VOAL

VOAL

Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në zemrat e çdo shqiptari – Fotoreportazh nga Florim Zeqa

November 21, 2018
blank

Komentet

blank

365 ditë autistë – Ata heshtin që t’i shohim, që t’i dëgjojmë dhe që t’i kuptojmë ne Nga Mirela Duka Xoxi

Libër për autizmin – Titulli 365 ditë autistë – Nga  Mirela Duka Xoxi

 

PROLOGU I LIBRIT

 

blank

 

Çdo qenie, në këtë univers, është e ndryshme nga mënyra e të qenit. Të gjithë jetojmë në një realitet dhe jemi gjithnjë në lëvizje. Lëvizja jonë kufizohet nga mjedisi ku jetojmë, nga faktorët gjeografikë, klimatikë e socialë. Ajo kufizohet edhe nga faktorët e të qenit ndryshe. Dhe gjatë kësaj lëvizjeje, ne në vazhdimësi kërkojmë hapësirë për të qenë sa më komod. Kërkojmë t’i përmbushim jo vetëm nevojat tona fizike e biologjike por edhe ato shpirtërore- psikologjike dhe social-kulturore. Dhe në këtë lëvizje tonën të pandërprerë, ne kërkojmë vëmendjen e njerëzve, praninë, kujdesin, ngrohtësinë dhe dashurinë e atyre që na rrethojnë. Kështu, ne vazhdimisht kërkojmë një buzëqeshje, një fjalë të sinqertë, një kompliment dashamirës, të cilat mund të ndryshojnë gjendjen tonë emocionale dhe jetës sonë mund t’i japin më shumë kuptim, përmbajtje. Kështu, në këtë lëvizje të përhershme ne kërkojmë lirinë. Lirinë fizike dhe atë psikologjike, shpirtërore. Pra, kemi nevojë të marrim frymë lirshëm e të themi: “Ky jam unë me gjithë vlerat e të metat e mia”. Kemi nevojë për forcë e për mbështetje që t’i bëjmë rezistencë gjithçkaje të pakëndshme që jeta na përplas. Ndaj asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi, nuk duhet t’i humbim shpresat, edhe kur qielli na bie mbi kokë.

Kur shohim që fëmija, pjesë e shpirtit tonë, është i shqetësuar, vuan, ka dhimbje, ka frikë, ne duhet të mendojmë: përse? Çfarë e tremb? Ai e di që mjedisi ekziston, por nuk mund ta prekë atë, nuk mund ta mbërthejë me doçkat e tij, nuk mund ta lëvizë. Pra ai, në të vërtetë, nuk di ç’është realiteti. Nuk di si ta ndryshojë atë. Nuk mund ta shprehë me fjalë atë që sheh dhe e ndjen. Por megjithatë edhe ai është fëmijë, fëmijë si gjithë të tjerët. Veçse ai (në rastin tonë) është ndryshe nga të tjerët, nga shumica. Pra, ai është i ndryshëm nga mënyra e të qenit dhe nga mënyra e të shprehurit. Ndaj si i tillë, ai është një univers sa i ngjashëm po aq edhe i ndryshëm.

Në këtë libër kam sjellë fragmente, copëza të shkurtra të jetës së pesë fëmijëve me autizëm, Albanit, Glories, Heidit, Ivanit, Samuelit, me të cilët pata fatin të punoj e t’u qëndroj pranë plot një vit, në një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuara në Zvicër. Ata janë të moshës dymbëdhjetë deri katërmbëdhjetë vjeç dhe bëjnë pjesë në grupin e njerëzve me autizëm të rëndë. Sa herë jam pranë këtyre fëmijëve mendoj nënat e tyre. Jam vetë nënë. Ëndërroj të ardhmen e fëmijëve të mi plot dritë. Ndërsa ëndrrat e tyre për fëmijët autistë janë kaq të thjeshta, njerëzore. Të mund të flasin gjuhën e nënës së pari ndërsa nënat duhet të mësojnë gjuhën e fëmijëve të tyre… Pothuaj e pamundur… Ato nëna, që i ndjekin ëndrrat e tyre me sakrifica të përditshme dhe të jashtëzakonshme, i kalojnë kufijtë e legjendës….

Autizmi, legjenda enigmë e ditëve tona.

Gjatë këtij rrëfimi ju do të mund të konstatoni se sa të ndryshëm e të ngjashëm janë këta fëmijë. Të ngjashëm e “të njëjtë” i bën sëmundja, që i ka prekur dhe dashuria pa kushte që ato rrezatojnë pa mbarim në këmbim të asgjëje. Të ndryshëm i bën raporti i secilit veç e veç me sëmundjen, manifestimi i saj dhe reagimi i çdonjërit prej tyre në situata të ndryshme. Ata pra, edhe pse janë në të njëjtat rrethana, në të njëjtën botë, janë po aq një botë më vete, krejt e veçantë. Të veçantë i bën reagimi, manifestimi i emocioneve nga më të ndryshmet si hareja e gëzimi, kënaqësia e lumturia, dashuria, shqetësimi e hidhërimi, mërzia e dëshpërimi, dhembja e pikëllimi. Secili prej tyre ato i ndjen, i manifeston dhe i shpreh në mënyrë të ndryshme, në mënyrën e vet. Disa prej tyre duke i shpërfaqur këto emocione, dalin tërësisht nga vetja e tyre.

Ndërkaq të tjerë, kur janë të përfshirë nga këto përjetime, mbyllen tërësisht në botën e tyre, në vetvete. Por të gjithë këta fëmijë janë pjesë e kësaj botës sonë. Dhe varësisht nga vendi që kanë në këtë univers dhe hapësira që u është krijuar, ata edhe i shprehin shqetësimet, përjetimet, nevojat, dëshirat. Kështu, disa nga këta fëmijë, që janë pjesë e këtij kori-jetë, këndojnë me zë të lartë, ndërkaq të tjerët me zë të ulët.

Ndaj këta fëmijë (ndonëse të veçantë) janë pjesë e këtij kori të përbashkët. Kur shprehin preokupimet, shqetësimet, dëshirat disa prej tyre vetëm belbëzojnë, të tjerë çirren e ulërasin dhe disa të tjerë vetëm rrahin duart me lëvizje të parreshtura. Shumë të tjerë heshtin.

