VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shoqata “Nue Përlleshi”në Zvicër organizon Akademi përkujtimore dhe promovimin e këngës për Nue Përlleshin

By | May 21, 2018

Komentet

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Ermonela Jaho është duke performuar Traviatën në Bayerische Staatsoper, në Mynih, më 19, 22, 25 dhe 28 shkurt, me një sukses të jashtëzakonshëm. Për sopranon shqiptare tashmë shija e arritjeve dhe triumfit është diçka e zakonshme.

Në fillim të shkurtit Ermonela Jaho bashkë me pianistin Steven Maughan dha koncerte në Londër, në Wigmore Hall, një nga sallat koncertore më të mirat në botë, e specializuar për muzikë dhome dhe këngëtarë lirikë, ku iu bë një pritje fantastike e shoqëruar me një artikull me vlerësimet më të larta tek The Guardian.

Gjatë dhjetorit ishte në Royal Opera si Desdemonë tek opera Othello e Xhuzepe Verdit, e observuar dhe e lavdëruar maksimalisht nga shtypi britanik.

Në vitin 2012 kam treguar në një shkrim për Ermonela Jahon se si ajo hyri në Royal Opera House, një rastësi e artë për yjet, për shkak se Anna Netrebko u sëmur nga një influencë gripi. Kur kanë kaluar tetë vjet nga ai shkrim, Ermonela Jaho tani është e pjesë e kastit të yjeve që performojnë në këtë teatër, por e reja që do t’ju them është se tani vetë Royal Opera House i bën reklamë Ermonela Jahos, nëpër turin e koncerteve të saj nëpër teatrot më të famshme të botës.

Apokaliptike apo jo!

Që Royal Opera House t’iu bëjë reklamë shqiptarëve!

Me kusht që të jenë yje!

Sa për Shqipërinë londineze, mjerisht jeta artistike dhe mediat aty janë të mbushura me banalitete dhe nuk kanë hapësira që t’ju dedikojnë yjeve shqiptare.

Merreni me mend diktatori Edi Rama nuk ka lënë gjë pa lëvizur, është i plotpushtetshëm, si Mbreti i Errësirës për të shembur nga themelet Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Mbreti i Errësirës Edi Rama i urren artistët, artin dhe është gati që t’i djegë, si inkuizicioni apo Hitleri në kohën e tij, kur digjte veprat e Albert Einstein, Bertold Brecht, Ernest Hemingway, Erich Maria Remarque, Heinrich Heine, Herman Hesse, Isaak Babel, Marcel Proust, Sigmzund Freud etj etj

Hitleri i dogji në Gjermani, por autorët mbijetuan me veprat e tyre, sikur Lili Marleen, konstelacioni Ëngjëlli Blu, Marlen Ditrih.

Fatmirësisht qielli i Europës dhe botës është plot me konstelacione shqiptare!

Para disa ditësh solisti i Teatrit të Vjenës, Eno Peçi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke hapur sezonin e njërit prej teatrove më të famshme botërore, si koreograf. Ai ishte një djalë fare i ri, refugjat kur vizitoi për herë të parë Vjenën. Ëndërra e tij e parë ishte të gjente strehë, të mbijetonte sepse në vendin e tij viti 1997 kishte sjellë luftë civile!

Po në muajin shkurt sopranoja me famë botërore Inva Mula, në Ditën e të Dashuruarve, ishte e ftuar nderi nga Princi Alberti II në Monte Karlo, në një gala të krijuar që nga koha e Princeshën Grace Kelly…

Këngëtarët lirikë si Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Agim Hushi apo instumentistët si Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Olen Cesari, Klajdi Sahatçi, Shkëlzen Doli dhe faleminderit Zotit lista është e gjatë, janë artistët shqiptarë që japin koncerte nëpër sallat më prestigjioze të Europës dhe botës.

Të mos flasim pastaj për fenomenet Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ermal Meta e plot e plot të tjerë…

Janë konstelacione të rinj që lindin çdo ditë, që i habisin skenat botërore çdo ditë, si për shembull fenomeni Erza Muqolli apo vajza e vogël me emrin Gala Aliaj, që konkurojnë nëpër skenat europiane të Talent Show dhe që shkojnë drejt suksesit me sy mbyllur.

Yjet shqiptare janë larguar nga Atdheu jo me dëshirë, por se qielli aty është i prangosur nga politika.

E bukura është se qielli i elitës kulturore europiane dhe botërore tashmë është i mbushur me yllësi shqiptare, që e ruajnë dhe e mbrojnë me krenari si një pasuri të shtrenjtë prejardhjen se nga vinë. Nëpër skenat botërore tashmë  është pranuar botërisht talenti shqiptar, nuk i shohin më me mosbesim Artistët shqiptarë, apo me dyshim.

Yllësitë shqiptare, me sakrifica biblike, por tanimë ndriçojnë bashkë me yllësitë e tjera qiellin e kulturës botërore. Arti i vërtetë e bën botën pa kufij, pa barriera, pa paragjykime, ku liria shijohet e plotë.

Kauza e Artit të vërtetë kërkon sikur thotë John Lennon “që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe”

Arti i mirëfilltë është revolucion në vetvete, sikur thotë Paul Gauguin, që të fton të çlirohesh nga prangat.

A e keni parasysh “Lirinë” e Eugène Delacroix ?

Kush e ka parë këtë tablo vetëm një herë nuk e harron asnjëherë, deri në fund të jetës!

Arti i vërtetë dhe liria janë një, janë simetrike, janë universale, kush provon artin e vërtetë, patjetër kërkon të shijojë lirinë!

Arti dhe Liria janë joie de vivre, la vita e bella ose thjeshtë thjeshtë, jetë e jetuar me dinjitet!

Jetën na e ka falur Zoti, as padronët, as mbretërit, as diktatorët, ata e prangosin dhe e vrasin jetën!

Ndërsa arti është inspiracion, frymëzim për t’u çliruar prej tyre!

Fakti që konstelacionet shqiptare ndriçojnë qiellin botëror, do të thotë se shpresa është e madhe, se shpresa është e afërt dhe se edhe qielli shqiptar do të ndriçohet shpejt nga konstelacionet e lirisë!

 

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

Foto Arkiv: Shpirti i Arbërit rron: me Anton Belushin

Padre Anton Belushi,  ia ka kushtuar jetën shqiptarisë, që shpirti i Arbërit të vijojë e të rrojë pa shtershëm.

Anton Belushi është autor i 12 vëllimeve me problematika të trashëgimisë kulturore dhe themelues e ruajtës i bibliotekës të famshme me 6000 tituj në gjuhën shqipe në Frashineto, në Kozenca të Italisë.

Padre Belushi i ka kushtuar jetën mbijetesës të identitetit të Arbëreshëve që nga koha e Skënderbeut.

