VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëria të bllokojë Serbinë në “Frankofoni” – Nga SHABAN MURATI

By | November 13, 2017

Komentet

Priten tensione ballkanike para hyrjes së Shkupit në NATO – Nga Shaban Murati

Një valë tensionesh lokale me jehonë rajonale po ndihen në Ballkan, të cilat në sizmografin gjeopolitik shënojnë mundësinë e një intensiteti më të madh dhe të një shtrirjeje në vazhdim. Këto sinjale janë pjesë e një harte:

– Në datën 16 janar vritet në Mitrovicë politikani serb, Oliver Ivanoviç dhe menjëherë edhe kryeministrja serbe, edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe nxituan të deklarojnë se vrasësit nuk janë serbë. Një siguri e tillë publike duket vjen nga fakti që shërbimet sekrete serbe, të cilat kontrollojnë Veriun e Kosovës, e dinin qysh më parë se kush ishte ngarkuar për ta kryer vrasjen.

 

– Në datën 18 janar, Presidenti Maqedonisë, Gjorgje Ivanov zgjodhi pritjen e vitit të ri për trupin diplomatik në Shkup që të njoftonte solemnisht në fjalimin e tij se një ditë më parë, më 17 janar, kishte vendosur e mos e firmoste dekretin e ligjit të parlamentit për përdorimin e gjuhëve, sepse është “represiv dhe antikushtetues”.

– Në datën 16 janar, Ministria e Jashtme e Rusisë boton një komunikatë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, në të cilën u bën thirrje “të gjitha pranive ndërkombëtare në Kosovë që të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të mundshme”. Pra, MPJ e Rusisë e di se do të ketë incidente të tjera si ai i Mitrovicës.

Në datën 17 janar, MPJ e Rusisë publikon një komunikatë, duke mbështetur refuzimin e presidentit maqedonas kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe sulmon platformën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni se ajo është kundër bazave kushtetuese të shtetësisë maqedonase, kundër Marrëveshjes së Ohrit, (të cilën diplomatët rusë duket nuk e kanë lexuar) dhe se paralajmëron për tronditje të reja ndëretnike në Ballkan. MPJ ruse e di se do të ketë tronditje të reja ndëretnike në Ballkan.

  • Në 19 janar, politikani shumë i njohur serb dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, deklaroi se vrasja e Oliver Ovanoviçit dhe destabilizimi i Ballkanit i vjen për shtat Rusisë dhe se në bazën ushtarake ruse të Nishit në Serbi janë trajnuar paramilitarët e reparteve sulmuese “serpska çast” për t’u përdorur në Bosnjë. Për këtë trajnim të paramilitarëve serbë nga specialistët rusë bënte të ditur në datën 12 janar edhe portali i Sarajevës “Zhurnal news site”.

Këto sinjale janë të mjaftueshme për të qartësuar diagramën e tensioneve të reja, që pritet të kenë seriale të reja më të forta, por edhe një strategji koordinimi dhe interesi për ta rikthyer Ballkanin Perëndimor tek krizat e vështira të viteve 2016-2017.

Çelësi i shpjegimit dhe i origjinës së stinës së re të tensioneve, ku sapo kemi hyrë, është sindroma malazeze, që don të thotë se ka një interes dhe planifikim të qartë për të krijuar trazira, siç ndodhi në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016 në Mal të Zi, dhe për të njëjtat qëllime, që patën atje, ku shërbimi sekret serb në bashkëpunim me shërbimin sekret rus organizuan një fushatë trazirash të brendshme, që kulmuan me përpjekjen për grusht shteti dhe për vrasjen e kryeministrit malazez gjatë zgjedhjeve të muajit tetor, me synimin për të ndaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Po përsëritet sindroma malazeze, e cila tani merr emrin sindroma maqedonase, që shkakton tensione. Shkaku është afrimi i fazave të hyrjes së Maqedonisë në NATO. Qeveria e re e Maqedonisë me kryeministër Zoran Zaevin, në këto shtatë muaj në pushtet ka nisur një zhvendosje nga kursi prorus dhe antiperëndimor i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ka ndërmarrë disa hapa për shpejtimin e kohës së anëtarësimit të vendit në NATO, të bllokuar nga Greqia për shkak të konfliktit për emrin. Tani shenjat janë se qeveria e re e Shkupit po demonstron një fleksibilitet më të madh dhe po i jep më shumë rëndësi anëtarësimit në NATO dhe në BE, se sa intransigjencës lidhur me emrin.

Është qëndrim zyrtar i Rusisë, kundërshtimi dhe synimi për të penguar Maqedoninë të hyjë në NATO dhe ministri i Jashtëm rus e ka përkufizuar se ky anëtarësim është për Moskën një vijë e kuqe. Për këtë qëllim, Moska përkrahu me të gjitha forcat dhe mjetet ish-kryeministrin prorus, Nikolla Gruevski gjatë gjithë krizës politike maqedonase 2015-2017 dhe u përpoq ta mbante me zor në pushtet. Pas dështimit të Gruevskit për të ruajtur kolltukun e kryeministrit, Moska shfrytëzoi presidentin prorus Gjorgje Ivanov, i cili vazhdoi trazimin e konfliktit politik dhe etnik në Maqedoni dhe përpjekjet dhe për të sabotuar koalicionin e opozitës maqedonase me partitë politike shqiptare. Karta “Gjorgje Ivanov” po hidhet përsëri në lojën anti-NATO nga Moska dhe akti më i rëndë i tij është jo thjesht mosdekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, por nxitja e një konflikti të ri ndëretnik në Maqedoni. Ai dhe partia e tij VMRO-DPMNE po i fryjnë me çdo mënyrë ndezjes së konfliktit ndëretnik dhe pikërisht këtë kërkonte fryma e komunikatës së MPJ të Rusisë.

Element i ri është se MPJ e Rusisë po kërkon që t’i paraqesë Shqipërinë dhe shqiptarët si shkaktarë të kësaj vale të tensioneve në Ballkanin Perëndimor me idetë e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”. Ajo, ku ngatërrohet MPJ e Rusisë, është se nuk kupton që populli shqiptar në Maqedoni ka po aq të drejtë të përdorë gjuhën shqipe sa ç’ka edhe popullsia ruse në Krime për gjuhën ruse. Shqipëria nuk ka asnjë punë me gjuhën ruse në Krime dhe as Rusia nuk ka asnjë punë me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Kjo është e qartë dhe nuk kuptohet pse hyjnë në vallen ruse disa profanë shqiptarë, të cilët bëjnë autogol dhe venë shenjën e barazimit midis interesit të Rusisë dhe atij të Shqipërisë për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Është e kuptueshme se ndezja e një zjarri ndëretnik në Maqedoni do të ngrinte një pengesë të madhe dhe do të shtynte për një kohë të pacaktuar anëtarësimin e vendit në NATO, gjë që përbën strategjinë ruse të tensioneve në Maqedoni.

Shteti i dytë, i cili ka interes që Maqedonia të mos hyjë në NATO, por që ka edhe një interes të veçantë të vetin strategjik për tensione në Ballkanin Perëndimor është Serbia. Serbia është me shpatulla pas murit prej kushtit të vënë nga BE për njohjen e Kosovës para se të anëtarësohet në BE. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, e përsëriti në 18 janar se në BE nuk mund të pranohen shtete, që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët. Në këtë pozicion në trekëndësh, ku ndodhet lidhur me Kosovën, Serbia po përpiqet të shpëtojë duke provokuar tensione dhe konflikte në Kosovë dhe ajo e ka të lehtë këtë objektiv, sepse ajo mban detonatorët e konflikteve të ngrira edhe në Veriun e Kosovës, edhe në të ashtuquajturën “Serpska republika”. Vrasja e politikanit Ivanoviç, pavarësisht se kush do të dalë kokë turku si ekzekutor, i ka në Beograd përfituesit kryesorë. Nëpërmjet këtij tensioni të ri në Mitrovicë, Serbia dhe presidenti i saj kërkojnë të përfitojnë në dy drejtime: së pari, duke rivendikuar sovranitetin e Serbisë mbi Veriun nën pretekstin e mbrojtjes së serbëve atje. Së dyti, përfitojnë t’i bëjnë presion Prishtinës të heqë dorë nga kushti i njohjes dhe të xhirojnë në vend me “bisedimet teknike”, të cilat janë një vrimë në ujë në raportet strategjike midis dy shteteve. Nuk është e rastit që Rusia po nxit fort qarqet ultranacionaliste dhe shoviniste të kishës ortodokse serbe, që të ringjallin histerinë antishqiptare. Drejtoresha e Qendrës së Studimeve të Krizave të Ballkanit modern në Akademinë e Shkencave të Rusisë, Elena Guskova, në 18 janar në portalin rus “eadaily.com” përkrahte peshkopin e njohur antishqiptar Amfilohije se “ka plotësisht të drejtë që është e pamundur të njihet pavarësia e Kosovës”.

Veçori e serisë aktuale të tensioneve është gjithashtu bashkëngjitja e një vale të re të hapur antiamerikanizmi edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, e cila ka qëllimin që të godasë faktorin shqiptar në thembrën e Akilit, që janë marrëdhëniet e kombit shqiptar me SHBA. Fenomeni është tepër shqetësues, sepse, siç më tregonte këto ditë në një bisedë ambasadori i një shteti të rëndësishëm i akredituar në Tiranë, disa politikanë shqiptarë kanë filluar të ankohen nëpër disa ambasada joperëndimore në Tiranë për “ndërhyrje amerikane në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Një impostim idiot i disa segmenteve të politikës shqiptare kundër SHBA është e qartë se i shërben strategjisë së Rusisë për të krijuar vakume gjeopolitike dhe për të mënjanuar orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Nuk është rastësi që Serbia kohët e fundit ia ka ulur fanfarat proeuropiane dhe ka harruar edhe “Procesin e Berlinit”, sepse është angazhuar shumë në “Procesin e Moskës”.

Në këto rrethana ka rëndësi të madhe që faktori shqiptar në Ballkan të ruajë kohezionin e tij kombëtar dhe euroatlantik, për të qenë vazhdimisht syçelët për të parandaluar çdo përpjekje të sponsorizuar për rrëshqitje proruse dhe proserbe. Roli rajonal dhe interesi kombëtar i faktorit shqiptar është që të ruajë fort ekuilibrat gjeopolitikë dhe strategjikë në favor të atlantizmit dhe të integrimit euroatlantik.

Mirditorët përballë mirditorëve! – Nga Gani Mehmetaj

 
Zbrazje e madhe e Dardanisë u bë disa herë gjatë historisë. Në luftën austriako-turke arbërorët u mobilizuan në kryengritje më shpresa të mëdha për rikrijimin e shtetit arbëror nga Nishi në Prishtinë e Durrës. Trupat shqiptare më në krye Pjetër Bogdanin e çliruan Prishtinën. Dardanët, mirditorët, kelmendasit, Hoti e Gruda u vunë në mbrojtje të Dardanisë, luftuan e rezistuan një kohë të gjatë, por murtaja ishte ajo që ua bëri gjëmën arbërorëve.
 Mirditorët në shkrimin tim janë emërtim krahinor për arbërorët-shqiptarët në Dardani  po edhe në Shqipëri që disa herë gjatë historisë u vunë përballë njërit- tjetrit për fe, ndonjëherë u gjakosën sepse ishin të krahinave të ndryshme. E mora shembullin e mirditorëve, sepse ata ishin të pranishmit edhe në zonat kodrinore e në rrafshinat dardane, shquheshin për veçanësi krahine e karakteri, por edhe pësuan fatin tragjik të shqiptarëve tjerë, që u konvertuan në myslimanë.
 
Mirditorët janë e s’janë nga Rrafshi i Dukagjinit. Kur zbritën ishin katolik, pas një kohe  jo pak syresh i islamizoi Perandoria Turke me gjak e me hekur. Të gjithë e mbajnë në mend kur erdhën në Dardani, por gati askush nuk e mbanë në mend kur ikën në Malësi, duke ua lënë tokat pjellore e qytetet pushtuesit. Kronikat për këto dyndje brenda shqiptare janë të pakta, luftërat e rrënimet i kanë shkatërruar dokumentet e monumentet. Gojëdhënat janë zvetënuar, kështu që pak kush nga familjet e moçme e mbajnë në mend kur shkuan arbërorët nga Prizreni, Gjakova e Peja në Mirditë e Malësi, ndërsa të gjithë e kujtojnë kur u kthyen në rrethet e Prizrenit, të Gjakovës e Pejës.
Malësorët në cikle dyndeshin në rrafshin pjellor nga disa arsye: kur atdheu ua kërkonte ta luftonin pushtuesin turk, kur dobësohej Perandoria otomane, kur i mbërthente zia e bukës, kur i ndiqte gjakmarrja. Kështu, gjenin hapësirë, krijonin ngulime atje ku popullata rrallohej nga lufta, nga murtaja e nga shpërnguljet. Tokat e moçme që i mbanin në mend si nëpër mjegull, ua kishte marrë pushtuesi, pronarët ishin tjerë, ndonjëherë të gjakut të tyre, por me tituj turk, aga e pasha. 
Mirditorët kur zbritën në Rrafshin e Dukagjinit individualisht e në grupe, ishin puro katolikë, por vala e parë e tyre u islamizuan shpejt e dhunshëm, duke u shkrirë në arbërorët vendës që tashmë ishin islamizuar. Gjuhën e pushtuesit asnjëherë nuk e mësuan as vendësit dhe as “ardhacakët”. Mësuan ndonjë fjalë në qytet për nevojat elementare, kur u duhej të komunikonin me zyrtarë otomanë.
Mirditorët e mbajnë në mend kur zbritën nga shkrepat e Mirditës, e mbajnë në mend kur ishin katolikë, por ashtu si për të gjithë arbërorët nga Nishi në Shkup fare pak është shkruar për lëvizjet e kundërta. Kur ikën shumë prej tyre para qindra vjetësh në Mirditë morën me vete copëra të rrafshit të Dardanisë, duke e kujtuar si nëpër mjegull, por kur u kthyen shekuj më vonë sollën nga Mirdita e Malësia copëra të krahinës së tyre ku u natyralizuan, forma të organizimit, krenarinë e pacenuar, shpirtin kalorësiak e ndjenjën e fortë të përkatësisë kombëtare e krahinore. Natyrisht Mirdita kishte fiset ilire nga antika e arbërorët në mesjetë që luftuan më gjatë se çdo krahinë tjetër shqiptare për pavarësinë e tyre. Dyndjet e popullatës brenda territorit shqiptarë ishin të natyrshme. 
Atdheu i ri (i vjetër) ishte i njëjtë dhe ndryshe. Ishte i njëjtë, sepse pjesa më e madhe e vendësve flisnin si ata- shqip, zakonet e veshjet i kishin si të tyre, Kanuni i Lekë Dukagjinit që ua rregullonte marrëdhëniet, vepronte njëjtë. Por ishte ndryshe, sepse fenë e kishin ndryshuar, mbi kisha ishin ndërtuar xhami, në vend të emrit Gjon mbanin emrin Xhelal, Mria u bë Mejreme etj. A u zhgënjyen në kontaktin e parë me krahinën- atdheun e ri? E prisnin këtë ndryshim apo nuk e dinin? Është vështirë të dihet, sepse edhe për këto përjetime emocionale nuk kemi shkrime. Kemi kronika të fretërve shqiptarë që tregojnë për masakrat turke ndaj popullatës,  për hyrjet e dhunshme të malësorëve në Prizren, herë kundër pushtuesit turk, herë kundër të islamizuarve që mishëroheshin me pushtuesin. Po ashtu është vështirë të dihet a shpresonin që do t’i prisnin si bijë të shkëputur nga grigja, apo do t’i trajtonin si ardhacak që kur nuk ua japin atë që e kërkojnë dinë ta marrin pa pyetur.
Priftërinjtë shqiptarë katolik raportojnë për plaçkitje të qyteteve e katundeve në kohë të turbullta, shpesh duke e parë qytetin e kamur vend armik. Ndërkaq, Perandoria turke që shquhej për pushtet të egër, kur zhytej në kaos me vjet nuk e merrte vetën, kështu që grupet e dhunshme e bënin ligjin. Raporti qytet-katund acarohej, krahas acarimeve krahinore për ndasitë sociale,  fetare e për pronat.    
Nga të gjitha qytetet dardane Gjakova e ka përqindjen më të madhe të mirditorëve që e përbëjnë bërthamën e qytetarisë së vjetër. Është proverbiale mos durimi i qytetarisë së vjetër mirditore-gjakovare (të islamizuar) ndaj mirditorëve katolik dhe ndaj jo mirditorëve katundarë.
Thuhet se Gjakovën e ri themeluan pas rrënimeve të turqve mirditorët. Edhe Jaku i Vulajve, njëri ndër të kamurit-aristokrat të qytetit, edhe Hadumi, që e ndërtoi xhaminë e parë në qytet, ishin mirditorë. I pari njihet me kombin e fenë arbërore, i dyti ishte bastard i një katundi puro katolik arbëror që donte t’u vardisej pushtuesve turq, prandaj e ndërtoi xhaminë mbi rrënojat e kishës, që të shlyente të kaluarën katolike e veprimtarinë e palavdishme prej tregtari të pandershëm. Kështu, e thotë legjenda e rithemelimit të Gjakovës, sepse qyteti njihej edhe në antikë, njihej edhe më mesjetë, por gati u zhduk nga harta e qyteteve, kur e dogji e rrënoi ushtria turke. Gjakovarët që iu qepen maleve deri në Mirditë, ose që u vendosën në katunde të mbrojtura arbërore, ku kaluan qindra vjet ishin katolikë. U kthyen kur u qetësua disi gjendja në qytet, duke e ndryshuar fenë, sepse s’kishin rrugëdalje tjetër. Sot qytetarët e Gjakovës dhe katundarët e rretheve e mbajnë në mend kur ishin katolikë dhe kur u bënë myslimanë.  
Mos durimi provincial që nuk është karakteristikë vetëm në Gjakovë, por në gjitha qendrat provinciale të Dardanisë nga Gjakova në Istog, nga Presheva e Shkupi në Prishtinë, është më shumë mos durim i mendësisë turko-orientale. Mosdurimi fetar i shtohet pastaj kësaj mendësie. Qyteti ishte myslimanë, katundi e Malësia katolike.               
Sipas këtij modeli acarimet në mes të vendësve e “ardhacakëve” ishin të dukshme, sepse askush nuk e pret me lule të ardhurin nga një katund tjetër, nga një kullotë tjetër, edhe më pak nga një krahinë tjetër. Fërkimet nisnin për tokë të askujt, vazhdonin për prestigj e emër, për të përfunduar në fyerje fetare e në gjakderdhje. Fërkimet nisnin nga mendjemadhësia, jo rrallë nxiteshin nga pushtuesit turk, ndërkaq, urrejtja fetare kultivohej në mënyrë sistematike nga hoxhallarët, pjesa më e madhe e tyre vinin nga Anadolli që mezi e mësonin shqipen sa për të bërë sherr. Por këta hoxhë dinin të krijonin ndasi të frikshme brenda shqiptare, dinin ta nxisnin myslimanin kundër katolikëve.  Këtyre acarimeve i kanë fryrë edhe serbët në stilin: fute një derr të therur në xhami dhe prite vëllavrasjen.
 
