VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shkodër: Arrest shtëpiak për ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia

By | June 22, 2019

Komentet

Media: SHBA arrijnë në përfundimin se Irani është autor i sulmeve ndaj naftës saudite

Pamje nga sateliti e një rafinerie saudite që digjet pas sulmeve nga ajri

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se ishte Irani që ndërmori sulmet me dronë dhe raketa fundjavën e kaluar, të cilat paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Rrjeti CBS News citon zyrtarë të paidentifikuar që thonë se në sulmet e mesnatës të së shtunës u përdorën raketa kruz me lartësi të ulët fluturimi. NBC News tha se gjatë sulmeve u përdorën më shumë se 20 dronë dhe raketa.

Njëra prej raketave fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa drejtohej për në jugun e Arabisë Saudite, njoftoi CBS. Ndërkohë, SHBA po punojnë me vende të tjera për të analizuar gjurmët e radarit të fluturimit të raketave. Analistët gjithashtu po shqyrtojnë një mekanizëm të telekomandimit të raketave të gjetur në Arabinë Saudite si dhe një raketë pothuajse të paprekur kruz.

Përfundimet e arritura nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe nga ushtarakët u njoftuan ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte nisur për në Riad për të diskutuar me zyrtarët e Arabisë Saudite.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një fjalimi në Uashington se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi kundërpërgjigjen amerikane ndaj sulmit, ndërkohë që si Arabia Saudite ashtu edhe Presidenti Donald Trump kishin sinjalizuar tashmë se ata besojnë që Irani është përgjegjës për sulmet.

MBRETËRIA SAUDITE, E EKSPOZUAR NDAJ SULMEVE ME DRONË

Sulmet e fundit në qendrën e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais tregojnë se edhe një vend me një ushtri të sofistikuar dhe një buxhet të madh mbrojtjeje është i prekshëm nga sulmet e dronëve.

Shtetet e Bashkuara thonë se imazhet satelitore dhe informacionet e zbulimit tregojnë se në sulmet me dronë kundër rafinerive saudite të naftës u përdorën armë iraniane. Sulmet kanë paralizuar gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite. Ekspertët e sigurisë thonë se ky incident i fundit ngjall shqetësim në rritje për evolucionin e shpejtë të teknologjive që po zgjerojnë aftësitë sulmuese të dronëve.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë thënë për mediat perëndimore se më shumë se 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendohet nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët thanë se ishin ata që e kishin ndërmarrë sulmin e koordinuar.

Në korrik, rebelët huthi, të cilët janë duke luftuar kundër një koalicioni të udhëhequr nga sauditët në Jemen, demonstruan raketat e tyre kruz me rreze të gjatë veprimit të prodhuara nga Irani, të quajtura “Al-Quds” dhe dronët “Sammad 3” të ngarkuar me eksploziv që thuhet se mund të godasin objektiva deri në 1.500 kilometra larg.

Asnjë sulm i mëparshëm, që nga fillimi i konfliktit në Jemen katër vjet më parë, nuk ka ndërprerë furnizimet e naftës. Por këto sulme kanë paralizuar kapacitetet prej 5.7 milionë fuçi naftë në ditë në tregjet botërore. Ato gjithashtu kanë ekspozuar cenueshmërinë e qendrës prodhuese të naftës saudite.

Analistët e mbrojtjes thonë se sulmet kanë ekspozuar probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë saudite. Ata thonë se sistemet – megjithëse të sofistikuara – janë krijuar për mbrojtje kundër sulmeve të stilit tradicional – dhe jo për ato asimetrike, si sulmet me dronë.

Deficiti tregtar i Kosovës kalon mbi tre miliardë euro

Disa kamionë të ardhur nga Serbia të parkuar në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdare.
Luljeta Krasniqi – Veseli

Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën në mbi 3 miliardë euro. Ky deficit tregtar, sipas ekspertëve, është i lartë dhe vjen si pasojë e mospërputhjes ndërmjet vlerës së eksporteve dhe të importeve. Si i tillë, deficiti në këtë nivel, nënvizojnë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018, vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë kishte arritur shifrën mbi 3 miliardë euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës, ishte mbi 350 milionë euro.

Ndërkaq, në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në raportin “Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë”, theksohet se eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë euro.

Këto shifra tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3 për qind në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Deficiti tregtar, sipas BQK-së, ka shënuar rritje nga viti në vit.

Kjo situatë nga ekspert të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve konsiderohet të jetë e dëmshme në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Naim Gashi, ekspert i çështjeve ekonomike, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të ulë varësinë e ekonomisë së Kosovës nga importi, nëpërmjet nxitjes së prodhimtarisë vendore.

Por, sipas tij, ajo që po pamundëson zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e prodhimtarisë vendore, është pabarazia në treg.

“Fatkeqësisht, Kosova ka një deficit të lartë tregtar që tejkalon 3 miliardë euro në vit, që do të thotë se vetëm 1 me 10 e importit të mallrave dhe prodhimeve të cilat vijnë në Kosovë, mbulohen nga eksporti, ku shprehur në shifra 1 me 10 e kemi proporcionin e bilancit tregtar me botën e jashtme. Pavarësisht disa skemave publike të përkrahjes së prodhimit vendor, megjithatë hendeku i deficitit të lartë tregtar me botën e jashtëm po thellohet në vazhdimësi, pasi që këto skema nuk po japin efektet e dëshiruara për shkak të korrupsionit të nivelit të lartë që ekziston në Kosovë dhe pabarazisë në treg”, thotë Gashi.

Kosova vazhdon të ketë një sektor jokonkurrues të prodhimit. Prodhuesit në Kosovë në vazhdimësi kanë theksuar se përballen me probleme të shumta, si tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, ekonomia joligjore, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit, jostabiliteti me energji elektrike, konkurrenca jo e barabartë.

Gashi thekson se të gjitha këto probleme duhet të eliminohen për të përmirësuar bilancin tregtar.

“Bizneset në Kosovë, të cilët kanë lidhje me pushtetin, ato janë të favorizuara në treg dhe zakonisht ato marrin projekte nga fondet publike, ndërsa ato të cilat investojnë në kapacitetet e fuqisë punëtore dhe në teknologji, ato në fakt nuk janë konkurrente në treg për shkak të pabarazisë”, thotë Gashi.

Kurse, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se deficiti i lartë tregtar është një dukuri e cila po pamundëson zhvillim dhe rritjen ekonomike në vend.

“Kosova vuan ende nga mungesa e një dokumenti kombëtar, pra një strategjie kombëtare për zhvillim ekonomik, ku do t’i vendoste prioritet e veta e njëra nga to është edhe zvogëlimi i deficitit tregtar, duke e zëvendësuar atë me prodhim vendor. Që nga mbarimi i luftës, Kosova ka pasur deficit tregtar me miliarda euro. Kjo neve na bën të jemi të varur nga importi, nga inflacioni dhe vazhdimisht të jemi vendi që eksporton para të gatshme, qoftë të taksapaguesve, qoftë paratë e buxhetit dhe po ashtu remitencat – paratë që vinë nga diaspora”, thotë Shahini.

Ndërkohë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pati thënë se me një fokus më të madh në sektorin ekonomik, Kosova mund të arrijë një rritje ekonomike prej 6 deri në 7 për qind, e cila brenda një periudhe të shkurtër kohore do të mund të adresonte dy nga problemet me të cilat përballet vendi, siç është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.

