VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shfaqja, Dukja dhe Thelbi – Nga Andon Dede, Nju York

By | April 16, 2018

Komentet

SOT GJASHTË MUAJ PAS: LAMTUMIRË ÇAKORR, LAMTUMIRË PËR SA TË JETË JETA….!! – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

/Korrigjimi i kufirit mashtrimi i Madh i Hashim Thaçit/

Sot mbushën gjashtë muaj kur më 21.Mars 2018,Parlamenti i Kosovës mori vendimin me te turpshëm për faljën e Kurorës së Kosovës Çakorrin Malit të Zi. Kjo ishte një vepër jetësore e Presidentit tonë Hashim Thaçit në një madhësi prej 8200 hektar,por e ndihmuar edhe nga Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

Çakorrin,këtë kuror madhështore të Kosovës me shekuj mundohëj ta merrëte,por nuk mundej sepse krshnikët malesor të Rugovës nuk lejonin assesi që Çakorri të bie në duart e përlyera me gjak shqiptari të Mark Milanit.Historia tregon së u banë beteja të ashpra për te marr Çakorrin por Rugovasit nuk lejonin.Nuk lejonin sepse Çakorri historikisht ishte i tyre,ishte zemra dhe andrra e rugovaseve.Më Çakorroin i lidhëte historia,e lidheshin ujvaret,liqenet burimet e ujt akull bilur,i lidhnin varret e rugovaseve në mbrojtje te Çakorrit.

Por derisa Çakorrin nuk mund e muar kurr as kral as mbret i Malit te Zi.Por,doli një shqiptar me emrin Hashim Thaqi i cili bani çmos,mashtroi,dredhoi,rrejti thoshte dhe tha së Çakorri nuk është i joni.Më këtë i lëndoi zemrat e të gjithë shqiptareve të Kosovës,e ne veçanti te atyre të Rugovës.U bane protesta te medha për tri vjet rreshte në mbrojtje të Çakorrit,por kotë Thaqi e kishte nenshkru humbjen e Çakorrit qysh me 2013 në Bruksel ne krye në vehte.

Për te ratifiku këtë Mareveshje te turpshme Thaçi beri dredhina dhe e mashtroi opinionin.Shkojë atje ne Potgoricë,e lidhi nje marreveshje djallëzore.Nga atje e pruni një leckë leter te nenshkruar nga ai vetë dhe Presidenti i Malit të Zi Vujanoviq,së Mareveshja edhe mund te korrigjohet.Ky thjeshtë ishte një mashtrim,nje grackë në te cilën ranë Ramush Harajdinaj dhe Isa Mustafa,duke thanë se do te bahet korrogjimi i kufirit pas ratifikimit nga ana e Parlamentit te Kosovës.

Kaluan gjashtë muaj dhe kjo çështje gadi së është harru,ska korigjim,bile këtë askush nuk e përmendë as këndej as andej kufirit.Bile Hashim Thaçi para do ditësh qendroi ne Mal të Zi,për do punë te kota te vetat,por as që guxoj ta pyes Gjukanoviqin së kur po ia fillojmë me ba korrigjimin e kufirit,por as Qeveria e Harajdinaj e la në harresë këtë punë,sepse është një punë qe nuk behet,nje punë qe Mali i Zi nuk pranon te bahet,sepse tashi e ka ne dorë”Kurorën e Maleve” për te cilat kendonte me lahutë Njegoshi i tyre.

Pra,thjeshtë nuk ka korrigjim te kufinjeve,e as qe do te ndodhë ndonjëherë.

Kështu pra,derisa Çakorrin,kurorën,krenarin e Kosovës me shekuj nuk mundi ta merrte as kral as mbretë,doli djali nga Drenica Hashim Thaçi dhe paturpëssihtë duke e keqpërdorë funksionin e vetë ua fali Malazezëve,bijeve të Mark Milanit.Këq do ta denoj historia.

Atë ditë,pra me 21 mars 2018,kur Parlamenti i Kosovës e mori këtë vendim,te mashtruar nga Thaçi isha shumë i merzitur,i rraskapitur,i thyer në shpirtë për humbjen definitive te Çakorrit dhe ashtu spontanisht fillova të shkruaj këtë:

ELEGJI PËR ÇAKORRIN

Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart
mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhosën
Hashimi, Veseli , Ramushi dhe ti Isa Mustafa, qe kurr mos e pafshin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,

Lamtumir…lamtumirë….lamtumirë për sa t’jetë jeta.

 

Ndarja e Veriut të Kosovës nuk ka “brirë”! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

-JO Dialogu i Brukselit të dështuar, por NJË JALTË E RE EVROPIANE-AMERIKANE, do të mund t’i zgjidhte problemet ndërterritoriale të shteteve të Ballkanit, jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk kanë asnjë shans teorik, që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ekzistuese me amti koloniale më se njëshekullore, pa ndërhyrjen dhe pa ndihmën konkrete të Amerikës dhe të BE-së.

 

De fakto Kosova është ndarë (1999-2018). Këtë ndarje dikush po bën përpjekje ta fshehë para popullit. Mirëpo, këtë e dëshmon gjendja në terren, ku mbi 50 mijë shqiptarë janë përzënë me dhunë, me terror dhe me plaçkë nga kolonët serbë, të cilët pa asnjë kompensim ua kanë uzurpuar dhe konfiskuar pronat e tyre të paluajtshme (banesa, shtëpia dhe troje).

Pra, që nga përfundimi i luftës (qershor 1999) territori verior  është shkëputur nga Kosova. Kjo do të thotë se  qe 19 vjet (1999-2018) de fakto është e ndarë nga Kosova. Tanimë, të gjithë e dinë këtë të vërtetë si qeveria e Kosovës, ashtu edhe faktorët e pranishëm ndërkombëtarë në Kosovë.

Duke konsideruar se një gjendje e tillë  e  “pat-pozicionit”  nuk  mund të ndryshohej,  duke përdorur forcën qoftë nga serbët  e mbështetur nga Serbia, qofta nga qeveria e Kosovës,  e as nga  forcat  ndërkombëtare (NATO) të pranishme në Kosovë, atëherë “mentored” ndërkombëtarë kanë këshilluar  lidershipin e Serbisë, që në vend të konfliktit të armatosur apo të luftës për të mbajtur Veriun e pushtuar me paqe, të hartojnë Planin e tyre 6-Pikësh për Kosovën, të cilin e pati miraturar edhe BE-je, edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara me sekretarin e Përgjithshëm të saj, Ban Ki Mun. Si rrjedhim, në saje të këtij plani, “polli” edhe Dialogu i Brukselit (2010-2018).

Mirëpo, edhe pse  u zhvilluan 8 vjet bisedime mes pales serbe dhe asaj shqiptare nga Kosova nën monitorimin dhe me  ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së ( së pari, nën drejtimin e  Cathrine Ashtine dhe më pas  të Frederica Mogherinit) nuk u arrit kurrfarë kompromosi politik, që Serbia në mënyrë paqësore  të tërheqej nga veriu i Kosovës.

Pas këtij dështimi multilateral diplomatik,  strategjistët e involvuar në këtë problem territorial  të ndërkombëtarizuar mes Beogardit dhe Prishtinës, natyrisht se kanë filluar me kërkimin   e “formulave” të reja për zgjidhjen e këtij problemi, por, fatkeqësisht me lojëtarë të vjetër të konsumuar dhe të dështuar siç janë Hashim Thaçi (presdient aktual i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i tanishëm  i Serbisë), i cili fatbardhësisht nuk e ka mbështetjen as të qeverisë së Ramush Haradinajt (kryeministër), as të Kuvendit të Kosovës  së Kadri Veselit (kryetar), as të Akademisë , të Universitetit, as të  subjekteve të tjera politike të opozitës e as të sepktrit të organizatave joqeveritare-civile.

Me gjithë këtë dështim të Hashim Thaçit për shkak të keqmeanxhimit të politikës  së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, disa faktorë evropianë ndërkombëtarë  po bëjnë përpjekje maksimale, që me çdo kusht ta mbajnë në pushtet, të paktën derisa Veriun t’ia “bëjnë teslim” Serbisë me pëlqimin dhe me nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kjo kombinatorikë politike dhe diplomatike ndërkombëtare  fshihet pas kërkesës këmbëngulëse të Hashim Thaçit, i cili  (natyrisht me mësimin dhe me lejen e të huajve) ka dalë haptazi në opinion   për “korrigjimin” e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Mirëpo, duhet kuptuar se ky opsion sfidues  shumë i rrezikshëm për palën shqiptare, nuk është as ide, as tezë, as propozim  i presidentit Hashim Thaçi, e as  i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por i “mentorëve” të tyre të jashtëm, që përmes këtij  “opsioni”  ta “testojnë pulsing” e  politikës zrytare të Beogradit dhe të Prishtinës, si dhe të shohin se çfarë, do të jetë reagimi i opinionit serb në Serbi dhe ai i opinionit shqiptar në Kosovë, dhe më gjerë.

Me gjithë këto metoda dhe mjete taktizuese politike dhe diplomatike të disa  faktorëve të  bashkësisë ndërkombëtare gjoja për ta shpëtuar  Veriun e Kosovës,  Serbia nuk do të pranojë që,  në mënyrë paqësore të tërheqet nga Veriu i Kosovës, as të bëjë  kurrfarë këmbimi territorial, duke i dhënë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Hashim Thaçit dhe bashkëmbështetësve të tij të brendshëm dhe të jashtëm, sepse tashmë e ka   “vizatuar” kufirin e Serbisë mbi lumin Iber, duke përfshirë “Treçen” dhe “Gazivodën” (Ujmanin).

Sa më sipër, veriun e Kosovës, Serbia nuk e dorëzon pa luftë (kush dhe, kur do e bëjë atë luftë për t’ia bashkëngjitur veriun Kosovës, këtë askush nuk e di, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar, që vetëm me dialog paqësor të arrihet  “kompromisi historik” me Beogradin zyrtar. Këtë opsion e mbështetin BE-ja, OKB-ja dhe Amerika.

Pra, me gjithë negociatat 8-vjeçare, që po i zhvillon Beogradi me palën shqiptare të Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2010-2018), epilogu i tij nuk sjellë kurrfarë kompromosi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

-Atëherë shtrohet pyetja serioze, edhe sa vite, duhet të zhvillojë dialog pala shqiptare e Kosovës, që të arrijë ndonjë kompromis me palën serbe, që në mënyrë paqësore Serbia të braktisë territorin verior të Kosovës?

Përgjigjja, -derisa të mos  organizohet NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE-NJË JALTË E RE PËR SHQYRTIMIN  E KUFIJVE TERRITORIALË KONTESTUES  TË BALLKANIT (1878-2018). Ndryshe,  nëse kjo çështje jetike lihet në “mëshirën” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të nënkryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, të  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe të kryemnistrit Edi Rama, të presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos dhe të kryeministrit Alexis Tsipras etj.,  konfliktet dhe luftërat ndërballkanike, do të jenë të pashmangshme dhe fatale.