“Unë kam lindur në Itali, – tregon padre Belushi, doktor i shkencave dhe studiuesi i trashëgimisë kulturore shqiptare – por kur ktheheshim në shtëpi nga shkolla dhe flisnim italisht nëna na qortonte dhe na thoshte se në shtëpi flitet gjuha e shtëpisë dhe ajo është gjuha shqipe”.

At Belushi i referohet gjithmonë me pathos figurës të Skënderbeut, duke e quajtur atë Shqiptarin e parë që diti të bashkonte shqiptarët.

Ai porosit gjithmonë rininë, që ta duan njëri-tjetrin, dhe të mos e harrojnë e të duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha të mos ndjejnë ndroje për të thënë me mburrje se “jemi shqipëtarë”.

Kjo foto në arkivin e familjes qendron prej gati tre dekadash dhe unë e ruaj me shumë kujdes!

Një takim i paharruar!

Skënder Buçpapaj

 

 

NJË LIBËR PËR DIJEN, SHKOLLËN SHQIPE DHE KULTURËN KOMBËTARE Nga Nexhmije Mehmetaj

Doli në qarkullim libri «  Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut- Zvicër » monografi, i mësuesit të dalluar të Shkollës Shqipe Hamzë Morina.

Libri është një përmbledhje publicistike mbi veprimtarinë e mësuesve dhe mësueseve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë, shumica e të cilëve drejtpërdrejtë ose jo janë heronj të librit, pjesë e asaj armate arsimtarësh që kanë marrë rrugën e mërgimit, duke marrë atë pak dritë e diturisë në Shqipëri, Kosovë e që duan të përcjellin tek fëmijët shqiptarë të lindur dhe rritur në Zvicër.

Në të 260  faqet e librit trajtohet problemi i gjuhës shqipe në mërgim, ngjarje që lidhen me Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, me të dhëna informative shumë të pasura nga viti 1990 kur u hap shkolla e parë shqipe e pavarur deri më sot e mësuan me mijëra e mijëra fëmijë shqiptarë. Përvoja e mësuesve të shqipes në hapësirën zvicerane dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare larg atdheut përballë asimilimit tepër të shpejt që po ndodhë, si pasojë e mos shkollimit shqip të fëmijëve.

Libri trajton probleme të kësaj natyre, shqetësime të mësueseve dhe prindërve dhe mënyrat dhe rrugët që duhen ndjekur, në mënyrë që gjuha dhe arsimi shqip të zhvillohet e të mësohet nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Libri, nga ana tjetër, është një nderim për gjithë mësuesit shqiptarë në Zvicër, të cilët pas punës së përditshme gjejnë kohën të mësojnë fëmijët e mërgimtarëve që gjuha shqipe të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.

Libri është një dëshmi se si mësuesit shqiptarë në Zvicër kanë marrë nismën dhe të bashkuar rreth Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” organizojnë mësimin e shqipes në shumë kantone, sepse për mërgimtarët shqiptarë, nevoja e rrjetit shkollor në gjuhën amtare, është bërë prej tre brezash më së e domosdoshme për mos asimilimin e fëmijëve, duke nënkuptuar me këtë koncept të gjitha rrafshet e traditës dhe kulturës kombëtare në bazë të të cilave qëndron gjuha amtare shqipe.

Libër është një zëdhënës i diasporës shqiptare që edhe paraqet zhgënjimin ndaj pushtetarëve dhe politikanëve të atdheut të cilët nuk e ngritën Mësimin Plotësues Shqip në nivel shtetit, ashtu siç veprojnë komunitetet tjera. Diaspora shqiptare në Zvicër priti në gjirin e saj shumë ministra të arsimit e personalitete të ndryshme nga Kosova por kurrë asnjëri prej tyre nuk mori të paktën një takim me palën zvicerane për të ia parashtruar problemin e Mësimit Plotësues Shqip.

Libri, në një mënyrë është edhe një udhërrëfyes për autoritetet shtetërore të arsimit në Kosovë, për mënyrën dhe rrugën se si mund të ndërtohen politika arsimore në ndihmë të mërgimtarëve që Mësimi Plotësues i Gjuhës Shqipe të institucionalizohet me të gjitha parametrat shtetëror, fëmijët shqiptarë çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit.

Libri është botuar nga shtëpia botuese ”Lena”Prishtinë.

Delemont, 15.02. 2020                                    Nexhmije Mehmetaj

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

Jo vetëm në qeverinë Kurti por edhe në partinë e mikut të tij Cédric Wermuth në Zvicër, kemi shumë femra shqiptare me ambicie të larta politike.

Xhemile Fetaji,kandidatja e re për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP, është e rritur dhe shkolluar në Zvicër.

Por ajo ka jetuar me bashkeshortin e saj shume vite edhe në Maqedoni.

Qëndrimi atje i ka mundësuar që të njohë mirë kulturat e dy vendeve,kjo është një plus në aktivitetet e saja politike.

Xhemilja me bashkëshortin kanë drejtuar një biznes të mirë në atdheun e origjinës,biznes i cili u mbyll shkaku i strukturave të kaluara politike në Maqedoni.

Edhe pse familja Fetaji ka investuar shumë në atdhe, ata kthehen sërish në Zvicër.

Për kandidimin e saj z.Xhemile Fetaji , shprehet : ” Unë jam rritur me këtë parti” thotë ajo “. Babai im ka shumë vite që është anëtar aktiv i kësaj partie”.

Si moderatore e Femmes Tisch, Xhemilja ka drejtuar shumë takime me gra shqiptare. Këto takime janë vlerësuar shumë.Kjo është një pervojë e mire edhe per aspektin politik.

Qëllimet e kësaj partie sipas z.Fetaji janë:
paqja,edukimi,mbështetja e mërgimtarëve në integrim,shëndetsia,ambienti,klima,barazia gjinore,etj.

Personalisht Xhemilja do të angazhohet më së shumti: për mbështetjen e ideve në përmirësimin e jetës së mërgimtarëve.

Ajo shprehet optimiste për fitimin e votave në Frauenfeld ku edhe jeton .Beson fuqishëm në punën e saj dhe shpreson për fitore.

Xhemilja gëzon mbështetjen e bashkëshortit Xhevat Fetajit si dhe mbarë familjes.

Duke na ftuar në zgjedhjet e 15 Marsit,ajo edhe njëherë na premton se “kërkesave të mërgimtarëve do tu jap gjithmonë jehonë”

Shumë fat për kandidaten tonë !

Hava Kurti Krasniqi

 

Lidhja Shqiptare ne Botë përkujton themeluesine saj – Nga Neki Lulaj

Qyteti  Langenthall  i Zvicrës, ditën e diel ishte nikoqir i qindra bashëkatdhetareve të cilët kishin ardhur nga shtetet e ndyshme europjane dhe kantontet e ndryshme te Zvicres.për ta përkujtuar  pishtarin e atdhetarisë Mikel Kuzhninin.

