirë edhe masën e reciprocitetit.

Në hijen e islamofobisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Islamofobia është thellësisht e rrënjosur në Bashkimin Evropian dhe mund t’ia ketë kaluar edhe antisemitizmit si forma mbizotëruese e racizmit në shekullin XXI. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit me popullsi myslimane janë kthyer në viktima të këtij paragjykimi të manipuluar nga politika.

Në zhargonin psikologjik “fobitë” janë frikëra të paarsyeshme ose ankthe për situata të veçanta, siç janë lartësitë dhe vendet e mbyllura, ose organizmat, përfshirë merimangat dhe gjarpërinjtë. Kur këto (fobitë) iu vihen përballë individëve, ata bëhen konfliktuale, ndërsa në rastet kur grupe të tëra njerëzish vihen përballë tyre, ata kthehen në racistë të rrezikshëm.

Fobitë antinjerëzore mund të vënë në lëvizje mekanizma mbrojtëse siç janë ostrakizmi (përjashtimi shoqëror), diskriminimi dhe përjashtimi (individual), dhe të cilët në disa raste përfundojnë në dhunë të hapur ndaj grupit të shënjestruar. Një frikë e tillë ushqehet nga injoranca, idetë thjeshtëzuese dhe mendimi kolektivist që të gjithë njerëzit e bardhë ose të gjithë të krishterët kanë të njëjtat karakteristika, ashtu edhe si të gjithë jo të bardhët apo muslimanët.

Radikalët e majtë dhe të djathtë e kanë stimuluar frikën kolektive që të dëbojnë ose eliminojnë kombe të tëra. Hitleri dhe Stalini kanë qenë praktikuesit kryesorë të politikës së fobisë në shekullin e 20-të, dhe Millosheviçi zbatoi metodat e tyre për të shënjestruar myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët e Kosovës. Në kohët e tashme, sistemi arsimor publik në shtetet e BE-së nuk ka arritur të kundërshtojë vijimin e mentalitetit racist primitiv, i cili nuk merr parasysh individualitetin (e personit) dhe identitetet e tjera që i kapërcejnë ndasitë.

Islamofobia e ditëve tona në Bashkimin Evropian bazohet në të paktën katër frika kryesore – frika nga muslimanizimi, frika nga zhdukja kulturore, frika nga zëvendësimi dhe frika nga terrorizmi. Të katra janë shfrytëzuar jo vetëm nga partitë e skajeve dhe ekstremistët, por edhe nga liderët kombëtarë, për të fituar popullaritet.

Nocioni i një Europe të krishterë mbetet mbizotërues në BE, përkundër faktit se shumica e qytetarëve ose janë jobesimtarë ose i përmbahen vetëm nominalisht ndonjë sekti të krishterë. Krishterimi Europian ashtu si Islami Europian është kryesisht laik. Sidoqoftë, ekziston një besim i fortë se Krishterimi është një themel i demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe se Islami nuk i respekton këto vlera. Provat historike se demokracia dhe barazia triumfuan në Europë shpesh duke kundërshtuar mësimet e Kishave Katolike dhe Ortodokse është harruar.

BE shfaq një mungesë të habitshme njohurish mbi Islamin e Ballkanit. Në veçanti, shumica e popullsive të Europës Perëndimore nuk janë të vetëdijshëm se feja midis shqiptarëve ose boshnjakëve nuk është një burim ndarjeje, dogmash dhe shkatërrimi, në dallim nga shumë prej rivaliteteve historike  ndër-krishtere në Europë. Të gjitha, Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksia janë pranuar në Shqipëri në mënyrë tradicionale dhe jo duke u imponuar me forcë.

Frika prej myslimanizmit nga një shoqëri laike si ajo  shqiptare do të ishte komike, përveç (faktit) se ajo përforcon paragjykimet e tjera. Ideja që shumica e muslimanëve i binden ligjit të Sheriatit, nuk respektojnë vlerat demokratike dhe shtypin gratë e tyre nxisin frikën e përhapur të intolerancës në rritje dhe madje atë të zhdukjes kulturore. Politikanë të ndryshëm përfitojnë nga këto ankthe të popullit, duke pretenduar se ata thjesht mbrojnë demokracinë, sekularizmin dhe liberalizmin. Paragjykime të tilla të rrënjosura thellë shpjegojnë pjesërisht deklaratat dhe politikat e liderëve të shtetit, si ato të presidentit francez Emmanuel Macron.

Edhe më e tmerrshme për disa popuj të BE-së është frika e zëvendësimit, një teori e përhapur nga ksenofobët dhe racistët ultra të djathtë. Teoria e Zëvendësimit të Madh në Francë u bë fillimisht e famshme nga autori Renaud Camus, i cili pretendonte se njerëzit e bardhë do të zëvendësoheshin gradualisht nga të huajt, qofshin ata afrikanët e zinj, muslimanët apo aziatikët. Ky proces presupozohet se drejtohet nga elitat liberale globale, të cilat manipulojnë emigracionin për të qëndruar në pushtet.

Teoria e zëvendësimit është gjithashtu e përfshirë në teorinë e komplotit “gjenocidi i bardhë”. Sipas kësaj skeme djallëzore, indigjenët e Europës presupozohet se do të zëvendësohen për shkak të rënies së nivelit të tyre të lindjeve, të nxitur nga mbështetja liberale për abortin dhe planifikimin familjar, si dhe niveli i lartë i lindjeve në mesin e një numri në rritje të emigrantëve. Kjo teori ka pasur jehonë të madhe në mesin e partive të ekstremit të djathtë dhe politikanëve populistë në BE dhe në SHBA. Millosheviçi ishte një nga të parët që trumbetoi një ide të tillë, kur ai pretendoi se liderët shqiptarë kishin një plan të qëllimshëm për të pasur më shumë fëmijë dhe për të shtënë në dorë tokat serbe.

Frika e katërt kryesore e sajuar nga ksenofobët është ajo e terrorizmit. Në të vërtetë, vetë fjala është kthyer pothuajse në sinonimin e besimtarëve islamikë në mendjen e shumë europianëve. Pas vite bombardimesh dhe sulme të tjera nga xhihadistët selefistë në një numër qytetesh të BE-së, është e lehtë të shkaktosh armiqësi duke i përshkruar emigrantët nga vendet me shumicë myslimane si terroristë të mundshëm. Në të vërtetë, Presidenti Donald Trump ka përdorur po të njëjtën gjuhë provokuese teksa kërkonte të kufizonte emigracionin nga Amerika Latine, dhe i apeloi amerikanëve që kanë frikë nga imigrantët.

Dita 57, Albania

IN THE SHADOW OF ISLAMOPHOBIA

Janusz Bugajski, 21 February 2020

Islamophobia is deeply rooted in the European Union and may have surpassed anti-Semitism as the predominant form of 21st century racism. Albania and other Balkan countries with Muslim populations have become the victims of this politically-manipulated prejudice.

In psychological jargon “phobias” are irrational fears or anxieties over particular situations, such as heights and closed spaces, or organisms, including spiders and snakes. When such phobias are projected on to individuals they become conflictive, and when they are projected on to entire groups of people they become dangerously racist.

Anti-human phobias can trigger defensive mechanisms such as ostracism, discrimination, and exclusion, and in some cases result in outright violence against the targeted group. Such fear feeds on ignorance, simplistic ideas, and collectivist thinking that all white people or all Christians share the same characteristics, as do all non-whites or Muslims.

Leftist and rightist radicals have fanned collective fear to expel or eliminate entire nations. Hitler and Stalin were the main practitioners of phobia politics in the 20th century, and Milosevic applied their methods to target the Bosniak Muslims and Kosova Albanians. In the current era, the public education system in EU states has failed to counter the persistence of this primitive racist mindset, in which individuality and other crisscrossing identities are ignored.

Modern day Islamophobia in the European Union is based on at least four major fears – fear of Muslimization, fear of cultural extinction, fear of replacement, and fear of terrorism. All four are exploited not only by fringe parties and extremists but also by national leaders in order to gain popularity.

The notion of a Christian Europe remains pervasive in the EU, despite the fact that a majority of citizens are either non-believers or only nominally adhere to any Christian denomination. European Christianity like European Islam is predominantly secular. Nonetheless, there is a strong belief that Christianity is a foundation of democracy, liberty, and human rights, and that Islam does not respect these values. The historical record is forgotten that democracy and equality triumphed in Europe often despite the teachings of the Catholic and Orthodox Churches.

The EU displays an astonishing absence of knowledge about Balkan Islam. In particular, most West European populations are unaware that religion among Albanians or Bosniaks is not a source of division, dogma, and destruction unlike in much of Europe’s historical intra-Christian rivalries. Islam, Catholicism, and Orthodoxy were all traditionally accepted in Albania and not forcefully imposed.

The fear of Muslimization from a secular Albanian society would be comical, except that it reinforces other prejudices. The idea that most Muslims follow Sharia law, do not respect democratic values, and repress their women fosters widespread fears of growing intolerance and even cultural extinction. Various politicians capitalize on these popular anxieties, claiming that they are simply defending democracy, secularism, and liberalism. Such deeply-ingrained preconceptions partly explain the statements and policies of state leaders such as French President Emmanuel Macron.