SHBA, çifti kinez nën akuza për vjedhje të pronës intelektuale

Një çift kinezo-amerikan është arrestuar dhe përballet me akuzat se kanë vjedhur sekrete shkencore nga një spital pediatrik në Ohajo. Ky është një tjetër rast i ngritjes së akuzave nga autoritetet federale me synimin për t’u prerë rrugën vjedhjeve të pronës intelektuale, për të cilat Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën.

Autoritetet njoftuan të hënën se çifti Yu Zhou, 49-vjeç dhe bashkëshortja e tij 46-vjeçare Li Chen, punonin në laboratorë të ndryshëm në Spitalin Pediatrik të qytetit Kolambus të Ohajos për 10 vjet, duke vjedhur rezultate të kërkimeve shkencore të mbrojtura me patentë shpikjeje, të tranferuara për përfitim personal.

Sekretet shkencore për të cilat akuzohet çifti me vjedhje/transferim, luajnë një rol kyç në diagnostikimin dhe mjekimin e një numër problemesh shëndetësore te fëmijët, që nga kanceri i mëlçisë si dhe një anomali tek foshnjat e lindura premature, siç thuhet në aktpadinë federale.

Dokumenti i akuzës shpjegon se çifti krijoi një kompani në Kinë në 2015 pa dieninë apo autorizimin e spitalit, për të tregtuar produkte që lidheshin me këtë teknikë mjekësore. Dy vjet më pas, Zhou ishte i përfshirë në themelimin e një kompanie bioteknologjike amerikane, përmes së cilës reklamonin produkte, përfshirë një mini-laborator për përdorim personal, i cili përfshinte avancime shkencore të mbrojtura me patentë, të zhvilluara në laboratorin kërkimor të spitalit. Pak para se të dorëhiqej nga spitali në 2017, Zhou njoftoi në një konferencë për shtyp se kompania e tij e re do të shiste “sisteme mjekësore të mbrojtura me patentë” nga zyrat e saj në qendër të Ohajos.

“Spitali Pediatrik ka shpenzuar vite të tëra dhe fonde nga buxheti i vet për të bërë kërkime për këtë element të patologjisë së njeriut në mënyrë që të avancohej shkenca mjekësore në mënyrë të ndershme,” tha përmes një deklarate Benjamin Glassman, prokuror federal për Distriktin Jugor të Ohajos.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, spitali thotë “Kur zbuluam këtë incident, njoftuam FBI-në dhe kemi bashkëpunuar me ta në mënyrë aktive”.

Çifti u arrestua në korrik. Aktpadia u bë publike të enjten kur ata dolën para gjykatës federale ku iu lexuan zyrtarisht akuzat, të cilat ndëshkohen me 10-20 vjet burg.

Avokatët e çiftit nuk i janë përgjigjur ende një emaili të Zërit të Amerikës për të komentuar për çështjen.

Aktpadia ngrihen ndërkohë që administrata Trump po merr masa ndaj atyre që i cilëson si praktika grabitqare nga ana e Kinës, me vjedhje të pronës intelektuale amerikane. Kjo çështje ka qenë ndër temat kryesore në tensionet SHBA-Kinë.

Në dhjetë muajt e fundit, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza kundër shtetasve dhe kompanive kineze në të paktën shtatë raste të veçanta të spiunazhit ekonomik, një rritje e konsiderueshme krahasuar me tre akuza të ngritura në dhjetë muajt pararendës. Po ashtu në gjashtë raste të tjera gjyqësore për spiunazh, të akuzuarit kanë pranuar fajin dhe janë shpallur dënimet, pas akuzave ndaj katër shtetasve kinezë se kanë anashkaluar sanksionet kundër Koresë së Veriut.

“Vjedhja e sekreteve tregtare është një kërcënim në rritje që ndikon seriozisht tek ekonomia dhe siguria jonë kombëtare,” thotë agjenti special i FBI-së, Todd Wickerham, i cili kryeson hetimet.

Ndërkaq, Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e një punonjësi të qeverisë kineze nën akuzat për mashtrim dhe manipulim për të siguruar viza jashtë rregullave për miq të tij që punonin në qeveri.

Zhongsan Liu u arrestua të enjten në Fort Li të Nju Xhërsit dhe më pas doli para gjykatësit federal në Nju Jork.

“Mirëpresim studentë të huaj, studiues nga vende të tjera, përfshirë edhe nga Kina, por nuk mirëpresim mashtrime me vizat, sidomos në interes të një qeverie tjetër,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John C. Demers. “Ne do të vazhdojmë t’u kundërpërgjigjemi përpjekjeve të qeverisë kineze për të anashkaluar ligjin amerikan me qëllim që të çojë përpara interesat e saj duke transferuar në mënyrë të paligjshme arritje shkencore dhe dije në Kinë”.

A është Shqipëria një kakistokraci? Më shumë ngjan si kakonomi – Nga ENTON PALUSHI

Ish-kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe gjatë një interviste se qeveria është një kakistokraci. Kjo nuk është hera e parë kur ai e përdor këtë etiketim, pavarësisht se nuk e ka marrë kush mundimin për ta pyetur më tej se çfarë është kakistokracia, sikundër nuk ka pasur asnjë shpjegim në median tradicionale. Ndoshta kjo vjen për shkak të gjuhës plot ngjyra që përdor zakonisht zoti Berisha. Me shumë gjasë njerëzit i kanë rënë shkurt dhe kanë bërë lidhjen: kakis është diçka e keqe dhe kratos do të thotë qeverisje, kështu që me pak fjalë, Berisha po na thotë se kjo është një qeverisje muti.

Nuk është interpretim i keq. Vetëm se, kur kjo fjalë u përdor në SHBA nga ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, rrjetet sociale shpërthyen. Fjalorët online raportuan një rritje të pazakontë të kërkimeve për këtë fjalë. Brennan po i referohej qeverisjes së Donald Trump si një ‘kakistokraci’. Për ta shpjeguar për lexuesit, ky term është përdorur për herë të parë në Angli në shekullin e 17-të gjatë një fjalimi kur Paul Gosnold paralajmëroi se monarkia po rrëshqet në një kakistokraci, që përndryshe përkthehet si qeverisje nga njerëzit më të këqinj, më pak të kualifikuar ose nga njerëzit me më pak skrupuj. A është qeverisja e Edi Ramës një kakistokraci? Ka shumë njerëz që do e pranonin se kurrë më parë përfaqësimi në Kuvend apo në organe të tjera të shtetit nuk ka qenë në këtë nivel të mjerueshëm. Por më shumë se kakistokraci, Shqipëria është në pikë të hallit për shkak se i ngjan një tjetër fjale me kakë. Ajo është një kakonomi.

***

Përse po na mbyt mediokriteti? Përse gjërat nuk kanë cilësi? Përse Italia nuk u afrohet në këtë drejtim vendeve të tjera si Franca apo Britania? Për këto tema po diskutonin një ditë dy prej akademikëve më të njohur italianë në botë: Gloria Origgi, filozofe e institutit ‘Jean Nicod’ në Paris dhe Diego Gambetta, profesor sociologjie në Oksford. Pas kritikave të shumta për mënyrën se si organizohen gjërat në Itali, sidomos në planin akademik, ata arritën në përfundimin se kjo vjen për shkak të kakonomiksit- ose ndryshe ekonomisë së keqe.

