VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shkrime të panjohuna të At Gjergj Fishtës – Nga KOLEC ÇEFA

By | December 30, 2015

Komentet

Ne duhet – Poezi nga ANA BLANDIANA – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Duhet të lindim të moshuar,
tashmë të pajisur me intelekt,
në gjendje të zgjedhim fatin tonë në tokë,
cilat shtigje fillojnë nga udhëkryqi i origjinës
dhe e papërgjegjshme të jetë vetëm dëshira për të ecur përpara.
Pastaj duke shkuar, duke u përtërirë, përtërirë gjithnjë e më shumë,
të pjekur dhe të fortë për të arritur në derën e krijimit,
ta kapërcejmë atë dhe në dashuri duke hyrë në adoleshencë,
të jemi djem në lindjen e fëmijëve tanë.
Ata do të ishin më të vjetër se ne, sidoqoftë,
ata do të na mësonin të flisnim, për të na vënë në gjumë, do të na përkundnin,
dhe ne do të zhdukeshim gjithnjë e më shumë, duke u bërë më të vegjël dhe më të vegjël,
si kokërr rrushi, si një bizele, si një kokërr gruri…

PËRSIATJE PËR MALLKIMIN E FJALËS – Cikël me poezi nga Mustafa SPAHIU

SONTE PO MË KRUHET FYTYRA…

 

Thonë kur të kruhet fytyra – kuakët në kënetë

Më përgojojnë me vetëtima, saç, mashë dhe perusti

Grindem me këmishën time, jam si ai bubi i qetë

Nëma o të vret, nëmëtari shitohet gjëkundi në vërri

 

Çudi! Sonte po më kruhet fytyra, oh, kjo kromë

S’po ndalet, fytyrën po e kruaj me gunën e leshtë

I zgjidhi shtatë nyje me drapër nisur në plaskomë

Me kosën e babait stivoi zëkosat lartë në kreshtë

 

Sonte po më kruhet fytyra ia mbatha në lum’

“Gabime kemi bërë, mik, kur fjalës besë i kemi zënë”

Fajet i ka përrocka pse s’pruri më tepër kum, as –

Fatin e gjyvendeve mesnatës kurrë se kam ngrënë

 

Sonte po më kruhet fytyra, nga sharje e rëndë

Se sharja syqenëz më fal hire… ka një burrëri

I patynzoni të shanë: në motër, grua dhe në nënë

Atëherë si ta ndajë davanë me horrin shpirtzi

 

Sonte po më kruhet fytyra, larg nëndë konaqe

– As grimën e mallkimeve se nxjerr, o njerëz të mirë

Me dorë në zemër po ju them, jo për sy e faqe, se –

Turma pa tru nderin s’ma lëndon në këtë mënyrë

 

 

E premte, 4 prill 2014,

Në Vendlindje  

 

 

 

KËNGA PËR DATËLINDJEN TIME

5 prill 1948

 

Fjalët s’më duhen egjërisht, më duhet flatrim

Kohë e artë Diellit t’i thotë sa ka vajtë sahati

Stinëve lulja që flet, gjuha memece kërkon fjalën

Kush jeton mjerisht vallë mundet qiellin ta prek

 

Kam besuar në ëndërra dhe në një grusht si dje

Dhe dy net isha i dashururar në natë, sepse –

Derisa kredhesha n’ujin e jugut, veriu e gdhelte

Në arën time metaforën larg krimbave të verdhë

 

Duke ëndërruar unë nëpër festa ia futja gjumë

Sa larg zbutej rrufeja – malli digjej në xhamin

E dritareve blu; zjarrin e ndeza më 5 prill, e –

Im at e vente plisin në prag të derës, thërriste:

 

– Eja, ore velet se edhe historia mësohet kopile

– Unë, edhe sot dua anash të hesht stërnishtave

Dhe megjithate, sipas mëshirës së gjeografisë së vonë

Ugari në arën time s’pranon toponim tjetër të panjohur

 

Në sfondin mbarëqiellor jam ritmi i këngës

Dhe në çdo gjë jam dashuruar në jakën e rimave

Derisa yjët me duart e mia prijnë vallen e ndritur

Me lutjet e para gjunjem para ujit të bekuar. Amen!

 

 

E shtunë, 5 prill 2014,

Në Vendlindje

 

 

I THANË…

 

I thanë je darkë e gabuar sofrës së pashtruar

Dhe ai në zemër e skaliste agimin e truallësuar

I thanë do të varim në skeptrin e diellit, shtegtar –

Ai me dashuri i mbëltonte lulet reve të qiellit

 

I thanë do të zëmë me karrem peshk në thellësi

Ai me muzën hyjnore shëndriste në poezi

I thanë do të rroposim ujëvareve të Niagarës

Ai e bënte buzëqeshje edhe tymin e cigarës

 

I thanë s’do t’i lidhish nyjet e shkëputura

Ai nga bryma e kokës i niste me mijëra flutura

I thanë do të harrojmë si mullirin e plakur

Ai në kreshtë dilte pjalm – diell i përflakur

 

I thanë krushqit me nusen t’i kem ngrirë

Ai – tha – Antartikun e urrejtjes ua kam shkrirë

I thanë si Feniksin të shndërrojmë në hi

Ai hazërxhevap kaherë jeni pa anoreksi

 

I thanë t’i ndajmë pa i ndier rruazat e gjakut

Ai më prushërojnë vargjet flakës së blertë t’oxhakut

I thanë do të fundosim amforë në fund të detit

Ai jam unazë – indi i tylit moral i rrëmetit

 

 

Anamoravë,

E diele, 6 prill 2015

 

 

 

PËRSIATJA E FJALËS

 

Kush, të shiton kush më shumë se fjala fyese

Dhe të pavërtetën s’mund ta ndreqin 12 fise

 

Kur mugullon arsyeja në shpirt çiltërt breron

Vrerin ndër zemra e vërteta – pranveron

 

Fjalës pranverë kush si gëzohet – mëkon plagë –

O, njerëz me tru!, pas vetes mos leni vrragë

 

Ave! Gjërat e vogëla përherë mbuloi me fjalë

Hapësirës së tokës veni melhem mbi plagë!

 

 

Në Muçivërcë,

E entje, 10 prill 2014

 

 

 

 

HARRIMET E PAHARRUARA

 

S’mund të harrohen të nesërmet e thesarta

Vaporëve të përmbytur deteve valësh tjera

Harrimet e paharruara rëndisur me fjalë t’arta

As në mllef të padukshëm ose nga të fryjë era

 

Toka e shkëmbinjtë nga mëria shpesh lëkunden

Gjasat s’janë të vogëla – rritën të mëdha, e –

Andrrallat e botës në një djep nuk përkunden

Kyrie eleison![*] Barkës së Noes harrimet shfaqen beriha

 

Mister gjykatë e rreptë harrimet tona si harron

As rrjedhës së pëshpëritjeve në lumin pa vá

Na rritet luleloti, një gozhdë e dehur shuguron

Tërsëllimë bie rrufeja për një gjëmë ndahet dava

 

Futemi në harrim, dalim nga harrimi njerëzit druhen

Zbraztësinë e zbukurojnë – engjujt e perëndisë, mos –

Ta rrotullojmë madërgonën e ferrit në kryq ruhen

Nga ata të ligjët, poetët i japin shenjtëri poezisë

 

 

E shtunë, 19 prill 2014

 

 

 

 

 

 

 

 

KOHË TJETËR

 

Kohë tjetër ardhsh më e gjelbërt se bari

Mos mbiftë harrimi ku i shkriftë pret ugari

 

Ugari i vjeshtës gjithmonë ndjell behar, dhe –

Të korrat e dashurisë tevona futen në hambar

 

Kohë tjetër tejpërtej vjen – qumësht zogu –

Ime ëmë përgatiste melhem me lule shtogu

 

Kohë tjetër me pergamenë besoj do shkruhet

Unë kënaqem me pak – vargu im nuk druhet

 

Para luftërave, pas paqes s’do pres kohë tjetër

Fytyrëpërgjakur mos më shiko vëngër, ti mik i vjetër (!)

 

Fajtor është merhumi, mbrojtja – thot – jo dorasi

Kohë tjetër çdo gjë s’tregon, armë më nuk plasi

 

 

Anamoravë,

E premte, 18 prill 2014 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDESHTRASHA

 

E hëna me hënën ndezin strallin orgji

Dhe thanë le të presim të dehur zbaticë

Flakë e përhime le të ngulitet në spicë

E drejta e Zotit si sillet rrota se di, e –

 

Din ustallarët brendë unazës së ferrit

Trillojmë gjysmëhije shpikin një tjetër mënyrë

Në moh gjëmon shkëmbi nëpër çdo gjymtyrë

Funeral sëpata mbi trungun e mnerit, zbret –

 

Qerpikëve mallkimi, zbret i zjarrmosur

Nëpër mëri ç’po balsamohen vitet e gjata, tej –

Ditën godet nëmëtimi – murtajë shtrëngata

Kacatorret e gjakur lëngim kanë lënguar, dihet –

 

 

Ndeshtrasha memece – shushunjë vjen

E ndërsejnë shqeria plagën tonë nën plis

Në palcën e eshtrave i brymosur ndoj’ pis

Nën rrashtë ka mbetur dhe na kërkon ujem

 

 

Në Vendlindje,

E premte, 2 maj 2014

 

 

 

 

 

 

 

PSE FRIKËSOHI

S’jam Pan, as sakrament

 

Pse frikësohi nga unë – jetëshkurtër – o

Paçka se më shikoni egër e vëngër si lubi

E gjeta origjinën tuaj ore bijë bushtër

Si qenzagarë i shërbeni sllavit me besnikëri

 

Unë s’frikësohem nga ju në rrugë e korije

Në krojet e cemta keni derdhur helm, endur –

Pak kuptoni se jeni të ngratë, shenjëzie, që –

Do ju plandosin vargjet e mia me shqelm

 

Unë s’frikësohem nga ju s’më zë trishtim

Ju kurrë s’harroni zakon – jeni bolshevik! –

Arkëmorti juaj është që ju bren mjerim, ofshe –

Zgjatni thonjtë zgjatni, thonjtë leshterik

 

Unë s’frikësohem nga potirët tuaj, ligësitë

Skëterrash me spermë hijenash jeni ngjizur

Ndër epruveta i keni qelbosur profecitë, pa skenë –

Dhe çmendurisë suaj ngriheni brevë të nekrofilur.

 

 

Në Shkup,

E mërkurë, 24 shtator 2014

[*] Zot ki mëshirë!

