VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëria ka nevojë për një “dhjetor” tjetër – Nga Andon Dede, Nju York

By | March 20, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Armand Rrudha 4 years ago Reply

    Edhe autoret qe shkruajne nga jashte Shqiperise,nuk arrijne te analizojne sakte,pse eruditi dhe intelektuali i madh,Mit’hat Frasheri,e humbi luften me kontrabandistin dhe mediokrin E.H. me banditet e tij ? Dhjetori,ishte sajese e PPSH dhe sigurimit te shtetit. Tashme eshte pranuar edhe nga “analistet” e kastes. Shqiperia,nga nje sistem kriminal komunist,eshte “reformuar”ne nje sistem edhe me kriminal,Komunisto-mafioz. Qytetaret,vazhdojne te burgosen,me shumice si me pare. Si me pare,vendosin Partiaket,kush do burgoset dhe sa. Banditet;Polic,Prokuror,Gjyqtare vetem zhgaravisin,letrat ne menyre formale. Vrasjet,tashme,nuk behen me nga i ashtuquajturi shtet,por nga banditet,qe nuk gjenden kurre. E si mund te permbyset,pak nga pak kjo mafie?!

Komentet

Nuk ka Majko as Tatko që e “mbyll” bashkimin kombëtar! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

-Ashtu, si nuk kanë mundur t’i “burgosin” dhe t’i ndalojnë “Shkronjat e mallkuara shqipe” të Petro Nini Luarasit, të Papa Kristo Negovanit, të Mihal Gramenos, të Çërçiz e Bajo Topullit…etj. të luftës së tyre “Ja vdekje, ja liri” për bashkim kombëtar dhe për Shqipëri.

Ndaj, siç thoshte Ismail Qemali “mos na pengoni në rrugën tonë shenjtë.-Shporru ti prift Jakov, shiko punët e kishës, se këtij vendi ka kush t’i dalë Zot. Nuk pranojmë asnjë të keqe, as të vogël e as të madhe për Shqipërinë”.

Prandaj, Pandeli Majko, -ik edhe ti, shporru vullnetarisht, jep dorëheqje nga kolltuku i ministrit të Dijasporës Shqiptare, sepse me prononcimin tuaj infantil të pamend dhe primitiv ke kërkuar të pamundurën, hiq më pak se “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar shqiptar”, ashtu sikurse aleanca sllavo-bizantine ballkanike (XVIII-XXI).

Me këtë parullë antishqiptare kundër bashkimit kombëtar, ministri Pandeli Majko ka ofenduar keq e rëndë, në mënyrën më të turpshme: historinë, luftërat e përgjakshme heroike çlirimtare kombëtare për liri, për pavarësi dhe për bashkimin kombëtar, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut deri te lufta e fundit të heroit Adem Jashari (mars 1998).

 

Diaspora jeton me idealin e lirisë, të pavarësisë dhe të bashkimit mbarëkombëtar

 

-“Mbyllja” e këtij ideali, do të ishte vazhdim i robërisë së Diasporës dhe i gjithë kombit shqiptar !

Mirëpo, meqë paska ardhur “ora mbylljes së historisë së bashkimit kombëtar” ngase sipas Majkos “i paska ka kaluar afati i përdorimit”, atëherë Pandeli Majko, duhet “ta mbyllë” edhe gjithë diasporën shqiptare, sepse kjo që nga periudha e ndritshme e Rilindësve e shkekujve (XVIII, XIX, XX, XXI) mision prioritar ka pasur luftën koherente për ndërtimin e identitetit kombëtar, të rujatjes së gjuhës shqipe, të kulturës, të çlirimit, të pavarësimit dhe të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm të përbashkët kombëtar, që quhet Shqipëria etnike e shqiptarëve, jo e grekëve, as e serbëve, as e malazezëve, as e bullgarëve, as e turqve etj.

Prandaj, edhe diaspora e sotme shqiptare jeton me këtë ideal, me këtë imperativ dhe me këtë amanet të Rilindësve dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), që vazhdimisht dhe, pakursyer asgjë prej vetes të luftojë për bashkimin kombëtar dhe territorial të tyre brenda kufijve natyrorë, historikë, etnikë dhe gjeografikë të Shqipërisë etnike. Vetëm ky ideal, kjo shpresë dhe kjo luftë e përditshme për bashkimin kombëtar e mban gjallë atdhedashurinë dhe aspirtaën patriotike të diasporës shqiptare, jo degjenerimi, plaçka, shfrytëzimi, krimi, varfëria, papunësia, korrupsioni, mafia dhe eksodi i vazhdueshëm në vendet e origjinës.

Vetëm vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore) e mohojnë bashkimin kombëtar shqiptar.

Dhe, tani, së fundi paska dalë, edhe ministri i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko, i cili, vërtet, nëse do ta “mbyllë historinë e bashkimit kombëtar”, që do të thotë dekolonizimin e tokave autoktone shqiptare, atëherë le t’u drejtohet “aleatëve” shekullorë, shovinistëve dhe “honxhobonxhove” grekomanë fashistë dhe racistë siç ishin dhespotët grekë në “misionin e shenjtë” për greqizimin e shqiptarëve dhe të tokave shqiptare në Epir dhe në jugun e Shqipërisë sotme.

 

Bashkimi kombëtar është i lidhur me nervin e ekzistencës së identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe

Prandaj, nuk mund të ketë ndonjë Pandeli Majko a “Tatko”, që mund të mbyllë, të pengojë dhe të ndalë procesin shekullor të bashkimit kombëtar shqiptar, ashtu siç nuk patën fuqi e as mend priftërinjtë shovinistë grekë, t’i ndalnin dhe t’i vrisnin “ Shkronjat dhe shkollat e mallkuara shqipe” të Mësuesit dhe të Rilindësit patriot shqiptar, Petro Nini Luarasi.

 

P. Majo të ndjekë shkollën patritoike dhe civilizuese të Çerçiz Topullit, të Petro N. Luarasit, të Pandeli Vangjelit, të Mihal Gramenos, të Pandeli Cales, jo të shovinizmit grek dhe grekoman kundër bashkimit kombëtar, sintagmë kjo, që është e barasvlershme me shkolonizimin e shqiptarëve nga kolonializmi i egër sllavo-biznatin ballkanik (1844-2021).

 

Pse Pandeliu numër 2 kundër Pandeli Vangjelit numër 1 të Ismail Qemalit?!

 

Nga na doli tani pas një shekulli (1912 -2021) ky Pandeli numër 2 “aq i fuqishëm”,”aq trim”, “aq i ditur, “aq largpamës” dhe “aq patriot” që me “fletërrufenë politiko-propagandistike” antishqiptare, të deklarojë “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar” kinse sipas “busullës politike” të tij me akrepa të ndryshkur orientues-vetëmohues i “paska skaduar afati historik”, ashtu sikurse “Shkronjave të mallkuara shqipe” të Mësuesit, të patriotit dhe të martirit Rilindës, Petro Nini Luarasi, i cili flijoi jetën, që në vend të greqishtes, të përhapej dhe të mësohej gjuha shqipe në shkolla, si dhe uratat fetare të bëheshin në gjuhën shqipe, jo në greqishte në kishat edhe në manastiret ortodokse në Shqipëri.

Mirëpo, kjo rrugë për dritë, për dituri, për emancipim , për zhvillim, për mëvetësim, për lulëzim dhe për bashkim, që filloi të përhapet në shkollat shqipe në Shqipëri, i pengoi shumë shovinistët kolonialistë grekë me në krye dhespotët e tyre racistë siç ishin :” Qirilli (1887), Gregori (1889) dhe Fillareti (1892), të cilët “shkronjat dhe shkollat shqipe i quanin të mallkuara, të cilët me agjentët e tyre grekë dhe grekomanë e helmuan Petro Nini Luarasin, më 17 gusht 1911”. Mirëpo, me gjithë këtë vrasje terroriste tinzare antinjerëzore, të cilën “dhespoti grek Joakim i Korçës e justifikoi si vdekje nga kolera”, si dhe për t’i fshehur gjurmët e këti krimi makabër, rrenci dhe mashtruesi i popullit shqiptar dhe i Zotit, “Jakimi grek tentoi që trupin e Petro N. Luarasit ta digjte në gëlqere”. Këtë vepër famëkeqe monstrupze fashiste e bëri Joakimi me priftërinjtë dhe me agjentët e tij grekë, mirëpo, as ky e as kisha greke fashiste nuk arritën t’i vrisnin “Shkronjat dhe shkollat e mallkuara shqipe”, siç i shpifnin ata përpara popullit dhe në sy të botës së qytetëruar.

Prandaj, as Pandeli Majko nuk do të ketë asnjë shans minimal, që të “burgosë” dhe të “mbyllë” historinë, as idealin, as rrugën e as veprën patriotike vetëflijuese të shqiptarëve për bashkimin kombëtar as brenda e as në diasporë. Atë që e paska deklaruar nga frika e organizimit të një REFERENDUMI për bashkimin kombëtar, le t’ia varë “maces në bisht”, sepse me atëfarë “mbyllje historike” mund t’i argëtojë dhe t’i gëzojë vetëm armiqtë grekë, serbë, malazezë dhe sllavomaqedonë, Jo asnjë shqiptar, as brenda Shqipërisë Etnike e as në Diajasporën Shqiptare, sepse me nder me thanë, kërkoj ndjesë nga lexuesi për këtë shprehje banale: shqiptarët nuk pjerdhin për një propagandë të tillë shpifëse dhe dezinformuese antishqiptare, që mohon dhe konteston bashkimin kombëtar. Thjesht, shkurt e shqip, atyre, që nuk u pëlqen bashkimi kombëtar shqiptar, mund të kërkojnë të bashkohen me grekë, me rusë, me bullgarë, me serbë, me malazezë …etj., ajo çështje krejtësisht private e tyre, jo e kombit shqiptar si kolektivitet.

 

Patriotizmi i rremë i Majkos

 

Majko në shumë intervista e panele të tij ka deklaruar se gjoja, “ka luftuar shumë për Kosovën”. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ende nuk dihet se në cilën betejë ka luftuar qoftë në Koshare, në Pashtrik, në Prekaz, në Llap, në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin, në Gollak etj. Gjithashtu, deri më sot, nuk ekziston asnjë dokument valid, që do të dëshmonte numrin e tankeve të brigadave dhe të divizioneve të Ushtrisë Shqiptare, që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe mbrojtëse të Kosovës (1989-1999). Asnjë ! Përveç disa të rinjve dhe ushtarakëve vullnetarë patriotë shqiptarë, të cilët regjimi i Sali Berishës, i Fatos Nanons dhe i Pandeli Majkos, i patën demobilizuar dhe hedhur në rrugë si “tepricë teknologjike”, duke i lënë pa punë dhe pa kafshatën gojës për të mbijetuar. Mirëpo, këta nuk u thyen, nuk tradhtuan, as nuk hezituan, as nuk u arratisën dikund në Greqi apo në shtetet e Evropës për një copë bukë për t’i siguruar familjet e tyre, por iu bashkuan UÇK-së në luftën për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës. Të gjithë këta trima qoftë heronj të rënë a të gjallë, Kosova nuk do t’i harrojë kurrë, as sot e as nesër.

 

Pandeli Majko nuk njeh as histori, as Kushtetutë e as Platformë Kombëtare shqiptare, që favorizojnë dhe justifikojnë të drejtën dhe kërkesën për bashkimin kombëtar shqiptar !

 

Me gjithë paternalizmin e tij të rremë se gjoja “ ka investuar, dhe i dhemb shumë për Kosovën”, Pandeli Majko, nuk është ajo “fuqi politike” ballkanike, që do të mund ta pengonte ose ta përshpejtonte procesin e bashkimit të shenjtë kombëtar shqiptar. Ndaj, parapëlqehet që, Majko së bashku me të gjithë majkot e “tatkot” e tjerë, të cilët deri tani janë deklaruar kundër bashkimit kombëtar qoftë brenda a jashtë Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, të mos zhvillojnë propagandë frikësuese dhe panik të panevojshëm në opinionin publik; të mos provokojnë, të mos gënjejn֝ë, të mos shpifin dhe, të mos manipulojnë popullin shqiptar, se gjoja sipas “syzeve” të tyre të “diellit” “paska perënduar” bashkimi kombëtar. Ky është idiotizëm në “kub”, që mund ta bëjë një lider politik shqipfolës siç është Pandeli Majko.

 

Prandaj, vëllezër dhe motra shqiptare, mos u frikësoni nga bashkimi kombëtar, por nga robëria koloniale shekullore, nga varfëria, nga plaçka, nga hajnia, nga përbuzja, nga shfrytëzimi dhe nga papunësia, që e kanë shkaktuar “majkot” dhe “tatkotë”, thënçin “demokratë” dhe “humanist”, të cilët qe 30 vjet po e kullosin djersësn e popullit dhe pasurinë e tij dhe të Shqipërisë. Ndërkaq, mbi “1 milion” shqiptarë ka ikur në emigrim, kanë braktisur Shqipërinë (1990-2021).

 

Populli nuk duhet të frikëshet nga propaganda agjenturore antibashkim e Pandeli Majkos, ngase ai nuk është i një formati politik të Albin Kurtit, që mund të ndikojë në “hapjen” ose në “mbylljen” e historisë bashkimit kombëtar.

