VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shpërngulja e shqiptarëve nga Plava dhe Gucia (video)

By | September 28, 2015

Komentet

Me zë e figurë për “Fokus”: John Bolton: Ndarja e Kosovës është diskutuar, ishte ide e Thaçit dhe Vuçiçit, ja pse dështoi

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton është përgjigjur për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News, në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin  Maqedoninë ishte arritje e madhe.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.

Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton në përgjigjen ndaj interesit të Fokus.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Kosova feston Ditën e Pavarësisë së SHBA

Leonat Shehu

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj amerikanë në shenjë nderimi për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjekë të mjekësisë familjare në Prishtinë ngritën flamurin amerikan në bulevardin qe mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton, ku ndodhet edhe shtatorja kushtuar atij.

Agim Rexhepi nga shoqata Miqtë e Amerikës tha se ngritja e flamurit amerikan nga ana e mjekëve të Kosovës ka për qëllim dërgimin e mesazhit se Kosova do të jetë përkrahë Shteteve të Bashkuara në çfarëdo kohe përfshirë edhe gjatë pandemisë.

“Populli i Kosovës dinë të bëj organizime të tilla edhe në kohë pandemie edhe në kohë kur është rreziku shumë i madh shëndetësorë në Kosovë edhe në rajon edhe në botë, mirëpo njëkohësisht kemi dashur të tregojmë që nuk do të na ndal as shëndeti, as rreziku nga shëndeti, as rreziku o çfarëdo natyre qoftë me tregu respekt edhe me veprime sibolike respekt ndaj shtetit kryesor, shtetit aleat. Shteti që na ka mbështetur në ditët më të vështira, shteti i cili është shtetformues i shtetit të Kosovës dhe shtetndërtues, shteti i cili ende na favorizon, përkrahë dhe na mbronë faktikisht në bashkëpunim me aleatët e tyre strategjikë”, tha zoti Rexhepi.

Ambasada amerikane në Prishtinë kësaj radhe nuk organizoi ceremoni për të festuar ditën e pavarësisë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett nëpërmjet një video mesazhi, tha se populli i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Kosovës ndajnë shumë vlera të përbashkëta.

“Si miq dhe partnerë, i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Qëndruam bashkë për ta bërë Kosovën të pavarur, pas sulmeve të 11 shtatorit, në luftën kundër terrorizmit global. Dhe tani qëndrojmë së bashku përballë një pandemie globale”, tha ambasadori Kosnett duke nënvizuar se sfidat e fundit e kanë treguar kreativitetin dhe aftësinë ripërtëritëse të popullit të Kosovës.

“Ndërsa institucionet dhe bizneset ishin të detyruara të mbylleshin për ta ndaluar përhapjen e virusit, qeveria, bizneset dhe shoqëria civile reaguan njësoj për t’u ndihmuar atyre që kishin nevojë. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën me ndihmë financiare e teknike. Ka shumë më tepër për të bërë, edhe nga qytetarët e rëndomtë, për ta sjellë pandeminë nën kontroll. Por kam besim se me këmbëngulje, punë të zellshme dhe bashkëpunim përtej kufijve, do të triumfojmë ndaj virusit, siç kemi triumfuar ndaj armiqve të tjerë”, tha ambasadori Kosnett.

Udhëheqësit politikë të Kosovës përgëzuan popullin dhe qeverinë amerikae duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në historinë më të re të Kosovës.

Në telegramet e tyre thuhet se 4 korriku me të drejtë është bërë sinonim i lirisë, përparimit dhe shpresës për vende të shumta demokratike anekënd botës, ndërsa theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aleatët e saj më të mëdhenj.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett ngritën flamurin amerikan në oborrin e Parlamentit të Kosovës, për të shënuar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët e çmojnë lartë rolin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, e cila kohëve të fundit përmes të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedime Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell po bën përpjekje për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet dy vendeve.

Ylfete Fanaj, e para shqiptaro-zvicerane kryetare e parlamentit kantonal të Lucernës për vitin 2020/2021-

Voal.ch – Në kushtet e situatës të koronavirusit, në Qendrën e Panaireve të qytetit të bukur të Lucernës u mbajt seanca solemne e Parlamentit e Kantonit.

Në rendin kryesor të ditës ishte zgjedhja e kryetares së parlamentit, që do të jetë  Ylfete Fanajt. E para shqiptaro-zvicerane në historinë e komunitetit shqiptare që arrin në këtë pozicion të lartë.

Ylfete Fanaj nga qershori i vitit të shkuar ishte nënkryetare e parlamentit Kantonal të qytetit të Lucernës, ndërsa ajo si angazhim politik  prej disa vitesh kryeson Grupin Parlamentar të Partisë Socialdemokrate.Ylfete Fanaj ka mbi një dekadë në politikë duke arritur step by step deri ku është sot. E para shqiptare në një komunitet më i madhi pas atij italian.