Lopa dhe gruaja ime – Tregim nga Përparim Hysi

 
 Jam  Murat Idrizi nga fshati Malas. Vetëm emri tregon që ishim një fshat malor. Më shumë rronim  me blegtori sesa me bujqësi. Kur fshatrat fushorë qenë kolektivizuar,e pamë  që ne, të malit,sikur qemë ca më mirë. Jo se hanim me lugëfloriri, por dhe ashtu siç na shihnin sytë me ata të  “fushës”,sikur nuk shkonte. Mbillnin grurë dhe kurrë nuk hanin bukëgruri,por të misërt dhe misërhibrid. Ca më keq e kishin për bulmet.Ku shtyhej hibridi pa bulmet? Epo unë nuk kam lindur për të qarë hallet e botës,por do tregoj për hallin tim. Hall dhe hall nuk qe,por ashtu si më ndodhi,pa dhe do tregoj.
                                                      *      *     *
Buzë fshatit tonë, kalon një lumë. Verës,aty tek shtrihet i gjerë dhe i gjatë,e shter ujin dhe vende-vende duket si të jetë një përrua. Nëse ke nevojë të dalësh matan, nuk ka nevojë që të kërkosh urën që është një dy km larg nga na,por hiq opingat,përvish pantollonat dhe fët e del matan. Matan,pothuaj  përballë fshatit, është një qytezë minatorësh. Atje do ta mbaj frymën sot tek një miku im i vjetër. U nisa dhe, kur sosa tek lumi, bëra ashtu siç tregova. Kur sosa tek shtëpia e mikut,kishte rënë mbrëmja. Miku si miku: më priti me krahët hapur dhe e pashë seç e porositi të shoqen. Po unë vërtet nga fshati jam,por nuk para ma ha qeni shkopin. I them mikut:- Jam pa harxhe unë! Kam kaluar një sëmundje dhe,sipas porosive të doktorit, në darkë ha vetëm një pjatë me kos. Epo kos kërkoja,po ku ta dija unë se kosi në atë qytezë minatorësh qe sikur të kërkoje qumësht dallëndysheje. Miku ma këputi si me  sëpatën e dardharit:- Mos kujton se je në Malas ku veç lopëve ke dhe dhëntë dhe nuk të mungon as kosi dhe as bulmeti. Këtu është kasaba dhe qumështi apo kosi vjen në mëngjes dhe ëshë 1kg për familje. Kështu që harroje kosin për sot. Më tha miku haptas (epo nuk kishte pse të turpërohej,se,ndonjëherë,edhe dasma thonë  është prishur për një qepë),por unë për t’i dhënë mbrëmjes atë atmosferë bujare e miqësore, ia prita:-“Nuk kini kos për mikun dhe miku,tërë natës do hajë jorganin! U dëgjua një e qeshur si në kor nga 5 fëmijët e vegjël të mikut. E,pse ta  zgjat? U gëdhi dhe ra sabah, kur thotë kënga, u përcolla me mikun dhe këmbëve për në fshat. Sa sosa në shtëpi, urdhërova djalin tim,Sadikun:- Dike, ma zërë atë Shegën (emri i lopës),vëri litarin mbi brirë dhe do vish me mua?
-Nga do ia mbash?- pyeti ime shoqe.
– Do vete tek miku,në kasaba, matan.
-Po ti sapo erdhe!
-Kur të kthehem, të jap xhevap.
Dikja u gëzua se do binte në qytet. Mos i vish opingat,- i thashë,se,sa të vemë e do kthehemi prapë. Unë para me lopën prej dore dhe prapa Dikja me një purtekë në dorë. Kaluam lumin dhe frymën në qytezë. Sa mbrritëm para shtëpisë dhe fëmijët,sa më panë, ia dhanë të qeshurit. Njëri që ishte i gojës, më tha:- Pse gënjeve?Ti nuk e kishe ngrënë jorganin? Epo prandaj e kam sjell  lopën që mos ha jorganin.Sakaq dha ballë miku dhe më tha:- Sot nuk është ditë pazari që ke sjellë dhe lopën.
Lopën,- u thashë-, ua solla dhe ua kam falur. Kur të vij, dua të ha kos! U përqafuam miqësisht dhe pashë mikun që seç e daroviti Diken.
U kthyem në shtëpi dhe atje i tregova simeshoqeje,pse ia fala mikut lopën.  Po daç besoni  në daç mos besoni,por aty nga mesdita mu tek oborri i shtëpisë dha ballë SHega, lopa që i fala mikut. Ku dinë fëmijët e qytetit të ruajnë lopë?
E kish lëshuar njëri prej tyre  për kullotë dhe,ndërsa lopa kulloste,e kishte zënë gjumi. Kafsha nuk e harron rrugën.
Një i jep,kalon lumin dhe sosi në oborr. Për të qeshur,domosdo. Kusur për mua dhe DIken. E çuam prapë SHegën dhe e bëmë lopë”kasabaje”.
                                                *        *     *
Një ditë me timeshoqe u nisëm  për Tiranë. Kishim një mik dhe kishim vajtur atje vetëm njëherë. Sosëm para se të nisej treni i drekës nga qyteti ynë për Tiranë. Hip,- i thashë gruas,se do vete andej nga banjo unë dhe zër edhe vendet për dy. Hipi ajo (e ndihmova me ato trastatplot që në qytet i quajnë bagazhe) dhe vetë u derdha nga banjo.
Pikë e zezë! Zënë dhe,sapo doli i pari, u derdha brenda. U derdha brenda,kur fiu vërshëlleu treni. Sikur më ra rrufeja!
Mirë treni më la shëndenë,por gruaja ç’do bënte vetëm?  Murat Efendi prit trenin e mbrëmjes tani? Po ç’pyet?Pastaj i dhashë karar: nëse  gruaja ime i ngjan lopës ka për ta gjetur shtëpinë e mikut. Shkurt muhabeti:kur sosa në stacionin e Tiranës, pincë gruaja në stol. Pa m’u hodh në kokë,por unë s’para pyes, se jam burrëzakoni. Nuk ke mend as sa Shega, lopa jonë,- i thashë. Të kujtohet? Njëherë qe në qytet dhe e gjeti shtëpinë,kurse ti ngulur gozhdë në stolat e stacionit. Zënë tërë rrugës dhe, kur sosëm tek miku, të gjitha i zbraza. Ja kjo qe historia dhe daç qeshni e daç më shani.
                                                          Tiranë, 30 qershor 2020

MIGJENI – Prozë nga KONSTANDIN DHAMO

 

Hija e tij mbi dhe, tek përshkonte udhën vajtje – ardhje nga Shkodra drejt shkollës së fshatit, tek nxënësit e tij dhe, asnasjelltas, ishte e zezë e zezë, mu si një copë nate në mes të ditës, e prerë enkas në formën e siluetës  së tij të zgjatur.

Por vërtet ishte hija e tij, apo ajo, fantazmë e nxirosur, pale ku kruspullosej skutash  dhe, me ta pikasur, çmbështillej dhe i përngjitej ?

Jo jo; nuk ishte hija e tij. Hija e tij, ajo e njëmendta, ishte e lehtë e lehtë, tejdukëse dhe, ëmbëlsisht e shpërbërshme si hijedritat që krijohen shkathtësisht duke drithëruar ujërave shërues të gurrave; kështu, kështu…

Mbi biçkletë drejt shkollës

Skanderbeg në fshat,

Mbi biçikletë drejt Shkodrës së shtrenjtë,

Qiellin e së cilës e kishin ndarë dysh

Gjysmëhëna dhe kryqi

Të ngulitur

Mbi minaretë apo kambanoret

E pingulta si pushteti.

Por në tokë, për fat të madh, njerëzit kujtoheshin herë pas here se, Zoti i madhërueshmi, i plotfuqishmi, të cilin , ç’ishin të varfër, e bezdisnin shumë, i porosiste urtësisht të mos përçaheshin e të mos grindeshin mes vedi.

Mbi biçikletë vatje – ardhje

Në diell borë shi;

Shkulmet e tymta të korbave

Krrokatnin ngjethshëm

Në fluturim të rrafshët

Mbi ferrnajat e djerrinat

E nëmura nga mjegullat

Qorruese, të cilat ciknonin

Mbi to, e ktheheshin në

Prask bryme kërcitëse.

Vajtje ardhje ardhje vajtje;

Kur trishtonte i bëhej sikur

Vërtitej në një mizanskenë

Çoroditëse të një drame

Absurde…

Një ditë fundvjeshte, tek ishte nisur për në shtëpi, e humbi tradhtisht drejtpeshimin mbi biçikletë, aty mes udhës me gropa, por mundi të ndalë në kohë e s’u shemb përtokë, ndonëse i përmbytur nga një pikëllim helmues.

Ç’ishte?

Sa ashpërsisht qartë iu shfaq n’ekranin e mendjes gravura me atë nxënësin , që mbahej i anuar pas murit me gurë të shkollës, teksa rrekej të ngrohej nga rrezet e dielllit sarkastik, që ndriste verbueshëm, por s’nxehte !

Zhelet në trup dhe tollumbat e shqyera në këmbët e tij me lytha morthi të qortonin , t’akuzonin e ta bënin shpirtin thërrime !

Narrativa në gravurë, shtjellohej më tej me dy nxënës t’uritur , njeri djalë i heshtur, që i këputej kryet mbi syprinën e bankës, e tjetra, një vogëlushe flokartë e sykaltër, si mëngjesi i bjeshkës, e cila qeshej e ndrojtur, eh, më së shumti, e turpëruar.

Të dy dilnin nga shtëpia pa ngrënë dhe, mësuesi i ngratë e dinte këtë:

Pa ngrënë . Fëmijët…

Nuk ishte punë e paqme të sillje në klasë tre – katër racione buke çdo herë, ashtu të ndara e të mbështjella gjithë dhembshuri për t’unshmit, s’ishte punë e paqme jo, sepse nuk zgjidhje gjë, për më tepër, hapje dhjetëra komente mbarë e prapë dhe shkaktoje armiqësi te nëpunësit matufë të nënprefekturës, së cilës i përkiste vetë shkolla.

Institucionalisht, institucionalisht zgjidhej, ngushtësisht së paku, kjo kriza e kafshatës, duke caktuar një kujdestar babaxhan që do t’i viheshin në dispozicion për blerje dhe shpërndarje të krodhes së bukës ca metelikë…

Mësues Mësues !

Mjerë ai që plagoset vdekshëm nga vështrimet e syve të zmadhuar ! Dhe, ndihet fajtor, madje kriminel, në çaste meditimi dhe reflektimi !

Mësuesi

U trand në mes të udhës, tek u kollit e u kollit rëndë dhe, u shkreh në lot të përvëluar, të pandalshëm aqsa edhe dallgët kur shpërthejnë një pengesë; ah, vogëlushët e tij të mençur, të bukur dhe, mrekullisht të patrembur !

Megjithatë, në klasë, mësuesi i tyre kurrë nuk ishte ligështuar; e shpjegonte lëndën e gjuhës shqipe me përpikmëri dhe fytyrëçelur dhe, kur lëvizte bankë më bankë, midis rreshtash, për të kontrolluar detyrat e shtëpisë, ashtu i përthyer mbi fletoret me njolla boje dhe të mbushura me ato shkrimet gjithë rrumbullakosje naïve, prekej mbi prekjet e përparshme dhe, me gishtërinjtë e hollë vibrues ua përkëdhelte të zellshmëve flokët e artë si kallëza..,

Mësues, ç’energji iu përshkoje vallë ?

Dhe, përgjithmonë i veshur me sqimë dalluese: kostumi dopiopet, jaka e këmishës e dëbortë, këpucët llustrafin dhe, parfumi flladitës nuk i fyenin, nuk i mahitnin e nuk i injoronin nxënësit e tij. Përkundrazi, ata ngrinin kryet lart dhe e vështronin ngulshëm mësuesin e tyre poet, prej të cilit, kur e kishin mes tyre iu përndizej gëzimi e, bashkëtrupëzoheshin  njësh me të, duke harruar ndërkaq mpirjet nga thëllimi dhe therjet e urisë…

Ata e donin fort mësuesin, madje e adhuronin; ja ja, kështu si mësuesi ynë do të bëhemi edhe neve, ja sapo të rritemi…

Por, disa nga prindërit e tyre e shihnin rrefkët mësuesin, kur e ndeshnin n’udhë, apo edhe në shkollë, kur çonin dru zjarri, gjymtyrët e prera të pyllit. Asqë mund ta dinin ata që mësuesi ishte i veçanti, ai i shenjuari për poezinë e madhe, të cilin, integriteti prej gjeniu, e shpëtonte çdo herë nga llumi i injorancës së provinces…

Prindërit. Të munduarit. Malësorë të çmitizuar.