Kush janë mirditorët e bërë synet në tru?
 
Atdheu i vjeter i ri: Pamje nga Mirdita e Gjakova.

Diçka mbi shkrimtarin, poetin, publicistin, diplomatin dhe intelektualin e shquar shqiptar Skënder Buçpapaj nga një dimension tjetër – Nga AGRON SHABANI

 Me shkrimtarin, poetin, publicistin, pedagogun, kulturologun, diplomatin dhe intelektualin e shquar shqiptar Skënder Buçpapaj, personalisht nuk jam takuar kurrë në jetë. Ndërkaq, me emrin, jetën, veprën, personalitetin dhe krijimtarinë e pasur letrare, kulturore, publicistike, politike, diplomatike dhe patriotike  të z. Buçpapaj, jam njohur ose takuar kaherë. Respektivisht, që në kohën kur z.Buçpapaj ishte Drejtor i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar në Tiranë, ku ua kishte hapur si të thuash të të gjtha dyert ose portat e mundshme kulturore, informative dhe të tjera shqiptarëve të Kosovës në një kohë terri ose errësire të plotë informative dhe kulturore në Kosovë të shkaktuar nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Beogradit, kur zoti Buçpapaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij, asokohe pranë Radio Tiranës dhe Televizionit Shqiptar, e kishin ngritur dhe themeluar edhe sektorin e posaçëm kulturor dhe informativ për Kosovën dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që Skënder Buçpapaj, angazhimet, kontributët dhe lidhjet e tij shpirtërore, emocionale, itelektuale,  profesionale, kulturore, patriotike dhe të tjera me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, do i vazhdoi edhe si diplomat i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, si kryeredaktor i gazetës nacionale “Bota Sot” dhe deri me sot. Respekt.
Për me tepër ndërkaq, Skënder Buçpapaj si çdo intelektual ose kulturolog tjetër i rangut të tij, siç dihet: ka diçka të veçantë ose të posaçme në figurën ose personalitetin e tij. Sidomos në jetën ose botën e njohur krijuese, shkencore, intelektuale, letrare, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske ose publicistike ku i ka ngritur, projektuar, krijuar dhe profilizuar me kohë karismen dhe ekskluzivitetin e tij. Ai i takon një rangu dhe narrativi tjetër krijues, intelektual, letrarë, kulturorë ose profesionional. Zoti Buçpapaj jetonë dhe krijonë në një botë ose dimenzion tjetër eruditë ose poliedrik..dhe nuk ka si të thuash edhe aq shumë kohë për gjërat dhe çështjet e ndryshme që nuk kanë vlerë dhe nuk kanë shpirtë të njohur intelektual, krijues pse profesionisto-patriotikë. Janë akribiteti, luciditeti dhe subtiliteti i pashoq në domenin e njohur intelektual dhe profesional së bashku me dellin (damarin) dhe gjakun e njohur krijues dhe patriotik, respektivisht, kushtrimet e brendshme intelektuale dhe patriotike të gjakut, palcës dhe limfës, ato që z. Buçpapaj e bëjnë të posaçëm ose të veçantë në letërsinë, kulturën, gazetarinë, politikën dhe diplomacinë shqiptare.  Aty është edhe Znj. Elida Buçpapaj me tërë potencialin, karismen dhe ekskluzivitetin e saj intelektual dhe profesional si dorë e djathtë e bashkëshortit të saj (z.Buçpapaj) në veçanti si dhe  e artit, shkencës, politikës, diplomacisë, kulturës, letërsisë, gazetarisë ose publicistikës bashkëkohore të shqiptarëve në përgjithësi. Zonja Buçpapaj, pos tjerash do mbahet mend edhe si gazetarja, reporterja e parë e Zërit të Amerikës nga Shqipëria.
” Mirësia , durimi, urtësia dhe maturia, janë shkenca ose disiplina të njohura të njerëzve të ditur, të lirë, të pavarur, sovran dhe integral të cilët me edukatën, kulturën, lirinë, moralin, shpirtin, disiplinën, emancipimin, intelektin, karismen, eksluzivitetin dhe integritetin e tyre moral, intelektual dhe profesional, në menyrë esenciale ose substanciale, i sigurojnë dhe garantojnë edhe lirinë e individit dhe kolektivitetit. ” (Antropologjia kulturore dhe politike )
Se këndejmi, estetët, diplomatët, intelektualet ose profesionistët  e rangut ose nivelit të lartë si z. Buçpapaj, sigurisht se nuk kanë kurrfarë nevoje të jenë apo të ndjehen si klerikë (teokrat) ose aristokrat në sytë e të tjerëve me vet faktin se kanë shpirtë dhe qëndrim të njohur misionarësh dhe aristokratësh të lartë intelektual, letrarë, kulturorë, politikë dhe diplomatik me një pedigre, reputacion dhe përvojë të gjatë.
Ndaj, si s´kemi si të mos ndjejmë gëzim, kënaqësi dhe krenari të gjithëmbarshme me grafikonin ose rubikonin e lartë të profesionalizmit dhe ‘plleshmërisë’ së njohur intelektuale, kulturore dhe profesionale të Buçpapajve. Sidomos me karierën ose botën e tyre shkencore, profesionale, intelektuale, kulturore dhe patriotike.
Do shtuar në fund se në metastazen ose maratonën e njohur të edukatës, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të lartë shkencor, intelektual, profesional dhe patriotik, Skender Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj, ndoçën yllin e dijës. Respektivisht, yllin e dritës së njohur intelektuale, profesionale dhe patriotike, duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushat” aty ku zotërojnë ose sundojnë (mbretërojnë)-askushët!
U mor vesh se morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor ose qytetar, respektivisht, të pasurit e një force ose bazament të fortë personal, familjar, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e talentit, edukatës, kulturës, punës dhe disiplinës në të dyja rastet, në mendime dhe në veprime (vepra): Janë çelësi dhe formula kryesore që e hapin portën e suksesëve dhe lumturisë së përgjithshme objektive dhe subjektive të personit ose individit.
Në këtë frymë, të gjithë shqiptarët e kudondodhur, duhet t´i urojnë dhe përgëzojnë Buçpapajt për punën dhe angazhimin e tyre kolosal dhe titanik për kombin dhe atdheun në një hark të gjatë kohorë dhe hapësirorë, duke u thënë: Qofshi jetëgjatë dhe gjithëmonë ballëlartë e me mendje pjellore!

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS – Nga REXHEP SHAHU

Lexova në shtyp pak faqe nga ditari i Paskal Milos, si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, për Kosovën. Qesha me vete dhe thashë: varja teneqenë e bjeri legenit.

Por teksa ndiqja një bisedë të tij me Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo”, u nervozova dhe mendova se nuk duhet të heshtin të gjithë njerëzit se kështu helmohen të gjithë nga mashtrimet e Milos. Unë nuk dua të merrem me gjithë ditarin e tij, se rrenat e servilizmi i tij të bëjnë me vjellë, por sa lexova e dëgjova, ndjeva se Milo po hakmerret ashpër me Ibrahim Rugovën, i cili fizikisht nuk është më që ta tallë sërish të mjerin Milo. Një herë në një takim mes Rugovës dhe Milos ka ndodhur kështu: Milo i fliste për Kosovën, për çeshtjen kombëtare, bënte patriotin e madh para Rugovës, bënte politikanin e klasit të lartë para Rugovës, gjeopolitikanin, sufleramerikanin, etj etj. Ai, Rugova, durimmadhi, që kishte si fatkeqësi të tijën patjen e informacioneve të shumta, të kryqëzuara e të verifikuara nga shumë drejtime e sidomos nga miqtë amerikanë të shqiptarëve dhe kancelari të tjera mike të shqiptarëve, teksa dëgjonte llomotitjen e Milos, heshtte e nënqeshte lehtë. Kur i erdhi radha, se ai linte radhë për të folur dhe dinte të priste radhën, fillon dhe i flet Paskalit të Milos, (si Çehovi grave… per reçelin…), për manin, si një pemë shumë e çmuar, një pemë e dobishme, për frutat e manit, për vlerat e tyre, për rakinë e manit, për vetitë e saj edhe kuruese etj etj. Sa më shumë Paskali hapte sytë, aq më shumë Rugova i fliste për manin, frutat e bardha, të zeza e të kuqe të manit dhe rakinë e manit.

Kështu filloi dhe mbaroi biseda e krejt takimi. Milo iku nga sytë këmbët dhe nuk ia harroi kurrë këtë gjë Rugovës. Edhe herë të tjera kur rastësisht dhe kurrë jo domosdoshmërisht janë takuar, Rugova ia ka kujtuar manin e rakinë e manit. Milo priti vdekjen e Rugovës dhe të kalojë do kohë e të bindet taman se Rugova ka vdekë (jo Kosova e jo rugovizmi) dhe del e shet dëngla, përralla e rrena për Rugovën. Ngeli Milo t’ia bëjë portretin Rugovës. Portreti i Rugovës është portreti i Kosovës. Në atë emision të Babaramos (i cili nuk u tregua miqësor me Milon), Milo foli për Demaçin, Qosen, Thaçin, Zekën, për pseudonimsa, shiksa, sigurimsa, anonimë etj. Tha se nuk kanë rëndësi votat, kur Babaramo i tha se politikani matet me vota. Nuk është tregues a të votojnë apo jo qytetarët e tu, por Rugova është i keq e Thaçi e Qosja të mirë, ani se këta dy të fundit dolën qeth e rruar, qose në zgjedhje në Kosovë pas luftës dhe nuk u vertetua teza komuniste se pushtetin e fitojmë me grykën e pushkës. Pasi qe bërë ngaterrese e madhe nga Milo e të tijtë në Shqipëri e Kosovë e ngado dhe nuk u dallua se a u luftua për të çliruar Kosovën apo për t’ia marrë pushtetin Rugovës. Luftë e madhe për Kosovën në hotelet, zyrat e lokalet e Tiranës, me mjekërrruarit, me ata që u veshën si gratë e rruan mjekrat për të ikur nga Prishtina e për t’u fshehur në Tiranë në vilat qeveritare. Dhe që nuk kanë thënë ende qartë se luftën e bënë dhe fituan amerikanët dhe NATO-ja dhe Bill Klintoni na la detyrë në Ferizaj që ne të fitonim PAQEN se luftën e bënë dhe fituan ata vetë e jo shqiptarët, ani pse qejfi ia ka Milos e të tijve të jetë ndryshe, por s’është dot ndryshe, për fat të keq të tigrave të paqes.

Kjo ngatërrese solli që të fitonte Rugova sepse nuk kishte hapur kurrë xhepin e palltos për të vjelë honorare patriotizmi, nuk kishte ikur dhe nuk e kishte braktisur Kosovën kurrë dhe nuk kishte ngritur seli në zyrat e Paskal Milos në Tiranë, në hotelet e Tiranës, Kukësit a ku të them tjetër. Rugova nuk e përfillte Milon dhe ky është shkaku i vetëm i diratit të urrejtjes. Nuk e konsideronte, nuk ia mbushte mendjen. Milo donte dhe i bënte fresk dikujt tjetër që i puthte dorën Janullatosit kur ai fliste keq për shqiptarët, dikujt, që ndërsa populli qante nga dhimbja, para shumë kufomave, u thote njerëzve në miting se unë shoh gëzim e lumturi në sytë tuaj, etj etj. Milo deomos laget sa herë përmend Thaçin, por ama laget dhe nuk e fsheh dot përulësinë mjerane para Thaçit, të cilin Milos ia ka prezantuar dhe ia ka çuar në zyrë ish shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi (kështu i rrefeu Milo Babaramos…) dhe Milo me të tijtë është sjellë ndaj Kosovës, Thaçit e të gjithve si kapterr i Fatos Klosit. Milo rreket të poshtrojë sa mundet e si mundet Rugovën dhe të lartësojë Thaçin. Rrëfen për takimin me Rugovën në Itali kur i ndjeri sapo ishte liruar nga Milosheviçi. Rrëfen siç don ai dhe për ta bërë të besueshme rrefenjën e tij përfshin edhe dy vartës të tij që mbanin shënime në mënyrë të pavarur. Në këtë takim a ka patur njeri tjetër aty pari apo Rugova ka shkuar i vetëm fillikat në takim me Milon… Rugova paska folur mirë për serbët. Milo ka pritur që Rugova të shajë, thërrasë e ulërasë, t’i vrasë serbët në tavolinë sy Milos, t’ua kalarojë nënat, t’i qahet Milos, dhe ai t’i jepte ndihmë, ta qetësonte, (ah sa vuajtje e ka burri që nuk e ka përfillë aspak ai Rugova…), Milo që për Rugovën ka qenë qysh prej fillimit i padenjë, i papërfillshëm, i padobishëm, i parëndësishëm, për çeshtjen shqiptare, për shkakun e vetëm se Rugova kishte shumë e shumë herë më tepër informacione të gjithëçfarëllojshme për Paskal Milon sa vetë Paskali nuk kishte e nuk dinte e nuk din ende për veten e tij.

Është mënyrë e mirë që për të rritur pjacën tënde, për t’u bërë dikushi dhe për t’i shpëtuar pluhurit të harrimit, të merresh e qoftë edhe të përgojosh figura të mëdha. Milo ka gjetur figurën e duhur për të shënuar emrin e tij. Bjeri Rugovës, pështyj Thaçit e kacavjerru e puthe e kafshojë prej gjoja dashurisë së madhe për të.

Por vetëm kaq do t’i thoja Milos: Po të ishte gjallë Rugova edhe 20 vjet, 20 herë do t’i fintonte zgjedhjet në Kosovë. Sepse e donte populli i tij. Ti Milo nuk je pjesë e popullit të tij. Mos i mashtro njerzit sidomos në Kosovë. Thaçi nuk mund të të dojë ty, sado hero ta bësh ti, sepse ai e kupton se ti e suvaton dhe bojatis si Rama pallatet e Tiranës për të mashtruar votuesit, nuk mund të të dojë ty më shumë se sa e don Ibrahim Rugovën. Sepse edhe Thaçi është rritë me Rugovën, është mëkuar me idetë e tij, është rritë me rugovizmin e tij, është një nga nxënësit e shkollës së tij. Edhe Thaçi s’del dot prej Rugovës. Ndaj mos i përçaj më shqiptarët në Kosovë. Sidomos tash që nuk është ai që të rrëfen ty në takime diplomatiko-politiko-ministrore, për manin, frutat e rakinë e manit.