Çfarë është kakonomiksi? Në një botë ideale mendohet se qëllimi i një kontrate është i tillë: të marrësh cilësinë më të lartë të një malli ose shërbimi në këmbim të pagesës. Po sikur palët të shkojnë me dëshirë drejt cilësisë së ulët? Madje ndihen mirë me këtë gjë, pavarësisht se kushtet e kontratës parashikojnë marrjen e shërbimit më të mirë. Imagjinoni një profesor që duhet të japë disa seminare për një shumë prej 1200 eurosh. Pagesa ka gjashtë muaj që i vonohet dhe në total i thuhet se do marrë vetëm 750 euro (gjasme do i zbriten ca taksa). Ndërkohë lektori e kalon shumicën e kohës me pushime dhe rrallë shfaqet përpara studentëve. Në mënyrë të çuditshme të gjithë ndjehen mirë: studentët bëjnë më pak mësim, fakulteti nuk ndjehet i turpëruar pasi tek e fundit profesori ka ardhur ndonjë ditë dhe ata kanë kursyer qindra euro për vete, profesori ka shijuar pushimet dhe nuk ka bërë ndonjë punë serioze. Një amerikan që e shijoi këtë ‘dolce vita’ të Italisë, thotë se po ndërtonte një vilë në Toskana: “Por ndërtuesit italianë nuk e mbanin kurrë premtimin, megjithatë gjëja e mirë ishte se as nuk prisnin që t’i paguaja në kohë”.

***

Jo vetëm për shkak të afërsisë me Italinë, por edhe sepse i ngjajmë në mentalitet, mund ta kuptosh lehtë se Shqipëria është një kakonomi ‘perfekte’. Shembujt i gjen kudo. Sa herë zgjohem në mëngjes, një ekskavator ka muaj të tërë që bën sikur punon tek rruga aty afër, që duhej të kishte mbaruar prej kohësh. Firma bën sikur punon sepse e di se do marrë dikur lekët, shteti gëzon sepse ka marrë pjesën e tij të ryshfetit dhe e di që një ditë ajo rrugë do mbarojë. Qytetarët konsumojnë pluhur e ndotje, shkatërrojnë nervat e makinat, por tek e fundit gëzojnë se po punohet. Rruga do përfundojë dikur dhe cilësia e saj do jetë mediokre.

***

Kur flitet për kontratat, shumë njerëz mendojnë se historia është e thjeshtë: ti kërkon një shërbim dhe mall të caktuar, kompania ose shteti duhet ta ofrojë me cilësinë më të mirë. Por kontratat janë një lëmsh i madh, një histori e komplikuar dhe e studiuar vazhdimisht nga ekonomistët. Në vitin 2016, dy ekonomistë fituan Çmimin Nobel në Ekonomi pikërisht për studimin në fushën e kontratave. Para disa kohësh, disa këshilltarë të presidentit amerikan, Donald Trump, mbrojtën nismën e tij për PPP-të në infrastrukturë. Me mjaft elegancë, në një shkrim në Nju Jork Tajms, ata argumentuan se problemi nuk janë koncesionet, por duhet bërë gjithmonë kujdes kur hartohen kontratat, duke garantuar që ato të zbatohen mirë.

Tani rikthehemi në terren shqiptar. Mbyllini sytë për një moment dhe imagjinoni se çfarë do bënit me 1 milion euro. Me shumë gjasë do zgjidhnit shumë prej halleve në jetë dhe do vinit për vije shumë gjëra të tjera. Nuk i thonë kot pyetja ‘1-milionëshe’. Edhe në psikologji mendohet se ky është numri që maksimalizon lumturinë.

Tani hapni sytë dhe mendojeni pak me thellë: kjo shifra që do ju garantonte lumturinë vlen sa … 60 metra asfalt diku në një rrugë me koncesion andej nga Balldreni, një fshat që shumica e shqiptarëve nuk e dinë me saktësi ku i bie. E gjitha falë kontratës për rrugën Milot-Balldren. Po a mund të quhet kjo një kontratë e mirë? A nuk duhet të ankohen qytetarët për barrën që do e mbajnë në shpinë për një rrugë që shumë nuk e dinë se ku i bie dhe çfarë ndikimi do ketë në ekonominë e rrënuar shqiptare? Sepse tani qeveritarët e kanë kapur edhe fabulën e re, ia ‘rrasin’ kontratën mbi shpinë parlamentit. ‘The Economist’ shkruante para pak ditësh se regjimet autokratike po ia kalojnë barrën parlamenteve me vendimet kontroverse, si për të thënë: ja, nuk e shkelëm ligjin.

***

Kur e sheh se sa ka rënë niveli i përfaqësimit në parlament e qeveri në Shqipëri, e kupton se në mos jemi kakistokraci, po rrëshqasim me shpejtësi në këtë drejtim. Por nuk ka asnjë dyshim që jemi kakonomi. Një arsye më shumë se pse kemi ngecur në kurthin e nënzhvillimit.

Cili nga kandidatët për kryeministër do të bisedojë me Serbinë dhe në ç’mënyrë?

Bekim Bislimi

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qasja ndaj këtij dialogu, është një temat në të cilat janë fokusuar shumica e kandidatëve, të cilët partitë politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, i kanë nominuar për kryeministër të vendit.

Dy kandidatët për kryeministër të partive politike, të cilat në mandatin e kaluar legjislativ kanë qenë pjesë e opozitës, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë përjashtuar mundësinë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ta ketë rolin udhëheqës në këtë proces. Sipas tyre, rolin kryesor në udhëheqjen e këtij procesi do ta ketë Qeveria e Kosovës.

Vjosa Osmani, e nominuar për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se procesin e dialogut me Serbinë, në rast se bëhet kryeministre, do ta udhëheqë ajo.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria. Atë proces do të udhëheq unë. Në fushën e negociatave dhe dialogut, kam përvojë më shumë se secili nga kandidatët për kryeministër. Pasi që ne si qeveria ta negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshjen, në bashkëpunim gjatë gjithë kohës me Kuvendin dhe pasi të ratifikohet ajo marrëveshje në Kuvend, presidenti e ka një detyrë ceremoniale që ta vendosë nënshkrimin në dekretin për ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë Osmani.

Përjashtimin e rolit kryesor të presidentit të vendit në udhëheqjen e dialogut me Serbinë, e ka theksuar edhe Albin Kurti, kandidat i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, procesin e dialogut duhet ta udhëheqë Qeveria e Kosovës. Ai ka theksuar se në rast se merr postin e kryeministrit, fillimisht duhet rishqyrtuar të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

“Këtë nuk mund ta bëj rivalja ime (Vjosa Osmani), sepse ajo do të jetë kryeparlamentare. Unë do të jem kryeministër pas 6 tetorit. Ne duhet ta krijojmë një ekip negociator, i cili duhet ta ketë strategjinë përkatëse dhe duhet t’i ketë edhe parimet e dialogut, në mënyrë që të mos krijohet një lloj kakofonie në këtë aspekt. Por, kjo nuk vjen menjëherë. Ne na nevojitet një komision, ta kemi një komision që e mbyllë shpejt kapitullin e 33 marrëveshjeve të realizuara përgjatë dialogut në vitin 2012 deri në vitin 2017”, ka theksuar Kurti.