Ata heshtin që t’i shohim, që t’i dëgjojmë dhe që t’i kuptojmë ne.

blank

 

 

blank

Një shqiptar, hero në Zvicër: Shpëton një të ri nga 20 huliganë që e rrahën dhe i vunë flakën

Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën., citon Koha.net.

Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen e tij në Zvicër. “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar. Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

blank

blank

MËSUESIA SI MISION – NJË LIBËR ME VLERA PËR FIGURA TË SHQUARA TË SHKOLLËS SHQIPE Nga Nexhmije Mehmetaj

Mozaiku shpirtëror, kulturor e kombëtar i diasporës së re shqiptare të Gjermanisë, mësimi i gjuhës shqipe, shkolla shqipe e mësimit plotësues e ngjeshur me veprimtari të pasur, e përfaqësuar me mësues të shquara të kombit.

– Shkolla e parë shqipe në Gjermani që ka hapur dyert e saj qysh në vitin 1975 siç e kërkoi koha por, shënoi suksese të reja në vitin 1990 kur bëhet shkollë shqipe e pavarur, tregoi rëndësinë historike që kishte në atë fazë arsimi shqiptar kishte pavarësinë e tij në përmbajtje dhe në administrim, drejtohet nga vetë shqiptarët. Ky zotim u mor nga Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani.

– Përpjekjet e mësuesve shqiptarë e veprimtarëve të shumtë që ditë e natë kanë punuar, për të hapur shkolla shqipe të mësimit plotësues, për të ngritur ndërgjegjen kombëtare, për të mbijetuar shqipja, për të krijuar kushte elementare për të mësuar gjuhën e nënës, shkrimin dhe leximin, për të kultivuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar dhe për të mbjell dashurinë ndaj kombit dhe atdheut.

– Në mesin e shumë mësimdhënësve e mësimdhënëseve, të cilët e të cilat me përkushtimin e tyre janë shndërruar në bartës kryesor të proceseve të rëndësishme të shkollave shqipe në Gjermani u shquan me kontributin e tyre mësuesi Rifat Hamiti dhe mësuesja Nexhmije Hamiti u bënë zëdhënës të denjë të shkollës shqipe në Dyseldorf (Landi i Renanisë Veriore – Vestfalisë, Gjermani) ku punuan mbi tri dekada (1989) deri në pension (2017) përbëjnë subjektin e Monografisë “MËSUESIA SI MISION “ i autorit Nuhi Gashi, botuar në korrik 2022, nga shtëpia botuese “Lena Grafik” Prishtinë dhe na është shpërndarë falas.

“MËSUESIA SI MISION “ një vepër publicistiko-historike

Me gjithë pohimin modest të autorit se me këtë libër nuk pretendon të thotë më tepër se sa i takon një publicistike, në ketë monografi 206 faqesh shpalosen shumë fletë të analeve shekullore të Kosovës dhe ngulimi shqiptar në Gjermani.

Librin mund ta quajmë një kronikë, por ai njëherë është burim i gjerë informacioni për botën shqiptare në Gjermani, është një shtysë për të nxitur hulumtime të mëtejshme historike e kulturore, është një start për të nisur një ndërmarrje të re studimi e zbulimi e pse jo edhe një alarm kushtrimi për institucionalizimin e shkollave shqipe, për fëmijët tanë.

Librin “MËSUESIA SI MISON” e përshkon si një meteor krenaria kombëtare.

Autorit që i vlon në gjak ndjenja atdhetare, i vjen keq që shqiptarët çdo ditë e më tepër po humbin gjuhën amtare pasurinë më të shtrenjtë kombëtare, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë lënë krejtësisht pas dore nga institucionet shtetërore shqiptare.

“MËSUESIA SI MISION “ Monografi kushtuar mësuesit Rifat Hamiti dhe mësueses Nexhmije Hamiti, kontributi i tyre.

Por vepra e këtij autori nga Kosova, nuk duhet harruar se është e lidhur ngushtë me emrin e Rifat Hamitit dhe bashkëshortes së tij Nexhmije Hamitit.

Me një stil konciz autori përshkruan meritat e mësuesit Rifat, si në atdhe po ashtu në Gjermani sidomos prej vitit 1990 kur shkolla shqipe u shkëput nga ndikimi sllav, drejtues i Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues që ngrihej si institucion i organizuar me formë dhe përmbajtje kombëtare, për të çelur një rrugë të re, për të arritur një qëllim, për të shërbyer si model. Aftësitë përgjithësuese të mësuesit Rifat pasqyrohen me tekstet shkollore (bashkautor) që ka botuar në dobi të shkollave shqipe, me pjesëmarrje aktive, me kumtesat dhe diskutimet në seminaret e përvitshme verore të organizuara nga ministritë e Arsimit të Kosovës e të Shqipërisë. Bashkautor i fletoreve tematike që u udhëhoq nga Prof. Dr. Dr. Basil, Schader. Fjala është për tekstet e miratuara dhe botuara nga MASHT i Kosovës, me të cilat punojnë mësimdhënësit e shkollave me mësim plotësues të gjuhës amtare në diasporë.

Nexhmije Hamiti, mësuese gjimnazi në atdhe po ashtu prej tre dekadash në Gjermani, me e veprimet e saj shembullore ka motivuar me qindra fëmijë të jenë pjesë e mësimit shqip dhe integrimit. Në vitet ‘90 shquhet nder femrat e rralla në krye të aktiviteteve për organizimin e shkollës shqipe.

Duke lexuar për veprimtaritë e tyre, mua si lexuese më duket se dëgjoj refrenin e një elegjie qortuese: “Mos e mbyllni shkollën shqipe”?… “Pse nuk shkojnë fëmijët në shkollën shqipe?”.. “Pse të mbesin shkollat shqipe si relikte.”..” Ku janë Ministritë shqiptare?”….

Pak fjalë për autorin

Prof Nuhi Gashi, ka qenë koordinator i Shkollave Shqipe, pranë MASHT së Kosovës. Është një nga veprimtarët më të përkushtuar për Shkollat Shqipe të Mësimit Plotësues që ka bërë emër, në saje të punës së tij pasiononte, ndërgjegjes atdhetare e profesionale dhe disa nga drejtimet kryesore janë:

⦁ Në ngritjen, koordinimin, konsolidimin e shkollave shqipe në diasporë, punë që ka ndjekur me kompetencë dhe preokupim të veçantë.