Even more terrifying for several EU populations is the fear of replacement, a theory propounded by ultra-right xenophobes and racists. The Great Replacement theory was first popularized in France by the author Renaud Camus, and claimed that white people would be gradually replaced by outsiders, whether black Africans, Muslims, or Asians. The process is allegedly directed by globalist liberal elites who manipulate immigration to stay in power.

The replacement theory has also been subsumed in the “white genocide” conspiracy theory. In this nefarious scheme the indigenous people of Europe will allegedly be replaced because of their falling birth rates, driven by liberal support for abortion and family planning, and high birth rate among an increasing number of migrants. This theory has gained wide resonance among far-right parties and populist politicians in the EU and in the U.S. Milosevic was one of the first to trumpet such ideas when he claimed that Albanian leaders had a deliberate plan to produce more children and overrun Serbian lands.

The fourth major fear whipped up by xenophobes is that of terrorism. Indeed, the word itself has become almost synonymous with Islamic believers in the minds of many Europeans. After years of bombings and other attacks by Salafist jihadists in a number of EU cities it is easy to trigger hostility by describing immigrants from Muslim-majority countries as potential terrorists. Indeed, President Donald Trump has employed the same provocative language in seeking to limit migration from Latin America, and it appealed to Americans who fear immigrants.

Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur – Prof. Gjovalin Shkurtaj, Akademik Emeritus

 

Urimin tim për shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare  të Gjuhës Amtare do ta nis duke rikujtuar sa kam shprehur në librat e mi “Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur” (SHBLU, 1998), “Urgjenca gjuhësore” (“Ada”, 2015 dhe “Naimi”, 2017 ) dhe në libra e shkrime të tjera sa herë ka qenë rasti për ta lëvduar e për t’u krenuar me vlerat përbashkuese dhe kombëtare të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Më  pëlqen ta theksoj dhe ta vlerësoj interesimin dashamirës për gjuhën shqipe e të ardhshmen e saj si tipar përbashkues i kumtimit dhe i marrëveshjes midis të gjithë shqiptarëve në trojet e veta ballkanike, si dhe të atyre që janë në diasporat e hershme (në Greqi, Itali, Zarë, Mandricë, Ukrainë etj.) dhe të grupeve mërgimtare më të reja në metropolet e Evropës, të SHBA-së , Australisë etj.

Të gjithëve sa jemi shqiptarë, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi etj. gjuha shqipe na shërben si mjet komunikimi, si mjeti kryesor i shprehjes dhe i të folurit, po edhe si tregues e simbol i përbashkësisë etnike dhe shpirtërore e kulturore, si hallkë e fortë shqiptarie. Kjo përbashkësi është kënduar e lëvduar në vjershat e poetëve më të shquar të kombit tonë, të cilëve unë, në gati të gjitha shkrimet e intervistat e mia, u jam referuar dhe i kam përmendur me nderim e duke i çmuar si peng të çiltër qytetar e kombëtar. Kam cituar Naim Frashërin, bilbilin e gjuhës sonë, i cili na ngazëllen edhe sot me thirrjen e tij përdëllimtare: “Shqip të flisni përherë, fjesht e të papërzierë”, si dhe Fishtën, i cili me mllef e forcë të madhe, shprehet kundër fjalëve te huaja të panevojshme: “Dhe atij ju thaftë, po goja, që në gjuhë të huaj kur nuk asht nevoja flet  e të vetën e len mbas dore!” Kam cituar sidomos Mjedën që thotë: “Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime, ndër këta vllazën shoq me shoq, kush e ndan me fjalë e shkrime çka natyra vetë përpoq!” Prandaj, kërkesa për ta dashur, për ta njohur, për ta nxënë me baza të shëndosha gjuhën shqipe ka qenë dhe duhet të mbetet edhe më tej kërkesë me rëndësi të dorës së parë për shkollat shqipe, për administratën shtetërore e publike, për të gjitha botimet me karakter zyrtar e publik.

Së pari e kryekreje,sikundër e kanë shprehur edhe gjuhëtarë e studiues të tjerë të autoritetshëm, theksoj se krahas veprimtarisë gjuhëdashëse, që e ka pasur dhe e ka shprehur gjithmonë populli shqiptar, mbetet me rëndësi edhe veprimtaria gjuhëmbrojtëse e organizuar, prandaj në Ditën Ndërkombëtare  të Gjuhës Amtare rikujtojmë   kërkesën për domosdoshmërinë që Shteti dhe institucionet zyrtare e publike,që varen  ose që lejohen prej tij, të zbatojnë politika mbrojtëse për gjuhën shqipe. Natyrisht edhe përkujdesje të veçantë për shkencën e gjuhësisë dhe veprimtarinë shkencore të organizuar në universitetet  shqiptare dhe nga institutet shkencore  dhe komisionet për mbrojtjen e gjuhës shqipe  të  Akademisë Albanologjike, të Akademisë së Shkencave dhe të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe.

Ndaj gabimeve e shkeljeve të pafalshme e të përditshme të rregullave të shqipes së shkruar e të gramatikës së gjuhës sonë, po tregohemi të pandjeshëm e, madje, neglizhues. . Me ngut e me përgjegjësinë e duhur kërkohet të pastrohen e të rishikohen nga ana gjuhësore reklamat e televizioneve dhe titujt e titullimet e rubrikave, shumica e të cilave janë padrejtësisht e pa asnjë motivim bindës vetëm në gjuhë të huaja. Duhet të ndjekim shembullin e kombeve e  vendeve  të mëdha, si Franca, Anglia, Italia etj. që tregojnë shumë kujdes për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve të veta amtare. Puna është ta përmirësojmë cilësinë e botimeve dhe të publikimeve zyrtare. Sekretaret dhe punonjësit e administratës shtetërore dhe të institucioneve të tjera publike, të mos merren me facebook-un, por të mësojnë si bëhet korrektimi me programin e drejtshkrimit të shqipes, që është realizuar nga një grup studiuesish të IA të Prishtinës dhe të QSA-së. Mbi të gjitha të shtohet kujdesi për pastrimin e shqipes nga barbarizmat dhe “kallëpet” e huaja të panevojshme. Me doemos duhet të vendoset autoriteti i gjuhës së shkruar shqipe dhe  të gjitha botimet zyrtare të kalojnë më parë në redaktimin dhe korrektimin në përputhje me rregullat e drejtshkrimit dhe normat gramatikore.

Për këtë, edhe kohëve të fundit, kam shkruar te gazeta “Dita” si dhe jam shprehur  në intervistën te “Provokacija” e Mustafa Nanos, si dhe në kanale të tjera. Kam shkruar sidomos në librin tim “Urgjenca gjuhësore”, të cilin do të dëshiroja ta lexonin, së paku disa nga ata që janë kundër mbrojtjes së organizuar të gjuhës shqipe dhe, për fat të keq, janë vetë ata që shkruajnë me gabime trashanike e me shkelje të normës drejtshkrimore deri në titujt e librave “shkencorë”.Koha jonë,me mundësitë shumë të mëdha teknike që zotërojmë, kërkon që kujdesi për drejtshkrimin dhe kulturën shkrimore të rrite e të jenë në një shkallë më të mirë. Mundësitë janë, shkollimi dhe diplomimi i masave të gjera të punonjësve e zyrtarëve është i lartë, por, për fat të keq, kujdesi dhe përkushtimi për shqipen e shkruar e të folur në mjediset e për funksione zyrtare e publike lë shumë për të dëshiruar. Këtë e kanë theksuar edhe shumë nga dashamirët e shqipes,si dhe shkrimtarë e mendimtarë të shquar, sidomos i ndjeri Arbër Xhaferi, akademikët Ismail Kadareja e Rexhep Qosja dhe shumë të tjerë. Që nga Amerika, gazetari dhe shkrimtari i njohur Skifter Këlliçi, i shqetësuar për gabimet e pafalshme në botimet  zyrtare e në shtypin e shkruar, me shqetësim të ligjshëm kërkon  të merren masa mbrojtëse  për shqipen e shkruar në botimet zyrtare e në fjalimet publike. Pra, duhet të ecim pa u lodhur në udhën e mbarë që kanë këshilluar edhe të mëdhenjtë e gjuhësisë shqiptare. A.Xhuvani, E.Çabej etj. na kanë lënë porositë e pavdira se “pastrimi i shqipes nga fjalët e huaja, është një detyrë shkencore dhe kombëtare”, ndërsa akademiku   Idriz Ajeti në Kosovë, në rrjedhën e jetës së tij të gjatë, ka përsëritur shumë herë më trishtim se “shqipja po derdhet në kallëpe të huaja”.

Në Ditën e Gjuhëve Amtare gjej rastin të ritheksoj se kam përkrahur dhe mbështes pa ngurrim   idenë e Kryesisë së Akademisë sonë të Shkencave  për krijimin e grupeve të punës e të bërthamave studimore për problemet më të mëdha e me vlerë kombëtare në fushën e historisë dhe të albanologjisë, sidomos për mbrojtjen e gjuhës shqipe  e të kulturës shqiptare nga bastardimi e keqpërdorimet e pafalshme.

