VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR ËSHTË I LIDHUR PËRJETËSISHT ME SHPIRTIN E POPULLIT AMERIKAN – Nga Hysen Ibrahimi*

By | January 1, 2018

Komentet

LIBËR ENCIKLOPEDIK ME RASTIN E 550 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT – Nga Nue Oroshi

Literaturës Kastriotase po i shtohet edhe një libër enciklopedik me titull:”Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Heroi Kombëtar i Shqiptarëve”.Ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që në këtë 15 vjeçar të  punës atdhetare dhe shkencore që po  e nxjerr në dritë shoqata e intelektualëve shqiptarë ”Trojet e Arbrit”.Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë shoqata”Trojet e Arbrit” i mbajti 19 sesione shkencore, prej të cilëve 15 sesione të rregullta dhe 4 të veçanta si edhe 8 akademi.Qdo sesion shkencor i rregullt dhe i veçantë u pasua me botimin e veprave enciklopedike,ku i qendruam besnik studiuesve dhe lexuesve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Ky libër që po i japim lexuesit shqiptar vjen si fryt i sesionit shkencor madhështor që shoqata ”Trojet e Arbrit” e mbajti më, 28 korrik 2018 në Lezhë me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me temën:” Gjergj Kastrioti -Skënderbeu,heroi kombëtar i shqiptarëve”.Ideja për mbajtjen e këtij sesioni shkencor kishte ardhur gjatë një takimi në Lezhë në mes të studiuesve: dr.sc.Kastriot Marku,Mr.sc.Paulin Zefi dhe Mr.sc.Nue Oroshi. Meqenëse shoqata e intelektualëve shqiptar kishte përvojë të gjatë 15 vjeçare e mori përsiper anën organizative,programore dhe financiare kurse Drejtoria e Kultures në Lezhë anën e mikëpritjes sipas traditave shqiptare.Ky bashkëpunim doli shumë i suksesëshëm edhe falë përkrahjes së Kryetarit të Bashkisë së Lezhës,Fran Frrokaj.Kështu që shoqata ”Trojet e Arbrit” dhe Bashkia e Lezhës organizuan sesionin më të madh shkencor të vitit jubilarë të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, pikërisht në Lezhën e Kastriotit.Kjo u bë falë kontributitë të pakursyer të 50 studiuesve shqiptar dhe të huaj të cilët morën pjesë në këtë sesion madhështor shkencor si edhe i dërguan punimet e tyre. Këto punime po i botojmë në këtë libër enciklopedik i cili në shenjë të 550 vjetorit të kalimitë në amshim po botohet me 550 faqe.

Në këtë sesionë shkencor shoqata”Trojet e Arbrit” doli me dy ide të reja,që në Prizrenin e Besëlidhjes shqiptare të ndërtohet Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si dhe në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet muzeu i Mesjetës shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.Sa i përket idesë se parë ajo është shumë afër realizimit të saj ku kanë përfunduar të gjitha marrëveshjet me komunën e Prizrenit, si dhe ka filluar realizimi i monumentit me një lartësi prej gjithsej 3.3 metrash ku se bashku me bazën shkon afersisht 5 metra.Prizrenit si qytet historik do ti vije një pamje shumë madhështore me rastin e vendosjes se Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren si dhe me rastin e ndertimit të  muzeut të Mesjetes shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skëndebreut.E gjithë kjo punë po kryhet falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë në Evropë dhe Amerikë dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

 Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ”Trojet e Arbrit” përkundër sukseseve të mëdha në periudhën kohore 2018-2019 pati edhe dy humbje të medha.Gjatë kësaj kohe na vdiqën dy studiuesit tanë të vyer prof.dr.Riza Sadiku dhe Mr.sc.Mehmet Gjoshaj.Te dy profesorët e nderuar për 15 vjet me radhë i patëm dy shtylla të forta të organizimit tonë shkencor dhe atdhetar. Përfaqesonin dy treva heroike siç është ajo e Drenices dhe e Kërqovës dhe të cilët një jetë të tërë ia kushtuan shkencës shqiptare duke punuarë me dhjetra vite në muzeun e Kosovës.Kontributi i tyre shkencor dhe atdhetarë në shoqatën ”Trojet e Arbrit” ishte shumë i madh.Do u jemi mirënjohës për jetë të jetëve.Libri që po e sheh driten e botimit është si fryt i studiuesve të vyer shqiptarë.

Në këtë libër përveç temave historike qe zënë vendin më të madh kemi edhe tema mjaftë interesante të karaktereve të ndryshme siç janë folklori,etnologjia,paraqitja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në literaturen Evropiane, pa lënë anash edhe shumë tema të ndryshme siç është jehona e veprës se Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nëpër periudha të ndryshme historike.Kastriotizmi si konceptë tekë shqiptarët do te jetojë sa të jetojë shqiptaria.

Përkundër faktitë se ne ket kohë te mjegullnajave te ndryshme politike kemi edhe shume kopila që po e mohojne Kastriotizminë shqiptarë, vrulli i tyre ësht vetëm kalimtarë, për faktine se sa herë qe në trojet shqiptare kanë zgjaturë kokën kopilatë aziatike dhe karpatianë ishte pikërishtë epika e shpatës së Gjergjit te Kastrioteve ajo që ka zgjuarë ndjenjen kombëtare tekë shqiptaret për te ndalurë punën që beninë dhe po bëjn kopilat aziatikë e karpatianë duke e sulmuarë Gjergj Kastriotinë Skenderbeun,ësht pikerishtë ky libër dhe shumë libra të tjerë që dëshmojnë qartë se fryma Kastriotase ësht shumë me e madhë në Trojet Shqiptare se sa fryma e mbeturinave aziatike dhe karpatiane.Për fund e ndiej vetën shumë të lumturë që pikerishtë në kët pervejtorë të madh arritëm që shqiptarizmës ti japimë një vepër enciklopedike me një vlerë të qmuarë shkencore.Për kët falënderoj të gjithë studiuesit dhe studiuesitë që me studime e tyre mbajn  vazhdimësin e  rrugës se Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.

Thirrje e mendjes për kohën e mundur dhe rininë e humbur – Nga Nue Oroshi

Telenovelat politike janë tiktaket e rrahjes së zemrës që nuk ndëgjohën por rrahin shumë shpejtë për ta mbajturë njeriun në jetë.Këto rrahje apo tik-take që e kontrollojnë zemrën janë të tejdukshme për faktin se koka shpesheherë aktivizohet për të bërë thirrje mendjës për kohën e mundur duke bërë apel apo duke përplasur britmat për rininë e humbur.Rinia jonë shqiptare sot kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe i thërrasin kokës duke i bërë thirrje mendjës se cila është koha e tyre e cila po e mund ndërgjegjën apo fatin e ndersjelltë për lëvizjen e kohës zileqare që po ecë si një telenovelë pranë tregtarëve të flamujve që më të rëndësishëm ju duken flamujtë partiakë se sa vendi,toka,deti,qielli dhe dy shtetet shqiptare.Kurse thënja e një të riu se Tirana mblodhi gati gjithë Shqipërinë por Gjermania e përpiu rininë e Tiranës nuk mundesh ti heqësh asnjë presje.

I njëjti fat është edhe me Kosovë.Kudo sheh shtëpia të mbyllura dhe pa jetë mbrenda saj.Aty këtu sillet ndonjë shtegtarë hijerëndë.Fshatrat shqiptare janë boshatisur kurse politikanët e dalldisur nga dhjami i tyre i tepërt që ja ka mbuluar trurin e së bashku me të edhe mënyrën e të menduarit pozitiv, luftojnë se kush kujtë po ja lëshon ma shumë në marrëveshjet politike për ti bërë partnerit hakmarrje dhe hile ende pa  e filluar bashkëpunimin.E ditën apo nuk e ditën politikanët tanë ky egzod satanikë do ti përfshi edhe bijtë dhe bijat e tyre.E them egzod satanikë sepse edhe me herët e kam bërë dallimin në mesm të egzodit biblikë dhe atij satanikë.Egzod biblikë është një egzod kur një popull i tërë shperngulët nga një tokë jo pjellore për shkak të mosmundësisë së jetesës.Kurse ne shqiptarëve Zoti na ka falur tokën,diellin,qiellin,detin,malin, arin e mineralët por të gjitha këto pasuri nuk kanë vlerë kur nuk dinë se si të menaxhohen me sukses.A do ti thirrin politikanët tanë shqiptar mendjes që ta kthejnë kohën e mundur, për ta kthyer rininë e humbur kjo është një pikëpyetje e madhe.

Dhe deri sa vazhdon egzodi satanikë i shqiptarëve politikanët shqiptarë ecin një hap para e pesë hapa mbrapa. Ma e rëndësishme është rrahagjoksia për ta mbrojtur flamurin partiakë se sa të ndërtohen institucionet shteterore.Derisa zëri i gurgullimës së detit shqiptar,jehu i tingllimës së mineraleve të tokës së Kosovës dhe vendi i bukur që na ka falë Zoti thërret që të menaxhohët mirë e mbarë,në kokat e shumë politikaneve shqiptar më e rëndësishme është interesi personal se sa ai shtetëror.

Nuk është hera e parë që shqiptarët janë kundër vetvetes për faktin se ka shumë shekuj se flasim për perëndimin e punojmë me lindjen.Plot gojën perëndim e plotë mendjën lindje.Kjo luftë në mes të fjalës dhe mendjes tek i njëjti person i ngjanë hipokrizisë hamletiane pa i prekur fare mesazhet e Makiavellizmit politikë që ju dridhet trupi kur e humbin pushtetin dhe nuk ju rrahë syri  qerpikë kur e humbin popullin dhe shtetin.

