VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëri – narko shteti – Nga Martin Henze*

By | June 15, 2019

Komentet

Ekspertët: Në takimin e 2 shtatorit nuk do të ketë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi

Njohësit e proceseve politike në Prishtinë dhe Beograd nuk besojnë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në takimin e 2 shtatorit që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ata thonë se njoftimi i papritur i ambasadorit Richard Grenell për këtë takim, vjen për faktin se administrata e presidentit Donald Trump është e interesuar që të përfundojnë çështje të politikës se jashtme para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Porse, sipas analistëve politikë, takimi i 2 shtatorit mund të jetë edhe si shtysë për procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Mundësitë që palët të dalin me ndonjë marrëveshje nga takimi janë shumë të vogla, thotë analisti politik, Agon Maliqi.

Sipas tij, nga ky takim, në rastin më të mirë, palët mund të dalin vetëm më një deklaratë të përbashkët që shpreh gatishmëri për arritje të marrëveshjes finale.

“Nuk do të ishte përjashtuar, edhe pse është më pak e mundshme, diçka në natyrën e një deklarate të përbashkët e synimeve për arritjen e një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse siç ishte ajo mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara ku palët thjesht zotohen për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thotë Maliqi.

Por, njohësi i çështjeve të Ballkanit, Dushan Janjiq, thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një situatë të komplikuar politike për shkak se është vit zgjedhor, dhe për këtë arsye Uashingtoni zyrtar nuk ka as durim dhe as motiv për të zvarritur përparimin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo është pika që, nëse tejkalohet, atëherë do të ketë një fotografi me (Presidentin e SHBA-së Donald) Trumpin. Pastaj ai do të jetë në gjendje të postojë në Tëitter se është bërë një hap përpara nga koha e luftës deri në kohën e paqes. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të, sepse takimet mes Hotit dhe Vuçiqit nuk janë për të ndonjë argument për fushatën parazgjedhore. Por me këtë ai thotë se e përfundoi iniciativën që e kishte filluar me letrën e tij ”, konsideron Janjiq.

Kur bëhet fjalë për rolin e Bashkimit Evropian në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, Janjiq beson se Brukseli është “jashtëzakonisht i ngadaltë”, megjithëse ai beson në rolin e Gjermanisë në kuadër të këtij procesi.

Për çfarë do të flasin palët?

Agjenda e takimit të paralajmëruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington mbetet pothuajse e pandryshuar nga ajo që ishte paraparë në takimin e anuluar të muajit të kaluar, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, Dushan Janjiq.

Sipas tij, në këtë dialog duhet gjetur një ekuilibër të duhur, për faktin se disa nga ato tema përfaqësuesit e të dyja vendeve po i diskutojnë edhe në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Me siguri se do të përfundojë – këtë e ka thënë edhe Grenell – marrëveshja për përshpejtimin e autostradës Nish -Prishtinë dhe hekurudhës përmes Merdares. Sigurisht se do të bisedohet edhe për temën që nuk është në tryezën e diskutimeve që udhëhiqen nga BE-ja, e cila ka të bëjë me kthimin e Serbisë në vendkalimin e vetëm të ndërtuar në Merdare. Pra kryesisht tema ekonomike”, thotë Janjiq.

Janjiq shton se në bisedimet e parapara në Uashington mund të ketë edhe disa tema tjera, siç është financimi i projekteve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në Prishtinë, analisti politik, Agon Maliqi, beson se takimi i 2 shtatorit mund të shfrytëzohet që përmes temave ekonomike, t’i jepet një shtysë e re dialogut politik që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Mund të ketë prioritet diskutimi mbi një pako të investimeve, fokusi të jetë tek ekonomia si një derë përmes së cilës mund të lehtësohen pastaj procese politike. Kështu që në këtë kontekst kjo mund të jetë një shtysë për dialogun i cili po zhvillohet në Bruksel”, thekson Maliqi.

Maliqi thotë se nuk mund të përjashtohet procesi i bisedimeve në Bruksel, mirëpo, sipas tij, aktualisht ka shumë mjegull se si do të arrihet deri te marrëveshja finale.

Mbështetja e presidentit Trump

Në dhjetor të vitit 2018, presidenti amerikan u dërgoi letra dy presidentëve, të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në letër, Donald Trump kishte thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duke theksuar se “raportet e mira midis Serbisë dhe Kosovës janë një pikë kthese për rajonin”.

“Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, kishte shkruar Trump në letrën e tij.

Takimi i dy shtatorit, është i dyti i thirrur nga administrata amerikane, pasi, në muajin qershor dështoi takimi i parë.

Dështimi i takimit të paraparë, ndodhi për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Nikoqirë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e dy shtatorit do të jenë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Në të njëjtën kohë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, në Bruksel është duke u zhvilluar një proces i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin e parë më 16 korrik morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, bisedime janë duke u zhvilluar edhe në nivel ekspertësh ku Kosovën e përfaqëson koordinatori për dialogun Skënder Hyseni, ndërsa Serbinë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Në BE thonë se “kanë marrë në dijeni” njoftimin mbi takimit në Uashington duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur. rel

Gjermania nuk do t’i hapë Serbisë kapituj të rinj për shkak të Kosovës

Ekspertë të integrimeve evropiane thonë se është e mundshme që rruga drejt anëtarësimit mund të zgjatet edhe më për Serbinë. Flitet se BE-ja nën udhëheqjen e Berlinit nuk do t’i lejojë Serbisë hapjen e asnjë kapitulli në negociatat për anëtarësim pretendojnë jozyrtarisht përfaqësues diplomatikë në Beograd.

Gazeta serbe Danas shkruan se bashkëbiseduesit e tyre thonë se në rast se anëtarët e BE-së nuk i japin dritën e gjelbër për hapin e radhës drejt rrugës evropiane kjo së pari do të jetë “shprehje e pakënaqësisë së Berlinit për shkak të ngecjes së demokracisë, respektivisht përparimit të pamjaftueshëm të Beogradit në përmbushjen e obligimeve që ndërlidhen me sundimin e ligjit”.

Siç pretendohet, Gjermania, që kryeson BE-në deri në janar, nuk është “e kënaqur” as për faktin se zyrtarët serbë “hapur shikojnë drejt Shteteve të Bashkuara” në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kujtojmë që as në qershor të këtij viti nuk është hapur asnjë kapitull në negociata me Serbinë, për dallim me vitet e kaluara që kjo ishte praktikë e Brukselit zyrtar.

Jovana Spremo, këshilltare për çështjet e procesit të integrimit në Komitetin e juristëve për të drejtat e njeriut- Jukom, dhe koordinatore të Grupit punues së Konventës kombëtare për BE, thekson për Danas se “ndoshta do të ishte më mirë të thuhet se është realitet se nuk do të hapet e jo rrezik” që Serbia të mos hapë asnjë kapitull deri në fund të vitit.