Mendoj se është pikërisht koha që  Akademia jonë duhet të marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e shqipes dhe të veprojë që, sa më parë, të hartohet e të jetësohet kërkesa e saj për një mbështetje të re ligjore të Shtetit Shqiptar, ku të ritheksohet detyrimi për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar dhe i normës letrare kombëtare  të gjuhës shqipe në administratën zyrtare e në të gjitha botimet me karakter zyrtar e publik. Në këtë kuadër, kohëve të fundit, kemi shprehur mbështetjen e plotë për punën e kujdesshme për mbrojtjen e shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është krijuar dhe ka filluar punën Inspektorati  Gjuhësor, si organizëm që ka për detyrë të vrojtojë e të realizojë zbatimin e shqipes  letrare në botimet zyrtare e në administratën publike. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndonëse janë pakicë gjuhësore e etnike, po kërkojnë e po punojnë me ngulm për mbrojtjen e shqipes zyrtarisht. Ne duhet patjetër të krijojmë, së paku në Akademi, një komision a grup pune pikërisht për mbrojtjen e gjuhës, duke mos lejuar gjendjen e pakujdesisë dhe gabimeve trashanike që po bëhen në botimin e librave dhe në gazetarinë e shkruar e të folur. Në jetësimin dhe krijimin e një bërthame studimore e kërkimore për mbrojtjen e shqipes duhet të punohet me shumë kujdes e duke siguruar patjetër edhe bashkërendimin me Këshillin Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, por jo të mbetet vetëm sa ka bërë e sa do të bëjë Këshilli. Këshilli,qysh më 2004 kur u krijua, ka pasur karakter ndërakademik, por duhet ta bëjmë patjetër një Këshill Kombëtar e të ngjashëm me Këshillin e Mbrojtjes së Frëngjishtes e të Frankofonisë, i cili e ka  qendrën në Francë, por që mbron frëngjishten në mbarë vendet dhe shtetet e tjera jashtë saj, ku flitet e shkruhet frëngjishtja. Edhe ne, me sa të jetë e mundshme, duke shfrytëzuar edhe hapësirat tashmë më të përshtatshme për shkëmbime e bashkëpunime me akademitë dhe universitetet në krejt hapësirat shqiptare në Ballkan e në diasporë, duhet ta ritheksojmë synimin mbrojtës të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe.

Ndërkaq, me punën dhe shtjellimet e grupit të punës në Akademinë tonë, patjetër, ne duhet të japim shembullin e një përkujdesjeje për gjuhen shqipe, ashtu si po bëhet në Maqedoninë e Veriut nga Inspektorati Gjuhësor për mbrojtjen dhe zbatimin e gjuhës shqipe në të gjithë praktikën shkrimore e botuese. Ndaj gabimeve e shkeljeve të pafalshme e të përditshme të rregullave të shqipes së shkruar e të gramatikës së gjuhës sonë, po tregohemi të pandjeshëm e, madje, neglizhues. Me ngut e me përgjegjësinë e duhur kërkohet të pastrohen e të rishikohen nga ana gjuhësore reklamat e televizioneve dhe titujt e titullimet e rubrikave, shumica e të cilave janë padrejtësisht e pa asnjë motivim bindës vetëm në gjuhë të huaja.

Po ashtu, është e turpshme dhe e pafalshme që në gazetarinë e shkruar dhe në gati të gjitha emisionet e folura bëhen gabime trashanike, shtrembërime të emrave  të krahinave e të qendrave qytetare,si p.sh. Betonalja e Shkodrës, në  vend të Pedonalja, po aq më tepër kur edhe mund të thuhej shqip Këmbësorja.

Kam shkruar e folur me shqetësim për tri nga drejtimet dëmprurëse të shqipes së sotme në gazetarinë shqiptare dhe në botimet zyrtare. Së pari, se krahas vrullit për të mësuar sa më shpejt e sa më mirë gjuhët e huaja, sidomos anglishten  dhe  italishten, kohëve të fundit edhe gjermanishten,si gjuhë pune e punësimi në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë,  ka shpërthyer në mënyrë të shfrenuar pakujdesia, ndonjëherë, edhe shpërfillja e gjuhës  shqipe  letrare. Ka pasur diskutime  e ”qarje” prej  krokodili  për gjoja zgjidhjen e pamirë  të variantit letrar mbi bazën  e toskërishtes, duke penguar kështu rrjedhën e mbarë të zbatimit të drejtshkrimit të njësuar dhe, madje, edhe duke rikthyer shumë fjalë të huaja të panevojshme, të cilat vite më parë ishin zëvendësuar me sukses me fjalët shqipe përkatëse ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes.

Ka ndodhur dhe po vijon një  vërshim i përshtuar dhe i pafrenueshëm i fjalëve të huaja të panevojshme, shtim i termave  të huaj në vend të termave shqip që përdoreshin normalisht dhe nuk ka pse të mënjanohen. Kjo, qysh nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilin, vetë ata që e përbëjnë  (deputetët   dhe  drejtuesit  e tij) në mbi 90 % të rasteve e quajnë ”Parlament” dhe jo shqip Kuvend, siç  e ka  emërtesën   zyrtare. Së   këndejmi   edhe kryeparlamentar (në vend të kryetar i Kuvendit). Kanë hyrë e nuk pushojnë së hyri edhe jo pak mënyra të të thëni apo ndërtime sintaksore të papranueshme për shqipen, thjesht  si ndikim  nga  gjuhët  e huaja.

Politikanët dhe shtetarët janë ata që japin më së shumti shembullin e keq në përdorimin e fjalëve të huaja të panevojshme. Ata janë të parët që  sjellin terma të huaj e të pakuptueshëm nga masat, si dividenti, inceneratori, rankimi i universiteteve, staf, bord, draft, prioritet, prioritar-e,  guadria di financia,  ekzil, moment, fluks, fokus, frustracion, risk e riskoj, premioj, lider, lidership, investigoj, interfeoj, interferim, konsensus, konsensual-e   etj. etj.  Fill pas tyre vijnë gazetarët  dhe  analistët, të  cilët, nganjëherë   si pasojë   e përsëritjes  së papeshuar e të pamenduar të   asaj që  dëgjojnë  a regjistrojnë    nga bisedat apo shkrimet e politikanëve e shtetarëve, po më shumë edhe nga pakujdesia e qëndrimi i tyre  i pandërgjegjshëm, nga nguti e mosnjohja e shqipes dhe e fjalorit të saj, lëshojnë përbindshërira siç    është, ndër të tjera, i famshmi ”komisioni  bipartizan”, në  vend të ” dypalësh,  i dy  partive,  dypartiak   a prej dy partish”; vrasje e dyfishtë, e trefishtë, e katërfishtë etj.(në vend që të thuhet shqip: vrasja e dy vetave apo  e tre vetave etj.). Kështu, nga padija e pakujdesia   e shkruesve dhe folësve   (qofshin politikanë apo gazetarë) që e lëshojnë për herë të parë nga goja, fjalët apo termat e huaj bëhen si orteku që nuk  e ndalon dot. Për të ditur kuptimin e tyre, siç shihet, do të duhej  me doemos një fjalor anglisht-shqip  dhe nja disa fjalorë të tjerë dygjuhësh italisht-shqip. frëngjisht-shqip  etj. Huazimi  i fjalëve të tilla, sidomos  i anglicizmave (qoftë të marra nga anglishtja e BE-së, qoftë nga anglo-amerikanishtja) vijnë në shqipen në kuadrin e  një dygjuhësie të çalë, d.m.th. nëpërmjet  nëpunësve që jo vetëm  nuk e dinë mirë anglishten, por edhe që  nuk kanë as  ndershmërinë,   as përgjegjësinë më të vogël që, së paku, para se të flasin e të shkruajnë   shqip,   ato që i kanë  lexuar a dëgjuar në anglisht, t‘i shohin se  si përkthehen  në  fjalorët  anglisht-shqip, të  cilët  tashti, fatmirësisht  nuk na mungojnë. Kur dëgjon  disa prej emisioneve radio-televizive publike e private të   duket sikur jemi të pushtuar nga ndonjë   ushtri anglishtfolëse  dhe, që  qysh nga pasthirrma “uau” e deri te intonacionet e shtrembërimet  e imitimet e huaja, shqipja nuk ngjan më si gjuha jonë, por si një përzierje  a ”hibride” e  tipit të ”franglais” (frënglishtes), kundër të cilës me aq zell e  atdhetari   luftojnë prej vitesh francezët. Edhe  neve  na kërcënon sot  rreziku i një ”shqipanglitalishteje”, prandaj, në qoftë se  nuk duam që një shqipe e përçudnuar të përçudnojë edhe mendjen e shqiptarëve, duhet që shteti dhe krejt shoqëria e qytetëruar shqiptare të shkunden nga letargjia dhe të dalin nga mjegullnaja e kësaj shqipanglitalishteje që rrezikon të na kaplojë.