Hija e tij.

Poshtërsisht e shkrumbtë

Që i bëhej sikur po e zgavëronte

E po ia shqiste copë copë

Organet, teksa për veten e saj

Sikur lëndëzohej,

Po fitonte dimension të tretë

E po animizohej !

Hija Hija …

Sa shumë mund të luaje e të sajoje variacione me të, veç për ta shkërbyer urrejtshëm. Për shembull: kur hollohej e zgjatej, a nuk të kujtonte një arlekin që sillej përqark arenës së cirkut , ashtu me kapelen me spreth të gjerë rrethues, rrasur kokës, hipur mbi një biçikletë me rrota elipsoidale të stërmëdha, të cilat, për habi as e hovnin përpjetë e as e zhysnin ?

Një arlekin që zgërdhihet e thumbon kë të dojë e si të dojë dhe, qesh e qesh, ku e ku më përzishëm se vajtimi…

Hija Hija

Një pasdite dimri, me një diell në një cep të qiellit, si i këputur prej strabizmit, ndali përsëri në mes t’udhës, gjithë hulli të gjata zigzage, si gjeoglife mistike; u kollit thellë e mbyturazi një herë të vetme dhe, shamia që e nxori nxitimthi nga xhepi, iu skuq nga gjaku. Nga gjaku i jetës së tij !

Ajo ajo shamia e parfumosur, tash e tutje nuk i përkiste më aksesorëve delikatë të veshjes së një djaloshi shik, qytetar i dorës së parë; ajo do të shërbente thjesht që të priste e të fshinte gjakun, rrjedha e beftë e të cilit mund të të shkaktonte asfiksi në rrethana nga më të paparashikueshmet dhe do t’i alarmonte ata që mund të qëllonin pranë…

Ngriti kryet dhe, tek zgjati shikimin, Shkodra, për herë të parë iu duk e largët e largët dhe flu mu si një fotografi pa fokus.

Do të mbërrinte vallë atje, në qytetin që e dashuronte gjer n’amëshim ?

Do të mbërrinte, do të mbërrinte dhe, do të qetësohej e do të përmblidhej me të përshkuar rrugicat dredhuese si kapriçiot, mes mureve të lartë fshehës, me gurë të shtrënguar si grushte, por që hijeshoheshin përsipër butësisht me shermashekun përngaherë të gjelbër.

Atje në shtëpinë e tij të rehatshme, pastaj, që ndodhej përballë kishës së fretërve françeskanë, do të ulej te tryeza ku krijonte, por në këtë rast, ndoshta, jo për të nisur një poezi t’ekzaltuar, apo një novelë analitike, me deduksione konceptuale, por për të gjykuar thellësisht dhe ftohtësisht mbi jetën, ashtu si një filozof i vetëpërmbajtur, traktatet doktrinale të të cilit, mbi ringjalljen, nëpërmjet transferimit zinxhir të shpirtit eternal n’organizma embrionalë, mbi ekzistencën e engjëjve lajmëtarë, mbrojtës e mësimdhënës, e të tjera çështje teiste ngushëlluese si këto, i trajton me një logjikë fluide metafizike, ndonëse i përballur çdo hap nga agnosticizmi kufizues, i pranuar sipas definicionit që i dha vetë biologu Hakslej këtij termi, kur e krijoi…

Po çfarë; edhe ai si shumë e shumë të tjerë në këtë botë tashmë do të bëhej një besimtar praktikant, i trembur keqas, me ta frustruar vdekja ? Në rutinën e përditshmërisë së tij, do të futeshin paskëtaj edhe oraret e lutjeve, kështu ?

Interesan; në çaste të tilla, të gjykimit kritik mbi çështjet thelbësore për t’ardhmen, që lypnin zgjidhje të principta dhe të shpejta, librat nëpër raftet e bibliotekës së tij, të cilat e rrethonin ngado : Dostojevskit, Monteskjës, Konfesionet e Augustinit, eh, Niçes, e të kujt jo, i bëhej përnjëmend sikur e vështronin me sy të menduar zhbirues, në pritje të cilësisë së vendimit që do të merrte ai.

Po, në pritje të vendimit që do të merrte !

Çfarë sysh të hatashëm, vështirësisht të përballueshëm !

Mësuesi i kishte lexuar e studiuar këta autorë, disa edhe në gjuhët e tyre amtare ; kishte nxënë dije e kulturë të gjerë dhe, tash me personalitet të formësuar, vendoste vetë, në përputhje me statusin e një të pavaruri. Të pavaruri.

Jo ! Ndonëse Seminari Ortodoks i Shën Jan Theollogut, në  Manastir të Dibrës së Madhe, me të drejtën publike, i lëshoi dëftesën e pjekurisë dhe, e shpalli t’aftë për të dhënë mësim feje , apo të shërbente gjëkundi si prift, ai nuk pranoi asnjëherë të punësohej si zëdhënës i perëndisë, ashtu me kamillaf të lartë mbi kokë dhe, me një petrahil të artë hedhur qafës, i përhumbur në mjediset e ndonjë kishe të tymëzuar nga qirinjtë, metafora me flakë regëtitëse e shpirtrave, nën qiejt e ciflosur t’afreskave, ku shfaqen shënjtorët me aureola të praruara rreth fytyrës.

Jo ; përpara besimtarëve, që bënin e bënin kryqin, a thua se, zbatonin metodën e akupunturës, për t’u shëruar, duke prekur me majat e gishtërinjve të ngjitur si majë pjesët e trupit që iu dhembnin më tepër: zemrën, ballin, stomakun etj, ai nuk do të psallte paragrafët e ungjijve një e nga një.

Jo; ai do të vazhdonte të shkrepte vjershat e protestës kundër mjerimit dhe padrejtësive shoqërore, që po e çartnin racën dhe, njëherësh edhe kundër frymës së tradicionalizmit të ngurtësuar fanatik, i cili proklamohej si vlerë e vyer morali, që e paskësh shpëtuar kombin nga tretja, ja duke këmbëngulur në respektimin e dokeve dhe zakoneve, jo të ligjit …

Ai do të ishte apostulli i dashurisë së lirë dhe i fjalës së lirë !

Ç’gjuhë  e pashmangshme sloganore, megjithatë, sa frymëzuese dhe, e vërtetë, siç ishte vetë mësuesi, që nuk shtirej kurrë.

Sakaq, sa e padenjë, sa e turpshme dhe, sa hipokrite ishte t’i ktheheshe Zotit sapo të provoje tmerrin e vdekjes !

E pra, ai nuk mund të mbante dot në trup të njëjtën rrobë dhe, ajo e njëjta t’ishte diviza e zezë e klerikut.

Ky qëndrim nuk shfaqte aspak një sakrilegj dhe ai, as kishte lëshuar dhe as kishte për të lëshuar ndonjë blasfemi radikale, apo edhe retorike qoftë.

I respektonte religjonet me vetëdije të sinqertë, cilëtdo të ishin ato dhe, shokët e tij më të ngushtë i përkisnin familjeve me besime fetare të ndryshme. Megjithatë, edhe shokët edhe ai vetë, e harronin ç’feje i përkisnin, kur takoheshin e bisedonin lirisht.

Mesa dukej duhej ta shprehte herë pas here këtë respekt,  madje në mënyrë deklarative me zë të lartë, sepse të liqtë ziliqarë kishin filluar ta sulmonin tinëzisht, duke e damkosur si ateist e doradorës edhe si heretik të rrezikshëm. Të hutuar dhe të tronditur nga suksesi shpërthyes i vjershave dhe novelave të tij, të shkruara me një gegnishte të ndritshme e gjithë tingëllima dinamike, të cilat botoheshin pandërprerje në periodikët e Shkodrës, Korçës apo edhe të Tiranës, kryeqytetit të Mbretërisë, ata e dinin se mjaftonte ta shpallje mësuesin heretik dhe, dëmi ishte bërë !

Nga ana e tyre, të paaftët harbutë do të vijonin të thurnin vargje panegjirikë për mbretin dhe, le të merrej ndokush po të donte me ta …

Por mësuesi nuk ishte as ateist, as heretik, apo ndonjë lloj tjetër armiku i fesë; nëse do t’ishte, karakteri i tij i çiltër dhe fuqia intelektuale që zotëronte, do t’ia nxisnin kurajën t’i shpallte bindjet e tij pa hezituar. Eh, të paaftët marifetçinj që pandehnin se e shmangnin disfatën e tyre n’letërsi, duke mënjanuar e asgjësuar të  talentuarit !

Ai e ndiente Zotin sipas botëkuptimit të tij dhe nënqeshej trazueshëm sa herë i kujtohej ajo çka iu thoshte studentëve të tij Pavllovi, shkencëtari që krijoi teorinë e reflekseve të kushtëzuara : dëgjoni, ai që nuk beson në Zot, s’është inteligjent dhe i mungon fantazia…

Shkencëtari shkencëtari…

Sa arketipë të mësuesit, të dëgjuar e të padëgjuar, që ndonëse u diplomuan në shkolla të rrepta teologjike, nuk e ushtruan detyrën e njëmendtë të misionarit të fesë, por u angazhuan në jetën civile, duke punuar, fjala vjen, si pedagogë filologjie, si përkthyes etj, teksa ata të përlindurit artistë, u bënë vjershëtorë.

Ndërkohë, sa të tjerë, të cilët, edhe pse mbajtën mbi supe rrason e famullitarit të përkushtuar, më shumë sesa për biblën, iu flisnin besimtarëve për zgjimin kombëtar, edukatën qytetare, apo edhe për zbulimet dhe shpikjet më të reja të shkencës…

Dhe, s’ishin heretikë, asnjëra palë, ashtu siç nuk ishin dogmatikë. Kisha duhej të zhdogmatizohej, e të reformohej, duke përvetësuar mendësinë e jetës së re urbane…

Kësisoj, edhe audienca e mësuesit në një meshë të së dielës, do të ishte dinjitoze, pikërisht sepse përkora e tij ishte mësuesia dhe kulti i tij poezia !

Ai gjaku i ngrohtë, i ngrohtë mbi shaminë si dëborë lëbyrëse, apo si fletët mbi të cilat shkruante, vulosi fillimin e kalendarit të vdekjes së tij, të ngadaltë ndoshta , por me një afat kohor të paracaktuar dhe të shkurtër që, do të thoshte, fundi i fundit se, nuk do të vononte …

Eh, ai që në vegjëli ishte përfshirë nga psikologjia melankolike e vdekjes ; ia mori turbekulozi të afërmit njeri pas tjetrit e mbi të gjithë, humbi nënën, vdekja e së cilës dihet që të jetimon e për çudi, të veçon edhe nga bashkëmoshatarët, që të shmangen si një të gjymtuari…

Pastaj, nga një mallkim i ulur mu si shpend nate mbi kulmin e shtëpisë së tyre, humbi radhazi babanë vëllanë dhe, gjyshin leshrabardhë si rapsod epik, i cili ushqente dhe mbante lidhur nyjë pjesëtarët e mbetur të familjes !