⦁ Në punën e madhe që ka bërë në themelimin dhe për përgatitjen e Seminareve kombëtare, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve të mësimit plotësues. Këto seminare u kthyen në kuvende të gjera të rëndësishme të përgjithësimit të përvojës së fituar në këto institucione, duke u bërë vatra të vlerta të njohjes së mësuesve, të shkëmbimit të përvojës midis tyre, të zgjerimit të horizonteve për fushat që përmban pedagogjia e shkollave të mësimit plotësues. Njëkohësisht, për ndihmesën e çmuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre materialeve, duke realizuar botimin e vëllimeve të veçanta nga këto seminare, të cilat përbënin vlera dokumentare, social- pedagogjike, për përvojat më të mira të këtyre shkollave.

⦁ Kontributi, ndihma e çmuar e hartimit në bashkautorësi të dokumentit të MASHT të Kosovës, KURRIKULA E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË (Prishtinë, 2007).

⦁ Si dhe i dokumentit të njësuar kurrikular kombëtar ( Shqipëri-Kosovë ) KURRIKULA E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË (MASHT e Kosovës-MARS e Shqipërisë, Tiranë-Prishtinë, 2018. Po ashtu, këtë dokument e përgatiti për shtyp dhe u botua në vitin 2020).

⦁ Ai është bashkë drejtues i projektit madhor “Tekstet mësimore për shkollat në diasporë “ për tre nivelet, përfshinë19 fletore tematike (2009-2012) i zhvilluar me mbështetjen profesionale e buxhetore nga Instituti IPE i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut – Zvicër.

Kjo monografi ka një vlerë të madhe kombëtare, sepse shërben si model për të vazhduar me studime të tilla për figurat e shkollave tjera shqiptare në diasporë, ku tingëllon ende e ëmbël fjala shqipe, ku trashëgohet porosia e fjalës së urtë shqiptare, ku ruhet krenaria shqiptare.

Gjenevë, 10. 09.2022 Nexhmije Mehmetaj

blank

Ruajtja e gjuhës shqipe detyrë parësore e shkollës dhe e prindërve Nga Nexhmije Mehmetaj

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) ” Naim Frashëri “ e nisi veprimtarinë e saj pikërisht duke pasur si shtyllë kryesore të programit dhe statutit të saj ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Duke pasur në gjirin e saj mësimdhënës/e, prindër, intelektual të përkushtuar, ka arritur më së miri ta kryej dhe të vazhdojë misionin e saj mbi 30 vjeçar.

Synimi i këtij misioni është që çdo fëmijë shqiptar të mësoj gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij krahas gjuhëve të shtetit zviceran.

Shkolla në gjirin e saj përfshin fëmijët e moshave 6 -16 vjeç të ndarë në tri cikle, shkollimi zgjat nëntë vjet, në përputhje me sistemin mësimor të shkollës zvicerane. Mësimi mbahet një herë në javë, gjatë ditëve të lira kur fëmijët nuk kanë mësim ose pas mësimit të detyrueshëm.

Mësimi zhvillohet me Plan – program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke zënë kështu një kapitull të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe arsimit shqiptar.

Viti i ri shkollor (2022/2023) për fëmijët që duan të mësojnë se si shkruhet e lexohet në gjuhën shqipe tani më ka filluar në shumë kantone. Si çdo vit, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës mblidhen tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitin pjesëmarrjen e fëmijëve në ketë cikël të përvitshëm mësimor. Rritje të numrit të nxënësve kanë disa kantone shënuar si Gjeneva, Cyrihu, Berni, Vaudi, Arau etje.

Shqetësimet për më shumë nxënës në shkollat shqipe bëhen çdo vit e më tepër të dukshme. Kjo edhe si pasojë e mos organizimit të Këshillave Kantonale të LAPSH, në disa kantone nuk ka fare as kryesi. Aty ku ka organizim të mirë të mësues – prindër shkolla funksionon më mirë dhe ka numër të shtuar të nxënësve.

Nxënësit shqiptarë, që nuk ndjekin këto shkolla, por vetëm shkollat e huaja, po e humbasin nga dita në ditë shkathtësinë e të folurit rrjedhshëm në gjuhën amtare. Pa dashur të bëjmë përgjithësime, por rastet kur gjuha e huaj ka zënë vendin e parë dhe janë të shumta rastet kur shohim shqiptarë të arsimuar, të integruar mirë në shoqërinë zvicerane por, fatkeqësisht nuk dinë gjuhën shqipe.

LAPSH u bën thirrje prindërve: dërgoni fëmijët në shkollën shqipe të mësimit plotësues! Vendi ku më së miri mësohet gjuha është shkolla. LAPSH është midis ndryshimit dhe vazhdimësisë. Është fokusuar në drejtim të modernizimit të sistemit tonë arsimor dhe përdorimit sa më të gjerë të teknologjisë së informacionit duke i kthyer shkollat e mësimit plotësues në mjedis të përshtatshme dhe miqësore. Vështirësia e regjistrimit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe tani është zgjedhur përmes teknologjisë dixhitale shih në kantonin e Gjenevës. www.lapshgeneve.com

Mësimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm dhe u vjen në ndihmë fëmijëve në shumë aspekte gjuhësore si:

⦁ Në mësimin plotësues shqip fëmijët përvetësojnë drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i kanë disa gjuhë tjera.

⦁ Pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, përvetësojnë strukturën gramatikore, të folurit bëhet më i kuptueshëm dhe i lehtë me prindër dhe rrethin familjar.

⦁ Fëmijët arrijnë aftësi të mira në shkrim – lexim në gjuhën amtare.

⦁ Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar.

⦁ Gjuha dialektore e folur nga prindërit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde.

⦁ Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe të dytë fëmijët krijojnë një dygjuhësi të lehtë shqip dhe një gjuhë tjetër.

⦁ Në shkollë fëmijët për veç njohurive gjuhësore, mësojnë letërsi shqipe, histori kombëtare, gjeografi të trojeve shqiptare, kulturë muzikore dhe figurative.