PËRGJAKJA E HERONJVE NË MËRGATË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 Në 38 vejtorin e rënies, në krye të detyrës, për realizimin e aspiratave shekullore të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, trinomi i heronjve: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, sot përkujtojmë, me respekt e nderim të skajshëm, veprën madhore atdhetare të tyre. Ata ishin dhe mbeten lajmëtarë të lirisë, luftëtarë me fjalë dhe pendë, me një veprimtari që nismon në Kosovë dhe vazhdon në Mërgatë.
     Veprimtaria atdhetare e tyre lëndëzohet me organizimin e takimeve me emigracionin shqiptar, me botimin e gazetave dhe broshurave, duke arritur deri në organizimin e protestave, demonstrimeve, kundër politikës diskriminuese dhe shtypëse të shqiptarëve, në trojet e tyre lindake në Jugosllavi.
     Përvijojmë profilin jetësor të tre heronjëve të lirisë:
     1) Jusuf Gërvalla u lind më 1945, në Dubovik të Deçanit. Shkollën fillore e mbaroi në Prapaçan. Familja migrojnë në Slloveni, Jusufi mbetët ke daja në Pejë, për ta vazhduar Gjimnazin, i cili ishte më i madhi me numrin e nxënësve në Jugosllavi. Aty shquheshin Ibrahim Rugova për lexime në gjuhë të huaja dhe Jusuf Gërvalla në artet e bukura. Ata ishin shokë dhe pjesë e grupit letrar të Gjimnazit.
      Ndarjen me familjen dhe braktisjen e vendlindjes, Jusufi e shprehë në poezinë e tij:
     E kam braktisë vendlindjen
     E kam braktisë shtëpinë
     Shkrepave tuaja të larta
     Peng ua lashë fëmijërinë…
     Vazhdon studimet në Prishtinë, por, punon edhe në Teatër.
     Një shfaqje e dhënë në burgun e Nishit, me dramën “Duke pritur Godonë”, lënë një letër për burgaxhinjtë politikë shqiptarë: “Mbahuni, e mos u mërzitni, nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi me ju. E ardhmja është jona. Liria po vjen.” Letra zbulohet nga policia, Jusufi largohet nga puna. Më 1971 punësohet përkthyes në “Flaka e Vëllazërimit në Shkup. Nga viti 1973-78, punon në “Rilindje”. Si këngëtar në Estradën e Kosovës inçizon 200 këngë. Shquhet me baladën për studentin e vetëkallur Jan Pallahu, në sheshin e Pragës, në shenjë revolte kundër pushtimit sovjetik.
     Ndërkohë, vëllai i madh, Hyseni arrestohet. Jusufi i përndjekur kalon kufirin slloven, përmes tunelit të Goricës, në Austri, me ndihmën e Bardhit. Dhe, prej andej, në Gjermani. Më 17 janar 1980 i bashkohet familja, Syzana me fëmijtë Premtonin, Donikën, Ergonin.
     2) Kadri Zeka u lind më 1953 në Poliçkë të Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë, ndërsa të mesmen Gjilan. Më 1968 Familja Zeka shpërngulet në Gjilan. Punon mësues në Gmicë të Dardanës. Regjistrohet në Fakultetin Juridik, dega e Gazetarisë. Punësohet gazetar në Radio Prishtina. Në vitin 1973 është pjesë e “Grupit Revolucionar”, në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin, Hydajet Hysenin. Veprojnë me grisje flamujsh, shkruarje dhe shpërndarje të trakteve. Arrestohet e burgoset e dënohet më 1974-75. Kooptohet në Komitetin Drejtues të Organizatës.
     Në mars të vitit 1978 hetohet veprimtaria e sërishme ilegale e Kadriut. Shkon në Turqi për disa javë, por, kthehet përsëri në Kosovë. Pastaj shkon në Zvicër, vendoset në Saint Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës Hasan Mala, Kadri Abdullahu e tjerë. Atje aktivkizohet, duke vënë kontakte me organizatat e shqiptarëve në Zvicër e Gjermani si dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë.
     Pengu ynë i madh është largimi i Kadriut kësaj bote, pa lënë trashëgimtarë, të cilët do të ishin ngushëllimi jonë i përhershëm.
     3) Bardhosh Gërvalla u lind më 1951, në Dubovik të Deçanit. Migroi në Slloveni, me familjen dhe atje mbaroi filloren dhe të mesmen në gjuhën sllovene. Në Kosovë studjoi gjuhën angleze. Bardhoshi këndoi dhe komponoi këngë, së bashku me Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, punoi nëpunës social në Ludwigsburg, afër Stuttgardit. Kontaktet me emigracionin i kishte të çdoditshme dhe ai u jipte ndihmën e nëvojshme ligjore.
     Kur në vjeshtën e vitit 1979 Jusufi doli në Gjermani, gjeti mjedis të përshtatshëm, qoftë për njohjen me shqiptarët, qoftë me bazën teknike, të siguruar nga Bardhi, për aktivitet politik.
     Pa Bardhoshin, Jusuf Gërvalla nuk do ta arrinte lavdinë e sotme. Por, personaliteti i papërsëritshëm i Jusufit, e ka lënë Bardhin nën hijen e tij. Kështu ka ndodhur me vëllezërit Jashari, por, me qëllime krejt të ndryshme. Profiterët hileqarë, me ndarjen artificiale të Ademit nga Hamza, donin të arrinin një qëllim të dytë, djallëzor, por, dështuan turpshëm. Kundërvënia e dikujt tjetër, nuk u arrit, pasi respektimi i rolit, i hierarkisë, ishte i patejkalueshëm.
     Është fajësi, madje, krim i madh ndarja e vëllezërve, krejt të barasvlershëm. Asnjë pushkë më shumë, asnjë plumb më shumë, nuk ka hedhur Ademi, në raport me Hamzën. Andaj, as në emërtimet e rrugëve, të institucioneve, ngritje të shtatoreve, dy vëllezërit bashkë-luftëtarë, nuk duhet të ndahen. Është e habitshme, pse heshtë Familja Jashari, ndaj kësaj maskarade të pushtetarëve batakçinj e horrakë?!
     Për Jusuf Gërvallën koha ishte vlerë dhe ai e shfrytëzoi atë maksimalisht. Informacioni që mori nga Bardhi, ishte shqetësues. Klube dhe shoqata, që vepronin ndaras, pa ndonjë platformë. Jusufi hodhi idenë e bashkimit të tyre, me një platformë kombëtare. Qëllimi ishte, për ta përçuar frymën e qendresës në popull dhe ndjenjën e jetës të dinjitetshme, si premisë përgaditore për ballafaqime politike dhe rezistencë të organizuar, me pushtuesin serbo-sllavë.
     Jusuf Gërvalla filloi botimin e gazetave, fillimisht, “Lajmëtari i Lirisë” dhe më vonë, “Zëri i Kosovës”, si dhe bashkëpunoi me gazetat “Liria dhe Bashkimi”. Publicistika politike e tij u përqendrua në sensibilizimin e çështjes shqiptare në Kosovë dhe barazinë shoqërore e politike të shqiptarëve, me popujtë e tjerë në Jugosllavi. Në faqosjen ballore të “Zërit të Kosovës”, vuri citatin përkushtues lapidar: “Në ballë të këtij populli dhe tek këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën”.
     Jusuf Gërvalla ishte një artist i kompletuar: poet, prozator, dramaturg, piktor, publicist, kritik letrar, përkthyes, muzikant, kompozitor, instrumentist, këngëtar i muzikës së lehtë moderne. Krijimtarinë letrare të tij e mblodhi, e përgaditi për botim Familja Gërvalla, në bashkëpunim me njeriun e letrave, studjuesin e dorës së parë, akademik Sabri Hamitin, me titull: “Jusuf Gërvalla: Vepra letrare”.
     Në Zvicër Kadri Zeka botoi gazetën “Liria”, përmbledhjen poetike “Këngët e lirisë”, broshurën me artikuj “Rreth ngjarjeve në Kosovë”, komentimin kundërshtues të studimit të Vasa Çubrilloviqit “Shpërngulja e Shqiptarëve”, e tjera. Ndihmoi në hartimin dhe shpërndarjen  e “Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Me përkujdesjen e tij, mijëra ekzemplarë u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
     Kadri Zeka dhe Vëllezërit Gërvalla nuhatën veprimtarinë përçarëse të pushtuesit jugosllav, përmes argatëve të tyre shqipfolës, në Mërgatën shqiptare. Andaj, pavarësisht nga kundërthëniet ideologjike, kauzën e lirisë e kishin të përbashkët dhe vendosen bashkëpunimin. Vepruan së bashku për një vit radhazi, edhe pse përgjimi e pengesat ishin të shumëta.
     Bardhi ishte njohës i disa gjuhëve të huaja. Ai i mundësoi Jusufit kontaktet me palën gjermane dhe diplomatë evropianë. Ishte i shkathtë në veprime, i pajisur me kulturë perëndimore, ishte edhe i guximshëm. Këtë e dëshmoi edhe në një icident fizik me konsujtë jugollavë, kur u zunë në flagrancë, duke i fotografuar shqiptarët në një demonstratë, të organizuar kundra pushtuesit jugosllav.
     Bardhi shquhej për urti e modesti, komunikues i përzemërt me të gjithë. Ishte humanist, mikpritës e fisnik tradicional, në pritje e strehim të mërgimtarëve shqiptarë, madje, duke ndihmuar edhe punësimin e tyre. Bardhi ka tre fëmijë, i fundmi u lind pas shuarjes së tij dhe trashëgoi emrin e babait.
     Për trinomin e heronjëve të lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zreka dhe Bardhosh Gërvalla, liria e shqiptarëve të Kosovës, barazia e shqiptarëve në Jugosllavi, me popujt tjerë vendorë dhe në fund, bashkimi kombëtar, nuk kishin alternativë. Dhe, ishte, pikërisht, kjo arsyeja pse ata u piketuan nga Jugosllavia pushtuese, për shënjestrim, duke e realizuar përmes argatëve të tyre, bastardë shqiptarë.
     Kadri Zeka kishte ardhur në konak te Jusuf Gërvalla, për ta koordinuar veprimtarinë e tyre, duke shmangur kundërthëniet dhe pengesat e çfarëdo natyre qofshin. Kurthi i përgaditur, për një telefonatë fatale, të asaj nate kobzezë, është shumë domëthënës. Si refugjat, Jusufi nuk kishte të drejtë për të instaluar telefon në banesë. Duhej telefonuar nga një kabinë, të vendosur në rrugë. Pikërisht, në dalje të pakingut, me makinë, në natën errëtake të 17 janarit 1982, goditën, për vdekje, me rafall të armës automatike, në Untergruppenbach të Heilbronit.
     Atentati ndaj Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, do të pasohej me vrasjen e Enver Hadrit, Vehbi Ibrahimit, Musa Hotit dhe disa tentim-vrasje tjera. Plot 20 vjetë më vonë, më  17 janar 2002, do të ekzekutohet, në hollin e banesës së tij, në lagjën “Fidanishte” të Pejës, Komandanti i UÇK-së të Rugovës dhe deputeti i Kuvendit të Republikës të Kosovës, Smajl Hajdaraj. Për të vazhduar me përgjakjen e janarëve tjerë, veprimtarë politikë dhe ushtarakë brilantë, si shefi i QIK-ut, Enver Maloku, fitimtari i Betejës së Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj dhe të tjerë. Por, ekzekutimet e tyre, janë planifikuar, listuar dhe ekzekutuar nga hafijet e Serbisë në Kosovë.
     Është sinjifikative se pistat dyshuese, për hetim e zbulim, ekzistojnë. Por, paradoksalisht, qeveria gjermane neglizhoi, e heshti rastin mizor, qëllimshëm, meqë kishin një marrëveshje me Jugosllavinë, për të luftuar kundërshtarët politikë. Jusuf Gërvalla kishte kërkuar edhe mbrojtjen fizike gjermane. Por, i ishte refuzuar, me arsyetimin se “nuk e përmbanë ligji gjerman mbrojtjen e azil-kërkuesëve”.
    Veç kësaj, policia gjermane arrestoi të dyshuar të bazuar, për implikim në krimin vrastar të trefishtë, por, çuditërisht, i liroi pa bërë asnjë hetim serioz!?
     Në murin e ballinës së Kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”, të Pejës, është mbishkrimi “Një jetë për Kosovën”. Dhe, kjo është sintezë e vetë jetës të Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, për kauzën e shenjtë të lirisë, të cilët, tashmë, janë simbol dhe sinonim i Kosovës dhe i shqiptarëve mbarë.
     Lavdi të përjetshme trinomit të lirisë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe heronjëve të tjerë, të rënë për Atdhe.
 
