VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëria si Serbia? Kosova vendos tarifa shtesë edhe për frutat dhe perimet nga Shqipëria

By | July 18, 2018

Komentet

Krusha e Vogël kujton 113 martirët në 20 vjetorin e rënies së tyre

Me një tubim përkujtimor ku morën pjesë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit lokal, në Krushë të Vogël janë përkujtuar 113 martirët e rënë në mars të vitit 1999, në luftën e fundit në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë tubim, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij para familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të rajonit të Prizrenit, deklaroi se Krusha e Vogël është simboli i mbijetesës, por edhe i krenarisë tash kur në këtë vend jeton gjenerata e re. Ai tha se herët ose vonë, kryerësit e krimeve në këtë fshat, do të japin përgjegjësi.

“Shumë prej jush, këtu i keni humbur më të dashurit tuaj para 20 vitesh. Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra në Krushë të Vogël dhe gjithandej Kosovës, nga shteti i Serbisë. Herët a vonë, kryerësit e këtyre krimeve: spastrimit etnik, vrasjeve deri në përmasat e gjenocidit, do të japin përgjegjësi”, tha Thaçi, i cili theksoi se vrasjet në Krushë u bënë vetëm “për shkak se ishin shqiptarë”.

Me një tubim përkujtimor ku morën pjesë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit lokal, në Krushë të Vogël janë përkujtuar 113 martirët e rënë në mars të vitit 1999, në luftën e fundit në Kosovë. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ana e tij, tha se Krusha e Vogël është vendi me më shumë të vrarë, krahasuar me numrin e banorëve që ka. Ai u zotua se do t’i kryejnë mirë obligimet që kanë për kategoritë e dala nga lufta.

“Numri 113 për një vendbanim kaq të vogël, e për kaq pak familje e bën Krushën e Vogël vendin më të vrarë në Kosovë. Pra, nuk ka ndonjë vend tjetër në Kosovë që për numër të familjeve ka kaq viktima. Kaq njerëz të marrë padrejtësisht. Besoj shumë që duke qenë këtu e duke parë me sy atë që thotë populli, afër syve afër zemrës, do t’i nxjerrim edhe ne edhe më tutje, edhe më mirë obligimet tona që kemi ndaj kategorive të lirisë, ndaj statusit tuaj, si familje”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetarja e fshatit Krushë e Vogël, Shpresa Shehu, nga një përmbledhje që i bëri historisë së masakrës, tregoi se nga 113 viktima, të gjithë të gjinisë mashkullore, ishin nga 13 vjeç e deri në më të vjetrin e fshatit. Ajo tregoi se edhe pas 20 vjetësh, nga gjithë këta viktima, vetëm 45 prej tyre janë gjetur e varrosur. Ndërsa, mungojnë trupat e pajetë edhe të 68- të të tjerëve.

“Më 26 mars forcat paramilitare ushtarake policore serbe së bashku me serbët e fshatit rrethojnë banorët. Gratë dhe fëmijët urdhërohen të shkojnë në Shqipëri, kurse meshkujt pleq, të rinjë dhe fëmijë, me dhunë dhe torturë i detyrojnë të futen në një shtëpi, ku pasi pushkatohen shtëpisë i vihet zjarri. Gjashtë persona arritën të shpëtojnë nga kjo tragjedi. Të plagosurit i vranë gjatë tentimit të ikjes. Në këtë masakër janë vrarë e zhdukur 112 meshkuj, ku pas kthimit nga Shqipëria vritet edhe një fëmijë 12 vjeçar duke rënë në mina që kishin vendosur serbët në fshat”, tha Shehu.

Me një tubim përkujtimor ku morën pjesë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit lokal, në Krushë të Vogël janë përkujtuar 113 martirët e rënë në mars të vitit 1999, në luftën e fundit në Kosovë. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Forcat serbe në këtë fshat hynë më 25 mars dhe filluan me djegien e shtëpive. Nëntë burra që nuk i lëshuan shtëpitë, u vranë po atë ditë ndërsa të plagosurit u vranë gjatë ikjes. Vetëm gjashtë burra arritën t’i shpëtojnë kësaj tragjedie.

Më 26 mars të vitit 2014 u kthyen në vendin e tyre 45 kufoma, në përvjetorin e 15-të të rënies. Meqë shumica e burrave të këtij fshati u eliminuan, gratë e Krushës së Vogël janë të njohura në Kosovë për punën e tyre me përpunimin e perimeve, paketimin dhe shitjen e produkteve që rrisin nga toka e fshatit.

20 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, familjarët ende në kërkim të të zhdukurve

Fshati Krushë e Madhe ishte dëshmitar i njërës prej tetë masakrave më të mëdha të Kosovës, ku gjatë tre ditëve sa zgjati masakra u vranë dhe masakruan 241 persona, 64 prej të cilëve janë ende të zhdukur

AGIM SULAJ

Marsi i vitit 1999 për shumë kosovarë rikthen ndjenjën e gëzimit për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, por edhe për shumë të tjerë, kujtimet e tyre për më të afërmit që i humbën gjatë luftës.

Në mars të vitit 1999 ishin intensifikuar luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, që kishin filluar një vit më parë, e që synonin pavarësimin e Kosovës nga Jugosllavia e atëhershme.

Komuniteti ndërkombëtar druante nga ripërsëritja e masakrave që më herët ishin shënuar në luftën e Bosnjë e Hercegovinës, andaj aleanca veriatlantike më 24 mars të vitit 1999 vendosi që të filloj bombardimet ndaj ish-Jugosllavisë, për të “ndërprerë spastrimet etnike dhe vrasjen e civilëve shqiptarë” që kryheshin nga forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë.