Këtë duhet ta ketë kuptuar Pandeli Pajko, pavarësisht nga aftësia e radiusit politik të tij, i cili qe 30 vjet sillet si “rrota e mullirit pa ujë”, duke pritur integrimin në BE. Mirëpo, me atë dituri dhe largpamësi utopike, nuk ka për të hyrë në BE, sepse BE-ja nuk pranon shtete me probleme të pazgjidhura ndërterritoriale siç është Shqipëria, e cila që nga viti 1878 ka konteste territoriale me vendet fqinje, siç janë Greqia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

 

Pandeli Majko, veç mohimit të së drejtës hitorike të kombit shqiptar ka shpërfillur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë(1998) dhe Platformën për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

 

Duke qenë se sipas Majkos, “qenka plakur” ideja për bashkimin kombëtar, gjoja se “i përket shekullit të kaluar”, atëherë, pse kjo ide figuron në preambulën e Kushtetutës së re moderne të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5)

Gjithashtu, ministri i Diasporës Shqiptare Pandeli Majko nuk e di, sepse nuk e ka lexuar fare as “Platformën për Zgjitdhjen e Çsështjes Kombëtare Shqiptare” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku thuhet :”…, aspirata e gjithë shqiptarëve është ashtu (domethënë se, edhe sot në shekullin XXI, fillimi i dekadës së tretë, viti 2021, është tejet aktuale, e qëndrueshme, e pranushme, e domosdoshme, dhe në frymën e integrimeve demokratike, civilizuese dhe paqësore evropiane – M.H.) siç e kanë përcaktuar që në shekullin e kaluar (XIX- M.H.) rilindësit tanë – BASHKIMI i mbarë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Deri sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve.Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhen e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje e pazgjidhur (Domethënë, ende, edhe sot është çështje, që pret për zgjidhje, nuk i ka skaduar afati sipas Pandeli Majkos- M.H.)”. Shih: “Platformë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.50.

Sa më lart, deklarata e Pandeli Majkos, që të “mbyllet historia e bashkimit kombëtar, sepse i përket shekullit të kaluar”, është shpifje, dezinformim, mashtrim dhe manipulim i historisë kombëtare shqiptare, ndaj si e tillë, nevojitet të hedhet në koshin e plehërave të politikës dhe të propagandës ditore, që thërret kundër idesë së organizimit të REFERENDUMIT për bashkimin kombëtar shqiptar.

Përpara Kosovës janë ditët më të errëta në luftën kundër mafies – Nga Aurel Dasareti*

 

Raca shqiptare është shpërndarë në të gjitha anët e botës, si kashtën që e merr era. Unë me miqtë e mi (ushtarakë) të lindur nga prindër shqiptarë jashtë vendit, dhe jetojmë e veprojmë në Amerikë, Australi dhe Kanada dëshirojmë t’i përgëzojmë të gjithë bashkëkombësit për një fushatë elektorale fantastike, dhe një rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.

***

Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme. Serbia pushtuese që në vitet 1998-99 kreu gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve të Kosovës, akoma kërkon diçka. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Mbrojtja më e mirë kundër sulmeve të ardhshme pushtuese-terroriste është: Një unitet i forcuar dhe një besim i forcuar midis grupeve të ndryshme të njerëzve në Kosovë, dhe një mobilizim i gjerë popullor gjithë-shqiptarë në mbështetje të demokracisë.

Politika shqiptare në përgjithësi, sot ka të bëjë me cirkun ose me një qendër psikiatrike. Në vend që të debatojmë për problemet më të rëndësishme që karakterizojnë shoqërinë, ne kemi një bisedë të lodhshme dhe grindje idiote të zbrazët, pse jo edhe rrahje.

***

Këshilla më e mirë vjen nga njerëzit që nuk japin këshilla, megjithatë sot po bëjë një përjashtim, sepse unë vet kurrë nuk përfitoj më prej tyre.

Rregulli kryesor është se njeriu duhet të përgjigjet nëse dikush kërkon këshillë. Nëse jo, hesht. Por pasi në këtë rast faktikisht nuk bëhet fjalë për Kryeministrin e ri, Albinin, por atë që ai përfaqëson: fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, do të vij me një këshillë, për të cilën në një mënyrë apo në një tjetër kam fituar përvojë në shkollën e jetës.

Para disa vitesh Albinit ia kam drejtuar një letër kritike që të mos përzihet shumë në çështje fetare islamike e as të bëhet luftëtar i së majtës ose djathtës, por i shqiptarisë. Dhe, tani Dardania antike alternativë tjetër nuk ka përveç tij, dhe ai patjetër të ketë një udhërrëfyes (këshilltar) politik (nacionalist në aspektin pozitiv) të shkolluar jashtë trojeve. Politik-bërës i nivelit të duhur nuk mund të jetë askush vetëm duke lexuar libra, pa përvojë jetese në vendet më të zhvilluara perëndimore.

***

Detyra e Shërbimit të Jashtëm i dy shteteve shqiptare është të mbrojë dhe promovojë interesat e përgjithshme të Shqipërisë-Kosovës jashtë vendit dhe t’u sigurojë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit të imponuar këshilla, ndihmë dhe mbrojtje nga autoritetet e huaja, personat dhe institucionet. Pra, të mbrojë edhe të drejtat dhe interesat e shqiptarëve autokton të trojeve të pushtuara në FYROM, Kosovë Lindore, Mali të Zi, Çamëri, sepse përjetojnë diskriminim shkatërrues, shtypje të tmerrshme raciste.

Normalisht, Ministri i Punëve të Jashtme ka një gradë përpara ministrave të tjerë, dhe nënshkruan të gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja që pastaj nënshkruhen dhe miratohen nga Presidenti e Kuvendi, prandaj përveç cilësisë morale dhe dashurisë së pathyer për çështjen kombëtare, duhet të plotësoj kushtet elementare: doktoruar në lëndët përkatëse (mundësisht jashtë vendit), zotëron shkëlqyeshëm gjuhën anglishte…

Këshilltar politik është emri i një vendi pune (person i kualifikuar për çështje-lami të ndryshme) që në shumicën e rasteve tregon rolin e një punonjësi të afërt dhe të besuar për politikanët kryesorë. Pothuajse pa përjashtim, këshilltari i përket të njëjtës palë me atë që këshillohet.

Qeveria (Kryeministri) duhet të punësojë një këshilltar politik në një pozicion të përhershëm. Duhet të kërkojnë një person me njohuri të shkëlqyera dhe përkushtim ndaj çështjeve shoqërore dhe politikës, i cili do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes për vlerat dhe pozicionet kombëtare në politikën shqiptare të Dardanisë (Kosovës).

Duhet të kërkojnë për të punësuar konsulentë i cili (e cila) ka aftësinë për të punuar shpejt dhe me efikasitet në mënyrë të pavarur, me theks në vlerësimin dhe aftësitë e prezantimit me gojë dhe me shkrim. Këshilltari i kryeministrit është  thelbësor në punën me zhvillimin e politikave dhe duhet të ketë një vullnet dhe aftësi për të menduar në mënyrë të re. Këshilltarët e kryeministrit punojnë me një gamë të gjerë të çështjeve politike, dhe fushat e përgjegjësisë do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Është një avantazh të kesh njohuri të mira në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme: politika e jashtme, politika e brendshme, sociale mjedisore, politika kulturore…

Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au

Çerek milionë nga elektorati rugovist i LDK-së votuan Vjosa Osmanin dhe bojkotuan LDK-në e Isa Mustafës – Nga Elida Buçpapaj

Pas humbjes të paralajmëruar të LDK-së nuk po ndalet histeria e atyre që e quajnë veten besnikë të saj !

LDK-ja nuk është as grua, as burrë, as religjion.

LDK-ja është një parti politike, e para parti pluraliste shqiptare e krijuar menjëherë pas rënies të Murit të Berlinit nga elita e Kosovës me në krye iluministin Ibrahim Rugova!

LDK-ja e Rugovës ishte parti e tipit europian – pas vdekjes të Rugovës u kthye në parti autoritare që hyri në aleancë bashkëqeverisëse antidemokratike me Hashim Thaçin.

Nëpër fushatat zgjedhore lidërshipi i kësaj partie i jepte elektoratit premtime boshe duke i konsumuar emrin, fotografitë dhe posterat e Ibrahim Rugovës, sapo elektorati jepte votën, lidërshipi dredhonte, e tradhëtonte duke adultuar me Hashim Thaçin, në një aleancë që prodhonte klientelizëm, nepotizëm, papunësi, varfëri, ikje nga Kosova të rinisë!

360 mijë votues e kanë votuar LDK e Ibrahim Rugovës në zgjedhjet e 2001;

100 mijë mijë votues e kanë votuar LDK-në e Isa Mustafës me një diferencë prej 260 mijë votues në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!

Kush e ka fajin ?

Vjosa Osmani ? Donika Gërvalla ?

Fajin e ka lidërshipi i LDK-së që tradhëtoi edhe idealet e Rugovës edhe të elektoratit të LDK-së që identifikohet me emrin e Rugovës.

Por në vend që pas humbjes t’i kthehen më në fund reflektimit, profiterët e pacipë dhe dallkaukë vijojnë sulmin ndaj grave trime, si tufë inkuizitorësh mizogjenistë që nuk ia kanë idenë se si funksionin demokracia, nuk duan t’ia dinë për kodin e shtypit të lirë dhe as lirisë të mendimit dhe shohin si zgjidhje vetëm linçimin e Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës dhe të atyre 260 mijë votuesave që e kanë bojkotuar lidërshipin e korruptuar të Isa Mustafës që ia ka humbur LDK-së çdo gjurmë të një partie me profil demokratik dhe perëndimor!

Përse e akuzojnë Vjosa Osmanin sot ?

Se ka bërë aleancë me Albin Kurtin ?

Po a nuk bëri Isa Mustafa vetë aleancë parazgjedhore me Albin Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ?

Tani e akuzojnë VV si parti të themeluar nga Serbia.

Po përse Baton Haxhiu e demonizon Albin Kurtin dhe e ëngjëllizon Hashim Thaçin që për t’i shpëtuar Hagës ishte gati ta coptonte trupin e brishtë të Kosovës ?

Po Hashim Thaçin kush e votoi për president ?

Albin Kurti, Vjosa Osmani ?

Apo e votuan deputetët e LDK-së të kthyer në skllevër të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit!

Vjosa Osmani me katër deputetë të LDK-së nuk iu bindën urdhërave të një autokrati të korruptuar si Isa Mustafa !

Vjosa Osmani me katër deputetët e LDK-së respektuan premtimet që i kishin dhënë elektoratit të LDK-së !

Respektimi i vullnetit të elektoratit të LDK-së si dhe guximi e mosbindja ndaj lidërshipit autokratik e kthyen Vjosa Osmanin në shënjestër të horrave të paguar nga Isa Mustafa.

Por sa më tepër e shënjestrojnë horrat me shpifje nga më të ultat aq më tepër rritej mbështetja e elektoratit të LDK-së pro Vjosa Osmanit!

Le të bëjmë një matematikë të thjeshtë!

120 deputetët e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë marrë 100 mijë vota –

ndërsa vetëm Vjosa Osmani është votuar nga 250 mijë ose çerek milionë votues!

Llogariteni mirë, gjuha e helmuar kundër Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës se është helm kundër atyre çerek milioni votues që nuk kanë pranuar ta ndyjnë votën për të zgjedhur deputetë që mendojnë me trurin e një satrapi të konsumuar nga shpërdorimet e pushtetit si Isa Mustafa!

Ata çerek milioni që kanë votuar për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 janë i njëjti elektorati i LDK-së që ka votuar votuar Rugovën në zgjedhjet e 2001 dhe 2004 – elekorat që nuk e pranon lidërshipin e deformuar në diktaturë të LDK-së prej kongresit famëkeq të 2006 e deri sot.

Në histerinë e humbësave janë përfshirë figura të diskretituara që kanë trafikuar votën e popullit dhe elektoratit të LDK-së si klientë të Hashim Thaçit, duke shkelur besimin dhe votën e elektoratit të LDK-së.

Këto figura të diskretituara elektorati i LDK-së nuk i ka votuar më 14 shkurt dhe nuk do t’i votojë kurrë më sepse Kosova nuk do të mbetet peng i trafiqeve, por do të hapë një faqe të re në historinë e saj moderne.

Elektorati i LDK-së është aty – por votën ia ka dhënë Vjosës sepse lidërshipi i LDK-së nuk përfaqësoi idealet e elektoratit të partisë të krijuar nga Ibrahim Rugova!

PËRPARËSIA E BISEDIMEVE PRISHTINË – BEOGRAD – Nga EUGJEN MERLIKA

 

“Në krizat politike njeriu i ndershëm është i çoroditur, jo aq për

 të kryer detyrën e tij, se sa për të kuptuar se cila është ajo.”

BONALD (1754 – 1840), shkrimtar politik francez

 

Më 14 shkurt 2021 u zhvilluan në Kosovë zgjedhjet e parakohëshme kuvendore. Fushata zgjedhore u zhvillua në një periudhë të shkurtër prej 12 ditësh, e kushtëzuar nga pandemia, që nuk lejonte grumbullime të mëdha njerëzish. Votimet u kryen brënda një dite e përfundimet u shpallën të nesërmen. Nuk pati ankimime për parregullsi e humbësit pranuan përfundimin duke uruar fituesit.

I gjithë ky kuadër meriton një përgëzim të sinqertë, sepse dëshmon për një pjekuri të institucioneve, por edhe të qytetarëve të Kosovës. Është një dëshmi e qartë e një niveli të zbatimit dhe respektimit të parimeve të jetës demokratike në një shoqëri të formuar. Aq më shumë bëhet i detyrueshëm ky përgëzim nga ana e qytetarëve shqiptarë të cilët, prej një të katërt qindvjeti, janë të pranishëm në republikën e tyre në veprimtari zgjedhore, gjithmonë të vëna në diskutim si pasojë e parregullsive, të panjohura nga humbësit, që kurdoherë padisin fituesit për vjedhje votash e përfundime që zgjasin me ditë të tëra të bëhen të njohura. Kultura institucionale dhe qytetare e banorëve të Kosovës, e cila shpreh ndryshimin nga praktikat zgjedhore të Shqipërisë, i kushtohet jo vetëm mirërritjes qytetare të këtyre të fundit por edhe një nderimi për dukurinë themelore të një demokracie, që është ngulitur atje edhe nga organizmat ndërkombëtare, të cilët në 23 vitet e fundit kanë bashkëshoqëruar zhvillimin e Kosovës në rrugën demokratike.