Promovimi dhe reklama e tipit bolshevik që po i bëhet ditarit të Milos, ka për qëllim që të shuajë e sfumojë Rugovën, epokën e tij, filozofinë e tij, anise çfarë e si e tha ai ndodhi në Kosovë e me Kosovën realisht, si dhe të mitizojë dhe heroizojë kundërshtarët politikë të Rugovës. Në dukje është dëm për Rugovën, por në fakt është dënim që po u jep Milo kundërshtarëve të Rugovës, të cilët kujtojnë se kanë pushtetin në Kosovë. Rugovën s’e cënojnë dot paskalët e as milot e jo më shtetasit e tij sado të pushtetshëm të jenë bërë pas vdekjes së Rugovës. Sepse Rugova është udhërrëfyesi i çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar e që jeton në tokën e tij amë, Kosovë, anipse edhe Milo, si serbët, i ndan në kosovarë e shqiptarë dhe u thotë kosovarëve se tokë amë kanë Shqipërinë, duke pohuar e vertetuar si historian tezën serbe se Kosova nuk është tokë shqiptare, siç ua thoshin serbët shqiptarëve të Kosovës kur i dëbonin, ikni shkoni në shtetin tuaj amë.

23.2.2009

NYJA E LVV: PUÇISTËT JANË TE DESHTUAR – Nga Prof. dr. Binak Maxharraj

 

1.RIKTHIMI I FUQISHËM I ALBIN KURTIT

Nësër për LVV është një ditë e veçantë, sepse bash nesër në këtë Parti, e cila është më e madhja ne vend , pas një aktiviteti të dendur në terën , mbahën zgjedhjet e brendëshme për Kryetar Partie. Nesër dhe bash nesër, disa qaravesha te LVV  punimet e këtyre zgjedhjeve do ti shohin ne tv diku ne nje qoshe te shtepisë së tyre, disa të tjerë punimet do ti përcjellin në ndonjë kafiq apo restaurant duke ia qur nga një gotë dhe më smirëzi nga aty do ti përcjellin punimet e zgjedhjeve te brendëshme në Partinë,qe tani me nuk është e tyre. Ata nësër vetem ne tv mund të shohin këthimin triumfal e liderit te saj të pakontestueshem në pozitën e kryetarit, sepse këtë e deshiron anëtaresia e gjere e LVV. Po ndoshta ndonjëri prej tyre edhe do të plasë nga inati.

 

Po pse vallë LVV nuk është më e tyre,kush janë ata qe po qaraveshën po qojnë krye që sa kohë duke u sjellë quditërishtë ndaj kësaj Partije e cila i afroi ne gjirin e vete,ua mesaoj germat a para ne politik,i ngriti nëpër poste te ndryshme,por prapë s’janë te kënaqur don diçka më shumë sepse ju është rritë mendja së jane dikushi?!

 

2.PUÇISTËT E LVV DOLËN PËR LEDINË.

 

Dihet së qe gadi një vit në LVV diçka nuk shkon,se diçka po zihet.Kjo së çka nuk shkonë në LVV mbeti punë e brendshme e Partisë,derisa nje ditë plasi sherri,kur një ditë Aktivistja e LVV Aida Dërguti ia plasi për fytyrë mutin e saj Albin Kurtit i cili gjndej në burg.Ishte në burg jo nga qejfi por nga deshira dhe puna e tij për të mbrojtë atedheun e tij,për të mbrojtë Kosovën nga pushtetarët aktual qe donin ta shkaterronin Kosoven duke ia sjellë Demarkacionin e keq,Asociacionin e komunave me shumicë Sërbe(minishtetin ne shtetin ) e shumë gjera tjera te dëmshme për Kosovën.

Pas këtij gjesti banal te Aida Gërgutit filluan të dalin shkendijat e para gjoja te pakënaqurve për punën qe po bahetne LVV.U tha dhe çka nuk u tha se gjoja kjo kastë e te pakënaqurve brenda LVV e ekuzonte Albin Kurtin së gjoja ai po i ndersyeka te tjeret ti dinigrojnë disa kuadra brenda përmbrenda LVV dhe se ata e paskan ndi veten te fyer.Filluen përplasjet midis tyre nuk ishte fjala për ndonje program apo platëformë me të mire për ecjën përpara të LVV,por ne se shpejti nga erresira këta të pakënaqur nxorën planin e tyre sekrete se nuk ishte thjeshtë fjala për disa pakënaqësi midis tyre,por thjeshtë doli së ketu është fjala për pushtet,thjeshtë nje plane i kurdisur për ta injoruar Albin Kurtin,njeriun i cili edhi i solli ne LVV dhe i ngriti nga qobanet e dikurshem ne politikajë.Kjo e arrijti kulmin kur i lazdruari i LVV Dardan Mulliqaj doli haptas duke thanë shul shqip:”se ne zgjedhjet e ardheshme Albin Kurti nuk banë të kandidoj për Kryetar Partije”.Kjo kërkesë e Dardan Mulliqaj e cila edhe ishte edhe kërkese e grupit te pakenaqurve ishte thjeshte luftë për pushtet dhe asgje tjeter,sepse siapas rregullave statusore askush nuk ka të drejtë të ia mohon dikujtë kanditaturen për kryetar sepse kjo është një e drejtë universale e pamohue-shme për askëndë.Kur Albin Kurti e vuri kanditaturën e vete nga burgu,plasi sherri.Filloj puçi në LVV nga te pakënaqurit të cilët menduan së do ta marrin kalan nga mbrenta,por u deshpruan keq,u tutën nga kandidimi i Albinit për kryetar Partie me ç’rast filluan dorëheqëjet serike te orkestruara që më pare.Puçistët u tehqen nga çdo aktivitet në LVV,i bojkotonin mbledhjet,lëshonin deklarata te pakripta nëpër media etj.

Për ta shqyrtuar këte situat aspak te kendeshme Kryesia e LVV u mblodhë,por puqistet nuk merrnin pjesë.Në fund duke u gjëndë në një situatë aspak të mirë Kryesia vendosi qe te thërretë një seancë të përbashkëtë të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar te vetevendosjes ku ishin kogja shumë nga komplotistët.Unë nuk i di së çka është bisedu rreth e rrotull ne këte mbledhje të përbashkët,por me pakë fjalë po u referohem dy bisedave qe u dhane keto ditë për këtë çshtje shume delikate.Njera ka te bëjë me bisedën ne Intëraktiv te KVT të aktivistës z. Fitore Pacolli,dhe tjetra e isht-kryetarit të LVV dhe ideatorit të puçistëve z.Visar Ymerit.

Fitore Pacolli një femer elegante dhe brilante e cila me fjalorin e saj të mrekullueshëm të të folurit shqip,të cilës do të ia kishin lakmi edhe shume pushtetar tane të cilet ne te folur e shkerdhëjnë krejtë gjuhën shqipe,e shpalosi me urtësi dhe mënçuri së për çfarë ishte biseduar në ate mbledhe te përbashkët,për te biseduar për hallet dhe shkaqet së për çfarë arësye ishin dhanë të gjitha ato doreheqeje.Na u ofruam Platëformën tonë e cila këto ditë gjendej ne diskutim ne anëtarësin e gjere,u ofruam edhe plane e programe ne te mire të vetevendosjes.U thame se ato denigrime qe vinin neper media dhe portale për te dorehequrit nuk jane te LVV por te ndonjë anëtari te Levizjes të cilëve askush nuk ka te drejte te ua mbyllë gojen.Kërkuam në këtë mbledhje nga ta qe te ofrojnë plateformën dhe programin e tyre qe ta bisedojm se bashku,por ata kishin ardhe ne mbledhje me duar ne xhepa pa kurrfare programi,pa krrfare Plateforme,por si papagallat e perseritëshin të vetmen gja,të vetmen kërkesë te tyre se Albin Kurtin nuk e pranojmë për kryetar dhe se ai duhet ta terheqe kanditature,pra edhe nëe këtë mbledhje u pa ana e erret e mendjeve te tyre për te ia mohu dikujat te drejtën për tu kandituar dhe qenë i kandituar.Absurd i sojit të Puçistëve të cileve u hasi sharra ne gozhdë dhe si te tillë jane të dështuar,të mjeruar të tillët edhe nuk i duhën LVV.Po.çfarë tha Visar Ymeri ne emisionin Argument plus te RTV21

Gjatë gjihtë bisedës Visar Ymeri sillej verdall andej e këndej që më shumë ne te folur i ndihmonin duar se sa goja e tij nuk tha asgje te re,bash asgje,por sillej si”dardha e ahmatit”pa kurrfare koncepti,pa kurrfarë aresye së për çka ishin dhane gjithë ato doreheqeje,kurfare arsye për gjoja shantazhet qe po ua banë Albin Kurti,te vetmen gjë qe duhet me ia mbajtë mend këtij dezertori nga LVV ne këte bisedë ishte ajo kur tha se si pati të drejtë që Albin Kurti u mundu ne Majt te vitit 2017 te parandalonte kondidimin e të lazdruarit Dardan Mulliqaj për deputet ne Parlamentin e Kosovës.Ai tha ne emision haptasi se kjo:”Apsolutishtë absurde,si mund te thotë një njeri i LVV të mos kandidoj për deputet”.Por ky kryepuçist i LVV sikura harroj te thotë se pse nuk ishte “Apsolutikisht absurde kur ky vete se bashku me Dardan Mulliqaj e te tjeret kërkonin absolutikishtë qe Albin Kurti te mos kandidoj për Kryetar Partie”,Pra siq po shihet këta vete e futen vehten ne gersherë më pisllaqet e tyre,keta vete e lidhen nyjen ne LVV te pa qenë,qe qellimi kryesor i tyre ishte dhe mbetet lufta për pushtet.Këta puçist ndoshta edhe mund ta formojn ndonje parti te re siq po flitet,por do te jen te deshtuar siq deshtuan edhe shume parti te reja qe un ndanë,humben si fluska sapuni apo fluska e Edita Tahirit,mbas do te zhdukën edhe nga skena politike,ose do e jenë te detyruar ti bashkohen Klanit famoz PRONTO,rrugë tjetër nuk kanë.

 

3.”ÇE GE VARËN” E LVV MUND TA VRISNI,POR KURR NUK MUND TA THYENI.

 

Pra,nësër për LVV është një ditë e veçantë sepse nësër në tërë teritorin e Kosovës do mbahën Zgjedhjet e mbrendshme për Kryetar Partie sipas “një votë nga secili anëtarë”.Kjo është zgjedhja më demokratik  e një Kryetari Partie.Puçistët friguan qe ta propozojnë edhe kandidatin e tyre,sepse ata e dinin fortë mire së cili qoftë kandidat nga ana e tyre do te ishte i vogel në krahasim me Albin Kurtin,sepse Albini e themeloj LVV.Albin Kurti u rritë dhe u farkue nëpër betejat për rritjën e LVV.Ai u përplas me te gjitha ata qe nuk donin ta shohin Albin Kurtin ne skene.Albini u bani ballë qizmes se Millosheviqit,policia e te cilit e terhiqte zvarr Albinin nepr sheshe dhe duke ia vu  qizmen ne fytë,e burgosën por mbijetoi.Qizmen ne fyte ia vunë edhe policia e UMNIK-ut të cilin e zvarritnin nepër sheshet e Prishtines,por qe edhe ia vranë dy aktivisht te tij për te cilët askush deri me sot nuk është përgjegjë.Albin Kurtit ia vuna qizmet dhe e terhoqen zvare edhe plicia e Kosovës nepër demostrat dhe protesta kunder të këqijave qe po ia sillnin pushtetaret e Kosovës.Shkurtë Albin Kurti u rritë dhe u burrnue gjate betejave për rritjën dhe zhvillimin e LVV,dhe arrijti deri aty qe ne zgjedhjet e fundit Parlamentare u rreshtu Partia e parë ne Kosovë.Ky,pra është Albin Kurti,ky është Çe ge Vara i Kosovës te cilin mnd ta vrisni,por kurr nuk ta mboshtni,sepse e ka dijën,e ka visionin e ka alibin dhe mandatin e anëtarësisë së LVV.Puçistët tanimë e deshtuar sikur e kane harru së kush është Albin Kurti dhe Partinë te cilen ai e formoi dhe e zhvilloi nuk mund te le në dorë te puçisteve.Se kush është Albin Kurti me së miri do ta tregojn edhe zgjedhjet e nësërme ne te cilat do te triumfoi edhe më fuqishem.Puçistët mund te formojnë ndonje Parti te re,por ata duhet ta din së nuk mund ta dobësojnë LVV,sepse LVV do te rritët shendëtshem edhe pa ta,dhe se ata qyshta tani duhet ta konsidrojnë vehten te deshtuar.

Ditmir Bushati reagon si të jetë vasal i Moskës! Nga Elida Buçpapaj

Një përgjigje të coftë i ka dhënë institucioni që drejton Ditmir Bushatit deklaratës gjithë akuza të Moskës kundër kryeministrit të Shqipërisë rreth përshëndetjes që Edi Rama i ka bërë miratimit të ligjit të gjuhë shqipe në Maqedoni.

Ky ligj që u kthye përsëri mbrapsht nga presidenti Ivanov, si një shpalosje e hapur shqiptarofobe, do të duhej të miratohej menjëherë pas Marrëveshjes së Ohrit më 2001! Shqiptarët në Maqedoni janë etnitet shtetformues, zyrtarisht 25% po de fakto rreth 50% dhe deri sot nuk gëzojnë të drejtën e gjuhës në institucionet shtetërore!

Le të bëhet një krahasim i trajtimit shembullor që i bën Kosova pakicave me mënyrën diskriminuese të sllavo-maqedonëve të partisë të Gruevskit kundër etnisë shqiptare! Marrëveshja e Ohrit me praninë e BE dhe SHBA duhet t’i jepte fund këtij diskriminimi, segregacioni dhe aparteidi. Përfshirja e Ali Ahmetit pas konfliktit në bashkëqeverisje me partinë e Gruevskit VMRO-DPMNE, që ishte shkaktarja e konfliktit, i la shqiptarët në baltë.

Zaevi ka kthyer klimën e shpresës për paqe dhe bashkekzistencë dhe miratimi i ligjit i gjuhës shqipe është në të mirë të kësaj dhe normalisht Kryeministri Rama e ka përshëndetur këtë hap.

Së pari, sepse bëhet fjalë për shqiptarët;

Së dyti, sepse me Maqedoninë jemi fqinj;

Së treti, sepse Shqipëria me Maqedoninë dhe shtete e tjera të rajonit kanë axhendë të përbashkët integruese në NATO dhe BE;

Së katërti, sepse pa implementimin e marrëveshjes të Ohrit nënshkruar 17 vjet më parë, në Maqedoni nuk mund të ketë siguri dhe stabilitet afatgjatë.

Deklarata përshëndetëse e kryeministrit të Shqipërisë ishte shumë e zakonshme, pa asnjë emfazë apo triumfalizëm, pasi nëse kjo Marrëveshje ka mbetur në letër është faji edhe i shtetit shqiptar që e ka detyrim të kujdeset për shqiptarët e Maqedonisë. Mendoni sikur Maqedonia të jetohej 25 % të popullsisë nga rusët, se çfarë do të bënte sot Rusia për të mbrojtur interesat e popullsisë ruse dhe Rusisë!

Sa për imagjinatë, sepse nuk ka popullsi ruse në Maqedoni dhe interesat e Rusisë në rajon duhet të shkojnë deri atje sa të miratojnë barazinë midis etnive të Maqedonisë sepse prej barazisë lind paqja dhe stabiliteti afatgjatë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë në mënyrë shumë diplomatike kishte të drejtë që të mbante një qendrim korrekt dhe larg çdo vasaliteti skllavëru(e)s. Ditmir Bushati, nuk dihet në emrin e tij apo edhe të Edi Ramës, do ta mbajë mirë me rusët dhe i merr me të mirë, por kjo e bën që ta shesi kryeministrin e shtetit shqiptar për 30 aspra. Ditmir Bushatit paguhet që të mbrojë së pari interesat e shqiptarëve, interesat e rajonit, interesat e Europës dhe institucioneve Euro-Atlantike. Edi Rama, pas kësaj deklarate të Ministrisë të Jashtme, duhet ose ta shkarkojë Ditmir Bushatin, ose të mos ia paguajë rrogën e janarit si Ministër, sepse nga deklarata e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, duket sikur ky institucion është aneks i Kremlinit.

Në reagimin qyqan të Ditmir Bushatit shkruhet se “si Rusia dhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoni dhe synojmë të mbetemi të tille, por në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe pespektivën euro-atlantike të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor”, deklaron Ministria e Jashtme e Shqipërisë.”

Përse Ditmir Bushati vendos shenjën e barazimit midis Shqipërisë dhe Rusisë, përse qenka e jashtme Shqipëria dhe përse Shqipëria duhet të vijojë të mbetet e jashtme?! Rusia është e jashtme, por Shqipëria jo, kur Maqedonia jetohet nga shqiptarë. Sa i përket harmonisë etnike, këtu Ditmir Bushati do të duhej të autoakuzonte veten, sepse shteti amë nuk bën aspak për harmoninë etnike, sepse nuk mund të ketë harmoni etnike pa implementuar Marrëveshjen e Ohrit të 13 gushtit 2001.