“Gjermania, si një prej shteteve themeluese të BE-së, në plan të parë vendos vlerat në të cilat është formuar unioni, e këtë pikërisht janë respektimi i dinjitetit e të drejtave e lirisë së njeriut, zhvillimi i demokracisë, barazia dhe respektimi i sundimit të ligjit, pra të gjitha ato në të cilat Serbia po ngec apo po bën hapa prapa viteve të fundit. Korniza negociatave për Serbinë është ashtu i caktuar që ngecja në përmbushjen e obligimeve nga kapitujt 23 dhe 24 mund të sjellë drejt ndalimit në negociata. Me këto deklarata jepet sinjal që sundimi i ligjit do të jetë aty ku do të përqendrohet Këshilli i BE-së nën kryesimin e Gjermanisë dhe se toleranca e deritanishme të ngecjes së Serbisë në këtë fushë, nuk do të vazhdohet”, tha Spremo.

Takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti njoftimin për takimin e dy shtatorit.

“Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, shkroi ai në llogarinë e tij në facebook.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i bëri jehonë ftesës për për vazhdimin e bisedimeve.

“Faleminderit që siguroheni se shtetet e lira dhe demokratike gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.

Ndërkohë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

Gjatë një vizite kohët e fundit në Uashington, bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha për Zërin e Amerikës se Prishtina e sheh rolin e Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm dhe se kishte marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim.

Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje të ndërsjellë.

Mëngjarashët festojnë sot ditën e tyre

13 gushti është dita e mëngjarashëve dhe këtë e feston 10% e popullsisë së botës.

Sipas ”Washington Post”, në vitin 1860 vetëm 2% e popullsisë përdorte dorën e majtë.

Përqindja në vitin 1920 u rrit në katër dhe 10% sot.

Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve u krijua në vitin 1992 nga Klubi i Mëngjarashëve në Britaninë e Madhe.

Sipas studimeve shkencore nuk ka asnjë mungesë specifikash si për njerëzit ”e majtë” ashtu edhe për ”të djathtët”.

Sidoqoftë, mëngjarashët i mbajnë mend më mirë ngjarjet, sipas një studimi të vitit 2001, sepse hemisferat e tyre të trurit janë të lidhura më ngushtë.

Sipas një studimi tjetër të vitit 2017, ata gjithashtu kanë një avantazh në sportet interaktive, siç është pingpongu apo bejsbolli, të cilat kërkojnë përgjegjësi. Ata janë të fortë edhe në boks.

Nga pikëpamja e shëndetit, ndërsa është e vërtetë që ata kanë një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, nga ana tjetër ata kanë një avantazh, për shembull për rikthimin pas goditjes në tru.

Por cilët janë mëngjarashët më të famshëm në histori?

Nuk janë pak: ish-presidentët amerikanë Bill Clinton e Barack Obama, basisti i ”Beatles”, Paul McCartney, themeluesi i ”Microsoft” Bill Gates, princi William dhe aktorja Angelina Jolie.

Por edhe Marie Curie, Albert Ajnshtajn dhe Leonardo Da Vinçi.

Lasgush Poradeci: Si nuk më lejuan të shoh koncertin e artistëve të RT Prishtinës

VOAL – Në një postim me titullin “Nga korespodenca e Lasgushit”, në faqen e saj në facebook,  Marie Lasgush Poradeci tregon sesi, poetit aq të adhuruar në Kosovë, nuk i dhanë biletë për të parë koncertin e këngëtarëve të Radiotelevizionit të Prishtinës (megjithëse ai shkoi vetë personalisht për këtë tek Inspektori i Kulturës ), sepse Lasgush Poradeci nuk ishte në listën që ishte e miratuar nga lart:

Kosovarët dhanë më 23 Shtator 1979 koncertin me këngë popullore nga radiotelevizioni i Prishtinës, Drejtori i Radiotelevizionit të Prishtinës, mbajti një fjalim të shkrurtër hyrjeje para se të fillojë koncerti dyke thënë: “jemi të lumtur që kemi nderin të koncertojmë ne kosovarët në qytetin e bukur dhe të famshëm të Poetit Lasgush Poradeci, i cili atje në Kosovë është i adhuruar nga gjithë rinija e burrërija e Kosovës, dhe në Gjimnazet, Universitet kemi portretin e Naim Frashërit dhe Lasgush Poradecit”.

Kosovarët pastaj siç mora vesh, kishin kërkuar një intervistë me Lasgush Poradecin (në inspektorinë e arësimit, inspektor Genci Hoxha), intervistë që siç shënova më lart nuk u lejua prej Gencit. Unë, vajta më 22 Shtator 1979 në Inspektorí të marr 2 bileta (1 për mua, 1 për çupën time, Kostadinën) për koncertin e Kosovës së 23 Shtatorit. Genci më tha: “s’kam, janë me Listë”. Si një potentat tha: “s’kam”, jo “s’kemi”. Unë: “po pse s’më vutë edhe mua në Listë, në këtë manifestim kulturor, si anëtar i kulturës që jam edhe unë”. Heshti!

Shkëlzen Gashi – krerëve të UÇK: Heronj të luftës nuk jeni, në paqe prej 20 vjetësh jeni hajna

Ka ringjallur sërish debatin për luftën. Ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ishte kryeministër, pas 4 muaj kur kishte debat e reagime për luftën e fundit në Kosovë, ka rindezur këtë temë.

Heronj të luftës dhe të paqes. Kjo është hyrja e një statusi të tij të shkurtër në Facebook, me anë të së cilit po i konteston heronjtë, duke iu referuar dy figurave kryesore të saj. Madje, përveç që nuk po i pranon si të tillë, ai pa dhënë emra se për kë e ka fjalën, po i quan edhe hajna.

“Tha: të luftës s’e di se nuk ju kemi pa (ndoshta sepse keni ikë e jeni mshefë maleve e hoteleve), e për të paqes ju kemi pa qe 20 vjet. Jeni hajna”, është statusi i Gashit.

Reagimi i radhës, vjen pak kohë pasi i njëjti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime ndaj komunitetit serb gjatë luftë në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta. E përpos kësaj, rezultoi me shkarkimin e tij.

Mirëpo Gashi mendime të tilla del të ketë pasur edhe shumë vitë më parë. Ai më 24 janar të vitit 2011, kishte publikuar një opinion në profilin e tij në Facebook me titull “A po shpif Dick Marty?”.