Një tjetër risi e atyre votimeve të ditës së Shën Valentinit qe përfundimi i qartë të cilin zgjedhësit e Kosovës, në pothuaj se gjysmën e tyre, i dhanë votat një partie, Vetëvendosjes. Edhe në këtë përfundim zgjedhor, mendoj se arsyet në bazë të tij janë dy: e para, dëshira e pamohueshme e popullsisë, sidomos e pjesës së saj më të re në moshë, për një ndryshim cilësor që duhet të japë shpresë për zgjidhjen e shumë problemeve me të cilët përballohet Vendi i tyre, dhe e dyta zhgënjimi i pjesës më të madhe të zgjedhësve nga sistemi i ngritur në këmbë nga klasa politike e ish UÇK-së e cila, në përfytyresën e përgjithëshme njëjtësohet me korrupsionin e të tjera mangësi të jetës politike.

Kosova e brezit të saj të pasluftës ka vendosur t’i besojë fatet e saj një partie që kishte dalë në skenën politike shumë vite më parë, si një kundërpërgjigje e një pjese të shoqërisë, kryesisht e të rinjve, ndaj mbizotërimit të organizmave ndërkombëtare, përfaqësuese t’atyre Vendeve e atyre organeve shumëpalëshe  të demokracive perëndimore që liruan Kosovën nga terrori sërb, nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në pranverën e verën 1999, duke i hapur rrugën pavarësisë së saj të mëtejshme. Gjatë gjithë këtyre viteve Vetëvendosja, “partia e majtë nacionaliste”, siç e kanë përkufizuar këto ditë shumë media evropiane, ka bërë rrugën e saj që përkon me atë të kryetarit të saj, z. Albin Kurtit, një gazetar që i është kushtuar politikës.

Nga “foshnjëria politike” e viteve të para, kur fuste bombat tymëse në Kuvendin e Prishtinës nëpërmjet femrave deputete, sot ajo ka mbërritur në një pjekuri, të cilën pritet t’a verë në zbatim në drejtimin e Shtetit, tani që populli i ka besuar në mënyrë bindëse detyrën e qeverisjes. A do të jetë në gjëndje dyshja politike Kurti – Osmani  t’i kthejnë shpresën e besimin qytetarëve të zhgënjyer të Kosovës, duke bërë të mundur “vetëvendosjen” e pritshmërisë së tyre për një shoqëri të pastër moralisht e të begatëshme në nivelin e jetesës, në gjirin e një kontinenti të cilin shumica e tyre duan t’a kenë si shtëpinë e tyre? Pyetja i ngjet një mali të lartë e përgjigja bën t’i dridhen duart edhe një burri shteti me përvojë gjysëm shekullore, sepse të vështirësive të skajshme janë problemet me të cilët sot ballafaqohet Kosova e shkëputur nga dheu amë 108 vite më parë.

Por kryeministri i mundshëm është ndjellamirë e pohon se “Dëshirojmë t’a nxjerrim Kosovën nga kriza e shumë viteve dhe t’a vendosim në binarët e progresit”. Arritja e këtij  synimi duhet të jetë dëshira e të gjithë shqiptarëve kudo në botë e urimi i njëzëshëm i tyre duhet të shoqërojë, në ditët e ardhëshme, nisjen e asaj sipërmarrjeje. Sot, sikurse pothuaj gjithë Vendet e tjera të botës, Kosova përballet me krizën shumë-planëshme të pandemisë që ka vënë në vështirësi shëndetin e popullsisë dhe financat e shteteve. Synimi i Qeverisë së re për të vaksinuar rreth 60 % të popullsisë shkon në drejtimin e duhur e kërkon një organizim të mirë të punës, si përsa i përket kontratave për të siguruar vaksinat ashtu edhe kushteve praktike të mbarëvajtjes së proçesit vetë.

Është pohenik mendimi për të bashkëpunuar me Vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, por bashkëpunimi duhet të jetë i frytshëm edhe me autoritetet kontinentale, që duhet të venë në planet e tyre vaksinimin e Vendeve të Ballkanit perëndimor, edhe se ata nuk janë ende antarë të mirëfilltë zyrtarë të Bashkësisë. Është detyrë morale e BE, madje edhe nevojë e tij që të marrë përgjegjësinë shëndetësore të Vendeve të kontinentit, ndërmjet tyre edhe të Kosovës në këtë gjëndje pandemie. Nëse nuk e ka bërë sa e si duhet deri tani, për vështirësitë e tij të furnizimit e të organizimit, mbetet një domosdoshmëri  për t’ardhmen e afërt. Qëndrimi i ditëve të fundit i presidentit francez, mbi furnizimin me vaksina të Vendeve të varfëra, duke caktuar një sasi prej 5% të rezervave të tyre atyre, sigurisht do të mbajë parasysh edhe nevojat e Ballkanit. Këtij qëndrimi i bëri jehonë edhe mbledhja e nivelit të lartë të G7 që vendosi të verë në dispozicion të vaksinave për Vendet e varfëra 7,5 miliard dollarë. Kryetarët e shteteve e qeverive të shtatë Vendeve më të industrializuara të botës u shprehën njëzëri mbi nevojën për të paraqitur një front të bashkuar “e për të  vepruar në mënyrë të tillë që vaksinat t’u shkojnë të gjithë atyre që kanë nevojë kudo qofshin në botë”   wndrimi i bëri jehonë Qwq

 

Marrëdhëniet e Kosovës me botën, në larminë e tyre të detyrueshme, janë një tjetër vështrim i politikës kosovare në përmasat e saj normale. “Nuk mund t’i zëvendësojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me asnjë partner ose aleat tjetër…” është shprehur ditët e fundit kryetari i Vetëvendosjes, z. Albin Kurti, që, me gjasë, mund të jetë kryeministri i ri i Kosovës. “Gjuha kocka s’ka por kocka thyen” thotë një fjalë e urtë shqiptare. Është e vërtetë që Kosova ka marrëdhënie të mira me SHBA, por ajo mbetet një Vend evropian e megjithë vështirësitë që has tani me mos njohjen e saj nga pesë Vende të BE, ajo duhet të synojë për sot e për t’ardhmen të jetë pjesë e tij. Duke i cilësuar si dy partnerë të kategorive të ndryshme SHBA dhe BE, të cilët punojnë me të njëjtin synim për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Sërbinë, nuk i shërbehet sa e si duhet interesave të Kosovës dhe as miqësive me të tjerët. Marrëdhëniet Kosovë – Sërbi përbëjnë një problem për diplomacitë evropiane dhe amerikane, mbasi një normalizim  mes tyre, lejon një gjëndje më pak kundështuese në rajonin e Ballkanit, i cili ka qënë gjithmonë “fuçia e barutit” e Evropës.

Nëse Kosova, siç u tha më sipër, ka më shumë vështirësi me qëndrimet filoserbe të një pjese t’Evropës, mund të mbajë rezervat e saj në drejtim të tyre, por nuk është mirë të bëjë haptas shkallëzimin e parapëlqimeve të saj. Diplomacia ka ligjet e saj dhe i bën vetë shkallëzimet simbas rëndësisë e rolit të secilit shtet. Përvoja e vitit të shkuar e vetë Kurtit me të dërguarin e presidentit Trump, Grenell, duhet t’i ketë dhënë atij mësimet e duhura, ashtu sikurse duhet t’i ketë marrë edhe prej shkarkimit të zëvendësit të tij n’atë kohë, për një mendim të shprehur në kundërshtim me opinionin e atij vetë. Kosova gjindet në mes të një vorbulle situatash pa dashjen e vet, prandaj duhet të jetë shumë e kujdesëshme në deklarata lidhur me marrëdhëniet me të tjerët, qofshin këta kundërshtarë si Sërbia apo miq si SHBA dhe BE. Nëse vitin që shkoi pati ndonjë mospërputhje mes politikave evropiane e amerikane në lidhje me Ballkanin, këtë vit duken se ujrat janë qetësuar, me gjasë, qëndrimet janë afruar shumë. Mendoj se kjo gjëndje shkon në dobi të çështjes së Kosovës.

Politika nuk është një shkencë, si e përfytyrojnë mjaft nga zotërinjtë profesorë, por një art” Kështu shprehej “kancelari i hekurt”, Otto von Bismark, në Raihshtagun gjerman më 15 mars 1884. Nëse është kështu atë art duhet t’a venë në zbatim më shumë të vegjëlit se të mëdhenjtë. Kosova ka të drejtën nga ana e saj, por asaj i kërkohet nga BE dhe SHBA të orvatet të gjejë një marrëveshje me Sërbinë, e cila ka pohuar disa herë se nuk do t’a njohë pavarësinë e saj. Këtu duhet të punojë diplomacia për të bindur të tjerët, në këtë rast aktorët e jashtëm të interesuar, se reciprociteti është rruga m’e mirë për të arritur përfundiimin e dëshëruar. Por për të bindur duhet biseduar në takime dypalëshe e shumëpalëshe duke shtjelluar argumentat. Por z. Albin Kurti ditët e fundit deklaroi se “Dialogu me Sërbinë nuk është prioritet”.

Mund të jetë ashtu për të dhe është e kuptueshme, kur drejtuesit sërbë e përjashtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por ajo shprehje tingëllon si beleg për kancelaritë e SHBA dhe BE që ngulin këmbë për t’a patur. Në këtë vështrim ajo dalje përbën një veprim të pamatur, të panevojshëm , madje shumë të dëmshëm. Politika në këtë rast nuk ka as paraqitjen e largët të artit që përftonte kancelari prusian, ndërsa me një qëndrim të mënçur në kërkesat e me përunjësinë e duhur mund të arrihet një rezultat i dëshiruar.

Qeveria e ardhëshme e Kosovës nuk duhet të lerë asnjë rast për t’i dhënë shkas kundërshtarëve të saj të çdo lloji t’i mëshojnë tezës se shteti i saj nuk e do marrëveshjen, se gjen çdo mënyrë për t’a hedhur poshtë atë, e sa të tjera profka për të cilat diplomacia sërbe është e një shkalle sipërore për të tjetërsuar të vërtetën e për t’a hedhur atë në tregun e politikës ndërkombëtare, duke fituar pikë të dobishme për të. Pjesëmarrja n’ata bisedime, të cilët porositen e përkrahen fuqimisht nga BE dhe SHBA është një kusht i domosdoshëm për t’arritur atë marrëveshje të dobishme për Kosovën, që do t’i bënte të mundur asaj sendërtimin e të gjithë projekteve të zhvillimit, në një botë që ende luhatet, në një pjesë të mirë të saj, t’i njohë asaj të drejtat e saj të pakundërshtueshme. Në lidhje me ata bisedime është për t’u përshëndetur e përkrahur qëndrimi i fundit i presidentit të SHBA, që flet për njohjen e ndërsjelltë të dy Vendeve.

N’ata bisedime, përsa i përket opinionit publik ndërkombëtar, që është një faktor tejet i rëndësishëm, deklaratat e fundit të presidentit sërb, Vuçiç e kryetarit të parlamentit Daçiç, mbi vendosmërinë e tyre për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, janë armët më të fuqishme që ata, dashje pa dashje i japin palës kosovare. Ata dëshmojnë se Sërbia nuk ka asnjë farë sinqeriteti në marrëdhëniet e saj me Kosovën, se për të kjo e fundit mbetet “stara Serbia” e përrallave të tyre, se ata duan të këthejnë mbrapa historinë e njëzet viteve të fundit, të shkruar nga vullneti i botës perëndimore për të ndëshkuar genocidin e krimin shtetëror sërb në fund shekullin e shkuar, se ata nuk e duan paqen në Ballkan, e cila kalon nëpërmjet marrëveshjes mes sërbëve e shqiptarëve e bindjes së tyre për të respektuar të drejtat e dy kombeve e për të hapur një epokë të re në historinë e Ballkanit.

Kërkimi i këtij synimi është domosdoshmëri historike për të dy Vendet e prandaj edhe partnerët perëndimorë të shqiptarëve mundohen të ndikojnë me politikën e tyre në arritjen e qëllimit. Por kjo bie ndesh me një tezë të përsëritur ditët e fundit nga kryetari i Vetëvendosjes: “Pa një zhvillim të brendshëm ekonomik të Kosovës nuk do të ketë as marrëveshje me Sërbinë”. Është një tezë që nuk mund të kundërshtohet si koncept, por që në gjëndjen e sotme bie ndesh me domosdoshmërinë e shpejtimit të proçesit, mbasi e shtyn atë në kalendat greke, sepse kohët e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë vështirësisht të parashikueshme. Madje ato mbeten si funksion i ndryshueshëm i vetë normalizimit të gjëndjes së Kosovës.

Mendoj se të gjithë përsiatjet që mund të ftillohen rreth çështjes sërbo – shqiptare vërtiten rreth domosdoshmërisë së bisedimeve të cilët kanë një mbështetje të fuqishme në drejtësinë e argumentave shqiptare, që duhen mbrojtur me aftësi diplomatike e besimin se koha punon për ne. Ata mund të jenë në rrezik dështimi, por jo për mungesën tonë, por për hipokrizinë mashtruese të qëndrimit sërb. Ne do t’a fitojmë këtë betejë me vërtetësinë dhe efektshmërinë e argumentave tona, deri sa ata të bindin fuqitë perëndimore se zgjidhja e vetme e problemit është në njohjen e së drejtës së Kosovës për të patur shtetin e saj të pavarur, ashtu sikurse u sanksionua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vite më parë. Atëherë Perëndimi në tërësinë mendimit të sinkronizuar amerikano – evropian do të trysnojë Beogradin për të pranuar atë përfundim.