Ylfete Fanaj u votua me shumicë pro 91 vota  dhe 59 kundër për të qenë kryetarja e Parlamentit Kantonal të Lucernës për vitin 2020/2021.

Në nder të Ylfete Fanajt si kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, doli në skenë një këngëtare zvicerane që këndoi këngën e bukur arbëreshe “Moj e bukura More”.

Ndërsa komunitetin shqiptar e përfaqësoi piktori i mirënjohur shqiptaro-zviceran Samedin Asllani i cili me këtë rast i dhuroi Ylfete Fanajt një pikturën e tij.

Sipas ligjit, drejtimi i parlamentit kantonal zgjat një vit. Në krye të Parlamentit kantonal çdo vit vjen një anëtar nga Këshilli i Madh i kantonit që janë të zgjedhur partiakë, sipas rezultatit në zgjedhjet lokale dhe zgjat gjithë legjislaturën, dmth katër vjet.

Voal.ch nga ana e vet i uron Ylfetes suksese të mëtutjeshme në politikë./EB

Jusuf Buxhovi: Dëmi që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ia kanë bërë Kosovës është shumë i madh

Buxhovi: LDK-së i duhen reforma, Osmani duhet të qëndrojë

Jusuf Buxhovi në emisionin Desku në KTV ka thënë se LDK-së i duhen reforma, derisa ka theksuar se Vjosa Osmani duhet të mbetet pjesë e saj.“LDK-ja i ka dy pamje, atë historike nga 1989-1999. Ka bërë një punë historike, e Rugova mbetet në histori pikërisht për shkak të rolit të tij. Faktori ndërkombëtar e ka detyruar të hyjë në bashkëqeverisje. Dhe LDK-ja nuk e ka pas kryeministrin as në zgjedhjet e para e të dyta”, ka thënë Buxhovi, historian dhe shkrimtar.Buxhovi ka thënë se Rugova ka qenë një njeri i kompromiseve, dhe se ai e ka ditur raportin e forcave.

Ai thekson se Rugova nuk ka lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër.

“Ai e ka ditur se çfarë do të thotë për amerikanët të kenë dy faktorët në një binar. Dhe ai ka qenë i detyruar ta pranojë kryeministrit prej krahut të luftës dhe aty ka qenë ajo formulë. Të vetmen gjë që e ka bërë Rugova në ato rrethana që nuk ka lejuar që Thaçi të bëhet kryeministër. Ka qenë ky pozicioni i tij ndaj Thaçit sepse ai ka pasur njëfarë konkurrence e mosbesimit ndaj Thaçit, nga Rambujea. Ai e ka konsideruar Thaçin dhe Shtab Politik e ka konsideruar si një krah ideologjik të lidhur me konjektura të ndryshme të Shqipërisë. Nuk e ka lejuar Thaçin të bëhet kryeministër dhe ka ardhur deri te kompromisi i Bajram Rexhepit”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij LDK-ja e sotme nuk është në linjë të njëjtë me atë të Rugovës.

“Rugova ka vdekur, por LDK-ja që mbeti pas tij nuk ishte më në konstalacion të asaj linje. Ka mbetur kauza e hapur dhe pse e them këtë është se nuk ka përfunduar procesi i demokracisë. Nuk ka përfunduar, shteti i Kosovës nuk është përmbyllë. Kauza e LDK-së për liri, barazi e shtet perëndimor është shkëput me vdekjen e Rugovës. Sot kauza e LDK-së është një kauzë e grupeve të caktuara feude për me e mbajt pushtetin”, ka thënë Buxhovi.

Madje ai thotë se LDK-ja i është nënshtruar disa konjukturave të Thaçit.

“Unë jam kritik ndaj LDK-së dhe duhet të jem. Jam anëtar i LDK-së dhe votues i saj. Partitë politike nga 2006-2008 e tutje janë pjesë e feudeve të caktuara për interesa të caktuara politike. LDK-ja për fat të keq është pjesë e tyre, bile iu ka nënshtruar disa konjukturave të Thaçit dhe të PDK-së. Ka hyrë në disa marrëveshje me ta që vazhdimisht e ka humbur kredibilitetin e vet dhe i ka krijuar probleme Kosovës”, ka thënë Boxhovi.

Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe situatën e Vjosa Osmanit brenda partisë, dhe përjashtimin e saj nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

“Çështja e Vjosës është më komplekse. Ajo është gjetë në një trekëndësh nga viti 2014 e tutje ndërmjet Sejdiut, Thaçit dhe Mustafës. Aty është zhvilluar një luftë për pushtet dhe në atë trekëndësh është sjellë edhe Vjosa Osmani. Kjo që ka ndodhë nuk duhet të ndodhë në tjerat. Jeta partiake ka rregullat e veta”, ka thënë ai.