Në mënyrë madheshtore u mbajtëa kademija përkujtimore kushtuar  veprimtarit të shquar të çështjës kombëtare  nisëmtarit ideatorit dhe themeluesit te Lidhjë Shqiptare në Botë Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtë mujorit të amshimit.

Në këtë akademi përkujtimore  ishin prezent  vellai Simoni me familje, konsullja e Republikës se Kosovës në Zvicër znj.Shukrije Ramadani,afaristi i shquar atdhetari  Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Zyrihutetit të , profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat Sinaj, Alban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë  antarët e Lidhjës se Shkrimtareve  Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania artisti i filmit dhe i dramës nga Republika e Kosovës zt. Çun Lajqi gazetari i  televizionit  zt Asllan Bajrami dhe  të tjerë.

Pamje nga Akademija përkujtimore ne Langenthal-Zcicër

Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë  dhe veprojnë aktualisht shqiptarët.

Në foto:Lazim Destani,Neki Lulaj Shukrije Ramadani dhe Simon Kuzhnini-Langenthal 2020 Zvicër

 

 

Rrugëtimi jetësor i binjakve -vëllzërve Kuzhnini është i gjatë i mundimshem me  plotë sakrifica me te pa priturat  te kurthave gjakatare por edhe i lavdishëm sa edhe atdhetaria e tyre.Aktiviteti i tyre ze rrenjë duke filluar nga Demonstratat e parat ë vitit 1968   ngritja e flamurit kombëtar para shëpisë se Lidhjës se Prizrenit  ne Prizeren e deri ne ditë e fundit të jetës se tij ai isht aktiv i vendosur dhe i pa lodhur. Sot kujtojmë Mikelin njeriun qe nuk diti me u ndalë kurrë nuk diti me heshtë kurrë  para padrejtësive te kombit,  nuk diti me kursye kurrë humanisti zemërbardhë  kur ishte fjala për ndihmë njerëzve me nevoja te posaçme por edhe kurrë nuk diti me pushue se  vrapuari pas çështjes se shenjët kombëtare.Jeta e  atëdhetareve me  plotë mundime e sfida fillon me ikjen nga Kosova dhe vendosjën  e tyre ne Zagreb.Jeta i formësoi shumë gjenin e atdhetarisë trasheguar nga prindërit .Kyqja e pa kursyer e tyre ne pajtimin e gjaqeve ne Kosovë ne trojet shqiptare  e deri ne Amerikën e largët është kontribut i pa parë.

Mikprita e Delegatve te  Republikës së Kosovës,strehimi i ushtareve shqipëtare pritja dhe përcjellja e tyre vendosja ne vende te sigurta kur filloi lufta ne Kroaci e deri te shpallja e  Kosovës  Shtet.

Është një brez jete plotë lavdi isha prezent  është moment i pa harruar ne jetë kur e  kujtoi Mikelin edhe në grevën e urisë ne Bruksel të shtrirë ne shesh i vendosur me vdekë me një pëllemb shkrum mbi buzët e gjakosura edhe kur mjekët e sygjeronin qe te dalë nga greva sepse ishte keçësuar tej mase gjendja e tij shëndetsore ata dhe ai  ishte i vendosur qe pa plotësimin e kërkesave nuk e lëvizë as gishtin e vogël nga ky vend.

 

E kujtojmë nëpër shkallët plotë rreziqe të jetës e kujtomë punën dhe angazhimin e tij me rastin e themelimit të lidhjës shqiptare ne Mynchen.

Kujtoi me admirim organizimin e shembullor dhe mundin e pa kursyer ne kogresin e parë  të LSH ne Prizren prej nga edhe vijn vëllazerit Kzhnini kongresin  e dytë në Prizren dhe kongreson e tretë ne Shkup.

E kujtoi Mikelin ne Zagreb ne maj të vitin 2018,ku ishim me  një delegacion nga Gjermania  mysafir ne konakun e Kuzhninve e Mikelin  i pa rehatuar duke bërë përpjekjet shpirterore qe  si nikoçir me taban trasheguar nga priderit dhe  nga gjysherit ti rehatoi mysafirët qe te ndihën sa mirë e vet ishte i sëmur e  me Dializë..

 

Ai vetëvetës i kishte caktuar një detyrë te shenjët  kishte  diçka te pa shpjeguar qe e gjen te atdhetarët e devotshëmnjë qe para interesit përsonal kishte vendosur interesin kombëtarë ,…….!

Ne vazhdim te kësaj seance  fjalën e mori  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës,i cili foli për punën angazhimin e  vëllazërve Kuzhnioni e ne veçanti për vullnetin e pa shtjerrur deri ne vdekje  të Mikel Kuzhninit ,të pa zavendsueshëm.

Në superlativ për jetën e pishtarit të kombit folën kosullja e Republikës të Kosovës ne Zvicër zjn. Shukrie Ramadani, afaristi Lazim Destani,Don Marjan Marku,zt. Nikë Gjeloshi,Ermina Leskaj, zt. Idet Hjadari, Dr.Alban Nezizi dhe Xun Çetaj.

Delegacioni nga Gjermania qe merrnin pjesë ne këtë akademi përkujtimore ishin anëtaret e kryesisë te lidhjës te prirë nga  Agim Aliçkaj, Ragip Nuredini Kadri Krasniqi, Bekim Gashi,Niman Mulliqi dhe Neki Lulaj.

Vargje te bukura Monolog  kushtuar Mikel Kuzhninit  interpretoi artisti i filmit dhe i dramës zt, Çun Lajçi për ti lëshuar radhen një filmi të gjatë Doklumentar përgaditur nga gazetari Asllan Bajrami, mbi jetën dhe veprën e binjakve Kuzhnini gjiruar enkas për këtë akademi përkujtimore. Ne fund ishte zotimi i përbashkët „Prehu ne paqe pishtari i atdhetarisë se testamentin tend do ta qojmë përpara ishte  betimi i te gjithë te pranishmeve .“

Në fund bashkëthemeluesi dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, zt.Mikel Kuzhninit, i falënderoi te gjithë pjesëmarrësit ne këtë akademi përkujtimore.

Kur vargjet e “Bareshës” bëhen pikturë unike (FOTO)

Kënga “Baresha” e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, është dëgjuar, kënduar, e ripërpunuar nga shumë artist.

Por piktori shqiptar në Zvicër, Samedin Asllani, ka zgjedhur një mënyrë unike për të përjetësuar disa vargje të këngës “Baresha”, njofton Klan Kosova.

Në një pikturë ai ka bërë bashkë vijën melodike, pamje të një fushe dhe disa dele – bashkë me tekstin “ Kam rrit shtatin në këto male”.

Nuk dihet nëse kjo pikturë do të dalë në shitje ose piktori do e mbajë për vete.

Kujtojmë se bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten më 7 shkurt, në moshën 86 vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në një ceremoni familjare – pa praninë e medieve.

