VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHQIPËRIA NUK TRIUMFOI NË EUROSONG

By | May 24, 2015

Komentet

Një mister i mbështjellë me enigmë

Mike Eckel

Një dërgesë e ndihmave për luftimin e koronavirusit ka ngritur vetullat edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në Rusi.

Aeroplani i mallrave i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i ngarkuar me maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mjekësore, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut “John F. Kennedy” më 1 prill.

Sipas Kremlinit, kjo ka qenë “ndihmë humanitare” për Shtetet e Bashkuara në luftën kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Por, një ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit e ka kundërshtuar Kremlinin, duke thënë se SHBA-ja e ka blerë dërgesën nga Rusia.

Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar të bëjë publike se sa ka paguar.

Më pas ka folur Ministria e Jashtme ruse, duke thënë se Moska dhe Uashingtoni e kanë ndarë koston.

Por, tani ka edhe një problem tjetër: dy nga subjektet ruse të përfshira në dërgesë, janë sanksionuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për shkak të aneksimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Për të shtuar konfuzionin edhe më shumë, një zyrtar anonim i administratës amerikane është cituar të ketë thënë se kostoja nuk është ndarë: Shtetet e Bashkuara e kanë paguar gjithë dërgesën.

Situata e krijuar ngre disa pyetje te vëzhguesit: A i kanë shkelur Shtetet e Bashkuara sanksionet e veta apo kanë bërë përjashtime për shkak të dërgesës? Nëse po, pse? Dhe, pse ka deklarata kundërthënëse për pagesën?

Shqetësime për propagandë

Disa ditë më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për dërgesën me ndihma, duke thënë se ajo ka ardhur pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Trump ka folur për të sikur të ishte punën e kryer.

Më 2 prill, Trump është pyetur nga gazetarët për dërgesën dhe, konkretisht, nëse ai mendon se ajo mund të përdoret si mesazh propagandues nga Kremlini.

“Ai ka qenë shumë i mirë”, ka thënë Trump duke iu referuar bisedës së tij me Putinin.

“Ai ka thënë: E kemi. Edhe ata për vete kanë vështirësi me këtë virus, siç e dini. Ka qenë një gjest i mirë i presidentit Putin. Nuk kam mundur të them jo. Kam thënë: do ta marr”, është shprehur Trump teksa ka përshkruar bisedën e tij me Putinin.

“Nuk jam i shqetësuar për Rusinë dhe propagandën, madje aspak. Ka shumë gjëra mjekësore, me cilësi shumë të lartë, që i kam pranuar. Mund të shpëtojnë shumë jetë dhe do t’i marr çdo ditë”, ka thënë Trump.

Kritikët perëndimorë dhe rusë të Moskës thonë se Kremlini është duke e përdorur ndihmën si pjesë të një fushate propaganduese, në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

Në Moskë, media shtetërore ruse ka transmetuar materiale për dërgesën, përsfhirë pamje nga aeroplani i mallrave Antonov, duke u mbushur me furnizime. Në kutitë e kartonit shkruante “Nga Rusia, me dashuri”.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara ka thënë në një postim të llogarisë së ambasadës në Facebook se ai shpreson se Qeveria amerikane do ta ndihmojë Rusinë në të ardhmen, nëse ëshë e nevojshme – “pa ndonjë politizim”.

“Ne mund të sigurojmë pajisje emergjente, të nevojshme për të shpëtuar amerikanë. Misioni humanitar rus mund të jetë i suksesshëm edhe nëse një jetë e vetme shpëtohet”, ka thënë Anatoly Antonov.

“Ne jemi të sigurt se Shtetet e Bashkuara, nëse është e nevojshme, do të na ndihmojnë dhe ne do ta pranojmë me kënaqësi ndihmën. Pa asnjë politizim”, ka shtuar ai.

“Furnizimet e nevojshme”

Në fjalimin e dytë televiziv për krzën e koronavirusit në Rusi – të transmetuar më 2 prill, në ditën kur aeroplani rus ka arritur në Nju Jork – Putin nuk e ka përmendur dërgesën.

Por, dërgesa ka nxitur kritikat e disa kundërshtarëve më të zëshëm të Rusisë, përfshirë Aleksei Navalnyn dhe Aleancën e Mjekëve – një organizatë joqeveritare që ka kritikuar hapur përgjigjen e shtetit rus ndaj koronavirusit.

“Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë grupi me sarkazëm.

Ndihmat ruse ndaj SHBA-se

Ndihmat ruse ndaj SHBA-se

“Ne mbledhim para në gjithë vendin për të blerë pajisje mbrojtëse për punonjësit mjekësorë dhe autoritetet tona i shesin ato në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një lloj talljeje”.

Një ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit e ka pëshkruar dërgesën si “blerje të furnizimeve të nevojshme”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se kostoja e dërgesës është ndarë.

“Gjysma e kostos së furnizimeve është paguar nga Fondi Rus i Investimeve Direkte [RDIF] dhe gjysma nga pala amerikane”, ka thënë ajo, duke shtuar se RDIF “luan rol të rëndësishëm” në bashkëpunimin biznesor SHBA-Rusi dhe “e mbështet biznesin amerikan në Rusi”.

Më 3 prill, një zyrtar anonim i administratës amerikane e ka kundërshtuar Zakharovan.

“Shtetet e Bashkuara blejnë furnizime dhe pajisje nga vendet tjera. Ne e vlerësojmë që Rusia i shet ato nën vlerën e tregut”, ka cituar Reuters zyrtarin amerikan.

Synime të këqija?

RDIF, i cili thotë se ka 10 miliardë dollarë pasuri nën administrim, është fond sovran dhe përdoret – ngjashëm sikur fondet sovrane të pasurisë në vendet e tjera – nga Qeveria ruse, për të investuar në projekte në gjithë botën.

Në vitin 2015, ky fond është futur në listën e sanksioneve, të përpiluar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Për rrjedhojë, individët dhe kompanitë amerikane janë ndaluar që të marrin hua ose të investojnë në të.

Fondi është sanksionuar për shkak të lidhjeve të tij me një bankë tjetër ruse, Vnesheconombank, e cila është sanksionuar në kuadër të masave kundër aneksimit rus të Krimesë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i RDIF-it, Arseny Palagin, ka thënë se sanksionet ekzistuese nuk zbatohen në këtë rast.

“Sanksionet sektoriale, të vendosura kundër disa ndërmarrjeve ruse dhe degëve të tyre, prekin vetëm transaksione specifike, që kanë të bëjnë me financimin afatgjatë të këtyre kompanive nga subjektet amerikane dhe evropiane, në formë të kapitalit ose borxhit”, ka thënë Palagin në një përgjigje përmes emailit.

“Të gjitha transaksionet e tjera, përfshirë bashkinvestimet dhe transaksionet e tjera biznesore, janë të lejuara”, ka thënë ai.

Ventilatorët që janë përfshirë në dërgesën për SHBA-në raportohet se janë siguruar nga kompania e njohur si Radio-Electronic Technologies.

Një aeroplan me ndihma nga Rusia

Një aeroplan me ndihma nga Rusia

Kjo kompani është në prani të Rostec, një konglomerat i madh shtetëror që përfshin disa nga prodhuesit më të njohur të teknologjisë në Rusi.

