VOAL

Please Wait...

Shqipëri, pastro oborrin tënd dhe forco ushtrinë, të jesh e aftë për vetëmbrojtje – Nga Aurel Dasareti*

By | September 18, 2020
1 Comments
  • … [Trackback]

    […] Here you will find 27550 additional Info on that Topic: voal.ch/shqiperi-pastro-oborrin-tend-dhe-forco-ushtrine-te-jesh-e-afte-per-vetembrojtje-nga-aurel-dasareti/ […]

Komentet

Me rastin e 7 Marsit – Kushtuar Ferial Vasilit, Mësueses time të letërsisë në Gjimnazin Sami Frashëri Nga Elida Buçpapaj

Në foto Elida 18 vjeçare, kohë kur ishte gjimnaziste tek Sami Frashëri

 

Mësuesja e letërsisë që ishte për mua edhe shenjtore, edhe diell

Këto rradhë që po i shkruaj sot, i kam përsëritur me zë e pa zë, vazhdimisht, sa herë që kam reflektuar rrjedhën e jetës time, i kam shqiptuar pa ndërprerë. Ajo ka qenë me mua gjithnjë pranë. Është njeriu që ka patur rolin më të rëndësishëm si mësuese e pedagoge, sepse më ka rizgjuar identitetin tim të groposur nga lufta e klasave, sikur thotë poeti Robert Frost “Unë nuk jam mësues por një zgjues”, zbulues, kur e bën çdo nxënës Kolomb të zbulojë Amerikën, pasionin e jetës.

Asnjëherë nuk ia kam shprehur mirënjohjen direkt sy më sy. Pastaj midis nesh nisi largësia, largimi ynë nga Shqipëria po aq i përmallshēm sa në baladat shqiptare. Ajo ndofta ka ndjerë trishtim, është zhgënjyer nga heshtja ime larg Alpesh, pas Alpesh. Dhe kjo më mbush me keqardhje, sepse është krejt ndryshe nga e vërteta. Unë e kam patur gjithnjë të gjallë këtë mirënjohje prej periudhës së viteve të gjelbër, kur isha vetëm një teen e deri kur fryma do të ngrihet lart si pupla e lehtë e një trishtili.

I kam folur për të Skënderit, sapo filluam historinë tonë të dashurisë, djemve, sepse im atë dhe mamaja ime e dinin se sa e rëndësishme ishte ajo për mua.

Edukimi nuk është mbushja e një thesi, thotë poeti William Butler Yates, por ndezja e një zjarri. E një zjarri apo pasioni, quaje si të duash, që ia dedikojmë jetën pa u lodhur kurrë.

Kjo ishte mësuesja e letërsisë e gjimnazit Sami Frashërit. Ferial Vasili. Ferial Vasili ishte për mua edhe shenjtore, edhe diell, sepse më ka ndriçuar rrugën, më ka ngrohur në ditë shumë të trishta të një adoleshence gjithë privime e terror psikologjik, të një adoleshence të acartë, kur shoqet dhe shokët e klasës të largoheshin, isha bija e armikut të partisë, lufta e klasave e ushqente urrejtjen klasore që në bankat e shkollës, të damkoste, të tregonin me gisht, pa asnjë lloj pezmi apo dhimbshurie, ishte seleksionimi që impononte diktatura, që shoqëria e mikpriste. Seleksionimi ishte si numrat e hebrejve, si ylli i verdhë Davidit që mbanin hebrejtë gjatë Holokaustit.

Ferial Vasili, e dashuruar me letërsinë, me profesionin e mësimdhënies ishte mësuesja më strikte e Sami Frashërit, në kuptimin se nuk pranonte të ndikohej dhe nuk bënte lëshime sa i përket vlerësimit të nxënësve.

Feriali Vasili ishte etaloni i meritokracisë të cilin e edukonte si vlerë. Tek Sami Frashëri sa vinte nje brez i ri gjimnazistash mësonte prej brezave pararendës se me Ferial Vasilin nuk mjaftonte të mësoje si peshkop, por duhej ta doje letërsinë me pasion, ta doje pa servilizëm apo hipokrizi, sepse Ferial Vasili i shquante menjëherë.

Për Ferial Vasilin, dhjeta në letërsi duhej merituar. Nuk mjaftoje të përsërisje tekstet rrjedhshēm, të mësoje përmendsh Elegjinë e Luigj Gurakuqit apo Fjalët e qiririt, sepse Ferial Vasili i dallonte ata që përsërisnin si papagaj nga ata që i qanin me lot vargjet e Fan Nolit apo të Naim Frashërit. Shkurt, të duhej dashuria për t’u lidhur me letërsinë në mënyrë shpirtërore, duhej të bije në dashuri me lëndën që ajo e bënte aq shumë për ta dashur. Nëse zgjidhej ky ekuacion ezoterik, atëhere po, e meritoje dhjetën. Po të ishe e talentuar, kjo ishte një plus, por të talentuarit janë të rrallë. Nuk janë shumësi kolektive asnjëherë.

Tek Sami Frashëri, gjimnazi nga kanë dalë 80 % e klasës politike në Shqipëri, nga kanë dalë shkencëtarë të sukseshëm sot nëpër botë, nxënësit e donin dhjetën me çdo kusht, në kuptimin se studionin, se ishin më të mirët në rang me gjimnazet e kryeqytetit dhe në dëftesat e tyre dhjetat rreshtoheshin me plotfuqishmëri, por me Ferial Vasilin nuk bëhej shaka. Ajo ishte si balanca e drejtësisë, si Perëndesha Romake Justitia.

Klasës tonë filloi t’i jepte mësim në vitin e tretë të gjimnazit. Përkonte me kohën kur ndaj tim eti regjimi diktatorial kishte ndërmarrë një fushatë persekutimesh të egra, e kishin hequr nga partia, e kishin pushuar nga puna, ia kishin hequr të drejtën e botimit, librat ia kishin bërë karton, dhe pasi i kishim shpëtuar internimit për një qime në një fshat gjeografikisht të Tiranës, i cili ishte tmerrësisht i izoluar mes malesh, afër Malit me Gropa dhe pasi e kishin lënë pa punë, më në fund e kishin dërguar të punonte si punëtor krahu në repartin e plehrave të Kombinatin Poligrafik. Mendoni, të gjitha këto të zeza që hiqte im atë kishin pasoja direkte tek unë. Shoqet e ngushta më kishin braktisur, nuk më ftonin as nëpër ditëlindje, kur kishim aktivitete shkollore më linin vetëm, ndodhte rëndom që shokë nga klasa kishin arritur deri aty sa të më thoshin se mësoja kot, pasi nuk do të më dilte e drejta e studimit, sikur edhe u vërtetua posa mbaruam maturën. Për të shmangur sjelljen e pështirë të shoqeve, detyrohesha të ndryshoja rrugën vajtje ardhje nga shkolla, i bija sa më gjatë, edhe kur shkoja, edhe kur kthehesha, isha vetëm. Shoqet e mia janë të gjitha dhe asnjëra prej tyre nuk mund të më pohojë të kundërtën. Kur Ismail Kadare botoi tek revista Nëntori novelën Nata me Hënë, u identifikova me heroinen e novelës, aq shumë ndeshesha me cinizmin e shoqërisë shqiptare.

Dikush do të thotë se ashtu ishte koha. Po, është e vërtetë. Prandaj në atë kohë tmerri shquhen njerëzit me zemër të madhe. Ishin të rrallë. Ishin konstelacione të rralla si kometa por ishin. Mësuesja e letërsisë Ferial Vasili e afroi të bijën e një poeti të censuruar, të ndaluar të përmendej në librat dhe orët e letërsisë, të një poeti të mallkuar nga regjimi. Mendoni, në mes të atij oqeani cinizmi obskurantist, për mua kishte një liman shprese. Në atë ferr shëmtie për mua kishte edhe dritë parajse, në orën e saj të letërsisë.

Unë mezi prisja që të kishim letërsi, megjithëse isha shkëlqyshëm në gati të gjitha lëndët e gjimnazit, por në orën e letërsisë, unë fitoja dinjitetin e humbur nga ajo që më ngjante në shkollë, sepse kishte edhe plot mësuese konformiste me sistemin, që mendonin ashtu si mendonte partia. Por kishte edhe mësues me dinjitet që i devijonin rregullave të hekurta të diktaturës dhe i respektonin adoleshentët gjimnazistë me prejardhje nga familje të persekutuara.

Kur filloi të na jepte mësim, në vitin e tretë të gjimnazit, ne si klasë ishim të gjithë të ndrojtur në fillim, sepse ishte mësuesja më me autoritet e shkollës. Ndërkohë, më kujtohet si tani, kur bëmë hartimin e parë. Tema ishte për dëshmorët e luftës. Unë shkrova një poemth për Qemal Stafën. Erdhi edhe dita kur kishim orën e korigjim-hartimit. Ishin dy orë të plota. Feriali i kalonte hartimet tona me rradhë, bënte vërejtje, komentonim dhe kështu emër për emër. Hartimi im nuk po dilte gjëkundi.

Gjithë klasa kishte përfunduar pothuaj. Unë në regjistër isha nga fillimi se emri më niste me gërmën „E“. Fillova të shqetësohem. Por nuk kaloi pak ajo më solli fletoren në bankën time dhe më tha: „Lexoje Elida“! Unë kisha shtangur, më kishte mbetur fryma! Ferial Vasili hartimin tim e konsideronte më të bukurin dhe më thosh që t’ia lexoja klasës me zë të lartë. Dhe ashtu bëra, nisa ta deklamoj me gjithë shpirt, sepse deklamoja shumë bukur. Atë ditë unë rilinda edhe për të gjithë kohën që do të vinte pastaj!

Prej asaj dite, midis Ferial Vasilit dhe meje u krijua një lidhje shumë e bukur, e sinqertë, njerëzore, unike. Asnjë nga shoqet e klasës, sado mirë që prindërit e tyre i kishin marrëdhëniet me partinë e punës, nuk e kishte atë lidhje speciale si kjo jona. Ferial Vasili e kishte rizbuluar tek unë rishtas vokacionin tim për të shkruar, të cilin unë e kisha shfaqur më herët dhe që ma kishte varrosur të gjallë diktatura.

Prej asaj dite, që kur deklamova hartimin tim kushtuar Qemal Stafës, heroit të adoleshencës time, unë e rizbulova letërsinë si dritare edhe për të parë botën, edhe si një lloj sfide. Ndërsa Ferial Vasili ishte gjëja më e bukur që kam patur gjatë gjimnazit, periudhë gjithë lot e vuajtje. Ajo më mikpriste edhe në shtëpinë e saj dhe aty më tregonte librat e babit, të cilat ishin hequr nga qarkullimi. Ajo më besonte mua aq shumë, ndërsa unë e shihja si perëndi.

Raporti me mësuesen time të letërsisë ishte i tillë, nga ata që nuk ka rëndësi nëse shihesh apo nuk shihesh, sepse ishte një lidhje nga ato që zgjasin gjithmonë. Pasi mbarova gjimnazin, nuk më doli e drejta e studimit, pa marrë parasysh rezultatet e larta dhe vokacionin tim për letërsi e gjuhë të huaja.

Komiteti ekzekutiv më dërgoi të punoja në fabrikën e pllakave në Kombinatin Josif Pashko, në repartin më të vështirë, atje ku punonin ata që i kishte dënuar partia e punës. Tek Josif Pashko punoja me dy turne, kur dilja në mëngjes ende pa zbardhur dita, në ditët e ftohta të dimrit qaja rrugës, kur nuk më shihte njeri. Pastaj fillova punë tek varrezat e Sharrës, vajzē e re 20 vjeçare.

Në një paradite pranvere, si kjo e sotmja takoj Ferial Vasilin. Më kujtohet si sot, afër kinema Partizanit. U takuam me mall si nëna me bijën. Më pyeti si i kisha punët. I tregova fill e për pe. I tregoja gjithçka, nuk i fshihja asgjë. I thashë se ku punoja dhe se si ishte gjendja. Më pyeti nëse im atë kishte njohje me Rozeta Uçin, gruan e Prof.Alfred Uçit dhe kur i thashë po, më tregoi se ishte një vend pune bosh, dhe Rozeta mund të më ndihmonte. Ishte fjala për arkivin e Istitutit të Kulturës Popullore. Unë i ndoqa fije për pe këshillat e saj. Im atë shkoi tek Rozeta Uçi me të cilën kishte miqësi dhe magjia ndodhi. Nisa të punoj në Institutin e Kulturës Popullore, ku filloi edhe njohja ime e thellë me fondin e baladave dhe mahnitja prej Ciklit të Kreshnikëve. Prej aty m’u krijua mundësia të ndiqja Universitetin për Gjuhë-Letërsi dhe jeta të merrte rrjedhën që mori, ndërkohë që Muri Berlinit ishte përmbysur dhe kishin lindur shpresa për të gjithë të pashpresët.