Një kronikë funebre e gjatë dhe e pambyllshme, por ai s’u shemb. Ai u mbajt…

 

Ajo hija ajo hija

Dhe,

Ajo rrjedha e gjakut

Me ngrohtësinë e jetës së tij.

Hehe, hija e tij

Thua, do t’ushqehej me atë gjak ?

Sidoqoftë, realiteti është

Realitet.

Dili përballë…

Në botë ishte dhe Bojka ! Bojka Bojka …

E si mund të të lejohej të pezmatoheshe e t’i dorëzoheshe mizorisë së vdekjes , duke pasur Bojkën me hire në krah ?! Puthjet e saja të forconin e t’i shkëndijonin sytë, po aqsa edhe tamli i zanave të malit, kur e thithte ethshëm Muji ! Stafeta e shkrumbuar e vdekjeve familjare nuk do ta prekte dorën e tij, por do të binte përdhe dhe, do të vërtitej si një gjilpërë busulle e prishur, po po …

Por, sa rrezikohej Bojka, e adhuruara , nga sëmundja e mushkërive të tij të shpërbëra ? Kështu do të vazhdonin të dashuroheshin, marrëzisht ? Apo do t’i propozonte Bojkës të ndaheshin, domethënë, ta humbisnin njeri – tjetrin gjer në harrim ?

Kështu kështu, ndonëse ai tashmë kishte nevojë më shumë se kurrë për dashurinë e Bojkës, me bukuri të pafajshme si Shën Mëria !

Njeriu vuan për aq kohë sa nuk ka marrë një vendim, sa nuk e ka ndarë mendjen, siç thuhet rëndom.Prandaj, dhe ai atë do të bënte: do të merrte një vendim ! Të prerë. Të pakthyeshëm. Sado të viktimizohej.

Vërtet ishte i tëri një filigranë e brishtë si ajo foleja e shthurshme lehtësisht e zogut këngëtar, megjithatë arsyeja dhe e drejta e bënin të palëkundur në rrethana sublime. Egoizmi dhe, pasoja e tij, mëdyshja, të shëmtonin dhe të çmoralizonin.

Bojka e çliruar nga deliri i dashurisë së parë ( po, dashurisë së parë !) ashtu shëndetplot e gjithë vesk, do të gjente dashurinë e dytë, domethënë, atë të çmendurën më pak dhe, do të jetonte ( përse jo ? ) e lumtur…

Ajo hija e zezë dhe ai gjaku i kuq i cili sikur synoi të përthithej prej saj dhe ta gjallëzonte, hë ?

Bojka ! Kur nuk ishin bashkë, imazhi i saj nuk i shuhej e nuk i shqitej kurresi.  Ah, kofshët e saja të bardha, gjiri i saj i gufosur si fryt i arrirë ah, ah sytë e qielltë, flokët si natë fshehëse ah, buzët përcëlluese ah ah !

Të gjitha: sytë gjinjtë leshrat e lëshuara kofshët, i ngjesheshin marramendshëm në një kompozim të vetëm, duke krijuar një lloj tjetër anatomie, përsëri harmonioze, ndonëse trillane dhe jo simetrike. Këtë pikturë me densitet erotik, mund ta realizonte ndoshta veçse Pikasoja…

O, por do të dilte nga shtëpia, që nuk po e mbante dot brenda. Po ç’ishte ajo ora mbi tryezë, e ndalur siç ndalet edhe zemra ? Po ai stilograf pa bojë pranë saj, si venë pa gjak ? O, duhej kurdisur në çast ora dhe duhej mbushur stilografi!

Do të dilte; e ç’e lidhte atë me vdekjen ?

Do të vishte kostumin e ri, do të vendoste me një gjest sportiv kapelen republikane mbi kokë ( fesin otoman, të rinjtë si ai, e kishin hequr…) dhe, në thilenë e xhaketës do të vinte çapkënrisht shaminë e mëndafshtë. Të parfumuar.Sensualisht…

Eh, Shkodra, ku ditët ritmoheshin nga rrahjet e rotativëve printues të shtypshkronjave që botonin librat, gazetat dhe revistat përparimtare në gjuhën shqipe të përtërirë. Po, në gjuhën e përtërirë shqipe . Shkodra me imam, me pop dhe kardinal; me dyqanet e reja gjithëfarsoj në të dyja anët e rrugëve, me studion e famshme fotografike Marubi, Shkodra, që komunikonte me Zotin nëpërmjet tri linjave të pandërprershme, të cilat konvergjoheshin diku larg e lart, Shkodra, me afishet e kinemave, nga ku të vështronte Charlie Chaplin , Greta Garbo, fatalisht e ylltë, apo Jeanette MacDonald me partnerët Chevalier e Nelson Eddy. Shkodra me jaret e trëndafilta, plot erë mali dhe deti, zbardhëllimë liqeni e lot psherëtimash. Shkodra me fenomenin Fishta. Shkodra me lypësa të pathyeshëm dhe pasanikë, të cilët ( këta të mbramët, ta prêt mendja ) sillnin në rezidencat e tyre dimërore çifte balerinësh nga Scala e Milanos, që të argëtonin veten e t’i festonin kërshëndellat paksa alla frënga…

Shkodra që e shqetësonte dhe e dehte me dëshira !

Do të dilte. Kështu, ishte pra: kundër vdekjes ai kishte poezinë !

Te Kafja e Madhe, me vazot gjithë lule dekorative, të rreshtuara përgjatë trotuarit, do t’iu thoshte shokëve të tij të mirë, me t’i përmbyllur debatet e nxehta për politikën dhe letërsinë ja, atje te tryeza pranë dritareve të larta, nga ku ndiqnin edhe lëvizjet në rrugë: a e dini me sa vrull e hare dalin çdo herë fëmijët nga klasa, sapo mbaron mësimi? Ç’pandehni, se tingujt e ziles shuhen shpejt ? Ato vazhdojnë te brohoritjet dhe shkëlqimi i syve të tyre ! Askush s’do t’i ndalë nesër këta nxënës në ditët e reja. O, do të shkruaj shumë. Si kurrë më parë !

Hija  hija, ai arlekini shpotitës që zgërdhihet mbi biçikletën me ato rrotat e çuditshme të stërmëdha elipsoidale, hahaha…

Vështrim për romanet “Zërat në lavjerrës” dhe “Zërat në humbëtirë”, sagë e madhe shqiptare e shkrimtarit Kristaq Turtulli – Nga MURAT GASHI*

