VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shpallet 11-shi i vitit 2018 në Evropë

By | January 11, 2019

Komentet

Messi: Ronaldo është mbresëlënës

Barcelonë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi beson se gjiganti katalonjas mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, megjithëse konisderon se konkurrenca do të jetë e ashpër përkundër faktit se në çerekfinale nuk u kualifikuan Real Madrid, PSG, Bayern Mynih dhe Atletico Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Manchester City dhe Juventus janë të forta. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk duhet pasur nënvlerësime. Ajax ka një skuadër të mrekullueshme të re dhe pamë se mund të bëjnë shumë pasiqë eliminuan Realin. Duhet të përgatitemi për përballjet e vështira në sezon, sepse të korrim fitore ndaj cilit do kundërshtar është e vështirë”, ka thënë Messi, ndërkaq për paraqitjen briliante të Cristiano Ronaldos në triumfin e Juventusit ndaj Atletico Madrid (3:0) theksoi:

“Mendova se Atletico është më e mirë, por Cristiano Ronaldo ishte mbresëlënës. Shënoi tre gola. Kishte një natë magjike”.

Shorti i çifteve të çerekfinales në Ligën e Kampionëve do të mbahet nesër më 15 mars, në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës me fillim në ora 12.

Në mesin e 8 ekipeve më të forta plasman kanë siguruar, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United (Angli), Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) dhe Ajax (Holandë).

Panucci shpall listën e futbollistëve për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën

Tiranë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Christian Panucci, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Andorrën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) thuhet se Panucci ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll “EURO 2020”.

Sipas FSHF-së, grumbullimi i ekipit kombëtar të Shqipërisë do të nisë më 17 mars, ku do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore.

Lista e futbollistëve e publikuar nga trajneri Panucci është si vijon: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Ivan Balliu, Egzon Binaku, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Andi Hila, Ledian Memushaj, Kristi Qose, Taulant Xhaka, Kristal Abazaj, Bekim Balaj, Eros Grezda, Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja të cilën kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballë Turqisë më 22 mars do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet më 25 mars në Stadiumin “Estadi Nacional” në Andorra.

Messi i përgjigjet Ronaldos, Barcelona shuplakë Lyon

Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, argjentinasi bën gjithçka vet përballë francezëve të Lyon duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë për Pique dhe Dembele. Golin tjetër për katalanasit e shënoi Coutinho. Lyon ishte i pafuqishëm të ndalonte sulmet e vendasve që gjetën avantazhin me anë të Messit në minutën e 18-të. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ktheu në gol një 11-metërsh të fituar nga Suarez. Në minutën e 31 ishte Coutinho që dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Lyon guxoi të sulmonte dhe ngushtoi shifrat në 2-1 me anë të Tousart. Në 12 minutat e fundit, Messi thelloi rezultatin në 3-1 dhe tre minuta më vonë shërbeu një asist për Pique. Në minutat e fundit kishte kohë edhe për një gol të pestë, këtë herë ishte Dembele i futur në fushën e lojës në pjesën e dytë. Edhe në këtë rast ishte Messi ai që shërbeu për francezin. Me dy golëshin e shënuar, Messi i përgjigjet rivalit të tij Cristano Ronaldo që një natë më parë kishte shënuar një tripletë kundër Atletico Madrid. Messi kryeson listën e golashënuesve të Champions League me tetë gola.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Allianz Arena mes Bayern Munich dhe Liverpool, të “Kuqt” e drejtuar nga Jurgen Klopp treguan edhe njëherë se finalja e arritur sezonin e kaluar nuk ishte rastësi. Dy gola të Sadio Mane dhe një gol i Virgil van Dijk i dhanë fitoren 1-3 Liverpool duke i siguruar një vend mes tetë ekipeve çerekfinaliste. Për Bayern golin e vetëm e shënoi mbrojtësi i Liverpool, Joel Matip, i cili në përpjekje për të larguar një top të futur në zonë nga Gnabry, e shty atë në portën e tij.

Shorti për çerekfinalet e Champions League do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës, në orën 12. Kujtojmë që në çerekfinale nuk përjashtohet mundësia e përballjes së ekipeve të të njëjtit shtet, duke parë që mes tetë ekipeve janë katër skuadra angleze

NOTAT – Ronaldo monumental, Bernardeski ndeshje për kornizë. Juvja shkëlqen. Atletiko… zvarritet

Juventusi bëri një ndeshje të madhe dje ndaj Atletikos së Madridit, duke fituar me shifrat 3-0, e duke u kualifikuar kështu në raundin çerekfinal të Champions League. Më poshtë, notat për të dyja ekipet.