Radio-Electronic Technologies është sanksioniar nga Thesari amerikan qysh në korrik të vitit 2014, në kuadër të masave që lidhen me Krimenë.

Departmenti amerikan i Thesarit nuk i është përgjigjur kërkesës për koment dhe zyrtarët amerikanë nuk kanë folur publikisht për ndonjë debat brenda administratës, në lidhje me dërgesën ruse.

Në komentet për dërgesën, të bëra më 31 mars, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka sugjeruar se ka pasur zyrtarë ose agjenci amerikane që kanë shprehur kundërshtime ndaj dërgesës. Ai po ashtu i ka bërë jehonë një vlerësimi rus – pa ndonjë provë specifike – se disa zyrtarë amerikanë përpiqen të minojnë perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.

“Duket se kanë qenë disa në palën amerikane, që, së paku, nuk kanë kontribuar në zgjidhjen e shpejtë të çështjeve teknike për zbatimin e marrëveshjes së dy presidentëve”, ka thënë Peskov.

Brian O’Toole, ish-analist në Thesarin amerikan, ka thënë se nuk ka domosdoshmërisht diçka të gabuar në përfshirjen e Fondit, sa u përket sanksioneve.

Përfshirja e prodhuesit të ventilatorëve, megjithatë, është më problematike, ka thënë ai.

“Edhe nëse [administrata e SHBA-së] përfundon duke i shkelur sanksionet e saj, duke blerë respiratorë, ose ventilatorë, ose pajisje të tjera, ajo nuk do t’i ndëshkojë agjencitë e saj”, ka thënë O’Toole për Radion Evropa e Lirë.

“Problemi më shumë është se ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë – që është një kritikë e vazhdueshme e kësaj administrate”, ka shtuar ai.

“Gishti i mesëm”

As Departamenti i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme ruse nuk e kanë zbuluar vlerën e dërgesës; zyrtari i paidentifikuar i administratës amerikane i ka thënë agjencisë Reuters se mallrat janë shitur “nën vlerën e tregut”.

Bazuar në llojin dhe numrin e ventilatorëve të përfshirë në dërgesë dhe listën e çmimeve të paraqitura në faqen e internetit të prodhuesit, vetëm ventilatorët duket se kushtojnë rreth 76 milionë rubla, afërsisht 1 milion dollarë.

Është e sigurt se Qeveria ruse e ka ditur se ka përfshirë dy subjekte që janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë O’Toole.

“Është një rrëfim i pakuptimtë në shumë mënyra. Më shumë se gjithçka, duket se Putin po ngre sërish gishtin e mesëm ndaj nesh”, ka thënë O’Toole.

“Është normale për Putinin që të zgjedhë një kompani [të sanksionuar] për transaksione, për të na futur në lojë”, ka thënë ai.

Andrew Weiss, ish-këshilltar i Këshillit për Siguri Kombëtare në SHBA, gjatë presidencës së Barack Obamës, ka thënë se “të gjitha marrëveshjet midis Trumpit dhe Putinit gjatë tre vjetëve e gjysmë janë përshkuar nga ky element i shkuarjes së pashpjegueshme të Trumpit pas Putinit”.

“Putin luan shumë lehtë me këtë, përfiton dhe përpiqet të hedhë hije mbi politikën amerikane”, ka thënë Weiss.

Përgatiti: Valona Tela

Genc Tukiçi në trion e famshme me Inva Mulën & Olen Cezarin përshëndet motrën&nipin, mjekë në vijë të parë të frontit të mjekëve në New York

Pianisti Genc Tukiçi në trion e famshme me Inva Mulën & Olen Cezarin përshëndet motrën dhe nipin, mjekë në vijë të parë…. të luftës

…për jetën.

Kjo është lufta sot, pa bombardues, pa shpërthime e shkatërrime, pa vrasje prej armëve ushtarake,

por me rrugë e sheshe bosh që oshëtijnë nga ulërimat e ambulancave të ndihmës të shpejtë.

Edhe qyteti i mrekullueshëm i New Yorkut po përjeton një dramë të madhe nga vdekja me emrin Covid 19.

Në vijën e parë të frontit nuk ka gjeneralë me katër ose pesë yje,

por gjeneralë ushtrieje dhe të zbriturit e Zotit në tokë janë mjekët dhe inferimierët që bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë!

Në ekipin e kësaj armate për jetën në të gjithë botën, nga New Yorku në Lombardi luftojnë krahë në krahë me kolegët e tyre edhe plot e plot mjekë e infermierë shqiptarë,

në një mënyrë shumë speciale përshëndet motrën dhe nipin e tij Genc Tukiçi me Inva Mulën dhe Olen Cezarin, një trio e famshme që na bën krenarë kurdoherë,

Me trion bashkohemi edhe ne të gjithë, duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen të gjithë mjekëve dhe infermierëve të botës që sot luftojnë

jo për të fituar trofe, as për të fituar toka, por për jetën

pasurinë më të madhe me të cilën idenfikohet njerëzimi,

ndërsa lufta për jetën është kulminacioni i vlerave të humanizmit njerëzor.

Këto vlera sot nuk identifikohen me politikanë por me këta mjekë!

Zoti i mbrojtë dhe i bekoftë!

Elida Buçpapaj

Pianisti i famshëm Genc Tukiçi i drejtohet opinionit në rrjetin social me një video të interpretuar nga treshja e famshme shqiptare e titulluar “Gracias la vida”, e cila është një këngë e frymëzuar nga folklori i Kilit që u këndua për herë të parë në gjuhën spanjolle në vitin 1966 nga Violeta Parra dhe i ka rezistuar kohës, duke u konsideruar një himn për jetën!

Ja çfarë shkruan Genc Tukiçi në rrjetin social:

GRACIAS A LA VIDA

Te dashtun miq
Ja dedikoj kete video motres dhe nipit tim, Lejla Tukici dhe Erlis Gjyrezi, mjeke dhe urgjentist, te cilet rrezikojne jeten e tyre per te shpetuar jeten e te tjereve, ne linjen e pare ne New-York…👏👏👏 https://youtu.be/fvtLtcjwjps

Dear friends
I dedicate this video to my sister and nephew,doctor and emergency doctor ,Lejla Tukiçi & Erlis Gjyrezi, who risk their lives to save the lives of others in the front line in New York …

Mes chers amis
Je dédie cette vidéo à ma sœur et neveu,Lejla Tukiçi et Erlis Gjyrezi, médecin et urgentiste qui risquent leur vie pour sauver la vie des autres sur la ligne de front à New York.