Rusia sot po ndërhyn kudo në ish Republikat sovjetike ku jetojnë rusë, por as Maqedonia dhe as Shqipëria nuk janë as ish republika sovjetike dhe as nuk jetohen prej rusëve, pa marrë parasysh se Shqipëria është drejtuar dikur, për gjysmë shekulli nga stalinisti më i egër i kohës.

Beogradi e qan me lot krokodili Oliver Ivanoviçin! Nga Elida Buçpapaj

Posa u dha lajmi i vrasjes të Oliver Ivanoviçit, Beogradi njoftoi ndërprerjen në Bruksel të bisedimeve Kosove-Serbi, duke e etiketuar vrasjen akt terrorist të shqiptarëve!

Ndërsa një nga figurat më emblematike të Serbisë Vuk Drashkoviçi, në të njëjtën kohë, e konsideroi vrasjen e kryer me stilin e shërbimeve sekrete të kohës së Milosheviçit.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, një figurë shumë e njohur edhe kjo e pakicës serbe kur ka komentuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Gjatë një paraqitjeje në televizionin serb, “Happy TV”,  Trajkoviç ka akuzuar themeluesit e Listës Serbe. Trajkoviçi ka thënë se tek serbët e Kosovës ekziston besimi se vrasja e politikanit ishte e organizuar nga qarqet serbe.

“Fatkeqësisht Beogradi nuk po na lejon të flasim. I lejon të flasin vetëm ata që mendojnë ashtu siç mendon Beogradi.” Pastaj Rada Trajkoviç ka përmendur Milan Radojiçin. “Për bashkësinë ndërkombëtare ky është lider jotransparent, ose ta them më ashpër, njëri prej shefave kryesorë të mafies në territor të Kosovës”, është shprehur ajo. Radojiçiçi është njëri prej personave që e kontrollon Listën Serbe.

Edhe vetë Oliver Ivanoviç në intervistën tashmë të njohur tek Vremje tha se “serbët e veriut të Mitrovicës nuk u friksohen tani shqiptarëve por serbeve.” “Në veriun e Mitrovicës mbizotëron frika*, tha Ivanoviç, “droga shitet gjithkund dhe strukturat kriminale kane lidhje me politikën në Beograd”. “Strukturat kriminale lidhen me Partinë Progresive serbe”, tha ai duke shtuar se “serbët e Kosovës nuk kanë simpati për Listën Serbe dhe se ky formacion politik i vjedh votat, nuk fiton.”  Asaj kohe kur dha intervistën tek Vremje, strekturat kriminale i kishin djegur makinën.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ishte e paralajmëruar. Ai kishte kërkuar mbrojtje, sepse ndihej i kërcënuar.

Në përcjelljen me nderime për në banesën e fundit që iu dha në Beograd merrnin pjesë gjithe përfaqësuesit e shtetit serb duke nisur nga kryeministrja Ana Brnabic, ish presidentët Nikoliç, Tadiç, Patriarku Irinej, Princi i Kurorës Aleksandër Karagjeqevic etj. Mungonte Presidenti Vuçiç që pritet të shkojë gjatë fundjavës në veriun e Mitrovicës.

Por familjaret e Oliver Ivanoviçit nuk do t’i gjejë atje. Gruaja dhe djali i mitur nuk do të kthehen më aty. Kështu ka thënë për Telegraf.rs Milena Popovic-Ivanovic, se ajo dhe djali i saj dhe i Oliverit nuk do të kthehen në Kosovë.

“Im bir dhe unë nuk kthehemi më në Mitrovicë, në qytetin e frikës, errësirës dhe dhimbjes. Oliveri yne e dha jetën për Kosovën dhe Serbinë. Dhe kur ai kërkoi ndihmë dhe mbrojtje askush nuk ishte atje. Tani ata po thonë se ai ishte hero, po ku ishin këta njerëz që tani janë duke e çmuar kaq shumë, kur ai kishte për ta nevojë!”, është cituar të ketë thënë ajo.

Kjo është e vërteta që e shqipton vetë bashkëshortja e liderit të pakicës serbe.

Oliver Ivanoviçi ishte në veriun e Mitrovicës i kërcënuar nga segmentetet e nëntokës serbe në lidhje të fuqishme me Beogradin.

Kur i kërkoi ndihmë shteti serb nuk e mori në mbrojtje.

Tani që e vranë, Beogradi e qan me lot krokodili dhe vrasjen e tij kërkon që ta përdorë në Kosovë për qëllime politike.

Por ky është një impossible mission – një mision i pamundur!

Kroacia në dritën e 26 vjetorit të pavarësisë së saj shtetrore, nacionale dhe politike – Nga Agron Shabani

Sheti dhe populli (kombi) i njohur kroat me solemnitete dhe manifestime të shumëta, gjatë këtyre ditëve po e shënojnë dhe kremtojnë 26 vjetorin jubilar të shtetit të pavarur, sovran, integral dhe demokratikë të Kroacisë.
Kroacia është shteti më i zhvilluar dhe më i fuqishëm, respektivisht, fuqia kryesore në rajon. Ajo është anëtare e Natos, BE-së, OKB-së si dhe e të gjitha institucionëve ose mekanizmave tjera relevant botërore ose ndërkombtare.
Historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), liridashëse dhe patriotike e popullit (kombit) dhe shtetit të njohur të Kroacisë, parasegjithash janë historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e njohur e një populli ose kombi të lashtë dhe autokton në ato hapësira, i cili në trajtat dhe format më të bukura, më të shëndetshme, më të shkëlqyera, më sublime, madheshtore, relevante dhe superlative, i ka ruajtur, mbrojtur, kultivuar, pasqyruar (prezantuar) dhe afirmuar të kaluarën ose historinë e tij së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin, moralin, displinën, emancipimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem. Zatën, fryma e mësipërme liridashëse dhe patriotike së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin, moralin, zhvillimin, mobilizimin, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshem shtetror, nacional dhe politik, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e një kombi dhe një shteti. Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, karakterin, narracionin, emancipimin, brilancën, karismën dhe ekskluzivitetin e pashoq të Presidentës sharmante dhe tepër ekzotike të Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar -Kitaroviç e cila pos tjerash, do mbahet mend edhe si gruaja ose femra e parë -këshilltare e lartë profesionale e ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, madje si shefe e shkëlqyer e diplomacisë kroate në një etapë të rëndësishme konsolidimi dhe kështu me radhë, Kryeministrin Plenkoviç etj.
Se këndejmi, Kroacia ishte Republika më e pasur, më e zhvilluar dhe më e fuqishme në kontekstin ose domenin e përgjithëshëm shkencor, akademik, kulturorë, industrial, teknologjik dhe ekonomik, edhe në ish Jugosllavi, ku me tepër se 45 %, të industrisë , teknologjisë dhe ekonomisë së gjithëmbarëshme të ish Jugosllavisë, asokohe ndodhëshin në Kroaci.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Universitetin e famshëm të Zagrebit me histori të bujshme si dhe me një traditë të gjatë shkencore, universitare ose akademike afro katërqind (4OO) vjeçare, Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë, ndër më të njohurat dhe më të shquarat në Evropë, Institutin e njohur shkencor “Ruxher Boshkoviç”, Akademitë e njohura ushtarake të Zagrebit, Velika Goricës, Rijekës, Splitit, Pulës etj.
Ndërkohë që bregdeti ose riviera e njohur e Kroacisë, ishte edhe “Meka” ose “parajsa devizore”, respektivisht, finansiare dhe ekonomike e buxheti të përgjithshëm të ish Jugosllavisë. Ndërkaq, sot e buxhetit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional të Republikë së Kroacisë.
Shteti dhe kombi mik i Kroacisë, shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej, gjithëmonë u janë gjendur pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Në Kroaci gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishin të punësuar, siguruar dhe sistemuar me dhjetëra ose qindra mijëra shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trevave tjera shqiptare që i siguronin bukën e gojës, mirëqëniën dhe ekzistencën për vetvetën, familjet dhe farefisin e tyre falë mikëpritjes dhe buarisë së shquar të shtetit dhe kombit të njohur kroat. Respekt.

Një trohë histori:

Siç dihet, me rastin e luftës dhe levizjes së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kroaci, nën udhëheqjen supreme të Presidentit dhe Komandantit (Gjeneralit) Legjendarë të Kroacisë, Dr. Franjo Tuxhman: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit (kombit) dhe shtetit mik të Kroacisë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës. Ndonëse, luftërat dhe levizjet e ndryshme çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetrore dhe nacionale të popullit ose kombit liridashës dhe patriotik të Kroacisë, nuk kanë pushuar kurrë që nga mbretërit ose banët e shquar kroat si Tomosllavi, Domagoji, Branimiri, Kreshimiri, Zvonimiri, Trpimiri, Jelaçiçi, Svaçiçi etj. Për të vazhduar me levizjen dhe rilindjen e njohur ilire të Juraj Krizhaniçit, Ante Starçeviçit, Franje Supilos dhe intelektualëve e patriotëve të tjerë kroat si “Ilirski Pokret” ( Levizja Ilire), “Ilirski Preporod” ( Rilindja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) etj. Aty janë edhe livizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse dhe patriotike të Stjapan Radiçit, Savka Dapçeviç-Kuçarit, Mika Tripalos dhe të tjerëve ( si “MASPOK” etj.) në Kroaci. Do shtuar në sfond se lidhjet ose rrënjet e ndryshme ilirike ose panilirike në mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë të hershme ose shumë të moçme. Në teriotoret ose hapësirat e sotme të Kroacisë dhe Herceg Bosnjes, dikur kanë jetuar fiset e njohura ilire të Dalmatëve, Ardianëve, Ditijonëve, Istrianëve etj.
Ndryshe nga kjo, levizjet e njohura reformatore ose restauruse në Kroaci ( edhe Slloveni) në etapën e parë të shekullit 16 (XVI) do depertonin nga Gjermania dhe Austria. Shkrimi i parë protestant në gjuhën kroate me titull “Razgovor izmedu papista i jednog luteranca” ( lëxo: Biseda në mes paistëve dhe një luteranisti) do botohet dhe editohet nën regjinë dhe përkujdesjen e intelektualëve dhe teologëve të njohur kroat si Stjepan (Stipe) Istrianin (Konzulli), Anton Senjan, Pater (Fra) Baldo Lupetina dhe të tjerë si reagim ndaj kursit dhe tezave të njohura reformatore ose protestantiste të Martin Lutherit etj. Ndërkaq, në Urach (Gjermani) asokohe do ngritej dhe themelohej edhe shtypshkronja dhe bibloteka e famshme në gjuhën kroate ku intelektualët, teologët ose reformatorët e njohur kroat të asaj kohe si Anton Konzull Dalmatinski, Matiija Vlaçiç Iliri (Flacius Ilirijikus), Juraj dhe Nikolla Zrinski dhe të tjerë, do bëhen të njohur me “flacianizmin” ose “luternazmin e pavarur dhe radikal” të protestanizmit autokton. Ndërkaq, Bani i njohur kroat, ishte pronar i pallatit të shquar mbretëror të “Urachut” -pranë Tübingenit në Gjermani. Ndërkohë që përkthimin dhe eksplorimin e parë të “Biblës” e kishte bërë dijetari dhe teologu i famshëm kroat, Juraj Dalmatinski (1546-1589). Përderisa, përkhthim, redaktimin dhe eksplorimin e parë të librit të shënjtë të “Kur´anit” në Evropë, e kishte bërë pedagogu, intelektuali, teologu dhe humanisti i shquar kroat, Harman Dalmatinski i cili ishte edhe përkthyes dhe pedagog (profesor) i shquar në universitetët ose ‘shkollat elitare’ të Toledos dhe Kordobës në Spanjën e kohës së “Dinastisë” ose “Kalifatit” të njohur të Arabëve.

SPECIALJA DHE BANDA E “VETERANËVE” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

      Kosova është bërë “nëna e vakive!” Këtu ndodhin çudira nga më të panatyrshmet, por, konsiderohen si të zakonshme! Kur Serbia, në kuadrin e Faderatës jugosllave, e trashi zullumin ndaj shqiptarëve të Kosovës, reagimi ishte i pritshëm. Tashmë, ky reagim nuk ishte klandestin, ilegal, siç kishte qenë nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Përkundër, ishte legal, i hapur, i organizuar, me plan-program, të proklamuar botërisht.

     Për 45 vjet radhazi, veprimtaria klandestine, ilegale atdhetare, u kishte kushtuar shqiptarëve të Kosovës shumë qindra vite dënime, burgime, vuajtje shpirtërore e fizike, vdekje.

         Presidenti Rugova – triumfues në paqe dhe luftë

     “Ka ardhur koha të dalim nga çubat”,- kishte përsëritur thirrjen e bërë, së pari, në vitin e largët 1967, kohë që shënon edhe hyrjen në politikë të studentit brucosh, Ibrahim Rugova. Dhe, “dalja nga çubat”, nënkuptonte kërkesat e artikuluara të shqiptarëve, për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndërsa në vitet `90-a, kjo kërkesë ishte avancuar në slloganin-trinom: “Liri, Pavarësi, Demokraci”.

     Themelimi i LDK, më 23 shtator 1989, si Lëvizje masive, me program dhe qëllim të qartë, i joshi shqiptarët, duke ngjallur shpresë e besim. Ishte lëvizje-parti e parë e pluralizmit Politik në Ballkan, e cila fitoi jehonë e simpati edhe tej kufinjve ballkanik. Ishte hera e parë që shqiptarët ishin këndellur, në masën e duhur, për të bërë punë dhe veprime të mençura. Vënia në krye të kësaj lëvizjeje, pothuajse, gjithë-popullore, të intelektualit të kompletuar moralisht dhe atdhetarisht, ishte një gjetje e studjuar, e qëlluar, e duhur.

     Dalja e Ibrahim Rugovës në ballë të LDK-së, realisht, në ballë të popullit, nuk ishte rastësi. Nxënësi i shkëlqyer në Gjimnazin e Istogut dhe të Pejës; student prijetar në Universitetin e Prishtinës, duke u vënë në krye të shtypit studentor, oponencë e shtypit zyrtar të kohës; polemist i thekshëm në takimet me letrarët nacionalistë serbo-sllavë, e kishin bërë të shquar ndër shqiptarët.

     “Trimi i mirë me shumë shokë”, një shprehje e ardhur nga koha skënderbegiane. Të gjitha nismat e Ibrahim Rugovës me shokë, kanë rezultuar mirë të studjuara dhe suksesshëm të funnksionalizuara, në kohë dhe hapësirë. Krijimi dhe funksionalizimi i institucioneve paralele shtetërore: që nga kundërshtia e monizmit partiak, me kundërvënien e pluralizmit partiak, për të vazhduar me paralelizmat institucionalë shtetërorë, paralizuan dhe bllokuan të gjithë administratën civile shtetërore. Pushtuesit serbo-sllav i mbeti vetëm ushtria dhe policia, pa shqiptarë, pra, vetëm dajaku!

     “Të mbrohet pragu i shtëpisë”,- ishte sllogani i tretë i radhës i Ibrahim Rugovës. Dhe, lëndëzimi mbështetës ishte Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, (FARK), si dhe Shërbimi Informativ. Deklarimi për “politikë paqësore”, e rrallë, madje, e padëgjuar deri atëherë në hapësirat ballkanike, i njohur me emërtesën adekuate “Ballkani – fuqi baruti”, tërhoqi vëmendjen e Qendrave të Vendosjes Botërore. Dhe, kjo politikë e re presupozonte miratim, përkrahje dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë, për Kosovën nën terror të pushtuesit serbo-sllav. “Politika paqësore aktive”, jo dhunë, ishte reale, logjike, duke parë shpërputhjen e raportit të forcave, në disfavor të shqiptarëve. Ndërkohë, organizimi ushtarak, nënkuptonte luftën, nëse do të dështonte zgjidhja paqsore.

     “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, – kishte hedhur setencën publike, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, këtë e kishin dëgjuar dhe lexuar me vëmendje e simpati Qendrat e Fuqishme të Vendosjes. “Jam takuar disa herë me Presidentin Rugova”, – do të thoshte, vite më vonë, Presidenti Clinton. Ndërkohë që opinioni kishte mësuar për vetëm një takim, nga një foto e publikuar. Madje, lehaqenët e kuq të LPK-së, nga zilia, smira, e mohonin edhe këtë takim, duke e quajtur “foto-monrazh!” Në vitet `90-a Kosova ishte pa miq potencialë. Politika kundra-kombëtare, pro ruse, e komunistëve shqiptarë, me filosllavin Enver Hoxha, kishte humbur mikun e madh, Amerikën, e cila, para dhe gjatë mbretërimit të Zogut të I-rë, kishte qenë dashamirëse dhe përkrahëse e shqiptarëve. 