Pedagogu dhe albanologu zviceran Prof dr dr Basil Shader duke folur për “Rëndësinë e mësimit plotësues në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe të suksesit shkollor“ , nder të tjera ka vënë në dukje se : “…, mësimi plotësues forcon jo vetëm themelet në gjuhën amtare, por e mbështet gjithashtu integrimin (apo socializmin) shkollor në një kuptim më të gjerë” ). Po ashtu shpjegon:

“Arsyen e këtij efekti e shohim në faktin se mësimi plotësues i përkrah nxënësit jo vetëm në gjuhën dhe kulturën shqipe, por edhe në kompetenca kyçe, si teknika e të punuarit apo strategji të të mësuarit “ ). Vazhdon ”Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota (pak) më të mira edhe në lëndën “gjuha gjermane”. Notat e nxënësve që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht kanë notë më të larta sesa ato të nxënësve që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.”

LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona…një jetë më të mirë, të barabartë, një shkollim më të mirë për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të mbi zotërojë!

Gjenevë, 02.09.2022 Nexhmije Mehmetaj

,

 

blank

​Sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës: ‘Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit’ – Fotoreportazh nga Skënder Karaçica

Aron Shala është nga fshati Trudë të Prishtinës, që tash sa vjet jeton me prindërit në shtetin e Zvicrës. Aroni e ka për pasion lojën e futbollit dhe nuk ngurron të thotë me gjuhën e sportistit: Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit!
 
Talentin dhe pasionin për lojën e futbollit, sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës tashti po e kurorëzon në Klubin FC Biberist, i cili e ka një traditë të gjatë të lojës së bukur të futbollit qysh nga viti 1908.
​FC Biberist ku me uniformën e sportistit të vogël shqiptar nga Kosova, Aron Shala bën gara në fushën e fubollit me 22 skuadra të nivelit të juniorëve të rinj dhe në klubin më të madh në tërë kantonin e Solothurnit në Zvicër
Në pushimet e verës në Kosovë, futbollsiti i vogël Aron Shala në Trudë të Prishtinës gjithnjë fliste para moshatorëve të vet për lojën e futbollit dhe, përmes fotografive të shumta në fushën e sportit, ai rrëfente pasionin e tij se krahas notave të mira në mësime, lojën e futbollit e ka pjesë të rritës së tij.
Në shkrimin tonë për shtypin e kohës dhe rubrikën e sportit, po dërgojmë shumë fotografi që flasin shumë se si Aron Shala shkëlqen në fushën e futbollit në të gjitha kantonet e shtetit të Zvicrës.
Aron Shala, kur të rritët do të luajë për Kosovën e tij…!
Skënder Karaçica
blank
blank
blank
blank
blank
blank

Kirurgu shqiptar, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës. Emërohet drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zyrih

Doktor Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zyrih. Ky është një ndër postet më të rëndësishme në kardiokirurgjinë europiane.

Në fillesat e tij, mjeku që si gjimnazist përjetoi zymtësinë e shtypjes së shqiptarëve në Maqedoni dhe që si studenti shpëtoi luftës në Sarajevën e rrethuar, në Gjermani, shkëlqeu si student, kardiokirurg dhe kërkues shkencor.

Omer Xhemaili ka lindur në vitin 1970. Ai sot është një emër shumë i respektuar për zotërimin në shkallë të lartë të profesionit, por edhe për afërsinë e tij njerëzore me pacientët dhe kolegët.

Pasi ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg, ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme të Gjermanisë.

Është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Në vitin 2007 zgjidhet si autori më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin ‘Hans Borst’. Në karrierën e tij, Dr. Xhemali ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj.

blank

Në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, Omer Xhemali u nis për në Sarajevë. Ai u largua nga Bosnjë-Hercegovina me një avion të mbushur plot me njerëz. ‘Nuk kishte vend për t’u ulur dhe qëndrova në këmbë gjatë fluturimit’, ka rrëfyer mjeku për një media.

Spitali Universitar i Zyrihut ka njoftuar se Omer Xhemali është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë dhe ligjërues i së njëjtës lëndë në Universitetin e kryeqytetit të Zvicrës. Ai është pjesë e këtij spitali që nga viti 2016.

Mes viteve 1993-2000 ai ishte student. ‘Si student kam punuar kamerier. Sot kur shoh njerëz që sillen keq me kamerierë, u them: Kujdes se nesër ky mund të ta operojë zemrën. Prandaj silluni mirë me kamerierë.’ ka rrëfyer mjeku.

Në vitin 2000 Omer Xhemali mori titullin ‘Doktor’ në Mjekësi. Deri në vitin 2009, në Universitetin ‘Johann Wolfgang Goethe’ të Frankfurtit, ai përshkoi rrugëtimin e tij të karrierës ku e nisi si mjek asistent, specialist, kryemjek e më pas në fushën e kirurgjisë së zemrës. Habilitimi në Gjermani dhe në disa vende të tjera europiane është provimi i nivelit më të lartë përmes të cilit fitohet e drejta për të ligjëruar në universitet.

blank

Po atë vit, Omer Xhemali mori titullin ‘Docent Privat’ dhe u punësua si zëvendësdrejtor i Klinikës së Zemrës. Që nga viti 2009, kjo klinikë është bërë ndër më të suksesshmet në Zvicër dhe meritat kryesore i ka doktor Omer Xhemali, i cili ka kryer me qindra operacione të suksesshme.

Nga viti 2018 ai është shef i Klinikës së Zemrës në Spitalin Zyrihut (Triemli). Për të kuptuar rëndësinë e pozicionit duhet shikuar pak në historikun e institucionit dhe në biografitë e paraardhësve të tij në Klinikën Universitare. Në vitin 1961 ishte kirurgu i famshëm suedez Åke Senning. Vite më parë Senning kishte zbuluar bashkë me mentorin e tij të kirurgjisë Clarence Crafoord makinën e parë për qarkullim ekstrakorporal. Shpjeguar thjeshtë, një makinë që e zëvendëson funksionin e zemrës dhe mushkërive. Me ndihmën e kësaj makine Crafoord më 1954 kreu operacionin e parë në zemër të hapur në Europë. Në këtë institucion, Åke Senning më 1969 kreu dy transplantimet e para të zemrës në Zvicër. Senning ishte një vizionar i madh. Në vitin 1958 ai zbuloi, bashkë me një inxhinier të elektroteknikës, pejsmejkerin e implantueshëm të zemrës. Specialistë të tjerë të njohur të zemrës kanë qenë edhe gjermani Andreas Roland Grüntzig dhe kroati Marko Turina.