Shpresojmë se Qeveria e re e Prishtinës do të zotohet në këtë detyrë të rëndësishme, duke vazhduar punën e qeverive të mëparëshme, duke korigjuar ndonjë qëndrim jo fort të drejtë, por jo duke filluar çdo gjë nga e para. Proçeset e rëndësishëm politikë si ky, nuk kanë nevojë për revolucione, por për qëndrime të drejtpeshuara, largpamëse e të mënçura.

ITALIA DHE G20 PËR TË VAKSINUAR GJITHË BOTËN – Nga DANILO TAINO – Përktheu Eugjen Merlika  

 

 

            Bëhet fjalë për të vaksinuar botën: “askush nuk është i sigurtë deri sa të gjithë nuk janë të sigurtë”, është fjalia e përsëritur vazhdimisht. A mund të ketë Italia dhe qeveria Draghi një rol në nisjen e fushatës së imunizimit global të bllokuar në këtë çast? Në datën 17 shkurt ishin vënë në punë 188,35 milionë doza vaksinash në botë (burimi, Ourwoldindata.org). Prej tyre 56 milionë në Shtetet e Bashkuara, 24 milionë në BE, 18 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, shtatë milionë në Izrael, 40 milionë në Kinë (më 9 shkurt).

Në pjesën tjetër të Vendeve, pak më shumë se 40 milionë gjithësej, e në shumë prej atyre më të varfër perspektiva e një vaksinimi është tepër e largët. Është e dukëshme që për të drejtuar një fushatë globale duhen mobilizuar Vendet më të pasura, mbasi të kenë vënë në vijë rrugën për imunizimin e qytetarëve të tyre. Ka një sërë nismash të prirura për të mbështetur zotimin e Organizata  Botërore e Shëndetësisë ka krijuar Covax, një aleancë bashkëpunuese për të vaksinuar gjthë të rriturit e planetit. Ajo që mungon është ndihmesa konkrete për të mbushur zbrazësitë që në shumë pjesë të botës janë dhe pengojnë që fushata të fillojë.   

            Bëhet fjalë për të shtuar prodhimin nëpërmjet lejeve, të organizohen zinxhirët e furnizimit shpesh të ngatërruar për karakteristikat e vaksinave, të krijohet prapavija për mbarështimin, të gjinden teknikët që janë t’aftë të bëjnë gjithë këto. E të vihen në dispozicion fondet për këtë sipërmarrje të rëndësishme. Vetëm ekonomitë më të pasura, ato të G20 kanë muskujt dhe arkat për të mbështetur një bashkëpunim botëror të këtij lloji.

Mirë: Italia ka këtë vit kryesinë e G20-ës, ka një qeveri të re të drejtuar nga një kryeministër me një autoritet absolut ndërkombëtar. Ka mundësinë të nxisë e të drejtojë njëzet ekonomitë më të fuqishme drejt një përpjekjeje të përbashkët të domosdoshme për të gjithë. Dhe duhet t’a fillojë duke futur në lojë aleatin më të fortë, atë Joe Biden që duhet të rifitojë për Shtetet e Bashkuara prestigjin historik të drejtimit në mbarështimin e krizave, të humbur në 2020 për shkak të America First. Kështu dhe Italia do të rigjejë kuptimin e vetvetes.

 

“Corriere della Sera”, 20 shkurt 2021          Përktheu Eugjen Merlika  

Pandeli Majko në vazhdën e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 19 shkurt, lexova shënimin me titull “Dy gracka për Albin Kurtin”, me autore publicisten e shquar Kimete Berisha, e njohur për brumosjen e saj me frymën e nacionalizmit, e mbrojtjes së dinjitetit tonë mbarëkombëtar.

Në atë shënim, për të cilin zonja Kimete ka marrë shkas nga ideja e Albin Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ajo është ndalur në këndvështrimin e Pandeli Majkos, i cili qenka shprehur kundër bashkimit në fjalë. Ajo thekson:

“Pandeli Majko mendon se ideja e “bashkimit kombëtar” është ide e vjetruar, e shekullit të kaluar, prandaj, sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të. Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar”.

Në respekt të veçantë ndaj publicistes dinjitoze Kimete Berisha, dëshiroj të theksoj se Pandeli Majko nuk është shqiptar, sepse në damarët e tij rrjedh gjak bullgar. Shumë miqësisht, i rekomandoj zonjës Kimete të lexojë informacionin me titull “Origjina e Pandeli Majkos, ky socialist “i shquar””, të botuar në faqen e internetit“fv.al” të datës 27 mars 2009.

Në deklaratën e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk ka asgjë befasuese. Sepse Pandi është pjellë e Partisë së Punës, e cila më 12 qershor 1991 u vetëquajt “Socialiste”. Dhe dihet që Partia e Punës është Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, e themeluar më 08 nëntor 1941 si agjenturë e Beogradit, e ndërroi emrin në vitin 1948. Prandaj në qëndrimin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë del në shesh vazhdimësia e tradhtisë së Enver Hoxhës dhe të Hysni Kapos ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Le të flasim me gjuhën e fakteve, mbështetur në materialin në vijim.

“Në delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te Josip Broz Tito më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu, në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B. Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve, të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit, për realizimin e së cilës ishte garante edhe Jugosllavia e Re, pra, kërkoi bashkimin e pjesës së ndarë me Amën e tyre.

Përgjigje të rrepta të Halim Spahisë pas arsyetimit të J.B. Titos “Se ishin marrë vesh (J.B. Tito) me Enver Hoxhën, që, për shkak të rrezikut që do t’u kanosej fryteve të LNÇL nga reaksioni shqiptar në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore, të mbetet përkohësisht Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Re”.

Atëherë, Halim Spahia parashtroi kërkesën për krijimin e një Republike të veçantë unike për shqiptarët e mbetur në Jugosllavi. Mirëpo edhe kjo kërkesë hasi në kundërshtim të J.B. Titos dhe të udhëheqësisë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, me motivacionin se shqiptarët nuk kanë të drejtë që të kenë republikën e tyre në Jugosllavi, pasi nuk janë komb, por pakicë kombëtare. Pas këtyre replikave të rrepta të Halim Spahisë me udhëheqësinë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, ky e lëshoi këtë takim, duke deklaruar në dalje publikisht para tërë asaj turme që priste para rezidencës rezultatet e këtij takimi historik për ardhmërinë e Kosovës, me këto fjalë:

“Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo është shitur”.

Kryetari i delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, renegati Mehmet Hoxha, u mundua që të bindë Halim Spahinë për të shkuar bashkërisht në Presidiumin e Serbisë që të nënshkruajnë hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale. Mirëpo, Halim Spahia, pa u hamendur, iu drejtua anëtarëve të delegacionit që gjendeshin aty me këto fjalë:

“Ne erdhëm te J.B. Titoja që t’i parashtrojmë kërkesat tona të vendosura që nuk u morën në shqyrtim dhe nuk kemi pse të shkojmë në Presidiumin e Serbisë, apo gjetiu në Beograd. Ejani, burra, të shkojmë sa më parë në Kosovën tonë, se na presin punë të mëdha dhe tejet urgjente për ardhmërinë e kombit tonë” (Nga deklarata e anëtarëve të delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukë Sejdi Grabanica).

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e J.B. Titos, Halim Spahia, së bashkut me Qamil Luzhën, vajti në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku bisedoi haptas me ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë – Hysni Kapon, Ramadan Çitakun (atashe ushtarak) dhe Vasil Konomin (sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Beograd). Ambasadori Hysni Kapo, me këtë rast, i tha Halim Spahisë:

“Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne (Shqipërinë), kur Shqipëria së shpejti po hyn në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e Shtatë”.

Me këtë rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumë ashpër me këto fjalë:

“Shiqo Hysni Kapo, së parit të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkërisht e jo kurrsesi kështu të copëtuar”.

Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t’u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur” (Citohet sipas: “Halim Spahia – Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).

Siç dihet, nacionalisti i shquar Halim Spahia, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.

Po cila ishte arsyeja që fill pas çlirimit të vendit, pikërisht Hysni Kapoja emërohet ambasador në Beograd? Njëri nga udhëheqësit me shumë peshë në hierarkinë komuniste të Tiranës?

Përgjigjen e kësaj pytjeje e gjejmë në materialin e mëposhtëm.

“Njëri prej udhëheqësve komunistë, me lidhje edhe të mëparshme me agjenturën serbe, nëpërmjet xhaxhait të tij Murat Tërbaçi, ishte edhe Hysni Kapo. Nga fillimi i vendosjes së regjimit komunist e deri më 27 shkurt 1947, ai do të ishte ministër (ambasador) i Shqipërisë në Beograd…

Një rol të madh në forcimin e “miqësisë së madhe” luajti edhe Hysni Kapo. Gjatë mandatit të tij në Beograd u nënshkruan marrëveshjet skllavëruese me Jugosllavinë dhe u zhvillua vizita e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi” (Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në vitet 1944-1948”. Marrë nga faqja e internetit. 15 korrik 2009).

Në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, u paraqit një rast ideal që Kosova të bashkohej me Shqipërinë. Shefi i misionit amerikan në atë konferencë, Jakobs, duke e njohur në heshtje Enver Hoxhën si argat në shërbim të Beogradit, iu drejtua me një pyetje-kurth, për çka hidhet dritë në materialin në vijim:

“Ai e pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë se Shqipëria do të kërkonte futjen në axhendën e Konferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës, dhe në rast se  Delegacioni i SHBA do të votonte kundër së drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë në Konferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?” – kishte pyetur Jakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në një mënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia”” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).

Sigurisht që, në atë konferencë, argati i Beogradit Enver Hoxha nuk mund ta shtronte kurrsesi kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse një vit më vonë, më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike, ai do të kërkonte me ngulm bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, për ta shndërruar në koloni të saj, nën maskën e republikës së shtatë. Ja thirrja e tij:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë”. Detroit 2014, f. 105).

Me sa duket, Pandeli Majko, i cili nuk ia ka fare haberin se si fitohet buka e gojës me djersën e ballit, sipas diplomës që ka marrë në universitet, sepse nga bankat e universitetit përfundoi në kolltukun e deputetit, kolltuk që s’e ka lëshuar për asnjë çast që prej vitit 1992, flet me gjuhën e shefit të tij Rama kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se jo më kot Rama, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin, si dikur Enver Hoxha me Titon, kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e Re dhe Shqipëria me Kosovën, nën maskën e të ashtuquajturit minishengen, të përfundojnë në neokoloni të sllavoserbizmit. Domosdo që Pandeli Majko me gjuhën e heshtur të Ramës do të flasë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sepse mbarë opinioni publik shqiptar atë e njeh si kryeservil të regjur të tij. Në shënimin e vet, publicistja Kimete Berisha përmend edhe Elisa Spiropalin, e cila paska bashkuar zërin e vet me zërin e Pandeli Majkos kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sepse, siç shkruan publicistja e nderuar, “… edhe Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin. Milionerja zhelane, i tha Albinit “s’ka cicmic””.

Kur deklaron kështu edhe Elisa Spiropali, e cila njihet si “uni i dytë” (alter ego) i Ramës, si më kryeservilja e tij, s’ka më asnjë fije dyshimi se Rama, autori i trarit në hyrje të tunelit të Kalimashit, qëndron fort në barrikadën e Partisë Komuniste-së Punës-Socialiste kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

S’mund të ndodhë ndryshe, sepse Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar nga emisarët e Titos, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, me në krye argatin e Beogradit, njeriun “askushi” me emrin Enver Hoxha, dhe me emra të ndërruar në Parti e Punës dhe Parti Socialiste, që prej 08 nëntorit 1941 deri në ditët tona, nuk ka lëvizur kurrën e kurrës nga shinat e servilizmit dhe të mercenarizmit në shërbim të grekoserbizmit, armikut të betuar të kombit shqiptar. Kjo dëshmon më së miri se fara e tradhtisë që mbolli Enver Hoxha në tokën shqiptare, vështirë se mund të çrrënjoset në shekujt e ardhshëm.

Deputetët e LDK-së do ta votojnë Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës Nga Elida Buçpapaj

Jam duke krahasuar statistikat e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 me zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kur LDK e kishte projektuar Vjosa Osmanin në postin e kryeministres. Në këto zgjedhje VV mori rreth 220 mijë vota ose 26% , ndërsa LDK 206 mijë vota ose 25 %, me një diferencë shumë të vogël.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Vjosa Osmani ishte votuar nga 176 mijë qytetarë të Kosovës duke patur një ndikim direkt në rezultatin e LDK-së që ishte vetëm një hap larg fitores.

Pra 176 mijë qytetarët që votuan Vjosa Osmanin tek LDK më 2019, e kanë rivotuar Listën Guxo të Vjosës tek VV  në zgjedhjet e 2021.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit VV dhe Lista Guxo e Vjosa Osmanit u votuan nga 379 mijë qytetarë ose nga 48 % e atyre që morën pjesë në zgjedhje, ndërsa LDK nga rreth 100 mijë votues ose 13 %.  Dmth VV, falë Listës Guxo të Vjosa Osmanit, fitoi 22 % më tepër se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Nëse këto 22 % do t’i shtoheshin 13 % që ka fituar aktualisht do të përktheheshin me një fitore të qartë të LDK-së, por me një kusht – që kjo parti të hynte në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi të kishte kryer katharsis të plotë përmes kongresit të jashtëzakonshëm duke e rikandiduar Vjosën, diçka që nuk ndodhi.