Të gjithë këta liderë politikë të Ballkanit, nuk janë kurrfarë kuadri politik e as diplomatik  për zgjidhjen e kontesteve territoriale mes shteteve të tyre pa ndihmën e drejtpërdrejtë dhe të fuqishme të personaliteteve aktuale të famshme  politike dhe diplomatike  evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin aktual në krye Donald Trump sipas paradigmës së dikurshme të personaliteteve të shquara historike siç ishin presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill dhe kryeministri i Bashkimit Sovjetik, Jozef Stalin, të cilët  në Konferencën e Jaltës  më 4 deri më 11 shkurt të vitit 1945,  arritën disa  traktate të rëndësishme historike, diplomatike dhe gjeopolitike për  riorganizimin  dhe për  rregullimin e Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, nëse BE-ja, OKB-ja dhe Amerika dëshirojnë që të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, tani, urgjentisht nevojitet të reagojë DIPLOMACIA PREVENTIVE e tyre e përbashkët, duke thirrur NJË  JALTA TË RE PËR  RIDEFINIMIN E KUFIJVE ARTIFICIALË DHE TË PADREJTË TË BALLKANIT.

Pak racionalizëm kritik… – Nga AGRON SHABANI

1.S’ke si si të mos ndjehësh i lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e njohur shkencore, kulturore, intelektuale ose akademike, atëherë kur edhe ti je pjesë e tyre në një formë a tjetrën. U mor vesh se ti nuk linde ose nuk erdhe në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithçka. Sigurisht. Por ti duhesh arrirë dhe fituar gjithçka ose çdo gjë me forcat tua. Dhe jo duke i imituar, vjedhur, plagjiaturuar, shfrytëzuar, kopjuar ose recidivuar të tjerët për të mirë e për të keq. Pa ua ditur gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Në kampionatin ose maratonën e njohur të edukatës, kulturës, arsimimitt, shkencës ose diturisë, thonë se i urti dhe i dituri ndoqen yllin e dijës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!

2. Në jetë flasin veprat dhe nuk të duhën aq shumë fjalët. Sidomos fjalët e kota ose fare boshe.

Se këndejmi, ideali dhe virtyti i lartë njerëzor, respektivisht të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral , intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e talentit, punës dhe disiplinës në të tria rastet, në mendime, veprime dhe reagime, janë çelësi dhe formula kryesore që e hapin portën e suksesit dhe lumturisë së përgjithshme objektive dhe subjektive. Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre shkencore, kulturore, intelektuale, profesionale, politike, diplomatike etj. Dhe, kjo nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje pjellore!

3. Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot. Predikonte asokohe Platoni i Madh, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, patriotizmin etj.
 

4. Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të “ngeluri jetimë” ose “bonjak” në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve në pretekstin e mesipërme të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!

5. Në shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën dhe informin shqip, disa edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paraqesin ose prezantojnë vetën si  pengje, viktima ose “martirë” të  “shantazhëve”,”komplotëve” ose “padrejtësive” të ndryshme vendore dhe ndërkombtare. Kjo edhe përkunder asaj se ata ose ato në radhë të parë janë pengje ose viktima të kurthave, intrigave dhe dredhive të njohura që i kanë ngritur dhe krijuar vet në ” stilin” ose manirin e njohur infantil dhe patologjikë të “delengjinjëve të vegjël”bolshevik apo të rojëve të mjegullës, kaosit dhe ërrësirës.

6. Filozofia, arti, shkenca dhe kultura janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, filozofike etj. Ndërkaq, gazetarët, publicistët ose liderët e ndryshëm institucional ose funksional, mund të mos jenë as ndjekës, as vëzhgues dhe as krijues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një shteti ose kombi. Por, vetëm përcjellës,  observator, garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.

 
7. Ndaj, sigurisht se është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë, i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.

‘Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.;
8. Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.

 

MASHTRIMI I “KONFLIKTI TË NGRIRË” ME SERBINË – Nga JUSUF BUXHOVI

*Aspekti historik, diplomatik dhe politik i një prapaskene kundër shtetit të Kosovës dhe zhbërjes së tij, që njëherësh ia hap dyert Serbisë së Madhe në Ballkan dhe depërtimit të Rusisë
1.Aspekti historik:
Nuk ka kurrfarë “konflikti të ngrirë” me Serbinë. Ky është vetëm një konstrukt mashtrimtar, që si metaforë (“krushqit e ngrirë” në vend të “krushqve të masakruar”), sa nga konceptet ideologjike, sa nga mosnjohja e historisë, po edhe nga naiviteti e servilizmi ndaj Beogradit, së fundi ka depërtuar edhe në politikën shqiptare.
Por, nga aspekti historik, e vërteta është ndryshe, ngaqë pikëpjekjet midis shqiptarëve dhe sllavëve, që si serbë shfaqen vetëm në shekullin nëntëmbëdhjetë kur identiteti fetar ortodoks do të kthehet në atë nacional, janë lufta pushtuese të tyre për hapësirë, me pasoja të rënda për qenien shoqërore, kulturore dhe politike të shqiptarëve, të përcjella me etnocide, kulturocide dhe gjenocide të vazhdueshme dhe tragjedi.
Gjeneza e tyre shihet diku në shekullin VII, pasi perandori Heraklit, kishte lejuar vendosjen e fiseve sllave në Ilirikun Perëndimor për të penguar depërtimet barbare nga lindja. Ky veprim i Bizantit, më vonë, në shekullin X, pasi sllavët të fillojnë të pranojnë krishterimin, do të përcillet edhe me organizimin e tyre fisnor (zhupanitë) në Bosnjën Qendrore (Zahumle), prej nga, zhupanitë sllave në Ilirik, të nxitura herë nga Vatikani, që të dobësojë Bizantin, e herë nga Kostandinopoja që të pengohet “depërtimi latin” në Bizant, vazhdimisht ka shkuar në dëm të faktorit autokton fillimisht dardan-ilir, në mesjetë atij arbëror dhe në kohën e re atij shqiptar.
Kjo më së miri, pasqyrohet me kryqëzatën e katërt (1189), kur Frederiku hungarez dhe Barabrosa gjermanë, në rrugë e sipër për ta pushtuar Kostandinopojën dhe për ta kthyer në “kështjellë katolike”, siç ndodhi në të vërtetë kur qendra e Bizantit e pushtuar nga kryqtarët latinë për mbi gjashtëdhjetë vjet u bart në Nike, zhupanëve sllavë (Nemanjajve me origjinë tribale) ua hapi rrugën për t’u futur në Dardani, me ç’rast ata pushtuan Nishin, Ulpianën, Therandën dhe Skupin për të arritur Ohrin, ku ndodhej qendra e peshkopatës.
Këto vajtje-ardhje të Nemanjajve të Rashës (kështjellës së fundit dardane në ilirik) dhe gjithë ato zhvillime të dy shekujve të luftës midis Lindjes dhe Perëndimit në Ilirik dhe Dardani, megjithatë nxjerrin në pah edhe pjesëmarrjen aktive të faktorit autokton arbëror (feudalëve, despotëve dhe zhupanëve) si dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, që në kuadër të Bizantit që i pikonte çatia në të gjitha anët dhe ishte çështje kohe se kur do t’i shembej ajo, të forconin pushtetin e tyre me të gjitha mënyrat, ku vasalitetet ndaj “të fortëve” shfaqeshin si mjet politik i pashmangshëm.
Pushtimet pesëshekullore osmane sikur “ngrinë” hegjemonizmin sllav, por ai serish u shfaq në fillimet e shekullit nëntëmbëdhjetë, kur doli në skenë hegjemonizmi ruso-sllav me pretendimet që pjesës evropiane të Perandorisë Osmane në shpërbërje e sipër, t’ia krijonte “atutë” për “rikthim historik” të sllavëve të jugut dhe shteteve të tyre nacionale, kryesisht në dëm të etnisë shqiptare.
Duke u shfrytëzuar kisha ortodokse si dhe realitet etnike që Perandoria Osmane, për interesat e veta, i kishte vendosur mbi bazat e përkatësisë fetare (mileti osman për myslimanët dhe mileti-rum, ose romej për të krishterët), pansllavizmi përvetësoi përkatësinë e krishterimit lindorë (ortodoksisë) për zgjimin e lëvizjeve nacionale (serbe, greke, rumune dhe bullgare) për qëllime hegjemoniste, gjë që e gjitha u pasqyrua me krijimin e shteteve kombëtare (Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë) mbi bazat e kësaj përkatësie, paçka se një pjesë e madhe e shqiptarëve etnikë që i takonin krishterimit ortodoks u përfshi në këto lëvizje revolucionare dhe shfaqeshin edhe si bartës të tyre (në Serbi dhe sidomos në Greqi).
Mbi këto baza janë të njohura veprimet pushtuese të Serbisë dhe të Greqisë ndaj etnisë shqiptare edhe pasi që shqiptarët ia dolën të shpallin shtetin e tyre të pavarur, por që Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, në vitin 1913 e njohi si të përgjysmuar. Krahas rrezikimit të vazhdueshëm të shtetit shqiptar, Beogradi, bëri çmos, që me anën e dhunës shtetërore dhe programeve të vazhdueshme (kolonizimit, shpërnguljeve dhe terrorit policor-ushtarak), ta rrënojë qenien etnike dhe atë fizike të shqiptarëve në Kosovë ne Maqedoni.
2.Aspekti diplomatik:
Edhe nga aspekti diplomatik nuk ka kurrfarë “konflikti të ngrirë” midis shqiptarëve dhe serbëve, meqë ato si çështje janë ngritur mbi binarë të ndryshëm: ajo serbe – si subjekt politik në sherbim të shtendërtimit, ndërsa shqiptarja si objekt për kusuritje të vazhdueshme deri në shuarje të saj me të gjitha mjetet. Në këtë aspket, diplomacia serbe, e përkrahur nga ajo ruse po edhe disa vendeve evropiane (pa përjashtuar edhe atë austrohungareze e fokusuar te interesat e saj që sllavët e jugut të ruanin përkatësinë perëndimore), të ashtuquajturës “të drejtë historike”, të falsifikuar shumanshëm gjoja me shtetin mesjetar serb që nuk ka ezistuar kurrë, ia kanë krijuar “alibinë” diplomatike si mjet për realizimin e këtyre qëllimeve. Kjo është parë qysh nga Kriza Lindore e vitit 1867, kur Rusia cariste pasi që në Paqen e Parisit të vitit 1856, do të fitojë të drejtën për mbikëqyrje ndaj ortodoksëve të Ballkanit, do të vërë në lëvizje diplomacinë e saj në shërim të këtyre qëllimeve. Të tilla ishin nismat për dërgimin e konsujve rusë në viset shqiptare (Shkodër, Prizren, Shkup, Prishtinë, Janinë, Manastir dhe gjetiu), të cilët, krahas veprimtarisë subversive kundër shqiptarëve, do të fillojnë edhe ato të “misionarizmit” kulturor (hapjen e shkollave në gjuhën serbe) si dhe rindërtimin e kishave “ortodokse serbe” nga trashëgimia e përbashkët e krishterimit. Krahas këtyre punëve, konsujt rusë do të organizojnë edhe lëvizjet politike nacionaliste në përputhje me interesat hegjemoniste sllave, ku infiltroheshin edhe grupe të armatosura (komitë) nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria për arritjen e qëllimeve politike, siç ishin ato që nxorën në pah krizën e Maqedonisë (1889-1903) dhe të tjera me të cilat iu krijua platforma diplomatike luftërave pushtuese ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë), që shpërthyen në vjeshtën e vitit 1912 kundër Perandorisë Osmane dhe për pasojë patën pushtimin e trojeve shqiptare me pasoja tragjike.
Platforma diplomatike rusomadhe mbrojti interesat e vendeve sllavo-ortodokse në Ballkan në dëm të trojeve shqiptare në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912 dhe kudo që iu dha rasti. Nën petkun e këtij hegjemonizmi, interesimi i Moskës për Serbinë vazhdoi edhe gjatë kohës së komunizmit. Tragjedia shqiptare e viteve 19944/45 si dhe kalvari i vuajtjeve shqiptare vazhdoi edhe në rrethanat e “bashkim-vëllazërimit”, me ç’rast, aleanca ideologjike Tiranë-Beograd u ndërtua mbi tragjedinë e Kosovës dhe luftën e vazhdueshme për bashkim kombëtar qoftë edhe në rrethanat e vetëvendosjes ideologjike, siç u pasqyrua në Konferencën e Bujanit. Kjo politikë vazhdoi edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe deri në ditët e sotme, me ç’rast Rusia shfrytëzon edhe KS të OKB-së për këto qëllime.
3.Aspekti politik:
Meqë nga aspekti historik dhe diplomatik nuk ka kurrfarë “konflikti të ngrirë” midis shqiptarëve dhe serbëve, pos hegjemonizëm në vazhdimësi të shtetit serb ndaj shqiptarëve, i bazuar në platformën politike të “Naçërtanjës” së vitit 1844 dhe i pasqyruar me gjenocide të hapura nda shqiptarëve dhe qenies së tyre etnike, siç ishin ato gjatë luftërave të viteve 1877/78 (gjenocidi dhe pastrimi etnik i shqiptarëve nga Toplica, Kurshumlija dhe Nishi), i Luftrave Ballkanike në vitet 1912/13 (i pushtimit të Kosovës dhe Maqedonisë me mbi dyqind mijë viktima), i vitit 1944/45 (i ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës nga partizanët jugosllavë të përkrahur nga ata shqiptarë me mbi pesëdhjetë mijë viktima), si dhe përpjekjet për gjenocidin e fundit në vitin 1999, i cili u pengua nga ndërhyrja e NATO-s, shfaqja e formulës politike të “dhënies fund të konfliktit të ngrirë”, siç po ndodhë kohëve të fundit nga politika shqiptare në Kosovë dhe Tiranë, ndonëse si i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë, paraqitet si një prapaskenë kundër shtetit të Kosovës dhe zhbërjes së tij. Kjo prapaskenë tepër perfide e Beogradit, jo rastësisht fillon mbi formulën e “konfliktit të ngrirë”, në mënyrë që duke i postuar çështjet te kjo “nyje” dhe zgjidhja e saj “me pajtim historik”, në njërën anë të bëjë bashkëpjesëmarrës edhe shqiptarët në një “luftë të vazhdueshme” gjoja të ndërsjellë, që asnjëherë nuk ka ndodhur, ngaqë shqiptarët nuk kanë qenë subjekt i saj pos viktima, dhe në tjetrën anë të heq përgjegjësinë historike të serbëve për krime kundër shqiptarëve, paçka se edhe ndërhyrja e NATO-s e vitit 1999, e mbështetur mbi rezolutën 1136 të KS të OKB-së, është bërë pikërisht mbi bazën e mbrojtjes së shqiptarëve nga zhdukja fizike.
Por ajo që ëshët edhe më e rrezikshme për shqiptarët dhe për rajonin në përgjithësi, që i ashtuquajturi “ pajtimi historik” të ndodhë pa kërkim falje nga Beogradi për krimet e kryera dhe pa njohjen e shtetit të Kosovës, padyshim se e kthen në lojë opsionin e Serbisë së Madhe e me të edhe rikthimin e ndikimit rus në Ballkan, pikërisht në dëm të shqiptarëve dhe të përcaktimit të tyre perëndimor në përputhje me doktrinën e rilindjes kombëtare.
Ndonëse shkrirja e “konfliktit të grirë” midis shqiptarëve dhe serbëve, siç po paraqitet nga presidenti despotik i Kosovës dhe përkrahësit e tij të shumtë në politikën zyrtare të Shqipërisë, duket si një romansë joshëse që gjoja i hap dyert edhe bashkimit kombëtar shqiptar e broçkulla të ngjashme, në të vërtetë, paraqet fillimin e zhbërjes së shtetit të Kosovës – të arriturës më të madhe të shqiptarizmit në këtë shekull.
Për Beogradin dhe Rusinë pranimi i shqiptarëve të futen me aq naivitet në këtë lojë tepër të rrezikshme për ta, edhe po qe se kjo, për arsye gjeostrategjike do të mund të pengohej nga vendet perëndimore qoftë edhe me çmimin që edhe për shumë kohë të mbetet “paqe e ngrirë”, do të thotë fitore diplomatike. Ngaqë shqiptarëve ua humb kredibilitetin si faktor të besueshëm properëndimor, që janë në gjendje që të pranojnë diktatin e politikës serbe dhe lojërat e saj, siç janë këto të tanishmet të Serbisë për të siguruar vizën për anëtarësim në BE, edhe atëherë kur për këtë nuk kanë kurrëfarë arsyeje!