          Fjala e mbajtur në Akademinë Përkujtimore në Mynih,
         organizuar nga Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme

Na qelbët o politikaj – Nga Sinan Kastrati, Suedi

Një kujtim i vockël për një njeri të madh

Gjergin, Jusufin e Ahmetin

 

Janari

Një rrëfim ndryshe për burra të krahinave të ndryshme, ide të përbashkëta, punë të mira e vepra të pavdekshme. 

 

Muaji më i gjatë, më i ftohtë, më i dhimshëm e më i gëzueshëm, është Janari.

Po nuk shkojnë bashkë fjalët ”i gëzueshëm”, ”i dhimshëm”.

-Jo po sepse dikush ka lindur në muajin Janar e dikush ka vdekur e vrarë për mos me vdekur e mos me u harrua kurrë.

Në Janar lindi Kolonel Ahmet Krasniqi, ushtarak i papërsëritshëm e në janar u vra intelektuali e atdhetari, deri më tash e i pa kontestueshëm te shqiptarët e Kosovës por edhe te ”liderët” partiakë.

Edhe diçka për ”politikanët” që po i prijnë vendit. Ata sa herë që ka data të vdekjes, i kujtojnë me mall e dashuri atdhetarët e me maje te gjuhës (menxi) iu përmendin emrin.

Kolonel Ahmet Krasniqi e Jusuf Gërvalla, intelektualë, ishin

miq të mirë e shokë të idealit për çlirimin e bashkim kombëtar. Kështu më thoshte Koloneli për Jusufin e Sabri Novosellën (tash biznismen)

Ata kishin një dëshirë e një qëllim, vetëm çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kështu i kishin mësuar baballarët e gjyshërit e tyre në Dukagjin e në Artakol. Kështu do ti mësonte, udhëzonte e përkrahte më i madhi i më të mëdhenjëve, METUSH KRASNIQI i Dajkovcit të Kameniscës, njeri që lind njëherë në një MILENIUM.

Si i njoha Kolonel A. Krasniqin e intelektualin Jusuf Gërvalla.

Jusufin e njoha në UP-në (Univerzitetin e Prishtinës), në ish Fakultetin Filozofi, në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe që ishte në katin e dytë, ish Albanalogjia e Ahmetin te vjehrri im, në Zhilivodë (kam një fejton në disa vazhdime: Si e njoha kolon. Ahmet Krasniqin).

Po!

Jusufi ndiqte studimet pos diplomike, siq i quanim aso kohe, studimet në shkallën e tretë të Letërsisë e unë ende nuk e kisha përfundua fakultetin, katër vjet, isha në vitet e fundit.

Kishim të njëjtit profesor që na ligjëronin, Hasan Mekulin, një arushan të Nokshiqit, vuthjan, vëlla i Esad Mekulit e i afërm i Imer Maliqit, një ndër burrat më të fortë të asaj krahine, tash në Mal te Zi.

Rastiste që shpesh ishim bashkë në ligjërata që kishim nevojë e interesim sidomos kur vinin profesorët nga UT (Univerziteti i Tiranës) që për neve studentëve të fakultetit, nuk ishin të domosdoshme por, po për ata (Jusufin) që ishin në shkallën e tretë. E me ta ishte edhe Jusufi, Mehmet Kraja, tash kryeakademik, Januz Fetahi, Shqyri Galica, Azem Zogaj, vendas i imi (turjakas), Faik Beqa, i ndjer, Eqrem Kryeziu nga Pagarusha, ish kryetar i kom. Së Prizrenit e ndonjë tjetër që tash nuk më kujtohen emrat.

Shpesh ndodhte që neve studentëve, nuk na lejonin të hynim me arsyetim se nuk ka vend e ligjeratat janë vetëm për profesor univerziteti studjues të tjerë.

Nga të të gjithë këta burra, me Jusufin, Azemin dhe Eqremin mund të flisje më së lehti.

Jusufi i donte njerëzit, i donte shqiptarët, e donte LIRINË.

Ai ishte i dashur por shumë i rrept e këmbëngulës. Këte¨”ves” të Jusufit e dinin edhe kolegët e Rilindjes dhe studentët prandaj ishin të kujdeshëm me Jusufin.

Më kujtohet njëherë kur erdhi një grup profesorësh nga UT (Univerziteti i Tiranës), Shaban Demiraj, Mahir Domi, Vehbi Balaj etj.

Unë u ula afër Jusufit pa e ditur sa duhet kush është Jusufi në të vërtetë. Unë kisha qenë në ”Rilindje”, te Skënder Zogaj, aty ku punonte Jusufi, Ymer Shkreli e Ali Sutaj,(vendas i Jusufit, nga Lluka), kryeredaktor dhe shef i faqes së kulturës në Rilindje. Kisha lexua artikuj që i skruante Jusufi, për Shoqëritë Kulturo Artistike që vinin nga Shqipëria që ve vetëm Jusifi dinte e guxonte.

Jusufin e kisha takua gjithashtu te Veli Gërvalla, piktor, që gjithashtu punonte në Rilindje. Jusufin e njihja edhe nga baca Zeqë, Zeqir Gërvalla, atdhetar dhe ish i burgosur politik me Adem Demaçi por që mbeti veç ushtar ”i thjeshtë”. Tash jeton i paralizuar në SHBA dhe institucionet e Kosovës, nuk interesohen për te e ndoshta as nuk e din kush është e kush ishte Zeqa.

Po pse ia ”ngjeha” gjithë keto fjalë Jusufit?

Sepse kudo që prekte e ishte Jusufi kishte burra e burra të fortë, familje e farefis.

Dhe filluam të flasim me Jusufin. Dhe harruam që profesori Vehbi Bala, nëse nuk kam harrua ishte profesor Vehbiu, njohës se jo mahi, mbante një ligjëratë. Edhe pse flisnim ngadalë me Jusufin, Jusufi nuk ndalej së foluri për Shqipërinë e për çdo gjë shqiptare. Thjesht kishim harrua ku jemi.

Pas meje që ishin të ulur Azem Zogaj e Faik Beqaj. Ata më preknin që të të ndalem, ani pse unë nuk isha ”fajtor”. ”Faji i vetëm i imi ishte që e kisha pyet Jusufin, një pyetje të vockël.

Ishte Qershori i vitit 1978, 100 vjetori i LSHP (lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Dhe për çudi, me Jusufin u takuam përsëri në Maj apo Qershor të vitit 1979 për mos me u takua më kurrë me Jusufin. Unë aso kohe isha në vitin e katërt dhe të fundit, mbarova studimet në Letërsi e Jusufi nuk arriti ti vazhdoj studimet. Më nuk e pash Jusufin.

Unë shkova po at vit (10 qershor 1979 në shqipëri, si mysafir i UT, në një ekskurzion mësimor shkencor e Jusufi nuk ishte kurrë, sepse Shqipëria nuk ia jepte vizën). Jusufi shkoi me zhig që s`e pa Shqipërinë.

Jusufin e thirri atdheu e Ai, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe shkoi jashtë atdheut për të punua për atdheun.

Dhe, në Janar të vitit 1982, kur unë isha i izoluar në Sarajevë, Doboj e Tuzëll, një mëngjes të pjesës së dytë muajit Janar, dy kapitenët e Sigurimit Ushatarak, Efendiq e Drliq, ma pruan një gazetë  me fotografi të JUsufit e Bardhoshit dhe Kadriut për vrasjen e Jusufit.

Jusufi e deshi Shqiperinë po udheqja shqiptare a e deshi Jusufin?

Nuk e di

Jusufi ishte atdhetar, ndërsa kolonel A. Krasniqi ishte ushtarak. Të dytë, Ahmeti e Jusufi, kishin diçka të përbashkët me Gjergj Kastriotin.

Edhe Gjergji, Skënderbeu i mëvonshëm kishte mbarua akademinë ushtarake.