Elektorati i LDK-së hyri në zgjedhjet e 14 shkurtit i zhgënjyer shterrshëm nga të gjitha mashtrimet e lidërshipit të kësaj partie prej 2007 që arritën kulmin me rrëzimin e qeverisë Kurti ardhur në pushtet nga aleanca parazgjedhore LDK-VV si dhe lufta me stil thaçist kundër Vjosa Osmanit nga enturazhi i Isa Mustafës.

Po ju sjell një shembull.

Ju kujtohen sulmet prej rrugaçi të Driton Selmanajt, deputet i LDK-së, kundër Vjosa Osmanit në Parlamentin e Kosovës, kur LDK votoi për rrëzimin e qeverisë Kurti? Për ato sulme Isa Mustafa e gradoi Driton Selmanajn  nënkryeministër të qeverisë ilegjitime të Avdullah Hotit, ndërsa elektorati i LDK-së e ndëshkoi Driton Selmanajn duke mos e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, sikur ka ndëshkuar shumë deputetë që nuk e respektuan votën e këtij elektorati.

Rrethi i ngushtë i Isa Mustafës ka mbetur kryesisht jashtë parlamentit, përveç Agim Veliut, ministër i Brendshëm, Arben Gashit dhe Armend Zemajt, figura të konsumuara bashkë me Abdullah Hotin. Nga rezultati i zgjedhjeve nuk ka asfare dyshim se nuk gëzojnë aspak simpatinë e elektoratit të LDK-së.

Elektorati i LDK-së votoi masivisht Listën Guxo të Vjosa Osmanit e cila i ka qendruar loyale premtimeve.

Humbja drastike e partisë së themeluar nga Rugova ishte rezultat i humbjes së besimit të elektoratit të LDK-së, që me fuqinë e votës shkaktoi revolucion, duke e detyruar gjithë kryesinë të japë dorëheqjen dhe ta çojë LDK-në drejt kongresit të jashtëzakonshëm.

Kongresi i jashtëzakonshëm do të duhet të jetë një reformim i plotë dhe çlirim i LDK-së nga mendësia dhe metodat autoritariste-uzurpuese të lidërshipit të vjetër drejt një partie me format europian, në gjurmët e themeluesit të saj, presidentit Ibrahim Rugova.

Treguesi i parë i reformimit të LDK-së do të jetë votimi që kjo parti do t’i bëjë Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës.

Nuk ka shans që Kosova të shkojë në një krizë të re numrash, sepse, nëse do të ndodhë që  LDK-ja do të votojë kundër Vjosa Osmanit, atëhere në zgjedhjet e ardhëshme të jashtëzakonshme ky formacion politik do të shkojë drejt shkrirjes nën nivelin e AAK.

Votimi i Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës edhe nga grupi i deputetëve të LDK-së do të jetë shenja e parë se kjo parti i është kthyer pritshmërive të elektoratit të saj.

Elektorati i LDK-së ka një format shumë të përgjegjshëm që meriton nderim!

Ky elektorat e nxori jashtë loje klanin e zi të Isa Mustafës dhe të pararendësit, klan që e kishte marrë peng partinë e Rugovës prej 2007!

SFORCIMI BIZAR I NJË FUSHATE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Vërtet, zyrtarisht, fushata ishte e kufizuar në 10 ditë, për arsye Pandemie, por, realisht, PDK dhe AAK, e kanë nismuar qysh në ditën e shpalljes të paligjshme të qeverisë Hoti! Thaçi më parë, e Veseli më vonë, mësuan se do të jenë target i Gjykatës Speciale. Dhe, patën kohë t`i linin ca “amanete”, për vartësit e tyre.
     Zgjedhjet e 6 tetorit 2019, refuzuan sundimin e mëtejmë të PAN-it, nën akuzat e rënda: krimin e organizuar vrastar; korrupsionin, më troç, hajninë zyrtare dhe kapjen e shtetit në tërësi.
     Në zgjedhjet e tetorit 2019, LDK-ja erdhi me imazh të përmirësuar, falë angazhimit të Vjosë Osmanit me brezin e Republikës, brezin e ndryshimit. Së bashku me LVV, ajo me shokë bënë një opozitë dinjitoze, përballë bandës-PAN. Koalicioni i dy subjekteve, deri atëherë opozitare, ngjalli shpresë e besim.  Por, ndërhyrja e Hashim Thaçit, me SHIK-un e tij, realizoi tre objektiva, në koordinim me Isa Mustafën, që rezultuan fatale për LDK-në, Kosovën, buxhetin e abuzuar të saj, për mbajtjen e zgjedhjeve të sërishme:
     1. Prishjen e koalicionit LVV-LDK;
     2. Rrëzimin e qeverisë Kurti;
     3. Koalicionin fatal me partitë banda të PAN-it, ku Hashimi “u zu me pelë për dore”, duke e këmbyer një votë deputeti në mesnatë, për qeverinë Hoti, me emrimin e një konsulli qumështor! Pse duhej ta bënte këtë Hashim presidenti?!! Mos vallë, ia donte kaq shumë të mirën LDK-së, për ta sjellë, pameritueshëm në pushtet?!

      Fushata mashtruese dhe rrenacake e Hoxhaj
     E gjithë fushata ishte e sforcuar dhe bizare. PDK-ja, me bartësin e listës, Enver Hoxhaj, një demagog i neveritshëm, shpifi, pa doganë fare, për kundërshtarët politikë, LDK-në dhe LVV. Ai, me shokë, i bindur, paraprakisht, për humbjen e pritshme, mashtroi shqiptarët me premtime boshe, duke i joshur trutharët masivë, me ngritje imagjinare të pagave, pa fije mbulese financiare, për ta shtuar elektoratin. Dhe, me gënjeshtrat e tij, megjithatë, arriti mjaft.
     Shifrat paushalle e hiç reale, për ngritje pagash, për disa kategori, në veçanti, për “veteranët”, ende pa i spastruar listat nga 33.600 “veteranë” të rrejshëm, është një krim shtesë. Me përrallisje të tilla, në vend të verifikimit të listave dhe trajtimit dinjitoz të veteranëve të vërtetë, po synohet ligjësimi i statutit të rrejshëm, për dhjetra-mijëra “luftëtarë” fiktivë. Të trimëruar nga “pafajësia” e “komandantëve” abuzues e kontrabandues të “Dëshmisë të Veteranit”, PDK tenton të rehabilitojë e ligjësojë krimin dhe kriminelët!
     Mbi këtë bazë, PDK ndërtoi të gjithë fushatën me NISMA e Limajt, se kujt i takon lufta dhe “çlirimtarët”?! Një lajthitje e “vogël”, në vend që të thuhet luftëtarët, pasi çlirimin faktik të Kosovës, e bëri NATO-pakti. PAN-i vazhdon të provojë ta demantojë ish-presidentin Fatmir Sejdiun, i cili është i bindur se “ushtarakët e FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe  veprimtarët e LDK-së, nuk i kanë vrarë jashtëtokësorët”, duke nënkuptuar LPK-në, alias PAN-in me SHIK-un e tij si vrasës faktik.
          Fushatë ekstremisht e papërgjegjshme e Ramushit
     Me tam-tamet bajate fushatore, nuk i la gjë mangut as AAK. Me vetëshpalljen president të Ramushit, zgjoi ilaritet, të qeshura kolektive tek shqiptarët! Glauk Konjufca thotë se “është budallallëk për Ramushin, më heq dorë nga kërkesa e postit të presidentit!” Ai ka parasysh edhe ndihmën e Isa Mustafës, si mjeshtër të zgjedhjes banditeske të presidentit, andaj Ramushi mund ta bëjë ëndrrën realitet!
     Përveç lavdërimeve dhe përvehtësimeve të disa të arriturave, që realisht, u takojnë edhe qeverive të LDK-së dhe PDK, me aleatët e vegjël, ai, si gjithëherë, bëri “yrysh” në premtimet, duke kulmuar me kthimin e Çakorrit dhe të Kullës! Ramushi sikur “harroi” se pjesë e dhurimit të territorit tokësor Malit të Zi, ishte edhe ai, në këmbim të postit të kryeministrit! Si shumë lirë u shit “gjenerali!”
     Protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia dhe të zbatuara nga të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta”, kryesisht, nga OVL të UÇK-së, zhvatëse falsifikuese të buxhetit të lodhur të Kosovës, nën maskën e “Dëshmisë të Veteranit”, me shumë mijëra “veteranë” të rrejshëm. Rrjedhojat ishin fatale: sollën decentalizimin, me fshat e komunë serbe e deri tek “Zajednica”. Shqiptarët u turpëruan, u vranë dhe Kosova u detyrua të ndërtojë shtëpitë dhe kishat e djegura. Vandalët u dënuan simbolikisht, por, u liruan me konspiracionet e UNMIK-u me Serbinë!
     Edhe bashkimi apo unioni Kosovë-Shqipëri, në ndërkohë që Kosova ende nuk është konsoliduar si shtet, mirëpritet nga Serbia. Kësaj të fundit i jipet argumenti dhe rasti, për të ngulmuar në kërkesat e saj, për ndarjen e Kosovës. E dhimbshme, me broçkullat e bashkimit, ftohen Serbia dhe ndërkombëtarët, për të bërë pazare të pista, ndarjen e Kosovës, ashtu siç bënë me demarkimin e kufirit ma Malin e Zi, duke dhuruar territore shqiptare fqinjit malazez. Nëse Hashimi paguante lobimin, për ndarjen e Kosovës, Ramushi e bëri pa pagesë, në tubimet përgjatë fushatës.
     Kërcënimet me kushtëzimet për anëtarësim në NATO dhe liberalizimin e vizave, janë bllofe injorante, janë “një fenë në ujë”, njësoj sikur të provosh “ta frikësosh arushën me shoshë!” Thonë se “sharti i parë i myslimanizmit është me ia dijtë hallin vetës”. Dhe, kaçiku shqiptar, tashmë, është provuar në luftën e fundit: 13 mijë viktima, 430 masakra, 1.600 të zhdukur, 1 milion të dëbuar dhe ikanakë shqiptarë të Kosovës.
     Edhe Edvin Rama e Hashim Thaçi, me shprehje rrugaçërore, shanin Evropën për izolimin e shqiptarëve! Por, harronin horrat, se i pari, pas tri dekadash pluralizëm, ktheu sundimin monist në Shqipëri. Ndërsa i dyti, i heshti, për dy dekada, krimet monstrume, ndaj kundërshtarëve politikë; shkatërroi sistemin e drejtësisë; ligjësoi hajninë zyrtare, duke rrënuar ekonominë e Kosovës, deri në ikjen masive të shqiptarëve, nga varfëria kundërmuese.
      – Hajnat në burg -, siç kërkon populli i Kosovës, dhe, sekuestrimi, shtetëzimi i pasurive të grabitura, të vjedhura, pronë e dikurshme e brezave shqiptarë, liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, realizohet natyrshëm. Dhe, kjo duhet të hetohet, të faktohet dhe, vërtet, hajnat të ndëshkohen me burg, pavarësisht pozitave të djeshme apo të sotme. Një mik të Titos, Hero Kombëtar, Perandor i Etiopisë, Haile Selasie, drejtësia e vari në shtatoren e tij, në sheshin qendror të vendit, për  korrupsion, thënë shqip, hajni zyrzare, të pasurisë së popullit të tij.
          Fushatë e sikletshme e Limajt
     Nisma Socialsemokrate, e tradhtuar nga partia mëmë – PDK-e, për ta futur në gjirin e saj, me dëshirën për t`u mos u  merakosur, për kalimin e pragut zgjedhor, ishte e tronditur dhe fort e çakorduar. Limaj bëri një fushatë të tensionuar, pothuajse, bizare, me ngritje zëri artificiale, vend e pa vend, deri në çjerrje, me slloganin, tashmë, të bajatosur, “me çlirimtarët” e tij! Limaj me shokë “harroi”, se në mesin e çlirimtarëve u infiltruan edhe vrastarët dhe i bënë gjëmën Kosovës, duke i shtuar mijëra jetimër vendit, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë!
     Ekziston dyshimi i bazuar se nën maskën e “çlirimtarëve, u bënë krime të rënda, deri në vrasje serike. Mbi disa syrësh, rëndojnë akuza, se gjatë dhe pasluftës vranë, në ditën me diell dhe natën, me hënë e pa hënë, kundërshtarët politikë, të cilët e kishin bërë paqen dhe luftën faktike. NISMA nuk zgjoi ndjesinë e pritur, sepse Kosova e përgjakur nga  pushtuesi dhe “komandantët çlirimtarë”, nuk janë amnistuar nga populli dhe pafajësitë e kriminelëve, i konsiderojnë të blera, nga drejtësia korruptive vendore e ndërkombëtare.
           Fushatë e dinjitetshme, por, e molisur e Hotit
      Një fushatë ndryshe bënë LDK dhe LVV. Këto dy subjekte, pa ngarkesë kriminale, në raport me PAN-in, bënë fushatë  pa sforcime, të qetë dhe dinjitoze. Premtimet ishin brenda normales realizuese. LDK-ja e tepëroi me përsëritjen se “ktheu në binare politikën e jashtme!” Ndërkohë që, pikërisht, disa eksponentë arrivistë e karrieristë të LDK-së, kishin punuar shumë, për t`i bërryluar zyrtarët në pozitë, duke realizuar anashkalimin e tyre brutal, më ndërhyrje hiç diplomatike.
     Megjithatë, LDK-ja ka për traditë urtësinë rugoviane. Ajo arriti të riparojë disa nga batakçillëqet e “bajraktarëve” të saj. Por, zhgënjen, kur nuk heq dorë nga të qenit patericë e PAN-it, aleat i tij, edhe pse ai është përgjakës i LDK-së, i Kosovës, i shqiptarëve të pafajshëm. Pikërisht për këtë, votuesit, elektorati i LDK-së ndjehen të tradhtuar nga lidershipi i tyre dhe përdorin atë shprehjen pezhorative të popullit: “Mos u bëj argat i m…”, po e zbusim pakëz, “i djallit!”
          Fushatë e veçantë dhe energjike Albini-Vjosa
     LVV solli risi në fushatën e saj. Zgjodhi këtë mënyrë, për të shmangur, në një masë, infektimin pandemik. Shetitjet simpatike, të prira nga Albin Kurti, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, Glauk Konjufca me aktivistë dhe të tjerë, në rrugët qendrore të qyteteve, ishin mbresëlënëse. Ato dëshmuan përkrahjen masive të popullatës, në kërkim të shpëtimit nga krimi, hajnia zyrtare, kapja e shtetit. Thirrja – duam ndryshimin -, u bë refren i dashur, deri në admirim, adhurim, jo vetëm për marshuesit rrugorë, por, edhe për shumicën absolute të shqiptarëve, madje, të kudondodhur.
     LVV, edhe pse e akuzuar për mangësi të programit planor, për qeverisjen e saj të pritshme, megjithatë, shpalosi konturët e prioriteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë; punësimin, të lëndëzuar me përkrahjen e bizneseve vendore. “Ne e sigurojmë veturën, por, jo njeriun”,- shprehë paradoksin, në sintezë, Kurti, për sistemin tonë qeverisës.
     Premtimet sociale, për zbutjen e varfërisë skajore, janë parësi akute. Për ta favorizuar natalitetin, lindjet, demografinë, shtimin e popullatës, duhet zbatuar dhënien e shtesave të fëmijëve, me një kuotë të përballueshme nga buxheti i Kosovës.
         Mercënarizmi bizar i medieve elektronike pamore
     Fushatës bizare i shërbeu, madje, besnikërisht, edhe bizariteti i disa mediave elektronike pamore të Kosovës. Gazetarë, opionistë, analistë, më saktë, banalistë, bënë një fushatë të orkestruar, të paguar majmë, me një anëshmëri proverbiale. Ata thyen të gjitha rregullat morale dhe etike, në saje të pazareve të pista me padronët e tyre. Në vend që t`i prijnë ndryshimit, të resë, ata, ditën dhe natën, non-stop, 24 orë, ngulmuan për mbrojtjen, ruajtjen e statusquosë, të vjetrës, të krimit dhe korrupsionit! Përgjithësisht, ishin kundër ndryshimit, në mbrojtje të statusquosë!
     LVV dhe Lista – GUXO – e Vjosë Osmanit, ishte caku i shënjestrimit të analistëve dhe opionistëve, me përjashtime të pakëta, siç bëri Luljeta Aliu, e cila denoncoi, guximshëm, maskaradën mediatike, propagandistike, në favor të zyrtarëve mujëshorë, kriminelë e makro-hajna. Kosova ka pasur një traditë të shkëlqyer, në fushën e gazetarisë dhe të krijimtarisë. Ata, të vetëdijshëm për rrezikun e goditjes, edhe në kushte pushtimi, kanë ngritur zërin e mospajtimit, të protestës.
     Kujtoni krijuesin gjilanas, Sabit Rrustemi, guximin e tij për të botuar poezi e prozë të anatemuar, i vetëdijshëm për rrjedhojat, goditjet, burgun. Përmenda vetëm njërin syrësh, për të mos e ngarkuar mëtej shkrimin, por, ata janë të shumtë. Dhe, forca e tyre ishte guximi intelektual, ideali i lirisë.
    Dhe, sot, shitja e përshitja e kalemxhinjëve dhe fjalamanëve në debate, është bërë modë. Jo me kot thotë populli:
“Marrja nuk ka mbytur askënd!”