Për të ruajtur qendrën historike të qytetit duhet të ruajmë e vlerën dhe integritetin e historisë së shqiptarëve Dr.Lori Amy

Shqiptarët janë në udhëkryq, në një pikë vendimtare për vendin. Qeveria ka një plan për t’ia dhënë qendrën më të rëndësishme historike të qytetit një biznesmeni privat, i cili ka carta bianca për të shkatërruar trashëgiminë e çmuar kulturore të qytetit – për të fshirë kujtesën arkitekturore dhe historinë e qytetit dhe për të ndërtuar kulla të tjera që disa besojnë se do ta bëjë Shqipërinë “moderne”. Por cili është ndryshimi midis këtij dhe “njeriut të ri” të komunizmit? Në të dyja rastet, historia, kujtesa dhe identiteti i shqiptarëve shkatërrohen për premtimin e rremë të “modernes” dhe “të resë”, për të cilën na thuhet se do të na sjellë shpëtimin. “Njeri i Ri”, “Qyteti Europian Modern” – cila është ndryshimi?

Të dyja janë imagjina, premtime të rreme për shpëtimin që do të vijë.

Dhe premtimi i rremë i shpëtimit duke shkatërruar trashëgiminë dhe ndërtimin e kullave bazohet në një tjetër gënjeshtër: “moderne” nuk do të thotë “pa histori”.
Absolutisht, e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë – dhe të gjitha qytetet “moderne” europiane mbështesin kulturën dhe historinë e tyre unike duke ruajtur një qendër historike. Qendra historike e një qyteti është kujtesa kolektive e një populli. Tregon historinë e së kaluarës dhe kështu na lejon t’i japim sens të tashmes, dhe nga kuptimi që bëjmë ne përfytyrojmë të ardhmen tonë. “Evropa Moderne” e ruan këtë kujtesë si themelet e identitetit të saj – dhe kështu duhet edhe shqiptarët.

Shqiptarët janë një popull i lashtë, në zemër të lindjes së qytetërimit perëndimor. Për të hyrë në Evropë si një komb “modern” kërkon që të hyjmë me historinë e plotë të këtyre shekujve. Bizhuteritë e rrethit historik – Kështjella e Tiranës, vila e epokës osmane e ndërtuar para Tiranës u bë kryeqyteti, xhamia e vjetër, Teatri Kombëtar – këto janë historia e Shqipërisë, kujtesa e saj arkitektonike. Kjo histori është vlera që Shqipëria kontribuon në Evropë. Shkatërrimi i kësaj historie është shkatërrimi i integritetit të identitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve – është pikërisht e njëjta gjë si fshirja e njerëzve dhe zëvendësimi i tyre me “njeriun e ri”.

Në këtë moment kritik, ne duhet të vendosim PËR SHQIPËRINË – historinë e saj, vlerën e saj, kontributin që mund t’i bëjë kujtesës historike të Evropës. Të shkatërrosh këtë histori është të shkosh në Evropë si një i varfër, një refugjat, një vend dhe njerëz të zhveshur nga historia e tyre. Të zhveshur, pa zë, të veshur me rroba që nuk përshtaten, duke mos njohur kurrë veten. “Njeriu i ri” ishte një vdekje ndaj identitetit shqiptar. Nuk mund ta bëjmë përsëri këtë gabim. Për të ruajtur qendrën historike të qytetit është ruajtja e vlerës dhe integritetit të historisë së shqiptarëve. Kjo është një histori që duhet dëgjuar.

 

MAFIA POLITIKO-PROKURORIALE FUTI MISH DHIE NE LISTAT E VETERANËVE – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

A është kjo një koinçidencë apo rastësi por sa hërë që pushteti i ka punët pickë krijon afera te ndryshme. Këso afera patëm boll qe nga tentimi i shfuqizimit te Specialës, kidnapimi dhe deportimi më dhunë i qytetareve turq ne Turqi, për te cilat askujt nuk i ra siç thuhet as një kime e flokut. Dhe tashti opet kur Qeveria pa ecë ne kingala që për çdo rast pritet te rrexohet,kur Parlamenti e ka ba punën llugë qe nuk mund te merren vesh për asgje,por edhe me tëpër për të qitë sadopak në hije tendencat për ndarje, korrigjim të vijes kufitare me Serbinë ia hoqën fitilin afëres se veteranve te luftes qe te shperthej,anipse kjo është dijte qe sa vite me pare,por qe e lan qellimshëm te flejë për te gjetë rastin me te pershtatshëm.

Vite me parë u tha se kjo çështja e Veteranve te luftës që përfshinte diku rreth 60 veta,ishte e fryer e sterngarkuar jo nga vete veteranet,por nga pushtetarët qe edhe përfituan nga kjo situat,sepse ata vete e krijuan këtë afër për qellime materiale te tyre,por edhe pëer qellime elektorale.Nuk i kanë fajet veteranet,sepse çërtifikatat e veteranit atyre nuk u pikën nga qielli por i morën,apo i blënë nga komandantet e tyre.Kjo është qeshtja.Prandej ti qosh ne gjykate mbi 40 mijë veteran te rrejshem është absurde.Ne gjykatë duhet te shkojnë,bile edhe te denohen rrast te gjitha ata qe lëshuan çërtifikata te rrejshme,bile turpi i tyre shkonë deri në absurd sa qe këta komandant prodhuan veteran edhe nga foshnjet qe kishin lindë gjatë luftës.