         Krimet monstrume të “UÇK-së” të SHIK-ut

     “Ju jeni profesionistë, e dini çfarë të beni. Kthim prapa nuk ka”, – u ishte përgjigjur, në pyetjen “Ç`të bëjmë(?)”, ushtarakëve, pas prishjes, pabesisht, të Marrëveshjes Ushtarake të Osllos, Presidenti Rugova, tani, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut. Dhe, kjo porosi, u lexua si urdhër në kohë lufte. FARK-u organizoi UÇK-në e tij në formacione ushtarake dhe filloi luftën, në mes rreziqeve dhe kërcënimeve shumë-palëshe: nga LPK-ja me Tiranën social-komuniste zyrtare dhe Serbinë me aleatë.

     LPK-ja, në koordinim me Sigurimin Shqiptar, me porosi të Serbisë me aleatë, themeloi organizatën klandestine kriminale e terroriste, SHIK. “UÇK-në” e saj, e copëzoi në skuadra pushkatare, të stërvitura në Shqipëri dhe Francë, enkas, për të ekzekutuar kundërshtarët politikë, kryesisht, ushtarakët e FARK-ut, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së. Ndonëse LPK-ja kishte hequr dorë nga lufta kundër pushtuesit, bateritë i zbrazi kundër shqiptarëve, që ajo i konsideronte politikë dhe pengesë, për ta marrë pushtetin e pas luftës. E filloi me ekzekutimin e gazetarit dhe zëdhënësit të luftës, Ali Ukaj, për të vazhduar me Ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, oficerët Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Dr. Hazir Mala, Rushit Elezi si dhe të tjerë, në territorin e Shqipërisë londineze.

     Tirana zyrtare kishte kompozuar “Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës”, në njërën nga vilat e Bllokut të zi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, konsoliduan bandat në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe intensifikuan rrahjet, malterimet, kidnapimet, burgosjet në burgjet rurale, duke ushtruar dhunë e torturë të ngeshme e sadizëm, deri në mbytje të njerëzve të pafajshëm. Viktimat e radhës do të ishin kuadrot dhr veprimtarët e Ibrahim Rugovës: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ekrem Rexha, Shaban Manaj, Haki Imeri, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Hasan Zemaj, Ukë Bytyçi, Rexhep Lucaj, e qindra të tjerë.

     Vrasjet do të vazhdonin me ushtarakët trima e luftëbërës: Tahir Zemaj, Reshit Mustafa, Mirush Dakaj, Adem Mulhaxhaj, Agim Çelaj, Rexhë Osaj, Ramë Idrizaj-Peja, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Hajdar Ahmeti, njëri nga 19 oficerët e diplomuar në Akademinë Policore, në Tiranë, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Besim Dajaku, Ilir Selimaj, Arben Sejdiut dhe të tjerë. Goditjes fatale nuk do t`i shpëtonin as gazetarët e kombëtarës “Bota sot”: Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti. Tentim-vrasjet, të mbijetuar me plagosje: kuadri i LDK-së Fetah Rudi, akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gani Geci, Ismet Çeku dhe të tjerë. Vetëm gjatë qeverisjes kriminale të Qeverisë të Përkohëshme, të kryesuar nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, sipas listës emërore, të dëshmuar nga kuadro të SHIK-ut, janë ekzekutuar 600 persona.

     Edhepse vrasjet ishin një e fshehtë publike, lehtësisht të hetueshme dhe të zbulueshme, organet përkatëse të inkriminuara të Kosovës dhe ato ndërkombëtare të korruptuara, me ndërhyrjen e Serbisë, jo vetëm i heshti, por edhe i stimuloi këto vrasje serike. Qëllimi i Serbisë ishte i qartë: vrasësit, krimnelët i donte në pushtet. Dhe, më në fund, zgjedhjet e 11 qershorit 2017, e dëshmuan këtë të vërtetë absolute, kur “Lista Serbe”, ishte përcaktuese e zgjedhjes , votimit të Qeverisë supërkriminale të Kosovës.

     

        Ngatërresa e qëllimshme e dy UÇK-ve

     Dihet botërisht se Shqipëria ka qenë ndër shtetet më diktatoriale dhe më të varfëra të botës. Por, megjithatë, ka qenë supërfuqi propagandistike, lehaqene, siç thuhet në zhargonin mediatik. “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, të LPK-së, kopjuan nga komunistët shqiptarë të Hoxhës, ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, të shoqëruar me propagandëm lehaqene, se, kinse, po luftojnë pushtuesin. Ata kishin proklamuar themelimin e një UÇK-je, me datime e vende të ndryshme, herë dekada, e herë vite më parë. Por, kurrë nuk e organizuan në formacione ushtarake, ashtu si e pranojnë edhe vetë themeluesit e asaj “UÇK-je”, e cila mbeti fiktive, imaxhinare! 

     Gjithashtu, themeluesit pranojnë se nuk arritën “UÇK-në” e tyre ta aktivizojnë në luftime, nga sabotimi që i bënë luftës, kryesia puçiste e LPK-së: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, me hafijet e tjerë të Serbisë. Ata, pra, themeluesit e kësaj “UÇK-je”, i quajnë të sipërpërmendurit “banditër, profiterë, spiunë të shteteve armike të Kosovës”. 

     Rrjedhimisht, kjo është “UÇK-ja” e SHIK-ut, e cila nuk ka hyrë në luftë kundër pushtuesit, por, me skuadrat, grupet e saj, ka ekzekutuar kundërshtarët politikë si dhe të pabindurit apo rivalët e saj, brenda llojit, pra, anëtarë të LPK-së. Dhe, si e tillë kjo “UÇK-e”, është kriminale dhe assesi nuk mund të identifikohet me UÇK-në e FARK-ut, e cila ka hyrë në luftë me formacione të organizuara ushtarake dhe me hierarki të komandimit. Kjo UÇK-e, i ka të njohura betejat dhe luftën e bërë, me datime dhe vend-beteja. Ndërkohë, që “UÇK-së” të SHIK-ut i mungojnë. 

     Ky është dallimi, prerja e madhe ndarëse, në mes të dy UÇK-ve, të cilat vetëm emërtesën dhe uniformën e kanë pasur të njëjtë dhe asgjë tjetër. Këtë të vërtetë, madje, sipërore, duhet ta mësojnë shqiptarët dhe opinioni botëror. Lufta e UÇK-së, nuk ka asgjë të përbashkët me vrasësit, për pushtet, të kundërshtarëve politikë. Individët dhe grupet kriminale, përfshi këtu Organizatën e tyre terroriste SHIK, nuk përfaqësojnë as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as popullin e Kosovës. 

     Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, është fyerje e rëndë, për dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, qofshin ata të vrarë nga pushtuesit, apo veglat e tyre shqipfolës, gjatë apo pas luftës. Paradoksalisht, kryekriminelët vrasës, haraçxhinj, uzurpatorë të pasurive të brezave shqiptarë, hajna zyrtarë, janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, kanë mediet, sistemin e drejtësisë dhe gjithëçka nën kontroll. Por, ka ardhur koha që populli t`i shporrë nga pushteti këta monstra neveritës. 

     Lëvizja Vetëvendosje, më sakt, disa kasnecë të saj, të mos krijojë mjegullnajë, me shpifje bajate, se, gjoja, LDK-ja “ka qenë dhe është kundër UÇK-së! Vetëvendosje duhet të faktorizohet se lufton kriminin dhe kriminelët. Qëndrimi, “kokën ke baba e bythët ke burri”, do ta devalvojë shumë në sytë e shqiptarëve. Majtizmi i Vetëvendosjes nuk është ekstrem, si ai i PAN-it, edhe pse partitë-banda deklarohen të djathta. Vetëvendosje ka anëtarësi të re, që nuk mund të jetë e komplekësuar me dogmën marroqe e deshtake komuniste. Ndoca që mund të kenë ngarkesa të tilla, ose reformohen, ose anashkalohen, pa ju dhënë mundësi ndikimi, komandimi. E ardhmja e saj është vetëm bashkërrugëtimi me LDK-në. Përndryshe, joshja pas banditëve të PAN-it, do ta zvetnonte e degradonte shumë. “Kurrizon vetëm varri e drejton!” 

     LDK-ja e ka bërë paqen dhe luftën. Anëtarësia e saj dhe populli i Kosovës i ka parë dhe dëgjuar betejat dhe luftën e Forcave të Armatorura të Republikës të Kosovës, UÇK-në e FARK-ut, të themeluar nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe kolonel Ahmet Krasniqi. Prandaj, e don, e çmon dhe e vlerëson lartë kontributin e saj, për çlirim dhe liri. Por, do të ishte jashtë çdo logjike, që LDK-ja ta dojë apo amnistojë “UÇK-në” e SHIK-ut, kriminelët e saj vrastarë, që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, të cilët kurrë nuk e futën në luftë të organizuar dhe të komanduar “UÇK-në” e tyre fiktive, të rrejshme.

     Po ilustroj: Hashim Thaçi, në televizionin “Euronews” e ka deklaruar: “Unë isha larg nga beteja e luftës. Fitorja e luftës ishte më shumë politike se sa ushtarake”. Televizioni Shqiptar, redaksia për Kosovën, e pushtuar, dhunshëm, nga halabakët e LPK-së, me ndihmën zyrtarëve filosllavë të Tiranës, transmentonte një stërvitje ushtarake në Malet e Martaneshit, të paktën, 200 kilometra larg Kosovës. Dhe, gazetari gënjente, duke e zhvendosur, diku, brenda Kosovës! Është e vërtetë se Hashimi me Kadrinë kanë ardhë në Maqedoni, prej nga i ka shoqëruar për në Kosovë, spiuni Fahrudin Gashi (Faruku), me leje të Serbisë, tani, i dënuar më 18 vjet burg, si vrasës, me librezë të SHIK-ut. Qëllimi i tyre ishte inspektimi i burgjeve të improvizuara rurale të “UÇK-së” të SHIK-ut. Këtë e faktojnë kuadrot e SHIK-ut. Me atë rast, Hashim Thaçi, i zhdepi në dru, “deri sa na shkue gjaku në lugë të b…”, thotë për vete dhe Cen Deskun, kryetari i LDK-ë të Malishevës, Jakup Kastrati. Edhe me këtë “luftë” mund të krenohet presedenti ynë! 

     Kjo kronologji, rrjedhë e ngjarjeve, dëshmon se kush luftoi dhe kush manipuloi opinionin për luftën. Si dhe domosdonë e krijimit të Gjykatës Speciale, për ta shpëtuar shtetin e Kosovës nga zhbërja.

 

          Drejtësia e dështuar vendore, imponoi Gjykatën Speciale

     “Komandantët” e “Rognerit”, listëbërësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike, gjatë dhe pas luftës, kapën majat e pushtetit dhe të shtetit. Shantazhuan, kërcënuan prokurorinë, gjyqësinë, policinë, edhe duke vrarë ca syrësh. Bllokuan sistemin gjyqësor. Madje, ekzekutuan kuadrot e Hetuesisë Speciale të Prokurorisë së Pejës, ish-komandantë në Koshare, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe plagosen kolegun e tyre Hysen Lataj. Për çudë, ekzekutori “rastisi” badiguard i një kryetari partie, të akuzuar për krime lufte. Vranë edhe dëshmitarë të mundshëm. 

     Cinikisht, i akuzuari i parë për vrasjen e dëshmitarëve, kërkon, “të paktën, Gjykata Speciale të zhvendoset në Kosovë!” Sa fort janë trimëruar pushtetarët!! Kjo gjendje kolapsi të organeve të drejtësisë, solli krijimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mundësi, për të hetuar krimet serike, përgjatë luftës dhe pas saj, të bëra kryesisht ndaj shqiptarëve të pafajshëm, madje, disa nga ata ishin në komandë të luftës dhe të tjerët, kryesisht, luftëtarë për lirinë e Kosovës.

     Gjykata Ndërkombëtare ishte, vërtet, tërësisht, politike, të paktën, ndaj shqiptarëve. Vrasës të ngeshëm dhe të shumëfishtë, u dënuan minimalisht, të tjerët u shpallën të pafajshëm!?! Qoftë edhe një vrasje, e bërë me paramendim, ndaj njeriut të pafajshëm, të paktën, meriton dënim të përjetshëm. Kështu vepron ligji në shtetet ligjore dhe demokratike.

     Shpresë e vetme, për ta shpëtuar Kosovën, të ngulfatur nga krimi masiv, mbetet Gjykata Speciale, edhe pse nga zhgënjimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, në popull ka shumë skepticizëm, mosbesim. “Komandantët” kiminelë janë në ethe, për ta zhbërë këtë Gjykatë, duke kalkuluar se, kinse, godetë “UÇK-në”. Tani vrastarët duan të identifikohen me UÇK-në e mirfilltë, atë të FARK-ut, të cilën, e kanë luftuar tmerrësisht e poshtërsisht, duke ia vrarë komandantët dhe oficerët e saj. Realisht, “UÇK-ja” e tyre është Organizata kriminale e terroriste SHIK, që ka përgjakur shqiptarët e Kosovës.

     Gjykata Speciale ka mangësi serioze. Mandati i kufizuar i saj, është paradoksal. Vrasjet janë të njëtrajtshme, me strukturë dhe komandë vrastare të njëjtë, si dhe qëllime të njëjta, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak, nga kundërshtarët politikë. Daljen tej këtij kufiri kohor, siç është viti 2000, “komandantët” vrasës, e kundështojnë me nervozizëm të skajshëm! Pse e bëjnë këtë, për derisa ngulmojnë se nuk kanë vrarë dhe as torturuar shqiptarët e pafajshëm?!

      “Këtu flen lepuri!” Gjysma e hetimit është i gatshëm, sepse frika presupozon fajësinë faktike, të urdhërdhënësve dhe të ekzekutorëve. Një tjetër marrëzi kufizuese është se “Gjykata Speciale nuk ka të drejtë të hapë çështje të reja hetimi, para se t`i hapë Prokuroria vendore!” Por, krimit nuk i skadon afati. Organet vendore mund të mos hapin kurrë çështje të reja të periudhës së kaluar. Sepse, po ta kishin bërë këtë, përgjatë 18 viteve të shkuara, do të ishte i panevojshëm krijimi, angazhimi i Gjykatës Speciale, për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve vendore.

     Fundja, Kosovën e kanë çliruar ndërkombëtarët. Edhe tani përkujdesën për sigurinë e saj. Çfarë ushtrie do të bënte Hashim Thaçi, kur i heq emrin e Republikës, nga FARK në FAK, pikërisht, ushtrisë?! Dhe, përse e bënë këtë Hasha u marruar? Sepse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i themeloi Ibrahim Rugova, afro tri dekada më parë. Dhe, këtë meritë nuk don t`ia pranojë, sepse ai me shokë, ka listuar dhe organizuar ekzekutimin e oficerëve luftëbërës të ushtrisë të Ibrahim Rugovës.  

     Hashim presidenti nuk ngopet së luftuari Presidentin shtetbërës të Kosovës. Për ta pamundësuar emërtimin e aeroportit me emrin që, realisht, i takon, gjykuar edhe nga praktika ndërkombëtare, i vë emrin e një bujku, qoftë ai edhe luftëtar, por, që nuk ka asnjë lidhje dhe as logjikë, pasi nuk ka pasur rastin të udhëtojë ndonjëherë me fluturake. Dhe, megjithatë, askush nuk ia kujton ahmakinë presidentit mjeran, madje, as deputetët dhe as gazetarët!!

          Banda e “Veteranëve” sfidon shtetin e Kosovës

     E quajmë bandë, madje, pa vrarje fare të ndërgjegjës, sepse krerët e Shoqatës të “Veteranëve” dhe shumica e ndjekësve të tyre, nuk janë veteranë, nuk kanë qenë ushtarë të mirëfilltë dhe nuk mund të identifikohn me asnjë betejë apo aksion të bërë. Të paktën, këtë ua kemi kërkuar publikisht dhe ata e kanë heshtur kërkesën tonë, sepse ne kemi fakte, andaj edhe flasim me shumë kompetencë. Kosova është e vogël dhe lufta nuk ka ndodhur në parahistori. Veç kësaj, pjesëmarrja faktike në luftë, ka qenë e vogël, pothuajse, simbolike, krahasuar me përqindjen e pjesëmarrësve në vendet tjera, në raste luftërash.

     “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, u kujdesën fort që “ushtrinë” e SHIK-ut, ta ruajnë të organizuar, për ta shantazhuar popullin, me destabilizim të çdokohshëm. Shoqata e veteranëve, menjëherë pas luftës, u porosit t`a bëjë bashkimin e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Për çdo arrestim, të cilitdo kriminel, ordinier, ekonomik apo vrastar, madje, apriori, paraprakisht, pa u interesua fajësia apo jo, në mënyrë idioteske, kriminale e rrugaçërore, si turma të nërkyera, të tërbuara, kanë marshuar rrugëve, bulevardeve të Kosovës. Vetëm atëherë, kur Policia e UNMIK-ut, ua ka treguar dhëmbët, janë zbythur si të dhjerë!