 

Glattbrugg, Zurich: Një Apero e drejtuar nga Silvana Braçe me rastin e zgjerimit të Swiss Music, pronari i të cilit është Bekim Ibrahimi

Më 25 Janar në Glattbrugg, Zurich u mbajt apéro nga bashkatdhetari ynë, Bekim Ibrahimi për të shënuar zgjerimin e aktivitetit të tij me instrumentet muzikore, me të cilat punon prej vitesh.

Morën pjesë artiste shqiptare dhe zviceriane.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, zoti Ilir Gjoni.

Takimin e udhëhoqi moderatorja Silvana Braçe, një nga fytyrat e bukura të RTSH me një aktivitet të gjërë si brënda Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni edhe në diasporë, si prezantuese e shfaqjeve dhe eventeve që zhvillohen nga komuniteti shqiptar nëpër Europë, SHBA dhe botë.

Silvana Braçe prezantoi këngët, pershendetjet dhe melodite instrumentale.

Bekimi është i lindur në rrethinën e Gjilanit dhe arriti në Zvicër në moshën 19 vjeçare.

Ai nisi të njihet mes shqiptarëve si instrumentist dhe këngëtar në lokalet e muzikës dhe gëzimet familjare.

Realizoi tri albume me këngë dhe disa videoklipe që e shpune edhe në studiot e TVSH.

Ndërkohë orientohet drejt instrumenteve muzikore dhe specializohet në trajtimin e tyre, punë kjo që i hapi dyert e komunikimit me shume artiste internacional nga gjithë vendet e Europës deri në Amerike.

Prej fillimit ky aktivitet pati rritje që u kurorëzua me krijimin e “Swiss Musik ” professional.

Tashmë kjo është një logo e njohur për profesionistët e muzikës dhe adhuruesit e instrumenteve shekullore.

Në takim ishte edhe këngëtarja e njohur me banim në Zvicër Aferdita Hoxha. Ja si shkruan ajo në rrjetin social: “Kenaqesi , perjetime dhe emocione ne eventin e djeshem ne Glattbrug , Zürich, ku ishin prezent muzikante , kengetare, artististe dhe personalitete te ndryshme nga te gjithe trevat.. Nje falenderim per Bekim Ibrahimi, SWISS MUSIK Professional, nje qender kulture ku promovon me sukses Instrumente te ndryshme muzikore Traditcionale e moderne dhe beri te mundur organizimin e ketij eventi , beri te mundur takimin e artisteve pas shume vjetesh , ku u prezantua me sukses nga Ikona e RTSH Silvana Brace!”

Urimet më të mira për Bekim Ibrahimin!

 

 

LUM RUGOVA E MJERA KOSOVA – Nga ABAS FEJZULLAHI

Kyetar i parë dhe historik përherë do të mbetet Dr. Ibrahim Rugova, që sa ishte
gjall s’ undal së punuari, me dëshirë, me vullnet, me dije e durim, maturi e guxim, me
ndërgjegje e përgjegjësi , me fjalë pakë e shumë punë, për liri, pavarësi e
shtetndërtimin e Kosovës.


Me fjalë të urta e me mençuri, kudo e kahdo që shkoj nëpër takime, krijonte
afërsi dhe i njifte miqtë me historinë dhe gjendjen e Kosovës nën pushtimin e
Serbisë.
Si shenjë nderimi për mikpritjen dhe nderimet që i bënin burrshtetasit dhe
diplomatët kudo që ishte i ftuar për vizitë, vazhdimidht me punë dhe detyrë për
atdhe, përcjellte me kujdesë të dhëna të saktë e të gjithanëshme për gjendjen e
atdheut nënë pushtimin serb..!
Kudo pritej e përcillej me nderime si një burrshtetas dhe diplomat i nderuar,
andaj kudo që shkoj për nderimet dhe mikëpritjet që ja bënë, në shenjë mirënjohje u
dhuroj të merituarëve nga një guri kristal të nëntokës Dardane nxjerrur nga
xehtarët e xeherorës së Trepçës.
Kështu përmes këtyre gurëve dhe fjalëve të urta e me kulturë, krijonte ura
bashkëpunimi dhe lidhi miqësi me SHBA në veçanti dhe me përkrahsit e saj
Euroatlantik, që në kohën e duhur, kur Kosova ishte në rrezik nga zhërja dhe
gjenocidi serb, ndihmuan çlirimin e Kosovës.
Është e njohur se, lindja është fryt i vdekjes tek njerëzit, që pas vdekjes janë të
rrallë ata që fitojnë përjetësi, por që njëri ndër ta është Dr. Ibrahim Rugova, që me
veprimtarinë e tij për popull e atdhe, fitoj përjetësinë dhe do mbetet përherë Kryetar
i parë dhe historik i Dardanisë së lashtë.


Në shenjë nderimi dhe kujtimi me rastin e 14 vjetorit të shkuarjes në amshim e
përjetësi Kryetari i parë dhe historik i DARDANISË së lashtë Dr. IBRAHIM RUGOVA
përkujtojm me këtë Parodi :

LUM RUGOVA E MJERA KOSOVA

Lum Rugova, që ka shkuar n’amshim,
E se shef Kosovën, në këtë gjendje të trishtuar!
Jetë ndërroi, po fitoj përjetësi,
Po ndihet shumë mungesa e tij !

 

Vendorët që moren, qeveri e pushtet,
Me fjalë të mira e punë të liga medet.
Popullin e tradhtuan në tërsi,
Shkatrruan vendin si është më zi !

Tubimi informues në Gjenevë – Mbi ligjin për të huajt

Ndryshimet përkeqësuese ligjore në Zvicër

Tubimi mbi Ligjin për të huajt dhe për intergim me anëtarët dhe të interesuarit tjerë në gjuhën shqipe në Gjenevë ishte i suksesshëm, Jo vetëm për sa i përket pjesëmarrjes së 40 personave nga kontekste të ndryshme, por edhe temat që u trajtuan. Suksesin e mundësoi fakti që ngjarja u mbajt në gjuhën amtare të anëtarëve dhe të të intersuarve tjerë. Pjesëmarrësit ishtin të gjeneratave të ndryshme dhe nuk mungonin as gratë e as të rinjtë. Në tubim morrën pjesë edhe dy përfaqësues të Konsullatës së Republikë së Kosovës.

Ligji i ri për të huaj dhe për integrim (AIG/LEI), i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2019, shënon disa ashpërsime në lëmin e të drejtave të të huajve. Të prekurit duhet të informohen mirë dhe të ngulin këmbë në të drejtat e tyre.

Cilat janë risitë e AIG/LEI?