Por, një ditë pas fillimit të bombardimeve, fshati Krushë e Madhe që ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, ishte dëshmitar i njërës prej tetë masakrave më të mëdha të Kosovës, ku gjatë tre ditëve sa zgjati masakra u vranë dhe masakruan 241 persona, 64 prej të cilëve janë ende të zhdukur dhe kërkohen prej familjarëve.

Marsi i vitit 1999 për shumë kosovarë rikthen ndjenjën e gëzimit për fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, por edhe për shumë të tjerë, kujtimet e tyre për më të afërmit që i humbën gjatë luftës. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Në këtë fshat, çdo mars mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore për të masakruarit.

Të afërmit e viktimave kërkojnë që të bëhet më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Një ndër viktimat ishte edhe djali i 77-vjeçarit Bajram Nalli, i cili duke folur për Anadolu Agency (AA) shprehet se vetë u bë dëshmitar i masakrimit të djalit të tij dhe dhjetëra të tjerëve.

Nalli thotë se më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe kishin zënë rob rreth 700 persona nga fshati Krushë e Madhe, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Si shkak i kësaj, Nalli thotë se gjurmët e të birit të tij kanë mbetur të pa-identifikuara, sepse trupi i tij është karbonizuar.

20 vjet pas kësaj masakre, kur ende nuk janë gjetur 64 persona nga fshati Krushë e Madhe, Nalli thotë se nuk është bërë sa duhet nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të tyre.

Edhe kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, kërkon nga institucionet vendore dhe të huaja në Kosovë të zbardhin fatin e të pagjeturve.

“Normal asnjë krushjan nuk është i kënaqur, na mungojnë edhe 64 (të zhdukur)”, tha Hoti.

Banorët e fshatit Krushë e Madhe në shenjë përkujtimi i kanë hapur varret për të gjithë të pagjeturit, por këto varre vazhdojnë të jenë të zbrazëta.

Gjithashtu, në përkujtimin e gjithsej 241 të vrarëve, janë mbjellë po aq fidanë të pishës në vendin ku supozohet se disa prej tyre u pushkatuan. Po ashtu, po bëhen gati edhe fotografitë e secilit prej 241 të rënëve për t’u vendosur në një mur afër varrezave të dëshmorëve.

Masakra e Krushës së Madhe

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë serbe anekënd Kosovës. Gjatë këtyre ditëve gjithashtu u dogjën edhe 850 shtëpi private në këtë fshat.

NATO përfundoi fushatën e bombardimeve më 11 qershor të vitit 1999, pasi Millosheviç pranoi kushtet e tërheqjes së ushtrisë jugosllave dhe KFOR-it në Kosovë. Gati një dekadë më vonë, Kosova shpalli pavarësinë dhe u njoh nga më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-së.

Sipas një studimi të përbashkët të kryer në vitin 2008 nga Qendra Ligjore Humanitare (Humanitarian Law Center), Komisioni Ndërkombëtar i Njerëzve të Humbur dhe nga Komisioni i Njerëzve të Humbur të Serbisë, gjatë luftës në Kosovë u vranë 13.421 persona, respektivisht nga 1 janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Nga ky numër, thuhet në studim, 10.533 ishin shqiptarë, 2.238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.

Tregjet mbushen me mjaltë sintetik kinez – BE merr masa të rrepta, po Shqipëria?

Testimi i Mjaltit.

Vende të BE kanë testuar mjaltin e importuar, ku në shumë raste ai ka qenë tërësisht sinetik pra asnjë përmbajtje të vërtetë mjalti.

Vendi i origjinës pavarësisht vendit nga ku është importuar është Kina.

Paniku nga mjalti sintetik kinez nuk ka kapur vetëm vendet e BE, masa të rrepta po ndërmerren edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, vetëm një muaj më parë një nga kompanitë më të mëdha kineze të prodhimit të mjaltit u gjobit me 2.9 milionë dollar pas skandalit në prodhimit të mjaltit të falsifikuar pas testeve të zhvilluara në Australi.

Vendet e Bashkimit Europian po ndërmarrin masa të rrepta të sanksionuara me ligj lidhje me importin e mjaltit.

“Një studim i Komisionit Evropian të vitit 2015 zbuloi se një në tre (32%) enë me mjaltë kishin sheqer të shtuar. 6% e 2,000 mostrave të testuara treguan gjurmë të sheqerit të shtuar. Mashtrimi rezultojë në mjaltin nga jashtë dhe posaçërisht atë nga Kina.

Sipas autoriteteve franceze arit të lëngët, veç shtimit të sheqerit, etiketimit të rremë të vendit të origjinës, tashmë mashtruesit industrial kanë arritur të krijojnë edhe mjaltin sintetik, i cili është shumë i ngjashëm me atë natyral.

Po ashtu, testet kanë treguar se disa enë mjalti të etiketuar si spanjollë përmbanin polene të cilat gjenden vetëm në Kinë. Prodhuesit kinezë për t’u shpëtuar këtyre kontrolleve shtojnë copa mikroskopike të algave të detit, të cilat mund të fshijnë të gjitha gjurmët e origjinës.

Këto teknika gjithnjë e më komplekse po e bëjnë gati të pamundur zbulimin e mashtrimit. Për të gjitha llojet e mashtrimeve, viktima mbetet konsumatori.

Mjalti nga Kina, veç faktiti se nuk ka asnjë përfitim shëndetësore, dyshohet se përmban metale të rënda dhe toksike, si dhe antibiotikë të ndryshëm. Ndërkohë, Europa po shqyrton se si të mbrojë industrinë e saj prej 14.2 miliardë euro” transmetohet në një kronikë lajmi në televizionin Klan Plus.