Ra tërmeti në nëntor dhe, sa herë flitej për atë fatkeqësi, u stërpërdor folja panikosem, a thua se shqipja nuk ka fjalë të vetat për të shprehur frikësimin, drithërimën, drojën etj. Por, puna nuk mbaron vetëm me qëndrimin ndaj fjalëve të huaja të panevojshme. Kanë marrë përmasa shumë të mëdha format e gabuara gramatikore në vend të formave të zakonshme e të mira të shqipes. Kaq dendur po këndoret forma e gabuar e tipit i tha atyre (në vend të u tha atyre), saqë shumëkush mund të mendojë se ajo është forma e drejtë. Më duket e rëndë të kujtojmë  se në të gjitha librat e shkollës, që nga klasa e parë deri në mbarim të shkollës së mesme, shqiptarët kanë pasur e kanë këshillimin e formave të drejta (normative), si: u tha atyre, t’u kthehemi lajmeve nga vendi; t’u tregojmë të vërtetën etj, ( në vend të formave të gabuara, si i tha atyre, t’i kthehemi lajmeve etj.). Prandaj, është tregues analfabetizmi kur gazetari shkruan ose thotë me gojë: “X duhet t’i kërkoj falje maturantëve.(Në vend të formës së drejtë: t’u kërkojë falje maturantëve.)

Për turp e dëm të madh shkruhen në formë të gabuar dhe pa përfillur rregullat e pikësimit, që nga më e vogla, apostrofi. Na vjen për të qeshur (po më fort për të qarë), kur shohim se shkruhen pa apostrof format mi, ti, tu (mi dha, ti thuash, tu sjellësh), që edhe nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore e dinë se shkruhen me apostrof (m’i, t’i, t’u) dhe, çuditërisht, janë të shumtë ata që i shkruajnë me apostrof format ma, ta (?!) Kjo na kujton  shprehjen urtake ”Bir, Selman i  nënës, çfarë të të qaj më parë!”

Gabime të tilla, sa trashanike aq edhe qesharake, na kujton sa thoshte Faik Konica për analfabetët me diplomë: “Po sot shoh një turmë të errët prej analfabetësh me diplomë në xhep, që po i vërsulen shqipes dhe duan t’ i vënë thikën në kurriz, që ta gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është  një copë dru pa shpirt. Nuk dinë që është jo vetëm e gjallë, po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tërë i tronditet, vuan dhe humb forcën bashkë me bukurinë“.

E përmenda këtë vlerësim të Konicës së madh sepse dua të  ndalem më shumë në  punën  dhe peshën e  gazetarëve e përgjithësisht të mediave të sotme në përdorimin e gjuhës. Pësimet  e pamerituara të gjuhës shqipe në kohën tonë janë të tilla që, çdo gjuhëtari e dashamirësi të shqipes që ka ndonjë pikë gjak shqiptari,  nuk mund të mos i vijë keq e të mos shprehë  zemërim . Sidoqoftë, më tepër se çdo vërejtje a kritikë, në punën e gazetarëve dhe përgjithësisht të punonjësve të medias, të letrave e të skenës shqiptare, duhet të  vlerësojmë  rolin e tyre si përçues të fjalës shqipe, si përhapës të normave gjuhësore të sotme e  të bukurisë së gjuhës letrare kombëtare që me aq mundim e kemi prurë deri në këtë shkallë. Kam shkruar e thënë  disa herë   se gazetarët janë edhe  mësues të shqipes për masën e gjerë të lexuesve. Ky nuk është një vlerësim  që e bëj vetëm unë. Bashkë me  aktorët e skenës e të ekranit dhe shkrimtarët, armata jonë e gazetarëve shqiptarë ka në dorë më shumë se çdo mësues e pedagog  (më tepër se universitetet  a institutet e  gjuhësisë) t’ i prijë për së mbari kulturës së gjuhës shqipe.

Le të jetë ky vlerësim edhe si kërkesë e urim i çiltër që të gjithë sa jemi, sipas detyrave e punëve që kryejmë, të tregojmë dashuri, po edhe kujdes e mbrojtje të përkushtuar për gjuhën shqipe, për gjuhën tonë amtare, që është, si thoshte Naimi ”sa e ëmbël, sa e vlerë”.

 

Washington Post: Rusia ndërhyn ndaj zgjedhjeve në SHBA, mbështet Sandersin

Washington

Pretendohet se Rusia ka ndërhyrë ndaj zgjedhjeve për të ndihmuar kandidatin Bernie Sanders i cili kandidon për Partinë Demokratike në garën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli që “Washington Post” e bazon në burime të afërta me çështjen, thuhet se shërbimet inteligjente të SHBA-së kanë përcaktuar dhe kanë informuar Sanders se Rusia ka ndërhyrë në mënyrën që ai të fitojë zgjedhjet.

Gjithashtu theksohet se shërbimet inteligjente lidhur me këtë çështje kanë informuar edhe presidentin Donald Trump dhe anëtarët e Kongresit.

Deklaratë e ashpër nga Sanders

Sanders në një deklaratë pas këtij lajmi duke pranuar se për këtë çështje është njoftuar një muaj më parë ai e ka cilësuar si “bandit” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Duke vënë theksin se kundërshton ndërhyrjen e Rusisë ndaj zgjedhjeve në SHBA, Sanders tha se “Për dallim nga presidenti Trump, unë kundërshtoj fuqishëm fuqitë e huaja që përpiqen të ndërhyjnë ndaj zgjedhjeve tona”.

“Nuk më intereson se kë dëshiron Putin që të bëhet president i SHBA-së. Mesazhi im për Putinin është i qartë: Qëndro larg zgjedhjeve amerikane”, ka deklaruar Sanders duke mbrojtur idenë e tij se Rusia po përpiqet të dobësojë demokracinë amerikane.

Skandali i “Twitter” Diplomacisë dhe Misioni Historik për Reformimin e Shërbimit të Jashtëm – Nga Faton Bislimi

Nuk kanë kaluar as edhe dy javë që nga shkrimi im i fundit, “Shuttle” Diplomacia që po zëvendësohet më “Twitter” Diplomacinë, në të cilin kisha paralajmëruar se ky lloj i diplomacisë moderne që po fuqizohet nga Trump dhe lojalistë të tij në Washington, ishte në një far mënyre “sport i rendë” për politikën kosovare. Dhe, sot, skandali me “fake news” të njohjës së shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, më shumë sesa e vërteton këtë.  Them “fake news” pasi vet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë e Xhamajkas, znj. Kamina J. Smith, ka thenë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në një përgjigje publike në Twitter ndaj postimit të Presidentit Thaci.

Ngutia e Presidentit Thaci që të marrë përsipër mertitat e njohjes më të re të vendit tone nga Xhamajka, dhe falënderimi i tij publik përmes Twitter është rasti me eklatant i dështimit të të bërit diplomaci përmes Twitter-it nga pala kosovare. Henry Kissinger, ndër “baballarët” e diplomacisë botërore, ish-Sekretar Shteti i SHBAve, dhe ish-student i Harvardit, me kënaqësi do t’ia rikujtonte Thacit se “diplomacia është art i përmbajtjes…”.  Në rastin më të mire, për një president me përgjegjësi, ky skandal do të duhej të ishte arsyeje e padiskutueshme për të kërkuar përgjegjësi deri në shkarkim nga secili diplomat apo vartës i tij që ia ka servuar atij këtë lajm të rremë. Kurse, ne rastin me të keq, vet Presidenti do të duhej të kërkonte falje publike për këtë marre që ia ka sjellë institucionit që ai drejton dhe krejt vendit, por edhe të dorëhiqej nëse qëllimisht ka ekzagjëruar ndonjë indikacion diplomatik që ndoshta do të mund të sjellte njohjen e vërtetë nga Xhamajka në një të ardhme të afërt.

Ky skandal nuk duhet të kalohet si gafë e përditshmërisë së politikanëve e diplomatëve tanë të papërgjegjshëm. Realisht, ky skandal tregon se sa i dështuar deri në palcë është shërbimi ynë i jashtëm.  Twitter diplomacia që po e marron vendin është hajgare e madhe dhe e pafalëshme, dhe duhet të ndalohet menjëherë.

Ministri ynë i ri i Punëve të Jashtme, z. Glauk Konjufca, sot ka para vetës një mision tejet kompleks dhe skajshmërisht të rendësishëm për shtetësinë e vendit. Ai ka barrën e reformimit total dhe deri në dhimbje të shërbimit tone të jashtëm. Jam i lumtur që ai këtë betejë tanimë duket se e ka filluar me vendimin e fundit për shkarkimin e 14 konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjin në fuqi nga qeveria paraprake në detyrë. Por, atij do t’i duhet përkrahje madhore nga të dy partnerët e koalicionit, LDK e LVV, por edhe kuadro të mirëfillta që punojnë në ekip me të, për të realizuar misionin historik që ka para vete në drejtim të reformimit substancial që duhet ndërmarrë në këtë dikaster qeveritar.

Politika e jashtme e Kosovës nuk është dashtë kurrë të jetë mjet i rehatimit të të afërmeve të politikanëve dhe të familjarëve e activistëve bashkëpartiakë të udhëheqësve të këtij dikasteri. Por, pasi që ne nuk mund ta kthejmë kohën mbrapa, të paktën mund të mesojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të fokusohemi me punë e dinjitet të sinqertë në arritjen e sukseseve në të ardhmen.