AIG/LEI definon rishtas kriteret e integrimit. Këto janë përcaktuese për dhënien, degradimin apo edhe tërheqjen e lejeve. Njëri nga këto kritere është aftësia e komunikimit në njërën nga gjuhët zyrtare (jo dialektet) të vendit. Kërkohen nivelet vijuese të njohurive gjuhësore: A1 me gojë për leje qëndrimi vjetor; A1 me shkrim për lejen e përhershme të qëndrimit; B1 me gojë, A1 me shkrim për lejen e përhershme të parakohshme; B1 me gojë, A2 me shkrim për marrje të shtetësisë. Secili Kanton mund të përcaktojë një nivel ë të lartë. Andaj është me rëndësi, informimi në Kantonin dhe Komunën banuese.

Si mund të veprojnë të prekurit e mundshëm?

Gjithsesi duhet ngulur këmbë në të drejtën ligjore dhe bëhet ankesa ndaj një vendimi të tillë. Në secilin vendim të autoriteteve është e shënuar edhe mundësia e ankesës dhe afati i vlefshëm. Me rëndësi është në rast ankese të respektohet afati dhe që ankesa të arsyetohet mirë. Anëtarët e Unia, të cilët janë të pasigurt se a duhet të ankohen ne vendimin e autoriteteve, gjegjësisht nuk e dinë se si bëhet ankesa, duhet gjithsesi të kërkojnë ndihmën e sekretariatit të tyre të Unia-s. Është me rëndësi që secili të luftojë për të drejtën e tij dhe që në rast padrejtësie të bëhet ankesa.

Marrrëveshjet ndërshtetërore mes Zvicrës dhe vendit amë

Përpos trajtimit të ligjit të ri për të huajt dhe për intergim u trajtuan edhe ngjarje tjera me rëndësi të veçantë për komuinitetin shqiptar në Gjeneve dhe Zvicër: Fuqizimi i Marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurmet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila në radhë të parë falë angazhimit e mbështetjes kryesore nga sindikata Unia dhe sindikalistëve e veprimtarëve shqiptaro-zviceranë, pas gati 10 viteve ndërprerje diskriminuese ka filluar të zbatohet që nga 1 shtatori i vitit 2019, me çka edhe shtetasit e Kosoves te kthyer nga Zvicra do të marrin pensionet që u takojnë. Mjerisht vetëm nga rifuqizimi i marrëveshjes e jo edhe për periudhën kohore gati 10 vjeçare në mungesë të marrëveshjes, gjë që nuk ka menjauar ende tërësisht diskriminimin që u është bërë atyre nga autoritetet përgjegjëse të të dyja shteteve. Pas trajtimit të kësaj çështjeje në disktimin u perfshine edhe perfaqësuesit Konsulates së Kosovës në Gjenevë. Çështja e tretë që u trajtua në këtë tubim informues ishte edhe ajo e Marrëveshjes ndërshtetërore për Menjanimin e Tatimit të Dyfishte, gjegjësisht deklarimi i tatimeve në Zvicër, i cili në ndërlidhje edhe me përkeqësimet tjera ligjore mund të ketë pasoja për shtetasit e shtetve të treta, ku hyjne edhe vendet amë të bashkëkombasëve tanë (Shqipëria, Kosova, Madedonia si dhe shtete tjera te Evropës juglindore)

Manifestim i sukseshëm në gjuahën e parë

Merita për manifestimin e suksesshëm u takon edhe organizatorëve të kësaj veprimtarisë informative, sekretares sindikaliste shqiptare Linda Maliqi Rexhaj dhe sekretarit tjetër shumvjeqar të sindikatës Unia, Nasuf Nuhiu. Diskutimet pas prezantimeve, pyetjet që u bënë dhe interesi i përgjithshëm ishin të mëdha. Diskutimet pas refeerateve treguan se sa janë të shqetësuar njerëzit nga ndryshimet në ligj dhe i gjithë diskursi politik sa i përket migracionit në Zvicër e posaqërisht gjithçka që ka të bëjë me shtetasit e të ashtuquajturave shtete të treta. Anëtarët e pranishmi e kuptuan dhe vlerësuan angazhimin e sindikatës Unia në lidhje me shqetësimet dhe preokupimeet e tyre dhe se ajo është vigjilente dhe do t’i mbështesë prore ata.

 

Përparësia e tubimit informativ në gjuhën amtare të anëtarëve dhe migrantëve u mundësoi atyre pos tjerash që të shtrojnë shumë pyetje. Kjo ngjarje informative specifike e gjuhën amtare bëri që ata të artikulojnë shqetësimet dhe nevojat e tyre në gjuhën e tyre të parë dhe të përfshihen lehtas dhe aktivisht në diskutime. Kjo ndoshta e bëri mbrëmjen kaq të suksesshme. Një fakt që duhet të merret parasysh edhe në ngjarjet e manifestimet e ardhshme. Është në interesin e përbashkët që njerëzit të marrin informacionin e nevojshëm dhe pastaj mund të mbrohen në përputhje me rrethanat.

Angazhimi solidarizues bjen shumë favore për të gjithë

Andaj si përfundim u kuptua se organizimi dhe angazhimi në sindikatë ia vlenë jo vetëm sa i përket përmirësimit të kushteve të punës dhe jetesës në Zvicër, por edhe sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të migrantëve. Të arrituarat shoqërore dhe njerëzore në Zvicër janë rezultat i angazhimit silidarizues dhe luftës së gjatë dhe të pandërprerë sindikaliste. Ne jemi pjesë edhe e kësaj shoqërie dhe duhet të marrim pjesë jo veetëm në jetën ekonomike dhe në kryerjen e detyrimeve automatike, por edhe të përfshimi nënjetën shoqërore e politke dhe të jeetësojmë të drejtat në përputhje me të arriturat e shoqërisë njerëzore, të dretja këto që janë të garantuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Dretjat e Njeriut e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe atë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e që nuk janë në kundërshti edhe me Kushtetutën e Zvicrës dhe të arriturat e shoqërisë zvicerane./albswiss.com

Ermira Lefort: Sindikata duhet të motivojë për një integrim profesional-social, mësimin e gjuhës së kantonit

A duhet të na shqetësojë zbrazja e shkollave shqipe në Zvicër & shtimi i fëmijëve që frekuentojnë xhamitë e mësojnë arabisht ?! Nga Elida Buçpapaj

Ju ftoj që t’i shihni këto foto dhe këta fëmijë, këto vajza të vogla të veshura me soj hixhabi (hijab).

Ku janë bërë këto foto sipas mendjes tuaj?

Në Iran, Arabinë Saudite?

Përgjigjen po e jap unë.

Ata janë fëmijët tanë, emrat i kanë Erblina, Ermal, Diella, Shkumbin, Tomorr, Vesa, Shqiponjë dhe janë pjesë e gjeneratës të re të komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët marrin edukim fetar dhe në vend të gjuhës shqipe, mësojnë arabisht;

Skandaloze apo jo!

Për traditën shqiptare e kam fjalën!