Tashmë Franca ka votuar për etiketimin e detyrueshëm për vendin e origjinës të enëve të mjaltit, dhe nis zbatimi në shtator 2019.

Franca konsumon 40,000 ton në vit, por vetëm 10,000 ton prodhohet në këtë vend. Ndaj jo vetëm Franca por të gjitha shtetet e Bashkimin Europian importojnë mjaltë nga jashtë, rreth 60% të sasisë që konsumohet.

Po Shqipëria?

Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë të dhënë për mjaltin e importuar nga jashtë, në lidhje me vendin e origjinës nga importohet apo përbërësit e tij, çka nuk e përjashton mundësinë e futjes së mjaltit të sintetik kinez edhe në tregun këtu.

Megjithatë, sipas të dhënave të INSTAT, të cilave i referohet AgroWeb.org  flitet  për një rritje progresive të importeve kineze në vendin tonë, çka reflekton një interes në shtuar të kompanive dhe sipërmarrjes kineze për tregun shqiptar.

Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve.

Këshillat e AgroWeb.org për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

  • Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.
  • Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.
  • Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
  • Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
  • Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.
  • Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
  • Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.
  • Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Mjalti është produkti i tretë më i falsifikuar në botë.

Intervista – Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

Arton Konushevci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse karshi agresivitetit të Serbisë. Haradinaj thotë se vullneti i Kosovës për dialog nuk është zbehur dhe se sipas tij, Kosova është e gatshme për dialog çdo herë por pakushte. Ndërkaq, i pyetur nëse taksa po e izolon Kosovën, kryeministri Haradinaj tha se Kosovën nuk mund ta izolojë askush.

Radio Evropa e Lirë: Vendimi i Qeverisë së Kosovës, të cilën e udhëhiqni ju, për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, po shihet si pengesë dhe bllokim i dialogut me Serbinë. Çfarë do të ndërmerrni që të krijoni kushte për vazhdimin e dialogut?

Ramush Haradinaj: E kemi pasur një situatë të rëndë, të një agresiviteti të Serbisë në planin ndërkombëtar, por edhe në planin e brendshëm, me tendenca të destabilizimit të Kosovës. Njëkohësisht, edhe një pengesë jotarifore për çdo mall të prodhuar në Kosovë nuk ka mundur që të hyjë në Serbi. Taksa, si vendim i Qeverisë së vendit është një vendim që të mbrohemi nga ky agresivitet. Vullneti për dialog nuk është zbehur nga pala jonë, nga Kosova. Ne kemi kryer disa detyra të shtëpisë, në këtë rast kemi Platformën shtetërore, e kemi Delegacionin shtetëror, kemi, po e quaj ashtu një unitet jo vetëm të spektrit qeverisës politik, por edhe një pjese të opozitës. Pra, ne jemi të gatshëm për dialog, vlerësojmë se dialogu duhet të vazhdojë, pra nuk ka alternativë, pa e ndërlidhur me taksën.

Radio Evropa e Lirë: Ju vazhdimisht keni përsëritur se taksa apo tarifa suspendohet kur Serbia ta njohë Kosovën. A mendoni se njohja mund të vijë para se të nisë dialogu?

Ramush Haradinaj: Në dialog, pra në tavolinë mund të diskutojmë të gjitha temat, të gjitha, pra marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të drejtat e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi – në Kosovë të serbëve, në Serbi të shqiptarëve – pastaj, dëmet e luftës të gjitha ato që i kemi trashëgimi nga e kaluara tragjike e jona, por edhe perspektiva jonë evropiane dhe euroatlantike. Pra, ne jemi për dialog dhe jemi që dialogu të vazhdojë pa kushte sepse dialogu nuk ka alternativë dhe nuk mund të kushtëzohet.

Radio Evropa e Lirë: Nëse lexohet letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, aty thuhet qartë se SHBA-ja pret njohje reciproke nga ky dialog. Andaj, ku mbështetet hezitimi juaj?

Ramush Haradinaj: Ne nuk hezitojmë. Ne jemi të gatshëm për dialog që sot, pra Kosova është e gatshme, i ka kryer detyrat e shtëpisë, ka arritur në një Platformë shtetërore, të përbashkët, kemi Delegacionin shtetëror dhe jemi të gatshëm për dialog dhe shkojmë në dialog pa kushte. Pra, sa i përket Kosovës dialogu mund të vazhdojë, duhet të vazhdojë, s’ka alternativë dhe ne nuk vendosim kushte për dialogun.

Radio Evropa e Lirë: Gjatë një fjalimi tuaj para masës patët deklaruar se Kosovës po i kërkohet që të japë territor për njohje. A mund të na e elaboroni më hollësisht këtë kërkesë, nga kush vjen?

Ramush Haradinaj: Tani, ka pasur diskutime, i kemi dëgjuar në publik retorikë se një ndërrim i territoreve po që kryesisht një ndarje për Kosovën do të ishte si formulë për të kënaqur Serbinë për njohje për Kosovën. Në fakt, kjo nuk është reale, pra njohja Kosovë-Serbi duhet të ndodhë në respektim reciprok të Kosovës në kufijtë ekzistues, jo vetëm një njohje si kërkim-falje, por edhe si një mundësi e ecjes përpara. Edhe për Kosovën kjo është një lloj pajtimi, pra njohja me Serbinë, nuk nënkupton amnistinë ligjore, por është një pajtim dhe një kalim nga e kaluara tragjike, nga ato kujtime, ato dhimbje që ende i kemi prezente, si çështjen e të zhdukurve, të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës – supozohet se janë rreth 20 mijë femra në Kosovë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Ne pra vlerësojmë se do të ishte një moment i kthesës, i paqes edhe mes nesh edhe Serbisë në këtë rast, po definitivisht një konsolidim i Ballkanit Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Pra nuk ka pasur ndonjë kërkesë tjetër, përveç asaj që është thënë nga presidenti Hashim Thaçi për ndryshim të kufijve nga pala serbe?