Duke i kujtua Gjergj Kastriotin, Jusuf Gërvallën dhe Kolonel Ahmet Krasniqin, mu kujtua një shprehje që e dëgjova nga një tirans njëherë e një kohë, për poltikajt e tyre: Na qelbën këta politi-k(u)aj.

Dhe dje pash disa edhe nga politik(u)ajt tanë se si përuleshin para obeliskut, bustit, fotove të Jusufit. Madje edhe flisnin sikur ata kishin qenë mësues të Jusufit.

A do të përuleshin politik(u)ajt para Jusufit sikur Ai të ishte gjallë?

-Nuk e besoj.

Këtë nuk po e bëjnë së pakut për bacën Zeqë (Zeqir Gërvallën që edhe ish presidenti amerikan, Bill Klinton u përull para veprës së bacës Zeqë. Ai i shkruajti dhe e falenderoj bacën Zeqë dhe i premtoj se do ta dihmoj Kosovën.

Po e përfundoj me pakë fjalë, shkrim të vogël këtë kujtim të paharrueshëm për këta njerëz të mëdhenj.

Ata bënë shumë e ne çka po bëjmë për ta?

P. S.

Një kërkim falje lexuesve. Shkrimet e mia nuk i korigjoj sepse po fillova ti lexoj për së dyti, nuk mund ta përfundoj më, prandaj edhe më përvidhen ndonjë gabim ose harroj ndonjë fjalë.

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 18 janar 2020

Urimet ma të mira Erdi Gosalci, Kampion i Suedisë në not!

Erdi Gosalci, i cili jeton me familje në Suedi, më 12 Janar 2020, pas dy ditësh garimi në katër kategori të ndryshme noti, doli fitimtar dhe u stolis me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, duke u shpallur kështu Kampion i Suedisë në sportin e notit, në kategorinë e senijorëve (moshave deri në dhjetë vite).

Erdi është nxënës i klasës së tretë (dhe shembullor).

Na gëzojnë shumë fëmijët e shqiptarëve të diasporës kudo në botë, që arrijnë rezultate në fusha të ndryshme të jetës.

Të rinjtë shqiptarë kanë arritur rezultate kulmore sidomos në sporte individuale!

Erdi na ka bërë krenar të gjithëve dhe të gjithë bashkë i urojmë nga zemra fitore pas fitoresh për realizimin e ëndrrave të tua, për të prekur majat e sportit në botë.

Ka shumë rëndësi që kur përmendet Erdi, përmendet edhe Kosova.

Të lumtë Erdi Gosalci!

“Rrugëtimi i një Arbëreshi” – libër mbi jetën dhe veprimtarinë e arbëreshit At Antonio Bellusci

“Rrugëtimi i një Arbëreshi” është libri i autores Ornela Radovicka mbi jetën dhe veprimtarinë e arbëreshit At Antonio Bellusci i publikuar nga shoqata “Pal Engjëlli”.
Z. Bellusci me arkivin e tij krijoi një tablo të pasur mbi jetën reale të arbëreshëve të Kalabrisë dhe arbërorëve arvanitas, luftoi për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe si misionar për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëror. Vepra e tij është dëshmi e gjallë gojore, etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase. Ai ishte themelues i revistës “Lidhja”, anëtar i lobit Shqiptaro-Amerian dhe punoi në mjediset arvanitase për mbi 40 vjet. Gjatë udhëtimeve inçizoi lirikat e dashurisë dhe familjare, këngët popullore, mënyrën e jetesës, kultet, lindjet, dasmat, vajtimet arbërore, fjalë e urta, anekdotat, ritet, mitet e veshjet popullore.
“Bota arbërore dhe ajo arvanitase ishin sikur të lexoje të njëjtin libër”, është shprehur z. Bellusci.

 

Francë – Ngjarje e rëndë – Dy fëmijë të vegjël shqiptarë vdesin tragjikisht në sytë e nënës së tyre

Shkuan për një jetë më të mirë në Francë bashkë me familjen e tyre, por dy fëmijë të vegjël nga Kosova gjetën vdekjen në mënyrë tragjike.

 

Dy fëmijët po luanin pranë një lumi në prani të nënës së tyre pasditen e kësaj të marte, por përfunduan në lumë duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Montbrison (Loire). Dy viktimat, vëllai dhe motra, kanë lindur në vitin 2014 dhe 2017.

Tragjedia ndodhi në lumin Le Moingt, ujërat e së cilës janë fryrë kohët e fundit për shkak të reshjeve të dendura.

Nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit.

Sipas deklaratave, në ujë përfundoi fëmija më i vogël, ndërsa motra u përpoq ta kapte por përfundoi edhe ajo në rrjedhën e ujit. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ringjallte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën menjëherë në zonë por nuk mund të bëjnë asgjë.

Nëna, në shok, u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim, dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

PUNA ËSHTË VLERA E TË ARRITURAVE TË ANËTAREVE TË QKSH ”MIGJENI” NË BORÅS TË SUEDISË – Nga Sokol Demaku

Një analizë e punës një vjeçare e mërgimatrëve tanë anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Mbretërisë së bashkuar të Suedisë

Është viti i trembëdhjet i një pune të palodhshme të anëtereve të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë së largët.

Në mbledhjen e fundit të krysisë së kësaj Qendre u bë analiza e punës njëvjeqare të anëtarëve dhe në përgjithësi e vlersimi i realzimit të planit të punës së qendres aprovua që në fillim të vitit që po lem pas.U tha se QKSH ”Migjeni” me punën dhe veprimatrinë e saj është një prezentuese e denjë e kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë, është kultivuese e kultures, tarditës dhe gjuhës shqipe në mërgatë me cka cdo shqiptar është krenar me këtë.

Inspirim dhe një shtytës i një punue të palodhshme ishte cmim i ndarë nga Akademia e Shkencave e Suedisë për QKSH ”Migjeni” për rezultatet e arritura në punë dhe në prezentimin e kulturës dhe letërsisë suedeze në botë, krijimine urave lidhëse dhe bashkëpunimi mes popujve, kulturave dhe gjuhëve.

Qe në muajin mars me pune dhe vullnet të pashoq anëtar të kësaj qendre i kishin hyrë punës në mbledhjen dhe përpunimin e veprave të botuara që nga herë të albanologut dhe mikut të shiqptarëve Ullmar Qvick cka rezultoj me ribotimin e pesë titujve botuar vite të largëta në gjuhën suedeze nga dashamirës i gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. Ishin përpunua per mrekulli libratë:

  1. Drama “Gofi” i Anton Pashkut (Glöd në suedisht),
  2. Shqiponjat dhe malet (Antologji e poezisë shqipe në suedisht “Ornar och bergen”),
  3. “A ka kund Zot” nga Agim Gjakova (suedisht; Finns någonstans gud?)
  4. “Mera hjältemod än vete” (Histori, letërsi e krijimtari e Ulmarit për shqiptarët),
  5. “Më shumë heroizma se grurë” e Ulmar Kvikut e përkthyer në shqip nga Hajdin Abazi.

Iniciativa për ribotimin e botimeve të viteve 1990 lindi nga entuziast anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë, duke e parë të arsyeshme që të hulumtohet në arkivat shtetrore suedeze si dhe në bibliotekat për literaturën shqipe të përkthyer në gjuhën suedeze me vite. Nuk ishte punë e lehtë, por ishte punë me vlerë, punë e cila të bënë të ndjehesh krenar pse je shqiptar, por e gjithë kjo duke ju falenderua mikut tonë Ullmar Qvick. Është kënaqësi thonë në QKSH Migjeni që kanë arritur këto ditë të nxjerrin nga botmi pesë libra me vlerë të lartë artistike e letrare. “Poeti i mjerimit”, Migjeni ka qenë zëdhënësi më besnik dhe më i ndërgjegjësuar i kohës kur njeriut të thjeshtë, fshatarit e punëtorit shqiptar, iu kishte rrezikuar qenia, kur apoteoza e perëndive ishte strukur në kokrrën e misrit, kur malësori që kishte përballuar uraganin shkatërrimtarë të robërisë, po vdiste urie, secila poezi, skicë, rrëfim a novelë e shkruar nga Migjeni, është antologjike, për faktin se ai ka arritur që me vizionin e tij krijues të shkruajë për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës, por jo vetëm të atij. Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, nuk ishte kursyer, as atëherë kur ishte dërrmuar fizikisht dhe sëmundja i thoshte, hesht, mor hesht! Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Pra Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në mërgatë është sot një zëdhenëse besnike e prezentimit të kulturës,gjuhës dhe letërsisë shqipe në mërgatë e ndihmesë të vecantë në këtë drejtim kemi nga miq të shumtë të gjuhës shqipe, të kulturës shqipe, miq suedez të cilët kanë kontribua në cdo aspekt në këtë drejtim. ”Nuri Dragoi, 2018, Dituria ” Çfarë kërkon Migjeni në Suedi?” Pra Migjeni në Suedi qenka për të bërë atë më të mirën për shqiptarët, për gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqipe. I lumtë QKSH Migjeni për këtë punë fisnike, këtë punë me vlera të medha, punë e cila e benë krenar cdo shqiptar jo vetëm në Skandinavi por edhe në viset tjera të rruzullit tokësor. Librat e ribotuar do u dhurohen bibliotekave suedeze, përkthyesit, Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, Shoqatës regjionale të shkrimtareve suedez FCV në Göteborg, ndërsa të inetersuarit për këto libra mund të drejtohen në adresne elektronike dituria@live.se. Këta entuziast thonë se janë duke punu në këtë drejtim në menyrë qe letersai shqipe të jetë sa më shumë e prezentuar për lexuesin suedez, pasi që kjo mungon në një aspekt në ditët e sotme.

***

Të shkruash poezi nuk është gjë tjetër veçse të rendësh pas frymëzimit, ideve, ndjesive të së bukures, figurave.

Për tetë vite me radhë në organizim dhe nikoqirllakë të QKSH ”Migjnei” u organizua dhe mbajt Festivali i tetë ndërkombëtar i poezisë ”Sofra poetike Borås 2019”. Dhe kjo është një nder të arrituta më tåe medha të kesaj qendre kulturore shqiptare në mërgatë.