Ata fëmijë të fiksuar në foto kanë lindur në Zvicër, në një vend sekular, që respekton besimin me kushtetutë, por që, në jetën publike të vendit, besimi i takon tërësisht sferës private, ndërsa ato vajza të vogla shqiptare që posa kanë filluar pubertetin apo jetën e bukur të adoleshencës janë të detyruara të mbajnë veshje të imponuar nga feja dhe flokët e tyre të bukura prej fëmije t’i lidhin me shami!

Ka një trend shumë alarmant. Ndërsa shkollat shqipe në Zvicër po zbrazen nga fëmijët e komunitetit shqiptar, po shtohet frekuentimi i tyre nëpër xhamitë shqiptare, frekuentim që nis prej moshës minorene.

Një mendje diabolike po i orienton prindërit e komunitetit shqiptar që t’i çojnë fëmijët e tyre të nxejnë mësime të fesë dhe t’ju binden rregullave të saj, sikur të jetë shtet teokratik në zemrën e një vendi laik si Zvicra që i bindet dhe respekton ligjet e Kushtetutës.

Besimi fetar në kushtetutën e Zvicrës është zgjedhje e lirë, pa cënuar sekularitetin e Konfederatës Helvetike. Seicili beson, pa prishur lirinë e besimit të tjetrit, në respekt të rregullave të një vendi të emancipuar dhe modern.

Zvicra po ashtu e ka të rregulluar me ligj edhe finacimin e institucioneve te kulteve te besimit kristian, që financohen zakonisht nga komunat ose nga taksa e fesë.

Mos harrojme se në një të shkuar jo të largët Zvicra i përkiste pothuaj e gjitha besimit krisitian. Ndërsa sot në përbërjen e saj ka edhe një komunitet mysliman, që mendohet se shkon rreth 700 mijë, por që praktikantë janë një pjesë e vogël.

Këtu është përfshirë edhe ajo pjesë praktikante e komunitetit mysliman shqiptar, që erdhi në Zvicër, jo si etnitet fetar, por si emigrantë, në kërkim të strehës, të sigurisë, punës dhe dinjitetit. Dikur, prindërit e këtyre fëmijëve që sot i çojnë nëpër imamë, ishin njerëz pa asnjë bazë ekonomike, në mëshirë të fatit, të larguar nga vendi i prejardhjes pasi aty nuk kishte asnjë shpresë. Kur erdhën në Zvicër fillimisht ata nuk e kishin mendjen tek feja por të gjenin punë, një pjesë tjetër gjetën strehë si azilantë politikë.

Për çudi vokacioni për të praktikuar fenë islame u lindi nga mesi i dhjetëvjeçarit të parë të milenarit të ri, kur papritmas një pjesë ateistësh shqiptarë bënë ndryshim drastik të jetës së tyre shpirtërore, u shpallën besimtarë të islamit, zgjatën mjekrat dhe i veshën gratë e tyre me hixhab!

***

Pak histori

Në konstitucionin shpirtëror të shqiptarëve feja islame është me tipare thellësisht kombëtare, imamët shqiptarë kanë qenë njerëz të dijes, shkencës, mbrojtjes të gjuhës dhe veprimtarë politikë, të lidhur me Rilindasit.

Kujtojmë këtu Ymer Prizrenin, një nga organizatorët e Lidhjes të Prizrenit apo Hoxha Tahsinin nga Konispoli, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, apo Myderriz Ismail Ndroqin, një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjes më 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë dhe ai e emërua kryetari i parë i bashkisë. Institucionet fetare shqiptare, qoftë kristiane apo islame, i bashkonte dashuria për kombin, fe dhe atdhe, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Në Medresenë e Tiranës kanë studjuar mendje të ndritura si Vexhi Buharaja, përkthyes i Hoxha Tahsinit, Sami Frasherit, Naim Frasherit, dokumenteve të Lidhjes të Prizrenit deri tek Firdusi apo shkencëtari i gjuhës shqipe Shaban Demiraj etj dhe programi i Medresesë miratohej nga shteti. Studentët pas Medresese mund te vijonin rrugën e fesë apo të ndryshonin drejtim.

Në Medrese ka studjuar edhe im atë, poeti Vehbi Skënderi. Aty e çoi im gjysh, kryemyftiu Demir Skënderi, ndërsa djalin tjetër të tij, xhaxhain tim Kadri Skënderi e regjistroi në Shkollën Amerikane të Kavajës. E kam përsëritur këtë fakt, për të treguar se cili ishte islami shqiptar. Gjyshja ime, gruaja e Demir Efendiut, falej shtatë herë në ditë në shtëpinë e saj, por vishej si të gjitha gratë, jo sikur sot këto vajza të vogla shqiptare, të lindura në mes të Zvicrës.

Sipas Prof.Ferit Duka, “Islami shqiptar menjëherë pas shpalljes të pavarësisë lujti një rol konstruktiv dhe paqëtues në jetën e shqiptarëve…Kongresi myslima i 1929 e shpalli gjuhën shqipe si gjuhë e vetme e lutjeve dhe predikimit.” Prej asaj kohe Kurani u përkthye shqip.

Pas Luftës së Dytë Botërore fati i fesë në Shqipëri ka qenë tragjik. Diktatura sapo erdhi në pushtet nisi burgosjen dhe vrasjen e elitës shqiptare, pjese e së cilës ishin edhe klerikët katolikë dhe myslimane dhe me 1967 e ndali me ligj, duke u kthyer në vendin e vetëm ateist në botë. Ishte kohë e tmerrit, kur shkaterroheshin objektet e kultit, pa marre parasysh se ishin pjese e trashegimisë kulturore dhe duke vijuar persekutimi i klerit. E megjithatë, shqiptarët nuk e humbën lidhjen me Zotin. Ata bënin pelegronazhe të fshehta dhe individuale nepër teqe dhe vende të shenjta që tashmë ishin kthyer në gërmadha dhe ku shërbimi fetar ndalohej me ligj.

Në 1991 posa në Shqipëri u lejua liria e besimit, më kujtohet se Profesor Shefqet Ndroqi, pasardhës i myderriz Ismail Ndroqit u përfshi në organizimin e fesë islame në Shqipëri, sipas traditës shqiptare. Ai vetë kishte studjuar mjekësi në Paris dhe ishte mjek i shquar, por u angazhua për të mbrojtur identitetin shqiptar të fesë islame. Në 1991 në Shqipëri u ribotua Kurani në gjuhën shqipe.

Me këtë rast pyes, ato fëmijë nga Komuniteti shqiptar në Zvicër nëse e lexojnë Kuranin në shqip? Jo, e lexojnë arabisht!

E pra, ky islam që praktikojnë këta fëmijë nuk është i njëjtë me islamin shqiptar.

***

Financimet e dyshimta të xhamive në Ballkan deri në Zvicër

Problemi i financimeve të dyshimta lindi në Shqipëri prej 1991, në Kosovë pas çlirimit, kur nga Arabia Saudite dhe vende islamike filluan të vinin ndihma, para dhe bashkë me të edhe islami ndryshe, me hixhab, burkë dhe në gjuhën arabisht.