Ramush Haradinaj: Mendojmë se diskutimet në një moment të caktuar kohor kanë qenë serioze rreth kësaj mundësie, mirëpo nuk mund të konfirmoj preciz pra si dhe nga kush, por mendoj se në një moment të caktuar është paraqitur kjo si një opsion dhe mendoj se këtu ka ndodhur gabimi më i madh edhe i bashkësisë ndërkombëtare, por edhe i liderëve të rajonit, sepse e kanë lënë të hapur këtë mundësi. Pra, devijimi i dialogut, tani ende i vuajmë pasojat e këtyre diskutimeve, për shkak se dalja nga një dialog për normalizim në dialog për territore apo për kufi, është gati kthim në të kaluarën. E kushdo që e ka ndihmuar një agjendë të tillë, mendoj që nuk i ka bërë një shërbim të mirë paqes as në rajon dhe as më gjerë.

Radio Evropa e Lirë: Tash nuk ka kërkesa të tilla?

Ramush Haradinaj: Aktualisht mendoj se është një qartësi më e madhe te të gjithë se cila është formula. Formula është vetëm te njohja reciproke Kosovë-Serbi, pra një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, që përfshin të gjitha temat e hapura përfshirë edhe tregtinë e lirë, në kufijtë ekzistues.

Radio Evropa e Lirë: A po rrezikon Kosova që të zhytet në një izolim ndërkombëtar për shkak të këtij qëndrimi që po e mban Qeveria aktuale në raport me taksën?

Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës dhe Kosova është vërtetë e përcaktuar për t’i takuar familjes evropiane dhe ajo që e definon më së miri është përcaktimi i popullit të Kosovës dhe i Qeverisë është euroatlantik. Pra, ne synojmë t’i takojmë familjes evropiane në Unionin Evropian, familjes së NATO-s që i prin Amerika dhe një miqësi me Amerikën. Është popull euroatlantik, nuk mundet askush të na izolojë ne. Mund të ketë mospajtime në ndonjë temë në vazhdimësi dhe është normale që të kemi mospajtime, sepse edhe në familje ka të këtilla. Mirëpo, ne jemi popull euroatlantik dhe s’ka se si të na izolojë askush, kurrë.

Radio Evropa e Lirë: Ju personalisht, a mund të merrni një vizë amerikane?

Ramush Haradinaj: E kam marr, mund ta marr – nuk e di për besë. Kur të ma japin, shkoj me qejf.

Radio Evropa e Lirë: Kemi një situatë të re në skenën politike sa i përket çështjes së dialogut, marrë parasysh Ligjin dhe Platformën për dialogun dhe Ekipin negociator. Qëndrimet tuaja me presidentin a janë përafruar?

Ramush Haradinaj: Fakti se ne sot kemi Platformën, që është e dakorduar në Parlament dhe përkrahet nga të gjithë ne dhe fakti se e kemi Delegacionin shtetëror të votuar, mund të merret si një bashkim ta quaj politik i të gjithë neve, në një materie të përbashkët. Kuptohet, ne vijmë ndoshta nga perspektiva të caktuara se si do të ishte dashur që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. Unë jam dhe mbetem kategorik se nuk duhet të hapim çështjen e territorit dhe kufijve sepse e rihapim të kaluarën, i rikthejmë tragjeditë e së kaluarës. Por duhet të punojmë bashkërisht, të gjitha institucionet e vendit, spektri politik, shoqëria civile së bashku me partnerët tanë për një marrëveshje me Serbinë, obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje në kufijtë ekzistues, e që i ka disa komponentë: komponentën e anëtarësimit në BE dhe afatin kohor, të drejtat etnike, komponentën ekonomike, por edhe dëmet e luftës.

Radio Evropa e Lirë: Nuk ka njohje të reja për Kosovës që një kohë, nuk ka vizita nga kryeministra e burrështetas të ndryshëm në Kosovë, që besa edhe ju nuk keni bërë ndonjë vizitë së fundmi në ndonjë shtet, s’keni pasur ndonjë ftesë. Kaq shumë e izoluar është Kosova?

Ramush Haradinaj: Kosova është pjesë e shumë agjendave ndërkombëtare. Unë që prej ardhjes sime, prioritet i kam dhënë asaj që njihet si punët e shtëpisë dhe ajo mendoj se është detyra ime, e ekzekutivit. Ne kemi prezent, kemi ministër të Jashtëm, ka njerëz që kanë shumë e më shumë kohë dhe mundësi të daljes jashtë. Na vizitojnë edhe figura të shquara, edhe burrështetas. Sikur të isha pak më aktiv, do të mund të bënim edhe më shumë edhe të këtilla. Megjithatë, ajo që është tepër me rëndësi sipas meje, nuk vlen kurrkund, në asnjë tavolinë, më shumë sesa që je brenda vendit tënd.

Konsolidimi i Kosovës, si rasti i Ushtrisë, si rasti i disa temave të brendshme, ose ‘Trepça’, ose besa taksa – që e shoh se ka plot diskutime. Ju siguroj se është element i rëndësishëm, ne kemi qenë në një mungesë të caktuar për një ekuilibër me Serbinë dhe kishin pas filluar që të na marrin shumë më ulët sesa që jemi me të vërtetë. Detyra ime ka qenë pra që ta kthej Kosovën aty ku e ka vendin, jemi palë – i pëlqeu dikujt apo si pëlqeu–jemi palë, nuk mundet të na ashkëlojë askush, jemi palë, ekzistojmë si palë. Unë mendoj se këtë e kemi arritur. Është mirë të shkosh (në vizita) është mirë të të vijnë, vijmë e shkojmë sa të kemi qejf ne, sa të duam. Realisht, nëse ju bëjmë ftesa, vijnë plotë, mirëpo ju siguroj se thelbi ka qenë ta rikthejmë vetveten dhe me qenë vetvetja.

