VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë nanogjenerator “që mund të vishet”

By | October 16, 2018

Komentet

Më 8 janar 1642 u nda nga jeta Galileo Galilei, babai i fizikës moderne

Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si “babai i fizikës moderne”.

Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.

Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj “Megjithatë rotullohet”

Ekuilibri dinamik

Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një “këndi reference në prehje absolute” të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje “natyrore” të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. [8] Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mni një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme .

Astronomia

Bertini fresco of Galileo Galilei and Doge of Venice.jpg

Ishte kjo faqe në të cilën Galileo së pari shënoi një vëzhgim të hënave të Jupiterit.

Fazat e Venerës, të vëzhguara nga Galileo në vitin 1610.

Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608,[1] Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim.[2] Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim. Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius. [3]

Supernova e Keplerit

Tycho dhe të tjerët e vëzhguan supernovën në vitin 1572. Letra e Ottavio Brenzonit e datës 15 janar 1605 drejtuar Galileit e njoftoi këtë të fundit supernovën e vitit 1572 dhe me novën më pak të ndritshme të vitit 1601. Galileo e vëzhgoi dhe e diskutoi supernovën e Keplerit në vitin 1604. Pasi këto yje të reja shfaqeshin pa paralaks të detektueshëm ditor, Galileo konkludio se ata ishin yje të largët, dhe kështu e disaprovoi besimin e Aristotelit në pandryshueshmërinë e qiejve.[4]

Jupiteri

Më 7 janar 1610, Galileo vëzhgoi me teleskopin e tij atë që e përshkroi si “tre yje të fiksuar, total të padukshëm nga vogëlsia e tyre”,[5] shumë afër Jupiterit, dhe që janë shumë afër tij.[6] Vëzhgimet në netët pasuese treguan se pozicioni i këtyre tre “yjeve” relative në Jupitar ndryshon në mënyrë që do të ishte e pashpjegueshme nëse do të ishin yje të fiksuar. Më 10 janar, Galileo vërejti se njëri nga ata u zhduk , një vëzhgim që atribuoi në fshehjen e tij pas Jupitarit. Brenda disa ditëve, ai konkludoi se ata po kryenin një orbitë ndaj Jupiterit: ai zbuloi tri nga katër satelitët (hënat) më të largët të Jupiterit. Ai e zbuloi të katërtin më 13 janar. Këtë grup prej katër satelitësh Medicean stars, për nderë të shefit të tij të ardhshëm, Cosimo II de’ Medici, Duka i Madh i Tuskanës, dhe tre vëllezërit Cosimo.[7] Astronomët e mëpastajmë, megjithatë, i riemëruar satelitët galileian për nderë të zbuluesit të tyre. Këto sateliet tani quhen Io, Europa, Ganymede dhe Callisto.

Venera, Saturni, dhe Neptuni

Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashihte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.[8]

Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë. [9]

Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij. [10]

Njollat diellore

Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.

Hëna

Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer. [11]

Vdekja

Galileo vazhdoi të pranonte vizitorë deri në vitin 1642, kur, pasi vuajti ethe dhe rrahje të shpejta të zemrës, vdiq më 8 janar 1642, në moshën 77 vjeçare. [12] Duka i madh i Toskanës, Ferdinando II, dëshironte ta varroste atë në trupin kryesor të Bazilikës së Santa Croce, pranë varreve të babait dhe paraardhësve të tjerë, dhe të ndërtonte një mauzoleum prej mermeri në nder të tij.[13]

Këto plane u hoqën, megjithatë, pasi Papa Urban VIII dhe nipi i tij, Kardinali Francesco Barberini, protestuan,[14] sepse Galileo ishte dënuar nga Kisha Katolike për “dyshim të fortë për herezinë”.[15] Ai u varros në një dhomë të vogël pranë kapelës së novices në fund të një korridori nga transepti jugor i bazilikës deri në sakristi. [16]

Ai u rivendos në trupin kryesor të bazilikës në vitin 1737, pasi një monument ishte ngritur atje në nder të tij;[17] gjatë kësaj lëvizjeje, tre gishta dhe një dhëmb u hoqën nga eshtrat e tij.[18] Një nga këto gishta, gishti i mesëm nga dora e djathtë e Galileos, është aktualisht në ekspozitë në Museo Galileo në Firencë, Itali.[19]