Sukseset e diplomacisë sonë do të vijnë dhe do të mirëpriten nga secili vetëm atëherë kur në shërbimin tone diplomatik ne angazhojmë djemë e vajza të reja të Kosovës që janë shkolluar e arsimuar në fushën përkatëse, kryesisht jashtë vendit, e vecanërisht në ato vendet ku mandej këta ish-shkollarë do të mund të luanin rolin e diplomatit të suksesshëm për Kosovën. Nuk mund të presim diplomaci të përgjegjëshme e të suksesshme nga njerzë që shërbejnë nëpër poste diplomatike e konsullore në vende të ndryshme e nuk e njohin as gjuhën e atij vendi, e shpeshëherë dhe fatkeqësisht, as anglishtën si gjuhë globale e komunikimit diplomatik.

Kosova nuk e ka luksin që në shërbimin e vet diplomatik të rehatojë njerzë për nder e as për priviliegje, kushdo qofshin ata. Kosova e ka domosdoshmërinë që shërbimin diplomatik ta kthejë në mjet të fuqishëm, të suksesshëm, dhe mbi të gjitha të besueshëm e të përgjegjshëm të ndërimit të marrëdhënieve të veta ndërkombëtare dhe të sendërtimit të imazhit të vet në botë. Vetëm atëherë, nuk do të kemi më “fake news” si ky skandali i fundit, dhe vetëm atëherë, nuk do të na duhet të ulim kokën për shkak të skandaleve si ky! Kokëlart e ballëhapur, Kosovën e bëjnë profesionistët e fushës dhe assesi aparatcikët politikë.

 

Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. Ka qenë kandidat i LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Rusia “po përpiqet ta ndihmojë Trumpin” për rizgjedhje

Presidenti i SHBA-së duke zbritur nga Air Force One. Foto nga arkivi.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet ta ndihmojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të rizgjidhet në zgjedhjet e nëntorit, raportojnë mediat amerikane.

New York Times, Washington Post dhe Associated Press raportojnë se paralajmërimi është dhënë gjatë një konference me dyer të mbyllura më 13 shkurt.

Ato citojnë dy zyrtarë të afërt me konferencën, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë.

Sipas gazetës New York Times, raportimet e tilla e kanë zemëruar Trumpin, i cili ka thënë se rivalët e tij demokratë do t’i shfrytëzojnë këto informacione kundër tij.

Po sipas gazetës, Trump është zemëruar sidomos me faktin që Adam Schiff, demokrati që ka udhëhequr procedurat për shkarkimin e tij, ka qenë në konferencë.

Këtë javë, Trump e ka zëvendësuar ushtruesin e detyrës së shefit të inteligjencës, Joseph Maguire.

Maguire ka qenë favorit për t’u emëruar drejtor i përhershëm i Inteligjencës Kombëtare, raporton Washington Post.

Megjithatë, sipas gazetës, presidenti ka ndryshuar mendje kur ka marrë vesh për konferencën, ndërsa për Maguire ka thënë se është “shpërfillës”.

Trump ka njoftuar se Maguire do të zëvendësohet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, njëherësh besnik i presidentit.

Dy zyrtarë të administratës Trump i kanë thënë gazetës New York Times se zëvendësimi i Maguire, pas konferencës së diskutueshme, ka qenë rastësi.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA edhe më 2016, për të forcuar fushatën e Trumpit dhe për të shkaktuar kaos brenda procesit zgjedhor të SHBA-së.

Demokratët e kanë kritikuar presidentin për emërimin e Grenellit, i cili e ka minuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e fundit dhe ka festuar ngritjen e politikanëve të ekstremit të djathtë në Evropë.

Trump ka mohuar se ekipi i tij ka punuar me figura ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdimisht i ka cilësuar si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

Rusia po ashtu e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA.

New York Times raporton se gjatë konferencës së fundit, aleatët e Trumpit i kanë sfiduar paralajmërimet e zyrtarëve të inteligjencës dhe kanë thënë se presidenti ka qenë i ashpër ndaj Rusisë.

Në një seancë dëgjimore publike këtë muaj, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i ka thënë Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve se Moska është angazhuar në një “luftë informacioni”, përpara zgjedhjeve të nëntorit, në përpjekje për të përçarë publikun dhe për të shkaktuar mosmarrëveshje. rel

Përgatiti: Valona Tela

A po teprohet dhe keqpërdoret me emrin e Ibrahim Rugovës? – Nga Sinan Kastrati

Ibrahim Rugova, autori i tekstit (Sinan Kastrati, në mes) dhe Jakup Kastrati, ish kryetari i Kom. së Malishevës

 Kulti i personalitetit

Dëshira për pushtet e për para, i ka verbua familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.

-Nga kush po keqpërdoret?

-Në radhë të parë nga Familja

Kisha lexua e dëgjua shpesh për fjalën ”kult”, ”kult i personalitetit” për personalitetet e burrështetasit që sundonin botën.  Të tillë, më të njohur ishin Stalini, Tito, Enveri, por nuk do të besoja se edhe në ditët tona do të kemi pushtet absolut e dorë të hekurt përveçnë Korenë e Veriut,Kim Jong Un, trashegimtar i diktatorit Kim Jong-ut,në Kubë deri sa ishte gjall Fidel Kastro, në Rusi, me Putinin e në ndonjë vend tjetër në Afrikë në Afrikës Jugore por jo edhe në Shqipëri e në Kosovë.

Kjo, së fundit po shihet edhe në Turqi, me Erdogan, i cili dëshiron të bëhet sulltan sikur Sulltan Sylejmani.

Po kjo nuk do të ma merrte mendja se do të na përseritej edhe në ditët tona me liderë partiakë e deri te ata ”shtetërorë”, me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj por edhe Ibrahim Rugovën, (të tjerët) ish presidentit të Kosovës.

Derisa shumë nga diktatorët që njihen tashmë në histori që pushtetin e morën me dhunë ose në mënyra tjera, sa ishin gjallë, rasti i të lartë përmendurve, është e habitshme se te rasti i Ibrahim Rugovës po krijohet një lloj kulti, për së vdekuri nga “partiakët” e Ibrahimit por edhe nga ish kundërshtarët (armiqt, shën. Imi) e Rugovës. Po të ishte në mesin e të gjallëve Ibrahim Rugova, sigurisht se nuk do të ndihej mirë sepse ai nuk ishte i tillë.

Por para se ti flas edhe disa fjalë për “kultin”, u interesova dhe gjeta disa shkrime- studime për fjalën “kult” 1*), nga studjues të njohur.

Vetë fjala “kult”, ka kuptimin “adhurim”, nderim që iu bëhej “Diellit”; Hënes”, “Zjarrit” por më vonë, kjo fjalë do të iu mveshet kryesisht personaliteteteve të gjalla që sundonin në vendet e tyre, mbretërve, perandorëv e kryetarëve të shteteve të shteteve, deri në ditët tona.

Një nga sudjuesit shqiptarë, Sadri Fetiu në një shkrim për “Kultin dhe autoritetin”, thot:

”Që të dyja këto fjalë janë me origjinë latine. Në fjalorë të gjuhëve të ndryshme evropiane kanë shpjegime të dallueshme midis tyre. Kështu cultus shpjegohet si i adhuruar dhe ka të bëjë me adhurimin fetar, shërbesën fetare ndaj ndonjë hyjnie.

Por, fjala ka marrë edhe kuptimin e adhurimit të tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi të jashtëzakonshme (të rrejshme) dhe kërkohet përulje, gjunjëzim përpara tij. Në politikë është krijuar edhe shprehja kult i personalitetit, si idealizim i tepruar ndaj ndonjë personi dhe përkrahje e verbër ndaj autoritetit të tij të trilluar. Shprehja ka origjinë nga N. S. Hrushçovi, i cili në Kongresin e 20 të P. K. Bashkimit Sovjetik ka mbajtur referatin “Për kultin e personalitetit dhe pasojat e tij të dëmshme”, me të cilin është kritikuar kulti i Stalinit …. ”

Unë në ”opinionin” tim e kisha ndërmend të flas për Ibrahim Rugovën, pas vdekjes por kujdeshëm.

Ibrahim Rugova është ndër më të merituarit n`Kosovën e viteve 1990 e deri sa vdiq, më 21 janar 2006.

Rugova ishte edhe president i Kosovës kur Kosova nuk ishte njohur si shtet. Dhe nuk ishte shpallur e pavarur.

Ibrahim Rugova ishte personaliteti më i autoritetshëm sa ishte gjallë. Ai nëçdo palë zgjedhje, edhe pas çlirimit i ka fitua zgjedhjet në nivel vendi çka nuk ka ndodhur ose nës ka ndodhur, kjo ka qenë e rralë që ata që “e fitojnë luftën”, i fitojnë edhe zgjedhjet. Kjo nuk ndodhi në Kosovë. Ish partitë e dala nga “lufta”, PDK-ja dhe AAK-ja, humbën por ata i kishin zënë vendet nëpër shumë komuna, si kryetarë, si Gani Krasnqiqi, në Malishevë, në Prizren, Kadri Kryeziu, në Pejë, emërohet si “prefekt”, Ethem Çeku me “arsyetimin”, se e kanë  “luftua” dhe e kanë “çlirua” Kosovën.