Posiqe çështja e veteraneve te luftës shkoj në prokurori,e pati fatin që apo sherrin qe kjo lendë ti jipet një prokurori të rijë Elez Blakaj,i cili ishte një njeri jo djallëzor,i pakorruptuar dhe këtë punë e mori me plotë seriozitet,por pa e dijtur qe po punonte ne xhunglën e prokuroreve te korruptuar dhe të kapur nga mafio-politika.Punoi me plotë përkushtim,por gjatë punës së tijë edhe i qitnin ndëeskamca eproret e tij.Por prokurori i ri e vazhdoi punën ashtu siq i thoshte ligji.Kur e përfundoi punën, ai e shpalli hapatas së ishin mbi 20 mijë veterna të paligjëshëm.Filluan kërcnimet ndaj tij.U detyrua te ikë ne Amerikë,atje ku edhe i kishte kry shkollat se duhet me punu me ligj e me ndërë.

Por së shpejti punën e more prokuroria e korruptuar,i puplikoj edhe listat në të cilat futi mish dhije, të cilat edhe u publikuan edhe ne media.Por,prokurori Elez Blakaj tha haptas se ne këto lista kishte manipulime sepse ishin shtu edhe mbi 2 mijë veteran tjerë te rrejshem.Këtë e kishte ba prokuroria pas doreheqjes se tij.Në këto lista te rrejshme kishin futë me qellim edhe luftetar te vertetë,kishin futë  njerez dhe pushtetar pa dijte se çka është luftakishin futë nana e motra bile edhe dashnore,me qellim qe ta kompromitojnë prokurorin Elez Blakaj.Të gjitha këto Elez Blakaj i hodhi poshtë si te qellimshme për ta kompromituar punën e tij të sakët dhe te sinçert.Doli ne pah pra,tendenta e prokurorve qe kjo çshtje të jepë tendenca tjera te qëllimshme.Krejtë kjo tregon edhe për te satën here se çfarë sistemi prokurorial kemi te korruptuar dhe të kapur nga mafia politiko-prokuriale me të cilët nuk ka edhe gjyqesi te mirçfillët në Kosove,dhe se në këta sektor aq te ndieshëm te shtetit është i domosdoshem Wettingu,pa te cilin nuk shkohet përpara.

KADRI VESELIN E KANË KAPË ETHET E PROTESTAVE – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

 Kryetarin e Parlamentit të Kosovës  Kadri Veselin e kishin zënë ethet,ai dridhej i teri, ishte cinik ne të folur dhe i çorientuar ne mendime,inatexhi i llojit te vete,njeriu qe nuk dinte ti lidhë dy fjalë shqip.Aq shumë  e kanë zenë ethet sa qe u versul ne thirrjen e protestave nga organizatoret ne fund të këtij muaj.

Ishte aq cinik i keq prej inatçori sa qe publikisht tha,po ku ishit ju që nuk protestuat kur Aleksandeë Vuçiq e vizitoi Veriun e posaçerisht e posaçerishtë Ujmanin.Nga aty,nga diga,Vuçiq e rehabilitoi Milosheviqin duke thanë se nuk e ka ba ate së çfarë ka mund me ba.Pra,kjo i bije se ai është dashtë që te vriste edhe më shumë shqiptar.

Pikë së pari z.Veseli kriminelit A.Vuçiq erdhi ne Kosovë,siç thotç ai në”tokën e vetë”,për ti pa vijat se deri ku është e tij,ne bashkëpunim me Presidentin Hashim Thaçi.Ku ishe ti atë ditë që Vuçiq erdhi ne Kosovë,pse nuk u bane burr me i dalë përpare Vuçiqit  kështutue i thanë hej ku je ka shkon.Pse,z.Veseli ti dhe Partia e jote ate dite nuk batë protesta,ku ishe ti se bashku me Hashim Thaçin kur Vuçiq e lodronte Veriun e Kosovës.

Më çfarë te drejte ti drejtohesh opozites se pse nuk ka ba atë ditë protesta,ku ishe ti dhe partia e jote që nuk protestuet.Me çfarç te drejte e okuzon opoziten për diçka kur ti veteë nuk e banë. Ku ishe ti Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi,kur krimineli Vuçiq donte te rraset edhe ne Drenicë.Pse nuk iu bashkuat Bekim Jasharit ne protesta qe ai bani duke i thanë Vuçiqit se këtu edhte Drenica,këtu nuk kalon.nuk te shkel kemba dhe e ketheu pas.Kështu,ky bir i heronjeve te kombit ia zbardhi Drenicës dhe krejtë Kosovës.Ju ne vend se të ishit ate ditë me Bekimin ne protesta,ju e kritikonit së pse ai e ka bereë ate.

Dhe krejtë në fund konstatimi i ytë kapricioz,i pacipet kur thue se pse nuk protestoi për Vuçiqin kur erdhi ne veri me bekimin e juaj,por po doni të pritestoni kundër Hashim Thaçit.Duhet te protestohet,bile fuqishem kunder ides se Hashim Thaçit për lojrat e fliçeta qe po i bane me Serbinë për coptimin e atedheut.Jo,jo  z.Veslei kur është në pyetje atedheu,kur është pyetje coprimi dhe korrixhimi i kufinjeve te Kosovës duhet te çohet në kembë i madh e vogël kundër kësaj te keqeje qe po i pregatitet dhe kanoset Kosovës.

 

Ngrihu, përmbys tiranët që të kanë vënë nën robëri – Nga Aurel Dasareti*

 

 

Prindërit e mi (psikiatër-psikolog) kanë tendencë të thonë: “Të kesh marrëdhënie me një manipulues është sikur të kesh një gjarpër në xhepin tënd. Kjo nuk është e rrezikshme për sa kohë që ti e di se është helmuese. Atëherë ju jeni syhapur dhe e trajtoni atë me kujdes”.

 

***

 

Nuk ka dyshim se “presidenti” i Kosovës (bashkarish me kryebanditët e tij) është agjenti i shërbimeve sekrete të huaja-armike, krimineli dhe tradhtari më i çuditshëm i historisë shqiptare, por ai është edhe psikopat dhe manipulues, dhe për çudi, 20 vjet gjendet në pushtet. Mesazhi më konfuz që një krijesë e lig me tru të përdhunuar mund të marr është të sillet si njeri.

Ndërkaq, ne shqiptarët jemi të zotët të organizojmë perfekt “Paradën e Krenarisë” (e pederastëve, krenari e jo mahi) por jo një demonstratë masive kundër banditëve që e dërgojnë vendin në humnerë.

Për këtë akt më të rëndë penal, “Tradhti ndaj Vendit”, në një shtet normal, çdo shkelës ligjor, do të arrestoheshe menjëherë dhe do të dënoheshe minimum me burgim të përjetshëm. Në trojet shqiptare asnjë bandit e hajdut nuk arrestohet e as shkarkohet sepse i gjithë sistemi është i korruptuar nga pjesëtarët e një bande kriminelësh që vrasin e presin dhe plaçkitin në mënyrë të egër e të pamëshirshme.

Hajduti hajdutin gjithmonë e ndjen,

Ti e di kush jam unë, unë e di kush je ti,

Hajduti hajdutit çdo lëvizje ia di.

***

Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Vetëm njerëzit e lirë dhe atdhetarë të mirëfilltë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit dhe vendit para interesave personale.

Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e shqiptarisë. Kemi nevojë urgjente për unifikimin e veprimeve politike.

Shqiptarë të Kosovës (por jo vetëm ju), keni hyrë nën zgjedhë dhe me decenie jeni nënshtruar para kriminelëve që sundojnë dhe tradhtojnë Kosovën duke përdorur ndaj jush një shtypje të egër dhe të pamëshirshme. Pra, shfrytëzuesit e juaj të egër, që ju vetë qorrazi i keni votuar ose ua kanë vjedhë votat, ushtrojnë urdhrat e pushtuesve të huaj. Shitjen, copëtimin dhe shpërbërjen definitive të shtetit të Kosovës, dhe të kombit shqiptar në atë troje të Dardanisë antike, e cila kishte civilizim qysh në kohën kur armiqtë tradicional kacavirreshin në drunjtë dhe ferrat e Karpateve.

Grykësia e këtyre krimbave është e pangopshme. Ngrihu, protesto, përmbys tiranët! Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.

Kolonizatorët e trojeve tona, me shantazh apo korrupsion, me një kushtëzim të përshtatshëm, i kanë bindur ata të braktisin “shqiptarizmin” e tyre, i kanë konvertuar në kultin e përgjithshëm të robotit, të pis-miletit.

(Robot – Ai që e kryen automatikisht punën e ngarkuar, njeri që nuk ka vullnetin e vet e që nuk ka fare aftësi të veprojë në mënyrë të pavarur).

Kjo i privon ata prej tiparit më të mirë, prej cilësisë për të qenë njerëz dhe jo send. Këta bërllok, për t`u pasuruar me metoda mafioze, kanë marrë rrugën e gabuar të tradhtisë. Janë këta krijesa të zvetënuar dhe të sëmurë mendërisht që nuk ia kanë dalë në krye t`i japin një përgjigje sfidës që kanë lindur njerëz.

U ka skaduar afati.

***

O shqiptar, nëse ti e sheh një shkelës të ligjit dhe nuk e pengon/korrigjon atë, zemërimi i Perëndisë do të të godasë si një rrufe.

Pasojat e pasivitetit në rast të shkeljes së një shoqërie janë të tmerrshme, sepse ato çojnë në vdekje si për kryerësin ashtu edhe për të gjithë qytetarët pasivë të heshtur.

Shoqëria është si njerëzit në bordin (kuvertën) e një varke, ku ata duhet të ndajnë hapësirën. Por një pasagjer fillon të shkatërrojë anijen nën ulësen e tij, me arsyetimin se vendi/hapësira ishte e tij. Kjo është një rrezik jete për të gjithë pasagjerët e varkës. Nëse ata ndërhyjnë, mbijetojnë si ata dhe ai. Nëse ata nuk e shohin, apo e shohin por nuk e pengojnë veprimin, varka do të fundoset; ai do të vdes dhe të njëjtin fat do ta kenë edhe ata.

***

Pse duhet të protestosh?

Koha për të mbrojtur vendin është gati të përfundojë. Territoret shqiptare dhe njerëzit kalojnë nëpër një nga periudhat më të rrezikshme në historinë e tyre, në të gjitha frontet.

Dy faktorë do të përcaktojnë nëse kemi sukses apo jo:

1). Para së gjithash, ne të gjithë duhet të angazhohemi për të marrë pjesë në demonstratë, dhe të mos presim (mbështetemi) se do të ketë njerëz të tjerë të mjaftueshëm.