Është e qartë se financimet lidhen me qëllime të mbrapshta.

Edhe në Zvicër vitet e fundit janë ngritur shpesh dyshime për financimin e xhamive, të cilat po ashtu janë denoncuar si frymëzuese të qendrimeve ekstreme deri edhe furnizuese të islamit radikal me rekrutë të ISIS. Midis tyre pati edhe të rinj shqiptarë të lindur apo rritur në Zvicër, që u vranë në Siri.

Po përse ? Islami në vetvete dhe islami shqiptar, si besim është paqsor.

Zvicra ka mbyllur xhami sepse ka patur prova të pakundërshtueshme se në vendin e kultit nxitej urrejtja dhe radikalizmi.

Kohët e fundit në gjithë mediat botërore u shpërnda lajmi se një hoxheshë shqiptare me emrin Ikballe Berisha Huduti u arrestua në Kosovë sepse bënte thirrje për hakmarrje ndaj SHBA dhe Izraelit për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Solimani. Kjo hoxheshë financohet nga Irani, ajo ka fondacionin e saj dhe në kushtet e varfërisë që mbizotëron në Kosovë, ajo përdor mjerimin e popullësisë për të afruar njerëz të cilëve u ofron “mëshirë” të helmatisur në emër të një islami agresiv, që nuk ka lidhje me islamin shqiptar.

Ka dyshime edhe për financimet e xhamive shqiptare që kanë ndikuar deri në organizimin e fesë islame në komunitetin shqiptar në Zvicër.

Por nëse për dyshimet e financimeve duhen prova, praktikimi i fesë, në arabisht bie ndesh direkt me rregullat e Islamit shqiptar.

Jemi duke folur për numër të kufizuar praktikantësh, por me tendencë rritje, ndërsa mësimi i gjuhës shqipe ka tendencë rënie.

Këtu marrin rëndësi të dorës të parë ata përfaqësues shqiptarë të fesë islame në Zvicër që janë trashëgimtarë të besimit Islam sipas traditës shqiptare.

 

Përpara tre dekadave, komuniteti shqiptar në Zvicër financonte për kauzën e lirisë dhe dije, sot për xhami dhe arabisht !

 

Kur kemi ardhur në Zvicër më 1992 dhe vendosur këtu prej fillimvitit 1996, komuniteti shqiptar jepte 3% të pagës për të financuar institucionet paralele të shtetit dhe arsimin në Kosovë pasi krimineli Milosheviç i mbylli të gjitha shkollat shqipe, në të gjitha nivelet deri edhe Universitetin e Prishtinës. Prej asaj kohe në Zvicër u krijua edhe LAPSH-i, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër dhe në të gjithë Konfederatën u hapën shkollat e para të gjuhës shqipe, të cilat prej asaj kohe frekuentohen nga fëmijët shqiptarë.

Deri sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, komuniteti shqiptar në Zvicër kishte një orientim thellësisht Perëndimor. Vizioni i këtij komuniteti pati si kauzë lirinë, pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe po ashtu i kontribuonte edukimit të brezit të ri, duke krijuar kushte që fëmijët të mësonin gjuhën amëtare, historinë dhe kulturën.

Me vdekjen e Rugovës, komuniteti shqiptar në Zvicer është futur në qorrsokak. Për shkak të ndikimit shumë negativ që vjen prej politikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, përfaqësitë diplomatike këtu në vend se të jenë unifikuese, përmes urave kulturore dhe gjuhësore, kthehen në instrumenta përçarëse.

Përpara 3 dekadave në Zvicër nuk kishte xhami shqiptare. Në dhjetëvjetëshin e fundit numëri i xhamive shqiptare ka arritur 85 dhe tendenca është në rritje. Ndërsa shkollat shqipe në zbritje. Ndërtimi i xhamive apo blerja e objekteve të kultit kanë kushtruar qindra milionë franga, të cilat mund të ishin investuar për shkollat shqipe, mediat, jetën kulturore dhe artistike në të mirë të interesit të komunitetit dhe sidomos brezit të ri.

Po pyetja legjitime vjen? Keto miliona franga nga vijnë? Nga komuniteti shqiptar apo nga vende islamike?

Nëse komuniteti shqiptar në Zvicër do të investonte  për një zhvillim normal të shkollës shqipe, për 30 vjet rrugëtim, sot shkolla shqipe dhe mësimi shqip do të duhej të ishte i përhapur në çdo komunë zvicerane dhe frekuentimi do të duhej të vinte gjithmonë në rritje. Vetë Zvicra është e interesuar duke vënë në dipozicion objektet e mësimit dhe shpesh herë edhe ka financuar vetë.

Por një dorë e zezë i orienton prindërit e fëmijëve shqiptarë jo drejt shkollave shqipe, por nga xhamitë ku fëmijët suret e Kuranit dhe lutjet i thonë në gjuhën arabe.

Kur kam biseduar me mësuesit e LAPSH-i, ata pohojnë faktet e trishta me zemër të plagosur, por nuk kanë fuqi të ndikojnë në komunitet; ndërsa përfaqësitë diplomatike shqiptare edhe pse kanë marrë sinjale të qarta nga shteti zviceran bëjnë shejtanin indiferent. Dhe dihet se indiferentët marrin anën e regresit dhe çallmave.

Kjo është situata e një pjese të brezit të ri të komunitetit shqiptar në Zvicër, (uroj të jetë sa më e vogël) që rrezikon të marrë një orientim dhe formim fetar krejt ndryshe nga tradita e tre feve shqiptare.

Imamët shqiptarë në Zvicër e (sh)përdorin Kushtetutën zvicerane dhe abuzojnë me lirinë fetare, sepse u imponojnë fëmijëve rregullat islame, jo vetëm brenda objekteve të kultit, por edhe jashtë tyre, duke krijuar barriera në integrimin e fëmijëve në jetën sociale, pasi vajzat janë të detyruara të mbajnë hixhabë.

Unë mendoj se kushtetutshmëria e shtetit sekular zviceran cënohet edhe në faktin se zgjedhjen fetare njeriu e bën në moshë madhore, kur vendos vetë se cilës fe i përket, të jetë monoteist, politeist apo ateist. Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami dhe imamë për t’u edukuar me fe dhe mësuar arabisht bëhet nga prindërit, çka duket qartë si shkelje e lirive të individit, pasi fëmijëve u imponohen rregulla, që nuk i ka shoqëria ku jetojnë.

Natyrisht shteti zviceran është shumë i kujdeshëm dhe vigjilent për të mbajtur nën kontroll situatën dhe sigurinë kombëtare. Kur rrezikon të dalë situata jashtë kontrollit veprojnë mekanizmat demokratike, sikur janë referendumet dhe iniciativat që nëse marrin shumicën e votave kanë fuqi ekzekutive ligjore.