Gracias a la vida…INVA MULA & OLEN ÇEZARI & GENC TUKIÇI . Paris, Rome, Tirana

#graciasalavida@olencesari @invamula @genc_tukici #music #chanson #paris #france #rome #italia @tchakomusic #tirana #albania🇦🇱 #piano #soprano #violin @i_appassionati @erlisg @lejlatukici #restezchezvous #newyorkcity #usa #mars2020#erioqerfozi
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me dio dos luceros que cuando los abro
Perfecto distingo lo negro del blanco
Y en el alto cielo su fondo estrellado
Y en las multitudes el hombre que yo amo
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me ha dado el oído que en todo su ancho
Cada noche y días
Grillos y canarios, martillos, turbinas
Ladridos, chubascos
Y la voz tan tierna de mi bien amado
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me ha dado el sonido y el abecedario
Con el las palabras que pienso y declaro
Madre, amigo, hermano y luz alumbrando
La ruta del alma del que estoy amando
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me ha dado la marcha de mis pies cansados
Con ellos anduve ciudades y charcos
Playas y desiertos, montañas y llanos
Y la casa tuya, tu calle y tu patio
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me dio el corazón que agita su marco
Cuando miro el fruto del cerebro humano
Cuando miro el bueno tan lejos del malo
Cuando miro el fondo de tus ojos claros
Gracias a la vida que me ha dado tanto
Me ha dado la risa y me ha dado el llanto
Así yo distingo dicha de quebranto
Los dos materiales que forman mi canto
Y el canto de ustedes que es el mismo canto
Y el canto de todos que es mi propio canto
Gracias a la vida

Prof.Genci Sulçebe: “Kjo molekulë mund të parandalojë infektimin nga koronavirusi”

Profesori i Imunologjisë jep lajmin e mirë: Nëse prova klinike ka sukses…

 

Profesori i Imunologjisë Genc Sulçebe ka ndarë në rrjetet sociale një lajm të mirë që bën fjalë për një firmë austriake e cila ka zhvilluar një molekulë që mund të parandalojë infektimin e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes nga koronavirusi.

Nëse provat klinike tek të sëmurët me Covid-19, që kanë nisur tashmë, do të japin sukses, kjo do të bëhej medikamenti më me efekt deri më tani që pengon virusin të depërtojë në organizmin e njeriut.

Postimi i Profesorit Sulcebe në rrjetet sociale:

7ce01687-7d78-4282-b986-48237143a08a

Nje lajm shume interesant i dites se sotme:
Nje firme austriake, Apeiron AG, ka zhvilluar tashme me biologji molekulare molekulen rekombinante ACE2 qe eshte receptori i virusit SARS-CoV-2 dhe ka filluar provat klinike te te semuret COVID-19.

Kjo molekule mund te parandaloje infektimin e qelizave te rrugeve te frymemarrjes nga virusi duke u lidhur me virusin dhe duke e penguar ate te futet ne qelize. Nqs ka sukses do te ishte medikamenti me me efekt
per te ndalur virusin.

Pjesë nga shkrimi të cilit i referohet profesori i Imunologjisë:

“APEIRON Biologics AG” njoftoi sot se ka marrë miratimin rregullator në Austri, Gjermani dhe Danimarkë për të filluar testimin klinik të Fazës II të APN01, për të trajtuar COVID-19. APN01 është forma rikombinuese e enzimës 2 konvertuese të angiotenzinës njerëzore (rhACE2), dhe ka potencialin për të bllokuar infeksionin e qelizave nga SARS-CoV-2 (COVID-19), dhe për të zvogëluar dëmtimin e mushkërive. Testi i Fazës II synon të trajtojë 200 pacientë të infektuar rëndë me COVID-19, dhe pacientët e parë pritet të dozohen së shpejti.

APN01 ka një mënyrë të veçantë veprimi të dyfishtë.

APN01 imiton enzimën njerëzore ACE2, e cila përdoret nga virusi për të hyrë në qeliza. Virusi lidhet me ACE2/APN01 të tretshëm, në vend të ACE2 në sipërfaqen e qelizës, që do të thotë se virusi nuk mund të infektojë më qelizat. Në të njëjtën kohë, APN01 zvogëlon reaksionet e dëmshme inflamatore në mushkëri dhe mbron nga dëmtimi akut i mushkërive (ALI/sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute)-(ARDS).

“Bazuar në mekanizmin e tij unik të veprimit, APN01 ka potencialin që të jetë ilaçi i parë i aprovuar për trajtimin e COVID-19 që synon posaçërisht virusin e ri SARS-CoV-2”, tha Peter Llewellyn-Davies, kryeshefi ekzekutiv i “APEIRON Biologics AG”.

“Ne mezi presim të marrim pjesë në këtë studim shumë premtues dhe kritik. APN01 është një kandidat i përparuar i ilaçeve me një përsiatje shumë të fortë të dyfishtë që mund të sigurojë një kontribut të rëndësishëm terapeutik për të luftuar pandeminë COVID-19”, tha Prof. Henning Bundgaard, hulumtuesi kryesor i studimit dhe profesor në Fakultetin e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore në Universitetin e Kopenhagës./Panorama.al

“Jeni histerike”, “Zotëri, kujdes fjalët” – këshilltari i Thaçit përplaset keq me eurodeputeten gjermane

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës është përplasur ashpër me raportuesen gjermane për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel.

Reagimin e ashpër të Behramit e ka nxitur një qëndrim i eurodeputetes gjermane e cila i bënte thirrje presidentit të vendit që të mos luaj me Kushtetutën e Kosovës në kohën e pandemisë COVID-19 dhe që të mendojë dy herë përpara se të marrë vendim për shkarkimin e qeverisë Kurti.

Behrami i ka thënë politikanes gjermane se askush nga Bashkimi Evropian s’ka reaguar kur Kuvendi i Kosovës mbulohej me tym e gaz lotësjellës, derisa i ka thënë eurodeputetes se është hedhur në histeri, pas votimit të mocionit të LDK’së që rrëzoi Albin Kurtin nga pushteti, raporton Gazeta Express.

Këshilltari i Thaçit tutje ka thënë se është e turpshme se si von Cramon Taubadel anon nga njëra palë.

Pa reaguar pas akuzave të këshilltarit të Thaçit nuk ka qëndruar eurodeputetja, e cila i ka bërë thirrje Behramit që të ketë kujdes për fjalët që përdor në një debat të zakonshëm.

“Liria e mendimit është “histeri”? Interpretim shumë interesant në një debat të zakonshëm. Sigurohuni që po i përdorni kujdesshëm fjalët tuaja zotëri”, ia ka kthyer eurodeputetja gjermane.

Behrami nuk është ndalur dhe ia ka kthyer përsëri eurodeputetes gjermane, duke e akuzuar madje për shpërndarje të lajemve të rreme dhe përhapjes së panikut. Sipas këshilltarit të Thaçit duhet pasur përgjegjësi edhe në shprehjen e opinionit.

Këshilltari i presidentit ka thënë se edhe 82 deputetët që kanë votuar për rrëzimin e Ablin Kurtit kanë të drejtën e tyre për t’u shprehur lirshëm, ndërkohë ka pyetur eurodeptueten gjermane nëse asaj i intereson vetëm Albin Kurti.

“ Të menduarit lirshëm ka një përgjegjësi. Ju keni shpërndarë lajme të rreme, histeri dhe panik duke abuzuar me rolin tuaj si deputete e Parlamentit Evropian, duke sulmuar deputetët e zgjedhur në mënyrë demokratike. A nuk është vendimi i tyre liri e shprehjes. A kujdeseni për perspektivën e tyre, apo iu intereson vetëm Albin Kurti”, ka shkruar Behrami.