Sipas tij kur nuk pajtohesh me partinë janë vetëm dy rrugë.

“Vet fakti se hynë në një parti politike ti je i kufizuar. Po të isha unë do të merresha me politikë, sepse kam dashur të ruaj integritetin intelektual. Si të jesh në parti ajo ka rregullat e vet. Derisa të merret vendimi ti mund të jesh kundër saj. Por, kur të merret vendimi ka vetëm dy rrugë: ose duhet ta pranosh atë ose duhet të largohesh, nuk ka tjetër”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij kështu siç ka vepruar Osmani nuk mund të bëhet, porse sipas tij ajo duhet të mbetet brenda partisë dhe të bëhen reformat.

“Kjo është një pjesë e procesit se kauza ka mbet në gjysmë. Por, kështu siç e ka nisur Osmani nuk mund të bëhet sepse nuk mund të luftosh kundër partisë tënde në këtë mënyrë. Duhet të shikosh nga brenda dhe të luftosh për reforma. Po të jetë një LDK e fuqishme skena politike do të dukej ndryshe. Kosovës i duhet ndryshimi. LDK-ja ka për detyrë reformat. Kanë filluar reformat në LDK edhe zonja Osmani e të tjerët duhet aty të luftojnë, të vazhdojnë kauzën e LDK-së. Ajo duhet të mbetet aty, dhe të ruajë interesat e partisë”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi thotë se LDK-ja ka potencial të madh.

Buxhovi: Dëmi që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ia kanë bërë Kosovës është shumë i madh

Jusuf Buxhovi ka vlerësuar se partitë politike kanë vazhduar të ruajnë mendësinë që shteti duhet të jetë instrument për fuqinë e tyre materiale, e jo që shteti të jetë një kauzë, që të ndërtohet si demokraci.Në emisionin Desku në KTV, Buxhovi ka thënë se e ka fjalën për pjesën më të madhe të partive politike, që sipas tij janë gati të njëjta. Ka thënë se e ka fjalën për partitë politike që janë në pushtet prej vitit 2000, ndërsa ka përmendur PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.Sipas Buxhovit, deputetët asnjëherë nuk janë të pavarur.

“Ka të bëjë edhe me ligjin zgjedhor, që ka krijuar despotë. Listat kur bëhen, ato kontrollohen, mbikëqyren, barten votat, bëhen manipulime më të mëdha se sa kur bëhen vjedhjet që janë konstatuar. Bëhen me shpërndarjen e votave të deputetëve, që kurrë nuk mund të jenë të pavarur sepse ata kontrollohen. Bosët kryesorë janë te këto tri parti politike, te PDK, LDK, AAK, është një trekëndësh”, ka thënë Buxhovi.

Ai ka folur edhe për meritat e tri partive në fjalë.

tri partive nuk mund t’iu mohohen të mirat që kanë bërë, kanë marrë pjesë në procesin e krijimit të shtetit, Pavarësisë. Por dëmet që ia kanë bërë Kosovës janë shumë më të mëdha dhe po i përjetojmë sot”, ka shtuar historiani Buxhovi.

Për Vetëvendosjen, Buxhovi ka thënë se është faktor që ka ardhur më vonë. Sipas tij Vetëvendosje është “strehë e shumë personaliteteve që janë bartur prej partive tjera dhe kanë dalë aty dhe se mendohet që kanë ndikim të madh”.

“Prapë edhe ajo nuk mund të ketë alibi të plotë. Por kur flasim për LDK, PDK, AAK etj., të gjitha mbajnë përgjegjësi që nuk ka ardhur te një demokratizim i plotë i jetës politike. Por prapë këto parti janë të tilla pasi në kohën e UNMIK-ut, por edhe më vonë, kodi zgjedhor që është caktuar është gjeneratori kryesor i problemeve dhe despotizmit politik që ne e kemi sot në Kosovë, të gjitha partitë. Kodi zgjedhor i është dashtë edhe faktorit ndërkombëtar dhe veçmas politikanëve tanë me mendësi feudale dhe despotike, që të kontrollojnë edhe listat. Përderisa të ekzistojë një kod i tillë do të kemi jetën politike të tillë. Ajo ka gjeneruar që këta faktorë politikë mos të demokratizohen, të krijojnë feude të ndryshme dhe këto janë të përbashkëta”.

Sipas tij, mungesa e demokratizimit në shtetin e Kosovës është pasojë e mungesës së demokracisë së brendshme në partitë politike.