 

JUVENTUS

SHEZNI 6 – Pa një ndeshje si spektator pa biletë. Iu desh të ndërhynte vetëm te një gjuajtje e hidhur nga jashtë e Grizmanit.

KANSELO 7 – I ndrojtur në pjesën e parë kur nuk përfitonte nga hapësirat që linin Lemari me Huanfranin. I shkëlqyer në të dytën, sepse jo vetëm që shtyn shumë përpara, por dha edhe asistin e golit të dytë.

BONUÇI 7 – Ishte regjisori i parë i skuadrës së tij, duke lënë pas krahëve atë paraqitje zhgënjyese në Madrid. Tregoi klasin e tij duke luajtur me qetësi dhe me siguri të plotë, ndërsa Grizmani me Moratën as që e gudulisën fare. I përpiktë në leximin e lojës.

KIELINI 7,5 – Gladiatori i zakonshëm dhe vulosi sfidën e 500-të me një paraqitje madhështore. Fshiu nga fusha Moratën dhe shënoi edhe një gol që iu anulua me VAR. Thjesht perfekt.

SPINACOLA 7 – Surpriza e mbrëmjes së djeshme. E nis mirë me disa galopime duke i futur tmerrin Ariasit. Shumë potencë dhe personalitet deri sa i la vendin Dibalës. (Nga min 67′ DIBALA 6 –Hyri me një dëshirë të jashtëzakonshme dhe ndihmoi ekipin të përmirësonte gjeometrinë në fushë. Kush mendoi se ishte i demoralizuar prej stolit, gabohej rëndë).

ÇAN 7,5 – Provë e madhe e mesfushorit që shpeshherë vepron edhe si sulmues i fshehur, por edhe si qendërmbrojtës. I bëri mirë detyrat dhe kombinoi në mënyrë efikase me Kanselon kur ky i fundit dilte në sulm. I kudondodhur.

PJANIÇ 6 – Nuk ishte edhe aq brilant dhe megjithëse u përpoq të improvizonte në fillim, u kthye shumë shpejt të bënte regjisorin e thjeshtë. Në pjesën e dytë pati probleme në këmbë, por shtrëngoi dhëmbët.

MATUIDI 6,5 – I pari që tentoi golin me një gjuajtje nga jashtë që u përplas në trupin e Godinit. Më pas, kur Juvja hidhet e gjitha në sulm, ai ruan mirë balancat dhe është i vëmendshëm sa herë Atletiko merr topin në zotërim. Lojtar shumë i çmuar.

BERNARDESKI 8 – Pjesa e parë ishte për kornizë: Asist për Ronaldon dhe një goditje dënimi e frikshme. Luftoi si luan në pjesën e dytë deri sa mori edhe penalltinë e golit të tretë. Tani e kuptojmë më mirë pse Alegri i besoi atij vendin e titullarit dhe jo Dibalës.

MANXUKIÇ 5 – Nuk ishte në formën e duhur fizike dhe megjithëse shokët i ofruan disa pasime, ai nuk bindi asnjëherë. Godin dhe Gimenez i paraprijnë gjithnjë dhe asnjëherë nuk u shfaq i rrezikshëm. (Nga min 80 KIN 6 – Hyri dhe pas dy minutash pati rastin e artë për të mbyllur takimin. U përshtat mirë me ritmin dhe mbajti në ankth mbrojtjen rivale).

RONALDO 9 – Deri tani në Champions ishte jashtë parashikimeve, sepse kishte shënuar vetëm një gol. Por në ndeshjen më të rëndësishme dhe më të komplikuar u përgjigj siç di ai. Shkeli me këmbë Huanfranin dhe shënoi golin e parë. Kërceu mbi Gimenezin dhe Godinin dhe shënoi të dytin. Lëshoi një predhë nga penalltia dhe shënoi të tretin. Festimet e tij plot zemërim treguan se sa e ndiente këtë ndeshje. U konfirmua “macja e zezë” e Atletikos me një tripletë të rëndë. Monumental.

Trajneri ALEGRI 7,5 – Bëri të gjitha lëvizjet e duhura. Rrezikoi shumë me Bernardeskin në vend të Dibalës, por italiani nuk tradhtoi. Vendosi befasisht Spinacolën në krahun e majtë dhe Atletiko nuk kuptonte fare se ç’bëhej aty. Më pas futi edhe Kinin në fund fare duke rrezikuar pa fund. U shpërblye me një përmbysje fantastike. Ishte Juventus magjik dhe për meritë të tij.

ATLETIKO

OBLAK 6 – Shumë i zoti me reflekset, por nuk kishte menduar se Juvja do shënonte dy gola nga pika më e fortë e Atletikos: nga ajri.