Viola von Cramon Taubadel ndërkohë i ka kërkuar Behramit që t’i tregojë opinionit të gjërë se në cilin rast ka shpërndarë “lajme të rreme”.

Eurodeputetja gjermane vazhdimisht ka bërë thirrje që Lidhja Demokratike e Kosovës të mos e procedonte mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti, pasi sipas saj, rrëzimi i qeverisë në kohën e pandemisë do të ishte katastrofal jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin.

Reagimet e saj kundër rrëzimit të qeverisë që drejtohej nga Kurti kanë qenë të njëpasnjëshme.

Ndërkohë tashmë kur Kurti është rrëzuar nga mocioni i LDK’së, Taubadel kërkon që Kurti të vazhdojë të mbetet në detyrë gjatë kohës së pandemisë, duke i thënë Thaçit që ta mendojë dy herë nëse do ta shkarkojë qeverinë aktuale.

Në Kosovë megjithatë presidenti i vendit ka filluar konsultimet me partitë politike për të parë se si do të vazhdohet tutje pas rrëzimit të Kurtit. Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha partitë tjera duan një qeveri në legjislaturën aktuale, pa shkuar në zgjedhje të reja. Derisa vetë Kurti thotë se zgjedhjet e reja janë të pa shmangshme./GazetaExpress/

Reciprocitet, sepse barazi – Nga ALBIN KURTI

Sot në ora 00:00 hyri në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit, parim ky universal dhe i të drejtës ndërkombëtare, si dhe për largimin e tarifës 100% ndaj Bosnje-Hercegovinës.

Republika e Kosovës gëzon të drejtën që qytetarët e saj, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët, të trajtohen barabarësisht, pa paragjykime, pa pengesa, pra me dinjitetin e domosdoshëm, kur zhvillojnë aktivitetet jetësore e profesionale. Nuk ka pra, asnjë arsye legjitime e legale që të pranohet se shtetasit e Republikës së Kosovës dhe autoritetet tona mund të diskriminohen e pengohen kur ata eventualisht kanë nevojë të ndërveprojnë me autoritetet e Serbisë në kuptimin tregtar, civil apo të ndonjë sfere tjetër shtetërore.

Qytetarët e Republikës së Kosovës çdo herë kanë shprehur vullnetin që të trajtohen e trajtojnë barabarësisht nga e me qytetarët e shteteve në rajon. Reciprociteti, si parim e veprim, zgjeron mundësitë e respektimit të ndërsjellë shtetëror e të të drejtave. Nuk ka asnjë zhvillim të qenësishëm të rajonit tonë nëse lejohen përpjekjet që e pozicionojnë si të pabarabartë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Andaj vendimi ynë afirmon raportet e barabarta ndërshtetërore, respektimin e drejtave universale dhe krijon klimën e drejtësisë në mes shoqërive.

Po ashtu, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994, që është dhe instrumenti themelues i Organizatës Botërore të Tregtisë, njeh parimet themelore të reciprocitetit, mosdiskriminimit e shtetit më të favorizuar. Këto parime vlejnë për të siguruar trajtim të barabartë të palëve në politikat tregtare duke eliminuar barrierat.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007, ndër të tjera, ka për qëllim eliminimin e barrierave tregtare dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave në transit, lëvizjen ndërkufitare të mallrave e shërbimeve në territoret e vendeve e midis tyre.

Që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka aplikuar një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë të tillat në tranzit, ato teknike dhe barrierat politike. Kështu Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës duke rezultuar me një deficit të lartë tregtar për vendin tonë.

Masat që Serbia i ka aplikuar në vazhdimësi në formën e barrierave jotarifore:
(a) Masa për dokumente dhe praktika që prekin çështjet tregtare, siç janë: (1) kërkesat për certifikata të origjinës dhe dokumentacionit veterinar e fitosanitar për mallrat e eksportuesve dhe importuesve të Kosovës, që e shfrytëzojnë Serbinë vetëm si vend tranzit; (2) vonesat në zbatimin e kërkesave për vlerësimin e cilësisë për eksportet e Kosovës; (3) mosrespektimi i marrëveshjes dypalëshe për etiketim të produkteve midis Kosovës dhe Serbisë, nën patronatin e BE-së; (4) mosnjohja e automjeteve të regjistruara në Kosovë, përfshirë automjetet komerciale, etj.
(b) Masa në pengimin e lëvizjes së lirë të personave dhe mosnjohjen e kualifikimeve profesionale, konkretisht mosnjohja e dokumenteve: (1) pasaportat; (2) letërnjoftimet; (3) patentë-shoferët; (4) diplomat; (5) certifikatat; etj.

Implementimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jetë gradual dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë.

Parimi i respektit të ndërsjellë duhet të mbizotërojë, në mënyrë që mos të ketë barriera midis dy shteteve. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin për të zhvilluar e kultivuar marrëdhënie tregtare, me të gjitha shtetet në rajon, pa pengesa të padrejta, mbi bazën e parimeve të pranuara ndërkombëtarisht, në respekt të traktateve ndërkombëtare dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve.

Ndahet nga jeta në moshën 98 vjeçare Manolis Glezos, hero i rezistencës antifashiste greke, mik i popullit shqiptar

 

Glezos – (Mbajtja në fuqi e Ligjit të Luftës me Shqipërinë ) Është një gabim i rëndë dhe trashanik i të gjitha qeverive greke të pas luftës. Historia e ka sqaruar këtë. Nuk ka grek që të mos e dijë të vërtetën se pse u vendos ai ligj absurd. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë asnjë faj apo përgjegjësi. Por absurditeti më i madh është që ky ligj mbahet ende në fuqi, kur në fakt të dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Nuk mund të ecet përpara duke mbajtur në gojë fjalën luftë. Grekët e mi përpara se të flasin për luftë me shqiptarët, le të flasin se në shumë etapa të historisë kemi luftuar së bashku krah për krah kundërtë njëjtit armik, që nga pavarësia e Greqisë e deri në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është një e vërtetë historike që duhet të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin dhe jo ligji i luftës…

 

Glezos – Kam patur vazhdimisht një dashuri të veçantë për popullin shqiptar sepse jo vetëm jemi vende fqinj, por edhe popuj me histori dhe rrënjë të përbashkëta. Jemi dy kombe që kemi bërë histori. Jemi mbajtur e mpleksur me njeri tjetrin me shekuj, grek e arvanitas të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në historinë shekullore të popullit grek. Heronjtë e historisë së lashtë por edhe të Rilindjes i kemi të përbashkët. Përulem me respekt të veçantë përballë historisë se popullit shqiptar, Luftës së tij Çlirimtare, figurave të shquara antifashiste që ai ka nxjerrë. Kemi vetëm një rrugë: të ruajmë vlerat unikale të antifashizmit, ta zhvillojmë atë, ta mbajmë të pastër nga deformimet e ideologëve neofashistë e neonazistë, të rigjallëruar në këto vite në Europë dhe ndaj të cilëve ju jeni vërtet i shqetësuar. Dhe me të drejtë. Unë e kuptoj thellësisht shqetësimin tuaj. Të gjitha betejat me ta i kemi fituar gjatë shekullit të kaluar dhe përsëri do t’i fitojmë edhe gjatë këtij shekulli sepse mbrojmë aspiratat e drejta të njerëzimit, mbrojmë humanizmin, solidaritetin, civilizimin, paqen dhe zhvillimin e gjithanshëm.