Omer Xhemali tregon se momenti kur vendosi të bëhej mjek ishte kur sapo kishte mbushur 9 vjeç: ‘Më vdiq gjyshja nga zemra dhe ishte e dhimbshme të shohësh familjen e cila e kishte të pamundur ta ndihmonte’.

Në mur mban të varur një portret të bukur të Nënë Terezës. Pacientët e doktorit, pas operacionit, dërgojnë pa fund letra të përzemërta falënderimi.

Në një video që kanë shpërndarë spitalet e Zyrihut prezantohet një ditë pune e Dr. Xhemalit. Ai tregon për organizimin e punës gjatë një operacioni në zemër, menaxhimin e ekipit të mjekëve dhe ndihmësve, atmosferën miqësore të ekipit të tij të punës dhe në fund, kurorëzimin me sukses të operacionit.

Për më tepër mund të shikoni videon në vazhdim. syri.net

blank

100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina së shpejti do t’i gjejmë të përmbledhura në Monografinë e vëllimshme të autorit Esad Rexhep Ejupi

 

Futbolldashësit shqiptarë së shpejti do ta kenë në duar Monografinë e Mr.sc. Esad Rexhep Ejupi,”100-VJET KLUBI I FUTBOLLIT PRISHTINA 1922-2022”
Autori në këtë libër përshkruan veprimtarinë njëqindvjeçare të Klubit Futbollistik Prishtina.
Kjo skuadër edhe pse veproi në kushte të rënda ekonomike dhe e penguar vazhdimisht nga regjimet diktatoriale të Serbisë, prapëseprapë mbeti adresa më e pëlqyeshme e rinisë shqiptare.
Me Klubin Futbollistik Prishtina përveç Kosovës frymoi edhe Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Ohëri, Prespa, Manastiri, Kërçova, Ulqini, Kraja, Pazari i Ri, Presheva, Medvegja e Bujanoci.
Të dielat në Prishtinë sidomos gjatë viteve 1983-1988, kur skuadra ishte anëtare e elitës së futbollit jugosllav ishin festë e vërtetë.  Që nga mëngjesi e deri  në orët e vona të natës jehonte kënga dhe vallja.
Kur Prishtina shënonte fitore ndaj skuadrave kampione festa s’kishte mbarim. Deri në skajet më të largëta të kryeqytetit dëgjohej kënga “Besa-Besë” që në njëfarë mënyre u shndërrua edhe në himn kombëtar.
Hartuesi i kësaj monografie duke qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve edhe pse i specializuar në fushën Juridiko-financiare, qysh si nxënës i shkollës 8-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës, koleksionon çdo artikull që ka të bëjë me skuadrat e Kosovës në futboll e basketboll.
Në këtë hobi Esadi përkrahet edhe nga i ati Rexhep Selim Ejupi, që ishte njëri nga mësuesit dhe nëpunësit e parë të trevës së Llapit.
Ai fundjavat i rezervon për përcjelljen e ndeshjeve të skuadrave të futbollit si: FC Llapi, FC Prishtina, FC Trepça, FC Liria, FC Vëllaznimi, FC. Drita, FC Besa, FC Kombinati Industrial Ramiz Sadiku, FC KEK-u etj.
Si ndjekës i rregullt i këtyre skuadrave përshtypjet e veta përgjatë 90 minutave çdoherë i regjistron në letër.
Me siguri kjo formë e mbajtjes së shënimeve të detajuara ia shton kurajën dhe guximin për portretizim të figurës së Fadil Vokrrit, Esat Mehmetit, Kujtim Shalës, Besnik Hasit, Ardian Koznikut etj, të cilët edhe jashtë Kosovës me lojën e tyre të bukur lanë gjurmë të pashlyeshme.
Esadi nuk lejoi të mbeten të margjinalizuara as edhe futbollistet e para shqiptare Afërdita Sabri Podvorica, dhe Fatmire Bajrami-Alushi, të cilat një kohë të gjatë na kanë ndritur fytyrën duke luajtur me mjaft sukses në skuadrat më të njohura të Gjermanisë.
Bile, Bajrami-Alushi mbi 10 vjet ka luajtur edhe për reprezentacion e femrave të Gjermanisë.
Ajo karrierën e saj të bujshme e ka mbyllur më 30 qershor të vitit 2015 tek gjiganti francez FC “Paris Saint Germain”

blank

Esadi duke e ndjerë si ushqim shpirtëror gazetarinë sportive më 2016 të gjitha intervistat, analizat dhe raportimet nga terreni i përmbledh në librin “Gazetaria më shumë pasion se profesion”
Ai gjatë viteve nënokupim ka qenë korrespondent i Radio Rilindjes nga Dyseldorfi i Gjermanisë.
Me të përfunduar lufta kthehet në vendlindje edhe së bashku me z.Gani Kosumi, veteran i gazetarisë sportive në Kosovë, vite me radhë e mbajnë me lajme të nduarnduarta nga sporti në vend e botë portalin viziv “Sporti në Republikën e Kosovës”