Buxhovi i bën fajtorë UNMIK-un e EULEX-in për moszbardhjen e vrasjeve politike

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, në emisionin Desku në KTV ka thënë se fajin për moszbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës në Kosovës e mban UNMIK-u dhe EULEX-i.“Mund të thuhet edhe më drejtpërdrejtë, janë partitë politike që kanë hyrë në procesin që është quajtur veçmas me Rezulotën 1244 të krijimit të rrethanave për një shtet demokratik qysh kanë qenë edhe zgjedhjet e para vendore lokale. Aty janë përgatitë që ta marrin pushtetin dhe ta kthejnë shtetin në një feud të vetin”, ka thënë Buxhovi.Sipas tij faktori ndërkombëtar ka luajtur me dy karta.

“Demokracinë e ka pasur si një detyrë, në realitet ka përkrahur forcat që nuk do t’i bëjnë telashe. Me demilitarizimin që është bërë në dy muaj dhe UÇK-në u transformuar. Ishte paraparë që të përfundojë dy qeveritë e përkohshme, atë të Bukoshit dhe Thaçit, që ishte shpallur në mënyrë të njëanshme në Tiranë. Dhe në bazë të dokumenteve që kemi Qeveria e Thaçit ka vazhduar të funksionojë, është toleruar dhe janë toleruar edhe veprimtaritë e strukturave paramilitare të SHIK-ut. Dhe në të njëjtën kohë ato struktura mbajnë përgjegjësinë, së paku prej shumë vlerësimeve të UNMIK-ut dhe hetuesisë një pjesë e tyre kanë marrë pjesë edhe në vrasjet politike. Nuk po e akuzoj SHIK-un, sepse është një problem, por implikimi i grupeve paramilitare të ndryshme që lidhen me politikën shqiptare janë përgjegjës për ato. Këtë nuk e them kështu, por në bazë të materialeve dhe raporteve që ka edhe NATO, raport që ka edhe BND-ja, shikoni më 2004 janë botuar. Edhe të UNMIK-ut dhe të EULEX-it”, ka thënë ai.

Buxhovi ka shtuar se UNMIK-u i ka bërë edhe dy – tri procese, kuazi procese por kurrë nuk ka mundur që t’u japë përgjigje të caktuar sepse edhe përbrenda UNMIK-ut kemi dokumente dhe libra.

Sipas tij një pjesë e atyre që kanë bërë vrasje politike në Kosovë në njëfarë mënyre kanë qenë të përfshirë edhe me shërbime perëndimore dhe kanë mbërri të dalin.

“Bile ne i kemi edhe ato se prej Bondsteelit kanë dalë të burgosur, kanë shkuar, janë cilësuar si agjentë të shërbimeve të ndryshme dhe kjo tregon se nuk janë zbardhur ato vrasje. Problemi më i madh është këtu, pse jam kritikë ndaj faktorit ndërkombëtar. Nuk dua të prejudikoj se kush është vrasës me emër e mbiemër por janë shumë indikacione që flasin se janë të implikuar njerëz të drejtpërdrejtë të strukturave paramilitare që kanë ekzistuar në Kosovë. I ka toleruar edhe UNMIK-u”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij këtyre vrasjeve nuk u është dhënë drejtësi sepse ndërkombëtarët kanë dashur të mbajnë nën shantazh këto figura politike.

“Përgjigja nuk është dhënë sepse kam bindjen që as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë dashur të japin përgjigje sepse kanë dashur të mbajnë disa segmente të klasës politike të shantazhuar. Në mënyrë që me ta të bëjnë edhe pazare të ndryshme të cilat edhe i kemi parë kohëve të fundit”, ka thënë ai.

Sipas Buxhovit as dëshmitarët nuk janë mbrojtur.

“Për mua është e pakuptueshme se si një UNMIK që ka poseduar hetuesit më të rëndësishëm. Vet disa prej tyre kanë dekonspiruar dëshmitarët e mbrojtur, sipas UNMIK-ut 22 dëshmitarë nën mbrojtje janë vrarë për krimet politike të pasluftës në Kosovë. Dëshmitari i fundit është vrarë në vitin 2015-16 në Gjermani, Zogaj si i mbrojtur. Mendoj se ka qenë vrasje, sepse me të është dashur të mbyllej një kapitull i disa kampeve atje në Drenicë. UNMIK-u e EULEX-i nuk kanë ndihmuar që të zbardhen këto vrasje. Janë vrarë edhe 102 ushtarë të UQK-së në ndërkohë”, ka thënë ai. “Këto janë vrasje të dyshimta pasi nuk janë sqaruar në aspektin e drejtësisë. Aty ka gjithfarë çërime hesapesh. Fajet në këtë drejtim mendoj se e ka UNMIK-u dhe EULEX-i”.