Manol Glezosi lindi në fshatin Apiranthos (Aperathu), të ishullit Naxos. Ai u shpërngul në Athinë në vitin 1935 së bashku me familjen e tij, ku mbaroi shkollën e mesme. Gjatë viteve të shkollës së mesme në Athinë punoi edhe si punonjës farmacie. U pranua në Shkollën e Lartë të Studimeve Ekonomike dhe Tregtare (i njohur sot si Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit në Athinë) në vitin 1940. Më 1939,  duke qënë akoma një gjimnazist, Glezos mori pjesë në krijimin e një grupi të rinjsh antifashistë kundër pushtimit italian të Dodekanezëve dhe diktatura e Ioannis Metaxas.

Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore u bashkua me ushtrinë Greke në frontin shqiptar kundër Italisë, por u refuzua sepse ishte i mitur. Në vend të kësaj, ai punoi si vullnetar për Ministrinë Greke të Ekonomisë. Gjatë okupacionit të Greqisë, punoi për Kryqin e Kuq Helenik dhe komunën e Athinës, ndërsa u përfshi aktivisht në rezistencë. Svastika (kryqi i thyer) në Akropol.  Më 30 maj 1941 Glezos dhe shoku i tij tjeter antifashist Apostolos Santas u ngjitën në Akropol dhe ulën flamurin nazist. i cili kishte qenë atje që nga 27 Prilli 1941, Ky veprim i kryer prej Glezos dhe Santas frymëzoi jo vetëm Grekët, por të gjithë levizjen antifashiste greke dhe pati jehone ndërkombëtarë. Regjimi nazist i ketij akti iu përgjigj duke dënuar ata me vdekje në mungesë.Ai u arrestua nga forcat gjermane më 24 mars 1942 dhe iu nënshtrua burgimit dhe torturave. Si rezultat i trajtimit brutal në burgjet naziste ai u prek edhe nga tuberkulozi.

Veprimtaria pas luftës II Botërore

Fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk ishte fundi i fatkeqësive së Glezos. Më 3 Mars 1948, në periudhën e Luftës Civile në Greqi, atij iu bënë disa gjyqe për bindjet e tij politike si komunist dhe u dënua me vdekje shumë herë nga qeveritë e djathta. Edhe pse ende ishte i burgosur, Manolis Glezos u zgjodh anëtar i Parlamentit Grek në vitin 1951, nën siglën e së majtës Demokratike të Bashkuar, i njohur edhe si EDA (Eliniki Dhimokratiki Aristera). Pas zgjedhjes së tij, i burgosur ai filloi grevë urie duke kërkuar lirimin e deputetëve të tjerë antifashistë.

Ai i dha fund grevës së urisë vetëm pa lirimit në 16 Korrik 1954.

Më 5 dhjetor 1958 u arrestua përsëri dhe vetëm pas 4 vjetësh ne 15 Dhjetor 1962 u lirua si rezultat i protestave të mëdha publike dhe zemërimit të opinionit grek dhe atij ndërkombëtar i cili i kishte akorduar atij dhe çmimin e paqes. Gjatë grushtit të shtetit më 21 prilli 1967, Glezos arrestohet së bashku me një pjesë tjetër të liderëve politikë të të majtes greke. Gjatë Regjimit të diktaturës ushtarake (Hunda) të udhëhequr nga George Papadopoulos, ai u burgos me burgim dhe internim jashtë Athinës deri kur dhe u lirua në 1971. Burgosjet e arrestimet dhe dënimet e Manolis Glezos, nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1974 janë të panumërta arrijnë në 11 vjet e 4 muaj burg, dhe 4 vjet e 6 muaj internim. Bashkë me të nëpër burgje dhe internime kanë vuajtur edhe figura të tjerë të mëdha antifashiste të Greqisë si poeti Janis Ricos, e të tjerë bashkëkohës të Glezosit.

Pas rivendosjes të demokracisë në Greqi në 1974, Glezos ishte nga nismëtarët në ringritjen e partisë së tij EDA. Në zgjedhjet e tetorit 1981 dhe qershor 1985, ai u zgjodh anëtar i Parlamentit Grek si deputet, me partinë e Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Në 1984 u zgjodh Anëtar i Parlamentit Evropian, përsëri me nën siglën e PASOK. Ai ishte edhe Presidenti i EDA nga 1985 deri në 1989. Ndërkohë, në vitin 1986, për shkaqe të pakënaqësisë të zhvillimeve të partisë ai u tërhoq nga Parlamenti, dhe u angazhua të zbatojë një eksperiment të demokracisë direkte me komunitetin e vendlindjes se tij Aperathu. Ky model i eksperimentuar  prej tij funksionoi për disa vjet, por pa sukses. Në zgjedhjet legjislative të vitit 2000 ai kryesoi listën e partisë Synaspismos (Koalicioni) të së majtës radikale. Në 2002, ai formoi grupin politik Qytetarë aktivë (i cili është pjesë e Koalicionit të së Majtës Radikale, një aleancë me Synaspismos dhe parti të tjera të vogla të së majtës Greke) dhe kandidoi si prefekt për Atikën (gadishulli i Athinës).

Në Mars 2010, Glezos ishte duke marrë pjesë në një demonstratë proteste në Athinë, kur u godit në fytyrë nga një bombë gazi lotësjellës i hedhur nga policia. Ai u transportua i plagosur në spital. Në shkurt të vitit 2012, Glezosi udhëhoqi mjaft demonstrata proteste në Athinë dhe siç e tregojnë disa foto të asaj periudhe në përleshje edhe me policinë ai u godit dhe plagos. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2012, ai u zgjodh si deputet i partisë së Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA) dhe u zgjodh edhe deputet ne parlamentin europian duke marrë 430 000 vota, më shumë se çdo kandidat tjetër në Greqi ndonëse ishte në moshën 91 vjeçare. Qëndroi në parlamentin europian gati për dy vjet duke qenë deputeti më i vjetër në moshë dhe në korrik të 2015 ai u tërhoq nga jeta aktive politike.

Karriera jo-politike

Përveç angazhimit te tij politik, Glezos ka qenë i angazhuar si aktivist shoqëror në ruajtjen e ambientit, në ndërtimin e mjaft veprave ujore dhe shkencat gjeologjike duke marrë pjesë në ndërtimin e mjaft digave në sistemet ujore në Greqi.

Ai është shpallur doktor nderi i filozofisë në disa universitete të Greqisë si në Athinë, Patras, Selanik etj

Glezos ka qenë aktiv edhe në shtypin e shkruar grek duke shkruajtur artikuj në gazetat greke që nga viti 1942 dhe ishte redaktori i gazetave Rizospastis (Radikali) dhe i Avgi (Agimi) në vitet ’50. Atij iu dha Çmimi Ndërkombëtar i Gazetarisë në 1958, Medalja e Artë Joliot-Curie të Këshillit Botëror të Paqes në 1959 dhe Çmimi i Lenin për Paqen në 1963. Ai ka botuar gjithashtu gjashtë libra në Greqisht të botuar kudo në Europë.