Në të, Gashi kishte shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nuk ishte e pastër sa duhet dhe se qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë të vërtetën për krimet shqiptare ndaj serbëve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Në raportin e Marty-t nuk ka kurrfarë tendence për me i barazue krimet e forcave sërbe kundër shqiptarëve të Kosovës me krimet e pjesëtarëve të UÇK-së kundër civilëve të pafajshëm sërbë dhe të përkatësive tjera etnike/politike. Duket ashiqare se qëllimi i këtij raporti është mos me u heshtë krimet e kryeme nga pjesëtarë të UÇK-së. Në thelb, luftat ndahen në lufta të drejta dhe të padrejta. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë meqë synonte me e çlirue një territor të okupuem dhunshëm. Por, meqë nuk ka luftë krejtësisht të pastër, as lufta e UÇK-së nuk ishte e tillë,”, thuhet në këtë opinion të Gashit.

Ai tutje shton se ish-liderët e UÇK-së duhen të japin përgjegjësi për të zhdukurit dhe se ata nuk duhet ta përfaqësojnë Kosovën në negociata me Serbinë me arsyetimin se në tryezë me palën serbe, do të diskutohet edhe autonomia për serbët e Kosovës.

SHBA, Korrektesa politike, uzurpimi i kulturave dhe liria e fjalës

Dora Mekouar

Roya Hakakian e ka mësuar nga eksperienca se çfarë do të thotë të jesh e margjinalizuar, jashtë klasës apo grupimit kryesor të shoqërisë.

“E kuptoj jetën e komuniteteve periferike, pasi e kam jetuar atë jetë që nga fillimi e deri tani. Së pari si grua, gjatë kohës që jetoja në Iran, ku gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë. Po ashtu kam përjetuar edhe trajtimin si pjesëtare e komunitetit hebraik në atë vend. Kur erdha në Shtetet e Bashkuara, ndjeja trajtimin ndryshe si person i ardhur nga Irani,” tregon Roya.

Kjo poete dhe shkrimtare, e cila ka marrë shtetësinë amerikane, është tani një kritike e hapur e prirjes për të zëvendësuar e anuluar që tenton të zhdukë nga hapësira publike simbole apo elementë që përfaqësojnë trashëgimi kulturore që mund të shihen si negative nga komunitetet e marxhinalizuara.

Zakonisht kjo prirje shoqërohet me heqjen nga arena publike e një personi publik apo entiteti që të tjerët e shohin si figurë që ka bërë akte të dënueshme apo ofenduese.

Zonja Hakakian e konsideron këtë prirje si kërcënim për lirinë e shprehjes në një shoqëri demokratike.

“Kemi lejuar lulëzimin e mendimeve të ndryshme. Kemi vlerësuar rëndësinë që ka ekzistenca e mendimeve që mund të jenë të pakëndshme, por gjithsesi janë me vlerë për kulturën dhe shoqërinë tonë. Nëse e humbasim këtë traditë në emër të “zonave të sigurta” ku njerëzit të mos ndjehen të ofenduar, do të ishte tradhti ndaj vlerave që e bënë Amerikën udhëheqëse në sipërmarrje dhe novacion,” thotë ajo.

Prirja për të anuluar apo zëvendësuar simbole e figura që shihen tani si jashtë vlerave morale të shoqërisë nuk është një tendencë e re, thotë Matt Schimkowitz, redaktor përgjegjës për faqen elektronike “Know Your Meme”, e cila ndjek prirjet në internet.

“Para internetit, nëse dikush thoshte diçka ofenduese në televizor, njerëzit shkruanin letra në adresë të rrjetit televiziv dhe thonin “Nuk do ta ndjek më kanalin tuaj”, “Nuk do të blej më artikujt e kësaj kompanie, nëse vazhdoni të reklamoni në këtë kanal”. Tani, me platforma si Twitter apo Facebook, po shkurtohet periudha e pritjes, eliminohet personi ndërmjetës. Tani dikush shkruan direkt dhe nxit reagim tek publiku,” thotë zoti Schimkowitz.

Disa nga ndryshimet që rezultojnë nga ky presion duket se janë të pakthyeshme. Figura publike si aktori komik Bill Cosby dhe producenti i fuqishëm i Hollivudit, Harvey Weinstein u “eliminuan” nga skena publike pasi u shpallën fajtorë për krime seksuale. Por humoristi Louis CK, i cili pohoi se kishte bërë akte seksuale ofenduese para kolegeve femra, është kthyer në skenë me një kontratë të majme, megjithëse fillimisht agjencia e tij përfaqësuese e anuloi kontratën.

Kohët e fundit, JK Rowling, autorja e serialit të suksesshëm të librave për fëmijë “Harry Potter”, u sulmua në internet për komente që ofendonin personat transgjinorë. Ajo ishte një ndër 153 artistë dhe intelektualë që nënshkruan një letër të hapur të botuar në revistën Harper’s me paralajmërimin se po krijohet një “kulturë e mungesës së tolerancës” dhe duke theksuar se “shkëmbimi i lirë i informacionit dhe ideve, forca ushqyese e një shoqërie të hapur, po ngushtohet e tkurret dita-ditës”.

“Zakonisht njerëzit që shqetësohen për këtë prirje janë në pozita të fuqishme, prandaj është vështirë të krijosh simpati për argumentet e tyre,” thotë zoti Schimkowitz, “sidomos kur shkruajnë për gjëra që janë të dhimbshme, apo ofenduese për shumë njerëz të tjerë”.

Dikush si shkrimtarja shume e njohur dhe shumë e suksesshme Rowling nuk dëmtohet nga reagimi negativ i publikut, por të tjerë nuk guxojnë të ngrenë zërin, sipas zonjës Hakakian, e cila ishte një ndër artistët që firmosi letrën e botuar nga revista Harper’s.

“Do të shohim se komunitetet shkencore e studimore nuk do të guxojnë të dalin me asgjë që i lë të hapur ndaj sulmeve. Udhëheqësit, figurat e larta do të nxjerrin rregullore kufizuese. Por liria është ajo që garanton lulëzimin e kërkimeve shkencore, studimeve, mendimit intelektual. Ka rëndësi të kuptojmë se qëndrimet e pakëndshme, ngacmuese ekzistojnë në shoqëri. Mënyra më e mirë për t’i zbutur ato, për t’iu kundërvënë atyre është përmes diskutimit të hapur,” thotë zonja Hakakian.

Edhe ish-presidenti Barak Obama u angazhua në këtë debat në një takim të nivelit të lartë vjet në tetor.

“Nëse besoni tek ideja e një diskutimi krejt të pastër, ku asgjë nuk të bie ndesh, ku në çdo moment je i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm për korrektesën politike, largojeni menjëherë nga mendja këtë ide,” tha ai.

Në një artikull-opinion në revistën Time, shkrimtarja Sarah Hagi pohon se media sociale u jep mundësi personave dhe grupeve të periferive që të dëgjohen për herë të parë, duke ngritur zërin kundër argumenteve të klasave të privilegjuara me tone raciste, seksiste apo me paragjykime.