Radio Evropa e Lirë: Pas muajit qershor, me liberalizim të vizave apo jo?

Ramush Haradinaj: Besoj që po.

Haradinaj përkujton masakrën në tri fshatrat e Rahovecit: Kriminelët duhet të sillen para drejtësisë

Kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e saj masakrën e ndodhur mbi popullsinë shqiptare në fsharat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova si shoqëri dhe si shtet, nuk do të pushojë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, dhe për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë, raporton lajmi.net.

Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Sot Kosova nis kualifikimet për Kampionat Evropian – për herë të parë në histori

Kosova do të debutojë sot në kualifikime për Kampionat Evropian, si mikpritëse e Bullgarisë në kryeqytet në ndeshjes e saj hapëse në Grupin A kualifikues për EURO 2020.

Gati tri vite pas pranimit në dy organet qeverisëse të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA përkatësisht, Kosova e pret Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori të saj.

Ndeshja nis në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda orësh.

Pas një barazimi mbresëlënës kundër Danimarkës në një ndeshje miqësore javën e kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1:1 kundër Malit të Zi.

“Dardanët” bëjnë pjesë në një grup me Anglinë, Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.

“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.

Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.

Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46).

Ekziston entuziazëm megjithatë në kampin kosovar, i cili synon të bëjë përpjekje për t’u kualifikuar në Evropian përmes rrugës tradicionale në vend se të mendojë para kohe për rrugën e shkurtër – play-off të Ligës së Kombeve.

Në rast se Kosova nuk arrin njërin prej dy vendeve të para në Grupin A, atëherë do ta ketë një mundësi të dytë për të siguruar kualifikimin në EURO 2020, përmes play-off të Ligës së Kombeve.

Në fillim të vitit 2020, Kosova do të përballej me Maqedoninë në gjysmëfinale dhe pas një fitoreje eventuale, do ta luante edhe një ndeshje finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Gazeta Express/

Për 5 vjet, më shumë se 170 mijë qytetarë lëshuan Kosovën

Luljeta Krasniqi – Veseli

Emigrimi i qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme, kryesisht ato evropiane, pavarësisht perceptimit se ka shënuar rritje, sipas të dhënave zyrtare ka shënuar rënie.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil.

Trendi i emigrimit në Republikën e Kosovës thuhet në këtë raport, ka pasur një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2016, përderisa pas vitit 2016 emigrimi se ka shënuar rënie të konsiderueshme.

Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga vendi gjatë kësaj periudhe ishte viti 2015, kur nga Kosova emigruan mbi 75 mijë qytetarë, shumica prej tyre në formë të parregullt. Derisa, në vitin në vitin 2017 emigrimi ka shënuar rënie dhe atë në rreth 12 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2017, ishin emigrantët të rregullt dhe arsyet ishin: bashkimi familjar, martesat, punësimi, studimi, etj.

Qytetarët e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, emigruan kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, por kishte edhe qytetarë që u evidentuan se emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Sa u përket të dhënave për vitin 2018, ato nuk janë finalizuar ende nga autoritetet e Kosovës, por sipas disa të dhënave që i janë dhënë Radios Evropa e Lirë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tregohet se trendi i emigrimit ka shënuar rënie edhe gjatë vitit 2018.

Sefedin Kuçi, udhëheqës i Divizionit për planifikim dhe statistika në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat për numrin total të emigrantëve të Kosovës për vitin 2018 nuk dihen, por dihet se janë rreth 3500 qytetarë, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së përgjatë vitit 2018.

“Në aspektin e migrimit, në përgjithësi, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë trendet gjatë këtyre viteve, kanë qenë pozitive sa i përket emigrimit të parregullt çka do të thotë se kemi pasur rënie të konsiderueshme të migrimit të parregullt. Nëse e shikojmë aspektin e azilkërkuesve në shtetet e BE-së, emigrimi në vitin 2018 ka qenë në pikën më të ulët të azilkërkuesve. Nga 67 mijë kërkesa për azil, të cilat kanë qenë në vitin 2015 kjo shifër në vitin 2018 ka qenë 3515, pra ka një rënie të konsiderueshme. Ne mendojmë se ky trend i rënies do të jetë edhe në vitin 2019”, thotë Kuçi.

Ai thekson se rreth 98 për qind e këtyre kërkesave për azil të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së gjatë vitit 2018, janë refuzuar.

“Në vitin 2018 kemi pasur një ndryshim sa i përket shteteve ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar azil. Para vitit 2018, vendet ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar më shumë azil ka qenë Gjermania, Franca, Austria..kurse gjatë vitit 2018 kjo ka pasur ndryshim në renditje, ku 58 për qind e kosovarëve kanë kërkuar azil në Francë ndërsa në Gjermani 16 për qind në Itali 9 për qind e kështu me radhë”, thotë Kuçi.

Ky trend i rënies së emigrimit të parregullt, shton Kuçi, do të ketë ndikim pozitiv edhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.

Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut emigrimin e qytetarëve të Kosovës për në vendet e ndryshme të botës e konsiderojnë si mjaft shqetësues.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës në vendet e botës është luftë për ekzistencë.

Kosova shton ai është një vend, i cili nuk është duke iu ofruar kushte elementare qytetarëve të saj dhe perspektivë të rinjve.