Ferial Vasili ishte fataliteti mrekulli e adoleshencës sime plot vuajtje e lot, që vazhdon e më ndjek kudo, në profesionin tim si gazetare, në krijimtarinë time, në jetën time si bijë, grua e nënë. Ajo është me mua përherë. Mësuesja e letërsisë në gjimnazin Sami Frashëri! Ajo ishte për mua edhe shenjtore, edhe diell!Pastaj jeta i ndau shqiptarët nëpër të katër anët e botës. U rishfaqën të shpalosura në mijra e mijra forma baladat shqiptare të jetuara në epokën moderne. Ajo ndofta ka menduar me keqardhje se unë mund ta kem harruar, por unë e mbaj përherë në zemrën time. Aty ku ndodhet vendi i posaçëm ku ruhen thesarët. Aty e ruaj kujtimin për Mësuesen time të letërsisë. Në gjimnazin Sami Frashëri./ 2013-2021

Portali Gazeta Diaspora Shqiptare e Pandeli Majkos, kreut të ministrisë së përçarjes të diasporës – Nga Elida Buçpapaj

Liria e fjalës lidhet me të vërtetën!

E vërteta është shpesh e hidhur e sidomos veshët e politikës nuk duan ta dëgjojnë!

“Nëse liri do të thotë diçka, do të thotë të kesh të drejtën t’ju tregosh njerëzve atë që nuk kanë qejf ta dëgjojnë”.

Kështu e përkufizon pak a shumë lirinë e shprehjes George Orwell.

“Nëse liria e fjalës hiqet, atëherë si shurdh memecë mund të na udhëheqin, si dele në thertore.”

Kështu e përkufizon lirinë e fjalës  Xhorxh Washington.

Mbrojtësi i flaktë i lirisë së mendimit Volteri, figurë emblematike e iluminizmit që ka frymëzuar lirinë, sekularizmin dhe demokracinë në të dyja anë i Atlantikut, thotë “Unë mund të mos pajtohem me ty, por unë mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë.”

Despotët, diktatorët e burgosin të parën fjalën e lirë, sepse kur kanë burgosur lirinë e fjalës e kanë burgosur të gjithë shoqërinë!

Ndryshe nga regjimet totalitariste, në civilizimin Perëndimor liria e fjalës është e garantuar me ligj dhe kushtetutë si e drejtë themelore e njeriut.

Amendamenti i parë i Kushtetutës Amerikane, përveçse garanton lirinë e shprehjes, e ndalon Kongresin të kufizojë shtypin ose të drejtat e individëve për të folur lirshëm. 

Pra liria e fjalës që njihet si “pushteti i katërt”, në italisht (quarto potere), gjermanisht (Vierte Gewalt), spanjisht (Cuarto poder)  frëngjisht (Quatrième pouvoir)  është detyrimisht e pavarur nga politika, detyrimisht e pavarur nga tre pushtetet e tjera, që janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori.

Kusht themelor i fjalës të lirë është të ekzistojë larg çdo konteksti politik, në kuptimin se qeveria e një vendi demokratik nuk ka të drejtë kushtetuese dhe e ka të ndaluar me ligj të krijojë një gazetë që të mbulojë domenin e informimit të publikut.

Në diktaturën totalitariste enveriste Zëri i Popullit ishte direkt organ i KQPPSH.

Në mënyrë aksiomatike, në diktaturën totalitariste të Edi Ramës portali Gazeta “Diaspora Shqiptare” është organ i qeverisjes të korruptuar.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” është organ i ministrisë të përçarjes të Pandeli Majkos, ministrit më puthador të Edi Ramës.

Ku ve këmbën Pandeli Majko, mbjell përçarje, injorancë dhe shkelje të ligjit.

Perëndimi financon me destinacion të zhvillojë demokracinë në Shqipëri, qeveria e korruptuar e Edi Ramës i financon paratë në Perëndim si pare e zezë për ta bërë diasporën një kopje të shëmtuar e asaj që ndodh në Shqipëri.

Gazeta Diaspora Shqiptare është një portal politik, partiak, aspak profesional, që ka qëllim trushplarjen e diasporës shqiptare nëpër botë!

Sikur Radio Tirana e kohës të diktaturës Hoxhiste që shpërndante helmin përmes valëve të radios totalisht nën kontrollin e shtetit totalitarist.

Ju kujtohet fotografia e Edi Ramës me presidentin Obama !

Një shqiptaro-amerikan u dënua sepse kishte paguar rreth 80 mijë $ për fushatën presidenciale, me qëllim që Edi Rama të bënte foto me presidentin Amerikan, por paratë kishin ardhur nga jashtë dhe kështu ishte shkelur ligji amerikan dhe personi u dënua dy vjet burg, por Edi Rama ngeli i palagur.

E, pra, ky është stili i ndyrë që kanë sjellë qeveritarët e Edi Ramës në diasporë.

Ne 3 milionë shqiptarë nëpër botë jemi qytetarë të lirë të Perëndimit e prandaj duhet t’i themi “jo” pisllikut që vjen nga qeveria e Edi Ramës!

Ne që jetojmë në Perëndim e dimë se si funksionon demokracia,

prandaj nuk duhet të pranojmë kurrë të kthehemi në marioneta të një qeverisje që e ka kapur sistemin e popullin e ka nënshtruar përmes diktaturës të varfërisë e padrejtësisë.

Diaspora nuk duhet të pranojë një portal që del nga zyrat e Pandeli Majkos, sepse kështu shkelet Kushtetuta e vendeve demokratike ku jetojmë në BE, SHBA, Kanada etj.

Asnjë qeveri demokratike nuk e gëzon atë të drejtë të nxjerrë në qarkullim asnjë lloj gazete për informimin publik veç gazetës zyrtare!

Edi Rama ka arritur deri aty sa ka televizionin e tij ERTV, por kur është në fjalë diaspora, jemi ne 3 milionë shqiptarë, që nuk duhet ta lejojmë të zgjasë duart e tij të gjata e të dhunojë fjalën e lirë!

A mund të ekzistojë e lirë fjala nën prangat e qeverisë të Tiranës dhe ministrisë të përçarjes të Pandeli Majkos ?

Jo kurrë!

“Kushdo që do të përmbysë lirinë e një kombi e fillon duke nënshtruar lirinë e fjalës”, thotë Polymath, dijetari Benjamin Franklin, një nga Etërit Themelues të SHBA.

 

 

Lidhja e fortë ruse me qeverinë e re të Malit të Zi bën të domosdoshme ndërhyrjen amerikane në Ballkan – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Në Ballkanin Perëndimor, një vit i ri sjell një tjetër krizë. Ndërsa bllokimi politik në Bosnjë-Hercegovinë dhe mosmarrëveshja e njohjes midis Serbisë dhe Kosovës kanë nevojë për zgjidhje urgjente, stabiliteti i Malit të Zi është gjithashtu nën një kërcënim në rritje nga Beogradi dhe Moska, që synojnë të dobësojnë pavarësinë e vendit.

Pas tre dekadash qeverisje nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), qeveria e koalicionit të gjerë e Podgoricës, që u zgjodh në gusht 2020, u pa gjerësisht si një fillim i ri. Kryeqytetet perëndimore shpresonin që administrata e re do të mund të çrrënjoste korrupsionin dhe t’i mundësonte Malit të Zi të përparojë më shpejt drejt anëtarësimit në BE. Por në vend të një qasjeje “me duar të pastra”, qeveria e koalicionit ka treguar cenueshmërinë e saj ndaj agjendës së fshehtë Beograd-Moskë.

Në thelb të kërcënimit për Malin e Zi është mospranimi nga Beogradi i identitetit të veçantë kombëtar të vendit dhe shtetësisë së ndarë. Në ambiciet e tij për Serbinë e Madhe, Presidenti Aleksander Vuçiç po përpilon një bashkim Serbi-Mali i Zi, me Malin e Zi si partner të vogël, i cili, me sa duket, është modeluar sipas synimit të Putinit për bashkimin Rusi-Bjellorusi. Në rastin e një ndryshimi të tillë, Beogradi do të përcaktonte politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së Malit të Zi, do të dobësonte identitetin malazez dhe do të linte pasdore pakicat shqiptare dhe boshnjake.

Forca politike më e fuqishme e koalicionit udhëheqës, Fronti Demokratik, është e dedikuar për të prishur pavarësinë e Malit të Zi. Por, në vend që të ndjekë një qasje të shpejtë që mund ta përçajë qeverinë, ajo parasheh një proces gradual të krijimit të lidhjeve më të ngushta me Serbinë dhe përdorimin e koalicionit trepalësh si maskim për të mbajtur një shumicë parlamentare. Nga ana tjetër, të dy koalicionet e vogla në qeveri, qartazi, përllogaritën se u duhej Fronti Demokratik për të fituar pushtetin dhe për të ndjekur platformën e tyre reformiste. Sidoqoftë, në Ballkan, shpesh zbulohet se është më e lehtë dhe më fitimprurëse të promovosh nacionalizmin sesa të bësh reforma.

Lidhja ruse me qeverinë e re po bëhet gjithnjë e më e qartë. Gjykata e apelit e Malit të Zi revokoi dënimet e komplotistëve të tetorit 2016, të cilët u përpoqën të përmbysnin qeverinë e mëparshme nën drejtimin e shërbimeve ruse të inteligjencës. Moska ushtroi haptas presion haptas për ndryshimin e vendimit dhe për të rritur rolin e saj në Podgoricë.

Prirjet negative janë gjithashtu të dukshme në sektorin e sigurisë së Malit të Zi, me një numër të emëruarish problematikë. Milan Knežević, udhëheqësi i Frontit Demokratik që u pat përfshirë në komplotin e grushtit të shtetit 2016, u emërua kryetar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit. Me emërimet e tjera në sektorin e sigurisë, qartazi të koordinuara me Beogradin dhe Moskën, NATO mund të ndërpresë ndarjen e informacioneve të ndjeshme me Podgoricën, që të evitojë kompromentimin. Serbia dhe Rusia, gjithashtu, kanë në shënjestër pasuritë strategjike të Malit të Zi,ku përfshihen planet për të blerë portin e Tivarit dhe kompaninë elektrike të vendit.

Por, përkundër disa sukseseve fillestare, projekti i Beogradit për bashkim është përballë një numër pengesash. Koalicioni qeveritar mbetet i brishtë dhe varet nga shumica më e vogël parlamentare. Partia më e vogël pro-reformës mund të arrijë në përfundimin se idealizmi i saj i pastër qeveritar nuk mund të zbatohet me nacionalistët serbë të përfshirë në marrëveshje të jashtme të korruptuara me oligarkë rusë. Qeveria mund të përballet me akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim, çfarë do ta ulte mbështetjen popullore të fillimit.

Rezistenca dhe reagimi i shumicës malazeze do të bëhen edhe më të dukshme gjatë përpjekjeve për të gërryer identitetin e tyre. Ligji mbi pronën fetare, i hartuar për të forcuar rolin e kishës ortodokse autoqefale të Malit të Zi, është rrëzuar. Manovrat e mëtejshme anti-malazeze mund të përfshijnë futjen e shtetësisë së dyfishtë, në mënyrë që serbët jo-rezidentë të mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhje dhe të ndërmarrin fushata kulturore dhe arsimore për t’i kthyer malazezët në serbë.

DPS-ja e humbi pushtetin kryesisht për shkak të zemëratës së popullit ndaj korrupsionit dhe favorizimit, por ajo vazhon të jetë partia më e madhe dhe ka shansin të grumbullojë malazezët rreth një programi për vetëmbrojtjen kombëtare. Por do të duhet një koalicion më i gjerë politik, duke përllogaritur që sulmi i Serbisë në të vërtetë mund ta forcojë identitetin malazez. Mbështetja për shtetësinë dhe anëtarësimin në NATO raportohet të jetë rritur në vend, me disa sondazhe që tregojnë se 67% e qytetarëve tashmë e mbështesin pavarësinë dhe 55% mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa vetëm 7% duan një shtet të përbashkët me Serbinë dhe 20% një union të lirë.

Administrata e Biden-it duhet të bëhet më aktive dhe t’i presë rrugën qëllimeve të Vučić për Serbinë e Madhe, përmes një qasjeje të trefishtë. Së pari, duhet t’i jepet përparësi dialogut Serbi-Kosovë, në përputhje me letrën e fundit të Biden drejtuar Vučić, ku ai bëri thirrje për njohje të ndërsjellë të shteteve. Së dyti, duhet të ndërmerret një iniciativë multi-etnike që do të implementojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në Bosnjë-Hercegovinë për ndërtimin e një shtet plotësisht funksional. Dhe së treti, Vuçiç duhet të paralajmërohet se ndërhyrja politike në politikën malazeze do të kishte efekt negativ për qeverinë me lidhje të huaja destabilizuese. Tentakulat e ndikimit të Kremlinit në Beograd dhe Podgoricë duhet të zbulohen dhe të priten.

Dita 104, Albania

NEW BALKAN CRISIS BREWING IN MONTENEGRO

Janusz Bugajski, 5 March 2021

In the Western Balkans another year brings another crisis. While the political impasse in Bosnia-Herzegovina and the recognition dispute between Serbia and Kosova both need urgent resolution, the stability of Montenegro is also under increasing threat, with Belgrade and Moscow aiming to weaken the country’s independence.

The broad coalition government in Podgorica elected in August 2020 was widely viewed as a fresh start after three decades of rule by the Democratic Party of Socialists (DPS). Western capitals hoped that the new administration could root out corruption and enable Montenegro to make faster progress toward EU membership. But instead of a “clean hands” approach, the coalition government has demonstrated its vulnerability to the underhand Belgrade-Moscow agenda.