     Realisht, Policia Ndëkombëtare është treguar shumë e kujdesshme, madje, tepër e butë me kriminelët e SHIK-ut. Janë dënuar fare pak veta dhe, kryesisht, me dënime të buta. Ndërkohë, janë lënë të lirë shumë qindra kriminelë, për të mos thënë mijëra. Themi këtë se, duke qenë 1.820 njerëz, të ekzekutuar për motive politike, me pjesëmarrjen e disa atentatorëve, shifra e kriminelëve rezulton e lartë.

     Krerët e Shoqatës të “Veteranëve”, gjithëherë thirrën në vlerat e luftës, në vlerat e “UÇK-së”! Dhe, çfarë vlere ka një “UÇK-e” e SHIK-ut, e cila i ka ekzekutuar komandantët, oficerët e FARK-ut, bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova dhe veprimtarët e LDK-së?! Pse Shoqata e veteranëve dhe shoqatat simotra, bishtra të saj, nuk protestuan kurrë për vrasjen ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së?!? Këtu shihet hiçësia e tyre dhe dyshimi i madh se nuk janë as pjesë e luftës. Ish-kreu i kësaj Shoqate, Muharrem Xhemajli, ka qenë dajakxhinj në burgun rural të Likocit, Skënderaj! Ku mbeti Ali mjeshtri, që e detyruat poetin Tahir Deskun me ua sjellë në qendrën e burgut, por, nuk është parë kurrë më në jetë? Më vonë do të gjendej i vdekur edhe vet Desku!

     Protestat e mars-prillit 2004, të kurdisura nga Serbia, i organizuan dy partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja. Në krye të tyre ishin krerët qendrorë dhe lokalë të Shoqatës të “veteranëve” dhe shoqatat tjera, bishtra të saj. Sulmet vandale, mbi pleq e plaka, kallja e shtëpive dhe të kishave të tyre, bëri jehonë e bujë negative, në dëm të shqiptarëve. U vranë 28 vetë, shumica shqiptarë, djem të rinj, ndërsa horrat kriminelë ndejën pak muaj në burg dhe asgjë nuk pësuan! Dëmi shkatërrues u pagua nga Buxheti i Kosovës. Por, dëmi fatal ishte ai politik. Qendrat e Vendosjes Botërore dënuan, pa riparueshëm, Kosovën. Fillimisht, Decentralizimi, pra, fshat e komunë serbe, pastaj u kalua te Bashkësia e komunave serbe, për të ardhur ke “Zajednica”! Dhe, megjithatë, askush nuk kërkoi llogari nga “veteranët”, argatë të Serbisë!?

     Gjeneral Agim Çeku, i legenizuar, me fund, duke i bredhur të gjitha partitë, për të marrë ndonjë post, kryesisht, në partitë e krimit, pati deklaruar se “UÇK-ja” ka pasur mijëra ushtarë! Ai donte rritjen artificiale të “veteranëve”, për të krjuar një “ministri të veteranëve”, pra, donte të bëhej ministër, pavarësisht falsifikimeve enorme. Pra, të parin e këtij Komisioni, duhet vënë para përgjegjësisë, për thirrjen publike të bërë nga ai, për rritjen artificiale të  numrit të “veteranëve” të luftës. Gjeneral Çeku, me “komandantët” e tij vrastarë, me dhënien fallso të “dëshmisë të veteranit”, bëri pensionimin rinorë të mijëra vajzave dhe djemëve, duke dëmtuar e rrënuar buxhetin pakët të Kosovës tonë, të vjedhur, përtokur dhe poshtëtruar nga “komandantët” kriminelë.

     Detashmenti ushtarak i Kosharës, ka qenë më numeriku, me 2.552 ushtarë, dhe më i organizuari. Njësitë tjera ushtarake, brenda Kosovës, kanë qenë grupe të vogla. P.sh. kryeçetanikët Hamëz dhe Adem Jashari, kanë pasur 15 luftëtarë. Ushtarë efektivë mund të numërohen rreth 5.500 vetë. Shto këtu edhe aq rrethanorë, me shërbime anësore e periodike. Qeveria anatemonte “veteranët” e rremë, por jo ata që i kanë shitur dëshmitë deri edhe  5.000 euro! Pazarët e pista janë bërë me lejen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe banditëve të tjerë, të lidhur me shefat. Ngulmimi për t`u shpërblyer për luftën, është një lloj mercënarizmi. 

     Zakonisht, në vendet ballkanike, veteranët merrni një shtesë prej 100, p.sh. lekë në muaj, si shtesë e pensionit. Por, jo më parë. Kosova nuk duhej të ngarkohet me këtë barrë të përjetshme, për disa muaj armëmbajtje apo edhe luftë efektive. Personalisht dhe familjarisht kemi qenë në shërbim të luftës, në Kosovë dhe Shqipëri. Ata që kanë qenë nën armë, kanë “dëshminë e veteranit”. Ndërsa unë dhe 18 punëtorët e firmës time, si dhe familjarët tjerë të angazhuar në Emergjencën e Luftës, bartje armatimi të rëndë, në Malësinë Gjakovës dhe të Prizrenit, si dhe të bazës materiale për ushtrinë dhe ikanakët e Kosovës, me katër kamionë të tonazhit të madh, duke qenë edhe pikë-pritjeje e strehuese dhe shpërndarëse, nuk gëzojmë asnjë “dëshmi veterani”. Ndërkohë, unë njoh të tjerë, që kurrë nuk kanë kaluar Urën e Matit (të Zogut), dhe, megjithatë, janë shpërblyer me “dëshmi veterani”! Janë për lakmi Veteranët e ushtrisë të Ibrahim Rugovës. Ata janë të matur dhe nuk yryshohen as në protesta dhe as në blerjen e dëshmive.

     Qeveria Mustafa u tremb nga shantazhimi i rrugaçërisë të Shoqatës të “veteranëve” dhe filloi lëvrimin, dhënien e parave, me listat gjithë “bërllog” të “veteranëve”. Duhej garantuar meritorët, se pas verifikimit të listave, do të filloi dhënia e parave, që nga tani. Ramush kryeministri shau e premtoi se do t`i pastron listat, por askush më shumë se ai, nuk ka shitur “dëshmitë e veteranit”, duke siguruar një duzinë votash, për një “dëshmi”, plus paratë. Për këtë ka qenë e angazhuar një armatë e tërë. Pra, ishin vetëm fjalë e pordha të kryeministrit me halle e profan!

     E premtja e zezë flet më shumë se mijëra fjalë. Në krye të bandës të “Veteranëve”, dhe të 43 deputetëve, shumica të inkriminuar, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, u vunë hiç më pak se presidenti Hashim Thaçi, kryeparlametari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj. Këta kryehorra, për ta shpëtuar lëkurën e tyre, janë gadi ta kallin Kosovën, ashtu siç bënë sivëllezërit e tyre ideologjikë, plot 20 vjet më parë, të cilët përkallën Shqipërinë, madje, pa i kursyer çerdhët, kopshtët, shkollat, bibliotekat, muzeumet…, për të ardhur, dhunshëm, në pushtet! Krimi është bashkuar në PAN, Kosova në rrezik. Bashkohuni për t`i shporrur maskarenjtë pushtetarë dhe zagarët e tyre “veteranë”!

Martin Luther King: “DUHET TË MËSOJMË TË JETOJMË SË BASHKU SI VËLLEZËR OSE DO VDESIM TË GJITHË SI BUDALLENJ” – Nga Frank Shkreli

Të hënën që kaloi, në Shtetet e Bashkuara u shënua dita kushtuar Martin Luther King-ut, predikatorit protestan, aktivistit dhe udhëheqsit të lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968.  Është kjo një festë federale që shënohet çdo vit anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, të hënën e tretë të Janarit, e që përkon me ditëlinjen e tij më 15 të këtij muaji.  Martin Luther King-u njihet në historinë amerikane dhe botërore për rolin e tij paqësor në avancimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut duke përdorur taktika dhe mjete paqësore, përfshirë mosbindjen civile, bazuar në besimin e tij të krishterë dhe frymëzuar nga aktivizmi i padhunë i Mahatma Gandhit.  Për veprimtarinë e tij paqësore, në mbështetje të drejtave civile për afrikano-amerikanët, gjatë 50-ave dhe 60-ave, atij iu akordua Çmimi Nobel për Paqë, duke u bërë kështu personi më i ri që mori këtë çmim prestigjoz ndërkombëtar, në vititn 1964.

 

Dita kushtuar Dr. Martin Luther King-ut është një festë dhe ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, ashtu siç janë edhe festat e tjera federale dedikuar presidentëve të Amerikës ose datave kyçe të historisë amerikane, siç është Dita e Pavarësisë.  Sidomos në këtë ditë, media të ndryshme amerikane, përfshirë stacionet televizive, me këtë rast, kujtuan këtë burrë të madh duke i sjellur   publikut fjalime dhe citime frymëzuese të këtij personaliteti të historisë së Shteteve të Bashkuara.  Citimet dhe fjalimet e tija, megjithëse shqiptuar gjysëm shekulli më parë, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situate të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasyshë, racën, fenë ose origjinën etnike.

 

Njëri prej fjalimeve me rëndësi, por që ndoshta nuk tërheq aq shumë vëmendjen si fjalimet e tjera historike të njohura të tija — jo vetëm për nga përmbajtja por edhe për nga oratoria e udhëheqsit të të drejtave civile — ishte fjalimi i Martin Luther King-ut mbajtur në Katedralën Kombëtare në Uashington në mars të vitit 1968, para se të vritej në prill të vitit 1968.

Duke folur për atë që e ka quajtur si “revolucioni i madh teknologjik”, si edhe për “revolucionin në fushën e të drejtave të njeriut”, me shpërthimin e lirisë në botë ai ka thënë se, “Kurdoherë që diçka e re ndodhë në histori, sjellë me vete sfida dhe mundësi të reja…Për t’u përballur me këto sfida, ne duhet të kemi një persepktivë botërore.   Asnjë person nuk mund të jetojë vetëm, asnjë komb nuk mund të ekzistojë i vetëm.  Kushdo që mendon se mund të jetojë i izoluar nga bota, ai është duke fjetur gjatë gjithë kohës së revolucionit modern.  Bota në të cilën jetojmë është, gjeografikisht, një botë. Sfida, pra me të cilën përballemi është që t’a bëjmë botën një, në kuptimin e vëllazërimit” dhe bashkpunimit, ka thënë Dr. King-u në fjalimin e mbajtur në Katedralën Kombëtare në Uashington në vititn 1968.

 

Dr. Luther King ka thënë me atë rast se është e vërtetë se identiteti ose njësimi gjeografik i kësaj periudhe historike për njerëzimin ka ndodhur pikërisht për arsye të shpikjeve shkencore dhe teknologjike të njeriut modern.  Nepërmjet zbulimeve shkencore dhe teknologjike, njeriu modern ka bërë të mundur pothuaj zhdukjen e largësive gjeografike, gjë që na tregon se, “bota në të vërtetë është një fqinjësi, një mahallë.”

 

“Nepërmjet gjeniut tonë shkencor e teknologjik kemi krijuar një botë të afërt, të një fqinjësie të mirë me njëri tjetrit, por fatkeqsisht nuk kemi treguar angazhimin etik e moral që nga kjo fqinjësi të krijojmë një vëllazërim.  Por duam, a nuk duam, jemi të detyruar që të bëjmë një gjë të tillë, ashtuqë që të krijojmë në vëllazërim dhe bashkpunim me njëri tjetrin për të mirën e përbashkët.  Duhet të mësojmë të jetojmë me njëri tjetrin si vëllëzër ose për ndryshe do të vdesim të gjithë si budallenj”, është shprehur ai.  “Të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin, kemi të njëjtin fat të përbashkët dhe “Çdo gjë që afekton njëri prej nesh drejtë për së drejti — indirekt, na prekë të gjithëve” duam e s’duam, ka thënë Martin Luther King.

 

Ai kishte cituar, poetin dhe klerikun anglez të gjysëm shekullit të 19-të, Xhon Donne,I  cili ka thënë se, “Asnjë individ nuk është dhe nuk mund të jetë një ishull në vetvete.  Çdo person është pjesë e këtij kontinenti…”   Ndërkaq,  duke folur për problemet e Amerikës të periudhës që ai jetoi, sidomos për trajtimin e keq të afrikano-amerikanëve nga shoqëria e atëhershme,  Martin Luther King ka cilësuar padrejtësitë raciale të atëhershme si “një barrë e afrikano-amerikanëve dhe si një turp i të bardhëve.”  Ai ka folur për argumentat e disa personave të periudhës së tij  të cilët thonin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vëtetë, do të shëronte të gjitha plagët.  “Koha”, ka thënë ish-udhëheqsi i të drejtave civile në Amerikë, “është një mit e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive dhe për të qëllime shkatërruese.”  Forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht se forcat e vullnetit të mire, justifikimin se koha do i sherojë të gjitha problemet.  Koha do ta tregojë, ka thënë ai, se “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre, por edhe për heshtjen e tmershme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë e të cilët rrinë duarkryq” përballë problemeve me të cilat ballafqoset një shoqëri, duke u shprehur, “Prit se koha do t’i zgjidhë”.

 

Martin Luther King në fjalimin e tij në Uashington në mars të vitit 1968 ka thënë se asgjë në histori nuk ndodhë vet-vetiu.  “Por, ngjarjet ndodhin si përfundim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së palodhëshme të individëve të dedikuar ndaj kauzave të drejta e të cilët janë të gatëshëm të jenë edhe bashkpuntorë të Perendisë.  Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme, koha në vet-vete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, është shprehur ai.  Koha për të vepruar është tani. “Kështuqë duhet të jemi bashkpuntorë të kohës dhe të jemi të vetdijshëm se koha është gjithmonë e përshtatëshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët.

 

Mesazhi i Martin Luther King-ut 50- vjet më parë ashtu si dhe sot është “vëllazërimi” dhe “bashkpunimi” midis forcave vullnet mira, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim për të zhdukur  problemet e shoqërive moderne, siç janë respekti për jetën e njeriut, liria dhe drejtësia e barbartë për të gjithë, zhdukja e varfërisë, diskriminimit dhe probleme të tjera shoqërore – të cilat megjithë arritjet e shkencës dhe të teknologjisë moderne – nuk mund të zgjidhen pa “vëllazërim” e  bashkpunim me njëri tjetrin, sipas Martin Luther King-ut, pasi asnjë njeri nuk është ishull në vetvete.  “Nëqoftse njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as mundësinë për të qenë i kënaqur”.  Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit, “Kemi ardhur në Uashington”, përfundoi Martin Luther King fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare të kryeqytetit amerikan në vitin 1968, “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mos- realizimit të premtimeve të dhëna.  Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, theksoi ai duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejtë zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, nëqoftse njerëzit vullnet mirë rrinë duarkryq me shpresen se koha do t’i zgjidhë eventualisht problemet.  Është mesazhi i Martin Luther King-ut, para 50-vitesh se tani është koha për veprim që “vëllazërisht” dhe në bashkpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë paqësore të zgjidhen problemet me të cilat përballet cilado shoqëri, sepse koha nuk pret, por shkon në favor të forcave të errëta të shoqërisë, të cilat e përdorin kohën për qëllime dhe interesa personale, por shkatërruese dhe në dëm të interesave për të mirën e përbashkët të shoqërisë.  Megjithkëtë, Martin Luther King ishte optimist se liria më në fund do të fitohej, “Sepse si trashëgimia e shënjtë e kombit tonë ashtu si dhe vullneti i përjetëshëm i të Madhit Zot, janë të mishëruara në kërkesat tona për  të drejta të barabarta.  Ashtuqë, sado i errët të jetë horizonti, sado të thella të jenë ndjenjat e zemërimit dhe sado të dhunëshme të mund të jenë përplasjet, më në fund do t’ia dalim”, nëqoftse mësojmë të jetojmë së bashku si vëllëzër, ka përfunduar Dr. Martin Luther King-u fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare, në mars të vitit 1968.

Skënderbeizmi ynë – Esé nga Skënder Buçpapaj

Skënderbeizmi nuk ekziston si term. Ndërsa si fjalë po e përdor unë për herë të parë.

Shqiptarët e duan Skënderbeun deri në adhurim, e vlerësojnë deri në kult. Po të tjerët a e vlerësojnë sa e meriton heroin tonë më të lavdishëm dhe më të shquar kombëtar? Kjo, mendoj unë, është pyetja e parë që meriton t’ia bëjmë vetes.

Fjalori Enciklopedik Britanik ia kushton këto fjali:

“Skënderbegu – Gjergj Kastrioti (1405-1468). Udhëheqës shqiptar. Bir i princit të Matit, ai u dha në moshë të re peng te sulltani turk. Ai shërbeu në ushtrinë turke dhe iu dha emri Skënder e grada bej. Më 1444 ai e braktisi shërbimin turk dhe iu bashkua vendasve të tij shqiptarë kundër turqve; duke organizuar një lidhje të princave shqiptar, ai u zgjodh kryekomandant. Më 1444-1466 ai i zbrapsi 13 mësymje turke; triumfi i tij ndaj ushtrive të Muratit II më 1450 e bëri atë hero në botën Perëndimore. Pas vdekjes së tij, sidoqoftë, Shqipëria shpejt u bë pjesë e perandorisë Otomane. Skënderbeu nderohet si hero kombëtar i Shqipërisë.”