Bahtiri apel presidentit: Shpalli zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Ai i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, shkruan Telegrafi.

I pari i Mitrovicës tutje ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së coronavirusit,ku ka theksuar se deri tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.

Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po respektojnë masat e ndërmarra./Express

(Video) Intervista e plotë e Grenellit dhënë të premten Berat Buzhalës

Emisari i presidentit amerikan në bisedimet Kosovë–Serbi, Richard Grenell, në një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing të T7, e ka hedhur poshtë çështjen e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se disa herë publikisht ka bërë me dije se bëhet fjalë vetëm për thashetheme, e jo për ndonjë opsion në bisedime. “Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”. Grenell ka folur edhe për tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, duke thënë se kryeministri Kurti i kishte premtuar se do ta hiqte atë. “Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën”, ka thënë Grenell. Gazeta Express sjell të plotë intervistën me Richard Grenellin, emisarin e Presidentit Trump, të cilën e ka zhvilluar gazetari Berat Buzhala.

Zotëri Grenell, do të doja ta filloj këtë intervistë duke jua bërë pyetjen që e preokupon shumicën e njerëzve në Kosovë tash për tash. A nuk ishit ju shumë të ashpër me z.Kurti sa i përket pozicionit të tij për taksën?

R. Grenell: Shikoni, ne, Shtetet e Bashkuara, e kemi pasur një qëndrim të gjatë se taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti. Kjo është një politikë afatgjate, kjo është diçka që ia kemi komunikuar secilit udhëheqës para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të jem i sinqertë, ne e kemi pasur zotimin nga të gjithë para zgjedhjeve se ata do të përkushtohen për heqjen e taksës. Kjo është diçka me të cilën Shtetet e Bashkuara bindshëm pajtohen njëzëri dhe me përkrahjen e dy partive se taksa është duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës. Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës. Ne jemi të përqendruar për ta ndihmuar anën ekonomike dhe mendoj se ka shumë vëmendje të përqendruar në çështjet politike. Administrata e presidentit Trump po përpiqet ta ndihmojë procesin e dialogut. Ne kemi vendosur para një kohe të gjatë se zgjidhja në mendjet tona do të ishte krijimi i hapave nxitës ekonomikë, lënia e politikës politikanëve dhe ndihma ndaj ekonomisë. Ekonomia nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe ajo që më kërkoi mua presidenti Trump është që të përpiqem të ndihmoj për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune. Vazhdimisht kemi parë dëshmi se bizneset, qofshin ato biznese amerikane apo evropiane, ngurrojnë të vijnë në Kosovë për shkak të disa politikave dhe për shkak të problemeve të përceptuara që ato po i krijonin, e keni parasysh, praktikisht për shkak të bllokadave. Bizneset nuk kishin vullnet në vinin kur ekzistonte një krizë e perceptuar.

Ju thatë se e keni pasur një zotim nga të gjithë para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve se ata do ta largojnë taksën. A u zotua zotëri Kurti për këtë?

R.Grenell: 100 për qind po. Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën.

Pse mendoni se ju gënjeu?

R.Grenell: Shikoni, unë nuk do të përfshihem në politikë dhe në atë se si është situata atje, në atë se si përgjigjen udhëheqësit politikë para dhe pas zotimeve, por realiteti është se ne jemi duke qëndruar jashtë politikës. Ne do të punojmë me secilën qeveri që dëshiron të krijojë një atmosferë ku ju e largoni taksën dhe ndihmoni për të krijuar vende pune për të rinjtë, për qytetarët që janë atje. Bizneset duan të vijnë në këtë rajon. Kjo është njëra nga arsyet që kur administrata e Trumpit erdhi në pushtet dhe kur presidenti Trump më kërkoi që të jem i dërguar special, gjëja e parë që e bëra kur arrita në Prishtinë, gjëja e parë që bëra kur arrita në Beograd ishte takimi me komunitetin e sektorit privat, jo me politikanët. Shkova në Odën Ekonomike, shkova te bizneset dhe ajo që dëgjova nga të gjithë ishte se ata nuk mund të kenë tregti normale për shkak të këtij problemi politik. Prandaj, gjëja e parë në të cilën u përqëndrova ishte të sigurohet një linjë fluturimi, e cila do t’i përfshinte mallrat dhe udhëtarët. Një numër jo i mjaftueshëm i medieve janë përqendruar në aspektin e mallrave të kësaj linje historike të fluturimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të krijonte një mënyrë për bizneset që t’i transportojnë mallrat në rajon shumë shpejt. Ju e dini, kemi kompani që ofrojnë vetura me qira. Kur e merrni një veturë me qira, për shkak të këtyre problemeve, njerëzit nuk mund ta kalojnë kufirin lehtë. Ata nuk mund të shkojnë te një kompani që jep vetura me qira, ku mendonin se do të mund të shkonin. Kjo po i bën bizneset të vuajnë. Gjëja e dytë që vendosëm për ta bërë ishin marrëveshjet për hekurudha dhe autostradë. Këto janë çështje që i dëshiroi komuniteti i biznesit dhe më lejoni që të ballafaqohem me një çështje sa u përket hekurudhave, sepse ishte një marrëveshje mes udhëheqësve në Serbi dhe udhëheqësve në Kosovë për hekurudhat dhe më vonë, pasi ajo u nënshkrua, kishte pyetje për atë se cilën rrugë do ta merrte. Shikoni, ne kemi qenë shumë të qartë për këtë rrugë, duke thënë se nuk kemi një preferencë. Ne kishim nevojë që të dyja palët të pajtohen. Ju nuk mund ta keni njërën palë që e dëshiron një rrugë, ndërsa palën tjetër që e dëshiron një rrugë tjetër. Ka fonde të kufizuara që janë në dispozicion nga evropianët ose nga amerikanët që do ta ndihmojnë financimin e këtyre projekteve. Ju nuk mund të zgjedhni rrugë që nuk janë të realizueshme për të dyja palët ose që janë shumë të kushtueshme. Pra, ne nuk e kemi zgjedhur rrugën, dy palët e kanë zgjedhur atë. Unë qëndroj fuqishëm në atë se ne nuk po iu imponojmë dy palëve zgjidhje amerikane. Ajo që po mundohemi të bëjmë është që të sigurohemi se nuk po i çojmë dëm të hollat tona dhe kur populli amerikan ofron ndihmë për të financuar projekte ose për të bërë gjëra të caktuara, ato të holla të mos shkojnë dëm. Pra, kur të dyja palët bëhen bashkë dhe e kuptojnë se kjo është rruga më e realizueshme me fondet e kufizuara, sepse rruga e propozuar më parë ishte përmes disa pjesëve të Serbisë që nuk është përkrahur nga qeveria serbe, që ishte shumë e shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe thjesht nuk ekzistonin fondet në kuptimin e kalimit nëpër zona malore.