At the core of the threat to Montenegro is Belgrade’s non-acceptance of the country’s distinct national identity and separate statehood. In his Greater Serbia ambitions President Aleksander Vučić is scheming for a Serbia-Montenegro Union, presumably modeled on Putin’s drive for a Russia-Belarus Union, with Montenegro as the junior partner. In such an arrangement, Belgrade would determine Montenegro’s foreign and security policy, weaken Montenegrin identity, and sideline the Albanian and Bosniak minorities.

The strongest political force in the leading coalition, the Democratic Front, is committed to reversing Montenegro’s independence. But instead of pursuing a fast-track approach that could fracture the government, it envisages a step-by-step process of forging tighter links with Serbia and using the tripartite coalition as a camouflage to maintain a parliamentary majority. Conversely, the two junior governing coalitions evidently calculated that they needed the Democratic Front to gain power and pursue their reformist platform. However, one often discovers in the Balkans that it is easier and more profitable to promote nationalism than to conduct reforms.

The Russian connection with the new government is becoming clearer. Montenegro’s appeals court revoked the sentences of the October 2016 conspirators who sought to overthrow the previous government under the direction of Russian intelligence services. Moscow clearly applied pressure to reverse the decision and enhance its role in Podgorica.

Negative trends are also evident in Montenegro’s security sector regarding several problematic appointees. Milan Knežević, leader of the Democratic Front involved in the 2016 coup plot, was emplaced as chairman of parliament’s Security and Defense Committee. With other appointments in the security sector evidently coordinated with Belgrade and Moscow, NATO may freeze sharing sensitive information with Podgorica to avoid being compromised. Serbia and Russia are also targeting Montenegro’s strategic assets, including plans to purchase the port of Bar and the country’s electric company.

But despite some early successes, Belgrade’s unification project faces several obstacles. The government coalition remains brittle and hangs by the slimmest parliamentary majority. The smallest pro-reform party may conclude that its clean government idealism cannot be implemented with Serbian nationalists embroiled in corrupt foreign deals with Russian oligarchs. The government could face charges of corruption and mismanagement that would undermine its initial public support.

The resistance and backlash of the Montenegrin majority will also become more visible during attempts to undermine their identity. The law on religious property, designed to strengthen the role of the autocephalous Montenegrin Orthodox Church, has been overturned. Further anti-Montenegrin maneuvers may include the introduction of dual citizenship, so that non-resident Serbs can register in the census and vote in elections, and the pursuit of cultural and educational campaigns to turn Montenegrins into Serbs.

The DPS lost power largely because of public anger with corruption and cronyism, but it still remains the largest party and has a chance of rallying Montenegrins around a program of national self-defense. But it will need a broader political coalition, calculating that Serbia’s assault may actually strengthen Montenegrin identity. Support for statehood and NATO membership is reportedly rising in the country, with some polls indicating that 67% of citizens now back independence and 55% support NATO membership, with only 7% wanting a common state with Serbia and 20% a loose union.

The Biden administration must become more active to undercut Vučić’s Greater Serbia goals through a three-pronged approach. First, the Serbia-Kosova dialogue has to be given teeth in line with Biden’s recent letter to Vučić calling for mutual state recognition. Second, a multi-national initiative must be launched to implement necessary constitutional changes in Bosnia-Herzegovina and develop a fully functioning state. And third, Vučić must be warned that political interference in Montenegro’s politics will rebound negatively against a government with destabilizing foreign connections. The tentacles of Kremlin influence in Belgrade and Podgorica need to be unearthed and amputated.

KA HUMBUR KRUJA!? – Nga SHABAN MURATI

Thonë që Marin Barleti, Naim Frashëri, Fan Noli dhe nja njëmijë e kusur historianë, studjues, diplomatë, shkrimtarë e poetë të huaj, që kanë shkruar mbi 1 mijë vepra për Skënderbeun nga shekulli 15 deri në shekullin 21, të gjithë e lidhin emrin, jetën dhe luftën e tij 25 vjeçare për lirinë shqiptare me kalanë dhe me qytetin e Krujës, si kryeqendër e mbretërisë së tij të pavarur. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri jo më kot i drejtohej: ”Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite, Skënderbenë!”. Nuk dha adresë tjetër.

Me siguri e kanë gabim. Sepse sot rapsodët e rrapeve dhe përralltarët ëndrrazgjuar shqiptarë, të ndihmuar nga qeveritë dhe bashkitë mendjeshkurtëra të mllefeve krahinore, e kanë fshirë emrin dhe lavdinë historike kombëtare të Krujës. Madje folklori shqiptar i majëplepit ka fshirë dhe epopenë e “Rrethimeve të famshme të Krujës”, duke i lënë dorë të lirë fantazisë së çdo çiftelije apo zurnaje fshati të pretendojë emrin e fshatit të vet sikur Skenderbeu e paska mbrojtur nga rrethimi i famshëm i ushtrisë osmane.

Në korridoret e pushtetit të dikurshëm si gazetar i Radio-Tiranës kam dëgjuar se në vitin 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, një nga historianët zhbërës të shqiptarësisë së historisë sonë i propozoi Enver Hoxhës që ta zbrisnin qytetin e Krujës në Fushë-Krujë “që të mos lodheshin udhëheqja dhe populli të ngjiteshin në kalanë e Krujës”.

Enver Hoxha, që ishte kush ishte dy pare mend i kishte sa të mos dëgjonte këshillat me helm serb dhe grek të pseudoshkencëtarëve, e la qytetin e Krujës aty ku e kishte ndërtuar Zoti dhe historia, dhe madje e shpalli “Qytet-Hero” në vitin 1968 dhe ndërtoi në Krujë edhe Muzeun Kombëtar të lavdisë së Skënderbeut dhe të Krujës, sepse nuk ndahen dot, dhe janë lavdia e përbashkët e kombit.

Por në shekullin 21 paturpësia e bashkuar me injorancën dhe me ligësinë e ka zhdukur emrin e qytetit të Skënderbeut dhe e ka dënuar me heshtje. Pavarësisht se kronikanët e kohës shkruajnë se Skënderbeu lindi, u martua, u trashëgua, luftoi për 25 vjet dhe vdiq në qytetin e Krujës. Të ndash Skënderbeun nga Kruja është të dënosh me harrim të dy.

Me sa duket Kruja do të pësojë fatin e Trojës, që tani po na e nxjerrin në Mal të Zi, ndaj të mos duket çudi kur pas harrimit të nisin kërkimet për të gjetur rrënojat e Krujës në rajonet joshqiptare të Ballkanit. Sepse Krujën, që ka qenë edhe kryeqendër e shtetit të parë shqiptar të Arbërit në shekullin 12, edhe kryeqendër e mbretërisë së Skënderbeut në shekullin 15, duan ta zhbëjnë fqinjët tanë territorengrënës dhe lakejt e tyre shqiptarë. Dikush don të na lerë pa histori dhe po shpikin katundet e tyre si kryeqendra fantazma të lavdive të rreme mesjetare.

Si nuk i bën përshtypje kujt që gjatë 30 viteve të demokracisë drejtuesit e shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë lënë gur e ferrë të skërkave të tyre pa shkuar e pa mbajtur fjalime hymnizante patriotike në hiç për hiçin, nuk shkuan njëherë në Krujë dhe nuk mbajtën kurrë fjalime në kalanë e saj të famshme për Skënderbeun dhe për lavdinë e qytetit-hero të Krujës. Nuk shkuan as për “vitin pompoz të Skënderbeut”!!!.

Aq i madh është mllefi antishqiptar, sa nuk i lë të bëjnë as demagogji. Ndaj historia shqiptare po bëhet si torta e 100 vjetorit të pavarësisë, ku kushdo mund të mbushë legenin bosh të kasolles apo të katundit të vet me lavdi të vjedhur.

Ka ardhur koha t’u kërkohet qeverive dhe institucioneve qendrore dhe lokale të Shqipërisë që t’u drejtojnë lutje zyrtare arkivave të Stambollit, të Venedikut, të Vatikanit, të Napolit, etj. që të na gjejnë ata se ku ndodhet qyteti i humbur i Krujës dhe nëse ai qytet ka ndonjë farë lidhje me historinë dhe me lavdinë e Skënderbeut, të Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.

 PRANIMI I FAJËSISË, BAZË E RINGRITJES TË LDK – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Në shkrimin “Ngutia hileqare zgjedhore në LDK”, përvijuam disa mendime, për mundësinë e rikthimit të LDK-së tonë, në kohët e saj të arta. Në vazhdën e shkrimit të cituar, japim sugjërimet, në sintezë, se si mund të krenohemi, sërishmi, më partinë-lëvizje, si e parë pliuraliste. “Fillimi i mbarë, suksesi i garantuar”, – thotë një urtësi. Pranimi i fajësisë, është baza nga ku do të fillojë mbarësia, ringritja e LDK-së:
     1) Ndryshimet statutare, me bazë statutin e LDK-së të Dr. Rugovës;
     2) Afatizimi i mandatit të kryetarit në dy mandate. Në mungesë të përformancës apo të tundimit të punës klanore, të
shkarkohet në çdo kohë;
     3) Kufizimi i kompetencave të kryetarit: Heqja e së drejtës për propozimin e 2/3-së të kryesisë, të delegatëve apo të strukturave tjera të partisë. Mjafton 1(një) propozim, si të gjithë delegatët;
     4) Zgjedhja e kryetarit: 1 anëtar, 1 votë;
     5) Zgjedhja e kryesisë dhe e kryesisë të ngushtë, nga Këshilli i Përgjithshëm (dhe jo nga kryetari), në konsultim dhe koordinim paraprak me Kuvendet e Degëve. Kjo vlen edhe për deputetët dhe zyrtarët e lartë qeveritarë;
     6) Kryesia të kufizohet në 15 anëtarë;
     7) Në prbërjen e kryesisë klasike të LDK-së, të mos jetë asnjë kryetar komune, sepse ata janë më të ngarkuarit me punë të komunës;
     8) Të ndahet posti i kryetarit të komunës me kryetarin e Degës të LDK-së. Bashkimi i këtyre dy posteve, është bërë për qëllime kanore, centralizim të pushtetit, siç bëri lidershipi aktual. Shumica e tyre kanë përzgjedhur edhe delegatët, duke i vënë në shërbim të lidershipit-klanor të LDK-së. Veç kësaj, ata duhet ta përcjellin punën e njëri-tjetrit;
     9) Të krijohet Kryesia e Gjerë e LDK-së, e cila, duhet të përbëhet nga: kryesia e ngushtë, kryesia klasike, e zakonshme dhe kryesia e gjerë – ku përfshihen: kryetarët e degëve dhe kryetarët e komunave të LDK-së. Pa aprovimin e tyre, nuk mund të merret asnjë vendim i rëndësisë së veçantë, përfshirë edhe bërjen e koalicioneve. Po të ishte Kryesia e Gjerë, LDK-ja nuk do të bëhej e mbetej, përtej dekadës, patericë e PDK-së, e PAN-it;
     10) Aklamacioni, votimi fiktiv, mashtrues, i rrejshëm, por, edhe cinik, të shpallet i paligjshëm. Sepse, shqiptarët e Kosovës, duke qenë popull i robëruar në dekada e shekuj, ende nuk e kanë vrarë frikën dhe hipokrizia e tyre është masive dhe unike. E themi këtë, ngaqë, me gjithë kritikat e bëra për akamacionin, si një formë gënjeshtare e horrake, njëri nga anëtarët e kryesisë aktuale, tha, në debat televiziv, në Kuvend, do të propozohen kandidatët për kryetar të LDK-së dhe pranimi i tyre do të bëhet me votim akamativ. Jo, kurrë! Të propozohen, p.sh. 6 kandidatë. Të futën në një listë, të votohen me votë të fshehtë 3 prej tyre. Numri i votave përcakton kryetarin e LDK-së. (Fjala është, nëse kësaj radhe, nuk praktikohet zgjedhja e kryetarit: një anëtar, një votë);
     11) Të ligjësohet me statut votimi i feshehtë demokratik dhe të përdoret për të gjitha rastet, madje në çdo rrethanë;
    12) Ftesa e sinqertë, për të gjithë të bërryluarit dhe të larguarit nga LDK-ja, me metoda përfide moniste, është e domosdoshme. Kuadrot e tanishëm, nuk duhet të kenë frikë nga të kthyerit, themeluesëve dhe të kontribuesëve, në ndërtimin e shtëpisë tonë të madhe – LDK -. Është cinike të thuhet se “nuk i përzumë, por, vetë u larguan”, siç mashtron e gënjen, pacipërisht, lidershipi aktual dhe tellallët e tyre të bollshëm, për – vajzat krenare – të Kosovës dhe të Shqiptarisë, Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani.
     13) Tendenca për të goditur kuadrin në Degë e Nëndegë, si një fajësim kolektiv, nuk është as e drejtë dhe as e shëndetshme për LDK-në. Përgjatë kërkesës të votës zgjedhore, për LDK-në, përgjigja e prerë ka qenë: “Mjaft më me gënjeshtra e dallavere. Tjetër kërkon anëtarësia, elektorati, populli, ndryshe vepron udhëheqja qendrore e LDK-së. Prandaj nuk kemi votë për ata dhe miqtë e tyre -PAN-in!” Dhe, askush nga anëtarësia dhe elektorati nuk akuzon as Degët dhe as Nëndegët, sepse, njësoj, shpërfillshëm dhe injorueshëm, janë trajtuar, nga lidershipi klanor, përfshirë edhe strukturat e partisë. Fajësia e këtyre të fundit, është servilizmi dhe heshtja qyqare, e turpshme, karshi vendimeve të lidershipit, të cilat kanë rezultuar fatale për LDK-në, popullin, Kosovën.
     14) Ringritja e LDK-së, nuk bëhet më format e përjashtimit, linçimit, po, me afrimin dhe maturinë politike, akute të nevojshme. Kuvendi i 14 marsit duhet ta përçojë këtë mesazh, për të gjithë kuadrot, anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së dhe shqiptarët. Zgjedhja e një ekipi, e Këshillit Organizativ, për përgaditjen e zgjedhjeve partiake, të pas disa muajve, do të ishte zgjedhja dhe zgjidhja e duhur.
     Në letrën e Besianit tonë, (ngushëllimit tonë të madh, bashkë me motrën Berihane, fotografia proverbiale familjare – në vajtim, mbi arkmortin të kryefamiljarit Xhemë, që vazhdon ta xhirojë e shokojë botën, përtej dy dekadave radhazi), është përzgjedhur një thënie-porosi të kryezotit të LDK-së, Dr. Rugova: “Ne nuk kemi as lisa për të humbur, lëre më njerëz”.
     Besiani është i vetmi nga anëtarët e kryesisë qendrore, që bëri një analizë të saktë, të sinqertë, të drejtëpërdrejtë dhe shumë kritike. Kryesia, në vend që ta shpëndajë në Degë, Nëndegë dhe në strukturat e partisë, letrën-opinion-analizë të Besian Mustafës, për të marrë mendimin e tyre, për propozimet dhe sugjërimet e dhëna, fort të qëlluara, ajo e heshti, e injoroi. Kryesia, me fodullëk dhe “kokë-mushku”, thërret Kuvendin, për datë 14 mars, duke caktuar edhe rendin e ditës, në kundërshtim të hapur me kërkesën e anëtarësisë, elektoratit, madje, edhe të strukturave të LDK-së.
     “Ku ju shpie mushka”, o zotërinj, mujëshorë të dhunshëm, të Kryesisë të LDK-së?!