“Emigrimi po ndodh për faktin se ka mungesë të vendeve të punës. Të rinjtë ndonëse përfundojnë studimet apo shkollat profesionale nuk mund të gjejnë një vend pune. Nepotizmi ka lëshuar rrënjë në Kosovë, nëse nuk ke një përkrahje politike nuk mund të gjesh një vend pune dhe në mungesë të perspektivës, ata janë të detyruar të ikin nga vendi dhe të bëjnë një punë që nuk është në përputhje me kualifikimin që kanë, mirëpo ata detyrohen të ikin për një jetë më të mirë”, thotë Shala.

Ai thotë se të rinjtë nga Kosova po emigrojnë duke kaluar në rrugë të rrezikshme dhe po ju rrezikohet edhe jeta.

“Të rinjtë nga Kosova po detyrohen që të emigrojnë, kjo nuk është dëshira e tyre por është një zgjidhje e imponuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe sociale dhe pa perspektivës. Emigrimi është bërë një domosdoshmëri për të mbajtur familjen”, thotë Shala.

Shala thekson se më shqetësuese është edhe fakti që kjo dukuri po tenton të minimizohet nga autoritetet e vendit, të cilat siç thotë ai kanë përgjegjësinë kryesore për këtë emigrim.

Në anën tjetër, Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se numri i qytetarëve, të cilët po lëshojnë vendin është shqetësues dhe se edhe pavarësisht kësaj, siç thotë Mazreku, institucionet e Kosovës po e neglizhojnë këtë dukuri.

“Unë mendoj se Kosova është duke u konsumuar me disa tema të tjera, të cilat tema në fakt janë duke i margjinalizuar këto temat reale që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, sepse pa pasur zhvillim ekonomik të vendit, nuk mund të ketë stabilitet politik e as social të atij vendi, në këtë rast të Kosovës”.

“Prandaj është shqetësuese se sa pak publicitet, sa pak theks media, publik dhe institucional i jepet këtij fenomeni, kur fshatra të tëra thuajse janë boshatisur. Kjo vërehet edhe në numrin e nxënësve që regjistrohen në nivelin fillor, atë të mesëm, por edhe universitar. Krejt kjo qasje, publike dhe mediale, nga shoqëria civile, por edhe institucionale, mendoj që është shumë shqetësuese”, thotë Mazreku.

Në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte theksuar se emigrimi i lartë do të ndikojë edhe në strukturën e popullsisë në vitet vijuese pasi që vlerësohet se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grup-moshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Shqetësuese, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbetet emigrimi i qytetarëve me nivel të lartë të edukimit.

“Emigrimi po ndodh për shkak të mundësive më të mira për të bërë karrierë dhe kushteve socio-ekonomike në vendet e destinacionit, siç është evidente mjekët po emigrojnë në Gjermani. Bazuar në këtë, Kosova gradualisht po ballafaqohet me fenomenin e ‘Ikjes së trurit’ ose me humbjen e kuadrove”, thuhet në raportin e Ministrisë.

Popullata me origjinë nga Kosova që jeton jashtë vendit më 2017 është llogaritur të jetë më shumë se 800 mijë, që është ekuivalente me 46.36 për qind e popullatës që jeton në Kosovë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, i bërë në vitin 2011, numri i qytetarëve të Kosovës është llogaritur të jetë rreth 1.8 milion.

NUK HARROHET 26 marsi 1999! Nuk jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi! – Nga Ma. sc. Besnik F. Hoti

 

IN MEMORIAM

Në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave, grave dhe fëmijëve nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke rënë në altarin e LIRISË.

26.03.1999 – 26.03.2019 bëhen 20 vjet nga gjenocidi dhe masakra më e madhe në Kosovë në Krushë të Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit. Ky shkrimi vjen në 20 vjetorin e masakrës, në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave, grave dhe fëmijëve nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke rënë në altarin e LIRISË. Sot e 20 vite me radhë, me të drejtë krushjanët kërkojnë që përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Marsi i vitit 1999 për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t’u përballur me forcat  e NATO-së dhe UÇK-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.

Fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij patën fatin e keq, me  25 dhe 26 mars, forca të mëdha ushtarake ia mësynë fshatit për të shfarosur  njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend dhe herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t’i pushkatonin dhe masakronin.

Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.

Ndodhi ajo me e keqja për banorët e Krushës dhe fshatrave përreth: forcat paramilitare, policore, ushtarake të ndihmuar nga serbët lokal  vranë dhe masakruan, 242 persona.  Prej tyre: 207 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit në fshat, prej tyre 142 të identifikuar, 65 të pagjetur, në mesin e tw vrarëve janë 7 fëmijë, si dhe 5 femra.

Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive,  2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 veta, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike, pas largimit të forcave serb. Shumë shtëpi mbetën pa asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 548 fëmijë bonjakë. Sot Krusha e Madhe është jetimorja më e madhe në Evropë.

Ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, pas vizitës së tij në kontingjentin e ushtarëve gjerman në Prizren bashkë me ish-ministrin e mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe, Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se  kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”

Po ashtu edhe ish-ministri i jashtëm britanik Robin Cook gjatë vizitës në Krushë me 24 qershor të vitit 1999 u shpreh:  “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata  që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“

Këto personalitete me ndikim e mbajtën fjalën e tyre, nga dëshmit e gjetura për masakrën e Krushës së Madhe, Tribunali i Hagës bëri fajtor drejtpërsëdrejti kriminelin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij si: Millan Millutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, si planifikues, nxitës, që urdhëruan përgatitjen dhe kryerjen e veprimeve siç janë: vrasje, dëbim, shkatërrim kulturor i objekteve fetare të shqiptarëve kosovarë, krim kundër njerëzimit dhe shkelje e zakoneve të luftës.