“Këto klasa të privilegjuara i tremben kësaj zhvendosjeje sociale, prandaj dalin me fraza si “kultura e anullimit/ e zëvendësimit” për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre kritikave”.

“Kritikët e kësaj prirjeje përpiqen t’u mbyllin gojën atyre që sulmojnë figura apo tradita polemizuese e ofenduese. A mund ta cilësojmë këtë si tendencë për të kufizuar lirinë e fjalës? Ka njerëz që janë viktimizuar nga kjo prirje. Por sa njerëz? Sa i madh ka qenë ndikimi? Vështirë të thuhet ndërkohë që lëvizja vazhdon. Ndoshta do ta analizojmë më mirë 10 vjet më pas kur të jemi në gjendje të identifikojmë ndikimin e kësaj lëvizjeje,” thotë zoti Schimkowitz. zëri i amerikës

Integrimi në BE, Sussane Schutz: Sundimi i ligjit dhe liria e medias vendimtare në progresin e Ballkanit

Ballkani Perëndimor është në krye në axhendën e presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, por progresi konkret i shteteve drejt integrimit në BE – nga hapja e negociatave dhe kapitujve – varet nga angazhimi i tyre ndaj sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, tha për BIRN Susanne Schutz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor.

Gjermania mori përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian këtë korrik dhe Schutz thotë se dëshiron të shohë “një vrull të ri” në marrëdhëniet midis bllokut dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo pason vendimin e BE-së për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe paketën e solidaritetit prej 3,3 miliardë eurosh të rënë dakord për rajonin, për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam ta vazhdojmë këtë dinamikë pozitive. Kjo do të thotë, para së gjithash, se duhet të vazhdohen të hidhen themelet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke përfunduar strukturat e bisedimeve. Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz.

Në intervistën e saj për BIRN, diplomatja me përvojë, e cila ka shërbyer në Izrael, Ukrainë, Rusi dhe Shqipëri para se të bëhej Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Berlin, tha se Gjermania shpreson të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi, të vërë më tej në zbatim prioritetet e BE-së për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe të rifillojë dialogun e ngecur midis Kosovës dhe Serbisë.

“Falë përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak dhe mbështetjes së Gjermanisë dhe Francës, dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës rifilloi më në fund më 12 korrik, pas ndërprerjes së tij 20 muaj më parë”, kujton ajo.

“Ne shohim një nevojë urgjente për progres në dialog pasi situata e pazgjidhur po mban peng të dy vendet dhe duke penguar bashkëpunimin rajonal aq shumë të nevojshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi ajo.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që lejon realizimin e perspektivës së BE-së është në interes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të rajonit në tërësi. Kjo marrëveshje gjithashtu duhet të sjellë një stabilitet më të madh në rajon. Siç dihet, ne nuk besojmë se kufijtë e rinj ose shkëmbimet territoriale do të kontribuojnë në një zgjidhje të qëndrueshme”, shpjegoi Schutz, duke iu referuar kundërshtimit të Gjermanisë ndaj shkëmbimeve territoriale si një zgjidhje përfundimtare.

Berlini, i cili në rajon shihet shpesh si vendimmarrës kryesor kur bëhet fjalë për aspiratat e BE-së për të ashtuquajturin “Ballkan Perëndimor 6”, gjithashtu planifikon të përqendrohet në muajt në vazhdim te demografia dhe emigracioni.

Në kërkimin të një punësimi më të mirë, shtetasit nga Ballkani po shkojnë çdo vit gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë. Të dhënat e fundit nga zyra gjermane e statistikave tregojnë se vitin e kaluar 237,755 shtetas serbë, 232,075 nga Kosova dhe 203,265 nga Bosnja dhe Hercegovina jetonin në Gjermani. Shumë gjejnë punë në sektorin e shëndetësisë gjermane.

Por Schutz thotë se kjo lëvizje është gjithashtu problematike. “Edhe pse si rezultat i kësaj Gjermania dhe vendet e tjera po fitojnë profesionistë të trajnuar, në vendet e tyre mbeten boshllëqe të përhershme – jo vetëm në sektorin e shëndetit”, theksoi ajo.

“Arsyet e largimit nuk janë vetëm ekonomike: Ato kanë të bëjnë gjithashtu edhe me deficitet e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit, emërimet jo-meritokratike dhe korrupsionin. Duke qenë se shumica e njerëzve nga rajoni emigrojnë drejt vendeve të BE-së, ne mendojmë se është e rëndësishme të kërkojmë koncepte që mund të zbutin efektet negative dhe të shfrytëzojmë aspekte që janë të dobishme si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE-në.

“Për këtë qëllim, ne planifikojmë të zhvillojmë një konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës sonë të Këshillit”, njoftoi Schutz.

Progresi për Serbinë dhe Kosovën varet nga vetë ata

Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë sytë nga Berlini në muajt në vazhdim, ndërsa Berlini kryeson Bashkimin Europian. Por Schutz mbetet e vendosur se nuk do të ketë asnjë zbutje përsa i takon kushteve që kanë lidhje me sundimin e ligjit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin e madh në Kosovë të shkaktuar nga fakti se liberalizimi i vizave është ende në pritje”, tha ajo.

“Ne shohim nevojën për të arritur progres në këtë çështje të rëndësishme, e cila është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet BE-Kosovë dhe gjithashtu për ekonominë e Kosovës. Megjithatë, që të mund të binden skeptikët e mbetur në BE, do të jetë shumë e rëndësishme që qeveria e Kosovës të bëjë pjesën e saj. Kjo nënkupton para së gjithash një angazhim të qartë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit”, shpjegoi ajo.

Fqinji i saj verior, Serbia nuk ka hapur ndonjë kapitull të ri, gjë të cilën shumë njerëz e shohin si një pasqyrim të progresit të dobët të Serbisë në reforma dhe të tendencave gjithnjë e më autoritare. Gjermania e mirëpret zgjedhjen strategjike të anëtarësimit të Serbisë në BE, por prapë pret reforma, tha Schutz.

“Në rrugën e saj drejt BE-së, Serbia tashmë ka bërë progres të rëndësishëm dhe hapi më shumë se gjysmën e të gjithë kapitujve të negociatave, përkatësisht 18 nga 35”, vuri në dukje ajo.

“Sidoqoftë, ne e konsiderojmë një rol tepër të rëndësishëm progresin në fushën kryesore të sundimit të ligjit – të trajtuar në Kapitujt 23 dhe 24 – si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Mesazhi diplomatik informal i Komisionit Europian i qershorit mbi gjendjen në lidhje me kapitujt 23 dhe 24 për Serbinë përshkruan qartë deficitet dhe fushat e identifikuara ku ende duhet të bëhet progres i rëndësishëm. Kemi nevojë për një angazhim më të fortë politik për sundimin e ligjit, sidomos pavarësinë e gjyqësori, si dhe për lirinë e medias”, tha ajo.