NGUTI HILEQARE ZGJEDHORE NË LDK – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

                   “O skllevër të shekullit dixhital! Pse heshtni në këtë “Kuvend” maskaradë?
                A keni fytyrë, që nesër ta kërkoni votën e anëtarësisë, të elektoratit?
               Turpi qoftë me ju”,- thirrja ime drejtuar delegatëve në sallën e Kuvendit të 9-të, të LDK-së.
     E fillova këtë shkrim në vetën e parë, me deklarimin tim, në Kuvendin e 9-të Zgjedhor të LDK-së, si delegatë nga Dega e LDK-së në Gjermani. Një skenar i përsëritur, në tri Kuvendet e fundit, ku unë isha delegat. Pa debat, pa konkurrencë, pa votim të fshehtë demokratik! E njëjta Kryesi, në të tri Kuvendet! Lidershipi-klan, i koracuar në tavolinën drejtuese të “Kuvendit”, si “xhandarë”, kontrollon fort sallën kuvendore. Kryetarët e Degëve në mesin e delegatëve të tyre, janë porositur “të heshtin si peshqit” dhe të votojnë me akamacion, ngritje dore kolektive, unanime, për çfarëdo dhe për këdo, që kërkon dejtuesi i Kuvendit!
     Kam përcjellur me vëmendje deklarimet e kuadrove të LDK-së, pas shqetësimit zgjedhor. Qasje kritike, por, edhe sugjërime, për ta rimëkëmbur, sërishmi, partinë, dikur krenare të Ibrahim Rugovës, kanë dhënë: Prof. Fatmir Sejdiu, Inxh. Fatmir Rexhepi, Adem Salihaj, Melihate Tërmkolli, Aksdemik Frashër Demaj, Dr. Naser Rugova, Hafiz Gagica dhe, së fundi, edhe Besian Mustafa, anëtar i Kryesisë, që shënon një risi shpërthyese, për sjelljen e papërgjegjshme të udhëheqjes të LDK-së. Megjithatë, kritikët në fjalë, lanë paqartësi, në çështjen e statutit, ndërsa kompetencat e kryetarit, në qendër dhe bazë, i heshtin fare! Përmenda vetëm disa emra, më të zëshëm, por, në surdinë janë shumë.
     Pavarësisht kërkesës të strukturave të partisë dhe të anëtarësisë, për të organizuar zgjedhje të përgjithshme brenda-partiake dhe Kuvend të Jashtëzakonshëm, lidershipi i LDK-së, ngutshëm e përmutshëm, me qëllim të ikjes të përgjegjësisë faktike, për humbjen fatale të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka caktuar datën e mbajtjes të një Kuvendi-farsë, për zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë. Kësaj i thonë injorim dhe shpërfillje, deri në dhjerje, të strukturave, anëtarësisë, elektoratit dhe popullit.
     Shtrohet pyetja, pse na përsëritet viti 2006, në vitin 2021?! Sepse, edhe pas denoncimit të shkaqeve, – pse humbi LDK-ja -, dhe pas 17 vjet të humbjeve serike të LDK-së, pa asnjë fitore, qendrore apo lokale, është vazhduar me të njëjtën udhëheqje, pa asnjë llogari-dhënie, pa pranim të fajësisë!! Dhe, sot, në Kuvendin e 14 marsit, “të pakuptimtë dhe shterp, në mungesë të parakushteve”, – siç thotë Besiani ynë mençurak, ne lejojmë që i njëjti klan, pas shkaktimit të dy përçarjeve, të dy ndarjeve të mëdha të LDK-së, të vazhdojnë “me avazin e Mukjes”, siç ka hyrë në zhargonin gjuhësor të shqiptarëve të Shqipërisë londineze.
     Ishte Konferenca e Mukjes, (fshat i Krujës), e ballistëve dhe komunistëve, me manipulimin e emisarëve jugosllavë, Dushanit e Milladinit, të cilët realizuan përçarjen e shqiptarëve, deri në luftën civile, qytetare, njëjtë, si tani, Hashimi e Kadrija, që përçajnë e ndajnë LDK-në.
     Besiani me shokë janë shumë të vonuar, në analizat dhe kritikat e tyre, por, lë të ngushëllohemi me shprehjen popullore, “më mirë vonë se kurrë!” E themi këtë, sepse në një intervistë të Besianit, në “dpt” te Fidani, pyetjes se “kur do të bëhen reformat në LDK-e”, ai përgjigjej se “reformat vazhdojnë ndër vite e dekada!” Vërtet, reformat edhe atëherë, edhe sot, janë shumë të vonuara. Dhe, unë zemër-plasur, iu hakërrova atij, me shkrimin – Zhgënjen Besjan Mustafa”, edhe pse e dija se ai fliste me porosinë e shefit të tij.
     Kuvendi i LDK-së, tashmë, i caktuar për 14 mars, duhet “ta harrojë” zgjedhjen e kryetarit  dhe të kryesisë  të LDK-së. Përkundër, ai duhet ta zgjedhë ekipin përgaditor ose – Këshillin Organizativ -, për përgaditjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, kësaj vere. Ekipi, këshilli duhet të kryesohet nga veprimtarë, të cilët nuk janë pjesë e fajësisë, që ka rezultuar me rrënimin e LDK-së. Kuvendi i tanishëm duhet të zgjedhë një Komision të ri, për ndryshime statutare. Duhet të debatojë dhe analizojë, “pa dorëza”, shkaqet e humbjeve serike 17-vjeçare.
     Kuvendi i ardhshëm zgjedhor, pas përgaditjeve disa mujore, duhet të rezultojë me reforma, ndryshime cilësore në zhvillimin e punimeve të Kuvendit  të LDK-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor: në Aktiva, Nëndegë, Degë dhe deri në Kuvendin Qendror, ku do të zgjidhën strukturat e partisë, përfshirë edhe kryesinë dhe kryetarin e LDK-së.
                – Vazhdon –

BURRAT QË NUK DUAN TË HUMBASIN – Nga DACIA MARAINI – E përktheu Eugjen Merlika

         E kuptoj se sot është e vështirë të flasësh për tjetër, por dua të tërheq vërejtjen e atij që lexon mbi tatëpjetën e rrezikëshme që po merr dhuna kundër grave. Për të gjitha desha të ndaloj mbi rastin Ceccarelli që ka paguar përcjelljen mortore të saj ndërsa ishte shumë mirë, duke kërkuar të gjente një njeri që me pagesë të kujdesej për babain e moshuar dhe djalin e vogël. Pësonte trajtimin e keq të një shoku të dhunshëm. Por përse nuk I ngrinte padi? Mund t’a marrim me mënd se Clara kishte frikë të keqësonte gjëndjen. Shoku, Renato Scapusi, nuk lejonte të braktisej dhe e frikësonte me kërcënime të vazhdueshme. Por veç frikës, me gjasë Clara nuk e padiste duke ditur se gratë nuk besohen. Po nëse ajo gënjen? Nëse bëhet fjalë për maninë e përndjekjes? A mos ndoshta ajo do t’a verë në një dritë të shtrembër?

Clara është vrarë me tridhjetë goditje të tërbuara me thikë, që i kanë shpuar mëlçinë, zemrën, fytin, mushkërinë. Në fillim burri iku, pastaj u paraqit në polici.”Donte të më linte dhe un nuk e duronja”. I njëjti argument. Thuajse ai argument ligjëronte atë vdekje të llahtarëshme. Por nëse historitë përsëriten gjithmonë të njëjta, a nuk mund të parashikojmë shkatërrimin e të ndihmojmë këto gra më parë se të humbasin jetën? Ndodh kështu: të dy janë dashuruar, madje kanë lindur edhe fëmijë së bashku. Por në një farë çasti ai fillon të bëhet xheloz për pavarësinë e saj e nis keqtrajtimin. Ajo kundërpërgjigjet, ai shton dhunën gojore; ajo kërcënon me ikje; ai fillon me grushta. Ndonjë herë (por jo atëherë kur duhet) ajo e padit. Në këtë rast ai qëndron paksa larg për pak e pastaj rifillon përndjekjen. Pastaj shtiret sikur pendohet, i jep një takim jashtë shtëpije e n’atë rast e vret. Dikush pyet përse, ndërsa në Vend pakësohen vrasjet, shtohen vrasjet e grave çdo vit?

E kam shkruajtur por po e përsëris: çdo arritjeje të pavarësisë femërore i përgjigjet një humbje e privilegjeve mashkullorë. Ata burra, që janë shumica, e kanë një minimum barazpeshe e urtësie në vetvete, pranojnë ndryshimet edhe se humbasin. Të tjerë, më të dobët e më frikacë, që njëjtësojnë burrërinë me zotërimin, nuk lejojnë autonomi të reja femërore e më parë se të humbasin kontrollin dhe zotërimin mbi gruan, që e quajnë të tijën, parapëlqejnë t’a vrasin.

 

“Corriere della Sera”, 1 mara 2021   E përktheu Eugjen Merlika

Prishtina të mos i dëgjojë “fjalët e botës”! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

Sepse vendosja e  ambasadës së Kosovës në Izrael, është çështje  e Izraelit, jo e Prishtinës, as e Beogradit e as Stambollës. Prandaj, në këtë çështje as politika e as diplomacia e Kosovës nuk kanë pse t’i japin llogari askujt, e, as pse të shterohen duke polemizuar me askë , se ku do ta vendosin misionin e vet diplomatik dhe konsullor në Izrael, mbase kjo çështje i përket vetëm Tel-Avivit, askujt tjetër.

-Shprehur me fjalorin e përditshëm, nëse ndonjëri shkon dikund mysafir, nuk mund të kërkojë nga zoti i shtëpisë, se në cilën dhomë do të  kuvendojë apo do të flejë, sepse për atë vendos i zoti i shtëpisë, JO MYSAFIRI !
Kështu qëndron çështja edhe me procedurën juridike të së drejtës ndërkombëtare me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
Thank you ex-President Donald Trump !
Pikësëpari, politika dhe diplomacia zyrtare e Kosovës, duhet ta falënderojë ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ia arriti ta bindë Izraelin për njohjen e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Kjo njohje ndërkombëtare është meritë direkte historike dhe diplomatike e Donald Trump-it. –Faleminderit z.President Donald Trump. -Populli i Kosovës nuk do ta harrojë këtë shpërblim të madh për afrimin e dy popujve (herbrenjve dhe shqiptarëve), të cilët historikisht e kanë një simetri tragjike të mbijetesës nga gjenocidet e huaja, gjatë vijimësisë së tyre shumëshekullore.