Në qytetin Boras u promovuan poezitë e përmbledhura në “Antologjinë poetike”, u mbajt “Sofra poetike 2019”, u dhanë simbolika me portretin e MIGJENIT. Paraqitën poezitë me interpretimin e tyre Lousie Harvardson (Suedi), Anna Matsson (Goteborg Suedi), Alba Huta (Shqiperi), Elhame Gjyrevci (Danimarke), Sveza Daceva (Bullgari), Mark Simoni (Shqipëri), Eli Kanina (Shqipëri), Henrik Mimerson (Suedi), Hala Athari nga vendet Arabe, Nexhmije Hasani (Londer, Angli), Pranvera Kollçaku (Boras, Suedi), Niklass Abrahamsson (Suedi), Bardha Mançe (Athine, Greqi), Emine Hoti (Norvegji), Vivien Harieti (Athinë, Greqi), si dhe Ibrahim Kadriu (Laureat i takimit) Maqedoni etj.

Pjesëmarrësit i dhanë dimension të jashtëzakonshëm këtij eventi.

***

Angazhimi i ardhshëm ishte prezentimi i letersisë shqipe për auditorin suedez e që ku event u zhvullua në bashkepunim me PEN-in suedez me një diskutim sfidues rreth letërsisë me profesorin e sociologun e respektuar z. Zyhdi Dervishi e më pas me shkrimtarin Ibrahim Kadriu. Temat e trajtuara ishin për rolin e letërsisë në shoqëritë post-traumatike, kulturat në tranzicion dhe letërsinë disidente.

Biseda u zhvillua në gjuhët anglisht, shqip e suedisht. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë dhe të pranishmit të cilët drejtonin pyetje nga paneli.

***

Një bashkëpunim i frytshëm mes poetëve sjellë rezulate në lamin e krijimtarisë letrare në arenën ndërkombe¨tare tëpeozisë

Në kuadër të bashkëpunimit mes Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Mbretërsië së Bashkuar Suedeze dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Shqipëri ”Pegasi”me shumë sukses u realizua botimi i Antologjisë së katërtë poetike pegasiane me titiull ”Korsi e hapur 4” nën përkujdesjen me shumë përkushtim të autorit tër Antologjisë Kristaq Shabani.

Antologjia u prezentua në mënyrë madheshtore në Simpoziumin e dhjetë të shoqatës ”Pegasi” në Tiranë në prezencen edhe të anëtarëve të QKSH ”Migjeni” nga Suedia si dhe anërtarëve të shoqatës ”Pegasi”.

Në një ambient madhështor dhe të dedikuar krysisht për prezsentime letrare ”Trendafili i bardhë” në qendër në Tiranë në pranin e miqëve të poezisë si dhe adhuruesve të saj në 22 korrik 2019 në organzim të Shqoqatës shqiptare të poetëve ”Pegasi” dhe të QKSH Migjeni nga Borås i Suedisë, autori i ”Korsi e hapur” Kristaq Shabani para të pranishmëve shpalosi në mënyrë të gjithanshme punën e bërë në këtë drejtim dhe paraqiti rezulatin final pra Antologjin voluminoze në më se 400 faqe dhe me poezitë e poetëve të mbi 90 vende të botës të gjitha pothuajse të përkthyera edhe në Gjuhën shqipe, cka kjo Antologjisë në fjalë ia shton edhe me shumë vlerën letrare të saj letrare.

Lidhur me këtë fjalën e tyre paraqitën autori i librit Kristaq Shabani, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Majlinda Shabani, Vjollca Alija, Kozeta Zavalani, Vera Cato, Enekeleda Fejzo dhe shumë të tjerë të cilët me mendimet e tyre kontribuan në zberthimin dhe prezentimin e asaj cka është prezentua në këtë Antologji voluminoze të Pegasit. Në diskutime kontribuan edhe poetët nga Suedia, Bahtir Latifi, Rizah Sheqiri dhe Hamit Gurguri me fjalën e tyre i dhanë mirënjohje autorit të Antologjisë Kristaq Shabani për një punë madhore në prerzentimin e poezisë shqipe në botë.

U cituan edhe autorë nga Antologjia si dhe u rectuan poezi nga ta në Gjuhën shqipe, cka preznetmin e bëri edhe me me vlerë dhe që edhe të pranishmit të ndjejnë atë cka është prezentua në këtë Antologji.

Në mesin e poeteve të mbi nëmntëdhjjetë vendeve të botës ishin edhe poetët nga Suedia të cilkët ishin prezentua në mënyrë të denjë me poezion shqipe të krijuar në Suedi si dhe poet suedez me poezinë suedeze e të përkthyer edhe në shqip, nga përkthyes anëtar të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë.

Vend me rënd¨sei zinte poezia e të resë suedeze Louise Harvaldsson nga Göteborg, pastaj poetës së re shqiptare nga Stockholm Teuta Haziri e duke vazhduar me poetetë e njohura suedeze Anna Matsson që njëherit është edhe kryetare e PEN-it suedez, pastaj Kristin Bjranadotör, Rizah Sheqiri, Hamit Gurgueri, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku, të gjitha pozitë e të përmendurëve janë prezentua në të du gjuhë në shqip dhe në suedisht.

***

Në kuadër të kremtimit të 108 vjetorit të lindjes së poetit të mjerimit, poetit të ”Dhimbjes krenare”, poetit që sfidoj kohën dhe pushtetin e kohës për një të ardhme më të ndritshme të popullit shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” në Borås të Suedisë organizuan në Akademi solemni me këtë rast në të cilën morën pjesë, poetë, shkrimtarë, mësues, njohës të vepres dhe jetës së Migjenit si dhe miq suedez të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås, e cila u mbajt në lokalet e Bibliotekës së qytetit Borås sot në datë 12 tetor 2019.

Akademi e hapi anëtari i kryesisë së kësaj Qendre Hamit Gurguri, për të vazhduar më pastaj me punën e akademisë nga poeti, mësuesi dhe shkrimtari i njohur shqiptar me banim në Suedi Rizah Sheqiri.

Që në fillim u prezentua një Dokumentar mbi jetën dhe familjen e poeti të mjerimit Migjeni e për të vazhduar me fjalën e rastit të shkrimtarit dhe mësusit në pension Fetah Bahtiri ”Migjeni poet dhe mësues”, me fjalëne  rastit të Bahtir Latifit mbi jetën e Migjenit prej intelektuali, të Rizah Sheqirit ”Migjeni poeti i dhimbjes krenare” që beri dhe pati ndikim  në krijimtarin  letrare të vet Rizahit siq thotë ai vet, e për të përfundua me preznetimet me ate të poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit Hamit Gurguri i cili u ndal në vepren e Migjenit prezentua në letersinë suedeze nga autor suedez por edhe shqiptar në ditët e sotme. Por siq e ceku Hamiti falenderimi i shkon mikut të shqiptare dhe përkthyesit eminent të letërsisë shqipe në ate suedeze Ullmar Qvick, për punën e palodhshme që ka berë që Migjeni të lexohet edhe në gjuhën suedeze që nga vitet 70-ta, ku për herë të parë u përkthya novela shumë e njohur e Migjenit ”Luli i vocër” nga Ullmar e për të vazhdua nga i njejti edhe me perkthimine ”Këngës së rinisë”, ”Poemës së mjerimit” si dhe nga autor të sotëm të novelave dhe poezive tjera të Migjenit.

Po me ketë rast u bë edhe promovimi i broshurës me titull ”Lärarnas röst”, ”Zëri i mësusit” përmbledhë, sistemua dhe botua nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås, e cila fletushë u shpernda falas për të panishmit dhe u është dergua shumë bibliotekaven ë qytete të ndryshme në Suedi, në menyrë që të jetë e pranishme dhe përdoshme për lexim.

Për të pranishmit në këtë Akademi kushtuar poetit emrine të cilit e mban Qendra Kulturore Shqipatre ne Borås, poet me renome në letersin shqipe me banim në suedi lexuan vargjet e tyre që për tematike kanë qeshtjet sociale dhe ekonomike po edhe ne ditete e aotme e që është një vazhdimësi e tematikës që poeti i mjerimit e preku me aq shumë sukses në krijimatarine e tij. Punimet e tyre para të pranishmëve lexuan: Fetah Bahtiri, Anxhela Ziso, Adem Pllavci, Besnik PalNikaj, Rizah Sheqiri, Bahtir Latifi dhe Hamit Gurguri.

***

 

Para disa vjetësh, unë dëshiroja të shpërndaja njohuri për Erik Hans Tunmanin për të nderë dhe në kujtim të tij. Ajo punë nuk vajti mirë.

     Vura kontakt me studentët e Södermanlandit pranë Universitetit të Upsallës. Jo, ata nuk shfaqën asnjë interesim për Tunmanin, ani ai ishte shkencëtar i Söderman-landit dhe studionte në Upsallë. Se ai ishte një nga të parët që hulumtoi historinë e popujve dhe ndërlidhjet etnike në Ballkan gjatë antikës, nuk u bezdis askush për të.

     Unë poashtu kontaktova shoqatën lokale për ruajtje të trashëgimisë kulturore në Toresund, ai vend ku Tunmani lindi dhe u rrit. Ata e pranuan propozimin tim të jenë bashkë dhe të krijohet ndonjë shkrim përkujtimi për të.

     Vendimi gjatë një takimi ishte: Nuk mendojmë të marrim pjesë në projekt të tillë. 

     Kështu kaluan vitet. Disa shqiptarë në Suedi, me ndjenjë të fuqishme interesimi për relacionet kulturore në mes të botës shqiptare dhe suedeze ia filluan përkthimit të punës shkencore të Tunmanit për shqiptarët dhe për vllahët.

     Unë jam i gëzuar për këtë iniciativë, por njëkohësisht i mërzitur për gjakftohtësinë e tillë suedeze. Tani, përkundër problemeve me këtë përkthim të korrigjohet dua të kontribuoj bashkë me shokët shqiptarë, pasi dua të dëshmoj se të gjithë suedezët nuk janë gjakftohtë për veprën e Tunmanit. Ai, thënë thjeshtë u mbyt së punuari.