(Skanderbeg /’skän-der-,beg/ orig. Gjergj Kastrioti (1405-1468). Albanian leader. Son of the princ of Emathia, he was given early as a hostage to the Turkish sultan. He served in the Turkish army and was given the name Iskander and the rank of bey. In 1444 he abandoned the Turkish service and joined his Albanian countrymen against the Turks; organizing a league of Albanian princes, he was elected commander in chief. In 1444-66 he repulsed 13 Turkish invasions; his defeat of Murad II’ armies in 1450 made him a hero in the Western world. After his death, however, Albania soon became part of the Ottoman empire. Skanderg is regarded as the national hero of Albania.)

Këto janë shtatë fjalitë që e përcaktojnë në të vërtetë vendin që i është dhënë zyrtarisht Skënderbeut në historinë botërore. Tek lexon zërat e plotë në enciklopeditë perëndimore, kupton se, përveç hollësive më të shumta, në thelb asgjë nuk ndryshon, për më shumë apo për më pak, përfshirë edhe gabimet historike që nuk mungojnë, në vlerësimin ndaj figurës së Skënderbeut. Ndonëse i pranuar si hero edhe i botës perëndimore, tekstet për të nuk shoqërohen me fotografinë e tij, çka ndodh vetëm me figurat e rendit të parë.

Historia jonë përballë miteve të fqinjëve tanë

Sipas interpretimit të tillë, Skënderbeu bëri jehonë në botën Perëndimore e u mbajt si hero vetëm për disfatën që ua shkaktoi ushtrive të Muratit II më 1450.

Tek lexon zërat Skënderbeu, Shqipëria, Perandoria Otomane, Turqia e tjerë, del se enciklopeditë perëndimore vlerësojnë disa faktorë pengues dhe dobësues të Perandorisë Otomane si lufta e Timurit e vitit 1402, shkatërrimi i flotës otomane më 1571 në Betejën e Lepantos, humbja e forcave otomane në rrethimin e Vjenës më 1683, luftërat Ruso-Turke të Shekullit XVIII, luftërat me Austrinë dhe Poloninë. Këto zhvillime dhe korrupsioni e shthurja e brendshme ishin, sipas enciklopedive, faktorët që e shndërruan Turqinë në “të sëmurën e Evropës”, dhe çuan në humbjen e territoreve të pushtuara prej saj në Evropë, Afrikë dhe Azi, pra në rënien dhe shpërbërjen përfundimtare të Perandorisë Otomane që daton në vitin 1922.

Si ndodhi që atdheu i Skënderbeut të copëtohej nga Fuqitë e Mëdha të Evropës në dobi të fqinjve të saj? Edhe kjo pjesë e mbetur, madje, ishte vendosur nga po këto fuqi më 1914 t’iu ndahej fqinjëve tanë në njërën anë dhe në anën tjetër të Adriatikut. Vetëm Presidenti Uillson dhe Amerika e shpëtuan shtetin e sotëm të Shqipërisë nga kthetrat e “mirënjohësve” të Skënderbeut, të cilët donin ta fshinin nga harta vendin e shqiponjave. Ky vizion i mbrapshtë i Evropës Plakë, duke krijuar me tokat tona Greqinë e Madhe e Serbinë e Madhe, i prishi përfundimisht ekuilibret gjeopolitike në gadishull dhe kontinent.

Fqinjët serbë u shpërblyen për mitin e tyre të Betejës së humbur të Kosovës, të vitit 1389. E zhvilluar më 13 deri më 28 qershor 1389, kjo betejë, siç e tregon edhe emri i saj, ndodhi në territorin shqiptar dhe shqiptarët ishin një pjesë e rëndësishme e koalicionit ballkanik. U humb pikërisht nga prijësit e atëhershëm serbë, të cilët u shitën tek Otomanët për hir të një vasaliteti të favorshëm ndaj turqve. Edhe beteja e dytë e konsideruar vendimtare, si përpjekja e fundit e madhe e kryqtarëve për ta çliruar Ballkanin nga turqit, u zhvillua mes vllahohungarezëve dhe turqve, duke u fituar nga këta të fundit.

Historiografia jonë ka heshtur për Betejën e Kosovës duke ia falur kështu Serbisë një kapitull në historinë e raporteve të gadishullit e të vetë Evropës me Perandorinë Otomane. Në vitin 1989 Serbia e Millosheviçit shënoi bujshëm në Kosovë, në tokën tonë 600 vjetorin e kësaj beteje. Aty, para syve të Evropës së sotme, shpalli moton hitleriane “ku ka serbë, është Serbi”. Në emër të kësaj beteje të humbur, ku vendi i tij gjoja u flijua për Evropën, kryekasapi i Ballkanit ndërmori vargun e masakrave dhe barbarive, me të cilat diskreditoi rëndë Evropën, i pengoi dhe vonoi në mënyrë vendimtare proceset integruese evropiane e perëndimore të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke kryer genocid në zemër të Evropës ndaj popujve të mirëfilltë evropianë siç janë kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Heshtja e historiografisë sonë, ulja zërit atje ku duhet ngritur zëri, janë pjesë e kapitullimit të saj përballë miteve të fqinjëve tanë në dobi të vetën dhe në dëm të shqiptarëve. Duke mos qenë pjesë e tryezave politike, diplomatike e shkencore, fqinjët tanë, politika e tyre, diplomacia e tyre bënë sa mundën për t’i përdorur mitet e tyre si histori dhe këtë në kurriz të historisë sonë, për ta shndërruar kështu në bumerang atë që e kemi të vetmin thesar, historinë tonë, histori mijëravjeçare e ilirëve, arbërve dhe e shqiptarëve të sotëm.

Në këtë kontekst, fqinjët tanë iu kanë dhënë të gatshme historiografive perëndimore falsifikime të rolit tonë në Perandorinë Otomane. Ashtu si gjatë Perandorisë Romake e asaj Bizantine, ishte e natyrshme që ne të kishim rolin tonë edhe në Perandorinë Otomane. Kjo nuk do të thotë se fqinjët tanë e kursyen rolin e tyre në shërbim të saj. Elitat ekonomike, financiare, diplomatike dhe ushtarake të Perandorisë ishin ballkanase, kryesisht shqiptare, serbe dhe greke. Këtë e konfirmon edhe historiografia e sotme turke, edhe historiografitë e sotme perëndimore. Perandorisë i shërbyen të krishterët dhe myslimanët e saj, i shërbyen edhe të krishterët e myslimanët shqiptarë.

Historiografia, politika dhe diplomacia e fqinjëve dhe e aleatëve të tyre manipulon me faktin se ne mund të jemi myslimanizuar më shumë se fqinjët tanë. Dhe këtë e paskemi përdorur kundër fqinjëve tanë. Sipas kësaj teorie, kjo e ka ligjëruar gjithë atë që ka ndodhur nga periudha në prag të Kongresit të Berlinit e deri sot. Shpërnguljet e mëdha masive të shqiptarëve, genocidi sistematik, deri mohimi i autoktonisë sonë u mbështet mbi mëtimin e fqinjëve se po shpërngulej, po shfarosej një popull mysliman joevropian, një popull joautokton vendi i të cilit është në Azi, në Afrikë, në Australi dhe kudo tjetër, por jo në atdheun e tyre në Evropë.

Të ashtuquajturat bëmat tona ndaj fqinjëve në kuadrin e Perandorisë Otomane janë krejtësisht të trilluara, krejtësisht të padokumentuara. Është i vërtetë dhe i dokumentuar kundërshtimi ynë i pareshtur ndaj Perandorisë, është e vërtetë dhe e dokumentuar përpjekja jonë dhe prirja jonë për të krijuar aleanca me të gjithë fqinjët tanë për të dalë së bashku nga zgjedha e Perandorisë. Janë të vërteta dhe të dokumentuara përpjekjet e fqinjëve tanë për t’i përdorur aleancat ndërmjet tyre dhe me fuqitë e huaja mbështetëse në dëmin fatal ndaj shqiptarëve.

 

Simboli i bashkimit dhe unitetit nuk mund të shndërrohet në mollë sherri midis të krishterëve e myslimanëve dhe në mjet të përçarjes

 

Skënderbeu në historinë tonë dhe në konstitucionin tonë është një figurë me integritet absolutisht të pacënueshëm. Teksa lehtësohet nga pesha e legjendës, teksa bëhet më real dhe më njerëzor, më tokësor Skënderbeu bëhet më i plotë, më tërësor, më i dobishëm për çështjen tonë kombëtare, përfshirë përmasën e integrimeve tona të brendshme dhe perëndimore.

Nga koha kur unë, për shembull, kam filluar të njihem me figurën e Skënderbeut përfytyrimi individual dhe kolektiv i shqiptarëve ndaj tij ka ndryshuar jo pak. Është thënë se Skënderbeu u muar peng në oborrin e sulltanit kur ai ishte 6 vjeçar. Në fakt Skënderbeu shkoi në Stamboll në moshën e rekrutimit ushtarak, sipas sistemit të jeniçerëve. Enciklopeditë shkruajnë: “Jeniçerët ishin trupa elite të perandorisë Otomane nga fundit i shekullit XIV deri në vitin 1826. Ushtarët e saj kryehere ishin të krishterë ballkanas të cilët ishin të konvertuar nëpërmjet synetit. Rregullat strikte të fillimit, më vonë të braktisura, detyronin beqarinë. Në vitin 1826 ata ngritën krye për të mos pranuar reformimin perëndimor të ushtrisë dhe të gjithë u vranë kur Sulltan Mahmuti II i bombardoi kazermat e tyre dhe i ekzekutoi të mbijetuarit.”

Të udhëhequr nga Skënderbeu dhe të frymëzuar nga shembulli i tij, shqiptarët e mbërthyen Perandorinë Otomane në terrenin e tyre nga viti 1444 deri në vitin 1479, pra edhe 11 vjet pas vdekjes së kryekomandantit të tyre. Pra, plot 35 vjet. Vetëm pas rënies së Shkodrës, qytetit të fundit të rëndësishëm të pushtuar nga otomanët, ushtrive turke iu liruan duart për të ndërmarrë beteja të fuqishme në Mesdhe apo në veri të Gadishullit Ilirik drejt Evropës Qendrore. Kjo periudhë e Shekullit XV e përcaktoi edhe traditën e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe perandorisë. Edhe kur shqiptarët ishin shumicë krishtere, edhe kur u bënë shumicë myslimane, kryengritjet, mosbindjet, sfidat e tyre ndaj perandorisë Otomane nuk reshtën asnjëherë, ndonëse kryesisht të vetmuara, pa aleanca të brendshme a të jashtme, herë të tjera në aleanca fatkeqe.

Në kapërcyell të Shekujve XVII-XVIII shqiptarët patën pashallëqe të cilat ishin në njëfarë mënyre shtetet e para që iu shkëputën në një periudhë të konsiderueshme pushtetit të Portës së Lartë. Pashallëku i Madh i Janinës (1787-1822) u shtri gati në gjithë jugun shqiptar. Pashallëku i Beratit (1761-1810) u shtri nga Berati deri në Elbasan. Pashallëku i Madh i Shkodrës (1771-1831) u shtri nga veriperëndimi shqiptar deri në Manastir.

Ishin myslimanë të gjithë krerët shqiptarë të cilët u bënë viktima të Masakrës së Manastirit të vitit 1830, ku u vranë dhe u varën rreth 1 000 veta dhe rreth 500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.

Pjesë të tëra të hapësirës shqiptare nuk u qeverisën asnjëherë nga Perandoria, por u vetëqeverisën mbi bazën e kanuneve të tyre shqiptare.

Si rezultat, gjatë pushtimit disashekullor otoman, arriti të ruhet e pacënuar substanca shqiptare, gjuha, gjaku, familja, marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfamiljare, ndërkrahinore, ndërfetare, u forcuan institucionet e besës, bujarisë, mikpritjes e tjerë. Mbi të gjitha, Kodi i Familjes mbeti krejtësisht shqiptar.

Shqiptarët nga kjo perandori dolën me tri praktika fetare. Ata do të ishin të vetmit në ish Perandorinë Bizantine dhe atë Otomane që ruajtën edhe praktikën fetare katolike, pra, edhe përmasën e tyre perëndimore gati dymijëvjeçare.

Shqiptarët trashëguan nga Perandoria Otomane një prapambetje të madhe. Të gjithë popujt dhe kombet e perandorisë, edhe vetë turqit, trashëguan një prapambetje të madhe. Por shqiptarët, krahasuar me fqinjët, të cilët u nxuarën nga aleatët e tyre shumë më herët nga zgjedha turke, trashëguan një prapambetje të gjithanshme.

Skënderbeu në kuadrin e doktrinës sonë kombëtare mund të jetë vetëm frymëzues i bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk i përket vetëm vendlindjes së tij, nuk i përket vetëm krahinës së prejardhjes së familjes së tij, nuk i përket vetëm një praktike fetare të caktuar, ai është i përbashkëti kryesor i shqiptarëve në të gjitha këto përkatësi. Asnjë figurë tjetër në themel të kombeve të mëdha nuk i përmban ato të dhëna e ato të tipare që ka Skënderbeu, duke u shndërruar përfundimisht në përcaktues të fatit të atdheut dhe të kombit të vet. Rilindja Kombëtare Shqiptare, brezi gjenial intelekual që ndërtoi vizionin e saj, mu për këtë arsye u mbështet tek Skënderbeu, tek trashëgimia e tij luftarake fitimtare për ta bërë Shqipërinë dhe për t’i bërë shqiptarët.

Jeronim De Rada, i pari, e personifikonte Skënderbeun me shekullin e tij, me shekullin e shqiptarëve, kur shkruante poemën e famshme epike ‘Skënderbeu i pafat’ (Skanderbegu i pafanë). Shekulli i Madh i shqiptarëve ishte Shekulli i Pafat i shqiptarëve. Rilindasit deshën që Shekullin e Skënderbeut ta rikthenin qindra vjet më vonë. Shpresa e vizionarëve të mëdhenj të kombit u mbajt e gjallë se, në mos Shekulli XIX, patjetër Shekulli XX do të ishte Shekulli i Shqiptarëve. Naim Frashëri tek “Historia e Skënderbeut” e shikon atë si shpëtimtarin e mëmëdheut. Faik Konica kur risillte flamurin e Skënderbeut këtë shpresonte. Fan Noli kur shkruante poezinë për flamurin e Skënderbeut si pajtues i Islamit me Krishterimin, këtë donte. Kadare, kur thotë “një emër Gjergj e kish si Diellin,/tjetrin si Hënën, Skënderbe”, këtë do.

 

Folklorizimi i figurës së Skënderbeut

Diktatura komuniste u përpoq të manipulonte me figurën e Skënderbeut dhe të epokës së Skënderbeut. Sipas këtij manipulimi, shqiptarët po i rijetonin këtë figurë dhe këtë epokë tek udhëheqësi i tyre komunist dhe tek “epoka” komuniste, si një shembull tjetër i përkryer i qëndresës ndaj supërfuqive të kohës. Falë dëshirës për të mitizuar Enver Hoxhën dhe “epokën e tij”, famtirësisht, u investua për ta ndriçuar deri diku figurën dhe epokën e Skënderbeut. Dhe shkenca jonë pati disa arritje në këtë drejtim, sado që ishin të kufizuara për shkak të rrethanave të vetizolimit të vendit edhe në rrafshin shkencor.

Edhe më herët figura e Skënderbeut dhe epoka e tij ishin manipuluar, por komunizmi e shndërroi këtë në manipulim ideologjik. Dhe kjo solli edhe foklorizimin e tyre të tepëruar.

Gjatë komunizmit Skënderbeu nuk mund të ishte frymëzues i bashkimit dhe unitetit ndërshqiptar. Lufta e klasave ishte mjeti i kundërt i skënderbeizmit, ishte përçarje mes shqiptarëve të të gjitha përkatësive.

Folklorizmi përçarës vazhdon edhe në fushatat e pandërprera të pasmonizmit, tashmë edhe me mjete të tjera ideologjike.

Kryesuesit e fushatave orvaten ta shndërrojnë Skënderbeun në tabû për një palë të caktuar të shqiptarëve, sipas tyre, jo të denjë dhe në thelb papajtues me Skënderbeun dhe çfarë përfaqëson ai.

Sipas tyre, meqë turqit paskan një ndjenjë të caktuar për Skënderbeun, edhe myslimanët shqiptarë nuk ka si të mos e kenë të njëjtën ndjenjë për Skënderbeun.