Ndërkaq, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministër në largim dhe i nominuar sërish për kryeministër nga partia e tij dhe Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se vendimi për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, e ka sjellë këtë të fundit para situatës që ta kuptojë se Kosova nuk shkon në dialog me kushte.

“Ne kemi nevojë për fqinjësi të mirë me Serbinë dhe po ashtu Serbia ka nevojë për fqinjësi të mirë me Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. Por nuk jemi të gatshëm për ripushtim, për rinënshtrim dhe për çfarëdo situate të dorës së dytë. Pra, vetëm si dy shtete, si dy fqinj, si dy palë që kanë interesa. Këtë, kurrë më të qartë nuk e ka pasur Serbia, ju siguroj”, theksoi Haradinaj.

Fatmir Limaj, i nominuar si kandidat për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, ditë më parë përmes një letre publike të drejtuar ditë më parë kandidatëve që garojnë për postin e kryeministrit të vendit, ka thënë se nevojitet një unitet i spektrit politik për t’iu qasur dialogut me Serbinë, i cili unitete kishte munguar në mandatin e kaluar të legjislativit.

“Të vetëdijshëm se populli i Kosovës nuk e meriton që aleatët e Kosovës, ata që në momentet jetike kanë qëndruar pranë popullit tonë, të zhgënjehen nga mungesa e aftësisë institucionale që të miratohen e merren vendime në interes të ardhmërisë së vendit, Kuvendi i Kosovës miratoi platformën mbi bazën e të cilës duhej të ndërtohej një konsensus i përgjithshëm i pikëpamjeve tona politike për çështjen e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Limaj.

Ndryshe nga të gjithë kandidatët tjerë të nominuar për kryeministër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ende nuk është deklaruar lidhur me qasjen që do ta ketë ndaj procesit të dialogut me Serbinë. Gjatë kohës sa në Kosovë po vazhdon një lloj parafushate për zgjedhjet e 6 tetorit, ai është koncentruar kryesisht në temën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Edhe Nenad Rashiq nga koalicioni “Liria”, ka shpallur kandidaturën për kryeministër të Kosovës. Ai thotë që dialogu Kosovë –Serbi duhet domosdo që të vazhdojë sa më parë dhe menjëherë pas formimit të qeverisë së re, e cila, sipas tij, duhet ta ketë rolin kryesor në këtë proces.

“Në atë rast, personi më kompetent do të ishte kryeministri i ri ose një ekip i ri, në kuadër të së cilit do të ishin kryeministri, zëvendëskryeministrat nga cilado shumicë qeverisëse. Kjo është e domosdoshme, sepse kemi parë që ka pasur raste që presidenti, i cili, para së gjithash duhet të jetë një pozitë ceremoniale, ndërkohë që doli se në esencë ai ka iniciuar gjëra që janë shumë serioze dhe që tashmë e dimë se si përfundoi e gjithë kjo. Marrëveshja mund të arrihet, por pjesa më e vështirë do të jetë zbatimi”, tha Rashiq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka nisur me lehtësimin e këtij procesi nga Bashkimi Evropian, në vitin 2011. Ky dialog, i cili fillimisht ishte për çështje teknike, më pas ka evoluuar në dialog politik ndërmjet dy vendeve, i cili synon që në finale të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese për të dy vendet. Që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës pati vendosur taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Serbia ka refuzuar të vazhdojë dialogun pa heqjen e kësaj takse.

Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë vendet e Kuintit, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, kanë kërkuar pezullimin e taksës nga Kosova dhe rifillimin e dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve. Vendet e Kuint-it, veç e veç, i kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre Bashkimit Evropian për krijimin e mundësive për arritjen e një zgjidhjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshohet formati, Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë – Serbi?

Analisti serb dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Dusan Janjic, ka paralajmëruar se mund të ketë një format të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të përfshihen SHBA-ja, Rusia, Franca dhe Gjermania, raporton Gazeta Express.

Këto deklarata Janjiq i ka thënë teksa komentuar vendimin e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Janjiq në një intervistë për ‘Politiko’, ka thënë se edhe Gjermania e Franca do të kenë një Përfaqësues Special, megjithatë, sipas tij, të dy shtetet do ta kenë nga një përfaqësues.

Megjithatë, ai thotë se përfaqësuesit e këtyre shteteve do ta kenë shef dikë nga Bashkimi Evropian.

“Të gjithë ata, sikurse Palmer, do të jenë të dërguar special për Ballkanin Perëndimor që do të përcjellin dialogun Prishtinë-Beograd, do të marrin pjesë nëpër takime, por shef i tyre do të jetë një person i përzgjedhur nga BE-ja në vend të Federica Mogherinit. Me shumë gjasë do të jetë Laszlo Trochani, Komisionari për Zgjerim, por një gjë e tillë nuk është vendosur ende”, ka thënë Janjiq.

Ndër të tjera Janjiq ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedime.

“Një nga opsionet është që të jetë një sekretariat i veçantë, i cili do të përshijë edhe Rusinë me përfaqësuesin e saj, gjë për të cilën tashmë është rënë dakord”, është shprehur tutje Janjiq.

Për emërimin e një të dërguari special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe deputeti i CDU/CSU-së, Peter Beyer, gjatë qëndrimit në Prishtinë para disa ditësh. /GazetaExpress/

Privatizimi i pjesshëm shihet si zgjidhje për “Trepçën”

Luljeta Krasniqi – Veseli

Kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë vazhdon të përballet me probleme financiare. Punëtorët thonë se përgjatë pesë muajve nuk kanë marrë pagat e tyre me kohë, ndërsa pa pagur për muajin gusht, kanë mbetur rreth 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.

Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se pagat për muajin gusht i kanë marrë minatorët që punojnë brenda minierës, ndërkaq, pa paga ka mbetur stafi administrativ, sigurimi dhe punëtorët që kryejnë shërbime tjera.

“Para tri-katër ditëve, ndërrimi i parë i punëtorëve që punojnë në minierë nuk kanë dalë në punë, e kanë thirrur menaxherin dhe ai iu ka thënë se nuk ka para për paga dhe se ka një shumë më të vogël dhe jo për të gjithë. Ne si sindikatë nuk kemi qenë të pajtimit dhe vetë minatorët që kanë pasur të marrin pagat, nuk kanë qenë të pajtimit që dikush të marrë pagë e dikush jo. Pastaj, pagat për disa kanë dalë të premten, ndërsa rreth 500 punëtorë kanë mbetur pa paga”, thotë Osmani.

Ai thotë se deri te kjo situatë e paqëndrueshme financiare është arritur për shkak të keqmenaxhimit të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga paslufta është përballur me probleme të shumta, sa që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet.

Ndërkohë, ministri në dorëheqje i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, tha për Radion Evropa e Lirë se “Trepça” tani e sa kohë është në gjendje të vështirë financiare dhe se janë duke u munduar që të bëjnë zgjidhje për pagesat e punëtorëve me kohë si dhe për rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Ai thotë se me disa ndryshime që kanë ndodhur në “Trepçë”, duke përfshirë edhe menaxhmentin, së shpejti “Trepça” do të jetë në gjendje që së paku punëtorët të jenë në një situatë më të mirë me paga dhe të mos ketë vonesa.