Pse e humbi Moska qetësinë nga rezultati i zgjedhjeve në Kosovë – Nga SHABAN MURATI

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Rusia t’i kushtojë aq vëmendje mediatike zgjedhjeve në një shtet europian të madh apo të vogël, sa ç’i kushtoi zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Mbi 40 gazeta e media ruse të nesërmen e zgjedhjeve, më 15 shkurt, bënë temë kryesore rezultatet elektorale në Kosovë, duke u bashkuar dhe shprehur të gjitha njëzëri shqetësimin zyrtar politik dhe diplomatik rus për kapitullin e ri, që hap një qeveri e “Vetëvendosjes” në Kosovë.

Është hera e parë që mediat e kontrolluara ruse heshtin në kor dhe nuk vërshojnë llumin e tyre të sharjeve për qeveritë e “trafikantëve, të kriminelëve dhe të korruptuarve” në Prishtinë, sepse biografia e “Vetëvendosjes” dhe kryetarit të saj, kryeministrit të ri Albin Kurti, nuk ua mundësojnë dot shpifje të tilla 22 vjeçare ruso-serbe.

Të gjitha mediat ruse në kor shprehin hapur thelbin e shqetësimit apo thembrën e Akilit të politikës ruse në Ballkan: frikën se kemi një fazë të re të zgjidhjes përfundimtare të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Moska ka humbur qetësinë nga momentumi i ri diplomatik i brendshëm dhe i jashtëm i Kosovës tani, me fazën e re, ku ka hyrë tema e Kosovës në dy drejtime.

Së pari, në planin e brendshëm, ku qeveria e re e Albin Kurtit pritet të jetë një partner më dinjitoz dhe i barabartë bisedimesh me Serbinë dhe besohet se nuk do të pranojë tjerrjen pafund të bisedimeve, siç bënë gjatë 10 viteve paraardhësit e saj në Prishtinë. Rrotullimi 10 vjeçar në vend i bisedimeve të Brukselit i intereson edhe Serbisë, edhe Rusisë.

Ndaj Agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS, me datën 15 shkurt shprehte qartë frikën e qeverisë dhe të diplomacisë ruse se “Ardhja në pushtet e “Vetëvendosjes” e ndërlikon dialogun e tensionuar për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Forcimi i “Vetëvendosjes” do të thotë një pozicion më i ashpër i Prishtinës në bisedimet me Beogradin”. Këtij shqetësimi i bëjnë jehonë në mënyrë të organizuar të gjitha mediat e shumta ruse, që trajtojnë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Rusia dhe Serbia janë të shqetësuara se tani kanë përballë një situatë të re dhe një realitet të ri politik dhe diplomatik në bisedimet me Kosovën për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre. Më 15 shkurt kryeministri i ri Albin Kurti, në një deklaratë për AFP, theksoi se ai dëshiron rikuadrimin e bisedimeve me Serbinë dhe t’i verë të dy palët në pozita të barabarta. Qëndrimi i tij ka qenë i qartë se bisedimet duhet të përfundojnë me njohje reciproke dhe pa asnjë kompensim Serbisë, e cila ka qenë pushtuesja dhe agresorja e Kosovës.

Qeveria dhe diplomacia ruse tremben, sepse shenjat dhe perspektivat janë që qeveria e re e “Vetëvendosjes” në Kosovë të mos tolerojë më rrotullimin në vend dhe fundin e hapur të bisedimeve me Serbinë, siç përpiqet Rusia që ta mbajë të gjallë një konflikt të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës dhe ai konflikt të mos zgjidhet asnjëherë.

Është e pritshme që qeveria e re e “Vetëvendosjes” t’i japë fund njëherë e mirë të gjitha qëndrimeve dhe tezave neojugosllave dhe filoserbe, që kanë qarkulluar në disa qarqe politike dhe drejtuese të Prishtinës lidhur me dialogun midis Serbisë dhe Prishtinës.

“Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk e kanë pranuar asnjëherë tezën filoserbe të qarkulluar në Prishtinë këto tre vitet e fundit se Kosova në dialog nuk ka nevojë të kërkojë njohjen nga Serbia. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk kanë pranuar asnjëherë tezat filoserbe dhe idiote të disa qarqeve në Prishtinë se dialogu me Serbinë duhet të ketë objektiv të parë anëtarësimin në OKB. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk kanë pranuar asnjëherë tezën filoserbe dhe filoruse të disa qarqeve në Prishtinë që çështja e njohjes reciproke apo e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk e kanë pranuar asnjëherë tezën serbe të Prishtinës zyrtare se Serbia duhet shpërblyer me territore të Kosovës që të bindet për njohjen e Kosovës.

Në këtë inkuadrim të ri të politikës së jashtme të qeverisë së re të “Vetëvendosjes” Rusia shikon humbjen e pozitave të neojugosllavëve dhe filoserbëve në Prishtinë, të cilët mediat ruse i lavdëruan më 15 shkurt si “politikanë të moderuar”. Por Moska sheh edhe humbjen në Prishtinë të iluzioneve filoruse, që u ngjallën në disa qarqe drejtuese të Prishtinës se Rusia mund të ndryshojë qëndrim dhe ta mirëkuptojë Kosovën, sidomos pas takimit të pazbardhur të presidentëve të Rusisë dhe të Kosovës në Paris më 11 nëntor 2018.

Së dyti, lidhur me momentumin e ri diplomatik ndërkombëtar Rusia e ka humbur qetësinë, sepse për politikën e saj ballkanike shikon një koniunkturë të re të pafavorshme me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të ri Xho Bajden. Më 7 shkurt u publikua telegrami i urimit, që presidenti amerikan Bajden i dërgoi presidentit të serb Vuçiç me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, dhe ku i shkruan qartë qëndrimin e qeverisë së re amerikane që dialogu midisi Serbisë dhe Kosovës duhet të përqendrohet në njohjen reciproke të dy shteteve.

Rusia dhe Serbia janë alarmuar, sepse shohin se krijohet një rezonancë e plotë midis qëndrimit të qeverisë së re amerikane dhe qëndrimit të “Vetëvendosjes” në Kosovë lidhur me mbylljen sa më shpejt me njohje reciproke të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Kryesorja është se qeveria e re amerikane e presidentit Bajden ua bëri të qartë edhe Rusisë, edhe Serbisë, se nuk ka më kohë për të humbur, çka do të thotë se SHBA me angazhimin e tyre të ri nuk do të tolerojnë taktikën ruso-serbe të fundit të hapur të bisedimeve të stërzgjatura të Brukselit.

Siç shkruante organi mediatik ndërkombëtar qeveritar rus “Russia Today” më 15 shkurt, “Sipas SHBA asnjë çështje e diskutueshme për Kosovën nuk duhet të mbetet as për Serbinë dhe as për të tjerët”.

Moska e ka humbur qetësinë nga kjo perspektivë e re e zhvillimit të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndaj ajo reagoi menjëherë kundër qëndrimit të presidentit të SHBA për përqendrimin në njohjen reciproke në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Ambasadori i Rusisë në Beograd, që është një lloj guvernatori i emëruar rus për Ballkanin, i deklaroi agjencisë zyrtare serbe “Tanjug” në 10 shkurt se “Rusia nuk e përkrah politikën e Perëndimit që ngul këmbë në njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Është një pohim zyrtar i interesit të Rusisë që bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës të mos çojnë asgjëkund dhe që marrëdhëniet midis dy shteteve fqinjë të mbeten një konflikt i ngrirë, sepse kështu i jepet mundësi Rusisë të ndërhyjë vazhdimisht në Ballkan. Kështu i jepet mundësi Rusisë ta mbajë Serbinë të lidhur pas qerres ruse dhe t’ia pengojë hyrjen në BE, dhe rrjedhimisht edhe në NATO. Rusia lufton për bllokimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për mosnjohjen e saj nga Serbia, jo për hatër të Serbisë, por e bën për interesat e saj të provokimit të tensioneve të përhershme në gadishullin ballkanik, si një instrument i ndërhyrjes dhe i pranisë së saj në rajon.

Nuk duket rastësi që menjëherë pas fitores elektorale të “Vetëvendosjes” propaganda ndërkombëtare ruse nisi një fushatë sulmesh ndaj qeverisë ende të pa krijuar të “Vetëvendosjes” për lidhjet me SHBA. Organi mediatik qeveritar rus “eadaily.ru” me titullin “Radikalët e Prishtinës presin instruksionet e Bajdenit”, shkruante më 14 shkurt: “Ardhja në pushtet në SHBA e Xho Bajdenit dhe e partisë demokrate, që mund ta quash kuratore të Albin Kurtit, mund t’i japin atij peshë politike, meqë administrata amerikane synon të aktivizojë përkrahjen për projektin kosovar dhe Kurti është përfaqësuesi i interesave të demokratëve amerikanë”.

Ndërkaq Moska ka intensifikuar presionet mbi presidentin Vuçiç dhe qeverinë serbe që të qëndrojnë në istikamet e instruktuara nga Kremlini për mosnjohjen e Kosovës dhe te pretendimet për rikthimin e Kosovës në pronësi të metropolit serb. Presidenti Vuçiç, i cili nuk po e kupton ende se kohërat ecin në drejtimin e Perëndimit dhe se pengesat e dredhitë bizantine serbe për të mos njohur Kosovën mund të sjellin edhe fatkeqësinë e tij politike dhe personale, po përpiqet ta shprehë besnikërinë ndaj Moskës duke shtuar qëndrimet dhe deklarimet megallomane serbe për aneksimin e shteteve të pavarura, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.

Në fjalimin e mbajtur më 15 shkurt në ditën e festës kombëtare, në prani të zëvendëskryeministrit rus Juri Borisov, të cilin sapo e dekoroi, Vuçiç deklaroi: “Sot është ditëlindja e Serbisë së Madhe”. Një deklarim shovinist dhe ekspansionist, i cili afishon publikisht qëllimet dhe strategjinë e politikës hegjemoniste të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Është një deklarim, që vërteton se sa të drejtë ka presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare dhe të opinionit publik rajonal e ndërkombëtar për rrezikun nga projekti i presidentit Vuçiç për “Serbinë e Madhe”.