Buxhovi shton se ata janë ardhë që këtu ta instalojnë sistemin juridik dhe ligjor dhe nuk e kanë bërë.

“3-4 prokurorë kanë dhënë dorëheqje dhe akuzojnë UNMIK-un për korrupsion. Lë me dyshuar se një pjesë e vet atyre hetuesve ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të lidhur me krimin e organizuar në Kosovë. Dhe këto na sjellin ne rrethin vicioz se sot nuk i kemi përgjigje”, ka thënë ai.

Buxhovi: Çlirimi nuk solli lirinë

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, ka thënë se çlirimi nuk e ka sjellë lirinë në Kosovën. Duke folur në emisionin “Desku” në KTV për temën “Çlirimi i papërfunduar i Kosovës”, Buxhovi ka thënë se procesi ka mbetur në gjysmë.Ai ka folur për librin e tij të ri “Mona”, që është publikuar javë më parë. Është roman që lidhet me realitetin që ekziston në Kosovë nga viti 1999 e tutje.Buxhovi ka thënë se romani merret me politikën aktuale, në prizmin e imagjinatës së një krijuesi, që është i interesuar që asaj që po e kalojmë, t’ia jap edhe dimensionin letrar.

“Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në këtë shekull. Por çlirimi nuk e ka sjellë lirinë dhe ky proces ka mbetur i papërfunduar. Ky është përqendrimi im në letërsi, unë jam shumë kritik ndaj gjithë kësaj. Ka pasur keqkuptime, se po e fyej luftën e gjëra tjera, siç dinë te ne që t’i mbrapshtojnë gjërat, veçmas ata që kanë përfituar nga shteti i Kosovës dhe nuk e kanë pasur ideal shtetin e Kosovës, por që shtetin ta kthejnë në plaçkë”, ka thënë Buxhovi.

“Nuk ka të bëjë me patriotët, me ata që janë vrarë në luftë, që kanë shkuar në luftë për ideal. Nuk ka të bëjë me UÇK-në e luftës. Por me UÇK-në e pasluftës, me të gjithë ata të cilët në një mënyrë kanë keqpërdorur atë kredibilitetin dhe janë kthyer nga njerëz që do të duhej të ruanin meritat, në dëmtues të këtij procesi. Disa prej tyre në zhvatës të shtetit të Kosovës, e disa, mund të quhet, edhe në grupe kriminale dhe e kanë dëmtuar procesin”, ka shtuar Buxhovi.

(Video) Moikom Zeqo: Jemi të dominuar nga e keqja. Mua më bën përshtypje, shkrimtari që duhet të jetë një qenie e lirë, janë klientelistë !

Moikom Zeqo: Pas 30 vjetësh kemi deputetë më të dobët se sa në fillimet e demokracisë

Homo Albanikus duhet të ketë liri mendimi!

Historiani Mojkom Zeqo, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, në monologun e mbajtur nga gazetari Adi Krasta. Gjatë fjalës së tij, Zeqo i thuri elozhe qëndresës së artistëve për mbrojtjen e teatrit, ndërsa i quajti ata si e vetmja shpresë për Shqipërinë. Sipas tij, lëvizja për mbrojtjen e teatrit është e rëndësishme sepse nuk është manipuluar siç ndodhi me lëvizje të tjera, siç ishte ajo e studentëve.
Mojkom Zeqo: Unë them që gjërat në Shqipëri vijnë gjithmonë me vonesë. Unë këtu me bindje të thellë e them këtë, veç lëvizjes për teatrin që mbanin gjallë një kauzë lirie, jeni e vetmja shpresë. Keni ditur të mbijetoni, keni ditur të organizoheni megjithë kundërshtimeve, keni ditur të mos i bindeni tabuve. Duhet të gjithë qytetarët të mendojnë si heronj. Kjo strukturë mendore është sot këtu e pranishme. Është shumë e rëndësishme në të gjitha pikëpamjet, ku gjithë kjo veprimtari nuk jepet as nga mediat. Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme, sepse disa lëvizje të tjera siç ishte lëvizja e studentëve, u manipulua.

Zeqo nuk i kurseu kritikat as për shkrimtarët, të cilët i quajti klientelistë. Ai tha se minoranca ka përfaqësuar maxhorancën e popullsisë në Shqipëri gjatë 30 viteve të demokracisë.

Mojkom Zeqo: Elitat politike kanë qenë gjithmonë klienteliste. Ne sot jemi të dominuar na e keqja. Mua më bën përshtypje, shkrimtari që duhet të jetë një qenie e lirë, janë klientelistë. Shkrimtari nuk i përket partive. Ato duhet të ishin institucione të hapura, ku të rreshtoheshin njerëzit dhe të bëhej përfaqësimi politikë. Në Shqipëri minoranca ka përfaqësuar maxhorancën. Përfaqësimi politikë presupozon që deputeti të jetë qenie ligjvënse. Pas 30 vjetësh, ne kemi klasë politike qesharake sa nuk mund të kuptoj dot se mund të kemi deputetë më dobët se sa në fillimet e demokracisë.