       Ne jemi të nderuar me njohjen  e Izraelit

-Shpresojmë se, kështu si Izraeli, së shpejti edhe Vatikani do ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës.
Sipas së drejtës ndërkombëtare,  njohja reciproke e dy shteteve bëhet duke u bazuar në pëliqimin e ndërsjellë të tyre.
Prandaj, për Kosovën është e rëndësishme njohja historike nga ana e  Izraelit, jo  vendosja fiziko-teknike e misionit diplomatik (amabasadës) në Tel Aviv apo në Jerusalem. Kjo është çështje e brendshme e shtetit të Izraelit, se në cilin qytet të tij, do të vendosë Ambasadën e Kosovës, apo ndonjë  ambasadë të ndonjë shteti tjetër.
Madje, shteti dërgues (sending state) nuk është ai që merr vendim se në cilën pjesë të territorit të një vendi pritës (receiving state) dëshiron të vendosë misionin e vet diplomatik a konsullor, por për këtë çështje vendos shteti pritës (receiving state) në përputhje me Konventën e Vjenës së Marrëdhënieve Diplomatike (1961, Neni 21.1.).
Këtë e theksova me qëllim që të mos krijohen nebuloza dhe politizim i panevojshëm lidhur me çështjen  e vendosjes së misionit diplomamtik (Ambasadës) së Kosovës në Izrael (në Tel-Aviv apo në Jerusalem), sepse kjo është e drejtë e ligjshme dhe sovrane vetëm e Qeverisë së Izraelit, jo e Kosovës dhe, e asnjë shteti tjetër, ngaqë është në përputhje të plotë me rregullat, me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Parimisht, sipas së drejtës diplomatike dhe konsullore, asnjë shtet dërgues (sending state) nuk ka të drejtë t’i kërkojë, apo t’i diktojë shtetit pritës (receiving State) lokacionin  se ku do ta vendoste ambasadën apo konsullatën e tij, sepse kjo çështje e jurisdiksionit territorial  i përket vetëm shtetit pritës.
Prandaj, me këtë çështje nuk ka pse të merret e as pse të humbasë koha politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës, mbase për vendosjen e ambasadës së saj qoftë në Tel-Aviv apo në Jerusalem vendos vetëm qeveria e shtetit të Izraelit, askush tjetër, sepse këto dy qytete janë nën jurisdiksionin territorial, administrativ, shtetëror, sovran dhe të pavarur të Izraelit.
Në këtë kontekst, çdo politizim i vendosjes së misionit diplomatik të Kosovës në Izrael, është përzierje direkte në çështje të brendshme të Izraelit dhe të Kosovës. Mirëpo, politika dhe diplomacia e Kosovës, nuk duhet të bien viktima të asnjë ultimatumi dhe, të asnjë diktati të huaj kërcënues  se  ku duhet ta vendosin ambasadën e tyre në Izrael, sepse kjo është çështje e brendshme e  qeverisë së Izraelit, jo e qeverisë së Kosovës, as e qeverisë së Ankarasë, as qeverisë së Palestinës e as e qeverisë së Serbisë etj. Palestina  nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në çështje të Kosovës, kur është fjala për njohjen nga Izraeli, sepse kjo është vetëm  çështje e marrëveshjes së arritur mes Uashingtonit,  Prishtinës dhe Tel Avivit (4 shtator 2020).  Për më tepër, Kosova nuk iu përzie  Palestinës, kur e njohu Serbinë gjenocidale (1912-1999), mbase ishte çështje e Palestinës, jo e Kosovës. Kështu thotë edhe e drejta ndërkombëtare, si dhe Karta e Kombeve të Bashkaura, që rreptësisht ndalojnë përzierjen e shteteve në çështje të brendshme të shteteve të tjera.
Së fundi, një këshillë për ata që po duan të  ndërlikohen në procesin e njohjes reciproke të Izraleit dhe të Kosovës, me qëllim të politizimit të tij, duke i dhënë dimensione paragjykuese  religjioze,  duhet ta kuptojnë të vërtetën se Kosova nuk është kurrfarë shteti islamik, por është shtet demokratik sekular me Kushtetutë (15 qershor 2008). Ndaj, nuk ka kurrfarë obligimi moral , as ligjor e as kushtetues ndaj asnjë vendi islamik në botë. Mirëpo, nëse ndonjëri prej shteteve islamike, do ta njihte Kosovën, sigurisht se Kosova do ta pranonte me kënaqësi një njohje të tillë eventuale, ashtu sikurse në rastin e Republikës Islmaike të Afganistanit, e cila ishte ndër shtetet e para, që e njohu Kosovën, më 18 shkurt 2008.
Të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën  (mbi 100 sosh) dhe ato që nuk e kanë njohur, duhet ta dine se Kosova është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira miqësore, ekonomike, politike, diplomatike, tregtare e kulturore etj. Për më tepër, Kosova është shtet proamerikan dhe me orientim të qartë civilizues, demokratik  dhe paqësor evropianoperëndimor.

Kush do ta zgjojë ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare ose degrada e gazetarisë të Tiranës – Nga Elida Buçpapaj

Prita mos reagonte dikush rreth intervistës së Oliver Schmitt marrë nga Adi Krasta tek A Show.

Mendoj se gazetarët e Tiranës duhet ta shmangin mënyrën e një hardtalk për të intervistuar një historian Perëndimor, jo për kompleks inferioriteti, por sepse e drejta e pyetjeve hard fitohet duke ushtruar profesionin me integritet.

Në një Shqipëri copë-copë trendi i gazetarit populist është nonsens, pasi ajo që ka ndodhur në vendin e shqipeve këto tri dekada tranzicion torturues, është produkt i asaj që kanë gatuar të gjithë aktorët e skenës politike, përfshi edhe shtyllën e katërt, që ka humbur totalisht pavarësinë.

Me hardtalk meritojnë të pyeten gazetarët e Tiranës të cilët kanë 30 vjet që e shpërdorin këtë mision të shenjtë të krijuar për të marrë në mbrojtje shtetin e së drejtës dhe qytetarët.

Nëse në Shqipëri gjallon kjo kastë politike, nëse në Shqipëri sistemi është i kapur, nëse në Shqipëri nuk ka shtet social, nëse në Shqipëri korrupsioni gëlon në çdo segment të shtyllave të institucioneve që kanë humbur çdo lloj pavarësie, nëse asnjë peshkaqen nuk ballafaqohet me ligjin, do të thotë jo vetëm se drejtësia nuk ekziston por edhe se gazetaria nuk funksionion, se gazetaria ka tradhtuar obligimin kushtetues dhe humbur rolin për të cilin është krijuar si mburojë kundër shpërdoruesve të pushtetit.

Me hardtalk mund të intervistohen historianët shqiptarë që vijojnë të censurojnë historinë duke e çuar drejt shuarjes memorien historike.

A u është bërë ndonjë hardtalk nga gazetarët shqiptarë atyre që kanë hartuar historinë shqiptare prej 1944?

A i kanë kërkuar këta historianë ndjesë shoqërisë për gënjeshtrat e shpërndara në librat e historisë me të cilat mëkohej brezi i ri në çdo nivel shkollor?!

A duhet shoqëria shqiptare të lexojë më në fund historinë sikur e ka përjetuar dramatikisht dhe tragjikisht për 45 vjet?

Intervista e Oliver Schmitt-it nga Ad Krasta ishte si një lloj ballafaqimi ad absurdum!

Të gjitha pyetjet që ia drejtonte Oliver Schmitt-it Adi Krasta duhej t’ia drejtonte palës shqiptare.

Edhe për mesjetën e shkuar, edhe për mesjetën e sotme të errësuar nga gënjeshtrat.

A ishte diktatura hoxhiste kriminale e pyeti Krasta Oliver Schmitt-in?

Të isha në vendin e Oliver Schmitt do t’i përgjigjesha me të njëjtën pyetje Adi Krastës.

Do t’i thoja, ti Krasta që ke jetuar në diktaturë çfarë përgjigje i jep kësaj pyetje.

Se gazetarët nuk janë vetëm për të bërë pyetje!

Por Oliver Schmitt u përgjigj se “diktatura hoxhiste ishte ilegjitime, pasi ishte vendosur përmes dhunës me luftë civile !”

Diktatura është një krim kundër njerëzimit, thotë Chibli Mallat, profesor dhe ekspert i të drejtës ndërkombëtare.

Pra, kur thua diktaturë nënkupton krime kundër njerëzimit dhe anasjelltas.

Si krime kundër njerëzimit klasifikohen njëmbëdhjetë syresh që kanë në shenjestër civilë, pra njerëz vulnerabël, pa asnjë lloj mbrojtje, që bile edhe Zoti nuk i mbron dot! Krime kundër njerëzimit janë vrasja, burgosja, tortura, përdhunimi, persekutimi për motive politike, fetare, racore, transferim me forcë etj., të gjitha akte shnjerëzore të kryera me vetëdije. Sikur lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit.

Unë po i drejtoj vetes disa pyetje: A kanë ndodhur në Shqipëri prej 1944 vrasje, burgosje, tortura, varje në litar, internime, vrasje dhe burgosje të klerikëve, kundërshtarëve politikë, a i kanë internuar familjet e të dënuarve nëpër lagera, a ua kanë djegur të ardhmen fëmijëve të të dënuarve, duke i lënë pa shkollë, pa punë, duke ua shkelur të drejtat elementare të njeriut dhe a janë kryer këto vepra barbarike me vetëdije të plotë?

Dhe pyes rishtas veten: A janë duke u fshirë nga kujtesa kolektive krimet kundër njerëzimit të kryera nga diktatura hoxhiste prej 1944?

Të gjitha pyetjet e mia janë në fakt pyetje retorike që e kanë përgjigjen me vete, që kanë një përgjigje pohuese!

Po, diktatura në Shqipëri ka kryer krime kundër njerëzimit, veprimtari antihumane të pa dënuar këto tre dekada as nga politika, as nga elita, as nga shoqëria civile, as nga shtylla a katërt dhe as nga historianët të cilët sikur kanë censuruar dhe retushuar, të detyruar nga regjimi totalitarist, historinë shqiptare për 45 vjet kanë vijuar të njëjtën gjë edhe gjatë 30 viteve postdiktaturë, duke e varrosur të vërtetën historike si një temë tabu.

Po çfarë kanë bërë gazetarët e Tiranës që e kanë lënë ende këtë të vërtetë historike dhjetra pashë nën dhé ?

Kanë pritur  30 vjet historianin Oliver Schmitt për ta pyetur “a ishte kriminale diktatura hoxhiste”?!

A e ka kryer misionin gazetaria shqiptare gjatë këtij tranzicioni vajtues apo ka humbur  përgjegjshmërinë duke hyrë në marrëdhënie klienteliste me politikën?

A nuk bëjnë moderatorët, anchormen dhe anchorwomen e Tiranës gazetarinë e shpatullave të ngrohta, dmth sulmojnë njërën palë duke patur marrëdhënie morboze dhe okulte me palën tjetër?

A e përçudnojnë gazetarët e Tiranës të vërtetën, a e gjymtojnë, a e përgjysmojnë, a e deformojnë duke ia humbur gjurmët?

Edhe keto pyetje janë retorike me përgjigje të ditur pohuese. Po! Po! Po! Po!

Kur historiani i huaj Oliver Schmitt pohoi se diktatura hoxhiste ishte ilegjitime, sepse kishte ardhur në pushtet me dhunë dhe luftë civile, që do të thotë me luftë vëllavrasëse shqiptari kundër shqiptarit, shqiptari burgoste shqiptarin, shqiptari e vriste shqiptarin, shqiptari e spiunonte shqiptarin, atëhere e përse mbaruan pyetjet?

A mban dikush përgjegjësi për një qeverisje ilegjitime 45 vjeçare të mbështetur në dhunë, frikë dhe terror?

A duhet dënuar regjimi totalitarist me kushtetutë, po moralisht, po në sistemin shkollor ?

A duhet të barazohet nazizmi me komunizmin sikur e ka bërë BE?

Përse Shqipëria nuk e kujton sikur  Europa 23 gushtin si Dita e Kordeles të Zezë në memorie të viktimave të nazizmit dhe stalinizmit?

A  mban politika përgegjësi për shbërjen e memories kolektive,

për shfarosjen dhe fshehjen e historisë,

për kthim në tabu një periudhe gjysmë shekullore që barazohet me mijra e mijra vjet burgosje, vrasje dhe internime,

për kthimin në pushtet të bijve të nomenklaturës totalitariste,

të cilët edhe sot e kësaj dite as nuk i dënojnë veprat kriminale të etërve dhe as u kërkojnë ndjesë viktimave, por përkundrazi.

“Na kanë terrorizuar në katër breza. Shuma e përgjithshme e dënimeve, për gjithë familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!”, dëshmon monumenti i gjallë 92 vjeçar Lekë Pervizi!

Po sa shekuj vrasje, burgosje, tortura, internime llogariten në 45 vjet diktaturë komuniste në Shqipëri?

A i llogaritin të ashtuquajturit gazetarë të Tiranës apo do të vijojnë ta mbajnë gazetarinë të monopolizuar nga emra fix si një show entertainment për trushplarje!

A do të ketë zgjim të ndërgjegjes të shoqërisë në Shqipëri?

Kush do ta zgjojë ndërgjegjen e shoqërisë në Shqipëri?

Natyrisht jo ata që domenin e informimit publik e shohin sikur kasta politike shqiptare pushtetin!

Henry Grunwald, ish kryeredaktori i Times thoshte me të drejtë se “Gazetaria nuk mund të heshtë kurrë: ky është virtyti më i madh dhe faji i saj më i madh i gazetarisë. Gazetaria duhet të flasë dhe të flasë menjëherë, kur jehona e mrekullisë, e triumfit apo shenjat e tmerrit janë akoma në ajër.”