blank
Falë angazhimit të Esadit adhuruesit e futbollit gjermanë nga Kosova, mbahen të informuar në kohë me të gjitha zhvillimet në Bundesligën gjermane.
Nga dëshira që të marrë njohuri shtesë studion edhe gazetarinë me brezin e parë të studentëve në Kolegjin AAB të Prishtinës.
Ndërkohë, Departamenti i Thesarit Amerikan, zyra në Kosovë e certifikon si Instruktor kundër krimit financiar.
Ai si ekspert i kësaj sfere që nga viti 2008 mban pozita udhëheqëse në Agjencinë kundër Korrupsionit të Republikës së Kosovës.
Duke qenë ithtarë i idesë që korrupsioni si kanceri i një shoqërie duhet të luftohet me të gjitha mjetet publikon në gazeta edhe disa artikuj që kryekëput trajtojnë këtë problem të ndjeshëm.
Ejupi, gjithashtu është autor edhe i doracakut “Konflikti i Interesit” libër ky i botuar më 2014 nga shtëpia botuese “Faik Konica” e Prishtinës.
Më 2020 do ta botojë librin tjetër të kësaj fushe “Për Vendimmarrje Pa Konflikt Interesi”
Ai mbi këtë temë që mbetet shqetësim i përhershëm i të gjitha qeverive të botës, ka prezantuar në Konferenca dhe Seminare Ndërkombëtare të organizuara në Köln të Gjermanisë dhe Tiranë të Shqipërisë.
Kohëve të fundit Ejupi, duke u bazuar në përvojën e fituar ia vë vetes detyrë edhe hartimin e një Monografie mbi veprimtarinë 100-vjeçare të Klubit Futbollistik Prishtina.
Vite me radhë gjurmon material në të gjitha arkivat e Republikës së Kosovës, njëkohësisht kontakton lojtarë e udhëheqës të dikurshëm të skuadrës FC Prishtina.

Me të vjel materialin e domosdoshëm nis përpunimin e tij sipas kronologjisë. Kuptohet që shfaqen telashe sepse artikujt e fillimviteve të 30-ta, janë të paktë dhe mezi që deshifrohen.
Situatë e ngjashme vërehet edhe gjatë viteve të Luftës Antifashiste. Përkundër këtij fakti autori i kësaj Monografie tregohet këmbëngulës dhe këtë projekt të tij të nisur vite më herët e përfundon me mjaft sukses gjatë këtyre ditëve.
Ai si çdoherë korrekt  dhe i përpiktë në trajtim të ngjarjeve në Monografi përfshinë të gjithë udhëheqësit e Klubit Prishtina, trajnerët dhe lojtarët, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare.
Madje, në një prononcim të tij në një emision sporti në Radio Llapi thotë “Kohët nuk ndërrohen prandaj duhet t’u referohemi atyre, edhe pse të shumtën e herëve jo të favorshme për popullin tonë”
“Por, çdo veprim ndryshe do të çonte në shtrembërim të së vërtetës” Ejupi gjatë punës së tij hulumtuese Klubin e sotëm futbollistik Prishtina e gjen edhe me emra të ndryshëm sllavë si: Gragjanski, Jedinstvo, Proleter dhe Kosovo-Metohija.
Ata që e jetuan këtë përudhë e dinë fare mirë që Kosova edhe pas Luftës së Dytë Botërore e deri në mëvetësinë e saj u administrua nga Beogradi.
Prandaj, këto emërtime të ekipit futbollistik Prishtina me emra sllavë nuk i habisin ata aspak.
Asokohe shqiptarët e shtypur dhe të eksploatuar nga ajo farë diktature proletare luftën e tyre të vetme e kishin përqendruar në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Shkollimi, punësimi dhe integrimi i tyre në shoqërinë jugosllave as që diskutohej.
Ata duke mos pasur asnjëherë tretman të njëjtë me kombet dhe kombësitë e tjera të ish- Jugosllavisë, të gjitha regjimet e saj me të drejtë i konsiderojnë si fashiste dhe robëruese.
Autori i këtij libri të rrallë e me vlera të veçanta në më shumë se 900 (nëntëqind) faqe identifikon rivalizimin e shqiptarëve nga ana e serbëve edhe në sport.
Në vitet 1972-1973 Prishtina edhe pse ishte më njërën këmbë në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë, dështon në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Osjekut të Sllavonisë, ngase disa nga futbollistët serbë që atëbotë luanin për Prishtinën tregohen indiferent.
Gjatë u përfol që ata kanë bërë edhe kurdisjen e ndeshjes në mënyrë që Prishtina të mbetet jashtë realizimit të ëndrrës së saj të kahershme.
Po ashtu z.Ejupi duke shfletuar lëndën arkivore nëpër vite vëren që në Klubin Futbollistik të Prishtinës vinë futbollistë nga Serbia e Mali i Zi, krejt anonim dhe dukshëm më të dobët se ata shqiptarë,që luanin në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë,grupi i lindjes dhe në Ligën e Parë Futbollistike të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.
Kjo bëhej qëllimisht dhe me programe të veçanta vetëm e vetëm që Klubi Futbollistik Prishtina të mos shqiptarizohej.
Me gjithë padrejtësitë dhe sfidat Prishtina mbetet krenari jona kombëtare. Ajo më 1983 inkuadrohet në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë, dhe shpejt bëhet skuadër në zë.
Qoftë si mikpritëse apo mysafire ajo i gjunjëzon të gjitha ekipet me renome dhe përvojë të gjatë si:Cervena-Zvezda e Partizani të Beogradit, Hajduk të Splitit, Dinamo të Zagrebit, Velezh të Mostarit Zhelezniçar të Sarajevës etj.
Edhe pse pas pesë vjetëve largohet nga kjo Ligë më tepër si pasojë e rrethanave ekonomiko-politike ndihmë nga Prishtina do të kërkojë Partizani i Beogradit, kampion i disahershëm i ish-Jugosllavisë në futboll.
Ai në radhët e veta do ta angazhojë yllin prishtinas Fadil Vokrri, i cili edhe në këtë ekip do të jetë lojtari më i mirë. Vokrri derisa luante në Partizan ishte edhe futbollist standard i reprezentacionit të Jugosllavisë.
Përpos, Fadil Vokrrit më 1963 në Partizan të Beogradit ka luajtur edhe Zenun Brovina ish-futbollist i Prishtinës.
Brovina është shqiptari i parë që ka luajtur në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë. Tri-katër vjet pas Zenun Brovinës tek Partizani do të luajë edhe Luan Prekazi. Nëse nuk gabojmë Prekazi në Partizan shkon diku në vitin 1967.
Pastaj lojtarë të kësaj skuadre beogradase do të jenë edhe Kujtim Shala e Isa Sadriu.
Prishtina po ashtu me lojtarë i furnizon edhe klubet e njohura kroate FC Hajduk, FC Dinamo dhe FC Rjeka.
Ata që janë adhurues të vërtetë të FC Prishtina do të mësojnë shumëçka nga libri i z. Esad Ejupi, i cili edhe në paraqitjet e tij televizive lë përshtypjen e një kronisti të mirë të sportit.
Kjo monografi që shtjellon një shekull ekzistimi dhe veprimtarie të Klubit Futbollistik Prishtina, mendojmë që duhet të mbështetet pahezituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, apo nga ndonjë sipërmarrës ynë zemërgjerë që kupton vlera dhe rendësi të ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe sportive.
Libri në fjalë mund të konsiderohet edhe si enciklopedi sepse përmban të dhëna të faktuara të shoqëruara edhe me dhjetëra pamje.
Ai duke qenë i tillë pa mëdyshje do t’i rikthejë në retrospektivë adhurues e ish-lojtarë të shumtë të FC Prishtina.
ARIF EJUPI

blank

LAPSH-i i dërgon telegram ngushëllimi Prof.Dr.Basil Schader me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes Znj.Erica Schader

 

LAPSH-i i dërgon telegram ngushëllimi Prof.Dr.Basil Schader me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes Znj.Erica Schader.