Po ashtu shumë personalitete ndërkombëtare dhe vendore gjatë këtyre 20 viteve kanë vizituar Krushën e Madhe siç janë: ish-kongresisti republikan dhe lobuesi për çështjen shqiptare në Kongresin Amerikan Joseph J. DioGuardi, sot president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirli DioGuardi, Këshilltare për  Çështje Ballkanike pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, miku dhe heroi i gjallë i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori William Walker.  Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu së bashku me zonjën e parë Nezafete Sejdiu. Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.  Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Gazetarë ndërkombëtarë dhe shumë personalitete të ndryshe nga e gjithë bota.

Murat Jashari, anëtar i familjes emblematike Jashari, i cili gjatë vizitës në Krushë të Madhe u  shpreh “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën”

Tragjedia më madhe e Krushës vazhdon edhe 20 vite pas luftës, është fati i të PAGJETURVE. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare Mr. Ukshin HOTI. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, është sprovë e ndërgjegjes sonë politike, intelektuale, kombëtare, njerëzore.  Për familjet e personave të pagjetur, fati i tyre është plagë e thellë që e mban ende të gjallë trishtimin e këtyre familjeve. Qeveria  së  bashku  me institucionet tjera mbajnë përgjegjësinë që të angazhohet në zbardhjen e fatit të tyre.

Serbia e ka përgjakur Ballkanin gjatë viteve ’90 dhe për këtë mban përgjegjësinë. Serbia dhe serbët mbajnë mbi kurrizin e tyre barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Krushjanët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti serb. Është përfolur shumë herë nga krerët e institucioneve të Kosovës, për padi kundër shtetit serb, por edhe pse kanë kaluar 20 vite nga mbarimi i luftës, ende nuk ka asgjë konkrete.

Ajo që ndodhi në Krushë të Madhe dhe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 duhet të jetë në dosjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe në dosjen e faktorit ndërkombëtar. Normalizimi i marrëdhënieve fillon nga pendesa e shtetit që bëri krimet.

Lufta e UÇK-së ishte sakrifica e popullit që e solli lirinë, që e ndërgjegjësoi opinionin ndërkombëtar, që e bindi atë se në Kosovë po ndodhte terrori sistematik, depërtimi i dhunshëm i popullatës, se Serbia po bënte krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Lufta e UÇK-së ishte lufta e drejtë, lufta çlirimtare në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar dhe njerëzor.
LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!

Shënime për autorin

Ma. Sc. Besnik F. Hoti – i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, djali i dëshmorit të kombit Dr. spec. Fahredin Hotit, gjatë luftës humbi edhe vëllain Kreshniku 13 vjeçar, gjyshin Shemsedinin 70 vjeçar.

Ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, nëntor 2017- shkurt 2019,  doktorant për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës, ish- ligjërues për: Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare në Kolegjin “VICTORY”, Prishtinë nga vitit 2010 deri në mars të 2016.

Përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Besim Abazi

Në ditën e sotme njëzet vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë.

I dërguari amerikan atëbotë Richard Holebrooke, kishte bërë përpjekje deri në çastet e fundit, para se t’i raportonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se misioni i tij kishte dështuar.

Procesi tash u kthehet simbolikisht dhe formalisht juve. Tash është çështje e NATO-s. Dua të them se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura. Por misioni ynë, ai që e përmbyllëm disa orë më parë, nuk duket të prodhojë ndonjë lëvizje, prandaj presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Albright na kërkuan të kthehemi“.

Richard Holbrooke

​Dështimi diplomatik nuk la rrugëdalje tjetër për NATO-n

Sapo e udhëzova komandantin e lartë, gjeneralin Ëesley Clark të fillojë operacionet në Republikën Federale të Jugosllavisë. E mora vendimin pas këshillimeve të ngjeshura të ditëve të fundit dhe pasi u bë e qartë se përpjekjet e fundit diplomatike të ambasadori Holbrooke në Beograd, nuk patën sukses. Të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar politike për krizën e Kosovës dështuan dhe nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç veprimit ushtarak. Po ndërmarrim veprimet pasi që qeveria e Republikës Federale Jugosllave, refuzoi kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare“, tha atëbotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

Javier Solana

Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha atëbotë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.

Forcat serbe po shkojnë nga fshati në fshat duke bombarduar civilët dhe duke djegur shtëpitë e tyre. Kemi parë njerëz të pafajshëm që janë nxjerrë nga shtëpitë, janë detyruar të ulen në gjunjë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Burrat ne Kosovë janë ndarë nga familjet, etër dhe bij janë vënë në radhë dhe janë vrarë me gjakftohtësi. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Ky është një sulm me tanke e artileri mbi njerëzit e pambrojtur udhëheqësit e të cilëve tashmë janë pajtuar për paqen“, tha presidenti Clinton.

Bill Clinton

Sulmet ajrore pasuan dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për një marrëveshje të paqes në konferencën e Rambouilletit. Një dokumentet i hartuar nga Grupi i Kontaktit që përbëhej nga pesë vende perëndimore dhe Rusia, që parashihte vetëqeverisje thelbësore për Kosovën dhe vendosjen e forcave të NATO-s në terren për të siguruar paqen dhe zbatimin e marrëveshjes, u miratua nga delegacioni i Kosovës, por u refuzua nga Beogradi.

Në terren, vëzhguesit e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë u larguan nga Kosova para fillimit të bombardimeve.

Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Paqeruajtësit e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara u përballën me pasojat e rënda të luftës, varrezat masive dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë.