Shkrimtarin ynë i madh Kristaq Turtullin nga Korça e bukur, por me vendqëndrim në Kanadën e largët, autorin e më shumë se njëzet romaneve të botuara ndër vite në letërsinë shqipe dhe autorin e përkthyer edhe ne gjuhen angleze, për herë të parë para lexuesve në Kosovë e sjell shtëpia botuese ‘ProkultPress’ nga Prishtina me dy romanet e tij të fundit, të botuara brenda viti 2019 “Zëra në Lavjerrës ” dhe ” zëra në Humbëtirë”. Librat letrar: “Zëra në Lavjerrës ” dhe ” zëra në Humbëtirë”, janë dy romanet e fundit, moderne të shkrimtarit Kristaq Turtulli.
Këto romane te lexuesit tanë arritën si një meteor drite për ngjarjet që kishin ndodhur gjatë sistemit borgjez të viteve të 30-ta, e që vazhduan gjatë luftës së dytë botërore dhe deri kur Shqipëria dhe viset shqiptare, të ndara padrejtësisht, nga tradhtaret (superfuqitë e mëdha), përqafuan sistemin komunist. Megjithatë brezat e rinj, pra lexuesit e sotëm do të njihen jo vetëm me ngjarjet e atyre viteve, por lexuesit përmes këtyre dy romaneve lehtë e ndajnë errësirën prej asaj drite të mjegulluar.
Te të dy romanet, mësojmë sagën e një familje të zgjeruar, siç e quan edhe vetë shkrimtari Turtulli, familja “Madhi”, një nga familjet e rralla atdhetare, e cila përjetoi skëterrën e luftës së dytë botërore, por edhe epokën gjatë ndryshimit të sistemit nga ai borgjez, në atë komunist, që pa asnjë frikë, me çmimin e jetës së familjes (sagës) përfaqëson, ideologjinë, ekonominë, kulturën, borgjezinë dhe Shqipërinë e viteve 30 – ta, e këndej. Kështu në romanin “Zëra në Lavjerrës “, Turtulli përfshin fillimin e mbretërisë e deri në pushtimin fashist të Shqipërisë, ndërsa në romanin e dytë “Zëra në Humbëtirë”, ngjarjet shqiptare të dritëhijshëm në një univers kuptimplotë, shkrimtari Kristaq Turtulli, rrëfen rrjedhshmërinë e çiltërt. Ai ia del ta përpin bërthamën e çdo rrezatimi, për të kaluarën që ende vëren shënimin e aktualitetit shqiptar, përmes personazheve të gjallë në mesin shqiptar, të moteve të shkuar, një mjegull të bardhë dhe të hirtë – nxime.
Romanet e tij, si në të parin ashtu dhe në të dytin, si lexues më lanë përshtypje, ku autori Turtulli, më duket sikur ka përvijëzuar me një zdruktar i artit, të rrallë shqiptar por edhe ndërkombëtar, ngjarje me situata politike, ndërhyrje, përkushtimi, dhe me një kokëfortësi të mendjes shqiptare, që vetë autori nga dhuntia e tij natyrore cakton rolin e duhur brenda romaneve, ku lexuesit e kuptojnë kohën e pushtimit fashist e deri te lindja e sistemit komunist, si një regjim monist, fal mbështetjes së fallc “dashamirëve” të komunistëve serbë – jugosllavë, që iu shërbeu të gëzojnë fatin e lëçitjes së kësaj Sage shqiptare.
Romani është një Sagë, që deri më tani si lexues, nuk kam has të shkruar deri më sot në historinë e letërsisë sonë kombëtare. Zërat në Lavjerrës, është romani me një modalitet të ri, që vjen në letërsinë shqipe, me personazhe, ku autori Turtulli, rrëfen ngjarje me një rrjedhshmëri të pastër, me ndërthurje shpirtërore dhe penës së ndritur, që lexuesve u solli si një libër meteori, me përvijime krejt shqiptare, si një “realizëm magjik”. Pra, romani Zëra në Lavjerrës, është një sagë, që kur lexon lartëson kulturën tonë shqipe, dhe na jep një mësim apo përvojë të pashlyeshme në letërsi shqipe. Te romani Zëra në Lavjerrës, shkrimtari Kristaq Turtulli, duket se të gjitha personazhet dhe dukuritë qoftë pozitive, qoftë negative i përshkruan me një zdrukthterim të lartë artistik.
Kurse, zërat dhe zhurmat e asaj kohe, te romani Zëra në humbëtirë duken sikur ia ka tronditur zemrën e autorit. Në këtë roman, duket sikur edhe vetë autori ndodhet në brendinë e ngjarjeve të asaj kohe dhe për këtë romani në secilën kohë na flet shumë dhe e ka jetën e vet. Personazhi Dhimitër Leka, Albani dhe Leinardi, Irena, duken sikur ishin katandisur nga lufta e fashizmit, që kishte okupuar Shqipërinë. Dhimitër leka nga kundërshtimi burgoset dhe dënohet me 15 vite burg. Ai ishte njohës i qelbësirës dhe thotë: “Më keni gërryer shpirtin, nxirë jetën…Mjaft më ! Ikni, më lini të qetë”. Nga Inati i mëshoi furçës në murin e lagësht. I duket sikur edhe muri hapet dhe shndërrohet në një gojë të madhe. Sepse ditë e natë, kur Dhimitër Leka burgoset me tradhti nga miku i tij Vili Tare, që i kish besuar, i kanë thënë të lyej muret e godinës së re, të ngritur mbi dyqanet e pronat e tij. Nuk do të dëgjoja më shumë, zëra të trishtuara, klithma. Ta lënë të qetë, në lirin e çmuar. Më lini ….të ik, të qërohem njëherë e mirë dhe gjithë kundërshtarët t’i quaj qelbësirë.
Saga tjetër në romanin: ‘Zëra në humbëtirë’ më la përshtypje, sepse xhelozia ndërmjet Dhimitër Lekës dhe Leshtorit kish marrë përmasa të gjëra politike. I dyti personazh Leshtori, aq shumë e kishte mëri Dhimitrin sa që e përcillte në çdo skutë të jetës, ku Dhimitri shkonte….Pas sa kohe, edhe pse Dhimitri e dinte mirë, çfarë mendonte Leshtori, nuk kishte mundësi ta lëçiste Leshtorin nga jeta, sepse ishte i lidhur si ashti me mishin me kundërshtarët fashist, që Dhimitri i urrente shumë . Një ditë Dhimitri e gjeti kur fshinte, në qoshe të dhomës së mësuesve, këpucët e mësuesit të matematikës. Dhimitri e vështroi mirë e ngulazi, ndërsa Vili Tare murmuriti diçka, lëshoi… nguloi, këpucët përdhe. Në këto çaste, Dhimitri ruajti gjakftohtësinë dhe i ktheu shpinën, u largua. Besimi dhe bindja e tij ishte në kundërshtim me Dhimitrin, përderisa koha e romantizmit kishte perënduar njëherë e përgjithmonë, ndaj qytetit dhe qytetarëve ishin disi ireal, anakronikë. Por, prapëseprapë ishte një amulli kohe (lufte) jo pastër, qyteti largohej prej tij, duke e vënë përballë sitën e padukshme etj. Kështu, flakja, përplasja e tyre ishte e ndryshme, saqë duhej vetëm një fije e shkrepëse për ta ndez zjarrin. Nga kjo sagë edhe Irena pati një zell trishtues në vete ndaj burrit të saj Leonardit, i cili me zë të lodhur e të frikshëm iu përgjigj Irenës, duke thënë: ‘kush kërkon të ëmblën prej Vili Tare, duhet të duroj të hidhurën’. Më këtë dimenzionalizëm Turtulli, jo vetëm që ka përshkruar aq bukur ngjarjen, këtë sagë, por edhe e zdrukthuroi si një zdrukthëtar i artit. Dhe jo vetëm kaq, por Turtulli është edhe një filozof i kohës së re, posmoderne. Vepra e tij “Zëra në humbëtirë” është një vepër e shquar në historinë e letërsisë sonë kombëtare, ku ndër të tjera gjejmë edhe fjalinë: “Jeta është një libër, s’ka ligje të harruara në gur….”
Sikurse në pjesën e parë nga romani “Zëra në Lavjerrës ” ashtu edhe në romanin e dytë “Zëra në Humbëtirë “, shkrimtari Turtulli, në letra shqipe na vjen si një shkrimtar modern, që të kujton shkrimtarin amerikan Drajzer me romanin e tij “Një tragjedi amerikane”, i cili përshkruan jetën apo sagën e një personazhi Klajdi, ku dallimi është se Drajzeri e përshkruan jetën e dashurisë apo konservatorizmin e Klajdit, gjykimin e tij mbi dashurinë, i cili e përfundon tragjikisht në Liqenin e 13 – të, ndërsa Turtulli, ngjarjen e sagës në Shqipëri e përshkruan në aspektin politik e historik. Turtulli me romanin e ri “Zërat në humbëtirë “, para lexuesve na vjen me një sagë përmes fabulave me zhurma politike që bënin fëlliqësira ata që më së shumti i besoi personazhi i ‘gjallë’ Dhimitër Leka. Një zhvillim i ngjarjeve i tillë, hap dyert e kohës pas luftës fashizoide dhe luftës të dytë botërore, luftën ndërmjet sistemit borgjez dhe atij komunist. Romani ” Zëra në Humbëtirë ” na vjen si perle në letërsinë tonë shqipe, të cilin mund ta quaj moderne, sepse lexohet me ëndje shpirtërore dhe është një roman që të “hipnotizon” nga kureshtja se çka ka ngjarë në vitet e 30-dhjeta e deri në përfundimin e luftës së dytë botërore, duke sjell edhe komunizmin përmes të “dashamiqve jugosllavë” Me gamën e gjerë të kësaj dinastie, përmes imtelektualitetit, romanit Zëra në humbëtirë, të autorit Kristaq Turtullit zgjedhim efektet e një teksti në tekste tjera. Andaj siç e cek edhe shkrimtari Turtulli “Jeta është një libër, s’ka ligje të harruara në gur…. Romani, “Zëra në humbëtirë “, është pjesa e dytë e romanit që ngërthen në vete sagën, si duket në qytetin e jugut të Shqipërisë, në Korçë. Është romani i sagës së zhurmës, trishtimit, që autori aq bukur i përshkruan personazhet me figura natyrore, na përkujton shkrimtarë botëror si: George Orëell me romanin ‘Rruga për në skelen Uigan’, pastaj 1984, Patrik Cavinez – ‘Të edukohet qytetari’, Xhek London – Dhëmbi i bardhë, Charles Diskens – ‘Kohë të vështira’, M. A. Asturias – ‘Papa Jeshil’ etj. Por për nga përshkrimi i ngjarjeve në Shqipëri, gjatë viteve 30, dhe okupimit të Shqipërisë nga fashizmi dhe gjatë luftës së dytë botërore, me pjelljen e egër të komunizmit nga “dashamiqët” serbo – jugosllav, Kristaq Turtulli, nuk dallon shumë edhe nga L. Tolstoi – ‘Lufta dhe paqja’, etj. Në epokën e atyre viteve, Turtulli shtjellon problemet shoqërore dhe historinë e kombit, që krijon një të vetme në letërsinë shqiptare. Saga e këtij romani jep një mesazh të fortë universale, që kufizohet në aftësinë dhe intelektualitetin e familjeve të madhe për të ripërtërirë kombin, rigjenerimit nëpërmjet shpirtit të vet krijues. Kjo sagë ndryshe, e kohës ndryshe, mund ta quajmë saga e famshme shqiptare, që arrin kulmin në krijimtarinë e autorit dhe të vet romanit si zhanër letrar gjatë dy periudhave historike. Epokën që përfshinë nga vitet e 30 – ta, e deri te lufta e dytë botërore dhe epoka e dytë gjatë luftë e deri në shtrirjen e sistemit komunist, e cila lëshoi rrënjë të egër në Shqipëri, me ndihmën e “dashamirësve fallco” serbo – jugosllavë, në dëm të shqiptarëve, me përmasa kaq të mëdha historike është e përshkruar jashtëzakonisht bukur. Edhe pse e gjithë kjo sagë e ka shqetësuar autorin Turtullin, megjithatë gjeti forcë dhe optimizmin e vet gjenetik brenda shpirtit ose kontradiktës.
Me sagën e tij në romane “Zëra në Lavjerrës” dhe ‘Zëra në Humbëtirë “, shkrimtarin Kristaq Turtulli e shohim dhe me meditime filozofike brenda artit krijues në letërsinë shqipe. Ai me këto dy romane po e mbyll një kapitull të trajtimit në historinë kombëtare dhe po e hap një epokë tjetër të re krijuese posmoderniteti, që rrallë mund të hasim te shkrimtarët tanë. Fabula e romaneve “Zëra në Lavjerrës” dhe “Zëra në humbëtirë” shihet si një sagë e zërave, zhurmave, trishtimeve, tradhtive politike, qëndresës stoike të personazheve, në periudhë kohore të caktuar historike e kombëtare. Personazhet duke i mbushur me tiparet me njerëzore duken shumë real e rrjedhin shumë natyrshëm siç janë: Dhimitër Leka, Mara, Leonardi, Madhi, Irena, Vili Tare, Genc Sykalterti, Meles Rralla, etj. Përveç personazheve, ai nuk i lë pa i gdhendur mirë edhe figurat e personazheve me identitet të huaj, të cilët në një anë të “dashurojnë”, ndërsa në anën tjetër të kafshojnë. Kjo fabul e Sagës së Turtullit, me personazhet e huaj serb, si Zoran Çociçi, Sllobo Dragojeviqi, Ratko etj. i ngjan fabulës së Nonda Bulkës – Lepuri dhe Qeni, kur në dy dimra shkoi si mik në shtëpi të lepurit, qeni në një faqe e puthte që do të thotë e dashuron, ndërsa në anën tjetër të faqes e kafshon, që do të thotë nuk e donë. Pra, shtylla e hekurt i të gjitha ngjarjeve në dëm të identitetit shqiptar, temave, motiveve, dhe e gjithë kësaj sage tmerruese ishte Dhimitër Leka, i cili si student mori mbi vete barrë të rëndë kombëtare për çlirimin e atdheut dhe trojeve shqiptare, Kosovë, Çamëri etj., nga okupatori fashist dhe nga pjellja e egër e kohës, komunizmi serbo – jugosllav. Me këtë barrë, Dhimitër Leka, tregoi idealin, edukatën, karakterin, kulturën, lashtësinë e një shqiptari e patriotit të madh shqiptar. Një sagë tjetër që më mbi kokë është: Saga e trishtueshme e pabesisë, e dhunës, ra mbi Dhimitrin, jo pse Dhimitri është penduar nga ideali kombëtar, por nga tradhtia që disa herë është burgosur, që përjetoi dhunë çnjerëzore, përmes kuislingëve të serbëve komunist, ku këta te fundit jepni urdhra duke thënë: “Fshijeni atë dreq mellan, nga u gjend kjo gjë e pështirë në bardhësinë e borës”. “Tërhiqeni dhunshëm, zvarrë nga dikush”. Tradhtia e parë e gjumit i ndodhi menjëherë pas plagosjes së rëndë në qëndresën e madhe në qytet. Tradhtia e dytë i erdhi në javën e dytë të torturave. Tradhtia e tretë ishte më e gjatë, më e ngadalshme, më e mundimshme, sepse qe e plagosjes shpirtërore. Dremitja stresore ishte provokim djallëzor. Përjetimet shpirtërore të Dhimitrit ishin aq të të tronditura dhe të dhimbshme për atdhetarin Genci Sykaltër, i cili u pushkatua nga tradhtarë të regjimit komunist. Në meditimet e veta, brenda neuroneve të trurit të lodhur thoshte: ” Kujt t’ia kërkoj përgjigjen për burgosjen dhe pushkatimin e Gencit? Fshiu lotët tanëza, dhe në heshtje tha: “Për kokën e plakut, të gjithëve na dhembi shpirti”, ndërsa Sllobo Dragojeviçi dhe Zoran Çoçiçi luanin kokat si të çmendur, si një bishë e uritur hiene që kërkon viktimën në një shkretëtirë… Dhimitrit në çaste iu tha buza. Dhe nga buza e tharë, fërkoi ballin e djersitur dhunshëm dhe vazhdoi të rrëfente: Kur isha student, me shokët e bëmë një rend, rregull që ditën madhështore të festës sonë kombëtare që të valëvisnim flamurin kombëtar Flamurin Kuq e Zi. Kur e valëvisnim falmurin, dëgjonim fëshfërimën e lehtë dhe të ëmbël, që rrjedhte nga era e dashurisë së Shipërisë. Përloteshim dhe këndonim krenarisht këngën për flamurin. “Rreth flamurit të bashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim”. Këngën që e kënduam, e morën vesh, Zoran Çoçiçi, Ratko Mëtinoviç etj. të cilët më vonë ndërhyjnë përmes kuislingëve të therë, duke e shqyer flamurin, që kjo tash po përjetojmë terrin e trishtimit, errësirë e burgjeve. E gjithë kjo sagë ishte e dhimbshme, trishtuese, tradhtare por krenare për idealet tona kombëtare. Turtulli me aq mjeshtri artistike e përshkruan jetën e një të burgosuri, si të Dhimitrit, sikur të ishte vet në këtë ngjarje.
Ka edhe shumë saga tjera që shkrimtari Kristaq Turtulli, me një art të ndritur e përshkruan kohën dhe jetën e personazhit kryesor në të dy romane: ” Zërat në Lavjerrës ” dhe “Zërat në Humbëtirë ” Dhimitrin. Ai me mjeshtri të rrallë artistike e paraqet ndjenjën, damarin e gjakut shqiptar, shpirtin tragjik që përjetoi jo vetëm personazhi, por shqiptarët nga viti 1930 e deri në vendosjen e regjimit komunist. Turtulli aq dhimbshëm e përshkruan jetën tragjike që Dhimitri e kaloi në burgje dhe torturat më çnjerëzore që i bënin armiqtë, që me krenari iu kundërvu armiqve që të vdiste për atdhe mbarëkombëtar. Turtulli, në këto romane ka krijuar skena shumë të prekshme edhe rrëqethëse, që mund të ndërtoj ose t’i thur rrjedhshëm neuronet e trurit të tij, përmes një imagjinate të kthjellët shpirtërore të njeriut. Përmes skenave të krijuara, rrëqethëse që janë të përshkruara në romane, neve lexuesve na ngrit në kataklizëm, që na bënë ta ndiejmë në mendjen tonë, e pse jo edhe ta përjetojmë thellë edhe sot, në shpirtin tonë emocionet e dhimbjes, për të kaluarën tonë kombëtare. Pra, romanet “Zërat në Lavjerrës ” dhe Zëra në humbëtirë ” na vijnë si perlë në letërsinë tonë shqipe, të cilat lexohen me ëndje të uritur për të mësuar për të kaluarën e hidhur mbi kombin tonë shqiptar dhe me një frymë krejt tjetër të shpirtit.
Romanet, janë si dy dritare të hapura ku hyjnë rrezet e para të mëngjesit dhe na zgjon me lehtësi nga gjumi i rënd, për të rikujtuar ato skena të netëve të gjata okupimi, dhe të ushqehemi me rrezet e reja të diellit të qetë. Nëse mendohemi pak në humbëtirat e sotme apo kohën e sotme të letërsisë shqiptare, atëherë domosdoshmërish na arrijnë jehona në botën tonë të mishëshëruar në llojet njësore të librit e krijuar në letërsinë shqiptare, është kristalisht oshtimë e veprës letrare të Kristaq Turtulli, përmes ndjenjave shpirtërore, dhe krijimtarisë së tij letrare. Kjo, ndryshe hap një urë lidhëse të gjatë të jetës, ku lexuesit ja paraqet kohën e kaluar, vitet e pushtimit fashist e deri në lindjen e errët të vendosjes të regjimit monist, komunist, me mbështetjen e fallco “dashamirëve” serbo – jugosllavë. Shkrimtari Kristaq Turtulli, me këto vepra postmoderne, nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku lexuesve do t’i sjell vepra tjera, me saga tjera të reja, që me siguri në penën e tij mendore ka ende të pazbuluara.