Te Ibrahim Rugova ishte ndryshe. Ai nuk kishte pushtet sepse Kosova ishte e (ri)pushtuar nga Serbia por I, Rugova gëzonte autoritet te pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare në Kosovë prandaj kjo aftësi e Rugovës dhe popullariteti që gëzonte Ai në arenën ndërkombëtare, kryesisht në Amerikë, bëri që ish lpk-istët, që ishin “(re)zilantë në Zvicërr e vende tjera, e ndërruan g`zofin dhe veshën petkun e UÇK-së. Kjo iu dha atyre “pushtet” që “luftën” ta drejtojnë në radhë të parë kundër Ibrahim Rugovës dhe bashkëpuntorëve të Rugovës, në LDK-në.

Më të zhurmshmit ishin Jakup Krasnqi, Hydajet Hyseni (atherë në LDK-ë), Mehmet Hajrizi, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi e ndonjë tjetër.

Ai u kërcënua me vdekje (likuidim) nga Qerim Kelmendi (vëllai i Ibrahim Kelmendit), nga Xhabir Xharku (komandant “Qorri”) e shumë të tjerë.

Në një bisedë të Kristofer Hillit, ish ambasador në Shkup, në bisedë me një nga “krerët” e UÇK-së, kur K. Hill e pyet: -Pse po luftoni, çka po doni ….?

Mehmet Hajrizi, do të përgjigjej : “Me e rrxue Ibrahim Rugovën”. Kështu shkruan Kristofer Hill në librin që është përkthye (ishalla nuk kam gabua) nga Blerim Reka e i cili flet edhe për Rambujenë, Adem Demaç kur ia mbyll telefonin sekretares Ollbrajt (Madeleine Albright), takimin e Hoolbrukut (Richard Holbrooke) në odat e Junikutetj..

Dhe deri sa Ibrahim Rugova nuk e arriti sa ishte gjallë e jam i sigurt se nuk e ka dëshirua, tash familja e I. Rugovës në miqësi më kryetarin aktual të Kosovës, dhe ish kryeqeveritarin Ramush Haradinaj, po derdhil ”Lot krokodili” për djemt, vajzën dhe gruan e Ibrahim Rugovës.

Janë disa nga këta që Ibrahim Rugovën e kanë qit në grykë të topit e tash, gruan, gocën dheçunat e Ibrahim Rugovës, duan ti rehatojnë me pare e pakëz pushtet.

Kjo që më shtyri për të shkruajtur edhe për të ndjerin Ibrahim Rugova dhe pasardhësit e Ibrahimit, ishte një publik i rastësishëm për familjen e Rugovës: “Teuta dhe Mendim Rugova punësohen në kabinetin e Presidentit Thaçi”, dat. 18 shkurt 2020.

Në shkrim i qahet halli kësaj familje ”skamnore”.

” Një vendin i kryeministrit Albin Kurti që shkarkoi gjithë koordinatorët e emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka lënë të papunë edhe djalin e presidentit historik Dr. Ibrahmi Rugova – të gjithëve na mungon, Mendimin. Në anën tjerër teksa gruaja e ish-presidentit është pensioniste, kurse e bija Teuta nuk ishte në garë për deputete nga LDK, në familjen Rugova ka mbetur vetēm i biri Uka që po kujdeset për mbijetesë duke u marrë me ndonjë vizë aty-këtu.”

Ky është vetëm fillimi.

Dhe vazhdon ” Megjithatë, gjersa qeveria e re dhe LDK e kanë harruar familjen Rugova, dikush po përkujdeset për të mos i lënë ata në rrugë. Është ky presidenti aktual dhe miku i ish-presidentit Rugova, Hashim Thaçi”.

Në fund të shkrimit, e reja e Ibrahim Rugovës, Blerina që edhe kësaj radhe nuk harroj të kujdeset e ti falenderoj, pse jo, edhe Hashimin e Ramushin që nuk po e harrojnë familjen Rugova.

“Është nder e respekt i madh për familjen tonë”, ka deklaruar Blerina Rugova, reja e ish-presidentit, e cila kërkoi të mos mundohen Mendimi e Teuta me prononcime, meqë fjala s’është arma e tyre më e fortë.

Po pse Ramushi e Hashimi po kujdesen aq shumë për fëmijët që kurr s`u rriten të Ibrahim Rugovës?

Përgjigjet janë të shumta dhe ato duhen kërkuar që nga viti 1992, që kur Ibrahim Rugova zgjidhet president i Kosovës, në zgjedhjet e 22 majit.

Ata që deshën ta vrasin Ibrahim Rugovën, tash përulën para familjes së I. Rugovës e këto, duarhapur i presin gruaja, goca dhe ”trimat” (djemëve, arbëreshët iu thonë ”trima” e vajzave, ”kopile”).

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 20 shkurt 2020

Një Komb kundër Kryeministrit Nastradin. Sovrani e ka të drejtën hyjnore ta ndalë grushtin e shtetit me çdo çmim – Nga AZGAN HAKLAJ

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi historike para Kombit Shqiptar.

Kur rrëzohen qeveritë lartësohen kombet. (Napoleonin Bonaparti ).

Rrezimi i shtatores së diktatorit Hoxha dhe kriptokomunizmi në Shqiperi.