 

 

Moikom Zeqo: Ish Ministri i kulturës, sot kryeministri hodhi idenë e tij aluçinante që në vitin 1998 të shembë Teatrin Kombëtar

“Shqipëria është vendi i paradokseve të mëdha. Shkatërrimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar, TK dhe TKES, afër mëngjesit të 17 majit 2020 është një ngjarje në kufijtë e pabesueshmes, qe më ka tronditur shumë”, shprehet per “ReportTV” studiuesi Moikom Zeqo.

Moikom Zeqo: “Ish Minisrti i Kulturës, sot kryeministri i vendit Edi Rama hodhi idenë aluçinante që në vitin 1998 të shembë Teatrin Kombëtar…. Jam shumë i tronditur. Ndërhyra e policisë me njerëz brënda është qendrim kriminal, në kufijtë e të pabesueshmes. Klasa parapolitike shqiptare, si në Tiranë dhe Kosovë ….!”

Ju lutemi ta ndiqni.

 

U nda nga jeta William N. Johns, veprimtar i shquar i bashkësisë shqiptaro-amerikane- Nga ARDIAN MURRAJ (Fotot + video)

William N. Johns (1932-2020) veprimtar i shquar i bashkësisë shqiptaro-amerikane

U nda nga jeta në moshën 88 vjeçare William N. Johns një ndër veprimtarët më të shquar të bashkësisë shqiptaro-amerikane.

Ai u lind më 1932 në qytetin e Korçës dhe bashkë me prindrit Nikolla dhe Olimbia emigruan në SHBA duke kaluar në Uster dhe Holden pjesën më të madhe të jetës të pandarë atë nga dashuria për familjen, kishën dhe njerzit. Bill Johns, siç ai thirrej në emër çdo ditë ishte simboli i veprimit dhe i njeriut të palodhur kur bëhej fjalë për zgjidhjen e çdo problemi.

Me këtë përkushtim si anëtar i Kishës Orthodokse “Fjetja e Shën Marisë” ai udhëhoqi katër mandate si kryetar Bordin Drejtues, ishte kryetari më i sukseshëm për mbledhjen e fondeve dhe grumbullimin e ndihmave për kishën, ndërtimin e banesave për të moshuarit “Illyrian Garden”, Komisionin Restaurimit dhe Veshjes me Ikona të Kishës, si dhe hedhjen e themeleve për vazhdimësinë në vite të Festivalit Shqiptar të Usterit e bashkëkryetar në të për tre herë rradhazi.

Për arritjet e Tij në jetë Bill Johns është vlerësuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane (AANO), dhe mban urdhërin “Kalorësi Shën Gjergjit” dhënë nga Arqiodeza Orthodokse Shqiptaro-Amerikane, dhe medaljen “Anthony Athanas” për arritje të shquara në shërbim të bashkësisë shqiptaro-amerikane, mik dhe mbështetës bashkësisë së hebrejve në Uster. Ai njihet si pronar i disa restoranteve dhe “Coes Café”.

Si shtetas amerikan Bill Johns shërbeu në Forcat e Armatosura dhe me këtë nderim u përcoll në banesën e fundit ku prehen prindrit e Tij dhe bashkëshortja Loreta, duke lënë pas vazhdimësinë e familjeve të fëmijëve të tyre; djalin Mark dhe dy vajzat Karen e Sandra si dhe nëntë nipa e mbesa.

Shërbimet mortore u mbajtën në Holden dhe Uster ku William N. Johns mori lamtumirën e fundit, respektin me kujtimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve.

 

 

 

Njerëz me Zemër të Madhe

 

 

 

 

 

 

Prof. Dr. Lida Miraj bashkëshortja e Moikom Zeqos: Nuk e dinim se gjendja e tij ishte e rëndë, prej pandemisë nuk mund ta linin ta vizitonim!

Moikom Zeqo, një nga mendjet më të ndritura të kombit  ndërroi jetë më 15 qershor duke tronditur gjithë botën shqiptare,

Figura të tilla poliedrike janë të rrallë në kulturën e një vendi, janë monumente të gjalla, që kur ikin nga kjo botë, trondisin nga themelet.

Prej 15 qershorit shqiptarët dhe Shqipëria kanë humbur birin e tyre, që bëri i dha kulturës shqiptare dritë deri në frymën e fundit!

Prandaj ikja e tij la një zbrazëti gjigande !