“’Trepça’ qe një kohë është në situatë të vështirë edhe pse ne jemi munduar që ta ndihmojmë maksimalisht. Këtë vit kemi ndarë subvencione në vlerë prej rreth 5 milionë euro për investime të ndryshme kapitale, por normalisht janë disa procedura për ato investime që i kemi ndarë nga buxheti i Kosovës. Janë procedura të tenderit që merr kohë të futen në funksion, në shërbim të rritjes së prodhimit që më pas do të rezultonte në rritje të qarkullimit dhe rrjedhimisht në rritje të pagesës së punëtorëve”, thotë Lluka.

“Trepça” muaj më parë është regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Por, për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme financiare në ndërmarrjen “Trepça”, ministri në largim Lluka, thotë se një pjesë e “Trepçës” duhet të privatizohet.

Sipas tij, nëse ka vullnet politik dhe një politikë e cila përkrah privatizimin, ky proces mund të bëhet brenda një viti.

“Zgjidhja e qëndrueshme është te pjesa e përfshirjes se kapitalit privat në ‘Trepçë’. Ideja është që resurset natyrore të mbesin pronë shtetërore, por pjesa e menaxhimit, pjesa e operimit duhet të privatizohet në mënyrë që të jetë më efikase, të tërheqim investime të huaja, t’i përfshijmë në ‘Trepçë’ dhe të rritet prodhimi dhe përpunimi i brendshëm dhe kjo jo vetëm se do të ndihmonte punëtorët në ‘Trepçë’, por do t’i ndihmonte edhe eksporteve dhe tërë shtetit të Kosovës duke e vendosur në hartën botërore të minerareve dhe përpunimit të tyre”, tha Lluka.

Niveli i prodhimit në kombinatin metalurgjik “Trepça”, sipas minatorëve, ka rënë dukshëm, për shkak siç thonë ata, edhe numrit të vogël të minatorëve.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Kurse sot, nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.

Në vitet e ’80, në kombinatin metalurgjik “Trepça” punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, ajo po kalon fazën e mbijetesës dhe nuk numëron më shumë se 1,300 punëtorë.

Xhorxh Soros – financues i fuqishëm i së majtës dhe eksponentëve të saj (video)

 

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.


Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsioni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./za

Kosova injoron alarmin rreth rreziqeve nga cigaret elektronike

Ariana Kasapolli – Selani

Autoritetet në Kosovë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me alarmet nga disa vende për rreziqet që po shkakton përdorimi i cigareve elektronike. Aktualisht, institucionet publike të shëndetit nuk kanë dhënë ndonjë informacion për masat e mundshme, e as për statistikat rreth përdorimit të cigareve elektronike, të cilat ka kohë që po prezantohen nga prodhuesit si produkt që mund të zëvendësojnë cigaret e rëndomta.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se nuk kanë asnjë të dhënë lidhur me atë se sa konsumohet cigarja elektronike në Kosovë dhe cilat janë efektet anësore të saj.

Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se asnjëherë nuk është bërë ndonjë studim për cigaret elektronike në Kosovë.

Ndërkaq në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtori për informim, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se cigarja elektronike nuk është e ndaluar, por se sa ka përdorim, nuk ka ndonjë studim të veçantë.

“E ndaluar është çfarëdo lloj duhani që të konsumohet në hapësirat ku ndalohet me ligj dhe se sipas ligjit, duhani, në cilado formë të tij, nuk lejohet t’u shitet personave nën 18 vjeç”, tha Hoti.

Kurse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka të dhëna të ndara për ndonjë rast të trajtuar me pasoja shëndetësore, për shkak të përdorimit të cigareve elektronike.

Rukije Mehmeti, pulmologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se ndonëse është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë nga sëmundjet e mushkërive, nuk kanë të dhëna nëse kjo ka ndonjë ndërlidhje me cigaret elektronike. Sipas saj, ajo që vlen të shënohet është se kanceri i mushkërive, sidomos te gratë, po shënon rritje të rasteve viteve të fundit.

“Ne nuk kemi as studime, as statistika dhe mund të them se edhe nëse vdes dikush me komplikime në mushkëri, ne nuk mund t’i atribuohemi këtyre cigareve, pasi nuk kemi mundësi të bëjmë studime të tilla. Andaj, nuk kisha dashur të them asgjë në këtë drejtim, pasi që duhet një procedurë më e gjatë për studime”, tha Mehmeti.

Sikurse në shumë vende tjera, edhe në Kosovë kur ishte sjellë në treg, cigarja elektronike ishte prezantuar si mundësi që përmes saj, duhanpirësit ta zëvendësojnë cigaren klasike me atë elektronike.

Të dhënat flasin se rreth tre mijë tonë duhan, ne vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti. Por, pulmologia Mehmeti thotë se ky është një perceptim që nuk është i vërtetuar.

“Ajo çka mund të them është se numri i pacientëve është në rritje, por prapë po them nuk e di a ka pasur përkeqësim prej cigares elektronike. Apeli im si pulmologe është se ata që vendosin ta ndërprenë cigaren, mos ta zëvendësojnë me cigare elektronike, pasi ende nuk dihen efektet negative të saj”, tha Mehmeti.

Cigaret elektronike mund të blihen nëpër dyqane të destinuara për shitje të produkteve “tobaco”.

Gjoshkun Beqiri, menaxher i një dyqani të tillë në Prishtinë, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se kërkesat për cigare elektronike në Kosovë nuk janë të pakta.

Në lokalin e tij, i cili është i licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se shitja dallon nga dita në ditë, por që mesatarja e shitjes është deri në tre aparate për cigare elektronike, e që çmimi për një aparat sillet nga 45 deri në 140 euro.

“Kërkesa ka, nuk është keq dhe kryesisht ata që dëshirojnë ta ndërpresin pirjen e cigares e nisin cigaren elektronike edhe pse nuk është më pak e dëmshme. Në bazë të informatave që ne i kemi, është se një hulumtim që është bërë në Angli ka treguar se 95 për qind ka dalë më pak e dëmshme se cigarja”, tha Beqiri.

“Normalisht edhe kjo i ka efektet negative pasi ka nikotinë, por ka më pak sesa cigarja. Të paktën si shitës i kemi këto informata. Te ne ka kërkesa (për furnizim) e edhe prej qyteteve tjera, por edhe prej shteteve tjera, si për shembull nga Maqedonia e Veriut”, tha ai.

Si një prej atyre që ka kontakt të vazhdueshëm me shitjen e cigareve elektronike por edhe me përdoruesit e saj, Beqiri thotë se informatat janë që përdoruesit brenda cigares elektronike kanë futur vaj marihuane dhe ky veprim, sipas tij, ka ndikuar pastaj që ata t’i dëmtojnë mushkëritë e tyre.

“Ne kemi kërkesa nga qytetarë nga Evropa, por edhe Amerika të cilët vijnë në Kosovë dhe kërkojnë vajin e marihuanes për ta futur brenda cigares elektronike. Por, ne nuk e shesim. Ne jemi të licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe gjithçka është nën kontroll. Mallin e marrim nga Amerika”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, shitja e cigareve elektronike është e ndaluar për personat nën moshën 18-vjeçare. Por, ai tërheq edhe vërejtjen se të rinjtë nën moshën 18 vjeç, e kanë një mundësi tjetër q[ ta blejnë këtë produkt përmes blerjeve në internet apo on-line, të cilat janë fare pak të kontrollueshme nga autoritetet.