     Ne nuk duhet të pësojmë aq për t’i bërë nderim dhe për ta kujtuar atë.

Ulmar Kvik (Ullmar Qvick)

 

Dhe me një angazhim të pa shoq anëtar të QKSH ”Migjeni” i hynë një pune të tillë dhe e kurorezuan me mjaft sukses në përkthimin në shqip dhe botimin e vepres së Tunman ”Për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve” e cila u prit mjaft mirë nga lexuesit. Dhe ne QKSH ”Migjeni” shpresojne se do vine edhe më më shume tituj të tillë të cilët ngrisin lart kulturën, gjuhën dhe karakterin e shqiptarit. Libri u prezentua edhe në Panairine 22 të librit në Tiranë.

Libri jep një biografi të shkurtër të Thunman-it, tekstin për shqiptarët në veprën e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Lindjes” (Lajpzig 1774) si dhe harta dhe ilustrime.
Teksti dygjuhësor suedisht dhe shqip, përkthim nga origjinali gjermanisht si resultat i mundimit të përkthyesve Robert Elsie, Hamit Gurguri dhe Ullmar Qvick, është sfidë për lexuesin për të hyrë në labirintet e emrave të njerëzve, fiseve dhe vendeve, të ngjarjeve të kohës së lashtë dhe të mesjetës. Dhe ngjarjet na tregojnë për sulme, trimëri dhe tradhëti, pushtetin e sundimtarėve dhe vuajtjet e njerëzve viktima. Rrëfimi është i thatë, domethënia e ngjarjeve mund të vizatohet vetëm në imagjinatën e lexuesit. Fakt prapë se historia e popujve të Gadishullit Ballkanik pikon gjak, nga koha e agimit të historisë deri në ditët tona.
Libri kushton 100 kr, 10 euro. Porosi me e-mail te dituria@live.se
Një libër për çdo shqiptar me interes për historinë e popullit të vet.

***

Në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedeze”
“Shkupi” promovoi librin “Anabella” nga Lena Bengtsdotter

Shtëpia botuese “Shkupi” sot, në Sallën e Komunës së Çairit, promovoi romanin ANABELLA të shkrimtares suedeze Lena Bengtsdotter, që u realizua në kuadër të DITËVE TË LETËRSISË SUEDEZE, të cilat për të tretin vit me radhë organizohet nga Shtëpia Botuese “Shkupi” dhe Shoqata Kulturore MIGJENI nga qyteti Boras i Suedisë.
Poashtu, si në dy manifestimet e kaluara, edhe sivjet, të pranishëm ishin edhe dy përfaqësues të denjë të letërsisë bashkëkohore suedeze: poeteshave, Anna Holmström Degerman dhe Brita Stenberg, të cilat tonë gjatë këtij promovimi recituan dy poezi të shkurtëra, që u përcollën edhe të shqipëruara nga veprimtari dhe krijuesi ynë nga diaspora Hamit Gurguri.
Promotorët e këtyre ditëve nga Shoqata Kulturore Migjeni, kryetari Sokol Demakun.

Ky është viti i tretë i kësaj veprimtaria me prezentimine  leterise suedeze ne Shkup e qe ke¨te¨vit beri risi pasi që një ditë ishte rezervua për prezentim në Republikën e Kosovës konretisht ne shkollën fillore ”Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Këtu thonë se kjo traditë do vazhdojhë edhe ne të ardhmen.

***

Risi dhe dicka e vecantë këtë vit ishte pjesëmarrja e QKSH ”Migjeni” nga qyetit Borås i Suedisë në pananirin e 22 të librit në qytetin e Tiranës.

Në stendën e QKSH ”Migjeni” nga dita e parë e hapjes së Panairit në date 13 nentor deri në ditën e mbylljes ishte dicka madhështore vizita e panderprerë e adhuruesve të librit dhe interesimi i tyre për këtë stend deri dje i panjhohur për lexuesit shqiptar nga kryeqyteti por edhe nga viste tjera të Shqipërsisë por edhe të Republikës së Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.

Që në ballë cdo vizitor do gjen logon e kësaj shoqate me renome kulturore në mërgatë e cila vite me radhë është e pranishme pothuajse në cdo pjesë të rruzulit tokësor atje ku frymon shqip me botime letrare. Një logo me foton e poetit të mjerimit Migjeni dhe mbishkrime në suedisht dhe shqip për emrin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë.

Stenda ishte e e permbushur me botimet me te reja të autorëve anëtar të kesaj Qendre dhe me botime publicistike të anëtareëve të QKSH ”Migjeni”.

Intersim i madh i lexuesve ishte për botimet e fundit të kesaj Qendre dhe për përkthimet e botuara nga suedishtja në gjuhën shqipe si veprat e Vilhem Moberg, Ullmar Qvick, librit për fëmijë përkthyer nga seudishtja në shqip, por edhe për vepren orogjinale të autorëve shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” dhe nga vende tjera Europiane ku ata jetojnë dhe veprojnë.

 

Te Nderuar, Drejtues te Qendres Kulturore ,,Migjeni,, SUEDI

Fri, 08/23/2019 – 16:48

Te Nderuar, Drejtues te Qendres Kulturore ,,Migjeni,, SUEDI

————————————————————————————-

Une qe po ju shkruaj jam Hysen S.Dizdari, Filatelist,Autor i 4 librave ne Filatelin Shqiptare. Rastesisht diten e sotme gjeta Faeqn tuaj ne Intenet, e cila eshte hapur qe nga 10 Mars 2007. Ju pergezoje per punen e shkelqyer te shoqates tuaj per prezantimin e librit ne gjuhen shqipe por edhe te trazhgimenise kulturore te popullit shqiptare ne Suedi.

 

Të gjitha këto që u thanë më lartë japin një shenjë drite se kjo Qendër në vitin që po troket do jete edhe me frytshme në punen e saj në prezentimin e kultures dhe Gjuhës shqipe ne mërgatë por njëheresh edhe në një prezentim sa më të denjë të virtyteve shqiptare në botë, krijimin e urave lidhëse mes popujve, gjuheve dhe kulturave me vlera.

Një dëshmi interesante në formë të kujtesës historike për prof.dr. Masar Kodra – Nga Nue Oroshi

Më 17 dhjetor 1994 një grup intelektualësh shqiptar në Maqedoni themeluan Universitetin e Tetovës. Në mesin e këtyre intelektualëve ishte edhe prof.dr.Masar Kodra. Profesor Masar Kodra ishte mjaft aktiv në këtë periudhë kohore ligjeronte në Tiranë dhe Prishtinë,ishte zgjedhur Dekani i parë në Fakultetin  Filozofik në Tetovë kurse ishte mjaft aktiv edhe në partinë e Unitetit Kombëtar që e themeluan se bashku me Mr.sc.Ukshin Hotin dhe Mr.sc.Halil Alidemaj.Meqenëse Qeveria e Maqedonisë këtë Universitet e kishte shpallë të jashtligjshëm i ndiqte edhe profesorët për ti burgosur.Kështu që në shkurtin e vitit 1995 profesor Masar Kodra qëndroj një javë i strehuar në banesën e dy ish studenteve të tij Besim Morina dhe Nue Oroshi.Ai nuk preferonte të banonte në banesën e tij apo të miqëve të tij profesorëve të Universitetit të Prishtinës për faktin se mund ta zbulonin më lehtë.Gjatë këtij qëndrimi e bëmë edhe një intervistë me profesor.dr.Masar Kodrën që e botuam më, 11 mars 1995 në Revistën për te rinjë me emër Qëllimi që e udhëhiqja unë se bashku me disa miq veprimtarë kombëtar në këto vite të vështira. Më pas  këtë intervistë e botova edhe në librin tim Dëshmi Kohërash. Edhe sot e kësaj dite kjo intervistë e ruan aktualitetin e saj dhe me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës po e japim të plotë për lexuesit.

Intervistë me prof. dr. Masar Kodrën, ligjerues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës – në degën e Historisë, në lëndën “Historia e popullit shqiptar I”, ligjerues në studimet e rregullta dhe postdiplomike si dhe dekan i parë i Fakultetit Filozofik të Tetovës

 

RRON E RRON JO NUK VDES SHQIPTARI

Pyetje: Zoti profesor, sot në çdo pore të jetës shqiptare është aktual Universiteti i Tetovës. A mund të na thoni diç konkrete rreth punës së këtij Universiteti ?

 

 Masar Kodra: Iniciativa për formimin e Universitetit të Tetovës ka filluar diku para katër viteve. Në të vërtet u formua një këshill iniciativ, i cili në fillim promovoi propozimin, që të hapet Fakulteti Pedagogjik, me degë të ndryshme të lëndëve shoqërore dhe natyrore me qëllim që shkollat fillore dhe të mesme të pajisen me arsimtarë. Do të shtoja se sipas elaboratit të përgatitur për këtë qëllim, për dhjetë vjetët e ardhshëm për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni, do të  nevoiten më se 4 mijë arsimtarë. Një nevojë të tillë vështirë mund ta realizoj, edhe një universitet me përvojë të gjatë. Mosrealizimi i këtij projekti, do të thotë se pas pesë viteve, të mbyllen shkollat e mesme në gjuhën shqipe, ose procesi mësimor zhvillohet në gjuhën maqedone. Për këtë qëllim u përgatit edhe një elaborat i veçantë dhe u formua grupi kontaktues, i cili dy vitet e fundit pati kontakte intensive me Kiro Gligorovin, i cili gjatë çdo takimi premtonte se hapja e Fakultetit Pedagogjik në gjuhën shqipe është punë e kryer. Mirëpo nga premtimet e tij mbeti një kujtim i hidhur.Në rrethana të tilla lindi ideja për formimin e Universitetit të Tetovës, diku gjatë muajit maj qershor të vitit të kaluar, kur edhe u formua këshilli inicues. Pas një pune intensive u përgatit elaborati i përgjithshëm i

Universitetit (planprogramet), ndërsa më, 17 dhjetor u inaugurua Universiteti i Tetovës, i cili përpos përgatitjeve intensive, sigurimit të lokalit dhe trupit arsimor, emërtimit të organeve të Universitetit, më 15 shkurt të këtij viti, në mënyrë solemne filloi edhe procesi edukativo – arsimor, dhe atë në gjashtë fakultete të këtij Universiteti.