“Është e rëndësishme që Serbia të përshpejtojë luftën kundër korrupsionit, sidomos atij në nivelet e larta. Për të hapur kapituj të mëtejshëm, duhet të ketë progres në këto fusha”, shtoi Schutz.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nuk ishin të lira – pasi shumica e partive të opozitës i bojkotuan ato – Schutz tha se “BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmën e duhur” për çështjen e ankesave. Por ajo tha se ndërmjetësimi “ka kuptim vetëm nëse opozita dhe qeveria janë të gatshme të luajnë një rol aktiv në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët”.

Reformat gjyqësore në thelb të procesit të zgjerimit të Shqipërisë

Reformat në sistemin e drejtësisë si dhe reforma në ligjin zgjedhor janë identifikuar si përparësi për Shqipërinë nga Gjermania dhe BE-ja, tha ajo.

“Që prej ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016, ne kemi parë që reforma në drejtësi, përfshirë vetingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, është tepër sfiduese”, shtoi ajo.

“Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësisht edhe në një mosfunksionim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka asnjë alternative për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi i ligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar”, vazhdoi ajo.

Gjermania po vëzhgon gjithashtu reformat zgjedhore në vend, si edhe zhvillimet rreth legjislacionit të ri për median që qeveria e sheh si një mundësi për të rregulluar hapësirën në internet, por që kritikët e shohin gjithashtu si një përpjekje për të frenuar lirinë e medias.

“Liria e medias është një temë shumë e rëndësishme për qeverinë gjermane në përgjithësi dhe sigurisht edhe gjatë presidencës tonë të Këshillit Europian”, tha Schutz. “Një media e lirë dhe e pavarur është shtylla e çdo demokracie të gjallë. Kjo është arsyeja pse liria e shtypit dhe e medias është gjithashtu shumë e rëndësishme në procesin e pranimit.”

“Projektligji i ri për median në Shqipëri nuk pasqyron ende standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, paralajmëroi ajo.

“Ne e shohim mendimin e fundit nga Komisioni i Venecias si një udhëzues adekuat për punën në vazhdim brenda parlamentit shqiptar për të përmirësuar projektligjin, sidomos në lidhje me përcaktimin e fushës së tij, proporcionalitetin e gjobave dhe pavarësinë e organeve të AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive i ngarkuar me monitorimin e ndryshimeve të planifikuara).

“Raporti i fundit i përkohshëm i Komisionit Europian me të drejtë e cilësoi projektligjin si si të mangët në fusha të caktuara dhe jo plotësisht në përputhje me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira në lidhje me lirinë e shtypit dhe medias. Përmirësimi i ligjit në këto aspekte do të ishte një hap inkurajues në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ajo.

“Procesi i pranimit ofron udhëzime: Kapitulli 23 për sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore, i cili përfshin lirinë e medias, është një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi. Si një nga dy kapitujt më të rëndësishëm, ai do të përcaktojë ritmin me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor i afrohen më pranë BE-së”, përfundoi Schutz.

Berlini po vëzhgon me vëmendje Bosnjën

Reformat zgjedhore dhe sundimi i ligjit janë gjithashtu një detyrë për Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje, e cila ende nuk ka statusin e vendit kandidat për në BE.

“Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ligjit të ri për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, pasi ky institucion luan një rol vendimtar për të gjithë sistemin gjyqësor në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha ajo.

“Besimi i publikut te ky institucion duhet të rivendoset pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të merren të gjitha masat e nevojshme. Ndërsa sundimi i ligjit është në thelb të procesit të pranimit në BE, Gjermania së bashku me Delegacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shtete të tjera do të vazhdojnë të mbështesin vendin në rrugën e tij të reformës.

“Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i 14 përparësive kryesore që Komisioni Europian përshkroi në Opinionin e tij për kërkesën e anëtarësimit të Bosnjës dhe Hercegovinës është mbajtja e zgjedhjeve. Ne e mirëpresim faktin se më në fund në Mostar mund të mbahen zgjedhjet lokale. Ne presim që forcat politike të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që zgjedhjet të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar dhe që më në fund është rënë dakord për buxhetin e shtetit. Kjo është tepër e rëndësishme për rrugën e Bosnjës dhe Hercegovinës drejt BE-së dhe realizimin e aspiratave të publikut për t’u bërë pjesë e Bashkimit.

“Përveç kësaj, politikanët duhet të fillojnë të zbatojnë vendimet e lëna në pritje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (p.sh. Sejdiç dhe Finci kundër Bosnjës dhe Hercegovinës) dhe të adresojnë rekomandimet e bëra nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias për ta sjellë ligjin zgjedhor në përputhje me standardet europiane”, shtoi ajo. (ODIHR është Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut).

Sipas Schutz, një zonë tjetër që ka nevojë për përmirësim është politika e refugjatëve dhe azilit. Bosnja është përballur me një fluks të madh njerëzish, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që kalojnë nëpër vend në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Shumë njerëz jetojnë në kushte të dobëta në kampe të mbipopulluara me qasje të kufizuar në ndihmë juridike.

“Është e nevojshme që të gjithë aktorët përkatës në Bosnjë dhe Hercegovinë të marrin përgjegjësinë për veprime vendimtare për të lehtësuar rrethanat e refugjatëve dhe emigrantëve, duke përmirësuar kështu situatën për të gjitha pjesët e shoqërisë”, tha ajo.

Bosnja duhet “të profesionalizojë sistemin e saj të azilit, në mënyrë që ata që kanë të drejtë mbrojtjeje të mund të paraqesin me lehtësi një kërkesë dhe të marrin statusin e nevojshëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të shtojnë përpjekjet për të lidhur marrëveshje ripranimi me vendet e origjinës”.

“Konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së mbi forcimin e bashkëpunimit me partnerët e Ballkanit Perëndimor në fushën e emigracionit dhe sigurisë janë një bazë e mirë për të zhvilluar më tej përpjekjet tona të përbashkëta dhe për të menaxhuar sfidën e përbashkët të flukseve të emigrantëve në mënyrë më efikase”, tha ajo.

Mbështetje për proceset e pajtimit

Pajtimi mbetet një detyrë e rëndësishme për rajonin dhe një gur themeli për zhvillim pozitiv dhe progresin në rrugën drejt BE-së, nënvizoi Schutz.

Qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tilla, veçanërisht nismën KOMRA, komisionin rajonal i ngarkuar me përcaktimin e fakteve për të gjithë viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljet e tjera të të drejtave të kryera në ish-Jugosllavi.