Referencat

  1. ^ King (2003, pp.30–32). The Netherlands States-General would not grant Lippershey his requested patent (King, 2003, p.32).
  2. ^ Drake (1990, pp. 133–34).
  3. ^ Sharratt (1994, pp. 1–2)
  4. ^ See Nicholas Kollerstrom, http://www.dioi.org/kn/NewStar.pdf
  5. ^ i.e., invisible to the naked eye.
  6. ^ Drake (1978, p. 146).
  7. ^ Sharratt (1994, p. 17).
  8. ^Thoren (1989), p. 8; Hoskin (1999) p. 117.
  9. ^ Baalke, Ron. Historical Background of Saturn’s Rings. Jet Propulsion Laboratory, California Institute of Technology, NASA. Retrieved on 2007-03-11
  10. ^Drake & Kowal (1980)
  11. ^ Panofsky, Erwin (1956). “Galileo as a Critic of the Arts: Aesthetic Attitude and Scientific Thought”. Isis. 47 (1): 3–15. :10.1086/348450.  227542.
  12. ^ Stampa:Catholic Encyclopedia
  13. ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 378).
  14. ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 378); Sharratt (1994, p. 207); Favaro(1906,18:378–80) Archived 3 January 2008 at the Wayback Machine. Stampa:It icon.
  15. ^ Monumental tomb of Galileo. Institute and Museum of the History of Science, Florence, Italy. Retrieved 2010-02-15.
  16. ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 380).
  17. ^ Shea & Artigas (2003, p. 200); Sobel (2000, pp. 380–384).
  18. ^ Section of Room VII Galilean iconography and relics, Museo Galileo. Accessed on line 27 May 2011.
  19. ^ Middle finger of Galileo’s right hand, Museo Galileo. Accessed on line 27 May 2011.

Anders: “Dërgimi i njeriut në Mars nuk është ide e mençur”

LONDËR – Njëri nga njerëzit e parë që ka orbituar hënën thotë se plani për misione në Mars me ekuipazh njerëzor nuk është “një ide e mençur”.

Astronauti Bill Anders, pilot në modulin lunar të Apollo 8, fluturakes së parë me njerëz që ka dalur jashtë nga orbita e tokës, tha se dërgimi i njeriut në Mars është ide “pothuajse qesharake”.

Komentet e tij kanë të bëjnë me paralajmërimet e NASA-s se është duke planifikuar mision me njerëz në Mars.

Në një intervistë me Radio 5 të BBC, 85 vjeçari Anders tha se është një përkrahës i madh i programeve pa njerëz, sepse kanë një kosto shumë më të vogël, për të shtuar se përkrahja e publikut nuk do të thotë se NASA do të duhet të finansojë misione me njerëz që kanë një kosto të lartë.

“Cili është imperativi? Çfarë është ajo që na shtyen të shkojmë në Mars? Nuk mendoj se publiku është i interesuar për këtë”, tha Anders i cili akuzoi NASA-n se është e ngurtë.

“NASA është shndërruar në një program punësimi, shumë nga qendrat janë kryesisht të interesuara për të qenë të zënë me punë, për çka mungon mbështetja e publikut, punëtorët marrin pagën e tyre dhe bëhet rizgjedhja e kongresistit të tyre”, tha ai.

Në dhjetor të vitit 1968, Anders bashkë me anëtarët e ekuipazhit Frank Borman dhe Jim Lovell, kompletuan 10 orbita rreth Hënës.

Ekuipazhi i Apollo 8 kaloi 20 orë në orbitë, para se të kthehej në Tokë.

Ishte distanca më e largët në të cilën kishte shkuar njeriu ndonjëherë jashtë nga planeti i tyre, që vendosi bazën drejt aterimit historik në Hënë nga Apollo 11 shtatë muaj më vonë.

NASA filmon asteroidin që do të kalojë sot pranë Tokës

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) nëpërmjet radarëve të saj ka filmuar asteroidin Holiday, i cili sot pritet të kalojë pranë Tokës.