*Studjues, poet, gazetar, analist, Prishtinë, Kosovë

 

Kritike teatrale, botuar “DRITA” 2 mars 1969, DRAMA “SHOKET” E DRMATURGUT TË RI BASHKIM KOZELI NE TEATRIN POPULLOR – Nga Mexhit Prençi

Në këto  shenime te shkurtera, nuk më duket e nevojshme te merrem me analizën e dramës “Shokët” si vepër letrare, mbasi për këtë është shkruar më parë, por mund te theksoj se dramaturgu i ri Bashkim Kozeli, në këtë veprër te pare dramatike te tij, ngre probleme të rënësishme: në raportin e kolektivit me  individin, lufta kundër egoizmit mikroborgjez dhe  vlerësimit të njëanshëm të  punës së tjetrit etj. Ndoshta kjo qe arsyeja që drama u vu ne skene nga dy teatro profesionist dhe tani së fundi në Teatrin Popullor ne Tiranë.

Spektakli  i çfaqjes “Shokët” në këtë teatër është një realizim i mirë. Në këtë spektakël trasmetohen me kthjelltësi idete e dramës. Regjisori Pandi Stillu është përpjekur që, me mjetet shprehëse teatrale të nxjerr ne shesh mendimet e autorit, duke i dhenë shfaqjes një frymëmarje të gjërë, gjallëri dhe jetë. E konsideroj vlerë edhe aktivizimin e aktorëve të rinj në këtë çfaqje dhe bashkëpunimin  aktorë profesionist dhe amatorë, duke u besuar edhe role kryesore. Mendoj se  çfaqja pati gjallëri dhe freski, pikërisht nga kjo qasje regjisoriale, si një ndër faktorët krysor te suksesit. Regjisori Stillu shquhet edhe në bashkëpunimin regjisor-aktor, duke bërë bërë punë të mirë për  identifikimin dhe evidentimin e figurës së aktorit ne skenë. Kjo duket  në krijimin e mizanskenave. Regjisori nëpërmjet pyetjeve; kush je? çfarë bën? çarë qëllimi ke?; në një ngjarje, situatë dhe rrethanë e nxit aktorin ta ndërtojë vetë lëvizjen skenike që e çon aktorin ne nje interpretim te natyrshëm, te thjeshte e me  detaje që e pasurojnë spektaklin  me mjete figurative shprehese aktoriale ngjizur me ato regjisoriale.

Gjatë vënies në skenë të kësaj drame në Teatrin Popullor, regjia bashkë me autorin kane bere edhe ndryshime te tekstit. E shoh të arsyeshme të ndalem në këtë çeshtje. Në variantin e Teatrit te Vlorës  vepra kishte dy linja kryesore, që me gërshetimin e tyre, evidentonin domethenien ideo-politke dhe shoqërore të dramës. Linja e parë kishte të bënte me luften e kolektivit kundër egozmit dhe mendjemadhësisë së Sokolit, ndërsa linja e dyte trajtonte marrëdhenjet e dashurisë se Verës me Sokolin. Kjo e fundit ishte në funksion të linjës kryesore.

Në variantin e Teatrit Popullor dramës iu shtua edhe një linjë e trete, ajo e parashutisteve të reja. Përpjekjet e regjisurës për të futur   një linjë të tretë në dramë, ndonëse qëllimi ishte  i mire për ta zgjeruar e pasuruar veprën në permbajtje dhe ide, mendoj se ishin krejtesisht te pa nevojshme. Ajo nuk është futur  organikisht, por mekanikisht në strukturën e dramës dhe jo në funksion të idesë kryesore  çka e ka zbehur  unitetin strukturor të saj,  që  nuk pranon as montazhin as  subjekte dokumentare qe zvetënojnë forcën ideoartistike dhe emociale të çfaqjes.

Strukurën e dramës e ka dëmtuar edhe krijimi nga regjia i  një talboje të zgjatur  pas zgjidhes së konfiktit,, gjë që cënon vlerat artisrike të dramës.

Një problem tjetër ne kete çfaqje është edhe kuptimi i ngushte  i termit “masë”. në skenë, Ky problem është i dyfishtë. Ka të bëjë me autorin dhe teatrin. Mendoj se si nga dramaturgu ashtu edhe nga regjisori, ky problem nuk trajtohet drejt. Masa siç është vënë re ne disa  spektakle te teatrove të tjera,  po edhe ne spektalin ”Shokët” eshtë konceptuar vetëm nga ana numerike, se sa nëpërmjet figurave artistike.. Kjo dobësi e dramës dhe çfaqjes “Shokët”  është e theksuar veçanërisht në tablonë e fundit  të  variantit  të Teatrit Popullor. Ideja per të nxjerrë edhe rolin e vajzave ushtarke në ceshtjen  gadishmërië, është realizuar duke futur në skenë një numër të madh vajzash. S’kemi këtu figura artistike, por një turmë. Në përgjithësi gjatë tërë spektaklit është ndjekur kjo rrugë kur ka patur ndeshje midis Sokolit dhe kolektivit. Megjithatë në çfaqje del deri diku edhe roli i kolektivit ne edukimin e Sokoli, siç e kerkonte edhe metoda e realizmit socialist.

Në spektakin “Shokët” shquaj përpjekjet pozitive të regjisorit Pandi Stillu për  interprtimin realist të aktorëve. Kjo qasje regjisoriale duket  që në prirjet e regjisorit për t’i orientuar aktorët drejt interpretimit sa më të natyrshëm, larg ekzotikës e teatralitetit drejt teatrit realist te kohës sone . Këto i shpreh edhe dekori i çfaqjes me  skenograf Tonin Shiroka i cili qe funksional, i thjeshte, realist dhe i bukur, përveç skenave në shtëpi, të clat ishin te ngarkuara  e natyraliste.

Loja e aktorëve në përgjithësi prirej drej inerpretimit ralist. Mendoj se është punuar  mirë në këtë drejtim nga regjisori.Deklamacioni, pompoziteti, fryrja e figurave, kantilena  e mërzitshme dhe një farë natyralizmi, që ishin të pranishme në skenen e këtij tearit po sfumoheshin  nga suksesi i lojes së  thjeshte e realiste të aktorëve të rinj.

Guljem Radoja në rolin e Sokolit, hyri në lekurën e pesonazhit, zbuloi domethënien ideoartistike të figurës dhe u përpoq të realizojë Sokolin egoist  e mendjemadh që lufton për lavdi personale në fillim por  gjatë zhvillimit të ngjarjeve, rrethanave e situatave,, nën ndikimin e kritikave te shokëve të punës, dalngadalë   fillon të ndryshojë , kupton vetven se ku është dhe bën kthesën, e cila në teks nuk është e motivuar, siç ndodhte edhe në veprat e dramaturgëve të tjerë. Interpretimi i Radojës  në tërësi ishte realist dhe i natyrshëm, por kishte edhe momente, kur nga sforcimi u pritej rruga  emocioneve. Mendoj se mund të kishte punuar edhe me tej me rolin per te evidentuar  momentet më të rëndësishme që t’i jepte pesonazhit ngjyrimet e duhura.

Agroni i Xhemil Taganit, qe një personazh i dashur per publikun. Tagani na e jep Agronin si shok te mirë, i cili të qorton kur ke të meta, por nuk të flak tutje.