Në Shqipëri ka 76 vjet që gazetaria hesht ose  flet si qendrat e zërit të propagandës për të çoroditur dhe për ta zgjatur amnezinë e shoqërisë shqiptare.

Nëse gazetaria do të fliste sikur i takon, do të thosh: Shqiptarë ngrihuni ta rrëzojmë këtë sistem kalbësirë 76 vjeçar që na ka marrë peng të ardhmen e sa e sa brezave dhe vijon të na e ketë marrë peng ardhmërinë!

KORPUSI I PAQËS: NJË INSTITUCION AMERIKAN – Nga Frank Shkreli

Me rastin e 60-vjetorit të themelimit dhe të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

 

60-vjetë më parë, Senatori i atëhershëm, Xhon F. Kenedi, mbajti nje fjalim historik gjatë fushatës së tij për president në Universitetin e Miçigenit, në Tetor të vitit 1960 e që një vit më vonë çoi në formimin e entit që sot njihet si Korpusi i Paqës.  Me atë rast, Xhon F. Kenedi u bëri një thirrje emocionale studentëve universitarë amerikanë që të shkonin si vullnetarë, për një vit ose dy, në vendet në zhvillim e sipër anë e mbanë botës.

Në shkallët e Universitetit Miçigen, Xhon Kenedi sfidoi studentët amerikanë që t’i shërbenin vendit të tyre në kauzën për paqë duke jetuar dhe duke punuar në vendet ne zhvillim, anë e mbane botës.  Vetem disa javë pas atij fjalimi, studentët filluan të mblidhnin firma në mbështetje të kësajë ideje dhe kështu lindi Korpusi i Paqës.  Kongresi amerikan, si rrjedhim, miratoi në vitin 1961, legjislacionin duke i dhënë Korpusit të Paqës mandatin, “për të promovuar paqën dhe miqësinë në botë”. Ishte ky një ent i ri dhe mundësi e re për vullnetarët amerikanë të profesioneve të ndryshme që t’i shërbenin vendit të tyre dhe botës.

 

Megjithëse kanë kaluar 60-vjetë, kjo thirrje dëgjohet edhe sot ndërsa  shume të rinj e të reja amerikane i përgjigjen gjithnjë apelit të ish- Presidentit Kenedi për të shërbyer, vullnetarisht, anë e mbanë botës, në kauzë të paqës dhe të miqësisë midis popujve.  Misioni i Korpusit Amerikan të Paqës, atëherë dhe sot, është që vullnetarët e këtij enti qeveritar amerikan të ndihmojnë vendet në zhvillim, me qellim, që ato vetë të ndërmarrin programe dhe projekte zhvillimi; që të promovojnë  mirëkuptim më të madh ndaj amerikanëve nga të huajt dhe të kontribojnë, njëkohësisht,  edhe për një mirëkuptim më të madh të popujve, anë e mbanë botës, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Fillimisht, vullnetarët e parë punonin si mësues, por më vonë aktiviteti i tyre u zgjërua edhe në fushë të tjera, siç është zhvillimi ekonomik dhe programet në sektorët e mjedisit, teknologjisë, e tjera.

 

 

Natyrisht, se para 15 Marsit të vitit 1991 — datë kjo kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria lidhën marëdhëniet diplomatike pas 45 vjetësh, nuk kishte prani të Korpusit të Paqës në Shqipëri.  Grupi i parë i vullnetarëve i perbërë prej 21 vetash, sipas Korpusit te Paqes, ka mbërrijtur në Shqipëri Qershorin e vitit 1992 dhe menjëherë filluan veprimtarinë e tyre duke dhenë mësim në anglisht në shkolla të mesme dhe universitete.  Ky grup u pasua nga 12 vullnetarë të tjerë që morën pjesë në një projekt të zhvillimit të biznisit të vogël.  Programi për Shqipërinë u zgjërua përsëri në vitin 1995 me 15 vullnetarë që u aktivizuan në një projekt bujqësor. Ç’prej arritjes së grupit të parë të pjesëtarëve të Korpusit të Paqës në Shqipëri, më shumë se 800-vullnetarë kanë shërbyer gjatë këtyre 30-viteve të normalizimit të marrëdhënieve me vendin e shqiponjave, ndërkohë që Shqipëria ishte atdheu i dytë për ta, për aq kohë sa kaluan atje.

 

Në vitin 1997, ishte në plan që programet e Korpusit të Paqës në Shqiperi të shtoheshin dhe të zgjëroheshin edhe më shumë, por tragjedia e vitit 1977 në Shqipëri çoi në evakuimin e të gjithë vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqës, si dhe në mbylljen e misionit të tij në Shqipëri.

 

Pas një mungese prej gjashtë vjetësh, vullnetarët e Korpusit te Paqës ishin ri-kethyer në Shqipëri për të filluar trajnimet për një projekt në ndihmesë të bashkive dhe për zhvillimin e projekteve për mësimin e gjuhës anglisht, si edhe për projekte të tjera të shërbimit shëndetësor e të tjera.  Sipas Korpusit të Paqës, vullnetarët e këtij enti amerikan — në Shqipëri kanë punuar dhe kanë bashkrenduar gjithë aktivitetin e tyre me organizma dhe ente të qeverisë shqiptare, si dhe me USAID në Tiranë, me organizata jo qeveritare shqiptare, si due me universitete dhe me drejtorë shkollash, anë e mbanë Shqipërisë.  Vullnetarët e Korpusit të Paqës në Shqipëri kanë marrë pjesë edhe në projekte siç janë planifikimi urban, zhvillimi ekonomik, zhvillimi turistik, planifikimi strategjik si edhe në promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike, ashtuqë që ata të kenë një zë vendimarrës, në komunitetet  ku jetojnë.

 

Veprimtaria e vullnetarëve të suksesshëm të Korpusit Amerikan të Paqës është një kontribut me vlerë për të dy palët, pasi ndihmon në njohjen dhe mirë-kuptimin e përbashket midis popujve dhe shteteve.  Le të shpresojmë që në këtë 30-vjetor të rivendosjes së marrëdhenieve midis Washingtonit dhe Tiranës, që po afrohet, vullnetarët e Korpusit të Paqës në Shqipëri, të krijojne lidhje dhe njohuri pozitive me shqiptarë e shqiptare, anë e mbanë vendit, te cilët rradhë herë kanë mundësi kontaktesh me amerikanë dhe që veprimtaria e këtyre vullnetarëve amerikanë në Shqipëri të kontribojë edhe në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy popujve tanë ne 30-vjetorin e ri-vendosjes se marreëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

 

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara në Tiranë, Zonja Juri Kim në një mesazh urimi në twitter drejtuar vullnetarëve me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Korpusit të Paqës, thotë se ata përfaqësojnë gjërat më të mirat të Shteteve të Bashkuara dhe anasjelltas.  Duke i falënderuar vullnetarët e Korpusit të Paqës për shërbimin e tyre, Ambasadorja amerikane shkruan se mezi pret këthimin e tyre në Shqipëri, pas zhdukjes së Covid-19.  Ndërsa, Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Antony J. Blinken, në mesazhin e tij me rastin e 60-vjetorit të Korpusit të Paqës shprehet se, “Jam i vetdijshëm se vullnetarët e Korpusit të Paqës mezi presin të këthehen në shërbimin e tyre sa më parë që të jetë e sigurt për të bërë një gjë të tillë. Dhe kur të këthehen”, në vendet e tyre të punës, shtoi kryediplomati amerikan, “ata do të jenë ambasadorët më të mirë të vlerave Amerikane”, në botë.

Brukselizmit i ka zënë rrota bishtin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në mbështetje të analizës

së nacionalistit Gjok Dabaj

 

Në numrin e sotëm të Portalit “Fjala e Lirë”, 02 mars, lexova analizën e intelektualit nacionalist Gjokë Dabaj, me titull “Hajvanllëqet e Evropës nuk kanë të mbaruar”.

Në krye të analizës, Redaksia e Portalit kishte bërë prezantimin e këtij intelektuali të nderuar, për çka Prof.dr. Fatmir Terziu meriton falënderime të përzemërta.

Analizat e intelektali Gjokë Dabaj, të botuara shpesh herë në faqet e këtij Portali, dëshmojnë më së miri se ai është një atdhetar i madh, një shqiptar i vërtetë. Me këtë rast, dëshiroj ta përshëndes dhe t’i shtrëngoj dorën për analizën e shkëlqyer. Ai, me shumë të drejtë, Evropës ia ka nxjerrë bojën paq. Unë, në analizat e mia, duke pasur parasysh largimin fort domethënës të Londrës nga Bashkimi Evropian, Evropën nuk e kam quajtur më Evropë, por e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj Brukselizëm. Në qoftë se Brukselizmi do të kishte pasur sadopak tru në kokë, duhej të kishte rënë në përsiatje të thella pas largimit të Anglisë, si një ndër shtetet më me autoritet në botë. Brukselizmit i ka zënë rrota bishtin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po të mos ishin Shtetet e Bashkuara, Brukselizmi do të ishte përqafuar dhe puthur me kohë me Moskën. Ai sulmi i Makronit kundër NATO-s ishte me domethënie të thellë. Nga tribuna e Brukselizmit Makroni deklaroi: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”. Kjo ishte një deklaratë sa e turpshme, aq edhe paradoksale. Kjo ishte mosmirënjohja më e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Anglisë, të cilat luajtën rolin vendimtar për zbarkimin e trupave të tyre në Normandi në qershor të vitit 1944, pikërisht për çlirimin e Perëndimit evropian nga nazizmi. Por, çuditërisht, askush nga mumjet e parlamentit të Brukselizmit nuk iu kundërvu Makronit për deklaratën e tij antiamerikane, antiangleze dhe proruse. Ç’t”i bësh! Makroni, si politikan prorus, me këtë deklaratë ka dashur të thotë që Shtetet e Bashkuara duhet të hiqen qafe nga Perëndimi evropian. Harron, i shkreti, se sikur amerikanoanglezët të mos kishin zbarkuar në Normandi, Perëndimi evropian do të kishte rënë nën çizmen ruse. Se Stalini, pas ndarjes që i bëri Polonisë me Hitlerin në shtator të vitit 1939, kishte përgatitur planin për sulm kundër Gjermanisë, i cili, siç ka deklaruar gjenerali Ivanov, do të fillonte të djelën e 06 korrikut 1941. Dhe strategjia e Stalinit ishte që sulmin do ta ndalte në Gjibraltar, në përputhje me Testamentin e Pjetrit të Parë për pushtimin e Evropës nga Rusia. Sikur të ishte vënë në jetë ky plan, Perëndimi evropian do të qe katandisur të fliste me vete, siç u katandisën vendet e bllokut komunist. Por plani i Stalinit nuk u realizua se Hitleri, po sipas gjeneralit Ivanov, ia rrëmbeu iniciativën nga dora dy javë përpara, më 22 qershor 1941.

Sa për qëndrimin e Brukselizmit jo vetëm ndaj Shqipërisë Londineze, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për faktin se Brukselizmi vepron në sinkroni të plotë me shovinizmin rusomadh, i cili ka qenë dhe vazhdon të mbetet armik i betuar i kombit shqiptar, sepse ka luajtur një rol vendimtar për copëtimin e trojeve tona etnike që prej Kongresit të Berlinit të vitit 1878, deri në Konferencën e Londrës të vitit 1913 dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku Rusia ka qenë violina e parë, për çka unë kam folur me gjuhën e fakteve në analizën me titull “Rusia, kjo armike e betuar e kombit shqiptar”, të botuar në internet në vitin 2009.

Feniks, Arizona

02 mars 2021

GJENIA SHKODRANE NË LIBRIN E XHAHID BUSHATIT PËR TEATRIN ‘MIGJENI, Botime ALBAS, Tiranë, 2019. – Shënime nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

 

Një dhuratë tejet e çmuar për mua nga Shkodra në javët e para të këtij viti – libri “Teatri ‘Migjeni’, kujtesa e një qyteti” (Biografi, role, intervista, kujtime, biseda, dëshmi, dorëshkrime, ditare, letra, arkiv.. etj.).

Autori i librit Xhahid Bushati, miku im i hershëm që nga fillimi i viteve ’70, është shkrimtar shumë i njohur, me dhjetëra libra të botuar të letërsisë për fëmijë të të gjitha moshave dhe me shumë libra për të rritur, lëvrues i shquar i poezisë, i përrallës, i tregimeve, novelave, pjesëve për kukulla, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, i botuar në revistat e specializuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi, pjesëmarrës aktiv dhe i vlerësuar në panairet shqiptare të librit, me rol të rëndësishëm në funksione drejtuese në Shoqatën e pavarur të shkrimtarëve shqiptarë të letërsisë për fëmijë e të rinj. Ai është mësimdhënës që nga mesi i viteve ’70, fillimisht në malësitë e Kukësit, më pas në malësitë e Veriut dhe në qytetin e lindjes, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, kritik dhe studiues serioz i letërsisë, njeri dhe artist me interesa shumë të gjera dhe me pasion e dashuri të mëkuar qëkur ka lindur për Shkodrën e tij, qytetin tonë të përjetshëm.