Zotëri Grenell, mbrëmë ju, së bashku me Mattheë Palmerin dhe ambasadorin Kosnett, e lëshuat një deklaratë. Ishte një sqarim shumë i nevojshëm pasi që gjatë javës së kaluar e veçanërisht gjatë debatit në Kuvend, zotëri Kurti dhe ministri i tij vazhdimisht deklaronin se ekziston një marrëveshje sekrete dhe nëse largohen taksa dhe reciprociteti, Kosova do të humbë një pjesë të territorit. Kjo çështje tashmë duket e zgjidhur, por për audiencën tonë, për të mos lënë asnjë pikë dyshimi, as ju dhe as ndonjë pjesëtar tjetër i qeverisë amerikane kurrë nuk keni diskutuar me presidentin Thaçi apo presidentin Vuçiq për shkëmbimin e territoreve, apo jo?

R.Grenell: Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve. Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion.

A besoni se shkëmbimi i territoreve është opsion i mirë për t’i zgjidhur problemet me Serbinë?

R.Grenell: Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion, por unë dua të jem shumë i qartë se të gjitha këto çështje politike…Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike. Besimi ynë është që ne mund të krijojmë një atmosferë ndryshe, ku bizneset evropiane dhe amerikane vijnë në rajon për shkak se konflikti i perceptuar ka marrë fund dhe që mund t’i shtyjmë bizneset që ta shohin këtë rajon si pjesë e zgjerimit të tyre. Ne krijojmë vende pune, krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga Kosova ose Serbia dhe që rajoni të bëhet më i gjallë. Ne besojmë se kjo është zgjidhja për problemet politike, besojmë që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës krijojnë shpresë, krijojnë nxitje (ekonomike) dhe problemet politike do të bëheshin më të pakta. Ajo për të cilën më duhet të jem i qartë është që shumë nga problemet janë të lidhura me ekonominë dhe aty duhet të shpenzohet energjia. Ne të gjithë vërtet duhet të ndalemi së luftuari dhe të fillojmë të përpiqemi që të krijojmë vende pune në rajon dhe në këtë kemi qenë të përqendruar.

Tani duket se me humbjen e mocionit të mosbesimit nga ish-kryeministri Kurti, taksa për mallrat serbe mund të hiqet. Sidoqoftë, për një periudhë të caktuar kohore, shumë njerëz ishin të shokuar që ndihma amerikane për zhvillim po pezullohej dhe tërheqja e trupave po përmendej për herë të parë. Sa afër ishim ne që ta humbim përkrahjen tuaj në mënyrë rrënjësore, zotëri Grenell?

R.Grenell: Shikoni, populli amerikan e do popullin e Kosovës. Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër. Ne besojmë rrënjësisht se taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës dhe vendosëm të kemi një politikë amerikane që ishte shumë e fuqishme. Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë. Por e vërteta është që ne e duam popullin e Kosovës dhe duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe.

A ishte e mundshme për qeverinë amerikane që të vazhdonte të punonte me qeverinë e kaluar (të Kosovës)?

R. Grenell: Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të punojë me çfarëdo qeverie në Kosovë që dëshiron të krijojë vende pune dhe të lëvizë përpara. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe jemi atje, por përsëri po kthehem te politika e Shteteve të Bashkuara, e cila zhvillohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan. Prandaj, kur besojmë se taksa 100 për qind, e vendosur nga qeveria e Kosovës, është duke e dëmtuar ekonominë tuaj, atëherë ju nuk mund të prisni që ne ta vazhdojmë financimin e projekteve që ne besojmë se nuk do të jenë efektive, sepse taksa thjesht është duke ia zënë frymën ekonomisë. Nuk duam t’i çojmë dëm paratë tona.

Dy pyetjet e fundit. Pas më shumë se një viti të mungesës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm disa shtete evropiane duket se janë të interesuara rreth agjendës suaj aktive dhe për marrëveshjet që i keni lehtësuar në Mynih dhe Berlin për transportin. A jeni ju në kontakt me kryeqytetet evropiane sa i përket çështjes së dialogut?

R.Grenell: Po, me disa, me disa që janë përkrahëse. Mendoj se kjo është paksa e ekzagjeruar, sepse janë disa individë, qeveri dhe udhëheqës evropianë që ofrojnë shumë përkrahje për ta çuar dialogun përpara. Kam parë përkrahje të pabesueshme për marrëveshjen e linjës ajrore, marrëveshjen historike të linjës ajrore, të cilën duhet ta përfundojmë dhe ne jemi të përqendruar për ta përfunduar atë në mënyrë që të mund të zbatohet. Ne kemi përkrahje të madhe për marrëveshjet e hekurudhave dhe autostradës. Megjithatë, nuk ka dyshim që gjithmonë do të ekzistojnë ata që do të ulen anash dhe do të ankohen vazhdimisht. Ajo që ne duam ta bëjmë është që të shkojmë përpara. Për shembull, unë e kam ngritur çështjen e liberalizimit të vizave drejtpërdrejt me kancelaren Merkel. Kam thënë se kjo është një politikë që duhet të rregullohet dhe se qeveria gjermane përfundimisht mund të ofrojë ndihmë. E ngrita këtë çështje vitin e kaluar, në nëntor apo dhjetor, drejtpërdrejt me kancelaren Merkel. Ajo më tha drejtpërdrejt se ka mënyra me të cilat ata do të mund të punonin për ta rregulluar këtë dhe për të ofruar ndihmë, ndoshta për viza të punës ose viza të industrive specifike. Kur i ngrita këto pika në mënyrë specifike, ajo tha “Po, ka gjëra që mund t’i bëjmë.” Ajo e këshilloi ekipin e vet që ta bënte këtë. E kam ngritur këtë çështje shumë herë. Nuk e kam parë ende të zbatuar, por ne besojmë se ka gjëra që evropianët mund t’i bëjnë, që janë zotuar se do t’i bëjnë dhe që duhet t’i bëjnë, por që nuk i kanë bërë ende.

Të paktën që nga viti ’92 e tutje, kosovarët kanë besuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Shtëpinë e Bardhë. A duhet ta vazhdojnë ata besimin në Shtetet e Bashkuara dhe në Shtëpinë e Bardhë?

R.Grenell: Shikoni, unë mendoj se ju duhet t’u besoni evropianëve, duhet t’u besoni amerikanëve. Ne të gjithë jemi së bashku në këtë çështje. Ne duam të lëvizim përpara. Unë besoj fuqishëm se ka shumë njerëz në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara që janë të bërë bashkë duke dëshiruar të bëjnë përparim dhe nuk janë duke shikuar se kush merr merita ose kush çfarë bën. Ka mjaft gjëra për t’i bërë që ne të gjithë ta ndihmojmë rajonin.

Si pyetje e fundit, çfarë prisni ju nga kryeministri i ri, zotëri Grenell?

R.Grenell: Shikoni, ne nuk do të përfshihemi në politikë. Populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet, ata do ta zgjedhin udhëheqësin e vet, por Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndrueshme, pavarësisht kush është në detyrë. Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që e ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj. Ne po përpiqemi ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Serbinë, tërë rajonin, për ta krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të kenë vende pune cilësore, të rriten familjet e tyre dhe ato familje të kenë mirëqenie. Pra, ne e caktojmë politikën tonë dhe politika jonë është shumë e qartë. Taksa të hiqet dhe pastaj ne mund të bashkëpunojmë në rrugë të gjera.