Tre dekada më parë, fiks 29 vite si sot populli shqiptar rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës, diktatorit gjakatar që kishte instaluar dhunshëm e më terror të pashembullt diktaturën më të egër në Europë, që për afro pesë dekada i shkaktoi popullit të vet një golgotë ekuivalente me “Arkipelag e Gulag” të rrefyer nga Solezhnicini, të cilat u realizuan nga e njëjta thundër e hekurt, nga Bolshevizmi.
Bolshevikët shqiptarë mënjëherë pas çlirimit me shpejtësi të rrufeshme çmontuan Shtetin e së Drejtës dhe në vend të tij ngritën diktaturën e proletariatit duke e pagëzuar “Demokracia e popullit”.
Harpagonët ishin aq të etur për pushtet e para sa edhe në formulimin juridik të qeverisjes tyre u treguan qesharakë (pushtet i popullit, popullit).
Nëse i bëjmë një përshkrim të shkurtër regjimit kanibalesk të Polpotit Shqiptar, Enver Hoxhës shohim se për një gjysëm shekulli në gijotinën e tij përfunduan mijëra jetë njerëzore, mijra të tjerë nëpër burgje nën tortura shtazarake, qindramijëra në kampe internimi.
Shqipëria i ngjante një ishulli të izoluar nga Bota, rrethuar me tela me gjemba, ku fantazia kriminale e oktapodëve të frikshëm që luheshin mbi kurrizin e një populli e kalonte imagjinatën zhylverniane.
Në dhjetorin e vitit 1990 populli shqiptar shembi komunizmin, lindi Partia Demokratike, Zgalemi i shpresës shqiptare.
Rrezimi i bustit të Enver Hoxhës me dt 20 shkurt të vitit 1990 ishte fundi i sagës së romanit më të përgjakur të një populli që kishte kaluar një kalvar të gjatë e të tmerrshëm.
22 Marsi i vitit 1992 është epilogu i diktaturës dhe prologu i demokracisë shqiptare.
Fitorja plebishitare e Partisë Demokratike ishte proludi i çmontimit të diktaturës krijimi i Shtetit të së Drejtës, çlirimi nga zinxhirët aziatikë të Shqipërisë, nxjerrja e saj nga errësira e stepave të Rusisë dhe atashimi në Tempullin e Përendimit, orientoj busullën e saj në rrugëtimin EuroAtlantik.
Për një kohë u duk së komunizmi u zhduk.
Por në vitin 1997 kriptokomunistët organizuan kryengritjen e armatosur që çoj në pikëpyetje vetë ekzistencën e Shqipërisë, çka e detyroj PD- ke për hirë të interesave madhore, të dorëzonte pushtetin, e cila pas 8 vitesh opozitë konstruktive u kthye fuqishëm në vitin 2005, e për një kohë shumë të shkurtër ndërmori reforma shumë të fuqishme, hartoj një platëformë zhvillimore e integruese dhe në kohë rrekord shënoj hapa galopantë.
Antarësimi i Shqipërisë në Nato në prillin e vitit 2009, ngritja e flamurin Shqiptar në Kryeqytetin e BE, në Bruksel, përkrah shteteve të Aleancës me të madhe, garante e lirisë dhe demokracisë së popujve ishte ngjarja me e rëndësishme në enciklopedinë shqiptare.
Prej më shumë së 6 vitesh pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës e rilindasve të tij hap pas hapi është instaluar një regjim që e kam veshtirë për ta emërtuar, por një gjë është e sigurtë se veçse demokratik nuk mund të quhet.
Nastradini ynë me gënjeshtra e mashtrime, sufizma anekdoda e barceleta, intriga bizantine, komercializëm të interesave kombëtare, pragmatizem e utilitet për pushtet, me dhunë e panik, ma para të pista rrëmbeu pushtetin dhe uzurpoj shtetin.
Harpagoni ynë gllabëroj pushtetin qendror, invadoj pushtetin lokal, duke asgjesuar zgjedhjet e lira, mbërthyej me darë të hekurt prokurorinë e sistemin gjygjsorë, krijoj një opozitë artificiale, me qëllim asgjësimin e opozitës reale, historike, që në fakt nuk ia arriti, me neoliberaliznin e tij etatist, nën emërtimin ekonomik keynesian paralizoj konkurencën e lirë duke mundësuar monopolet, apo oligopolet e oligarkëve oborrtarë të tij.
Me panternalizmin e tij megallomanë i ka ngulur thikë pas shpine Kosovës, pushkatoj pa mëshirë Kauzën Çame.
Hartoj paketën antishpifje, sinonim i nenit të famshëm “55” “axhitacion e propogandë” të Atit të tij shpirtëror Hoxhës, me anë të cilës kërkon të pushtojë mediat e të asgjesojë fjalën e lirë, ashtu siç bën çdo tiran.
Në Regjimin e Ramës më i vlefshëm është një akt noterial se sa Kushtetuta.
Në të gjitha regjimet demokratike kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore, lirinë e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, ndarjen e pushteteve, e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira.
Me të drejt lind pyetja:
A është regjim demokratik Regjimi Ramian??
Pushteti i tij normalisht mund të pagëzohet Despotik, Autokratik, Teknokratik, Oligarkik, Kleptokratik, Fashist, Nazifashist, Totalitarist, etj, etj, veçse demokratik jo.
Për ti vendosur një emër duhet të bëjmë një analizë shteruese dhe duhet të shpjegojmë:
Çështë Demokracia??
Ideali demokratik e ka origjinën qysh në Greqinë e lashtë të Solonit e Perikliut.
Grekët kanë qënë të parët që ideuan rrugën e drejtëpërdrejtë të demokracisë, ku qytetarët i merrnin vetë vendimet.
Gjatë historisë mijëra vjeçare pushtetarët e ndryshëm kanë luajtur me interpretimin e fjalës demokraci, për ti mveshur me mantel të rrjejshëm regjimet e tyre, totalitare diktatoriale dhe me mashtrimet e tyre kanë arritur të fitojmë besimin e mbështetjen e popullit të vet e ia kanë dalur të bëhen Sundimtarë të gjithëpushtetshëm.
Demokracia është sistemi që garanton, harmonizon detyrat dhe të drejtat e individit me ato të shoqërisë.
Ajo është mishërim i vlerave dhe virtyteve dhe praktikon zbatimin e tyre.
Ngadhnjimi i saj e ka fillesën pas çlirimit të Amerikës së Veriut dhe dekleratës së të drejtave të njeriut në vitin 1776, baza e Kushtetutës Amerikane, dhe Revolucionit Francez të vitit 1789, ku u tronditën thellë monarkitë hyjnore dhe u hartua deklerata e të drejtave të njeriut.
Megjithëse kishte nisur në Angli ideja e regjimit republikan pas këtyre dy ngjarjeve madhore triumfoj republikanizmi, e drejta e votës, besimi tek liria, barazia.
Postulati i Revolucionit Francez është ” Liri – Barazi- Vëllezëri”.
Për demokracinë e për qeverisjen kanë shkruar shumë personalitete.
Unë në këtë analizë veçova postulatin e Abraham Linkolnit:
“Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”
Po a është qeveria e Ramës e tillë??
Përtej paragjykimit, skolastikës, sofizmave politikë, utilitetit personal, por me arsyetim kantian të kulluar, logjikë dialektike hegeliane, me prova dhe fakte të pakundershtueshme, realpolitike po e provojmë së jo.
Njëri prej baballarëve të liberalizmit Xhon Loku, autori i esesë “Mbi Qeverinë civile”, në vitin 1690 ka përcaktuar kështu demokracinë moderne:
“Liria është një e drejtë e njerëzimit, një qeveri është legjitime vetëm nëse është e bazuar në një kontratë me popullin”.
Të njëjtën gjë thotë më vonë autori i ndarjes së pushteteve, i “Frymës së Ligjeve”, Monteskje.
Aleks Tokëvilli, përfaqësues i traditës së liberalizmit klasik si politikan mbrojti pa kompromis idenë e lirisë, arsimimit dhe besimit.
Felozofët e së drejtës Tomas Hobës e Xhon Loku theksojmë së në qendër të liberalizmit është liria e individit që tjetërsohet veçse në domosdoshmëri absolute.
Kontrata shoqërore e tyre është antitezë e kontatës Sociale të Zhan Zhak Rusoit ku u mbështet Regjimi i Terrorit i Robespierit dhe “Fashizmi organik” i Duçes.
Xhon Stjuart Milli tek eseja e famshme “Utilitarizmi” apostrofon faktit se “lumturia është e dobishme për një palë e legjitime vetëm atëherë kur nuk është e demshme për palën tjetër”.
Etërit e Kushtetutës Amerikane Madison, Xhafersoni, Franklin, kanë konkluduar se “konstitucionalizmi është freri i pushtetit të qeverisë, dhe se autoriteti e legjetimiteti i saj varet nga ky kufizim”.
Besoj se janë të mjaftueshëm argumentat për të dalë në përfundimin adekuat se Qeveria Rama nuk ka kontratë me popullin sepse ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe Institucionin e votës se lirë, e për pasojë kemi një parlament ilegjitim.
Zgjedhjet lokale i ka organizuar pa opozitën por me një opozitë fasadë të fabrikuar vetë.
Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese, ka paralizuar treguan e lirë me etatizmin liberal, kur në fakt teoricienët neoliberalë Milton Fridman dhe Frederik Hayek kanë dhënë mesazhe të qarta që “Shteti duhet të zvogëlojë ndërhyrjen deri në minimum në mënyrë që shoqëria civile të ruaj ritmin normal të marrëdhenieve të lira”.
Ashtu si Hitleri që adaptoj teorinë darviniane sociale dhe hirarkinë racore edhe Kryeministri ynë demonstroj publikisht ksenofobinë e tij për Kosovën e Veriun e Shqipërisë.
Perdorimi i gazit helmues luftarak ndaj protestuesve të opozitës është deshmia me autentike e urrejtjes shtazarake të Kryeministrit.
Lleshi i tij është shembëlltyra e Ali Kimikit të Sadam Hysenit.
Nastradini jonë sponsorizoj me paratë e taksapaguesve shqiptarë filmin Komedi “I love Tropoja” dhe u be vetë aktor për të shfryrë urrejtjen patollogjike ndaj malësorëve me satirë.
Në vend të tregojë tolerancë e të luaj rolin e gardianit të lirisë e të drejtave të qytetarëve, i trajton ata si kafshë politike aristoteliane, i detyron ata të kërkojnë falje për të gjitha gabimet që kanë bërë të ngrejnë akuzë, të firmosin aktin e fajsisë e të denojnë vehten sí tek “Procesi” i Franc Kafkës.
Janë më qindra qytetarë që kanë nënshkruar se i kanë borxh Taksidarit një shumë të paimagjinueshme parash, pagesë për rrymën elektrike, që nuk mund ti paguajnë në të dy botët, ose do të mbeteshin në burg.
Princi i iluminizmit, apostuli i tolerancës Volteri na ka lanë postulatet kuptimplotë:
“Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim”.
“Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse intoleranca e ka mbuluar tokën me gjak”.
Edi Rama do të mbajë përgjegjësi sepse me arrogancë, propotencë pe e çon vendin drejt përplasjeve të forta civile për shkak të intolerancës së tij dhe perpjekjeve për shpalljen e tij Sundimtar Suprem me anë të Grushtit të Shtetit që po sponsorizon.
Sovrani ka të drejtën hyjnore ta ndalë grushtin e shtetit me çdo çmim.
“Kur rrëzohen qeveritë lartësohen kombet” është sentenca që na ka lënë Napoleon Bonaparti.
Përfaqësuesi tipik i ekzistencializmit Zhan Pol Sartri thotë “I poshtri mban vet përgjegjësi për poshterësitë e tij”.
Edi Rama do të mbajë përgjegjësi historike para shqiptarëve.

20 Shkurti- Vepër e Studentëve dhe Punëtorëve të Tiranës – Nga Kujtim Morina

Nje shenim imi me rastin e 20 Shkurtit. Ndoshta jam treguar pak nostalgjik.


Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991 mendoj se përbën momentin kur ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe pluralizmi politik u bënë të pakthyeshme. Nuk kishte kuptim as pluralizmi e as opozita madje duke mbajtur njëkohësisht kultin e diktatorit Hoxha.
Protestat e studentëve filluan që më 6 shkurt dhe zgjatën plot dy javë. Studentët bojkotuan mësimin dhe mblidheshin në tubime çdo ditë në Qytetin Studenti. Objektivi ishte i qartë, heqja e emrit Enver Hoxha Universitetit publik të Tiranës se universitet privat akoma nuk kishte. Përdoreshin forma të ndryshme nga organizatorët për të mbajtur gjallë interesin e studentëve që nga oratorët e ndryshëm që flisnin, tema të jetës studentore përzier nganjëherë edhe me humor, histori të improvizuara të Bllokut dhe bllokmenëve. Kjo grevë u përqafua nga të gjitha fakultetet e universitetit dhe dita e shkollës për studentët ato ditë fillonte e mbaronte në Qytetin Studenti. Megjithatë edhe pushteti komunist i asaj kohe rezistonte me demagogjinë e udhëheqësit komunist Ramiz Alia që në dhjetor 1990 kishte krijuar një opinion sikur ishte pro ndryshimeve por në thelb ishte vetëm per reformimin e sistemit komunist apo një pluralizëm fiktiv pa ndryshime esenciale.