Shoqata Amerikane për Mjekësi së fundmi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën gjashtë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

IDRIZ LOGU, NJË EMËR I MERITUAR PËR GJIMANZIN E TROPOJËS! – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ dhe një grup intelekualësh të nderuar tropojanë*

 

“Por ajo çka vertet vlen, ti vendosim emrin e tij gjimnazit të vetëm të Tropojës, i cili së shpejti feston 60 vjetorin e tij. E meriton këtë emër gjimnazi me traditë, do të ishte padyshim ikona jetëgjatë e arritjeve historike ndër vite dhe tregues i një epoke të lavdishme të kuadrove që sakrifikuan gjithçka për arsimimin dhe kulturën e Tropojës në veçanti dhe të Malsisë së Gjakovës në përgjithësi.”

                        Një grup intelektualësh nga Tropoja

Idriz Talush Logu lindi në Markaj të Tropojës më 12.05. 1937 në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Ai u rrit dhe u edukua me frymën e bujarisë dhe fisnikërisë malësore, me etjen për dije dhe me dëshirën e thellë per tu arsimuar, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike dhe mjedisit ngarkuar me paragjykime të vjetra.

Shkollën fillore e mbaroi në Bujan , një ndër shkollat e para të hapura në Tropojë, ndersa shkollën tetëvjeçare në qytetin B. Curri, nderkohë që Shkollen e Mesme Pedagogjike e perfundoi në Shkodër me rezultate të shkelqyera. Studimet e larta në Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit Tiranës, në degën Histori, i kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1964.Ai perfundoi gjithashtu edhe Kursin Pasuniversitar per drejtues shkolle, po në Tiranë.

Në vitin shkollor 1955-1956 filloi punën si mësues në shkollën tetëvjeçare të qytetit B. Curri dhe vetëm pas tre muajsh u caktua si inspektor arsimi, detyrë që e mbajti deri në vitin 1959, kur u emërua Drejtor i të parës shkollë të mesme në Tropojë, gjimnazit “ Asim Vokshi”.Pastaj më vonë drejtoi per shumë vite Seksionin e Arsimit dhe Kultures në rreth, me kompetence dhe aftësi komunikimi.

Ai ishte gjithashtu edhe drejtor i Shkollës së Mesme Industriale të Fierzës, gjatë kohës kur ndertohej Hidrocentrali i Fierzës, duke deshmuar veti të mëdha menaxhuese dhe duke e kthyer këtë shkollë në një qender të vertetë profesionale dhe vatër e lindjes së kuadrove  të ardhshëm teknikë.

Ishte edhe drejtor i Shkollës Mesme Cerrnicë dhe më 1981 caktohet si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit , detyrë që e mbajti per tetë vite. Në sajë të perzgjedhjes tij të qëlluar dhe të punës së spikatur studimore dhe shkencore, kabineti mbeti një orientues i pazëvëndësueshëm per zhvillimin dhe reformimin e arsimit lokal dhe më  gjerë.

Pervoja e tij u pergjithësua nga Ministria e Arsimit, duke cilësuar si arritje zgjerimin e arsimit të mesëm në Tropojë, ngritjen dhe pasurimin e bazës materiale dhe didaktike, shkollimin dhe sigurimin e kuadrit vendas, kualifikimin adekuat të mësuesve si dhe afrimin dhe perfshirjen e komunitetit vendas, nderthurur kjo me vetë ndryshimin e mentalitetit të familjes tropojane drejt koncepteve të përparuara të kohës.

Kudo qe punoi, Idriz Logu, puna e tij qe e vlerësuar dhe e nderuar, sidomos si drejtues perfekt dhe me autoritet moral dhe shoqëror, si njeri publik dhe i angazhuar, si orator i veçantë, si njeri gjithmonë opozitar ndaj pengesave të zhvilimit, si demokrat i vertetë në marrëdhënjet njerëzore, si mik i njerëzve të thjeshtë , të cilëve u gjendej gjithmonë pranë, si  prind model i edukatorit që di të percjellë gjithmonë te fëmijët i tij, tiparet me të mira.

Idriz Logu është autor i dhjetëra referateve, kumtesave e punimeve të ndryshme në sesione shkencore dhe në katër konferenca pedagogjike të rrethit si dhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe historike brenda dhe jashtë vendit, ku dalloi eksperienca e tij si metodist, por dhe bagazhi i vyer i njohurive historike per Tropojën dhe trevat e tjera shqiptare.

Nderkohë ishte bashkëpuntor i organeve pedagogjike dhe gazetave tjera, ku shkroi dhe mbrojti teza dhe projekte arsimore dhe kulturore si dhe të mbrojtjes së traditave të zones. Ishte bashkëautor i librit “ Historiku i Arsimit në Tropojë” ku shkroi pjesën “ Arsimi në vitet 1975-1990”

Pjesë e rëndësishme e Shoqatës së  Historianëve, ai në fund të jetës tij, po punonte per ringritjen e Muzeut Historik të rrethit, perherë konstruktiv, koherent dhe i përkushtuar si nga ana shkencore , por edhe në pikëpamje të objektivitetit social dhe shoqëror.

Arritjet në fushën e arsimit në rrethin e Tropojës janë të lidhura pazgjidhshmërisht me figuren, punën dhe mundin e Idriz Logut tek i cili ishin të mishëruara në mënyrë të harmonishme aftësitë shkencore dhe personale me artin e të drejtuarit, si rrallë tek ndonjë tjetër. Breza të tërë nxënësish kanë marrë dije prej tij dhe sot janë politikanë dhe pushtetarë,mjekë të shquar, shkrimtarë të njohur dhe shkencëtarë, të cilet e kujtojnë sot me shumë respekt këtë figure të madhe të arsimit.

Ai ka dhënë  një kontribut të çmuar në fushën e studimeve pedagogjike, psikologjike dhe historike. Edhe pas daljes në pension, nuk reshti së punuari per problemet e arsimit, të shkollës dhe mendimit shkencor si dhe të problemeve sociale që kalonte Tropoja. Per këto merita ai u zgjodh nënkryetar i Këshillit Pluralist të rrethit dhe anëtar nderi i disa organizatave tjera.

Idriz Logu, në kohë të ndryshme është vlerësuar me urdhra dhe medalje. Pas vdekjes u dekorua nga Presidenti i Republikës me medaljen “ Naim Frashëri” i Argjendë, vlerësim i cili ishte larg vlerave të verteta që mbart ai në kompleksitetin e ngjarjeve që shoqëruan jetën e tij.

Të gjithë e dinë dhe e pohojnë në Tropojë, Idriz Logu ishte njeri i fjalës së thënë hapur dhe ballas, kurrë i pajtuar me padrejtësitë dhe kompromiset konformiste, njeriu që kurrë nuk  afrohej me servilët dhe kameleonët e çfarëdo rryme, njeriu gjithmonë avantgardë me të renë dhe zhvillimin, duke respektuar pandalur historinë dhe traditat e familjes dhe vendit të vet, njeriu që kurrë nuk vuri para parimeve njerëzore, meritat e veta personale, titujt dhe dekoratat.

Per shumë vite me rradhë ka qene evidente kerkesa e ish nxënësve, ish kolegëve dhe mbarë popullit të Tropojës, për të vënë në vendin e merituar këtë figurë të kompletuar të arsimit tropojas, si figura kryesore e tij, si drejtuesi i parë dhe jetëgjatë, si bartës i rezultateve të pamohueshme në fushën e arsimit dhe kulturës.