NASA në faqen e saj të internetit ka publikuar sot fotografitë që ka regjistruar nga asteroidi nëpërmjet radarëve të sistemit diellor Goldstone në California, teleskopit Green Bank në Virxhinian Perëndimore dhe observatorit Arecibo në Porto Rico. Në këto fotografi që u përkasin datave 15-19 dhjetor mund të shihen në mënyrë të qartë linjat e jashtme të asteroidit i cili ka pamjen e një patateje me diametër 1.6 kilometra.

Asteroidi Holiday i emëruar “2003 SD220” sot do të kalojë pranë Tokës me një largësi prej 2,9 milionë kilometra. Ky do të jetë kalimi më i afërt që asteroidi ka kryer në 400 vitet e fundit. Pritet që në vitin 2070 asteroidi të kryejë një kalim më të afërt se ky.

Virgin Galactic arrin kufirin e hapësirës

Një anije kozmike turistike mbërriti në buzë të hapësirës së enjten, fluturimi i parë komercial amerikan drejt suksesit, që nga koha e përfundimit të programit hapësinor amerikan në vitin 2011.

Anija “Virgin Galactic”, e prodhuar nga miliarderi britanik Richard Branson, u ngjit më shumë se 80 kilometra mbi Tokë, lartësi që kompania e konsideron si kufirin e hapësirës.

Fluturimi provë njofton nisjen e një epokë të re të udhëtimit hapësinor civil, me “Virgin Galactic” që konkuron me sipërmarrje të tjera si ajo e themeluesit të kompanisë Amazon Jeff Bezos “Blue Origin” dhe SpaceX e Elon Musk-ut.

Fluturimi ndodh katër vjet pas rrëzimit të anijes hapësinore komerciale origjinale “Virgin Galactic” aksident që shkaktoi vdekjen e bashkëpilotit dhe plagosjen rëndë të pilotit të anijes.

“Kemi patur sfidat tona dhe më në fund kemi arritur në pikën ku jemi të paktën brenda lartësisë hapësinore. Kjo është një gjë e madhe për ekipin tonë”, tha drejtori Ekzekutiv i “Virgin Galactic” George Whiteside.

“Virgin Galactic” është një kompani hapësinorë e grupit “Virgin”, me qendër në Londër.

Poli i Veriut, në 5 vitet e fundit periudha më e ngrohtë në histori

NEW YORK – Në Polin e Veriut, në pesë vitet e fundit është regjistruar periudha më e ngrohtë në histori ndërsa ky rajon është ngrohur dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës.

Programi për studime të Polit të Veriut pranë Agjencisë Kombëtare të SHBA-së për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA) publikoi raportin për Polin e Veriut, ku kanë punuar 81 shkencëtare nga 12 vende.

Në raport thuhet se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, në rajonin e Polit të Veriut, që nga viti 1900, kur filloi regjistrimi i temperaturës, është regjistruar periudha më e nxehtë deri tani. Po ashtu thuhet se ky rajon është ngrohur dy herë më shumë nga pjesa tjetër e botës.

Raporti potencon se ndryshimi i temperaturës u ndje në rajonet e largëta nga Poli i Veriut, duke shkaktuar ndryshime të rëndësishme në trendet e temperaturës në mbarë botën.

Më tej shtohet se akullnaja më e vjetër në Polin e Veriut është shkrirë për 95 për qind në 33 vitet e fundit dhe se popullata e irvasëve (drerit verior) në rajon është reduktuar me 56 për qind në dy dekadat e fundit, nga 4.7 milionë në 2.1 milionë.

Susan M. Natali, nga Qendra Woods Hole në Massachusetts, e cila merret me studimet e Polit të Veriut, për “New York Times” deklaroi se raporti paraqet një lloj paralajmërimi.

“Çdo herë kur shohim një raport, na bëhet e qartë se gjërat shkojnë në drejtimin e gabuar, dhe nuk ndërmarrim asgjë. Raporti në fjalë mbështet qëndrimin se ndryshimet klimatike janë të dukshme”, tha Natali. aa

NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars

Sonda InSight ulet në sipërfaqen e Marsit.

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë.

Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut.

“Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë.. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars”, u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.

Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor.

Studim: Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra

Niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra për shkak të shkrirjes së vazhdueshme të shtresave të mëdha të akullit në Groenlandë, ka treguar një studim.

Hulumtuesit nga Instituti Oqeanografik “Woods Hole” zbuluan se akullnajat në Groenlandë shkrihen 33 për qind më shumë sesa mesatarja e shekullit të 20-të.

Hulumtuesja Sarah Das tha se shtresat e akullit në Groenlandë vazhdojnë të shkrihen në një mënyrë “të paprecedentë”.

Sipas studimit, nëse shtresat e mëdha të akullit në këtë vend vazhdojnë të shkrihen me intensitet të tillë, niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra.

Tetë nga dhjetë qytete të mëdha në botë që gjenden pranë brigjeve detare mund të preken nga niveli në rritje i detit, thuhet më tej.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature”. aa

“Letra për Zotin” e Einsteinit shitet për 2,9 milionë dollarë

Letra e fizikanit të famshëm Albert Einstein dërguar filozofit gjerman Eric Gutkind, në të cilën ai shpalos pikëpamjet e tij rreth Zotit, fesë dhe indentitetit hebre, është shitur në ankand për 2,9 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, letra e shkruar me dorë është shitur në Shtëpinë e Ankandeve Christie’s në New York, në një ankand i cili filloi me çmimin 1,5 milionë dollarë.

Nobelisti Einstein letrën e ka shkruar në vitin 1954, në moshë 74 vjeç, ndërsa aty shkencëtari me famë shpalos idetë e tij rreth Krishterimit, Zotit dhe identitetit hebre.

Në letër, Einstein pohon se ideja mbi Zotin nuk ka kuptim për të dhe se fetë përbëhen nga legjendat.

“Fjala Zot për mua është thjesht një shprehje, produkt i dobësive të njeriut. Bibla nuk është gjë tjetër veçse një përmbledhje e legjendave të respektueshme, por prap primitive”, shkruan Einstein në letrën e tij, e njohur si “Letra për Zotin”.

“Pa marrë parasysh se sa të ndjeshme dhe zgjuara, asnjë koment nuk mund të më bindë të heq dorë nga mendimi im”, shton Einstein.

“Hebrenjtë nuk janë më të vlefshëm se popujt e tjerë”

Duke komentuar edhe mbi identitetin hebre, të cilit i përkiste edhe vetë, Einstein shkruan: “Populli hebre, për të cilin jam krenar që i përkas dhe jam i lidhur thellësisht për mendësinë e tij, sipas meje, nuk kanë vlerë të ndryshme nga popujt e tjerë”.

Me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, të cilën e paraqiti në fillim të shekullit të njëzetë, Einstein kishte bërë revolucion në historinë e shkencës, duke mposhtur paradigmat që ishin adoptuar në fizikë deri në atë kohë.

Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13.7 miliardë vite

Astronomët kanë llogaritur dritën e emetuar nga yjet në 13,7 miliardë vite që kur mendohet se ekziston universi.

Ata në drejtim të hulumtimeve të zhvilluara zbuluan se nga yjet dhe galaktika në univers deri më tani janë rrezatuar një 4 me 84 zero, grimca të dritës, pikërisht fotone.

“Të gjitha grimcat e dritës të emetuara nga yjet ende janë me ne. Këto grimca krijojnë një det të fotoneve në univers”, tha astrofizikani Marco Ajello, udhëheqësi i hulumtimit të kryer nga Universiteti Clemson.

Ai tha se formimi i yjeve në univers për të cilin mendohet se është 13.7 miliardë vite ka filluar para 10 miliardë vitesh. Ajello thekson se ende vazhdon formimi i yjeve.