Është një deklarim i rëndë provokues i presidentit serb, që kërkon reagim të fortë nga BE, e cila po hesht dhe nuk e di përse e bën qimen tra dhe zhurmon për një të ashtuquajtur “Shqipëri të Madhe”, të cilën nuk e ka pretenduar kurrë ndonjë president apo kryeministër shqiptar dhe nuk është në programin e asnjë partie politike parlamentare shqiptare.

Për deklarimin provokativ të presidentit serb duhet të reagojë edhe Tirana, e cila mjaft ka vrapuar symbyllur pas projekteve rajonale serbe, që synojnë krijimin e Jugosllavisë së re apo siç pohon Vuçiçi, duan të krijojnë Serbinë e Madhe. Presidenti serb e konfirmoi hapur në 15 shkurt se ai e planifikon Serbinë e Madhe të bashkuar me Kosovën dhe me Malin e Zi, ku sipas tij banojnë popuj serbë. Por ambicia e Serbisë shkon edhe me tej, duke synuar të akaparojë të gjitha shtetet, që dolën nga ish-Jugosllavia, përfshirë edhe Shqipërinë, siç e ka pohuar vetë Vuçiç kur u zgjodh president më 2017 dhe paraqiti projektin e tij neojugosllav me emrin “mini Shengen”.

Humbja e qetësisë nga Rusia lidhur me zhvillimet elektorale në Prishtinë duhet të shërbejë si një sinjal reflektimi për qeverinë dhe për diplomacinë e Shqipërisë se viti 2021 po sjell një inkuadrim të ri diplomatik ndërkombëtar dhe të brendshëm në Kosovë, ndaj të cilit duhet të përshtatet dhe të lëvizi edhe Tirana. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të rrijë në bisht të situatës së re. Ajo duhet të rakordojë qëndrimet dhe veprimet me Uashingtonin dhe me Prishtinën për të bërë që Kosova të avancojë si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare dhe si aleate e fortë strategjike e Shqipërisë, e SHBA, e NATO-s dhe BE.

Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë kanë nevojë për një katarsis në raport me Kosovën. Ato duhet të shkundin dhe të heqin nga vetja të gjitha ndikimet dhe afeksionet për tezat dhe joshjet e dëmshme serbe lidhur me Kosovën. Qeveritarët shqiptarë duhet t’i japin fund menjëherë sjelljes së tyre prej “bad boys” ndaj Prishtinës, sjellje që tre vitet e fundit ka dëmtuar rëndë çështjen kombëtare. Këto kërkesa janë detyrim kushtetues dhe kombëtar i Shqipërisë ndaj Kosovës, por edhe detyrim diplomatik ndërkombëtar ndaj aleatit të parë strategjik të Shqipërisë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar: SHBA.

I fundit i Orakujve, Lefter Çipa po niset për në qiell – Nga Prof. dr. PËRPARIM KABO

Akrokeraunet ose Malet e Vetetimes, lëshuan sot piskamën, zerat percollen jehonen dhe trokiten qiejve, oshetima zbriti detit e hyri thellesive deri atje ku flene amforat e koheve te lashta. Re te zeza vrapuan qiejve dhe shpend te bardhe u ngriren ne fluturim. Nje erë e vrullshme tundin deget e ullinjeve dhe nje vajtim i mbytur i grave te jugut degjohet… Lajmi mori qiellin dhe dhenë… i fundit i Orakujve qe nga koha e mugetirave në Dodonen e lashte, Lefter Çipa po niset per ne qiell… E presin zotat tu shpjere kenget e fundit nga bota e te gjalleve atje ku kendohet si dikur, qe nga koha kur lindi njerezimi… iso polifonine e Jugut, rregjistruar si pasuri boterore qe mbrohet nga UNESCO (se bashku me monodine e Veriut….)
Kam pasur fatin te takohem me Lefterin te rri ne tavoline me te e te bisedoj, ta degjoja se si i ndertonte vargjet ne çast me nje lehtesi gati hyjnore dhe me nje thelb metaforik ku spikasnin te gjitha nuret njerezore… Ishte nje magjistar i fjales se bukur dhe tekstit…!
Atje pranë malit te Çikës…ndoshta Zeusi dhe Rea i linin porositë dhe vetem ai Lefter Çipa e dinte kodin dhe e zberthente mesazhin e ndertonte rapsodine shumezerash…
Lamtumirë Lefter Çipa, sot kendohet isoja me gjate dhe me e trishtë….Bregu ka hedhur vello te zeze e deti poshte renkon….
Ndofta kenga nis…
Po iki drejt qiellit/
prej nga erdhem e ku sosemi/
nuk humbin rrezet diellit/
kenga e bregut nuk harrohet…..
dhe isua vazhdon…
Lefter Çipa kenge e dheut…e presin zotat e qiellit…
pkabo 18 shkurt 2021

ÇLIRIMI I DYTË I KOSOVËS! – GËZUAR PAVARËSIA E KOSOVËS POPULLI SHQIPTAR! – Nga MA AGIM ALIÇKAJ

 

Kemi përse të festojmë.

Fitorja e Vetëvendosjes me liderët Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, krijon mundësinë për ndryshime të mëdha. Ngase edhe Republika e Kosovës, shpëtoi nga shkatërrimi. Dita e 14 Shkurtit mund të shikohet si dita e çlirimit të dytë të Kosovës, atij çlirimit nga klasa e verbër sunduese, promotore e korrupsionit, papunësisë, nepotizmit, servilitetit ndaj ndërkombëtarëve dhe nënshtrimit total ndaj shtetit shovenist serb.

Andaj tani të gjithë shqiptarve na pret punë e madhe për ta ndihmuar qeverinë e re, mbasi Pavarësia e Kosovës është fitore gjithëkombëtare.

Mërgata shqiptare ka qenë dhe është në shërbim të kombit. Dhe këtë e tregoi veten me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe angazhimin rreth tyre: “Ishte një gjë madhështore, kjo nuk ndodhë askund në botë, as në vendet më demokratike. Nuk ka më pushim për askend, as për Mërgatën. Gabimi më i madh i të gjithëve ishte se pas shpalljes së pavarësisë u lejuan qeveritarët të bëjnë çfarë të dojnë. Aktiviteti lobist sidomos në Amerikë duhet të forcohet dhe të shtohet”.

Në këtë 13 vjetor ri-sjell këtë shkrimi të cilin ia dedikova pavarësisë së Kosovës në vitin 2019, shkrim i cili mendojë se është e do të jetë aktual në çdo përvjetor, duke ja uruar pavarësinë mbarë kombit shqiptar:

 

Gëzuar Pavarësia e Kosovës Populli Shqiptar!

“To be or not to be” – “Të jesh apo të mos jesh” është pyetja më aktuale për Kosovën dhe Kombin Shqiptar sot, me rastin e 11- Vjetorit të shpalljes së pavarësisë së “mangët” të Kosovës

Pavarësia!

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt të vitit 2008, padyshim, ishte ditë e madhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Edhe pse me mungesa të mëdha, ishte e vetmja mënyrë që Kosova, të bëhet e pavarur, dhe të njihet qysh në fillim nga vendet më të fuqishme të botës dhe vendet demokratike perendimore, përfshirë SHBA, dhe të tjera.

Kjo, u pëforcua edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Pa hyrë në një analizë të tij, plani i Ahtisarit përbën në vete konçesionet më të mëdha të mundshme të popullit shqiptar të Kosovës për t’a arritur pavarësinë. Pas 11 vitesh të kësaj pavarësie, ngjarjet e fundit, fatkeqësisht na bëjnë më shumë të brengosemi se sa të gëzohemi. Edhe, sa koncesione tjera në dëm të interesave të veta duhet t’i pranojë populli i Kosovës? Me punën këmbëngulese të armikut tonë dhe plotësisht me fajin tonë, Kosova rrezikon të shuhet si shtet.

Bisedimet me Serbinë dhe sanksionet e qeverisë së Republikës së Kosovës

Shtrohet pyetja se çka fitoi Kosova nga bisedimet me Serbinë prej shpalljes së pavarësisë deri më sot ?! Përveç disa çështjeve të vogla që ishin me shumë në interes të serbëve, Kosova, fitoi fusnota dhe zvogëlim të metutjeshëm të sovranitetit. Tashti kemi ardhë në pikën më kritike të humbjes përfundimtare. Pse duhet të bisedohet me Serbinë kur ende nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës, kur ende nuk iu kthen të pagjeturit familjeve shqiptare në vuajtje të tmerrshme dhe të pafund, kur ende nuk pranon reparacionet për dëmet e shkaktuara. Nëse jemi shtet, pse duhet të bisedohet me Serbinë për çështje të mbrendshme të Kosovës?! A e kemi të qartë se për serbët e Kosovës duhet biseduar me përfaqësuesit e serbeve të Kosovës e jo me Serbinë. Pse nuk ngritet çështja e të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës Lindore në nivel të drejtave të minoritetit serb të Kosovës.

 

Cili shtet demokratik mund t’a mohojë këtë të drejtë?

Sanksionet e fundit ekonomike të Kosovës kundër Serbisë na dhanë krenari dhe shpresë se, më në fund, edhe Kosova e mori veten dhe se edhe ajo “ka një grusht të fortë”. Kjo, ka edhe një element tjetër shumë pozitiv, edhe pse me mundime, ekonomia e Kosovës orientohet nga Shqipëria dhe vendet e tjera mike. Pse tashti duhet t’i nënshtrohemi presionit ndërkombëtare dhe fatëkeqësisht edhe atij të mbrendshëm për tërheqjen e tyre?! Serbia e thotë haptas: “ në pranojmë të hyjmë në bisedime vetëm nëse shqiptarët bëhen të arsyeshem dhe heqin sanksionet, por në kurrë nuk do t’a njohim pavarësinë e Kosovës”. Pas kësaj deklarate, çfarë kuptimi ka heqja e sanksioneve ?! Çfare kuptimi kanë bisedimet me Serbinë kur ajo po të tregon që më parë se nuk do të njeh si shtet kurrën e kurrës. Për ma keq, është e qartë se Serbia, përfaqësuesit e Kosovës dhe shqiptarët nuk i njeh as për njerëz e lërë më për bashkëbisedues të barabartë. Sanksionet nuk duhet të hiqen derisa Serbia, nuk i plotëson kushtet e lartëpermendura dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Asnjë shtet demokratik nuk ka të drejtë morale të ia mohojë këtë të drejtë legjitime Republikës së Kosovës. Pas njohjes së pavarsisë, marrëdhëniet ekonomike dhe ndërshtetërore me Serbinë duhet të rishqyrtohen, varësisht nga interesat e Kosovës dhe të bazuara në reciprocitet të plotë. Historia na mëson se Serbia nuk lëshon pe kurrë me bisedime. Ajo e njeh dhe respekton vetëm forcën dhe presionin e vërtetë ndërkombëtare. Nuk duhet bërë lëshime të panevojshme në dëm të vendit tonë për të iu hyrë në hatër ndërkombëtarëve.

 

Shkëmbimi i Territoreve

Të dhemb zemra kur dëgjon disa politikanë apo mendimtarë shqiptarë që thonë së populli i Kosovës nuk humbë asgjë me shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe se kjo punë mund të kryhet “shumë lehtë”. Edhe më keq, ka nga ata që thonë se veriu i Kosovës është edhe ashtu “i humbur”. A është ky naivitet, budallëllek i kulluar, apo diçka tjetër që nuk dua ta besoj?! Edhe pse, me fajin tonë, një pjesë e territorit të Kosovës kontrollohet nga minoriteti serb, kjo nuk është tokë e humbur pa u dhënë pëlqimi nga populli shqiptar dhe deri sa atë tokë, nuk e shkelë ushtria serbe. Nëse lejohet ushtria serbe të hyje në të, atëhere do të humbet përgjithmonë. Për ta kthyer, do të duheshin bombardime të tjera të Natos, dhe një luftë tjetër, gjë që nuk mund të ndodhë më. Në një shtet demokratik, askush nuk ka të drejtë të bëj pazare me tokën e tij.

Askush!

Shihni shtetin më demokratik në botë, SHBA’të. Një President, që ka fuqi shumë më të madhe se cilido udhëheqës i Kosovës apo çfarëdo shteti tjetër, për dy vjet përpjekjeje, pa pëlqimin e opozitës, ende nuk arriti ta bëjë një murë dhe atë në tokën e vet, për mbrojtjen e kufirit të jugut nga ilegalet dhe trafikimi i drogave. Çfarëdo ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shënonte zhdukjen e Kosovës si shtet dhe humbjen më të madhe të kombit shqiptare gjatë gjithë historisë së tij. Pse duhet të mashtrohet populli ynë i shtrenjtë i Kosovës Lindore, me qëllim të aresyetimit të ndryshimit të kufijve, se do të mund bashkohet lehtë me Kosovën. Serbia kurrë nuk do t’a pranonte këtë, me kurrfarë bisedimesh, vetëm me luftë. Me hyrjen e Natos në Ballkan, luftat kan mbaruar. Pse, për 11 vjet pavarësie nuk e gjetëm mënyrën t’a bëjmë Kosovën Shtet të mirëfilltë të pavarur dhe sovran? Dhe tashti, në vend se të merremi me mbrojtjen e vëllezërve tanë në tokat e veta, në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri, ne edhe mëtutje duhet të mbrohemi në Kosovë?

Përkrahja e SHBA-ve, dhe Shteteve Demokratike Perendimore

Roli i SHBA-ve në arritjen e rezultatit final për Kosovën është i pazëvendësueshëm .