Vazhdimisht, intelektuale dhe përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar vlerësimin e merituar të tij, tani si përfaqësues të brezit të sotëm, por edhe të veteranëve të arsimit tropojas, ti propozojmë Presidentit  të Republikës, ti akordojë atij dhënjen e titullit: “ Mjeshtër i Madh i Punës” për Idriz Logun, por ajo çka vertet vlen ti vendosim emrin e tij gjimnazit të vetëm të Tropojës, i cili së shpejti feston 60 vjetorin e tij.E meriton këtë emër gjimnazi me traditë, do të ishte padyshim ikona jetëgjatë e arritjeve historike ndër vite dhe tregues i një epoke të lavdishme të kuadrove që sakrifikuan gjithçka për arsimimin dhe kulturën e Tropojës në veçanti dhe të Malsisë së Gjakovës në përgjithësi.

Idriz Logu ishte njeriu që vazhdimisht në mënyrë aktive, me bindje dhe me me një aktivitet per tu patur lakmi, përcillte  gjithmonë ndershmëri, dinamizëm dhe ekuilibër të qendrueshem, tolerancë dhe respekt, kulturë dhe prespektivë, duke edukuar me energji, besim dhe kurajë ,elementët modern të intelektualëve të kohës, në skenën e këtushme, por jo vetëm, ai mbetet një shembull i papërseritshëm i intelektualit atdhetar dhe gjithmonë të angazhuar..

Kurrë nuk shikoi nga vetja, familja e tij apo interesa meskine të momentit, aq shumë të perhapura në kohë, por shpresoi dhe punoi, duke besuar në një të ardhme qytetare dhe evropiane , larg shablloneve vulgarë të ditës. Në mbledhje , konferenca dhe kongrese ku ai mori pjesë, u bë në mënyrë të natyrshme pjesë integrale dhe e admirueshme, njehkohësisht e respektuar dhe e vlerësuar edhe nga personalitete shqiptare, për  elegancën, natyrshmërinë dhe pjekurinë e gjykimit si dhe maturinë e vendimit të marrë në kohë të ndryshme.

Edhe në momentet më delikate dhe të veshtira të marëdhenjeve politike në Tropojë, ai ja arriti të jetë një zë origjinal i mendimit dhe aksionit politik bashkekohor, kontributi i  të cilit veshtirë të harrohet nga njerëzit e ndershëm tropojanë.

Idriz Logu vdiq i ri, vetëm 64 vjeç, mesditën e 1 korrikut 2001, një humbje e befasishme që hidhëroi te gjithë. As semundja e rëndë dhe e pashërueshme, nuk arriti ta vinte poshte, ruajti optimizmin deri në fund, vullnetin dhe kurajon për të qenë me dinjitet deri në çastin e fundit.

Por nuk vdiq në memorien e popullit tropojan, pjesa me krenare e të cilit tani është ai vetë, me veprën dhe figurën e tij. Koha e të qënit njeri , ka qenë gjithmonë, por tani me shumë se kurrë historia verteton se njerëzit e mençur mbeten, servilët, kameleonët dhe frikacaket bien, pavarësisht çdo lloj mbrojtje. Koha pranon  njeriun dhe ngadalë ju nderton piedestalet në shpirtrat e njerëzve!

Idriz Logu e ka ndërtuar tashmë piedestalin e tij në kujtesën e Tropojës, koha eshtë t’ja ndriçojmë me tepër atë me vlerësimin e merituar!

Së shpejti festohet 60 Vjetori i Gjimnazit të Bajram Currit, një shkollë me tradita , e cila kishte si drejtor të parë Idriz Logun.Emri i tij do ta nderonte këtë shkollë, me godinë ta saporindertuar, e gatshme per brezat e rinj të demokracisë shqiptare, si një shkollë e nivelit evropian, e cila nderon kontributin e madh të mesuesve atdhetarë dhe idealistë si Idriz Logu!

*Skënder Buçpapaj, Haki Zllami, Ibrahim Zhana, Kadri Basha, Petrit Zeneli, Isuf Çela, Mehmet Hyka, Nushe Doçi, Rukie Rama, Kadë Mulosmani, Frrok Vukaj, Muhamet Vatoci, Naim Sadikaj, Hasan Selimi, Gjon Neçaj, Fran Ukcamaj, Ramiz Lushaj, Muje Buçpapaj, Sadete Sellaj, Sadri Oruçi, Petrit Prengzaj, Gjon Markokaj, Ibrahim Kadria, Bukurie Berisha, Astrit Margjekaj, Nuredin Ahmetaj, Kujtim Hajdarmataj, Ali Berbati, Drita Elezaj, Guxim Alimani, Riza Lataj, Rexhe Byberaj, Asllan Osmanaj, Ali Sylaj, Zenel Çelaj, Zeqir Lushaj, Azem Baliaj, Xhane Ymeri, Rexhep Shpati, Shaban Haxhia, Zeqir Hasanpapaj, Elida Buçpapaj.

Analistët serbë: Ja pse Vatikani vazhdon të mos e njohë Kosovën

Analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.



Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit. Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.

Ky solemnitet është organizuar për të pritur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim me Papën. Kur është nisur ka thënë se do ta lusë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë premtim edhe e ka marrë në takim me krerët e kishës. Mos njohja e Kosovës nga Vatikani është një gjë reputacioni. Por për presidentin Vuçiç do të ishte shumë e rëndësishme që Papa Françesku ta vizitojë Serbinë, raporton Ekspres.

Stefan Surliç, ligjërues në shkenca politike, thotë se Vatikani nuk e njeh Kosovën, por qëndrimet kanë ndryshuar.“Vatikani ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës bazuar në njerëzit që emëron dhe ata që janë përgjegjës për Kosovën. Por porositë e Papës kanë qenë për paqe ndërsa njohja nuk ndodh, pasi Vatikani nuk dëshiron të përfshihet pa një marrëveshje mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Një vizitë është përmendur ndër vite për Papën në Serbi. Por, kisha ortodokse nuk ka qenë shumë e hapur për një gjë të tillë pavarësisht përshëndetjeve që Vuçiç i transmetoi nga patriarku serb Irinej.

Surliç, thotë se ndikimi i Vatikanit është i madh dhe shumë çështje me fqinjët mund të zgjidheshin nëse një dialog do të ndodhte.“Papa mund të ndihmojë me Kosovën dhe marrëdhëniet me Kroacinë. Por, është edhe një moment politik pasi vizitat e tilla ndiqen nga i gjithë globi dhe kjo është e rëndësishme për Serbinë”, tha ai.

Presidenti Vuçiç ka qenë falënderues për pritjen në selinë e shenjtë, por ka thënë se Vatikani kërkon bisedime mes shqiptarëve dhe serbëve./dosja

Djegia e mandateve, elektroshoku që risolli në jetë demokracinë shqiptare – Nga Red Varaku

Vendimi politik për djegjen e mandateve është vendimi më i sulmuar dhe kontestuar që prej vitit 1990. Por, është pikërisht ky sulm, që në fakt e bën atë edhe aktin më të fortë dhe më të rëndësishëm në politikën shqiptare. Është një sulm i egër, i mirërakorduar, që po ndërmerret intensivisht, pikërisht nga ata, të cilëve po u luan dheu nën këmbë.