 

XHAHID BUSHATI

Që nga mesi i viteve ’80, pas specializimit pasuniversitar në Universitetin e Tiranës, Xhahid Bushati u muar për 15 vjet me gazetari kulturore në Radio Shkodra. Këtu zuri fill edhe libri për Teatrin “Migjeni”, i cili ia mori autorit të tij 31 vjet punë.

Pa të gjitha cilësitë dhe përvojat e mësipërme vështirë të mund të përfytyrohej poetika e kujtesës së qytetit, e përbërë nga jetëshkrime aktorësh, burime arkivore, koleksione gazetash dhe revistash, dëshmi kolegësh, dorëshkrime të vetë aktorëve, letra, intervista që i ka marrë autori i librit, nuk mund të kuptohej poetika e ngjizjes dhe krijimit të këtij libri, i cili përfshin dekada të tëra kujtese të disa brezave të artistëve shkodranë, nuk mund të kuptohet as poetika e leximit të këtij libri.

Teatër është një fjalë e greqishtes së vjetë që do të thotë “vend për të parë”, pra vend ku njerëzit shkonin e shkojnë për të parë jetën e tyre të shndërruar në art. Është hapësirë e shenjtë për aktorët. Është rreze rëntgen për shpirtin e kohës dhe të shoqërisë. Teoritë përkatëse e shikojnë si formë arti të së tashmes: ai ekziston vetëm në të tashmen, dhe menjëherë zhduket. Këtë përgjegjësi e kanë ndjerë edhe aktorët e mëdhenj të Shkodrës. “Në teatër çdo natë lind, rritet dhe vdes një vepër”, është një fjalë e urtë të cilën Bep Shiroka dhe kolegët e tij e kishin si refren të jetës. Prandaj për këtë formë të artit thonë edhe se është një realitet që ekziston vetëm në mendjen e publikut, për rrjedhojë vetëm në kujtesën e publikut.   Edhe Xhahid Bushati e shikon, me të drejtë, si kujtesë të qytetit të Shkodrës teatrin “Migjeni”.

37 emra që i dhanë kuptim më të plotë jetës shkodrane dhe gjenisë shkodrane

Janë 37 emra të mëdhenj pa të cilët Shkodra mijëravjeçare do të ishte e mangët, 37 emra që i dhanë kuptim më të plotë jetës shkodrane dhe gjenisë shkodrane në gjithë gjysmën e dytë të Shekullit XX dhe në gati krejt çerekun e parë të Shekullit XXI.

Xhahid Bushati, në librin e tij, i pari dhe deri tani i vetmi për Teatrin “Migjeni”, një libër që vetëm ai (siç do ta argumentojmë në këto shënime) mund ta shkruante, i ka sjellë këtu sipas rendit alfabetik. Këtij rregulli nuk i binden vetëm emrat Paulin Lacaj ( 28 prill 1914 – 14 janar 1976) dhe Fejzi Spahija. I pari është ai që mendoj se, po të mos mendojnë për historinë e teatrit themeluesit e saj, nuk do të ketë kush të mendojë. Dhe u bë edhe themelues i arkivit, ku ka gjetur lëndë edhe ky libër, ku mund të gjejnë lëndë të gjithë librat, të gjitha veprat e artit që do t’i kushtohen në veçanti këtij institucioni dhe në tërësi këtij qyteti që është djepi i kulturës sonë kombëtare. Lacaj e kuptonte se, me kohën, gjithçka që do të shqiptohej në skenën e teatrit, do të shuhej në eter dhe se ai arkiv do të ishte pavdekësia e teatrit. (“Për të e rëndësishme ishte çdo gjë: një telegram, një ftesë teatri, një pjesë, një shirit incizimi, data se kur është dhënë shfaqja, platforma e regjisorit…”) Autori i librit vë re një veçanti karakterizuese të Lacajt, gjithçka e shkruante me penë. Megjithëse e zotëronte makinën e shkrimit, ai parapëlqente bukurshkrimin e tij, atij ia besonte jetëgjatësinë arkivit, joshjen ndaj studiuesve që do të interesohen për historinë e teatrit. Në fakt, Lacaj çonte më tej traditën e skribëve, shkruesve të saktë e të bukur të teksteve, pa të cilët deri vonë as që mund përfytyrohej asnjë burokraci. Nga kjo trashëgimi, autori i librit, ka shkëputur një faqe shembullore, atë të organikës së parë, mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave, datë 24 nëntor 1949, mbi themelimin e teatrit profesionist të Shkodrës, i cili hynte në fuqi më 1 dhjetor 1949.

I dyti, Fejzi Spahija, aktor dhe më vonë drejtor i insitucionit, mendon dhe punon për pavdekësinë e teatrit në një mënyrë tjetër, ai shkruan ditar.  Në libër vijnë fletë ditari nga vitet 1960-1961, shumë të rëndësishme për rritjen profesioniste të institucionit. Ndër të tjera janë penelatat brilante për përcjelljen që ia bëri Shkodra piktorit Simon Rrota, i ndarë nga jeta me 28 janar 1961 dhe eklipsit të diellit të 15 shkurtit të atij viti.

Pa i periodizuar, thjesht mbi kritere enciklopedike, sipas renditjes alfabetike, vijnë 35 emrat e tjerë të mëdhenj: Adem Kastrati (13 shkurt 1909 – 14 qershor 1972), Andrea Skanjeti (21 gusht 1906 – 29 nëntor 1992), Antoneta Fishta (22 janar 1922 – 26 tetor 2006), Athanas (Tano) Banushi (4 shkurt 1927 – , Bep Shiroka (25 shtator 1933 – 1 korrik 2010), Çezarina Çiftja (26 shkurt 1927 – 16 maj 2008), Esat Oktrova (28 prill 1930 – 21 mars 2001), Fadil Kraja (1931), Fatbardh (Bardh) Smaja (2 shtator 1956 – shtator 2016), Gjosho Vasia (28 tetor 1931 – 31 dhjetor 2019), Hajrije Sula, Hasan Smaja (25 korrik 1922 – 23 korrik 1997), Jolanda (Landi) Shala (14 maj 1947 – 22 nëntor 1984), Julka Kakarriqi, Justina Alia, Lec Bushati (10 korrik 1923 – 16 shtator 1996) , Lec Fishta (5 mars 1920 – 4 korrik 1995), Lec Shllaku (3 nëntor 1921 – 4 gusht 2007), Mirjam Bruçeti (15 mars 1949 – , Ndrek Prela (13 mars 1920 – 14 nëntor 2011), Ndoc Deda ( – 22 shkurt 1983) , Nefail Piraniqi (18 mars 1940 – 8 shkurt 1996), Paulin Preka (2 shkurt 1935 – , Pjetër Deda, Pjetër Gjoka (2 gusht 1912 – 12 maj 1982), Preng Lëkunda (6 korrik 1921 – 3 mars 1968), Ramiz Rama (9 nëntor 1911 – 3 korrik 2015), Roza Xhuxha (Anagnosti) (27 tetor 1943) , Serafin Fanko (24 maj 1937 – 29 nëntor 2017), Tefë Krroqi (28 shtator 1924 – 1 dhjetor 1995), Tinka Kurti (17 dhjetor 1932), Violeta Sekuj, Zef Deda (27 korrik 1950), Zef Jubani (2 dhjetor 1910 – 1 dhjetor 1958), Zyliha Miloti (11 janar 1946).

Janë të gjithë zëra enciklopedikë, ku kërkohet që dijetari të bëhet një me artistin e fjalës, stili shkrimor dituror të bëhet një me stilin letrar, çka këtu është arritur më së miri.

Janë të gjithë emra që i zgjojnë nostalgji një brezi më të hershëm se ne, brezit tonë, si dhe brezave pas nesh. Shumë prej tyre kam pasur fatin t’i ndjek në skenën e teatrit “Migjeni” në periudhën time të shkurtër studimore në Shkodër, ndonjë prej tyre edhe e kam takuar e njohur më nga afër në mjediset kulturore shkodrane, më vonë edhe në mjedise të kryeqytetit. I kam ndjekur gjithnjë në emisionet “Teatri në mikrofon” apo “Teatri në ekran” të asaj kohe. Disa prej tyre edhe në filmat që ata kanë luajtur. Shumë nga ata që nuk kam pasur si t’i njoh as t’i shoh, kishin filluar jetën e tyre të dytë, të shndërruar në legjendë, në Shkodrën e tyre. Nga yje tokësorë ishin shndërruar tashmë në yje qiellorë. Nga yje të përditshmërisë shkodrane ishin shndërruar në yje të qiellit të përjetësisë së artit shkodran dhe atij kombëtar.

Nga këndi i një admiruesi të përkushtuar, aq më tepër i një bashkëqytetari, i një njohësi të afërt, nganjëherë edhe shoqëror e familjar, si dhe të një hulmtuesi të zellshëm e të palodhur iu është qasur Xhahidi, i cili ka pasur fatin e veçantë, të privilegjuar, se është lindur e rritur me artin e tyre. Pa këtë përmasë që e përshkon tejendanë librin, vështirë se do t’ia arrinte të sillte jetën 70 vjeçare të Teatrit “Migjeni”, të përbërë nga jetë dhe vepra të të gjithë atyre 37 emrave, të denjë secili për romane më vete.

Kjo jetë 70 vjeçare ka një parajetë që daton, për skenën teatrore, që nga viti 1880, me lindjen e artit amator, por edhe në karnavalet të cilat askund nuk ishin më të bukura se në Shkodër derisa i ndaluan më 1967, prej ku degëzohen teatri dhe humori, të pasuara në estradën, në dramën dhe në komedinë, prej ku degëzohen arti muzikor dhe artet e lojës skenike, derisa pikërisht në Teatrin “Migjeni” do të luhej opera e parë shqiptare, “Mrika”.

Lexuesit i është lehtësuar gjithçka që, nëpërmjet renditjes alfabetike, të bëjë vetë renditje të tjera sipas rrafshesh të ndryshme që libri i ngërthen thellë vetes. Sipas kësaj poetike, do të kishim disa nën-ndarje të emrave të mëdhenj të teatrit shkodra, si (1) jetë të ndërprera (2) talente të ndërprera (3) jetë dhe talente të mbijetuara (4) jetë dhe talente të përmbushura. Në mënyrë të përmbysur do të kishim ata që patën fat në jetë dhe në karrierë, ata që patën peripeci në jetë dhe në karrierë, ata që nuk patën fat të bënin karrierë dhe ata që nuk patën fat të jetonin.

Në kohën tonë qarkullonte shpesh e kudo thënia e Gorkit se rruga e artit është e shtruar me gozhdë.  Për artin skenik në Shkodër majat e gozhdëve ndoshta ishin më të mprehta se kudo tjetër. Artistët e skenës përballeshin me luftën e klasave në shoqëri e në arte, me biografitë e tyre, me sfidat e rritjes artistike, deri me sfidat e jetës së tyre të përditshme.

Vdekjet engjëllore në Teatrin “Migjeni”

Jetë dhe karrierë e ndërprerë është Zef Jubani, sinonim i vetë Teatrit. Në moshën 48 vjeçare, në kulmin e tij artistik, Zefi vendosi të mos e dërgojë shpirtin e tij në qiell, por ta mbajë brenda atyre mureve, ku kishte jehuar edhe zëri i tij. Me biletën në xhep për të parë operën e Prenk Jakovës, papritur e pakujtuar, ai, në krahët e shokëve pushon së jetuari dhe nis përjetësinë e tij. Deri atëherë ka realizuar 40 role, secili më kryevepër se tjetri. I mbeten pa luajtur edhe dhjetëra role të tjera. Vdekja e tij është ëngjëllore.  Xhahid Bushati nuk ka pasur si të takohet, si të njihet, si të bisedojë me Zefin, por arrin të takohet me jetën e Zefit, të njihet e të bisedojë me të nëpërmjet kujtimeve të Tinka Kurtit, Ymer Balës, Ndrekë Prelës, Violeta Sekujt, Bep Shirokës, Antoneta Fishtës, Lec Bushatit, Dionis Bubanit, Xhemal Brojës. Xhahidi i drejtohet metaforikisht Jubanit: “Këto kujtime i mblodha siç mblidhen xixëllonjat, por nëpër vite.”

Në të njëjtën mënyrë Xhahidi rindërton jetën Pjetër Dedës, babait të aktorit Zef Deda, atij që ndërtoi traditën e skenografisë në Teatër, i larguar këso bote në moshën 36 vjeçare. Xixëllonjat e kujtimeve tregojnë se ishte një vizatues i pashoq. Ishte i vetmi që u ndodh pranë Gjergj Fishtës në çastin e vdekjes dhe e përjetësoi atë moment me laps e letër. I tij, në laps e letër, është edhe portreti më i njohur i Mjedës. Ai është rritur jetim, është nga një familje e varfër brez pas brezi. Dhe pas vetes lë, po ashtu, fëmijë të varfër e jetimë. Edhe vdekja e tij është ëngjëllore.

Në një tjetër dritë, tashmë intime, sjell autori Nefail Piraniqin, mikun e tij të ngushtë, me shumë miq të përbashkët, të cilit vdekja ia ndërpreu jetën dhe karrierën në moshën 56 vjeçare. Është një tjetër vdekje engjëllore në Teatrin Migjeni.