ARIAS 5 – E humb që në start duelin me Spinalcolën dhe pastaj trulloset fare. Hallka më e dobët e mbrojtjes së spanjollëve.

GODIN 5,5 – Në dyshim deri në minutat e fundit, sepse kishte probleme fizike. Provoi me të gjitha mënyrat dhe luftoi sa mundi, por ka përgjegjësi te goli i dytë i Ronaldos.

GIMENEZ 5,5 – Bëri një gabim trashanik në golin e dytë të Ronaldos sepse ishte pozicionuar keq.

HUANFRAN 5 – Vendimtar te goli i parë i Juventusit kur i humbi nga shikimi Ronaldo. Pas atij momenti nuk e mori më veten dhe në minutat e fundit u zhduk pothuajse fare, sepse Juvja bëri çfarë deshi në krahun e tij.

SAUL 5 – Mesfushorët e Juves e futën në “morsë” dhe ai ishte gjithnjë në kohë vonesë. Pak i dobishëm për skuadrën në fazën ndërtuese.

RODRI 5 – E njëjta gjë si edhe me Saulin. Ndeshje anonime për të, sepse praktikisht nuk e sheh asnjëherë topin. Ndoshta edhe sepse Atletiko ishte e vendosur keq gjithnjë.

KOKE 5- Dukshëm Siemone i kishte kërkuar që ai të mendonte më shumë për mbrojtjen dhe jo për sulmin. Por, me sa duket, e kishte marrë aq shumë seriozisht, saqë me kalimin e minutave u shndërrua në një mbrojtës i djathtë duke mos bërë asgjë në fazën ndërtuese.

LEMAR 5 – Mesfushor në letër sepse në fushë ishte thjesht një mbrojtës krahu. Gabime pa fund në zotërimin e topit, pak i guximshëm në dalje dhe shpesh i hutuar. Simeone e hoqi me të drejtë nga fusha pas një ore.

KORREA 4,5 – Duhej t’u jepte një shkëndijë miqve, por prej një gabimi naiv vulosi kualifikimin e Juves në çerekfinale. Shkaktoi penalltinë e Bernardeskit në minutën e 85-të. Një çmenduri e vërtetë.

GRIZMAN 5 – Një fantazmë. Mjaftoi gjesti që bëri në fillim të pjesës së parë kur mori topin dhe në vend që të avanconte drejt portës rivale, ngadalësoi për të përfituar sekonda. Ky ishte mentaliteti i gjithë Atletikos: të zvarritemi.

MORATA 5 – Mori pjesë pa dashje tek aksioni i golit të parë të Ronaldos, kur me një pasim gabim ua dha topin juventinëve. Pati një rast të mirë, por nuk e çoi sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë pastaj Kielini e “fut në xhep” dhe nuk i lejon asnjë milimetër hapësirë.

Trajneri SIMEONE 5 – U paraqit në Torino me dy gola avantazh dhe vendosi të mbrohej sa më shumë të mundej. Pas 11 minutash, skuadra e tij ishte e gjitha duke vrapuar pas topit sepse Juvja bënte ligjin. Me një lojë të tillë nuk mund të shkosh larg në Champions. Kjo ishte humbja më e rëndë nën drejtimin e tij dhe jo vetëm në planin taktik, por edhe moral.

Cristiano Ronaldo përmbys i vetëm Atletico Madrid dhe kualifikon Juventus

Cristiano Ronaldo përmbys i vetëm Atletico Madrid dhe kualifikon Juventus për në çerekfinale të UEFA Champions League. Portugezi shënoi tre herë në fitoren 3-0 për bardhezinjtë përballë madrilenëve që kishin fituar ndeshjen e parë 2-0 në stadiumin Wanda Metropolitano. Kjo është hera e katërt për Cristiano Ronaldo që shënon tripletë kundër Atletico Madrid. Pas kësaj fitoreje, Juventus tregoi edhe njëherë se është mes pretendentëve për të fituar trofeun më të lakmuar për klube, trofe që klubi torinez nuk e ka fituar prej 23 sezonesh kur mundte në finale Ajax.

Ndërkohë që në sfidën tjetër të mbrëmjes, atë mes Manchester City dhe Schalke, ‘qytetarët’ e drejtuar nga Pep Guardiola shkatërruan skuadrën gjermane me rezultatin e thellë 7-0. Gjithçka e lehtë për kryesuesit e Premier League të cilët kishin fituar edhe në Arena AufSchalke me rezultatin 2-3. Golat për Manchester City u shënuan nga gjashtë lojtarë të ndryshëm; Aguero (dy gola), Sane, Sterling, Bernardo Silva, Foden dhe Gabriel Jesus.