Të gjithë tellallët e kryeministrit, brenda dhe jashtë qeverisë, nuk reshtin së argumentuari faktin, që djegja e mandateve ishte një gabim fatal, që do ta dëmtonte Opozitën. Në fakt, është e vërtetë, që ai ishte një akt i fortë dhe fatal, por po rezulton fatal për kënetën e establishmentit politik në Shqipëri, përbindëshat e të cilit janë zgjuar menjëherë, sepse ky akt i ka zhveshur nga çdo maskë dhe legjitimitet.

Sigurisht, kjo vjen për shkak se me këtë vendim, z. Basha ia hoqi pushtetin establishmentit dhe ia riktheu atë qytetarëve. Tani vendimin për zgjidhjen e kësaj krize nuk e ka më në dorë askush, përveç qytetarëve shqiptarë.

Të gjithë e dinë që pas këtij akti nuk ka më kthim pas . Ndaj ka ndezur një lëvizje antiestablishment, e cila nuk varet më prej askujt dhe nuk do të ndalet deri në pastrimin e politikës shqiptare nga mbetjet toksike të tranzicionit. Jo më kot, kjo i ka lemerisur dinozaurët e establishmentit të vjetër, të cilët i janë vërsulur si asnjëherë tjetër Opozitës pa asnjë argument .

Në fakt z. Basha, për vëzhguesit e hollë të politikës, kjo nuk ishte një ngjarje e paparalajmëruar. Z . Basha e pati lajmëruar këtë vendim hapur, që në Dhjetorin e shkuar, kohë kur protestat studentore ishin në kulm, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku deklaronte:

“Sot, ne kemi nevojë për një politikë perendimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte, por as e pamundur.
Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.

Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, është ndalja e së keqes, që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re.
Ne duhet të krijojmë kushtet .Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik.
Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe, mbi të gjitha, si drejtues i Partisë Demokratike”.

Pra, ky vendim ishte qartazi një vendim i paralajmëruar i Lulzim Bashës, i cili në thelb synonte krijimin e kushteve dhe ndërtimin e rrugës për një kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Por çfarë u arrit nëpërmjet këtij vendimi?

Nëpërmjet këtij akti së pari u arrit një objektiv madhor. Ishte një akt që e përcaktoi që në fillim, që kriza shqiptare ishte një krizë e demokracisë dhe përfaqësimit që ironikisht kishte lindur atu ku duhej të zgjidhej, tek kutia e votimit. Ajo përcaktonte qartazi, që fatin e saj nuk e kishin në dorë më politikanët, por e kishin në dorë vetëm qytetarët. Ajo gjithashtu përcaktonte që nuk duhet të zgjidhet më nga liderët politikë, siç ishte bërë deri tani me marrëveshje, por duhet të zgjidhet vetëm nga qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Vetëm kështu mund t’i jepet fund tranzicionit dhe riciklimit të të njëjtave kriza çdo dy vjet ,nëpërmjet një akti, që në thelb, refuzon çdo marrëveshje pa qytetarët dhe në dëm të qytetarëve.

Së dyti, me këtë akt ai e ktheu zemërimin popullor nga një lëvizje opozitare në një lëvizje të strukturuar politike, kundër sistemit të vlerave të vitit 2013, marrëveshjeve të pamoralshme, aleancës me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Ky akt i dha kauzë luftës dhe dëshpërimit, që ishte mbjellë nga urrejtja, lakmia për pushtet dhe arroganca e shëmtuar e Ramës.

Së treti, është pikërisht ky akt që po e mban Opozitën të bashkuar, përkundër luftës së egër për ta zhdukur atë. Është ky akt, që e ka pastruar atë nga dhe i ka zhveshur maskat mercenarëve pa integritet , që më shumë se misioni i të djathtës dhe Opozita, u duhej një mandat për të bërë pazare me pushtetin.

Së katërti, djegja e mandateve, e mbajti opozitën jashtë parlamentit në një lëvizje madhështore, jehona e të cilës arriti që të shkojë deri në Berlin dhe Washington dhe e detyroi Ramën të bënte një vetëvrasje politike, gabimin e tij fatal dhe historik, zgjedhje pa opozitën.

Por, mbi të gjitha ky akt paralajmëroi refuzimin e çdo lloj marrëveshjeje në dëm të qytetarëve dhe fillimin e një epoke të re që po dëshmon, që vetëm aleanca me qytetarët triumfon mbi çdo aleancë dhe pazar tjetër.

Ndaj të gjithë ‘bishat’ e egra të kënetës shqiptare janë bërë bashkë dhe i janë sulur këtij akti. Ndaj establishmenti politik dhe ai mediatik ka filluar të kërcasë dhëmbët me nervozizëm kundër frymëzuesit të këtij akti të jashtëzakonshëm. Sepse, ky akt nënkupton nxjerrjen në pension të establishmentit më të korruptuar shqiptar, që po mban peng demokracinë shqiptare dhe mban larg shqiptarët nga Europa.

Sigurisht, që në kuptimin politik kjo e ka dëmtuar jo pak Lulzim Bashën dhe Opozitën, sepse mbi të ka rënë e gjithë makineria dhe presioni i pushtetit, por nga ana tjetër ky akt qëndron në themel të një kontrate të re me qytetarët, ky akt ka rizgjuar ëndrrën për vlerat perëndimore dhe një Shqipëri si gjithë Europa .

Ndryshe, nga Rama që firmosi kapitullimin e tij përballë Ilir Metës me gjakun e viktimave të 21 Janarit, vetëm për pushtetin e tij, kauza opozitare nuk mund të shitet në emër të pushtetit të askujt, sepse kjo kauzë tashmë i përket vetëm qytetarëve. Kjo, e ka vënë seriozisht në alarm establishmentin.

Djegja e mandateve ishte si një elektroshok mbi trupin e sëmurë të demokracisë shqiptare, e cila ngjalli realisht frymëzim pikërisht atëherë kur po jepte shpirt ngadalë nën thonjtë e pisët të rilindjes. Ndërsa protestat, më masivet e organizuara ndonjëherë në Shqipëri pas vitit 1990, treguan që trupi i demokracisë shqiptare e ka forcën dhe fuqinë për tu ta luftuar këtë sëmundje të rëndë dhe për tu rikuperuar .

Përkundër të gjitha parashikimeve të ‘profetëve’ të establishmentit, z.Basha është shumë i qetë dhe as që e ka ndërmend të tërhiqet nga kushtet e vendosura. Kjo i ka nxjerrë të gjithë djajtë nga shishja, ku rrinin mbyllur që prej 2013 dhe ç’ nuk po bëjnë e ç’nuk po sajojnë për një marrëveshje të re.

Sigurisht, që mungesa e pragmatizmit politik e ka dëmtuar dhe po e dëmton lëvizjen. Kjo i ka krijuar një situatë jo pak të disfavorshme, por kjo Opozitë duket që nuk do të heqë kurrë dorë nga qëllimi i saj, duke provuar kështu që kjo është një betejë për jetë a vdekje me qytetarët dhe për qytetarët , ndaj sot ka mbështetjen më të madhe, jo vetëm të Opozitës, por të shumicës së qytetarëve shqiptarë . Fundi i betejës është shumë afër, dhe sigurisht ky akt do të hyjë në historinë shqiptare si akti që rrëzoi establishmentin më të rrezikshëm politik pas atij komunist në 1990.