Gjetjet rreth hulumtimit janë publikuar në revistën “Science”. aa

Në ankand “Letra për Zotin” e Ajnshtajnit

“Fjala e Zotit për mua nuk është asgjë më shumë se shprehje e produkt i dobësive njerëzore, Bibla një koleksion i legjendave të nderuara, por ende mjaft primitive,” shkroi më 1954 Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) në një letër të famshme që Christie do ta nxjerrë në ankand nesër. Parashikimet e shitjeve, nga një deri në 1.5 milionë dollarë, pavarësisht nga fakti se vetëm javën e kaluar një Bibël që i përkiste babait të relativitetit shkoi pashitur nga rivali i tij Sotheby’s.
“Letra për Zotin” e Ajnshtajnit – një  faqe e gjysmë dorëshkrim në gjermanisht – mori këtë emër përkundër faktit që fjala Zot përdoret vetëm një herë gjatë gjithë mesazhit.
Ajo u dërgua një vit para vdekjes së tij tek filozofi gjerman Eric Gutkind, autor i një libri (“Zgjidh jetën: thirrja biblike për revoltë”) të cilin me sa duket Ajnshtajni nuk e pëlqeu. Çmimi Nobel në Fizikë kishte shkruar dhjetra letra në të cilat ai trajtoi temën e Zotit dhe judaizmit, fe në të cilën ai ishte lindur dhe rritur. Sipas Walter Isaacson, autor i një biografie të vitit 2008, “askush nuk duhet të mbështetet vetëm në një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit mbi ekzistencën e një qenie supreme”. Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte një ateist: “Por ai nuk besonte në një Zot që dilte dhe zgjidhte ekipet e tij sportive apo njerëzit e tij të preferuar”. Nuk është hera e parë që mesazhi, rishfaqur në vitin 2008, pasi kishte mbetur deri atëherë në duart e familjes Gutkind, është ofruar në ankand: në maj të atij viti në Londër një blerës anonim konkurroi ateistin e famshëm britanik Richard Dawkins duke paguar ekuivalentin prej $ 404,000 për dokumentin. Letra më pas u ofrua gjashtë vjet më parë në eBay për tre milionë dollarë, por transaksioni me sa duket nuk u realizua. Letra të tjera të Ajnshtajnit u shitën për shifrat tronditëse: Më 2002 mesazhi i tij për President Franklin Delano Roosevelt, të cilin babai i fizikës moderne e ka paralajmëruar për rreziqet e natyrshme nga “ndërtimi i bombave shumë të fuqishme” si armë bërthamore, i cili u shit nga Christie 2.1 milion dollarë.

Anija kozmike e NASA-s arriti në asteroidin Bennu

Osiris-Rex, anija kozmike e Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), ka arritur në asteroidin Bennu.

NASA njoftoi se anija arriti te asteroidi pas dy vitesh udhëtim.

Osiris-Rex do të mbledhë mostrat nga asteroidi për të ndihmuar shkencëtarët në studimin mbi sistemin diellor.

Anija kozmike duhet të kthehet në Tokë në shtator të vitit 2023. aa

Fëmijë të torturuar e vrarë – Për këtë tregon libri më i ri i Carla del Ponte – që i kushtohet krimeve në Siri

“Unë kurrë nuk kam parë një konflikt të tillë të egër me aq shumë fëmijë të torturuar dhe të vrarë”. Fillon me këto fjalë, libri i ri i Karla del Pontes (Carla del Ponte), me titull “Të pandëshkuar. Krimet në Siri dhe dhe lufta ime për të vërtetën”, që u paraqit të martën mbrëma në Lokarno.

“Në fund të vitit, unë do të tërhiqem nga jeta publike”, përsëriti ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e cila – për të mikrofonin e RSI nënvizoi  se ka dashur ta shkeuajë këtë libër për një egzigjencë të saj sumë preçize.”

“Janë të gjitha historitë shumë serioze, shumë të egra, të tilla si prerja e kokës e një djali 12-vjeçar – shpjegoi Karla del Ponte – Tortura dhe episode që vështirë se mund t’i harrojmë. Si një ish-prokurore unë vetëm kërkoj drejtësi për viktimat, duke u përpjekur për një gjykatë ndërkombëtare për t’u marrë me këto krime. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur. Prandaj e kam shkruar librin e tyre për të hequr pak këtë  frustrim. Kam shkruar të vërtetën, kështu distancohem disi. Por tani do të tërhiqem dhe nuk do të merrem as me drejtësinë ndërkombëtare dhe as me atë kombëtare“./RSI.ch