Shqipëria mbeti jetime pa Moikom Zeqon!

Prof. Dr. Lida Miraj, bashkëshortja e Moikom Zeqos flet për ikjen e papritur të bashkëshortit të saj.

“Ne nuk e dinim se gjendja e tij ishte e rëndë, sepse prej pandemisë nuk na ta linin ta vizitonim!”, tha zonja Lida Miraj.

“Moikomi kishte kaluar një periudhë të vështirë shtatorin që shkoi, por e kishte tejkaluar. Ndihej i lodhur dhe mjekët menduan që ta shtronin në spital”. Zonja Miraj falenderoi ekipin e mjekëve.

Ajo portretizoi në mënyrë sintetike portretin e bashkëshortit të saj.

Prof. Dr. Lida Miraj  tregoi me dhimbje kur në moshën 55 vjeçare në vitin 2005 të Profesor Moikomin jo vetëm e hoqën nga detyra e drejtorit të Muzeut Kombëtar, por e pushuan fare nga puna!

Ju ftojmë që ta ndiqni vetë intervistën!

 

 

Zëri i Amerikës – Kurti: Shtetin e kapur e çlirojmë me votë (video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të premten se sfida kryesore e Kosovës 21 vjet pas çlirimit nga Serbia, është “çlirimi nga korrupsioni dhe kapësit e shtetit” dhe kjo do të ndodhë me votën e qytetarëve të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti të premten një manifestim në qendër të Prishtinës për të shënuar përvjetorin e 21-të të…

Nai-post ni VOA – Zëri i Amerikës noong Biyernes, Hunyo 12, 2020

Ai i bëri këto komente në një manifestim të lëvizjes Vetëvendosje të premten në qendër të Prishtinës për të shënuar përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të lëvizjes.

“Para 21 vjetësh, këmbësoria e NATOS-s hyri në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot kujtojmë dhe festojmë këtë liri që e fituam me gjakun e ushtarëve tonë, me luftën e UÇK-së dhe me sakrificën e gjeneratave të tëra. Sot e kujtojmë edhe gjenocidin, vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, zhdukjen po ashtu, përdhunimet, masakrat e dëbimin masiv, djegiet dhe gjymtimin e ekonomisë e infrastrukturës. Sot i jemi falënderues NATO-s dhe SHBA-së për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie demokratike”, tha ai.

Zoti Kurti tha se 21 vjet pas çlirimit nga Serbia, sfidë mbetet çlirimi nga “korrupsioni dhe kapësit e shtetit”.

“Dymbëdhjetë qershori është dita e çlirimit të Kosovës nga Serbia, por pas këtij çlirimi nga okupatori i jashtëm, pati filluar një sundim nga brenda – njëherë nga UNMIK-u, që nuk solli as zhvillim demokratik e as progres ekonomik, e pastaj përmes një kaste të politikanëve që, në emër të çlirimit, filluan zhvatjen e pasurisë publike dhe shkaktuan varfërimin e popullit”, tha ai.

Zoti Kurti, udhëhoqi qeverinë e Kosovës nga 3 shkurti deri më 3 qershor. Qeveria e tij u rrëzua me një mocion mosbesimi të Lidhjes Demokratike, ish partnerit të saj të koalicionit, e cila mori përsipër drejtimin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që sa më parë të mbahen zgjedhje të reja duke e cilësuar qeverinë aktuale të paligjshme. Ish kryeministri Kurti, akuzoi partitë në pushtet se i janë nënshtruar vullnetit të presidentit të Kosovës.

“Ju ishit dëshmitar se si presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara në parlament, u vërsul me gjykata e me të gjitha institucionet kundër qeverisjes së mirë. Natyrisht, ai te lëvizja Vetëvendosje nuk gjen bashkëpunëtor por i gjeti te Lidhja Demokratike, udhëheqësja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe i braktisi qytetarët të cilëve u premtoj një qeveri të ndryshimit. Tani janë të gjithë së bashku me një qeveri koti që për kumbarë e ka presidentin e PDK-së. Por mirë që janë bashkë sepse këta bashkë kanë qenë që 20 vjet në vjedhje, në zhvatje e korrupsion. Në mesin e kësaj pandemie që po rrezikon shëndetin tonë dhe që i vendosëm maskat për të mbrojtur shëndetin e secilit më në fund ranë maskat e një kaste politikanësh”, tha ai.

Qeveria e kryeministrit Kurti u rrëzua më 25 mars vetëm 50 ditë pas formimit të saj në bazë të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar në të cilat Vetëvendosje doli e para.