Ai gjithashtu do të kërkojë bashkëpunim nga autoritetet e Kosovës me Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, të ngritura posaçërisht për të gjykuar anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, për pretendimet për abuzime dhe krime lufte të kryera në luftën për pavarësi nga Serbia.

“Investigimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është një pjesë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi”, tha ajo me vendosmëri.

“Gjermania beson se lufta ndaj mosndëshkimit përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme. Së bashku me BE-në, Kosova ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm me krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat funksionojnë sipas ligjit të Kosovës, punën e të cilave Gjermania e mbështet si pjesë e përpjekjes së përgjithshme për të adresuar krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.”

Duke iu drejtuar ankesave të bëra shpesh në Kosovë, se Dhomat e Specializuara po nxjerrin në gjyq një komb të tërë, ajo shtoi: “Dhomat e Specializuara hetojnë vetëm krimet e pretenduara të individëve dhe nuk paragjykojnë një vend të tërë ose popullin e tij.”

Vendi i saj është gjithashtu mbështetës i organit të sundimit të ligjit të BE-së, EULEX, që Schutz thotë se mundëson në mënyrë kritike punën e Dhomave të Specializuara.

“Që prej vitit 2008, misioni ka mbështetur krijimin njësive policore, të doganave dhe të kontrollit kufitar. Kjo nënkupton përmirësim real për qytetarët kosovarë si një parakusht i domosdoshëm për stabilitet të qëndrueshëm. EULEX gjithashtu kontribuon në përpjekjet ndërkombëtare për të garantuar sigurinë si një ‘përgjigje e dytë’ me njësitë e saj të policisë”, tha ajo.

Mali i Zi inkurajohet të zgjidhë krizën me Kishën

Duke folur për Malin e Zi, vendi më i vogël, por më i përparuari në rajon për sa i përket procesit të pranimit në BE, por që aktualisht po kalon një krizë të brendshme në marrëdhëniet me komunitetin e tij më të madh fetar, Kishën Ortodokse Serbe, Schutz tha se Gjermania shpreson që të dy palët do të arrijnë konsensus mbi një ligj tepër polemik mbi fenë.

“Ne e mirëpresim faktin se qeveria malazeze dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë filluar një dialog rreth Ligjit për Lirinë Fetare dhe shpresojmë që – pasi bisedimet u desh të vonoheshin për ca kohë për shkak të pandemisë COVID-19 – ata tani do të arrijnë një konsensus së shpejti mbi mënyrën se si duhet të vazhdohet”, tha ajo.

Ajo tha se i vinte keq që Kisha nuk ishte e gatshme të përmbushte propozimet e fundit të qeverisë malazeze.

“Ne inkurajojmë Kishën Ortodokse Serbe dhe qeverinë e Malit të Zi të kthehen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje për çështjen e lartpërmendur, si dhe për një regjistrim të duhur të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Të dy palët duhet të kontribuojnë në një zgjidhje të tillë. Përndryshe, rekursi për veprime juridike mund të jetë një mundësi e mundshme, me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut që shërben si gjykata e fundit e apelit”, shtoi ajo.

Mosmarrëveshjet e mbetura në rajon, përfshirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që pengojnë perspektivën e kësaj të fundit për në BE, duhet të zgjidhen në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sipas Schutz.

“Drafti i kornizës negociuese i propozuar nga Komisioni Europian më 1 korrik thekson përkushtimin për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, si dhe rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit të marrëveshjeve bilaterale në mirëbesim, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin mbi Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore me Bullgarinë.

“Sa i përket traktatit me Bullgarinë, unë mendoj se formula e dakorduar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, sipas së cilës historia duhet t’u lihet historianëve, mbetet e vlefshme. Të dy vendet duhet të zgjidhin pyetjet e hapura brenda kornizës së marrëveshjes bilaterale, p.sh. komisionin e historianëve”, tha ajo.

“Për më tepër, bashkë-kryesimi i Procesit të Berlinit këtë vit është një mundësi shumë e mirë për të kapërcyer dallimet bilaterale, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin dhe zgjerimin e besimit dypalësh.”

Gjermania synon të finalizojë kornizat negociuese dhe të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe nëse plotësohen kushtet, edhe me Shqipërinë gjatë presidencës së Këshillit.

“Ne do të punojmë fort me partnerët tanë në BE dhe me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për arritjen e këtij qëllimi”, përfundoi Schutz. /Reporter.al/

Si e harruan mediat e qeverisë Ylli Ndroqin dhe iu kthyen historisë së Xhemail Pasmaçiut

Ka një fakt tejet interesant rreth sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit, alias Xhemail Pasmaçiut, që nuk mund të kalojë jashtë vëmendjes.

Ndërkohë që e shkuara e tij është e njohur në të gjithë rrethet e gazetarëve,

ndërkohë që emri i tij origjinal njihet prej tyre,

ndërkohë që arrestimi në Turqi, si pritësi i 30 kg heroinë në vitin e largët 1998, është një fakt i njohur,

mediat pranë qeverisë po bëjnë sikur i zbulojnë tani këto fakte.

Janë po të njëjtat gazeta dhe portale që kur këto informacione shkruheshin nga simotrat e tyre periferike,

nuk merrnin me “copy paste” asnjë gërmë rreth kësaj teme.

Tani papritmas janë bërë më të zellshëm dhe më katolikë se Papa./lapsi.al

 

SHBA paralajmëron Serbinë të jetë e vetëdijshme për rrezikun e blerjes së armëve nga Kina

Pajisje ushtarake kineze.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi tha më 10 gusht se përzgjedhjet që bën ky vend për blerjen e armatimit, duhet të pasqyrojnë qëllimin e deklaruar të politikës së Serbisë për një integrim më të gjerë evropian.

“Ne e pranojmë që blerja e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse është një vendim sovran. Sidoqoftë, qeveritë duhet të kuptojnë rreziqet dhe kostot afatshkurtra dhe afatgjata nga të bërit biznes me kompanitë kineze”, tha ambasada në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Në përgjigjjen e ambasadës thuhet se shtetet duhet të jenë në gjendje të besojnë se blerja e këtyre pajisjeve nuk do të dëmtojë sigurinë e tyre kombëtare ose sovranitetin e tyre ekonomik.

“Ky besim nuk mund të ekzistojë kur shitësit e pajisjeve ushtarake dhe të mbrojtjes i nënshtrohen një qeverie autoritare si ajo e Republikës Popullore të Kinës”, thotë ambasada.

SHBA-ja e inkurajon Serbinë që të angazhohet për një lidhje më të ngushtë me politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së.

“Ka shitës tjerë që nuk u detyrohen regjimeve autoritare dhe të cilët ofrojnë pajisje që janë të afta për të përmbushur nevojën e mbrojtjes së Serbisë dhe të krahasueshme në cilësi dhe kosto”, theksoi Ambasada.