2). Së dyti, ne duhet ta përcjellim mesazhin në të gjitha zonat e njohura në mënyrë që ata, nëse nuk do të jenë me ne, në çdo rast, të na mbrojnë ose të mos jenë kundër nesh.

Gjëja më e mirë për demonstratat është se ftesa nuk vjen nga vetëm një organ apo organizatë (parti) politike dhe nuk ka plan që do të vlejë për të gjithë të tjerët. Anëtarët e Parlamentit (Kuvendit) që janë opozitë politike dhe persona të pavarur nga të gjitha partitë – duhet ta organizojnë këtë.

***

Ai politikë-bërës që ka qenë i dehur me pushtet dhe ka përfituar prej tij, nëse vetëm për një vit, nuk do ta japë  kurrë vullnetarisht. Veproni vet që t`i shkarkoni, mos pritni ndihmën e të huajve që janë fajtorët kryesorë të copëtimit të trojeve tona, duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Ambasadorëve Londër (1913).

“Asnjëherë mos e shqetësoni një armik ndërsa ai është në procesin e shkatërrimit të vetvetes”, thoshte gjyshi im, ushtarak i lartë.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

DEMOKRACIA NËN TRYSNI SISTEMIKE – Nga FRANK SHKRELI

 

Anë e mbanë botës,15 Shtatori shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.  Është kjo një ditë e cila festohet anë e mbanë botës, ç’prej vitit 2007, kur Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me një rezolutë përcaktoi këtë ditë si dita që t’i kushtohet botërisht promovimit dhe zbatimit të parimeve të demokracisë, ndërkohë që u kërkohet vendeve anëtare të OKB-së të kujtojnë këtë ditë në mënyrat më të mira dhe më të përshtatshme për promovimin e vlerave dhe parimeve të demokracisë.

 

Në mesazhin e tij në Ditën e Ndërkombëtare të Demokracisë, të shtunën që kaloi, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, (OKB-së) Antonio Guterres, u shpreh se, “Demokracia përballet sot me trysnitë më të mëdha se çdo herë tjetër, në dekada”. Sipas udhëheqsit të OKB-së, “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë” ishte një rast i mirë, që vendet anëtare, anë e mbanë botës, të përpiqen të gjëjnë mënyra për të ringjallur dhe për të rifuqizuar demokracinë, duke “Kërkuar zgjidhje ndaj sfidave për ndryshime sistemike, me të cilat përballet ajo sot.”

 

Sipas udhëheqsit të OKB-së, këto përpjekje duhet të përfshijnë “masat për të zhdukur pa barazitë që ekzistojnë në fushën ekonomike dhe politike, me qëllim për t’i bërë demokracitë më gjithëpërfshirëse, për të tërhequr të rinjtë dhe të rejat si dhe të margjinalizuarit e shoqërisë, që të bëhen pjesë e sistemit politik për t’i bërë demokracitë më novatore dhe më të përgjegjëshme ndaj sfidave të reja siç janë emigrimi dhe ndryshimet atmosferike”, ka nënvijuar Antonio Guterres i OKB-së.  Ndonëse këtë vit shënohet edhe 70-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na jep rastin që të theksojmë vlerat e demokracisë dhe respektin për të drejtat e njeriut, si elementët bazë të një demokracie të vërtetë, ka thënë ai.

 

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në një deklaratë për medien me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë rithekson “Besimin e tij të plotë dhe të pa lëkundur në demokracinë si formën e qeverisjes me kapacitetin më të madh për të avancuar paqën, begatinë, sigurinë si dhe sistemin më të mirë për të ruajtur dhe për të mbështetur të drejtat universale të njeriut, liritë themelore dhe dinjitetin e çdo personi.”   Por, amerikanët nuk e kanë konsideruar kurrë demokracinë dhe të drejtat që ajo garanton, si diçka ekskluzive të tyre.  Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet gjithashtu se, “Idealet demokratike janë thelbi i politikës tonë të jashtme. Vendet me demokraci funksionale janë aleatët tanë më të ngushtë dhe partnerët tanë më të fortë, në përballimin e sfidave botërore.”   Në deklaratën e zëdhënses së (DASH), Heather Nauert, thuhet se, Shtetet e Bashkuara “Nuk rrinë duarkryq kur qeveri të ndryshme kufizojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të tyre, ndërkohë që ato qeveri me veprat e tyre minojnë besimin publik ndaj proceseve dhe institucioneve demokratike. Historia është dëshmitare”, vazhdoi ajo, “se ata që rrezikojnë dhe shkelin të drejtat e popujve të vet, ka të ngjarë se heret ose vonë do të rrezikojnë edhe të drejtat e popujve të tjerë.”  Kjo është arsyeja, theksoi ajo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, se ne mbështesim të gjithë ata të cilët u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të respektojnë të drejtat dhe liritë individuale, të forcojnë sundimin e ligjit, të parandalojnë dhe të luftojnë korrupcionin dhe të respektojnë votën e lirë, është shprehur zëdhënsja e DASH, Heather Nauert, në deklaratën e saj për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demorkacisë. Ajo ka mbyllur deklaratën e saj duke nenvijuar qendrimin e qeverisë amerikane, se Shtetet e Bashkuara bashkohen — me qeveri dhe organizata të ndryshme dhe individë që mendojnë si ne përsa i përket demokracisë – në angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar, për të mbrojtur dhe për të avancuar vlerat demokratike në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

 

Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit unë e kalova në Shqipëri dhe më parë kisha vizituar Kosovën, gjithsejt qendrova në trojet shqiptare për një periudhë prej tri javësh, ku edhe promovova botimin e tre vëllimeve librit, “Demokracia Nuk Pret” kohët e fundit në Tiranë.    Gjatë kësaj kohe pata mundësinë të bisedoja me dyzina shqiptarësh nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.  Nga bisedat me ta u ndesha me një pakënaqsi të gjithanëshme nga një numër dërmues i bashk-folësve, në lidhje me gjëndjen e rënduar aktuale politike dhe ekonomike —  përfaqësues dhe votues të partive në pozitë dhe në opozitë, pa përjashtim, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.  Duket se pakqënaqësia në radhët e shqiptarëve ndaj zhvillimeve në vend, kudo në trojet shqiptare, nuk përcaktohet nga mbështetjet që ata mund të kenë për një parti politike ose një tjetër.  Pakënaqsitë janë të prëgjithëshme dhe të theksuara.  Duke filluar nga kamerierët, shoferët e taksive e deri tek pronarët në gjëndje të mirë ekonomike, por sidomos të rinjtë dhe të rejat janë më të zhgënjyerit e të cilët shohin emigrimin si të vetmen alternativë për një jetë më të mirë për ta.  Të rinjtë dhe të rejat, madje edhe ata që mund të kenë një punë, ndosnëse me rroga të ulëta, e ndjejnë veten të margjinalizuar dhe të pa përsektivë për të ardhmen.  Ndërsa ata që sado në pakicë, thonë se janë pak a shumë mirë ekonomikisht shprehen se ndjehen të pasigurt, duke mos ditur se çfarë sjellë e nesërmja. Biznesi, tha njëri prej bisnezmenëve me të cilin fola, nevojitë siguri dhe përspektivë për të ardhmen.  “Ne nuk dimë se ç’do të sjellë e ardhmja, pasi edhe po të ndryshohen qeveritë, secila prej tyre sjellë njerëzit e vet në administratë dhe ndryshon ligjet e qeverisë aktuale ose të qeverive të mëparshme, duke ia filluar nga e para.”  Vura re, fatkeqsisht, jo vetëm një “trysni sistemike” – siç e ka cilësuar Sekretari i Përgjithëshëm I OKB-së — të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë, për të mos thënë një krizë në themel të eksperimentit me zhvillimet e demokracisë në trojet tona.

 

Sidoqoftë, biseda jo formale më dyzina shqiptarë të moshave dhe të profesioneve të ndryshme nuk është një anketë shkencore, por është diçka që ven në dukje mungesën e llogaridhënies, transparencës dhe të një qeverisjeje të përgjegjëshme ndaj votuesve shqiptarë kudo.  Dihet se, jo vetëm politika, por edhe faktorët ekonomikë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe dhe luajnë një rol kritik në zhvillimin e demokracisë në cilindo vend qoftë. Kur dështon demokracia, dështon edhe ekonomia dhe rrezikohet rëndi e qetësia. Demokracia e vërtetë nevojitë pjesëmarrjen e plotë për të pasur një zë në mënyrën se si qeveriset, me qëllim që të mbajë përgjegjëse entet qeveritare dhe politikanët që drejtojnë ato për veprimtaritë e tyre dhe të kërkojnë prej tyre llogari, pasi ideja e ekzistencës së tyre në një demokraci të vërtetë është që t’i shërbejnë nevojave të popullit, pasi financohen nga taksat e të gjithëve.  Fatkeqësisht, bazuar në bisedat me njerëz të informuar mirë të shoqërisë, si në Kosovë ashut edhe në Shqipëri, u largova nga trojet tona me ndjenjën për të cilën është folur aq shumë gjatë këtyre viteve se oligarkët (për të cilët kishte folur dikur ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry) kanë uzurpuar shtetin dhe po diskreditojnë imazhin e demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë, janë më evidente se kurrë sot në Shqipëri dhe në Kosovë.

 

Jam i vetdijshëm se pas një qëndrimi prej tri javësh në Kosovë dhe në Shqipëri, vlerësimit tim në këtë ditë të “Ditës së Demokracisë Ndërkombëtare” 2018 — gjëndjes aktuale të zhvillimit të demokracisë në trojet tona i mbetet shumë për t’u dëshiruar.  Ishte folur në fillim të këtij shekulli se shekulli 21 do të ishte, më në fund, “Shekulli i shqiptarëve”, i momentit historik, kur vet shqiptarët si kurrë më parë, do t’a kenë në dorë fatin e zhvillimit të vet demokratik, historik e natural të Kombit.  Prandaj, mesazhi në këtë ditë të demokracisë ndërkombëtare për këtë brez të politikanëve shqiptarë, duhet të jetë që me sjelljet e tyre në mbrojtje të interesave ekonomiko-financiare dhe partiake, dhe me “komeditë e tyre”, (siç i kishte cilësuar dikur Fan Noli) — pikërisht në këtë moment të historisë së Kombit shqiptar — të mos pengojnë proceset natyrore të historisë, e cila shpresojmë të ketë filluar t’i korrigjojë gabimet dhe disfatat që ka pësuar kombi shqiptar gjatë shekujsh.  Për ndryshe, ashtu siç ka paralajmëruar edhe Noli në fillim të shekullit të kaluar, “Optimizmi s’ka vend dhe trembem se diç do ngjasë”.