Antoneta Papapavli në rolin e Verës,, intepretoi me sinqeritet dhe ngrohtësi. Ajo shpirtëzoi vajzën e shkathët  që kishte dëshirë dhe pasion të bëhej parashutiste; vajzën që i rrihte zemra për dashuri, e cila di të dashurojë dhe të mbajë qëndrim edhe ndaj të dashurit ,

kur është çeshtja për të mirën e gjithë shqiptarëve.

Dy personazhe simpatikë Gjyshja dhe Njaziu, Marika Kallamata mjeshërisht skalit figurën e gjyshes , ndërsa Dhimitër Pecani shpirtëzon figurën e Njaziut. Të dy u duartrokiten fort nga publiku

Luan Qerimi luajti figurën e Komisarit si njeri i pjekur, i sjellshem  dhe me qartësi  gjykimi. Ndërsa Qenan Toro në rolin e Lamanit, hyri thellë te peronazhi e  me art dha  domethenien  ideo-artistike të personazhit..Në përgjithësi edhe aktorët e tjerë iinterpretuan me nivel te mirë si pjese integrale e ketij spektakli.

***

Spektakli “Shokët”  në Teatrin Popullor në Tiranë përcjell mesazhe  kritikuese për dukuritë negative të shoqërisë e teatrit dhe evidenton dukuritë e vlerat pozitive  si kumte  për ndryshim  e progres.

Dokumente: Si e dënoi regjimi komunist Vexhi Buharanë?! – Nga Namir Lapardhaja

 

Ishte vetëm 28 vjeç, i martuar, me një fëmijë. Zotëronte 7 gjuhë të huaja. Nuk kishte kryer asnjë veprimtari armiqësore. Kishte mbaruar Medresenë e Lartë të Tiranës, ishte fetar, biri i një hoxhe, familje me tradita qytetare. Poet, përkthyes, publicist, gjuhëtar, studiues… I paangazhuar politikisht. Siç janë zakonisht njerëzit e kulturuar të kategorisë së tij, aq më tepër në një kohë të turbullt dhe të vështirë, ku e tashmja është e pasigurt, kurse e nesërmja e panjohur. Vexhi Buharaja, një ndër intelektualët e rrallë të Beratit, arrestohet nga regjimi komunist më 7 shtator 1947. Akuzat janë absurde. Të pavërteta, të stisura. Merret në hetuesi, shtrëngohet, dhunohet nga injorantë që nuk dinë shkrim dhe këndim. Xhahilë pa din dhe iman shkruajnë në procesverbal se “i pandehuri e heq veten si fetar dhe qan prokurorit”. Në një fushatë të gjerë arrestimesh, pasi kishin përfunduar eleminimet e para me gjyqe të shpejta, është radha e Vexhiut. Çfarë kishte bërë i riu Buharaja për t’u arrestuar dhe për t’u gjykuar? Sipas akuzës, “gjatë pushtimit i pandehuri Vexhi Buharaja ka qenë pjesë e organizatës tradhëtare Balli Kombëtar, ka shkruar artikuj propagandistik në mbështetje të kësaj organizate, ka pasur miqësi me Namik Mehqemenë dhe Resul Tozharin.” Kurse pas çlirimit ka pasur marrëdhënie miqësore me armiqtë Kostaq Stefa, Fatmir Shehu, Hekuran Zhiti etj. Jo vetëm kaq, por, ashtu siç thuhet në akuzë, ka shkuar për ngushëllim në familjen e Namik Mehqemesë kur ky është pushkatuar nga komunistët. Vexhiu është i ri. I shkolluar, i kulturuar. Ai e di se me përbindshat që kishin ardhur në pushtet nuk mund të luhej. Pranon që nuk ka pasur simpati për komunistët, që ka folur individualisht kundër tyre, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi apo organizate. Pranon miqësinë me Namik Mehqemenë, ku tregon se e ka njohur nëpërmjet arsmitarit Jani Dodi (të dy të pushkatuar nga regjimi). “Me Namikun, – deklaron Vexhiu, – kisha lidhje kulturore. Ai ishte poet, shkruante vjersha, dhe m’i tregonte për t’i lexuar dhe korrigjuar. Edhe unë bëja të njëjtën gjë me të.”
Kaq mjafton për akuzën, mbyllin hetimet dhe, së bashku me shumë intelektualë të tjerë beratas, dënohet. 8 vjet burg, humbje e të drejtës politike për 3 vjet. Vendimi jepet më 10 janar 1948. Në një farë kuptimi, Vexhiu brenda vetes është i kënaqur me kaq. Miqtë e tij u pushkatuan, disa u burgosën me dënime të rënda dhe të gjata. Të gjithë të pafajshëm, me akuza të fabrikuara. Regjimi po godiste thellë dhe rëndë pikërisht tek inteligjencia. Më pas do ta kishte më të lehtë të vijonte të qeveriste. Nën dhunën dhe terrorin e viteve të para, do të marshonin të patrazuar, duke mbjell kulturën e dhunës dhe të frikës në popull. Fati e donte që Vexhiu të mos e kryente të plotë dënimin. Ashtu si të tjerë, nëpërmjet një amnistie doli përpara se ta përfundonte dënimin. Fati i këtij njeriu u shënjua që në vitet e para të regjimit të ri. Koha e tregoi që, pavarësisht gjenialitetit të tij, do të jetonte gjithë i pavlerësuar dhe i shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa nëpërmjet punës së tij do të përfitonin të tjerët, njerëzit e pushtetit dhe të regjimit, kurse ai ishte i destinuar të priste biletat në berberanën e qytetit.

P:S

Më poshtë, po botoj për herë të parë një pjesë të vogël nga dosja hetimore e të pandehurit Vexhi Buharaja.

Poeti përballë vetes: Poradeci dhe Buharaja në “rrjetin” e sufizmit?! – Nga Yzedin Hima

Pa shpallur ende dy poezitë që do të krahasohen, vijmë në përfundimin se Lasgush Poradeci dhe Vexhi Buharaja kishin të përbashkët misticizmin panteist (sufist), siç thotë Claude Huart. Le të vijmë te dy poezitë, nga Buharaja kemi sjellë poezinë “Poeti” dhe nga Poradeci poezinë “Mbarim vjeshte”.

Për të depërtuar në poezitë e Poradecit dhe Buharasë është e domosdoshme të njohim edhe kuptimin e fshehtë, i cili është çelësi i njohjes së jetës mistike. Nëse do të njohim kuptimin e fshehtë do të mundim të dallojmë semantikën e dashurisë njerëzore-hyjnore, e cila ka lidhje me vizionet mistike sufiste dhe vizionet mistike panteiste.

Panteizëm (nga greqishtja pan-gjithë, mbarë, krejt dhe theos-Perëndi), fjalë për fjalë do të thotë “Perëndia është gjithçka” dhe “Gjithçka është Perëndia”. Panteizmi beson se nuk ka perëndi pa lëndën, fuqitë dhe ligjet e shfaqura në gjithësi. Panteizmi paraqitet në shkrimet hinduiste të Vedas. Në Mesjetë dhe Rilindje, tradita rrodhi më pas në neoplatonizëm, dhe në besimin judaiko të krishterë në misticizëm. Në qindvjeçarin e 17-të Spinoza formuloi sistemin më të përparuar panteistik, duke argumentuar se Perëndia dhe natyra janë dy emra pak a shumë për një realitet. Ndërsa Claude Huart thotë se sufizmi është një panteizëm oriental.

Para se të krahasojmë një poezi të Vexhi Buharasë me një poezi të Lasgush Poradecit, duhet të sjellim këtu edhe një përcaktim me interes të studjuesit Robert Elsie për poetin e shquar Lasgush Poradeci: “Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një diçka të rrallë: një misticizëm panteist, i cili krijoi një urë midis gjendjes shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë krijuese.”

Pa shpallur ende dy poezitë që do të krahasohen vijmë në përfundimin se Lasgush Poradeci dhe Vexhi Buharaja kishin të përbashkët misticizmin panteist (sufist), siç thotë Claude Huart. Le të vijmë te dy poezitë, nga Buharaja kemi sjellë poezinë “Poeti” dhe nga Poradeci poezinë “Mbarim vjeshte”. Poezia e Lasgushit ndërtohet në formën e një piramide, siç vëren studiuesi Sabri Hamiti: nis me pjesën e poshtme horizontale, tregimtare, pastaj nis ngritja deri te një kulm dhe më vonë zbritja dhe pjesa horizontale e poezisë, pjesa tregimtare. Poezia e Lasgushit nis:

Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Dyke shkuar që -me-natë sipër malesh me dëborë…

Janë dy vargje emblematikë në poezinë shqipe, me një bukuri tronditëse. Poeti dhe studiuesi Gazmend Krasniqi thotë se këto dy vargje janë të destinuar të burgosen në gjuhën shqipe, sepse përkthimi i tyre është i pamundur. Për të ilustruar mendimin e tij po sjellim përkthimin në anglisht të dy vargjeve nga Robert Elsie:

The last stork flew off, majestic and forlorn,
Soaring over the snowy mountains at the break of day,

Siç shihet nuk ka mbetur asgjë nga mrekullia lasgushiane. Këto dy vargje në gjuhën angleze, me sa mund të kuptojmë, ngjajnë fare të zakonshëm.

Tani le të sjellim dy vargjet e parë të Buharasë nga poezia “Poeti”:

Një shkëlqim i perëndishëm që s’ka shembull e të ngjarë,
Të pushtoj ty, zog’ i dheut, që ke krah’ e tinguj qielli,

Nuk mbeten pas edhe dy vargjet e Buharasë për nga finesa dhe eleganca, krahasuar me dy vargjet e Lasgushit. Vargjet e të dy poetëve janë gjashtëmbëdhjetë rrokësh, varg i cili mban ngarkesën e fortë artistike në të dy rastet.

Shohim se te të dy poezitë kemi dy shpendë: shtergu madhështor me shpirt të gjorë te Lasgushi dhe Zog’i dheut me krah’ e tinguj qielli te Buharaja. Në fakt të dy janë një: poeti! Të dy zogjtë kanë tipare të përbashkëta. Shtërgu i Lasgushit është madhështor, me shpirt të gjorë, i përmallshëm, dhëndër me kurorë. Zog’ i dheut te Buharaja ka këto tipare: me shkëlqim të perëndishëm, me krahë e tiguj qielli, ndënë buz’ margaritarë, me dhëmbje shpirti, shkëlqen në mes të vuajtjes, si një shpresë në mes të lotit, duron çdo fshehtësirë si duron lopatat shpirt-i heshtur i liqerit.

Është e njëjta logjike e ndërtimit të figurës te të dy poetët. Njëkohësisht te të dy shihet një tendosje e ligjërimit poetik në ndijesi krejt të kundërta. Një përftim i tillë vjen nga përfytyrimi dhe filozofia e njëjtë që të dy poetët kanë për jetën, misticizmi panteist te Lasgushi dhe misticizmi sufist (panteizmi oriental) te Buharaja. Dhimbja, vuajtja, largimi, lëkundjet, shpirti i gjorë, lotët e të mjerit, vetësakrifikimi të çojnë te përjetësia e shpirtit. Në analizë të fundit panteizmi (sufizmi) lidhet me rrugët e realizimit shpirtëror, nga e veçanta te universalja.