Radio Evropa e Lirë kërkoi qëndrimin e ambasadës amerikane pas blerjes së fundit të armatimin kinez nga ana e Serbisë.

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në mes të Pekinit dhe Beogradit.

Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit, ka transmetuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar pyetje në lidhje me këtë çështje edhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

Serbia gjithashtu bleu nga Kina gjashtë dronë ushtarakë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishte më 4 korrik në aeroportin ushtarak në Batajnicë, afër Beogradit, ku zyrtarët ushtarakë shfaqnin dronët e parkuar ndërsa gazetarëve u dha një mundësi për të fotografuar këto pajisje ushtarake.

Misteri i botimit dhe epoka shqiptare që pasoi “Mesharin” e Buzukut – Nga Ndriçim Kulla

Për kulturën kombëtare shqiptare të sapoplazmuar nga rryma humaniste e shekullit XV, invazioni turk ishte si breshëri për vreshtat, i cili duke goditur një nga një të gjitha rrënjët e tyre, jo vetëm i than e i zhvesh duke i privuar nga prodhimi i atij viti, por edhe i bën të papërdorshme më, derisa të mos mbillen më vreshta të reja.

Gjithë çka ishte kulturë, u zhduk. Heshti organoja e katedrales së Shkodrës nga momenti që e gjithë popullsia e saj, deri asokohe latine, emigroi duke u sistemuar e tëra në Venedik; mbetjet e mrekullueshme të monumenteve romane të Durrësit filluan t’u shërbenin si gurore turqve dhe ciganëve që nisën të vërshonin aty; lumenjtë, të lënë pas dore në rrjedhën e tyre, nisën të mbulonin me baltë e kallama Apolloninë e ndërtuar sipas stilit grek dhe Butrintin sipas atij roman. Kapitolet e katedraleve, kolegjet, manastiret e famshëm benedetë, bazilianë apo domenikanë u rrënuan gjithandej. Vetëm aty-këtu ndonjë prift i trembur mbeti bashkë me popullsinë, e ndonjë qelëz fretërish françeskanë vulosi në ndërgjegje trashëgiminë e rrënimit të madh të  institucioneve.

Po me të kaluar vrulli i stuhisë turke, u pa të rikthehej tek-tuk ndonjë famulltar e të rigjallërohej ndonjë kishë. Veçse s’duhet të harrojmë se jemi në shekullin XVI, kur kishin vdekur edhe të fundit priftërinj të mbetur gjallë e ata që i kishin zëvendësuar, qenë njerëz të varfër e të paditur, që punonin gjithë ditën për të siguruar jetesën e që mezi arrinin t’i lexonin librat liturgjikë, pa i kuptuar fare.

Ja, në një ambient të tillë e për t’i ardhur në ndihmë rimëkëmbjes, na shfaqet libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, me autor një famulltar, Gjon Buzukun, i cili duket ta ketë përgatitur materialin, gati rrëmbimthi, currenti calamo, e ta ketë dhënë për shtyp brenda pak muajve. Po gjithsesi, nëse shohim përmbajtjen e librit, sigurisht të bazuar te liturgjia romane e në këtë pikëpamje një vademecum për një prift që nuk kuptonte latinisht, mund të pohojmë se bëhet fjalë për një vepër të konsiderueshme, për të qenë e para që njihet në lindjen e një literature.

Më tej, mbetet për t’u shpjeguar rrallësia e mbijetesës së një vepre të tillë (një kopje e vetme), ku mundet të supozohet se rreptësia e njohur e Romës përballë zëvendësimit në gjuhën kombëtare të liturgjive latine, të ketë arritur deri aty sa ta ndalojë e t’i zhdukë nga qarkullimi kopjet e këtij libri.

Mirëpo nga ana tjetër mbetet e pashpjegueshme me fakte, ende edhe sot, se si vallë një prift i varfër si Buzuku, apo një komunitet katolik njerëzish të varfër, të detyruar të shpërngulen nëpër male, arritën të mendonin realizimin e një ndërmarrjeje të tillë kaq të kushtueshme, siç ishte asokohe botimi e t’ia dilnin mbanë pa ndihmën e Selisë së Shenjë. Mund të aludohet edhe se ajo vetë mund ta ketë marrë përsipër iniciativën, ashtu siç do ta shohim shpesh më vonë për vepra të tilla.

Po gjithsesi, edhe nëse citojmë tezën tjetër, sipas së cilës libri u ndalua dhe kopjet e botimit u shkatërruan, përderisa sot në Bibliotekën e Vatikanit ruhet vetëm një kopje, përsëri mbetet i pakontestueshëm jo vetëm fakti se ishte liturgjia romane ajo që i shënoi zanafillën – qoftë edhe në mënyrë jo zyrtare – orvatjes së parë të përpunimit të gjuhës shqipe, porse ishte ajo që arriti të ushtrojë një ndikim të madh edhe në vazhdim, për lartësimin dhe pasurimin e kësaj gjuhe nga pikëpamja letrare.

“Edhe gjetja e kopjes së vetme të librit, në një gjendje gati të shqyer, në Bibliotekën e Kolegjit të Propagandës, që në vitin 1740”, siç na rrëfen zbuluesi i saj i parë, monsinjor Kazazi, tregon se nxënësit shqiptarë të kolegjeve duhet ta kenë përdorur shpesh e të jenë formuar gjatë me të, përderisa germat dhe karakteret e veçanta të botimeve shqiptaro-katolike deri në fundin e shekullit XIX, madje deri më 1909, rrjedhin padyshim nga ato germa e karaktere që pat sajuar Buzuku.

E lindur kështu me Buzukun, literatura shqiptare do të vazhdojë të zhvillohet për dy shekujt në vijim, në ambientin e thjeshtë të katekizmit, e thjeshtë, por aspak e anashkalueshme për ndikimin e vet, në formimin mendor dhe linguistik të një populli: katekizmi është libri që mësohet më lehtë nga të gjithë, edhe nga analfabetët; e nëse është e pranuar se ç’jehonë ka në fillimet e çdo literature gjuha kishtare, mund ta imagjinojmë fare mirë se ç’ndikim duhet të ketë pasur ajo aty, ku përbënte librin e vetëm të shkruar, të botuar, të lexuar e të mësuar.

Mirëpo, që nga fundi i shekullit XVI nuk ishte vetëm libri i vetmi mjet ndikimi i kulturës romano-papnore për të ndihmuar në plazmimin e një kulture kombëtare shqiptare. Nisën kështu të lindnin kolegjet papnore apo misionare, që do të rezultonin më vonë si djepet e më të vërtetës dhe më të fortës kulturë të krijuar në të gjithë Orientin, sado i stërmadh qe ai. E këtu nuk flitet vetëm për kulturën latine, romane apo katolike, por edhe për kulturën kombëtare të secilit prej këtyre vendeve.