Pyetje: Sa jeni të kënaqur me rolin e politikës shqiptare në Maqedoni?

 Masar Kodra: Faktori politik shqiptar në Maqedoni vepron tejet i ndarë, shpesh me koncepte që nuk e favorizon çështjen shqiptare, dhe si i tillë nuk mbërriti të realizojë çështjet jetike të popullatës shqiptare të Maqedonisë. Për këtë nuk mban përgjegjësi vetëm pala maqedone, por edhe subjektet politike shqiptare. Ndërsa angazhimi i intelektualëve shqiptarë në formimin e Universitetit kontribuoi që subjektet politike shqiptare të bashkohen dhe ta mbrojnë atë, ngjajshëm si komunarët e dikurshëm që përmes barrikadave mbrojtën komunën e Parisit. Kështu kontribuoi edhe përcaktimi i popullatës shqiptare, te e cila u formua bindja se mospërkrahja e Universitetit shpie në korridoret më të errëta të tradhëtisë.

Pyetje: Zoti profesor, Universiteti  dhe policia  maqedonase a shkojnë bashkë?

Masar Kodra: Për sa di unë kanë shkuar diku në Mesjetë, kur shkenctarët shkonin në giotinë ngase dëshironin që masa popullore të zhvillon dijen dhe shkencën. Prandaj veprimin e policisë maqedonase s’mund ta kuptojmë ndryshe, por si një veprim mesjetar, tejet i prapambetur, që përdor dhunën kundër lapsit, kundër humanizmit dhe dijes…Por është mirë që ne shqiptarët as që frikësohemi dhe as  që u përulemi metodave mesjetare që përdor pushteti maqedonas ndaj Universitetit të Tetovës, gjegjësisht njerëzve të tij dhe përreth tij. Ndoshta ngadalë dhe në rrethana të vështira dhe të pamundura, por gjithsesi ne Universitetin do ta farkojmë, së bashku me studentët dhe pedagogët e tij, atje prej ku nuk mund të zbresë i tërë pansllavizmi gjakatar. Ne nuk betohemi dhe as që kemi kohë për betime, por të veprojmë dhe t’i tregojmë botës së qytetëruar se Universiteti në gjuhën shqipe në Tetovë është realitet i një vetëdije tejet të lartë, që avanson proceset demokratike, si në Ballkan ashtu edhe në Evropë.

Pyetje:  Pasi që jemi në prag të 11 marsit, 14 vjetorit të demonstratave të studentëve në Prishtinë, çfarë mendimi mund të na jepni rreth këtyre demonstratave ?

Masar Kodra: Mendoj se këtu nuk kemi të bëjmë me demonstrata, por me një lëvizje të përgjithshme,  të trashëguar nga Lidhja e Dytë e Prizrenit, për të siguruar çlirimin tonë kombëtar dhe social në trojet tona etnike. Të gjithë ata që përcjellin këtë lëvizje janë të vetëdijshëm se ajo ende vazhdon, gjithmonë në kushte të ndërlikuara, por gjithsesi do të vazhdojë deri në fitore. Tekefundit jo vetëm neve shqiptarëve, por edhe Ballkanit i nevoitet bashkimi kombëtar i shqiptarëve për një zhvillim më të hovshëm shoqëror, ekonomik dhe politik-demokratik, në fund të këtij shekulli. Kjo është rruga jonë, kësaj rruge ia kemi mësyrë, dhe kurrë nuk do të dalim nga binarët e saj derisa të realizohen synimet tona. Kjo ndjenjë nuk është vetëm nevojë, por edhe një synim civilizues të cilin e favorizon çdo komb. Dhe këtë të drejtë askush s’mund të na grabisë.

Pyetje: Çfarë mendoni për rolin e rinisë në proceset demokratike dhe cila do të ishte rruga më e mirë që rinia shqiptare të qëndrojë në vendlindje dhe të mos marrë rrugën e eksodit që po na përcjell me shekuj ?

Masar Kodra: Eksodi ka ekzistuar historikisht edhe më parë, gjithmonë ka qenë i kushtëzuar nga faktorë të ndryshëm. Gurbetxhinjët sa herë që i thërriste zëri  atdheut, ata arrinin në vendlindje dhe inkuadroheshin në çeta, aradha, me hutë në krahë dhe me jataganin në brez, për ta mbrojtur atdheun. Mendoj se ka ardhur koha kur eksoduesit tanë duhet të fluturojnë  si shqiponja drejt atdheut, pasi qenia dhe ekzistenca e jonë është e rrezikuar.

Të jenë të gatshëm për çdo eventualitet në trollin e përgjakur të Kosovës, të Maqedonisë dhe Çamërisë – në trollin ku ende po derdhet gjak shqiptari. Sido që të jetë, eksodit duhet t’i shpallim luftë dhe të qëndrojmë këtu në Kosovë, në Mal të Zi, në Çamëri, se në këto troje shqiptarët do të jetojnë përgjithmonë ose siç pat shkruar Noli ynë i madh “rron o rron dhe nuk vdes shqiptari”

Pyetje: Ku jeni ju zoti profesor në këtë moment…?

Masar Kodra: …ku janë të gjithë shqiptarët jam edhe unë, në një trekëndësh që fillon në Prishtinë, kalon nëpër Tetovë, për të arritur në Tiranë. Dhe ka kohë që jam në këtë rrugë plot përgjegjësi, plot angazhime por edhe kënaqësi kur shoh qindra mësimëdhënës, profesor, magjistra dhe doktorë të shkencës, por edhe ndjehem i ri dhe atë shumë i ri, kur gjendem ballë për ballë para studentëve në Prishtinë, në Tetovë ose në Tiranë. Dikush njëherë më tha “O njeri, ku mund të ju gjejmë e të bisedojmë më ty…?” Përgjigje nuk kam, vazhdimisht jam në lëvizje pa kohë të caktuar dhe pa kohë të shkruaj ditarin tim, nëse jo për shumë vite, të paktën për disa muaj. Dikush më tha se do të vdes në rrugë dhe për këtë nuk ka gabuar, por dhëntë zoti ajo të më gjej në atdheun tim, që aq shumë e dua dhe aq shumë vuaj për të.

Pyetje: Në fund, ndonjë këshillë për rininë?

Masar Kodra: T’i përvishemi punës kudo që gjendemi, në shkollë, në Universitet, se vetëm kështu mbrohet atdheu, se vetëm atëherë do të ndiejmë kënaqësi dhe do të kemi të drejtë edhe të idealizojmë.

Shoqata “Shqiponja” në Siegen të Gjermanisë: Dënojmë veprimtarinë e Ramës me vëllain e tij Vuçiç, ministrin e Millosheviçit