Le të shohim rrugëtimin e vargjeve të poetëve për të realizuar piramidat e tyre artistike. Shtërgu i Poradecit lë një vazhdë malli dhe dhimbjeje në qiellin e vjeshtës, që bëhet edhe më i trishtë nga dëbora e maleve. Nuk ka harruar t’i lërë dikujt edhe një mesazh me sqepin e tij të fortë:

Iku rënd’ e i përmallshmë, dhe me sqep të tij të fortë
Zotëriut q’i la folezën i trokiti mun në portë…

Ikja lë pas një peizazh të trishtë: një folezë bosh, nëpërka pikalore ka vdekur, (…moj nepërka pika- pika, të vrava më vraftë pika…,- këndohet në Jug ), dherin e mardhur nga thëllimi, brymë e heshtje, Veri që fryn me zëmërim e fërtym. Një natyrë mort që befas zgjohet nga… një çoçërr. Natyra ka humbur dimesionet e mëdha: madhështor, me shpirt të gjorë, i përmallshëm sipër maleve me dëborë dhe ka mbërritur bota e vogël e ekzistencës: një çoçërr dinak dërdëllit mbi fërra e gardhe, për të ardhur te jeta e zakonshme, e gëzimeve meskine, e vogëlsirave të përditshme.

Te Buharaja lëvizja është pothuajse e njëjtë nga jeta e zakonshme drejt përjetësisë, por duke lënë pas botën e vogël: Zog’ i dheut që pushtohet nga një shkëlqim i perëndishëm, zog’ që thurr këng’me dhimbje shpirti, sypërlotur… zemërqeshur ngrihet nga fundi i vuajtjes dhe ngjitet sipër rrezesh të mëngjesit që fal shpresa. Pastaj vijmë te dy vargjet e ndërtuara me një antonimi të brendshme, që është tipike te Buharaja:

Ti shkëlqen në mes të vuajtjes si një shpres’ në mes të lotit;
Përmes dhëmbjeve të moçme ti buzëqesh si djal’ i ri,

Vargjet e Buharasë kanë të njëjtë sens e ndijesi në vizatimin e portretit të Poetit, sikurse dhe vargjet e Poradecit në vizatimin e Shtërgut: Ti shkëlqen në mes të vuajtjes si një shpres’ në mes të lotit (Buharaja) dhe Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë (Poradeci). Shkëlqen- madhështor, në mes të vuajtjes- me shpirt të gjorë janë të barasvlerëshme. Në fakt te të dy poetët këta dy distikë vlejnë veç e veç sa një poezi. Edhe te Poradeci edhe te Buharaja lëvizja është nga dheri- dheu drejt qiellit. Te Poradeci njoftohemi që në vargun e parë për këtë lëvizje, ndërsa te Buharaja pak më vonë:

Sypërlotur, … zemërqeshur …. që nga fund’ i vuajtjes tënde
Ty të pashë , o zog i këngës, duke hipur me ngadalë
Sipër rrezesh të mëngjesit që fal shpresa. Pastaj ende
Mbi gërmadhat që lë dhëmbje një liqer me mijëra fjalë:
Që shuan prush-e flakë zemrash që dremijn’ në fund të gjumit,
Që ka ngjyrat e agimit, qetësin’ e Shëndnaumit…

Nëse shtërgu fluturoi sipër malesh me dëborë (Poradeci), (Zog’ i dheut) ngjitet që nga fundi i vuajtjes sipër rrezesh të mëngjesit, që fal shpresa (Buharaja).

Poezia e Buharasë, kushtuar Lasgush Poradecit, përfundon me lavdërime, si në tragjeditë antike greke, me një similtudë befasuese:

Lum kush shuan zjarr’ e zemrës për të ndezur yje shprese
Dhe nënqesh si rreze hëne përmes netëve të vrerit
Dhe duron çdo fshehtësirë që venit si pikë vese
Ashtu si duron lopatat shpirt- i heshtur i liqerit…

Poezia “Poeti” e Vexhi Buharasë i kushtohet Lasgush Poradecit, shënim që ndodhet poshtë titullit. Mendohet se Poradeci ka qënë një nga poetët më të dashur për Buharanë. Në vitet 30-40 fama e Lasgush Poradecit si poet kishte kapur qiejt. Robert Elsie shkruan se Lasgush Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e Evropës Juglindore. Buharaja, në vitet ’40, djalosh i ri, po shkruante poezitë e para dhe për mendimin tonë me një talent të rrallë, ndër poetët më të shquar të kohës. Ngjasimi i vargut, apo edhe i mjeteve të tjera për mendimin tonë nuk është një imitim i Lasgushit nga Buharaja, por takim te moderniteti i dy poetëve. Ndryshe, është njëlloj sikur të thuash se Lasgush Poradeci imiton Sharl Bodlerin, meqënëse kanë mjete të përafërta në ndërtimin e poezisë.

Ja një varg nga Bodler, nga poezia e tij e njohur: “Himn bukurisë”:
O bukuri! Monstër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!

Dhe një varg nga Poradeci, nga poezia “Dritë fshehtësie”:
Bukuri! Tmerrësisht e dashur, llaftari! Tmerrësisht e bukur!

Roland Barthes thotë se s’ka ligjërim të virgjër, ngase fjalët e kanë një kujtesë të dytë dhe në formë reminishente barten në tekste të caktuara letrare. E përbashkëta midis Poradecit dhe Buharasë është se pas Luftës së Dytë Botërore e lanë krijimin dhe iu kushtuan përkthimit si “liman i sigurtë për heretikët letrarë”, siç thotë Robert Elsie.

XXI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Stafeta e poetëve – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXI – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Stafeta e poetëve – Përgatiti Fritz RADOVANI

POETI ZEQIR LUSHAJ

PO T’IA HEQIM

– Për të dy Gjergjët –

Kthe kokën mbrapa

Shih gjurmët e Tua- pas

Po përbuze rrugën Tande,

Bota shkrihet në gas!

…!

 

NGA SOT – Poezi nga Neki Lulaj

Nga sot korridoret e shkollës ndryshe frymojnë

Varfërohen, shurdhërohen nga zërat e ëmbël.

O, sa trishtim për këta zëra që mungojnë

Tek a bien në kllapi nga qetësia si një ëndërr.

 

 

S’e dije, o klasë, se  nxënësit do të jenë të lire”

Parajsa e dijes pushon nga pëshpëritja-jehonë

Ikin  zogjtë në pushime, në male a në rudinë

Fytyrëqeshur ecin bijtë e Republikës që gëzon

 

Si memece të heshtura Portat do qëndrojnë

O sa i dua ato zëra që janë si shushurimë kohe

Por do hapën sërish, e sërish klasat do zhurmojnë

Kur kryhen pushimet sërish do të jenë për dore

 

Do të vijnë në  çerdhe si dallandyshe me mall

Si zogjtë me fytyrë të qeshur do të ecin në shtigje.

Do të tërbohen rrugët nga gëzimi si shatërvan

Do të rinisë mësimi në një tringëllimë të re zileje

Speyer 3 korrik,2020

OH, AMERIKË!… AMERIKË!… – fragment nga romani “Mona” i Jusuf Buxhovit

Kur e pa se si kufoma e Kolonelit të vrarë gjatë kohës sa po mbahej i rrethuar nga ushtritë më të fuqishme të botës, e nënçmuar tmerrësisht nga turma dilerante gjatë parakalimit nga lapidari në lapidar me ç’rast i viheshin sipër pankartat “Tradhtar” dhe me to do të hudhej në atë gropën ku bagëlonin bagëtija gjatë mrizimit, Vlera e çmendur, u shkëput nga funerali i shkretë dhe iu drejtue Sukës, me ulërimëm:
“Oh, Amerikë!… Amerikë!…”
(Shkëputje nga romani “Mona”, maj 2020)

Franz Kafka – Letër babait

I dashur baba! Kohët e fundit rasti e solli të më pyesësh se përse kam frikë prej teje. Si zakonisht, s’kam ditur të përgjigjem, dhe kjo, pasi nga njëra anë, më kall frikën dhe nga ana tjetër, sepse, për ta gjetur arsyen e kësaj ndjesie do të më duhej të hyja ne te thella, shumë më tepër se do të ma lejonte një letërkëmbim i thjeshtë. Duhet ta dish se, kur po të shkruaj, ndjehem i kapluar nga frika që më ke kallur dhe nga pasojat e saj! Nga ana tjetër, diapazoni i gjerë i temës qëndron shumë më lart se kujtesa dhe inteligjenca ime… Duke përmbledhur gjykimin tënd për mua, del që ti më akuzon për sjellje të këqija apo për veprime të padenja (ndoshta, me përjashtim të planit tim të fundit për t’u martuar), më akuzon për ftohtësi, indiferencë, mosmirënjohje dhe m’i përplas në fytyrë, sikur vetëm unë qenkam fajtori, sikur me një shkop magjik do të mundja të ndreqja gjithçka, ndërsa ti nuk paske kurrfarë faji, përveçse je sjellë me mua më mirë se ç’duhej…
Padyshim, nuk them se u bëra i tillë vetëm për shkakun tënd, do të ishte teprim i tejskajshëm. Ka shumë gjasa që edhe po të isha rritur plotësisht i çliruar nga ndikimi yt, për ty unë kurrë nuk do të isha në lartësinë e duhur. Jam pothuajse i sigurt se, sidoqoftë sërish do të isha shëndetlig, i lëkundur, i trazuar e plot ankthe…
Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr. Ndërsa si baba ke qenë tepër i ashpër me mua…

Isha fëmijë frikacak; por edhe kokëfortë, siç janë fëmijët. Padyshim, mamaja m’i plotësonte tekat, por nuk mund ta besoj se kam qenë aq i hazdisur, s’mund ta besoj se një fjalë e ngrohtë, një vështrim i ngrohtë, duke më marrë qetësisht për dore, të mos e qetësonin qenien time dhe të arrije çka dëshiroje. Dhe ti, në thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (këto çfarë po them nuk bien në kundërshtim, flas për përshtypjen që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket gjëja e duhur, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë. Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parë të jetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone. Nga vitet e para të jetës kujtoj vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë ankohesha pafund, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalë rënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt, ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe, desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe shenjat që lanë mbi mua. Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokëulur, por më trazoi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kurrëfarë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon, pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë.

Kundërvënia jote godiste si mëndimet ashtu edhe personat. Mjaft që unë të shprehja një farë interesi për dikë, që nuk ndodhte shpesh, falë karakterit tim, dhe ti shpejtoje t’ia bëje gropën me fyerje, shpifje, sharje, pa treguar pikën e respektit për ndjenjat e mia dhe pa marrë parasysh gjykimin tim. Pamundësia per të komunikuar qetësisht më ty çoi në një rrjedhojë logjike: u ç’mësova të flas. Ti shumë herë ma ke ngecur fjalën në grykë. Kanosja e përhershme: “Nuk dua kundershtime!” dhe dora e ngritur lart, urdhëruese nuk më janë shqitur nga mendja edhe sot e kësaj dite… dhe meqë ti ke qenë edukatori im i vetëm, pasojat janë pasqyruar në të gjitha fushat e jetës sime. Është një keqkuptim i çuditshëm fakti që, sipas teje, une s’ditkam të jem i bindur. “Kundërshtimi i përhershëm” kurrë nuk ka qenë parimi i ekzistencës sime, edhe pse ty të është ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht më qorton. Përkundrazi, nëse do të tregohesha më rebel, sigurisht, do të kishe mbetur më i kenaqur prej meje. . ./femra-moderne.com