Për latinët shqiptarë ose në përgjithësi për rajonin dardano-prevalitan të nënshtruar nga turqit, dritarja e shkollimit dhe formimit u bënë kolegjet e shumta që nisën të lulëzonin në Itali. Më 1572 themelohet Kolegji i Shën Athanasit në Romë (i famshëm për doktorët në teologji, që nxori nga nxënësit shqiptarë të ritit bizantin dhe për përgatitjen e misionarëve që punuan në Himarë gjatë shekujve XVII-XVIII); Vijon Kolegji ilirik i Loretos më 1580 dhe ai i Propagandës më 1627, i themeluar nga jezuitët.

Në vijim të Kolegjit të Loretos, njërit prej më të rëndësishmëve për kontributin e tij letrar, themelohet më 1633 e jeton deri më 1746, Kolegji ilirik i Shën Pjetrit dhe Palit, në Fermo, i specializuar për nxënësit shqiptarë. Kjo i hapi udhë një drejtimi të ri të aktivitetit të rregullt të formimit të tyre misionar. Kështu, fillimisht në dy manastiret baziliane të Grottaferatës dhe Mecojuzos në Palermo, ku përgatiteshin misionarë të ritit ortodoks dhe në konventën françeskane  të Shën Pjetrit në Montorio, që në fillim të shekullit XVII nisi të mësohej gjuha shqipe, madje më 1711, të formohej edhe katedra përkatëse e saj. Kjo iniciativë, që për historinë e kulturës shqiptare është e nivelit më të latë të rëndësisë, u mbështet fuqimisht edhe nga Papa Klementi XI, me origjinë shqiptare, i cili e citoi atë konventë si shembull për urdhrat e tjerë fetarë e misionarë.

Nën këtë direktivë shohim të themelohet më 1725 Kolegji i Familjes së Shenjtë në Napoli, i cili do të shndërrohej më vonë në Institutin Mbretëror Oriental, i pari institut italian i pajisur me një katedër të gjuhës shqipe, drejtimin e së cilës do ta marrë shkrimtari i madh arbëresh, Zef Sqiroi. Më pas, me iniciativën e vëllezërve Rodota ndërtohet më 1732, në Kalabri, kolegji për shqiptarët e ritit ortodoks, kolegj ky që do të shndërrohet në Kolegjin e Shën Adrianit e që do të ketë një jetë të lavdishme në impulsin që do t’i japë kulturës shqiptare, edhe pas laicizimit të tij, deri në ditët tona.

Megjithatë, fakti më i rëndësishëm i përmendjes së kësaj liste të gjatë kolegjesh është nënvizimi i ekzistencës së tyre jo vetëm si një seminar mësuesish, por edhe si shtëpia-nënë e shumë shkollave të tjera më të vogla, që nisën të mbinin aty-këtu, por kudo, në të gjithë territorin shqiptar, përgjatë atyre dy shekujve kaq pak të favorshëm për kulturën tonë, siç qenë shekujt XVII e XVIII.

Kështu, gjejmë shkolla në dioqezën e Shkupit dhe një shkollë në Bëdhanë që më 1638, një gjimnaz në Blinisht më 1639, një tjetër në Shkodër më 1698, një seminar në Velja më 1692 dhe një në Kurbin më 1703, madje emblematik është edhe fakti i hapjes në vitet 1669-1670 i një shkolle në Himarë, të mbyllur shumë shpejt nga xhelozia e despotit grek, por të rihapur përsëri më 1680. Aq më tepër kur dihej se ishte tashmë mëse njëshekullor devocioni i himarjotëve për Venecian, duke i furnizuar shpesh ushtritë e saj në luftërat e herëpashershme kundra turqve.

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

Kompania “Twitter Inc” i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për agjencinë “Reuters” dy burime që kanë dijeni mbi këtë çështje. Por ekspertët kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e “Twitter-it” për siguruar financim për një marrëveshje të mundshme.

Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 ditësh, afat që Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë “ByteDance” që të shesë “TikTok-un”.

Lajmi se “Twitter-i” dhe “TikTok-u” janë përfshirë në bisedime paraprake dhe se “Microsoft-i” ende shihet si kryesues për blerjen e aplikacionit u raportua më herët nga “The Wall Street Journal”.

Sipas burimeve “Twitter-it” do t’i duhet të mbledhë kapital shtesë për të financuar marrëveshjen. Kompania “Twitter” ka një vlerë në treg prej rreth 30 miliardë dollarësh, pothuajse aq sa vlera që kërkon “TikTok-u” të shesë.

“Twitter-i” do ta ketë të vështirë të mbledhë fonde të mjaftueshme për të siguruar blerjen e operacionet amerikane të “TikTok-ut”. Ai nuk ka aftësi të mjaftueshme huamarrjeje”, thotë Erik Gordon, profesor në universitetin e Miçiganit.

“Nëse ai (Twitteri) përpiqet të bashkojë një grup investitorësh, kushtet do të jenë të forta. Aksionerët e tij mund të preferojnë që përqendrimi i menaxhimit të jetë tek biznesi ekzistues”, shton ai.

Një nga aksionarët e “Twitter-it”, firma private e kapitalit “Silver Lake”, është e interesuar të ndihmojë në financimin e një marrëveshjeje të mundshme, shton një nga burimet. Sipas informacioneve “Twitter-i” ka bërë të ditur se oferta e tij do të përballej me një kontroll më të vogël rregullator sesa në rastin e “Microsoft-it” dhe se nuk do të ketë ndonjë presion nga Kina duke pasur parasysh se nuk është aktiv në atë vend, thanë burimet. “TikTok-u”, “ByteDance” dhe “Twitter-i” nuk pranuan të komentojnë.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime ndaj aplikacionit “TikTok” lidhur me sigurinë kombëtare. Në fillim të kësaj jave zoti Trump njoftoi vendimin për të bllokuar përdorimin e aplikacioneve me pronar me bazë në Kinë, “WeChat” dhe “TikTok”, duke përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve. Urdhrat ekzekutivë hyjnë në fuqi brenda 45 ditëve.

Zoti Trump tha këtë javë se do të mbështesë përpjekjet e “Microsoft-it” për të blerë operacionet në SHBA të TikTok-ut nëse qeveria amerikane do të merrte një “pjesë të konsiderueshme” të të ardhurave. Ai tha gjithashtu se do ta ndalojë aplikacionin popullor në 15 shtator. “Microsoft-i” bëri të ditur të dielën se synon që përfundojë negociatat për një marrëveshje deri në mesin e shtatorit. zëri i amerikës