 

Shqipëria dhe Shqiptarët, që pas rënies së komunizmit dhe pas fitores historike të Pavarësisë së Kosovës, mund të thuhet se, “U ngjallën nga idealistët dhe u ruajtën nga rastet”, por siç është shprehur edhe Fan Nolit, shpresojmë që tashti të “mos vriten nga politikanët.”   Urojmë që politikanët shqiptarë kudo në trojet e veta – do të ndërpresin komeditë e tyre politike dhe do të mënjanojnë rrezikun, duke u bashkuar me vendet mike demokratike të shqiptarëve dhe të angazhohen për një demokraci të vërtetë, jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, por për çdo ditë të jetës së tyre publike në shërbim të popullit të vet, që u ka dhënë atyre besimin t’a udhëheqi.  Për këtë të mos kini frikë nga e ardhmja dhe mos u mbani peng nga e kaluara, por të punohet seriozisht dhe në bashkpunim me njëri tjetrin, por edhe në bashkrendim politik dhe ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura — për zhvillimin e një demokracie të vërtetë për Kombin shqiptar.  Për një komb shqiptar aq dinamik dhe dashamirës i pavarësisë, demokracisë dhe lirisë, i cili i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për të realizuar ëndrrën e rilindasve të shekullit të kaluar për një Shqipëri të pavarur, të bashkuar demokratike dhe në liri e paqë me veten dhe me të tjerët, sepse Demokracia nuk pret.

Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

Përgjigja e thjeshtë kësaj parulle vulgare propagandistike antishqiptare të kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, është kjo: “Daj bože šta budala misli”, sepse  politika nuk është kategori statike e pandryshueshme, por e ndryshueshme si stinët e motmotit, si dita, si  nata dhe, si ndryshimi i akrepave të orës. –Ashtu është politika, vetëm interes, jo dashuri, as dardha, as kumbulla, as rrush e as shelgje  të  “kopshtit” e as të “pemishtës” koloniale të Serbisë.

 

– PO çfarë do thoshte Ivica Daçiq sikur Uashingtoni dhe Moska, do të gjenin gjuhë të përbashkët për njohjen e Kosovës? – Asgjë më shumë,  “diplomacia e shelgut dhe e rrushit” e Ivica Daçiqit, do të davaritej sikurse vesa para diellit. – Do të mbyllej vetëm  me një përshëndetje mirënjohëse: THANK YOU AMERICA, KOSOVA IS INDEPENDT STATE!

 

 Fjalori proverbial nuk është  art e as oratori diplomatike !

 

-Jo një Ivica Daçiq (si nënkryeministër dhe kryediplomat I Serbis֝), por asnjë  debutant dileltant, që pretendon të bëjë karrierë politike ose  diplomatike, nuk do të shprehej në këtë mënyrë jopolitike dhe jodiplomatike se gjoja   Serbia, “do ta njohë Kosovën, vetëm atëherë, kur shelgu të bëjë rrush”!?

-Po e citojmë në origjinal se çfarë ka deklaruar për opinionin publik nënkryeministri dhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq  lidhur me Kosovën, me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën: ” Siç po shihni, ata nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, por për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Pa dale, shumë janë të mençur. –E dini, se kur kjo do të ndodhë, kur do  t’i njohim, kur do t’ua japim karrigen në Kombet e Bashkuara, kur do t’ua japim Preshevën, Bujancin, Medvegjën dhe kur do ta njohim Kosovën si shtet, atëherë, kur shelgu do bëjë rush”. (http://www.vijesti.me/svijet/dacic-priznacemo-kosovo-i-dati-presevo-medvedu-i-bujanovac-kada-na-vrbi-rodi-grozde-1004577 ).

 

Po çfarë do të thoshte “Sloba i vogël” alias Ivica Daçiq ( siç e quajnë mediat serbe të Beogradit), nëse Amerika dhe Rusia do të gjenin gjuhë të përbashkët lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën Uashingtoni e ka njohur më 17 shkurt 2008 ?

 

 Përgjigjja është shumë  e thjeshtë, Beogradi zyrtar, menjëherë, do ta përqafonte një vendim  të tyre për njohjen e Kosovës, si thonë serbët “KAO POP ČORAPE” ! Pa asnjë post scriptum  politik dhe diplomatik të lidershipit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

 

Parulla “ kur shelgu të bëjë rrush” është simetrike me parullën e Slobodan Milosheviqit “MALO MORGEN, KOSOVO REPUBLIKA” !

 

Kjo farë parulle propagandistike e kryediplomatit serb Ivica Daçiq, fatkeqësisht të kujton mesazhin e dikurshëm kërcënues antipavarësi të kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq: ”Malo morgen Kosovo Republika”. Mirëpo, ja që  doli ndryshe, koha e demantoi me  gjithë terrorin, vrasjet, masakrat, shpërnguljen dhe gjenocidin  ndaj  13.000 mijë shqiptarëve (1989-1999) e sot Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Ky status i Kosovës së pavarur dhe sovrane, do të ndryshojë vetëm atëherë, kur Kosova të ribashkohet me nënën Shqipëri. Ndryshe, Serbia mund të shohë vetëm ëndrra të trishta dhe fataliste  në “diell” .

 

Mirëpo, kësaj “llakërdie diplomatike” proverbiale të Ivica Daçiqit  liderët progresivë serbë si Dimitrije Tucoviq (socialdemokrat) dhe Çedomir Jovanoviq (demorkat liberal), do t’i përgjigjeshin:  “Daj bože šta budala misli”!

 

Thjesht për faktin se, nëse Serbia pretendon të hyjë në BE dhe të jetë anëtare e respektuar e OKB-së dhe e OSBE-së etj., është detyruar ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Ndryshe, nuk do të hyjë dot në BE.

Po ashtu, mesazhi i kësaj deklarate është edhe një lloj kërcënimi ndaj shqiptarëve në Kosovë (duke aluduar se gjoja “Kosova është serbe”, që nënkupton tezën e pajustifikueshme të bythëpraptë serbomadhe se “shqiptarët ndodhen në truallin serb”). Derisa të “mbijetojnë” këto teza eklektike, ekizistencialiste dhe agnocistike antishqiptare, kurrë nuk do të mbyllet varri i konfliktit dhe i luftërave shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, pavarësisht nga  spekulimet dhe mashtrimet politike të eurokratëve ballkanikë (Vuçiq, Daçiq, Thaçi, Rama dhe Meta etj.)

Gjithashtu, nëse Serbia dëshiron të jetojë në planetin tokësor) në paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon së bashku me shtetet fqinje të saj, e para së gjithash me Kroacinë dhe me Kosovën, atëherë, urgjentisht politika shtetërore dhe shkenca serbe, duhet të distancohen nga politika fashistoide dhe raciste retrograde e Kishës Ortodokse Serbe (1878-2018).  

E, nëse serbët e gënjejnë vetën  se janë  “ POPULL QIELLOR” NË STILIN E FANTAZUAR TË IMAGJINATËS PSIKOPATOLOGJIKE DHE MITOLOGJIKE MESJETARE SIPAS “TEFTEREVE SHEKULLORE” të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja : ” Serbët janë të parët në Ballkan, në Evropë, në Indi, në Azi, dhe se gjoja serbët janë më të vjetër se romakët, si dhe Herdoti, Sokrati, Aristoteli, Platoni, Aleksandri i Madh, Cezari… etj. gjoja paskanë qenë serbë…”, atëherë, kurrë nuk do të gjejnë gjuhë të përbashkët e as bashkëpunim me popujt josllavë  në planetin tokësor të Ballkanit, por vetëm mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra sikurse këtu e 100 vjet më parë.

Mentaliteti serb ka ngelur amorf, i pandryshuar në kohë dhe në hapësirë (XIX-XXI)

 

Vështruar në retrospektivën historike, që nga epoka e Skënderbeut e deri te epoka e re e lavdishme e heorit të Kosovës, Adem Jashari (XV-XX), shqiptarët kurrë nuk kanë ngelur “jashtë kohës” (siç është shprehur serbomadhi Ivica Daçiq), por  Serbia dhe serbët janë ata që, duke konsideruar veten si  “popull qiellor” ( të një “race më të pastër” sipas teoricienëve racistë serbë) e duke jetuar në plantin tokësor si grabitçarë dhe pushtues të territoreve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike kanë dëshmuar se jetojnë “jashtë kohës” dhe jashtë civilizimit evropian perëndimor. Këtë e provojnë edhe agresionet dhe gjenocidet e tyre kolonialiste dhe neokolonialiste  në shfarosjen sistematike të shqiptarëve në Ballkan (1878-2018). Ky është argumenti i pakundërshtueshëm dhe i pamohueshëm, që vë në dukje  aksiomën se serbët e Ivica Daçiqit janë ata, që kurrë nuk kanë ditur ta lexojnë drejt orën e tyre të “ndryshkur. Madje as në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur serbët me Kishën Ortodokse, me Akademinë dhe me shtetin e tyre me Slobodan Miloshqviqin në  krye kanë kryer 3 gjenocide barbarike kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve në Ballkan (1989-1999).

-Serbia militariste dhe kolonialiste  bëri këto tri (3) gjenocide, pikërisht, duke i “lexuar” gabimisht akrepat e orës së ndryshkur të nacional-shovenistit serbomadh, Ilija Garashanin (Naçertanija,1844) dhe të pasuesve të tij, siç ishin edhe Jovan Cvijiq, cili në frymën e  interpretimit  të teorive raciste ( me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të territoreve të tyre etnike) ndër të tjera, që vitin 1907 ka shkruar edhe këtë  teori “shkencore” raciste serbe  : “… Pastërtinë e racës duhet ruajtur, nuk duhet lejuar shuarjen ose degjenerimin e saj në përzierjen me racat e tjera me cilësi më të ulët… Bota duhet ta dijë dhe të bindet se Serbia mund të operojë me një tërësi shumë më të madhe të territoreve sesa territori i tanishëm i Serbisë. Pikërisht nga Serbia mund të fillojnë transformimet më të mëdha territoriale në Gadishullin  e Ballkanit. Prandaj, Serbia duhet të jetë e gatshme për luftë…” (Op. cit., ”Srpski knizevni glasnik”, Beograd, 1907, f.355-362).

Nuk ka dyshim se konstanta dhe koherenca historike e politikës kolonialiste dhe raciste serbe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, edhe sot është embrioni i bazamentit të së ashtuqujturës politikë paqësore, demokratike dhe proevropiane të Serbisë së drejtuar nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër), të cilët, duke u bazuar dhe duke e shfrytëzuar modelin racist antishqiptar të Jovan Cvijiqit gjoja për “superioritetin dhe pastërtinë e racës serbe” në Ballkan, po vazhdojnë luftën e dikurshme për pushtimin e  hapësirës jetësore të shqiptarëve dhe të kroatëve në Ballkan (XIX-XXI).

 

Së fundi, duhe t’ia përkujtojmë kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se “gjithmonë serbët kanë qenë në hap me kohën”, jo pse kanë qenë më trima, më të ditur, më vizionarë sesa shqiptarët, por pse kanë pasur mbështetjen e Rusisë cariste, e cila ka meritat kryesore historike për krijimin e një shteti  reaksionar, regresiv, monstrum kolonialist, militarist, hegjemonist, racist dhe gjenocidal  në zemër të Ballkanit (1878-2018).

Kjo është më se vërtetë. Kështu flet historia botërore, se Serbia pa ndihmën ushtarake, luftarake, diplomatike, politike dhe religjioze, kurrë nuk do t’ia kishte arritur, që  të bëhej shtet dhe, për më tepër, si i tillë, t’i pushtonte dhe kolonizonte territoret e huaja në Ballkan. Kjo ishte dhe, edhe sot, është një nga tragjeditë më të mëdha Jo vetëm për KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE (të cilën kolonialistëtm pushtuesit dhe racistët serbomëdhenj SIPAS “AKRIBISË SHEKENCORE” dhe POLITIKËS SË KISHËS  RETROGRADE ORTODOKSE SERBE po mohojnë, duke e shpërfytyruar në të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe), por për të gjithë popujt e Ballkanit.

-Ja, kjo është ecja në hap me kohën” e politikës dhe e diplomacisë së Ivica Daçiqit, se “SERBIA DO TA NJOHË KOSOVËN, KUR SHELGU TË BËJË RRUSH” !

Si të bëhet ndryshimi i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë kosovare? – Nga AGRON SHABANI

Platoni atëbotë shpenzoi shumë kohë duke menduar se si shtetit, pushteti, politika ose qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Si duket, Platoni i Madh ishte mendimtari i parë utopik i kësaj bote. Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar dhe motivuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta e cila edhe pse ishte shumë më e vogël se sa Athina për nga numri i banorëve, kilometrave katrore etj… Sparta gjithmonë e kishte aftësinë për të nxjerrë luftëtarë të mëdhenj, komandantë dhe strategë të shquar ushtarak (luftarak) dhe politik etj. Çdo gjë që bënin spartanët, se si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ushtrinë, shtetin, mbrojtjen, ekonominë etj… si kryenin marrëdhënie seksuale, si i ruanin, kultivonin dhe trashëgonin marëdhëniet ose raportet e njohura familjare, farefisnore ose gjenealogjike, çfarë hanin dhe pinin ata etj., ia përshtasnin ose përkushtonin një qëllimi ose ideali të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme nga pikëpamja ushtarake, politike, ekonomike etj. Por ky nuk ishte shqetësimi kryesor i Platonit. Ai donte të dinte se si një shoqëri mund të përmirësohej me ngritjen dhe prodhimin e forcës dhe energjisë së re njerëzore ose qytetare në domenin ose kontekstin e njohur kretativë, inovativë etj. Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikoi një numër ndryshimësh që duhet bërë:

Ne kemi nevojë për heronj të rinj, thoshte asokohe Platoni. Pse kjo? Sepse, sheti dhe shoqëria janë te fokusuar se tepermi tek të pasurit, të njohurit ose politikanët e ndryshem ditor ose periodik. Ndaj, ka shumë rëndësi se kënd e zgjedhim ose preferojmë si lider, politikan, diplomat, komandant, intelektual politikë, kulturolog dhe të ngjashme. Kjo për faktin se ata ose ato ndikojnë në mendimin ose opinionin tonë, në bindjen, besimin dhe sjelljen tonë, në vetëdijen, edukaten, kulturën, emancipimin, moralin, karakterin, disiplinen, virtytin, idealin, vizionin dhe jetën tonë.

Duhet zëvendësuar pra”heronjtë e vjetër” me kuadro të reja ose ‘heronj të rinj’. Respektivisht, me lider ose politikan të edukuar, kulturuar, arsimuar (emancipuar) dhe kualifikuar. Mbase, me njerëz idealisht, intelektualisht, profesionalisht dhe moralisht të urtë dhe të sinqertë, të cilët sipas Platonit dhe Aristotelit, janë model, arketip ose simbol për zhvillimin e mirë dhe pozitiv të të gjithëve.

Njerëzit ose liderët e edukuar dhe profesionalë, dallojnë nga edukata, kultura, arsimimi, intelektualizmi, profesionalizmi, virtytit, ideali, vizioni, narracioni, patriotizmi, morali, karakteri, disiplina, sinqeriteti, modestia, zgjuarsia dhe shërbimi publik që ofrojnë etj.

Ata nuk do punonin me qenë në qendër të vëmendjes se opinionit; edhe pse kanë eksperiencë të gjerë dhe të thellë. Ata do ishin njerëzit ose liderët më të nderuar, admiruar dhe ideal në shtetin dhe shoqërine kosovare. Liderët ose heronjtë e rinj të cilin do ishin të shqetësuar për llojin ose konceptin e gabuar të lirisë.

Athina e asaj kohe ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit me te mire, por edhe per opinionshitësit me te dobët.

Ndryshe nga kjo, nuk shkon vazhdimisht me nocione, konkluzione dhe iluzione të çmendura shtetrore, nacionale, qeveritare, fetare, kuluturore, informative, politike, diplomatike dhe te tjera, në dukje të këndshme ose atraktive, por të rrezikshme si ide që thithin ekzaltimin ose entuziazmin e masave të gjëra popullore ose qytetare, duke i çuar Kosovën dhe shqiptarët në luftëra të brendshme ose të jashtme me pasoja fatale ose jetike për fatët e kombit dhe atdheut.

Ekspozimi i vazhdueshëm ose sistematik ndaj stuhisë së zërave të vetmuar në errësirën ose shkretëtirën e madhe të mendjes dhe shpirtit të opinionistëve ose predikuesve të rrezikshëm, skriboman, mediokrit, stupid, nebuloz, infantil dhe patologjik, nepër mediat e shkruara ose elektronike në Kosovë dhe gjithandej, sikur të bëjnë të matur dhe tepër skeptik në imazhin, misionin, fuqinë dhe rolin e njohur (global ose universal) të fuqisë së katërt të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Nuk janë vetëm retorika, oratoria ose drejtshkrimi ato që të bëjnë gazetar, analist, publicist ose kulturolog të spikatur dhe respektuar nga të gjithë, por janë kodi (kodeksi) i njohur etikë ose gazetaresk së bashku me edukatën, kulturën, disiplinën dhe higjienën e brendshme shpirtërore, intelektuale dhe profesionale ato që të bëjnë  të dashur dhe të respektuar nga individi dhe kolektiviteti.

Se këndejmi, në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit, njerëzit ose qytetarët e Athinës, asokohe shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shumë, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si shumica e gazetave ose medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovë, vazhdojnë t’ i përdorin klishetë, metodat, sloganet ose recidivet e dikurshme të një kulture dhe gazetarie të standardizuar, centraliste, forumiane ose kabinetike ku censura ose mediokracia e njohur editoriale ose redaksionale në të shumtën e rastëve përkthehën në komplekse të Edipit, inferioritetit ose maliciozitetit. Apo, mbase edhe në  iracionalitet, fatalitet, ujrrejtje, xhelozi, hakmarrje ose në një  “çmendi të brendshme” editoriale ose redaksionale! Duke u ngjarë kështu klinikave të mbylluara neuropsikiatrike ose psikopatoloogjike në të cilat, të gjithë vuajnë nga e njejta sëmundje ose diagnozë. Edhe pacinetët (artikullshkruesit ose opinionistët e ndryshëm), edhe “personeli mjekësor” i klinikës. Në rastin konkret, botuesit editoret, themeluesit, redaktorët ose kryeredaktorët e ndryshëm cinik, injorant, stupid, nebuloz, matrapaz, komplotist, kosnpirativ, dekonspirativist, introvert ose antiprofesionist  që shitën si njerëz të formuar, të pjekur dhe të mençur. Duke i transmetuar, bartur ose liferuar kështu mediokritetin, paditurinë, nebulozën,  inatin, cinizmin, injorancen, uurejtjen, paranojen, konfuzionet dhe dështimet e tyre objektive dhe subjektive, tek lëxuesi, teleshikuesi ose auditoriumi i gjërë publikë në formë fiksionësh ose halucinacionësh të  njohura autoritare dhe totalitariste nga kthetërat e të cilave nuk mund të lirohën edhe përse (janë ) pengje ose viktima të tyre.

Do shtuar në fund se për të patur një shtet, një popull (komb) ose një shoqëri të mirë ose të shëndetshme, duhet patur institucione të mira shkencore, kulturore, universitare (akademike) ose pedagogjike të udhëhequara nga intelektual, pedagog, akademikë ose nga kujdestarë të mençur, kualifikuar dhe të paguar nga shteti.Ato që i bashkojnë njerëzit e ditur, vizionar dhe patriot, pos tjerash janë edukata, kultura, morali, disiplina, arsimimi (emancipimi), ambiciet dhe idealizmi i tyre. Edukata, kultura, informimi, arti, letërsia, filozofia, sociologjia, psikologjia, politologjia etj.,janë mjete ose instrumente relevante për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetën tonë… Njeriun që vazhdon të frymojë  dhe frymëzojë.;

FJALA ME RASTIN E PROMOVIMIT TË TRE VËLLIMEVE: DEMOKRACIA NUK PRET – Nga Frank Shkreli

 

Tiranë, 11 shtator 2018

 

Përshëndetje dhe falënderimet e mia të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj.  Një falënderim i veçantë u shkon folësve për fjalët e tyre fisnike. E ndjejë veten tepër të nderuar me pjesëmarrjen tuaj në këtë bashkbisedim vëllazëror.  Me disa prej jush, kam pas nderin dhe privilegjin të takohem, kryesisht, në rrethana zyrtare, por edhe shoqërisht, gjatë 30-viteve të periudhës post-komuniste, këtu në Tiranë, në Washington ose në Nju Jork, duke filluar nga marsi e prilli i vitit 1991, menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteteve të Bashkuara.

 

Fillimisht, më lejoni të falënderoj, në mënyrë të veçantë, dy individë, miq dhe kolegë të mij të ngushtë, të cilët kanë mundësuar këtë bashkbisedim vëllazëror sot me ju dhe të cilët njëherazi edhe kanë sponsorizuar botimin e tre vëllimeve të librit, “Demokracia nuk pret”:  Botuesin e gazetës Telegraf, Z. Agim Çiraku dhe Kryeredaktorin e kësaj gazete, Z. Engjëll Musai.  Në të vërtetë, po të mos ishte gazeta Telegraf dhe udhëheqësit e saj, nuk besoj se do të isha sot këtu para jush. Ishin Ëngjëlli dhe Agimi ata të cilët para më shumë se 10-vitesh më ftuan të bashkëpunoja me gazetën Telegraf.  Ata më kanë inkurajuar dhe më kanë mbështetur pa ndërprerje dhe pa rezerva, megjithë pikëpamjet e mia politike që shpesh mund të jenë ndryshe nga ato që mbizotërojnë në hapësirat e gazetarisë shqiptare.

 

Ishte gjithashtu ideja e Agimit dhe Engjëll që shkrimet e mia, të botuara rregullisht në gazetën Telegraf, të përmblidheshin në këto tre vëllime që kemi përpara. Vëllimi i parë, “Demokracia Nuk Pret” — është botuar para një viti nga Shtëpia botuese, Morava — të cilën gjithashtu e falënderoj sinqerisht edhe për botimin e vëllimeve II dhe III.