Njëzet vjet më vonë mbi 4 mijë e 500 trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë, ndryshe nga 50 mijë sa ishin në vitin 1999.

Shënimi i 24 marsit në Kosovë bëhet sipas përkatësisë etnike. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën gjatë një manifestimi në rajonin e Dukagjinit se beteja e 24 marsit të vitit 1998 shënoi “një kthesë për liri dhe se madhështi kësaj date i dha intervenimi i NATO-s, 20 vite më parë. Kjo aleancë nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës. Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën thekson se “populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi dhe Moska.

Vlerësimet për 24 marsin ndërkaq janë krejt ndryshe tek komuniteti serb dhe zyrtarët e Beogradit të cilët e vlerësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Bombardimet e vitit 1999 të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, i kanë kthyer serbët kundër perëndimit dhe drejt Rusisë, e cila po ashtu kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Në terren mund të shihen pak gjurmë të luftës, por plagët e saj vazhdojnë të mbeten të hapura. Edhe më tej Kosova nuk di asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve, të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha të dielën në një postim me rastin e përvjetorit të fillimit të bombardimeve se duhen shtuar përpjekjet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

“Inkurajoj qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të garantojnë se viktimat dhe familjet e tyre – të të gjitha përkatësive kombëtare e komuniteteve – të kenë qasje të plotë në informatat për fatin e të zhdukurve. Po ashtu u bëj thirrje të dyja qeverive që të rrisin përpjekjet për të vendosur drejtësi për viktimat e krimeve të luftës”, tha ambasadori Kosnett.

Twenty years ago, the U.S. & other NATO allies intervened to stop a humanitarian catastrophe unfolding in Kosovo. This anniversary prompts us to reflect on the human cost of the conflict then, and the pain that so many carry even today. Watch my message: https://t.co/PbbqttoAJ9

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 24, 2019

Ai theksoi mes tjerash se Shtetet e Bashkuara 20 vjet më parë mbështetën ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund regjimit të spastrimit etnik të (Slobodan) Millosheviçit, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore.

Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta.

10 vite në NATO, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një mesazh për shqiptarët (video)

Teksa Shqipëria feston 10 vjetorin e saj të anëtarësimit të NATO-s, këtë të dielë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë është kujdesur t’u kutjojë të gjihë qytetarëve se çfarë ka bërë vendi ynë në këtë dekadë të anëtarësimit në familjen euroatlantike.

Përmes një postimi në rrjetin social, Ambasada ka shpërndarë një video me disa fakte interesante.

STATUSI I AMBASADES SE SHBA-ve

Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në #NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj.

“Il fatto quotidiano” – Basha: Kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il fatto quotidiano”, Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se beteja e opozitës me qytetarët nuk është një betejë për pushtet, por që Shqipëria të mos jetë më parajsë për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

“Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.”- u shpreh lideri i opozitës.

Basha iu referua raporteve të 3 viteve të fundit të Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se  Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore.

Pyetjes se çfarë kërkon opozita ekzaktësisht, Basha i përgjigjet: “Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.”

Nga Giancarlo Padovan

Pyetje: Presidenti Basha, ju jeni kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës që, prej më shumë se një muaji e gjysëm, po nxjerr në shesh në Tiranë mijëra njerëz kundër qeverisë Rama. Deri më tani kanë qenë 5 protesta, e fundit të shtunën e kaluar, “njëra nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë e sigurisht më e madhja në këto 6 javë” sipas jush. Pse edhe këtë herë policia përdori gazin lotsjellës?

Basha: Forcat e rendit e përdorën në mënyrë të rrezikshme dhe krejt të pajustifikueshme. Gazi lotsjellës u përdor qysh në fillim prej policisë dhe jo si alternativa e fundit e mundshme. Ekzistojnë pamje që tregojnë sesi gazi lotsjellës është përdorur në mënyrë të qëllimshme nga forcat policore për të dëmtuar protestuesit. Synimi është i qartë, nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.

Pyetje: Nuk besoni se të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj?

Basha: Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pisëta.

Pyetje: Kush e thotë?

Basha: Në 3 vitet e fundit, sipas Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore. Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Pyetje: Çfarë kërkoni ekzaktësisht?

Basha: Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.

Pyetje: Gjithsesi, Edi Rama, në një intervistë për “Fatto”-n ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka një revoltë të popullit, por revoltë të një opozite e cila, “u dërgua në shtëpi, pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë”.

Basha: Këto janë deklarata propagandistike, tipike të liderëve autokratë, të cilët mendojnë se po flasin në emër të popullit dhe që çdo kritikë e klasifikojnë si një tentativë për t’u kthyer prapa, në të shkuarën. Në fakt, kemi të bëjmë me një pakënaqësi e mjerim masiv, i cili po mishërohet jo vetëm në protesta e revolta masive, por edhe në një fluks masiv emigrimi. Vetëm gjatë viteve të kësaj qeverisjeje, thuajse 200 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në njërin nga vendet anëtare të BE-së. Para ardhjes së Ramës në pushtet, ky numër ishte më pak se 50 mijë dhe fenomeni i azilkërkimit thuajse po zhdukej.

Pyetje: Nëse do të votohej nesër, cilat janë gjasat që partia juaj të fitonte?

Basha: Kjo e jona nuk është një betejë për pushtet. Po luftojmë që të ketë drejtësi dhe një qeveri për qytetarët. Në këtë betejë besojmë se kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.

Haradinaj: Kosova gjithnjë mirënjohëse ndaj NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se intervenimi i forcave të NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.

Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Haradinaj tha se “populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falenderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

“Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjatë ditës ka bërë homazhe edhe pranë Pllakës Memoriale të ushtarëve të KFOR-it të rënë gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë.

Më 24 mars bëhen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë.