VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHKELEN TЁ DREJTAT E NJERIUT, POR NE HESHTIM – Nga Pierluigi Battista, “Corriere della Sera” – E pёrktheu Eugjen Merlika

By | October 8, 2018

Komentet

Votimi i formimit të Ushtrisë ndriçon të ardhmen e Kosovës – Nga Skënder Buçpapaj

Votimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës ndriçon të ardhmen e Republikës së Kosovës, ndriçon të ardhmen e paqes në rajonin e Gadishullit Ilirik dhe në kontinentin e Evropës.

Në vitet e fundit, veçmas gjatë muajit të fundit, e ardhmja e Kosovës sa vinte dhe errësohej, e ardhmja e paqes në rajon dhe në kontinent sa vinte dhe errësohej.

Faktorët që janë kundër paqes, stabilitetit, sigurisë, përparimit, integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit, gjatë kësaj kohe janë ndier të trimëruar dhe të motivuar për ta penguar Republikën e Kosovës në çdo hap të saj drejt konsolidimit të shtetit në terrenin e brendshëm dhe në terrenet ndërkombëtare. Këta faktorë janë të interesuar për ta kthyer rajonin në vitet 1990, janë të interesuar që Republika e Kosovës, një projekt perëndimor, euroatlantik, të dështojë tërësisht dhe përfundimisht.

Vizioni botëror i paqes, përparimit dhe integrimeve, i përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera të mëdha perëndimore, duke përkrahur pa asnjë ngurim, pas asnjë luhatje votimin e Ushtrisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, e dëshmoi veten fuqishëm dhe vendosmërisht.

U konfirmua tërësisht dhe përfundimisht se Serbia nuk mund të vazhdojë të bëjë kuçedrën që ia ndalon dhe ia mbyll Republikës së Kosovës çdo burim, çdo shteg, çdo rrugë drejt konsolidimit të shtetit të saj të qytetarëve të barabartë me orientim të qartë perëndimor euroatlantik.

Votimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës, me bekimin e SHBA dhe aleatëve të tjerë të mëdhenj perëndimorë, i jep Serbisë dhe faktorëve të tjerë luftënxitës e luftëdashës në rajon e më gjerë, mesazhin se nuk mund të vazhdojnë më gjatë në qëllimet e tyre dhe strategjitë e tyre millosheviçiane. Serbia, xhelatja e Kosovës, urgjentisht duhet të ndryshojë sjelljet ndaj Republikës së Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie të barabartësh me Republikën e Kosovës, duke hequr dorë nga të gjitha veprimet nënshtruese dhe poshtëruese ndaj Kosovës, viktimës së saj tragjike.

Ushtria e Kosovës do të jetë absolutisht faktor i paqes si në aspektin shpirtëror të qytetarëve të Kosovës, ashtu dhe në të gjitha baraspeshat rajonale, të cilat nuk mund të përfytyrohen as nuk mund të ekzistojnë pa Kosovën e konsoliduar në gjithë hapësirën e saj shtetërore dhe në të gjitha rrafshet e saj ndërkombëtare.

Nga sot Republika e Kosovës është zyrtarisht partnere veriatlantike. Me këtë status dhe në këtë cilësi do të jetë Republika e Kosovës në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke filluar nga marrëdhëniet fqinjësore, rajonale dhe deri te ato globale.

Përvoja e viteve të fundit, veçmas e muajve të fundit, kur faktorët destruktivë, destabilizues, luftënxitës, luftëdashës, përkrah Serbisë dhe në të njëjtat valë me Serbinë, përshkallëzuan rrezikshëm revanshizmin e tyre millosheviçian, duhet të shërbejë si mësim i vyer për Republikën e Kosovës, për miqtë e aleatët, për të gjithë faktorët e paqes në Kosovë, në rajon, në Evropë e në botë, që të mos ia japin asnjë shans të mëtjeshëm kërcënimit serbomadh për rikthimin e viteve 1990 në Kosovë, rajon dhe Evropë.

 

 

 

 

 

 

 

KOPILI VUÇIQ NA E LA KOPILIN NE VERI TË KOSOVËS?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

/Shkau e vret edhe djalin për shtetin e vet/

Thonë,flitet dhe përflitet së Aleksandër Vuçiq është femijë kopil. U
rritë u ba burr duke punuar edhe si kamarier i krimineleve Milosheviqi
dhe Sheshel.U inkuadru ne Partin çetnike te Sheshelit,veproi aty,vrau
dhe sakatoi aty,ne shnjestër i kishte shqiptarët.Veproi ashpër,sepse
të serbet ishte ajo thanja se kush vretë më shumë Shqiptar ai është me
patriot.Por ai me shkuarjen e Sheshelit ne Hagë,u nda nga ai dhe
formoi parti te re.U gjend si u gjend por ai i fitoi te gjitha
zgjedhjet ne këto 10 vjetet e fundit.Një hërë u zgjodhë si
Kryeminister,e se fundi edhe President i Serbisë ku është edhe sot.

Derisa strukturat tona te pushtetit të rij në Kosovë ne krye me Hashim
Thaçin nuk po banin asgje,nuk guxonin apo nuk donin,Veriu i Kosovës
mbeti ne meshirën e askujt,pos te KVOR-it Françes,por edhe të Serbeve
vendas,por më shumë ishin nga ata qe dikur ishin kriminel lufte të
cilët për çod dite hynin në Kosovë pa lejen e askujt,kur një mengjes u
vu mexha të Ura e Ibrit.Aty u dukën edhe rojet e urës,ata ato ditë i
përmblodhën shqiptaret ne Jug,por disa edhe i vranë.Veriu ato dite
ishte teren i askujtë,e kaluronte kush mbrrinte i pari,si ne
përendimin e eger ma.Por aty,se shpejti filloi “jeta krimineli” nga
bosat e krimit serb,besa te lidhur edhe me do shqiptare e filluan
kontrabandimin me çdo gjë pa u ndalë nga askush.Jeta kriminele,e
kontrabandës vazhdonte,vinin dalloheshin dhe forcoheshin bosat e
krimit,atje çdo gje dukëj serbe e asgje shqiptare po rreshqete veriu
dalëngadalë.

Atje nuk kishte as zgjedhje të mirëfilleta,nuk kishte as regjistrim te
popullisë për me pa se nga dreqi është dhe vjenë aty.Ishin formu atje
pasl luftës do parti të vogla sebe,kryesisht nga serbet vendas.Duke e
pa këtë situatë Kopili dhe krimineli i Beogradit Aleksandër Vuçiq e
nuhati situatën dhe ne mendje e kishte ti realizoi idealet e te parve
te tijë së Kosova është e jona,së Kosova gjithëmonë ka qenë e Sërbisë
dhe u betue se do do të jete e jona.Ai për ti amortizue partit e vogla
minore vendasi e formai të ashtuquajtën “Lista Sërpska” e cili
ishte,është dhe fillon të jete e tijë,nendirigjimin e tij nga
Beogradi,sepse kësshtu mendonte së do ti mbajë me mirë frejte e
Kosovës.Dhe përdesisa ai e bënt këtë Hashim Thaçi me komandantet e tij
i knaqur qe e mori pushtetin i bante sehire Vuçiqit derisa ai e
shtrinte pushtetin ne krejtë Veriun.Vuçit ie forcoi pushtetin
atje,solli aty banda kriminele qe merreshin me vrasje dhe kontrabandë
mallrash pa u frigësu nga askush.Ai atje e zhvilloi sistemin paralel
te arësimit nga qerdhet e deri ne Universitet,e vuri sistemin e
shendetesisë,por i vuri edhe strukturat paralele të sigurisë,te cilat
edhe sot e kësaj dite janë atje.Viçiq vuri atje për me vite me radhë
pengesa dhe barikada deri te ura e Ibrit qe të mos ken mundësi të
kalojnë shqiptarët.

Në te gjitha këto përvijime kriminele,politike qe pa zhvilloheshin nga
tash kolegu i tij kopili dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,Hashim Thaçi i
jonë veç po këqye anash si huti nga zgura.As cik e as verr me gojë me
ba.Nje here,kish pas pa ne anderr dhe qohet vrik jerem e ia mesyn
veriur me do Rosa e pata te tij,por e pagoi shtrejte e humbi policin
Zymberi,por u deht me bisht bas bythe të këthehet mbrapeshtë.Ky Hashim
Thaçi baë edhe diagolon me Vuçiqin,gjoja për do maredhenje te mira,por
na fakte te gjitha ato Mareveshje na dolen te këqija,ne damë të
Kosovës te pariparueshme që për te gjitha këto ai se bashku me partin
e tij qe e përkrahë do të jepë llogari para popullit.Populli nuk
ngutet,por nuk harronë.

Këto ditë kur Hashim Thaçi e zateti Kosovën për muri me veprimete e
tij nençmuese ndaj Serbisë,Qeveria e Kosovës doli nga gjumi duke thanë
e po ku jemi?!I hapi syt,nuk ishte askund,ishte ne fund te pusit ne te
cilin e kishte sharru Hashim Thaqi me sejmenet e tij. Qeveria vendosi
ia qiti Sebiesë 100% taksa për ta mbrojtë ekonomin e sajë,për ta vu
njefar reciprociteti ne qarkullimin e mallarave.Dhe Serbia plasi nga
inati.E lajmeroi Evropen dhe te përgedhelurën Mogherini e cila nga
inati e uredhnoi Kosovën qe ti heq taksat,por Kosva jo qe nuk i hjek
taksat por këto ditë po e formon edhe ushtrinë e vetë.Serbija u tranu
nga inati,spo ka se çka banë sepse këtë po e bajmë me ndihmëne mikut
tonë të Madh Amerikës,pa te cilën Kosova nuk do te ishte kurr këtu ku
është.Ajo ka fillu të kokoriset si gjelat aty rrethe kufirit,por ajo e
dinë fare mirë së lufta e sajë me Kosovën ka përfundu njeherë mirë e
pëegjithëmon,sepse vetem një tendtim ajo më nuk do te ekzistonte.

Por,sidoqoftë në këto ditë të përvijimeve të mëdha politike në
Kosovë,kur po merren vendime të medha për Kosovën(shyqyr zoti pa
ndihmen e Thaçit)duhet të jemi shumë të kujdesshëm qe të mos e
provokojmë situatën sepse Kopili Vuqiq ka sjell kriminel,grupe
kriminelesh nga Serbia për ta provoku situatën duke shkaktu
përleshje,por edhe ndonjë vrasje për tu a lëne shqiptarëve fajin.

Mos u çuditëni sëpse kjo ka ndodhë ne te kaluarën por edhe tani.Po ju
a përkujtoi lëxuesve të mijë atehere kur ne vitet e 90-dhjeta
lulëzonte nacionalizmi dhe shovenizmi Serb i cili donte te gllabernte
teë terë ishjugosllavinë deri sa edhe i bani katër lufta qe nga
Sllovenia e deri ne Kosovë,duke lane pasë vehtes gjenocid te papare ne
Evropën modërne.Në situatën ne te cilën gjendemi tani këto dite mbani
kudes se Serbia mund te shkakëtoj ndonje ekses për tua hjedhe fajin
shqiptareve për te ua nxi fytyrën para botes.Po,po ata jane ne gjendje
qe ta bejnë këte.Ju kujtohet ai rasti në Gjilan kur njfarë Martinoviqi
ia rrasin vehtes shishen ne anus duke ua lenë shqiptarëve,ose kur ajo
plaka qe u pat dhunu atyre diteve,ose ato fidanet ne Istog qe u banë
rrafsh me tokë mbrenda natës,ose përdhosja e shumë vorrezave serbe
nëpër Kosovë,për te gjitha këto ngjarje ishte i mbushur shtypi serb
duke i akuzu shqiptarët.Ngjarjet i paten efektët e tyre duke i njollos
shqiptarët,anipse nuk shkoj shumë kohë u zbulu se i kishin ba vete
serbet.

Pra,serbet janë te gatshem të bajnë vepra makabre,e deri ne vrasje,siç
ishte rasti i Oliver Ivanoviqit te cilin e vranë vetë serbet,bosat e
krimit në Mitrovicë,vetem pse ai nuk u shkojë përshtati “Listës Serbe”
por edhe vete Presidentit Vuçiq për te cilin po dyshohet se ka dorë ne
te se bashku me vellaun e tij.Të tillë janë serbet te pabesë,ata për
shtetin e vetë janë gjendje të bajnë çdo gje bile edhe ti vrasin
femijët e tyre.Kjo edhe kishte ndoshë disa here gjatë historisë se
tyre,por rasti me i freskët ështe ai kur nje prind ne Serbi refuzoi të
shkojë të luftojë në Kosovë,ai pa një pa dy e nxjerrë revolin dhe e
ekzektuton në vend.Të tilla janë serbe,e tillë është fara e keqe e
tyre,te cilëve bash neve shqiptarëve na ra hise të ballafaqohemi me
ta.

EDHE UNË JAM ME STUDENTËT! – Nga Frank Shkreli

 

“Shpresa kryesore e një vendi është edukimi i mirë i rinisë së tij.”

 

 

Ishte rinia dhe studentët shqiptarë që ndihmuan në bërjen e ndryshimit të madh, me shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pothuaj 30-vjet më parë.  Por thirrja dhe ëndërra e tyre, pas pothuaj gjysëm shekulli diktaturë komuniste, që t’a bënin Shqipërinë si e gjithë Evropa dhe një Shqipëri ndryshe, ashtu siç e donim shumë prej nesh, nuk është realizuar ende.

 

Pasi studentët e sotëm janë dëshmitarë se Shqipëria nuk po bëhet si Evropa, ashtu siç e donin paraardhësit e tyre në fillim të 90-ave, këta filiza të rinj po përpiqen sot t’a ringjallin atë shpresë dhe ëndërrë që mbeti e pa realizuar.  Prandaj mos u shqetësoni nga angazhimi qytetar plot përgjegjësi i studentëve — as qeveria as shteti, as shoqëria, në përgjithësi.  Mos kini frikë!  Është absolutisht një shfaqje pozitive për shoqërinë shqiptare.  Kërkesat e studentëve mund të jenë të kufizuara në numër, por reagimi dhe zemërimi i tyre është një pasqyrim i gjëndjes së vështirë të përgjithëshme politike dhe ekonomike, për të mos thënë, kaotike në Shqipëri dhe në botën shqiptare në përgjithësi, përfshirë edhe Kosovën.  Aktivizimi i rinisë, pa dyshim se sjellë shpresë.  Studentët shqiptarë janë plot ëndërra dhe idealizëm për të ardhmen e tyre dhe të Kombit të vet.  Si rrjedhim, shteti, qeveria, universitetet, edukatorët dhe shoqëria në përgjithësi duhet të bëjnë çdo gjë të mundur që të krijojnë për ta kushtet e përshtatëshme dhe një mjedis sa më të mirë edukues, që do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave të tyre dhe t’i bëjë ata pjesëmarrës dhe kontribues të dobishëm në ndërtimin e institucioneve të mirëfillta demokratike: të aftë që të përballen me përgjegjësitë dhe me sfidat që paraqet bota moderne, për ata si individë dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, por edhe konkurentë me të tjerët, në rajon dhe në botë.

 

Pa rini nuk ka përparim as shtet-ndërtim.  Prandaj asaj duhet t’i njihen dhe t’i plotësohen kërkesat, roli dhe pjesëmarrja e tyre në vendimet që kanë të bëjnë me edukimin e studentëve, me të ardhmen e tyre afat shkurtër, por edhe afat gjatë të tyre dhe të vendit ku jetojnë.  Rinia është shtylla e një vendi.  Është ky një rol që ata e meritojnë!   Për ata që mund të dyshojnë se nuk ia vlen të investohet në studentët dhe sstudentet e Kombit në këtë moment, ju lutem shikoni fëtyrat e asaj rinie të bukur, të qeshur, të përmbajtur, të mençur të shëndosh, plot shpresë dhe entuziazëm, por edhe patriotike, të pranishëm në sheshet dhe në universitetet, anë e mbanë vendit.  Autoritetet duhet të përfitojnë nga ky rast dhe të marrin masa serioze për plotësimin e kërkesave të tyre dhe të angazhojnë, seriozisht, rininë dhe studentët në jetën e vendit, para se të jenë vonë, pasi e ardhmja e vendit është edhe e ardhëmja e tyre.  Është një e ardhëme që përmban plot agime të reja. Është një periudhë e shpresave të guximshme.  Ndoshta studentët do t’ia dalin që të shkundin shpirtin e përgjumshëm në radhët e shqiptarëve, për një të ardhme më bujare dhe fatbardhë.  Mos kini frikë!

 

Kombi ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër. Kërkesat e studentëve janë edhe politike, përveç kushteve, plotësimin e të cilave    ata kërkojnë. A do të këmbngulin votuesit shqiptarë duek kërkuar një rend të ri politik me njerëz që do të pasqyrojnë vullnetin dhe interesat e zgjedhësve shqiptarë dhe jo ato të padronëve partiakë dhe të klaneve të tyre politike?  Partitë politike dhe votuesit shqiptarë duhet të reflektojnë seriozisht që të vijnë në përfundimin se punët deri tashti nuk kanë shkuar aspak mirë, siç dëshmojnë edhe protestat e studentëve prej pothuaj prej 10-ditësh tani në Tiranë dhe anë e mbanë vendit.  Ky, fatkeqsisht, mund të jetë vetëm fillimi.

 

Sot, kombi shqiptar ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër të politikës dhe të atdhedashurisë, për të vazhduar zhvillimin natyral politiko-historik të shqiptarëve, të ndërprerë nga regjimi komunist 50-vjeçar dhe nga trashëgimia e tij, fatkeqësisht, gjithnjë aktuale në politikën dhe shoqërinë shqiptare.  Ishte përmalluese dhe fatlume skena kur studentët protestues në midis të Tiranës, shpërthyen në këngë patriotike.  Ka një uri dhe etje për tu këthyer në vlerat shpirtërore të trashëgimisë kombëtare iliro-arbërore.

 

Le të shpresojmë se një brez i ri politikanësh shqiptarë, i dalur nesër nga përfaqësues të këtyre studentëve që protestojnë sot për të drejtat e tyre anë e mbanë Shqipërisë – mundësisht filiza të ri në trungun e vjetër të Kombit – do të shprehin vullnetin dhe interesat e shqiptarëve tashmë të lodhur nga politika e sponsorizuar nga oligarkët dhe nga interesat e ngushta të partive aktuale politike.  Shpresojmë që ky brez i ri politikanësh, të marrë në duartë e veta fatin e vendit dhe të Kombit, me patriotizëm dhe atdhedashuri, të hapë udhë të reja në historinë moderne të shqiptarëve, si trashëgues dhe ndjekës të traditës dhe të vlerave shekullore kombëtare.  Pas një periudhe prej 30-vjetësh post-komunizëm, nuk na ka mbetur tjetër veç të shpresojmë, të shpresojmë në këtë brez të rinisë shqiptare dhe në studentët që e përfaqësojnë atë sot në sheshet dhe universitetet, anë e mbanë Shqipërisë.

 

Rinia është gjymtyra kryesore e shoqërisë shqiptare sot nëqoftse dëshironi të ndërtoni një të ardhëme më të mirë për Shqipërinë e nesërme.  Si e tillë edhe duhet të trajtohet.  Nga ana tjetër, i takon këtij brezi shqiptarësh që të ndërtojë, më në fund, jo vetëm një Shqipëri si e gjithë Evropa, por edhe një Shqipëri e cila pasqyron (siç kam lexuar diku) edhe fëtyrën dhe zemrën e nënave tona, një Shqipëri që, njëkohsisht, adhuron, dashuron e ngushëllon të gjithë bijtë e bijat e saj pa dallim, por mbi të gjitha duam një Shqipëri që është e drejtë për të gjithë dhe pa dallim.  Nëqoftse kjo është Shqipëria që duan dhe që kërkojnë studentët protestues për pothuaj 10-ditë tani anë e mbanë Atdheut, edhe unë jam me ta.

Ndryshimi i madh midis Skënder Buçpapajt dhe Andi Bushatit – Nga Elida Buçpapaj

Andi Bushati me miza nën kësulë, kur thotë populli, gërvisht plagë të mbyllura nga koha. Në opinionin e tij tek lapsi.al provokon me stilin e kohës së të parëve të tij Andi Bushati shkruan: “ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?”

Pasi nuk i kanë dalë ato tepsi e tenxhere, pjesë e të cilave është edhe vetë, Andi Bushati kthehet  çerek shekulli pas në kohë!

Meqë Andi Bushati ka nisur një sulm të hapur kundër Skënder Buçpapajt, duke e dënuar kohën më të artë që ka kaluar RTSH në 27 vjet tranzicion, po i kujtoj pjesë të CV së tij:

Andi Bushati:

1. është pjesë e oligarkisë të mediave i katapultuar  nga regjimi okult që sundon në Shqipëri;

2. është i nipi Hysni Kapos, bashkëpunëtorit më të ngushtë të diktatorit Hoxha;

3. është i nipi i Vito Kapos, emër i nomenklaturës të lartë të diktaturës komuniste;

4. është i biri i Mehdi Bushatit, zyrtar i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit;

5. është kushëriri i parë i Ilir Xhelil Gjonit që ka mbi pesë vjet Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Zvicër, i emëruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga Andi Bushati, Skënder Buçpapaj është shkrimtar, publicist dhe botues që ka krijuar gjithçka me potencialin e tij si intelektual me mund, djersë e sakrifica.

Ndërsa RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt ishte njëri nga pesë faktorët që solli fitoren e 22 marsit 1992 që përmbysi diktaturën e gjyshërve dhe etërve të kuq!

RTSH i Skënder Buçpapajt ishte mediumi i parë pluralist ku i gjithë spektri politik kishte vendin e vet dhe reflektohej me minutazh dhe kohë;

RTSH i Skënder Buçpapajt ka sjellë të gjithë gjeneratën e gazetarëve që sot kontribuojnë nëpër të gjitha TV kombëtare të Shqipërisë;

RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj, natyrisht që në qendër të vemendjes kishte krimet e diktaturës, një dimension që i mungon të gjitha televizioneve sot në Shqipëri, një dimension që nuk mund të mohohet kurrë!

Skënder Buçpapaj është emblemë e gazetarisë së papërlyer me politikën. Skënder Buçpapaj nuk është klient i askujt, ai iu përulet interesave të kombit shqiptar dhe transformimit të Shqipërisë në një vend të denjë për ta jetuar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo orientimi politik.

Skënder Buçpapaj drejtoi për dhjetë vjet  gazetën Bota Sot prej 1998 deri 2008 dhe e transformoi në gazetën më të madhe në gjithë historinë e shtypit shqiptar, me një shitje prej 200 mijë kopjesh, në Europë, SHBA, Kosovë dhe një kohë Maqedoni!

Ti Andi Bushati je i paaftë ta bësh diçka të tillë!

Ti Andi Bushati je si Edi Rama, vini nga e njëjta kastë! Gjithmonë i ke patur krahët e ngrohta, që nga koha e gjyshit tënd, kur shokët e tu diktatura i degdiste nëpër kampet e internimit në fshatra të humbura duke ua shfarosur të ardhmen vetëm se ishin të bijtë e armiqve të diktatorit, pa marrë parasysh se në të shkuarën e afërt kishin qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të monstrës komuniste!

Koha e gjyshit tënd Andi Bushati ishte koha a turpit e shqiptarëve dhe jo RTSH e kohës të Skënder Buçpapajt!

Koha e turpit është edhe kjo e tranzicionit, ku oponionistë si puna jote dhe e kolegëve të tu nuk janë asnjëherë të pavarur, por janë klientë që i mbushin xhepat plot!

E ka thënë Fatos Nano, se opinionistët e TV-ve të Shqipërisë janë më të pasur se politikanët.

Ti Andi Bushati je pjesë sistemit të kapur, herë ti je me Sali Berishën, herë me Edi Ramën dhe vice versa. Po të ishe ndryshe ti Andi Bushati, sot do të ishe pa punë ose do të ishe larg Shqipërisë nga është Skënder Buçpapaj me familjen e tij sikur miliona familje shqiptare.

Ti Andi Bushati je gjithmonë i katapultuar, asgjë nuk e ke fituar me forcat e tua, gjithçka e ke patur në tabaka që nga koha e Hysni Kapos, Vito Kapos dhe Mehdi Bushatit!

A ke dalë ndonjëherë t’u kërkosh ndjesë shqiptarëve për kohën e turpit të diktaturës që ty të sillte vetëm privilegje?!

Ti përsëri je i privilegjuar, dmth koha e diktaturës në Shqipëri vazhdon!

Ti e vazhdon luftën e klasave nga një pozicion klientelist!

Tani i kthehesh Skënder Buçpapajt që ka 23 vjet që e kanë larguar nga Shqipëria njerëz si Ylli Rakipi me shokë që i rrinin ngjitur si muti pas këpucës Sali Berishës dhe që sot na shesin moral, kur morali i tyre është nxirë me kohë e me vakt!

Ne Sali Berishën dhe PD e kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, por asnjëherë me para, asnjëherë duke e shitur mbështetjen tonë me ndonjë post, me ndonjë copë tokë apo me ndonjë pallat apo tender!

Nuk ia kemi patur kurrë nevojën Sali Berishës, Sali Berisha na e ka patur nevojën ne! Nuk ia kemi kurrë nevojën kryepolitikanëve të Shqipërisë që e kanë kthyer në kohë të turpit kombëtar këtë tranzicion 27 vjeçar!

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet që e larguan nga Shqipëria ata që sot janë pjesë e kësaj elite të nxirë politike që ka dëbuar nga Shqipëria 3 milionë shqiptarë, shumë më zi se Milosheviçi.

Skënder Buçpapaj ka 23 vjet në Perëndim që bën gazetari të pavarur, prej dhjetë vitesh kemi portalin tonë Zëri i Shqiptarëve, voal.ch më i lexuari në diasporë. Po të shkosh të shikosh https://www.voal.ch/tag/andi-bushati/ do të gjesh opinionet e tua, që Skënder Buçpapaj i ka botuar pa të bërë luftë klasash, duke dëshmuar ndryshimin se kush është ai dhe kush je ti! Ti ke mbetur gjithmonë i përkëdheluri i gjyshit dhe babait, ndërsa Skënder Buçpapaj lufton në mënyrë civile për të përçuar fjalën e lirë në një terren të mbuluar nga mediat klienteliste ku secila mbron politikanin që ia mbush xhepin!

Ti vazhdon ta konsiderosh armik Skënder Buçpapajn sikur e konsideronte gjithë nomenklatura e kuqe, sepse RTSH i kohës të Skënder Buçpapaj ishte nga të parët që e çau terrin e kohës të ferrit komunist, pasi në diktaturë RTSH ishte insitucioni kryesor i superstrukturës që mbrohej nga regjimi kriminal si një objekt i rëndësisë të veçantë njëlloj si Komiteti Qendror i PPSH!

RTSH i kohës së Skënder Buçpapajt solli atë që nuk e kishin patur kurrë shqiptarët, lirinë për t’u informuar. Këtë liri sot shqiptarëve ua keni vjedhur ju oligarkët dhe trashëgimtarët e nomenklaturës së kuqe që gjithçka e doni vetëm për vete, paçka se potenciali juaj intelektual mund të drejtonte me sukses ndonjë kooperativë bujqësore!

A mund të botosh tek lapsi me majë të thyer opinionet e Skënder Buçpapajt Andi Bushati, sikur Skënder Buçpapaj t’i ka botuar opinionet e tua?! Nuk e ke bërë kurrë, sepse ti pushtetin e sheh si pushtet të trashëguar jo të fituar me merita dhe votë të lirë!

Ti Andi Bushati i ke uzurpuar mediat në Shqipëri e prapë nuk ngopesh dhe e ke mendjen tek Skënder Buçpapaj që ka 23 vjet në Perëndim !  Ti ke mbetur 27 vite prapa, kur nuk ishte rrëzuar ende diktatura  i mbushur me urrejtje dhe hakmarrje sikur të parët e tu!

Por fajin nuk ta ka Skënder Buçpapaj!

Letër e hapur për zonjën Mogherini: Tërhiqu nga dialogu, sepse… – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Je e padenje dhe e paafte ta udheheqish kete dialog me pergjegjesi

-Je e njeanshme ne dialog,po ia mbane anen Serbise e jo Kosoves.Kjo
eshte mani shekullore e Evropes

-Ti, kur Serbia hapas nuk i respekton Mareveshjet,ti heshte si
pula,nuk bene ze,,nuk nihesh per se gjalli,

-Ty te pelcet delli per Serbin nese Kosova vendos se si do ti menaxhoi
tarifat doganore me Serbin

-Ti nuk ka aspek te drejte se per caktimin e temave se per cka duhet
te bisedojn palet

-Ti nuk ke te drejte te deklarohesh hapatas,sic veprove dje,se do te
kete edhe shkembim te kufinjit,pra paske ra ne gracken e Serbis dhe
Thaqi

-Ti nuk ke te drejte ta diktosh se kah duhet ba korigjime te
kufirit.Ti nuk po e dijtke se keta kufije jane te lame me gjak dhe nuk
guxojne te preken,Paska harru Thaqi me te tregu,

-Ti z.Mogherini nuk ke te drejte te bisedosh me Presidentin e
Kosoves,sepse ai nuk e ka legjitimitetin te diagoloj,sepse ardhja e
tij atje eshte jolegjitime,

-Ti duhesh ta kuptosh se cdo Mareveshje e arrijtur midis Vuqiqit dhe
Thaqit nuk do te jete legjitime,nuk e pranon populli i Kosoves,sepse
ai njeri nuk e ka mandatin e popullit te deagoloj,

-Se a eshte kjo e vertet eja ne Mbledhjen e Parlamentit te Kosoves dhe
ndegjoi deputetet qe haptas do te thone se Presidenti aktual nuk e ka
mandatin te diagoloj,Ata do te thone edhe se askush nuk e ka mandatin
qe te bisedoj per kufijte e Kosoves,sepse ata jane te pa cenueshem,te
panegocueshem

-Po ti z.Mogherni ishe edhe e pa edukate.Ti nuk ke te drejte te
nenqmojsh Kryeministrin e Kosoves,kur kerkon nga i preferuari i Juaj
Thaqi te ta heqin sysh,po ti z.Mogherini nuk ke sy,ti nuk ke vesh,ti
nuk sheh dhe degjon asgje tjeter pos ate se qka ta servon Thaqi dhe
Vuqiq,

-Ti zonja Mogherini nuk ke te drejt te nngutesh me dialogun qe ai te
perfundoj ne mandatin qe te te shehohet si ndonje sukses,por nese
perfundon ashtu siq mendoni ju treshja do te jete fatal per ju te
trete.Popullit te Kosoves aspak nuk i intereson se ky dialog a do te
shenohet per te mire apo per te keq ne biografin Tande.Kosova eshte me
e madhe se TI z.Mogherini.Shkakun se duhet te hyyn ne biografin Tende
askush,e as me pak ti,nuk guxon qe duke pru Marveshje ne vrap,ta
shemtosh,ta gjymtosh Kosoven,dhe ne fund

-z.Mogherini terhiqu nga ky dialog sa nuk e ke vone,sa nuk te kane
mbete njolla te zeza ne biografine Tende,sepse nuk ke te drejte ta
hapish”Kuitin e Pandores” qe ta dridhish perseri Bakllkanin.Boll ka
vujat Ballkani,boll eshte derdhe gjak ne te.

Mbarje ne mend populli i Kosoves e done Kosoven,eshte ne gjendje per
te ta jape edhe koken nese ka nevoj.

LUDMILA ALEXEEVA: NJË ZË I FUQISHËM NË MBROJTJE TË DREJTAVE TË NJERIUT, KA NDËRRUAR JETË – Nga Frank Shkreli

”Ku fillojnë më në fund të drejtat universale të njeriut?  Në vende të vogëla, afër shtëpisë ku jetojmë – aq afër dhe aq të vogëla janë ato hapësira, sa që nuk mund të shihen në asnjë hartë të botës.  Prandaj, nëqoftse këto të drejta nuk kanë ndonjë vlerë aty ku jetojmë dhe veprojmë, atëherë ato nuk kanë asnjë vlerë, askund tjetër.  Pa veprim të përbashkët të qytetarëve për t’i zbatuar ato në hapësirën dhe në vendin ku banojmë e punojmë, është e kotë të kërkojmë zbatimin e tyre në një botë më të gjërë”, ka thënë Eleanor Roosevelt, promovuesja kryesore e asaj që tani njihet si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

 

Më 8 Dhjetor, dy ditë para Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Moskë ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, Ludmilla Milkhailovna Alexeeva, gruaja më e njohur e lëvizjes së të drejtave të njeriut në Rusi, promovuese e këtyre të drejtave jo vetëm në vendin ku jetonte dhe vepronte, por anë e mbanë botës, për më shumë se 50-vjetë.   Në vitin 1968, ajo është përjashtuar nga Partia Komuniste sovjetike dhe është pushuar nga puna, në një shtëpi botimi, si përfundim i veprimtarisë së saj në mbështetje të zbatimit të drejtave të njeriut.  Në këtë ndërkohë, ajo bashkpunonte me buletinin klandestin të lajmeve, “Kronika e Ngjarjeve Aktuale”, një botim ky që i dedikohej shkeljeve të të drejtave të njeriut anë e mbanë ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Ludmila Alexeeva, historiane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ish-disidente në Bashkimin Sovjetik, ishte gjithashtu edhe antarja themeluese e Grupit të Helsinki në Moskë më 1976.   Një vit më vonë ajo u detyrua nga autoritetet komuniste të largohej nga Bashkimi Sovjetik për në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi veprimtarinë e saj, në fushën e të drejtave të njeriut.  Gjatë viteve 1960-ta, Ludmila bënte pjesë në lëvizjen disidente sovjetike dhe luftonte për lirimin e disidentëve të burgosur nga regjimi komunist sovjetik.  Autoritetet komuniste nuk mund të toleronin punën e saj dhe të bashkpuntorëve të saj disidentë rusë në mbështetje të të drejtave të njeriut, kështuqë shumë prej tyre u arrestuan ose u detyruan me forcë të emigronin.  Në vitin 1977, Alexeeva detyrohet nga qeveria sovjetike që të emogronte në Shtetet e Bashkuara, ku ajo vazhdoi të promovonte të drejtat e njeriut, ndërsa punonte për shërbimin rus të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë.  Pas shembjes së komunizmit, ajo është këthyer në atdhe ku ka shërbyer si kryetare e Grupit të Helsinkit, dega e Moskës, ç’prej vitit 1996 dhe konsiderohej si kritike e fortë dhe e pa frikë e politikës së Kremlinit.

 

Unë e kujtoj me respekt Ludmila Alexeevën, të cilën e kam njohur, falë punës së saj si kontribuese me komentet e saja, për disa vjetë pranë shërbimit rus të Zërit të Amerikës, kur shërbeja si Zëvendës- Drejtor në Drejtorinë e VOA-s për ish-Bashkimin Sovjetik, në fillim të 1990-ave.  Ishte një grua me një trup të brishtë por e vendosur në pikëpamjet e saja anti-komuniste dhe mbrojtëse e flakët e të të drejtave të njeriut, jo vetëm për bashkatdhetarët e saj në Rusi dhe në vendet e tjera të okupuara nga ish-perandoria komuniste sovjetike, përfshirë popujt e Evropës Lindore, por edhe anë e mbanë botës.  Organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, anëtare e të cilës ishte, në njoftimin e saj për vdekjen e të ndjerës Ludmila Alexeeva, e cilësoi atë si, “Një figurë të dalluar dhe shembullore për aktivistët e të drejtave të njeriut kudo dhe përgjithmonë: si një zë moral i qartë në mbështetje të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.”

 

Human Rights Watch e njihte mirë punën e saj, pasi ishte anëtare aktive e kësaj organizate.  Ludmila Alexeeva i kushtoi gjithë energjinë dhe zemrën, shumë kauzave dhe çështjeve që kishin të bënin me të drejtat e njeriut, duke filluar nga persekutimi i pa drejtë i njerëzve të thjeshtë gjatë regjimit komunist e deri tek masakrat ruse të civilëve në luftën e Çeçenisë, përfshirë sulmet kundër shoqërisë civile nën pushtetin e Vladimir Putinit.  Për ata që e njihnin mirë, ajo fliste thjeshtë, por me një mesazh të fuqishëm, ishte gjithmonë fisnike dhe e dhimbshme, por edhe e ashpër ndaj kundërshtarëve, po të ishte nevoja.  Ajo refuzoi të sakrifikonte dinjitetin e saj para pushtetit komunist sovjetik dhe më vonë Alexeeva nuk lejoi gjithashtu as politikën aktuale autokratike të Kremlinit që t’i diktonte asaj kushtet e punës ose të veprimtarisë së saj, si aktiviste në mbështetje të të drejtave të njeriut, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e Human Rights Watch për vdekjen e disidentes dhe mbrojtëses së të drejtave të njeriut, Ludmila Alexeeva.

 

Në një intervistë me Human Rights Watch disa vite më parë,   Alexeeva, e ka cilësuar punën e saj si një, “Trysni  ndaj qeverisë për të zgjidhur problemet aktuale të njerëzve.  Nëqoftse për këtë detyrohem të paguaj një çmim të lartë, atëherë unë do të paguaj një çmim të tillë.  Kjo është më e rëndësishme se sa të strukem dhe nga frika të zbatoj urdhërat e autoriteteve.”

 

Aktive deri në ditët e fundit të jetës së saj, Ludmila Alexeeva qëndroi kritike ndaj ritmit të zhvillimit të demokracisë në Rusi, këto vitet e fundit.  Në një intervistë dhënë radios gjermane Deutsche Welle, ajo shprehet se vitet e fundit në Rusi ka patur një, “Këthim prapa sepse vendi im, pothuaj nuk ka njohur kurrë në historinë e tij periudha lirie, megjithse periudha nga viti 1987 e deri nga mesi i viteve 2000, deri diku, mund të konsiderohet si e tillë.  Bashkimi Sovjetik u shpërbë nga brenda, ne nuk luftuam që të çliroheshim nga komunizmi. Tani jemi të detyruar që të fillojmë ato përpjekje të mundimshme drejtë sigurimit të lirisë së vërtetë, megjithse nuk pres që të shikoj Rusinë si një shtet demokratik.  Por do të ndodhë, sepse ne jemi komb evropian, gjeografikisht, historikisht, fetarisht dhe për nga kultura”, ka thënë Alexeeva për radion gjermane.

 

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shprehu keqardhjen për vdekjen e Ludmila Alexeeva, duke e cilësuar atë si “Një prej mbrojtësve më të mëdhej të të drejtave të njeriut në botë.” Në deklaratën e DASH theksohet se, “Deri në ditët e fundit, ajo ishte një forcë në mbështetje të dinjitetit njerëzor, duke frymëzuar breza të tërë qytetarësh aktivistë në atdheun e saj.  Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë ata që punojnë për kauzën e lirisë në Rusi dhe anë e mbanë botës, në një kohë kur të drejtave të njeriut dhe burrave e grave — të cilët me vendosmëri i mbrojnë ato të drejta — po u bëhet trysni, jo vetëm në Rusi, por dhe në shumë vende të tjera.  Puna dhe veprimtaria e gjatë e Ludmila Alexeeva-s, në mbështetje të të drejtave të njeriut, janë kontribute të përhershme për një botë më të lirë dhe më në paqë”, përfundon deklarata e DASH, me rastin e vdekjes së disidentes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Rusi dhe anë e mbanë botës.

 

Ludmila Alexeeva.

 

Ludmila Alexeeva u varros më 11 Dhjetor në Moskë, një ditë pasi bota shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ka vetëm një rrugëzgjidhje – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në kushtet e reja që janë krijuar në vend, pas ngritjes së studentëve të universiteteve në protesta të fuqishme kundër një sistemi arsimor të degraduar fund e krye, kundër një reforme arsimore të dështuar, kundër varfërimit të pandalshëm të rinisë studentore përmes tarifave të larta, kundër korrupsionit të disa pedagogëve faqezinj që rrjepin studentët, me siguri që edhe shtresat e gjera të qytetarëve shqiptarë nuk mund të rrinë pa reaguar kundër çmimit të lartë të karburantit, kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në varfërimin e tyre dhe çojnë në falimentimin e shumë bizneseve në mbarë vendin.

Pushteti i të ashtuquajturës “Rilindje”, rezultoi pushtet i “Rivdekjes” ekonomike për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar. Dhe fajtori kryesor i “Rivdekjes” ekonomike të kësaj shumice, pa dyshim, është kryeministri Rama, i cili ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta dhe, përmes ligjit zgjedhor, të aprovuar që në vitin 2008, deputetët socialistë i ka katandisur në kukulla, në gur shahu, çka ka sjellë si pasojë që shumica parlamentare të shndërrohet në një vegël të verbër, në një turmë kokulur që zbaton vetëm tekat e tij.

Pasojat e politikës ekonomike të “Rilindjes” socialiste që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, janë me të vërtetë katastrofike. I vetmi “sukses” i një politike të tillë, është vetëm kanabizimi i vendit. Dëshmia më shembullore e dështimit të kësaj politike, është braktisja e vendit prej qindra e qindra mijë qytetarëve, të cilët kanë marrë rrugët e botës. Një politikë e tillë u ka shërbyer vetëm interesave personale të kryeministrit Rama dhe një grushti oligarkësh rreth tij dhe nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si politikë antikombëtare.

Me qëllim që gjendja të mos rëndohet edhe shumë më tepër, në këndvështrimin tim, ka vetëm një rrugëzgjidhje: kryeministri Rama të pranojë dështimin burrërisht dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që të krijohet një qeveri teknike, e cila duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e lëvizjes studentore dhe të përgatitë truallin për zgjedhje të parakohshme. Këto pesë vjet vërtetuan në praktikë se kryeministri Rama nuk ka aftësi qeverisëse. Kjo për arsye se ai nuk e njeh absolutisht artin e komunikimit me njerëzit dhe aq më tepër me studentët.

Në bindjen time, populli shqiptar ka nevojë për daljen në skenë të një tjetër formacioni politik me vetëdije të lartë kombëtare, që të ndërtojë një tjetër politikë ekonomike në të mirë të interesave jetësore të rinisë studentore dhe të mbarë qytetarëve dhe të vendosë në vend autoritetin e shtetit tonë, autoritet që partitë politike që kanë qeverisur gjatë këtyre 28 vjetëve, e kanë nëpërkëmbur keq, sidomos në marrëdhëniet me shtetin grek, i cili Shqipërinë e vlerëson si një vend pa zot, sidomos pas ngjarjes në Bularat.

Tiranë, 10 dhjetor 2018

LAHUTA NUK KËNDON MË PËR SHQIPËRI DHE PËR SHQIPTARË! – Nga Frank Shkreli

Unë nuk e di se ku qendron e vërteta mbi këtë çështje, por i vjen një erë shumë e keqe: nëse është pranuar ose jo propozimi i Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të saj në UNESCO, si pasuri e saj kulturore.  Qeveritë dhe Ministritë e Kulturës gjatë viteve kanë një reputacion me të cilin nuk mund të krenohen, përsa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe kultivimit të kulturës së lashtë dhe të re shqiptare – si në nivel kombëtar dhe ashtu edhe në atë ndërkombëtar – siç pasqyrohet edhe nga ky rast. More, ja merrte kujt mendja se serbët do të përvetësonin lahutën si pjesë e trashëgimisë së tyre?  Po, kështu kanë vepruar gjithmonë këta, në kurriz të tjerëve.  Hajdutë kanë qenë gjithëherë.  Por, se serbët do t’a merrnin lahutën prej nesh pa “zbrazur asnjë fishek” në mbrojtje të pasurisë sonë kulturore, kjo nuk mund të merret me mend.  At Gjergj Fishta do të rrotullohej në varr, por fatkeqsisht, varrin nuk ia dimë dhe eshtrat ia hodhi Enver Hoxha në lum.  Edhe ai i kishte kënduar Lahutës – Lahutës së Malësisë.

 

Për hir të së vërtetës duhet shënuar se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur në media një ditë më parë, se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi kulturore e Serbisë.  Në deklaratën e saj thuhet se, “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare, por serbe’”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.  Ministria e Kulturës shpjegon se “Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin”, sqaron më tej ministria.

 

A është kjo mbrojtja më e fortë që Ministria e Kulturës mund t’i bëjë lahutës si një instrument i lashtë i Shqiptarëve.  Ndoshta, sipas deklaratës së Ministrisë shqiptare, ende nuk është marrë vendimi nga Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s, por Ministria shqiptare nuk e mohon se UNESCO do e njohë lahutën si trashëgimi kulturore e Serbisë, me justifikimin se të, “kënduarit me lahutë është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.  Të na rrojë internacionalizmi proletary i Enver Hoxhës.

 

Ky konfuzion është rezultat i papërgjegjësisë zyrtare dhe një arrogance që është bërë traditë tanimë për të zbardhur të vërtetën, e që zmadhohet edhe më shumë nga shkrimet hamendëse në medien publike, pikërisht për arsye të mungesës së informacionit të sakt.  Ja disa nga titujt në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, në lidhje me propozimin e Serbisë për të regjistruar Lahutën si instrument të Serbisë: “Lahuta serbe në UNSECO”; “Lahuta shqiptare është gati npër në UNESCO”; “Ministria e Kulturës -UNESCO-s: Lahuta është e jona”;  “Lahuta njihet si trashëgimi e Serbisë”; “Lahuta Trashëgimi e Serbisë?  “Vendimi sklandaloz i UNSECO-s”; “Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi”;  “Lahuta është shqiptare apo serbe?”;  “Ministria e Kulturës: S’ka asnjë vendim nga UNESCO”; “Lahuta Shqiptare e penalizuar nga Kosova”; “Lahuta s’është shqiptare, por serbe”, e të tjera.

 

Në të vërtetë, ky ka qenë gjithmonë dhe është objektivi përfundimtar i sllavëve, i grekëve dhe i turqëve, që më së pari të mbjellin dyshime dhe konfuzion në radhët e vet shqiptarëve mbi identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, si dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre.   Kështu kanë bërë ata dhe vazhdojnë të mbjellin dyshime — madje edhe me ndihmën e vet shqiptarëve — edhe mbi figurën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbeu dhe për identitetin kombëtar të Nënë Terezës.

 

Edhe kjo na ka munguar! Armiqtë e Kombit shqiptar, tashti duan edhe Lahutën – simbolin e lashtësisë së Kombit shqiptar — pasi na morën ose më mirë të themi pasi ua dhamë dhe po u japim tokat tona, detin dhe tashti po u dorëzojnë edhe një pjesë të identitetit të kulturës kombëtare.  Edhe ajrin për të marrë frymë, do të ua mohonin shqiptarëve këta, gjithmonë sipas orekseve dhe interesave të tyre politike, fetare, ideologjike dhe historike, të momentit.

 

Çdo gjë e shenjtë shqiptare duket se është në shitje, në ankandë.  Serbia do tokën shqiptare, se nuk ka marrë mjaft gjatë 100- vjerëve të kaluar. Tashti do të përvetësojë edhe Lahutën, simbolin më të njohur të lashtësisë së Arbërit.  Prisni edhe pak se shpejt Akademia e Shkencave e Serbisë do të pretendojë se edhe xhubleta, veshja e grave malësore ç’prej epokës ilire, do të kërkojë ta regjitrojë në UNESCO si trashëgimi kulturore serbe dhe askush nuk do të shqetësohet për këtë punë.  Turqia pretendon se “Kosova është Turqi” dhe kërkon me ngulm ndryshim të historisë shqiptare, ndërsa Greqia ka marrë Çamërinë, do të marrë detin dhe nuk heq dorë nga i ashtuquajturi Epir. Çdo ditë, popat e Kishës ortodokse serbe përpiqen të përvetësojnë gërmadhat e kishave shqiptare në trojet shqiptare nën Mal të Zi, sikur të kenë qenë të tyre, historikisht, aty ku asnjëherë nuk ka ka shkelur këmbë e serbit.  Nëqoftse shqiptarët nuk i dalin zot historisë së tyre, të tjerët do e përvetësojnë, siç është rasti i trashëgimisë kulturore me lahutën.  Më e keqja e kësaj situate të mjerueshme është se të gjitha këto po ndodhin në heshtje  ose me marrveshjen e kësaj klase politike shqiptare sot, ose si trysni ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Keni venë re ndonjë reagim nga zyrtarë të lartë ndaj këtyre hajdutlleqeve e pretendimeve antishqiptare nga Tirana dhe nga Prishtina?  Hiç, përkundrazi! Tirana dhe Prishtina zyrtare sillen me këto tre shtete, si shtete “strategjike”, ose si “popuj miq”, siç i quante Enver Hoxha — gjithmonë sikur fajin për gjithçka e kanë shqiptarët.  Shqiptarët vazhdojnë të japin e të japin ndërsa këto tre shtete nuk ngopen duke vjedhur nga shqiptarët, madje edhe trashëgiminë kulturore, siç është instrumenti muzikor, Lahuta.  Është për të ardhur keq, “për ca zuzarë, që u lindën shqipëtarë”, siç ka shkruar dikur Faik Konica e të cilët,

“S’na lënë dhe ne të tjerët,

T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë

Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash”

 

Për çdo shtet normal, mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtar si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar nga sulmet dhe nga pretendimet e të huajve, janë çështje të shënjta të mbijetesës dhe të sigurimit kombëtar, të vet ekzistencës së kombit dhe vazhdimësisë së tij.  Përgjegjësia numër një e një qeverie dhe e përfaqësuesve të saj është që të mbrohet historia, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar, ashtu siç do të mbrohej kufiri tokësor e detar, në rast të një sulmi ushtarak.  Pse heshtin këta njerëz!  Pse heshtin historianët shqiptarë? Ku është zemërimi?

 

Në Malësitë tona dikur, shtëpia pa pushkë e pa lahutë nuk konsiderohej shtëpi.  Në shtëpinë ku kam lindur e jam rritur unë, kishim tre lahutarë.  Gjyshin tim Lukë Tomën e Shkrelit dhe axhën Gjergjin dhe më vonë djalin e axhës Vasel Shkrelin, i cili e vazhdon këte traditë të familjes tonë edhe këtu në Amerikë, si më poshtë, i cili i ka kushtuar këtë këngë lahutës, si instrument i traditës e i trimërisë, si një instrument që ka mbajtur gjallë historinë dhe trashëgiminë e shqiptarit në vatrat stërgjyshore të kullave shkëmbore tona, si një instrument i bekuar e i lashtë arbëror, i cili u ka zgjatur jetën heronjve, sipas fjalëve të lahutarit:

 

https://www.youtube.com/watch?v=iEay5gMwtUI

 

https://www.youtube.com/watch?v=NmJODhiKkT4

 

Sulmet kundër identitetit të shqiptarëve dhe trashëgimisë së tyre historike dhe kulturore po bëhen gjithnjë e më kërcënues, për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.  Ku janë mbrojtësit e visarit dhe të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kombit Shqiptar, kësaj race iliro-trake, bartës të ligjëshëm dhe historikë të traditave shekullore të saj.  Pse nuk ngrejnë zërin në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore të Kombit, para se të bëhet vonë?  Sot, Lahuta vajton fatin e saj.  Lahuta duhet të shpëtohet ashtuqë të këndojë përsëri për Shqipëri dhe për Shqiptarë!

Shqiptarët janë thurur si forca të blinduara – Nga Aurel Dasareti*

E vërteta është deti i thellë! Dhe, edhe më i thellë kur është fjala për Kosovën dhe shqiptarët. Shqiptarët nuk do të ndalen derisa nazifashistët serbo-çetnikë dhe zagarët shqipfolës që e rrezikojnë mbijetesën e tyre, të shkatërrohen plotësisht. Besa Shqiptare është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë, dhe çmendarakët që sillen e veprojnë si të luajtur mëndësh, bash atyre ua trazojnë ujërat.  

***

Të gjithë njerëzit, kulturat, fiset, klanet, komunitetet, shoqëritë kanë një dëshirë për të ruajtur dhe mbrojtur territorin e tyre. Kjo është një pjesë krejtësisht e natyrshme e operacioneve të vetë-mbështetjes. Një instinkt themelor, një dëshirë për të jetuar dhe mbijetuar, duke siguruar vendin e vet dhe për aq sa është e mundur të sigurojë pasardhësit e saj. Kjo është një e drejtë themelore (legjitime) dhe e natyrshme e njeriut.

***

Bashkëpunuesit me armikun, me gënjeshtra, intriga dhe tradhti atdheu, duke shkelur mbi vullnetin e juaj, e morën përsipër pushtetin për të udhëhequr fatin e Kombit dhe Vendit. Uzurpatorët, me forcën e bajonetave të armikut na e mbytën lirinë, pamundësuan mirëqenien, na e zbrazën vendin nga rinia, vendosën korrupsionin, kriminalitetin dhe mjerimin.

Dëgjova se në Pekin do mbahet  “Festivali kinez i mishit të qenve”, ku përveç çetnikëve nazifashist: Ilija Garashanin, Dobrica Qosiç, Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandar Vuçiç, të ftuarit për ta provuar këtë delikates kinez (gjellë qensh, gatuar shumë keq dhe pa shije) janë edhe serbomëdhenjtë shqipfolës, të pabesët: Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhi Qamili.

Ne vetë-ofrohemi t`u falim territore kolonizatorëve.

Qëllimi i pavdekshëm i serbëve (rusëve) është të kenë dalje në det të ngrohtë, sidomos prej Dubrovnikut të Kroacisë deri në Vlorë. Ata pas një “korrigjim kufiri” të Kosovës do të kërkonin “korrigjimin” e radhës, derisa ta zaptojnë gjithë Shqipërinë. Megjithatë, “Të gjithë serbët në një shtet”, siç ëndërrojnë ata, do të jetë e ashtuquajtura “Serbia e ngushtë”! Derisa t`u mbetet vetëm pashallëku i Beogradit, ata nuk do të qetësohen!

***

“Edhe ushtria është një opsion…”, – na kërcënohet me luftë Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, që të mos formojmë Ushtrinë e Kosovës. Si mundet që persona të LGBT janë agresivë?! A nuk ishte në media se ata/ato janë plot me dashuri?! Ai djalë i ri, i çuditshëm dhe i shëmtuar Ana Brnabic, gjithnjë dukej i mirë dhe i qetë, por edhe ai filloi të kërcënonte. Çetniku nuk ka gjithmonë mjekër.

Ushtria është gur-themel i sovranitetit shtetëror të një shteti. Serbët i frikohen shumë formimit të ushtrisë së Kosovës. 100 vitet e fundit kanë kryer gjenocid mbi shqiptarët pikërisht për shkakun se viktimat ishin të paarmatosur. Ata nuk kanë prapanicë të kacafyten me të armatosurit.

Serbët logjikojnë kështu: “Prisni bre, nëse dëshirosh të mbrohesh nga një serb, kjo do të thotë që ti je një vrasës dhe një kasap. Nuk është mirë të mbrohesh bre. Shtrihu të të vrasim. Nëse nuk dëshirosh të shtrihesh ti je shqiptaro-madh, nazist dhe fashist”.

***

Politik-bërësit  shqipfolës, kur janë në pyetje interesat e tyre personale, hahen (zihen) si qen rrugësh. Edhe unë pajtohem se: Për t’i mësuar qenit urdhrat bazë, ju nevojiten një rrip qafe, një zinxhir dhe shumë durim. Nëse ka nevojë për diçka më të rreptë, mund ta kapni për zverku dhe ta shkundni lehtë duke i thënë: «Jo!»

Politik-bërësit e trojeve tona duhet të punojnë për popullin e jo e kundërta. Por mjerisht, në tokat tona pellazge/ilire/arbërore, qofshin ato të Shqipërisë së brendshme apo Shqipërisë së jashtme, s’e njeh qeni të zotin, prandaj është rrëmujë e madhe. Faji i popullatës që i ka lëshuar qentë nga zinxhiri.

Kumbarët shqipfolës të Serbisë nga Ministria e Kulturës në Tiranë, ia dhuruan asaj ta regjistroj si të veten në UNESCO “Lahutën” e Malcis së At Gjergj Fishtës dhe gjithë shqiptarisë. Lahutën tonë që ka ekzistuar me mijëra vite para se përvetësuesit e sotëm të zbritnin nga drunjtë e Karpateve.

***

William Shakespeare: “Një nënë është e anshme nga natyra”.

Evropa lavire prej asgjëje e polli Serbinë dhe Greqinë, është nëna surrogate e tyre. Prandaj këta dy vende dhe “kombe” që janë shtrirë në territoret tona, janë të përkëdhelurat e sajë. Pse kërkojmë drejtësi dhe neutralitet nga nipërit dhe mbesat e atyre nazistëve/fashistëve burrec që në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) copëtuan Shqipërinë duke i shndërruar trojet tona në pellgun e të vdekurve?! Mbahuni me Amerikën, forconi miqësinë shekullore me shpëtimtaren dhe mikeshën e pavdekshme tonën.

Evropa, jo vetëm që nuk ka asnjë ndërgjegje që të na e kthej borxhin, ose të paktën të mbrojë këto kufij që kemi pas amputimit, tani dëshiron për të na çuar në shkatërrim të plotë. Është mërzitur shumë dhe derdh lot krokodili për ato 100% taksat e mallrave ushqimore (të kontaminuar) që vite me radhë Serbia i transporton në Kosovë. Dhe, përpiqet që shtetit më të ri të Evropës, ndryshe Dardanisë antike, t`ia pamundësoj formimin e ushtrisë, vetëmbrojtjen nga të ledhatuarit e saj kriminel gjakpirës.

***

Shumë njerëz të vegjël që bëjnë shumë gjëra të vogla në shumë vende të vogla, mund të ndryshojnë botën. Ne kemi mundësinë për ta kthyer rrjedhën e historisë në favorin tonë, mbrojtësit e kombit kanë erërat nën krahë.

Bashkëpunimi shkruhet me dy shkronja: Ne. 

Ne shqiptarët duhet të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë, përndryshe armiqtë do të na varin secilin një nga një.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Faleminderit President Donald Trump për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 

*** Thank you the honored President Donald Trump, thank you my beloved and savior America for the support of the creation of the national army of Kosovo.

 

*** NATO-ja dhe BE-ja, pa asnjë reserve, duhet ta mbështesin Amerikën për formimin e ushtrisë së rregullt të Kosovës, ashtu sikurse me rastin e njohjes së pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008.

 

Pa ushtri, shteti është një leckë, asgjë tjetër, që askush nuk e vë në thumb!

 

-Pas vizitës së paradokoshme, që kryeministri Ramush Haradinaj i bëri Amerikës (takimi me Sekretarin e Mbrotjes  James Mattis në Pentagon) deklaroi se : “ E KEMI BEKIMIN E AMERIKËS PËR FORMIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS” .

 

-Ramush Haradinaj, më gjerësisht : “Atë që dua ta veçoj në tërësi është, po them ashtu një respekt shumë i madh nga ana e institucioneve të Amerikës, në këtë rast atyre të sigurisë, veçanërisht nga gjenerali Matis, pra sekretari i Mbrojtjes, dhe përkrahjen e tij për ushtrinë e Kosovës. Pra, mund t’iu themi se Kosova e ka bekimin e Amerikës dhe Parlamentit të Mbrojtjes për Ushtrinë e Kosovës. Ky ndoshta është lajmi më i mirë që e sjellim prej Amerike kësaj here”. (

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/957095/haradinaj-e-kemi-bekimin-e-shba-ve-per-ushtrine-nuk-eshte-sugjerim-amerikan-levizja-e-kufijve/

Kosova pa ushtri përherë do të rrezikohet nga  Serbia gjenocidale kolonialiste ).

 

Nuk ka dyshim se ky lajm me peshë të rëndësishme historike për shtetin dhe për popullin e Kosovës, më bëri të ndihem shumë i lumtur dhe i gëzuar se establishmenti amerikan drejtuar nga Presidenti i nderuar Donald Trump ka marrë vendim, që ta ndihmojë qeverinë e Kosovës për formimin e ushtrisë së rregullt të Kosovës.

Ndaj, deklarata e kryeministrit Ramush Haradaniaj për media,  se më  14 dhjetor 2018,  FSK-ja, do të transformohet në USHTRINË  E RREGULLT TË KOSOVËS, na gëzon të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës ngaqë formimi i saj,  hap një kaptinë të re historike  të mbrojtjes ushtarake  të Kosovës nga çdo agresor qoftë i jashtëm apo i brendshëm.

Me një fjalë Ushtria e Kosovës, do të jetë garant i mbrojtjes, i sigurisë, i pavarësisë dhe i sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë qytetarëve të saj pavarësisht nga statusi i tyre etnik dhe politik.

Me formimin e Ushtrisë nacionale të Kosovës, vdesin përgjithmonë aspiratat e politikës militariste të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, duke i spastruar etnikisht dhe pushtuar territroine tyre autokton pellazgo-ilir.

Serbia e kundërshton formomin e Ushtrisë së Kosovës, sepse ushqen iliuzione se ushtria dhe policia e saj sërish, do të rikthehen në Kosovën e dikurshme pa ushtri (1912-1999) për të kryer gjenocid dhe për ta djegur Kosovën!

 

Kjo është arsyeja thelbësore, që populli i Kosovës, me çdo çmim, duhet të ngulmojë, që sa më parë dhe, sa më  shpejtë ta detyrojë qeverinë dhe kuvendin e Kosovës për ta formuar USHTRINË E RREGULLT të Kosovës, pavarësisht  nga ndërhyrja dhe nga përzierja e  politikës propagandistike, militariste dhe hegjemoniste kërcënuese të Serbisë kolonialiste në çështje të brendshme të Kosovës (2008-2018), duke pretenduar, që  një ditë me forcë ta rikthejë Kosovën shqiptre (mbi 90%) nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

Ky është shkaku kryesor i sëmundjes njëshekullore të Serbisë koloniaiste dhe gjenocidale, që shqiptarët t’i lërë pa USHTRI TË VETEN si këtu e 100 vjet më parë, në mënyrë që sa herë t’i  “qohet kolla” t’i konvertojë, t’i shpërngulë dhe t’i shfarosë shqiptarët e paarmatosur, duke i masakruar dhe djegur në zjarr gra, fëmijë, burra, djemë, vajza e pleq, pa dallim moshe sikurse edhe në gjenocidin e fundit (1989-1999). Kjo brabari çetniko-fashiste ndodhi, pikërisht pse Kosova nuk kishte ushtrinë e vet nacianale. Ndryshe, Serbia as që do të kishte guxuar të ëndërronte terrorin, agresionin, masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovës, sepse do të digjej në zjarrin dhe në flakën  e tyre, jo vetëm në Kosovë, por  deri në Kalamegdan të Beogradit.

Prandaj, Evropa Perëndimore, NATO-ja, BE-ja dhe Amerika nuk duhet ta lejojnë  Serbinë, që të përzihet në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke penguar formimin e ushtrisë së rregullt nacionale të Kosovës, sepse kjo do të ishte fatalitet dhe padrejtësia më e madhe ndaj shqiptarëve të pambrojtur dhe Kosovës.

Fundja, Serbia gjenocidale dhe kolonialiste e di se,  nëse Kosova mbetet  pa ushtri të vet nacionale, do ta ketë lehtë që ta sulmojë në çdo kohë dhe, të vrasë e masakroj shqiptarët sa t’ia dojë qejfi, ashtu sikurse që bëri me gjenocidin e fundit (1989-1999).

 

Mirëpo,  me formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor 2018,  Serbisë, do t’i vriten të gjitha ëndrrat dhe shpresat për invadimin e Kosovës sikurse më 1912, 1913,1914, 1918, 1945, 1989.

 

 

Kur Serbia i thotë JO Ushtrisë së Kosovës, shqiptarët urgjentisht, duhet ta bëjnë atë!

 

Lidershipi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, do të duhej që FSK-në ta transformonte në Ushtrinë e rregullt të Kosovës për t’u treguar serbomëdhenjve, se në Kosovë ZOT janë shqiptarët, JO Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

 

Me një fjalë, qeveria, kuvendi dhe presidenca e Serbisë mund të vdenosin  dhe të nxjerrin ligje vetëm për qytetarët e tyre brenda Republikës së Serbisë, jo në Kosovë, në asnjë mënyrë mbase kjo është shteti pavurur dhe sovran, që nga 17 shkurti 2008.

 

-Ushtria e Kosovës e as shqiptarët nuk e rrezikojnë Ballkanin, as Evropën e as botën, por “Velika Srbija” ka qenë ajo që ka shkaktuar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore për t’i mbrojtur interesat strategjike të  Aleancës së sllavëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore. Ky ishte shkaku i vrasjes së trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand, më 28 qershor 1914 në Sarajevë nga  atentatori terrorist serb Gavrilo Princip, i cili, njëherazi ishte edhe aktivist i Organizatës së fshehtë terroriste  serbe “Dora e zezë”, e drejtuar nga koloneli serb Dragutin Dimitrijeviq (Apis).

 

 

Ballkanin e rrezikon “Velika Srbija”, jo Ushtria e Kosovës!

 

 

Kjo është arsyeja kryesore, pse Kosova, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duhet që sa më parë ta legalizojnë Ushtrinë e Kosovës.

 

Sepse Ushtria e Kosovës nuk rrezikon Ballkanin, por hedhurinat dhe mbetjet-recidivat e fashizmit, të kolonializmit, të hegjemonizmit, të ekspansionizmit dhe të militarizmit të Serbisë së Madhe  (1844-2017). Ky është problemi serioz i Ballkanit, i cili edhe pas kryerjes së tri gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës (1989-1999), kjo, edhe sot ushqehet me pretendime territoriale ndaj Kosovës, me  qëllim që ta rikthejë nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

 

 

Ushtria e Kosovës  i ka vënë në lëvizje të të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës!

 

Riaktualizimi i formimit, përkatësisht i legalizimit të Ushtrisë së Kosovës ( mbase UÇK-ja është formuar qysh gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, kur  ushtria, policia dhe forcat barbare paramilitare  të Serbisë  gjenocidale të Slobodan Milosheviqit patën ripushtuar dhe rikolonizuar Krahinën Autonome të Kosovës, më 1989)  pothuajse është bërë  “temë  sensacionale” jo vetëm për Serbinë kolonialiste, por edhe për Ballkanin dhe për Evropën saqë  ekspertët dhe analistët  e tyre me oirentim të mbështetjes së strategjisë  ruso-sllave evropiane dhe ballkanike kanë shkuar aq larg me  komentet dhe me analizat e tyre “profesionale” politike saqë   tarnsformimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës  e kanë cilësuar si faktorin kryesor strategjik  të formimit të ashtuquajturës “SHQIPËRIA  E MADHE”.

 

Kjo është parullë propagandistike antishqiptare e Beogradit dhe e partnerëve të tij sllavë ballkanikë dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye, plotësisht simetrike me parullën e dikurshme çetniko-fashiste serbomadhe se “pavarësimi i Kosovës, do ta destabilizonte Ballkanin”!  Mirëpo, kjo shpifje dhe kjo akuzë e politikës, e propagandës, e diplomacisë, e Kishës Ortodokse Serbe, e publicistikës dhe e kuazishkencës serbe në praktikë ngeli vetëm si   parullë  e shkruar në letër, asgjë më shumë (ndonëse shfrytëzohej si pretekst për survejimin, arrestimin, burgosjen dhe dënimin drakonik të shqiptarëve, të cilët kërkonin dhe vepronin, që Kosova të fitonte statusin e Republikës mbi parimin e kombësisë sikurse republikat e tjera të ish-RSFJ-së së Titos), sepse koha 9-vjeçare (17 shkurt 2008-2018) e pavarësimit të Kosovës dëshmoi krejtësisht të kundërtën e parullës së theksuar serbomadhe mbase Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës nuk rrezikoi as minoritetin serb, as Republikën e Serbisë, e as nuk e përflaku rajonin ballkanik, por  vetëm se varrosi përgjithmonë ëndrrat dhe aspiratat e sundimit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1848-2018).

 

Pikërisht, ky realitet i sotshëm ia verbon sytë politikës  kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së pareformuar dhe të pademokratizuar (2000-2018),  e cila po pretendon të hyjë në BE, por duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur e as formimin e Ushtrisë së saj!?

 

Kjo strategji antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane e Serbisë, duhet  të shkallmohet politikisht dhe diplomatikisht nga ana Uashingtonit, e Brukselit, e Brelinit, e Parisit, e Romës, e Vjenës e  Otavës dhe e Kanberas, sepse rrezikon ineteresat afatgjata  strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan.

 

Edhe ambasadori serb Slaven Terziq versus Ushtrisë së Kosovës!

 

-Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk mbështesin, as nuk janë në dijeni për   kurrfarë “Shqipërie të Madhe” në Ballkan, por stimulojnë vetëm integrimin e vendeve ballkanike në BE, që njihet me emrin “Ballkani Perëndimor”!

 

Kjo është e vërteta. Mirëpo, këtë të vërtetë me qëllim e shpërfytyrojnë eksponentët  nacionalistë dhe shovinistë të Serbisë dhe të “bishtave” të saj të amalgamës sllave ballkanike dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye (piemontin e sllavizmit).

 

Ambasadori i Serbisë në Moskë, Slaven Terziq  ka deklaruar se  “Qeveria e Serbisë po llogaritë në  reagimin e shpejtë të KS të Kombeve të Bashkuara lidhur me krijimin e  ushtrisë së Kosovës. Kujt dhe për çfarë qëllimesh po i duhet destabilizimi i rajonit dhe çfarë kuptimi  gjeopolitik ka procesi i qartë  i krijimit të Shqipërisë së Madhe”?

 

Vërtet, asnjë njeri normal nuk e ka  të qartë kundërshtmin e Serbisë ndaj legalizimit të Ushtrisë së Kosovës!?

 

Së pari, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënministri i tij Ivica Daçiq përmes deklaratave dhe intervistave të tyre dhënë masmediave të ndryshme serbe dhe të huaja kanë  kundërshtuar ashpër krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ushtruar ankesa politiko-propagandistike BE, NATO-s, që të pengonin qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, të mos  miratonin Ligjin për transfomimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës, me motivacionin absurd dhe të paqëndrueshëm gjoja se “Formimi i ushtrisë së Kosovës, da ta rrezikonte minoritetin serb në Kosovës, si dhe do ta prishte paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajonin ballkanik”!?

 

Në këtë vështrim, qeveria e Serbisë   ia “tërheq vërejtjen” qeverisë dhe kuvendit të Kosovës, se pa pëlqimin dhe pa votën e deputetëve dhe të ministrave serbë në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, nuk mund të formohet ushtria e Kosovës!?

 

Çfarë absurdi ky, Beogradi, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës po kërkon që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pëlqimi i minoriteteve në Kosovë!?

 

Pse kjo ndërhyrje e Serbisë, kur Kosova është vetëm një shtet fqinjë i saj, as më pak e as më shumë?

 

Çfarë  “standardi ligjor” dhe “demokratik” na  qenka sugjerimi  serb, se Kosova nuk mund ta formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve etnike?

 

Ky farë  “standardi” i sugjeruar nga  kryeministri Vuçiq dhe nënkryeministri e ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, të sjellë në kohën shkuar, kur Serbia kërkonte zabatimin e “standardit” të decentralizimit të Kosovës, kur Kosova ende nuk kishte kurrfarë shteti centralizues, por prapavija e  tij ishte  copëtimi i territorit të Kosovës  sipas enklavave  etnikisht të pastra serbe ( duke i shndërruar edhe fshatrat në komunat serbe).

 

Një objektiv të tillë Serbia e arriti në saje të  koncesoneve të bëra nga ana e lidershipit të dobët politik të Kosovës dhe të zbatimit të “Planit të Marti Ahtisarit” sipas të cilit, minortiteti serb fitoi më shumë të drejta sesa shqiptarët si shumicë dërrmuese në Kosovë (90%).

 

S’ka dyshim se “decentralizimi” i Kosovës ishte padrejtësia më e madhe, që iu bë shqiptarëve ngase iu  tjetërsua pasuria, territori dhe pushteti nga formimi  i komunave etnikisht të pastra serbe. Ndër tjera, në këtë rast u shkel edhe parimi edhe standardi  “multietnik”, sepse u krijuan komuna dhe territore njëetnike serbe, të cilat me ndihmën e Serbisë, do të bëjnë përpjekje afatgjatë për kantonizimin e tyre gradual në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

 

Pse Serbia e centralizuar nuk u decentralizua?

 

Pikërisht, në këtë pikëvështrim është cenuar standardi uniform, sepse , së pari, do të duhej të dencentralizohej Serbia e centralizuar nga regjimi social-komunist i Slobodan Milosheviqit, i cili me tanke policore, ushtarake dhe paramilitare ripushtoi Kosovën(1989-1999), si dhe kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës.

 

Pse  nga bashkësia ndërkombëtare nuk u kërkua,që së pari, të decentralizohej Serbia si vend agresiv, pushtues dhe gjenocidal, por e detyroi Kosovën-viktimën e terrorit dhe të gjenocidit serb?- Ky ishte gabimi fatal  i zbatimit të  “standardit të dyfishtë” të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën (të cilin qarqet drejtuese të Kosovës e pranuan pa kurrfarë reserve) sipas të cilët minoriteti serb u barrikadua nëpër enklavat e tij etnikisht të pastra.

 

Pse Serbia nuk u detyrua që standardi i decentralizImit të zbatohej në pjesët e territoreve të saj të banuara me minoritetet kombëtare dhe etnike (Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Vojvodinë)?

 

Pse Serbia po kërkon diç absurde, joligjore dhe jokushtetuese, që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, së pari të merret pëqlimi nga minoritetet, të përfaqësuara në parlamentin  dhe në  qeverinë e Kosovës?

 

Pas shkatërrimit të Armatës Popullore të ish- Jugosllavisë nga ana e Serbisë gjenocidale, Beogradi formoi ushtrinë e Serbisë pa konsultimin dhe pa pëlqimin e minoritetit shqiptar, të minoritetit hungarez, të minoritet mysliman boshnjak, të minoritetit bullgar, të minoritetit kroat, të minoritetit rumun, të minoritetit sllovak dhe të minoritetit rusin etj.!

 

-E, çfarë tash, ndryshe, jashtë këtij “standardi” vetjak, Beogradi zyrtar po kërkon që NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja, të mos lejojnë formimin e  Ushtrisë së Kosovës  mbase sipas lidershipit të tij, kjo  duhet penguar me të gjitha mjetet, sepse “rrezikon pakicat dhe destabilizon Ballkanin”!?

-Nuk është  ky “standard i dyfishtë” i Serbisë ndaj Kosovës, Serbia mund të ketë ushtrinë e vet të rregullt, kurse Kosova JO, sepse kështu po kërkon dhe po thotë Serbia?!

 

Titullarët e institucioneve shtetërore të Serbisë (presidenti, kryeministri dhe ministrat) e as kisha politike serbe nuk kanë të drejtë t’i akuzojnë e as t’i fajësojnë Amerikën, NATO dhe BE-në kinëse për zbatimin e  “standardeve të dyfishta” ndaj minoritarëve serbë në Kosovë dhe ndaj Serbisë, kur është fjala për mbrojtjen dhe njohjen e të dejtave të tyre në Kosovë.

 

-Cilat janë ato “standarde të dyfishta” të cilat Amerika, NATO-ja dhe BE-ja po i “zbatuakan” në Kosovë, duke i favorizuar shqiptarët në kurrizin e të drejtave dhe lirive të serbëve?!

 

Sipas  ambasadori Slaven Terziq, faktorëtt ndërkombëtarë  “po zbatuakan standarde të dyfishta, në njërën anë zhvillojnë luftë kundër islamizmit radikal në Lindjen e Afërt, kurse në anën tjetër, të njëjtin radikalizëm e mbështesin në Kosovë”?!

 

Çfarë idiotizmi dhe iracionalizmi ky  konstatim akuzues i ambasadorit Slaven Terziq në adresën e Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë (që nuk ka pasur guxim , t’i apostrofojë me emër dhe mbiemër, por sheshit aludon në Amerikën dhe në aleatët e saj evropianë perëndimorë), që janë të pranishëm në Kosovë.

 

Përkundrazi,  në asnjë aspekt nuk qëndron sajimi i kësaj shpifjeje dhe  gënjeshtre të këtillë të ambasadorit serb Terziq qoftë në kuptim strategjik, qoftë politik, qoftë ushtarak, sepse as Amerika  e as Evropa Perëndimore nuk po nxisin dhe nuk po mbështesin kurrfarë  radikalizmi e as kurrfarë terrorizmi islamik në Kosovë e as në Ballkan. Por, përkundrazi, po i luftojnë të gjitha format e  shfaqjes së tij, edhe në rajonin ballkanik, ashtu sikurse në vendet e tjera të Lindjes së Afërt, të Lindjes së Mesme etj.

 

Po, si është e mundur që  edhe ambasadori serb Slaven Tërziq  në Moskë të merret me çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe, për më tepër, këtë ta ndërlidhë me projektin historiko-politik startegjik serbomadh  të  “Shqipërisë së Madhe”, e  cila qe më se dy shekuj  (XIX, XX) u provua si arma më efektshme e mbrojtjes së Srbisë së Madhe (1844-2018).

 

“Shqipëria e Madhe” nuk është   as ide e as kërkesë e kombit shqiptar në Ballkan

 

Çfarë  lidhje paska  formimi  legal dhe kushtetues i formimit të ushtrisë së Kosovës me konceptin e sajuar serbomadh të “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas ambasadorit Terziq, tanimë qenka “bërë proces i qartë gjeopolitik”?!

 

Si qenka “bërë porces  gjeopolitik Shqipëria e Madhe”, kur ajo nuk ekziston as historikisht, as de fakto e as de jure”, kur kjo “temë”  e shpifur dhe e trilluar nga vetë  historiografia falsifikatore, nga politika shtetërore dhe nga politika e Kishës Ortodokse, asnjëherë nuk ka qenë objekt  shqyrtimi i ndonjë tryeze diplomatike evropiane  a ndërkombëtare.

 

Këso shpifje të rafinuar propagandistike nuk mund të gjesh as në analizat politiko-porpagandistike antisemitiste të Joseph Gebelsit të  Gjermanisë naziste.

 

Kush janë ata që po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kur  në trojet  e Shqipërisë Etnike, nuk ekziston asnjë lider politik, asnjë shtetar, asnjë shkencëtar, asnjë, parti, asnjë lëvizje, asnjë lidhje, asnjë organizatë, asnjë front, asnjë shoqatë dhe asnjë klub politik, që me program a platform të ketë kërkuar  ndonjë “Shqipëri të Madhe”?

 

Cilat qenkan ato shtete evropiane dhe botërore, që  e paskan  mbështetur  dhe  bërë  “fakt të kryer strategjik”  atëfarë “Shqipërie të Madhe” të trilluar të diplomatit serb Terziq,  kur kjo  nuk  ekziston as  ide, as si tezë, as si koncept, as si program, as si platformë, as doktrinë e as si praktikë  e politikës kombëtare dhe shtetërore shqiptare  (1912-2018).

 

Kjo është një gënjeshtër  serbomadhe, e njohur që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit (1844), që do të thotë “të gjithë serbët në një shtet serb”, të krijaur nga territoret  e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE, të HUNGARISË dhe të KROACISË. Këtë strategji të gabuar dhe fataliste e provoi edhe kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i cili dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, duke vrarë me qindara e mijëra civilë, me qëllim që t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit dhe të Jovan Stratimiroviqit.

 

Manipulimi me togfjalshin politik “Shqipëria e Madhe” është  arma më e rrezikshme politiko-propagandistike e  Serbisë së Madhe për zhbërjen dhe për mohimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të SHQIPËRISË  ETNIKE, të cilën serbomëdhenjtë e quajnë “Velika Albanija”(Shqipëria e Madhe), termë ky, që kur të “përkthehet” në fjalorin gjeopolitik, do të thotë “pushtimin dhe copëtimin” e territoreve serbosllave  nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.

 

Mirëpo, këtë tezë me përmbajtje eufemiste serbomadhe nuk e pranojmë për jetë të jetëve, sepse  është në funksion të mbrojtjes së Projektit  gjeostrategjik dhe gjeopolitik të Serbisë së Madhe, që  veç Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Pazarit të Ri, pretendon edhe rikthimin e Kosovës së pavarur në sundimin e dikurshëm kolonial të Serbisë (1878-2018).

 

Ky është edhe një argument më shumë i justifikimit të kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, të qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që urgjentisht FSK-në ta transformojnë në Ushtri të rregullt të Kosovës. Çdo minutë e humbur dhe çdo konfuzion në shtyrjen për më vonë (në një kohë të pacaktuar) të kësaj kërkese të domosdoshme, të ligjshme dhe kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në favorin e politikës së Serbisë, që edhe më tej të ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës.

HISTORI E SHKURTËR E PEJËS NËPËR VITE E SHEKUJ – Nga RESHAT NURBOJA

Peja, është njëra ndër vendbanimet më të vjetra evropiane, ku jeta njerëzore nisi që në kohën e gurit. Në këtë lokalitet lindën dhe u zhvilluan banorët më të lashtë, një popull por i njohur gjatë historisë me emra të ndryshëm, si pellazgë, ilirë, albanë, e shqiptarë.

Gjurmët më të hershme të dokumentuara dëshmojnë se njerëzit në Pejë kanë jetuar që nga koha e gurit, gjegjësisht, që nga epoka e paleolititdhe mezolitit.

  • Zbulimet më të hershme të dokumentuara arkeologjike në territorin e Kosovës, dëshmojnë se, që nga koha e hershme e gurit në Pejë ka pasur vendbanime shpellore ku kanë jetuar njerëzit.
  • Shpellat e tilla kanë qenë, Shpella e Radacit, e cila gjendet afër burimit të Drinit të Bardhë, pastaj Shpella e Demës, Shpella e Karamakazit, Shpella e Mbretëreshës dhe shpella të tjera për rreth Pejës.( Universiteti i Prishtinës. Tempulli i dijës Monografi 1970 – 1912.Prishtinë, 2012.fq.11 Historiku i Kosovës si dhe Guida Arkeologjike e Kosovës. Botues: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. Prishtinë, 2012. Fq.7.)

 

 

Qytetin e Pejës, si vendbanim të lashtë Ilir, e kanë themeluar paraardhësit e banorëve të sotëm – Ilirët, më konkretisht  fisi Ilir-Dardan…Ndërsa, Peja, sipas disa hipotezave të prezantuara në një libër të vjetër (në formë të kumtesave„Old Illyrian Kingdom – Staro Ilirsko kraljevstvo ) në gjuhën serbe apo bullgare nuk jam i sigurt për shkak të shkrimit dhe shkronjave të vjetra çirilik, e që unë kam pasur rastin ta lexoj gjatë kohës sa kam qenë i burgosur në burgun e Pozharevcit në vitin 1999  emërtimin e saj të parë Peja, si vendbanim apo lokalitet në vete e ka marrë në vitin 231 para erës sonë dhe është emertuar si “PEI-on” sipas mbretit Drypeion dhe grupeve të fisit ilir Paion të vendosur nga Dardanët në atë vendanim.

Në njërën nga ato kumtesa, hipotezohej se emërtimi i Pejës rrjedh nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të tij Ilir, Paionët, (Paionët (Paeonians) ose Peonët, që ishin fis Ilir, e që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me fisin Ilir Dardanët. …Në luftërat e Dardanëve kundër Maqedonisë antike, disa grupe të vogla të pjesëtarëve të fisit Ilir – Paion, në vitin 231 para erës sonë (para krishtit) në krye me mbretin e tyre Drypion-in, iu bashkuan Dardanëve, gjegjësisht ushtrisë së mbretit dardan Longarit, në këto luftëra, dhe pas përfundimit të tyre, së bashku me ushtrinë dardane u kthyen në trojet dardane, me ç’rast për trimërinë, besnikërinë dhe shkathtësinë e treguar në luftë, po ashtu edhe për shkak të nderimit të mbretit Drypion, mbreti Dardan Longari,  pos që iu ndau lokalitetin më të bukur dhe më të veçantë në kuadër të Mbretërisë Dardane, njëkohësisht, luftëtarëve më të dalluar të asaj lufte iu dha për martesë edhe vajzat nga familjet më fisnike dardane dhe anasjelltas…

Lokaliteti ku ata u vendosën,  me kohë nga fisi Dardan dhe fiset tjera Ilire, u quajt  Pei-on (janë të fisit Paionë), ndërsa banorët e këtij lokaliteti i emërtuan sipas mbretit Drypion dhe fisit të tyre Paionë – Pejon, dhe kështu hipotezohet se baza etimologjike e emrit të qytetit dhe banorëve të Pejës (pejonëve) rrjedh nga kjo kohë, dhe nga emri i mbretit Drypion-it dhe fisit të lartcekur Ilir në fjalë (PAIONËT)…. Dhe, që nga ato kohëra, shekulli III – viti 231para erës sonë, qyteti dhe qytetarët apo banuesit e këtyre trojeve nëpër shekuj njihen si “pejonë”…

… Me fillimin e okupimeve të trojeve Ilire, së pari nga Perandoria Romake e më pastaj nga perandoritë apo fuqitë tjera okupuese të kohës, okupuesit e shumtë të Pejës, gjatë shekujve kanë filluar ta ndryshojnë emërtimin e këtij qyteti apo atë t’ia përshtatin emertimin e vjetër gjuhës së tyre… Prandaj, varësisht nga okupuesi nëpër periudha të ndryshme kohore, është imponuar edhe emri „zyrtarë“ i këtij vendbanimi, dhe për këtë arsye emërtimin e këtij qyteti të lashtë ilir e hasim me emra të ndryshëm në dokumente të periudhave të ndryshme historike, si p. sh. Peiscium[1] në kohën e perandorisë romake, shekulli IV–III para erës sonë (përveç shumë dokumenteve tjera mund të konfirmohet edhe, në: Ioan Marin MĂLINAȘ, “PENTARHIAS VOL II Tronul Ecumenic, Ohrida si Biserica Romaneasca pana in annual 1453…Documente patriarhale si imperiale, de la Constatinopol, pana in anul 1453, traduceri si comentarii”UNIVERSITAS NAPOCENISIS – ROMANIA; ISBN 978-973-595-865-7. Presa Univeristara Clujeana, 2014, p., 173 istorie.usm.md/wp-content/uploads/2017/01/1823.pdf ose Slovendki toponimi na Balkanu prije 6.vijeka- Krstarica forum-page 42 etj etj)

 

Peja si Siparantum, pasqyrohet në veprën e njohur të Ptolomeut „Udhëzime Gjeografike“ të shekullit I dhe II të erës sonë… Në librin e 8 të Ptolemeut gjindet Harta me emertimin “Harta e Pestë e Europës” –  (latinisht Quinta Europae Tabula) ku pasqyrohet në mënyrë detale Iliria dhe territori i fisit Ilir Paionëve, si dhe Peja me emrin Siparantum.

Në bazë të kësaj faktografie shkencore e historike, dëshmohet se Peja ekziston së paku që 2300 vjet dhe atë vetëm nëse e llogarisim periudhën kohore prej kur Ptolemeu i ka vizituar këto troje dhe e ka evidentuar Pejën si vendbanim apo qytet të rëndësishëm të kohës, siç sigurisht edhe ishte, se përndryshe nuk e kishte evidentuar në Hartën e tij të njohur si „Quinta Europae Tabula”, e as në librin e tij „Udhëzimet Gjeografike“.

Edhe më vonë, dokumentohet e dëshmohet se okupatorët e shumtë që kanë kaluar apo qëndruar në Pejë, ia ka ndërruar emrin këtij vendbanimi-qyteti, si p.sh. shkrimtari dhe historiani me i njohur i periudhës Bizantine  Prokopi, i cili ka jetuar në vitet  500 – 565, në shkrimet e veta, Pejën e sotme  e emërton me emrin Pentza

E kështu në kontinuitet, varësisht okupimeve, okupatorët kanë tentuar t’ia fshehin dhe mohojnë lashtësinë e këtij qyteti dhe në dokumente të ndryshme e paraqesin me emërtime të ndryshme, si p.sh.: Pech, Pechia, Pek, Peka, Pentza, Peka Pekii, Pecchi, Episkion greke (Επισκιον), turke osmane ايپك (Ipek), Forno, Hvosno etj. E gjithë kjo, për të humbur gjurmët e një vendbanimi aq të lashtë që duhet t’ia kanë lakmi pothuaj të gjitha vendbanimet tjera jo vetëm shqiptare por edhe ato evropiane e botërore.

Për shkak të seriozitetit të këtyre fakteve dhe dëshmive për Pejën, të pasqyruara në dokumentet e lartcekura, siç janë Harta dhe libri i Ptolemeut, nuk dua të bëj krahasime me lashtësinë saj me disa qendra apo metropole të tashme evropiane e botërore, të cilat nuk kanë ekzistuar as si nocion e lëre më vendbanime apo qytete… ANDAJ PEJA ËSHTË PEJË ME MIJËRA VJET MOS E SHKATRRONI DHE MOS E TJETERSONI SE VETËM SI E TILLË PEJA KA FRYMË IDENTITET E HISTORI…!

GULAGЁT, TЁ HARROHEN VJEN MЁ PЁR MBARЁ – Shkruar nga Pierluigi Battista, Corriere della Sera – E pёrktheu Eugjen Merlika

 

Zhytemi gjithmonё me afsh nё retorikёn e zakonshme tё pёrvjetorёve apo tё pёrkujtimoreve, por po kalon nё heshtjen pothuajse absolute  pёrvjetori i njёqindtё i lindjes dhe ai i dhjeti i vdekjes sё Aleksandёr Sollzhenicinit. Kujtesa e Gulagut (ku janё ruajtёsit e potershёm tё kujtesёs?) ёshtё davaritur nё asgjё. Gulagu, i pёsuar e i pёrshkruar nga Sollzhenicini, ёshtё njё nga shtyllat e historisё sё Nёntёqindit. Milionё njerёz janё shfarosur n’atё akull. Milionё njerёz kanё njohur internimet dhe pёrndjekjet. Milionё njerёz kanё besuar, me fuqinё e njё besimi fetar, nё idenё komuniste dhe nё regjimet qё kanё qёnё krijuesit e Gulagёve. Mijёra intelektualё kёtej Murit, vetёkuptohet, nё pjesёn qё duhej t’ishte mё e mira e kulturёs dhe artit tё nёntёqindit, kanё kremtuar bёmat duke u kacavjerrur nё dlirёsinё e njё shprese pёr tё fshehur krimet qё kishin rrjedhur.

Ndёrsa tani asgjё, heshtje, vёshtirёsi. Paaftёsia pikёlluese e tё bёrit llogaritё me veten, a thua se bashkёpunimi me makinёn e madhe tё pёrndjekjes, tё kallzuar nga Sollzhenicini, nuk kishte ndodhur kurrё. Harresa pёr tё fshehur ndjenjёn e turpit. Nё zemrёn e viteve Shtatёdhjetё “Arqipelagu Gulag” qe pёr mua çakёrdisёs dhe pёrfundimtar. Por nёse pyesnja bashkёmoshatarёt e mij, me tё cilёt isha takuar nё njё betejё tё pёrbashkёt, se cili prej tyre kishte lexuar tragjedinё e shkruar nga Sollzhenicini, pёrgjigja ishte gjithmonё e njёjta: asnjёri. Pothuajse askush nuk bёri njё reçension nё Itali pёr atё libёr. Ose, mё tё shumtёn, diskutohej pёr cilёsitё jo tё shkёlqyera letrare.

Ndonjeri me shpirt tallёs, mbante me biseda gazmore tё ftuarit e tё njёjtёve sallone kulturore, duke folur pёr “mёrzinё” e Sollzhenicinit: ashtu sikurse mund tё quhej “i mёrzitshёm” libri “Nёse ky ёshtё njё njeri” i Primo Levit. Nё Francё, Vendi tjetёr kёtej Murit me njё prani tё fuqishme komuniste, e gjithё shtresa kulturore e sё majtёs u shkund fuqishёm nga njё libёr qё nuk mund tё linte gjithshka si mё parё. Ndёrsa nё Itali u sulmua Carlo Ripa di Meana sepse organizonte nё Venedik tё Pёrdyvjetёshmen e mendimit tё kundёrt, dhe nё nivelet e larta kulturore tё Partisё komuniste italiane mёrgimi i Sollzhenicinit u damkos si njё faj i tё mёrguarit, jo i xhelatёve. Ja arsyet e heshtjes: fshihen gjurmёt e sё shkuarёs, mёtohet njё pafajsi qё tingёllon e rreme. Tё harrohet vjen mё pёr mbarё.

 

“Corriere della Sera”, 3 dhjetor 2018    E pёrktheu Eugjen Merlika