Kjo logjikë do të sillte përfundimin tjetër të gabuar se meqë fqinjët tanë kanë një ndenjë të caktuar për Skënderbeun, edhe shqiptarët e tjerë nuk ka si të mos e kenë të njëjtën ndjenjë për Skënderbeun.

Skënderbeu, në asnjë mënyrë, nuk ka pse të shërbejë si mjet pengues në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Turqia moderne nuk e ka shikuar dhe nuk e shikon Skënderbeun si pengesë në marrëdhëniet me shqiptarët. Asnjë bashkëbisedues i niveleve të larta turke, në komunikimet përkatëse me shqiptarët, nuk e ka shprehur ndonjëherë këtë lloj paragjykimi. Marrëdhëniet e mira me Turqinë mund të shërbejnë për të ndriçuar më tej Skënderbeun dhe epokën e tij nëpërmjet arkivave të vendit mik.

Natyrisht, Skënderbeu është një temë e arsyeshme e parapëlqyer në bisedat me zyrtarë ndërkombëtarë. Do pranuar sot, megjithatë, se shpesh në përfytyrimet e tyre, edhe më dashamiret, heroi ynë është njëfarë Vilhelm Teli shqiptar, njëfarë Til Ulenshpigeli shqiptar apo njëfarë Robin Hudi shqiptar. Por heroi ynë nuk është një harkëtar i vetmuar, nuk është një kalorës aventurash, nuk është një bamirës gojëdhënash. Është një ndër gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është një epokë nga më të lavdishmet e të gjitha kohërave, mishërim i heroizmit të njërit prej popujve dhe kombeve evropianë më të hershëm dhe më të martirizuar.

Jehona e veprës heroike të Skënderbeut, siç përmendet në Fjalorin Enciklopedik Britanik, daton nga viti 1450. Figura e Skënderbeut u bë frymëzuese në Evropë për t’i dhënë përgjigje kërcënimit që përbënte kjo perandori për të. Historianë, shkrimtarë, kompozitorë, piktorë të mëdhenj ua kujtuan elitave të vendeve të tyre në Perëndim shembullin e Skënderbeut.

Bajroni ishte i pari që ia rikujtonte Perëndimit modern, ua rikujtonte edhe shqiptarëve figurën frymëzuese të Skënderbeut, ua kujtonte se Shqipëria është vendi ku lindi Skënderi, po edhe Skënderi i dikurshëm, Aleksandri i Madh. Kjo ndodhte në fillim të Shekullit XIX, pikërisht në vitet 1808-1812, kur botohej poema “Childe Harold’s Pilgrimage”, Udhëtimet e djaloshit Harold. Në frymën romantike do ta sillte në qendër të saj këtë figurë edhe letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare. Kujtesa evropiane, megjithatë, e mori në mënyrën më të mbrapshtë të mundshme porosinë e historisë. Ajo vendosi që atdheu i Skënderbeut, vendi i Shqiponjave, kombi i pasardhësve të Skënderbeut të copëtoheshin pa mëshirë për hir të urive imperialiste të fqinjve tanë.

Riaktualizimi gjoja “antineo-otoman” i Skënderbeut në ditët tona

 

Pas shpartallimit të Perandorisë Otomane edhe jehona e figurës dhe veprës së Skënderbeut do të largoheshin disi nga vëmendja e politikës në Perëndim. Figura e tij, epoka e tij, historia e atdheut dhe e kombit shqiptar do të lexoheshin në syzet e fqinjve tanë. Nuk do të shpërbleheshin për meritat e tyre, për flijimin e tyre në dobi të Evropës dhe në dëmin e vetes, por si mbartës të një mëkati në të vërtetë të paqenë.

 

Në ditët e sotme, në kuadrin e gjoja rritjes së ndjeshmërisë ndaj shfaqjes së “neo-otomanizmit” në Turqi, siç konsiderohet ndikimi në rritje i këtij vendi në hapësirat e dikurshme të perandorisë, para së gjithash në Ballkan, përfshirë dhe hapësirat shqiptare, po përjetojmë një riaktualizim të mbrapshtë të figurës së Skënderbeut, në kundërvënie të plotë me epokën e tij, me simbolikën e tij. Është një riaktualizim folklorik që synon ta shndërrojë Skënderbeun në një nga mjetet e përçarjes së shumëfishtë të shqiptarëve në bazë të përkatësive dhe nënpërkatësive të tyre gjeografike, natyrore, ideologjike, shpirtërore e tjerë. Kjo gjoja i intereson integrimit të shqiptarëve në Perëndim, iu intereson aleatëve tanë Perëndimorë. Sipas tyre, futja e kësaj fryme tek shqiptarët do t’i rreshtojë ata në zbrapsjen e ndikimit të sotëm “neo-otoman”, madje, edhe më larg, edhe shumë më larg se kaq. Në fakt, kjo frymë iu intereson të gjithë atyre që duan t’i marrin fajet dhe mëkatet nga sa më larg, gjeografikisht apo historikisht, për t’ua vënë në kurriz shqiptarëve. Kjo iu intereson armiqve të shqiptarëve, por kurrsesi miqve apo aleatëve të shqiptarëve.

 

Si ata që, nga gjoja pozitat e mbrojtësve të zjarrtë të myslimanizmit, e sulmojnë Skënderbeun, si ata që, nga pozitat e gjoja mbrojtësve të zjarrtë të Skënderbeut, i sulmojnë myslimanët shqiptarë, në fakt janë në pozita antishqiptare. Një ndër të përbashkëtat e tyre është injoranca që ata manifestojnë ndaj temave përkatëse.

 

Këto fushata, pa dyshim, financohen haptas nga fondacione të ndryshme, por edhe fshehtas nga burime të tjera të ndryshme.

 

Është shumë e qartë se të gjithë këta ua lexojnë edhe nëpër duar, pra jo vetëm nëpër biblioteka, letrat fqinjëve tanë, Akademive të tyre të Shkencave, Institucioneve të tyre shpirtërore, të cilat, ia mohojnë heroit tonë edhe identitetin e përbashkët me ne.

 

Nëse vizioni dhe misioni i Rlindjes sonë Kombëtare, siç e përmenda më lart, ishte bërja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, misioni dhe deliri i lëvizjes së sotme anti-Rilindje është zhbërja e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe dihet se kujt i leverdis më shumë e kujt më pak ky mision dhe ky delir.

 

Me një fjalë, skënderbeizmi që sot po manifestojmë ne shqiptarët është fallso, është i rremë, i pasinqertë.

 

Më 28 nëntor 2017, filloi Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. 550 vjetori i vdekjes së Heroit tonë më të shquar e më të lavdishëm Kombëtar, do pranuar, e gjen kombin tonë pa një vizion zyrtar ndaj figurës dhe epokës së tij, ndaj vazhdimësisë së idealeve të tij. Një vizion zyrtar nuk mund të ndërtohet mbi këtë mentalitet që sundon në politikën tonë zyrtare. Ai mund të ndërtohet vetëm nga mendjet vizionare të çliruara nga komplekset e trashëguara të inferioritetit ndaj historiografive antishqiptare.

 

Skënderbeu nuk mund të vihet në dritë të plotë duke zhytur në muzg pasardhësit e tij, duke njollosur pasardhësit e tij mbi paragjykime të huazuara prej faktorëve antishqiptarë. Skënderbeu nuk mund të lartësohet duke përgjithësuar raste e dukuri të shkëputura në dëm të bashkësisë së caktuar. Skënderbeu dhe kombi shqiptar janë të pandashëm. Ose triumfojnë bashkë, ose fundosen bashkë.

 

Atje ku mungon shteti ligjor, atje ku mungon sundimi i ligjit, edhe vlera më e pashembullt dhe më origjinale e kombi tonë, harmonia fetare midis tri praktikave fetare të monoteizmit (besimi në një Zot të vetëm), mund të vihen nën goditje, mund të marrin tronditjen që nuk e morën as gjatë periudhës së ateizmit tonë, të kurorëzuar më se 50 vjet më parë, në vitin 1967.

 

Viti i Skënderbeut, nuk mund të ndreqë gjithçka, por mund të jetë vendimtar për ta sjellë Skënderbeun në një dritë sa më të plotë të kohës së sotme. Kjo mund të realizohet duke e sjellë në një dritë sa më të plotë bashkëkohore edhe epokën e tij, gjeneralët e tij, bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tjerë të tyre, gjithë kohën e tij dhe të shqiptarëve.

 

Vetëm nëpërmjet ndriçimit sa më të plotë e sa më të drejtë të epokës së tij dhe vazhdimësisë së saj gjatë gjthë ekzistencës së Perandorisë Otomane, figura e Skënderbeut do të mund të mbushet me indet dhe me nervat, të cilat i mungojnë në historiografinë e derisotme, në përfytyrimin dhe në vlerësimin real ndaj tij.

 

Vetëm nëpërmjet imponimit të optikës sonë në leximin dhe kuptimin e historisë sonë e jo nëpërmjet interpretimeve të fqinjëve tanë, ne mund të arrijmë të vëmë në dritë të plotë e të pashtrembërueshme të vërtetën tonë kombëtare.

 

Dhe kështu do të bëhet realitet profecia rilindase dhe Shekulli XXI do të jetë vërtet Shekulli i Shqiptarëve.

A DO MARRË FUND PAFTYRËSIA E JOTE NDONJIHERE O FATMIR LIMAJ – Nga Bardh M. Nengurra

( KUR DO KËNDELLESH O POPULL BUDALLË )

Sapo pash disa sekuenca të gjykimit të Fatmir Limajt që po mbahet në Gjakovë .

Fatmir Limaj per të satën here asht para drejtësisë per akuza të randa e këtë here per vrasjen e dy civilve shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Disa here e kam lexue LIBRIN E GINISIT ku janë të shenueme rekorde të të gjitha natyrave dhe formave, por quditem se si në atë liber nuk asht edhe i ashtuqujtuni Komandant Çeliku nga Banja e Malishevës i cili që 18 vjet ndiqet dhe hetohet nga prokuror të Kosovës e edhe nga ata të UNMIK-ut ( ma heret ) dhe EULEKS-it tash per krime të randa si janë: vrasje dhe maltretime të robve të luftës, vrasje të deshmitarve, abuzime me parat publike dhe korrupsion të shumave milionshe ( euro kuptohet ) dhe ja tash gjykimi i ti i radhës per vrasjen e dy civilve shqiptar, dy shqiptarve të cilet Fatmir Limaj i ka njoft mirë sepse ata kan qenë të fshatrave afer me fshatin e Fatmir Limajt.

Unë nuk do flas këtu per vrasjet sepse as nuk i kam njoftë viktimat e as nuk i di rrethanat se si u vranë ata, pos që di se ata janë vra dhe këtë e mesova nga shtypi dhe ato që i shruejn ata që kan informata.  Unë per vrasjet mund të them vetem këtë;  a asht rastësi që i akuzuem dhe i dyshuem per tana këto vrasje e edhe per plagosjen e aktivistit të LDK-së z. Fetah Rudi, per korrupsion dhe zhvatje të parasë publike asht gjithmonë Fatmir Limaj?! Përgjigjen le ta jap vetë lexuesi i këti shkrimi.

Unë këtu deshta ta trajtojë nji temë tjetër që ka të baj me Fatmir Limaj. Desha tu baj pyetje prokurorve dhe gjyqëtarve në Kosovë se a jan lodhë tu mbajt seanca banale dhe teatrale kunder këti njeriu mafioz ( per mendimin tim ) e të cilit asnjihere nuk po kan guxim ti shqiptojnë nji fajsi. Pra ta vertetojnë fajsinë e ti se nuk mendojë me i shqiptue fajsi nese asht i pafajshem?!

A turpnoheni ju o prokuror dhe ju gjykatës , mos para popullit dhe familjeve tueja , atëhere para pasqyres kur i shifni surratet tueja të qorodituna që janë refleksion i ftyrave të njerzve idiot të padinjitet dhe të pa ndërgjegje.

A frigoheni se ndërgjegjet e juaja do ju ndjekin pas  edhe në varre dhe se po ju leni turpin e perjetshem pasardhësve tuej? Jo juve as nuk frigoheni sepse budallët dhe injorantet nuk din as me u trimnue kur duhet e as me u frigue.

Juve jeni të inkriminuem dhe fajtor aq sa asht fajtor njeriu të cilin juve nuk e gjykoni dhe nuk e denoni asnjihere sado qe që 18 vite e ndiqni dhe akuzoni.

Unë jetojë në Norvegji qe nga viti 1989. Kam pas dy tri raste kur kam ra ndesh me drejtësinë këtu. Jam gjykue dhe denue dhe sado që jam mundue të mbrohem e ta shpall veten i pafajshem, unë atëhere e edhe sot e pranojë se kam qen fajtor. Dhe veprat e mia kan qen konflikt verbal me komshin heren e parë me çrast ai fjalën time; ti thej brinjet , e merr si kerrcnim të rrezikshem dhe gjykata mi shqipton 21 ditë burg në vitin 1997 në Tønsberg në Norvegji.

Heren e dytë akuzohem per tentim të shfrytzimit të damshperblimit nga kompania e sigurimeve dhe sado që unë as nuk kam pas njohuni e as kam ba vepren megjithate vepren e ka ba djali im dhe unë si prind per shkak të moshes ti nen 18 vjet jam denue me 60 ditë burg. Në të dyja rastet jam mundue ta shpall pafajsinë time sepse nuk më shkohej në birucë , por gjithmonë pasi ka perfundue gjithçka e kam pranue se nuk më ka ardh era kot sepse e kisha hanger hudren unë. Dhe per të dyja rastet kam pas avokat mbrojtës. Jua them se per ti pague punën avokates A. K Bohinen mu ka dasht me marr kreditkartele dhe tri vjet kam pague kredinë per te.

Në Norvegji e pa dyshim edhe gjithandej në shtetet prendimore ora e punës e avokatit asht sa paga mujore e nji pastruesi. Vetem nji telefonatë me 5 minuta konsultim me avokatin ketu në Norvegji kushton 3000 krona apo 300 euro.

Neve jemi deshmitar se si ” Komandant ” Fatmir Limaj qe 18 vjet veç avokatve vendor si Tahir Rrecin e Bajram Tmaven ai ka permanent të punsuem per ta mbrojtë Fatmirin nji avokat zezak amerikan.

Unë baj pyetjen se ku i merr parat Fatmir Limaj ta paguen atë avokat?!

Baj pyetjen se pse ti o budallë popull nuk ngrite zanin tand me e shtrue këtë pyetje?!

Baj pyetjen Fatmir Limajt, a ke ftyrë ti o njeri? Si nuk turpnohesh me këto vepra tuat? Po pse o burr ashtu si akuzohesh e ndiqesh ti nuk po ndiqen e nuk po akuzohen p.sh. vëllaznit e tu të cilet dasht e pa dasht kan qen pjesë e strukturave tuat?! Pse akuzohesh gjithmonë vetem ti?!

Fatmir Limaj a ndihesh mirë kur edhe lopet e Dukagjinit dhe edhe bullicat e Prekorupës e edhe Drenicës e din se ti ke ba vepra dhe krime, ke vjedhë paranë publike dhe ke korruptue sa ke mujt. Fatmir po mos ti kishe realizue veprimet e tua korruptive ku do i mirrje ti parat per ta pague avokatin amerikan?

Juve popull budalla që bani kolonën e gjat me kilometra per ta prit Fatmirin kur del nga gjykata dhe i aplaudoni me ovacione a ju shkon mendja se juve ( shumica e jush ) nuk e keni as buukën per darkë per familjet e jueja ndersa dilni e zgërvalleni si çmendurak të gëzuem që nji njeri milioner ka arritë per të saten here ta blen pafajsinë e vetë. Ka arritë ta shkerdhej sistemin e derjtësisë së shtetit tuej. A ju shkon mendja se ku i merr eurot Fatmir Limaj per ta ble lirinë, per ta pague avokatin amerikan e edhe nga disa avokat vendor? Jo nuk ju shkon mendja juve sepse juve jeni aq injorant sa as hunden e juej se shifni.

Juve njerëz të struktuave pushtetore të Kosovës a keni ftyrë kur bashkoheni me turmat injorante dhe festoni bashk blerjen e pafajsisë së Fatmir Limajt?

Dhe juve tjer pushtetar të rangut pak ma të naltë a keni ftyre kur në banketin që Fatmir Limaj e organizon per ta demostrue force e vetë të njeriut mafioz dhe ju tu ngran mish si qenet e tërbuem jo vetem se perqyrraveni kinse po kendoni kangë patriotike, por edhe ja kersitni rafale me armët e jueja ilegale. Unë kur i shof videot që ju vetë i postoni në facebook me vjen neveri. Ju padyshim se ndiheni krenar. Turp.

Aftësia e Fatmir Limajt per tu shpall gjithmonë i afajshem dhe organizimi i banketeve per këte, mu mi perkujton veprimet e kapabandes mafioze të Sicilisë në Itali.    Turpi ju mbuloftë dhe mallkue qofshit me sojë e sorolop sikur thojnë në Jug të Shqipnisë.

16.01.2018