 

Agimi dhe Engjelli më kanë dhënë absolutisht dorë të lirë dhe pavarësi të plotë në përzgjedhjen e subjekteve si dhe përmbajtjen e lëndës.   I falënderoj nga zemra dhe u jam mirënjohës për gjithmonë, për miqësinë, respektin dhe kujdesin që kanë treguar ndaj meje.

 

Siç e dini shumë prej jush, unë, kam punuar pranë Zërit të Amerikës për 30-vjet, ku bashkë me shumë kolegë gjatë viteve, jemi përpjekur të japim kontributin tonë modest në shërbim të zhvillimeve demokratike të Atdheut të parëve tanë dhe të forcimit të marrëdhënieve midis dy kombeve tona mike.  Në Zërin e Amerikës, për më shumë se 7 dekada të ekzistencës së tij – u përpoqëm t’a bëjmë këtë me fuqinë e fjalës së lirë, në shërbim të së vërtetës.

 

Është në këtë frymë të fjalës së lirë, të vërtetës dhe objektivitetit, që jam përpjekur të shkruaj edhe për gazetën Telegraf dhe media të tjera edhe pasi kam dalë në pension nga Zëri i Amerikës — përfshirë shkrimet e përmbledhura në këto tre vëllime të “Demokracia nuk pret”.

 

Gjithë jetën jam munduar t’i paraqes mendimet e mia në frymën e vëllazërimit, pa urrejtje, pa sharje e pa ofendime ndaj askujt dhe gjithmonë duke ndejtur larg përçarjeve të momentit, por duke u munduar njëkohsisht të pasqyroj virtytet më të shëndosha të kombit tonë, në një frymë të promovimit të dialogut dhe të mirëkuptimit midis shqiptarëve.

 

Ata që mund të kenë ndjekur shkrimet e mia modeste, kanë venë re se në ‘to jam përpjekur të pasqyroj dhe të promovoj, ndër të tjera, dëshirën e shumicës së shqiptarëve për integrim të plotë në strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake euro-atlantike — si një komb që ndien thellësisht, në palcën e tij, nevojën e lartësimit moral dhe qytetar, duke theksuar se ai në vetvete, i ka të gjitha aftësitë dhe mundësitë për t’u rreshtuar me kombet më të përparuara.

 

Por, duhet të jemi të sinqert me veten dhe me tjerët se shqiptarët i ka penguar diçka që të zenë vendin e tyre aty ku u takon, me kombet e tjera, se pranvera e demokracisë shqiptare, si në Shqipëri, në Kosovë, ashtu edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, nuk ka çelë ende lulet që prisnim dikur e për të cilat presim gjithnjë.

 

Prandaj kemi ruajtur gjithnjë titullin, “Demokracia nuk pret” për të tre vëllimet – një titull që në të vërtetë është sugjeruar nga miku im, Dr. Halim Kosova.  Shqiptarët kurrë më parë në historinë e tyre nuk kanë qenë më të lirë se janë sot, por zhvillimi i demokracisë së vërtetë është diçka tjetër.  30-vjetë më parë, Shqipërinë e donim si e gjithë Evropa.

 

Është e drejtë e secilit prej nesh që të interpretojmë, të analizojmë dhe të gjykojmë tranzicionin politik post-komunist, pasi këtë na e mundëson kjo demokraci, sado e brishtë, cilido qoftë mendimi ynë për zhvillimin e saj të deritanishëm.  Edhe unë jam munduar që në shkrimet e mia – në mënyrën më modeste — të them fjalën time – megjithse larg gjeografikisht, me Shqipërinë, me Kosovën dhe me trojet tona në përgjithësi, por shumë afër me zemër — dhe për këtë mundësi gjej rastin të falënderoj edhe lexuesit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

 

Përveç zhvillimeve demokratike në trojet shqiptare, ndër subjektet e tjera që jam përpjekur të trajtojë shpesh janë edhe marrëdhëniet historike dhe rëndësia e tyre, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit shqiptar. Jam munduar gjithashtu të kujtoj edhe personalitete të njohura politike dhe intelektuale, jo vetëm të diasporës shqiptare, por edhe të tjerë, anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët ish-regjimi komunist i kishte përjashtuar nga historia, por të cilët, ma merrë mendja mua, se duhen vlerësuar për kontributin e çmueshëm të tyre, në historinë e Kombit shqiptar.

 

Kam venë në dukje gjithashtu edhe veprimtarinë e personaliteteve moderne të politikës amerikane dhe rolin e tyre në historinë e re e të vjetër të shqiptarëve — dhe mbështetjen e tyre të sinqert për të drejtat bazë të njeriut për shqiptarët në trojet e veta.  Miqë të Kombit shqiptar pra, të cilët janë shquar me dekada, sidomos për ndihmesën e tyre historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht edhe si promovues të forcimit të marrëdhënieve midis dy kombeve tona dhe të integrimit të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike.

 

Lidhjet shqiptaro-amerikane, për të cilat kam shkruar një numër artikujsh gjatë viteve, janë aq të vjetra sa është edhe diaspora shqiptare atje.  Ato kanë filluar në vitet e para të shekullit të kaluar, në kohën e kolosëve të Federatës Pan-Shqiptare VATRA, Fan Nolit dhe Faik Konicës.  Atëherë, si edhe më vonë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri si dhe para dhe gjatë luftës në Kosovë — komuniteti shqiptaro-amerikan, ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare në Amerikë –pa dallim orientimesh politike — i ka konsideruar dhe i konsideron ato gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat jetike të Kombit shqiptar.

 

Një subjekt tjetër që jam përpjekur të trajtoj, nga koha në kohë, janë edhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se si ato prekin interesat shqiptare, sidomos këtu në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.   Jam munduar të jap alarmin për shtimin në rritje e sipër të përhapjes së influencës së Rusisë së Putinit dhe të Turqisë së Erdoganit në trojet shqiptare.  Në atë mënyrën time, kam paralajmëruar edhe mbi rrezikun e flirtimit të autoriteteve të larta shqiptare me udhëheqsit autoritarë të këtyre vendeve, si diçka që nuk është në interesin afat gjatë të Kombit shqiptar.

 

Të drejtat e njeriut në përgjithësi, liria e shtypit dhe liria e fjalës në veçanti, jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë popujt e botës, janë një subjekt që më ka interesuar gjithë karierën time.  Viktimat e komunizmit ndërkombetar dhe të atij shqiptar si dhe të drejtat e tyre, atëherë dhe sot, janë diçka që i kam pasur gjithmonë afër zemrës.

 

Për të gjitha këto subjekte, në mënyrën time modeste, në shkrimet e mia kam pasqyruar mendimet dhe qëndrimet e mia personale por edhe të atyre të cilëve, për arsye të rrethanave historike nuk u është dhënë mundësia as e drejta të flasin për veten dhe të shprehin lirisht mendimet e tyre.

 

Por, në shkrimet e mia, mos u mundoni të gjeni promovimin e ideve ose të qëndrimeve të shumicës, ose pakicës politike, ose preferencat e të fuqishëmve dhe të autoriteteve qeveritare, të cilës do palë qoftë, sepse nuk do t’i gjeni në shkrimet e mia.  Objektivi im gjithmonë ka qenë dhe është, për të mos qenë kritik ose pesimist, vetëm për hir të qenët kritik, por me qëllim për të qenë gjithmonë i qartë në mendime, ndërtues dhe jo shkatërrues me fjalë as me vepra.

 

Prandaj, ashtu siç përpiqem të përfundoj shumicën e shkrimeve të mia me një frymë ndërtuese, më lejoni ta mbyll këtë bisedë me një notë optimiste.  Nga njëherë gjatë këtij tranzicioni të tej-zgjatur, shumë vetave u duket, ndoshta me të drejtë, sikur dielli ynë i demokracisë së vërtetë të ketë humbur rrugën në vranësirat e jetës politike shqiptare, ose të pakën ai diell të ketë devijuar nga rruga që duhej të ndiqte në jetën tonë post-komuniste.  Por, megjithë vështirsitë, me të cilat përballen sot shqiptarët, si popull dhe si komb, dhe megjithë kritikat e mia ndaj klasës politike të këtyre 28-vjet post komunizëm, gjithmonë qëllim-mira, e që mund t’i keni lexuar ndonjëherë edhe në shkrimet e mia modeste, sidomos ndaj disa fenomeneve politike shqiptare — unë jam i bindur se dielli i demokracisë shqiptare nuk e ka humbur rrugën, as nepër “vranësirat” politike të këtij tranzicioni, por mendoj se, mbi të gjitha, me besim në vetvete,  nodnëse me shumë sfida përpara, ky diell do udhëheq botën e re shqiptare drejtë një të ardhme më të bukur për fatin e Kombit.

 

Rrethanat dhe sfidat e sotëme politike, ekonomike, shoqërore e të tjera, me të cilat përballet Kombi shqiptar, mund të duken të ndërlikuara, nganjëherë të rënda dhe kaotike për fisin shqiptar, siç janë mungesa e bashkpunimit dhe dialogut politik, pështjellimi i ideve, dhe grindjet e kacafytjet politike midis partive politike dhe përfaqsuesve të tyre në kuvendin e Shqipërisë dhe të Kosovës.  Por, Ernest Koliqi, në kohën e tij, të gjitha këto probleme dhe sfida i ka cilësuar si, “Dëshmi e një gjallënie të pashueshme në gjakun arbnuer – që shërbejnë si shkas farzues e gratçuer n’errësi të nenvetëdijes së Kombit, të cilat njëkohësisht sajojnë fytyrën e re të tij, në pasqyrë të moteve të reja.”

 

Një fytyrë e re në pasqyrën e moteve të reja për Kombin Shqiptar, është lutja dhe shpresa ime dhe e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën Kombit të vet, por Demokracia nuk pret gjithmonë, siç sugjeron edhe titulli i tre vëllimeve që kemi përpara.

 

Por, megjithë sfidat me të cilat përballen shqiptarët sot, ia vlen të jemi optimist për një të ardhme më të mirë e më të bukur, sidomos në këtë vit kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbe – se Kombi shqiptar do të dalë ngadhnjyes mbi të gjitha sfidat me të cilat përballet sot.  Shkrimtari Ismail Kadare, me rastin e Shënjtërimit të Nënë Terezës ka thënë: “Gjergj Kastrioti, simbol i vullnetit tonë për liri dhe qytetërim evropian, libri i Gjon Buzukut, mëshirimi i etjes së shqiptarëve për kulturë dhe dritë, dhe Nënë Tereza — mëshirimi ynë i madh i harmonisë, përdëllimit dhe dashurisë për popujt dhe njerëzimin mbarë — janë vlerat tona morale ato që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh”, drejt moteve të reja.

 

U falënderoj nga zemra për pjesemarrjen, respektin dhe për durimin. Zoti qoftë gjithmonë me Shqiptarët!