Kryesija e shoqatës kulturore shqiptare„ SHQIPONJA“ ‚me seli në Siegen të Gjermanisë ku në gjirin e sajë përfshinë të gjithë shqiptarët e katër vilajeteve të Shqipërisë natyrale(katolik,musliman dhe ortodok) shprehë
                                       Zemrim!
Ne mbledhjen e sajë të rregullt te datës 21 dhjetor 2019,analizoj punën e berë gjerë me tani në procesin e ndihmave vëllezërve dhe motrave tona që u dëmtuan nga termeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, njëherit si një pikë e veçant u diskutua edhe për politikën taktike dhe strategjike që,po ushtron kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në raport me vëllanë dhe ministrin e informatave të Sllobodan Millosheviçit;Aleksandër Vuçiqin!
Pasi përcollëm dhe ndëgjuam aq sa mundëm e ditëm,përmes mjeteve elektronike të informimit,bisedat e pjesmarësve në samitin e Tiranës,në pergjithsi dhe të sejcilit veç e veç e, sidomos të kryeministrit të Shqipërisë në veçanti, vendosëm që me këte letër t‘i drejtohemi opinionit shqiptar dhe kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama!!
Pjesa më e madhe jona,si mërgimtar që nga vitet e 70-ta e gjerë kë emigrantët e ri pas viteve të 90-ta,nuk pretendojmë dhe rrahim gjoks që kemi një nivel të lartë zhvillimi politik,ngase kushtet dhe rrethanat na e kan kufizuar në dheun e huaj një gjë të tillë,ama me çështjen komëtare jemi rritë ,edukuar dhe frymzuar nga ngjarjet historike,dramatike,tregjike e heroike qe perjetoj populli yne, nga gjysma e dytë e shekullit që shkoj e gjerë kë luftërat e Ushtrive Çlirimtare(ku më ate kohë Edi Rama ishte azil në Francë)
Me këte rast konsiderojmë ,se shqiptarët dhe serbët  mardhenjët ndërnacionale mes tyre sidomos më herët por, që nga viti 1878,e gjerë me sot jan në gjendje lufte,herë të përgjakshme,herë të armatosur e herë psikologjike e herë politike jo, për fajin e shqiptarëve!
Pasi sllavët e jugut të udhëhequr nga serbët dhe malazezët  ripushtuan 3/4 e trojeve shqiptare nuk u ngopën kurë  me ate,por,gjatë Luftës së dytë botërore , bënë përpjekje për ta gllabruar dhe futë nënë ambrellë si republikë të shtatë tere Shqipërinë!
Vukmanoviç Tempo me direktiva të akademisë serbe shtroj tezën e konfederatës ballkanike dje, apo( minishëngenit) siq po quhet dhe pranohet nga Edi Rama sot!!!
Aleanca e tillë eshtë e vjetruar dhe i vie erë qelbi,ku këte erë qelbi do ta nuhatë edhe çdo fëmi i vogël me përjashtim të njerzëve të qelbosur siq eshtë zoti Edi Rama.
Po u zgjuan nga varri Esad Pasha,Ahmet Zogu,Sinan Hasani,Kolë Shiroka,Ali Shukria e Rrahman Morina me siguri do i kanë  zili Edi Ramës,për dashurinë dhe respektin e pa fund që ka ndajë Serbisë e ndajë Aleksandër Vuçiqit i, cili ende i ka  dhëmbët të zhytur me gjakun e fëmive shqiptar në luftën e fundit!Ndërsa Fatos Nano e përgëzon sepse ai nuk goxoj ta sjellë në Shqipëri kasapin e ballkanit Sllobodan Milosheviqin por e takoj në Kreta!
Më mirë se kushdo tjetër shqiptarët e Shqipërisë natyrale të, okupuar nga serbosllavia afër një shekull e gjysmë e, dinë se  çështë liria,demokracia,lëvizja  e lirë ,qarkullimi i  mallërave,sepse më se 150 vite me radhë luftuan me serbomalazezet dhe nuk ngeli sokak në trojet tona pa u la me gjakun e bijë e dhe bijave më të mirë!
Nuk ka shqiptar dhe shqiptare që eshtë kundër fçinjësisë së mirë,të urtë e të pastër me ata fçinjë që respektojnë ndërsjellshëm. Por fçinjësi me serbët të cilët na i dhunuan mbi 20.000 motra,nëna dhe vajza tona,me mbi 12.000 vëllëzër,motra,nëna dhe gra tonat të vrara, me 1653 të vrarë e mbajtur peng ende sot në  varrezat në Serbi , me kafkën e figurës poliedrike te Ukshin Hotit, me dëmet matriale, ,pastaj me kidnapimin e bankave të  Kosovës ;eshtë absurditet të mendohet që Shqipëria të futët në këte kazan konfederate me Serbinë edhe pse si individ Edi Rama mundë të puthet me Vuçiqin mundë të shkruaj e nënshkruaj,çfar të doj por, eshtë e vështirë që vendimet e çfar do lloji qofshin ato,mundë të  zbatohen,pa pjesmarjen edhe të Kosovës luaneshë!
Shëtitja nepër gërmadhat e Durrësit,e tri përsonaliteteve ngjante sikur të ishin së bashku nëpër Durrës ;Sllobodan Milosheviçi ,Zaievi dhe Aleksandër Vuçiqi,portreti i Edi Ramës ishte përkthye në ate të Sllobodanit dhe nuk vërehej fare!
Dogmat dhe fantazitë e tija,me një prepotencë antinjerzore,para mediave, duke bëre krahasime me udhëheqësit kosovar se përse ata takohen me serbët në bisedime ,dreka e darka,e nuk thuhet as një fjalë per ta,duke e mjegulluar se takimi i udhëheqësve kosovar bëhet me trysninë e bashkimit europian,sepse ata shqiptar që kan marë pjesë në luftën e fundit kundër Serbisë,me deshiren e tyre kurrë në tryezë me kriminelin (zëdhënësin ) e Millosheviçit nuk ishin ulur ,aq më pak „gënjeshtari“ i Edi Ramës ,Ramush Haradinaj i cili duke i fale atdheut tre vellezerdhe, me ushtrinë e vet dhe forcave të natos , përzuri nga Kosova vëllaun e Edi Ramës ,Aleksandër Viçiqin,i cili edhe sot nuk njeh gjenocidin ne Kosovë por e cilson si trillim të ambasadorit  të USA-së Wolker,si dhe diten e naten ban perpjekje per ti detyruar shtetet me ndikim qe ta c´njohin shtetesine e Kosoves.
Parimisht ,Edi Rama eshtë dashtë që njëhere e përgjithmonë të i zbaton vendimet e mara të samiteve të Vlorës,Pejës,e pastaj,bashkarisht me Kosovën të mer vendim si vëllai me vëlla si( si do t‘ ia bëjmë ) që Serbia ta njoh shtetin e Kosovës, të na i këthen nga varrezat e Serbisë 1653 më të dashurit tonë,te na ktheje kafken e Ukshin Hotit, te paguaj dëmshpërblimin e luftës, të njeh gjenocidin dhe etnocidin që kreu ushtria e Millosheviqit,Daçiqit,e Vuçiqit në Kosovë,si dhe të gjykohen kriminelët që jetojnë shlirshëm në Serbi,të cilët kryen masakra ndër më çnjerzorët në shekullin që shkoj!
Dhe më vonë të flitet per qarkullimin e lirë të njerzëve,e mallërave kineze,ruse e malazeze neper Shqiperi.
Shqiptarët nga të katër anët e botës u solidarizuan me vëllezër e motra tona në Shqipëri me rastin e tërmetit,ku si falënderim dhe shpërblim per festat e fundvitit Edi Rama na shpërblej me puthjën e Aleksander Vuçiqit në Tiranë dhe Durrës!
Falëmnderit Edi!!!Si përfundim,i, bejmë thirrje popullit shqiptar,në Shqipëri e sidomos Partisë Socialiste që,sa më parë ta nxjerrë nga radhët e saja këte mjeshtër pikturash Edi Ramën,për të mirën e partisë socialiste dhe për të miren e kombit,ndërsa populli shqiptar i bejme thirrje qe ta rrezoj nga pushteti dhe ta detyroj që të kërkon azil në Beograd,siq e detyroj Ahmet Zogollin!!!

    Dhe qeverise aktuale dhe,asaje qe vije ne Kosove i bejme thirrje qe ta shpalle person non grada kete satrap!!!

Siegen e shtune me 21 dhjetor 2919
Mehmet Musa; për kryesinë e Shoqatës SHQIPONJA në Siegen

Effertstufer.104
57072 Siegen
Deutschland

Solisti Eno Peçi në Operën e Vjenës u nderua me medaljen e Kryqit të Nderit për Shkencë dhe Art

Voal – Balerini Eno Peçi, solist në Operën e Vjenës u nderua me Medaljen e Kryqit për Shkencë dhe Art – “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST” .

Kjo medalje e dhënë për merita është prej kohës të Perandorisë Austriake, e njohur si “pro litis et artibus”, e krijuar më 28 gusht 1887 nga perandori Franz Joseph, dhe më vonë edhe nga Perandori Ferdinand I në 1835 me të cilën shpërbleheshin ato personalitete që ishin dalluar veçanërisht në fushat e arteve dhe shkencave në Austri dhe në vendet që përbënin Perandorinë. Kjo medalje u rinjoh nga shteti austriak në 25 maj 1955.

Balerini i parë i Operas vjeneze, solisti Eno Peçi e njofton këtë lajm të bukur përmes rrjetit social. Këtë lajm po ashtu e jep edhe vetë Opera e Vjenës si një nder dhe vlerësim jo vetëm për balerinin e saj të parë por edhe për institucionin me famë botërore në të gjithë botën.

Ja çfarë shkruan vetë Eno në rrjetin social: “Jam shumë krenar, shumë mirënjohës për nderin që më është bërë duke m’u dhënë nga Austria Medalja e Kryqit për Shkencë dhe Art”

“Very Proud ,Thankful And What An Honor To Get The Austrian Award “HONORABLE CROSS FOR SCIENCE AND ART” or “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST” 🇦🇹❤️🙏 #grateful #thankful🙏 #proud #honor #speechless #nowords #to #describe #whatifeel #❤️🙏🇦🇹”

Voal.ch po ashtu i shpreh urimet më të mira. Nderi për Eno Peçin i takon edhe bashkëkombasve të tij, kudo që ndodhen!/ Elida Buçpapaj

 

 

 

Përtej diellit të qelqët apo mallit për fisnikërinë – Nga Nue Oroshi

Malli i fisnikërisë përballë jetëngjitjes në timonin e besnikërisë që drejtohët prej mallëngjimit për ecjakët e drejtpeshimit të trupit i cili dirigjohet nga mendja e lëvizjeve përtej diellit të qelqet,sillet në valvitjen e valëve të jetës.

Në kohën e peshëngritjeve pranë trullosjes së mendjës sillen vërdallë fushnaltat me një vijë gjarpërore që ndan fushat nga detrat me një pjellshmëri gjigante dhe ujit të njelmët i cili shëron plagët shpuese. Rreth diellit dhe qiellit sillen me fletezat e këputura në mes kohëzgjatjet e panteonit magjik i cili në përballjen në mes të diellit dhe hënës arriti t´iu marr rrokaqiejeve dritën e syrit para se të vërbohet bota me djallëzinë dhe babëzinë.

Në kohën e mjegullnajave politike kam mallë për fisnikërinë dhe besnikërinë.Dy tipare shqiptare që janë harruar dhe janë zëvëndesuar me rrahagjoksin dhe thyerjen e fjalës së thënë.Përtej diellit të qelqët apo mallit për fisnikërinë sillen dhe pështillën edhe hutia për të pabërat apo mbajtja në thellësinë e shpirtit për të pathënat. Ndikimet dhe qoroditjet që ndodhin në kohën qe po e jetojmë ju ngjajnë dëshmive satanike për ta mbuluar rrethrrotullimet e vijave të përhmta që më shumë i kushtojnë kujdes satanikës dhe djallëzores se sa njerëzorës dhe fisnikërisë.

Muzat kanë heshtur për faktin e përzierjes së temperaturave që sillen rreth mendjes ku mendja bëhet herë-herë akull e ftoftë e herë herë merr një zjarmi përvëluse.E në mes të zjarmisë përvëluese dhe akullit të fortë të mendjës muzat kanë mbetur pezull dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje qoftë edhe ato lëvizje të thjeshta që janë të brumosura në mes të  diellit të qelqët dhe zërit të fisnikërisë dhe besueshmërisë. E derisa muzat e kanë ndalur shikimin në skenë dalin portretët që rendisinë fjalët dhe shkarravinat që janë të rënditura sikurse janë humbur në errësirën e mendjës pa dëgjuar deshirën e ecjakjeve përpara.

Edhe pse dielli në këtë kohë dimri shkëlqen shumë rrallë ai sikur na bën me dije se shkëlqimi i tij do të mbetët gjithmonë i freskët kurse rrezët e tij edhe pse nuk janë përvluese na paralajmërojnë se toka pa diell është e shkretë ashtu siç është e shkretë edhe jeta pa fisnikëri e besueshmëri.Parimet e njerzisë duhet ti kthehën shqiptarisë sepse ato janë të nevojshme sikur buka, uji, ajri, qielli e dielli.