“Padrejtësia që u bë në mars të këtij viti ndaj qytetarëve që votuan për ndryshim është vetëm një episod i trisht që qytetarët do ta kujtojnë në zgjedhjet e reja sepse në demokraci padrejtësitë i luftojmë me votë, të korruptuarit i dënojmë me votë, shtetin e kapur e çlirojmë me votë”, u tha ai pjesëmarrësve të tubimit që përgjatë manifestimit bënë thirrje për zgjedhje të reja.

Video e rrallë nga çlirimi i Kosovës, momenti kur serbët tërhiqen përballë gjeneralit gjerman, ja gjuha që kuptojnë trupat e Millosheviçit

Gjenerali Helmut Harff, komandant i forcave gjermane hyn nga Morina në prapavijën e serbëve. Koloneli Delić i forcave serbe ishte aty me dy oficerë të tjerë, masi shtrënguen duert, Harff pyeti se çka po bânin aty?

-“Refugjatët kosovarë janë duke u përpjekur të hyjnë dhe ne dojmë me kriju ni barrierë rrugore,” – tha koloneli Feher Jozef i ushtrisë Jugosllave.

-“Ky âsht ni vend i lirë. Nuk ka asni kufi,” – u përgjigj me guxim Gjenerali Harff.
-“Nëse refugjatët dëshirojnë të hyjnë, ata nuk do të ndalen nga ushtarët gjermanë.”
-“Por jo tani”, u përgjigj koloneli i ushtrisë serbe Jozef.
Gjenerali Harff nuk ngurroi.
-“Kjo nuk âsht ni forcë policie kufitare. Ju jeni VJ (ushtria jugosllave) dhe duhet me u largue menihere! Asni diskutim.
Sa minuta u duhen me u largue?”
Koloneli Delić u përgjigj:
-“Gjashtë orë”.
-“Kjo nuk âsht e mundun. Ju keni 30 minuta,” – tha gjenerali gjerman.
-“Ne kemi nevojë për një dëftesë për municionin që po e lâmë mas”- tha Koloneli Jozef.
“Dokumentet do t’bâhen në Prizren. Ky âsht ni urdhën”,- tha gjenerali Harff.
-“Koha po mbaron. Ju kanë mbetë 28 minuta.”

2.
Dhe serbët agresivë u zbythën. Liria erdhi…

Mara Carfagna ia vë këmbët në një këpucë Vittorio Sgarbit: Ne nuk jemi 629 idiotë dhe ti je i vetmi inteligjent

voal.ch – Në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian nënkryetarja Mara Carfagna i kërkon Vittorio Sgarbit të respektojë rregullat dhe të qendrojë me maskë:

“Vër një maskën, ne nuk jemi 629 idiotë dhe ti je i vetmi inteligjent”

Nënkryetarja e Parlamentit Mara Carfagna ka reguar kur deputeti Vittorio Sgarbi ka refuzuar vazhdimisht të verë maskën. Sgarbit i është përsëritur kërkesa nga Carfagna dhe kur ai i është afruar zonës në Parlament të destinuar për ministrat.

Më pas Carfagna i bëri apel Vittorio Sgarbit se nëse nuk do të respektojë rregullat do të thërrasë personelin e sigurisë dhe do ta largojë  nga salla e Parlamentit.

“Është në diskutim respekti ndaj kolegëve, janë ata që kërkojnë respektimin e rregullave”, nënvizoi Carfagna.

Kur nënkryetarja e parlamentit Mara Carfagna kërkoi ndihmën e personalit të sigurisë, Sgarbi vendosi maskën./EB

(Video) Seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan 18 maj 2005, ku dëshmuan Imzot Mark Sopi, Dom Lush Gjergji & Këshilltarja e LQSHA Shirley Cloyes DioGuardi

voal – Kujtojmë ipeshkvin e Kosovës Imzot Mark Sopi, në  fjalën që pat mbajtur në Kongresin Amerikan më 18 maj 2005,
ku me këmbëngulje e me argumente mbrojti qëndrimet kosovare dhe kërkoi demokraci, liri, barazi e respektin e të drejtave njerëzore për të gjithë qytetarët kosovarë.
Në këtë seancë mbajti fjalën e tji edhe Dom Lush Gjergji si dhe avokatja e shqiptarëve dhe ekspertja e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi.
Kjo seancë dëgjimore u organizua nga Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane me në krye Kongresmenin JoeDioGuardi,
lobi më i fuqishëm i komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.
Ekspertja e Ballkanit Shirley Cloyes u mor me detaje që kjo seancë historike (me praninë e Peshkopit Sopi,
veçanërisht) të ndikonte që pati ndikim të madh tek Presidenti George W. Bush në rrugën për njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Serbia si një shtet i lirë dhe sovran në 17 shkurt 2008.
Ju ftojmë që ta shikoni dhe ta vlerësoni vetë.