Sot do zhvillohen dy përballjet e fundit që do të na njohin me dy skuadrat e tjera çerekfinaliste. Barcelona pret francezët e Lyon në Camp Nou, ndërsa Bayern Munich do të presë Liverpool në Allianz Arena. Të dy takimet kanë përfunduar në barazim pa gola në ndeshjet e para.

Gjashtë skuadrat e kualifikuara deri më tani për në çerekfinale janë: Ajax, Porto, Manchester United, Tottenham, Juventus dhe Manchester City./Përgatiti Irin Mesi

Cristiano Ronaldo përmbys i vetëm Atletico Madridin dhe kualifikon Juventusin

Cristiano Ronaldo përmbys i vetëm Atletico Madrid dhe kualifikon Juventus për në çerekfinale të UEFA Champions League. Portugezi shënoi tre herë në fitoren 3-0 për bardhezinjtë përballë madrilenëve që kishin fituar ndeshjen e parë 2-0 në stadiumin Wanda Metropolitano. Kjo është hera e katërt për Cristiano Ronaldo që shënon tripletë kundër Atletico Madrid. Pas kësaj fitoreje, Juventus tregoi edhe njëherë se është mes pretendentëve për të fituar trofeun më të lakmuar për klube, trofe që klubi torinez nuk e ka fituar prej 23 sezonesh kur mundte në finale Ajax.

Ndërkohë që në sfidën tjetër të mbrëmjes, atë mes Manchester City dhe Schalke, ‘qytetarët’ e drejtuar nga Pep Guardiola shkatërruan skuadrën gjermane me rezultatin e thellë 7-0. Gjithçka e lehtë për kryesuesit e Premier League të cilët kishin fituar edhe në Arena AufSchalke me rezultatin 2-3. Golat për Manchester City u shënuan nga gjashtë lojtarë të ndryshëm; Aguero (dy gola), Sane, Sterling, Bernardo Silva, Foden dhe Gabriel Jesus.

Sot do zhvillohen dy përballjet e fundit që do të na njohin me dy skuadrat e tjera çerekfinaliste. Barcelona pret francezët e Lyon në Camp Nou, ndërsa Bayern Munich do të presë Liverpool në Allianz Arena. Të dy takimet kanë përfunduar në barazim pa gola në ndeshjet e para.

Gjashtë skuadrat e kualifikuara deri më tani për në çerekfinale janë: Ajax, Porto, Manchester United, Tottenham, Juventus dhe Manchester City./Përgatiti Irin Mesi

 

Champions League: Juventus i beson Ronaldos përmbysjen e madhe kundër Atletico Madridit

Një mision i vështirë, por aspak i pamundur. Me këtë bindje, Juventus kërkon të përmbysjë humbjen 2-0 në ndeshjen e vajtjes kundër Atletico Madrid, për të siguruar biletën për në çerekfinalet e Champions League.

Përballë formacionit të “Cholo” Simeones, kampionëve italianë iu duhet një sipërmarrje e vërtetë, por dy janë detajet që i shtojnë dozat e optimizmit të popullit bardhezi Cristiano Ronaldo dhe faktori fushë.

Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Champions League. Megjithatë, për t’i shënuar tre gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo. Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një.

Tre mungesat e sigurta për “Zonjën e Vjetër” janë Alex Sandro, Cuadrado dhe Khedira.

Me mungesa të rëndësishme zbret në “Allianz Stadium”, Atletico Madrid. Diego Costa, Felipe Luiz, Lucas Hernandez dhe Thomas duhet të shqetësojnë Simeonen, që gjithsesi rrezatoi siguri në konferencën zyrtare për mediat, jo më shumë për epërsinë që i jep fitorja 2-0 e ndeshjes së parë, se sa për besimin që ka te skuadra e tij.

Kosova më e frikshme se kurrë, ja lojtarët e grumbulluar për 2 sfidat e marsit

Është bërë publike sot lista e përfaqësueses së Kosovës për 2 sfidat e muajit mars, që do të zhvillojnë ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.



Florent Hasani, Bersant Celina, Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Shaland, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit.

Celina dhe Berisha kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërkohë që Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.