Shkallëzimi i protestës së studentëve çoi në grevën e urisë së tre ditëve të fundit në mjediset e Pallatit të Kulturës së Qytetit Studenti ku hynë plot 723 studentë. Ajo ishte grevë urie e njëmendtë sepse kam parë që kur dolën me vështirësi po e përballonin pas 2 ditë e gjysëm ose 3 ditë jo të plota pa ushqim. Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha dhe hedhja poshtë e kultit të tij ishte vepër e studentëve me mbështetjen e fuqishme të punëtorëve të Tiranës. Madje në tre ditët e fundit kishte një bashkërendim të studentëve me kolektivat apo sindikatat e punetorëve të çdo ndermarrje. Nuk ishin konsoliduar ende sindikatat në rang kombëtar që tani janë shkërmoqur nga korrupsioni. Mendoj se në atë kohë, punëtorët sidomos të Tiranës kishin arritur një shkallë ndërgjegjësimi që ndoshta ua forconte më shumë kolektivi i punës për shumë vite bashkë. Mes tyre, punëtorëve, po i quaj me të njëjtin term të gjithë megjithëse kjo shtresë ishte diverse, kishte në fakt nivele të ndryshme arsimore, si nga mekaniku psh deri te kryeinxhinieri dhe një pjesë mund të quheshin shtresë e mesme për atë kohë. Dihet se sipas piramidës Lederach të shpjegimit të konflikteve, duke qenë në mes, këta e kanë më të lehtë për të kuptuar si popullin apo shtresën e varfër ashtu edhe elitën dhe për t’i lidhur dhe përfaqësuar këto dy shtresa.

Qyteti Studenti u kthye ato ditë në Mekën e shqiptarëve ashtu siç ishte në ditët e protestave të dhjetorit 90. Pamja e lulishtes së qytetit Studentit para Pallatit të Kulturës ku mbahej greva e urisë e mbushur plot me studentë dhe qytetarë të Tiranës ishte mahnitëse. Vinin me radhë kolektiva të punëtorëve dhe solidarizoheshin me protestën me banderola të ndryshme. Thuhej që lideri i studentëve të dhjetorit Azem Hajdari mbante kontakte me studentët sidomos gjatë ditëve të grevës së urisë ndërsa nuk janë parë liderë të tjerë të politikës aty. Ndërkohë kanë dhënë kontribut edhe disa aktorë të njohur ku printe Rajmonda Bulku që iu dha zemër protestuesve tek Liceu Artistik të mos tërhiqeshin por të vazhdonin drejt qendrës së Tiranës ku ishin nisur. Rrëzimi i bustit solli një gëzim dhe entuziazëm të papërshkuar tek të gjithë njerëzit. Përdoret fjala “bust” dhe kështu është popullarizuar ndoshta edhe për ta minimizuar por në të vërtetë ishte një tip përmendore apo monumenti me figurë të plotë sipas konceptit realist. Antimitingjet e shoqatës apo shoqatave të Enverit nëpër rrethe treguan vetëm dobësinë e tyre sepse historia nuk mund të kthehet mbrapsht.

Modelet publike dhe ekrani i vogël! Nga Artur Nura

Në këtë fund-fillim viti 2019-2020 sic edhe është bërë zakon ekranet, mikrofonët dhe gazetat dhanë urime për një vit të ri më të mbarë për të gjithë Shqiptarët! Ekrani I vogel si mjeti me komunikativ dhe si rrjedhojë më i pushtetshëm shoqëroi festat me spektakle të kushtueshëm dhe plot hare.

Por duke lënë festat me një anë dhe ju kthyer asaj që lamë pas dhe kemi përpara në lidhje me Ekranin e Vogël, sipas opinionit tim modest besoj se duhet uruar që të kemi sa më pak programe “alla italiance” të kopjuara pa shumë krijim të cilat nuk korrespondojnë me larminë problematike të individit të varfër Shqiptar.

Kjo panoramë padyshim, në më të mirin e rasteve është e pasinqertë dhe jo profesionale! Personalisht më rezulton që po kopjohen në masë programet e lojit që mbledhim tipa të caktuar të shoqërisë dhe i bashkojnë në shtëpi kolektive televizive, pra “Vëllai i madh” apo “Kafazi i Artë”, “Take me out” “Telebingo”…!

Një gjë e tillë ka rezultuar në spektakle të sukseshme dhe ka nxjerr në pah modele të cilët arrijnë të përfaqësojnë nivelin kulturor të shumicës, por kurrësesi problematikën socio-kulturore dhe ekonomike të tyre…

Ok, por edhe kjo skemë për fat të keq funksionon me sa duket në një shtëpi të madhe televizive e cila kurrësesi nuk mund të bëj nje pasqyrim të drejtë dhe realist të shtëpisë së madhe të shoqërisë sonë shumë problematike!

Personalisht besoj se pushteti i katërt i Mass-medias nuk mund të funksionojë si i njëjtë me Pushtetin Legjislativ, dmth në formën e përfaqësimit të dhjetëra-mijra qytetarëve në një deputet!

Kështu përvec modeleve të “Vëllait të madh” që unë nuk u a dëshiroj fëmijëve të mi, do të kemi edhe modele të tjera që apriori besoj që nuk do të jenë larg tyre, përderisa zëri dhe problematika e qytetarëve duhen parimisht dëgjuar dhe sjellë në ekran nga terreni! Ose në më të mundshmen që duhet bërë është të sjellësh qytetarët në studiot televizive sipas grupeve të interesave, jo vullnetit të pakontrolluar të cdo individi.

Kështu sigurisht që do të kishim spektakle më të bukur, vital, aspak sipërfaqësor dhe padyshim domethënës duke vënë përballë të gjitha intrumentat e pushteteve sipas një ballafaqimi të të zgjedhurve me zgjedhësit të cilët në këto studio duhet të ishin vetëm me cilësinë e qytetarit.

Një eksperiencë e harruar e Gjeli Vizion…

Tek shoh individë që kërkojnë të jenë Pippo Baudot ose Bruno Vespat shqiptarë, mendoj njerzit e varfër të cilët ndjekin këto programe vetëm nga dhomat e ftohta duke nënqeshur me hidhërim me fjalët deklamative të njerzve të ekranit të vogël të cilët pothuajse i injorojnë interesat e tyre!

Askush nuk mund të thotë se në emisionet pafund ku nuk mungojnë të gjithë protagonistët politikë dhe që shoqërohen nga duratrokitje vetëm figurantësh apo militantësh të paguar, mesazhi i tyre përcillet deri tek problematika e shumicës!

Shëmbulli modest por domethënës i “GjeliVizion” më rezulton i harruar në ekranet tona! Kjo padyshim nuk do të thotë se vetë njerëzit i kanë harruar emisionet e shumta ku nuk mungonin kurrë grupet interesit! Këtë të vërtetë ma konfirmojnë gjithashtu qytetarët të cilët më ndalojnë sot e kësaj dite në rrugë duke më pyetur se kur do I kthehem ekranit te vogël me ato emisione.

Në fakt atë kohë, nëse nuk mundeshim ti sillnim grupet e interesit në studio, e bënim emisionin atje ku ishte problematika: për urbanistikën në rrugët e kryeqytetit, për shëndetësinë në spitale, për artin në Teatrin Kombëtar, për antikitetin në Amfiteatërin e Durrësit, për besimtarët në Kishë ose Xhami!

Sot studiot e televizioneve të shumtë janë të mbushura me figurantë dhe këto lloj emisionesh të cilët sapo i përmenda, ndonëse janë më pak të kushtueshëm mungojnë pothuajse fare! Grupet e interesit përfaqësohen vetëm nga të zgjedhur ndoshta në mënyrë selektive dhe me kujdes!

Po nga eksperienca televizive e “GjeliVizion” është marrë steriotipi i sondazheve, por ndryshe nga ato emisione ku qytetari përvec votës për temën e caktuar nga redaksia jepte edhe opinionin e tij të drejtëpërdrejtë dhe pa filtra! Sot ndodh që të gjitha emisionet televizive ofrojnë sondazhin “Me Po dhe Jo” të realizuar për herë të parë vetëm tek ai stacion, por sot ato ofrohen pa mundësi komenti për të kuptuar edhe problematikën e qytetarit dhe interesin e publikut.

Konkretisht në më të paktën e nevojshme do t’u sugjeroja drejtuesve të këtyre ekraneve që duke qendruar tek modeli Italian i programeve televizive të realizonin edhe më shumë emisione të tipit “La vita indiretta!” sepse me këtë model do të munden të sjellin problematikat dhe zërin e qytetarëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë në vëmëndjen publike…