Jetë dhe karrierë e ndërprerë dhimbshëm dhe trishtueshëm, në moshën 29 vjeçare, është Çezarina Çiftja, aktorja e parë e profesioniste e teatrit “Migjeni”, së cilës teksa bisedon me autorin e librit, i shpëton një lot “mbi faqen e mplakur…”. Një jetë dhe karrierë e ndërprerë, një poemë tragjike, një dhimbje që për Shkodrën, qytetin më artdashës në botë, nuk ka të shuar as të mbaruar kurrë është Jolanda Shala. Në kapitullin e saj, Xhahid Bushati shpalos poetin më shumë se në çdo kapitull tjetër të librit të tij: “Një jetë me ëndrra! Çelën në maj, u venitën dhe u thanë në nëntor. Një rriskë qielli mbushur me xixëllonja maji!” Më tej: “Fëmijëria e saj rrinte si pikë loti mbi qerpikun e njomë, pezull mbi faqen e brishtë. Prindërit i vdiqën herët.” Të papërsëritshme janë edhe portretet e prindërve të saj, Gasprit, babait violinist virtuoz, Marijes, këngëtares me zë të ëmbël të jareve shkodrane. Është edhe kjo një vdekja engjëllore në Teatrin “Migjeni”.

            Jetë dhe karrierë e ndërprerë është Preng Lëkunda, i larguar nga jeta në moshën 47 vjeçare, në kulmin e përkryerjes artistike në teatër dhe në fillimet e para në kinematografi, pas një sëmundje që e mori brenda ditës. Reklama e shfaqjes ku ai do të luante në mbrëmje, do të hiqej. Preng Lëkuda vdiq! Shfaqja nuk do të jepet. Shkodra mezi mban frymën. Është vdekje tjetër engjëllore në Teatrin “Migjeni”.

Ndërprerjet dramatike në Teatrin “Migjeni”

Karrierë e ndërprerë është Ndoc Deda, i ardhur edhe ai nga një mjerim i skajshëm familjar. E fillon jetën e teatrit 13 vjeç dhe ia ndërpresin kur ai është 44 vjeç. Më 8 maj 1951 kur ia vënë prangat dhe bën 8 vjet burg të rëndë në kampet e punës. Pas daljes nga burgu i kthehet jetës teatrore amatore, por kurrë asaj profesioniste.

Karrierë e ndërprerë, pa rikthim, për arsye biografike, është aktorja Hajrije Sula. Karrierë e ndërprerë dhe e mbijetuar është Justina Alia, e goditur pas Plenumit të IV-t për shkak të Festivalit të 11-të Këngës në Radiotelevizion.

Karrierë e ndërprerë është edhe Lec Bushati, epiku më i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, i përballur pothuaj gjithnjë e tejet suksesshëm me role të mëdhenj. Zërin e tij shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë qëkur ai dubloi zërin e Skënderbeut në filmin sovjetik për Heroin tonë Kombëtar. Portreti i zëri të tij, që duket sikur e shqiptojnë grykat e maleve, është më harmonik se te kushdo tjetër me portretin fizik të njeriut. Lec Bushati e ndërpreu karrierën e tij në Paris, kur në sheshxhirimin e tij të fundit, pësoi krizë në zemër dhe iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë. Kështu që në njëzet ditët e fundit të jetës së tij Lec Bushati nuk i pa më skenat as sheshxhirimet.

Të gjithë këta emra janë sinonim i Teatrit “Migjeni”

Jetë dhe karrierë e përmbushur është Andrea Skanjeti, njëri ndër tre regjisorët (bashkë me Esat Oktrovën dhe Serafin Fankon) dhe njëri ndër tre dramaturgët (bashkë me Fadil Krajën dhe Serafin Fankon) që ka lënë përjetë vulën e tij në teatrin “Migjeni”. Skanjeti ka bërë mbi 300 regji në këtë teatër dhe plot të tjera në teatrin e kukullave, është vlerësuar gjithnjë nga kritika bashkëkohore dhe ka marrë titullin më të lartë të atëhershëm, Artist i Popullit. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Athanas (Tano Banushi), të cilin Xhahid Bushati e quan “univers aktoresk”. Ka dalë mbi 1000 herë në skenën e teatrit, ka realizuar mbi 1000 personazhe, në mënyrë brilante. Është aktori komik shqiptar me rrezatimin më të gjerë. Autori i librit nuk ka përtuar t’i shterojë të gjithë përfundimet e arritura nga njohësit më të thellë të artit të tij shumë kompleks dhe të sjellë edhe analizat e sintezat e tij. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Bep Shiroka aktor i roleve të mëdha në drama dhe komedi. Në më se 40 vjet karrierë ka luajtur 160 drama e komedi dhe në shumë filma. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Fadil Kraja, i cili ka në fondin e teatrit rreth 60 drama. Pa to, ky institucion nuk mund të kuptohet. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Hasan Smaja, me mbi 100 role në estradë, realizuar plot kolorit dhe dhe me larmi të pashoqe. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Ndrek Prela, nga 91 vjet 60 prej tyre në skenë dhe ekran, aktor i paharrueshëm i përkryerjes së të ashtuquajturave role të vogla. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Paulin Preka, tetë vite në teatrin e dramës dhe 37 vite në teatrin e estradës, duke realizuar mjeshtër me qindra personazhe. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Serafin Fanko si aktor, regjisor dhe dramaturg që solli përmasën moderne në teatrin e Shkodrës dhe me ndikim në teatrin e kinematografinë shqiptare. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Tinka Kurti, “interpretuesja rrezatuese, me një diapazon të gjerë aktorial në skenë dhe në kinematografi,” – siç e cilëson Xhahid Bushati. Jetë dhe karrierë e përmbushur është Zyliha Miloti me mbi 50 vjet në skenë. Të gjithë këta emra janë sinonim i Teatrit “Migjeni”.

            Aktorë shumëplanësh, artistë shumëtalentësh

Aktore shumëplanesh është Atoneta Fishta, e sukseshme rolet komike, dramatike dhe në kinematografi. Tano Banushi siç nënvizon Xhahid Bushati, “ishte aktor shumëplanësh. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, parodinë, vodevilin, farsën, intermexon etj.”.  E suksesshme në dramë e komedi është Mirjam Bruçeti. I suksesshëm në teatër e kinematografi është Ndrek Prela. Aktor i sukseshëm drame dhe humori është Paulin Preka. Aktor i sukseshsëm i dramës dhe komedisë është Ramiz Rama. E suksesshme në teatër dhe kinematografi është Tinka Kurti. Aktore e sukesshme e dramës dhe komedisë është Zyliha Miloti.

Artist shumëtalentësh e personalitet i shumanshëm është Andrea Skanjeti, “drejtor, regjisor, dramaturg, përkthyes, shkrimtar, filatelist, përgatitës fjalori…” Artisti Bep Shiroka tregonte se në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve nuk ishte pranuar si aktor, por si piktor. Me pikturë ka vazhduar të merret gjithë jetën. Ka marrë pjesë në ekspozitat e arteve figurative në Shkodër 25 vjet rresht. . Ishte edhe fotograf. Përveçse aktor i suksesshëm i dramës dhe komedisë, ai është autor i 30 skenografive në teatrin “Migjeni”. Një pasion që e ka shoqëruar nga fëmijëria deri në fund të jetës është ai për kanarinat. Fatbardh Smaja ishte klarinetist i talentuar dhe piktor krahas kushtimit ndaj teatrit dhe televizionit. Gjosho Vasia “parodist e kupletist, aktor e imitues, këngëtar duet me kitarën e tij ‘besnike'”, madje edhe kompozitor e autor tekstesh të këngëve. I tillë është edhe Zef Deda. Kitarist e prestixhator, përveçse kupletist i pashoq është Hasan Smaja. Këngëtare, aktore shumplanëshe e teatrit dhe kinematografisë është Justina Alia. Nefail Piraniqi, krahas galerisë së roleve, ka lënë pas vetes edhe batuta pafund me humorin e tij karakteristik shkodran. Preng Lëkunda deri në fund të jetës krahas skalitjes së roleve u muar me skalitjen e vargjeve poetike. Serafin Fanko, regjisori i katërt i teatrit “Migjeni” është gjithashtu aktor, është dramaturg, është skenograf (ka bërë 18 skenografi të shfaqjeve të veta dhe të kolegëve), i shquar është edhe në Teatrin e Poezisë. Tefë Krroqi është aktor, iu përkushtua poezisë deri në fund të jetës. Shkroi dramë. U muar me përkthime dhe me punë botuese.

Xhahid Bushati e mrekullon lexuesin në çdo faqe të librit të tij duke u marrë në masën e duhur me çdo aspekt të lartpërmendur të 37 figurave të teatrit “Migjeni”. Dhe çdo lexues, në mënyrë të pavarur, mund të nxjerrë prej këndej përfundimin e tij se këta aktorë të mëdhenj, këta artistë të talentuar të Shkodrës dhe të kombit, para se të jenë të tillë, janë njerëz me botë të madhe.

Itinerare teatrore

7 nga të 37 emrat e mëdhenj të artit teatror shkodran nuk kanë lindur në Shkodër. Antoneta Fishta lindi në Vjenë, kur është 6 vjeçe dhe banon me familjen në Korfuz mbetet jetime nga nëna, kthehet në Shqipëri, ia kushton jetën dhe talentin Shkodrës, vdes në Itali. Esat Oktrova lind në Pogradec, mbaron studimet në Moskë, është regjisori i tretë i Teatrit “Migjeni”, për tetë vjet punë, krijon shkollën “Oktrova”, – siç nënvizon Xhahid Bushati. Me origjinë prej babait nga Shkodra, lind në Jugosllavi, në Korçola, Julka Kakarriqi, më 1928, kthehet në Shkodër, ku punon mësuese e pastaj aktore deri në pensionim. Ndrek Prela lindi në Tivar, 5 vjeç erdhi në Shkodër, më 1927 me familjen mërgojnë në Argjentinë, rikthehen në Shkodër, ku ai vdes në moshën 91 vjeçare, pasi ia kushtuar gjithë shekullin e tij. Pjetër Gjoka lindi në Ulqin, erdhi 2 vjeç në Shkodër, ku kaloi fëmijërinë dhe rininë. Jetën dhe karrierën i vazhdoi e i mbylli në Tiranë pa u shkëputur asnjëherë nga Shkodra dhe shkodraniteti i tij. Roza Xhuxha (Anagnosti) lindi më 1943 në Tiranë në një familje mirditore. Një vjeçe vjen në Shkodër ku transferohet babai oficer. Ka një karrierë të pasur në “Migjeni”, para se të vendoset në Tiranë. Tinka Kurti lindi në Sarajevë më 1932, në moshë të re vjen në Shkodër, ku arrin majat e karrierës. Aktorja e regjisorja Violeta Sekuj vjen me martesë në këtë qytet, të cilit ia kushton jetën dhe karrierën.

Është pothuaj rregull: emrat e mësipërm, me ndonjë përjashtim, kanë ardhur nga jeta tejet e gjallë amatore e qytetit, janë formuar në teatër dhe kanë krijuar secili shkollën e vet teatrore. Nuk janë të pakët ata që kanë ardhur nga një fushë krejt tjetër e jetës. Bep Shiroka është nisur për piktor dhe është bërë aktor. Fatbardh Smaja është nisur për muzikant dhe është shkolluar për këtë, pastaj e ka bërë për vete përfundimisht teatri. Edhe i ati Hasan Smaja e nisi jetën si muzikan me një orkestër të vogël popullore, si sportist me një skuadër futbolli. Paulin Preka e nisi jetën si mekanik, e vazhdon si marangoz, pastaj kalon në jetën amatore e profesioniste teatrore. Pjetër Gjoka  më 1933 është mbrojtës në ekipin e futbollit “Vllaznia”, më 1934 është kampion kombëtar dhe përfaqësues i vendit në Olimpiadën Ballkanike të Athinës në trehapësh dhe në stafetë. Është edhe muzikant, pjesëtar i bandës së qytetit në instrumentin e kornos. Në vitet ’30 është ndër  tenorët më të mirë të kohës, saqë Tefta Tashko Koço është e interesuar për një bursë për Konservator. Por pasioni për teatrin triumfon ndaj të gjitha pasioneve. Preng Lëkunda e nisi jetën si endacak nëpër çadrat e ciganëve, edhe pa bukën e gojës. Dhe nuk dihet si erdhi tek Teatri. Me fëmijëri tragjike është edhe Serafin Fanko. Ai niset për balerin. Madje në Asamblin e Ushtrisë. Largohet prej andej dhe merret me punë të tjera. Pastaj vjen shkollimi i lartë në vend dhe jashtë vendit për aktor. Zef Deda e nis jetën si tornitor në Vaun e Dejës, e zbulon Gjosho Vasija si artist dhe jeta e tij merr tjetër rrugë.

***

Djepi i kulturës sonë kombëtare, kryeqyteti antik ilir, qyteti shqiptar më iluminist, Shkodra kishte tri institucione me të cilat e sfidonte statusin e provincës: Institutin e Lartë Pedagogjik, Teatrin “Migjeni”, klubin “Vllaznia”.

Xhahid Bushati, me librin për teatrin “Migjeni” hedh dritë në një nga këto përmasa. Ndërkohë ai nuk ka pushuar dhe nuk pushon së kërkuari dhe së punuari për të ndriçuar në të gjitha përmasat gjeninë shkodrane.


Send this to a friend