Mesfushori po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin hungarez, madje së fundmi gjeti edhe rrugën e rrjetës në sfidën ndaj skuadrës së Liridon Latifit. Hasani me herët ishte pjesë e Kosovës U-21, ndërsa në futbollin kosovar ka luajtur me Vushtrrinë dhe Trepçën ’89.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – Kalmar
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:
Florent Hasani – Diosgyor
Bersant Celina – Sëansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – Vålerenga Fotball
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – Reims
Milot Rashica – SV Ëerder Bremen
Edon Zhegrova – Basel
Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Ëednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

Edhe për Kosovë – Danimarkë, “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur

Ashtu si në ndeshjen me Bullgarinë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur edhe për miqësoren me Danimarkën.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te dy ndeshjet e marsit, që Kosova do të ketë fatin t’i zhvillojë para tifozëve të vet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan gazeta Express.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te dy ndeshjet e marsit, që Kosova do të ketë fatin t’i zhvillojë para tifozëve të vet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Para ndeshjes me Bullgarinë, për kualifikueset e “Euro 2020”, për të cilin takim afër 11 mijë bileta u shitën brenda një ore pas gjatë ditës së hëne dolën në shitje, Kosova do të përballet ne miqësore me Danimarkën.

Ashtu si me Bullgarinë, zyrtarja për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën Express, se biletat, që kanë dal në shitje ditë më parë për miqësoren e 21 marsit, janë shituar pothuajse të gjitha.

“1200 bileta kanë mbetur deri tani pa u shitur për miqësoren me Danimarkën. Jugu, VIP dhe pak në perëndim”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Para nisjes së fushatës për “Euro 2020” me Bullgarinë me 25 mars në “Fadil Vokrri”, në po të njëjtin stadium, Kosova do t’i matë forcat me Danimarkën (21 mars), që shërben më shumë se parapërgatitje për sfidën e 25 marsit.

Zidan ka gati revolucionin te Reali, ja cilët qëndrojnë dhe largohen në verë

Zidan tashmë është zyrtarisht trajneri i ri Reali të Madridit. Tifozët dhe i gjithë kampi madrilen është i kënaqur dhe në të njëjtën kohë i entuziasmuar.

 

I pari është Perez që ia ka arritur qëllimit dhe ka sjellë në skuadër “arkitektin” e tre Ligave të Kampionëve të fituara rradhazi. Presidenti mësohet se do t’i japë dorë të lirë trajnerit të vendosë jo vetëm për merkaton, por për shumë probleme të tjera në ekip.

Gjithashtu Zidan do të ketë një çek të bardhë të pakufizuar që do ta përdorë në merkaton e verës. Por jo të gjithë janë të gëzuar me këtë afrim.

Bejl dhe Cebajos janë lojtarët e parë që duket se do të ikin këtë verë. Gjithashtu pritet të sqarohen shumë çështje me lojtarët e pakënaqur.

Marselo, Ikso, Asensio dhe Lukas Vaskez do të qëndrojnë te Reali pasi kanë marrëdhënie të mira me trajernin e ri dhe gjatë verës do të ketë shumë afrime të tjera. Zidan i ka vënë syrin Hazardit, të cilin duket se e ka synimin kryesor të verës.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i skuadrës së Reali, pas këtij afrimi dhe më vonë se cilët priten të largohen dhe cilët të largohet.

Kosovë – Bullgari, shiten 11 mijë biletat për një orë!

Pothuajse 11 mijë bileta tashmë janë shitur për ndeshjen e 25 marsit në “Fadil Vokrri” që Kosova do ta zhvillojë me Bullgarinë.

Ende pa u bërë dy orë nga hedhja online e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (16:00), për kualifikueset për “Euro 2020”, pothuajse tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Diturie Hoxha, zyrtare për media në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, tha ajo për Express.

Kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13 500 ulse dhe ashtu si në Ligën e Kombeve, djelmoshat e Kosovës do të kenë përkrahje të jashtëzakonshme nga “Dardanët” edhe në kualifikueset për “Euro 2020”.

I stërmbushur stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë edhe për miqësoren e 21 marsit me Danimarkën.

Jeniffer Lopez fejohet me lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez

Los Angeles

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Jeniffer Lopez (49) u fejua me lojtarin amerikan të bejsbollit Alex Rodriguez (43), raporton Anadolu Agency (AA).

Lopez dhe Rodriguez në profilet e tyre në Instagram shpërndanë foton e njëjtë ku shihet unaza në gishtin e Lopezit. Rodriguez shpërndau foton me një mesazh të shkurtër, “tha po”, ndërsa Lopez të njëjtën foto e shpërndau me një zemër.

Lopez dhe Rodriguez janë së bashku nga viti 2017 ndërsa publikimi i tyre në Instagram tërhoqi vëmendje të madhe të mediave amerikane dhe botërore.

Në rast se martohen, për Jeniffer Lopez kjo do të martesa e katërt ndërsa për Rodriguezin martesa e dytë. Që të dy nga martesat e mëparshme kanë nga dy fëmijë.