Sikur është vepruar në kantonet e Tiçinos dhe Sant Gallen ku prej disa vitesh është ndaluar me ligj mbajtja e burkës dhe nikab-it.

Kambanat e alarmit po bien edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër, që të organizojë forcat e veta, për t’u orientuar drejt rrjedhave që përkojnë me sistemin që ka Zvicra, ku shteti i së drejtës mbaron me kushtetutë plurikulturalizmin.

Mos harrojmë se feja e shqiptarit, sipas Vaso Pashës është shqiptaria;

mos harrojmë, poetin e Rilindjes, Naim Frashëri, që na e ka lënë amanet se vetëm drita nga dija e diturisë përpara do të na shpjerë;

mos harrojmë se orientimi i shqiptarëve si europianë është Perëndimi dhe vlerat e humanizmit.

Mos harrojmë se Zvicra na mikpriti, na dha strehë e dinjitet, na krijoi kushte për integrim dhe zhvillim, na bëri pjesën e saj, sepse pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar është e natyralizuar dhe ne e kemi detyrë të respektojmë kodin e rregullave të mikpritësit me të cilin unifikohemi si europianë!

Por mos harrojmë kryesoren se fëmijëve u kemi borxh t’i edukojmë e t’i shkollojmë si qytetarë të ndershëm, në një shoqëri të lirë me sistem demokratik.

Gjeneratave të reja u takon e ardhmja, progresi, ata i ndriçon dija dhe vetëdija si qytetarë të një shoqërie Perëndimore, sekulare që kanë mision ta ndryshojnë botën për më mirë dhe kurrësesi ta kthejnë pas.

 

 

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

NJË DHURATË E ÇMUAR E ME VLERË PËR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE NGA VETERANI I ARSIMIT HAMZË MORINA

Libri “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“ shkruar nga Hamzë Morina, veteran iarsimit, është një dhuratë e veçantë për arsimin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për kurbetçarët në shtetin Zviceran në veçanti.

 

Bashkëatdhetarët kurbetçarë me familjet e tyre, të cilët jetojnë e veprojnë në Zvicër, në kohë dhe hapësirë janë vet brumi i librit të autorit Hamzë Morina  të përpunuar, gatuar e pjekur mirë e me shumë kujdes të veçantë e shije, ku përmes punës  praktike, organizative dhe hulumtuese afatgjate në drejtimin e arsimit dhe edukimit si në atdhe dhe në kurbet, si dhuratë për lexues ka shkruar librin: “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, që secili që do ta ketë rastin dhe dëshirën për ta lexuar me interesim e kujdes, do t‘i le  përshtypje të veçanta për të gjitha të dhënat e mbarshtruara me shumë kujdesë në këtë libër, lidhur me organizimin dhe punën e mësimit plotësues në gjuhën shqip për fëmijët e kurbetçarëve që jetojnë me familet e tyre  në  Zvicër.

 

Libri ka një mbarshtrim të rrjedhshëm me një lidhshmëri të punës organizative në kohë dhe hapësirë sa i përket mësimit shqip në Zvicër në

kantonet e shtetit Zvicëran në përgjithësi dhe në Kantonin e Aargaut në veçanti.

 

Libriu i autorit Hamzë Morina përfshin lëndën e përpunuar me kujdes të veçantë në 264 faqe, ku me foto dhe dëshmi të shumta plotësojnë përmbajtjen e librit  të mbarshtruar në gjashtë shtylla kryesore apo kryetituj, ku secili kryetitull ka 3 deri në 9-të nëntituj që përshtaten dhe përputhen në vazhdimsi sipas rrjedhave të punës organizative në edukimin dhe arsimimin  e nxënësve përmes mësimit plotësues shqip në Zvicër.

 

 

Autori për punën e këtij libri ka shfrytzuar një literatur burimore prej 25 burimeve të ndryshme që librit i shtojnë vëlerën sa profesionale aq edhe historike me të dhënat e paraqitura me data dhe vende të zhvillimeve të ngjarjeve me rëndësi historike në kohë dhe hapësirë dhe me mënyrën e mbarshtrimit të tyre në librin e tij, që i japin një rëndësi të veçantë jo vetem profesionale, por edhe historike që mbesin si gjurmë të pa shlyera si për rëndësinë e ngjarjeve dhe veprimtarive në kurbet e atdhe, si një thesar i veçantë për kulturën dhe arsimin gjatë rrjedhave shumë të rënda në kohë dhe hapësirë dhe gjendjen e popullit tonë në përgjithësi nga pushtuesit e huaj ashtu edhe për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e përkatësisë kombëtare, kulturore dhe gjuhësore nga rreziqet e vazhdueshme në kushte dhe rrethana të caktuara e të jashtëzakonshme në atdhe dhe në kurbet.

 

 

          Hamzë Morina, me librin “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“,në mënyrë të rrjdhshme paraqet veprimtarinë e organizimit të mësimit shqip në Zvicër kryesisht në baza vullnetare të mësidhënësve në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit dhe me institucionet përkatëse arsimore të shtetit Zvicëran nëpër kantone dhe bashki, me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që ndihmuan dhe bashkëpunuan në përfshirjen e nxënësve shqiptarë në mësimin plotësues shqip pa lënë anash edhe  shoqatat e ndryshme kulturore shqiptare dhe Zvicërane, por edhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në kohë dhe hapësirë si për rezultatet e arijtura si për pengesat dhe vështërsit e ndryshme nga faktorët  e ndryshëm.

 

Me kujdesë të veçantë janë shënuar të gjithë mësimdhënëset dhe mësimdhënësit, veprimtarët e dalluar prindër e pedagog qofshin ata Zvicëran apo shqiptarë në kurbet apo nga vendi i origjines- atdheu, jetëshkrimi i tyre i shkurtër përfshi në këtë libër me rëndësi të veçantë, që do të jetë burim mjaft i rëndëesishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë më tej në këtë drejtim.

 

Si përfundim : Libri ka një vlerë të veçantë sa profesionale aq edhe historike me shumë të dhëna e dëshmi sa me data e vite aq edhe me fotografi.

 

Autori Hamzë Morina, veteran i arsimit  në atdhe dhe kurbet, me librin e tij “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, pasuroi kulturën shqiptare në veçanti po edhe si një dhuratë  e veçantë e me vëlerë për të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit të mësimit shqip në Zvicër për të kujtuar e mos harruar veprimtarinë 30 vjeçare të punës kryesisht vullnetare në vazhdimsi  për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në kurbet. Hamzë Morina pastë shëndet e jetë, dhe mirëpresim librin e rradhës  nga përvoja e tij si veteran i arsimit .

Pamje nga të pranishmit në përurimin e librit

Hamzë   Morina veteran i arsimit autori i  librit të përuruar

 

Saim Tahiraj pas përurimit përzemërsisht i shpreh urime Hamzës për librin

Bashkëveprimtare e veprimtarë me Hamzë Morinen  pas përurimit të librit