Është gjë e njohur, se populli shqiptar i don SHBA-të, me zemër dhe pa hile. Kemi arsye të forta. Amerika (nënkupto SHBA-të) na shpëtoi disa herë nga zhdukja si komb. Ne duhet dhe do të vazhdojmë t’a duam dhe respektojmë Amerikën përjetë. Amerika dhe NATO investuan shumë në Kosovë. Ishin faktor vendimtar në çlirimin, krijimin dhe njohjen e Kosovës si shtet me kufijtë ekzistues. Eshtë absurd të mendohet se do të çojnë dorë lehtë nga përkrahja e Kosovës. Mirëpo, Amerika nuk ka kohë të merret me neve në pafundësi. Ka shumë punë tjera më të vështira dhe më të rëndësishme. Në duhet vetë ta ndërtojmë shtetin tonë. Nëse jemi të organizuar, të fortë dhe të vendosur, përkrahja nuk do të mungojë. Eshtë i dëmshëm dhe i pabazë tentimi i disa politikanëve që ta përdorin faktorin Amerikan për arsyetim të qëndrimeve të tyre të gabueshme, shpesh antikombëtare siç është shkëmbimi i territorit me Serbinë apo heqja e sanksioneve ekonomike.

“Po thotë Amerika” !

Është shprehja e tyre më e preferuar dhe më e keqpërdorur për t’jua mbyllur gojën kundërshtarëve. Amerika është gjithmonë për bisedime, por nuk e urdhëron kurrë një komb t’ja falë territorin tjetrit. Ata që janë marrë me veprime legale lobiste në Amerikë e dijnë shumë mirë, se gjatë këtyre 30 viteve veprimi, ka ndodhë që qëndrimet amerikane, nuk kanë qenë në të njëjtën vijë me interesat tona kombëtare. Êshtë dashur të punohet me senatorë dhe kongresmen Republikan dhe Demokrat, për t’a ndërruar qëndrimin amerikan në favor të çështjes sonë të drejtë. Dhe kur e ke çështjen e drejtë, kur punon me zell, përkushtim dhe vendosmëri, Amerika, të përkrahë pa rezervë. Shumë kongresmenë dhe senatorë, luftëtarë të dalluar për të drejta të njeriut e morën çështjen e Kosovës dhe kombit shqiptar me zemër. Për të realizuar përkrahjen e plotë të Amerikës sot, duhet plotësuar dy kushte themelore: organizim dhe mobilizim të gjithëanshëm gjithëpopullor në vendlindje dhe përforcim të veprimeve lobiste në Amerikë. Evropa, është çështje tjetër, është e ngërthyer me interesa të shumta nga të gjitha anët, me influencë të madhe nga Rusia. Edhe pse e dinte se çështja jonë ishte e drejtë, Evropa, nuk ka qenë gjithmonë në anën tonë. Gjermania, Britania, Austria dhe Brukseli, janë duke mbajtur qëndrim parimore. Ne duhet të bashkëpunojmë me Evropën sepse jemi pjesë e saj, por pa i dëmtuar interesat tona kombëtare. Dhe, nuk duhet të harrojmë se fati i popullit tonë vendoset në Amerikë.

Në mbrojtje të çështjes kombëtare

A është e mundur që populli jonë të reagojë edhe njëherë si komb, si në kohën e bombardimeve të NATO-s dhe luftës së Kosovës? Ishte një gjë madhështore. Sot, ka ardhur koha ta bëjmë të njëjtën gjë, të ngrihemi të gjithë në këmbë në mbrojtje të çështjes kombëtare. Të gjithë në mbrojtje të Mitrovicës, me të gjitha metodat e mundëshme demokratike. Duke mbrojtur Mitrovicën, mbrojmë Prishtinën dhe Tiranën, mbrojmë Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin, mbrojmë Shkupin, Tetovën dhe Gostivarin, mbrojmë Plavën, Gucinë dhe Tuzin, mbrojmë Çamërinë dhe mbarë kombin shqiptar anëkend botës. Eshtë e pakuptueshme, e çuditshme dhe e frikshme, indiferenca e popullit tonë në këto ditë vendimtare për kombin tonë. Duke i shkruar këta rreshta, erdhi lajmi se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, më në fund, u prononcua publikisht për situatën. Ishte një deklaratë e qëlluar. Nuk kam informata të plota por shtrohet pyetja, ku janë të tjerët? Ku është ASHA e Shqipërisë dhe forcat politike të gjitha trojeve tona, ku janë organizatat jo-qeveritare, ku janë institucionet fetare të një kombi tolerant, ku janë të gjithë tjerët, ku është mbarë populli ynë? Varet nga të gjithë në se a do të fitojmë dhe t’a këndojmë sëbashku këngën “Sa e madhe është Shqiptaria” apo do të humbim me turp dhe të vajtojmë me vargjet e Pashko Vasës “O moj Shqipni e mjera Shqiptari”.

*Anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

SERBIA I KA NDEZUR MOTORAT E LOBIMIT NË WASHINGTON – Nga Frank Shkreli*

Ka disa vite tashti që jam përpjekur të paralajmëroj për situatën në të cilin gjëndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtete shqiptare, përsa i përket lobizmit në Washington, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  Janë dy ngjarje të kohëve të fundit që e dramatizojnë këtë situatë edhe mëtej dhe bëjnë thirrje për veprim: njëra është largimi, Janarin që kaloi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, i njërit prej mbështetësve më të mëdhej dhe më të fundit të Kosovës, të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, ish-kongresmeni Eliot Engel, pas pothuaj tri dekadash në detyrë, duke pasur parasyshë se pothuaj asnjë nga mbështetsit e mëdhej të shqiptarëve dikurë në Kongresin amerikan, nuk janë më aty. Tjetra ka të bëjë me shtimin, kohët e fundit, të përpjekjeve lobiste të Serbisë në Washington dhe anë e mbanë Amerikës – e cila i sheh ndryshimet politike në kryeqytetin amerikan dhe humbjen e influencës së shqiptarëve, sidomos gjatë 10-15 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, si një rast të volitshëm për të plotësuar, si të thuash, këtë hapësirë të zbrazët ndikimi në Amerikë sa i përket Ballkanit Perëndimor – ndërsa politikanët shqiptarë i kanë zenë ethet e zgjedhjeve dhe nuk duan të dinë se çfarë po ndodhë në rajon dhe në botë, përtej interesave të tyre personale dhe partiake — me të vetmin qëllim të ekzistencës së tyre politike dhe ruajtjes së pushtetit të tyre personal dhe të partive që ata përfaqësojnë.

 

Komuniteti shqiptaro-amerikan bëri histori me lobizmin e mirë- organizuar gjatë luftës së ftohtë e veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dhe ish-Jugosllavi — ndërsa shquhej si një prej forcave lobiste më të fuqishme në Washington, në një periudhë prej tre dekadash. Gjatë 10-15 viteve të fundit, me përjashtim të ndonjë individi aty këtu që mban kontakte personale me ndonjë antarë të Kongresit nga shteti ku jetojnë shqiptarët, nuk ka pasur ndonjë organizim as përqendrim serioz të vëmendjes për lobizëm në interes të çështjeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara.  Një lajm i mirë i kohëve të fundit, përsa i përket kësaj teme, është krijimi i një organizate të re lobizmi nga komuniteti shqiptaro-amerikan, i quajtur Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).  Një grup veprimtarësh shqiptaro-amerikanë, themelues të këtij kongresi, janë shprehur se, “KPA-ja është themeluar me qëllim që të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë”, thuhej në njoftimin për media.  Ata kanë premtuar gjithashtu se do të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat ekzistuese shqiptaro-amerikane siç janë Federata Pan-Shqiptare Vatra, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Gazeta Illyria dhe Gazeta Dielli dhe organizata të tjera përfaqësuese të komunitetit në New York, Detroit, Dallas, Chicago, etj.  Ndonëse është në fazën fillestare të organizimit, KPA-së i urojmë sukses në këtë ndërmarrje fisnike.

 

Lobimi, siç dihet, është një ushtrim ligjor politik për influencë në Shtetet e Bashkuara që kontrollohet me ligj e që komuniteti shqiptaro-amerikan ka ditur ta përdor dhe të përfitojë në raste kur Kombi kishte më shumëse kurrë nevojë për ndihmën politike dhe ushtarake amerikane.  Deri më sot, fatkeqësisht, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos nga pikëpamja organizative këto 10-15 vitet e fundit ishte më tepër si një spektator, pothuaj indiferent, ndaj zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kështu duket se i konvenonte klasës aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, megjithë zhurmën e madhe të tyre për bashkpunim me diasporën.  Krijimi me bujë të madhe i ministrive të diasporës disa vite më parë në Tiranë, Prishtinë e Shkup – në vend që të organizonte dhe të bashkrendonte veprimtaritë e emigrantëve shqiptarë në interes të çështjeve kombëtare, sidomos në botën perëndimore, në të vërtetë, duket se politikisht e ka çangazhuar, diasporën – diçka që më duket se vetëm tashti e kanë kuptuar diasporat shqiptare në perëndim.

 

Ndërkaq, shikoni se ç’po ndodhë muajt e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara.  Shteti agresor Serbia, ka ndërmarrë një fushatë të re lobimi në Washington, sikurë do të përfitojë nga mungesa e veprimtarisë së shqiptarëve në këtë fushë.  Serbia nuk do ta ketë lehtë me administratën e re të Presidentit Joe Biden, i cili e di mirë historinë e konflikteve të fund viteve të shekullit të kaluar – dhe e cila e dallon mirë kush është agresori e kush janë viktimat e këtij agresori, sidomos në rastin e Kosovës.  Por, me një realitet të ri politik në Washington — me një administratë të re amerikane e që nuk pritet të jetë tepër miqësore ndaj Serbisë, duket se Beogradi zyrtar ka vendosur të shikojë nga e ardhmja sa u përket marrëdhënieve me Amerikën, pa u larguar asnjë centimetër nga qendrimet e tija anti-shqiptare në përgjithësi dhe kundër pavarësisë dhe njohjes së shtetit të Kosovës, në veçanti, duke i kushtuar këtij misioni lobues serb në Washington burime të mëdha njerëzore dhe financiare.

 

Ndër masat e fundit që ka ndërmarrë Serbia për të shtuar influencën e saj politike dhe ekonomike, me qëllim të vendosjes së lidhjeve më të ngushta me Shtetet e Bashkuara janë disa multi-dimensionale, sipas një numri burimesh serbe dhe ndërkombëtare: Serbia ka blerë një ambasadë të re të madhe, simbol i një investimi të ri politik dhe ekonomik në Shtetet e Bashkuara, me një ambasador të ri, njërin prej bashkpuntorëve më të ngushtë të Aleksandë Vuçiqit dhe ish-Drejtor i Zyrës së Kosovës në qeverinë serbe nga viti 2013 deri në tetor të vitit 2020, Marko Gjuriq, i njohur mirë nga bashkbiseduesit shqiptarë në Prishtinë.  Ndër masat e fushatës së re diplomatike dhe ekonomike të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, përfshihet edhe hapja e zyrave të reja tregtare dhe konsullore, ndërkohë që Beogradi kërkon të shtojë lidhjet edhe me industrinë teknologjike amerikane, duke shpresuar edhe për një bashkpunim më të madh madje edhe në fushën ushtarake.  Një prej masave të kësaj fushate të re diplomatike të Serbisë është edhe rivendosja e lidhjeve më të ngushta me diasporën serbe në Amerikë. Si pjesë e kësaj fushate lobiste serbe në Shtetet e Bashkuara, sipas disa burimeve mediatike, personeli i ambasadës së Serbisë në Washington është rritur me 50%.

 

Nuk është aspak e rastit që Vuçiqi ka dërguar si ambasador të Serbisë në Washington, Marko Gujriqin, njeriun e besueshëm të tij, i cili ka kryesuar Zyrën e qverisë serbe, përgjegjëse për Kosovën, për një periudhë prej pothuaj 10-vjetësh.  Për fat të mirë të Kosovës dhe për interesat shqiptare në përgjithësi — ambsadorit të ri të Serbisë në Washington dhe bashkpuntorëve të tij, do t’i duhet të përballet me administratën më mirë të informuar, ndoshta në histori, mbi çështjet e Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi dhe mbi Kosovën, në veçanti. Sidomos duke marrë në konsideratë thirrjen e disa ditëve më parë të Presidentit Biden që Serbia të punojë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke u përqendëruar në njohjen e ndërsjellët, diçka që Serbia deri tani është shprehur kategorikisht kundër.

 

Absolutisht, megjithë fushatën e re diplomatike serbe, ambasadori i ri i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq nuk do t’a ketë të lehtë të bindë politikën amerikane se Serbia po ndryshon, sidomos, duke marrë parasyshë edhe lidhjet e ngushta historike dhe fetare të Serbisë me Rusinë, si dhe lidhjet ekonomike me Kinën komuniste, në rritje e sipër.  Por kjo nuk do të thotë – në asnjë kusht e në asnjë rrethanë – se komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të vazhdojë të jetë vetëm një spektator ndaj zhvillimeve në rajon si edhe ndaj fushatës së re diplomatike dhe lobiste të Serbisë në Wshington – për të mos folur për rolin që do të duhej të luanin Tirana dhe Prishtina zyrtare, në bashkpunim dhe bashkrendim me njëra tjetrën. Deri më sot, një rol ky që, fatkeqësisht, nuk ekziston – as nuk duket të jetë një përparësi që mund të merret parasyshë në një të ardhme të afërt nga Shqipëria dhe Kosova në bashkpunim me njëra tjetrën dhe me diasporën për të bashkrenduar interesat kombëtare – afatshkurtëra dhe afatgjata — për tu mbrojtur, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Uroj që qeveria e re e Kosovës t’i marrë këto punë pak më seriozisht se në të kaluarën.

 

*Autori ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Washington DC

 


Send this to a friend