 

blank

blank

Sa kumt të hidhur na solli sot E-maili yt, Miku ynë i shtrenjtë, Prof. Dr. Basil Schader Nga Prof.Gjovalin Shkurtaj

Ndahet nga jeta një mike e madhe e shqiptarëve Nga Prof.Gjovalin Shkurtaj

 

“Ndarja nga jeta e zonjës Erica Bauhofer, bashkëshortes suaj të dashur, është kumt shumë pikëllues dhe i dhimbshëm, një humbje e rëndë që erdhi mbas një beteje të gjatë shtatëvjecare, të cilën ajo e luftoi me dëshirën e vullnetin e plotë që mos t’ju linte vetëm, që t’i rrinte përkrah Basilit të saj të dashur, të shtrenjtë e fisnik.

Sa dëshirë kishim që ta takonim sivjet meqë do të vinim (dhe jemi) në Zvicer, por lajmet e pamira për gjendjen kritike të zonjës së dashur Erica na bënë të pranonim pritjen se mos Zoti do të bënte atë që mjekësia nuk e bëri dot, por…

Nuk gjejmë fjalë për ta shprehur pikëllimin tonë, na është mbledhur fjala si lëmsh në fyt, por, qoftë edhe me zë të mekur e të drithëruar, si miq të familjes suaj, po dhe si shqiptarë, kemi detyrën që krahas dhimbjes të shprehim edhe vlerësimet e merituara për zonjën Erica Bauhofer Schader, për kontributet e saj të cmueshme që ajo, bashkë me Ju, ka dhënë për Shqipërinë e Shqiptarët, për shkollat shqipe në diasporën kosovare në Zvicer dhe në vendlindje.

Ajo, bashkë me Ty, i shtrenjti Basil, si dy pëllumba të bardhë, keni ndërmarrë shumë herë udhën për Shqipëri, keni mbledhur e dërguar të holla e mjete mësimore për shkollat e Balldrenit e të Kolajakut në rrethin e Lezhës dhe, për kontributet tuaja të vyera, që të dy jeni dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” të Balldrenit.

Zonja Erica Bauhofer Schader u nda së gjallësh me trup, por ajo do të jetë përherë e nderuar dhe e gjallë në kujtesën e në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe që ia dinë bujarinë dhe gatishmërinë e saj për t’i ndihmuar e respektuar shqiptarët e gjuhën shqipe.

U prehtë e qetë në paqe kjo zonjë e nderuar, flokëbardha e zemerbardha Erica Bauhofer Schader, mike e madhe dhe e sinqertë e shqiptarëve të mërguar në Zvicer, përkrahëse dhe mbështetëse e palodhur e Juaja, i nderuar Profesor Schader, në të gjithë veprimtarinë Tuaj të vyer si albanolog, si studiues e hartues veprash me rëndësi pedagogjike e për pajisjen e shkollave shqipe në diasporë e vendlindje me fjalorë të përshtatshëm dy- e shumëgjuhësh.

Kujtojmë se Prof. Basil Schader është përkthyesi në gjermanisht të librit të Enver Hoxhës “Vite të vegjëlisë”, botuar vetëm para pak muajsh.

Prano, mik i shtrenjtë, ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qofshin këto fjalë zemre, sadopak lehtësuese për dhimbjen tuaj të madhe për bashkëshorten tuaj të dashur e të veçantë.

Prof. Gjovalin Shkurtaj”

blank

LAPSH dhe Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë dhuroi donacion për sektorin e arsimit në Lipjan Nga Nexhmije Mehmetaj

Më 26 korrik 2022 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër, Këshilli në Gjenevë (“LAPSH”), dhuroi një donacion shkollës « Vëllezërit Frashëri » në Lipjan, Kosovë. Donacioni përfshin pajisje informatike 130 kompjuter dhe ekrane, të pajisur me pjesët tjera shoqëruese që kapin vlerën rreth 30 mijë Euro. Me këto pajisje u furnizuan përveç shkollës “Vëllezërit Frashëri” edhe 5 shkolla tjera të komunës së Lipjanit.

Ky donacion është dhuratë nga Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë anëtar i secilës është edhe avokati Liburn Mehmetaj aktualisht kryetar i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Këshillit(LAPSH) në Gjenevë.

Në organizimin e donacionit kanë ndihmuar veçanërisht mësimdhënësi i shkollës “Vëllezërit Frashëri” Avdi Azemi si dhe mësuesja e shkollës shqipe në Gjenevë Hana Bilalli me dy djemtë e saj Qlirim dhe Betim Bilalli, të dy arsimtarë në shkolla zvicerane në Gjenevë.

Në një ambient të këndshëm e mikpritës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të donacionit, morën pjesë nënkryetari i komunës, Diamant Bytyqi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasani, drejtori shkollës Jakup Bahtiri, dhe nxënës e mësimdhënës të tjerë.

Nënkryetari Diamant Bytyqi u shpreh i kënaqur për ketë donacion, falënderoj të gjithë kontribuuesit, veçanërisht falënderoj Zyrën e Avokatëve Zviceran LENZ & STAEHELIN si dhe LAPSH-në, njëherësh edhe për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra dhe populli i saj i kanë dhënë Kosovës.