Pyetja e fundit, shumë njerëz që ju kundërshtojnë e kanë përdorur orientimin tuaj seksual, zotëri Grenell – ju jeni homoseksual dhe këtë e pranoni haptazi – si argument për t’i minuar autoritetin dhe aftësinë tuaj për ta udhëhequr këtë proces. Si e komentoni këtë?

R.Grenell: Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht.

Faleminderit shumë, zotëri Grenell!

R. Grenell: Çdo të mirë!

Pse nuk bindi intervista e Grenellit – Nga FATOS LUBONJA

Dëgjova me vëmendje mbrëmjen e së premtes intervistën e Grenellit në T7 me gazetarin Berat Buzhala ku ai shpjegoi dorën amerikane në rrëzimin e qeverisë Kurti. Sipas Grenellit shkaku ishte mos heqja e taksës pa kushte që, sipas tij, Kurti ia kishte premtuar përpara zgjedhjeve “duke e parë drejt në sy”. Arsyeja pse amerikanët ngulmuan kaq shumë që taksa të hiqet ishte sepse zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe ekonomike është shumë i rëndësishëm për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi, se kjo është në të mirë të popullit të Kosovës që po dëmtohet ekonomikisht si dhe në interesin e biznesit amerikan që kërkon të investojë në Kosovë.

Përsa i përket ndryshimit të kufijve Grenelli përsëriti pak a shumë deklaratën e bërë, së bashku me ambasadorin Kosnett dhe Palmerin, se ai nuk ka parë ndonjë plan sekret për të cilin flitet madje u shpreh se ai vetë është kundër idesë së ndryshimit të kufijve.

Këto deklarime u interpretuan si mjaftueshëm bindëse për Buzhalën dhe ata që kryen largimin e qeverisë Kurti, për të hequr dyshimin se dora amerikane u shty që t’i hapej rruga marrëveshjes për ndryshimin e kufijve dhe, më në përgjithësi, dyshimin se Grenelli na e fshehu se ku fle lepuri? Gjykoj se për këtë do ishte dashur të dëgjonim përgjigjet rreth disa pyetjeve/temave që munguan në atë intervistë.

Tema e parë është ajo e ngutit: Pra, pse ky ngut për të rrëzuar një qeveri në kohën e pandemisë? Kaq të paduruar qenkan investitorët amerikanë për të investuar dollarët e tyre në Kosovë në kohë pandemie kur në të gjithë botën ekonomia po sakrifikohet për shëndetin? Po ende, edhe pse Grenelli e paska kaq merak interesin ekonomik të popullit të Kosovës, braktisjen e vendit, siç e theksoi, a nuk do të ishte më mirë që amerikanët të tregonin pak më durim duke pasur parasysh se po kthejnë në pushtet pikërisht ata që i kanë bërë të ikin kosovarët?

Tema e dytë munguese ishte se çfarë mendon Grenelli për reciprocitetin serb që kërkon Kurti, për fushatën që po bën Serbia për çnjohjen e Kosovës, sepse, tek e fundit, taksa u vu pikërisht për të parandaluar këtë fushatë dhe planin e promovuar nga Thaçi për ndarjen e Kosovës?

Dhe këtu vijmë tek pyetja ndoshta më e rëndësishme që mungoi. Si do ta interpretonte Grenelli faktin se administrata amerikane ka deklaruar se nuk e përjashton korigjimin e kufirit nëse shqiptarët dhe serbët do të arrinin një marrëveshje, – çka nuk e ka thënë vetëm ish bosi i tij Boltoni, por edhe kolegu i tij Palmer jo më larg se më 18 shkurt 2020? Pra, Grenelli duhej pyetur se ku e kanë burimin këto qëndrime amerikane, aq më tepër kur aleatët kryesorë evropianë të SHBA janë shprehur haptazi se janë kundër edhe sikur ta duan të dy palët. Them se ai do të na bindte më mirë sikur të na thoshte se e di që ka qarkulluar kjo ide, se edhe administrata amerikane e ka menduar si mundësi, por se tani kanë ndryshuar mendim duke na shtjelluar, mundësisht, edhe arësyet pse kanë ndryshuar mendim.

Pra, lidhur me intervistën, mund të them se ajo nuk e hoqi dyshimin se projekti i ndryshimit të kufijve vazhdon të jetë i vlefshëm për administratën amerikane, (qoftë edhe pse, për këtë, nuk mjafton që Grenelli të thotë “unë jam kundër”) por, nga ana tjetër, ajo na përforcoi bindjen se Grenelli e mbajti të fshehur arësyen e ngutit amerikan për të rrëzuar një qeveri në kohë pandemie.

Si përfundim, shpjegimi i amerikanit Grenell se e rrëzuan qeverinë në kohë pandemie për hallin e popullit shqiptar është po aq i pabesueshëm sa edhe shpjegimi i shqiptarëve që thonë se Kurti duhej larguar se po na prishte me amerikanët. Në këtë histori amerikani Grenell është po aq i (keq)përdorur nga shqiptarët sa ç’i ka (keq)përdorur ai shqiptarët për qëllimet e administratës amerikane. Se cilët janë këto qëllimet do të bëhet më e qartë në kohën në vazhdim, por meqënëse kemi mbetur me dyshime, do të thoja se i pari që të vjen në mendje është se Grenelli dhe Vuçiçi nuk duan Kurtin, por Thaçin në bisedimet mes tyre.

Sa për atë se cilat ishin qëllimet e shqiptarëve që rrëzuan qeverinë në kohë pandemie nuk ka nevojë të ngresh dyshime sepse ato janë të qarta. Janë të shkruara thuajse në çdo faqe të historisë sonë, si këtej kufirit nga Shqipëria edhe andej kufirit nga Kosova./Panorama

Një recetë përditshmërie shtëpie rekomanduar nga Flutura McIntosh

Në kohë pandemije globale kontaktet virtuale në rrjetin social janë bërë edhe më të forta. Po ju sjellim sot një recetë që e përdor familjarisht një zonjë shqiptare e cila jeton në Kanada me familjen e saj. Ajo është Flutura McIntosh. Janë të mirëpritur individë që mund të ndihmojnë me recetat e tyre këtë situatë dramatike.

Receta e Flutura McIntosh

Personalisht dhe e gjithe familja ime,gjate gjithe kesaj kohe te kesaj pandemie po perdor;

1- Pasi laj dhembet i shperlaj me hydrogen peroxide 3%,

2- Nje luge gjelle uthull molle ne nje filxhan me uje te ngrohte e perziej mire dhe gjysem luge caji sode buke dhe pihet menjehere.kete e pi dy here ne dite, mengjes dhe mbremje,para se te fle.

3- Nje koker limon i ngrire me githe lekure e pres, e fut ne uje te nxehte dhe e pi gjithe diten. pa perjashtuar frutat kivi,molle, dhe perime te ndryshme.

4- Cdo nate copetoj dy kokra qepe te medha, i vendos neper dhoma dhe ne vendin e ndenjes.

5- Disa vitamina suplement, Vit C, vit B kompleks, vit D, vaj rigoni 3 pika cdo mengjes.

Zot faleminderit deri tani !!!