Drejtori i shkollës “Vëllëzërit Frashër”, në Lipjan Jakup Bahtiri tha:” Vërtetë jemi shumë të kënaqur. Se mërgata jonë është promotori i ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare, se punojnë dhe angazhohen vazhdimisht për një arsimim sa më cilësor për gjeneratat e reja dhe një shoqëri të nivelit evropian dhe botëror. Tregon më së miri donacioni me vlerë prej 30 mijë euro i destinuar për shkollën tonë. Ky donacion iniciohet dhe realizohet nga njerëzit me vlera të larta atdhedashëse dhe arsimore për shkollën vizionare dhe bashkëkohore nga kryetari i LAPSH-it z. Liburn Mehmetaj. Falë këtij donacioni shkolla jonë do ta ketë infrastrukturën më moderne në fushën e teknologjisë duke pajisur me kompjuter me performanca shumë të larta. Mësimdhënia dhe mësimnxënia në vitin e ri shkollor 2022/23 do të jetë shumë më e avancuar dhe model për të gjitha shkollat e Kosovës. Ky donacion ka gëzuar edhe nxënësit e 5 shkollave tjera në mënyrë që të rrugëtojmë së bashku në misionin e shenjtë të dijes. Në raste të tilla vërtetë fjalët janë të pakta për të i falënderuar donatorët karshi arritjes se objektivave për sektorin arsimor. Zotohemi që këto pajisje do të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme dhe bashkëpunime të tilla do të thellohen përmes vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave.“

Në fund të ceremonisë Stafi pedagogjik i shkollës dhe Këshilli i Komunës së Lipjanit në shenjë falënderimi i dhuroi MIRËNJOHJE Liburn Mehmetaj për kontribut të çmuar në sektorin e Arsimit në fushën e teknologjisë shkollore.

Duke falënderuar të gjithë autoritet dhe pjesëmarrësit mikpritës z. Liburn Mehmetaj tha:” Të mund të ndërtosh gjëra të mira është e rëndësishme të gjesh partner të mirë dhe ne jemi të lumtur që kemi gjetur këtë shkollë, me personelin e saj fisnik dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve”.

blank

blank

blank

blank

blank

Gjenevë, 18. 08. 2022 Nexhmije Mehmetaj

 

blank

Ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare në Gjenevë të Zvicrës shkrimtari Kapllan Resuli

Ka vdekur shkrimtari Kapllan Resuli. Ai lindi në Ulqin më 8 gusht 1934 dhe u largua nga kjo botë më 11 gusht 2022.

Ka qenë ndër shkrimtarët e parë të Jugosllavisë së bashku me Adem Demaçin dhe Anton Pashkun. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera. Ia internuan për njëzet vite deri më 1990 edhe familjen, bashkëshorten, djalin dhe vajzën.

Kapllan Resuli u diplomua në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkup në vitin 1958. Nga viti 1953 deri në vitin 1955 ishte kryeredaktor i revistës Iskra në Beograd dhe redaktor i revistës Flaka e Vllaznimit në Shkup. Nga viti 1956 deri në vitin 1959 punoi si mësues në Tetovë. Në vitin 1959 u dënua në Tetovë me dy vjet burg për “agjitacion politik”, të cilin e kreu në burgun e Idrizovës. Pas lirimit, ai u arratis në Shqipëri.

Nga viti 1963 deri në vitin 1970 Kapllan Resuli ishte mësues i historisë dhe letërsisë në Lushnjë. Në vitin 1965, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë vlerësoi romanin e Kapllan Resulit Tradhtia si “romanin më të mirë në gjuhën shqipe të pasluftës”. Në vitin 1969 u diplomua në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, me temën e dialektit të Ulqinit.

Në vitin 1970 dënohet në Shqipëri me 43 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe “propagandë antiqeveritare” dhe burgoset në burgun e Burrelit. Në vitin 1990 ai u lirua para kohe dhe mori azil në Zvicër me mbështetjen e Amnesty International.

Prej kur doli në Zvicër, Kapllan Resuli filloi të mbante qendrime kontraverse kundër kulturës dhe identitetit shqiptar.

U nda nda jeta më 11 gusht në Gjenevë.

La pas vetes tre fëmijë, pasi pas martesës së dytë, ai pati edhe një djalë tjetër.

Do te prehet në Ulqin.

blank

Intervistë e Kryetarit të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK

Intervistë e Kryetarit të ri të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK

Liburn Mehmetaj ka lindur më 1991 në Prishtinë dhe është rritur e  shkolluar në Zvicër. Prindërit e tij, Nexhmije dhe Nezir Mehmetaj, kanë ushtruar veprimtari 30-vjeçare në shkollën shqipe në kantonin Jura si dhe në nivel qendror në Zvicër.

Liburn Mehmetaj ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2016 në Gjenevë dhe ka diplomuar në bachelor dhe master në Universitetin e Friburgut, si dhe ka përfunduar një master të dytë në Universitetin e Los Angeles-it (UCLA) me bursë të shtetit amerikan (Fulbright). Liburni është rritur në frymën e LAPSH-it, në përbërje nga “trekëndëshi pedagogjik” (nxënës, prind, dhe mësues), së pari si nxënës i shkollës shqipe, si djalë i mësueses së gjuhës shqipe në kantonin Jura, dhe tash si prind i një nxënëseje të shkollës shqipe në Gjenevë.

Në vitin 2018 LAPSH-i në Gjenevë ishte në gjendje kritike dhe Liburn Mehmetaj  i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga kryetari i atëhershëm. Liburni fillimisht pranoi të vazhdonte në cilësinë e sekretarit dhe pastaj kryetarit. Ai vazhdoi me reforma të ndryshme që janë treguar të suksesshme (rritje e numrit të nxënësve, digjitalizim i administratës, regjistrim i nxënësve përmes internetit, komunikim në rrjete sociale, faturim dhe kontabilitet të automatizuar, zhvillim i një aplikacioni mobil, ku mësimdhënësit mbajnë ditar elektronik, kanë listat e nxënësve për secilën klasë në mënyrë qendrore, kanë qasje automatike në kontaktet e prindërve më pak se 1 minutë pas regjistrimit, dhe i vejnë notat në fund të vitit në këtë aplikacion).

Për më tej Voal.ch ju fton që të ndiqni intervistën e Liburn Mehmetajt tek RTK.

 


Send this to a friend